30.11.2014 Views

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

2 - The Regional Environmental Center for Central and Eastern ...

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Doracaku

për arsimtarë

Doracaku për arsimtarët është përgatitur nga Qendra Rajonale e Mjedisit Jetësor

për Europën Qendrore dhe Lindore (REC) në bashkëpunim me edukatorët

maqedonas, bullgarë dhe hungarezë, arsimtarët dhe këshilltarët e arsimit. Ai është

pjesë e një pakete edukative nga sfera e mjedisit jetësor „Paketa e Gjelbër Junior“

e hartuar me mbështetje financiare nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC)

dhe kontributi i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë.

Paketa Multimediale „Paketa e Gjelbër Junior“ është falas për të gjitha shkollat

fillore të Republikës së Maqedonisë.

Autorët e versionit themelor të leksioneve: Kliment Mindjov ■ Tatjana Miteva

Autorët e doracakut për arsimtarë në gjuhën maqedonase dhe gjuhën shqipe:

Aneta Trenkoska ■ Irena Pantova ■ Katarina Georgievska ■ Kornelija

Radovanoviq ■ Natalia Aceska ■ Ollgica Naumoska ■ Rosa Vasilevska ■

Ruska Miceva ■ Sasho Sekullovski ■ Svetllana Brashnarska ■ Valentina Nedellkova

■ Vesna Veljanovska-Miladinova ■ Vesna Nikollovska

Redaktimin: Katarina Georgievska ■ Kornelija Radovanoviq ■ Ollgica Naumoska

■ Sasho Sekullovski ■ Svetllana Brashnarska

Lekturën në gjuhën maqedonase: Olivera Joveska

Përkthimin në gjuhën shqipe: Bilkize Ismaili ■ Zekije Ramadani

Lekturën në gjuhën shqipe: Shpresa Ramadani

Disenjin: Sylvia Magyar

Ilustrimet: Laszlo Falvay ■ Stoyan Nikolov

Udhëheqëse e projektit: Kornelija Radovanoviq

Botimin: Typonova Kft

Falënderim të veçantë arsimtarëve: Jasmina Miteva nga SHF „Kirili dhe Metodi“

dhe Violeta Goceva nga SHF „Goce Dellçev„ nga Bosillova; Vangelica Dërnkova

nga SHF „Kirili dhe Metodi“ dhe Sllavica Petrova nga SHF „Bllazhe Koneski“ nga

Velesi; Sanie Abdullai dhe Jehona Sela nga SHF „Said Najdeni“ nga Dibra; Lujza

Spasova nga SHF „Kërste Petkov Misirkov“, Janka Stojçeva nga SHF „Kosta Racin“

dhe Fatime Limani nga SHF „Nikolla Karev“ nga Radovishi; Natasha Bogatinovska

dhe Suzana Popovska nga SHF „Mirçe Acev“ nga Shkupi; Vasillka Todorovska

dhe Lidija Bozhinoska nga SHF „Rajko Zhinzifov“ nga Shkupi dhe Tatjana Çuprina

dhe Vangja Jankullovska nga SHF „Shemshevo“ nga Jegunovca, Bllagoj Kostadinov

dhe Vojo Stojanovski nga SHF „Sinisha Stoilov“ nga Zërnovca, Lençe Petkoska

nga SHF „Strasho Pinxhur“ dhe Vesna Panoska nga SHF „Kosta Racin“ nga Prilepi,

Katarina Matevska nga SHF „Kirili dhe Metodi“ dhe Marija Petrova nga SHF

„Goce Dellçev“ nga Manastiri, Marija Uzunova dhe Natalija Dikova nga SHF

„Sando Macev“ nga Strumica. Për vërejtjet, sugjerimet dhe lavdëratat e tyre lidhur

me materialet e përpunuara dhe përkushtimin e tyre gjatë shfrytëzimit

të „Paketës së Gjelbër Junior“ në pilot projektet që u zbatuan në kuadër

të grant-programit „Paketa e Gjelbër Junior“ si dhe nxënëseve Angella Stojkovska,

Teodora Stojkovska dhe Milla Nikollovska për idetë dhe tregimet e tyre.

©2012 The Regional Environmental Center for Central and Eastern Europe

ISBN 978-963-9638-61-7

Për hartimin e „Paketës së Gjelbër Junior“ janë përdorur dy lloje të letrës

së ricikluar 100g Mohawk Via Felt Flax dhe 115g dhe 170g Dalum Cyclus Offset

Përmbajtja

Parathënie 2

Shfrytëzimi i „Paketës së Gjelbër Junior“ 5

■ Lidhshmëria 7

Gjithçka rreth nesh është e ndërlidhur 9

■ Ajri 17

Pa ajër nuk mundemi 18

■ Uji 25

Domosdoshmëria e ujit 27

Uji dhe njerëzit 28

■ Toka 41

Çka dimë për tokën? 42

Toka dhe njerëzit 45

■ Energjia 51

Për gjithçka nevojitet dielli 52

Si të ruhet energjia 54

■ Shumëllojshmëria biologjike 63

Bimët dhe kafshët rreth nesh 64

Për njerëzit dhe për natyrën 66

■ Pasuritë natyrore 89

Pasuritë natyrore 90

■ Popullata 95

Çka do të thotë rritje e popullatës? 96

■ Konsumi dhe mbeturina 101

Krijimi i mbeturinës 103

Festivali i mbeturinës 104

■ Zhvillimi shoqëror dhe mjedisi jetësor 111

Zhvillimi shoqëror 112

■ Mënyra e shëndoshë e jetesës 123

Shprehitë (jo) të shëndetshme të familjes 125

Menyja ime shtatëditore 126

■ Ndryshimet klimatike 133

Serra ose oranzheria 134

Diploma 138

1

Parathënie

■ Qendra Rajonale e Mjedisit Jetësor e hartoi „Paketën e Gjelbër“ për herë të parë në vitin

2002 për nevojat e shkollave fillore në Poloni. Që atëherë REC-i me sukses e përhapi tregimin

për „Paketën e Gjelbër“ nëpër gjithë Europën Qendrore dhe Lindore. Duke iu falënderuar

përpjekjeve të përbashkëta të REC-it dhe partnerëve tanë të përkushtuar, bashkëpunëtorëve,

materialet edukative dhe mjetet mësimore nga „Paketa e Gjelbër“ deri tani janë adaptuar

për shfrytëzim në 16 gjuhë në 18 shtete. Arsimimin për mjedisin jetësor deri tani e afruam

deri te 3.5 milionë nxënës dhe 35.000 arsimtarë.

Ky material i ri arsimor hapi një kapitull të ri në përpjekjet tona që të zgjerohet grupi qëllimor

dhe t’u prezentohet „Paketa e Gjelbër“ fëmijëve përmes zhvillimit të një „Pakete të Gjelbër

Junior“. Besoj se paketa „Junior“ specifike në shumë gjëra dhe e zhvilluar për nevojat e arsimit

fillor në Maqedoni do të zbatohet edhe në vendet tjera. Versioni i „Paketës së Gjelbër Junior“

i Maqedonisë, i vetmi deri tani, përmbanë mjete plotësuese edukative, të zhvilluara si rezultat

i bashkëpunimit të përbashkët në mes të ekipit të REC-it dhe grupeve të arsimtarëve dhe

edukatorëve kompetentë nga shkollat fillore dhe institucionet në Maqedoni. Ky prodhim është

edhe një tjetër tregim i suksesshëm i lidhur me përpjekjet e REC-it për ngritjen e kapaciteteve

të arsimtarëve dhe trajnuesve aktual dhe të ardhshëm për mbështetje në zhvillimin

e institucioneve dhe programeve që e rrisin cilësinë e arsimit për mjedisin jetësor dhe zhvillimin

e qëndrueshëm në Europën Qendrore dhe Lindore.

„Paketa e Gjelbër Junior“ ndihmon në zhvillimin e vlerave të reja te nxënësit dhe një model

të ri të sjelljes në shkollë, shtëpi dhe në përgjithësi në shoqëri. Me këtë, fëmijët do të bëhen

ambasadorë të qëndrueshmërisë së një shoqërie dhe do t’ua transmetojnë njohuritë

dhe shprehitë e tyre të reja miqve dhe rrethit familjar.

Siç ju njoftuam gjatë „Rio +20“ – Konferencës së Kombeve të Bashkuara, ne i jemi përkushtuar

arsimit për zhvillim të qëndrueshëm dhe e vazhdojmë partneritetin tonë me fëmijët, politikanët,

përfaqësuesit e sektorit të biznesit dhe me të gjithë shoqërinë në rajonin tonë dhe jasht tij.

Kjo paketë është rezultat konkret i përpjekjeve tona që të ndërtojmë komunitete të forta

për të tashmen dhe të ardhmen.

Dëshiroj t’ua shprehë mirënjohjen dhe falënderimin tim autorëve dhe pjesëmarrësve tjerë

në hartimin e këtij materiali të ri arsimor si dhe Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim (ADC),

Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës

të Republikës së Maqedonisë për mbështetjen e tyre të sinqertë, e cila ishte shtysë kryesore

e jona gjatë hartimit të „Paketave të Gjelbra“ në Maqedoni që nga viti 2006.

Marta Szigeti Bonifert

Drejtore Ekzekutive

Qendra Rajonale e Mjedisit Jetësor për Europën Qendrore dhe Lindore (REC)

Zyra kryesore

■ Sot është e qartë se modeli i përhapur gjerësisht i zhvillimit shoqëror është i paqëndrueshëm.

Të gjithë ne si qytetarë ballafaqohemi me një nevojë urgjente të ndryshimit të mënyrës

së të jetuarit, me qëllim që të parandalohet përdorimi i paqëndrueshëm i pasurive natyrore

dhe degradimi i rrethinës dhe të sigurohet jetesë në përputhje me mundësitë e planetit tonë.

Arsimimi ka një rol tejet të rëndësishëm në rritjen e vetëdijes së një shoqërie dhe në përpjekjet

që qytetarët të kuptojnë se si parimet e zhvillimit të qëndrueshëm të zbatohen në mënyrë

konkrete në jetën e përditshme. Arsimimi për zhvillimin e qëndrueshëm mundëson

që të zhvillohen kapacitetet e nevojshme për të menduarit kritik dhe sistematik në të ardhmen,

andaj përpjekjet e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor janë orientuar drejt

popullatës më të re.

Zhvillimi i shoqërisë së qëndrueshme duhet të shihet si një proces i kontinuar i të mësuarit dhe

ndryshimeve, në të cilin janë inkuadruar një varg aktorësh që sigurojnë drejtime për të menduar

dhe vepruar si në arsimimin formal, por edhe në atë joformal. Ky proces kërkon një angazhim

të vazhdueshëm nga edukatorët kompetent, arsimtarët dhe punëtorët arsimorë, por sigurisht

se nuk guxon të lihet pas dore edhe nevoja për librat dhe mjetet mësimore. Pikërisht për këtë,

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në mënyrë të kontinuar investon në

2

mënyrë financiare dhe me anë të resurseve njerëzore në hartimin e paketave multimediale për

arsimim për zhvillim të qëndrueshëm. Hartimi i „Paketës së Gjelbër Junior“ është i një rëndësie

të veçantë, sepse së bashku me „Paketën e Gjelbër“ tanimë të hartuar rrumbullakohet arsimimi

për zhvillim të qëndrueshëm në shkollat fillore nga klasa e parë deri në klasën e nëntë. Besoj se

„Paketa e Gjelbër Junior“ do të jetë një sfidë më e madhe edhe për arsimtarët dhe nxënësit,

por edhe për prindërit e tyre dhe do të kontribuojë për atë që të gjithë aktivisht të inkuadrohemi

drejt ndërtimit të një shoqërie të qëndrueshme, qëllimi i së cilës është që të ruhet trashëgimia

natyrore edhe atë jo vetëm për shkak nesh, por edhe për shkak të gjeneratave të ardhshme.

Abdilaqim Ademi

Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

■ Prioriteti nacional i Republikës së Maqedonisë në fushën e arsimimit dhe edukimit të të rinjve

nga arsimi parashkollor, fillor dhe i mesëm përqëndrohet në krijimin e kushteve për realizimin

e të drejtës për arsimim cilësor të të gjithë të rinjve, duke pasur parasysh se arsimimi i rinisë

është një burim i pashtershëm për zhvillim të qëndrueshëm të vendit tonë.

Duke u përballur me sfidat e reja të krizës globale dhe hulumtimit të qasjeve të reja për zhvillim

të qëndrueshëm, arsimimi është parakusht thelbësor për përforcimin e shoqërisë sonë në këtë

drejtim. Vetë arsimi nuk mund t’i zgjidhë problemet, por megjithatë është një nga shtysat

kryesore të ndryshimeve që çojnë drejt tranzicionit në një të ardhme të qëndrueshme.

Në këtë kontekst, Ministria e Arsimit dhe Shkencës zbaton dhe mbështet disa projekte në fushën

e arsimit për zhvillim të qëndrueshëm. Paketa Multimediale „Paketa e Gjelbër Junior“ është

një tjetër dëshmi për angazhimin e këtillë të Ministrisë, sidomos me hartimin tanimë të „Paketës

së Gjelbër“, të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë kanë mundësi që të njihen

me parimet e zhvillimit të qëndrueshëm, në një mënyrë shumë interesante dhe kreative .

Në shkolla punon një kuadër me arsimim përkatës, ekziston hapësirë përkatëse dhe pajisje

e pranueshme që mundëson shfrytëzim të plotë të përmbajtjeve të „Paketës së Gjelbër Junior“.

Besoj se risia e arsimtarit do të shkaktojë reagime shumë pozitive te nxënësit, të cilët përmes lojës

dhe argëtimit do të mësojnë që të jenë qytetarë të përgjegjshëm të Republikës së Maqedonisë.

Pançe Kralev

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

■ Qendra për edukim dhe zhvillim të qëndrueshëm nga komuna e Bosillovës është njëra nga

dhjetë shoqatat e qytetarëve në Maqedoni, të cilës iu ofrua mundësia për t’i realizuar temat

e „Paketës së Gjelbër Junior“ në katërmbëdhjetë shkolla fillore të komunës. Përmes aktiviteteve

të projektit nuk u rrit vetëm vetëdija jonë, po u rritëm edhe ne si një ekip, sepse kemi punuar

me grupin më fisnik e këta janë fëmijët. Ishte e mrekullueshme të shihen ata fëmijë që me një

buzëqeshje të përhershme dhe kureshtje në sytë e tyre i prisnin obligimet reja dhe shpërblimet

për aktivitetet të realizuara me sukses.

Kur do ta shikojmë librin me ilustrime për shumëllojshmërinë biologjike në Monospitovsko Bllato

dhe librin me ilustrime për resurset ujore të komunës, të përpunuara nga duart e zellshme

të nxënësve, do ta kuptojmë se sa janë të pasura imagjinata dhe krativiteti i tyre.

Por „Junior“ nuk ishte vetëm sfidë për anëtarët e Shoqatës, por edhe për arsimtarët, të cilët ishin

të përfshirë në aktivitetet e projektit. Njëra prej arsimtareve u shpreh se nëpërmjet „Paketës së

Gjelbër Junior“ fitoi më shumë inspirim gjatë orës së saj mësimore .

Ajo theksoi: „Patjetër duhet të pranoj se para se të njoftohem me temat e paketës, ndonjëherë

ndodhte të më mungojë imagjinata që ta mbajë e vëmendjen nxënësve të mi me tema

të pazakonta dhe interesante nga fusha e ekologjisë. Sapo e mora materialin dhe me kujdes

e shikova, e kuptova se fitova një mjet të çmueshëm për leksionet e mia. Me të vërtetë është

e mrekullueshme kur fëmijët në fund të aktiviteteve janë të lumtur dhe të kënaqur dhe kur

vërejmë se ora kishte kaluar me shpejtësinë e dritës.

3

Por, konsideroj se treguesi më i madh se paketa ndikoi edhe te aktorët kryesorë – nxënësit,

është dëshmia se ata kanë filluar të njihen dhe identifikohen me „Paketën e Gjelbër Junior“,

kështu që në çdo takim tonin u përpoqën të na tregojnë se sa ata ishin të zellshëm në plotësimin

e detyrave të dhëna.

Personalisht mendoj se shkollat nga komuna e Bosillovës e kishin këtë privilegj që ta ndjejnë

„Paketën e Gjelbër Junior“ në mënyrë të drejtë, se ajo inicon ndryshime pozitive në secilin

prej nesh dhe se sistemi arsimor është pasuruar me një mjet të mrekullueshëm dhe unik

që në mënyrë të konsiderueshme do ta lehtësojë dhe zbukurojë procesin arsimor“.

Liljana Shopova

Shoqata e qytetarëve „Qendra për Edukim dhe Zhvillim të Qëndrueshëm“, Komuna e Bosillovës

■ Të nderuar arsimtarë, pjesëmarrës, prindër

Të nderuar shfrytëzues të kësaj pakete,

Para jush është paketa multimediale „Paketa e Gjelbër Junior“ dedikuar për nxënësit e mësimit

klasor. „Junior“ është hartuar si një vazhdim i idesë për aplikimin e arsimimit për zhvillim

të qëndrueshëm në shkollat fillore të Maqedonisë, e cila filloi të realizohet me hartimin

e „Paketës së Gjelbër“, paketë multimediale për nxënësit e mësimit lëndor, të cilën tashmë

e keni në shkollat tuaja. Në këtë mënyrë me arsimimi për zhvillim të qëndrueshëm, të cilin

do ta marrin nxënësit përmes shfrytëzimit të materialeve në „Paketën e Gjelbër Junior,“

është bazë për pasurimin e mëtejshëm të njohurive në këtë fushë përmes shfrytëzimit

të „Paketës së Gjelbër“ deri në mbarimin e arsimit fillor të nxënësit.

Dhe, përderisa „Paketa e Gjelbër“ deri tani është hartuar në 18 vende nga Europa Qëndrore dhe

Lindore, „Paketa e Gjelbër Junior“ është paraniku ynë, për herë të parë e zhvilluar në Maqedoni,

dhe ju, arsimtarë dhe nxënës të dashur e keni këtë privilegj të parët ta shfrytëzoni. Ajo pastaj

do të jetë bazë, të cilën do ta shfrytëzojnë edhe vendet tjera, përcaktimi i të cilave është

të investojnë në arsimimin e fëmijëve dhe në qëndrueshmërinë e jetesës në Planetin Tokë.

U përpoqëm që të bëjmë një mjet mësimor interesant me shumë lojëra, tregime, kuize dhe

eksperimente që do ta tërheqin vëmendjen tuaj dhe do të jenë interesante për nxënësit.

Sinqerisht shpresojmë se arritëm sukses në qëllimet dhe përpjekjet tona. Do t’ju jemi shumë

mirënjohës nëse i ndani me ne mendimet dhe sugjerimet tuaja lidhur me këtë paketë.

U drejtojmë falënderim të sinqertë donatorëve tanë të Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim

(ADC), përmes njësisë së tyre operative Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA). Mirëkuptimi

dhe besimi i tyre në atë që e punojmë na shoqëruan dhe inkurajuan gjatë muajve të punës

së lodhshme për hartimin edhe të „Paketës së Gjelbër“ edhe të „Paketës së Gjelbër Junior“.

Pa mbështetjen e tyre financiare „tregimi i gjelbër“ nuk do të ishte i mundur.

Gjithashtu, falënderim të veçantë i drejtojmë Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit

Hapësinor dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë për

mbështetjen e tyre të sinqertë dhe për financim të përbashkët të projektit, si dhe Byrosë

për Zhvillim të Arsimit të Republikës së Maqedonisë, e cila bëri çmos me resurse njerëzore

të pazëvendësueshme në hartimin e dy paketave multimediale „Paketës së Gjelbër“ dhe

„Paketës së Gjelbër Junior“.

Ekipi i projektit „Paketa e Gjelbër Junior“

4

Shfrytëzimi i

„Paketës së Gjelbër Junior“

Zhvillimi bashkëkohor i shoqërisë moderne tregoi se tërë diturinë tonë e drejtojmë

në shfrytëzimin tej mase të natyrës, por jo edhe të mençurisë për mbajtjen e ekuilibrit natyror.

Si pasojë e kësaj, ne i shkatërrojmë pyjet tona, i dëmtojmë malet, ua ndërrojmë rrjedhën

lumenjve, i shtrojmë rrafshirat, e ndryshojmë klimën, e ndotim ajrin dhe e helmojmë gjakun

tonë. Me një fjalë, ne krijojmë një botë, të cilën askush prej nesh nuk e dëshiron. Prandaj rritet

edhe nevoja që publiku të kuptojë lidhshmërinë dhe kujdesin për mjedisin jetësor, kushtet

sociale dhe ekonomike si dhe sigurinë. Arsimimi për zhvillimin e qëndrueshëm është një nga

mjetet themelore në ndryshimin e modeleve të sjelljes sociale dhe ekonomike dhe ndikimin

e tyre ndaj mjedisit jetësor.

Tradicionalisht, arsimi në shkollat është i kufizuar në lëndë të caktuara dhe mësimi zhvillohet

përmes një qasjeje që kryesisht është fokusuar që t'u mundësojë nxënësve t’i kalojnë testet

dhe provimet dhe të zhvillojnë njohuri konkrete për një teknologji të caktuar. Megjithatë,

sfida e sotme është që t’i trajnojmë nxënësit, ta rrisim vetëdijen e tyre dhe ata të zhvillojnë aftësi,

qëndrime dhe vlera të reja për zhvillim të qëndrueshëm. Procesi arsimor duhet të përqëndrohet

në aftësimin e qytetarëve që të mund të kenë rol aktiv në formimin e politikave dhe në zbatimin

e tyre.

„Paketën e Gjelbër Junior“, të cilën e mbani në duart tuaja, është zhvilluar në një mënyrë

që do t’ju mundësojë arsimtarëve dhe nxënësve të tyre, përmes materialit origjinal, lehtësisht

të arritshëm dhe atraktiv, të fillojnë të japin mësim dhe të mësojnë rreth çështjeve që kanë

të bëjnë me zhvillimin e qëndrueshëm, duke filluar nga klasa e parë në shkollat fillore.

Karakteri i saj multimedial është paraqitur nëpërmjet katër materialeve kryesore edukative:

doracakut për arsimtarë, DVD-botimit interaktiv, librit me tregime edukative dhe lojërave

me letra të gjitha të lidhura mes vete dhe të dedikuara për shfrytëzim paralel, si në orët

mësimore ashtu edhe në aktivitetet jashtëshkollore.

Doracaku për arsimtarë është ndarë në 12 tema, të cilat e trajtojnë lidhshmërinë reciproke

midis mjedisit jetësor, shoqërisë dhe zhvillimit të ekonomisë. Janë përfshirë temat në vijim:

■ lidhshmëria

■ ajri

■ uji

■ toka

■ energjia

■ shumëllojshmëria biologjike

■ pasuritë natyrore

■ popullata

■ konsumi dhe mbeturina

■ zhvillimi shoqëror dhe mjedisi jetësor

■ mënyra e shëndoshë e jetesës

■ ndryshimet klimatike

Këto tema janë zgjedhur që të tregohet se njerëzimi është i lidhur ngushtë dhe poashtu ka ndikim

ndaj mjedisit të drejtpërdrejtë në të cilin jetojmë dhe që është posaçërisht e rëndësishme – çfarë

do të thotë kjo për vetë shoqërinë. Çdo temë përbëhet nga një plan struktural me përmbajtje dhe

materiale mbështetëse që janë të nevojshme për planin dhe për mësimdhënien që i përket kësaj

teme. Përmbajtjet bazohen në mënyrën interaktive të mësimit nëpërmjet përdorimit të diskutimeve,

shkëmbimeve të ideve, luajtjes së roleve, zgjidhjes së problemeve dhe testeve dhe aktiviteteve

në natyrë. Secila nga përgatitjet ditore për përmbajtjen i mundëson mësuesit informata plotësuese

për temën, qëllimet e mësimdhënies, metodologjinë e përdorur, cilat materiale janë të nevojshme,

jep propozim për kohën e nevojshme për realizim dhe për vendin e mundshëm. Koha e propozuar

në çdo përgatitje ditore mund të ndryshohet varësisht nga nevojat e mësimit. Në fund, nga secila

përmbajtje, arsimtarët mund të gjejnë materiale plotësuese me të dhëna dhe skema, teste,

lojëra- dilemë dhe tregime. Ato mund të fotokopjohen dhe t'u shpërndahen nxënësve si pjesë

përbërëse e vet përmbajtjes.

5

DVD botimi interaktiv u jep mundësi nxënësve që të bëjnë një vizitë virtuale në mjedisin jetësor

natyror, i cili përfshinë disa vende:

• shtëpinë në të cilën jeton familja;

• shkollën në të cilën nxënësit çdo ditë kalojnë një pjesë të kohës;

• supermarketin ku familja blen produkte;

• parkun / kopshtin ku fëmijët shkojnë për të luajtur;

• vendet për relaksim ku fëmijët shkojnë së bashku me prindërit;

• dhe përmbajtje të tjera interesante.

Libri me tregime edukative i paraqet dy personazhet Janën dhe Bojanin, që kalojnë nëpër

aventura të shumta. Secila prej tregimeve përmbanë një mesazh të duhur lidhur me zhvillimin

e qëndrueshëm. Ato janë të shkruara në një mënyrë që mundëson shfrytëzimin e metodëstekst,

përfundimin e tekstit, shkëmbimin e tregimeve dhe ideve të tyre dhe mbështetjen e

diskutimit të dhënë tematik.

Loja „Mendo dhe trego“ mund të luhet me një grup të vogël ose të madh të nxënësve, të cilët

do të marrin pjesë në ushtrimin e përgjigjeve në pyetje, me të cilën grumbullohen pikë. Loja

mund të organizohet në mënyra të ndryshme, në varësisht nga mosha dhe numri i nxënësve.

Duke e përdorur këtë material të ri edukativ, arsimtarët duhet të mbajnë mend se mund ta

përdorin gjatë planifikimit integrues në procesin mësimor, që është një mjet i mirë për krijimin

e përmbajtjeve nga lëndë të ndryshme mësimore që mësuesi i realizon gjatë një ditë pune,

jave ose gjatë një teme mësimore. Gjatë kësaj, arsimtari duhet të ketë kujdes në moshën e

nxënësve, duke i dozuar përmbajtjet dhe materialet në përputhje me aftësitë e tyre psikofizike.

Në mënyrë të njejtë arsimtari duhet që ta zgjedh sasinë e informatave, aktiviteteve dhe llojeve

të materialeve. Kjo do të thotë se është shumë e rëndësishme që mësuesi t’i përdorë vetëm ato

përmbajtje dhe materiale që nxënësit e tij mund t’i kuptojnë dhe t’i përdorin. Nga materialet dhe

përmbajtjet e ofruara me bollëk duhet t’i zgjedh ato të cilat janë të përshtatshme për moshën

e nxënësve dhe programin mësimor, i cili duhet të realizohet si dhe në përputhje me

karakteristikat e vendbanimit.

Nëpërmjet arsimtarëve dhe nxënësve, mesazhet kryesore të „Paketës së Gjelbër Junior“

gjithashtu, mund t’u transmetohen edhe anëtarëve tjerë të familjes dhe shoqërisë. Kjo do t’u

mundësojë që ata të mendojnë në mënyrë kritike në lidhje me çështjet që lidhen me mbrojtjen

e mjedisit jetësor dhe zhvillimit të qëndrueshëm të shoqërisë dhe të jenë qytetarë të përfshirë

aktivisht përmes zbatimit praktik të njohurive të tyre.

6

Lidhshmëria

Në të kaluarën njerëzit për herë të parë kanë arritur që ta shohin planetin Tokë nga gjithësia.

Atë që e kanë parë ata ishte një top i madh, i mbuluar me ujë nga detrat dhe oqeanet,

me shkëmbinj dhe male, rrafshina dhe shkretëtira, ndërsa e tëra ishte në mbështjellës ajror.

Rreth Tokës gjenden: Hëna Dielli, pjesa tjetër e sistemit diellor dhe hapësirë pa kufi.

Është vështirë të përgjigjemi në pyetjen nëse jemi vetë në këtë hapësirë. Pse është Toka

ajo në të cilën ka filluar jeta para shumë, shumë vitesh dhe është zhvilluar kështu siç është sot.

Përgjigjja është në kushtet themelore për jetë në Tokë: dielli, dheu, uji dhe ajri.

Ajri — Ajri është kombinim prej më shumë gazrave, avullit etj. Mbetjet e bimëve dhe të kafshëve

varen nga baraspesha e këtyre gazrave. Kur kjo baraspeshë çrregullohet, vërehen efekte

negative ndaj bashkësisë së mjedisit të planetit. Ndonjëherë çrregullimi është sfiduar nga

paraqitjet natyrore, siç janë erupcionet vullkanike, erërat e forta dhe tërmetet, por më shpesh

njeriu me aktivitetet e tij e ndot ajrin.

Uji — Uji gjindet gjithkund rreth nesh. Ai i mbulon dy të tretat e sipërfaqes së Tokës.

Uji paraqet dy të tretat e peshës së njeriut. Te organizmat tjerë uji është i përfaqësuar në mënyrë

të ndryshme. Në çdo rast, uji është i rëndësishëm për çdo organizëm, njejtë sikur është

përgjegjës edhe për motin dhe klimën e Planetit Tokë.

Dheu — Dheu paraqet shtresën më të sipërme nga sipëfaqja

e Tokës. Edhe pse kjo shtresë është e hollë si letra në krahasim

me pjesën tjetër të lëvores së Tokës. Bimët janë të përforcuara

në një vend me rrënjët e tyre, duke e thithur ujin me materiet

minerale nga dheu. Dheu është i pasur me organizma

të llojllojshëm. Ai është mjedisi jetësor i tyre.

Ngrohja dhe drita e diellit — Energjia e Diellit vjen deri

në Tokë në formë të rrezeve që depërtojnë në mbështjellësin

ajror dhe e ngrohin planetin tonë. Drita e Diellit është kusht

themelor në procesin e krijimit të ushqimit, së bashku me ujin.

7

Lidhshmëria

Biosfera — Biosfera është tërë hapësira e Tokës ku banojnë

organizmat e gjallë dhe në të jetojnë. Përpos botës së gjallë

të Tokës, biosfera i përfshinë ajrin, ujin, shtresat e sipërme

të tokës. Bimët e dhe kafshët e ndryshme në biosferë

e paraqesin llojllojshmërinë biologjike. Lehtë mund të shihet

se një numër i madh i bimëve dhe kafshëve të llojllojshme

janë të adaptuara në kushtet e mjedisit jetësor të Tokës

(ajrit, ujit, dheut dhe klimës).

Bashkësia e mjedisit — Bashkësia e mjedisit paraqet një grup

të organizmave që ndikojnë njëri te tjetri, ndikojnë në mjedisin

jetësor si dhe ai në to. Bashkësitë e mjedisit janë të

ndryshueshme dhe ushqimi dhe energjia në to vazhdimisht dhe qarkullojnë midis organizmave

të gjallë dhe natyrës së vdekur. Rajonet qytetare, poashtu, përmbajnë bashkësi të mjedisit

me organizma që janë të adaptuar në këtë mjedis jetësor specifik. Ato, poashtu, ndikojnë ndaj

kushteve natyrore në rrethin më të afërt. Aktivitetet që i kryen njeriu në vendbanime kanë

ndikim të madh ndaj mjedisit jetësor dhe shpeh vijnë deri

në prishjen e bashkësive të përhershme të mjedisit.

Pasuritë natyrore dhe energjia — Pasuritë natyrore

dhe energjia janë të nevojshme për zhvillimin shoqëror.

Me pasuri natyrore nënkuptohet ajo që mund të merret

nga mjedisi jetësor. Pasuritë natyrore janë ndarë në të

ripërtëritura — harxhimi i tyre deri në masë përfundimtare është

i pamundshëm (energjia e diellit, energjia e erës, energjia e ujit,

kafshët dhe bimët) dhe të paripërtritura — qasja e tyre është

e kufizuar dhe është në pytje koha kur ato do të harxhohen

në tërësi (nafta, thëngjilli, xehet, uji i pijshëm).

Gradualisht dhe pa vërejtur, konsumi bëhet e pjesë e rëndësishme e jetës së njerëzve,

duke marrë një pjesë të madhe nga koha e tyre dhe mjetet financiare. Kjo çon deri

në shfrytëzim më të madh të pasurive natyrore dhe të gjitha llojeve të energjisë,

si dhe drejt ndotjes sa më të madhe të mjedisit jetësor.

Shoqëritë e sotshme sigurojnë prodhime, hapësirë për jetë,

vende të punës dhe zbavitje. Që t’i plotësojnë kërkesat

e njerëzve, shoqëritë moderne bëjnë një shpenzim të madh

të pasurive natyrore dhe bashkësive të mjedisit në planetin Tokë,

kapacitetet e të cilit janë të rezervuara dhe të kufizuara.

Sot, si asnjëherë më parë, njerëzimi i planetit ballafaqohet me

sfidën për përmirësimin e jetës së njerëzve, ndërsa në të njejtën

kohë edhe për ruajtjen e pasurive natyrore. Të dy qëllimet

patjetër duhet të plotësohen në kushtet e shtimit së popullatës

dhe nevojave të rritura për ushqim, strehim, kanalizim, energji,

shëndetësi, dhe siguri.

Arsimimi është një prej armëve më të fuqishme që ndihmon

shoqëria jonë të arrijë në zhvillim të qëndrueshëm.

Mësuesit kanë rol të rëndësishëm në lidhje me edukimin

e fëmijëve, lidhshmërinë mes mjedisit jetësor dhe shoqërisë.

Fara e mirëkuptimit që është mbjellur tani do të krijojë qytetarë

të përgjegjshëm dhe vetëdijshëm që do të veprojnë në kohë

të duhur.

8

Lidhshmëria

Përgatitja ditore: Gjithçka rreth nesh është e ndërlidhur

Kohëzgjatja

Koha vjetore

Vendi

Materialet

Qëllimet

Metodat

1-2 orë të mësimit

Të gjithë 4 vitet vjetore

Klasë ose në hapësirë të hapur

Çanta e shkollës dhe gjësendet në të

• Nxënësit të mësojnë për lidhshmërinë e çdo gjëje rreth nesh

Diskutim, lojëra, zgjidhja e dilemave

Pjesa I: Jeta varet nga ... (stuhia e ideve)

1

Pyesni nxënësit se çka mendojnë për ate se cilat janë kushtet kryesore për ekzistimin

e jetës në planetin Tokë. Shkruani përgjigjet e tyre në tabelë ose (dhe) paraqisni

me ilustrime përkatëse.

2

Ndani fletën e punës „Jeta varet nga...“ në dritaret e zbrazëta në fillimin e fletës së punës

nxënësit le ti shkruajnë emrat e kushteve kryesore për jetë. Theksoni në përfundim

se nuk ka jetë pa diell, ajër, ujë, tokë, ushqim dhe vend për jetesë. Diskutoni se pse edhe

kushtet tjera janë të rëndësishme në jetë, por nuk janë më të rëndësishme.

Pjesa II: Fshehtësitë e çantës sime të shkollës

1

Lusni një nxënës vullnetar, ti nxjerrë nga çanta të gjitha

gjërat dhe ti hulumtojë së bashku me nxënësit tjerë.

Ndihmoni edhe ju në lidhje me hulumtimin përmes

pyetjeve që çojnë në konkluzion.

2

Vështroni

3

Nxënësit

P.sh: Ka libër, laps dhe ushqim në çantë. Jepni çdo nxënësi

nga një fletë pune të „Fshehtësitë e çantës sime“ për punë

individuale dhe vizatoni skemën nga fleta në tabelë.

gjësendet e çantës dhe fletën e punës. Diskutoni

për pyetjet e parashtruara më poshtë, ndërsa nxënësit le të tërheqin vija, duke i lidhur

gjashtë gjësendet në dritaret me prejardhjen e materialeve (fotografitë në mjedis).

• Prej çka është bërë çanta e shkollës? (P.sh, materie plastike — lidheni me çantën

e shkollës në fletën me shigjetë);

• Çka është tjetër e nevojshme që të prodhohet një çantë e shkollës? (p.sh, energji,

ujë, vizatoni një shigjetë prej çantës së shkollës deri te uji dhe fabrika që furnizohet

me energji);

• Prej çka bëhet libri? (letër, që prodhohet nga qulli i drurit — vizatoni një shigjetë drejt

bimës, fabrikës dhe ujit);

• Prej çka bëhet lapsi? (drurit — vizatoni një shigjetë drejt fabrikës dhe grafitit

(me të zezë shkruhet), çka fitohet nga toka);

• Çka ka në zamër? (bukë, mish, perime, ujë dhe energji për prodhimin e saj);

• Për çka kanë nevojë kafshët dhe bimët që të jetojnë dhe të rriten (ajër, ujë, tokë, diell);

• Mund ta thelloni diskutimin me pyetje shtesë në lidhje me lirimin nga mbeturinat gjatë

prodhimit të këtyre mjeteve dhe ku shkon ajo mbeturinë.

duhet të kuptojnë se edhe gjërat e thjeshta që na rrethojnë lidhen midis vete,

ndërsa si bazë për këtë është nevoja për ajrin, ujin, tokën, bimët, kafshët dhe energjinë.

9

Lidhshmëria

4

Diskutimin

mund ta bëni më thjeshtë përmes zvogëlimit

të numrit të mjeteve nga çanta ose, nëse zgjidhni shembuj

të ndryshëm, siç janë bluza me mëngë të shkurtra, tavolina

e punës, çamçakëzi etj. Variant tjetër për këtë aktivitet është

që të ndani kopje të veçanta të fletëve për çdo nxënës dhe

të organizoni një debat të hapur në klasë (kini kujdes që çdo

nxënës ta hap çantën e tij vet që të respektohet privatësia).

Pjesa III? Gjithçka rreth nesh është e ndërlidhur

1

Ndajuni nxënësve fleta të punës „Drunjtë e pyllit“ dhe përshkruani situatën në vijim:

që të ndërtohet një rrugë e re, patjetër duhet të pritet një mal i vjetër.

2 Diskutoni:

• Si do ta ndryshoni mjedisin jetësor nëse priten drunjtë?

• Si do të ndikojë prerja e drunjve ndaj natyrës (ndaj kafshëve, bimëve, ujit,

temperaturës, dritës etj)? Përgjigjet janë në tabelën më poshtë në faqen më poshtë.

Nxënësit duhet të përpiqen të japin përgjigje dhe ta plotësojnë tabelën në fletën e punës.

Faktorët Pylli i paprerë Pylli i prerë

Drita I dobët I fuqishëm

Temperatura Më i ulët Më i lartë

Lagështia Më i lartë Më i ulët

Ujërat nëtoksore

Rrjedhin më afër

sipërfaqes

Rrjedhin më thellë

Fuqia e erës E kufizuar E pakufizuar

Kafshët

(zogjtë, insektet etj.)

Bimët

(kaçubat dhe bari)

Kafshë të ndryshme që

jetojnë vetëm në male

Lloje të ndryshme

të pyjeve

Kafshët e pyllit

shpërngulen

Bota bimore ndryshohet

3

Bëni

nxënësit të vijnë në përfundim se ndryshimet në pyll të çojnë deri te ndryshimet tjera

në natyrë.

Pjesa IV: Fotografi të gjalla

(një lojë jashtë — në hapësirë të hapur)

Në hapësirë të hapur, në oborrin e shkollës ose në parku,

lusni nxënësit që të ndalen në distancë të caktuar dhe me sy

të mbyllur të sillen disa herë rreth vetes. Para se t’i çelin sytë,

nxënësit ti vendosin duart para personit si kamerë

e paramenduar. Kur do ti hapin sytë, një minut ta „fotografojnë“

atë që e shikojnë, duke u munduar që të mbajnë mend

sa më shumë elemente të gjitha të lidhura midis vete

(bletët, fluturat, lulet, zogjtë dhe drunjtë etj). Organizoni

prezentime në grupe të „fotografive“ (për atë që e shikoni).

10

Lidhshmëria

Pjesa V: Lojë — Sa hapësirë na është e lejuar ?

1

Përmes kësaj loje nxënësit do të mësojnë se hapësira në planetin Tokë është e kufizuar,

ndërsa në të të gjithë organizmat e gjallë duhet të jetojnë në baraspeshë dhe të kenë

qasje të barabartë në pasuritë natyrore. Ju nevojiten: 3 hamerë, 3 markerë, ngjyra druri,

fotografi letre, maketa dhe pjesë të prera nga gazetat.

2

Nxënësit ndahen në tri grupe dhe secilit grup i jepet nga një hamer, markerë, ngjyra druri

dhe maketa letre ose kartoni (pjesë të prera nga gazeta) të ndërtesave, shkollave, parqeve,

fabrikave etj.

3

Të

Hameri paraqet një qytet dhe rrethinën e tij. Në të tre

hamerët me marker është shënuar kufiri i qytetit dhe ai është

i ndryshëm për secilin grup. Për të parin është më i madh,

pothuajse deri në skajet e hamerit, në të dytin më i vogël,

ndërsa në të tretin unaza është e vogël kështu që mbetet

një hapësirë e madhe e zbrazët përreth.

Nxënësit duhet vet ta paramendojnë hapësirën, ti vendosin

maketat e letrës në hapësirë, ti lidhin me rrugë, të vizatojnë

gjësende me ngjyrat për ta pasuruar fotografinë.

Kur të përfundojnë, nga një përfaqësues i grupit e sqaron fotografinë dhe pse i kanë

zgjedhur ato gjësende.

zhvillohet diskutim me të gjithë nxënësit për kreacionet e ndryshme, por edhe

të mendohet:

• A ka qenë hapësira e hamerit e mjaftueshme për ti vendosur të gjitha fotografitë

dhe maketat?

• Me vendosjen e objekteve a munësohet jetesë normale e njeriut, bimëve

dhe kafshëve?

• Cilat fotografi u kanë mbetur meqë nuk ka pasur hapësirë të mjaftueshme në hamer?

• Çka kanë vizatuar tjetër dhe pse?

• Cilat objekte nuk janë treguar dhe a janë të domosdoshme?

Qëllimi i lojës është të shihet se të gjithë organizmat e gjallë duhet të mbijetojnë

në hapësirë të kufizuar dhe të kenë qasje të barabartë deri te resurset natyrore

të domosdoshme

Aktivitete tjera

• Lusni nxënësit që të bëjnë vizatime nga „fotografitë“ e tyre (atë që e kanë parë) të incizuara

në mënyrë të hapur dhe të mundohen të gjejnë lidhshmëri midis elementeve në to.

• Lusni disa vullnetarë që të vijnë para nxënësve tjerë, që të formojnë një grup të vogël dhe

të diskutojnë për dilemën „Të ndërtojmë fabrika“.

• Bëni kopje nga teksti „Gjësendet përreth“ dhe ua jepni testet nxënësve ose si punë

individuale ose organizoni një aktivitet të hapur me nxënësit me shenja, për të cilat

paraprakisht jeni marrë vesh — përgjigje joverbale për E saktë dhe E pasaktë

(p.sh. me përkulje, duartrokitje).

• Bëni kopje nga fleta e punës „Çdo gjë rreth nesh është e ndërlidhur“ dhe sqarojuni nxënësve

se çdo nocion që në të vërtetë paraqet temë në „Junior“ duhet ta lidhin me vendin adekuat

të fotografisë.

11

Lidhshmëria

DILEMA

Ejani të ndërtojmë fabrika

Ju jeni punëdhënësi. Patjetër të merrni një vendim

nëse do të ndërtoni fabrikë të re. Me rëndësi është

që të mendoni për atë që vijon:

• Sa do të kushtojë vendi ku do ta ndërtoni fabrikën

dhe makinat që duhet t’i blini;

• Nëse keni në dispozicion materiale të mjaftueshme

të nevojshme — pasuri natyrore dhe energji

elektrike për fabrikën;

• Si do të jetë ndikimi i fabrikës ndaj ajrit,

tokës dhe ujit;

• Çfarë ndikimi do të ketë ndërtimi i fabrikës ndaj

botës njerëzore në rrethinën e drejtpërdrejtë;

• Ndikimi dhe roli i fabrikës ndaj jetës, puna dhe shëndeti i njerëzve në qytetet

dhe fshatrat përreth;

• Faktorë tjerë.

