2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ... 2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

documents.rec.org
from documents.rec.org More from this publisher
30.11.2014 Views

Popullata FLETË PUNE Përparësitë e të jetuarit në fshat ose qytet Dua të jetoj në qytet sepse: Dua të jetoj në fshat sepse: 100

Konsumi dhe mbeturina Nevojat e konsumuesit bashkëkohor vazhdimisht rriten, ndërsa njerëzit, me vetëdije ose jo, vazhdimisht e rrisin llojin e prodhimeve dhe të shërbimeve, të cilat i përdorin. Në kushtet e sotshme, ekzistojnë mundësi të pakufizuara për transportin e prodhimeve, gjë që mundëson që llojet më të ndryshme të prodhimeve të vijnë nga vendet e largëta dhe të bëhen pjesë e jetës së përditshme. Tregu konsumues është tepër i ngopur me reklama për prodhimet dhe shërbimet e reja. Gradualisht dhe mezi i dukshëm, konsumi bëhet pjesë shumë e rëndësishme e jetës së njerëzve, duke marrë pjesë të madhe të kohës së tyre dhe të mjeteve financiare. Prodhimi dhe paraqitja e prodhimeve dhe shërbimeve të ndryshme në të kaluarën zgjaste shumë dhe kërkonte shumë punë. Njerëzit ishin të vetëdijshëm për vështirësitë dhe shpenzimet, të cilat i shoqëronin prodhimet, bartjen dhe shpërndarjen e prodhimeve. Në të kaluarën, mënyra e jetës impononte ruajtjen dhe kujdesin për prodhimet, me qëllim që të mund t’i përdorin sa më gjatë, për dallim nga tani. Në kohën e sotme, më së shpeshti shfrytëzohen prodhime për një përdorim, gjë që kalon në shprehi të keqe. Për këtë arsye shoqëria e tashme quhet shoqëri konsumuese. Cilat janë pasojat nga rritja e konsumit? • Rritja e konsumit të pasurive natyrore dhe energjisë. Për shembull, sasia e minierave dhe mineraleve, të cilat shfrytëzohen nëpër botë dyfishohet çdo 15 vite. • Është rritur lirimi i më shumë materieve, të cilat e ndotin ajrin, ujin dhe tokën në mjedisin jetësor. Mbeturina nga amvisëritë dhe industria grumbullohet në deponi mbeturinash; ujërat e ndotura të amvisërisë dhe industrisë derdhen në lumenj, liqene dhe dete, ndërsa gazrat që dalin nga automjetet dhe gazrat industriale lëshohen në ajër. Arsyeja kryesore për këtë është rritja e numrit të popullsisë. Për momentin vlerësohet se popullsia në Tokë numëron mbi 6 miliardë njerëz. Në fillim të shekullit të 20 ajo mezi arrinte 2 miliardë, ndërsa në mesin e shekullit 21 pritet një popullsi prej 10 miliardë. Të gjitha këto situata, paraqesin sfida serioze për zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë bashkëkohore. Është koha e fundit që njerëzit të fillojnë të mendojnë dhe të veprojnë duke përdorur prodhimet dhe shërbimet me mençuri dhe vetëdije. 101

Popullata

FLETË PUNE

Përparësitë e të jetuarit

në fshat ose qytet

Dua të jetoj në qytet sepse:

Dua të jetoj në fshat sepse:

100

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!