2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ... 2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

documents.rec.org
from documents.rec.org More from this publisher
30.11.2014 Views

Mënyra e shëndoshë e jetesës Sporti Për mënyrën e shëndoshë të jetesës kontribuojnë aktivitetet fizike dhe sportive. Është mirë që dita të fillojë me gjimnastikë, por është me rëndësi që gjatë ditës të kryhen edhe aktivitete të tjera fizike. Rekomandohet ecja, lëvizja, dhe loja me moshatarët, në fusha sportive, duke e kaluar kohën e lirë në shoqëri, ngarje të biçikletës ose rollerëve, loja me top, symbyllasi, volejbolli, basketbolli, loja e ndjekjes etj. Përkundër mënyrës së këtillë të jetesës, fëmijët gjithnjë e më tepër ulen para kompjuterit ose para ekranit — TV. Ulja e gjatë e në një vend shkakton deformime të ndryshme të trupit, e më pas edhe dobësim të të pamurit., vetmi, largim(ftohtësi). Higjiena Mënyra e shëndoshë e jetesës nënkupton edhe mbajtjen e higjienës rregullisht. Higjiena paraqet mbajtjen e pastërtisë së trupit dhe të hapësirës ku jetojmë, punojmë, mësojmë, shoqërohemi. Higjiena personale paraqet mbajtjen e pastërtisë së gjithë trupit, Larja dhe bërja dush të rregullt, si dhe larja e flokëve janë pjesë të saj. Pjesë përbërëse e higjienës personale janë edhe veshja e rrobave dhe mbathjeve të pastra dhe të lara. Të përkujtojmë se larja e duarve para çdo vakti të ngrënies është e detyrueshme, si dhe larja e dhëmbëve pas çdo vakti të ngrënies. Hapësira, në të cilën qëndrojmë duhet të jetë e pastër dhe rregullisht e ajrosur. Gjithashtu, duhet t’i mbajmë të pastër edhe oborrin e shkollës, fushat e sportit dhe gjithë hapësirën në rrethin tonë më të gjërë. Krahas ushqimit të shëndetshëm, duhet të përmendet edhe higjiena e brendshme(mentale), e cila nënkupton mendime të shëndosha dhe pozitive. Pushimi Pas punës së lodhshme dhe të mundimshme, çdo organizmi i nevojitet pushim. Për këtë rekomandohet që pas çdo pune (fizike ose psikike), të pasojë pushimi. Gjithashtu është shumë me rëndësi që gjatë javës të gjejmë kohë për shëtitje në natyrë, miqësi, ngarje të biçikletës, rekreim, shoqërim me miq etj. Kjo miqësi është pjesë e argëtimit. Çdo njeri e përjeton argëtimin në mënyrë të veçantë, kështu që secili ka hobin e vet (të lexojë, të udhëtojë, të mbledhë gjëra etj). Argëtimi i ndihmon njeriut që ta plotësojë jetën me bukuri, lumturi dhe me momente të këndëshme. Një pjesë e pushimit duhet të shfrytëzohet për leximin e librave. Përzgjedhja e librit është në përgjithësi literatura, varësisht nga interesi i secilit lexues. Për jetesë të shëndoshë, gjithashtu, organizmit i nevojitet edhe gjum i shëndetshëm dhe i rehatshëm. Rekomandohet që gjumi të zgjasë rreth tetë orë. Shoqërimi është pjesë përbërëse e jetesës së çdo njeriu. Njeriu jeton i shoqëruar me familjen e vet, miqtë, fqinjët. Dhe, gjatë punës së tij bashkëpunon me të tjerët dhe arrinë suksese të mëdha. Por, edhe në segmente të tjera të jetës, njeriu ka nevojë të jetë me njerëz të tjerë. Krahas shoqërimit dhe bashkëjetesës me njerëz tjerë, njeriu ka nevojë që të përkujdeset edhe për kafshët shtëpiake. Kur një fëmijë ruan ndonjë kafshë shtëpiake, duhet të jetë i vetëdijshëm se ai mban përgjegjësi për të, për të ushqyerit e tij, higjienën, shëndetin etj. Gjatë kthimit, kafsha shtëpiake tregonë afërsi, dashuri dhe besnikëri të madhe drejt atij që kujdeset për të. 124

