30.11.2014 Views

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Zhvillimi shoqëror dhe mjedisi jetësor

Pjesa II: Lumi rrjedh tatëpjetë

1

Shpjegojuni nxënësve se vend i mirë për jetesë është ai vend ku ka mjaft ushqim, ujë,

ajër të pastër dhe strehim. Në këtë mënyrë paraardhësit tanë kanë menduar kur kanë

vendosur se ku do të shpërngulen. Në fund, shtëpitë në grupe-bashkësi janë bërë fshatra,

ndërsa janë rritur në qytete. Bashkësitë e reja të krijuara kanë zhvilluar raporte komplekse

edhe me bashkësitë fqinje.

Sot edhe krahas zhvillimit të civilizimit modern dhe arritjeve më të larta të teknologjisë,

mirëqenia dhe siguria e njerëzve edhe më tej varen nga mbrojtja e mjedisit jetësor dhe

nga përdorimi i qëndrueshëm i pasurive natyrore. Shumë shpesh presionet dhe problemet

në rajone të ndryshme fillojnë nga problemet ekologjike.

2

Lexojeni tregimin „Tatëpjetë“ nga fleta e bashkangjitur

e punës.

3

Diskutoni rreth çështjeve në vijim me nxënësit:

• Çfarë është uji në lum? (Pasuritë natyrore, të cilat

u shërbejnë edhe njerëzve edhe mjedisit jetësor të cilët

jetojnë në të dy fshatrat).

• Pse lumi është i kënaqur kur afrohet pranë detit?

(Lumi ishte i kënaqur meqë arriti që t’u japë sasi

të barabartë të ujit të gjitha fshatrave tatëpjetë

që në fund të derdhet në det.)

• Për çfarë arsye kryeplaku nga fshati më i lartë propozoi ndërtimin e pendës?

(Për shkak të dëshirës për një jetë më të pasur dhe më të mirë. Nuk ka asgjë të keqe

në këtë dëshirë, sepse dëshira e natyrshme e të gjithë njerëzve është që të zhvillohen

dhe të jetojnë mirë.)

• Çfarë gabimesh kanë bërë njerëzit nga fshati i epërm? (Ata vendosën që ti shfrytëzojnë

pothujse të gjithë pasurinë ujore pa pasur llogari për nevojat e njerëzve në fshatin

e poshtëm gjë që solli deri te pasojat serioze.)

• Cilat janë pasojat ? (Zhdukja e bimëve dhe shtazëve, zvoglimi i rendimenteve,

prerja e pyjeve, varfëria dhe shpërngulja e njerëzve nga fshati i poshtëm, problemi

midis dy fshatrave, humbja e marrëdhënieve miqësore dhe traditave.)

Organizoni përgjigjet e nxënësve duke e përcjellur shembullin:

• Gjendja — uji (pasuria natyrore); përdorimi i saj ishte i balancuar, i shfrytëzuar

barabartë nga të gjithë

• Ndryshimi — kryeplaku vendos që të ndërtojë pendë

• Arsyeja — dëshira për zhvillim dhe jetë më të mirë në fshatin e epërm

• Gabimet — nuk mbanin llogari për nevojën e mjedisit jetësor dhe për njerëzit në fshatin

e poshtëm.

• Pasojat — humbja e bimëve dhe shtazëve, varfëria e njerëzve, shpërngulja dhe grindje.

4

Konkludoni se kur merren vendime të rëndësishme, është e mundur që të shkelen interesat

e ndryshme dhe shpeshëherë të kundërta. Pasojat nuk mund çdoherë lehtë të parashihen

dhe shumë shpesh sjellin deri te problemet serioze. Me qëllim që të shmangen komplikimet

dhe situatat kritike, të gjitha shkaqet dhe pasojat duhet të shqyrtohen më herët.

Kjo nuk është e lehtë dhe shpeshherë nevojitet kohë, durim, dhe respekt i përbashkët.

5

U thoni nxënësve që të bisedojnë me prindërit e tyre për tregimin „Tatëpjetë“. Në orën

e ardhshme, i lusni nxënësit që ti sjellin propozimet e tyre për zgjidhjen e problemeve.

6

Së pari shpërndani kopjet nga tregimi „Kush është më i forti?“ në fletën e bashkangjitur

të punës. I lusni nxënësit të gjejnë zgjidhje për konfliktet, të cilat mund të bazohen

në idenë kryesore të tregimit.

113

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!