29.11.2014 Views

Mars 2011 - Gazeta "Korça"

Mars 2011 - Gazeta "Korça"

Mars 2011 - Gazeta "Korça"

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

2

-K o r ç a-

mars 2011

SHKOLLA E PARË SHQIPE NË KORÇË

“Lumja ti, moj Korç’ o lule,

Që i le pas shoqet e tua,

Si trimi në ballë u sule,

Ta paçim përjetë hua.”

Naim Frashëri

7 mars 1887 – U çel në

Korçë – SHKOLLA E

PARË SHQIPE.

Shkollë fillore me fizionomi të

theksuar kombëtare laike, ku

të gjitha mësimet jepeshin në

gjuhën shqipe.

Ajo ishte një kurorëzim i

përpjekjeve të patriotëve

korçarë dhe atyre jashtë

vendit, veçanërisht të patriotëve

të Bukureshtit e

Stambollit, ku në këta të fundit

u dalluan vëllezërit

Sami dhe Naim Frashëri.

Një ditë pas kësaj ngjarjeje të

shënuar, patriotët korçarë u

shkruanin shokëve të tyre të

Bukureshtit:

“...dëshira jonë u

plotësua, shkolla shqipe u

hap, druri që vumë në

dhet’, këtu e dy vjet, sot

lulëzoi dhe dha pemë të

ëmbla.”

Aty mësonin nxënës të të

gjitha besimeve, sekseve,

shtresave dhe mësimi u

jepej falas. Veprimtaria e

saj përshkohej nga fryma

patriotike, nga dëshira për

dije dhe edukata e punës.

Drejtuesit e saj qenë

veprimtarë të shquar të

arsimit kombëtar si

Pandeli Sotiri, Petro Nini

Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma

Avrami, etj.

Shkolla funksionoi 15 vjet.

Në përkujtim të saj, data

7 mars, është shpallur

“Dita e Mësuesit”.

7 ditë pas hapjes së

Mësonjëtores Shqipe në

Korçë, u çel shkolla shqipe në

Pogradec me 11 nxënës.

Shkolla shqipe u çelën

dhe në Ersekë dhe në

Ohër. Në tetor 1891 në

Korçë u çel shkolla e

VASHAVE, çka u jepte

mundësi që të merrte arsim

në gjuhën amëtare dhe

femra shqiptare, kusht i

domosdoshëm ky që edhe

kjo forcë e madhe shoqërore

të hynte në rrugën e vet të

përparimit.

Më 1 shtator 1892 u

çelën 6 shkolla shqipe në

fshatrat e Vakëfeve dhe

një në Leskovik. Rol të

rëndësishëm në përhapjen e

arsimit shqip në rrethin e

Kolonjës, luajti Petro Nini

Luarasi, i cili krahas punës

si mësues , shpërndante falas

edhe libra shqip të dërguara

nga shoqëria shqiptare e

Bukureshtit. L.F

Ju trëndafilë

që kuqëloni

dhe erë të ëmbël

që kundërmoni,

tek luhatoni,

fshehtas rinoni.

Nga “Fausti” i Gëtes

1

-Në oborrin e shtëpisë, kam

shumë lule, midis tyre ka:-

trëndafila, bimë kacavjerëse,

tulipanë dhe pemë të vogla

dekorative, ndërsa buzë rrugës,

hipur mbi kangjellat prej hekuri të

rrethores, mbeshtetet një

“DORËZONJË”, të cilën e kam

mbjellë vetë, me duart e mija, vite

më parë. Ajo qëndron atje, e varur

mbi avlli, si një vashëz e druajtur

që zgjat kokën, e pret qershorin të

hapë gjirin e vet të lulëzuar; t’a

mbushë hapësirën me aromw.

