29.11.2014 Views

Mars 2011 - Gazeta "Korça"

Mars 2011 - Gazeta "Korça"

Mars 2011 - Gazeta "Korça"

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

3

-K o r ç a-

mars 2011

DEKLARATË PËR SHTYP

Ditën e Mërkurë më 16 Shkurt, nje delegacion i kryesuar nga Ambasadori Norvegjez për

Kosovën dhe Shqipërinë, Shkëlqesia e tij Z. Sverre Johan Kvale, si dhe Konsulli Austriak në

Shqipëri z. Martin Kramer, vizituan qytetin kryesor të zonës së Projektit të DHP, Gramshin.

Ata ishin të shoqëruar prej përfaqësuesve te Ministrisë së Jashtme Norvegjeze dhe Agjencisë

Austriake për Zhvillim. Qëllimi i vizitës së delegacionit ishte të merrnin informacion mbi jetën

sociale dhe nevojat e komunitetit të Luginës së Devollit. Delegacioni u mirëprit në Gramsh nga

Kryetari i Bashkisë së qytetit, Z. Kastriot Zëra. Delegacioni vizitoi institucione të cilat janë

thelbësore për përmirësimin në të ardhme të strukturave shoqërore, si shkollën Fillore “Asllan

Shahini”, Qendrën për Rehabilitimin dhe Përfshirjen e qytetarëve me nevoja të veçanta në

shoqëri, si dhe Pallatin e Sportit të qytetit të Gramshit. Z. Zëra deklaroi se, “ne vlerësojmë

veçanërisht investimin e kompanive bashkë-aksionare EVN dhe Statkraft, përfaqësuese të

Austrisë dhe Norvegjisë, nëpërmjet Devoll Hydropower Sh.A. Projekti i DHP-së është një

mundësi për zhvillim ekonomik dhe shoqëror për qytetin e Gramshit, dhe do kontribuoj pozitivisht

në shkëmbimin kulturor”. Pasdite u zhvillua Tryeza e Dytë Informuese per projektin me pjesëmarrjen e të ftuarve, Kryetarëve të Bashkive dhe Kryetarëve

të Komunave respektive të zonës së projektit. Prezantimi i Projektit u organizua në Qendrën për Informimin e Publikut të DHP-së në Gramsh. Qendra

shërben për informimin e publikut në lidhje me Projektin Hidroenergjitik të Devollit.Të ftuarit u prezantuan me aktivitetet e Fazës Para-Ndërtimore, si dhe

u shfaq një film i animuar në tre dimensional mbi paraqitjen e ardhshme të Projektit Hidroenergjetik të Devollit. Duke shfrytëzuar këtë rast Ambasadori

Norvegjez deklaroi: “Projekti Devoll Hydropoëer është një iniciativë shumë e rëndësishme për Norvegjinë dhe Austrinë. Të dyja kompanitë si EVN dhe

Stakraft, janë kompani me shumë eksperiencë, dhe ne shprehim besimin e plotë se do bëjnë një punë të mrekullueshme, jo vetëm duke ndërtuar hidrocentralet,

por edhe në drejtim të zhvillimit të komunitetit të Luginës së Devollit”. Znj. Annette Bull, përfaqësuese e Ministrisë së Jashtme Norvegjeze, Përgjegjëse e

Zyrës për Shqipërinë deklaroi se kjo vizitë do ta ndihmojë atë për të prezantuar pranë Ministrisë së Jashtme Norvegjeze propozime për mbështetjen e

zhvillimit në lidhje me nevojat e Shqipërisë dhe në mënyrë të veçantë për ato të komunitetit të Luginës së Devollit. Kompanitë Austriake kanë qenë të

pranishme me investime të rëndësishme në Shqipëri në vitet e fundit. Konsulli Austriak deklaroi: “Si përfaqësues i Ambasadës Austriake në Shqipëri është

e mrekullueshme të jesh dëshmitar i aktiviteteve të kompanive Austriake të cilat kanë investuar në Shqipëri. Projekti Hidroenergjitik i Devollit do të

kontribuoj në imazhin pozitiv të Shqipërisë për kompani të tjera Austriake. Ne jemi krenarë të bashkëpunojmë me Norvegjinë në këtë projekt të rëndësishëm

dhe do të sjellim eksperiencën shumëvjeçare mbi hidrocentralet në Shqipëri. DHP përpiqet të arrijë një ekuilibër ndërmjet ekonomisë, mjedisit dhe përmasave

sociale te veprimtarive të saj. DHP është e vetëdijshme për përgjegjësitë e saj kundrejt komunitetit në zonën e

projektit dhe ajo do te shkojë përtej veprimtarisë kryesore të saj të biznesit, ndërtimi i hidrocentraleve, për te

mbrojtur ambientin dhe do të kontribuojë pozitivisht ne nivelin e jetesës së njerëzve qe jetojnë atje.

