30.11.2014 Views

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Ndryshimet klimatike

Moti — Moti paraqet dukuritë momentale të diellit, reve, shiut, borës, erës. Mund të ketë edhe

mot të ndryshëm (ndryshimi i kohës) gjatë të njëjtës ditë ose gjatë të njëjtës javë.

Klima paraqet kombinimin e kushteve të caktuara të motit në një rajon gjatë një periudhe

më të gjatë kohore. Zakonisht themi se një rajon i caktuar ka klimë të thatë ose të lagësht,

e kjo varet nga më tepër faktorë, siç janë: relievi (malet, luginat, lumenjtë) lartësia mbidetare,

afërsia e detit etj. Këta faktorë ndikojnë drejtpërdrejt mbi temperaturën mesatare dhe sasinë

e të reshurave. Klima në një rajon të caktuar përcakton se cilat bimë dhe shtazë do të jetojnë

aty. Nga klima, gjithashtu, kushtëzohet se me çka do të merret popullsia, çfarë ushqimi

do të hajë, si do të jenë shtëpitë dhe shumë gjëra të tjera. Për dallim nga moti, i cili mund

të ndryshojë edhe vetëm për disa orë gjatë ditës, për ndryshimin e klimës nevojiten qindra vite.

Në planetin Tokë klima vazhdimisht ndryshohet. Por, për dallim nga e kaluara, kur kjo dukuri

ishte kryesisht proces natyror, sot ndryshimet klimatike ndodhin edhe si pasojë e aktiviteteve

të njeriut (përparimi i teknologjisë, ndërtimi i një numri të madh të fabrikave, prodhimtaria

masive, bujqësia e mekanizuar dhe intensifikuar dhe të ngjashme). Ajo çka i brengos të gjithë,

është shpejtësia me të cilën po ndryshon klima, përkatësisht ndryshimet klimatike, për çka

në të kaluarën nevojiteshin mijëra vite, ndërsa sot po ndodhin për më pak se një qind vjet.

Çka është më e rëndësishme — këto ndryshime janë gjithnjë e më të mëdha dhe gjithnjë

e më tepër po ndjehen, e këto janë: verëra shumë më të nxehta dhe dimra shumë më të ftohtë,

pranvera dhe vjeshta shumë më të shkurtëra, erëra të fuqishme, uragane, përmbytje dhe

thatësira (zgjerimi i shkretëtirave) e të tjera, të cilat po i godasin të gjitha pjesët e botës.

Ngrohja globale Të gjitha matjet tregojnë se temperatura në sipërfaqen e Tokës vazhdimisht

po rritet. Ky proces është quajtur ngrohje globale, e cila nga ana tjetër, shkakton ndryshime

klimatike në mbarë botën. Që të kuptohen arsyet të cilat e shkaktojnë ngrohjen globale,

duhet të kuptohet efekti serrë. Por, së pari të rikujtojmë se planeti Tokë është i mbrojtur nga

mbështjellësi ajror i ashtuquajtur atmosferë, e cila gjatë ditës na mbron nga rrezet e forta

të diellit, ndërsa gjatë natës e mban temperaturën në nivelin normal për jetën e Tokës.

Në fakt, përbërja e atmosferës e kontrollon shkallën e ngrohjes së planetit. Ajo në masë

më të madhe përbëhet nga oksigjeni dhe azoti (pa këto dy gazra nuk do të ekzistonte jeta

në Tokë). Për rritjen e temperaturës në Tokë, janë përgjegjës të ashtuquajturat gazra të qelqta.

133

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!