TEST

Lëndët përreth

E SAKTË

1Jeta e vendit varet nga pozita e planetit Tokë ndaj Diellit.

2Ajri nuk ndikon ndaj ujit dhe tokës.

3Pa ujë, tërë jeta në Tokë do të shuhet.

4Energjia e diellit ka rëndësi vetëm për bimët.

5Dheu vazhdimisht krijohet dhe shkatërrohet.

6Biosfera është e zgjeruar nëpër tërë planetin.

7Pjesët e natyrës janë lidhura mes vete dhe varen njëra prej tjetrës.

8Njerëzit poashtu, janë pjesë e lidhjes së madhe midis tyre

të natyrës së gjallë dhe jo të gjallë të planetit Tokë.

E PASAKTË

Përgjigjet: 1. E saktë 2. E pasaktë 3. E saktë 4. E pasaktë 5. E saktë 6. Epasaktë 7. E saktë 8. E saktë

12

Lidhshmëria

FLETË PUNE

Jeta varet nga...

Ajrit

Automjeteve

Telefonave

celularë

Ushqimit

Mbeturinave

Librave

Ujit

Energjisë

elektrike

Të

hollave

Vendbanimit

Veshmbathjes

Diellit

13

Lidhshmëria

FLETË PUNE

Fshehtësitë e çantës sime

14

Lidhshmëria

FLETË PUNE

Drunjtë e pyllit

Faktorët Pylli Pastrimi

Drita

Temperatura

Lagështia

Ujërat

nëntokësore

Fuqia e erës

Kafshët

(zogjtë, insektet etj.)

Bimët

(kaçubat dhe bari)

15

Lidhshmëria

FLETË PUNE

Çdo gjë rreth nesh është e ndërlidhur

Ajri Uji Toka

Energjia

Shumëllojshmëria

biologjike

Pasuritë natyrore

Popullata

Konsumi dhe mbeturina

Zhvillimi shoqëror

dhe mjedisi jetësor

Mënyra e shëndoshë

e jetesës

16

Ajri

Ajri e mbështjell Tokën. Ajri nuk ka ngjyrë, aromë, dhe ky është shkaku që shpesh harrojmë

se ekziston. Madje edhe themi se gota është e zbrazët ose nuk ka asgjë në korridor.

Çka është ajri? Ai është kombinim i shumë gazrave dhe pak nga avulli i ujit. Prej këtyre

më i rëndësishëm është oksigjeni, që e thithin të gjithë organizmat. Ekzistojnë disa papastërti

natyrore në ajër, siç janë pluhuri dhe hiri vullkanik, por dhe ndotja nga aktivitetet njerëzore.

Ajri shërben për frymëmarrje, por dhe për:

• Ta ndaluar temperaturën në sipërfaqen e Tokës, që u mundëson jetë organizmave të gjallë;

• Ta ruajtur klimën e Tokës;

• Nuk i lëshon ato rreze nga dielli, që janë të dëmshme

për njerëzit, bimët dhe kafshët;

• E shpërndan tymin dhe gazrat e dëmshme të lëshuara

si pasoja të proceseve natyrore dhe aktiviteteve njerëzore;

• Shërben si rezervuar për gazrat e ndryshme që janë

të rëndësishme për jetën;

• Luan rol të rëndësishëm në qarkullimin e ujit;

• I transmeton zërat dhe

• Prezenton mjedis në të cilin shpërndahen aroma dhe shije

të ndryshme.

Njerëzit e shfrytëzojnë ajrin në jetën e përditshme. P.sh, me ajër i fryjmë gomat, ndërsa edhe

makina të ndryshme punojnë me ajër (p.sh, makina për thyerjen e betonit). Alpinistët dhe

zhytësit përdorin balona me oksigjen kur ngjiten në male të larta ose zhyten thellë në ujë.

Bimët dhe kafshët varen nga gazrat në ajër.

• Me ndihmën e gazrave nga ajri, bimët prodhojnë ushqim (sheqer) me të cilat ushqehen

të gjitha organizmat e gjallë.

• Gjatë krijimit të ushqimit, bimët lëshojnë oksigjen që pastaj të gjitha organizmat e gjallë

e shfrytëzojnë për frymëmarrje.

17

Ajri

Në kohën e sotme djegia e karburantit, përpunimi

i mbeturinave, bujqësia intensive, komunikacioni dhe

aktivitetet tjera njerëzore e ndotin ajrin. Ajri i ndotur është

idëmshëm për shëndetin e njeriut, bimët, kafshët dhe

vendbanimet natyrore e poashtu, mund të kontribuojë

për ndryshimet e klimës. Gazrat dalëse të automjeteve, p.sh,

përmbajnë më shumë se 200 lloje të përbërjeve, shumica e

tyre të dëmshme për shëndetin e njeriut dhe mjedisin jetësor.

Varësisht nga kushtet, ndotësit kryesorë mund të mbeten

një kohë të gjatë në afërsi të vendit ku ato lirohen.

Shumica e grimcave të mëdha janë fundosur në afërsi

të drejtpërdrejt të burimit të ndotjes:Disa ndotës mund të ndikojnë jo vetëm në rrethinën

e drejtpërdrejtë por dhe më larg.

Materiet e dëmshme të ajrit janë ndotëse dhe, nëse janë

shumë, mund seriozisht ta dëmtojnë shëndetin e njeriut

dhe mjedisin jetësor.

Njëra prej dukurive më të rrezikshme është smogu, i cili

përbëhet nga avulli i ujit dhe gazrat e dëmshme, ndërsa krijohet

në qytetet ku ka trafik të dendur. Shumica e ndotësve të ajrit

janë të dëmshëm për shëndetin e njerëzve sepse shkaktojnë:

• Inflamacion (pezmatim) të syve dhe organeve

të frymëmarrjes;

• helmim;

• alergji dhe sëmundje tjera.

Përgatitja ditore: Pa ajër nuk mundemi

Kohëzgjatja

Koha vjetore

Vendi

Materialet

Qëllimet

Metodat

2-3 orë të mësimit

Të gjitha kohët vjetore

Në klasë

Letër, gërshërë dhe stilolaps me katër ngjyra (variantet: tabela dhe

shkumësat me katër ngjyra ose mozaik fëmijësh që përbëhet prej

pullave ose copëve me ngjyra të ndryshme)

Nxënësit të:

• mbajnë mend se cilët janë përbërësit kryesorë të ajrit

• kuptojnë rëndësinë e ajrit për Tokën

• kuptojnë se ajri duhet të jetë i pastër

Lojë asociacionesh, demonstrim, diskutim, zgjidhja e dilemës

Pjesa I: ajri mund të jetë … (loja me asocime)

Në tabelë vizatoni disa balona dhe filloni fjalinë: ajri mund të jetë... Lusni nxënësit që të mendojnë

fjalë dhe ta plotësojnë fjalinë. Shkruani përgjigjet e balonave: Ato mund të përfshijnë: pastër,

tejdukshëm, nxehtë, ndotës etj.

18

Ajri

Pjesa II: Çka gjendet në ajër? (demonstrim dhe diskutim)

1

Filloni orën duke i pyetur nxënësit se sa gjatë mund të jetojë njeriu pa ajër.

Disa vullnetarë le të marrin frymë thellë dhe le ta ndalin ajrin, por jo më shumë se gjysmë

minuti. Lejonu atyre që t’u sqarojnë nxënësve tjerë se si janë ndjerë gjatë përpjekjes.

2

Tregojuni nxënësve për rolin dhe përbërjen e ajrit, duke i shfrytëzuar informatat nga fillimi

i këtij kapitulli.

• Cilët ndotës të ajrit mund ti citojnë nxënësit? (p.sh, tymi nga oxhaqet e fabrikave,

gazrat dalëse të automjetit, tymi nga zjarri).

• Si do të ndihen njerëzit dhe organizmat tjerë nëse ajri është i ndotur? Kur nxënësit

gjenden në një situatë të ngjashme? Inkurajoni nxënësit që t’i rrëfejnë tregimet e tyre para

nxënësve tjerë. Një shembull mund të jetë një dhomë e mbushur plot me tym duhani.

• Krahasoni këto tregime me përvojat dhe ndjenjat në lidhje me ajrin gjatë një shëtitje

në pyll, mal ose plazh. Inkurajoni nxënësit që ta përpunojnë temën.

3

Bëni që nxënësit të kuptojnë se e gjithë bota e gjallë — njerëzit, kafshët dhe bimët — kanë

nevojë për ajër të pastër për shëndet më të mirë dhe jetë cilësore.

Pjesa III: Rëndësia e ajrit për Tokën (diskutim)

1

Parashtroni pyetje se pse ajri është i rëndësishëm për Tokën

dhe organizmat e gjallë? Shkruani përgjigjet në tabelë.

Kompletoni përgjigjet e nxënësve, duke i shfrytëzuar tekstet

e pjesës hyrëse.

2

Përshkruani se si mund të jetë Toka pa ajër. Ndihmonu

nxënësve të kuptojnë se Toka pa ajër do të ndryshonte dhe

jeta do të ishte e pamundur (do të ishte shumë më ftohtë,

nuk do të kishte ajër për frymëmarrje, bimët nuk mund të

prodhonin ushqim, proceset e djegies do të jenë të

pamundura, do të kishte shumë ndryshime klimatike, nuk do të kishte tinguj ose aroma etj).

3

Ndani fletën e punës „Pse Tokës i nevojitet ajër“. Nxënësit le ti shkruajnë përgjigjet në vendet

zbrazëta.

Pjesa IV: Cilësia e ajrit në hapësirë të mbyllur (diskutim)

Sqarojuni nxënësve se shumë shpesh vëmendja e publikut është orientuar në drejtim të pastërtisë

së ajrit në vend të hapët, derisa cilësia e ajrit në vende të mbyllura nënvlerësohet ose neglizhohet.

Shkencëtarët potencojnë se disa herë ajri në vend të mbyllur mund të tregohet shumë

më i ndotur se sa ajri në vend të hapur, por dhe në qytetet industriale. Për shembull, edhe në

klasë edhe në shtëpi ka pluhur nga mobiliet dhe shtrojat e dyshemesë, avullimi nga preparatet

për pastrim, avullimi nga ngrohëset, lëshimi i dioksid karbonit nga frymëmarrja e njerëzve,

kafshëve dhe bimëve, avullimi parfumeve dhe preparateve të ndryshme higjienike etj.

Pjesa V: Lepuri-lavdërues

Lexoni tregimin „Lepuri-lavdërues“. Diskutoni për këtë.

• Lusni nxënësit që t’i tregojnë përshtypjet e tyre.

• Tregojuni nxënësve në fund se me sjelljen e tyre negative i prishin gjërat e bukura

që i rrethojnë dhe se nuk janë të vetëdijshëm për dëmet që i shkaktojnë.

19

Ajri

Pjesa VI: Loja vallëzimi ajror

1

Ndani nxënësit në dy reshta kështu që do të jenë përballë njëri tjetrit. Sqarojuni se njëri

resht i paraqet bimët ndërsa reshti tjetër kafshët. Secili prej nxënësve le të zgjedh një bimë

ose kafshë që dëshiron të jetë dhe pastaj le t’u tregojë tjerëve se cilën e ka zgjedhur.

2

Sqaroni se kafshët dhe bimët marrin frymë në mënyrë

të ndryshme, port ë gjitha thithin oksigjen dhe lëshojnë

dioksid karboni.

3

Qëllimi

Tregojuni nxënësve që kanë zgjedhur kafshë të lëvizin

midis bimëve dhe të marrin frymë, ndërsa ata që kanë

zgjedhur bimë të qëndrojnë në vend, të marrin frymë

dhe nga pozita e përkulur ngadalë të drejtohen

dhe të demonstrojnë rritje.

është që nxënësit të kuptojnë se edhe kafshët

marrin frymë edhe pse kjo nuk vërehet. Pyesni nxënësit

çka u nevoitet bimëve dhe kafshëve për tu rritur

dhe për të lëvizur (ajër, ujë, diell, ushqim).

Aktivitete tjera

• Ndajuni nxënësve kopje të tekstit „A e njohim ajrin?“ dhe le ti përpunojnë në mënyrë

të pavarur.

• Ndajuni nxënësve kopje të fletave të punës për nxënës „Mbajtja e ajrit të shëndetshëm

në shtëpinë tuaj“ në faqen 23 dhe le ti përpunojnë në mënyrë të pavarur.

• Kërkoni disa vullnetarë të formojnë një grup të vogël dhe të diskutojnë për dilemën

„Kundërvajtës“ para tjerëve.

• Lusni nxënësit që ta prezentojnë me anë të vizatimeve rëndësinë e ajrit dhe si mund të jetë

Toka pa ajër. Vendosni një ekspozitë.

• Me nxënësit luani lojën „Vallëzimi i ajrit“. Pas lojës, diskutoni për lidhjen e organizmave

të gjallë (Bimëve dhe kafshëve) në mjedisin jetësor.

20

Ajri

DILEMA

Kundërvajtës

Paramendoni se jeni një person i rëndësishën

në qytetin tuaj. Një ditë jeni duke e ngarë veturën

tuaj dhe policia ju ndalon, sepse vetura juaj

lëshon tym. Ju japin një fletë dhe ju thonë se

patjetër duhet që të paguani dënim me të holla.

Çka do të bëni?

• Do të thirrni disa njerëz që e njohin policin

dhe do t’ju thoni ta heqin dënimin.

• Do ta shisni veturën.

• Do të mundoheni që ta ndryshoni ligjin,

kështu që vetura juaj do të jetë në rregull.

• Do ta paguani dënimin me të holla dhe

do ti shmangeni policisë në të ardhmen.

• Do ta paguani dënimin me të holla dhe

do ta çoni veturën tuaj në riparim.

• Diçka tjetër.

TEST

A e njohim ajrin?

1Ajri është „batanie e nxehtë“ e planetit.

2Ajri është shtresë rreth Tokës, në të cilën krijohet

ndryshimi i klimës.

3Oksigjeni është gaz i rëndësishëm për ajrin.

4Kur marrim frymë, thithim dioksid të karbonit.

5Fabrikat dhe automobilat janë ndotës më të mëdhenj

të ajrit.

6Jeta dhe shëndeti i organizmave varet nga gjendja e ajrit.

7Pa ajër, Toka do të ishte një planet shkretëtirë.

E SAKTË

E PASAKTË

Përgjigjet: 1. E saktë 2. E saktë 3. E saktë 4. E pasaktë 5. E saktë 6. E saktë 7. E saktë

21

Ajri

FLETË PUNE

Pse Tokës i nevojitet ajër

Vetëm gjashtë nga pohimet e mëposhtme janë të sakta për ajrin. Kopjoni fletën e punës

për të gjithë nxënësit dhe le ta plotësojnë ose shkruani përgjigjet e sakta në tabelë.

Mundëson ndryshimin e

kohës dhe klimës

I furnizon njerëzit

me naftë

Me ndihmën e ajrit,

bimët prodhojnë ushqim

I furnizon njerëzit me

materiale për ndërtim

Luan rol kyç në

qarkullimin e ujit

E mundëson djegien

e materieve

E mundëson

frymëmarrjen

I bart shijet

Përmban oksigjen

që e thithin organizmat

22

Ajri

FLETË PUNE

Mbajtja e ajrit të shëndetshëm

në shtëpinë tuaj

Bisedoni për dëmin nga pirja e duhanit në shtëpinë tuaj.

Sa janë me rëndësi pastrimi dhe ajrosja e rregullt e dhomave?

A kultivoni bimë, të cilat e zvogëlojnë praninë e materive të dëmshme

në ajër?

A shfrytëzoni preparate ekologike për pastrimin e shtëpisë.

Prej çfarë materialesh janë punuar qilimat tuaj?

A i ruani preparatet për pastrim në vend të sigurt?

23

Ajri

FLETË PUNE

Lepuri-lavdërues

Një ditë në pyll jetonte lepuri-lavdërues. Një ditë bleu një motor dhe shkoi në livadh,

ku shkonte rreth e rrotull për ta parë të gjitha kafshët nga pylli. Me motor i shkeli bimët:

lule bleta u shpërnda në të gjitha anët, zymbylit i fluturuan fletët, ndërsa narcisi u shtyp

në tokë. Urithi doli nga vrima që të marr ajër të pastër, ndërsa thithi gaz dhe i ra të fikët.

Lepuri lavdërues nuk vërejti asgjë dhe vazhdoi që të mburret duke shëtitur me motorin

e tij. Të gjithë u habitën dhe ikën nga sjellja e keqe e lepurit.

Atëherë arriti miu Gricko dhe tha:

– Keni durim derisa të flejë lavdëruesi, atëherë do t’i tregojm; atij!

I lodhur nga qarqet që i bëri dhe nga zhurma me motor, lepurin shumë shpejt e zuri gjumi.

Kafshët tjera të pyllit shkuan në vrimën ku flinte lepuri dhe me një zë të lartë bisedonin

dhe qeshnin. Lepuri u zgjua dhe si në ëndërr i luste që ta ndërpresin zhurmën,

duke u premtuar atyre se kurrë më nuk do të shëtiste me motor në pyll.

24

Uji

Pjesa më e madhe e sipërfaqes së Tokës është e mbuluar me ujë, për shkak të kësaj është

quajtur Planeti i kaltër. Për fat të keq, pjesa më e madhe (97%) e ujit të Tokës është i kripur

dhe nuk mund të shfrytëzohet në mënyrë të drejtpërdrejt nga njerëzit. Pjesa tjetër e ujit prej

3% është i ëmbël (i pakripur) dhe gjendet në lumenj dhe liqene, nën sipëfaqen e tokës,

organizmat e gjallë, akullnajat, polet dhe në malet më të larta. Sipas hulumtimeve, nga njerëzit

shfrytëzohet vetëm 1% e sasisë së ujit në planetin tonë.

Karakteristikat e ujit

• Uji është substancë e vetme që është prezent në natyrë

në tri forma: të ngurtë, të lëngshme, të gaztë.

• Uji i pastër vlonë në 100 o C dhe ngrinë në 0 o C.

• Në lartësi më të madhe, ku shtypja e ajrit është më e ulët,

temperatura për vluarjen e ujit është më e ulët.

• Tretja e ndonjë substance në ujë e zvogëlon temperaturën

e ngrirjes së ujit. Këtë e kanë shumë të njohur njerëzit,

të cilët që ta parandalojnë ngrirjen në dimër, hedhin kripë

ose shtojnë materie në ujë që ti pastrojnë qelqet e dritareve

të veturave.

• Uji quhet tretës i përgjithshëm. Ai mund të tretë më shumë substanca se çdo tretës.

• Uji ngjitet nëpër bimë deri te majat e tyre.

Rëndësia e ujit për jetën

• Pothuajse të gjitha materiet bëhen më të rënda dhe më të ngurta kur kalojnë nga gjendja

e lëngshme në të ngurtë. Megjithate, uji e rritë volumin e tij dhe bëhet më i lehtë atëherë

kur shndërrohet në akull. Kjo cilësi ka rëndësi të madhe për mbajtjen e jetës në lumenj

gjatë dimrit.

25

Uji

• Pikat e shiut gjatë rënies nëpër ajër i tretin gazrat ajror.

Kur bie në Tokë, shiu ndikon në cilësinë e dheut,

liqeneve dhe lumenjve.

• Uji mund të grumbullojë sasi të mëdha të energjisë,

e cila mund t’i shndërrojë oqeanet, detrat dhe liqenet

në rezervuar gjigant të ngrohjes. Kjo cilësi e veçantë

ndikon te klima në rajonet që janë afër bazeneve ujore.

Gjithashtu, për shkak të cilësisë së tyre për mbajtjen

e energjisë, uji gjithkund përdoret për freskim,

por dhe për transferimin e ngrohjes.

• Njerëzit patjetër duhet të pinë rreth dy litra ujë në ditë

që t’irruajnë funksionet në trupin e tyre.

Pasuritë ujore

• Vendet ku ruhet uji i tokës quhen bazene ujore (rezervuar). Ujë i ëmbël (i pakripur) mund

të gjendet në:

– lumenjt, liqenet, pellgjet moçalet, (ujë sipërfaqësor);

– bimët, kafshët dhe njeriun;

– nën sipërfaqen e tokës (ujërat nëntokësore).

Ndikimi i njeriut

• Uji përdoret për ujitje në bujqësi, si materie për ngrohje ose

ftohje në industri, si dhe për qëllime të përditshme: për pije,

higjienë personale, pushim, marrje të energjisë elektrike etj.

• Ekzistojnë mënyra të ndryshme në të cilat njerëzit i dëmtojnë

rezervuaret ujore ose e ndotin ujin:

– Hedhja e mbeturinave në ujë e zvogëlon kapacitetin e ujit.

– Aktivitetet bujqësore, siç janë hedhja e helmeve, plehrave

dhe lëndëve tjera, shkaktojnë ndotje të madhe të ajrit

dhe ujit.

– ndërtimi i një ure ose zhvendosja e një shtrati të lumit

mund të shkaktojë ndryshime në rrjedhën e lumit ose

të nivelit të ujërave nëntokësore.

– Nxjerrja e rërës dhe gurëve nga lumi shkatërron brigjet e lumenjve.

– Ujërat industriale që lëshohen në lumenj pa u pastruar nga ujërat e ndotura janë

të dëmshme për bimët dhe kafshët në ujë dhe ndikojnë

ndaj shëndetit të njerëzve.

– Fermat e derrave dhe të shpendëve krijojnë shumë

mbeturina. Lëshimi i këtyre mbeturinave në lumenj

pa u pastruar mund të shkaktojë vdekje të bimëve

dhe kafshëve në ujë, dhe natyrisht ndikon ndaj shëndetit

të njerëzve.

– Rrjedhja e prodhimeve të naftës i dëmton elementet

e gjalla dhe jo të gjalla në ujë.

– Lumenjt shpesh ndoten nga ujërat kanalizuese dhe nga

ujërat që nuk mund ti thithë dheu.

– shumë qytete nuk kanë stacione për pastrimin e ujërave

të ndotura. Hedhja e drejtpërdrejt e ujërave të ndotura

në lumenj i ndotin ujërat.

26

Uji

Përgatitja ditore: Domosdoshmëria e ujit

Kohëzgjatja

Koha vjetore

Vendi

Materialet

Qëllimet

Metodat

1-2 orë të mësimit

Të gjitha kohët vjetore

Klasë

Fleta e punës për nxënësit „Qarkullimi i ujit“, tabelë, një gotë

e ujit për pije, një qelq i hollë, tas i mbushur me ujë, sfungjer,

lule e bardhë, ngjyrë

Nxënësit ti:

• zgjerojnë njohuritë për qarkullimin e ujit në natyrë

• të bëhen të vetëdijshëm për cilësitë e ujit dhe për rëndësinë

e tij për organizmat e gjallë

Demonstrim, ligjërim, diskutim, punë e pavarur,

zgjidhje e dyshimeve

Pjesa I: Qarkullimi i ujit

1

Merrni një gotë me ujë të pijshëm. Lusni ndonjë nga nxënësit që të pijë dhe të tregoj se çka

mendon, prej kur ekziston uji, dhe sa është i vjetër. Sqarojuni nxënësve se uji është i vjetër

përafërsisht 4,5 miliardë vite (njejtë sikur planeti ynë) dhe është në qarkullim të përhershëm

midis Tokës dhe ajrit. Dielli dhe era shkaktojnë avullim të ujit, nga Toka, gjethet e bimëve,

trupat e kafshëve dhe nga sipërfaqja e lumenjve, liqeneve dhe oqeaneve. Në këtë mënyrë,

uji shndërrohet në avull. Në kushte të caktuara, avullimi kalon në pika ujore dhe përsëri bie

në tokë në formë të shiut ose borës, shpesh duke i grumbulluar materiet tjera gjatë rënies.

Shiu dhe bora përsëri i mbushin lumenjtë dhe liqenet. Lumenjtë rrjedhin në oqeane.

Një pjesë e shiut rrjedh nëpër tokë dhe shndërrohet në ujëra nëntokësore.

2

Ndani fletën e punës „Qarkullimi i ujit“ dhe së bashku me nxënësit emërtoni fazat

e ndryshme të qarkullimit të ujit.

Pjesa II: Uji: komponent i vetëm në planetin tonë

Tregojuni nxënësve për disa cilësi të vetme të ujit dhe rëndësinë e tij për organizmat e gjalllë

përmes bisedës rreth pytejeve në vijim (përdorni informata nga fillimi i këtij kapitulli):

• Në çfarë gjendje të ndryshme mund të gjendet uji? Jepni shembuj.

• Pse krijohet akull në sipërfaqen e ujërave në lumenjt dhe liqenet? Cila është rëndësia e kësaj

cilësie për mirëmbajtjen e jetës në dimër?

• Uji mund të tretë shumë materie. Jepni shembuj.

• Materie të ndryshme të tretura në ujë e ulin temperaturën

e ngrirjes së saj. Pse detërat dhe oqeanet nuk ngrihen në dimër

në gjerësi të mesme gjeografike? Çka është tretur në të? Jepni

shembuj tjerë nga jeta e përditshme për parandalimin e ngrirjes.

• Uji mund të ruaj një sasi të madhe të energjisë (ngrohje).

Pse dimrat janë më të butë, ndërsa verërat më të freskëta në

afërsi të liqenit ose detit në krahasim me vendet më në brendi?

Jepni shembull nga planeti ynë.

• Pse në sipëfaqen e ujit krijohen valë?

• Demonstroni thithjen e ujit me një qelq të hollë adekuat, duke e mbledhur ujin me sfungjer

ose duke vendosur rrënj nga një bimë me lule të bardhë në ujë në të cilin ka ngjyrë

(për demonstrimin e dytë nevojitet më shumë kohë). Sqaroni rëndësinë e ujit për bimët.

Çka tjetër shkon lart së bashku me ujin?

27

Uji

Përgatitja ditore: Uji dhe njerëzit

Kohëzgjatja

Koha vjetore

Vendi

Materialet

Qëllimet

Metodat

3-4 orë të mësimit

Të gjitha stinët e vitit

Klasë

Shishe prej 1 litër, testi „Sa kemi njohuri për ujin“, fleta e punës

„Përdorimi i ujit“, 2 gota të plastikës, gjilpër e gjatë, gozhdë, shirit

prej celofani, kronometër, fletë pune „Burimet e ndotjes së ujit“,

fletë për vizatim format-A4, ngjyra, markerë

Nxënësit të:

• kuptojnë se në përditshmërinë e tyre mund të kursejnë

shumë ujë

• bëhen të vetëdijshëm se me ndryshime të vogla në shprehitë

e tyre higjienike mund të kursejnë shumë ujë

• njihen me burime të ndryshme të ndotjes së lumenjve

Ligjërim, diskutim, kompletimi i tekstit, punë individuale, diskutim

spontan

Pjesa I: Hulumtuesit e ujit

1

Diskutoni me nxënësit:

• Pse uji është i domosdoshëm në jetën e përditshme

të njerëzve (për nevoja personale, për pije, gatim,

higjienë personale, larje, pushim dhe dhe rekreacion

në ujë etj.; për qëllime ekonomike: ujitjen e drithrave,

prodhimin e mallrave të ndryshme dhe ofrimin

e shërbimeve, për trafikun)? Shkruani përgjigjet

në tabelë. Nxënësit le ti emërtojnë shembujt

e ndryshëm për përdorimin e ujit.

• Diskutoni se pse njerëzit e moshuar në fshat zgjedhin

hulumtues të ujit për një mision të rëndësishëm

që të gjendet një burim i ri i ujit. Shpjegojuni se duke

shikuar nga perspektiva historike, të gjitha vendbanimet ku jetojnë njerëzit gjithmonë

kanë qenë të lidhura me ujin dhe afër tij (detrat, lumenjtë, liqenet etj).

2

Sqarojuni se duhet ta zbuloni cilësinë e ujit që është

i nevojshëm për secilin prej nesh.Që të bëhet një gjë

e tillë, së pari tregojuni nxënësve një shishe të plastikës

ose të qelqit prej 2 litrash. Kjo do t’ua lehtësojë

që ta paramendojnë nevojën e ditore të sasive

të ndryshme të ujit. Ndani kopje nga teksti „Sa ujë

ka në?“. Kur do ta përfundojnë, diskutoni me nxënësit

për sasinë e ndryshme të ujit në ushqim dhe organizmat

e gjallë.

28

Uji

3

Sqaroni

4

Jepni

se shfrytëzimi i matur i ujit ka shumë rëndësi, sepse

bota ballafaqohet me një krizë botërore në lidhje me ujin.

Bisedoni se në cilat raste uji mund të përdoret

më ekonomikisht. Lusni nxënësit që ti shprehin idetë e tyre

për kursimin e ujit në rastin që vijon:

• Larjen e prodhimeve për ushqim;

• Larjen e pjatave;

• Larjen e rrobave me makinë;

• Ujitjen e kopshtit;

• Larjen e veturës.

disa shembuj, duke i përdorur informatat nga fleta e punës „Përdorimi i ujit“.

Shpërndani kopje nga fleta e punës dhe lusni nxënësit të përgatisin detyrë shtëpie

për planet e tyre se si të kursehet uji, për të cilat duhet të bisedojnë me prindërit.

Pjesa II: Uji dhe higjiena personale

1

Sqarojuni nxënësve se me disa ndryshime të vogla në sjellje ose me aparate të ndryshme

teknike secili mund të kursejë ujë për pastrim në shprehitë e tyre të përditshme për

mbajtjen e higjienës. Tregojuni nxënësve se do t’ua dëshmoni këtë me ndihmën e një

shembulli dhe një problemi matematikor.

2

Demonstroni eksperimentin në vijim:

• Merrni dy gota të njejta prej letre dhe bëni disa vrima të njejta në fund të gotave

(Pesë ose gjashtë). Përdorni një gjilpër të madhe për njërën gotë dhe një gozhdë

të madhe për tjetrën.

• Ngjitni një shirit prej celofani nga ana e jashtme në fundin e gotës.

• Lusni dy vullnetarë që ti mbushin të dy gotat me ujë me një sasi të barabartë.

Pastaj në të njejtën kohë nxirrni shiritat prej fundit të tyre. Nxënësit masin se sa kohë

është e nevojshme që të rrjedh uji. Përsëriteni eksperimentin nëse ka nevojë.

• Tregojuni nxënësve se kjo paraqet mënyrë të thjeshtë që të kursehet ujë gjatë bërjes

dush. Në ditën e sotme tregjet ofrojnë çesme dhe dushe të ndryshme, me funksione

të ndryshme, ndërsa disa prej tyre edhe kursejnë ujë pikërisht në mënyrë të këtillë.

Tregojuni nxënësve që t’u japin „këshillë profesionale“ prindërve të tyre kur do të

vendosin të blejnë një dush të ri për banjo.

3

Ilustroni problemin matematikor në vijim:

• Pyesni nxënësit sa herë në ditë i pastrojnë dhëmbët. Lusni një vullnetar që të shkojë

deri në lavaman dhe të tregojë se si bëhet kjo (vërejtje: në rast se nuk ka ujë në klasë,

nxënësi mund ta sqaroj procedurën).

• Diskutoni rreth mundësisë që të gjendet një mënyrë

tjetër e kursimit kur i lajmë dhëmbët. Ai që i lanë

dhëmbët duhet ta lëshojë ujin vetëm kur të lagë

brushën ose dhëmbët, ndërsa e mbyll gjatë kohës

kur i pastron dhëmbët me brushë.

• Tregojuni nxënësve se përshtypja e parë është se kjo

mënyrë e kursimit nuk ka efekt të rëndësishëm gjatë

kursimit të ujit. Mes tjerash, në realitet, nëse secili

e bënë këtë ndryshim të vogël mund të ketë një efekt

shumë të madh. Që ti bindni ata që dyshojnë,

lusni nxënësit që ta zgjedhin problemin në vijim:

29

Uji

Paramendoni sikur secili anëtar i familjes t’i lajë dhëmbët derisa uji rrjedh tërë kohën.

Që kur ju keni treguar se të gjithë mund të kursejnë ujë, ata pajtohen qi t’i ndryshojnë

shprehitë e tyre dhe ta lëshojnë ujin vetëm kur i lagin brushën dhe dhëmbët.

Eksperimenti përfshinë të dhënat në vijim:

• Familja juaj përbëhet nga 5 antarë të familjes.

• Çdo antar i lan; dhëmbët dy herë në ditë.

• Pastrimi i dhëmbëve përafërsisht zgjat rreth 3 minuta, ndërsa rrjedhja mesatare e ujit

është 2 litra në minut.

• Me metodën e kursimit të ujit kursehet 1 litër për person.

Lusni nxënësit së bashku me prindërit e tyre të llogarisin:

a) Sasinë e ujit që e shfrytëzon familja kur e lëshonë ujin që të rrjedhë vazhdimisht.

b) Sasinë e ujit që e shfrytëzon familja kur e zbatonë mënyrën për kursim.

c) Sasia e ujit që mund të kursehet për një ditë nga familja.

ç) Çka mund të ndodhë nëse njëqind familje të qytetit tuaj e ndjekin këtë shembull?

Përgjigje:

a) 3 x 2 x 2 x 5 = 60 litra në ditë

Sqarojuni nxënësve se nëse respektohet kjo një vit, rezultati do të jetë:

60 x 365 = 21.900 litra

b) 1 x 2 x 5 = 10 litra në ditë

Sqarojuni nxënësve se nëse respektohet kjo një vit, rezultati do të jetë:

10 x 365 = 3.650 litra

c) 60 litra - 50 litra = 10 litra në ditë

Së bashku llogariteni ujin e kursyer të familjes për një vit (18.250 litra). Për lehtësim,

rrethoni shifrën prej 20.000 litra ose 20 metra kub për familje.

d) 50 litra x 100 = 5.000 litra në ditë

Së bashku llogariteni ujin e kursyer të 100 familjeve për një vit — 1.825.000 litra

(1.825 metra kub) ose nëse e keni zgjedhur që të rrumbullakoni — rreth 2.000 metra kub.

Sqarojuni se me 2.000 metra kub mund të mbushni një pishinë të madhe si pishina e

olimpiadës (50 m x 20 m x 2 m).

Pjesa III: Lumi ynë

Ky aktivitet mund të punohet me tërë klasën ose në grupe,

nëse klasa është e madhe.

1

Bëni shumë kopje nga fleta e punës „Burimet e ndotjes

së ujit“ kështu që pas prerjes së fotografive të veçanta të ketë

nga një fotografi për çdo nxënës. Jepni fotografi secilit

nxënës dhe luteni që të vizatojë një pjesë të lumit në një fletë

me format A4 të lidhur me burimin e ndotjes në fotografi.

Vizatoni një lumë në tabelë.

2

Kur

të gjithë do t’i përfundojnë, mblidhni vizatimet dhe sqarojuni nxënësve se me punën

e tyre kanë ngritur një pjesë të madhe të lumit, që është qendër e shumë aktiviteteve

të njeriut. Çdo aktivitet në mënyrë të ndryshme ndikon ndaj ujit të lumit. Diskutoni me

nxënësit për llojet e ndryshme të burimeve të ndotjes së ujërave. Lusni çdo nxënës

që të tregojë para klasës se në çfarë mënyre ndotësi i tij e zvogëlon cilësinë e ujit.

Përpiquni që nxënësit të kuptojnë se të gjitha aktivitetet e njeriut përgjatë lumit kanë

ndikim negativ në cilësinë e ujit.

30

Uji

3

Sqaroni

4

Lusni

se miliona vite bota e gjallë e lumenjve, bimët dhe

kafshët adaptohen në kushtet natyrore për jetë. Kur aktivitetet

e njeriut e ndërrojnë mjedisin jetësor, bota e gjallë nuk

ka shumë kohë që të adaptohet dhe shumë shpejt vdes.

Përkujtoni nxënësit se së bashku me organizmat tjerë të gjallë,

njerëzit gjithashtu varen nga pastërtia e shtratit të ujërave,

që i shfrytëzojnë për pije, në amvisëri, industri, ferma,

sport dhe rekreacion në ujë.

nxënësit që të japin shembuj për aktivitete të ndryshme

të dedikuara për mbrojtjen e lumenjve. Bëni një listë me ide

shumë adekuate. Kushtoni vëmendje atyre që janë të lidhura ngusht me shprehitë e ditës

(hedhje e mbeturinave ose ujë kanalizues në lumenj, dëmtimin e brigjeve të tyre etj).

Pjesa IV: Përroi dhe peshku i vogël

Lexojeni tregimin „Përroi dhe peshku i vogël“ në faqen 40.

1

Lusni nxënësit që ti tregojnë përshtypjet e tyre.

2

Jepuni nxënësve një përfundim se me ndikimin e tyre negativ

i shkatërrojnë gjërat e mrekullueshme që i rrethojnë dhe

pastaj nuk janë të vetëdijshëm për dëmet që i shkaktojnë.

Pjesa V: Lojë — Qarkullimi i ujit

1

Nxënësit le ti bëjnë aktivitetet në vijim për të mësuar se si qarkullon uji nëpër materiet

e gurit, siç janë gurët, rëra dhe argjili.

Në një enë me vrima në fund vendosni gurë të imët, në tjetrën rërë dhe në të tretën argjil.

2

Bëni

Për të demonstruar se uji nëntokësor qarkullon nëpër pjesët e gurit nëntokësor, derdhni

ujë në secilën prej enëve. Vëzhgoni dhe diskutoni për rezultatet. Cila enë më shpejtë

e lëshon ujin? Cila më ngadalë? Si ndikojnë materiet e ndryshme ndaj qarkullimit të ujit

në sistemin natyror.

përpjekjet në vijim për të treguar se si lloje dhe madhësi të ndyshme të tokës

kontribuojnë për qarkullimin e ujit. Zgjidhni tre nxënës të „bëhen“ ujë.

Nxënësit tjerë do të jenë material guri.

• Qarkullimi i ujit nëpër gurë

Nxënësit bëhen gurë të imët, duke u prekur mes vete me duar të zgjatura.

Qëllimi i nxënësve, të cilët i paraqesin pikat e ujit, është të kalojnë (rrjedhin) nëpër

nxënësit, të cilët i paraqesin gurët e imët në anën tjetër të klasës.

• Qarkullimi i ujit nëpër rërë

Nxënësit bëhen rërë duke i hapur duart, duke i lakuar bërrylat dhe duke i prekur belet

me majat e gishtërinjëve. Nxënësit — kokrriza rëre duhet të qëndrojnë kështu që belet

e tyre pothuajse takohen. Nxënësit — pika uji do të kenë vështirësi gjatë lëvizjes,

por ende do të mund të arrijnë në anën tjetër.

• Qarkullimi i ujit nëpër argjil

Nxënësit bëhen pjesë nga argjili duke i mbajtur duart të lëshuara pranë trupit dhe

të afruar njëri pranë tjetrit. Ata duhet të jenë shumë afër njëri tjetrit, duke bërë pengesë

për pikat e ujit. Pa qenë të ashpër, nxënësit — pika uji duhet ngadalë të depërtojnë

nëpër argjil. Ndoshta të gjithë nuk do të mund të kalojnë nëpër argjil.

31

Uji

Aktivitete tjera

• Ndajuni nxënësve kopje të tekstit „A e njohim ujin?“ dhe le ta punojnë në mënyrë

të pavarur.

• Lusni disa vullnetarë që të formojnë një grup të vogël dhe të debatojnë rreth dilemës

„Pikë pas pike“ para tjerëve.

• Mësoni për pasuritë natyrore të qytetit apo fshatit tuaj dhe në shtetin tonë.

• Organizoni një ditë për mbrojtjen e ujit dhe prezentoni hulumtimin tuaj. Dita e posaçme

është 22 Marsi, sepse kjo është dita botërore e ujit.

• Gjeni tregime, këngë, enigma për ujin.

• Me nxënësit luani lojën „Pastrimi i ujit në tokë“ dhe diskutoni me nxënësit për ndotjen

dhe pastrimin e ujit në tokë.

• Lusni ndonjë nxënës prej (klasave të 3-5) që ta lexojë tekstin „Përroi dhe peshku i vogël“.

Për nxënësit nga klasa e parë deri të tretën mësuesi e lexon tregimin. Pastaj bisedoni për

ndotjen e ujit dhe pasojat e ndotjes ndaj organizmave të gjallë.

32

Uji

DILEMA

Pikë pas pike

Ju jeni në vizitë te një mik dhe në oborr

e shikoni babain e tij me zorrë uji në duar,

se si përgatitet që ta lajë veturën familjare.

Ju vendosni:

• Ti ofroni ndihmë;

• Të propozoni se me kofë me ujë

dhe brushë për larjen e veturës mund

të kurseni shumë ujë;

• Të propozoni që veturën ta dërgojë

në sallonin për larjen e veturave;

• Të mos flisni asgjë, sepse jeni i turpshëm,

dhe mendoni se kjo nuk është puna juaj;

• Të bëni diçka tjetër.

TEST

A e njohim ujin?

1Më pak se gjysma e sipërfaqes së Tokës është e mbuluar me ujë.

2Uji i ka dy forma në Tokë.

3Uji mund të ruajë në sasi të madhe të energjisë.

4Kur materie të ndryshme treten në ujë, temperatura e ngrirjes

së ujit rritet.

5Vetëm 3% ujë që e përdorin njerëzit shërben për pije.

6Është e arsyeshme që të përdoret uji i njejtë si për pije ashtu

edhe për ujitje të kopshteve dhe pastrimit të trotuarit.

7Është e arsyeshme që të përdoret uji i ftohtë që rrjedh

për t’u ftohur pijet dhe ushqimi.

8Ndotësit kryesor të ujit janë industria dhe komunikacioni ujor.

9Pa ujë, Toka do të ishte planet i shkretë.

E SAKTË

E PASAKTË

Përgjigjet: 1. E pasaktë 2. E pasaktë 3. E saktë 4. E pasaktë 5. E saktë 6. E pasaktë 7. E pasaktë 8. E saktë 9. E saktë

33

Uji

FLETË PUNE

Qarkullimi i ujit

Avullimi — Meqë dielli e ngroh ujin, ai avullohet dhe ngritet në ajër

si avull i padukshëm.

1

Transpiracioni — Uji i avulluar lëshohet edhe nga gjethet dhe bimët

përmes procesit të quajtur transpiracion/avullim.

2

Kondensimi — Avulli i ujit ngritet, ftohet dhe shndërrohet në pika uji

— lëng. Kur temperaturat janë më të ulëta, drejpërdrejt shndërrohet

në gjendje të ngurtë (akull, breshër ose borë).

3

Reshjet — Sasia e reshjeve, në formë të shiut,

borës ose breshërit vjen nga retë.

4

Ujin që nuk mund ta thithë toka — Ujin që nuk mund ta thithë toka

është rrjedhja e dukshme e përrenjve, lumenjve dhe liqeneve.

5

Pastrimi natyror i ujit — Shirat dhe bora që shkrihen rrjedhin nëpër tokë,

pastrohen prej grimcave më të mëdha dhe depërtojnë nëpër të çarat

dhe poret e tokës dhe gurëve.

6

Ujërat nëntokësore — Uji nëntokësor qëndron në të çarat

dhe zbrazëtirat. Ai mund të përdoret përmes puseve.

7

Niveli i ujit nëntokësor — Niveli deri ku uji ngritet në pus të hapur. 8

34

Uji

FLETË PUNE

Sa ujë ka në?

35

Uji

FLETË PUNE

Përdorimi i ujit

Higjiena personale

• Mose e lini ujin

që të rrjedh derisa

i lani dhëmbët,

duart apo fytyrën.

• Paramendoni se çka

dëshironi të bëni më tepër: të bëni

një dush me (100-200 litra) ose me

(rreth 80 litra).

• Mos hidhni mbeturina në tualet.

Pastrimi

• Para se ti lani enët,

pastroni mbetjet e

ushqimeve nga pjatat.