Mënyra e shëndoshë e jetesës Përgatitja ditore: Shprehitë (jo) të shëndetshme të familjes Kohëzgjatja Koha vjetore Vendi Materialet Qëllimet Metodat 1-2 orë shkollore Të gjitha stinët Klasa Tregimi: „Shprehitë (jo) të shëndetshme të familjes“, fletët e punës: „Lista e këshillave“, „Familja Zdravevski përmes fotografive dhe vizatimeve“ Nxënësit të: • njihen me mënyrën e shëndetshme të jetesës • dallojnë shprehitë jo të shëndetshme të të ushqyerit dhe të jetesës Diskutim, lojë, zgjidhje dilemash Pjesa I: Shprehitë (jo) të shëndetshme të familjes Zdravevski (diskutim) Ua ndani ose ua lexoni nxënësve tregimin për familjen Zdravevski. Bisedoni me ta për shprehitë pozitive dhe negative, të cilat i praktikon kjo familje. I pyetni ata se a e njohin ndonjë mik të afërt ose fqinj që ngjanë me personazhet e këtij tregimi. Pjesa II: Lista e këshillave (diskutim) Pas leximit të tregimit dhe diskutimit, nxënësve ua ndani fletën e punës „Lista e këshillave“. Udhëzoni fëmijët se ata tani janë në rolin e mjekut ose të këshilltarit, i cili duhet të bëjë një listë me këshilla dhe rekomandime, të cilat do të çonin deri te ndryshimi i shprehive të zakonshme të përditshme dhe mënyrës se jetesës të familjes Zdravevski. Pjesa III: Familja Zdravevski përmes fotografive dhe vizatimeve (ushtrim) Hartoni një strip, i cili do t’i drejtohet familjes Zdravevski e që ka të bëjë me mënyrën e shëndoshë të jetesës dhe komunikimin e mirë midis anëtarëve të kësaj familjeje. Paraqitni disa situata, të cilat do t’ju ndihmojnë prindërve që të vënë në pah se si duhet drejtë të kujdesen për fëmijët e tyre me qëllim që t’ju mundësojnë atyre një mënyrë të shëndoshë të jetesës. Gjatë kësaj, shfrytëzoni fletën e punës „Familja Zdravevski përmes fotografive dhe vizatimeve“, e cila do t’ju ndihmojë që ti paraqisni këto situata, por kuptohet, mund të shtoni edhe ide tuaja. Aktivitete tjera • Bëni kopje nga fleta e punës „Jetesa e shëndoshë“ dhe ua ndani nga një kopje secilit nxënës. Në fushat respektojmë/nuk respektojmë, nxënësit do të duhet të shkruajnë kryesisht për shprehitë e tyre të jetës. Insistoni që nxënësit të jenë të sinqertë, sepse vetëm atëherë ata do të fitojnë fotografinë e vërtetë për mënyrën e jetesës së tyre. Nëse disa nga rregullat nuk i respektojnë, bisedoni me ta për atë se si ti përmirësojnë shprehitë. Shprehitë e reja le ti shkruajnë në kolonën e fundit. Lusni nxënësit që ta dërgojnë në shtëpi fletën e punës të plotësuar në këtë mënyrë dhe le të bisedojnë me prindërit e tyre rreth kësaj. Pas një periudhe të caktuar, pyesni nxënësit se a i zbatojnë vendimet e tyre. • Zhvilloni debat me nxënësit për dilemën e ofruar. Zgjidhjet e paraqitura të nxënësve i shënoni në tabelë. 125

Mënyra e shëndoshë e jetesës

Sporti Për mënyrën e shëndoshë të jetesës kontribuojnë

aktivitetet fizike dhe sportive. Është mirë që dita të fillojë

me gjimnastikë, por është me rëndësi që gjatë ditës të kryhen

edhe aktivitete të tjera fizike. Rekomandohet ecja, lëvizja,

dhe loja me moshatarët, në fusha sportive, duke e kaluar kohën

e lirë në shoqëri, ngarje të biçikletës ose rollerëve, loja me top,

symbyllasi, volejbolli, basketbolli, loja e ndjekjes etj.

