2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ... 2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

documents.rec.org
from documents.rec.org More from this publisher
30.11.2014 Views

Mënyra e shëndoshë e jetesës Përgatitja ditore: Menyja ime shtatëditore Kohëzgjatja Koha vjetore Vendi Materialet Qëllimet Metodat Një javë Të gjitha stinët Në shtëpi dhe shkollë Fletë pune „Menyja ime shtatëditore“ Nxënësit të: • vënë në pah se çfarë ushqimi konsumojnë gjatë një jave • bëjnë dallimin midis të dy llojeve të ushqimeve • njihen me ushqimin e shëndetshëm dhe të ushqyerit e drejtë Diskutim, punë praktike, metoda e përcjelljes, punë me të dhëna, prezentim Pjesa I: Menyja javore 1 Kopjojeni fletën e punës „Menyja ime shtatëditore“ dhe shpërndajauni nxënësve. Thuajuni të shkruajnë se çka kanë ngrënë gjatë një jave. Pas një jave, nxënësit i sjellin fletët e punës. Mësuesi kërkon vullnetarë që dëshirojnë të lexojnë se me çka janë ushqyer gjatë javës së kaluar, ndërsa nxënësit e tjerë me kujdes të përcjellin dhe dëgjojnë me qëllim që të mund të inkuadrohen në debat. Ata japin komentet e tyre për ate se cili nga bashkënxënësit është ushqyer shëndetshëm. 2 Pas leximit të fletëve të punës, secili nxënës i pavarur duhet ti qaset analizës së mënyrës së vet të të ushqyerit që është evidentuar në listë. Me marker të gjelbër ose me ngjyrë, të rrumbullakohet ajo që i përket ushqimit të shëndetshëm, ndërsa me marker të kuq ose ngjyrë ta fshijë atë që është ushqim jo i shëndetshëm. Pastaj, secili duhet ti numrojë fushat e gjelbra dhe të kuqe dhe në këtë mënyrë vet ai të vlerësojë se si ushqehet. Nxënësi, i cili ka më shumë fusha të gjelbra mund të theksohet si shembull para nxënësve të tjerë. 3 Në të njejtën orë, mësuesi mund të ftojë edhe person profesionist (pediatër, nutricionist dhe të ngjashëm). Ky person mund të ndihmojë që më lehtë të dallohet të ushqyerit e shëndetshëm dhe ai jo i shëndetshëm, ndërsa gjatë kësaj edhe të japë këshilla dhe sqarime për nevojën dhe rëndësinë e të ushqyerit të shëndetshëm si një nga parakushtet themelore për rritje dhe zhvillim të drejtë dhe të shëndoshë. Pjesa II: Loja — Çka duhet të ha? 1 Qëllimi i kësaj loje është që nxënësit të mësojnë dhe të kuptojnë nevojën e ngrënies së ushqimit të llojllojshëm në sasi të mjaftueshme për zhvillim të rregullt dhe të shëndoshë. Nevojiten dy fletë hamer, markerë, fotografi — pjesë të prera nga gazetat të ushqimit të ndryshëm, selotejp, ngjitës. 2 Mësuesi i ngjet tri fletat e letrës në tabelë dhe i shënon: • ushqim i shëndetshëm • ushqim i shpejtë (jo i shëndetshëm) 3 Zhvillon bisedë me nxënësit për ushqimin dhe i përkujton në ndarjen e tij. I lut nxënësit që t’i sjellin fotografitë e katedrës, e më pas i përzien mirë. Secili nxënës individualisht tërheq nga një fotografi dhe vet e përcakton se në cilën fletë do të duhej të jetë e ngjitur. Në fund, fletët e letrës mund të vendosen në këndin hulumtues në klasë. 126

Mënyra e shëndoshë e jetesës DILEMA Shëtitje Bashkë me shokuntënd nisesh për shëtitje deri te lumi më i afërt. Por, në këtë moment qielli errësohet dhe fillon të bjerë shi i fuqishëm. Menjëherë duhet të vendosni se çka do të ndërmerrni: • Do të ktheheni në shtëpi dhe do ta anuloni shëtitjen për një ditë tjetër. • Do ta ftosh shokun në shtëpi mysafir që të luani në kompjuter ose do të shikoni TV. • Do të strehoheni në strehimoren më të afërt dhe do të bisedoni. • Do të merrni ombrella dhe, megjithate, do ta bëni shëtitjen. • Diçka tjetër. TEST Sa jeton shëndetshëm 1Mënyra e shëndetshme e të ushqyerit nuk është e rëndësishme për jetën e njeriut. 2Që të jesh i shëndoshë, duhet të ushqehesh me ushqim të shumëllojshëm. 3Ushqimi duhet të konsumohet përmes disa vakteve të matura. 4Ngrënia e tepërt është shumë e dëmshme për shëndetin. 5Në vend që të bësh sport, më mirë është të rrish ulur dy-tri orë para kompjuterit. 6Vetëm bërja dush të rregullt, bën pjesë në higjienën personale. 7Gjumi nevojitet për pushimin e njeriut. 8Kujdesi për kafshët shtëpiake është obligim vetëm i prindërve. 9Njeriu mund të jetojë vet, pa të tjerët. E SAKTË E PASAKTË Përgjigjet: 1. E pasaktë 2. E saktë 3. E saktë 4. E saktë 5. E pasaktë 6. E pasaktë 7. E saktë 8 E pasaktë 9. E pasaktë 127