• Mos i zhyt enët

e palara në ujë

që rrjedh- në vend të kësaj, mbusheni

lavamanin me ujë. Kjo kursen 50%

të ujit që ju nevojitet.

• Ndizni makinën të mbushur me rroba

për larje.

• Paraprakisht, zbusni rrobat që janë

përlyer me dhe në një kovë të veçantë

me ujë dhe detergjent për larjen

e rrobave.

• Shfrytëzoni kovë me ujë, në të cilën ka

detegjent edhe për pastrimin e veturës,

ndërsa zorrën e ujit përdoreni vetëm

në fund.

• Pastroni ballkonet kur bie shi.

• Përdorni fshesë, në vend të zorrës me

ujë, për ti fshirë gjethet që kanë rënë.

Gatimi/pija

• Vendosni mbyllës

në lavaman kur

i pastroni pemët

dhe perimet.

• Mos i ftohni

ushqimet ose pijet me ujin për pije.

• Nëse dëshironi ujë më të ftohtë,

atëherë mos prisni që të ftohet uji

duke rrjedhur nga çezma, por mbani

shishe me ujë të ftohtë në frigorifer.

Ujitja

• Mos e përdorni ujin

e pijshëm për ujitjen

e kopshtit —

përdorni ujë prej

burimeve ose shirave

të mbledhura më herët.

• Mënjanoni ujitjen kur është koha

me erëra ose shira, atëherë uji

më shpejt avullohet.

• Përdorni spërkatës, me anë të të cilit

kursehet një pjesë e madhe e ujit.

• Mbuloni vendet e ujitura me kashtë

ose gjethe që ta kufizoni avullimin.

36

Uji

FLETË PUNE

Burimet e ndotjes së ujit

Anijet, barkat me motor, dhe skuterët në ujë

Sportet e ujit e ndotin ujin me vaj dhe naftë.

Plehërat dhe lëndët mbrojtëse bujqësore

Plehërat dhe lëndët mbrojtëse bujqësore të mbrojtura

i ndotin liqenet dhe lumenjtë kur uji e lanë tokën nga fushat

e përpunuara.

Kafshët dhe fermat

Materiet e mbeturinave nga kafshët që ruhen në fermë

shpesh përfundojnë në shtretërit e ujërave pa u pastruar,

duke i shkatërruar bimët, mbytur kafshët dhe duke e dëmtuar

shëndetin e njeriut.

Ujërat e ndotura

Qendrat për trajtimin e ujërave të ndotura mund të shkaktojnë

ndotjen e ujit nëse nuk punohet rregullisht me to. Vetëm uji i

filtruar mund të lëshohet nëpër lumenjtë, liqenet dhe detrat.

37

Uji

FLETË PUNE

Burimet e ndotjes së ujit (vazhdon)

Mbeturina në plazh

Kur shkoni në plazh patjetër mblidhni mbeturinat dhe hidhni

ne kosh.

Ndryshime në brigjet e lumenjve

Ndërtimi i urave dhe ndryshimi i brigjeve të lumenjve mund

të ndryshojnë rrjedhën e lumenjve dhe ujërave nëntokësore.

Nxjerrja e rërës dhe gurit

Nxjerrja e rërës dhe gurit nga lumenjtë i shkatërron brigjet

dhe e rrit ndotjen.

Аutomjetet

Njerëzit ndonjëherë i lajnë automjetet e tyre menjëherë

afër shtratit të lumit.

38

Uji

FLETË PUNE

Burimet e ndotjes së ujit (vazhdon)

Hedhja e mbeturinave

Hedhja e mbeturinave në shtratin e lumit e zvogëlon cilësinë

e ujit dhe i shkatërron mjediset ujore.

Shesh ndërtimesh

Përdorimi i ngjyrave, vajrave dhe materive tjera në sheshet e

ndërtimit në afërsi të ujit, mund ti ndotin shtretërit e lumenjve.

Gjuetarët ilegalë

Teknikat e palejuara për gjueti dhe peshkim mund ta dëmtojnë

cilësinë e ujit dhe ti shkatërrojnë bashkësitë ujore të kafshëve.

Shirat e rrëmbyeshme

Lumenjtë shpesh ndoten prej ujërave, të cilat toka nuk

mund ti thith, të shkaktuara prej shirave të rrëmbyeshme,

përmbytjeve dhe katastrofave tjera natyrore.

39

Uji

FLETË PUNE

Përroi dhe peshku i vogël

Atë ditë përroi e pa peshkun e vogël se si po largohet nga ujërat e tij dhe i çuditur e pyeti:

– Peshk i vogël, për ku je nisur?

– Iki sa më larg nga ky ujë me argjil dhe i qelbur.

– E pse? – u habit përroi.

– Po nuk mund të gjejë më një shtëpi të qetë te ti. Nuk ka më barëra ku të fshihem,

nuk janë më as krimbat, buburrecat, dhe gaforet me të cilat ushqehem... gjithnjë e më

tepër jamë i uritur. Patjetër duhet të gjejë një zgjidhje, sepse edhe ajri i mungon ujit.

Përroi u ofendua prej fjalëve të këtilla të peshkut të vogël dhe me buzëqeshje e pyeti:

– Po ku do të shkosh?

– Do të kërkoj një përrua më të pastër, atje lart në mal, ku nuk ka njerëz ta turbullojnë

ujin e pastër burimor.

– Por, peshk i vogël – u ankua përroi, duke u bërë xheloz ndaj ujit të pastër burimor...

– prit, mos më braktis, të lutem, do të mundohem që ti pastroj ujërat e mija.

– Por, si?

– Një gjyshe plakë më ka treguar se nëse kaloj nëpër 40 gurë, do të bëhem i pastër

si loti i saj.

– Ha, ndërsa njerëzit përsëri do të ndotin – ia ktheu peshku i vogël duke mos i besuar.

– Atëherë, nuk kam shpëtim. Dhe, kur të gjitha burimet do të bëhen si unë, njerëzit

do të duhet patjetër ta pinë ujin e ndotur dhe të gjithë do të jemi në rrezik...

40

Toka

Dheu është shtresa e sipërme e sipërfaqes së tokës. Ai është i banuar me organizma të gjallë

të shumëllojshëm dhe është në proces të vazhdueshëm të krijimit dhe shkatërrimit. Toka ka veti

të veçantë — pjellshmëri.

Krijimi i tokës është proces i gjatë dhe i ndërlikuar, që është rezultat i qarkullimit

të vazhdueshëm të materieve dhe energjisë në mes organizmave të gjallë (bimëve, kafshëve

dhe mikroorganizmave) dhe natyrës jo të gjallë (gurëve dhe mineraleve). Meqë ky proces është

shumë i gjatë toka mund të llogaritet si burim natyror që nuk ripërtërihet. Rreth 65%

e sipërfaqes së Tokës është e mbuluar me dhe. Nga kjo, më pak se një e treta mund të përdoret

drejtpërdrejt për aktivitetete bujqësore: kullotat, livadhet dhe

sipërfaqet e përpunuara.

Faktorët në vijim ndikojnë në krijimin e tokës: organizmat

e gjallë (bimët, kafshët, aktiviteti i njerëzve, mikroorganizmat),

klima, vendpozita dhe koha.

Toka përbëhet prej katër pjesëve:

• Pjesa e ngurtë — mineralet dhe materiet organike;

• Pjesa e lëngët — uji;

• Pjesa e gaztë — ajri dhe

• Pjesë me organizmat e gjallë — mikroorganizmat dhe

insektet e tokës.

Në shtresën e sipërme të tokës ka organizma, siç janë bakteret, kërpudhat, krimbat, dhe larvat.

Organizmat — kërmijtë, minjtë dhe krimbat paraqesin prej 50 deri më 75% të organizmave

të gjallë në tokën e punueshme. Rrënjët e bimëve dhe shtazët në tokë i kthejnë materiet

organike në tokë pjellore — humus, që më vonë përzihet me materiet minerale. Përpos kësaj,

krimbat e bëjnë dheun të butë, që është e rëndësishme për rrënjët e bimëve.

41

Toka

Dheu kryen shumë funksione të ndryshme:

• Ai është bazë për prodhimin e ushqimit për bimët,

kafshët dhe për njerëzit. Gjithashtu, shtresimi i bimëve

të vdekura dhe kafshëve bëhet në dhe.

• I pastron ujërat nëntokësore dhe ka rol të (filtrit) pastruesit

natyror.

• Shërben si vendbanim i bimëve dhe kafshëve.

• Shërben për marrjen e materialeve për ndërtim.

• Shërben si burim i ripërtritur i karburantit natyror

(p.sh, kashtë, torfë, mbetjet e drurit).

• Ai është mjedis historik, që e ruan vlerën e trashëgimisë historike dhe kulturore.

Shtresa e dheut është e holluar dhe në shumë vende cilësia e tij është përkeqësuar.

Duhet ta pengojmë procesin e shkatërrimit të dheut, me qëllim që t’i kryej funksionet e veta.

Problemet më serioze dhe kërcënimet e tokës janë shpërndarja e saj me ujë, ndotja,

acidimi dhe kripëzimi nga industria.

Rreth 75% të të gjithë tokës së planetit i është zvogëluar

pjellshmëria për shkak të lagështisë dhe ngrohjes

së pamjaftueshme. Njëri prej fakteve më shqetësues është se,

për shkak të menaxhimit jo të mirë, pjesa më e madhe nga toka

pjellore humbet çdo vit, që shkakton në kthimin e tokave

natyrore (livadheve, pyjeve dhe kullotave) në tokë ndërtimore.

Më shumë se më parë, shoqëria duhet t’i orientojë përpjekjet

e saj drejt mbrojtjes së tokës dhe ruajtjes së frytit. Ajo duhet t’i

zvogëlojë, sa më shumë që të jetë e mundur, efektet negative

të aktiviteteve të njeriut ndaj cilësisë së tokës.

Mbrojtja e tokës është shumë e rëndësishme. Ajo shumë lehtë

absorbon materie të dëmshme të lëshuara nga burime të ndryshme të ndotjes në mjedisin

jetësor. Periudha e dekompozimit të materieve të dëmshme në tokë është më e gjatë

në krahasim me ate të ajrit ose ujit.

Për dallim nga ajri dhe uji, toka mund të të jetë pronësi private, që e vështirëson mbrojtjen

e saj, sepse ajo varet nga vullneti i pronarëve.

Përgatitje ditore: Çka dimë për tokën?

Kohëzgjatja

Koha vjetore

Vendi

Materialet

Qëllimet

Metodat

2-3 orë të mësimit

Të gjitha kohët vjetore

Klasa, hapësirë e hapur

Tabelë, markerë, shkumës, fleta pune për ngjyrosje, kavanoz

i madh prej qelqi ose plastike, rërë e trashë, rërë, gjethet, krimbat

dhe insektet artificiale (mund të bëhen nga letra), uji, lugë e

madhe, qelq zmadhues, dhe i mbledhur nga vende të ndryshme,

3-4 qelqe laboratorike, letër, thikë, letër që thithë ose letër-filtër

Nxënësit të:

• njihen me tokën me funksionet themelore dhe karakteristikat

e saja

• kuptojnë se krijimi i tokës vazhdon gjatë kohë

Diskutim, eksperiment, punë e pavarur

42

Toka

Pjesa I: Çka është toka (diskutimi)

1

Në tabelë shkruani fjalë dhe shprehje të ndryshme lidhur

me dheun, siç janë:

• Shtresa e sipërme, pjesë e kores së Tokës;

• E mbulon tërë planetin;

• E lëngshme, ngurtë, pjellore;

• Kombinim i ndërlikuar nga natyra e gjallë dhe e vdekur.

Pastaj lusni nxënësit që t’i plotësojnë fjalitë:

• Toka krijohet...

• Frytshmëria e tokës...

• Toka do të mbrohet me...

2

Pyesni nxënësit se pse toka është shumë e rëndësishme dhe cilat janë funksionet

e saj kryesore për organizmat e gjallë dhe njerëzit. Shkruani përgjigjet në tabelë.

U ndihmoni atyre përmes dhënies së informatave shtesë nga prezentimi.

Pjesa II: Le të krijojmë tokë (eksperiment)

1

Shpjegoni nxënësve se shumë njerëz mendojnë për tokën për papastërtinë që duhet

të mënjanohet nga këpucët dhe të lahen duart. Pyesni nxënësit se çka gjendet në tokë.

Shtoni më shumë informata, shfrytëzoni të dhënat e prezentimit. Shpjegoni se nuk mund

të shihen të gjitha pjesët përbërse të tokës në shikim të parë. Materiet jo të gjalla,

siç janë rëra e trashë, rëra dhe balta, janë të përziera me materie të organizmave të gjallë.

Gjithashtu, në të janë përzier uji dhe ajri. Kushtoni kujdes tre faktorëve

(klimës, vendndodhjes dhe kohës) që e përcaktojnë krijimin e tokës.

2

Që

3

Theksojuni

Klima luan rol të rëndësishëm në shpejtësinë, me të cilën ndodhin proceset në tokë.

Vendet e nxehta janë të përshtatshme për krijimin e tokës. Vendndodhja ka të bëjë me

atë nëse toka është në mal ose rrafshinë dhe nëse zona është e rrëpishme ose rrafshinore.

Është shumë e vështirë që të parandalohet ulja e tokës atje ku rajoni është i rrëpishëm.

andaj njerëzit mendojnë se mbrojtja e tokës në male është më e rëndësishme.

Theksojuni nxënësve se toka nuk mund të krijohet vetëm me një përzierje të thjeshtë

të pjesëve të saja përbërse, gjithashtu nevojitet edhe kohë.

ta vërtetoni pohimin e fundit, bëni demonstrimin në vijim

me ndihmën e disa nxënësve:

• Vandosni pak rërë të trashë, rërë dhe baltë në një

kavanoz të zbrazët. Shtoni disa gjethe dhe krimba

dhe insekte artificiale. Tundeni përsëri. Shtoni pak ujë,

por mos e mbushni kavanozin deri te gryka. Shpjegoni

se në këtë përzierje, poashtu ka edhe ajër, i cili është

i domosdoshëm për kafshët dhe për rrënjët e bimëve.

Pyesni nxënësit nëse mendojnë se ky është dhe i vërtetë.

• Ndani klasën në grupe dhe lusni që çdo grup të gërmojë

dhe të sjellë dy-tre grushta të dheut të vërtetë (kjo detyrë mund t’u jepet disa

vullnetarëve një ditë më parë). Lusni nxënësit që ta krahasojnë dheun e sjellur me ate

të eksperimentit. Bëjeni këtë me qelq zmadhues dhe pa qelq. Diskutoni për dallimet

që mund të shihen.

se krijimi i tokës është proces i gjatë që zgjatë shumë vite dhe varet nga

materialet fillestare, organizmat e gjallë (bimët, kafshët, aktivitetet e njeriut dhe

mikroorganizmat), klima, pozicioni dhe kushtet kohore. Sqaroni se të gjitha ato kushte

nuk mund të krijohen në klasë. Specifikoni në përfundim se toka duhet të vlerësohet

dhe të mbrohet.

43

Toka

Pjesa III: Le ta studiojmë tokën (eksperiment)

U shpjegoni nxënësve se toka ka shumë cilësi, por ju sot do të hulumtoni tri nga këto: ngjyrën,

lagështinë dhe dendësinë. Për këtë qëllim, do të duhet që të punohet detyra hulumtuese në vijim:

1

Vendosni në kuti të njejta shembuj të freskët të dheut të marrë nga vende të ndryshme.

Shënoni kutitë dhe vizatoni tabelën, siç është treguar më poshtë:

2

Ngjyra

3

Lagështia

4

Dendësia

Toka Ngjyra Lagështia Dendësia

Nr. 1 Nga oborri i shkollës

Nr. 2 Nga mali

Nr. 3 Nga ferma

Nr. 4 ...

e tokës varet nga prania e materieve të ndryshme dhe ujit. Në kushtet e përbërjes,

ekzistojnë tri ngjyra themelore:

• E zeza — për shkak të pranisë së humusit (mbetjet e organizmave të gjallë);

• Ngjyrë kafe (ngjyrë e kuqërremtë, ngjyrë ndryshku) — për shkak të të pranisë

së përbërësve të hekurit dhe

• Ngjyrë e hirtë (ngjyrë qumështi) — për shkak të pranisë së materieve minerale.

Raporti i përbërsve të ndryshëm e jep nuancën e ngjyrës themelore. Tokat më të lagështa

gjithmonë duken më të errëta. Shkruani rezultatet nga hulumtimi në kolonën e parë.

e tokës varet nga prania e ujit në momentin e hulumtimit. Ajo mund të

përcaktohet afërsisht nga letra, e cila e thithë. Shqyrtoni shkallët vijuese të lagështisë:

• Toka e thatë — kur e prekni, ajo shndërrohet në pluhur dhe nuk e lag letrën;

• Toka e freskët — kur e prek, ajo është e ftohtë, por nuk e lag letrën;

• Toka e lagët — kur e mbani në duar, bëhet me topa dhe e lag letrën;

• Toka me ujë — kur e mbani në duar, nga ajo pikon ujë dhe ngjitet.

Identifikoni lagështinë e tokës dhe plotësoni kolonën e dytë me rezultatet.

e tokës mund të përcaktohet me përdorimin e thikës së topitur.

Shqyrtoni nivelet në vijim të dendësisë:

• Shumë e dendur — thika nuk mund të depërtojë në tokë;

• Mjaftë e dendur — thika shumë lehtë depërton në tokë;

• E shkrifët — toka lehtë derdhet.

Shkruani rezultatet në kolonën e tretë.

Shpjegoni se ka qindra lloje të tokës në botë dhe se emrat e tyre shpesh janë të lidhura

me ngjyrën e tyre, p.sh: e zezë, e kuqe etj.

Aktivitete tjera

• Ndani kopje të tekstit „Çka dimë për tokën?“. Lusni nxënësit që ta zgjedhin si detyrë

individuale.

44

Toka

Përgatitja ditore: Toka dhe njerëzit

Kohëzgjatja

Koha vjetore

Vendi

Materialet

Qëllimet

Metodat

3-4 orë të mësimit

Për eksperimentin: 10 minuta në ditë 2-3 mbledhje,

të ndjekura me diskutime nga 1 orë

Çfarëdo kohë vjetore

Për eksperimentin: sipas mundësisë, gjatë kohës më të nxehtë

të vitit

Klasë, laborator

Një mollë, thikë xhepi

Për eksperimentin: qese e plastikës, qelq zmadhues, termometër,

etiketa, pjesë të vogla të mbetjeve (metal, mbështjellëse

e çamçakëzit, gotë e plastikës, kanaçe e zbrazët e pijeve,

pjesë të rrobave të pambukut, copë prej qelqit, copë letre,

lëvore të bananes), pak dhe nga kopshti

Letra të punës për ngjyrosje

• Nxënësit të kuptojnë se sasia e tokës në botë është e kufizuar

• Nxënësit të kuptojnë se çka mund të ndahet në tokë natyrisht

Demonstrim, eksperiment, diskutim

Pjesa I: Sa lloje të tokës ekzistojnë në? (demonstrim)

1

Filloni aktivitetin duke përkujtuar rolin, të cilin toka e ka në ushqimin e bimëve, kafshëve,

njerëzve dhe për rëndësinë e pjellshmërisë së saj.

2

Pyesni nxënësit nëse ekziston tokë shumë pjellore në botë.

Pasi që ti dëgjoni mendimet e tyre, tregoni atyre një mollë.

Tregoni që ato të mendojnë se është një model i vogël i

Tokës. Sqaroni atyre se me demonistrimin e ardhshëm do t’u

tregoni se në botë ka më pak tokë pjellore se sa duket:

• E ndani mollën në katër pjesë të barabarta dhe tri pjesë

të tyre leni mënjanë. Sqaroni se tri të katërtat e sipërfaqes

së tokës i përfshijnë detrat dhe oqeanet.

• Ndani pjesën e katërt në dy gjysma dhe lejeni mënjanë

gjysmën. Sqaroni se këtë pjesë të Tokës e kanë

shkretëtirat, ku nuk mund të kultivohen prodhimet.

• Ndani pjesën e tetë të mbetur prej mollës në katër pjesë

dhe leni mënjanë tri prej tyre. Sqaroni se pjesët që i latë mënjanë paraqesin pjesë nga

sipëfaqja e tokës që e kanë shkëmbijtë dhe gurët — kjo pjesë nuk është pjellore.

• Tregoni nxënësve se pjesa tjetër paraqet 1/32 e sipërfaqes së Tokës — pjesë

që llogaritet si pjellore. Qëroni lëvoren e kësa pjese, duke u sqaruar se kjo është

në të vërtetë shtresa e sipërme — e tokës, që i ushqen bimët dhe prodhon ushqim

për të gjithë kafshët dhe njerëzit. Theksoni se ndërtimi i rrugëve, shtëpive dhe fabrikave

në tokë pjellore e zvogëlon sipërfaqen e tokës, të aftë për t’i mbajtur të mbjellat më tej.

45

Toka

Pjesa II: Çka e ndotë tokën?

1

Përgatitja: Organizoni dhe realizoni hulumtimin në vijim

me nxënësit gjatë dy ose tri javëve:

• Mbushni dy të tretat e një qeseje të plastikës me dhe nga

kopshti. Shtoni disa copa të vogla të mbetjeve (metal,

mbështjellës te çamçakëzit, gotë të plastikës, kanaçe të

zbrazët, pjesë të rrobave të pambukut, copë prej qelqi,

copë letre, lëvore të bananes. Përzini mirë dhe shtoni ujë

në përzierjen. Mbylleni mirë qesen dhe ngjiteni në të

etiketën me shënim se çka keni futur në të si dhe datën.

• Vendoseni qesen afër dritares, në diell (në qoftë se e kryeni hulumtimin gjatë sezonit

të ngrohtë veror) dhe afër ngrohjes (por jo mbi të) nëse është dimër.

• Çdo ditë në dy apo tri javët e ardhshme hulumtoni dhe shënoni vëzhgimet tuaja

për temperaturën, aromën, pamjen e jashtme, dhe ndryshimet e dukshme.

Nëse dheu në qese është i thatë, shtoni pak ujë.

2

Diskutim:

3

Mendoni

4

Udhëzoni

pas dy ose tre javësh, lusni nxënësit që t’i

analizojnë ndryshimet dhe të përgatisin raport të shkurtër,

në të cilin do të përgjigjen në pyetjet në vijim:

• A mund të vëreni ndonjë lloj të organizmave

në përzierje?

• Cilat ndryshime të temperaturave i vëreni gjatë

hulumtimit?

• Cilat mbetje janë ndryshuar, ndërsa cilat janë

si më parë?

se cilat mbetje janë zbërthyer në tokë, ndërsa cilat kanë mbetur të pandryshuara.

Cilat lloje tjera të mbetjeve, sipas mendimit të nxënësve, nuk janë zbërthyer në dhe?

nxënësit që të ndajnë përvojën profesionale dhe përshtypjet nga ndotja

e tokës me mbetjet, plehërat, dhe përdorimin e plehërave dhe kimikateve në bujqësi.

Citoni që të kuptojnë se ruajtja e pastërtisë së tokës është me rëndësi të madhe për cilësitë

e saj dhe për pamjen e jashtme të mjedisit jetësor.

Pjesa III: Çka e rrezikon tokën? (diskutim, stuhi me ide)

1

Lusni nxënësit, pas mësimit, që t’i vëzhgojnë ndotësit

e tokës në oborrin e shkollës dhe në parkun kur shkoni

në ekskursion. Në bazë të eksperimentit paraprak,

le të analizojnë se sa është e mundur që mbeturinën

që e shohin shpejtë të barazohet me mjedisin jetësor:

Pregatitni një raport të shkurtër për mbikqyrjet e tyre

dhe lexoni disa prej tyre para nxënësve.

2

Ndani disa kopje nga lista e punës „Çka e rrezikon tokën?“.

Së bashku diskutoni për rreziqet kryesore ndaj tokës (ndotja

më shumë nga ujërat e ndotura, toka e shtypur nën rrugë

dhe ndërtesa, gazrat dalëse dhe shpërndarja e tokës) dhe

ndikimin e tyre ndaj tokës: Vëreni se gjendja e tokës është direkt e lidhur me pjesët tjera

përbërse të natyrës — ajër, ujë, organizma të gjallë.

3

Përmes stuhisë me ide u tregoni nxënësve që të mendojnë se si të mbrohet toka

në oborrin e shkollës, në park, fermë dhe në vende tjera të jashtme të njohura.

46

Toka

Pjesa IV: Loja — Tingulli i farave

1

Lusni nxënësit të sjellin fara me madhësi, formë, peshë apo fortësi të ndryshme,

kanaçe dhe qese plastike. Flisni me nxënësit për rëndësinë e tokës gjatë procesit

të mbirjes së farës, nevojën për materie ushqyese dhe ujë.

Për këtë lojë zgjidhni fara me madhësi, formë, peshë ose ngurtësi të ndryshme.

Për nxënësit më të vegjël përdorni fara që kanë dallime të mëdha dhe lehtë mund

ti shikojnë nxënësit. Ndërsa për nxënësit më të rritur përdorni fara që kanë dallime

më të mëdha. Farat mbyllni në kanaçe të zbrazëta të kafes.

Farat që mund të përdoren (mund të përdoren në çdo kombimin).

2

Ua

3

Tregoni

4

Nxënësit

5

Në

Të mëdha Të mesme Të vogla

Arrë me lëvore Misër Farë e barit

Bajame me lëvore Bizele Kafe e bluar

Lajthi me lëvore Farat e plota të kafes Fjolla tërshëre

jepni kanaçet disa nxënësve në grup. Sigurohuni se ato nuk mund të shikojnë se çka

ka në kanaçe. Sqaroni se secila kançe është e mbushur me lloje të ndryshme të farave.

Në të njejtën kohë, çdo fëmijë le ta tundë kanaçen në mënyra të ndryshme(lartë-posht,

nga njëra anë në tjetrën, duke rrokullisur etj). Tregonu fëmijëve që me kujdes ta dëgjojnë

tingullin që e krijojnë farat.

Ndani klasën në grupe të vogla, secili grup le të posedojë kanaçen e tij me fara. Nxënësit

le t’i përgatisin karakteristikat e farave. A janë të mëdha? A janë të vogla? Të forta? Të buta?

Të rrumbullakëta? Me rrethe? Të yndyrshme? A ka shumë fara në kanaçe ose vetëm disa?

nxënësve kombinimin për farat në qeset e pastra të plastikës. Sqaronu atyre se në

qese gjenden të njetat lloje të farave si ato në kanaçe. Grupet e nxënësve le ti krahasojnë

farat ne qeset e plastikës me tingullin që kanë dëgjuar nga kanaçja.

le të diskutojnë për përfundimet në grupet e tyre. Kur secili grup do të vijë

në përfundim, lusni grupet, që një nga një ta lëvizin kanaçen dhe la ta tregojnë mendimin

e tyre. Pjesa tjetër e klasës le të tregojë nëse pajtohet me mendimin e grupit me gishtat

tregues të ngritur lartë ose poshtë. Në të njejtën kohë hapni kanaçet që ti kontrolloni

përfundimet.

fund, bisedoni me nxënësit për rëndësinë e tokës në procesin e krijimit të farave,

mbirjen e tyre, nevojën për materiet ushqimore dhe ujin në tokë që farat të mund

të mbijnë.

Aktivitete tjera

• Lusni disa vullnetarë që të formojnë një grup të vogël dhe të diskutojnë për dilemën

„Kopshti në vjeshtë“.

• Organizoni pastrimin e oborrit të shkollës, parkut ose në ndonjë vend tjetër.

• Lusni disa prej nxënësve (nga klasa e 3-5) që ta lexojnë tregimin „Tregimi për tokën“.

Për nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën tregimin e lexon arsimtari.

Pastaj bisedoni për mbështetjen dhe miqësinë reciproke.

• Studioni toka të ndryshme qytetin ose në fshatin tuaj.

47

Toka

DILEMA

Kopshti në vjeshtë

Një ditë vini në shtëpi dhe e gjeni tërë familjen

tuaj në oborr se si i grumbullojnë dhe i hedhin

gjethet që kanë ra nga drunjtë. Ju vendosni:

• Të ndihmoni për hedhjen e gjetheve;

• Të propozoni që të hapet një gropë ku do

të groposen gjethet, të cilat do të kalben

dhe në këtë mënyrë do të bëhet kopshti juaj

më i frytshëm;

• Të vërtetoni se djegia e gjetheve është ide

e mirë;

• Të mos bëni asgjë dhe të shkoni të shikoni

televizor.

• Diçka tjetër.

TEST

Çka dimë për tokën?

Në fjalitë më poshtë ka çifte shprehjesh hijezuara. Nënvizoni atë për të cilën mendoni

se nuk është e saktë që të formoni fjali të sakta.

1

Toka e mbulona / nuk e mbulon tërë sipërfaqen e Tokës.

2Cilësia më e rëndësishme e tokës është dendësia / frytshmëria e saj.

3Organizmat e gjallë nuk marrin pjesë / marrin pjesë aktive në krijimin e tokës.

4Për shkak të përbërjes së saj, toka ndalon / nuk ndalon shumë ndotës.

5Aktivitetet e njeriut kanë ndikim të volitshëm / të pavolitshëm ndaj gjendjes së tokës

në ditën e sotshme.

6Djegia e stërnishtës pas korrjes është mirë / nuk është mirë për tokën.

7Përdorimi i kimikateve kundër dëmtuesëve e ndotë / nuk e ndotë tokën.

8Gjendja e tokës varet / nuk varet nga gjendja e elementeve tjera në natyrë – ajër,

ujë dhe organizma të gjallë.

Përgjigjet: 1. nuk e mbulon 2. frytshmëria 3. marrin pjesë 4. ndalon 5. të pavolitshëm 6. nuk është e mirë 7. e ndot 8. varet

48

Toka

FLETË PUNE

Çka e rrezikon tokën?

Shpërndarja e tokës — Shtresa e sipërme pjellore e tokës është e mirë për bujqësinë,

siguron kullosa për kafshët dhe përmban materiet ushqimore për bimët. Kur drunjtë,

kaçubat dhe bari do të mënjanohen, toka është e pambrojtur dhe fillon shpërndarja e tokës.

Ky është proces që e shkaktojnë uji dhe era. Shpërndarja e tokës mund të jetë pasojë

e aktiviteteve të ndryshme të njeriut, me të cilat toka ekspozohet në ujë dhe ajër.

Aktivitetet bujqësore, siç janë lëvrimi i pjerrtësirave, mënjanimi i shtresës pjellore të tokës,

rritja e numrit të kafshëve që kullosin, kontribuojnë për shpërndarje më të madhe të tokës.

Thartësimi — Varësisht se ku gjendet toka, mund të përmbajë sasi të ndryshme

të thartësirës. Bimët që rriten atje janë të adaptuara në këto thartësira, ndërsa ndryshimi

i thartësirës së tokës mund ti dëmtojë ato. Aktivitetet e njeriut shpesh errisin thartësirën

në tokë.

Ndotja — Në disa raste toka është e ndotur me metale dhe materie helmuese tjera,

naftë dhe katran, ve, gazra helmues dhe shpërthyes, lëndë djegëse dhe materie tjera

të dëmshme. Këto materie shpesh vijnë nga mbeturinat industriale dhe komunale.

Ngjeshmëria (kompaktiteti) — Toka është e ngjeshur si pasojë e shtypjes së përhershme

nga makinat e rënda, lëndët e rënda dhe materialet e tokave të lagështa.

Kripshmëria — Toka bëhet më e ngopur me kripëra për shkak të përdorimit të madh

të plehrave minerale. Ky proces është i papërshtatshëm për organizmat e gjallë në tokë

dhe për cilësinë e prodhimtarisë bujqësore.

49

Toka

FLETË PUNE

Tregimi për tokën

Ishte një ditë e nxehtë gushti. Milingona Mimi dhe lejleku Stavre kënduan nën hijen

e drurit të madh. Ato bisedonin se po afrohet dimri, prandaj duhet të sigurojnë ushqim

për fëmijët e tyre.

Ditën e ardhshme erdhi një familje në piknik nën hijen e drurit të madh. Mimi dhe Stavre

menjëherë menduan se mund të shfrytëzojnë diçka nga ushqimi i tyre. Kur familja shkuan,

në vendin e tyre kishte thërrime. Milingona dhe lejleku i morën thërrimet dhe i dërguan

në shtëpitë e tyre. Atëherë Mimi u kujtua që ta ftojë urithin Rovko që t’iu ndihmojë

që të gërmojnë shtëpi më të madhe. Rovko me kënaqësi u pajtua, sepse shumë dëshironte

t’ju ndihmojë miqve të tyre. Ai është gërmues i mirë. Puna përfundoi shpejtë dhe tani ato

kanë më shumë hapësirë në shtëpi. Ditën tjetër ra shi. Nga shiu hyri pak ujë në shtëpi,

ndërsa tani kanë dhe çka të pinë.

Vjeshta ngadalë po afrohet. Duke e ditur se vjen vjeshta, dallëndyshet shkuan drejt jugut.

Ato morën fara të ndryshme me vete, duke menduar se janë ushqim i mirë për rrugës.

Duke fluturuar mbi shtëpitë e Mimit dhe Stavres, nga qelli ranë disa fara.

Nga gjethet që i bartën milingona dhe lejleku në shtëpitë e tyre toka u bë më e frytshme,

ndërsa nga farat që i sollën dallëndyshe, pranverën e ardhshme mbinë lule

shumëngjyrëshe: Këtë verë, Mimi dhe Stavre më shumë u kënaqën nën hijen e drurit

të vjetër, kësaj here duke e ndjerë aromën e luleve të reja.

50

Energjia

Energjia është e domsdoshme për të gjitha aktivitetet e njeriut. Me anë të saj, ngrohen shtëpitë,

lëvizin automjetet, përpunohet toka dhe makinat punojnë. Shfrytëzimi i shpejtë i burimeve

energjetike botërore gjatë disa shekujve të fundit parasheh një rritje të paparë në standardin

jetësor. Në ditën e sotme njerëzit janë aq të varur prej energjisë që vështirë mund ta mendojnë

jetën pa të.

Energjia e diellit është burim i të gjitha llojeve të energjisë në botë dhe ajo e mundëson jetën.

Një pjesë e energjisë së diellit kthehet në hapësirë. Pjesa tjetër e dritës mbetet në Atmosferën

tokësore, për shkak të gazrave në ajër. Këto gazra janë si një batanie që e mbulojnë Tokën

dhe luajnë rol natyror për mbajtjen e nxehtësisë së Tokës.

Drita e diellit ka rëndësi në procesin e krijimit të ushqimeve te bimet. Është shumë

e rëndësishme për ekzistencën e bimëve dhe kafshëve. Rajonet me dritë dhe ngrohje të

volitshme në përgjithësi dallohen me shumëllojshmëri të madhe të bimëve dhe kafshëve, ndërsa

jeta e njeriut është shumë më e lehtë. Sot njerëzit shfrytëzojnë lloje të ndryshme të energjisë:

• Burime të paripërtritura

(thëngjill, karburant, gaz natyror);

• Burime të ripërtritura

(diell, ujë, erë, ujë të ngrohtë natyror etj)

Shfrytëzimi i energjisë prej burimeve të paripërtritura

shkakton ndikime negative serioze ndaj mjedisit jetësor. Djegia

e lëndëve djegëse të ngurta dhe të lëngta janë të shoqëruara

me lirimin e gazrave helmues, pluhurit, tymit dhe ndotësve tjerë.

Gërmimi i xeheve në gropa të hapura shkakton ndryshimin

dhe shkatërrimin e rrethinës natyrore. Problemet e mëdha

ekologjike, siç janë shirat helmues dhe ndryshimet klimatike,

studiohen me shekuj dhe bëhen më të kuptueshme për njerëzit. Këto dukuri negative në masë

të madhe shkaktohen nga procesi i shfrytëzimit të energjisë prej burimeve të paripërtritura.

51

Energjia

Energjia mund të prodhohet me teknika më „të pastra“, me përdorimin e burimeve

të ripërtritura të energjisë — diellit, ujit, erës.

Energjia duhet të shfrytëzohet në mënyrë sa më efikase në jetën e përditshme, prodhimtarinë

industriale dhe zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme.

Përgatitja ditore: Për gjithçka nevojitet dielli

Kohëzgjatja

Koha vjetore

Vendi

Materialet

Qëllimet

Metodat

1-2 orë mësimi

Të gjitha stinët vjetore

Në klasë

Lëndë të ndryshme në klasë, fleta të punës

• Nxënësit të kuptojnë se dielli është burimi kryesor i energjisë

së Tokës

Diskutim, punë në grupe, diskutim

Pjesa I: Për gjithçka nevojitet dielli

1

Pyesni nxënësit se çka mendojnë, cili është roli i diellit

në ekzistencën e bimëve, kafshëve dhe njerëzve. Gjeni

shembuj prej jetës së përditshme që e tregojnë nevojën

dhe dëshirën e organizmave të gjallë për dritën e diellit

(p.sh luledielli drejtohet kah dielli; macet dëshirojnë që të

ngrohen në diell; njerëzit rreziten kur koha është e mirë).

2

Dielli është yll. Toka pranon nxehtësinë dhe dritën nga ai.

Gjatë arritjes në Tokë, drita e diellit shndërrohet në lloje

të ndryshme të energjisë, e cila pastaj përdoret në shumë

mënyra të ndryshme. Sqaroni shembujt tuaj, duke i shfrytëzuar informatat nga pjesa hyrëse.

3

Ndani klasën në grupe me nga gjashtë ose shtatë nxënës. Luteni secilin grup që të zgjedh

gjësende të ndryshme të bëra nga druri, qelqi, metali, letra, plastika, lëkura ose qeramika.

Sqaroni se për t’u prodhuar secila prej gjësendeve, ka nevojë për energji. Secili organizëm

rritet dhe lëviz. Burimi i të gjitha formave të energjisë është dielli. Lusni të gjitha grupe

që 10-15 minuta të diskutojnë për idetë rreth rolit që e ka energjia e diellit në procesin

e prodhimit të gjësendeve të ndryshme.

Shembull: Një tavolinë prej druri është punuar prej druri dhe metali. Në fund është

ngjyrosur.

• Druri: Së pari, druri duhet të rritet, sipas mundësive vetëm me dritën e diellit.

Prerja, transporti dhe përpunimi i drurit kërkon energji. Kjo energji fitohet nga lëndët

djegëse natyrore.

• Metalet:Gërmimi, transporti, prodhimi dhe përpunimi

i metaleve janë të mundshme vetëm me përdorimin

e makinave të ndryshme që punojnë me energji.

• Ngjyrat në përgjithësi fitohen prej prodhimeve të naftës

dhe prodhimi i tyre kërkon energji elektrike.

• Karburantet (thëngjilli, nafta dhe gazi natyror) merren

nga brendësia e tokës. Ato janë krijuar para milona

viteve nga gjërat antike, bimët dhe kafshët.

• Energjia elektrike shpesh fitohet nga djegia

e karburanteve ose përmes përdorimit të energjisë

së ujit në hidrocentrale.

52

Energjia

4

Lusni

• Burimet tjera të energjisë janë: mullinjtë e erës,ose panelet diellore, që e shfrytëzojnë

energjinë nga dielli.

• Bartja e tavolinës së drurit deri te shkolla bëhet me mjet transportues që shfrytëzon

karburant.

• Njerëzit që marrin pjesë në të gjitha fazat e prodhimit dhe transportit të tavolinës deri

në shkollë, fitojnë energji nga ushqimi.

• Baza e gjithë zinxhirëve të ushqimit janë bimët, që e pranojnë energjinë nga dielli për

të prodhuar ushqim.

njërin nga nxënësit prej çdo grupi që të prezentojë rezultatet nga diskutimi

para klasës.

Pjesa II: Format e energjisë

1

Ndani disa kopje prejt fletëve të punës „Format e energjisë“. Së pari shikoni gjysmën e parë

të fletës së punës, në të cilën gjendet një sanduiç i thjeshtë.

2

Diskutoni për përbërjet e sanduiçit. Mundohuni që ta ndiqni procesin e prodhimit të secilës

përbërje dhe energjisë se përdorur në këto procese. Ndihmoni nxënësit, nëse ka nevojë,

me informata shtesë :

• Sanduiçi përmbanë bukë, djath dhe domate.

• Drithi rritet në fusha ku puna kryhet me makina

që harxhojnë energji.

• Përgatitja e bukës nga drithi përfshinë disa procedura

dhe secila prej tyre kërkon energji, posaçërisht nxehje.

• Djathi bëhet nga qumështi i kafshëve shtëpiake

(lopës, deles, dhisë) me ndihmën e makinave

që punojnë me energji.

• Domatet rriten dhe piqen me ndihmën e diellit.

Por, grumbullimi dhe transporti i tyre kryhet

me ndihmën e makinave që djegin karburante.

• Njerëzit bëjnë sanduiça me energjinë, e cila lëvizi muskujt e tyre, ndëra ata duart

e tyre.

3

Shikoni në gjysmën e dytë të fletës së punës „Format e energjisë“. Shikoni personat

e ndryshëm dhe pyesni nxënësit të sqarojnë se çka bëjnë ata.

4

Diskutoni së bashku për çështjet në vijim:

• Çka ndodhë me energjinë që gjendet në drurin për ngrohje (energjia që gjendet në dru,

kur digjet, shndërrohet në ngrohje)?

• Çfarë lloji të energjisë përdorin kitaristi dhe daullexhia

dhe në çka ndryshon ajo (energjia mekanike i lëviz

duart dhe ndyshon në tingull)?

• Si jep dritë feneri (përmes shndërrimit të energjisë

që përmbanë vajguri në dritë)?

• Si përgatitet ushqimi (duke e kthyer energjinë e gazit

në nxehtësi)?

• Si e gjen fëmija rrugën në errësirë (me llambë-energjia

e baterive shndërrohet në dritë)?

• Si motoçiklisti e ndez motoçikletëne vet (përmes djegies

së naftës me lëvizjen e motorit)

5

Përpiquni

që të kujtoheni në ndonjë gjësend që nuk i nevojitet energji.

53

Energjia

Përgatitje ditore: Si të ruhet energjia

Kohëzgjatja

Koha vjetore

Vendi

Materialet

Qëllimet

Metodat

2 orë të mësimit

Të gjitha stinët vjetore

Në klasë

Fleta e punës ruajtja e energjisë,

Testi „Çka dimë në lidhje me energjinë“

• Nxënësit t’i emërtojnë format e ndryshme të energjisë

Ndarja e përvojave, diskutim

Pjesa I: Lehtë është të ruhet energjia

1

Filloni orën me fikjen dhe ndezjen e dritës disa herë.

Pyesni nxënësit nëse mendojnë se ky aktivitet në ndonjë

mënyrë ndikon në mjedisin jetësor.

2

Sqaroni se prodhimi dhe harxhimi i energjisë elektrike

çon deri te ndotja më e madhe. Djegia e lëndëve të para

të ngurta dhe të lëngshme është e shoqëruar me lirimin

e gazrave të dëmshme, pluhurit, tymit dhe ndotësve tjerë.

Lusni nxënësit që të japin shembuj për ndotjen që e kanë

vërejtur, ndërsa është shkaktuar nga prodhimi ose përdorimi i energjisë (tymi i oxhakut

në qendrat elektrike, gazrat dalëse të veturave, tymi i kamionëve ose stufa në shtëpi.).

3

Kthehuni në shembullin me fikjen dhe ndezjen e dritës në klasë dhe sqaroni se prej 15 deri

20 për qind të energjisë së prodhuar në shtet përdoret për dritë. Nëse çdo familje fik një

poç elektrik në shtëpi me kohëzgjatje prej një orë, me këtë do të bëhej një kursim

i konsiderueshëm i energjisë. Për kompensim, kjo d.m.th. ndotje më e vogël në mjedisin

jetësor dhe më shumë të holla në buxhetin familjar.

4

Ndani kopje nga testi „Çka dimë për energjinë“. Prej momentit kur nxënësit do ta

përpunojnë, ndani përgjigjet dhe diskutoni për to. Theksoni se prodhimi dhe përdorimi

i energjisë kanë ndikim serioz ndaj mjedisit jetësor:çdokush mund të ndihmojë me një

përdorim më ekonomik të energjisë.

