2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ... 2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

documents.rec.org
from documents.rec.org More from this publisher
30.11.2014 Views

Zhvillimi shoqëror dhe mjedisi jetësor FLETË PUNE Tatëpjetë Më parë na ishte një lumë i thellë i zhurmshëm, i cili buronte në mal si përrua i vogël. Përroi rridhte nëpër kullosat malore, duke u kënaqur nga pamja e kopeve të mëdha të deleve, dhive dhe lopëve. Pastaj përroi kalonte nëpër një pyll të madh, duke u dhënë një pjesë të ujit të vet drunjve, bimëve dhe kafshëve. Përrenjtë tjerë iu bashkangjitnin dhe në fund ai përrua dilte nga pylli si një lumë i thellë dhe i madh, i cili qetë arrinte deri te lugina. Kalonte nëpër fusha dhe livadhe dhe ujërat e tij ishin shtëpi për shumë peshq dhe krijesa të tjera të lumenjve. Pasi që bënte shumë vepra të mira gjatë udhëtimit të tij të gjatë, më në fund lumi takohej me detin dhe derdhej i lumtur në të. Ishte një fshat në rrjedhën e sipërme të lumit, banorët e të cilit i kullosnin kafshët e tyre, gjuanin ose mblidhnin çfarëdo frytesh. Ishte edhe një fshat tjetër në luginë, banorët e të cilit i mbillnin dhe korrnin fushat e tyre, kultivonin kafshë dhe gjuanin peshq në këtë lumë. Ndonjëherë shkonin të gjuanin në pyll. Fshatarët ishin të lumtur. Ndonjëherë bënin tregti mes vete. Vizitoheshin, gostiteshin dhe i martonin djemtë dhe vajzat e tyre me ata nga fshati tjetër. Në këtë mënyrë, dy fshatrat jetonin në paqe dhe harmoni deri në ditën kur kryeplaku i fshatit të x epërm nuk propozoi vendosjen e pendës së lumit. „Nëse ruajmë më tepër ujë nga lumi — u tha ai njerëzve — do të mund të ruajmë më tepër kafshë. Do të ndërtojmë një repart të vogël elektrik, i cili do bënte të punojnë sharrat elektrike në punishtet tona. Do të jetojmë më mirë dhe do të përparojmë“. Fshatarët u pajtuan dhe ndërtuan pendën e lumit, duke lënë vetëm një pjesë të vogël nga uji i tij që të rrjedhë tatëpjetë. Ata e zmadhuan numrin e kopeve të tyre dhe së shpejti kishin nevojë për më tepër drunj për përpunim në punishtet me sharra. Ndryshimet u vërejtën shpejtë në fshatin e mëposhtëm. Uji i cili arrinte në fushat dhe kullosat e tyre nuk ishte i mjaftueshëm. Kullosat nga fushat u zhdukën dhe peshqi kishte gjithnjë e më pak. Në pyll gjithnjë e më pak gjendeshin kafshë dhe fryte. Njerëzit e fshatit të poshtëm bëheshin gjithnjë e më të varfër. Shoqërimi midis dy fshatrave u ndërpre dhe nuk organizoheshin më gosti të përbashkëta. Disa nga të rinjtë e fshatit të poshtëm u larguan, duke u shpërngulur gjithandej, duke kërkuar jetë më të mirë. Midis atyre që mbetën, disa u grindën me njerëzit nga fshati i epërm. Në këtë mënyrë, lumturia dhe paqja ishin larguar nga të dy fshatrat. 118

Zhvillimi shoqëror dhe mjedisi jetësor FLETË PUNE Kush është më i forti? Shumë kohë më parë Dielli dhe Era ishin miqtë më të ngushtë. Ata lunin të lumtur, por gjithashtu, ishin edhe shumë krenarë. Njëherë ata u grindën se kush është më i forti „Kur unë të filloj të fryej në pyll — tha Era — i lakoj drunjtë dhe i lëkundi gjethet e tyre. Unë jam më i forti“. „Kur unë ngrohi tokën — tha Dielli — e shkrij borën dhe e shndërroj ujin e liqeneve dhe lumenjve në avull “. Kështu ata gjatë ishin grindur, por asnjëri nuk dëshironte ta pranonte se tjetri është më i fortë. Përnjëherë e vërejtën një njeri në fushë, i cili shpejtonte rrugës. Njeriu mbante një xhaketë të lëkurës. „Eja e ti masim fuqitë !“, vazhdoi Era. „Ai i cili do të arrijë që njeriut t’ia heqë pallton nga trupi, ai është më i forti“. „Ti e ke radhën!“, u pajtua Dielli. Era e para e provoi fuqinë e vet. Iu gjuajt njeriut duke fryrë ashpër, duke u munduar që të hyjë nën xhaketën e njeriut me qëllim që t’ia heqë atë. Njeriu e mbante xhaketën e tij fortë rreth vetes, e përkulte kokën dhe vazhdonte të ecte nëpër fushë. Era fryu e fryu, por nuk mundi që t’ia heqë njeriut xhaketën. Së shpejti era u lodh dhe hoqi dorë e turpëruar. Pastaj i erdhi radha Diellit. Ai filloi të qeshë dhe i drejtoi rrezet e tij të nxehta mbi njeriun. Njeriu kishte vazhduar të ecë derisa nuk ishte djersitë. Atëherë kishte fshirë ballin dhe ngadalë e kishte zhveshur xhaketën e vet. E kishte hedhur mbi shpatull dhe kishte vazhduar të ecë. Kështu Dielli dhe Era e kishin përfunduar debatin e tyre. Era kuptoi se një buzëqeshje e ngrohtë është më e fortë se çfarëdo fryme në botë. E njejta gjë mund të ndodhë edhe në jetë: një buzëqeshje e ngrohtë dhe një fjalë e këndshme mund të arrijnë më tepër se fuqia. 119

