2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...
2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ... 2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...
Mënyra e shëndoshë e jetesës Sporti Për mënyrën e shëndoshë të jetesës kontribuojnë aktivitetet fizike dhe sportive. Është mirë që dita të fillojë me gjimnastikë, por është me rëndësi që gjatë ditës të kryhen edhe aktivitete të tjera fizike. Rekomandohet ecja, lëvizja, dhe loja me moshatarët, në fusha sportive, duke e kaluar kohën e lirë në shoqëri, ngarje të biçikletës ose rollerëve, loja me top, symbyllasi, volejbolli, basketbolli, loja e ndjekjes etj. Përkundër mënyrës së këtillë të jetesës, fëmijët gjithnjë e më tepër ulen para kompjuterit ose para ekranit — TV. Ulja e gjatë e në një vend shkakton deformime të ndryshme të trupit, e më pas edhe dobësim të të pamurit., vetmi, largim(ftohtësi). Higjiena Mënyra e shëndoshë e jetesës nënkupton edhe mbajtjen e higjienës rregullisht. Higjiena paraqet mbajtjen e pastërtisë së trupit dhe të hapësirës ku jetojmë, punojmë, mësojmë, shoqërohemi. Higjiena personale paraqet mbajtjen e pastërtisë së gjithë trupit, Larja dhe bërja dush të rregullt, si dhe larja e flokëve janë pjesë të saj. Pjesë përbërëse e higjienës personale janë edhe veshja e rrobave dhe mbathjeve të pastra dhe të lara. Të përkujtojmë se larja e duarve para çdo vakti të ngrënies është e detyrueshme, si dhe larja e dhëmbëve pas çdo vakti të ngrënies. Hapësira, në të cilën qëndrojmë duhet të jetë e pastër dhe rregullisht e ajrosur. Gjithashtu, duhet t’i mbajmë të pastër edhe oborrin e shkollës, fushat e sportit dhe gjithë hapësirën në rrethin tonë më të gjërë. Krahas ushqimit të shëndetshëm, duhet të përmendet edhe higjiena e brendshme(mentale), e cila nënkupton mendime të shëndosha dhe pozitive. Pushimi Pas punës së lodhshme dhe të mundimshme, çdo organizmi i nevojitet pushim. Për këtë rekomandohet që pas çdo pune (fizike ose psikike), të pasojë pushimi. Gjithashtu është shumë me rëndësi që gjatë javës të gjejmë kohë për shëtitje në natyrë, miqësi, ngarje të biçikletës, rekreim, shoqërim me miq etj. Kjo miqësi është pjesë e argëtimit. Çdo njeri e përjeton argëtimin në mënyrë të veçantë, kështu që secili ka hobin e vet (të lexojë, të udhëtojë, të mbledhë gjëra etj). Argëtimi i ndihmon njeriut që ta plotësojë jetën me bukuri, lumturi dhe me momente të këndëshme. Një pjesë e pushimit duhet të shfrytëzohet për leximin e librave. Përzgjedhja e librit është në përgjithësi literatura, varësisht nga interesi i secilit lexues. Për jetesë të shëndoshë, gjithashtu, organizmit i nevojitet edhe gjum i shëndetshëm dhe i rehatshëm. Rekomandohet që gjumi të zgjasë rreth tetë orë. Shoqërimi është pjesë përbërëse e jetesës së çdo njeriu. Njeriu jeton i shoqëruar me familjen e vet, miqtë, fqinjët. Dhe, gjatë punës së tij bashkëpunon me të tjerët dhe arrinë suksese të mëdha. Por, edhe në segmente të tjera të jetës, njeriu ka nevojë të jetë me njerëz të tjerë. Krahas shoqërimit dhe bashkëjetesës me njerëz tjerë, njeriu ka nevojë që të përkujdeset edhe për kafshët shtëpiake. Kur një fëmijë ruan ndonjë kafshë shtëpiake, duhet të jetë i vetëdijshëm se ai mban përgjegjësi për të, për të ushqyerit e tij, higjienën, shëndetin etj. Gjatë kthimit, kafsha shtëpiake tregonë afërsi, dashuri dhe besnikëri të madhe drejt atij që kujdeset për të. 124
