Mars 2011 - Gazeta "Korça"

Mars 2011 - Gazeta "Korça" Mars 2011 - Gazeta "Korça"

gazeta.korca.com
from gazeta.korca.com More from this publisher
29.11.2014 Views

4 -K o r ç a- mars 2011 Thimi Mitko Thimi Mitko është figura më e shquar e folkloristikës shqiptare. Ai e filloi veprimtarinë nga mezi i shekullit të 19-të, atëhere kur shtrohej si nevojë e ngutshme një bashkësi e njehësuar politike, ekonomike, shpirtërore, kulturore e territoriale kombëtare. Mitkoja, krahas patriotëve të tjerë iu vu punës me pasion për grumbullimin e trashëgimit kulturor e artistik popullor, duke u dalluar si një nga figurat më të shquara të folkloristikës sonë. Thimi Mitkoja lindi në Korçë më 1820, në një familje tregëtarësh që dallohej për një pjesëmarrje aktive në jetën shoqërore të qytetit, si dhe për ndihmat e dhëna në dobi të zhvillimit të arsimit. Ai emigron ne disa vende si Greqi, Bullgari, THIMI MITKO Thimi Mitko themelues i folkloristikës shqiptare Austri derisa vendoset në Egjipt, ku fillon një fazë e re,vendimtare për jetën dhe veprimtarinë e tij patriotike dhe kulturore. Ne Egjipt Mitkoja u përpoq të ngjallte tek bashkatdhetarët ndjenjën e dinjitetit kombëtar, të forconte ndërgjegjen e tyre kombëtare,të ndikonte në formimin e tyre shpirtëror. Në mënyrë të veçantë, i kultivon këto ndjenja në këngët popullore të përmbledhjes së njohur “Bleta Shqiptare”, nëpërmjet shënimesh me të cilat zbulon vlerat artistike dhe estetike të popullit të tij. Kështu Thimi Mitkoja, me përmasat e personalitetit të tij dhe me simpatinë që gëzonte midis rretheve patriotike e kulturore të jashtme, bëhet një nga propogandistët më aktivë midis kolonive shqiptare të mërgimit. Vitet 1880-1890, janë vitet e lidhjeve të Mitkos me figura të shquara të botës kulturore, për të popullarizuar traditat shqiptare në fushën e kulturës dhe artit popullor. Lind pyetja: Në ç’kohë e filloi Mitkoja dhe në ç’rrethana, veprimtarinë e tij folkloristike? Mitkoja duhet ta ketë nisur punën për Bibloteka “Thimi Mitko”-Korçë folklorin në fillimet e viteve ’60, të shekullit të 19-të. Mitkoja e zhvilloi këtë veprimtari kryesisht në mëgrim, midis bashkatdhetarësh të Jugut dhe të Veriut që ndodheshin në Egjipt. Ndonjë element të folklorit të vendlindjes, ka të ngjarë ta ketë mbledhur edhe në atdhe, gjatë udhëtimeve që bëri përpara se ta shpërngulte familjen nga Korça. Pas një pune plot zell e pasion, në këtë kohë (1874) autori kishte mundur ta bënte gati për botim përmbledhjen e tij. Botimin e tij ai e quan si “Të shkruarën më të përshtatshme për zgjuarjen dhe bashkimin e shqiptarëve”, por vëllimi nuk mundi të botohej veçse pas 4 vitesh, më 1878, në Aleksandri të Egjiptit me titull “Bëleta shqypëtare”. Tek parathënia e vëllimit autori paraqet mendimet e tij rreth vlerës së traditave të popullit: ”Qëlllimi i “Bletës Shqypëtare” është përgjithësisht shpëtimi dhe dhënia e brezave që vijnë i fjalëvet dhe teksteve shqipe, të cilat para disa vjetësh i mblodha me shumë mundim e shpenzime dhe besoj se do të kenë vleftë, sepse në këto duket origjina, karakteri, zakonet e racës shqiptare” Materialet folklorike në këtë vëllim fillojnë me proverbat dhe vazhdojnë me