2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ... 2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

documents.rec.org
from documents.rec.org More from this publisher
30.11.2014 Views

Zhvillimi shoqëror dhe mjedisi jetësor FLETË PUNE Kalendari i mjedisit jetësor (vazhdon) 5 Qershor • Dita botërore e mjedisit jetësor Në këtë ditë në vitin 1972, ishte mbajtuar Konferenca e Stokholmit për rrethinën e njeriut në Suedi. Kishte një numër të madh pjesëmarrësish nga e gjithë bota dhe njerëzit e shprehën brengosjen e tyre për rritjen e problemeve në mjedisin jetësor. 17 Qershor • Dita botërore e luftës kundër shkretirizimit Kjo ditë festohet në nivel global çdo vit dhe qëllimi i saj është që të theksohet nevoja urgjente për ngadalësimin e procesit të shkretirizimit dhe të orientohet vemendja drejt çështjeve serioze në lidhje me tokën e thatë në agjendën ndërkombëtare për mjedisin jetësor. 16 Shtator • Dita botërore e mbrojtjes së mbështjellësit të Ozonit Kombet e Bashkuara e shpallën këtë ditë si Ditë ndërkombëtare për ruajtjen e mbështjellësit të Ozonit. Kjo është dita e nënshkrimit të Protokollit të Montrealit. 28 Shtator • Dita e konsumit të gjelbër Problemi i konsumit dhe ndikimi i tij ndaj mjedisit jetësor është sferë e cila paraqet kujdesin kryesor në botën e tanishme. Duhet të kuptohet seriozisht rëndësia e reciklimit përdorimit të sërishëm dhe të kultivohet vetëdija te njerëzit për këtë. E hëna e parë e tetorit • Dita botërore e vendbanimit E hëna e parë e tetorit është Dita botërore e vendbanimit, me qëllim që të pasqyrohet gjendja e vendbanimeve të njeriut dhe të shprehen të drejtat themelore për strehim të barabartë për të gjithë. Njerëzit e ndajnë botën me të gjitha krijesat e gjalla, kështu që bota jonë është edhe bota e tyre. 4 Tetor • Dita botërore e kafshëve Në këtë ditë, grupet për mbrojtjen e kafshëve, rezervateteve dhe individë nga e mbarë bota shënojnë ngjarje të posaçme me qëllim që ta rrisin vetëdijen publike për çështjen e kafshëve dhe ti inkurajojnë njerëzit që të mendojnë se si ne, si njerëz, sillemi ndaj kafshëve. 11 Dhjetor • Dita ndërkombëtare e maleve Malet janë të rëndësishme për jetën. Në këtë ditë theksojmë mundësitë dhe kufizimet në zhvillimin malor dhe ndërtimin e partneritetit, i cili do të sjellë ndryshime pozitive për malet botërore dhe vendet malore. 122

Mënyra e shëndoshë e jetesës Te mënyra e shëndoshë e jetesës të gjithë faktorët duhet të funksionojnë në një baraspeshë. Shumica mendojnë se vetëm ushqimi është faktor i rëndësishëm për mënyrën e shëndoshë të jetesës. Por, nuk është kështu. Shumë faktorë janë të rëndësishëm për të mbajtur një jetë të shëndoshë të balancuar. Të përmendim disa edhe nga kushtet e tjera: • Sporti • Ushqimi i shëndetshëm (përkundër ushqimit të shpejtë-fast fud) • Pushimi (gjumi i shëndoshë) dhe argëtimi • Leximi i literaturës së dobishme • Shoqërimi — komunikimi ose lojërat shoqërore në rrugë • Drekë familjare dhe bisedë • Raport pozitiv dhe me përgjegjësi ndaj kafshëve shtëpiake Ushqimi është e gjithë ajo që konsumohet çdo ditë — e gjithë ajo që hahet dhe pihet. Është shumë me rëndësi se çfarë hahet. Para së gjithash, ushqimi duhet të jetë i shumëllojshëm, i zgjedhur mirë dhe gjatë kësaj duhet të hahet ushqim edhe me prejardhje bimore dhe shtazore. Është shumë e rëndësishme që ushqimi të jetë i freskët, të përmbajë përbërje të llojllojshme ushqyese, të mbajë të ngopur dhe të shpërndahet në disa vakte ditore. Ushqimin, të cilin e konsumojmë nuk guxon të përmbajë kimikate, siç janë konservanset. Ushqimi i shëndetshëm është shprehi, të cilën duhet ta kultivojmë që nga mosha më e re. Përkundër ushqimit të shëndetshëm, i ashtuquajturi ushqim i shpejtë (fast fud) jep efekte të kundërta të cilat negativisht reflektohen në tërë organizmin dhe në zhvillimin e tij. Ushqimi është më i shëndetshëm kur ndahet me njerëz të afërt. Dreka familjare është e rëndësishme për një jetë familjare në harmoni. 123

Mënyra e shëndoshë e jetesës

Te mënyra e shëndoshë e jetesës të gjithë faktorët duhet të funksionojnë në një baraspeshë.

Shumica mendojnë se vetëm ushqimi është faktor i rëndësishëm për mënyrën e shëndoshë

të jetesës. Por, nuk është kështu. Shumë faktorë janë të rëndësishëm për të mbajtur një jetë

të shëndoshë të balancuar. Të përmendim disa edhe nga kushtet e tjera:

• Sporti

• Ushqimi i shëndetshëm

(përkundër ushqimit të shpejtë-fast fud)

• Pushimi (gjumi i shëndoshë) dhe argëtimi

• Leximi i literaturës së dobishme

• Shoqërimi — komunikimi ose lojërat shoqërore në rrugë

• Drekë familjare dhe bisedë

• Raport pozitiv dhe me përgjegjësi ndaj kafshëve shtëpiake

Ushqimi është e gjithë ajo që konsumohet çdo ditë — e gjithë

ajo që hahet dhe pihet. Është shumë me rëndësi se çfarë hahet. Para së gjithash, ushqimi duhet

të jetë i shumëllojshëm, i zgjedhur mirë dhe gjatë kësaj duhet të hahet ushqim edhe

me prejardhje bimore dhe shtazore. Është shumë e rëndësishme që ushqimi të jetë i freskët,

të përmbajë përbërje të llojllojshme ushqyese, të mbajë të ngopur dhe të shpërndahet në disa

vakte ditore.

Ushqimin, të cilin e konsumojmë nuk guxon të përmbajë kimikate, siç janë konservanset.

Ushqimi i shëndetshëm është shprehi, të cilën duhet ta kultivojmë që nga mosha më e re.

Përkundër ushqimit të shëndetshëm, i ashtuquajturi ushqim i shpejtë (fast fud) jep efekte

të kundërta të cilat negativisht reflektohen në tërë organizmin dhe në zhvillimin e tij.

Ushqimi është më i shëndetshëm kur ndahet me njerëz të afërt. Dreka familjare është

e rëndësishme për një jetë familjare në harmoni.

123

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!