30.11.2014 Views

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Ndryshimet klimatike

Këtë emër e kanë marrë sepse mbështjellësi i këtyre gazrave sillet sikur qelqi në kopshtin

e qelqtë — oranzheri, ndërsa veprimi i këtyre gazrave është i njohur si efekti serrë.

Efekti serrë Bimët e gjelbra krijojnë ushqim kështu që e pranojnë gazin e dioksidit

të karbonit nga ajri, si dhe materie të tjera nga toka. Gjatë frymëmarrjes të gjitha organizmat

e gjallë (bimët, kafshët, njeriu), dioksidin e karbonit e kthejnë në ajër. Gjithashtu, edhe gjatë

procesit të djegies në ajër lëshohet dioksidi i karbonit, si dhe gazra të tjera dhe të gjithë këto

gazra quhen gazra të qelqta. Pranimi dhe lëshimi i dioksidit të karbonit në natyrë do të duhej

të jetë në baraspeshë.

Por, njeriu e prish këtë baraspeshë me djegien e gjithnjë e më tepër të karburanteve,

për ç’arsye sasia e dioksidit të karbonit dhe e gazrave të tjera në ajër vazhdimisht rritet.

Dioksidi i karbonit në ajër — në atmosferë tani ka rol të njejtë

me atë të qelqit në ndonjë serrë. Ai i lëshon rrezet e diellit deri

në sipërfaqen e Tokës, por nuk lejon që nxehtësia ta braktisë

atmosferën. Kështu, sipërfaqja e Tokës nuk mund të ftohet dhe

bëhet gjithnjë e më nxehtë. Kjo ngrohje e sipërfaqes së Tokës

është quajtur efekti serrë.

Efekti serrë është i rrezikshëm, meqë shkakton ngrohje

të vazhdueshme të gjithë sipërfaqes së Tokës, e cila quhet

ngrohje globale. Nëse vazhdon ngrohja globale mund

të shkaktojë shkrirjen e akullnajeve në malet e larta dhe

në kodrinat polare të polit të Jugut dhe të Veriut të Tokës.

Shkrirja e masave aq të mëdha të akullta do ta ngriste nivelin e oqeaneve botërore dhe

të të gjitha detrave, ndërsa kjo do të shkaktonte përmbytje të mëdha. Midis tjerash, shumë nga

qytetet e mëdha në botë do të fundosen.

Me qëllim që të ngadalësohet ngrohja globale dhe të ndërpriten përmbytjet katastrofale,

njerëzit duhet vazhdimisht ta zvogëlojnë lëshimin e gazrave të qelqta në atmosferë dhe nëpër

fabrikat, fermat dhe shtëpitë e tyre, të shfrytëzojnë burime të energjisë, të cilat nuk krijojnë

gazra të qelqta.

Përgatitja ditore: Serra ose oranzheria

Kohëzgjatja

Koha vjetore

Vendi

Materialet

Qëllimet

Metodat

2-3 ditë

Pranverë, vjeshtë

Klasa — pranë dritares me dritë të mjaftueshme

Saksi me lule, enë qelqi, termometër, llampë nate;

fletë pune me tregimin 1 dhe tregimin 2

Nxënësit të:

• kuptojnë se ka dukuri të efektit serrë

• kuptojnë se efekti serrë e shkakton ngrohjen globale

• mësojnë se gazrat e dëmshme janë të rrezikshme për shëndetin

e të gjithë qenieve të gjalla në planetin Tokë

Diskutim, punë praktike, eksperiment, metodë e përcjelljes,

punë me të dhëna, prezentim

Pjesa I: Serra (eksperiment)

1

Nevojitet sjellja e një zileje të qelqtë dhe dy saksi, në të cilat janë mbjellut lule.

Me zilen e qelqtë e mbulojmë njërën saksi, ndërsa tjetrën e lëmë të pambuluar.

Që të dyja i lëmë jashtë, në diell, disa ditë. Në ndërkohë, duhet të matet temperatura

nën enën e qelqtë dhe të shënohet. Nxënësit me ndihmën e mësuesit i shënojnë

ndryshimet e temperaturës në tabelë, me qëllim që të shihet se temperatura rritet.

134

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!