gjëegjëzat, emrat e njerëzve, këngët alegorike të ditëve të shënuara të vitit, të dasmës, të dashurisë, të trimërisë, këngët gegërishte, përrallat dhe mbyllen me një fjalor shpjegues të fjalëve krahinore që përmbajnë tekstet folklorike. Këto materiale ( 490 proverba, 80 gjëegjëza, 359 këngë, 12 përralla etj.), përfaqësonin një kuadër të gjerë dhe autentik të traditave popullore. Në regjistrimin e materialit, megjithëse nuk shoqërohen zakonisht me të dhënat e zakonëshme e të nevojëshme dokumentuese për vendin dhe kohën e mbledhjes, nuk mungojnë dhe shënimet jo vetëm për prejardhjen e këngëve por dhe për rastin kur këto këndoheshin në festat popullore. Këngët ai është përpjekur t’i grumbullojë sipas tematikës dhe t’i rendisë pas një kriteri kohor. Në brendinë e këtyre këngëve shihet përpjekja e autorit për gjallërimin e tyre, për nxjerrjen në dukje të traditave heroike të popullit tonë. Duhet përmendur fakti që, “Bletën Shqiptare” Mitkoja e botoi duke përdorur me ndryshime fare të vogla, alfabetin grek të Kamardës. Ajo që e shquan Mitkon si mbledhës të folklorit veç të tjerave është aftësia dhe shija për të zgjedhur materialin. Mitkoja ka meritë se riprodhon me saktësi gjuhën e përdorur dhe kjo është shenjë e seriozitetit të tij. Qarqet kulturore të huaja e pritën me një interes të dyfishtë këtë vepër, së pari për lëndën interesante që sillte për të njohur specifikën kombëtare të popullit tonë dhe së dyti si një dokument me rëndësi për të mbështetur të drejtat e ligjshme të popullit të tij. Me këtë veprimtari, që zhvilloi me dashuri për rreth 30 vjet, me parimet e kërkimit të regjistrimit, të zgjedhjes e paraqitjes së këtyre materialeve, Th. Mitkoja hyn në historinë e kulturës sonë si figura më e shquar e folkloristikës shqiptare në të kaluarën. Vepra e tij qëndron denjësisht në radhët e lëvizjes së përgjithshme folklorike të kohës. Bibloteka e qytetit të Korçës mban emrin e Thimi Mitkos. JONELA SPAHO Pedagoge në Universitetin Fan.S.Noli-Korçë Nesër… -Hape portën!... Malli im i mardhur, Qerpiku im i trazuar, Lotin e hidhur lind. -Hapma portën sot! Nesër do jetë shumë von, Më s’do këtë lot… Poezi nga ALMA KULA (HYSENLLARI) -Moglicë Rilind -S’të kam zili për “dimrin” tënd, As qiellin tënd në ngjyrë gri, Unë vij nga tjetër Galaktikë, Më lindi nëna Dashuri. -Në do t’a dish edhe të DUA! Madje dua të të ndriçoj Dhe jam e bindur, se do të rilindësh, Bir i dashurisë që unë kërkoj. Tepër vonë -Tani s’të them dot më, dëgjomë! U shua dielli që lindte për mua. Të tjera fllade fryjnë për TY, Në të tjera galaktika më gjen MUA. Tani eja s’të them më dot Dhe pse Universi Përvëlohet në lotë… Me shpirt ju flas -Me ç’gjuhë t’ju flas të më kuptoni, -Pse kaq shumë vrer, dallgë e shkumbë?!... -Me “gjuhën” tuaj botën thërrmoni, Por jeta është e bukur shumë -Ja zemrën time ku e kini, Po deshët Ju, bëhem fli unë. E dogjën shpirtin tim vetëtimat Unë e dua jetën, ajo është e bukur shumë -Ju flas me shpirt, sa toka dridhet, E qielli lutet me përgjërim. -E kemi humbur të gjithë betejën, Nëse mbjellim urrejtjen, e jo DASHURINË. Ja, ma ver dorën, përmbi dorë, Më duaj sa të dua unë. Ti falim botës Dashurinë, Se JETA është e shkurtër shumë.