5

Ndani klasën në katër grupe punuese dhe secilit grup jepni

version të ndryshëm të fletës së punës „Si ta kursejmë

energjinë“. U jepni kohë të mjaftueshme nxënësve

që të diskutojnë për informacionet e posaçme nga fletët

e punës për ate se si mund të zvogëlohet konsumi

i energjisë. Pastaj çdo përfaqësues i grupit ju tregon

nxënësve tjerë të klasës se cilat ndryshime të thjeshta

të shprehive të ditës i propozojnë ata që të kursehet energji.

Zgjidhni një mënyrë më interesante të prezentimit

të informatave, siç jatë shpjegimi i tregimeve, demonstrimi,

pantomima, intervista, reklamimet etj.

54

Energjia

Pjesa II: Lojë — Njiheni Diellin

Materiali i nevojshëm — domate, degë e drurit, lodër — dinozaur

dhe lodër — automobil. Bëni një maskë dielli, kështu që në mes

të ketë vrimë për fytyrën. Kjo maskë duhet të qëndrojë rreth fytyrës

pa u mbajtur.

• Dielli: Përshëndetje, djem dhe vajza! Unë jam Dielli.

Nuk dua të lavdërohem, por unë jam burimi kryesor i energjisë.

Ju ngroh dhe ju jap dritë. Unë mund të shfrytëzohem për t’jua

ngrohur shtëpinë dhe për t’jua nxehur ujin. Patjetër të pajtoheni

se unë me të vërtetë jam i dobishëm!

• Domatja: Bimët nuk hanë sikur njerëzit. Në vend të kësaj, ato shfrytëzojnë dritën e diellit

që të kenë energji për rritje dhe për të mbetur gjallë. Sikur të mos kishte bimë çfarë

do të hanin kafshët dhe njerëzit? Unë ju nevojitem shumë!

• Dega: Siç rritem, në vete e grumbulloj energjinë diellore. Kur më djegin, e liroj energjinë

diellore në formë të ngrohtësisë dhe dritës.

• Automobili: Kur ne, automobilat, e djegim benzinën, në fakt, shfrytëzojmë energji diellore

shumë të vjetër diellore që të mund të lëvizim.

Aktivitete tjera

• Lusni disa vullnetarë të formojnë një grup të vogël dhe të diskutojnë para tjerëve për

dilemën „Si ta bëjmë shtëpinë tonë më të ngrohtë“.

• Lusni nxënësit që të mendojnë një plan për kursimin e energjisë në shtëpi, për të cilën duhet

të bisedojnë me prindërit e tyre. Kërkoni që të japin një informate nga biseda.

• Bëni plan për kursimin e energjisë në klasë dhe bëni gjithçka që ta ndjekin atë.

• Lusni ndonjërin prej nxënësve (nga klasa 3-5) që ta lexojë tregimin „Për energjinë elektrike“.

Për nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën mësuesi e ka për obligim që ta lexojë

tregimin. Ndërsa pastaj bisedoni për kursimin e arsyeshëm të energjisë. Secili prej nxënësve

të tregojë se si sillet në shtëpi kur e përdor energjinë elektirke.

55

Energjia

DILEMA

Shtëpi më e ngrohtë

Familja juaj shpërngulet në shtëpi të re që ende

nuk ka përfunduar dhe duhet të pajiset.

Njëra prej detyrave tuaja është që të kujdeseni

për ngrohjen dhe komoditetin. Cila prej zgjidhjeve

në vijim është më e rëndësishme për ju:

• Ngrohje me shfrytëzimin e aparateve elektrike;

• Ngrohje me thëngjill dhe drunj;

• Gjetja e mënyrave për përdorimin

e gazit natyror;

• Përmirësimi i izolimit të mureve të jashtme

dhe dritareve ;

• Vendosja e paneleve diellore në kulm;

• Sigurimi i pajisjeve elektrike dhe të dritës

me shpenzim minimal të energjisë elektrike;

• Tjera.

TEST

Çka dimë për energjinë

E SAKTË

1Energjia e dritës është burim i të gjitha burimeve tjera të energjisë.

2Ndotës më i madh i mjedisit jetësor është lënda djegëse e ngurtë.

3Asnjëherë nuk do të na harxhohet thëngjilli.

4Djegia e thëngjillit e ndotë mjedisin jetësor më shumë

se gazi natyror.

5Përdorimi i burimeve të ripërtritura i përshpejton ndryshimet

negative të klimës.

6Amvisëritë dhe familjet mund të kursejnë energjinë në mënyrë

të thjeshtë dhe të lehtë.

7Përmirësimi i izolimit në shtëpi kursen energji.

8Bateritë diellore dhe panelet diellore do të jenë të dobishme vetëm

në të ardhmen e largët.

9Në frigorifer nuk duhet të vendosim ushqim të nxehtë.

E PASAKTË

Përgjigjet: 1. E saktë 2. E pasaktë 3. E pasaktë 4. E saktë 5. E pasaktë 6. E saktë 7. E saktë 8. E pasaktë 9. E saktë

56

Energjia

FLETË PUNE

Format e energjisë

57

Energjia

FLETË PUNE

Si të kursejmë energji në shtëpi

Vendosni izolim ngrohës në anën e jashtme të mureve

në shtëpinë/banesën tuaj.

Mbushni zbraztirat e kornizave të dritareve.

Përmirësoni izolimin ngrohës në dysheme.

Ndërtesat e reja në rajonet me klimë të ftohtë duhet të kenë dritare

të mëdha që janë në drejtim të jugut që të kenë më shumë dritë

dhe ngrohje nga dielli gjatë kohës së dimrit.

FLETË PUNE

Si të kursejmë energjinë kur ngrohemi

Vendosni pajisjet për ngrohje (radiatorët, stufat) nën dritare,

që të mund ta ngrohin ajrin kur hyn brenda.

Shfrytëzoni termoregullatorë automatik, të cilët vazhdimisht janë

të përforcuar në aparatet, ata e mbajnë temperaturën konstante.

Ndërroni aparatet e vjetra të ngrohjes (nuk është patjetër që t’i ndërroni

të gjitha menjëherë) me modele më të reja dhe më ekonomike.

58

Energjia

FLETË PUNE

Si të kursejmë energjinë kur gatuajmë

dhe ftohim

Kur dera e furrës gjatë gatimit është e mbyllur mirë kursen energji.

Kur gatuhet në furrë, gjithë hapësira e saj duhet të shfrytëzohet,

dhe kur ka mundësi, gatuaj disa ushqime njëra pas tjetrës që t’i

shmangeni ngrohjes së sërishme.

Përdorni tenxhere-ekspres, që kursejnë energji dhe kohë.

Përdorni enë diametri i të cilave në fund është i barabartë

dhe më i madh se diametri i pllakës së gatimit.

Enët me cilat përgatitni ushqim duhet të kenë fund të rrafshtë

dhe të trashë.

Shkrijeni akullin në frigorifer rregullisht.

Mos vendosni ushqim të ngrohtë ose enë në frigorifer.

59

Energjia

FLETË PUNE

Si ta kursejmë energjinë kur

hekurosim, pastrojmë dhe lajmë

Përdorni hekur me avull.

Mbusheni lavatriçen para se ta ndizni.

Gjithmonë zgjidhni programin më të përshtatshëm.

Rregullisht pastrojeni qesen e fshesës elektrike.

Ndërroni gypat e grisur të fshesës elektrike.

60

Energjia

FLETË PUNE

Si të kursejmë energji gjatë ndriçimit

të shtëpisë

Ngjyrosni muret e dhomave me ngjyra të ndritshme.

Mbillni drunj më së paku 5 metra larg mureve të shtëpisë.

Gjithmonë pastroni dritaret.

Fikni dritat kur nuk ju nevojiten. Vendosni senzorë për lëvizje

që t’i kontrolloni dritat e jashtme, në mënyrë që ato do të fiken

kur ju nuk keni nevojë.

Ndërroni poçat e vjetër me poça kursyes. Ata janë shumë të qëndrueshëm

(qëndrojnë deri shtatë vjet). Ndërrimi i poçit të zakonshëm 75 vatësh

me poç kursyes 20 vatësh për 10 orë pune në ditë do t’i kompensojë paratë

e investuara për më pak se një vit.

Mos i lini aparatet elektrike në gjendje gatishmërie. Pajisjet në gjendje të

këtillë harxhojnë energji elekrike tërë kohën, por edhe kur janë të fikura.

61

Energjia

FLETË PUNE

Për energjinë elektrike

Ishte një dimër shumë i ftohtë. Vëllezërit Igori dhe Kirja mbetën të vetëm në shtëpi,

ndërsa prindërit e tyre shkuan në uikend.

Igori e lëshoi kompjuterin, ndërsa Kire shkoi pranë televizorit e lëshoi DVD- player që ta shikojë

film. Igori luajti disa herë dhe kur ju bë monotone, iu bashkangjit vëllait, por nuk e fiku

kompjuterin. U bë natë dhe fëmijët i ndezën dritat në dhomën e ndejës, kuzhinë,

por dhe në dhomën e fëmijëve.., por asnjërën prej tyre nuk e fikën. Kishin ftohtë dhe

Kiro e ndezi ngrohësen me rrymë. Shumë vonë fëmijët u shtrinë në shtrat për të fjetur.

Në tërë shtëpinë kishte drita të ndezura. Dritat ndriçonin nëpër të gjitha dhomat, por edhe

në korridor, ndërsa kompjuteri, televizori dhe ngrohësja ishin të ndezura. E njëjta gjë u përsërit

edhe në tri ditët tjera.

Por, Kire dhe Igori nuk ishin të vetmit, të gjithë në vendbanim silleshin në të njejtën mënyrë.

Përnjeherë diçka plasi dhe nuk kishte më rrymë. Asgjë në shtëpi nuk punonte.

Fëmijët u frikuan dhe shkuan te fqinjët e tyre. Por, edhe te ata gjendja ishte e njejtë.

Ju treguan se ka ndodhur një defekt dhe se tërë vendbanimi nuk ka rrymë.

Pritën disa orë që të rregullohet defekti.

Prindërit e Igorit dhe Kiros u kthyen ditën tjetër dhe mësuan se çka ka ndodhur. Pas disa ditësh

arriti fatura mujore e rrymës. Prindërit u habitën jashtë mase. Fatura e rrymës ishte shumë

e lartë.

62

Shumëllojshmëria biologjike

Organizmat e gjallë të Tokës grupohen në lloje. Llojin e përbën një grup organizmash

që janë të ngjashëm sipas pamjes, mënyrës së jetesës dhe sjelljes. Deri në fund të shek.

shkencëtarët zbuluan një pjesë të vogël prej të gjitha llojeve të organizmave — rreth 1,5 milion

lloje. Sipas llogarive të disa shkencëtarëve, ekzistojnë prej katër deri në pesë miionë të llojeve

tjera, të cilat ende nuk janë zbuluar dhe përshkruar.

Njerëzit e ndajnë planetin me disa milionë lloje të bimëve, kafshëve dhe mikroorganizmave,

që së bashku quhen shumëllojshmëri biologjike ose biodiversitet.

Shumëllojshmëria biologjike është resurs natyror dhe përbëhet prej tri komponentëve:

• Shumëllojshmëria gjenetike. Të gjitha llojet e Tokës trashëgojnë informata gjenetike, sipas të

cilave adaptohen në kushtet e mjedisit jetësor. Në të ardhmen, njerëzit ndoshta do të kenë

mundësi të ripërtërijnë disa lloje të zhdukura nëse disponojnë me materialet e tyre gjenetike.

• Shumëllojshmëria e llojeve. Kushtet e ndryshme në mjedisin jetësor e kushtëzojnë

shumëllojshmërinë e madhe të formave. Llojet e reja janë krijuar gjatë milliona viteve, ndërsa

ato që nuk kanë arritur të adaptohen në kushtet që ndryshoheshin, kanë vdekur, Secili lloj

bimor ose shtazor ka mjedis jetësor të vetin, prej ku i merr të gjitha kushtet e domosdoshme

për jetë: ajër, ushqim, hapësirë jete dhe strehim. Kur vendbanimi i një organizmi do të

ndryshojë, ai adaptohet, shpërngulet ose zhduket.

• Shumëllojshmëria e ekosistemeve. Ekosistemi paraqet bashkim midis biobashkësive

dhe hapësirës së tyre të jetës. Ekosisteme janë malet, shkretëtirat, fushat, lumenjtë,

detrat dhe oqeanet. Banorët e një ekosistemi ndikohen mes vete, por ndikohen edhe

me mjedisin jetësor jo të gjallë. Ekosistemet ekzistojnë për shkak të numrit të madh

të llojeve. Secili lloj merr materie, energji dhe informacione nga vendbanimi.

Nocioni shumëllojshmëri biologjike zakonisht ka të bëjë me shumëllojshmërinë e llojeve,

por nuk duhet të harrohen edhe dy komponentët tjerë të tyre — shumëllojshmëria gjenetike dhe

shumëllojshmëria e ekosistemeve. Shtetet më të pasura me lloje janë Brazili, (pellgu i Amazonit),

Indonezia, SHBA, Rusia (Siberia), India dhe Kina.

63

Shumëllojshmëria biologjike

Mbrojtja e shumëllojshmërisë biologjike është një kusht shumë

i rëndësishëm për stabilitetin e sistemeve natyrore, sepse vetëm

atëherë ato mund të ripërtërihen dhe të zhvillohen. Mbrojtja

e shumëllojshmërisë biologjike është e rëndësishme për:

• Sistemet natyrore, të cilat kanë aftësi vet të mirëmbahen,

të mbrohen dhe të zhvillohen. Secili organizëm gjatë jetës së tij

ushqehet dhe krijon materie organike (rritet). Ata marrin pjesë

në të gjitha proceset e natyrës. Organizmat ujorë e pastrojnë

ujin, grabitqarët sigurojnë kontroll natyror të dëmtuesëve,

ndërsa insektet janë pjalmues kryesorë të botës bimore.

• Njerëzit nga natyra shfrytëzojnë materie të ndryshme: ushqim, dru, pëlhurë, lëndë të para

të ndryshme, kemikale dhe barëra, që ta ruajnë shëndetin dhe t’i plotësojnë nevojat e tyre.

Në natyrë, zhdukja e llojeve është proces natyror. Hulumtimi i fosileve tregon se gjatë

dy milionë viteve kanë vdekur me siguri prej një deri në tri lloje në vit. Vlerësimet bashkëkohore

tregojnë se sot disa mija lloje të bimëve dhe kafshëve vdesin çdo vit, që është shkak

për shqetësim serioz. Tri të katërtat e të gjitha llojeve të njohura të shpezëve dhe një e katërta

e të gjitha llojeve të gjitarëve të njohur sot konsiderohet se rrezikohen nga zhdukja.

Shkaqet më serioze për zhdukjen e shpejtë të llojeve janë: ndotja si pasojë e zhvillimit

ekonomik, përdorimi i madh i tokës pjellore, zhvillimi i transportit dhe gjerësia e qyteteve.

Sjellja e pakujdesshme e njeriut menjëherë dhe drejtpërdrejt ndikon në zvogëlimin

e shumëllojshmërisë biologjike përmes shkatërrimit vetë llojeve të kafshëve dhe bimëve

ose në mënyrë indirekte — përmes shkatërrimit të vendbanimeve të tyre.

Përgatitja ditore: Bimët dhe kafshët rreth nesh

Kohëzgjatja

Koha vjetore

Vendi

Materialet

Qëllimet

Metodat

3-4 orë të mësimit

Të gjitha stinët e vitit

Në klasë, vend të hapur

Tabelë vizatim në të cilin janë shënuar disa vendbanime,

shkumës me ngjyra ose ngjyra, fleta të punës

Nxënësit të:

• kuptojnë rëndësinë dhe vlerën e llojllojshmërisë biologjike

dhe rolin e tyre për njerëzit dhe natyrën

• kuptojnë nocionet bashkësia jetësore dhe zinzhiri i ushqimit

Asociacion, diskutim, lojë në vend të hapur

Pjesa I: Shumëllojshmëria biologjike

1

Paraprakisht, në hamer ose tabelë vizatoni: pyje me disa drunj, livadh me bar, kaçuba,

pellg ujor me lumenj ose liqen dhe shtëpi me oborr.

2

Ndani fletën e punës „Nëse do të isha bimë...“ dhe lusni nxënësit që ta plotësojnë në vazhdim:

Sikur të isha bimë, do të isha ....................................., sepse .....................................

Sikur të isha kafshë, do të isha ....................................., sepse .....................................

Secili nxënës do të duhet të zgjedh një kafshë ose bimë të ujit ose tokës.

3

Tregoni vizatimet duke sqaruar se këto janë vendbanime të ndryshme. Secili nxënës tregon

se cilën bimë ose kafshë e ka zgjedhur. Secili nxënës le ta lë fletën e vet të punës në vizatimin

e vendbanimit përkatës. Pyesni nxënësit nëse dinë bimë ose kafshë tjera që jetojnë në këtë

vendbanim dhe shtoni në vizatimet.

64

Shumëllojshmëria biologjike

4

Për

5

Diskutoni

6

Nxënësve

nxënësit e klasave më të larta: lusni katër vullnetarë që ti prezentojnë informatat

nga fleta e punës „Rëndësia e organizmave të gjallë“. Diskutoni me nxënësit nëse mund

të gjenden bimë, kafshë, baktere dhe kërpudha në katër vendbanimet e përmendura.

Jepni emrat e katër grupeve të organizmave, nëse ato nuk janë përfshirë.

me nxënësit se çka ju nevojitet këtyre bimëve dhe kafshëve që të ekzistojnë

(ajër, ujë, dritë, ushqim, ngrohje, hapësirë, vendbanim). Shkruani propozimet në tabelë

ose letër. Nxirrni përfundim se vendbanimet janë të ndryshueshme.

u jepni më shumë informata për shumëllojshmërin biologjike dhe rëndësinë

e mbrojtjes së tyre. Informatat nga pjesa hyrëse mund të shfrytëzohen për këtë qëllim.

Pjesa II: Pse bimët dhe kafshët janë të rëndësishme?

1

Lusni nxënësit që të mendojnë për bimët dhe kafshët që i zgjodhën në aktivitetin

e mëparshëm dhe ta plotësojnë fletën e punës „Zgjedhja ime“.

2

Pastaj nxënësit le të vëzhgojnë përrreth dhe le të njohin gjësendet që rrjedhin nga bimët

ose nga kafshët (laps, letër, mobilie, veshëmbathje) dhe lusni që të mendojnë se çka kanë

ngrënë për kafjall dhe drekë. Pyesni se cilët bimë ose kafshë i ruajnë në shtëpi, pse dhe

ku shkojnë familjet e tyre në pushim ose uikend. Nxirrni rezultatet.

3

Diskutoni rreth pyetjes: nëse ekzistojnë bimë dhe kafshë të dëmshme në natyrë?

Përfundimi është se secili organizëm është i rëndësishëm në natyrë dhe se ata nuk

grupohen si të dobishëm dhe dëmshëm.

Pjesa III: Bima ime është...

1

Nxirrni nxënësit jashtë, në oborrin e shkollës ose në park dhe

lusni që të kërkojnë bimë — secili fëmijë duhet të kërkojë

bimën që e do më shumë. Pa e dëmtuar, nxënësi duhet ta

vëzhgojë kujdesshëm, ta prek ti marrë erë dhe pastaj të flasë

para grupit për të përmes përshkrimit të gjërave në vijim,

pa e treguar emrin e saj:

• Bima ime jeton në ...............................................................

• Bima ime është ...............................................................

(ndonjë karakteristikë të veçantë — lartësi, lule, fryt, aromë, lëvore etj.)

Nxënësi duhet të numërojë sa më shumë veçori.

• Bima ime është e rëndësishme, sepse ...............................................................

(bën hije, është e bukur, mund të hahet etj.)

2

Nxënësit tjerë qëllojnë se cila është ajo bimë sipas përshkrimit. Nëse ju duket e vështirë

kjo, mund të parashtrojnë pyetje po/jo.

Pjesa IV: Zinxhiri i ushqimit

1

Bashkësia jetësore është bashkësi e organizmave që ndikohen mes vete, por dhe me

mjedisin jetësor. Bashkësitë jetësore janë të ndryshueshme dhe në to ushqimi dhe energjia

janë në qarkullim të përhershëm mes organizmave të gjallë dhe natyrës së vdekur.

Shembuj për bashkësitë jetësore të përbashkëta janë malet, lumenjtë, detrat, livadhet,

fermat dhe qytetet.

2

Bimët quhen prodhues (bari, kaçuba, drunjtë, fryti), sepse prodhojnë ose (krijojnë) ushqim

nga materiet minerale dhe energjia e diellit në gjethe. Materiet ushqimore mbesin te bimët

deri sa nuk i hanë kafshët ose deri sa ato nuk vdesin dhe nuk shpërbëhen.

3

Organizmat shtazorë që ushqehen me bimët dhe kafshët tjera quhen konsumues

(lepuri, ketri, insektet, kaprolli, lopa, delja, dhia, kali). Gjithashtu, shtazët që ushqehen me

bimë ndihmojnë në lëvizjen qarkore të energjisë dhe materieve ushqimore. Bakteret dhe

kërpudhat, të cilat kanë rol të zbërthyesve, i zbërthejnë organizmat e vdekur dhe me këtë

ndonjëi kthejnë materiet në tokë, prej ku lëvizja qarkore mund përsëri të fillojë.

65

Shumëllojshmëria biologjike

4

Zinxhiri

i ushqimit tregon një lidhje të madhe midis organizmave bimorë dhe shtazorë

në bashkësitë e jetësore. Secili zinxhir i ushqimit fillon me një bimë të gjelbër — prodhues

i ushqimit, me të cilën ushqehet ndonjë shtazë barëngrënëse — konsumues.

Zinxhiri i ushqimit përfundon me ndonjë kafshë grabitqare (Shqiponjën, gjarpërin,

dhelprën, ujkun, ariun), e cila ushqehet me kafshë që ushqehet me bimë ose kafshë.

Pjesa V: Kush kë e ha

1

Kopjojeni fletën e punës „Zinxhiri i të ushqyerit“ i ushqimit

dhe shpërndajauni nxënësve. Nxënësit le të presin fotografi

të bimëve dhe kafshëve të ndryshme dhe le ti vendosin

në dritaret e zinxhrit të ushqimit. Le ti lidhin me shigjeta,

me çka do të sqarojnë se cilat kafshë me çka ushqehen.

2

Nxënësit le të diskutojnë se çka mund të ndodhë nëse

një pjesë e bashkësive jetësore zhduken.

Përgatitje ditore: Për njerëzit dhe për natyrën

Kohëzgjatja

Koha vjetore

Vendi

Materialet

Qëllimet

Metodat

3-4 orë të mësimit

Të gjitha stinët e vitit

Në klasë, vend të hapur

7-8 litarë, secili me gjatësi prej 3-4 metra

Nxënësit të:

• kuptojnë se kur ka ndryshime në mjedisin jetësor, disa

organizma adaptohen, të tjerët shpërngulen, ndërsa disa vdesin

• njoftohen me vështirësitë me të cilat ballafaqohen

Luajtja në role, lojëra në vend të hapur, diskutim

Pjesa I: Pylli dhe drurëprerësit (luajtja në role në oborrin e shkollës)

1

Shkoni me nxënësit tuaj në oborrin e shkollës ose në park. Me ndihmën e litarit

(ose, thjeshtë, vizatoni në tokë) le të bëjnë shtatë ose tetë sfera (rreth një metër katror

në formë të rrethit ose katrorit). Sqarojuni nxënësve se këto sfera paraqesin pyll të vjetër

të banuar me bimë dhe kafshë të ndryshme.

2

Zgjidhni prej 12-15 vullnetarë. Lusni dy prej tyre që ta luajnë rolin e drurëprerësit.

Tjerëve jepnu kartela me emra të kafshëve ose shpezëve të ndryshme.

3

Loja fillon me shpërndarjen e kafshëve në pyll: vendosni një apo dy kafshë në kuadër

të secilës sferë. Kur drurëprerësit vinë në pyll, ato thonë se do të presin një pjes të tij.

Ata e zgjedhin sferën se ku do të „presin“ drunj me ndihmën

e litarit ose me fshirjen e sferës nga toka. Kafshët e pyllit

e braktisin vendbanimin e tyre dhe shpërngulen në një sferë

tjetër ose mbesin, varet se si do të vendosin. Lusni nxënësit

që me lëvizjet e tyre ta imitojnë mënyrën dhe shpejtësinë

e shpërnguljes së tyre — duke fluturuar, kërcyer, zvarritur etj.

Kur drurëprerësit do të vijnë përsëri, ata do të „presin“ një

pjesë tjetër të pyllit, kafshët i braktisin vendbanimet e tyre,

dhe e njëjta vazhdon derisa do të mbesin dy sfera. Në fund,

shumë kafshë grumbullohen në dy pjesët e fundit.

66

Shumëllojshmëria biologjike

4

Pas

lojës, diskutoni me nxënësit për rastin se si ata ndiheshin kur e loznin këtë lojë.

Çka duhej patjetër të bëjnë kafshët kur pylli i tyre u pre? Mundohuni që të gjeni se çka

ka ndodhur me organizmat tjerë, siç janë bimët dhe kërpudhat, Sqaroni se në një mjedis të

vërtetë, disa organizma mund të shkatërrohen menjëherë, disa janë të detyruar që vetë të

adaptohen në ndryshimet e mjedisit jetësor, disa, arrijnë që të shpërngulen në vendbanime

të ndryshme, ndërsa disa janë të dënuar që të vdesin. Përfundoni se aktiviteti i njeriut,

në këtë rast, e ka shkaktuar zvogëlimin e shumëllojshmërisë biologjike, kryesisht, përmes

shkatërrimit të vendbanimeve të bimëve dhe kafshëve të pyllit.

Pjesa II: Shpërngulja nuk është e lehtë

1

Zgjidhni një ditë të mirë me diell që të dërgoni fëmijët

në livadh. Lusni që të japin shembuj të ndryshëm për

shpërnguljen e kafshëve. Përdorni informatat e dhëna

në fletën e punës „Të dhënat për shpërnguljen“ në faqen 85.

2

Tregojuni nxënësve se do të luani një lojë e titulluar

„Shpërngulja nuk është e lehtë“.

• Nxënësit do të grumbullohen si lejlekët e bardhë, që çdo vjeshtë shpërngulen në jug

për ta kaluar dimrin, ndërsa në pranverë kthehen në veri në vendlindjet e tyre.

• Shënoni dy sfera me largësi prej 20-30 metrash: njëra do ta përfaqësojë vendin për

dimërim, ndërsa tjetra vendin e folesë. Siguroni katër-pesë vende midis dy sferave

si zona të sigurta, ku lejlekët do të mund të pushojnë gjatë shpërnguljes.

Zona të sigurta mund të jenë drunjt, shkëmbinjtë e mëdhenj, moçale ose disa

vende tjera natyrore, në të cilat zogjtë mund të fluturojnë.

• Lusni nxënësit që të zgjedhin role ose le të tërheqin letra, në të cilat shkruajnë rolet me

zgjedhje të rastësishme. Dy nxënës do ta kenë rolin e gjuetarëve (njeriu dhe grabitqari —

dhelpra), duke i kujtuar nxënësit se të tjerët e kanë rolin e lejlekëve. Zogjtë lëvizin shumë

shpejt, fluturojnë nga njëri rajon te tjetri, dhe kanë të drejtë të ndalen vetëm në zonat

e sigurta gjatë kalimit të tyre. Gjuetarët mundohen që t’i gjuajnë zogjtë në kohën kur ata

shpërngulen, por nuk mund të hyjnë në zonat e sigurta, në vendet për dimërim dhe fole.

Secili zog i gjuajtur del nga loja. Fillimin e secilës shpërngulje e emëron mësuesi.

• Gjatë shpërnguljes së parë, të gjitha zonat janë aktive. Por, para se të fillojë e dyta,

tregojuni nxënësve se njëra prej zonave është kënetë e tharë dhe nuk mund

të shfrytëzohet më. Para se të fillojë shpërngulja e tretë, sqarojuni se në një zonë tjetër

të sigurt janë ndërtuar mullinj me erë, kështu që edhe ajo nuk mund të shfrytëzohet.

Vazhdoni me lojën deri sa nuk zhduken të gjitha zonat e sigurta. Përdorni arsye të

ndryshme për shkatërrimin e zonave të sigurta — ndërtimin e fabrikave ose autostradës,

shndërrimin e zonës me ujë në qendër rekreative etj.

• Shënoni numrin e lejlekëve që kanë mbijetuar pas secilës shpërngulje. Është e qartë se

ata do të gjuhen më lehtë nga gjuetarët, sepse ngelin gjithnjë e më pak zona të sigurta.

Nëse lejlekët ankohen se kjo nuk është e drejtë, tregojuni se gjuetarët mundohen

t’i gjejnë vendet ku pushojnë zogjtë gjatë fluturimit të tyre, dhe poashtu, kur zonat

e sigurta janë shkatërruar, është shumë rëndë që zogjtë

të mbijetojnë gjatë shpërnguljes.

3

Diskutoni me nxënësit se si janë ndjerë kur i kanë luajtur

rolet dhe çka e kishin më vështirë. Kushtoni vëmendje

më të madhe faktit se gjatë shpërnguljes së vërtetë,

njejtë si në lojë, vendet e pushimeve janë plotë me gjuetarë,

grabitqarë të cilët u afrohen zogjve gjatë shpërnguljes,

me çka e rrezikojnë jetën e tyre. Jepni shembuj tjerë për

kërcënime tjera që i rrezikojnë, p.sh: kabllot elektrike,

mungesa e ushqimit, helmet që përdoren në bujqësi ose

njollat e naftës në shtretërit e ujërave.

67

Shumëllojshmëria biologjike

4

Sqarojuni

nxënësve besimin se shpërngulja e shpezëve

është mënyra më e lehtë dhe më e sigurtë që ato të

ballafaqohen me dimrin, por në realitet nuk është kështu.

Shpërnguljet janë shpeshherë të rrezikshme për zogjtë

Gjatë shpërnguljes, shpezëve u nevojitet shumë energji,

ushqim, vend për pushim. Ato duhet t’u ikin grabitqarëve

dhe të jenë të aftë të gjejnë vendbanime adekuate kur

do të arrijnë.

Pjesa III: Lojë — Zinxhir i jetës

1

Lojën fillojeni me ndarje të roleve midis nxënësve. Një fëmijë është „diell“, disa janë

„zbërthyes“, ndërsa të tjerët janë bimë dhe kafshë. Bisedoni për rëndësinë e diellit për

jetën e përgjithshme në tokë dhe shikoni se a e dinë fëmijët pse. Dielli direkt do të lidhet

me bimën, sepse vetëm bimët mund ta marrin energjinë diellore dhe pastaj ta shndërrojnë

në formë, të cilën organizmat tjerë e shfrytëzojnë si energji. Siç lidhen ato, çdo anëtar i ri le

të marrë një pjesë nga litari i gjatë, kështu që ata do të përfundojnë të lidhur në mënyrën

e njejtë siç kanë qenë të lidhur me zinxhirin e ushqimit. Duhet të ketë më shumë lidhje

midis organizmave të ndryshëm — p.sh: të gjitha bimët të jenë të lidhura me diellin.

2

Pasi ta formoni zinxhirin, tregojuni nxënësve se po vjen

dimër i ftohtë dhe se do të shkatërojë disa prej bimëve

andaj ata nxënës ulen. Pas dimrit minjtë dhe vemjet

(ose kafshët tjera) nuk kanë ushqim të mjaftueshëm

dhe vdesin, andaj edhe ata nxënës ulen etj. Së shpejti

të gjithë do të ulen, përveç Diellit, tokës, ujit, ajrit dhe

zbërthyesve. Zbërthyesit mund të kërcejnë lartë-poshtë

për të treguar se sa janë të lumtur që kanë ushqim

të mjaftueshëm. Flisni për atë se si ata do ti zbërthejnë

trupat në materie themelore të cilat do ta pasurojnë tokën,

me ate që bimët sërish do të rriten, ndërsa vemjet

do të kenë çfarë të hanë, kështu që secili fëmijë ngritet

ashtu siç çdo nga lloji i vet kthehet pas ndyshimit.

3

Bisedoni me nxënësit për atë se çdo organizëm i gjallë

është njësoj i rëndësishëm në zinxhirin e ushqimit.

Potencojeni faktin se zhdukja e ndonjë lloji negativisht

pasqyrohet ndaj ekzistencës së llojeve tjera që në mënyrë

direkte apo indirekte janë të lidhura me të. I përkujtoni

se njeriu me sjelljen e vet duhet të kontribuojë për ruajtjen

e llojeve të ndyshme të botës së gjallë.

Aktivitete tjera

• Lusni nxënësit që të interesohen për më shumë informata në lidhje me llojet e ndryshme

të shpezëve që shpërngulen. Ky le të jetë një diskutim për një nga orët e ardhshme.

• Lusni nxënësit që t’i marrin në shtëpi fletat e punës nga ky plan i orës që të bisedojnë,

për atë që e kanë mësuar dhe përjetuar në orën e mësimit, me anëtarët e familjes.

• Nxënësit le ta marrin tekstin „Bëhu mik i shpezëve dhe bimëve“. Organizoni një diskutim

në grupe për secilën pyetje. Arrini në përfundim se është shumë e rëndësishme që njerëzit

gjithmonë duhet të mendojnë para se të bëjnë diçka dhe për atë se çfarë ndikimi do të ketë

ndaj mjedisit jetësor.

• Lexoni dilemën „Një çift lejlekësh”. Diskutoni me nxënësit tuaj për përmbajtjen e saj dhe

për zgjidhjet e ofruara të problemit. Lejoni nxënësit që të japin ide të ndryshme për ate

se çka mendojnë ata se është e drejtë që të bëhet.

68

Shumëllojshmëria biologjike

• Ftoni një person profesionist që t’ju prezentojë informata për llojet specifike të rajonit tuaj

dhe të diskutojë për problemet lidhur me mbrojtjen e tyre.

• Bëni një hulumtim për pasurinë shtazore dhe bimore lokale dhe për rajonet e mbrojtura

në vendin tuaj.

• Lexoni tekstin „Shëtitje nëpër plazh“. Diskutoni me nxënësit për përmbajtjen e tij dhe se pse

është e rëndësishme jeta e çdo organizmi të gjallë.

• Shkruani një letër sikur flasë ndonjë bimë ose kafshë, të cilës i kërcënohet zhdukja dhe

shpalleni. Mund të fillojë kështu: „Njerëz të dashur, unë jam lejleku i bardhë dhe ju shkruaj,

sepse...“ Vendoseni letrën në vend ku duket, sipas mundësisë jasht shkollës.

• Organizoni aktivitete, siç janë: ndërtimi i vendushqimit për zogjtë, mbjellja e drunjve etj.

• Festojeni 22 majin Ditën ndërkombëtare për mbrojtjen e shumëllojshmërisë biologjike

përmes organizimit të garave dhe kuizeve.

• Që t’i njoftoni nxënësit me një lloj të rrallë të shpezëve në Republika e Maqedonisë, lexojeni

përrallën „Si u mësova të notojë“ që gjendet në fletën e punës. Pasi ta lexoni përrallën,

bisedoni me nxënësit për përmbajtjen e saj, por sidomos theksojeni buallin si kafshë që në të

kaluarën në vendin tonë është rritë në një numër të madh, ndërsa tani është lloj i rrallë.

69

Shumëllojshmëria biologjike

DILEMA

Një çift lejlekësh

Një çift lejlekësh kanë bërë një çerdhe në shtyllat

elektrike jo larg shtëpisë suaj. Rryma elektrike

është e rrezikshme për lejlekët. Çfarë bëni?

• I dëboni lejlekët, sepse mërziteni për sigurinë

e tyre.

• Ndërtoni një çerdhe tjetër në një vend

të sigurt në afërsi të drejtpërdrejt.

• Thërrisni elektriçist.

• Thërrisni shoqatë për për mbrojtjen

e kafshëve.

• Asgjë.

• Diçka tjetër.

TEST

Shtazët dhe bimët

1Kur mblidhen kërpudhat, është mirë që të priten me thikë.

2Kur mblidhen barërat, është mirë që të shkulen me rrënjë.

3Kur mblidhen rrënjët e një bime shëruese, është mirë

që të shkulen edhe bimët tjera që gjenden përreth.

4Është mirë që të mblidhen vetëm kërmij të mëdhenj,

duke i lënë të vegjlit në vendbanimin e tyre.

5Nuk ka problem nëse në kopsht vëmë helm që të mbrohet prej

minjve polarë dhe prej dëmtuesëve të kopshtit.

6Çerdhet e zogjëve që kanë fluturuar në pranverë duhet

të shkatërrohen.

7Nëse një kafshë e egër është e sëmurë duhet të largohet

nga foleja/strofulla e saj.

8Është mirë që të jeni të qetë dhe të mos futeni në vendet

që përdoren për fole dhe shumim.

9Nuk duhet të peshkoni në sezonin e hedhjes së vezëve.

E SAKTË

E PASAKTË

Përgjigjet: 1. E saktë 2. E pasaktë 3. E pasaktë 4. E saktë 5. E pasaktë 6. E pasaktë 7. E pasaktë 8. E saktë 9. E saktë

70

Shumëllojshmëria biologjike

FLETË PUNE

Nëse do të isha bimë...

Nëse do të isha bimë, do të isha

sepse

Nëse do të isha shtazë, do të isha

sepse

FLETË PUNE

Zgjedhja ime

E IMJA

(emri i bimës ose shtazës së zgjedhur)

Nënvizoni katrorët, dhe në ato që janë deklaratat e sakta në lidhje me bimën ose shtazën

e zgjedhur do ta vini shenjën √, ndërsa te tjerat shenjën X.

■ përdoret për ushqim ■

■ përdoret për ngrohje

■ përdoret për qëllime

shkencore/hulumtuese

■ shfrytëzohet për ndërtim

përdoret për prodhimin e barërave

dhe kimikateve

përmbanë materie të dobishme

përdoret për prodhimin e rrobave

shfrytëzohet për ushqim të kafshëve

shkakton ndjenja të këndshme

ruan përbërjen dhe plleshmërinë

e tokës

shpesh është treguar në art

ndihmon në pjalmim

ndihmon në qarkullimin e materieve

është mik i mirë me njerëzit

tjetër (plotëso)

Ja pra se pse bima/kafsha/shpeza ime është e rëndësishme për njerëzit dhe organizmat tjerë

të gjallë.

71

Shumëllojshmëria biologjike

FLETË PUNE

Rëndësia e organizmave të gjallë

Bimët janë organizma që nuk lëvizin dhe kanë klorofil, që është

i rëndësishëm për procesin e krijimit të materieve ushqyese — fotosintezës.

Të gjitha bimët marrin frymë, në mënyrë të pavarur ushqehen, mud të

shumohen dhe nuk e ndërrojnë vendin e banimit. Shumica e bimëve kanë

rrënjë, trung, dhe gjethe. Ekzistojnë shumë lloje të bimëve në Tokë.

Ato kanë rol kryesor për jetën në vend, sepse lëshojnë oksigjen dhe

prodhojnë ushqim për kafshët dhe njerëzit. Duke e shfrytëzuar energjinë

e diellit, bimët krijojnë materie ushqyese, sepse luajnë rolin e prodhuesve në vendbanimet.

Bimët e mbetura në tokë para miliona vitesh u bënë lëndë djegëse natyrore, që i përdorim

si burim i energjisë.

Kafshët janë organizma që kanë shumë shqisa të ndryshme, të afta

janë për lëvizje të pavarur dhe mund të shumohen. Kafshët për dallim

nga bimët janë të ndërtuara nga organe dhe sisteme organike

(sistemi nervor, sistemi i gjakut etj.). Të gjitha kafshët varen nga materiet

ushqyese që krijohen nga bimët, ndërsa këtë energji kafshët e marrin

përmes ushqimit. Ushqimi i kafshëve varet nga bimët, sepse ata janë

konsumues në kuadër të bashkësive jetësore. Ato marrin frymë duke

thithë oksigjen nga mjedisi jetësor dhe pastaj lëshojnë dioksid karboni.

Kërpudhat janë zbërthyes të trupit të bimëve dhe kafshëve të vdekura.

Disa kërpudha zhvillohen përgjatë rrënjës së drunjve, ndërsa me këtë

i ndihmojnë drurit që ta marrë ujin dhe kripërat minerale nga toka.

Ekzistojnë shumë lloje të kërpudhave.

Bakteret janë organizma të vegjël që nuk shihen me syrin e njeriut,

poashtu, zbërthyes. Këto gjenden në të gjitha kontinentet, në ajër, ujë,

tokë, bimë, kafshë, njerëz, prodhime të ushqimit dhe në gjësende.

Ato marrin pjesë në krijimin dhe shkatërimin e mineraleve dhe xeheve,

si dhe në përbërjen e pjellshmërisë së tokës. Ekzistojnë baktere që

përdoren për prodhimin e ushqimit (kosit, djathit). Disa baktere shkaktojnë

sëmundje te bimët, kafshët dhe njerëzit (p.sh. tuberkulozin, brucelozën). Mendohet se

bakteret janë organizmat e parë që janë paraqitur në Tokë.

Kërpudhat dhe bakteret kanë rëndësi plotësuese për botën e gjallë. Ato quhen

zbërthyes, meqë i shtresojnë materiet ushqyese përmes i shndërrojnë në materie

joorganike. Në këtë mënyrë, zinxhirët e ushqimit mbyllen dhe bimët e gjelbra mund

t’i ti pranojnë materiet joorganike që të krijojnë sërish materie ushqyese. Zbërthyesit

kon-tribuojnë për përmirësimin e plleshmërisë së tokës.

72

Shumëllojshmëria biologjike

FLETË PUNE

Tregimi: Si u mësova të notojë

Fëmijërinë e kalova në një fshat të vogël të Prilepit që shtrihet në rrugët e pasme

me kthesa në Luginën e Pellagonisë. Para më shumë se dyzet vitesh, në vendin tim jetonin

rreth 500 buallica. Ato ishin kafshë të zeza të buta dhe të mrekullueshme që ishin një pjesë

e pandashme e fëmijërisë sime. Ende e ndiej shijen e qumështit të buallicës me të cilin jam

rritur, si dhe ilaçet nga gjalpa e buallicës, me të cilat më shëronte nëna ime nga kollitjet

dhe ftohjet e fuqishme. Me të vërtet ishin çudibërëse, sot i sëmurë, ndërsa nesër

i shëndoshë si dre! Herët në mëngjes, pronarët i lëshohin për të kullotur në kope

të mëdha, të cilat dalëngadalë shpërndaheshin nëpër kullota. Në njërën pjesë të rrugës

kishte një liqe, të cilin buallicat patjetër duhej ta kalojnë për të arritur deri te kullosat

e gjelbra dhe hijet e mëdha të shelgjeve. Buallicat ishin të pandashme nga lumenjt

dhe liqeni i vogël. Shpesh shkoja për t’i ruajtur. Ende mirë e kujtoj një ngjarje me to,

e cila gjithmonë më disponon.

Isha një djalë dhjetëvjeçar. Qëndroja pranë bregut të liqenit, shumë kisha dëshirë

që të notojë. Por, nuk dija të notojë. Në një moment kur afër meje kaloi një buallicë

që përgatitej të hyjë në ujë, trimëria më mbizotëroi. Vrapova dhe arrita që të ngjitem

në shpinën e saj. Në mënyrë të fuqishme u kapa për brirët e saj. Ajo filloi të notojë,

ndërsa unë u kënaqa në freskinë e ujit dhe ndjenjën që e kisha për fitore. Ishte gjithçka

për mrekulli deri në momentin kur ajo u zhyt nën ujë. U frikova, mendova se do të mbytem

në ujë. Fillova të lëviz me këmbë dhe duar. Menjëherë kuptova se po notoj, poashtu arrita

që të notojë vetë në breg. Duke i falënderuar mikes sime të re të zezë që nga ajo ditë

fillova të notojë.