Është i bekuar qershori në qytetin

tim. Rrugët, parqet, rrethinat,

ndizen e shpërthejnë në ngjyra dhe

aroma. Dhe unë trandem prej

kënaqësisë, flegrat më dridhen e

një botë e ëndërrt, më mugullon në

shpirt. Më përhien vise që kurrë

si kam parë dhe që ndoshta kurrë

nuk do t’i shoh… Së bashku me

dorëzonjën, çelin edhe lulet e tjera,

mëllagat, zambakët, trëndafilat. E

unë, kam shumë lloje trëndafilash,

të bardhë, të kuq, të verdhë. Bile

njëri është kaq i madh dhe i

purpurtë, sa s’di pse më kujton,

sa herë e shoh, një “show-girl” të

famshëm, që kohët e fundit, ka

zaptuar gjithë ekranet e vegjël të

televizioneve dhe gati ka eklipsuar

edhe vetë V.I.P.-at e politikës.

“Vajza”, e mbufatur prej silikonit

dhe xhelit, që gati i teptisën prej

buzëve të fryra e gjoksit të

stërmadh, është tepër seksi,

megjithatë, nuk di pse ndjehem

indiferent ndaj hireve të saj! Më

ngjan si e stisur, kallpë, pa shpirt

e pa frymë. Sikur diç i mungon, që

unë nuk mund t’a përcaktoj dot.

Si trëndafili që pwrmenda më lart,

i cili është i bukur dhe madhështor,

po vetëm kaq; pa vesk, pa aromë,

si të jetë ormisur prej plasmasi!

Në skajin më të largët, mes dy

tunjave që blerojnë dimër e verë,

ndodhet edhe një kaçube e vogël e

brishtë, me degëza të pakta dhe

të holla, e cila bën ca trëndafila, jo

shumë të mëdhenj, por me një ngjyrë

të mrekullueshme, të belluztë, si të

stisur prej kadifeje. Gjithsesi, nuk

është ngjyra që më ngashnjen, është

aroma e tij! Një aromë aq e

këndshme, sa m’a mbush kraharorin

me një ndjenjë lumturie, duke

më krijuar ndjesinë e të qënit në

Parajsë.

Është pikërisht kjo ndjesi, që bën

të mugullojnë brenda meje, ca

dëshira drithëronjëse, ca zëra

gurgullues dhe një dashuri e pamatë,

për t’a jetuar jetën, jo si një soditës

platonik, por duke u kredhur

shtjellave të saj, duke zbrazur prej

shpirtit, gjithë energjitë e mija

pozitive, me të cilat të ngjiz himnin

e jetës dhe të dashurisë, odën e

gëzimit dhe të humanizmit.

2

Shpesh kridhem në vramëndje dhe

përpiqem të ftilloj: Pse shumica e

njerëzve, janë të prirur më tepër

ndaj imazhit, se sa ndaj përmbajtjes,

brendisë?!... Pse ata, më tepër,

sugjestionohen prej bukurisë së

sipërfaqshme, se sa prej asaj të

brëndshmes, më të qënësishmes dhe

më solides?

Kometat, zakonisht janë të

mëdhaja, të bukura, të shndritshme.

Ato, zaptojnë krejt qiellin dhe bishti

i tyre i pallonjtë, i mahnit ata që i

soditin. Gjithsesi, ato nuk kanë fare

thelb, janë fluide, prej gazi, apo

grimcash të papërfillshme akulli.

Bile edhe drita që rrezatojnë, nuk

është e tyrja, por e yjeve të tjerë që

kanë aq shumë substancë dhe dritë,

sa e falin bujarisht atë.

Natyrisht si çdo krahasim edhe ky

i sipërmi mund të çalojë. E

megjithatë kuturisa, për të pohuar,

se edhe në rendin e proçeseve

natyrore, mund të hasen rëndom

fenomene të tilla. Fenomene, ku

forma dhe cilësia e saj, jo domosdoshmërisht

ka të njëjtën vlerë me

strukturën dhe përmbajtjen. Aq më

tepër kjo, në rrafshin e marrdhënieve

njerëzore.