5 -Korça- mars 2011 Titulli i Projektit: TË LUFTOJMË TRAFIKIMIN E QËNIEVE NJERËZORE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË, SHQIPËRISË DHE BOSNJË-HERCEGOVINËS. MBËSHTETUR NGA KOMISIONI EVROPIAN. IPA CROSS BORDER- PROGRAMI NDËRKUFITAR IPA Nr. I Referencës: Europë Aid/128286/C/ACT/MULTI Ky projekt mundësohet nga Komisioni Evropian TRAFIKIMI ËSHTË REALITET ! LE TA LUFTOJMË TRAFIKIMIN E QËNIEVE NJERËZORE ! -Projekti implementohet nga organizata CISS (Cooperazione Internazionale Sud-Sud), Semper Maqedoni dhe Misioni Emanuel në qarkun e Korçës. Adresa : -Rruga e Unazës, Lagjia Nr. 10, Godina “DORKAS” - KORÇË Tel : -082242471 Cel : -0694018365 E-mail: mikel.bogdani777@gmail.com QYTETËRIMET PREHISTORIKE NË DRITËN E ZBULIMEVE ARKEOLOGJIKE Pellgu i Korçës me florë dhe faunë të pasur, me terrene të përshtatshme për buqësi dhe blektori, më ujëra të bollshme për peshkim (Liqenet e Prespës dhe ai i Maliqit), (Sot i bonifikuar) dhe pozita kyçe me kryqëzim të rrugëve: Adriatiko- Egjeane, ka qenë i banuar gjatë mijëvjeçarëve. -Vrojtimet në terren, të shoqëruara me gërmime arkeologjike, te gjitha gjatë këtyre 40 vjetëve të fundit kanë lokalizuar dhe kanë bërë të njohur me dhjetra vendbanime të hapura dhe të fortifikuara dhe shumë varreza tumolare (kodrinore). -Materialet e zbuluara nga gërmimet ne Podgorije-Vashtëmi-Barç e shpella e Trenit përfaqësojnë gjurmët më të vjetra të banimit dhe i përkasin Neolitit të hershëm 6000 p.e.s. -Kategoritë e shumta të gjetjeve të zbuluara në vendbanimin Palafit të Dunavecit, i pari i këtij lloji dhe më i vjetri në Ballkan, së bashku me ato në Podgorije prezantojnë Neolitin e mesëm. -Neoliti i vonë përfaqëson periudhën kulmore të qytetërimit neolitik (Kalimi nga mijëvjeçari 4-3 p.e.s. dokumentohet me zbulimet në Dërsnik-Barç e Maliq (Qermika e pikturuar me motive spiralike e meandrike) e zbuluar në këto qendra banimi përfaqëson një nga dukuritë më kulmore të kohës. -Epoka Eneolitike (e bakrit) përfaqësohet nga kategoritë e shumta të gjetjeve me prejardhje nga vendbanime Palafiti i Maliqit (Një nga më të shquarit në rrafshinj ballkanik e më gjerë), së bashku me atë nga Luadishta-Burimasi dhe shpella e Trenit në Devoll. -Banorët eneolitikë të pellgut të Korçës në Shqipërinë juglindore krahas buqësisë, blektorisë, peshkimit, endjes së fillit, filluan të merreshin me nxjerrjen e përpunimin e metalit të bakrit. Dëshmi për këtë janë dalta dhe grepat e peshkimit të zbuluara në Maliq, që së bashku me koleksionet e figurinave (Baltë e pjekur), antropomorfë e zoomorfë, tavolina e vula kulti, rradhiten përkrah shfaqjeve më të bukura të artit prehistorik të Europës juglindore. -Epoka e bronzit përfaqëson periudhën më të rëndësishme jo vetëm në rrafshin ekonomikoshoqëror por edhe në kuptimin e formimit të etnosit e të kulturës Ilire. Kemi parasysh këtu shtegëtimet e para të mëdha të blektorëve indo-evropianë, që së bashku me banorët neoeneolitikë formojnë së bashku ILIRËT, si dhe një nga tre etnitë më të vjetra: ILIRË-HELE- NË-TRAKË-të BALL- KANIT. (Në vitet 2100- 1200p.e.s.). -Kësaj kohe i përkasin kategoritë e shumta të gjetjeve të zbuluara në Maliq-Sovjan- Podgorije dhe shpella e Trenit në Devoll, së bashku me qindra objekte prej qeramike, bronxi, hekuri, kocke, qelibari, ari, argjendi, të zbuluara në Tumat e Barçit- Kuçit të Zi -Shuecit, e të Kamenicës. Shumë nga këto kategori gjetjesh, si qeramika e pikturuar: “Devollitë”, shpata, kama, heshta bronxi e hekuri, fibula, gjilpëra, disdemat e stolitë e tjera të këtyre varrezave së bashku me materialet e tjera të zbuluara në kalanë e Trenit-Trajanit- Vendrokut-Bilishtit- Gjonomadhit- Bellovodës etj, lidhen ngushtë me periudhën e hershme (1100-750 p.e.s), (750-540 p.e.s.). të Epokës së hekurit. Kjo periudhë lidhet me kohën e lindje së jetës e kulturës protoqytetare e qytetare e të shtetit të parë Ilir. Në këtë periudhë që përkon me shekullin e V-IV p.e.s. lindi për herë të parë SHTETI ILIR, në krahinat e Shqipërisë juglindore që pati për kryeqendër PELIONIN dhe BARDHYLIN PLAK të parin MBRET të kësaj dinastie ilire. Pasardhësi i tij siç mësohet nga burimet ka qënë KLITI së bashku me GLAUKINËN e TAU- LANTËVE. Kryeqëndra ilire u bë Pelioni në vitin 335 p.e.s. L.F