Nuk mund të harrojë se rreth mbrëmjes, kur buallicat u kthyen në shtëpi, pronarët e tyre

i pritën me bukë në duar. Të kënaqur nga pamja e gjinjve të mbushur plotë me qumësht,

pronarët ledhatonin trupin e tyre të pastër dhe i çonin drejtë ahurit të tyre.

Sot mjerisht po zhduken buallicat nga fshati ynë. U zhduk liqeni, u zhdukën kullosat

e gjelbëra, u zvogëlua numri i buallicave të zeza nga fëmijëria ime. Natyra u ndryshua,

ndërsa me këtë edhe mundësia për mbijetesën e mikeve të mija të zeza që ishin shumë

të buta. Shpresoj se njerëzit do ta kuptojnë bukurinë e këtyre kafshëve dhe se do të

merren masa para se të jetë shumë vonë.

73

Shumëllojshmëria biologjike

FLETË PUNE

Zinxhiri i të ushqyerit

74

Shumëllojshmëria biologjike

FLETË PUNE

Bashkësitë jetësore pyjore 1

Kukuvajka e pyjeve

(Strix aluco)

Iriqi

(Erinaceus europaeus)

Miu i kopshtit

(Eliomis quercinus)

Flutura-syblu

(Inachis io)

Ahu

(Fagus sylvatica)

Mështekna

e pyllit

(Ulmus glabra)

Dredhëza

e pyllit

(Fragaria vesca)

Kukuvajka e pyjeve (Strix aluco)

Kjo kukuvajkë me një trup të mesëm ka sy të mëdhenj dhe të zi,

si dhe pendla me shumë ngjyra, duke filluar prej ngjyrës së hirit deri te ngjyra

e kuqe në kafe. Shumohet kryesisht në zbrazëtirat e drurit nëpër pyje, parqet

dhe fermat me drunj. Mund të gjendet në afërsi të parqeve dhe qyteteve

nëpër tërë Europën, me përjashtim të Irlandës dhe perëndimit të largët. Jeton në vend

të njejtë tërë vitin dhe është aktiv në mbrëmje. Zëri i tij „hou, ho, ho, hou“ dëgjohet

në pranverën e hershme dhe në vjeshtë. Ushqehet me minj dhe insekte, por edhe me zogj

duke përfshrië edhe bufat e vegjël.

Iriqi (Erinaceus europaeus)

Koka dhe trupi i iriqit kanë gjatësi 25 cm, ndërsa bishti është i gjatë 3 cm.

Peshon deri 1kg dhe jeton rreth 9 vjet. Trupi i tij është i mbuluar me 6.000

gjemba që janë të gjatë 2-3 cm, që janë me njyrë kafe të errët me maja

të bardha. Ka qime të verdha në kokë dhe fyt. Turirin e ka të spikatur,

ndërsa sytë e vegjël. Iriqat jetojnë në parqe, kopshte, pyje dhe fusha. Gjendet gjithkund

nëpër Europë. Ata ushqehen me krimba, kërmij, merimanga, shumëkëmbësh, insekte,

bretkosa, hardhuca dhe fryte. Të vegjlit lindin të verbër, lakuriq dhe pa gjemba.

Iriqët dalin në mbrëmje. Kur paraqitet rrezik, ata mbështillen në formë topi dhe nuk lëvizin.

Flejnë gjatë dimrit, të fshehur në gjethe ose në ndonjë vrimë.

75

Shumëllojshmëria biologjike

FLETË PUNE

Pyjore 1 (vazhdon)

Miu i kopshtit (Eliomis quercinus)

Koka dhe trupi i miut të kopshtit së bashku janë të gjatë rreth 15 cm, ndërsa

vetëm bishti 10 cm. Lëkurën e ka me ngjyrë hiri, kafe dhe të kuqe në pjesën

e sipërme të trupit, ndërsa të bardhë në pjesën e poshtme, Ka maskë të zezë

në fytyrë. Jeton në parqe, pemishte, pyje, vreshta, rajonet shkëmbore si dhe

në ndërtesa të ngjashme me hambarë. Mund të gjendet në Europë, Azi dhe në Azi të Vogël,

Ushqehet me insekte, merimanga, shumëkëmbësh kërmij, hardhuca, vezë, pemë dhe me

lëvoret e drunjve. Ky është kafshë e natës, ngjitet në mure dhe drunj, dhe është kërcyes i mirë.

Bie në gjumë nga tetori deri në prill në vrimat e drunjve ose në ndonjë vend të mbyllur.

Flutura-syblu (Inachis io)

Gjërësia e krahëve të fluturës-syblu është 6cm. Ka ngjyrë të kuqe në kafe në

pjesën e sipërme të krahëve, ndërsa secili prej tyre në fund është zbukuruar me

pika të mëdha që të bien në sy. Pjesa e brendshme është tërësisht e zezë, ndërsa

kjo është shumë e mirë për mbulesë të insektit kur është në gjumë. Në fillim të

zhvillimit të saj flutura së pari është vemizë. Vemiza është e gjatë deri në 45 mm. Ajo është

e zezë me pika të vogla të bardha dhe këmbë të verdha dhe ka 11 palë gjemba të dendur.

Kjo flutur jeton në vend të hapur, në kopshte, parqe dhe vende tjera me lule. Gjendet nëpër

tërë Europën, përpos veriut të largët. I lëshon vezët në gjethe të cilat vemëzat e vogla i hanë

pastaj. Pikat në formë të syrit në krahët e tyre i frikojnë shumicën e grabitqarëve.

Ahu (Fagus sylvatica)

Ahu rritet prej 30-40 m lartësi dhe ka një kurorë të madhe e të gjerë.

Lëvorja është e lëmuar, e hollë dhe me ngjyrë hiri. Gjethet kanë formë ovale,

me shkëlqim, me ngjyrë të gjelbër të errët që shndërrohet në ngjyrë kafe

në stinën e vjeshtës. Farat mashkullore varen trungun e pemëve e gjata, ndërsa

ato femërore krijohen në kalaveshët e drejtuar të rrushit me një bisht të shkurtë. Lulet çelin

menjëherë pas gjetheve të pranverës. Frytet janë trekëndshe, me ngjyrë kafe të shëndritshme

dhe mund të hahen. Gjenden në lëvoren e drurit që ndahet në katër pjesë. Në Europën

Qendrore ahu në përgjithësi rritet në male, duke krijuar pyje së bashku me lisat ose molikat.

Mështekna e pyllit (Ulmus glabra)

Ky dru është i lartë prej 10-40 m dhe krijon kurorë të gjerë. Në fillim, lëvorja

është e lëmuar, por më vonë bëhet e dendur, vrazhdë dhe me ngjyrë hiri.

Gjethet kanë trung të shkurtër dhe në formë të vezës, me maja mprehta të

theksuara dhe baza në formë të zemrës. Sipëfaqja e epërme ka ngjyrë të gjelbër

të errët, leshatake dhe shumë e vrazhdë në prekje. Në fund të shkurtit paraqiten lule të kuqe,

ndërsa fryti në formë të flatrave është i dukshëm para se të zgjerohen gjethet. Mështekna e

malit gjendet gjithkund në Europë, zakonisht në pyjet në rajone kodrinore dhe rrëzë maleve.

Dredhëza e pyllit (Fragaria vesca)

Gjethet e dredhëzës së pyllit janë me maje të mprehta dhe janë nga tri

në një bisht gjethi. Lulet kanë fleta të bardha dhe çelin nga prilli deri

në korrik. Pjalmohen me ndihmën e bletëve, mizave, molave dhe fluturave.

Fryti duket si dredhëz e vogël, me gjërësi rreth 1 cm dhe piqet nga maji deri

në shtator. Dredhëza e pyllit rritet në pyje, barishte dhe kaçuba, ndërsa më shumë gjendet

në rajonet me klimë mesatare në Euroazi.

76

Shumëllojshmëria biologjike

FLETË PUNE

Bashkësitë jetësore pyjore 2

Macja e egër europiane

(Felis sylvestris)

Vjedulla

(Meles meles)

Ketri i kuq

(Sciurus vulgaris)

Miu i pyllit

(Apodemus sylvaticus)

Dushku anglez

(Quercus robur)

Murrizi

(Crataegus

monogyna)

Dredhëza

e pyllit

(Fragaria vesca)

Macja e egër europiane (Felis sylvestris)

Trupi i macës së egër europiane është i gjatë prej 60-70 cm, ndërsa bishti

rreth 30 cm. Lëkura e saj është me ngjyrë hiri deri në të verdhë-kafe,

me vija më të errëta. Mashkulli në krahasim me femrën, është më i madh

dhe me ngjyrë më të errët. Duket si macë shtypiake me shum ngjyra,

me një bisht të dendur dhe qarkor. Sytë i ka të verdhë në të gjelbër me bebëza vertikale.

Macet e vogla kanë lëkurë të hollë, verdhoshe me njolla të errëta. Këta mace jetojnë

në shumë vende, por kryesisht nëpër rajonet pyjore dhe kaçubat nëpër Europë.

Macet e përhapin aromën e tyre që ta shënojnë territorin e tyre. Macet e vogla prej

dy deri në gjashtë, zakonisht të lindura në maj, e fillojnë jetën e tyre në strofullat

të vendosura më shpesh në vrimat e drunjve, por ndonjëherë edhe në vrimat e braktisura

të dhelprave dhe vjedullave.Hanë minj, zogj dhe gjitarë të vegjël.

Vjedulla (Meles meles)

E gjatë deri në 90 cm, duke përfshirë edhe bishtin. Vjedulla peshon prej

10-20 kg. Mund të jetojë deri 20 vjet. Vjedulla ka këmbë të shkurtra,

turi të gjatë dhe të shtypur, veshë të shkurtër dhe sy të vegjël. Pjesa e sipërme

e trupit është me ngjyrë hiri, ndërsa pjesët anësore janë me ngjyrë kafe.

Në kokë ka vija të zeza dhe të bardha, ekstremitete të zeza dhe thonj të gjatë e të mprehëtë.

Vjedulla vendoset në pyjet e përziera si dhe në sipëfaqet me barë në pyje. Gjendet nëpër

Europë, Vjedullat ushqehen me krimba dhe kërmij si dhe me brejtës dhe këlyshë. Ato bien

në gjumë në strofull prej tetorit deri në shkurt. Jetojnë në çifte ose në grupe familjare

të zgjeruara nganjëherë në tunele që vetë i gërmojnë dhe banojnënë to me shekuj,

ndërsa përbëhen prej korridoreve të gjata deri në 40 metra dhe me „dhoma“ të ndryshme.

77

Shumëllojshmëria biologjike

FLETË PUNE

Pyjore 2 (vazhdon)

Ketri i kuq (Sciurus vulgaris)

Koka dhe trupi i ketrit të kuq së bashku janë të gjata 21-25 cm, ndërsa bishti

i tij është i gjatë prej 15-20 sm. Jeton prej 10-12 vite. Lëkura e tij shpesh

ka ngjyrë kafe ose të kuqe, ndërsa poashtu, mund të ketë ngjyrë të zezë

në kafe. Pjesa e poshtme e trupit është e bardhë, ndërsa në fund të veshëve

ka pupla nga qimet e gjata. Ketri i kuq jeton në pyje dhe parqe, ndërsa mund të gjendet

dhe në Europë, Siberi, dhe Kore. Ai ushqehet me bimë dhe sytha të gjetheve,

fara të drunjve, kërpudha, insekteve, si dhe me vezë dhe të vegjlit e zogjëve të caktuar.

Është aktiv tërë vitin, ndërton strofull prej gjetheve, myshkut dhe degëve të vogla lart

në dru. Kryesisht gjendet në drunj, duke kërcyer prej dege në degë dhe prej druri në dru

gjatë ditës, ndërsa rallë gjendet në tokë për shkak të ushqimit

Miu i pyllit (Apodemus sylvaticus)

Trupi i tij është i gjatë 7,5-11 cm, i mbuluar me lëkurë të verdhë në kafe

dhe ka bark me ngjyrë hiri të çelur. Sytë dhe veshët e tij janë të mëdhenj,

derisa bishti i tij ka gjatësi përafërsisht sa trupi i tij. Pjesën të poshtme

e ka të bardheme e mbuluar me qime të pakta. Miu i pyjeve jeton në fusha,

pyje, gardhe dhe në vende që nuk janë shumë të lagështa. Ndonjëherë, posaçërisht gjatë

dimrit, vendoset në ndërtesa që i ka ndërtuar njeriu. Gjendet gjithkund nëpër Europë.

Në dhe gërmon gropë ku jeton, ku ka tunele të gjata me pjesë të veçanta për çerdhe

dhe ushqim. Vrapojnë shumë shpejtë dhe kërcejnë e ngjiten mirë. Miu i pyjeve ushqehet

me kokrra, fara, lavare dhe kërpudha etj.

Dushku anglez (Quercus robur)

Ky dru i madh rritet deri në 35 metra lartësi. Lëvorja në fillim është e lëmuar

dhe me ngjyrë të kuqe në kafe, por më vonë shndërrohet në ngjyrë

më të errët të hirit dhe me të çara e të forta. Fryti është lënde e njohur,

cekët i mbyllur në gotë me lëvozhga në kalavesh të vogël me bisht

me gjatësi 5-12 cm. Dushku anglez është i rëndësishëm për tërë Europën, përpos pjesës

së largët të veriut. Disa kafshë, siç janë grifshat dhe ketrat, groposin lënde si rezervë për

dimër, prandaj ndonjëherë mund të vërehen grupe të drunjve të vogjël.

Murrizi (Crataegus monogyna)

Murrizi rritet si kaçubë e dendur me gjemba, por mund të jetë edhe një dru

i vogël me lartësi prej 12 metrave. Lëvorja e tij është me ngjyrë kafe të çelët

dhe me ngjyrë qumështi. Gjethet janë të ndryshme, por kryesisht kanë tri ose

katër çifte të rezhdave. Lulet e bardha paraqiten kah fund i majit dhe fillimi

i qershorit dhe mbetën ngjyrë rozë siç çelin. Fryti është i vogël, në formë të mollës,

me ngjyrë të kuqe të errët dhe piqet në shtator. Murrizi mund të gjendet nëpër Europë.

Dredhëza e pyllit (Fragaria vesca)

Gjethet e dredhëzës së pyllit janë me maje të mprehta dhe janë nga tri

në një bisht gjethi. Lulet kanë fleta të bardha dhe çelin nga prilli deri

në korrik. Pjalmohen me ndihmën e bletëve, mizave, molave dhe fluturave.

Fryti duket si dredhëz e vogël, me gjërësi rreth 1 cm dhe piqet nga maji deri

në shtator. Dredhëza e pyllit rritet në pyje, barishte dhe kaçuba, ndërsa më shumë gjendet

në rajonet me klimë mesatare në Euroazi.

78

Shumëllojshmëria biologjike

FLETË PUNE

Bashkësitë shtazore livadhore 1

Bretkosa e thjeshtë

(Bufo bufo)

Kukuvajka

(Cuculus canorus)

Bulka polare

(Gryllus campestris)

Bleta e tokës me

bisht të verdhë

(Bombus terrestris)

Tërfil i kuq

(Trifolium pretense)

Ombrellore

(Convolvulus

arvensis)

Murrizi

(Crataegus

monogyna)

Bretkosa e thjeshtë (Bufo bufo)

Është e gjatë deri në 15 cm, kështu që bretkosa femër është më e madhe

se mashkulli. Lëkura e saj është e vrazhdë, me ngjyrë hiri në kafe,

e verdhë ose ngjyrë të kuqërremt me lara të pakta ose pothuajse pa to.

Gjëndrat në formë të groshës pas veshëve janë të dukshme dhe e mbrojnë

bretkosën më atë që lëshojnë lëng të pakëndshëm në lëkurën e saj. Bretkosa e thjeshtë

jeton nëpër të gjitha vendbanimet me ujë. Ajo jeton nëpër tërë Europën, përpos Irlandës

dhe Veriut te largët. Bretkosa e thjeshtë kohën më të madhe e kalon në ujë. Ky amfib

i natës ushqehet më shumë me shtazë të vogla.

Kukuvajka (Cuculus canorus)

Kukuvajka është zog i dobët, me një shtat të mesëm, me bisht të gjatë e të

rrumbullakët dhe krahë të theksuar. Mashkulli, pjesën e sipërme të gjoksit

e ka ngjyrë hiri, ndërsa pjesën e poshtme me vija horizontale të bardha.

Femra pjesën e sipërme mund të ketë ngjyrë hiri ose e kafe, me dy vija

vertikale në stomak, gjoks dhe fyt. I përngjan skifterit. Kukuvajka shumë lehtë adaptohet në

vendbanime të ndryshme, duke përfshirë të gjitha llojet e pyjeve dhe peisazhet bujqësore,

malet dhe brigjet. Gjendet nëpër Europë. Më shpesh ushqehet me vemiza. Është e njohur

për atë se femra e lëshon vezën e saj në folenë e zogut tjetër. Pastaj zogu-nikoqir rri në

vezë dhe kur i vogli i kukuvajkës do të dalë, ajo i hedh vezët tjera dhe të vegjlit nga foleja.

79

Shumëllojshmëria biologjike

FLETË PUNE

Livadhore 1 (vazhdon)

Bulka polare (Gryllus campestris)

E gjatë deri në 3 cm, bulka polare kryesisht është e zezë, përpos në fillimin

e krahëve, që ka ngjyrë kafeje dhe me bazë të verdhë. Në kokën e saj të

madhe ka një antenë e bukur. Gjendet në Evropë, Azi të vogël dhe në

Amerikën veriore dhe rajonet e thata me diell, siç janë livadhet, kopshtet

dhe rrethojat në afërsi të rrugëve të fshatrave. E paaftë që të fluturojë, mashkulli e mbron

territorin e tij me cicërimë nga maji deri në shtator, duke i fërkuar këmbët e pasme. Fshihet

në vrima që i gërmon në tokë. Më shpesh ushqehet me bimë që përmajnë shumë ujë.

Bleta e tokës me bisht të verdhë (Bombus terrestris)

Matka është e gjatë mbi 2 cm dhe ka distancë mes krahëve deri në 43 mm.

Bletët punëtore dhe jopunëtore janë të gjata 14-17 mm dhe kanë distancë

mes krahëve 30-35 mm. Në këmbët e pasme ka koshere për polen, ku bleta

krijon një masë të madhe të polenit, pak të lagur me nektar. Pastaj dërgohet

në fole. Kjo është njëra prej llojeve më të shpeshta në Europë, ndërsa jeton në çfardë lloji

të vendbanimit me një vegjetacion të madh nëpër tërë Europën. Folenë e bën në tokë,

ndonjëherë në vrimën e miut ose në të urithit. Kur është plotësisht e zhvilluar, secila

bashkësi e bletëve ka një matkë-femër të vetme që lëshon vezë, dhe një numër steril

të femrave, të quajtura punëtore. Kryesisht në një familje bletësh ka minimum 100 bletë,

ndërsa bashkësitëmë të mëdha mund të përmbajnë më shumë se 600 bletë.

Tërfil i kuq (Trifolium pretense)

Gjethet e tërfilit të kuq janë ndarë në tri resë të veçanta me një shenjë

të zbehtë në formë të „V“ në qendër të secilës rezhdës. Trungujt e tyre

degëzohen dhe janë të gjatë deri në 50 cm. Lulet me ngjyrë rozë janë

grupuar drejt në krye të kurorave. Tërfili i kuq rritet në hapësira të hapura,

veçanërisht në livadhet dhe kullosat me ujë.

Ombrellore (Convolvulus arvensis)

Ombrellorja zvarritet, gjegjësisht ngjitet, ndërsa trungujt e saj rriten deri

në 200 cm me gjerësi, duke u kthyer në drejtim të kundërt nga shigjetat

e orës rreth secilës shtrirje adekuate. Gjethet kanë formën e majës

së shigjetës, ndërsa lulet e tyre janë në formë të hinkës me njyra të bardha

dhe rozë. Ombrellorja rritet në shkretëtira, barëra dhe rajone të punuara. Shpesh ngjitet

në trungujt e drithrave që rriten në fushë.

Murrizi (Crataegus monogyna)

Murrizi rritet si kaçubë e dendur me gjemba, por mund të jetë edhe një dru

i vogël me lartësi prej 12 metrave. Lëvorja e tij është me ngjyrë kafe të çelët

dhe me ngjyrë qumështi. Gjethet janë të ndryshme, por kryesisht kanë tri ose

katër çifte të rezhdave. Lulet e bardha paraqiten kah fund i majit dhe fillimi

i qershorit dhe mbetën ngjyrë rozë siç çelin. Fryti është i vogël, në formë të mollës,

me ngjyrë të kuqe të errët dhe piqet në shtator. Murrizi mund të gjendet nëpër Europë.

80

Shumëllojshmëria biologjike

FLETË PUNE

Bashkësitë shtazore livadhore 2

Sokoli i shurdhër

(Buteo buteo)

Bukla

(Mustela nivalis)

Miu polar

(Clethrionomys glareolus)

Kërmilli i kopshtit

(Helix pomatia)

Bari i livadhit

(Poa annua)

Luleshurdha

(Taraxacum

officinalis)

Gjethe delli

(Plantago major)

Sokoli i shurdhër (Buteo buteo)

Rritet deri në 50 cm gjerësi, me distancë të krahëve deri në 125 cm.

Ka krahë të gjerë, qafë të shkurtër dhe bisht me një madhësi mesatare

në fluturim. Ngjyra ndryshon, edhe ate nga ngjyra kafes së errët, përmes

të kuqes në kafe, deri në të bardhë me ngjolla të bardha. Shpesh ka një

ngjyrë të zbehtë në gjoks. Shumohet në lloje të ndryshme të pyjeve ose në skaj të pyllit

me qasje deri në hapësirë të hapur, ndërsa e ka folenë në dru. Shpesh mund të shihet

si vëzhgon prenë e ndalur në rrethojat ose në shtyllat e telefonit. Ai është i zëshëm,

posaçërisht në pranverë. Ushqehet me minj, por poashtu, dhe me zogj, gjarpërinj,

hardhuca, bretkosa, ndërsa ndonjëherë me insekte dhe krimba të ujërave.

Bukla (Mustela nivalis)

Me gjatësi prej 11-26 cm trupit dhe 4-9 cm bisht të gjatë, bukla është

mishngrënësi më i vogël në Europë. Ka një trup të gjatë të hollë, këmbë

të shkurtra dhe bisht të shkurtë. Ka ngjyrë kafeje dhe ngjyrë të xhenxhefilit,

ndërsa stomakun me ngjyrë të bardhë. Në Europën Perendimore,

bukla mbetet e bardhë gjatë dimrit. Rritet në vendbanime të ndryshme nëpër Evropë,

Azi dhe Amerikën Veriore, siç janë pyjet, fushta, kopshtet, parqet dhe vendet në afërsi

të drejtëpërdrejt me njerëzit. Kjo kafshë lëvizëse është aktive tanë kohën. Shpesh ushqehet

me brejtës të vegjël, siç janë minjtë, por gjithashtu, i gjuan edhe zogjtë dhe insektet.

81

Shumëllojshmëria biologjike

FLETË PUNE

Livadhore 2 (vazhdon)

Miu polar (Clethrionomys glareolus)

Koka dhe trupi e këtij lloji të miut janë të gjatë deri në 12 cm, me bisht deri

në 7 cm. Pjesa e sipërme është më ngjyrë kafe në të kuqe, ndërsa pjesa

e poshtme me ngjyrë hiri. Të vegjlit kanë ngjyrë më të çelët kafe në të kuqe.

Jeton në pyje, rrethoja dhe kaçuba, si dhe në kopshtet e fshatrave. Gjendet

pothuajse se në të gjitha vendet nëpër Europë. Është aktiv edhe ditën edhe natën, ushqehet

me fara, fryte, gjethe, myshk, kërpudha dhe kafshë tjera të vogla. Ngjitet shumë mire dhe

shpesh i hanë frytet e drurit dhe kaçubave. Zakonisht ka tre-shtatë të vegjël përnjëherë.

Kërmilli i kopshtit (Helix pomatia)

Shtëpiza e kërmillit të vreshtës ka diametër 6-7 cm, ka formë të rrumbullakët

me ngjyrë kafe të çelur, ngjyrë hiri ose të verdhë, ndërsa poashtu, ka edhe

vija që janë të renditura përgjatë gjerësisë. Ka katër (dy çifte) brirthë,

me sy në çiftin e poshtëm. Shpërngulet në vendbanime të ndryshme,

siç janë gardhet e gjelbra, kopshtet, parqet barërat dhe pyjet. Gjendet nëpër tërë Europën.

Kërmijtë e vegjël rriten pothuajse tri vite. Gjatë dimrit, kërmijtë i mbyllin vrimat e guaskave

të tyre. Poashtu reagojnë edhe në kohën e periudhave të gjata të thata që të kursejnë ujë.

Më aktive janë në kushte të lagështa, posaçërisht në mëngjes për shkak të vesës

së mëngjesit. Ushqehen me bimë barishtore.

Bari i livadhit (Poa annua)

Ky bar rritet deri në 30 cm me lartësi dhe ka gjethe të gjelbëra të ndritshme

dhe dalin prej fidaneve rrafshore. Kalaveshët e luleve kanë disa degë. Lulet

pjalmohen përmes erës, ose vetë pjalmohen, madje edhe pa u hapur lulja.

Bari i livadhit vjetor ka një sistem shumë të dobët dhe të cekët në rrënjë.

Rritet mirë në fusha me ujë dhe me shumë diell. Mes tjerash, poashtu, mund të rritet mirë

në kushte me gjysëm hije. Në rajonet bregdetare ose në fushat me temperaturë mesatare,

ku barërat rregullisht ujiten, livadhi vjetor mund të mbijetojë tërë vitin. Në fushat më të

ngrohta në verë zakonisht vdes, Gjendet në toka të punuara, barëra dhe kopshte.

Luleshurdha (Taraxacum officinalis)

Luleshurdha ka gjethe kryesore që ndahen në disa rezhda triagonale.

Trungu ku gjindet lulja është i zbrazët dhe i gjatë 50 cm. Ka lule të verdha,

ndërsa fara e saj ka strukturë si lloji i ombrellores, që shërben si parashutë

kur fryen era. Kur gjethet ose trungujt thehen, rrjedh një lëng si i qumështit.

Rritet në vende të ndryshme të shkretuara, posaçërisht nëpër livadhe, përgjatë rrugëve

dhe në kopshtet nëpër tërë Europën.

Gjethe delli (Plantago major)

Është bimë e qëndrueshme me gjethe të gjera. Lulet e holla grupohen

në koka të gjata shumë të dendura me lule të errëta. Trungu ku gjendet

lulja është i gjatë deri në 50 cm. Lulja më e ulët hapet e para dhe rrathë

të thekëve ngjyrë vjollcë gradualisht ngjiten drejt kurorës së lules.

Ritet në hapësirë të hapur dhe e përballon shkeljen. Shpesh shihet në rrugët e trotuarëve.

Është e zakonshme për tërë Europën.

82

Shumëllojshmëria biologjike

FLETË PUNE

Bashkësitë jetësore lumore

Vidra Europiane

(Lutra lutra)

Bretkosa e gjelbër

(Rana ridibunda)

Krapi

(Carassius carassius)

Stema

(Palomena prasina)

Kallami

(Phragmites

australis)

Thjerëza ujore

(Lemna minor)

Maraskë

(Utricularia vulgaris)

Vidra Europiane (Lutra lutra)

Trupi i vidrës është i gjatë 70-80 cm, ndërsa bishtin e ka të gjatë 40 cm.

Mashkulli është më i madh dhe më i rëndë në krahasim me femrën. Kokën e ka

të rrafshët, ndërsa veshët e rrumbullakët dhe të vgjël. Lëkurën të shëndritshme

dhe ngjyrë kafe. Te shputat e këmbëve ka lëkurëza dhe kthetra për notim. Vidra

europiane jeton në në të gjitha fushat me ujë që buron, ndërsa ndonjëherë edhe në rajonet

bregdetare. Jeton nëpër tërë Europën, Amerikën Veriore dhe Euroazi. Është aktive në agim dhe

gjatë natës. Ato shumë mirë notojnë dhe zhyten, duke i mbyllur veshët dhe vrimat e hundës

kur zhyten. Lëkura e tyre është e qëndrueshme ndaj ujit, ndërsa pjesa e dendur nën lëkurë

mban ajër që i ngrohë.Strofulla e tyre gjendet në tunele nën tokë, rrënjët e drurit, shkëmbinjtë,

trungjet, kaçubat dhe brigjet, ndërsa zakonisht futet nën sipëfaqen ujore. Vidrat më shpesh

ushqehen me peshq, gjithashtu edhe me zogjt ujorë, brtekosat, gaforet dhe kërmijtë.

Bretkosa e gjelbër (Rana ridibunda)

Bretkosa e gjelbër është bretkosa më e madhe në Europë dhe rritet deri

në 15 cm. Trupi i saj mund të jetë me shumë ngjyra. Shpina e saj është

e zezë, ndonjëher me njolla të errëta. Mashkulli ka fluska të mëdha

të zëshme në anët e gojës, të cilat kur fryhen, marrin ngjyrë hiri. Bretkosa

e gjelbër jeton në moçale të ndryshme në Europën Qendrore, Azinë e Vogël, dhe në disa

pjesë të Afrikës Veriore. Kur gjuajnë, ato kalojnë shumë kohë afër brigjeve, lumenjve dhe

kënetave. Periudhën e mbarësimit e kanë gjatë prillit dhe majit, kur meshkujt bërtasin

gjatë tërë natës. Femrat lëshojnë midis 700 dhe 13.000 vezë që ngjiten në bimët e ujit.

Ato më shpesh ushqehen me insekte, por gjithashtu dhe bretksosa dhe peshq tjerë,

ndonjëher dhe brejtës të vegjël, duke e kapur gjahun me gjuhën elastike. Flejnë nën ujë.

83

Shumëllojshmëria biologjike

FLETË PUNE

Lumore (vazhdon)

Krapi (Carassius carassius)

Krapi mund të rritet deri në 51 cm në gjatësi. Penda e kurrizit është e gjatë,

e fortë dhe e dhëmbëzuar. Ngjyrat e kurrizit janë prej ngjyrës së ullinjve deri

në të gjelbër, të kuqe në kafe, derisa në afërsi të bishtit e merr ngjyrën e mjaltit

me njolla të errëta në formë rrethi. Gjymtyrët tjerë janë me ngjyrë të kuqe

të hapur në të bronztë. Ky krap gjendet nëpër tërë Europën në ujërat e qeta, si dhe lumejt

që rrjedhin shumë ngadalë në ultësira. Ai mirë i përballon kushtet e me sasi të vogël

të oksigjenit dhe jeton në këneta me derdhje të kohëpaskohshme të ujërave të freskëta

dhe në moçale. Ushqehet me kurrizorë të vegjël dhe bimë ujore.

Stema (Palomena prasina)

Stema është insekt me një mburojë të gjelbër, që ka trup të rrafshtë në formë

të mburojës, e gjatë është rreth 10-15 mm. Në pranverë dhe verë ka ngjyrë

të gjelbër të çelët, por në vjeshtë, para stinës së dimrit, e merrr ngjyrën të bronzit

të errët në të gjelbër. Stema jeton në pyjet, kaçubat dhe në afërsi të shtretërve

të ujërave në pjesën më të madhe të Europës. Ky lloj i tejkalon nëpër pesë faza të kapsollës

dhe në këtë mënyrë i humb mburojat e saj. Secila fazë ka ngjyrë të ndryshme, ndërsa krahët

e shkurtër paraqiten në fazën e fundit. Ky insekt ka pjesë të specializuara në gojë për thithje

që i përdor për për ta thithë lëngun bimor nga një grup i gjerë i drunjve, kaçubave dhe bimëve

të larta. Në Evropë ajo paraqet dëmtues të vogël që më së shumti dëmton fasulen.

Kallami (Phragmites australis)

Kallami bimor i ujit rritet deri në 6 metra lartësi. Fidanët horitontal të fortë,

të dellëzuar që rriten në sipërfaqen e tokës ose nën të mundësojnë rritje

të rrënjëve të trungut të fortë vertikal. Këta trunguj i mbajnë gjethet e gjëra

që janë të gjata prej 20-40 cm. Ka kurorë të madhe me ngjyrë vjollce e merr

ngjyrën të hirit në fund të pranverës. Kallami rritet nëpër vendbanime tokësore të lagështa,

siç janë brigjet e lumenjve, kënetave, moçaleve dhe brigjeve të liqeneve. Shpesh haset

në tokat e ndotura përgjatë rrugëve, hendekë dhe rajone të gropuara.

Thjerëza ujore (Lemna minor)

Thjerrëza e ujit bie midis bimëve më të vogla të lulëzuara në botë. Bimët

e veçanta të thjerrëzave të ujit janë të holla, rrumbullakëta, pllaka të gjelbëra

të ndritshme, secila me një rrënjë. Ato gjnden të hudhura midis bimëve tjera të

mugulluara ose mblidhet së bashku në një grumbull që lundron në sipërfaqen

e ujit. Nuk kanë gjethe të vërteta. Trupi në formë të gjethit quhet tallus. Ka një formë rrethore,

pothuajse në formë ovale, me diametër 2-5 mm. Gjethet janë të holla dhe shumë pak mund

të vërehen. Lundron lirshëm në kënetat me ujë të freskët, moçalet, liqenet dhe rrjedhat e qeta,

përhapet shpejtë nëpër shtretërit e ujërave që janë të pasur me materie ushqyese.

Maraskë (Utricularia vulgaris)

Maraska është bimë nënujore mishngrënëse, e cila noton lirshëm në det.

Gjethet e saj janë të buta dhe të ndara bukur nën ujë, ndërsa lulet e saj janë

me ngjyrë të verdhë të hapur. Shfrytëzon kurthe të vogla me qëllim të zënies

së gjallesave të vogla, madje edhe peshq të vegjël të cilët afrohen deri

te kurthit. Shfrytëzon lëngje për zierjen e gjahut dhe krijon materie ushqyese. Duke notuar

lirshëm në ujërat e cekëta të liqeneve, moçaleve, kënetave dhe lumenjve nëpër gjithë anën

veriore të Tokës. Maraska jeton atje ku ka shumë jetë mikroskopike.

84

Shumëllojshmëria biologjike

FLETË PUNE

Të dhënat për shpërnguljen

Shtazët shpërngulen periodikisht për shkak të shumimit,

gjetjes së ushqimit, ndryshimit të stinëve të vitit, ndryshimit

të gjatësisë së ditës dhe natës, si dhe nga arsye të tjera.

Shumë zogj, siç janë: lejlekët, dallëndyshet, patat dhe rosat e egra,

vijnë nga veriu që ta kalojnë dimrin në vendet më të ngrohta,

të cilat ndodhen në jug.

Vetëm disa lloje të zogjve mund të fluturojnë përtej hapësirave

të mëdha ujore pa pushuar.

Shpërngulja e shtazëve mund të bëhet në distanca të vogla.

Harabeli polar shpërngulet në vjeshtë nga fushat në qytete;

disa zogj kur koha ftohet, zbresin nga vendet më të larta

në sferat më të ulëta të maleve.

Shpërngulja e shpezëve mund të zgjasë shkurt, por disa zgjasin

me vite. Për shembull ngjala europiane shkon në Detin e Sargasit

për t’u shumuar, duke udhëtuar rreth 10.000 km. Për më shumë

informata shikojeni filmin „Rruga e ngjalave“ nga koleksioni

DVD i filmave nga „Paketa e Gjelbër“.

85

Shumëllojshmëria biologjike

FLETË PUNE

Çka dimë për...

Dreri i kuq (Cervus elaphus)

Përshkrimi: Gjatësia e trupit të tij është rreth 2 metra. Mashkulli

është më i madh se femra. Gjatë verës, ngjyra e trupit është e kuqe

në kafe, ndërsa në dimër është me ngjyrë hiri në kafe. Të vegjlit janë

me njolla. Meshkujt kanë një palë brirë, të cilët mund të peshojnë

deri 15 kg. Ata bien çdo vit dhe përsëri rriten edhe më të mëdhenj

se të mëparshmit. Forma dhe madhësia e brirëve varet nga mosha

dhe shëndetit të mashkullit dhe në masë të madhe e cakton statusin

dhe rangun e tij midis anëtarëve të llojit të tij.

Vendbanimi dhe hapësira: Dreri i kuq jeton në pyje, gjethërënëse, të përziera dhe me gjemba,

si dhe në parqe dhe lugina të lumit përgjatë gjithë Europës.

Shprehitë dhe të ushqyerit: Dreri i kuq vrapon dhe kërcen shumë mirë. Femrat jetojnë në

grupe me të vegjlit e tyre. Meshkujt garojnë me kundërshtarët e tyre gjatë sezonit të shumimit

(shtator-tetor). Dreri i kuq hanë gjethe, degë, lëvoret e drunjëve dhe fryte.

Kjo kafshë impresive është viktimë e fatkeqësive të komunikacionit dhe e gjuetisë ilegale.

Bufi i vogël (Athene noctua)

Përshkrimi: Ky buf i vogël afërsisht me një gjatësi prej 25 cm,

ka një kokë të madhe, të gjërë dhe të rrumbullakët, këmbë të gjata

dhe bisht të vogël. Ka ngjyrë kafe me njolla të bardha, ai është

i bardhë nën pendlat e larme në të kafta, me sy të verdhë.

Vendbanimi dhe hapësira: Bufi i vogël më tepër dëshiron të rritet

në hapësirë të hapur, të përzier me fusha, pyje, dërrasa, kopshte,

parqe, drunj për rrethoja, shkëmbinj dhe gjysëmshkretëtira.

Haset nëpër Europë, përveç se në Irlandë dhe në Veriun e Largët.

Shprehitë dhe të ushqyerit: Bufi i vogël pjesërisht është gjallesë ditore, i cili shpesh mund

të shihet nëpër degë. Ushqehet me minj, krimba, insekte, zogj, amfibe dhe zvaranikë. Bën

folenë në vrima të drunjve, ndërtesave ose të shkëmbinjve. Është më i njohur për zërin e tij të

ashpër. „kii -ivv“.

Ky zog fascinues shpesh përmendet në mite, tregime fantastike dhe besime popullore.

Pupëza (Upupa epops)

Përshkrimi: E gjatë rreth 27 cm, pupëza është një nga zogjtë

më të shprehur dhe më karakteristikë në Europë, me një kokë,

qafë dhe kafaz krahërori ngjyrë roze që bie në sy dhe krahë bardh

e zi, kurriz dhe bisht me vija. Sqepi i tij i gjatë dhe i ngushtë janë pak

të lakuar nga poshtë. Ka pendla të drejta në maje të kokës, me ç’rast

duket si një udhëheqës i indianëve.

Vendbanimi dhe hapësira: Zog shtegtar i cili jeton nëpër kullosa

të hapura me rrethoja dhe nëpër kaçuba. Gjendet nëpër Europë, përveç në Mbretërinë

e Bashkuar, Irlandë dhe Europën Veriore.

Shprehitë dhe të ushqyerit: Kënga e pupëzës është e ngjyrur „oopp-oop-oop“ e cila përsëritet

disa herë. Bën folenë në vrima të drunjve ose të mureve. Nëse të vegjlit janë të shqetësuar,

ata lëshojnë një lëngë me një aromë të pakëndëshme. Ushqehet kryesisht me insekte.

Ky zog atraktiv lehtë dallohet në bazë të pamjes së tij të jashtme dhe këngës.

86

Shumëllojshmëria biologjike

FLETË PUNE

Çka dimë për... (vazhdon)

Breshkën e kënetës (Emys orbicularis)

Përshkrimi: e gjatë 36 cm, breshka e kënetës mund të jetojë deri në

70 vjet. Guaska e saj është pothuajse e rrafshtë, ngjyrë kafe në të zezë

madje edhe e gjelbër dhe ngjyrë hiri me vija ose pika ngjyrë të hapur.

Këmbët, qafa, koka dhe bishti janë ngjyrë hiri me njolla të verdha.

Vendbanimi dhe hapësira: I banon të gjitha llojet e ujërave

të ëmbla dhe gjysëm të njelmëta të kënetave madje edhe

të moçaleve të vogla dhe gjendet në Europë dhe në Azinë Lindore.

Shprehitë dhe të ushqyerit: Breshka e kënetës ushqehet me bretkoca, peshq, gjallesa

të ujit dhe kafshë të ngordhura.

Breshka e kënetës shumë varet nga qasja në fushat e kënetave.

Shterrja e kënetave, në fakt është dënim me vdekje pët të.

Bretkoca e drurit Europiane (Hyla arborea)

Përshkrimi: E gjatë deri në 5 cm, me lara në maje të gjishërinjve,

bretkoca e drurit europiane ka ngjyrë të ndryshme, varësisht nga

mjedisi jetësor, temperatura dhe lagështia. Mund të jetë ngjyrë

hiri në kafe ose e gjelbër e hapur.

Vendbanimi dhe hapësira: banon në drunjtë gjethërënës dhe

kaçuba dhe mund ta hasim në Europën Qendrore dhe Jugore.

Shprehitë dhe të ushqyerit: Kjo bretkocë ngjitet në drunj shumë mirë. Dimrin e kalon nën

shkëmbinj, drunj ose gjelbërim. Gjatë sezonit të shumimit, mashkulli bën thirrje me tingujt,

të cilët i lëshon nga fyti dhe mund të dëgjohen në largësi prej 1 km. Është aktive kryesisht

natën, por gjithashtu, edhe gjatë ditës. Ushqehet me gjallëresa të vogla.

Kjo shtazë atraktive me lehtësi njihet. Shumimi varet nga mbijetesa e pellgjeve ujore.

Bleta (Apis melifera)

Përshkrimi: Bleta i adaptohet në mënyrë të përkryer mënyrës së vet

të jetesës. Bletët punëtore dhe ato jopunëtore rriten deri në 15 mm

gjatësi ndërsa ama e saj arrinë deri në 20 mm. Barkun e ka kryesisht

të kaftë me vija të errëta dhe të hapura. Tërë trupin e ka të mbuluar

me qime të buta, ndërsa në çiftin e këmbëve të prapme ka një

thithëse të veçantë ku e mbledh polenin.

Vendbanimi dhe hapësira: Popullata e egër e bletëve jeton

në rajone shkëmbore dhe malore, por njerëzit shpesh ruajnë bletë me qëllim që të

prodhojnë mjaltin. Ato gjenden në Europë, Afrikë dhe Azi.

Shprehitë dhe të ushqyerit: Kolonitë e bletëve kanë shumë bletë punëtore, disa

jopunëtore dhe një amë. Ato kanë një sistem komunikimi dhe shoqëri shumë të zhvilluar.

Bletët e mjaltit mbledhin polen dhe prodhojnë mjaltë, i cili shërben si ushqim gjatë stinës

së dimrit. Mjalti dhe larvat ruhen në hoje të bëra nga dyelli. Bletët shfrytëzojnë sistemin

e sinjaleve për të këmbyer informata në lidhje me fushat e luleve. Në dimër, ato lëvizin

me krahët me qëllim që ta mbajnë temperaturën konstante në koshere. Në situata kur

duhet të mbrohen, kafshojnë d.m.th kafshojnë njëherë dhe pastaj vdesin.

Disa shkencëtarë mendojnë se telefonat celularë i hutojnë bletët dhe e zvogëlojnë

popullimin e tyre.

87

Shumëllojshmëria biologjike

FLETË PUNE

Shëtitja në plazh

Diku përgjatë plazhit të oqeanit, në perëndim të diellit,

ishte një plak i cili shëtitej. Vetëm sa u qetësua stuhia dhe

njeriu kënaqej duke thithur ajrin e detit. Ishte thelluar

në mendime kur përnjëherë pa një fëmijë. Fëmija mblidhte

diçka nga rëra dhe e hidhte në ujë. Plaku ishte kurreshtar

dhe shkoi që të shohë nga afër dhe pa se fëmija i merrte yjet

e detit nga rëra dhe i kthente sërish në oqean. Më në fund, plaku vërejti se plazhi ishte

mbushur me qindra ndoshta mija yje të detit.