Zhvillimi shoqëror dhe mjedisi jetësor

FLETË PUNE

Tatëpjetë

Më parë na ishte një lumë i thellë i zhurmshëm,

i cili buronte në mal si përrua i vogël. Përroi rridhte

nëpër kullosat malore, duke u kënaqur nga pamja

e kopeve të mëdha të deleve, dhive dhe lopëve.

Pastaj përroi kalonte nëpër një pyll të madh, duke

u dhënë një pjesë të ujit të vet drunjve, bimëve

dhe kafshëve. Përrenjtë tjerë iu bashkangjitnin

dhe në fund ai përrua dilte nga pylli si një lumë

i thellë dhe i madh, i cili qetë arrinte deri te lugina.

Kalonte nëpër fusha dhe livadhe dhe ujërat e tij

ishin shtëpi për shumë peshq dhe krijesa të tjera

të lumenjve. Pasi që bënte shumë vepra të mira

gjatë udhëtimit të tij të gjatë, më në fund lumi

takohej me detin dhe derdhej i lumtur në të.

Ishte një fshat në rrjedhën e sipërme të lumit,

banorët e të cilit i kullosnin kafshët e tyre,

gjuanin ose mblidhnin çfarëdo frytesh.

Ishte edhe një fshat tjetër në luginë, banorët

e të cilit i mbillnin dhe korrnin fushat e tyre,

kultivonin kafshë dhe gjuanin peshq në këtë lumë.

Ndonjëherë shkonin të gjuanin në pyll. Fshatarët

ishin të lumtur. Ndonjëherë bënin tregti mes vete.

Vizitoheshin, gostiteshin dhe i martonin djemtë

dhe vajzat e tyre me ata nga fshati tjetër.

Në këtë mënyrë, dy fshatrat jetonin në paqe

dhe harmoni deri në ditën kur kryeplaku i fshatit

të x epërm nuk propozoi vendosjen e pendës

së lumit. „Nëse ruajmë më tepër ujë nga lumi —

u tha ai njerëzve — do të mund të ruajmë më tepër

kafshë. Do të ndërtojmë një repart të vogël

elektrik, i cili do bënte të punojnë sharrat elektrike

në punishtet tona. Do të jetojmë më mirë dhe

do të përparojmë“. Fshatarët u pajtuan dhe ndërtuan pendën e lumit, duke lënë vetëm një

pjesë të vogël nga uji i tij që të rrjedhë tatëpjetë. Ata e zmadhuan numrin e kopeve të tyre

dhe së shpejti kishin nevojë për më tepër drunj për përpunim në punishtet me sharra.

Ndryshimet u vërejtën shpejtë në fshatin e mëposhtëm. Uji i cili arrinte në fushat

dhe kullosat e tyre nuk ishte i mjaftueshëm. Kullosat nga fushat u zhdukën dhe peshqi

kishte gjithnjë e më pak. Në pyll gjithnjë e më pak gjendeshin kafshë dhe fryte.

Njerëzit e fshatit të poshtëm bëheshin gjithnjë e më të varfër.

Shoqërimi midis dy fshatrave u ndërpre dhe nuk organizoheshin më gosti të përbashkëta.

Disa nga të rinjtë e fshatit të poshtëm u larguan, duke u shpërngulur gjithandej,

duke kërkuar jetë më të mirë. Midis atyre që mbetën, disa u grindën me njerëzit nga fshati

i epërm. Në këtë mënyrë, lumturia dhe paqja ishin larguar nga të dy fshatrat.

118

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!