Shpesh, ne tregohemi të sipërfaqshëm,

joshemi dhe vlerësojmë

dukjen, pa gjykuar fare për

brendinë. Aq më tepër kur edhe këtë

dukje apo formë nuk jemi në gjendje

t’a zbërthejmë po e pranojmë

apriori, të influencuar nga të tjerët

që i konsiderojmë më të mënçur,

më të aftë se veten tonë. Duke

harruar shpesh interesat e sugjeruesve

tanë, kufizimet apo

paragjykimet e tyre, të cilat shpesh,

me gjithë mundimin e tyre për t’i

kamufluar, janë evidente dhe ne,

vetëm nga përtacia i pranojmë si të

TRËNDAFILAT E VËRTETË TË PROVINCËS

Ese nga VLADIMIR TOROVECI

mirqëna. Mirpo përtacia është një

“sëmundje e foshnjërisë së njeriut”,

e stadeve primitive të tij. Ashtu siç

thotë Kanti: “Foshnjëria është

paaftësia e njeriut për ta përdorur

mëndjen e vet, pa drejtimin e një

njeriu tjetër”. E kjo ndoshta ndodh,

sepse është diçka e rehatshme,

konforte, nuk lyp asnjë mundim apo

vramendje. Dhe është pikërisht

mungesa e dëshirës, për të vrarë

mendjen, ajo që shpesh nuk na lejon

të shohim se hëna nuk eshtë burim

drite, po thjesht një pasqyrë e saj.

Në përgjithësi, politika dhe

spektakli, kanë afeksion për njëratjetrën.

Kjo mbase, nga një lloj

prirjeje e pushtetit për t’u bërë i

pëlqyeshëm, jo nëpërmjet përmbajtjes

së vet, por nëpërmjet

imazhit. Ndoshta, këtij qëllimi i

shërbejnë spektaklet xixëlluese, apo

paradat gjithë pompë e bujë që

organizojnë “maxhordomët e

pushteteve”, të cilët shpikin

argëtime kallpe për vulgun, pa

asnjë lloj fantazie, vlere emancipuese

apo estetike. Dihet, se jo çdo gjë që

shkëlqen është flori! Ndërkohë sot,

dihet rëndësia që i jepet imazhit.

Sidomos në vendet ku mbizotëron

ekonomia e tregut të lirë. Aq

prioritare dhe e domosdoshme është

kjo, sa shpesh abuzohet dhe keqpërdoret,

duke u shndruar shpesh

në një mjet mashtrimi.

Bukuria është tërësi e vlerave dhe

shprehje e së mirës dhe e së vërtetës

dhe jo e kundërta e tyre. Aq më tepër

kur bëhen orvatje, që këtë gjë ta

servirin vetëm nëpërmjet shfaqjeve

iluzive dhe pa përmbajtje, duke

anashkaluar të vërtetën e pa

mohueshme, që e bukura, e vërteta,

e dobishmja, janë një unitet i

pandashëm dhe s’mund të jenë të

tilla pa njëra- tjetrën.

Ndërkohë, dihet se edhe vet e

bukura dhe e dobishmja, nuk është

standarte, apo formë e skicuar

njëherë e përgjithmonë dhe e

pranuar njëzëri si e tillë. Ajo është

përfaqësim dhe ekziston specifikisht

për subjektin, ashtu siç e

percepton ai. Në këtë kuptim,

gjithsecili, pranon dhe admiron ato

vlera që plotësojnë kërkesat dhe

parametrat që ai mbart.

Ndodh që ky lloj arsyetimi edhe të

pranohet “apriori” prej shumicës.

Po si shpjegohet atëherë, që modelet

e së bukurës, e së dobishmes, e

vlerave, shpesh na serviren nga të

tjerët dhe ne bëjmë sikur i

admirojmë dhe i pranojmë si të tilla?

Përveç se çka më sipër, kjo vjen

edhe prej frikës apo konformizmit.

