2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ... 2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

documents.rec.org
from documents.rec.org More from this publisher
30.11.2014 Views

Konsumi dhe mbeturina FLETË PUNE Zërat e pazakontë Zoki: Përshëndetje Maja! E shoh se edhe ti ke paske ardhë herët. Maja: Përshëndetje Zoki! Më vjen mirë që të shoh. Zoki: Çka ka të re? Si je? Maja: Gjithë të vjetra... (ndërpret) Urdhëro? Zoki: Çka? Çfarë the? Maja: Unë, asgjë, por dëgjova disa zëra! Zoki: (i habitur) edhe unë e dëgjova të njejtën. Shshshsh! Dëgjo, mbeturinat flasin! E vëren? Maja: Po... Por, si është e mundur!? (e habitur) Eja të dëgjojmë se çfarë thonë! Letra: O zot, o zot! U lodha vazhdimisht të jem në të njejtin vend, e palëvizshme, e ndotur, e pashfrytëzuar. Tanimë një javë gjendem në këtë vend. Askujt nuk i kujtohet të më ngre dhe të më vë në koshin e mbeturinave, e më pas të më përpunojë. Atëherë do të bëhesha e bukur, e pastër, e dobishme, por ndoshta edhe me aromë të mirë. Uh, e mjera unë... kush do të presë një vit që të shpërbëhem dhe të shpëtojë nga këto vuajtje! Plastika: Lum ti! Për mua një vit nuk është asgjë. Ti nuk duhet të ankohesh, një vit është pak! Unë këtu rri e ndotur, e ekspozuar në shi, erë, borë, e çka jo tjetër, tani më katër muaj! E mjerë unë. Që të shpërbëhem, duhet të presë pesë shekuj! dëgjon, pesëqind vjet! Do të dëshiroja që të jem në koshin e mbeturinave, që pastaj të më dërgojnë në fabrikën më të afërt të përpunimit, që të më pastrojnë dhe përsëri të më përdorin dhe prap të bëhem e bukur, e larme dhe e dobishme! Qelqi: E mjaftë më! Nuk mund t’ju dëgjoj! Mos u ankoni! Të paktën ju një ditë do të zhdukeni! (i hidhëruar) E çfarë të them unë!? Unë do të jetoj vazhdimisht, asnjëherë nuk do të shpërbëhem. Vazhdimisht do ti shikojë këta të rinj, shkatërrues të paedukuar të natyrës se si më shkelin në oborrin e shkollës. (i pikëlluar) Eh, sikur të isha në ndonjë shportë të posaçme për qelq, e jo kështu i hedhur dhe i ndotur! Deri më tani një qind herë do të më kishin përpunuar! Aspak nuk ndjehem mirë! Planeti Tokë: Ndaluni më! Nuk jeni për tu ankuar. Pse mendoni vetëm për veten tuaj? Unë vazhdimisht jam i ndotur. Mbaj peshën e gjithë kësaj mbeturine, të hedhur me shekuj më parë, por tanimë gjithnjë e më tepër bëhet e padurueshme. Nuk mund të duroj më. Ju lutem të ndaloni së ankuari, sepse nëse vazhdon kështu, unë do të shkatërrohem, ndërsa edhe ju bashkë me mua do të shkatërroheni. Po e harxhoj fuqinë e fundit. Maja dhe Zoki: (shikohen të habitur, të hutuar, me shumë ide në kokë). Maja: Zoki, eja të bëjmë një sesion ekologjik. Eja ti mbledhim të gjithë shokët tone, t’ju themi se çfarë dëgjuam dhe t’i përvishemi punës. Ti mbledhim këto mbeturina dhe ta shpëtojmë planetin tonë të çmueshëm! 110

