30.11.2014 Views

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Konsumi dhe mbeturina

Përgatitja ditore: Krijimi i mbeturinës

Kohëzgjatja

Koha vjetore

Vendi

Materialet

Qëllimet

Metodat

2-3 orë shkollore

Të gjitha stinat

Klasa

Qese nga plastika, dorëza mbrojtëse, shishe qelqi, shishe plastike,

konservë alumini, gazetë, copë rrobash, banane, hekur

Nxënësit të:

• zhvillojnë shkathtësi për vëzhgimin dhe njohjen e mbeturinës

• mësojnë se si të pakësohet mbeturina

Diskutim, demonstrim, punë në grupe, piknik

Pjesa I: Çfarë ka në mbeturinë?

1

Shpjegojuni fëmijëve se shoqëria e tanishme me shpenzimin e sasisë së madhe të energjisë

dhe pasurive natyrore krijon aq shumë mbeturina saqë e ndot ajrin, ujin dhe tokën.

Njerëzit krijojnë shumë mbeturinë, gjë që ekziston rreziku që të mbyten në të.

2

Që të dëshmoni dhe më pas ta studioni këtë deklaratë, organizoni një nga aktivitetet

e përshkruara më poshtë.

Shembulli 1: Kush e ndotë shkollën? Dilni në oborrin e shkollës dhe vëzhgojeni

mbeturinën. Kush e krijon?

Shembulli 2: Çfarë mund të gjeni në shportën e mbeturinave? Studioni shportën

e mbeturinave në klasën tuaj.

3

Tubohuni bashkë dhe ndajeni mbeturinën sipas materialit themelor (për shembull, metal, letër,

mbetje ushqimore, plastikë, qelq). Ndajeni klasën në pesë grupe dhe secilit grup i jepni nga

një kopje të Fletëve të punës „Mbeturina jonë“. Grupet le ta plotësojnë fletën.

4

Ua tregoni nxënësve shishen e qelqit, shishen e plastikës, konservën e aluminit, gazetën,

copën nga rroba e vjetër, lëvoren e bananes dhe mbeturinën nga hekuri. Pyesni nxënësit

se a krijohen mbeturina të njejta në shtëpitë e tyre, si dhe lloje të tjera të mbeturinave,

të cilat mund t’ju kujtohen, e të cilat i krijojnë familjet e tyre.

5

Kini kujdes në të dhënën se disa mbeturina, pasi që njëherë të jenë shtresuar në deponi,

asnjëherë nuk do të shpërbëhen. Parashtroni pyetje:

• Cilat materiale nuk do të shpërbëhen?

• Cilët materiale do të shpërbëhen të parat?

• Për cilët prej tyre procesi i shpërbërjes do të zgjasë më tepër se zakonisht?

• Cilët nga këto mund të përdoren përsëri ose të përpunohen?

Organizoni diskutim nga i cili do të dalin ide të ndryshme për aktivitete, të cilat do të mund

të ndërmerren për:

• shishet e qelqit (të mbledhura, të lara, të futura përsëri në përdorim);

• shishet e plastikës (të mbledhura, të selektuara, të shtypura, të paketuara), konserva

alumini (të mbledhura, shtypura me qëllim të zvoglimit të vëllimit, të paketuara);

Ndihmojuni që të binden se mbledhja dhe përpunimi i mbeturinës kërkon pjesëmarrje të

gjithë shoqërisë, duke filluar nga familja, e cila mund ta ndajë mbeturinën e amvisërisë dhe

ta çojë në ndërmarrjet e specializuara për menaxhimin e mbeturinës dhe përpunimin e saj.

103

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!