Mosguximit për të thënë se,

“mbreti është lakuriq”. Ky lloj

snobizmi, nganjëherë bëhet aq

prezent dhe i frikshëm, sa krijon

një lloj ngërçi provincial që

asfikson edhe më të guximshmit,

me smogun e vanitetit. Dëshira për

t’u dukur të gjithditshëm, të

stërholluar dhe euriditë, na shtyn

të kuturisim në diskutime

profanësh. Ndoshta në këtë hulli

na shtyjnë edhe opinionet e

“specialistëve” për të cilët jo e

vërteta, jo vlerat, jo Kanti apo

Aristoteli, por synimet e tyre të

errta të cilave ju shërbejnë, vlejnë

më tepër se të parat. Pra, ky lloj

fenomeni, është rrjedhojë e një

subjektivizmi dhe projeksioni të

deformuar, duke u bërë shkak

kështu, që edhe pasojat të jenë të

tilla, të deformuara. Në këtë rast

edhe shoqëria ka një perceptim të

gabuar, për atë që është vlerë e

vërtetë dhe për atë që është fiktive.

Pikërisht, një qasje e tillë e përciptë,

na bën, që jo rrallë, ikonat dhe

imazhet e shpikura prej hiçit, t’i

pranojmë si vlera. Kështu për

shembull: Bukuroshet e skicuara

me bisturi, apo të dëndura me

silikon, t’i marrim për supermodele.

Këngëtaret e sajuara nëpër

studio videoklipesh, me vokale të

dyshimta dhe pa asnjë lloj dhuntie

muzikore, për yje të vërteta

festivalesh, ndërsa ngërdheshjet e

tyre majmunore gjatë superpozimit,

si intrpretime të gjalla dhe

mjeshtërore. Injorantë të katapultuar

prej basifondeve, pajsur me

lloj-lloj dëshmish dhe letra

kredenciale të blera nëpër ankande

universitetesh të dyshimta, si

personalitete dhe akademikë të

shquar. Lista është tepër e gjatë.

Sahanlëpirës pushtetesh, apo shefa

ceremonish, që ndërojnë bindjet si

mustaqet në skenë, trajtohen si

regjizorë të shquar. Sekserë

projektesh shumëmilionëshe, që

asgjë të përbashkët me artin nuk

kanë, si aktorë brilantë me famë

ndërkombëtare. Bejtexhinj të

rëndomtë dhe plagjiatë të pa

skrupullt, si shkrimtarë të mëdhenj.

Matrapazë politikë me psikologji

dyqanxhiu dhe trafikantë të

sofistikuar, si biznesmenë të

suksesshëm. Lista është e pa fund,

të kufizuar janë ata që e meritojnë

të quhen të tillë. Bile shpesh dhe

çuditërisht, shumë rrallë cilësohen

si të tillë!

Kjo ka shumë arsye, por ndoshta

më thelbësorja është se ata, sa më

të vegjël të jenë, aq më të mëdhenj

i’u ngjan vetja. Ndërsa e kundërta

ndodh me ata që kanë vlera. Ata sa

më të mëdhenj të jenë aq më të vegjël

i’u duket vetja. Prandaj shpesh të

tillë syresh, nuk kanë nevojë dhe

nuk tentojnë të reklamohen të tillë.

Ata janë të tillë. Janë të plotësuar

dhe të realizuar me punën dhe

veprën e tyre dhe për këtë ndjehen

të vetmjaftueshëm, e të lirë.

I tillë duhet të ndjehet edhe

trëndafili me pamjen modeste, në

qoshen e oborrit tim. Ai nuk ka

vetëdije, nuk ka shpirt, në vend të

tyre, ka aromën parajsore dhe të

shëndetëshme që emeton. Prandaj,

parfumi që e qarkon atë, më

lumturon edhe mua, sa herë i qasem

pranë. Dhe jo vetëm mua, por të

gjith atyre që kanë rastin t’i

aviten…

3

Edhe njerwzit, si trëndafilat janë.