VIOLA PUCI

Menaxhere komunikimi DHP

Ishte vetëm një krisje, një

kuturisje dhe një harlisje

dashurie dhe asgjë tjetër. Një

krisje, kuturisje dhe harlisje

në ato lëndinat ende të

pazbuluara të zemrave tona,

që ndonjëherë, dashur pa

dashur, të çojnë në ndonjë

ishull të pabanuar utopie.

Kështu i ndodhi edhe Qamil

Panaritit, atij djali që

Themistokli Gërmenji e kish

quajtur “luani i çështjes

shqiptare, bukuria e lirisë

shqiptare” dhe e kish bërë

komandantin ushtarak të

Republikës Autonome të

Korçës.

A ke shkuar ndonjëherë në

Panarit të Korçës? Ke

shkuar ndonjëherë aty tek

faqja e thepisur e shkëmbit

pasi kalon manat e përgjakur

të Treskës sime? A je ndalur

dhe ndoshta a ke shkuar në

majë të shkëmbit, aty ku

ekskluzivisht kanë foletë

shqiponjat?

Ke shkuar? Aq më mirë

ateherë…Në atë mjedis

ishte rritur Qamil Panariti.

Që nga ai shkëmb kishte ikur

për herë të fundit Iljaz bej

Mirahori, themeluesi i

Korçës......

Fshati ynë Treskë-Trebickë

me Panaritin nuk mban as

gjysmë ore në këmbë. Por

zakonet tona ndërojnë. Në

fshatrat tona dashuria nuk ka

qenë asnjëherë “mollë e

ndaluar”, kështu që edhe

fitoret në dashuri, edhe

disfatat, edhe dështimet në

betejat dashurore, janë parë

si të gjitha luftërat, fitoret apo

disfatat në përleshjen e

madhe dhe të pafund të jetës.

Por për komshinjtë dhe për

miqtë tanë panaritas ka qenë

krejt ndryshe. Ata janë natyra

të heshtura, të mbyllura. A

thua se dashurinë e mbajnë

të mbyllur thellë në pusin e

pazbuluar të zemrave të tyre

dhe nuk e nxjerrin aty pikëpikë

si vesa, po tërë jetën e

ruajnë si një thesar të

panjohur! Veç në raste të

rralla kur shpërthen kjo

dashuri i ngjan një vullkani të

frikshëm me llavën që vrapon

e llahtarisur dhe fatgremisur.

Këtë histori ma ka treguar

trimi i marrë Riza Kodheli,

komandant i brigadës së

njëzet, kur unë isha komandant

i kësaj brigade. “Dhe

dikush që e diti, asgjë nuk

pëshpëriti në parajsë i vaftë

shpirti”. Dhe si “dikush” nuk

pëshpëriti kurrë. Si një burrë

e mbajti të mbyllur këtë histori

deri në buzë të varrit.

Në brigadë kishim një vajzë

të bukur nga Korça, Qybra

Sokoli. Një peri…Sot do të

ishte bërë një miss. U vra në

Katjel, në prag të lirisë, dhe

xha Rizai me trupin e saj

ASAJ

nëpër duar tha duke i mbyllur

sytë: “Bija ime, kjo zemër nga

plumbat është bërë gur. Por ti

po më jep një plumb që nuk

do ta harroj kurrë”.

E pra, Rizai u përpoq ta

mbronte nga plumbat dhe nga

dashuria. Në brigadë kishim

disa nga ata që vdesin kur

dashurojnë. Dhe xha Rizai i

kish frikë këto lloj dashurish,

më frikë se të gjith plumbat

së bashku.

Mirë e kishte plaku i maleve

të Korçës.

Kur ne do të formonim

batalionin partizan “Qamil

Panariti”, xha Rizai na u afrua

pranë dhe na tha:

-Komisar, dua t’ju tregoj një

histori që nuk mund ta mbaj

për vete. Në buzë të varrit

këtë histori ma ka treguar një

miku im kaçak malesh, miku

im Qamil Panariti dhe

Themistokli Gërmenji nga

Opari i Korçës.