Mënyra e shëndoshë e jetesës Përgatitja ditore: Shprehitë (jo) të shëndetshme të familjes Kohëzgjatja Koha vjetore Vendi Materialet Qëllimet Metodat 1-2 orë shkollore Të gjitha stinët Klasa Tregimi: „Shprehitë (jo) të shëndetshme të familjes“, fletët e punës: „Lista e këshillave“, „Familja Zdravevski përmes fotografive dhe vizatimeve“ Nxënësit të: • njihen me mënyrën e shëndetshme të jetesës • dallojnë shprehitë jo të shëndetshme të të ushqyerit dhe të jetesës Diskutim, lojë, zgjidhje dilemash Pjesa I: Shprehitë (jo) të shëndetshme të familjes Zdravevski (diskutim) Ua ndani ose ua lexoni nxënësve tregimin për familjen Zdravevski. Bisedoni me ta për shprehitë pozitive dhe negative, të cilat i praktikon kjo familje. I pyetni ata se a e njohin ndonjë mik të afërt ose fqinj që ngjanë me personazhet e këtij tregimi. Pjesa II: Lista e këshillave (diskutim) Pas leximit të tregimit dhe diskutimit, nxënësve ua ndani fletën e punës „Lista e këshillave“. Udhëzoni fëmijët se ata tani janë në rolin e mjekut ose të këshilltarit, i cili duhet të bëjë një listë me këshilla dhe rekomandime, të cilat do të çonin deri te ndryshimi i shprehive të zakonshme të përditshme dhe mënyrës se jetesës të familjes Zdravevski. Pjesa III: Familja Zdravevski përmes fotografive dhe vizatimeve (ushtrim) Hartoni një strip, i cili do t’i drejtohet familjes Zdravevski e që ka të bëjë me mënyrën e shëndoshë të jetesës dhe komunikimin e mirë midis anëtarëve të kësaj familjeje. Paraqitni disa situata, të cilat do t’ju ndihmojnë prindërve që të vënë në pah se si duhet drejtë të kujdesen për fëmijët e tyre me qëllim që t’ju mundësojnë atyre një mënyrë të shëndoshë të jetesës. Gjatë kësaj, shfrytëzoni fletën e punës „Familja Zdravevski përmes fotografive dhe vizatimeve“, e cila do t’ju ndihmojë që ti paraqisni këto situata, por kuptohet, mund të shtoni edhe ide tuaja. Aktivitete tjera • Bëni kopje nga fleta e punës „Jetesa e shëndoshë“ dhe ua ndani nga një kopje secilit nxënës. Në fushat respektojmë/nuk respektojmë, nxënësit do të duhet të shkruajnë kryesisht për shprehitë e tyre të jetës. Insistoni që nxënësit të jenë të sinqertë, sepse vetëm atëherë ata do të fitojnë fotografinë e vërtetë për mënyrën e jetesës së tyre. Nëse disa nga rregullat nuk i respektojnë, bisedoni me ta për atë se si ti përmirësojnë shprehitë. Shprehitë e reja le ti shkruajnë në kolonën e fundit. Lusni nxënësit që ta dërgojnë në shtëpi fletën e punës të plotësuar në këtë mënyrë dhe le të bisedojnë me prindërit e tyre rreth kësaj. Pas një periudhe të caktuar, pyesni nxënësit se a i zbatojnë vendimet e tyre. • Zhvilloni debat me nxënësit për dilemën e ofruar. Zgjidhjet e paraqitura të nxënësve i shënoni në tabelë. 125
- Page 77 and 78: Shumëllojshmëria biologjike FLET
- Page 79 and 80: Shumëllojshmëria biologjike FLET
- Page 81 and 82: Shumëllojshmëria biologjike FLET
- Page 83 and 84: Shumëllojshmëria biologjike FLET
- Page 85 and 86: Shumëllojshmëria biologjike FLET
- Page 87 and 88: Shumëllojshmëria biologjike FLET
- Page 89 and 90: Shumëllojshmëria biologjike FLET
- Page 91 and 92: Shumëllojshmëria biologjike FLET
- Page 93 and 94: Pasuritë natyrore Kur flasim për
- Page 95 and 96: Pasuritë natyrore Pjesa II: Për p
- Page 97 and 98: Pasuritë natyrore FLETË PUNE E q
- Page 99 and 100: Popullata Toka gjithnjë e më tep
- Page 101 and 102: Popullata 3 I 4 I lusni nxënësit
- Page 103 and 104: Popullata FLETË PUNE Mollët Në k
- Page 105 and 106: Konsumi dhe mbeturina Nevojat e kon
- Page 107 and 108: Konsumi dhe mbeturina Përgatitja d
- Page 109 and 110: Konsumi dhe mbeturina 3 Përgatitni
- Page 111 and 112: Konsumi dhe mbeturina FLETË PUNE M
- Page 113 and 114: Konsumi dhe mbeturina FLETË PUNE
- Page 115 and 116: Zhvillimi shoqëror dhe mjedisi jet
- Page 117 and 118: Zhvillimi shoqëror dhe mjedisi jet
- Page 119 and 120: Zhvillimi shoqëror dhe mjedisi jet
- Page 121 and 122: Zhvillimi shoqëror dhe mjedisi jet
- Page 123 and 124: Zhvillimi shoqëror dhe mjedisi jet
- Page 125 and 126: Zhvillimi shoqëror dhe mjedisi jet
- Page 127: Mënyra e shëndoshë e jetesës Te
- Page 131 and 132: Mënyra e shëndoshë e jetesës DI
- Page 133 and 134: Mënyra e shëndoshë e jetesës FL
- Page 135 and 136: Mënyra e shëndoshë e jetesës FL
- Page 137 and 138: Ndryshimet klimatike Moti — Moti
- Page 139 and 140: Ndryshimet klimatike 2 Shpjegojuni
- Page 141 and 142: Ndryshimet klimatike FLETË PUNE Ko
- Page 143 and 144: Qendrën Rajonale të Mjedisit për
Mënyra e shëndoshë e jetesës