Përkundër mënyrës së këtillë të jetesës, fëmijët gjithnjë e më

tepër ulen para kompjuterit ose para ekranit — TV. Ulja e gjatë

e në një vend shkakton deformime të ndryshme të trupit,

e më pas edhe dobësim të të pamurit., vetmi, largim(ftohtësi).

Higjiena Mënyra e shëndoshë e jetesës nënkupton edhe mbajtjen e higjienës rregullisht.

Higjiena paraqet mbajtjen e pastërtisë së trupit dhe

të hapësirës ku jetojmë, punojmë, mësojmë, shoqërohemi.

Higjiena personale paraqet mbajtjen e pastërtisë së gjithë trupit,

Larja dhe bërja dush të rregullt, si dhe larja e flokëve janë pjesë

të saj. Pjesë përbërëse e higjienës personale janë edhe veshja

e rrobave dhe mbathjeve të pastra dhe të lara. Të përkujtojmë

se larja e duarve para çdo vakti të ngrënies është e

detyrueshme, si dhe larja e dhëmbëve pas çdo vakti të ngrënies.

Hapësira, në të cilën qëndrojmë duhet të jetë e pastër

dhe rregullisht e ajrosur. Gjithashtu, duhet t’i mbajmë të pastër

edhe oborrin e shkollës, fushat e sportit dhe gjithë hapësirën

në rrethin tonë më të gjërë.

Krahas ushqimit të shëndetshëm, duhet të përmendet edhe higjiena e brendshme(mentale),

e cila nënkupton mendime të shëndosha dhe pozitive.

Pushimi Pas punës së lodhshme dhe të mundimshme,

çdo organizmi i nevojitet pushim. Për këtë rekomandohet që pas

çdo pune (fizike ose psikike), të pasojë pushimi. Gjithashtu është

shumë me rëndësi që gjatë javës të gjejmë kohë për shëtitje

në natyrë, miqësi, ngarje të biçikletës, rekreim, shoqërim me miq etj.

Kjo miqësi është pjesë e argëtimit. Çdo njeri e përjeton argëtimin

në mënyrë të veçantë, kështu që secili ka hobin e vet (të lexojë,

të udhëtojë, të mbledhë gjëra etj). Argëtimi i ndihmon njeriut që ta

plotësojë jetën me bukuri, lumturi dhe me momente të këndëshme.

Një pjesë e pushimit duhet të shfrytëzohet për leximin e librave.

Përzgjedhja e librit është në përgjithësi literatura, varësisht nga

interesi i secilit lexues. Për jetesë të shëndoshë, gjithashtu, organizmit i nevojitet edhe gjum

i shëndetshëm dhe i rehatshëm. Rekomandohet që gjumi të zgjasë rreth tetë orë.

Shoqërimi është pjesë përbërëse e jetesës së çdo njeriu.

Njeriu jeton i shoqëruar me familjen e vet, miqtë, fqinjët.

Dhe, gjatë punës së tij bashkëpunon me të tjerët dhe arrinë

suksese të mëdha. Por, edhe në segmente të tjera të jetës,

njeriu ka nevojë të jetë me njerëz të tjerë.

Krahas shoqërimit dhe bashkëjetesës me njerëz tjerë,

njeriu ka nevojë që të përkujdeset edhe për kafshët shtëpiake.

Kur një fëmijë ruan ndonjë kafshë shtëpiake, duhet të jetë

i vetëdijshëm se ai mban përgjegjësi për të, për të ushqyerit e tij,

higjienën, shëndetin etj. Gjatë kthimit, kafsha shtëpiake tregonë

afërsi, dashuri dhe besnikëri të madhe drejt atij që kujdeset për të.

124

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!