– Çfarë bën !? – bërtiti plaku. – Ti je një fëmijë i vetëm, ndërsa këtu ka mijëra yje deti.

Vërtetë mendon se mund të ndryshosh diçka?

Djaloshi e shikoi, e mori një yll deti nga rëra, e hodhi në oqean dhe tha:

– Ja, për këtë yll të detit unë vetëm sa ndryshova gjithçka!

Detyrë për të menduar në shtëpi:

Çka mund të bëjmë unë dhe familja ime që të ndihmojmë për mbrojtjen e bimëve,

në rajonin tonë, në shtetin tonë (propozoni ide dhe nëse është e mundshme,

bisedoni për to me familjen tuaj):

1

Në afërsi të shtëpisë sime ka:

Ne do të kishim mundur:

2

Në

rajonin tonë mund të gjejmë:

Ne do të kishim mundur:

3

Shteti

ynë është krenar që është nikoqir i bimëve dhe shtazëve në vijim:

Që ti mbrojmë këto bimë dhe shtazë, ne duhet që:

88

Pasuritë natyrore

Kur flasim për pasuritë natyrore, flasim për gjëra, të cilat mund ti marrim nga mjedisi jetësor

dhe ti përdorim me qëllim të përmirësimit të jetës sonë. Disa nga këto pasuri natyrore,

siç janë energjia solare, ajri, uji i liqeneve dhe i lumenjve, bimët dhe shtazët, menjëherë na janë

në dispozicion për shfrytëzim. Pasuritë e tjera natyrore i kemi në dispozicion vetëm pas gërmimit

dhe përpunimit të tyre. Ato janë ujërat nëntokësore, karburantet natyrore, nafta, thëngjilli dhe

mineralet, siç është minerali i hekurit (e shfrytëzojmë për fitimin e çelikut).

Pasuritë natyrore mund të jenë të ripërtëritura dhe

të paripërtëritura. Pasuritë e ripërtëritura natyrore mund

të kompensohen vetë me kalimin e kohës. Ne mund

ta shfrytëzojmë fuqinë e erës që të krijojmë energji,

për arsye se erën nuk mund ta kemi vazhdimisht.

Pasuritë natyrore të paripërtëritura, nga ana tjetër, do të humbin

pasi ti kemi shfrytëzuar njëherë. Në tokë ka rezerva të mëdha

të naftës, por ato harxhohen. Njerëzit vazhdimisht kërkojnë

rezerva të reja të pasurive natyrore, por edhe ato një ditë gjithsesi

do të harxhohen.

Nëse ajri, uji, toka dhe diversiteti i botës së gjallë shfrytëzohen

në mënyrë të paarsyeshme, këto pasuri të ripërtëritura natyrore nuk do të mund përsëri

të ripërtëriten. Për këtë arsye, shoqëria moderne vendosi planin për shfrytëzimin e qëndrueshëm

të pasurive natyrore. Përdorimi i qëndrueshëm paraqet sasinë më të madhe të një pasurie

natyrore, e cila mund të përdoret për qëllimet tona dhe gjatë kësaj nuk e kërcënon ripërtëritjen

e saj natyrore. Shfrytëzimi i një pjese më të madhe të pasurive natyrore sjell deri te rënia

graduale e mjedisit jetësor.

89

Pasuritë natyrore

Përgatitja ditore: Pasuritë natyrore

Kohëzgjatja

Koha vjetore

Vendi

Materialet

Qëllimet

Metodat

1-2 orë shkollore

Të gjitha stinat

Klasat

Tabelë (grafikon)

Nxënësit të:

• mësojnë për llojet e pasurive natyrore

• nxënësit të mësojnë se si ti shfrytëzojnë siç duhet

pasuritë natyrore

Diskutim, lojë, analiza e mësimit përmes shembujve

Pjesa I: Pasuritë natyrore (Diskutimet)

1

I lusni nxënësit që ti përmendin disa gjëra, të cilat njerëzit i marrin nga natyra me qëllim

që ti kënaqin nevojat e tyre (për shembull, ushqimi bimor ose i kafshëve, uji, ajri, energjia).

Shënoni përgjigjet e tyre në tabelë ose në tabelë.

2

Shpjegojuni nxënësve se pasuritë natyrore janë të ripërtëritura

ose të paripërtëritura.

3

Në kartela të veçanta, shënoni emrat e pasurive natyrore

të energjisë dhe materialeve në vijim:

• Nafta, gazi natyror, energjia solare, energjia e erës

• Bimët, shtazët, ujërat e ëmbla (lumenjtë, liqenet, burimet),

toka, ajri, minerali, (hekuri, metalet e tjera), materialet

për ndërtim (argjil, gurë, rërë) etj.

Vizatoni skemën në vijim:

Pasuritë natyrore

Të ripërtëritura

Të paripërtëritura

Filloni diskutimin dhe kategorizoni pasuritë natyrore nga kartelat dhe radhitni në mënyrë

adekuate në dy kolona. Diskutoni me nxënësit për anët pozitive dhe negative të llojeve

të ndryshme të pasurive natyrore. Përmendni shembuj. Shpjegoni se njerëzit sot

shfrytëzojnë pasuri natyrore më tepër se në çfarëdo kohe tjetër në historinë e njeriut.

Bashkë me nxënësit, vendosni se cilat nga pasuritë e përmendura natyrore janë

më të disponueshme në vendin tonë.

4

Paraqitni shembuj për shfrytëzimi e arsyeshëm të pasurive natyrore:

• Mos peshkoni më tepër se sa është e nevojshme.

• Mos harxho ujë më tepër se sa ke nevojë (shiko videoklipin për shpenzimin

e ujit nga CD-romi i „Paketa e Gjelbër“).

• Mos i shkatërro bimët, ato të japin jetë (shiko videoklipin „Prerja e drunjve“

nga koleksioni i filmave ose CD-romi i „Paketa e Gjelbër“).

5

Shpërndani kopje nga loja për ndërlidhje „E qëndrueshme — E paqëndrueshme“.

90

Pasuritë natyrore

Pjesa II: Për pulën dhe venë e artë

1

Shpjegojuni nxënësve se njerëzit vazhdimisht duhet të përpiqen që të kenë jetë sa më të

mirë. Shumica e tyre më tepër preferojnë aktivitete dhe shërbime me përfitim të shpejtë,

për arsye se mendojnë se do t’u sjellë përparim më të shpejtë, pa menduar për pasojat

e këtyre aktiviteteve. Efektet shpeshherë sjellin deri te problemi ose ndikimi negativ ndaj

mjedisit jetësor dhe shoqërisë.

2

Lexoni nxënësve si shembull tekstin „Qyteti i mrekullueshëm“ në faqen 94.

3

Pyesni nxënësit se çfarë mendime dhe ndjenja u shkaktoi ky rrëfim.

• A kanë gabuar diçka njerëzit e qytetit të mrekullueshëm?

• Çka mund të ndodhë gabimisht kur njerëzit veprojnë pa menduar ose kur kërkojnë

fitim të shpejtë?

Diskutoni dhe përfundoni se nevojat e njerëzve janë në baraspeshë me ato të natyrës.

Mundohuni ta dëshmoni se zgjidhja është në shfrytëzimin e pasurive natyrore.

Pjesa III: Loja — Kujdesi për gjeneratat e ardhshme

1

Zhvillimi i qëndrueshëm është shfrytëzimi maksimal i pasurive të ripërtëritura natyrore

të cilat ende munden të ripërtëriten. Për shembull prerja e drunjve duhet të jetë me plan

me qëllim që mund të ripërtëriten. Zhvillimi i qëndrueshëm varet nga vendi në vend,

nga rajoni në rajon dhe mund të ndërrohet varësisht nga kushtet. Shembull për shpjegim

më të lehtë të pasurive natyrore të ripërtëritura dhe të paripërtëritura janë lojërat në vijim.

Me këto nxënësit mund të mësojnë se si duhet drejtë të shfrytëzohen pasuritë me qëllim

të sigurimit të sasive të mjaftueshme edhe për gjeneratat e ardhshme.

2

Nevojiten më tepër pako me grisina, të cilat derdhen në një enë më të madhe. Në fletët

shënohen fjalët: Gjenerata e 1, Gjenerata e 2, Gjenerata e 3, por ashtu që, për shembull,

për 14 pjesëmarrës do të kishte nga dy fletë me fjalën Gjenerata 1, katër fletë me

Gjenerata e 2 dhe tetë fletë me Gjenerata e 3. Domethënë numri përmbyllës i fletëve të

shënuara të jetë gjithsej 14. Nëse kemi 28 nxënës, numri dyfishohet dhe kështu me radhë.

3

Loja fillon me ate se fletët fëmijëve u ndahen me përzgjedhje të rastësishme. Secili duhet

të shohë se çfarë i shkruan në fletë. Pastaj tregohet ena me grisinat. U shpjegohet fëmijëve

se grisinat në enë, në fakt, paraqesin pasuritë e paripërtëritura natyrore në Tokë.

Pastaj kërkohet nga të gjithë ata që kanë fletë, në të cilën shkruan Gjenerata e 1 të dalin

përpara dhe të vijnë para enës. U jipet qese ose salfetë e rëndomtë dhe u lejohet

që të marrin nga ena me ushqime kush sa don. Pastaj, ftohen nxënësit nga Gjenerata e 2.

E njejta vlenë edhe për ata. Pasi që të marrin edhe ata, vërehet se grisinat në enë

pakësohen dhe gjithnjë e më pak mbesin për të tjerët. Mund të ndodhë madje që mos

të mbesin për gjeneratën e tretë. Domethënë, në fund ftohen edhe ata të Gjeneratës së 3,

për të cilët vlejnë të gjitha rregullat. Grisina ka gjithnjë e më pak, ka mundësi edhe të mos

mbesin fare. Flisni me nxënësit se çfarë do të ndodhë nëse vërtetë ato do të ishin pasuri

të paripërtëritura natyrore, në këtë rast a e kuptojnë se çfarë kanë bërë.

Aktivitete tjera

• I lusni nxënësit që të diskutojnë me familjet e tyre për tregimin „Qyteti i mrekullueshëm“

dhe për pulën, e cila ka bërë vezë të arta. Bashkë me prindërit, ata mund të imagjinojnë

edhe tregime të tjera.

• Gjeni kohë në orën e ardhshme që të diskutoni për disa nga tregimet më interesante.

• Shpërndani kopje nga teksti „Çfarë dimë për pasuritë natyrore?“ dhe i lusni nxënësit

që ta përpunojnë si detyrë individuale.

• I lusni disa vullnetarë që të bëjnë një grup të vogël dhe të diskutojnë para tjerëve për

dilemën „Të peshkojmë ose jo peshq“.

• Me nxënësit luani lojën për pasuritë natyrore (në tekstin për lojën janë dhënë rregullat).

Pas lojës, diskutoni me nxënësit për shfrytëzimin e paarsyeshëm të pasurive natyrore

dhe për pasojat.

91

Pasuritë natyrore

DILEMA

Të peshkojmë ose jo peshq

Ju dhe prindërit tuaj shkoni në një udhëtim treditor

në një liqe të bukur, ku mund të peshkoni. Rregullat

e peshkimit thonë se familja juaj mund të peshkojë

deri në dhjetë peshq gjatë qëndrimit tuaj. Ditën e pare

peshkimi shkon ngadalë dhe ju mund të peshkoni

vetëm tre peshq të vegjël. Mirëpo, ditën e dytë jeni më

të lumtur dhe vetëm për disa orë do ti peshkoni shtatë

peshq të mëdhenj. Ju përkujtohet se ekzistojnë rregulla

për ate se, sa peshq mund të kapni. Çka duhet të bëni?

• Vazhdoni me peshkimin pa marrë parasysh

asgjë.

• I hidhni peshqit e vegjël në liqe dhe vazhdoni

me peshkimin, duke shpresuar se tre peshqit

në vijim do të jenë më të mëdhenj.

• Do të ndërprisni peshkimin dhe do ti përgatisni peshqit, të cilët i keni peshkuar.

• Do të ndërprisni peshkimin dhe vendosni të pushoni dhe të kënaqeni me pamjen

• Diçka tjetër.

TEST

Çfarë dimë për pasuritë natyrore?

E SAKTË

1Pasuritë natyrore janë gjera, të cilat i marrim nga natyra me qëllim

që ti plotësojmë nevojat dhe dëshirat tona

2Mund të peshkojmë peshq sa të duam dhe çdoherë do të ketë

edhe më tepër.

3Energjia e diellit është burim i ripërtëritur dhe i pashterur

i energjisë

4Njerëzve u nevojiten vetëm ajri i pastër, uji i pijshëm,

ushqimi i shijshëm dhe vendstrehim-vendbanim.

5Ne i shterim burimet natyrore të naftës.

6Me shfrytëzimin e sërishëm të materialeve dhe gjësendeve

i kursejmë pasuritë natyrore dhe energjinë.

7Kur të priten drunjtë, duhet të mbillen të rinj.

E PASAKTË

Përgjigjet: 1. E saktë 2. E pasaktë 3. E saktë 4. Epasaktë 5. E saktë 6. E pasaktë 7. E saktë

92

Pasuritë natyrore

FLETË PUNE

E qëndrueshme — E paqëndrueshme

Udhëzim: kopjoni letrën e punës dhe ua ndani nxënësve.

Prisni fotografitë dhe vendosni në një vend adekuat sipas udhëzimeve të dhëna.

Lexoni fjalitë nën secilin çift. Zgjidhni dy foto, të cilat shkojnë me secilën fjali.

Vendosni fotografitë me pasuri natyrore në dritaren e majtë, ndërsa fotografinë sipas

shfrytëzimit në dritaren e djathtë.

Кur do të peshkojmë peshk të vogël,

duhet ta kthejmë në ujë.

Kur të priten drunjtë,

duhet të mbillen të rinj.

Uji nuk duhet të harxhohet

më shpejt se sa që ripërtëritet.

Me gjueti nuk duhet të zvogëlohet

numri i kafshëve.

93

Pasuritë natyrore

FLETË PUNE

Qyteti i mrekullueshëm

Një herë moti, ishte një qytet i vogël afër detit. Ishte shumë

i bukur, me det të pastër, të kaltër, rërë të butë si mëndafshi

dhe pyje të mrekullueshme përgjatë e bregdetit.

Njerëzit e quajtën atë të mrekullueshëm dhe ata jetonin

në të të qetë dhe të lumtur. Gjuanin peshq, pritnin turistë

në shtëpitë e tyre dhe u ofronin shëtitje në pyllin e afërt ose

udhëtim me anije. U ofronin ushqim të përgatitur nga bimët

dhe kafshët që gjendeshin në rrethinën e afërt.

Një ditë banorët e Qytetit të mrekullueshëm ishin tubuar dhe kishin vendosur që ta

ndryshojnë qytetin e tyre dhe ta shndërrojnë në një qendër të madhe atraktive turistike,

e cila do t’u jipte mundësi për të fituar më tepër. E prenë pyllin dhe filluan të ndërtojnë

hotele të reja. Gjithashtu, ndërtuan rrugë të gjera përgjatë bregdetit, me çka i shkatërruan

brigjet me rërë dhe bimët. Shumë turistë vinin me automjetet e tyre në Qytetin

e mrekullueshëm, me çka qyteti u bë shumë i zhurmshëm, Çdo ditë kamionët binin

ushqime dhe prodhime nga vendet e largëta me qëllim që ti përmbushin nevojat

e turistëve. Mbeturinat filluan të zmadhohen. Qyteti i mrekullueshëm vazhdimisht rritej.

Pothuajse asgjë nuk mbeti nga ai qyteti i vogël — ai u ndryshua dhe nuk mund të njihej.

Njerëzit tani më nuk mendonin për Qytetin e mrekullueshëm si për një vend të bukur

për pushim dhe shumica më nuk vinin. Njerëzve, të cilët jetonin më parë në Qytetin

e mrekullueshëm filloi t’u mungojë qyteti i mëparshëm.

Një ditë, një i huaj u paraqit në sheshin qendror, ku tuboheshin shumë njerëz në mbrëmje.

Ai qëndroi aty një kohë të gjatë, duke i dëgjuar njerëzit se si bisedojnë, ai në fund ua tregoi

tregimin në vijim:

Njëherë moti, na ishte një pulë e veçantë. Çdo ditë ajo sillte nga një vezë të artë, e cila

shkëlqente si diell i vogël në kotec. Pronari i pulës e kontrollonte peshën e vesë çdo ditë.

Vazhdimisht ankohej pse ato nuk janë më të mëdha dhe thoshte: „Ndoshta thjesht duhet

ta mbys atë pulë. Patjetër të ketë pasuri në trupin e saj. Nëse e nxjerr, do të bëhem njeriu

më i pasur në botë“.

Një kohë të gjatë ai ishte hamendur, por në fund vendosi: e mbyti pulën dhe mund ta

paramendoni tronditjen e tij kur kuptoi se brendia e pulës ishte e njejtë me ate të secilës

pulë tjetër! Filloi të shkulë flokun e vet i dëshpëruar dhe duke qarë, por gjithçka ishte e kotë.

Lakmitari i humbi edhe vezët edhe pulën. I panjohuri i shikoi njerëzit e trishtuar të qytetit

dhe tha: „Ata të cilët shpejtojnë të pasurohen shpeshherë do të përfundojnë pa asgjë.“.

94

Popullata

Toka gjithnjë e më tepër po bëhet e mbipopulluar. Në këtë periudhë, më tepër se 7 miliardë

njerëz jetojnë në planetin Tokë. Nëse rritja e popullatës mbetet e njejtë, deri në mesin e këtij

shekulli (2050) do të ketë më tepër se 10 miliardë njerëz në Tokë. Shkaku kryesor për këtë gjë,

është fakti se më tepër njerëz lindin se sa vdesin. Në ditët e sotme, njerëzit jetojnë një jetë

më cilësore dhe më të gjatë për shkak të ndryshimeve në mënyrën e jetesës.

Me shtimin e popullatës rritet nevoja për shfrytëzimin më të madh të pasurive natyrore në Tokë.

Numri më i madh i njerëzve, gjithashtu, nënkupton kërkesë

më të madhe për ushqim dhe për ujë të pijshëm, e me këtë

edhe nevojë të shtuar për sipërfaqe më të madhe punuese.

Problemi i mbipopullimit është shumë serioz, nuk mund

të veprohet në drejtim të zgjidhjes së tij. Duke e shqyrtuar

gjendjen momentale të numrit të njerëzve dhe aftësinë e rrethit

jetësor që t’i sigurojë pasuritë e domosdoshme natyrore dhe

kushtet adekuate për jetesë, shumë vende ndërmarrin masa që ta

kontrollojnë këtë gjendje. Ndonjëherë natyra arrinë ta kontrollojë

numrin e njerëzve në një mënyrë të rëndomtë dhe mizore, përmes

katastrofave dhe fatkeqësive natyrore (tërmeteve, përmbytjeve,

sëmundjeve dhe epidemive). Në vendet europiane ka një rritje të vogël të popullatës.

Në disa pjesë të veçanta në botë është vërejtur rënie e natalitetit të popullatës,

ndërsa në rajone të veçanta mbipopullim. Në Maqedoni, në rajone të ndryshme të vendit,

ka shpërndarje jo të barabartë të popullatës. Sidomos, dallimi vërehet gjatë krahasimit

midis mjedisit të fshatrave dhe qyteteve.

95

Popullata

Përgatitja e ditës: Çka do të thotë rritje e popullatës?

Kohëzgjatja

Koha vjetore

Vendi

Materialet

Qëllimet

Metodat

2-3 orë shkollore

Gjatë gjithë vitit

Klasë, në vend të hapur

Shkumësi, banka në kopsht, fletë pune për nxënësit

Nxënësit të:

• kuptojnë se numri i banorëve rritet dyfish

• të kuptojnë se pasuritë natyrore në Tokë janë të kufizuara

Lojë, diskutim, zgjidhja e dilemave

Pjesa I: Çka paraqet rritja e dyfishtë e numrit të popullatës?

1

Shpjegojuni nxënësve se rritja e dyfishtë do të thotë rritje përmes dyfishimit të numrave:

1, 2, 4, 8, 16, 32, 64...

2

Jepni shembullin e ardhshëm për rritjen e dyfishtë të numrit të popullatës.

• Mbjellim në një saksi një degë të ndonjë bime.

• Pas një periudhe të caktuar degën e ndajmë në dy pjesë, të cilat prapë do t’i mbjellim

në saksi. Kur edhe këto do të rriten dhe do të lëshojnë fletë, secilën nga degët përsëri

e ndajmë në dy. Fitojmë gjithsejt katër degëza. Ky proces përsëritet me ndarjen

e numrit të degëve dhe në këtë mënyrë fitohet një numër më i madh i bimëve të reja.

• Për sa kohë do të mbushet saksia nëse vazhdojmë ta përsërisim procedurën?

3

Vizatoni me shkumës në tokë një rreth me diametër prej

afër 2 metrave. Luteni njërin nga nxënësit që të qëndrojë

në qendër dhe pyeteni se a ka mjaft hapësirë në rreth.

Një vullnetar tjetër le ti bashkangjitet të parit dhe

ia parashtroni të njejtën pyetje. Edhe dy nxënës të tjerë

le të futen në rreth. Përsëritet e njejta pyetje.

Le të bashkangjiten edhe katër nxënës, pastaj tetë,

çdoherë parashtroni të njejtën pyetje. Në fund, pyetni

nxënësit: A mund ky proces i rritjes të zgjasë përjetësisht?

4

Prezentoni më tepër informata për rritjen e popullatës

dhe për ndërlidhjen e saj me zmadhimin e shterrjes

së pasurive natyrore, duke shfrytëzuar tekstin hyrës të këtij kapitulli.

Pjesa II: Sa nxënës mund të grumbullojë rrethi i bërë nga litari?

1

I nxirrni nxënësit në oborrin e shkollës.

2

Shpjegojuni se me rritjen e popullsisë shfaqet shpenzim i zmadhuar i pasurive natyrore

dhe energjisë. Shfrytëzoni informata shtesë nga pjesa hyrëse e kapitullit „Pasuritë natyrore“

dhe „Popullsia“.

96

Popullata

3

I

4

I

lusni nxënësit që të paramendojnë se rrethi i bërë nga litari paraqet planetin Tokë dhe

pasuritë e saja natyrore: mineralet, energjinë, ujin etj. Loja do t’ju shërbejë për paraqitjen

e problemit me sasitë e pasurive natyrore dhe numrin e njerëzve. Luteni njërin nga nxënësit

që të futet në rrethin nga litari. Pyeteni se a është rehat dhe se hapësira — „pasuria

natyrore“ është e mjaftueshme. Një tjetër nxënës le të futet në rreth pranë të parit.

Përsëriteni pyetjen e njejtë për të dytë. Ftoni gjithnjë e më tepër nxënës që ti bashkangjiten

dy të parëve, gjithnjë duke e përsëritur pyetjen e njejtë. Vazhdoni derisa të ketë hapësirë

në rreth. Pyesni nxënësit se si do të mund ta krahasojnë mundësinë që të hyjnë në rrethin

e bërë nga litari me aftësinë e Tokës për t’i furnizuar

njerëzit me pasuri natyrore. Pyesni nxënësit se a ekziston

mundësia që të këputet litari nëse nxënësit vazhdojnë

të hyjnë në të dhe se çfarë do të bëhej me planetin Tokë

nëse ndodhë e njejta.

lusni nxënësit të mendojnë dhe të përshkruajnë

shembuj të ngjashëm për ta paraqitur problemin e rritjes

së popullatës dhe pasuritë e kufizuara natyrore. Për

shembull: sillni një gotë me ujë në klasë. Pyesni nxënësit

a mjafton kjo gotë me ujë për gjithë nxënësit në klasë që

janë të etshëm? Zhvilloni diskutim me fëmijët rreth kësaj.

Pjesa III: Lojë — Ku, në fshat apo qytet?

1

Arsimtari e ndanë klasën me shkumës në dy pjesë dhe i shënon me mbishkrimet:

qyteti dhe fshati. Pastaj zhvillon bisedë me nxënësit dhe i nxit që të mendojnë

se ku do të dëshironin të jetojnë dhe pse?

2

Secili nxënës tregon vendimin e vet dhe ndalet në vendin përkatës. Pasi që të jenë ndarë

të gjithë nxënësit, mësuesi i numron të dyja grupet.

3

Rezultati i numërimit duhet të inicojë diskutim të mëtejshëm midis mësuesit dhe nxënësve për

shpërndarjen e barabartë, përkatësisht të pabarabartë të popullsisë midis fshatit dhe qytetit.

Qëllimi është që nxënësit të kuptojnë se më e mira për atdheun tonë dhe për zhvillimin

e shoqërisë është ekzistimi i shpërndarjes së barabartë të popullsisë në qytete dhe fshatra.

Aktivitetet tjera

• Ndani tekstin „Rritja e popullatës“. Diskutoni për përgjigjet në grup.

• Përpunoni dilemën „Sa fëmijë në fushën e lojës?“. Lusni nxënësit që të diskutojnë për këtë,

në grupe. U jepni liri që të mbështesin dëshmi të ndryshme në dobi të asaj për të cilën

mendojnë se duhet të bëhet.

• Lexoni tekstin në listën e punës „Mollët“ dhe u jepni nxënësve që të shkruajnë se si do t’i

shpërndajnë mollët. Fëmijët më të vegjël mund ti numrojnë mollët dhe ti shpërndajnë ato.

Nxënësit më të mëdhenj duhet të jenë aktiv përmes parashtrimit të pyetjeve, diskutimeve

dhe bisedave për zgjidhjen e situatës.

• Ndajuni nxënësve fletën e punës „Përparësitë e të jetuarit në fshat ose qytet“.

Çdo nxënës le të shkruaj pse dëshiron të jetojë në qytet ose fshat. Qëllimi është çdo nxënës

ti theksojë vlerat e qytetit ose fshatit. Vëreni sa nxënës dëshirojnë të jetojnë në qytet dhe

sa në fshat. Diskutoni me nxënësit për zgjedhjen e tyre.

97

Popullata

DILEMA

Sa fëmijë në fushën e lojës?

Mendo se si do ta zgjidhni këtë problem?

Në një vendbanim të ri janë vendosur shumë

familje që kanë më tepër se një fëmijë. Vendi i

vetëm për të luajtur të gjithë këta fëmijë ishte fusha

e lojës. Por, që në fillim të lojës u paraqit problemi:

shumë fëmijë në fushën e lojës, ndërsa hapësirë

e vogël për lojë. Si do ta zgjidhësh ti këtë problem?

• Çdo pasdite do të dëshirosh që ti të jesh i pari

në fushën e lojës dhe nuk do të lejosh askush

tjetër ta shfrytëzojë atë.

• Do të kënaqesh me lojën duke u shtyer, asgjë

nuk do të pengojë vetëm për të luajtur.

• Do të kërkosh ndihmë nga prindërit — që t’i

drejtohen kryetarit të komunës për ndihmë eventuale që të ndërtohet një fushë

e re loje.

• Diçka tjetër.

Zhvilloni diskutim me nxënësit për propozimet e ofruara dhe nxitni propozime për ide

të reja rreth shfrytëzimit të fushës së lojës.

TEST

Rritja e popullatës

1Në planetin tonë ka vende, të cilat janë të banuara dendur.

2Në dhjetë vitet e ardhshme, numri i njerëzve në botë

nuk do të rritet.

3Njerëzit, për dallim nga kafshët, shumë më tepër mundohen

që ta adaptojnë mjedisin jetësor për nevojat e veta.

4Në të ardhmen, pasuritë natyrore të Tokës (toka e përpunuar,

ushqimi, uji, energjia) do të jenë të mjaftueshme për popullsinë.

5Rritja e popullsisë është presion shtesë, të cilin duhet

ta parballojë gjithë mjedisi jetësor.

E SAKTË

E PASAKTË

Përgjigjet: 1. E saktë 2. E pasaktë 3. E saktë 4. E pasaktë 5. E saktë

98

Popullata

FLETË PUNE

Mollët

Në kopshtin e gjyshes Mara dhe gjyshes Jovana ka nga një mollë- verore. Çdo verë te ato

vijnë nipërit e tyre gjatë kohës së pushimit. Kështu ndodhi edhe kësaj vere. Por, harruam t’ju

tregojmë se që të dyja gjyshet kishin numër të ndryshëm të nipërve. Gjyshja Mara kishte

dy nipër, ndërsa gjyshja Jovanka gjashtë. Fëmijët si fëmijë, kur vinin menjëherë niseshin

drejt mollës, edhe ate secili drejt mollës së gjyshes së vet.

Për çudi të madhe, në të dyja mollët kishte numër të njejtë të mollëve të pjekura,

edhe ate nga 12.

Çdo nxënës të shkruaj se si do t’ua kishte ndarë mollët fëmijëve dhe ta arsyetojë

përgjigjen.

a) Nga sa mollë të pjekura do të marrë secili fëmijë nga mollët e gjyshes së vet?

b) Cili nga ata do të hajë mollë të mjaftueshme për tu ngopur?

c) Pse është kjo kështu?

d) Secili nxënës ta shkruaj dhe ta arsyetojë përfundimin e vet.

99

Popullata

FLETË PUNE

Përparësitë e të jetuarit

në fshat ose qytet

Dua të jetoj në qytet sepse:

Dua të jetoj në fshat sepse:

100

Konsumi dhe mbeturina

Nevojat e konsumuesit bashkëkohor vazhdimisht rriten, ndërsa njerëzit, me vetëdije ose jo,

vazhdimisht e rrisin llojin e prodhimeve dhe të shërbimeve, të cilat i përdorin. Në kushtet

e sotshme, ekzistojnë mundësi të pakufizuara për transportin e prodhimeve, gjë që mundëson

që llojet më të ndryshme të prodhimeve të vijnë nga vendet e largëta dhe të bëhen pjesë e jetës

së përditshme. Tregu konsumues është tepër i ngopur me reklama për prodhimet dhe

shërbimet e reja. Gradualisht dhe mezi i dukshëm, konsumi bëhet pjesë shumë e rëndësishme

e jetës së njerëzve, duke marrë pjesë të madhe të kohës së tyre dhe të mjeteve financiare.

Prodhimi dhe paraqitja e prodhimeve dhe shërbimeve të ndryshme në të kaluarën zgjaste

shumë dhe kërkonte shumë punë. Njerëzit ishin të vetëdijshëm për vështirësitë dhe shpenzimet,

të cilat i shoqëronin prodhimet, bartjen dhe shpërndarjen e prodhimeve. Në të kaluarën,

mënyra e jetës impononte ruajtjen dhe kujdesin për prodhimet, me qëllim që të mund t’i

përdorin sa më gjatë, për dallim nga tani.

Në kohën e sotme, më së shpeshti shfrytëzohen prodhime për një përdorim, gjë që kalon

në shprehi të keqe. Për këtë arsye shoqëria e tashme quhet shoqëri konsumuese.

Cilat janë pasojat nga rritja e konsumit?

• Rritja e konsumit të pasurive natyrore dhe energjisë. Për shembull, sasia e minierave

dhe mineraleve, të cilat shfrytëzohen nëpër botë dyfishohet çdo 15 vite.

• Është rritur lirimi i më shumë materieve, të cilat e ndotin ajrin, ujin dhe tokën në mjedisin

jetësor. Mbeturina nga amvisëritë dhe industria grumbullohet në deponi mbeturinash;

ujërat e ndotura të amvisërisë dhe industrisë derdhen në lumenj, liqene dhe dete,

ndërsa gazrat që dalin nga automjetet dhe gazrat industriale lëshohen në ajër.

Arsyeja kryesore për këtë është rritja e numrit të popullsisë. Për momentin vlerësohet

se popullsia në Tokë numëron mbi 6 miliardë njerëz. Në fillim të shekullit të 20 ajo mezi arrinte

2 miliardë, ndërsa në mesin e shekullit 21 pritet një popullsi prej 10 miliardë.

Të gjitha këto situata, paraqesin sfida serioze për zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë

bashkëkohore. Është koha e fundit që njerëzit të fillojnë të mendojnë dhe të veprojnë duke

përdorur prodhimet dhe shërbimet me mençuri dhe vetëdije.

101

Konsumi dhe mbeturina

Njerëzit duhet të krijojnë shprehi:

• Që të përdorin prodhime, të cilat janë me cilësi dhe qëndrueshmëri më të lartë.

• Që të insistojnë të blejnë prodhime, të cilat janë përpunuar nga materiale dhe energji

të ripërtëritura, si dhe të fituara me përpunimin e gjërave tani më të shfrytëzuara.

• Aktivisht ta mbështesin përpunimin e sërishëm të gjërave dhe materialeve.

• Që të përdorin prodhime, të cilat mund të shfrytëzohen disa herë.

• Që të shfrytëzojnë pasuri natyrore të ripërtëritshme dhe burime të energjisë në proceset

prodhuese.

• Që të gjejnë mënyra më të mira, të cilat nuk janë të dëmshme për natyrën në raport

me transportin dhe dërgimin e prodhimeve në largësi të ndryshme.

Lëndët e para bëhen mbeturinë si pasojë e prodhimit dhe konsumit. Ndërprodhimet

e panevojshme nga procesi i prodhimit lëshohen direkt në ajër dhe në ujë dhe ky proces quhet

emision. Prodhimet e panevojshme, të cilat më tutje përpunohen

para se të lëshohen quhen mbeturina.

Kur njëherë është krijuar, mbeturina mund të shfrytëzohet përsëri,

të përpunohet, mund të digjet në fabrika të veçanta (me qëllim

të zvogëlimit të vëllimit) ose të groposet në deponi.

Mbeturina të forta komunale quhen plehrat e amvisërisë,

ato publike dhe komunale, domethënë e gjithë ajo që është

hedhur pas përdorimit ose që nuk përdoret më.

Në shoqërinë e tanishme, gjatë prodhimit masiv, konsumit dhe

stërbanimit, rritet sasia e mbeturinës, e cila shkaktohet çdo ditë

dhe natyra më tepër nuk mund ta zbërthejë atë.

Për këtë arsye qëllimi themelor është që të krijohen sa më pak të jetë e mundur mbeturina,

si dhe nga mbeturina të mund të shfrytëzohet dhe të përdoret një pjesë sa më e madhe.

Me kthimin e sërishëm të mbeturinës në procesin e përpunimit, arrijmë të kursejmë lëndën

e parë dhe energjinë si dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Më shpesh, në mbeturinë hasen këto lloje të materieve: letër, qelq, plastikë, metal,

bimë nga oborret dhe parqet, ushqim, tekstil, goma dhe lëkurë, si dhe mbeturina të tjera.

Këto materiale, të lëna si mbeturina në deponi, shpërbëhen në periudha të ndryshme kohore —

brenda disa ditëve (për mbeturinat bimore), deri në disa qindra vite (për mbeturinat nga

plastika).

Menaxhimi i mbeturinave përfshinë tre hapa themelorë, të cilët duhet të kalohen para

se të hidhet ndonjë lëndë si mbeturinë. Këto janë: Zvogëlimi, përpunimi dhe përdorimi

i sërishëm i mbeturinës. Këta hapa themelorë zbatohen me qëllim të zvogëlimit të sasisë

së mbeturinës, e cila hidhet çdo ditë në deponitë dhe me qëllim të mbrojtjes së mjedisit jetësor.

Zvogëlimi Të gjithë duhet ta zvogëlojmë përdorimin e prodhimeve, e me këtë do ti zvogëlojmë

produktet e mbeturinës në shportën për mbeturina. Për këtë arsye, është më mirë që të blihet

në paketime më të mëdha. Pastaj, duhet të blihet me torbë prej bezi, e jo në qese prej plastike.

Gjithashtu, duhet pasur kujdes sasinë të cilën e furnizojmë, që ta vlerësojmë se sa është

e mjaftueshme për një ditë ose për një javë sipas nevojës, me qëllim që mos të hedhim

produkte të pashfrytëzuara ose ushqim të prishur.

Përdorimi i sërishëm Disa nga prodhimet mund të përdoren përsëri për qëllime të caktuara

dhe të mos hidhen menjëherë në koshin e mbeturinave. Për këtë duhet të mendojmë para

se të hedhim diçka: se a mund ta përdorim përsëri atë? Duhet të jemi kreativ dhe të mendojmë

më tepër mënyra të reja për përdorimin e sërishëm të sendeve, për shembull, kutitë e këpucëve

për kuti të stolive, kanaçet për kuti lapsash dhe stilolapsash.

Përpunimi Përpunimi është proces gjatë të cilit gjërat e përdorura (shishet e qelqit, gazetat dhe

letrat e tjera, kanaçet, shishet e plastikës) çohen në fabrikë, përpunohen, me qëllim që përsëri

të fitohen prodhime të reja, të cilat mund të përdoren. Me këtë, mundësohet kursimi i pasurive

natyrore dhe zvogëlimi i mbeturinave në deponi.

102

Konsumi dhe mbeturina

Përgatitja ditore: Krijimi i mbeturinës

Kohëzgjatja

Koha vjetore

Vendi

Materialet

Qëllimet

Metodat

2-3 orë shkollore

Të gjitha stinat

Klasa

Qese nga plastika, dorëza mbrojtëse, shishe qelqi, shishe plastike,

konservë alumini, gazetë, copë rrobash, banane, hekur

Nxënësit të:

• zhvillojnë shkathtësi për vëzhgimin dhe njohjen e mbeturinës

• mësojnë se si të pakësohet mbeturina

Diskutim, demonstrim, punë në grupe, piknik

Pjesa I: Çfarë ka në mbeturinë?

1

Shpjegojuni fëmijëve se shoqëria e tanishme me shpenzimin e sasisë së madhe të energjisë

dhe pasurive natyrore krijon aq shumë mbeturina saqë e ndot ajrin, ujin dhe tokën.

Njerëzit krijojnë shumë mbeturinë, gjë që ekziston rreziku që të mbyten në të.

2

Që të dëshmoni dhe më pas ta studioni këtë deklaratë, organizoni një nga aktivitetet

e përshkruara më poshtë.

Shembulli 1: Kush e ndotë shkollën? Dilni në oborrin e shkollës dhe vëzhgojeni

mbeturinën. Kush e krijon?

Shembulli 2: Çfarë mund të gjeni në shportën e mbeturinave? Studioni shportën

e mbeturinave në klasën tuaj.

3

Tubohuni bashkë dhe ndajeni mbeturinën sipas materialit themelor (për shembull, metal, letër,

mbetje ushqimore, plastikë, qelq). Ndajeni klasën në pesë grupe dhe secilit grup i jepni nga

një kopje të Fletëve të punës „Mbeturina jonë“. Grupet le ta plotësojnë fletën.

4

Ua tregoni nxënësve shishen e qelqit, shishen e plastikës, konservën e aluminit, gazetën,

copën nga rroba e vjetër, lëvoren e bananes dhe mbeturinën nga hekuri. Pyesni nxënësit

se a krijohen mbeturina të njejta në shtëpitë e tyre, si dhe lloje të tjera të mbeturinave,

të cilat mund t’ju kujtohen, e të cilat i krijojnë familjet e tyre.

5

Kini kujdes në të dhënën se disa mbeturina, pasi që njëherë të jenë shtresuar në deponi,

asnjëherë nuk do të shpërbëhen. Parashtroni pyetje:

• Cilat materiale nuk do të shpërbëhen?

• Cilët materiale do të shpërbëhen të parat?

• Për cilët prej tyre procesi i shpërbërjes do të zgjasë më tepër se zakonisht?

• Cilët nga këto mund të përdoren përsëri ose të përpunohen?

Organizoni diskutim nga i cili do të dalin ide të ndryshme për aktivitete, të cilat do të mund

të ndërmerren për:

• shishet e qelqit (të mbledhura, të lara, të futura përsëri në përdorim);

• shishet e plastikës (të mbledhura, të selektuara, të shtypura, të paketuara), konserva

alumini (të mbledhura, shtypura me qëllim të zvoglimit të vëllimit, të paketuara);

Ndihmojuni që të binden se mbledhja dhe përpunimi i mbeturinës kërkon pjesëmarrje të

gjithë shoqërisë, duke filluar nga familja, e cila mund ta ndajë mbeturinën e amvisërisë dhe

ta çojë në ndërmarrjet e specializuara për menaxhimin e mbeturinës dhe përpunimin e saj.

103

Konsumi dhe mbeturina

Pjesa II: Semafori për mbeturinën

1

Me qëllim që të nxiten nxënësit të mendojnë para se të hedhin diçka në koshin

e mbeturinave, zbatoni aktivitetin në vijim. Vizatoni një semafor në një fletë ose karton

dhe shënoni tri dritat: të kuqen, të verdhën dhe të gjelbrën, ndërsa në fushat e tyre

shkruani tekstin.

• Drita e kuqe me tekstin: Mos hidh, mund të përdoret sërish ose të dorëzohet në pikën

grumbulluese dhe të çohet në përpunim. Pse hedh?

• Drita e verdhë: Mendo se a është mbeturinë ose mund të shfrytëzohet sërish gjësendi?

• Drita e verdhë: Mendo se a është mbeturinë ose mund të shfrytëzohet sërish gjësendi?

2

Shpërndajuni

Vendosni semaforin pranë koshit të mbeturinave dhe udhëzoni nxënësit që të shikojnë

semaforin para se të hedhin diçka në kosh.

Zhvilloni debat midis nxënësve: se a duhet vërtetë sendi të përfundojë në koshin

e mbeturinave, të shqyrtohen mundësitë dhe në fund, nëse nuk ka mënyrë tjetër,

të hidhet në kosh.

nxënësve letrën e punës „Mbeturina në shtëpi“ dhe i lusni ata

që ta hulumtojnë mbeturinën e krijuar nga familjet e tyre për një javë. Pas një jave,

i pyesni disa nxënës që ti prezentojnë para klasës rezultatet e fituara dhe ti shpjegojnë

(përmendin) cilat nga ato materiale mund të përdoren përsëri ose të përpunohen.

Diskutoni se sa familje rregullisht bëjnë selktimin e mbeturinës së tyre.

Përgatitja ditore: Festivali i mbeturinës

Kohëzgjatja

Koha vjetore

Vendi

Materialet

Qëllimet

Metodat

2-3 orë shkollore

Të gjitha stinat

Klasa

Kuti nga kartoni. Shishe dhe gota nga plastika, konservat nga

alumini, gazeta dhe revistatë vjetra.

• Të nxitet interes te nxënësit për menaxhimin e drejtë të

mbeturinës dhe përdorimi i sërishëm i gjërave të shfrytëzuara.

lojë asociacioni, punë në grupe, demonstrim, prezentim, shfaqje,

ekspozitë

Pjesa I: Festivali i mbeturinës

1

Nxënësit le të mbledhin materiale dhe gjëra të ndryshme

mbeturinash — kuti nga kartoni, shishe dhe gota nga plastika,

konserva alumini, gazeta dhe revista të vjetra si dhe gjëra të

tjera, të cilat mund të përdoren për Festivalin e mbeturinave.

2

Planifikoni se cilat aktivitete do të mund të kyçen në një

festival të këtillë (për shembull, ekspozitë e skulpturave

të krijuara nga kuti alumini dhe kartoni, ekspozitë e gjërave

për stoli, të krijuara nga shirita prej letre, copë rrobash ose

plastikë të ndryshme, revy mode me kostume të krijuara

nga materiale të hedhura ose kostume, të cilat prezentojnë

lloje të ndryshme të mbeturinave; koncert me nxënësit,

të cilët do të krijojnë vargje origjinale lidhur me mbeturinën

për melodi, poema dhe krijime të tjera letrare të njohura).