Ka sojesh që janë të pashëm, të

veshur mirë, të ushqyer dhe të

vetkënaqur, që rrezatojnë që atje tej

mirqënie dhe vetsiguri, sa të vjen

t’i kesh zili për begatinë dhe

bollëkun e dhuntive që ju ka falur

Zoti. Kjo kur i sheh nga larg, se,

sapo t’u qasesh pranë, të hyjnë

drithmat në shpirt prej acarit të

shkretëtirtë që shpërndajnë. Janë aq

vanitozë dhe egocentrikë, sa

habitesh si mund të quhen njerëz të

qytetëruar. Gjithsesi unë nuk

habitem prej tyre, habitem vetëm

me lehtësinë, me të cilën ata

përfitojnë nga shoqëria, duke i dhënë

asaj, pothuajse asgjë…

Ndërkohë dëshiroj të flas për një

zonjë, që ashtu si trëndafili në

qoshen e oborrit tim, ngjan e brishtë

dhe modeste në dukje, por e fortë

dhe e bukur në përmbajtje, sepse

“aroma” që e mbështjell atë, është

amëza e një shpirti human dhe

biofil. Ajo shpërndan një energji

dhe dritë, gati-gati sugjestionuese,

megjithëse nuk besoj, se është e

vetdijshme për një gjë të tillë. Fjalët

e saj nuk janë fishekzjarrë

metaforash. Vështrimet e saj, nuk

janë vështrimet molisëse të një

kokete. Gjestet, qëndrimi dhe sjellja

nuk i burojnë prej vanitetit dhe

dëshirës për t’u dukur elegante dhe

moderne. Megjithatë, ajo është aq

dinjitoze dhe e natyrshme, aq

bashkëkohore dhe e vetdijshme, sa

ngjan si një fisnike e lindur. Pushteti

dhe dinjiteti i saj nuk rrjedhin prej

kamjes dhe pronave që zotëron, po

prej forcës dhe vullnetit të saj për

të patur, për të patur, jo si një

qëllim në vetvete, por si një

mundësi për të krijuar dhe për të

ndryshuar realitetin, në një realitet

më të mirë, më të shëndetshëm e

më të begatë, për vete dhe për të

tjerët. Për të gjithë ata që e rrethojnë

dhe bashkëpunojnë me të. Sepse

fuqia e saj nuk është produkt i

teorive sentimentale të një

feminizmi sallonesh, por rrjedhojë

e forcës dhe e vitalitetit të saj. E

vetë thelbit njerëzor, që e tejkalon

përkatësinë gjinore, duke

pasqyruar vet esencën universale

të qënies humane.

Gjithsesi ky shkrim nuk synon

apologjinë, e një njeriu të vetëm,

se sa evidentimin e një shembulli

përgjithsues. Të tillë individë ka

shumë, që japin impakte pozitive

në zhvillimin ekonomik dhe

shoqëror të mjedisit ku jetojnë.

Edhe në qytetin ku unë banoj, ka

me dhjetra intelektualë, bisnezmenë,

krijues dhe administratorë,

mjekë të trupit dhe të shpirtit, që

ashtu si trëndafili në skajin e

oborrit tim, rrethohen nga aroma e

këndshme dhe biofile e njeridashjes.

Janë pikërisht këta

individë që ia rritin vlerën jetës.

Thuhet shpesh se:- “Botën e

dominon dhe e drejton e keqja”.

Unë mendoj se diçka e tillë nuk

është aspak e vërtetë. Është e mira,

që sado e pakët qoftë, që e mban

botën në ekuilibër. Nëse kjo, nuk

do të kish qënë e vertetë, bota me

kohë do ish përpirë nga kaosi.

Në fund, do të desha të shtoj, se

arsyeja kryesore për të cilën u

orvata të hedh këto shënime, është

dëshira ime për t’i parë fëmijët, të

shërbejnë si individë me vlera të

qënësishme si zonja, apo njerëzit

që përmenda më sipër, dhe jo

“show-man”-ë të sipërfaqshëm, që

megjithse të sukseshëm përkohësisht,

nuk përbëjnë thelbin e

aspiratës njerëzore. Jeta njerëzore

nuk është vetëm lodër dhe

kënaqësi, por në radhë të parë,

realizim i synimit për të mbijetuar

dhe meqënëse këtë shkrim e nisa

me disa vargje të Gëtes nga

kryevepra e tij “ Fausti” po e mbyll

me të njëjtën mënyrë:

Ja përfundimi i mbramë i

urtësisë.

Vetëm ai meriton lirinë e jetën.

Që rreh ditëpërditë t’i fitojë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!