5 -Korça- mars 2011

Titulli i Projektit:

TË LUFTOJMË TRAFIKIMIN E QËNIEVE NJERËZORE NË REPUBLIKËN

E MAQEDONISË, SHQIPËRISË DHE BOSNJË-HERCEGOVINËS.

MBËSHTETUR NGA KOMISIONI EVROPIAN.

IPA CROSS BORDER- PROGRAMI NDËRKUFITAR IPA

Nr. I Referencës: Europë Aid/128286/C/ACT/MULTI

Ky projekt mundësohet nga

Komisioni Evropian

TRAFIKIMI ËSHTË REALITET !

LE TA LUFTOJMË

TRAFIKIMIN E QËNIEVE NJERËZORE !

-Projekti implementohet nga

organizata CISS

(Cooperazione Internazionale Sud-Sud),

Semper Maqedoni

dhe

Misioni Emanuel në qarkun e Korçës.

Adresa :

-Rruga e Unazës, Lagjia Nr. 10,

Godina “DORKAS” - KORÇË

Tel : -082242471 Cel : -0694018365

E-mail: mikel.bogdani777@gmail.com

QYTETËRIMET PREHISTORIKE NË DRITËN E ZBULIMEVE

ARKEOLOGJIKE

Pellgu i Korçës me florë

dhe faunë të pasur, me

terrene të përshtatshme

për buqësi dhe blektori,

më ujëra të bollshme për

peshkim (Liqenet e

Prespës dhe ai i Maliqit),

(Sot i bonifikuar) dhe

pozita kyçe me kryqëzim

të rrugëve: Adriatiko-

Egjeane, ka qenë i banuar

gjatë mijëvjeçarëve.

-Vrojtimet në terren, të

shoqëruara me gërmime

arkeologjike, te gjitha

gjatë këtyre 40 vjetëve të

fundit kanë lokalizuar

dhe kanë bërë të njohur

me dhjetra vendbanime

të hapura dhe të fortifikuara

dhe shumë

varreza tumolare (kodrinore).

-Materialet e zbuluara

nga gërmimet ne Podgorije-Vashtëmi-Barç

e shpella e Trenit

përfaqësojnë gjurmët

më të vjetra të banimit

dhe i përkasin Neolitit

të hershëm 6000 p.e.s.

