30.11.2014 Views

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Zhvillimi shoqëror dhe mjedisi jetësor

3

I pyesni nxënësit se si u ndjenë derisa aktronin. Çfarë u bëri më shumë përshtypje.

4

Bëni krahasimin midis tregimit dhe mundësive të shoqërisë bashkëkohore që t’i zgjidhë

problemet serioze.

5

Duke i shpërndarë rolet e reja në këtë mënyrë, përsëri luani shfaqjen në të cilën sfidë paraqet

një problem i veçantë global (për shembull, ndryshimet klimatike, ndotja e ujit, tokës).

Nxirrni konkluzione për rëndësinë e secilit pjesëmarrës dhe për nevojën e bashkimit

të përpjekjeve për zgjidhjen e problemeve. Vëreni se një arsye e përbashkët i bashkon

të gjithë të tanguarit, e ajo arsye është mbrojta e mjedisit jetësor.

Pjesa V: Sot ne e huazojmë natyrën nga fëmijët tanë

1

Tregojeni proverbin e lashtë — Ne e huazojmë natyrën nga fëmijët tanë.

Diskutoni për rëndësinë e tij.

2

Në kontekst të proverbit, diskutoni për përgjegjësinë e secilës gjeneratë drejt tjetrës

që vijon. Mundohuni ta ilustroni këtë përmes dhënies së shembujve të ndërlidhur

me qytetin ose fshatin tonë dhe me mjedisin jetësor (ndërrimi i rrethit, gjendja e ujit

në afërsi të lumit ose liqenit, kërcënimet për llojet e veçanta të kafshëve dhe bimëve etj...).

3

Lusni nxënësit që të vizatojnë fotografi me temën „Toka për njëqind vite“

dhe le ti paraqesin pritjet dhe idetë e tyre për jetën në të ardhmen.

Organizoni ekspozitë dhe diskutim për fotografitë.

Pjesa VI: Si mund të ndihmoj unë?

1

I përkujtoni nxënësit se secili është përgjegjës për

zgjidhjen e problemeve, me të cilat ballafaqohet jeta

bashkëkohore. U thoni se ka një rëndësi shumë të madhe

që secili nga ata ti përgjigjet pyetjes: çfarë do të mund

të bëj unë për ta ndihmuar zhvillimin e qëndrueshëm

të shoqërisë? Për këtë qëllim, vizatoni në tabelë trungun

e një druri gjethërënës në dimër, pa gjethe,

dhe shpërndani pesë fletë letre me ngjyrë, të cilat më parë

janë prerë në formë të gjetheve. I lusni që të mendojnë

pak në grupe dhe të shkruajnë në secilën fletë diçka që

ata do të mund të bënin që ta përmirësojnë jetën në bashkësi. Gjatë kësaj, duhet të jenë

të kujdesshëm që mos të shkaktojnë dëm për shëndetin e njeriut dhe për mjedisin jetësor.

Përkujtoni nxënësit në aktivitetet të lidhura me punën e tyre nga orët e mëparëshme

(për shembull, mbjellja e drunjve, kujdesi për lulet dhe kafshët, kursimi i energjisë dhe i ujit,

shëtitja, biçikleta, oborri i pastër i shkollës, selektimi dhe reciklimi i mbeturinës).

2

Të gjitha grupet në mënyra të ndryshme i paraqesin idetë e tyre dhe i ngjesin „fletët“

e tyre në degët e drurit. Në fund të këtij aktiviteti, rezultati do të jetë një dru

i mrekullueshëm i larmishëm i krijuar përmes përpjekjeve të përbashkëta të klasës.

Pjesa VII: Lojë — Aeroplanë për zhvillim të qëndrueshëm?

1

Nxënësit ndahen në dy grupe dhe ulen në karrige përballë njëri tjetrit në dy rreshta paralel,

të larguar disa metra. Çdo nxënës bën aeroplan prej letre dhe në të me marker shkruan

porosi që përmbanë: çka ju dëshiroj dhe propozoj fëmijëve tjerë të Tokës për natyrën, ujin,

tokën, ajrin, familjen, shoqërimin, ushqimin etj. Arsimtari duhet ti nxisë nxënësit të mendojnë

me pyetje: Çka është e domosdoshme dhe e rëndësishme për të gjithë ne, për jetën në Tokë

dhe çfarë porosie do t’ju jepni fëmijëve të pjesëve tjera të botës?

115

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!