2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...
2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ... 2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...
Zhvillimi shoqëror dhe mjedisi jetësor FLETË PUNE Kalendari i mjedisit jetësor (vazhdon) 5 Qershor • Dita botërore e mjedisit jetësor Në këtë ditë në vitin 1972, ishte mbajtuar Konferenca e Stokholmit për rrethinën e njeriut në Suedi. Kishte një numër të madh pjesëmarrësish nga e gjithë bota dhe njerëzit e shprehën brengosjen e tyre për rritjen e problemeve në mjedisin jetësor. 17 Qershor • Dita botërore e luftës kundër shkretirizimit Kjo ditë festohet në nivel global çdo vit dhe qëllimi i saj është që të theksohet nevoja urgjente për ngadalësimin e procesit të shkretirizimit dhe të orientohet vemendja drejt çështjeve serioze në lidhje me tokën e thatë në agjendën ndërkombëtare për mjedisin jetësor. 16 Shtator • Dita botërore e mbrojtjes së mbështjellësit të Ozonit Kombet e Bashkuara e shpallën këtë ditë si Ditë ndërkombëtare për ruajtjen e mbështjellësit të Ozonit. Kjo është dita e nënshkrimit të Protokollit të Montrealit. 28 Shtator • Dita e konsumit të gjelbër Problemi i konsumit dhe ndikimi i tij ndaj mjedisit jetësor është sferë e cila paraqet kujdesin kryesor në botën e tanishme. Duhet të kuptohet seriozisht rëndësia e reciklimit përdorimit të sërishëm dhe të kultivohet vetëdija te njerëzit për këtë. E hëna e parë e tetorit • Dita botërore e vendbanimit E hëna e parë e tetorit është Dita botërore e vendbanimit, me qëllim që të pasqyrohet gjendja e vendbanimeve të njeriut dhe të shprehen të drejtat themelore për strehim të barabartë për të gjithë. Njerëzit e ndajnë botën me të gjitha krijesat e gjalla, kështu që bota jonë është edhe bota e tyre. 4 Tetor • Dita botërore e kafshëve Në këtë ditë, grupet për mbrojtjen e kafshëve, rezervateteve dhe individë nga e mbarë bota shënojnë ngjarje të posaçme me qëllim që ta rrisin vetëdijen publike për çështjen e kafshëve dhe ti inkurajojnë njerëzit që të mendojnë se si ne, si njerëz, sillemi ndaj kafshëve. 11 Dhjetor • Dita ndërkombëtare e maleve Malet janë të rëndësishme për jetën. Në këtë ditë theksojmë mundësitë dhe kufizimet në zhvillimin malor dhe ndërtimin e partneritetit, i cili do të sjellë ndryshime pozitive për malet botërore dhe vendet malore. 122
Mënyra e shëndoshë e jetesës Te mënyra e shëndoshë e jetesës të gjithë faktorët duhet të funksionojnë në një baraspeshë. Shumica mendojnë se vetëm ushqimi është faktor i rëndësishëm për mënyrën e shëndoshë të jetesës. Por, nuk është kështu. Shumë faktorë janë të rëndësishëm për të mbajtur një jetë të shëndoshë të balancuar. Të përmendim disa edhe nga kushtet e tjera: • Sporti • Ushqimi i shëndetshëm (përkundër ushqimit të shpejtë-fast fud) • Pushimi (gjumi i shëndoshë) dhe argëtimi • Leximi i literaturës së dobishme • Shoqërimi — komunikimi ose lojërat shoqërore në rrugë • Drekë familjare dhe bisedë • Raport pozitiv dhe me përgjegjësi ndaj kafshëve shtëpiake Ushqimi është e gjithë ajo që konsumohet çdo ditë — e gjithë ajo që hahet dhe pihet. Është shumë me rëndësi se çfarë hahet. Para së gjithash, ushqimi duhet të jetë i shumëllojshëm, i zgjedhur mirë dhe gjatë kësaj duhet të hahet ushqim edhe me prejardhje bimore dhe shtazore. Është shumë e rëndësishme që ushqimi të jetë i freskët, të përmbajë përbërje të llojllojshme ushqyese, të mbajë të ngopur dhe të shpërndahet në disa vakte ditore. Ushqimin, të cilin e konsumojmë nuk guxon të përmbajë kimikate, siç janë konservanset. Ushqimi i shëndetshëm është shprehi, të cilën duhet ta kultivojmë që nga mosha më e re. Përkundër ushqimit të shëndetshëm, i ashtuquajturi ushqim i shpejtë (fast fud) jep efekte të kundërta të cilat negativisht reflektohen në tërë organizmin dhe në zhvillimin e tij. Ushqimi është më i shëndetshëm kur ndahet me njerëz të afërt. Dreka familjare është e rëndësishme për një jetë familjare në harmoni. 123
- Page 75 and 76: Shumëllojshmëria biologjike FLET
- Page 77 and 78: Shumëllojshmëria biologjike FLET
- Page 79 and 80: Shumëllojshmëria biologjike FLET
- Page 81 and 82: Shumëllojshmëria biologjike FLET
- Page 83 and 84: Shumëllojshmëria biologjike FLET
- Page 85 and 86: Shumëllojshmëria biologjike FLET
- Page 87 and 88: Shumëllojshmëria biologjike FLET
- Page 89 and 90: Shumëllojshmëria biologjike FLET
- Page 91 and 92: Shumëllojshmëria biologjike FLET
- Page 93 and 94: Pasuritë natyrore Kur flasim për
- Page 95 and 96: Pasuritë natyrore Pjesa II: Për p
- Page 97 and 98: Pasuritë natyrore FLETË PUNE E q
- Page 99 and 100: Popullata Toka gjithnjë e më tep
- Page 101 and 102: Popullata 3 I 4 I lusni nxënësit
- Page 103 and 104: Popullata FLETË PUNE Mollët Në k
- Page 105 and 106: Konsumi dhe mbeturina Nevojat e kon
- Page 107 and 108: Konsumi dhe mbeturina Përgatitja d
- Page 109 and 110: Konsumi dhe mbeturina 3 Përgatitni
- Page 111 and 112: Konsumi dhe mbeturina FLETË PUNE M
- Page 113 and 114: Konsumi dhe mbeturina FLETË PUNE
- Page 115 and 116: Zhvillimi shoqëror dhe mjedisi jet
- Page 117 and 118: Zhvillimi shoqëror dhe mjedisi jet
- Page 119 and 120: Zhvillimi shoqëror dhe mjedisi jet
- Page 121 and 122: Zhvillimi shoqëror dhe mjedisi jet
- Page 123 and 124: Zhvillimi shoqëror dhe mjedisi jet
- Page 125: Zhvillimi shoqëror dhe mjedisi jet
- Page 129 and 130: Mënyra e shëndoshë e jetesës P
- Page 131 and 132: Mënyra e shëndoshë e jetesës DI
- Page 133 and 134: Mënyra e shëndoshë e jetesës FL
- Page 135 and 136: Mënyra e shëndoshë e jetesës FL
- Page 137 and 138: Ndryshimet klimatike Moti — Moti
- Page 139 and 140: Ndryshimet klimatike 2 Shpjegojuni
- Page 141 and 142: Ndryshimet klimatike FLETË PUNE Ko
- Page 143 and 144: Qendrën Rajonale të Mjedisit për
Zhvillimi shoqëror dhe mjedisi jetësor

