30.11.2014 Views

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Zhvillimi shoqëror dhe mjedisi jetësor

Përgatitja ditore: Zhvillimi shoqëror

Kohëzgjatja

Koha vjetore

Vendi

Materialet

Qëllimet

Metodat

4-5 orë shkollore

Të gjitha stinat e vitit

Klasa

2 gota të ujit me madhësi të ndryshme, letër me ngjyrë

Nxënësit të:

• kuptojnë se në natyrë ekziston baraspeshë, e cila nuk guxon

të prishet

• vënë në pah dhe analizojnë shkaqet negative në mjedisin

jetësor, të cilat sjellin deri te paraqitja e problemeve të caktuara

• kenë të qartë se vështirësitë mund të tejkalohen përmes

bashkëpunimit dhe tolerancës

• kuptojnë se çdokush mund të kontribuojë për zhvillim

të qëndrueshëm të shoqërisë

Demonstrimi, diskutimi

Pjesa I: Kapaciteti i ngarkesës

(lidhja midis madhësisë së vendbanimit dhe numrit të njësive në të)

1

U shpjegoni nxënësve se kapaciteti i ngarkesës në natyrë e shënon numrin e organizmave,

të cilët mund të jetojnë në një vend. Faktorët më të rëndësishëm, të cilët e definojnë

kapacitetin e ngarkesës janë: qasja deri te uji, ushqimi, vendbanimi dhe hapësira. Kapaciteti

i ngarkesës vlen për gjithë organizmat e gjallë, edhe pse njerëzit mund të adaptohen

më lehtë në ndryshimet e paparapara në kushtet e mjedisit jetësor. Për bimët dhe shtazët,

adaptimi është më i vështirë. Adaptimi i organizmave në një mjedis jetësor ndryshon

varësisht nga ndryshimet e stinëve të vitit. Fatkeqësitë natyrore (për shembul, përmbytjet,

stuhitë, acaret, vullkanet) mund të ndikojnë mjaft ndaj aktiviteteve të njeriut.

2

Ja

3

Shpjegojuni

disa shembuj/pyetje për lidhjen midis madhësisë

së vendbanimit dhe numrit të njësive në të:

• Pyesni nxënësit se a ka dikush në shtëpinë e vet akuarium

dhe se a mund deri në pafundësi të shtojnë peshq të rinj

në të.

• Nga sa anëtarë ka çdo familje veç e veç. A ka raste kur

numri i njerëzve, të cilët jetojnë bashkë mund të rritet

dukshëm? (ndërtesa të mëdha, kampe) Si ndjehen

njerëzit kur jetojnë në hapësirë të ngushtë?

• Çka ndodhë me banorët në fushat e lagështa

(për shembull, kënetat pellgjet) pasi që ato të jenë tharë?

Cilët nga ta nisen në kërkim të vendbanimit të ri, e cilët nga ta vdesin?

• Nëse njerëzit, të cilët jetojnë në një rajon me lum/liqen vendosin që gjithë ujin

ta përdorin për qëllime të veta (për shembull, për pije, ujitje, industri), çka do të ndodhë

me bimët, kafshët dhe njerëzit, të cilët jetojnë pranë lumit? A mundet një situatë e këtillë

të shkaktojë problem?

nxënësve se kafshët ose shpërngulen ose vdesin. Bimët zakonisht nuk mund

të adaptohen mjaft dhe vdesin shpejt. Kjo situatë është më ndryshe te njerëzit,

sepse ata mund të të adaptohen shumë më lehtë në kushte të reja dhe të ballafaqohen

me vështirësi të ndryshme. Edhe krahas këtij adaptimi, tejkalimi i kapacitetit të ngarkesës

shpeshherë shkakton probleme, luftëra dhe vuajtje masive.

112

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!