Zhvillimi shoqëror dhe mjedisi jetësor Të gjithë njerëzit janë pjesë e një shoqërie. Jeta e njerëzve në një shoqëri është e mundësuar me në sërë kushtesh , siç janë: shtëpia, puna, argëtimi etj. Shumica e njerëzve janë të kënaqur me mënyrën e jetës së tyre dhe me ate që kanë, por disa jo. Me qëllim që të mundësojnë kushte më të mira për jetesë, njerëzit i shfrytëzojnë të mirat natyrore. Të gjitha aktivitetet e njeriut, siç janë: prodhimi dhe konsumi, shfrytëzimi i minierave, pyjeve dhe ujërave, ndërtimi i ndërtesave të reja në sipërfaqet e lira të gjelbëra dhe të tjera, kanë ndikim serioz ndaj mjedisit jetësor. Që të jetohet në një shoqëri të qëndrueshme domethënë kërkohet baraspeshë midis njerëzve dhe natyrës. Ne sot vetëm i shpenzojmë pasuritë natyrore. E shfrytëzojmë ujin e pijshëm, ajrin, thëngjillin dhe drurin për ngrohje, sipërfaqe tokësore për rrugë etj., ndërsa nuk kemi kontribuar për ripërtëritjen e drunjve, ujit të pastër ose ajrit të pastër. Njerëzit duhet të kujdesen për qëndrueshmërinë e zhvillimit të vet natyrës, sepse ajo nuk mund më tepër të japë lëndë të parë. Domethënë duhet të ndryshohet mënyra e deritanishme e jetesës dhe të ndërtohet mënyrë e re e të menduarit për zhvillim të botës në kuadër të kufijve natyrorë. Ndërtimi i shoqërisë së qëndrueshme është proces i gjatë, në të cilin çdo individ duhet të kontribuojë me sjelljen dhe me veprimet e tij në drejtim të ruajtjes së të mirave në Tokë dhe në botën e gjallë. Me këtë do të mundësohet që edhe ne dhe gjeneratat e ardhshme të kemi kushte për jetë më të mirë dhe gjatë kësaj të ruhet natyra. Jetesa e deritanishme shpesh shkakton katastrofa, mu për ate se nevojat e njeriut janë shumë të mëdha, ndërsa natyra është e shterrur dhe e shkatërruar. Nuk guxojmë t’i shpenzojmë pasuritë natyrore pa masë. Duhet të mendojmë edhe për gjeneratat e ardhshme që edhe ato ti kenë kushtet e domosdoshme për jetë. Gjithashtu duhet të dimë se mjedisi në të cilin jetojmë i ka kufijtë e vet, të cilët duhet ti respektojmë. Gjithë jeta në planetin Tokë zhvillohet brenda këtyre kufijve. Të gjithë organizmat në planetin Tokë jetojnë në baraspeshë. Çdo prishje e baraspeshës sjell deri te një varg katastrofash me ndikim të madh ndaj jetës së të gjithë organizmave. Mbrojtja e natyrës është e domosdoshme për zhvillim, sepse ajo siguron pasuri natyrore, ujë të pastër, energji, ajër dhe tokë. Zhvillimi i qëndrueshëm është zhvillim i shoqërisë që mundëson përparim ekonomik, dhe mirëqenien e njerëzve e njëkohësisht mbrojtjen e natyrës dhe botës së gjallë. 111

Zhvillimi shoqëror

dhe mjedisi jetësor

Të gjithë njerëzit janë pjesë e një shoqërie. Jeta e njerëzve në një shoqëri është e mundësuar

me në sërë kushtesh , siç janë: shtëpia, puna, argëtimi etj. Shumica e njerëzve janë të kënaqur

me mënyrën e jetës së tyre dhe me ate që kanë, por disa jo. Me qëllim që të mundësojnë kushte

më të mira për jetesë, njerëzit i shfrytëzojnë të mirat natyrore. Të gjitha aktivitetet e njeriut, siç janë:

prodhimi dhe konsumi, shfrytëzimi i minierave, pyjeve dhe ujërave, ndërtimi i ndërtesave të reja

në sipërfaqet e lira të gjelbëra dhe të tjera, kanë ndikim serioz ndaj mjedisit jetësor.

Që të jetohet në një shoqëri të qëndrueshme domethënë kërkohet baraspeshë midis

njerëzve dhe natyrës. Ne sot vetëm i shpenzojmë pasuritë natyrore. E shfrytëzojmë ujin

e pijshëm, ajrin, thëngjillin dhe drurin për ngrohje, sipërfaqe tokësore për rrugë etj., ndërsa nuk

kemi kontribuar për ripërtëritjen e drunjve, ujit të pastër ose ajrit të pastër. Njerëzit duhet

të kujdesen për qëndrueshmërinë e zhvillimit të vet natyrës, sepse ajo nuk mund më tepër

të japë lëndë të parë. Domethënë duhet të ndryshohet mënyra e deritanishme e jetesës

dhe të ndërtohet mënyrë e re e të menduarit për zhvillim të botës në kuadër të kufijve natyrorë.

Ndërtimi i shoqërisë së qëndrueshme është proces i gjatë, në të cilin çdo individ duhet

të kontribuojë me sjelljen dhe me veprimet e tij në drejtim të ruajtjes së të mirave në Tokë

dhe në botën e gjallë. Me këtë do të mundësohet që edhe ne dhe gjeneratat e ardhshme

të kemi kushte për jetë më të mirë dhe gjatë kësaj të ruhet natyra.

Jetesa e deritanishme shpesh shkakton katastrofa, mu për ate se nevojat e njeriut janë shumë

të mëdha, ndërsa natyra është e shterrur dhe e shkatërruar. Nuk guxojmë t’i shpenzojmë pasuritë

natyrore pa masë. Duhet të mendojmë edhe për gjeneratat e ardhshme që edhe ato ti kenë

kushtet e domosdoshme për jetë. Gjithashtu duhet të dimë se mjedisi në të cilin jetojmë i ka

kufijtë e vet, të cilët duhet ti respektojmë. Gjithë jeta në planetin Tokë zhvillohet brenda këtyre

kufijve. Të gjithë organizmat në planetin Tokë jetojnë në baraspeshë. Çdo prishje e baraspeshës

sjell deri te një varg katastrofash me ndikim të madh ndaj jetës së të gjithë organizmave.

Mbrojtja e natyrës është e domosdoshme për zhvillim, sepse ajo siguron pasuri natyrore,

ujë të pastër, energji, ajër dhe tokë. Zhvillimi i qëndrueshëm është zhvillim i shoqërisë

që mundëson përparim ekonomik, dhe mirëqenien e njerëzve e njëkohësisht mbrojtjen

e natyrës dhe botës së gjallë.

111

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!