104

Konsumi dhe mbeturina

3

Përgatitni

4

Zgjidheni

5

Zgjedhni

shfaqje të shkurtër,e cila e shpreh sjelljen e pakujdesshme të njeriut përballë

problemit me mbeturinat. Mos harroni të shtoni elementin e garës në ngjarje.

me kujdes kohën e organizimit. Ftoni nxënës nga klasë të tjera, prindër dhe

përfaqësues të Komunës. Gjithashtu, përpiquni që të ftoni edhe biznesmenë lokalë,

të cilët mund të sigurojnë shpërblime simbolikepër fituesit. Ftoni edhe gazetarë, por më

parë bisedoni me ata për mënyrën më të mirë të promovimit të festivalit të mbeturinës.

me kujdes vendin e ngjarjes. Lejoni që secili të mund ta shohë festivalin tuaj

dhe të jeni të bindur se pas ngjarjes shumë njerëz do të fillojnë të mendojnë me seriozitet

për porositë e transmetuara me festivalin dhe me përpjekjet tuaja.

Pjesa II: Çfarë shpenzuesi jam unë

1

Lexoni tekstin „Çfarë shpenzuesi jam unë?“ në fletën e punës. Organizoni aktivitetin

në paralelen dhe përcillni shpenzimin e letrës për një kohë të caktuar.

2

Diskutoni me nxënësit për shpenzimin e letrës në rastin e parë gjatë shpenzimit të lirë

të letrës dhe në të dytin pasi ti keni udhëzuar që me kujdes ta shfrytëzojnë letrën.

3

Ushtrimi mund të relizohet edhe si garë midis paraleleve me titullin „Çfarë shpenzuesish

jemi ne nxënësit?“ (për letër, fletore, markerë, bllok për vizatim).

4

Nga punimet e nxënësve, organizoni ekspozitë në shkollë.

Pjesa III: Aksioni për mbledhjen e letrës së vjetër

Propozoni që nxënësit të mendojnë për organizimin e një aksioni për mbledhjen e letrës

dhe plastikës së vjetër. Shembulli për planin e aksionit është dhënë më poshtë:

• Vendosni bashkëpunim me komunën për sigurimin e shpërblimeve.

• Shpalleni datën e organizimit të aksionit. Ftoni njerëzit që të marrin pjesë përmes:

fletushkave, gazetave lokale, radios lokale ose stacioneve TV.

• Siguroni kuti kartoni, të cilat do ti përdorni për mbledhjen e plastikës dhe letrës.

• Ditën e ngjarjes, procesin e mbledhjes së mbeturinës merreni me seriozitet.

Nëse është e mundur, siguroni peshore dhe matni masën e asaj që është sjellë

dhe shënoni se nga kush është sjellë. Ndani shpërblime.

• Shpallni rezultatet përfundimtare dhe vendosni se a duhet të ndani shpërblim për ndotësin

më të madh apo grumbulluesin më të mire të mbeturinave.

• Mos harroni — ngjarja e juaj është mirë të publikohet në shtyp.

Aktivitetet tjera

• Për realizimin e dramës „Zërat e pazakontë“ të paraqitur në fletën e punës ju nevojiten

disa fletë letre, 2 shishe plastike, shishe qelqi ose gotë, kosh mbeturinash, karton i prerë

rrumbullakët me fotografi të planetit Tokë, që do të shërbejë si maskë për rolin. Diskutoni

për përshtypjet nga teksti si dhe për sasinë dhe llojin e mbeturinës që krijohet në shkollë.

105

Konsumi dhe mbeturina

DILEMA

Mbeturinë në kamp

Gjatë kohës së kampingut vëreni se një familje

shkon në shtëpi pa i mbledhur mbeturinat rreth

tendës së vet. Çka do të bëni?

• Menjëherë shkoni te ata dhe ua shpjegoni

se duhet ti mledhin mbeturinat e tyre para

se të shkojnë.

• Prisni që ata të shkojnë dhe pastaj ju e pastroni

mbeturinën e tyre.

• E shënoni targën e automjetit të tyre

dhe e lajmëroni policinë.

• E lajmëroni inspektorin komunal në Komunë.

• Asgjë, ky nuk është problemi juaj.

• Diçka tjetër.

TEST

Shpenzimi i përgjegjshëm

1Në shoqërinë e tanishme shpenzohet pa masë dhe kujdes

për pasuritë natyrore.

2Gjatë shpenzimit të prodhimeve, shfrytëzojmë më pak pasuri

natyrore dhe energji.

3Në kohën e sotme shumica e materialeve mund të përpunohen.

4Me përdorimin e sërishëm të prodhimeve pakësohen mbeturinat.

5Përpunimi e zvogëlon burimin e pasurive natyrore.

6Gjërat duhet të shfrytëtohen disa herë e jo vetëm një herë.

7Letra dhe plastika nuk mund të përpunohen.

8Nëse i hedhim shishet e plastikës pa i shtypur,

ato zënë shumë vend.

9Përdorimi i qeses së pëlhurës gjatë blerjes është më mirë

për mjedisin jetësor se sa përdorimi i qeseve të plastikës.

E SAKTË

E PASAKTË

Përgjigjet: 1. E saktë 2. E pasaktë 3. E saktë 4. E pasaktë 5. E pasaktë 6. E saktë 7. E pasaktë 8. E saktë 9. E saktë

106

Konsumi dhe mbeturina

FLETË PUNE

Mbeturina jonë

1

Studioni

materialet themelore nga të cilat është krijuar mbeturina që gjendet në koshin

e meturinave në klasën tuaj.

Materialet themelore

Numri i gjërave të gjetura në koshin e mbeturinave

Metal

Letër

Materie organike

Plastikë

Qelq

2Sa është pesha e mbeturinës, të cilën e shkaktojnë nxënësit e një klase për një ditë?

3

Nëse

secila klasë në shkollë krijon aq shumë mbeturinë, sa mbeturinë krijohet nga

të gjitha klasat për një ditë?

107

Konsumi dhe mbeturina

FLETË PUNE

Mbeturina në shtëpi

Studioni mbeturinën në shtëpinë tuaj, duke vendosur kuti të mëdha kartoni menjëherë

pranë koshit të mbeturinës. Shënoni kutitë me emrat në vijim: Për plastikë, metal, letër,

shishe të qelqta, karton dhe lloje të tjera të paketimeve, I lusni anëtarët e familjes

që ti mbledhin këto gjëra në kutitë, ndërsa mbeturina tjetër (mbetjet nga ushqimi,

shishe të thyera etj.) duhet të hidhet në koshin e mbeturinave si zakonisht.

Vazhdoni ta ndani mbeturinën një javë. Vendosni të dhënat në tabelën më poshtë.

Materialet e mbledhura

Numri i copëve

Shishet e qelqit

Plastikë

Metal

Letër

Karton

Paketime tjera

Materiale tjera

Emri i studiuesit:

Studimi filloi më:

Përfundoi më:

Numri i anëtarëve të familjes:

108

Konsumi dhe mbeturina

FLETË PUNE

Çfarë shpenzuesi jam unë?

Merrni një sasi të caktuar të letrës (top letër A4) dhe u thoni nxënësve se ajo

do të shërbejë për vizatim, prerje dhe për përdorim të përgjithshëm në paralelen.

Mos ju përmendni asgjë se letra duhet të ekzistojë gjatë dhe se nxënësit duhet ta kursejnë

dhe ta shfrytëzojnë racionalisht. Lejoni që ajo të përdoret spontanisht (secilit aq sa i duhet).

Ju si mësues shënojeni datën kur e keni dhënë letrën dhe përcilleni deri kur do të përdoret,

përkatësisht deri kur do të zgjasë. Letrën e shfrytëzuar dhe të vizatuar mund ta mblidhni

në një kuti kartoni.

Pasi ajo të harxhohet, thuajuninxënësve se letër më nuk ka, por ju përsëri ju jepni një top

letër për ta harxhuar. Kësaj radhe i përmendni fjalët në vijim: shfrytëzojeni letrën në të dy

anët, nëse keni nevojë për letër më të vogël, plotësojeni letrën, gjatë prerjes dhe ngjitjes

të shfrytëzohet çdo pjesë e letrës. Thjesht, thuajuni nxënësve që kësaj here të jenë

të kujdesshëm gjatë shpenzimit të letrës. Shënoni datën kur ua keni dhënë letrën për

shpenzim dhe deri kur ajo do t’ju shërbejë nxënësve. Ruani të gjitha punimet e nxënësve.

Përsëri ruani të gjitha punimet e nxënësve, për arsye se ato do t’ju jenë të dobishme për

fundin e këtij ushtrimi.

• Krahasoni kohën e shfrytëzimit të letrës (herën e parë dhe të dytë).

• Numëroni se sa punime i keni në njërën e sa në tjetrën kuti.

• Bisedoni se kur letra ju zgjati me tepër?

• I përkujtoni nxënësit që të mendojnë edhe për procedurat tjera kur janë në rolin

e shpenzuesit.

109

Konsumi dhe mbeturina

FLETË PUNE

Zërat e pazakontë

Zoki: Përshëndetje Maja! E shoh se edhe ti ke paske ardhë herët.

Maja: Përshëndetje Zoki! Më vjen mirë që të shoh.

Zoki: Çka ka të re? Si je?

Maja: Gjithë të vjetra... (ndërpret) Urdhëro?

Zoki: Çka? Çfarë the?

Maja: Unë, asgjë, por dëgjova disa zëra!

Zoki: (i habitur) edhe unë e dëgjova të njejtën. Shshshsh! Dëgjo, mbeturinat flasin!

E vëren?

Maja: Po... Por, si është e mundur!? (e habitur) Eja të dëgjojmë se çfarë thonë!

Letra: O zot, o zot! U lodha vazhdimisht të jem në të njejtin vend,

e palëvizshme, e ndotur, e pashfrytëzuar. Tanimë një javë gjendem në këtë

vend. Askujt nuk i kujtohet të më ngre dhe të më vë në koshin e mbeturinave,

e më pas të më përpunojë. Atëherë do të bëhesha e bukur, e pastër,

e dobishme, por ndoshta edhe me aromë të mirë. Uh, e mjera unë... kush do

të presë një vit që të shpërbëhem dhe të shpëtojë nga këto vuajtje!

Plastika: Lum ti! Për mua një vit nuk është asgjë. Ti nuk duhet të ankohesh, një vit

është pak! Unë këtu rri e ndotur, e ekspozuar në shi, erë, borë, e çka jo tjetër,

tani më katër muaj! E mjerë unë. Që të shpërbëhem, duhet të presë pesë shekuj!

dëgjon, pesëqind vjet! Do të dëshiroja që të jem në koshin e mbeturinave,

që pastaj të më dërgojnë në fabrikën më të afërt të përpunimit, që të më pastrojnë

dhe përsëri të më përdorin dhe prap të bëhem e bukur, e larme dhe e dobishme!

Qelqi: E mjaftë më! Nuk mund t’ju dëgjoj! Mos u ankoni! Të paktën ju një ditë

do të zhdukeni! (i hidhëruar) E çfarë të them unë!? Unë do të jetoj vazhdimisht,

asnjëherë nuk do të shpërbëhem. Vazhdimisht do ti shikojë këta të rinj, shkatërrues

të paedukuar të natyrës se si më shkelin në oborrin e shkollës. (i pikëlluar) Eh, sikur

të isha në ndonjë shportë të posaçme për qelq, e jo kështu i hedhur dhe i ndotur!

Deri më tani një qind herë do të më kishin përpunuar! Aspak nuk ndjehem mirë!

Planeti Tokë: Ndaluni më! Nuk jeni për tu ankuar. Pse mendoni vetëm për veten

tuaj? Unë vazhdimisht jam i ndotur. Mbaj peshën e gjithë kësaj mbeturine,

të hedhur me shekuj më parë, por tanimë gjithnjë e më tepër bëhet

e padurueshme. Nuk mund të duroj më. Ju lutem të ndaloni së ankuari,

sepse nëse vazhdon kështu, unë do të shkatërrohem, ndërsa edhe ju bashkë

me mua do të shkatërroheni. Po e harxhoj fuqinë e fundit.

Maja dhe Zoki: (shikohen të habitur, të hutuar, me shumë ide në kokë).

Maja: Zoki, eja të bëjmë një sesion ekologjik. Eja ti mbledhim të gjithë shokët tone,

t’ju themi se çfarë dëgjuam dhe t’i përvishemi punës. Ti mbledhim këto mbeturina

dhe ta shpëtojmë planetin tonë të çmueshëm!

110

Zhvillimi shoqëror

dhe mjedisi jetësor

Të gjithë njerëzit janë pjesë e një shoqërie. Jeta e njerëzve në një shoqëri është e mundësuar

me në sërë kushtesh , siç janë: shtëpia, puna, argëtimi etj. Shumica e njerëzve janë të kënaqur

me mënyrën e jetës së tyre dhe me ate që kanë, por disa jo. Me qëllim që të mundësojnë kushte

më të mira për jetesë, njerëzit i shfrytëzojnë të mirat natyrore. Të gjitha aktivitetet e njeriut, siç janë:

prodhimi dhe konsumi, shfrytëzimi i minierave, pyjeve dhe ujërave, ndërtimi i ndërtesave të reja

në sipërfaqet e lira të gjelbëra dhe të tjera, kanë ndikim serioz ndaj mjedisit jetësor.

Që të jetohet në një shoqëri të qëndrueshme domethënë kërkohet baraspeshë midis

njerëzve dhe natyrës. Ne sot vetëm i shpenzojmë pasuritë natyrore. E shfrytëzojmë ujin

e pijshëm, ajrin, thëngjillin dhe drurin për ngrohje, sipërfaqe tokësore për rrugë etj., ndërsa nuk

kemi kontribuar për ripërtëritjen e drunjve, ujit të pastër ose ajrit të pastër. Njerëzit duhet

të kujdesen për qëndrueshmërinë e zhvillimit të vet natyrës, sepse ajo nuk mund më tepër

të japë lëndë të parë. Domethënë duhet të ndryshohet mënyra e deritanishme e jetesës

dhe të ndërtohet mënyrë e re e të menduarit për zhvillim të botës në kuadër të kufijve natyrorë.

Ndërtimi i shoqërisë së qëndrueshme është proces i gjatë, në të cilin çdo individ duhet

të kontribuojë me sjelljen dhe me veprimet e tij në drejtim të ruajtjes së të mirave në Tokë

dhe në botën e gjallë. Me këtë do të mundësohet që edhe ne dhe gjeneratat e ardhshme

të kemi kushte për jetë më të mirë dhe gjatë kësaj të ruhet natyra.

Jetesa e deritanishme shpesh shkakton katastrofa, mu për ate se nevojat e njeriut janë shumë

të mëdha, ndërsa natyra është e shterrur dhe e shkatërruar. Nuk guxojmë t’i shpenzojmë pasuritë

natyrore pa masë. Duhet të mendojmë edhe për gjeneratat e ardhshme që edhe ato ti kenë

kushtet e domosdoshme për jetë. Gjithashtu duhet të dimë se mjedisi në të cilin jetojmë i ka

kufijtë e vet, të cilët duhet ti respektojmë. Gjithë jeta në planetin Tokë zhvillohet brenda këtyre

kufijve. Të gjithë organizmat në planetin Tokë jetojnë në baraspeshë. Çdo prishje e baraspeshës

sjell deri te një varg katastrofash me ndikim të madh ndaj jetës së të gjithë organizmave.

Mbrojtja e natyrës është e domosdoshme për zhvillim, sepse ajo siguron pasuri natyrore,

ujë të pastër, energji, ajër dhe tokë. Zhvillimi i qëndrueshëm është zhvillim i shoqërisë

që mundëson përparim ekonomik, dhe mirëqenien e njerëzve e njëkohësisht mbrojtjen

e natyrës dhe botës së gjallë.

111

Zhvillimi shoqëror dhe mjedisi jetësor

Përgatitja ditore: Zhvillimi shoqëror

Kohëzgjatja

Koha vjetore

Vendi

Materialet

Qëllimet

Metodat

4-5 orë shkollore

Të gjitha stinat e vitit

Klasa

2 gota të ujit me madhësi të ndryshme, letër me ngjyrë

Nxënësit të:

• kuptojnë se në natyrë ekziston baraspeshë, e cila nuk guxon

të prishet

• vënë në pah dhe analizojnë shkaqet negative në mjedisin

jetësor, të cilat sjellin deri te paraqitja e problemeve të caktuara

• kenë të qartë se vështirësitë mund të tejkalohen përmes

bashkëpunimit dhe tolerancës

• kuptojnë se çdokush mund të kontribuojë për zhvillim

të qëndrueshëm të shoqërisë

Demonstrimi, diskutimi

Pjesa I: Kapaciteti i ngarkesës

(lidhja midis madhësisë së vendbanimit dhe numrit të njësive në të)

1

U shpjegoni nxënësve se kapaciteti i ngarkesës në natyrë e shënon numrin e organizmave,

të cilët mund të jetojnë në një vend. Faktorët më të rëndësishëm, të cilët e definojnë

kapacitetin e ngarkesës janë: qasja deri te uji, ushqimi, vendbanimi dhe hapësira. Kapaciteti

i ngarkesës vlen për gjithë organizmat e gjallë, edhe pse njerëzit mund të adaptohen

më lehtë në ndryshimet e paparapara në kushtet e mjedisit jetësor. Për bimët dhe shtazët,

adaptimi është më i vështirë. Adaptimi i organizmave në një mjedis jetësor ndryshon

varësisht nga ndryshimet e stinëve të vitit. Fatkeqësitë natyrore (për shembul, përmbytjet,

stuhitë, acaret, vullkanet) mund të ndikojnë mjaft ndaj aktiviteteve të njeriut.

2

Ja

3

Shpjegojuni

disa shembuj/pyetje për lidhjen midis madhësisë

së vendbanimit dhe numrit të njësive në të:

• Pyesni nxënësit se a ka dikush në shtëpinë e vet akuarium

dhe se a mund deri në pafundësi të shtojnë peshq të rinj

në të.

• Nga sa anëtarë ka çdo familje veç e veç. A ka raste kur

numri i njerëzve, të cilët jetojnë bashkë mund të rritet

dukshëm? (ndërtesa të mëdha, kampe) Si ndjehen

njerëzit kur jetojnë në hapësirë të ngushtë?

• Çka ndodhë me banorët në fushat e lagështa

(për shembull, kënetat pellgjet) pasi që ato të jenë tharë?

Cilët nga ta nisen në kërkim të vendbanimit të ri, e cilët nga ta vdesin?

• Nëse njerëzit, të cilët jetojnë në një rajon me lum/liqen vendosin që gjithë ujin

ta përdorin për qëllime të veta (për shembull, për pije, ujitje, industri), çka do të ndodhë

me bimët, kafshët dhe njerëzit, të cilët jetojnë pranë lumit? A mundet një situatë e këtillë

të shkaktojë problem?

nxënësve se kafshët ose shpërngulen ose vdesin. Bimët zakonisht nuk mund

të adaptohen mjaft dhe vdesin shpejt. Kjo situatë është më ndryshe te njerëzit,

sepse ata mund të të adaptohen shumë më lehtë në kushte të reja dhe të ballafaqohen

me vështirësi të ndryshme. Edhe krahas këtij adaptimi, tejkalimi i kapacitetit të ngarkesës

shpeshherë shkakton probleme, luftëra dhe vuajtje masive.

112

Zhvillimi shoqëror dhe mjedisi jetësor

Pjesa II: Lumi rrjedh tatëpjetë

1

Shpjegojuni nxënësve se vend i mirë për jetesë është ai vend ku ka mjaft ushqim, ujë,

ajër të pastër dhe strehim. Në këtë mënyrë paraardhësit tanë kanë menduar kur kanë

vendosur se ku do të shpërngulen. Në fund, shtëpitë në grupe-bashkësi janë bërë fshatra,

ndërsa janë rritur në qytete. Bashkësitë e reja të krijuara kanë zhvilluar raporte komplekse

edhe me bashkësitë fqinje.

Sot edhe krahas zhvillimit të civilizimit modern dhe arritjeve më të larta të teknologjisë,

mirëqenia dhe siguria e njerëzve edhe më tej varen nga mbrojtja e mjedisit jetësor dhe

nga përdorimi i qëndrueshëm i pasurive natyrore. Shumë shpesh presionet dhe problemet

në rajone të ndryshme fillojnë nga problemet ekologjike.

2

Lexojeni tregimin „Tatëpjetë“ nga fleta e bashkangjitur

e punës.

3

Diskutoni rreth çështjeve në vijim me nxënësit:

• Çfarë është uji në lum? (Pasuritë natyrore, të cilat

u shërbejnë edhe njerëzve edhe mjedisit jetësor të cilët

jetojnë në të dy fshatrat).

• Pse lumi është i kënaqur kur afrohet pranë detit?

(Lumi ishte i kënaqur meqë arriti që t’u japë sasi

të barabartë të ujit të gjitha fshatrave tatëpjetë

që në fund të derdhet në det.)

• Për çfarë arsye kryeplaku nga fshati më i lartë propozoi ndërtimin e pendës?

(Për shkak të dëshirës për një jetë më të pasur dhe më të mirë. Nuk ka asgjë të keqe

në këtë dëshirë, sepse dëshira e natyrshme e të gjithë njerëzve është që të zhvillohen

dhe të jetojnë mirë.)

• Çfarë gabimesh kanë bërë njerëzit nga fshati i epërm? (Ata vendosën që ti shfrytëzojnë

pothujse të gjithë pasurinë ujore pa pasur llogari për nevojat e njerëzve në fshatin

e poshtëm gjë që solli deri te pasojat serioze.)

• Cilat janë pasojat ? (Zhdukja e bimëve dhe shtazëve, zvoglimi i rendimenteve,

prerja e pyjeve, varfëria dhe shpërngulja e njerëzve nga fshati i poshtëm, problemi

midis dy fshatrave, humbja e marrëdhënieve miqësore dhe traditave.)

Organizoni përgjigjet e nxënësve duke e përcjellur shembullin:

• Gjendja — uji (pasuria natyrore); përdorimi i saj ishte i balancuar, i shfrytëzuar

barabartë nga të gjithë

• Ndryshimi — kryeplaku vendos që të ndërtojë pendë

• Arsyeja — dëshira për zhvillim dhe jetë më të mirë në fshatin e epërm

• Gabimet — nuk mbanin llogari për nevojën e mjedisit jetësor dhe për njerëzit në fshatin

e poshtëm.

• Pasojat — humbja e bimëve dhe shtazëve, varfëria e njerëzve, shpërngulja dhe grindje.

4

Konkludoni se kur merren vendime të rëndësishme, është e mundur që të shkelen interesat

e ndryshme dhe shpeshëherë të kundërta. Pasojat nuk mund çdoherë lehtë të parashihen

dhe shumë shpesh sjellin deri te problemet serioze. Me qëllim që të shmangen komplikimet

dhe situatat kritike, të gjitha shkaqet dhe pasojat duhet të shqyrtohen më herët.

Kjo nuk është e lehtë dhe shpeshherë nevojitet kohë, durim, dhe respekt i përbashkët.

5

U thoni nxënësve që të bisedojnë me prindërit e tyre për tregimin „Tatëpjetë“. Në orën

e ardhshme, i lusni nxënësit që ti sjellin propozimet e tyre për zgjidhjen e problemeve.

6

Së pari shpërndani kopjet nga tregimi „Kush është më i forti?“ në fletën e bashkangjitur

të punës. I lusni nxënësit të gjejnë zgjidhje për konfliktet, të cilat mund të bazohen

në idenë kryesore të tregimit.

113

Zhvillimi shoqëror dhe mjedisi jetësor

Pjesa III: Baraspesha

1

Shpjegoni se njerëzit janë pjesë e natyrës dhe se zhvillimi i shoqërisë çdoherë është varur

nga mjedisi jetësor.

2

Shpjegoni se do të mundoheni ta ndiqni mënyrën, në të cilën ka ndryshuar raporti midis

natyrës dhe njeriut me përdorimin e një shkalle. Vizatoni në tabelë një peshore, si është

treguar në tekstin e mëposhtëm. Së pari i shënoni lidhjet midis njerëzve dhe natyrës

në fillim të historisë së shoqërisë njerëzore:

Natyra siguron:

• Ajrin, ujin, tokën

• bimët, kafshët

• pasuritë natyrore, energjinë

Аktivitetet e njeriut:

Baraspesha

3

Në

• Njerëzit kanë mbledhur pemë dhe perime, kanë kultivuar bimë, gjuanin dhe i zbusnin

kafshët, mblidhnin drunj për ngrohje dhe jetonin në shtëpi, të cilat ishin të ndërtuara

me thjeshtësi. Shënojeni këtë informatë në kolonën e djathtë.

• Bisedoni për popullsinë në një të afërme jo aq të largët (prej kur ka zhvillim

teknologjik) dhe për ate se çfarë teknologjie kanë pasur njerëzit atëherë.

• Diskutoni për atë se shoqëritë në të kaluarën a e kanë prishur baraspeshën midis

njerëzve dhe natyrës.

Konkludoni se në të kaluarën njerëzit nuk kanë mundur ta prishin baraspeshën e sistemeve

natyrore.

të njejtën mënyrë, analizoni pasuritë natyrore

dhe aktivitetet e njeriut në shoqërinë bashkëkohore.

Nxënësit do të dinë nga mësimet e mëparshme se ajri,

uji, toka, bimët dhe shtazët nuk kanë ndryshuar shumë.

Njerëzit, deri diku, e kanë zhvilluar aftësinë e tyre

që të shfrytëzojnë lëndë të para dhe materiale të reja.

Nga ana tjetër, aktivitetet e njeriut (për shembull,

gërmimi për zhvillimin e industrisë dhe transportit,

prodhimi i energjisë për fitimin e rrymës elektrike

dhe ngrohjes, prerja e pyjeve, shterrja e kënetave,

hapja e kanaleve, gjuajtja e peshqve dhe gjuajtja

me të madhe) bëhen të pafundme. Shënoni këto

informata në kolonën e djathtë. Diskutoni për mënyrën, në të cilën popullsia ka ndryshuar

në shekullin e fundit, duke shtuar më tepër informata për teknologjitë e reja, të cilat

vendosen në shoqërinë moderne dhe standardi mesatar i jetesës. Vendosni se a mund

të shpresojmë se ekziston mundësia peshorja të mbahet e baraspeshuar.

Pjesa IV: Si t’i përgjigjeni sfidës

1

Thuajuni nxënësve se zhvillimi i shpejtë e shoqërisë bashkëkohore shkakton paraqitjen

e shumë problemeve serioze, siç janë ndryshimet klimatike, ndotja e mjedisit jetësor

dhe zhdukja e shumë llojeve. Zgjidhja e këtyre problemeve është shumë e rëndësishme,

por këtë nuk mund ta arrijë vetëm një shtet, institucion ose një person.

2

Thuajuni nxënësve se do të luani lojë, e cila do t’ju tregojë se si të kenë qasje deri

te problemet me qëllim që të mund ti zgjidhin ato. Lusni një vullnetar që ta lexojë tregimin

„Sfida“ në fletën e bashkangjitur të punës. Si alternativë mund të organizoni shfaqje

me role, duke i zgjedhur vulnetarët, të cilët do ti luajnë rolet e personave nga tregimi.

114

Zhvillimi shoqëror dhe mjedisi jetësor

3

I pyesni nxënësit se si u ndjenë derisa aktronin. Çfarë u bëri më shumë përshtypje.

4

Bëni krahasimin midis tregimit dhe mundësive të shoqërisë bashkëkohore që t’i zgjidhë

problemet serioze.

5

Duke i shpërndarë rolet e reja në këtë mënyrë, përsëri luani shfaqjen në të cilën sfidë paraqet

një problem i veçantë global (për shembull, ndryshimet klimatike, ndotja e ujit, tokës).

Nxirrni konkluzione për rëndësinë e secilit pjesëmarrës dhe për nevojën e bashkimit

të përpjekjeve për zgjidhjen e problemeve. Vëreni se një arsye e përbashkët i bashkon

të gjithë të tanguarit, e ajo arsye është mbrojta e mjedisit jetësor.

Pjesa V: Sot ne e huazojmë natyrën nga fëmijët tanë

1

Tregojeni proverbin e lashtë — Ne e huazojmë natyrën nga fëmijët tanë.

Diskutoni për rëndësinë e tij.

2

Në kontekst të proverbit, diskutoni për përgjegjësinë e secilës gjeneratë drejt tjetrës

që vijon. Mundohuni ta ilustroni këtë përmes dhënies së shembujve të ndërlidhur

me qytetin ose fshatin tonë dhe me mjedisin jetësor (ndërrimi i rrethit, gjendja e ujit

në afërsi të lumit ose liqenit, kërcënimet për llojet e veçanta të kafshëve dhe bimëve etj...).

3

Lusni nxënësit që të vizatojnë fotografi me temën „Toka për njëqind vite“

dhe le ti paraqesin pritjet dhe idetë e tyre për jetën në të ardhmen.

Organizoni ekspozitë dhe diskutim për fotografitë.

Pjesa VI: Si mund të ndihmoj unë?

1

I përkujtoni nxënësit se secili është përgjegjës për

zgjidhjen e problemeve, me të cilat ballafaqohet jeta

bashkëkohore. U thoni se ka një rëndësi shumë të madhe

që secili nga ata ti përgjigjet pyetjes: çfarë do të mund

të bëj unë për ta ndihmuar zhvillimin e qëndrueshëm

të shoqërisë? Për këtë qëllim, vizatoni në tabelë trungun

e një druri gjethërënës në dimër, pa gjethe,

dhe shpërndani pesë fletë letre me ngjyrë, të cilat më parë

janë prerë në formë të gjetheve. I lusni që të mendojnë

pak në grupe dhe të shkruajnë në secilën fletë diçka që

ata do të mund të bënin që ta përmirësojnë jetën në bashkësi. Gjatë kësaj, duhet të jenë

të kujdesshëm që mos të shkaktojnë dëm për shëndetin e njeriut dhe për mjedisin jetësor.

Përkujtoni nxënësit në aktivitetet të lidhura me punën e tyre nga orët e mëparëshme

(për shembull, mbjellja e drunjve, kujdesi për lulet dhe kafshët, kursimi i energjisë dhe i ujit,

shëtitja, biçikleta, oborri i pastër i shkollës, selektimi dhe reciklimi i mbeturinës).

2

Të gjitha grupet në mënyra të ndryshme i paraqesin idetë e tyre dhe i ngjesin „fletët“

e tyre në degët e drurit. Në fund të këtij aktiviteti, rezultati do të jetë një dru

i mrekullueshëm i larmishëm i krijuar përmes përpjekjeve të përbashkëta të klasës.

Pjesa VII: Lojë — Aeroplanë për zhvillim të qëndrueshëm?

1

Nxënësit ndahen në dy grupe dhe ulen në karrige përballë njëri tjetrit në dy rreshta paralel,

të larguar disa metra. Çdo nxënës bën aeroplan prej letre dhe në të me marker shkruan

porosi që përmbanë: çka ju dëshiroj dhe propozoj fëmijëve tjerë të Tokës për natyrën, ujin,

tokën, ajrin, familjen, shoqërimin, ushqimin etj. Arsimtari duhet ti nxisë nxënësit të mendojnë

me pyetje: Çka është e domosdoshme dhe e rëndësishme për të gjithë ne, për jetën në Tokë

dhe çfarë porosie do t’ju jepni fëmijëve të pjesëve tjera të botës?

115

Zhvillimi shoqëror dhe mjedisi jetësor

2

Çdo

3

Qëllimi

nxënës shkruan vetë. Shembull: Uji është i domosdoshëm dhe duhet ta ruajmë!

E hedh aeroplanin drejt grupit tjetër, ndërsa nxënësi përballë e kap dhe lexon me zë.

E komenton ose shton diç tjetër në në fletë e pastaj e hedh drejt grupit, por e hedh edhe

aeroplanin e vet. Mbetet pa aeroplan duke pritur ndonjë tjetër. Dy nxënës nga grupi tjetër

e vazhdojnë veprimin,me hedhjen e dy aeroplanëve. Veprimi i njejtë përsëritet.

Në një moment arsimtari e përfundon lojën dhe numëron sa aeroplanë ka secili grup.

Vullnetarët i lexojnë porositë me zë dhe mund t’i shkruajnë në në dërrasë.

i lojës është që në mënyrë kreative të nxiten nxënësit të japin ide për natyrën,

botën e gjallë, mënyrën e jetesës dhe të shoqërohen. Aeroplanët mbeten si kujtim

te nxënësit ose mund të varen në një tabelë, ku mund t’i shohin edhe nxënësit tjerë.

Aktivitet tjera

• Bëni një kalendar të mjedisit jetësor, me ç’rast në cdo muaj do ti nënvizoni ditët kur

shënohen festat e mjedisit jetësor,aktivitetet tuaja ekologjike shkollore,pikniqe në natyrë.

Mund të vendosni edhe fotografi nga aktivitetet tuaja ose të llojeve bimore dhe shtazore.

Kalendarin mund ta bëni në letër dhe hamerë, me ç’rast do ti vizatoni të gjithë muajt me

tabelë të ditëve në muajin dhe do ti vendosni në fushat e zbrazëta. Gjithashtu, mund ta bëni

edhe në kompjuter.

116

Zhvillimi shoqëror dhe mjedisi jetësor

DILEMA

Vjedhja e pyllit

Jeni duke shëtitur në pyll dhe shihni një të afërm

se si pret ilegalisht dru për ngrohje.Një orë më vonë,

pasi të jeni larguar nga pylli, e takoni rojtarin e pyllit,

i cili ju pyet se a keni parë dikë duke prerë drunj.

Çfarë do të bënit?

• Do të thoni se nuk dini asgjë dhe nuk keni

parë askënd.

• Do të pranoni se e dini kush e ka bërë këtë.

• Do ti thoni rojtarit të pyllit se keni dëgjuar diçka

në drejtimin e kundërt.

• Nuk do ti thoni asgjë, por më vonë do ti

lajmëroheni me informata, pa e treguar emrin tuaj.

• Nuk do ti thoni rojtarit të pyllit asgjë, por do ti thoni

mikut se jeni hidhëruar me të.

• Diçka tjetër.

TEST

Zhvillimi i qëndrueshëm

E SAKTË

1Faktorët më të rëndësishëm, të cilët krijojnë lidhjen midis

madhësisë së vendbanimit dhe numrit të individëve në të janë uji,

ushqimi, strehimi dhe hapësira e mjaftueshme.

2Lidhja midis madhësisë së vendbanimit dhe numrit të individëve

në të vlenë për të gjitha krijesat e gjalla, përveç njeriut.

3Bimët dhe kafshët e kanë më vështirë t’u adaptohen ndryshimeve

të mëdha në mjedisin jetësor se sa njerëzit.

4Aktivitetet e njeriut nuk ndikojnë në lidhjen midis madhësisë

së vendbanimit dhe numrit të individëve në të në mjedisin e natyrës.

5Sot shumë shpesh presionet dhe konfliktet vijnë bashkë

me problemet në mjedisin jetësor.

6Të gjithë janë përgjegjës për mbajtjen e mjedisit jetësor të pastër.

7Kur njerëzit thonë: ne e huazojmë natyrën nga fëmijët tanë,

mendojnë se fëmijët duhet të punojnë më tepër në kopsht.

8Fëmijët nuk duhet të kujdesen për mjedisin jetësor.

Të rriturit kujdesen për gjithçka.

E PASAKTË

Përgjigjet: 1. E saktë 2. E pasaktë 3. E saktë 4. E pasaktë 5. E saktë 6. E saktë 7. E pasaktë 8. E pasaktë

117

Zhvillimi shoqëror dhe mjedisi jetësor

FLETË PUNE

Tatëpjetë

Më parë na ishte një lumë i thellë i zhurmshëm,

i cili buronte në mal si përrua i vogël. Përroi rridhte

nëpër kullosat malore, duke u kënaqur nga pamja

e kopeve të mëdha të deleve, dhive dhe lopëve.

Pastaj përroi kalonte nëpër një pyll të madh, duke

u dhënë një pjesë të ujit të vet drunjve, bimëve

dhe kafshëve. Përrenjtë tjerë iu bashkangjitnin

dhe në fund ai përrua dilte nga pylli si një lumë

i thellë dhe i madh, i cili qetë arrinte deri te lugina.

Kalonte nëpër fusha dhe livadhe dhe ujërat e tij

ishin shtëpi për shumë peshq dhe krijesa të tjera

të lumenjve. Pasi që bënte shumë vepra të mira

gjatë udhëtimit të tij të gjatë, më në fund lumi

takohej me detin dhe derdhej i lumtur në të.

Ishte një fshat në rrjedhën e sipërme të lumit,

banorët e të cilit i kullosnin kafshët e tyre,

gjuanin ose mblidhnin çfarëdo frytesh.

Ishte edhe një fshat tjetër në luginë, banorët

e të cilit i mbillnin dhe korrnin fushat e tyre,

kultivonin kafshë dhe gjuanin peshq në këtë lumë.

Ndonjëherë shkonin të gjuanin në pyll. Fshatarët

ishin të lumtur. Ndonjëherë bënin tregti mes vete.

Vizitoheshin, gostiteshin dhe i martonin djemtë

dhe vajzat e tyre me ata nga fshati tjetër.

Në këtë mënyrë, dy fshatrat jetonin në paqe

dhe harmoni deri në ditën kur kryeplaku i fshatit

të x epërm nuk propozoi vendosjen e pendës

së lumit. „Nëse ruajmë më tepër ujë nga lumi —

u tha ai njerëzve — do të mund të ruajmë më tepër

kafshë. Do të ndërtojmë një repart të vogël

elektrik, i cili do bënte të punojnë sharrat elektrike

në punishtet tona. Do të jetojmë më mirë dhe

do të përparojmë“. Fshatarët u pajtuan dhe ndërtuan pendën e lumit, duke lënë vetëm një

pjesë të vogël nga uji i tij që të rrjedhë tatëpjetë. Ata e zmadhuan numrin e kopeve të tyre

dhe së shpejti kishin nevojë për më tepër drunj për përpunim në punishtet me sharra.

Ndryshimet u vërejtën shpejtë në fshatin e mëposhtëm. Uji i cili arrinte në fushat

dhe kullosat e tyre nuk ishte i mjaftueshëm. Kullosat nga fushat u zhdukën dhe peshqi

kishte gjithnjë e më pak. Në pyll gjithnjë e më pak gjendeshin kafshë dhe fryte.

Njerëzit e fshatit të poshtëm bëheshin gjithnjë e më të varfër.

Shoqërimi midis dy fshatrave u ndërpre dhe nuk organizoheshin më gosti të përbashkëta.

Disa nga të rinjtë e fshatit të poshtëm u larguan, duke u shpërngulur gjithandej,

duke kërkuar jetë më të mirë. Midis atyre që mbetën, disa u grindën me njerëzit nga fshati

i epërm. Në këtë mënyrë, lumturia dhe paqja ishin larguar nga të dy fshatrat.

118

Zhvillimi shoqëror dhe mjedisi jetësor

FLETË PUNE

Kush është më i forti?

Shumë kohë më parë Dielli dhe Era ishin miqtë më të ngushtë. Ata lunin të lumtur,

por gjithashtu, ishin edhe shumë krenarë. Njëherë ata u grindën se kush është më i forti

„Kur unë të filloj të fryej në pyll — tha Era — i lakoj drunjtë dhe i lëkundi gjethet e tyre.

Unë jam më i forti“.

„Kur unë ngrohi tokën — tha Dielli — e shkrij borën dhe e shndërroj ujin e liqeneve dhe

lumenjve në avull “.

Kështu ata gjatë ishin grindur, por asnjëri nuk dëshironte ta pranonte se tjetri është

më i fortë. Përnjëherë e vërejtën një njeri në fushë, i cili shpejtonte rrugës.

Njeriu mbante një xhaketë të lëkurës.

„Eja e ti masim fuqitë !“, vazhdoi Era. „Ai i cili do të arrijë që njeriut t’ia heqë pallton

nga trupi, ai është më i forti“.

„Ti e ke radhën!“, u pajtua Dielli.

Era e para e provoi fuqinë e vet. Iu gjuajt njeriut duke fryrë ashpër, duke u munduar që të

hyjë nën xhaketën e njeriut me qëllim që t’ia heqë atë. Njeriu e mbante xhaketën e tij fortë

rreth vetes, e përkulte kokën dhe vazhdonte të ecte nëpër fushë. Era fryu e fryu, por nuk

mundi që t’ia heqë njeriut xhaketën. Së shpejti era u lodh dhe hoqi dorë e turpëruar.

Pastaj i erdhi radha Diellit. Ai filloi të qeshë dhe i drejtoi rrezet e tij të nxehta mbi njeriun.

Njeriu kishte vazhduar të ecë derisa nuk ishte djersitë. Atëherë kishte fshirë ballin dhe

ngadalë e kishte zhveshur xhaketën e vet. E kishte hedhur mbi shpatull dhe kishte vazhduar

të ecë.

Kështu Dielli dhe Era e kishin përfunduar debatin e tyre. Era kuptoi se një buzëqeshje

e ngrohtë është më e fortë se çfarëdo fryme në botë.

E njejta gjë mund të ndodhë edhe në jetë: një buzëqeshje e ngrohtë dhe një fjalë

e këndshme mund të arrijnë më tepër se fuqia.

119

Zhvillimi shoqëror dhe mjedisi jetësor

FLETË PUNE

Sfida

Jane i vogël jetonte në lagjen afër pyllit. Çdo ditë luante në pyllin e mrekullueshëm dhe

shoqërohej me banorët e tij. Por, një ditë Jane dëgjoi një zë të çuditshëm, i cili e thërriste.

Mendoi se ketri e thërret të luaj. Por, kësaj radhe në fytyrën e tij ai pa shqetësim dhe

pikëllim. Ketri i dha shenjë që ta përcjellë dhe që të dy e drejtuan rrugës së ngushtë.

Pas një kohe të shkurtë para tyre u paraqit një pamje e trishtueshme. Një grumbull i madh

plehrash, gërmadhash urbane, mbeturinë. Jane u habit. E dinte se duhet të reagojë shpejtë.

Donte që këtë ta bënte vetë, por kuptoi se kjo nuk është e mundshme. Vrapoi pas

prindërve të tij. Morën një karrocë dhe lopata dhe erdhën te grumbulli. Por kur panë

se ka shumë mbeturina dhe se nuk do të mund ti pastrojnë vetëm, vendosën që ti thërrasin

fqinjët. Erdhën dhe ata sollën me vete thasë nga plastika. Punonin bashkërisht, ndërsa puna

assesi nuk përfundonte. Kjo nuk mjaftonte. Për këtë arsye, vendosën që të thërrasin

shoqatën ekologjike, e cila me siguri do t’ju ndihmonte. Kur dëgjuan se për çka bëhet fjalë,

ata erdhën menjëherë dhe u përfshinë në aksion. Pastronin të gjithë së bashku dhe puna

vërtetë dha rezultat. Por, në fund u paraqit problemi, ku, si dhe me çka të bartet mbeturina.

Problemin mund ta zgjidhte vetëm shërbimi komunal i komunës së tyre. Në fund,

me automjet special erdhën përfaqësuesit komunal, e ngarkuan mbeturinën e grumbulluar

dhe e dërguan në vendin përkatës. Ata në fund vendosën edhe tabela si vërejtje për

ndalim të hedhjes së mbeturinave në pyll.

120

Zhvillimi shoqëror dhe mjedisi jetësor

FLETË PUNE

Kalendari i mjedisit jetësor

2 Shkurt • Dita botërore e kënetave

Kjo ditë festohet nga bashkësitë lokale nëpër botë, të cilat e promovojnë

vetëdijen publike për vlerën dhe funksionimin e kënetave për mjedisin

jetësor dhe për njerëzit.

21 – 28 Mars • Ditët e pranverës ditët e ekologjisë

Mbahen aktivitete, siç janë mbjellja e drunjve dhe theksimi i nevojës

për zmadhimin e sipërfaqes së gjelbër.

22 Mars • Dita botërore e ujit

Vendimi për festimin e kësaj dite është marrë kohë më parë, sepse burimet

e ujit të pijshëm shpejtë shterren. Bota patjetër të vetëdijësohet për këtë

problem dhe të fillojë ta kursejë ujin.

7 Prill • Dita botërore e shëndetësisë

Organizata botërore shëndetësore (OBSH) është themeluar në këtë ditë

në vitin 1948. Në mjedisin jetësor, i cili ndryshon rreth nesh, shëndeti

mbetet një temë e rëndësishme.

