30.11.2014 Views

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Konsumi dhe mbeturina

Nevojat e konsumuesit bashkëkohor vazhdimisht rriten, ndërsa njerëzit, me vetëdije ose jo,

vazhdimisht e rrisin llojin e prodhimeve dhe të shërbimeve, të cilat i përdorin. Në kushtet

e sotshme, ekzistojnë mundësi të pakufizuara për transportin e prodhimeve, gjë që mundëson

që llojet më të ndryshme të prodhimeve të vijnë nga vendet e largëta dhe të bëhen pjesë e jetës

së përditshme. Tregu konsumues është tepër i ngopur me reklama për prodhimet dhe

shërbimet e reja. Gradualisht dhe mezi i dukshëm, konsumi bëhet pjesë shumë e rëndësishme

e jetës së njerëzve, duke marrë pjesë të madhe të kohës së tyre dhe të mjeteve financiare.

Prodhimi dhe paraqitja e prodhimeve dhe shërbimeve të ndryshme në të kaluarën zgjaste

shumë dhe kërkonte shumë punë. Njerëzit ishin të vetëdijshëm për vështirësitë dhe shpenzimet,

të cilat i shoqëronin prodhimet, bartjen dhe shpërndarjen e prodhimeve. Në të kaluarën,

mënyra e jetës impononte ruajtjen dhe kujdesin për prodhimet, me qëllim që të mund t’i

përdorin sa më gjatë, për dallim nga tani.

Në kohën e sotme, më së shpeshti shfrytëzohen prodhime për një përdorim, gjë që kalon

në shprehi të keqe. Për këtë arsye shoqëria e tashme quhet shoqëri konsumuese.

Cilat janë pasojat nga rritja e konsumit?

• Rritja e konsumit të pasurive natyrore dhe energjisë. Për shembull, sasia e minierave

dhe mineraleve, të cilat shfrytëzohen nëpër botë dyfishohet çdo 15 vite.

• Është rritur lirimi i më shumë materieve, të cilat e ndotin ajrin, ujin dhe tokën në mjedisin

jetësor. Mbeturina nga amvisëritë dhe industria grumbullohet në deponi mbeturinash;

ujërat e ndotura të amvisërisë dhe industrisë derdhen në lumenj, liqene dhe dete,

ndërsa gazrat që dalin nga automjetet dhe gazrat industriale lëshohen në ajër.

Arsyeja kryesore për këtë është rritja e numrit të popullsisë. Për momentin vlerësohet

se popullsia në Tokë numëron mbi 6 miliardë njerëz. Në fillim të shekullit të 20 ajo mezi arrinte

2 miliardë, ndërsa në mesin e shekullit 21 pritet një popullsi prej 10 miliardë.

Të gjitha këto situata, paraqesin sfida serioze për zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë

bashkëkohore. Është koha e fundit që njerëzit të fillojnë të mendojnë dhe të veprojnë duke

përdorur prodhimet dhe shërbimet me mençuri dhe vetëdije.

101

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!