-Kategoritë e shumta të

gjetjeve të zbuluara në

vendbanimin Palafit të

Dunavecit, i pari i këtij

lloji dhe më i vjetri në

Ballkan, së bashku me

ato në Podgorije prezantojnë

Neolitin e

mesëm.

-Neoliti i vonë përfaqëson

periudhën kulmore

të qytetërimit

neolitik (Kalimi nga

mijëvjeçari 4-3 p.e.s.

dokumentohet me zbulimet

në Dërsnik-Barç

e Maliq (Qermika e

pikturuar me motive

spiralike e meandrike) e

zbuluar në këto qendra

banimi përfaqëson një

nga dukuritë më kulmore të

kohës. -Epoka Eneolitike

(e bakrit) përfaqësohet

nga kategoritë e

shumta të gjetjeve me

prejardhje nga vendbanime

Palafiti i Maliqit

(Një nga më të shquarit në

rrafshinj ballkanik e më

gjerë), së bashku me atë

nga Luadishta-Burimasi

dhe shpella e Trenit në

Devoll.

-Banorët eneolitikë të

pellgut të Korçës në

Shqipërinë juglindore

krahas buqësisë, blektorisë,

peshkimit, endjes së

fillit, filluan të merreshin

me nxjerrjen e përpunimin

e metalit të bakrit. Dëshmi

për këtë janë dalta dhe

grepat e peshkimit të

zbuluara në Maliq, që së

bashku me koleksionet e

figurinave (Baltë e pjekur),

antropomorfë e zoomorfë,

tavolina e vula

kulti, rradhiten përkrah

shfaqjeve më të bukura

të artit prehistorik të

Europës juglindore.

-Epoka e bronzit përfaqëson

periudhën më të

rëndësishme jo vetëm në

rrafshin ekonomikoshoqëror

por edhe në

kuptimin e formimit të

etnosit e të kulturës

Ilire. Kemi parasysh

këtu shtegëtimet e para

të mëdha të blektorëve

indo-evropianë, që së

bashku me banorët neoeneolitikë

formojnë së

bashku ILIRËT, si dhe

një nga tre etnitë më të

vjetra: ILIRË-HELE-

NË-TRAKË-të BALL-

KANIT. (Në vitet 2100-

1200p.e.s.).

-Kësaj kohe i përkasin

kategoritë e shumta të

gjetjeve të zbuluara në

Maliq-Sovjan-

Podgorije dhe shpella e

Trenit në Devoll, së

bashku me qindra objekte

prej qeramike, bronxi,

hekuri, kocke, qelibari,

ari, argjendi, të zbuluara

në Tumat e Barçit-

Kuçit të Zi -Shuecit, e të

Kamenicës. Shumë nga

këto kategori gjetjesh, si

qeramika e pikturuar:

“Devollitë”, shpata, kama,

heshta bronxi e hekuri,

fibula, gjilpëra, disdemat

e stolitë e tjera të këtyre

varrezave së bashku me

materialet e tjera të

zbuluara në kalanë e

Trenit-Trajanit-

Vendrokut-Bilishtit-

Gjonomadhit-

Bellovodës etj, lidhen

ngushtë me periudhën e

hershme (1100-750

p.e.s), (750-540 p.e.s.). të

Epokës së hekurit. Kjo

periudhë lidhet me kohën

e lindje së jetës e kulturës

protoqytetare e qytetare e

të shtetit të parë Ilir. Në

këtë periudhë që përkon

me shekullin e V-IV p.e.s.

lindi për herë të parë

SHTETI ILIR, në krahinat

e Shqipërisë juglindore

që pati për kryeqendër

PELIONIN dhe

BARDHYLIN PLAK të

parin MBRET të kësaj

dinastie ilire.

Pasardhësi i tij siç

mësohet nga burimet ka

qënë KLITI së bashku me

GLAUKINËN e TAU-

LANTËVE.

Kryeqëndra ilire u bë

Pelioni në vitin 335

p.e.s.

L.F

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!