Mënyra e shëndoshë e jetesës

Përgatitja ditore: Menyja ime shtatëditore

Kohëzgjatja

Koha vjetore

Vendi

Materialet

Qëllimet

Metodat

Një javë

Të gjitha stinët

Në shtëpi dhe shkollë

Fletë pune „Menyja ime shtatëditore“

Nxënësit të:

• vënë në pah se çfarë ushqimi konsumojnë gjatë një jave

• bëjnë dallimin midis të dy llojeve të ushqimeve

• njihen me ushqimin e shëndetshëm dhe të ushqyerit e drejtë

Diskutim, punë praktike, metoda e përcjelljes, punë me të dhëna,

prezentim

Pjesa I: Menyja javore

1

Kopjojeni fletën e punës „Menyja ime shtatëditore“ dhe shpërndajauni nxënësve.

Thuajuni të shkruajnë se çka kanë ngrënë gjatë një jave. Pas një jave, nxënësit i sjellin fletët

e punës. Mësuesi kërkon vullnetarë që dëshirojnë të lexojnë se me çka janë ushqyer gjatë

javës së kaluar, ndërsa nxënësit e tjerë me kujdes të përcjellin dhe dëgjojnë me qëllim

që të mund të inkuadrohen në debat. Ata japin komentet e tyre për ate se cili nga

bashkënxënësit është ushqyer shëndetshëm.

2

Pas leximit të fletëve të punës, secili nxënës i pavarur duhet ti qaset analizës së mënyrës

së vet të të ushqyerit që është evidentuar në listë. Me marker të gjelbër ose me ngjyrë,

të rrumbullakohet ajo që i përket ushqimit të shëndetshëm, ndërsa me marker të kuq ose

ngjyrë ta fshijë atë që është ushqim jo i shëndetshëm. Pastaj, secili duhet ti numrojë fushat

e gjelbra dhe të kuqe dhe në këtë mënyrë vet ai të vlerësojë

se si ushqehet. Nxënësi, i cili ka më shumë fusha të gjelbra

mund të theksohet si shembull para nxënësve të tjerë.

3

Në të njejtën orë, mësuesi mund të ftojë edhe person

profesionist (pediatër, nutricionist dhe të ngjashëm).

Ky person mund të ndihmojë që më lehtë të dallohet

të ushqyerit e shëndetshëm dhe ai jo i shëndetshëm, ndërsa

gjatë kësaj edhe të japë këshilla dhe sqarime për nevojën dhe

rëndësinë e të ushqyerit të shëndetshëm si një nga parakushtet

themelore për rritje dhe zhvillim të drejtë dhe të shëndoshë.

Pjesa II: Loja — Çka duhet të ha?

1

Qëllimi i kësaj loje është që nxënësit të mësojnë dhe të kuptojnë nevojën e ngrënies

së ushqimit të llojllojshëm në sasi të mjaftueshme për zhvillim të rregullt dhe të shëndoshë.

Nevojiten dy fletë hamer, markerë, fotografi — pjesë të prera nga gazetat të ushqimit

të ndryshëm, selotejp, ngjitës.

2

Mësuesi i ngjet tri fletat e letrës në tabelë dhe i shënon:

• ushqim i shëndetshëm

• ushqim i shpejtë (jo i shëndetshëm)

3

Zhvillon bisedë me nxënësit për ushqimin dhe i përkujton në ndarjen e tij. I lut nxënësit

që t’i sjellin fotografitë e katedrës, e më pas i përzien mirë. Secili nxënës individualisht

tërheq nga një fotografi dhe vet e përcakton se në cilën fletë do të duhej të jetë e ngjitur.

Në fund, fletët e letrës mund të vendosen në këndin hulumtues në klasë.

126

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!