Po ta tregoj se ka të bëjë me

Qamil Panarititn, emrin e të

cilit po merr sot ky batalion

partizan.

Kur më 1917-n Themistokli

Gërmenjin e morën dhe e

pushkatuan, mikun e tij më të

mirë, të bukurin e maleve, lisin

e Panaritit, Qamil Panariti, e

çuan në do Guajanën franceze,

në një burg të sigurisë

së lartë, bashkë më një

luftëtar të hershëm të tij të

luftës për liri.

Oparaku që ishte me të në

Guajanë na e ka treguar këtë

histori:

Qamil Panariti ishte miku më

i mirë i Themistokli Gërmenjit.

Themistokliu i dha një

detyrë të lartë dhe të

merituar. Qamili ishtë me

shkollë, besnik dhe trim. Por

Qamil Panariti mor komisar

ra në dashuri me një zonjushë

nga Korça, një e krishterë

ortodokse. Duheshin, por

familja e vajzës nuk pranoi.

Me gjithë ndërhyrjen energjike

të Themistokliut dhe

Evdhoksi Gërmenjit pranë

kësaj familjeje, asnjë dobi

nuk pati. Zemra e djalit u

thye, por nuk e humbi besimin

tek dashuria. Kur e syrgjynosën

në Guajanë, çdo javë,

siç na tregoi miku im oparak,

ai niste një letër drejtuar asaj.

Por asnjë letër në fakt nuk

nisej. Një tufë me letra dhe

një vapor maket punuar me

mjeshtëri nga Qamil Panariti,

drejtor i burgut ia dha

oparakut kur ai mbaroi

dënimin pas pesë vjetësh.

Ndërkohë Qamil Panariti,

duke mos marrë asnjë

përgjigje, vdiq i dëshpëruar në

atë dhe të largët të huaj.

Siç kishte lënë fjalë Qamil

Panariti dhe siç e donte

zakoni, oparaku kur arriti në

Korçë shkoi në shtëpinë e

asaj për të dorzuar pakon me

letra. Zonjusha ishte bërë

zonjë, ishte martuar me një

tregëtar të njohur të Korçës.

E priti vetëm për pesë

minuta, në këmbë, pranë

zjarrit. Ai i foli për mikun e tij

që vdiq në Guajanën e largët

franceze dhe i dorëzoi plikon

me letra.

Dhe zonja çfarë i kishte

thënë?

-Prit. A nuk folëm në fillim për

ato lëndinat ende të panjohura

të zemrave tona që

ndonjëherë na çojnë në

ndonjë ishull utopie të

pabanuar? Kështu edhe

zemra e asaj zonje kishte

qëlluar një ishull i pabanuar.

Ajo letrat i kishte hedhur në

zjarr.

Djali nga Opari çfarë kishte

bërë?

-E çfarë të bënte? Kishte

qarë si fëmijë. Kishte qarë

për herë të parë dhe të fundit

në jetë.

-Dhe?

-Dhe zonja zemërgur i kishte

thënë: “M’u beto se askujt

nuk do t’ia tregosh këtë

histori”. Ai ishte betuar dhe

kishte dalë duke qarë.

Këtë histori ia kishte

treguar Riza Kodhelit

vetëm kur ishte duke

vdekur. Riza Kodheli ma

tregoi mua kur përuronim

batalionin partizan “Qamil

Panariti” dhe unë po ta

tregoj ty për ta botuar ty në

librin tënd për Korçën. Ai

që ma tregoi mua këtë

histori besoj se e keni

kuptuar se kush ishte. Misto

Treska, përkthyesi i mahnitshëm

i Hygoit, Balzakut dhe

Aragonit. Ma tregoi këtë

histori në vitin 1991, në

kabinetin e tij të mbushur

plot e përplot me libra. Kur

u ndamë më dhuroi një libër

të viteve ’30 të titulluat

“Atlantida”.A thua se çdo

histori dashurie është një

Atlantidë e mbytur, e

humbur?Ishte thjesht një

krisje, një kuturisje dhe një

harlisje dashurie.

Varkën e ndërtuar ditët e

fundit të jetës me mjeshtëri

nga Qamil Panariti, sot

kushdo mund ta shikojë në

eksponantet e Muzeut

Kombëtar në Tiranë. Duket

se velat po fryhen drejt një

udhëtimi të pafund. Drejt një

ishulli të mistershëm e të

habitshëm me emrin –

përemër “Asaj”.

DONIKA ANXHAKU

ZENEL ANXHAKU

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!