Përgatitja ditore: Shprehitë (jo) të shëndetshme të familjes

Kohëzgjatja

Koha vjetore

Vendi

Materialet

Qëllimet

Metodat

1-2 orë shkollore

Të gjitha stinët

Klasa

Tregimi: „Shprehitë (jo) të shëndetshme të familjes“,

fletët e punës: „Lista e këshillave“, „Familja Zdravevski përmes

fotografive dhe vizatimeve“

Nxënësit të:

• njihen me mënyrën e shëndetshme të jetesës

• dallojnë shprehitë jo të shëndetshme të të ushqyerit dhe të jetesës

Diskutim, lojë, zgjidhje dilemash

Pjesa I: Shprehitë (jo) të shëndetshme të familjes Zdravevski (diskutim)

Ua ndani ose ua lexoni nxënësve tregimin për familjen Zdravevski. Bisedoni me ta për shprehitë

pozitive dhe negative, të cilat i praktikon kjo familje. I pyetni ata se a e njohin ndonjë mik

të afërt ose fqinj që ngjanë me personazhet e këtij tregimi.

Pjesa II: Lista e këshillave (diskutim)

Pas leximit të tregimit dhe diskutimit, nxënësve ua ndani fletën e punës „Lista e këshillave“.

Udhëzoni fëmijët se ata tani janë në rolin e mjekut ose të këshilltarit, i cili duhet të bëjë një listë

me këshilla dhe rekomandime, të cilat do të çonin deri te ndryshimi i shprehive të zakonshme

të përditshme dhe mënyrës se jetesës të familjes Zdravevski.

Pjesa III: Familja Zdravevski përmes fotografive dhe vizatimeve (ushtrim)

Hartoni një strip, i cili do t’i drejtohet familjes Zdravevski e që ka të bëjë me mënyrën

e shëndoshë të jetesës dhe komunikimin e mirë midis anëtarëve të kësaj familjeje. Paraqitni disa

situata, të cilat do t’ju ndihmojnë prindërve që të vënë në pah se si duhet drejtë të kujdesen

për fëmijët e tyre me qëllim që t’ju mundësojnë atyre një mënyrë të shëndoshë të jetesës.

Gjatë kësaj, shfrytëzoni fletën e punës „Familja Zdravevski përmes fotografive dhe vizatimeve“,

e cila do t’ju ndihmojë që ti paraqisni këto situata, por kuptohet, mund të shtoni edhe ide tuaja.

Aktivitete tjera

• Bëni kopje nga fleta e punës „Jetesa e shëndoshë“ dhe ua ndani nga një kopje secilit nxënës.

Në fushat respektojmë/nuk respektojmë, nxënësit do të duhet të shkruajnë kryesisht për

shprehitë e tyre të jetës. Insistoni që nxënësit të jenë të sinqertë, sepse vetëm atëherë ata

do të fitojnë fotografinë e vërtetë për mënyrën e jetesës së tyre. Nëse disa nga rregullat nuk

i respektojnë, bisedoni me ta për atë se si ti përmirësojnë shprehitë. Shprehitë e reja

le ti shkruajnë në kolonën e fundit. Lusni nxënësit që ta dërgojnë në shtëpi fletën e punës

të plotësuar në këtë mënyrë dhe le të bisedojnë me prindërit e tyre rreth kësaj.

Pas një periudhe të caktuar, pyesni nxënësit se a i zbatojnë vendimet e tyre.

• Zhvilloni debat me nxënësit për dilemën e ofruar. Zgjidhjet e paraqitura të nxënësve

i shënoni në tabelë.

125