FLETË PUNE

Kalendari i mjedisit jetësor (vazhdon)

5 Qershor • Dita botërore e mjedisit jetësor

Në këtë ditë në vitin 1972, ishte mbajtuar Konferenca e Stokholmit

për rrethinën e njeriut në Suedi. Kishte një numër të madh pjesëmarrësish

nga e gjithë bota dhe njerëzit e shprehën brengosjen e tyre për rritjen

e problemeve në mjedisin jetësor.

17 Qershor • Dita botërore e luftës kundër shkretirizimit

Kjo ditë festohet në nivel global çdo vit dhe qëllimi i saj është

që të theksohet nevoja urgjente për ngadalësimin e procesit të shkretirizimit

dhe të orientohet vemendja drejt çështjeve serioze në lidhje me tokën

e thatë në agjendën ndërkombëtare për mjedisin jetësor.

16 Shtator • Dita botërore e mbrojtjes së mbështjellësit të Ozonit

Kombet e Bashkuara e shpallën këtë ditë si Ditë ndërkombëtare

për ruajtjen e mbështjellësit të Ozonit. Kjo është dita e nënshkrimit

të Protokollit të Montrealit.

28 Shtator • Dita e konsumit të gjelbër

Problemi i konsumit dhe ndikimi i tij ndaj mjedisit jetësor është sferë

e cila paraqet kujdesin kryesor në botën e tanishme. Duhet të kuptohet

seriozisht rëndësia e reciklimit përdorimit të sërishëm dhe të kultivohet

vetëdija te njerëzit për këtë.

E hëna e parë e tetorit • Dita botërore e vendbanimit

E hëna e parë e tetorit është Dita botërore e vendbanimit, me qëllim që

të pasqyrohet gjendja e vendbanimeve të njeriut dhe të shprehen të drejtat

themelore për strehim të barabartë për të gjithë. Njerëzit e ndajnë botën

me të gjitha krijesat e gjalla, kështu që bota jonë është edhe bota e tyre.

4 Tetor • Dita botërore e kafshëve

Në këtë ditë, grupet për mbrojtjen e kafshëve, rezervateteve dhe individë

nga e mbarë bota shënojnë ngjarje të posaçme me qëllim që ta rrisin

vetëdijen publike për çështjen e kafshëve dhe ti inkurajojnë njerëzit

që të mendojnë se si ne, si njerëz, sillemi ndaj kafshëve.

11 Dhjetor • Dita ndërkombëtare e maleve

Malet janë të rëndësishme për jetën. Në këtë ditë theksojmë mundësitë

dhe kufizimet në zhvillimin malor dhe ndërtimin e partneritetit,

i cili do të sjellë ndryshime pozitive për malet botërore dhe vendet malore.

122