22 Prill • Dita e planetit Tokë

Në vitin 1970, një grup njerëzish në SHBA u tubuan me qëllim që ta tërheqin

vëmendjen në botë drejt problemeve të shkaktuara nga modernizimi.

Prej atëherë kjo ditë festohet nëpër botë si Dita e planetit Tokë.

14 dhe15 Maj • Dita ndërkombëtare e zogjve-shtegëtar

Kjo ditë e mbështet mbrojtjen e zogjve dhe e rrit vetëdijen për zogjtë përmes

vëzhgimit të zogjve, dhënien e informatave për zogjtë dhe shpërnguljen

e tyre, ngjarjeve publike dhe programeve të tjera arsimore.

22 Maj • Dita ndërkombëtare e shumëllojshmërisë bioligjike

Dita ndërkombëtare e shumëllojshmërisë biologjike është shpallur nga ana

e Kombeve të Bashkuara me qëllim që të rritet vetëdija për temat nga sfera

e shumëllojshmërisë biologjike.

121

Zhvillimi shoqëror dhe mjedisi jetësor

FLETË PUNE

Kalendari i mjedisit jetësor (vazhdon)

5 Qershor • Dita botërore e mjedisit jetësor

Në këtë ditë në vitin 1972, ishte mbajtuar Konferenca e Stokholmit

për rrethinën e njeriut në Suedi. Kishte një numër të madh pjesëmarrësish

nga e gjithë bota dhe njerëzit e shprehën brengosjen e tyre për rritjen

e problemeve në mjedisin jetësor.

17 Qershor • Dita botërore e luftës kundër shkretirizimit

Kjo ditë festohet në nivel global çdo vit dhe qëllimi i saj është

që të theksohet nevoja urgjente për ngadalësimin e procesit të shkretirizimit

dhe të orientohet vemendja drejt çështjeve serioze në lidhje me tokën

e thatë në agjendën ndërkombëtare për mjedisin jetësor.

16 Shtator • Dita botërore e mbrojtjes së mbështjellësit të Ozonit

Kombet e Bashkuara e shpallën këtë ditë si Ditë ndërkombëtare

për ruajtjen e mbështjellësit të Ozonit. Kjo është dita e nënshkrimit

të Protokollit të Montrealit.

28 Shtator • Dita e konsumit të gjelbër

Problemi i konsumit dhe ndikimi i tij ndaj mjedisit jetësor është sferë

e cila paraqet kujdesin kryesor në botën e tanishme. Duhet të kuptohet

seriozisht rëndësia e reciklimit përdorimit të sërishëm dhe të kultivohet

vetëdija te njerëzit për këtë.

E hëna e parë e tetorit • Dita botërore e vendbanimit

E hëna e parë e tetorit është Dita botërore e vendbanimit, me qëllim që

të pasqyrohet gjendja e vendbanimeve të njeriut dhe të shprehen të drejtat

themelore për strehim të barabartë për të gjithë. Njerëzit e ndajnë botën

me të gjitha krijesat e gjalla, kështu që bota jonë është edhe bota e tyre.

4 Tetor • Dita botërore e kafshëve

Në këtë ditë, grupet për mbrojtjen e kafshëve, rezervateteve dhe individë

nga e mbarë bota shënojnë ngjarje të posaçme me qëllim që ta rrisin

vetëdijen publike për çështjen e kafshëve dhe ti inkurajojnë njerëzit

që të mendojnë se si ne, si njerëz, sillemi ndaj kafshëve.

11 Dhjetor • Dita ndërkombëtare e maleve

Malet janë të rëndësishme për jetën. Në këtë ditë theksojmë mundësitë

dhe kufizimet në zhvillimin malor dhe ndërtimin e partneritetit,

i cili do të sjellë ndryshime pozitive për malet botërore dhe vendet malore.

122

Mënyra e shëndoshë e jetesës

Te mënyra e shëndoshë e jetesës të gjithë faktorët duhet të funksionojnë në një baraspeshë.

Shumica mendojnë se vetëm ushqimi është faktor i rëndësishëm për mënyrën e shëndoshë

të jetesës. Por, nuk është kështu. Shumë faktorë janë të rëndësishëm për të mbajtur një jetë

të shëndoshë të balancuar. Të përmendim disa edhe nga kushtet e tjera:

• Sporti

• Ushqimi i shëndetshëm

(përkundër ushqimit të shpejtë-fast fud)

• Pushimi (gjumi i shëndoshë) dhe argëtimi

• Leximi i literaturës së dobishme

• Shoqërimi — komunikimi ose lojërat shoqërore në rrugë

• Drekë familjare dhe bisedë

• Raport pozitiv dhe me përgjegjësi ndaj kafshëve shtëpiake

Ushqimi është e gjithë ajo që konsumohet çdo ditë — e gjithë

ajo që hahet dhe pihet. Është shumë me rëndësi se çfarë hahet. Para së gjithash, ushqimi duhet

të jetë i shumëllojshëm, i zgjedhur mirë dhe gjatë kësaj duhet të hahet ushqim edhe

me prejardhje bimore dhe shtazore. Është shumë e rëndësishme që ushqimi të jetë i freskët,

të përmbajë përbërje të llojllojshme ushqyese, të mbajë të ngopur dhe të shpërndahet në disa

vakte ditore.

Ushqimin, të cilin e konsumojmë nuk guxon të përmbajë kimikate, siç janë konservanset.

Ushqimi i shëndetshëm është shprehi, të cilën duhet ta kultivojmë që nga mosha më e re.

Përkundër ushqimit të shëndetshëm, i ashtuquajturi ushqim i shpejtë (fast fud) jep efekte

të kundërta të cilat negativisht reflektohen në tërë organizmin dhe në zhvillimin e tij.

Ushqimi është më i shëndetshëm kur ndahet me njerëz të afërt. Dreka familjare është

e rëndësishme për një jetë familjare në harmoni.

123

Mënyra e shëndoshë e jetesës

Sporti Për mënyrën e shëndoshë të jetesës kontribuojnë

aktivitetet fizike dhe sportive. Është mirë që dita të fillojë

me gjimnastikë, por është me rëndësi që gjatë ditës të kryhen

edhe aktivitete të tjera fizike. Rekomandohet ecja, lëvizja,

dhe loja me moshatarët, në fusha sportive, duke e kaluar kohën

e lirë në shoqëri, ngarje të biçikletës ose rollerëve, loja me top,

symbyllasi, volejbolli, basketbolli, loja e ndjekjes etj.

Përkundër mënyrës së këtillë të jetesës, fëmijët gjithnjë e më

tepër ulen para kompjuterit ose para ekranit — TV. Ulja e gjatë

e në një vend shkakton deformime të ndryshme të trupit,

e më pas edhe dobësim të të pamurit., vetmi, largim(ftohtësi).

Higjiena Mënyra e shëndoshë e jetesës nënkupton edhe mbajtjen e higjienës rregullisht.

Higjiena paraqet mbajtjen e pastërtisë së trupit dhe

të hapësirës ku jetojmë, punojmë, mësojmë, shoqërohemi.

Higjiena personale paraqet mbajtjen e pastërtisë së gjithë trupit,

Larja dhe bërja dush të rregullt, si dhe larja e flokëve janë pjesë

të saj. Pjesë përbërëse e higjienës personale janë edhe veshja

e rrobave dhe mbathjeve të pastra dhe të lara. Të përkujtojmë

se larja e duarve para çdo vakti të ngrënies është e

detyrueshme, si dhe larja e dhëmbëve pas çdo vakti të ngrënies.

Hapësira, në të cilën qëndrojmë duhet të jetë e pastër

dhe rregullisht e ajrosur. Gjithashtu, duhet t’i mbajmë të pastër

edhe oborrin e shkollës, fushat e sportit dhe gjithë hapësirën

në rrethin tonë më të gjërë.

Krahas ushqimit të shëndetshëm, duhet të përmendet edhe higjiena e brendshme(mentale),

e cila nënkupton mendime të shëndosha dhe pozitive.

Pushimi Pas punës së lodhshme dhe të mundimshme,

çdo organizmi i nevojitet pushim. Për këtë rekomandohet që pas

çdo pune (fizike ose psikike), të pasojë pushimi. Gjithashtu është

shumë me rëndësi që gjatë javës të gjejmë kohë për shëtitje

në natyrë, miqësi, ngarje të biçikletës, rekreim, shoqërim me miq etj.

Kjo miqësi është pjesë e argëtimit. Çdo njeri e përjeton argëtimin

në mënyrë të veçantë, kështu që secili ka hobin e vet (të lexojë,

të udhëtojë, të mbledhë gjëra etj). Argëtimi i ndihmon njeriut që ta

plotësojë jetën me bukuri, lumturi dhe me momente të këndëshme.

Një pjesë e pushimit duhet të shfrytëzohet për leximin e librave.

Përzgjedhja e librit është në përgjithësi literatura, varësisht nga

interesi i secilit lexues. Për jetesë të shëndoshë, gjithashtu, organizmit i nevojitet edhe gjum

i shëndetshëm dhe i rehatshëm. Rekomandohet që gjumi të zgjasë rreth tetë orë.

Shoqërimi është pjesë përbërëse e jetesës së çdo njeriu.

Njeriu jeton i shoqëruar me familjen e vet, miqtë, fqinjët.

Dhe, gjatë punës së tij bashkëpunon me të tjerët dhe arrinë

suksese të mëdha. Por, edhe në segmente të tjera të jetës,

njeriu ka nevojë të jetë me njerëz të tjerë.

Krahas shoqërimit dhe bashkëjetesës me njerëz tjerë,

njeriu ka nevojë që të përkujdeset edhe për kafshët shtëpiake.

Kur një fëmijë ruan ndonjë kafshë shtëpiake, duhet të jetë

i vetëdijshëm se ai mban përgjegjësi për të, për të ushqyerit e tij,

higjienën, shëndetin etj. Gjatë kthimit, kafsha shtëpiake tregonë

afërsi, dashuri dhe besnikëri të madhe drejt atij që kujdeset për të.

124

Mënyra e shëndoshë e jetesës

Përgatitja ditore: Shprehitë (jo) të shëndetshme të familjes

Kohëzgjatja

Koha vjetore

Vendi

Materialet

Qëllimet

Metodat

1-2 orë shkollore

Të gjitha stinët

Klasa

Tregimi: „Shprehitë (jo) të shëndetshme të familjes“,

fletët e punës: „Lista e këshillave“, „Familja Zdravevski përmes

fotografive dhe vizatimeve“

Nxënësit të:

• njihen me mënyrën e shëndetshme të jetesës

• dallojnë shprehitë jo të shëndetshme të të ushqyerit dhe të jetesës

Diskutim, lojë, zgjidhje dilemash

Pjesa I: Shprehitë (jo) të shëndetshme të familjes Zdravevski (diskutim)

Ua ndani ose ua lexoni nxënësve tregimin për familjen Zdravevski. Bisedoni me ta për shprehitë

pozitive dhe negative, të cilat i praktikon kjo familje. I pyetni ata se a e njohin ndonjë mik

të afërt ose fqinj që ngjanë me personazhet e këtij tregimi.

Pjesa II: Lista e këshillave (diskutim)

Pas leximit të tregimit dhe diskutimit, nxënësve ua ndani fletën e punës „Lista e këshillave“.

Udhëzoni fëmijët se ata tani janë në rolin e mjekut ose të këshilltarit, i cili duhet të bëjë një listë

me këshilla dhe rekomandime, të cilat do të çonin deri te ndryshimi i shprehive të zakonshme

të përditshme dhe mënyrës se jetesës të familjes Zdravevski.

Pjesa III: Familja Zdravevski përmes fotografive dhe vizatimeve (ushtrim)

Hartoni një strip, i cili do t’i drejtohet familjes Zdravevski e që ka të bëjë me mënyrën

e shëndoshë të jetesës dhe komunikimin e mirë midis anëtarëve të kësaj familjeje. Paraqitni disa

situata, të cilat do t’ju ndihmojnë prindërve që të vënë në pah se si duhet drejtë të kujdesen

për fëmijët e tyre me qëllim që t’ju mundësojnë atyre një mënyrë të shëndoshë të jetesës.

Gjatë kësaj, shfrytëzoni fletën e punës „Familja Zdravevski përmes fotografive dhe vizatimeve“,

e cila do t’ju ndihmojë që ti paraqisni këto situata, por kuptohet, mund të shtoni edhe ide tuaja.

Aktivitete tjera

• Bëni kopje nga fleta e punës „Jetesa e shëndoshë“ dhe ua ndani nga një kopje secilit nxënës.

Në fushat respektojmë/nuk respektojmë, nxënësit do të duhet të shkruajnë kryesisht për

shprehitë e tyre të jetës. Insistoni që nxënësit të jenë të sinqertë, sepse vetëm atëherë ata

do të fitojnë fotografinë e vërtetë për mënyrën e jetesës së tyre. Nëse disa nga rregullat nuk

i respektojnë, bisedoni me ta për atë se si ti përmirësojnë shprehitë. Shprehitë e reja

le ti shkruajnë në kolonën e fundit. Lusni nxënësit që ta dërgojnë në shtëpi fletën e punës

të plotësuar në këtë mënyrë dhe le të bisedojnë me prindërit e tyre rreth kësaj.

Pas një periudhe të caktuar, pyesni nxënësit se a i zbatojnë vendimet e tyre.

• Zhvilloni debat me nxënësit për dilemën e ofruar. Zgjidhjet e paraqitura të nxënësve

i shënoni në tabelë.

125

Mënyra e shëndoshë e jetesës

Përgatitja ditore: Menyja ime shtatëditore

Kohëzgjatja

Koha vjetore

Vendi

Materialet

Qëllimet

Metodat

Një javë

Të gjitha stinët

Në shtëpi dhe shkollë

Fletë pune „Menyja ime shtatëditore“

Nxënësit të:

• vënë në pah se çfarë ushqimi konsumojnë gjatë një jave

• bëjnë dallimin midis të dy llojeve të ushqimeve

• njihen me ushqimin e shëndetshëm dhe të ushqyerit e drejtë

Diskutim, punë praktike, metoda e përcjelljes, punë me të dhëna,

prezentim

Pjesa I: Menyja javore

1

Kopjojeni fletën e punës „Menyja ime shtatëditore“ dhe shpërndajauni nxënësve.

Thuajuni të shkruajnë se çka kanë ngrënë gjatë një jave. Pas një jave, nxënësit i sjellin fletët

e punës. Mësuesi kërkon vullnetarë që dëshirojnë të lexojnë se me çka janë ushqyer gjatë

javës së kaluar, ndërsa nxënësit e tjerë me kujdes të përcjellin dhe dëgjojnë me qëllim

që të mund të inkuadrohen në debat. Ata japin komentet e tyre për ate se cili nga

bashkënxënësit është ushqyer shëndetshëm.

2

Pas leximit të fletëve të punës, secili nxënës i pavarur duhet ti qaset analizës së mënyrës

së vet të të ushqyerit që është evidentuar në listë. Me marker të gjelbër ose me ngjyrë,

të rrumbullakohet ajo që i përket ushqimit të shëndetshëm, ndërsa me marker të kuq ose

ngjyrë ta fshijë atë që është ushqim jo i shëndetshëm. Pastaj, secili duhet ti numrojë fushat

e gjelbra dhe të kuqe dhe në këtë mënyrë vet ai të vlerësojë

se si ushqehet. Nxënësi, i cili ka më shumë fusha të gjelbra

mund të theksohet si shembull para nxënësve të tjerë.

3

Në të njejtën orë, mësuesi mund të ftojë edhe person

profesionist (pediatër, nutricionist dhe të ngjashëm).

Ky person mund të ndihmojë që më lehtë të dallohet

të ushqyerit e shëndetshëm dhe ai jo i shëndetshëm, ndërsa

gjatë kësaj edhe të japë këshilla dhe sqarime për nevojën dhe

rëndësinë e të ushqyerit të shëndetshëm si një nga parakushtet

themelore për rritje dhe zhvillim të drejtë dhe të shëndoshë.

Pjesa II: Loja — Çka duhet të ha?

1

Qëllimi i kësaj loje është që nxënësit të mësojnë dhe të kuptojnë nevojën e ngrënies

së ushqimit të llojllojshëm në sasi të mjaftueshme për zhvillim të rregullt dhe të shëndoshë.

Nevojiten dy fletë hamer, markerë, fotografi — pjesë të prera nga gazetat të ushqimit

të ndryshëm, selotejp, ngjitës.

2

Mësuesi i ngjet tri fletat e letrës në tabelë dhe i shënon:

• ushqim i shëndetshëm

• ushqim i shpejtë (jo i shëndetshëm)

3

Zhvillon bisedë me nxënësit për ushqimin dhe i përkujton në ndarjen e tij. I lut nxënësit

që t’i sjellin fotografitë e katedrës, e më pas i përzien mirë. Secili nxënës individualisht

tërheq nga një fotografi dhe vet e përcakton se në cilën fletë do të duhej të jetë e ngjitur.

Në fund, fletët e letrës mund të vendosen në këndin hulumtues në klasë.

126

Mënyra e shëndoshë e jetesës

DILEMA

Shëtitje

Bashkë me shokuntënd nisesh për shëtitje deri te lumi

më i afërt. Por, në këtë moment qielli errësohet

dhe fillon të bjerë shi i fuqishëm. Menjëherë duhet

të vendosni se çka do të ndërmerrni:

• Do të ktheheni në shtëpi dhe do ta anuloni

shëtitjen për një ditë tjetër.

• Do ta ftosh shokun në shtëpi mysafir që të luani

në kompjuter ose do të shikoni TV.

• Do të strehoheni në strehimoren më të afërt

dhe do të bisedoni.

• Do të merrni ombrella dhe, megjithate,

do ta bëni shëtitjen.

• Diçka tjetër.

TEST

Sa jeton shëndetshëm

1Mënyra e shëndetshme e të ushqyerit nuk është e rëndësishme

për jetën e njeriut.

2Që të jesh i shëndoshë, duhet të ushqehesh me ushqim

të shumëllojshëm.

3Ushqimi duhet të konsumohet përmes disa vakteve të matura.

4Ngrënia e tepërt është shumë e dëmshme për shëndetin.

5Në vend që të bësh sport, më mirë është të rrish ulur dy-tri

orë para kompjuterit.

6Vetëm bërja dush të rregullt, bën pjesë në higjienën personale.

7Gjumi nevojitet për pushimin e njeriut.

8Kujdesi për kafshët shtëpiake është obligim vetëm i prindërve.

9Njeriu mund të jetojë vet, pa të tjerët.

E SAKTË

E PASAKTË

Përgjigjet: 1. E pasaktë 2. E saktë 3. E saktë 4. E saktë 5. E pasaktë 6. E pasaktë 7. E saktë 8 E pasaktë 9. E pasaktë

127

Mënyra e shëndoshë e jetesës

FLETË PUNE

Shprehitë (jo) të shëndetshme të familjes

Martini dhe Martina janë bineq në familjen Zdravevski. Prindërit e tyre ishin shumë

të brengosur për ta. Ata i plotësonin të gjitha dëshirat dhe kërkesat e tyre. Kur shkonin

në shitore fëmijët vendosnin se çfarë do të blinin. Kështu që qeset e tyre ishin të mbushura

me lloje të ndryshme të patateve të skuqura, çokollatave, bonboneve, lëngjeve, lëpirëse,

karamele gome dhe ëmbëlsira e çfarë jo. Në shtëpi Martini dhe Martina uleshin pranë

kompjuterit ose televizorit dhe me orë qëndronin pranë tyre duke ngrënë nga gjërat

e blera. Kjo ishte përditshmëria e dy fëmijëve. Kur shokët e tyre i ftonin që ti shoqëronin

në lojë, Martini dhe Martina asnjëherë nuk shkonin. Shpesh i vizitonin miqtë e prindërve

të tyre, ku pinin pije të gazuara. Atje qëndronin deri në orët e vona, ndërsa binin në gjumë

pas mesnate. Në mëngjes ishin nervoz, të padisponueshëm dhe të lodhur, ndërsa gjatë

orëve të mësimit ishin të rraskapitur dhe të pakoncentruar. Gjatë kohës së pushimit ata

shpesh ziheshin me moshatarët e tyre. Mësuesja e vërejti këtë sjellje të tyre dhe menjëherë

i thirri prindërit e tyre. Pas një bisede të gjatë, prindërit kuptuan se fëmijët e tyre nuk

zhvilloheshin si duhet. Për këtë shkuan te mjeku dhe kërkuan ndihmë. Mjeku i luti prindërit

që ti shpjegojnë se çfarë hanë fëmijët e tyre, sa kohë kalojnë duke mësuar, e sa duke

luajtur, zbavitur, shëtitur dhe argëtuar, sa herë në javë merren me sport dhe sa herë brenda

ditës kalojnë para televizorit dhe kompjuterit.

Pas shpjegimit, mjeku ua dha këshillat në vijim:

Patjetër ta ndryshoni mënyrën e të ushqyerit te fëmijët tuaj, e kjo është ...

Menjëherë ti regjistroni në S ...

E treta

E katërta

E pesta

128

Mënyra e shëndoshë e jetesës

FLETË PUNE

Familja Zdravevski përmes fotografive

dhe vizatimeve

Në shitore

Dreka familjare

Zëmra në shkollë

Loja me shokë

Shëtitja në park

Dhoma e Martinit

dhe Martinës

129

Mënyra e shëndoshë e jetesës

FLETË PUNE

Jetesa e shëndoshë

Për jetesë të shëndoshë duhet

ti respektoj rregullat në vijim

Respektoj

Nuk

respektoj

Si ti

përmirësojë

shprehitë

Ha shpesh pemë dhe perime

U shmangem grisinave,

bonboneve dhe ëmbëlsirave

Shpesh eci në këmbë

Bëj sport

Shkoj në këmbë deri

në shkollë dhe kthehem

Para kompjuterit kaloj

më pak se një orë në ditë

Gjatë kohës së lirë shpesh luaj

lojëra të ndryshme me shokët

e mi në vende të hapura

Në mbrëmje bie në gjumë

në kohë

130

Mënyra e shëndoshë e jetesës

FLETË PUNE

Jetesa e shëndoshë (vazhdon)

Për jetesë të shëndoshë duhet

ti respektoj rregullat në vijim

Respektoj

Nuk

respektoj

Si ti

përmirësojë

shprehitë

Gjumi im zgjat tetë orë

Kam hobin tim

Më pëlqen të lexoj libra

Në televizion shikoj

vetëm emisione adekuate

për moshën time

Të paktën një herë në javë

unë me familjen time dalim

në shëtitje në natyrë

Për çdo ngjarje dhe problem

këshillohem nga prindërit e mi

Gjërat dhe dhomën time

i rregulloj vetë

Pas orëve, bisedoj me

prindërit e mi për ate se si

e kam kaluar ditën dhe se a

kam pasur ndonjë problem

131

Mënyra e shëndoshë e jetesës

FLETË PUNE

Menyja ime shtatëditore

Mëngjesi Zëmra Dreka Zëmra Darka

E hënë

E martë

E mërkurë

E enjte

E premte

E shtunë

E diel

132

Ndryshimet klimatike

Moti — Moti paraqet dukuritë momentale të diellit, reve, shiut, borës, erës. Mund të ketë edhe

mot të ndryshëm (ndryshimi i kohës) gjatë të njëjtës ditë ose gjatë të njëjtës javë.

Klima paraqet kombinimin e kushteve të caktuara të motit në një rajon gjatë një periudhe

më të gjatë kohore. Zakonisht themi se një rajon i caktuar ka klimë të thatë ose të lagësht,

e kjo varet nga më tepër faktorë, siç janë: relievi (malet, luginat, lumenjtë) lartësia mbidetare,

afërsia e detit etj. Këta faktorë ndikojnë drejtpërdrejt mbi temperaturën mesatare dhe sasinë

e të reshurave. Klima në një rajon të caktuar përcakton se cilat bimë dhe shtazë do të jetojnë

aty. Nga klima, gjithashtu, kushtëzohet se me çka do të merret popullsia, çfarë ushqimi

do të hajë, si do të jenë shtëpitë dhe shumë gjëra të tjera. Për dallim nga moti, i cili mund

të ndryshojë edhe vetëm për disa orë gjatë ditës, për ndryshimin e klimës nevojiten qindra vite.

Në planetin Tokë klima vazhdimisht ndryshohet. Por, për dallim nga e kaluara, kur kjo dukuri

ishte kryesisht proces natyror, sot ndryshimet klimatike ndodhin edhe si pasojë e aktiviteteve

të njeriut (përparimi i teknologjisë, ndërtimi i një numri të madh të fabrikave, prodhimtaria

masive, bujqësia e mekanizuar dhe intensifikuar dhe të ngjashme). Ajo çka i brengos të gjithë,

është shpejtësia me të cilën po ndryshon klima, përkatësisht ndryshimet klimatike, për çka

në të kaluarën nevojiteshin mijëra vite, ndërsa sot po ndodhin për më pak se një qind vjet.

Çka është më e rëndësishme — këto ndryshime janë gjithnjë e më të mëdha dhe gjithnjë

e më tepër po ndjehen, e këto janë: verëra shumë më të nxehta dhe dimra shumë më të ftohtë,

pranvera dhe vjeshta shumë më të shkurtëra, erëra të fuqishme, uragane, përmbytje dhe

thatësira (zgjerimi i shkretëtirave) e të tjera, të cilat po i godasin të gjitha pjesët e botës.

Ngrohja globale Të gjitha matjet tregojnë se temperatura në sipërfaqen e Tokës vazhdimisht

po rritet. Ky proces është quajtur ngrohje globale, e cila nga ana tjetër, shkakton ndryshime

klimatike në mbarë botën. Që të kuptohen arsyet të cilat e shkaktojnë ngrohjen globale,

duhet të kuptohet efekti serrë. Por, së pari të rikujtojmë se planeti Tokë është i mbrojtur nga

mbështjellësi ajror i ashtuquajtur atmosferë, e cila gjatë ditës na mbron nga rrezet e forta

të diellit, ndërsa gjatë natës e mban temperaturën në nivelin normal për jetën e Tokës.

Në fakt, përbërja e atmosferës e kontrollon shkallën e ngrohjes së planetit. Ajo në masë

më të madhe përbëhet nga oksigjeni dhe azoti (pa këto dy gazra nuk do të ekzistonte jeta

në Tokë). Për rritjen e temperaturës në Tokë, janë përgjegjës të ashtuquajturat gazra të qelqta.

133

Ndryshimet klimatike

Këtë emër e kanë marrë sepse mbështjellësi i këtyre gazrave sillet sikur qelqi në kopshtin

e qelqtë — oranzheri, ndërsa veprimi i këtyre gazrave është i njohur si efekti serrë.

Efekti serrë Bimët e gjelbra krijojnë ushqim kështu që e pranojnë gazin e dioksidit

të karbonit nga ajri, si dhe materie të tjera nga toka. Gjatë frymëmarrjes të gjitha organizmat

e gjallë (bimët, kafshët, njeriu), dioksidin e karbonit e kthejnë në ajër. Gjithashtu, edhe gjatë

procesit të djegies në ajër lëshohet dioksidi i karbonit, si dhe gazra të tjera dhe të gjithë këto

gazra quhen gazra të qelqta. Pranimi dhe lëshimi i dioksidit të karbonit në natyrë do të duhej

të jetë në baraspeshë.

Por, njeriu e prish këtë baraspeshë me djegien e gjithnjë e më tepër të karburanteve,

për ç’arsye sasia e dioksidit të karbonit dhe e gazrave të tjera në ajër vazhdimisht rritet.

Dioksidi i karbonit në ajër — në atmosferë tani ka rol të njejtë

me atë të qelqit në ndonjë serrë. Ai i lëshon rrezet e diellit deri

në sipërfaqen e Tokës, por nuk lejon që nxehtësia ta braktisë

atmosferën. Kështu, sipërfaqja e Tokës nuk mund të ftohet dhe

bëhet gjithnjë e më nxehtë. Kjo ngrohje e sipërfaqes së Tokës

është quajtur efekti serrë.

Efekti serrë është i rrezikshëm, meqë shkakton ngrohje

të vazhdueshme të gjithë sipërfaqes së Tokës, e cila quhet

ngrohje globale. Nëse vazhdon ngrohja globale mund

të shkaktojë shkrirjen e akullnajeve në malet e larta dhe

në kodrinat polare të polit të Jugut dhe të Veriut të Tokës.

Shkrirja e masave aq të mëdha të akullta do ta ngriste nivelin e oqeaneve botërore dhe

të të gjitha detrave, ndërsa kjo do të shkaktonte përmbytje të mëdha. Midis tjerash, shumë nga

qytetet e mëdha në botë do të fundosen.

Me qëllim që të ngadalësohet ngrohja globale dhe të ndërpriten përmbytjet katastrofale,

njerëzit duhet vazhdimisht ta zvogëlojnë lëshimin e gazrave të qelqta në atmosferë dhe nëpër

fabrikat, fermat dhe shtëpitë e tyre, të shfrytëzojnë burime të energjisë, të cilat nuk krijojnë

gazra të qelqta.

Përgatitja ditore: Serra ose oranzheria

Kohëzgjatja

Koha vjetore

Vendi

Materialet

Qëllimet

Metodat

2-3 ditë

Pranverë, vjeshtë

Klasa — pranë dritares me dritë të mjaftueshme

Saksi me lule, enë qelqi, termometër, llampë nate;

fletë pune me tregimin 1 dhe tregimin 2

Nxënësit të:

• kuptojnë se ka dukuri të efektit serrë

• kuptojnë se efekti serrë e shkakton ngrohjen globale

• mësojnë se gazrat e dëmshme janë të rrezikshme për shëndetin

e të gjithë qenieve të gjalla në planetin Tokë

Diskutim, punë praktike, eksperiment, metodë e përcjelljes,

punë me të dhëna, prezentim

Pjesa I: Serra (eksperiment)

1

Nevojitet sjellja e një zileje të qelqtë dhe dy saksi, në të cilat janë mbjellut lule.

Me zilen e qelqtë e mbulojmë njërën saksi, ndërsa tjetrën e lëmë të pambuluar.

Që të dyja i lëmë jashtë, në diell, disa ditë. Në ndërkohë, duhet të matet temperatura

nën enën e qelqtë dhe të shënohet. Nxënësit me ndihmën e mësuesit i shënojnë

ndryshimet e temperaturës në tabelë, me qëllim që të shihet se temperatura rritet.

134

Ndryshimet klimatike

2

Shpjegojuni

nxënësve se me këtë eksperiment dëshmojmë se ena e qelqtë luan një rol

të mbajtësit të nxehtësisë. Bisedoni me nxënësit se ky proces i njejtë i ngrohjes globale

po ndodh edhe në planetin Tokë si pasojë e efektit serrë, ku rolin e mbajtësit të nxehtësisë

e luajnë gazrat e qelqta.

Pjesa II: Oranzheria (diskutim)

1

Oranzheritë janë ndërtime të veçanta ku kultivohen bimët. Ato shpesh shfrytëzohen

për kultivimin e luleve, perimeve ose pemëve. Oranzheritë ose serrat janë të ndërtuara

me qelq ose me plastikë. Ajri i ngrohur mbetet në oranzheritë me ndihmën e qelqit ose

të plastikës. Qelqi dhe plastika që shfrytëzohet për ndërtimin e oranzherisë, kanë për

detyrë që ta ruajnë nxehtësinë në brendinë e oranzherisë, e cila i ngrohë bimët dhe tokën

dhe u ndihmon atyre që më shpejt të rriten dhe të zhvillohen.

2

Me qëllim që nxënësit të mund ta ndiejnë efektin e ngrohjes së arritur në oranzheri, mund të

organizoni vizitë në oranzheritë për kultivimin e perimeve të hershme në rrethin më të afërt.

3

Përgatitni fëmijët në atë mënyrë që do t’ju shpjegoni mënyrën e funksionimit

të oranzherive, e pastaj ua lexoni tregimin „Kopshti i Anës“. Zhvilloni debat në lidhje

me procedurën e Anës, të përshkruar në tregim.

• Si veproi Ana?

• Si do të vepronit ju?

• Ku është jeta më e mirë për të gjitha krijesat-në kopsht, nën foli ose në ajër të pastër

• Cili është mesazhi i këtij tregimi, si mund të lidhet kjo situatë me jetën tuaj

të përditshme?

Pjesa III: Lojë — Ku do të shkojnë arinjtë e bardhë?

1

Qëllimi i lojës është që fëmijët të kuptojnë se aktivitetet njerëzore sjellin deri te ndryshimi

i kushteve klimatike dhe se me shkrirjen e akullit në polet zvogëlohet hapësira jetësore

e një lloji të rrezikuar. Ju nevojiten 8-12 copë kartoni (të prera në katrorë me dimensione

rreth gjysmë metri) ose fletë të bardha me format A4.

2

Radhitni kartonat në dyshemenë e klasës ashtu që do të grupohen në mesin e klasës

dhe të paktën nga anët ose këndet do të takohen me kartonat fqinjë. Shpjegojuni

nxënësve se kartonat paraqesin sipërfaqen e Polit të Veriut dhe se çdo karton paraqet

një copë të akullit. Në Polin e Veriut jetojnë arushat e bardha, të cilat paraqesin një

nga llojet e kafshëve të kërcënuara të goditura drejtpërdrejt nga ndryshimet klimatike.

3

Në çdo copë të kartonit le të ndalet nga një nxënës. I lusni nxënësit që të paramendojnë

gjoja se ata janë arusha të bardha të vogla. Pastaj u shpjegoni se ashtu si ngrohet klima

po ashtu edhe shkrihet akulli në Polin e Veriut dhe arushat e bardha janë të detyruara

që të shpërngulen dhe të jetojnë në hapësirën e vogël e cila u ka mbetur.

Pastaj, tërhiqni kartonat një nga një (duke filluar nga periferia e deri te kartonat

në brendësi) dhe i lusni nxënësit, të cilët qëndrojnë në atë copë që të zhvendosen

dhe të gjejnë hapësirë në ndonjë copë tjetër të kartonit (ose në dy të fqinjëve,

me ate që njëra këmbë do të qëndrojë në njërën copë të kartonit, ndërsa tjetra

në të copën fqinje), e cila tani më është zënë nga fëmija tjetër. Ndërprejeni lojën

kur do të vlerësoni se fëmijët me të vërtetë tani më nuk kanë vend dhe se vazhdimi

i lojës nuk është i sigurt.

135

Ndryshimet klimatike

DILEMA

Sa ngrohtësi na nevojitet?

E dimë se gjatë ditëve të dimrit çdo shtëpi ngrohet

në mënyrë të ndryshme. Por gjithashtu, e dimë

se që të ngrohen shtëpitë tona dhe hapësirat punuese

në të cilat qëndrojmë, nevojitet shfrytëzimi i një sasie

të madhe të energjisë. Gjatë periudhës së dimrit ka edhe

ditë më të ngrohta, por edhe më tutje është e nevojshme

që ti ngrohim shtëpitë tona. Çka do të bënim?

• Në çdo rast, nuk do ta ndërprejmë nxemjen,

do ta lëmë të punojë si çdo ditë tjetër, meqë

dëshirojmë që çdoherë ta kemi ngrohtë në shtëpi.

• Atë ditë nuk do të ngrohemi fare.

• Do të ndezim më pak trupa ngrohës,

stufën do ta vëmë në temperature më të ulët, ose do të fusim më pak drunj në stufë,

duke e ditur që me këtë do të kursejmë të holla dhe energji.

• Do ti lëmë trupat ngrohës të punojnë dhe do ta hapim dritaren që të ajrosemi.

• Diçka tjetër? Për shembull, Çka?

TEST

Sa di për klimën?

1Klima asnjëherë nuk ndërron, çdoherë është e njejtë.

2Në ndryshimet klimatike ndikon zhvillimi i shpejtë i industrisë.

3Aktivitetet e njeriut nuk ndikojnë në ndryshimet klimatike.

4Gazrat e dëmshme të serrës e mbajnë nxehtësinë

në planetin Tokë.

5Ngrohja globale do të thotë nxehtësi gjithnjë e më e madhe

në planet.

6Përgjegjësinë për planet të shëndoshë dhe të pastër e mbajnë

vetëm të rriturit.

7Me shfrytëzimin e matur të energjisë elektrike zvogëlohet

ngrohja globale.

8Vetëm me përdorimin e thëngjillit, naftës dhe gazit natyror

do ta ndërpresim ngrohjen globale.

9Ngrohja globale ndikon pozitivisht mbi shëndetin e njeriut.

E SAKTË

E PASAKTË

Përgjigjet: 1. E pasaktë 2. E saktë 3. E pasaktë 4. E saktë 5. E saktë 6. E pasaktë 7. E saktë 8. E pasaktë 9. E pasaktë

136

Ndryshimet klimatike

FLETË PUNE

Kopshti i Anës

Ana së bashku me nënën e saj ishin për vizitë te gjyshja e vet. Derisa Ana vraponte

e gëzuar, gjyshja e saj kujdesej për bimët e mbjellura në kopsht. Pas disa ditësh,

gjyshja u detyrua të shkojë për vizitë te motra e saj, e cila jetonte në një qytet tjetër.

Obligimet rreth shtëpisë dhe kopshtit duhej ti marrin Ana dhe nëna e saj.

Të nesërmen, e ëma e saj shkoi në punë. Ana shikoi nga dritarja dhe i vërejti lulet

në kopsht. Kjo e detyroi që ajo të vrapojë dhe të shohë se për çfarë kishin ato nevojë.

Kur hyri në serrën e mbuluar me foli nga plastika, kishte se çfarë të shihte. Lulet ishin

të vyshkura, sepse atë ditë nuk ishin ujitur. Ana menjëherë i ujiti, por edhe krahas kësaj,

gjendja e tyre nuk u përmirësua..

Mbeti e mbyllur në serrën nën foli dhe mendonte cila ishte arsyeja për gjendjen këtillë

të luleve. Përnjëherë u ndje keq, vërejti se i mungon ajër i pastër dhe se ishte tepër

ngrohtë dhe mezi merrte frymë. Me vrap doli jashtë, mori thellë frymë, ajër të pastër

dhe menjëherë u ndje më mirë. Në këtë moment e kuptoi arsyen se pse bimët ishin

vyshkur. Edhe bimët kanë nevojë për ajër të pastër. Ajo menjëherë e hapi folinë me qëllim

që të ajroset.

137

Arsimtar Data, vendi

Qendra Rajonale e Mjedisit Jetësor për Europën Qendrore dhe Lindore

Zyra në Maqedoni

në bashkëpunim me shkollën

vërteton se nxënësi/nxënësja

me sukses e kaloi programin „Paketa e Gjelbër Junior“

Qendrën Rajonale të Mjedisit për Evropën Qendrore e Lindore (REC)

■ Qendra Rajonale e Mjedisit për Evropën Qendrore e Lindore (REC) është organizatë ndërkombëtare e pavarur,

misioni i së cilës është të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve me mjedisin jetësor. REC-i e përmbushë misionin

e vet përmes promovimit të bashkëpunimit ndërmjet qeverive, organizatave joqeveritare, sektorit të biznesit

dhe palëve tjera të interesuara, si dhe përmes përkrahjes së shkëmbimit të lirë të informatave dhe pjesëmarrjes

së publikut në marrjen e vendimeve për mjedisin jetësor.

REC-i është themeluar në vitin 1990 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Komisioni europian dhe Hungaria.

Sot, REC-i është i themeluar juridikisht në Statutin e nënshkruar nga qeveritë e mbi 30 shteteve. Ka zyra në 17 shtete:

Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Bullgari, Estoni, Letoni, Lituani, Maqedoni, Poloni, Rumani, Sllovaki, Slloveni, Serbi,

Turqi, Hungari, Kroaci, Mal të Zi dhe Republikën e Çekisë. Selia e REC-it gjendet në Sentendre, Hungari.

REC-i aktivisht merr pjesë në të gjitha proceset kyçe globale, rajonale dhe lokale dhe kontribuon për gjetjen

e zgjidhjeve nga sfera e mjedisit jetësor dhe zhvillimit të qëndrueshëm në kuadër të rrjetit të zyrave të REC-it

në shtetet e lartpërmendura, por edhe jasht tij, përmes bartjes së njohurive dhe përvojave në shtetet dhe rajonet.

Donatorë të REC-it janë Komisioni Europian si dhe qeveritë e Austrisë, Shqipërisë, Belgjikës, Bosnjë e Hercegovinës,

Bullgarisë, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Maqedonisë, Maltës, Norvegjisë, Mbretërisë së Bashkuar, Polonisë,

Republikës së Çekisë, Sllovakisë, SHBA-së, Sllovenisë, Serbisë, Hungarisë, Finlandës, Francës, Holandës, Suedisë,

Spanjës, Zvicrës si dhe institucione tjera ndërqeveritare dhe private.

REC-i është i pranishëm në Republikën e Maqedonisë me koordinator të vetin nga korriku i vitit 1993.

Zyra e REC-it në Maqedoni zyrtarisht punën e vet e filloi në janar të vitit 1995.

Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC), përmes njësisë së saj operative Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA)

në Maqedoni, financiarisht e përkrahu REC-in, duke dhuruar mjete për hartimin e „Paketit të Gjelbër Junior“

në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe.

Hartimi i këtij paketi, i cili shpërndahet falas në të gjitha shkollat fillore në Republikën e Maqedonisë, është pjesë

e aktivitetit të programit të arsimit për mjedisin jetësor të REC-it. Përmes këtij programi, REC-i përpiqet t’i rrisë

kapacitetet individuale të arsimtarëve dhe trajnuesve të tashëm dhe të ardhshëm dhe ta përkrahë zhvillimin

e institucioneve dhe programeve kushtuar përmirësimit të arsimit në sferën e mjedisit jetësor në Europën Qendrore

dhe Lindore.

Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC)

■ Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim është pjesë e politikës së jashtme austriake dhe e politikës zhvillimore

të Bashkimit europian, i cili ka për qëllim të promovojë paqen botërore në bashkëpunim me shtetet tjera të

industrializuara dhe shtetet në zhvillim. ADA është e obliguar për realizimin e të gjitha projekteve dhe programeve

dypalëshe në shtetet-partnere të ADC-së dhe për administrimin e buxheteve përkatëse.

Politika zhvillimore austriake udhëhiqet nga qëllimet në vijim:

1. Lufta kundër varfërisë në shtetet në zhvillim me anë të përparimit të zhvillimit ekonomik dhe social përmes

procesit të aktivitetit ekonomik të qëndrueshëm dhe rritjes ekonomike, të kombinuar me ndryshime

strukturore, institucionale dhe sociale.

2. Sigurimi i paqes dhe sigurisë për njerëzit, sidomos përmes përparimit të demokracisë, sundimit të ligjit,

të drejtave të njeriut dhe menxhimit të mirë.

3. Mbrojtja e mjedisit jetësor dhe resurseve natyrore si bazë për zhvillim të qëndrueshëm.

Politika zhvillimore austriake bazohet në parimet në vijim:

1. Qëllimet e qeverive dhe të popullsisë në shtetet në zhvillim, në aspekt të shpejtësisë dhe llojit të procesit

zhvillimor dhe të drejtës së tyre për të zgjedhur rrugën vetanake të zhvillimit;

2. Integrimi i masave në rrethin konkret shoqëror, me kujdes të veçantë në aspektet kulturologjike dhe në

përdorimin e teknologjisë përkatëse;

3. Barazi midis burrave dhe grave;

4. Nevojat e fëmijëve dhe të hendikepuarve.

Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim punon në shtete të zgjedhura partnere në Afrikë, Azi, Amerikën Latine

dhe në Europën Juglindore. Programet e bashkëpunimit austriak për zhvillim i zbaton Agjencia Austriake

për Zhvillim në bashkëpunim të ngushtë me ndërmarrjet dhe organizatat zhvillimore. Në emër të Bashkëpunimit

Austriak për Zhvillim, Agjencia Austriake për Zhvillim, gjithashtu, punon me qeveri të shteteve partnere

dhe me shtete tjera donatore.

Më shumë informacione mund të gjenden në www.ada.gv.at.

GPJrMK-AL • 2012

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!