Mars 2011 - Gazeta "Korça"

Mars 2011 - Gazeta "Korça" Mars 2011 - Gazeta "Korça"

gazeta.korca.com
from gazeta.korca.com More from this publisher
29.11.2014 Views

10 -K o r ç a- mars 2011 Letërsi B E S A – Fragment nga romani TRADHTIA, që para disa muajsh iu bë në Prishtinë botimi i pestë – Kapllan Resuli Pjetër Munella, nga Kucevishta u kthye në shtab dhe, pa u takue me Besën, që e thirri disa herë nga dritarja e dhomës, tue i thanë se kishte nji sihariq të bukur për tw, iku në mbledhjen e shtabit, që u zhvillue në dhomën e spitalit, ku ishte shtrue Arben Presheva i plagosur. Nga mbledhja e shtabit, gjithnji tue mendue se ç’sihariq kishte Besa, shkoi drejt e te ajo, aty në dhomën e fjetjes, ku po e priste shend e verë. Si i hodhi duert në qafë dhe e puthi, ajo i tha: - A e merr me mend se ç’sihariq kam për ty? - Ke marrë ndonji letër nga Shkodra ?!- e pyeti Pjetri. - Jo! - Atëherë duhet të kenë zbarkue anglo-amerikanët në Francë! - Jo! - Mos kanë hy trupat sovjetike në Berlin?! - Jo! - Atëherë ma thuej ti se unë s’i bie më të! Dhe tue mos pritë që t’ia thonte ajo, vazhdoi me buzqeshje: - Aha! Mos ke krap nga liqeni i Shkodrës! - U-u, edhe ti Pjetër! Ku të shkon mendja!- bani Besa po ashtu me buzqeshje, ndonëse e dinte se Pjetri e hante shumë krapin.- E ku ka këtu krap Shkodre?! Pjetri e shikoi me kujdes dhe, tue mos i ra më te, i tha: - Po ma thuej të shkretën, se unë s’i bie më tw! Besa prap fërkoi barkun dhe, tue i buzqeshë si engjëll, i pëshpëriti : - Ma në fund... - Ç’ka ma në fund?!- bani Pjetri tue zgurdullue sytë me pabesim. - Ma në fund kam mbetë me barrë,- vazhdoi Besa tue e fërkue barkun me kënaqsi të veçantë. - Me barrë?!- thiri Pjetri si i çmendun. - Po, me barrë!- i tha Besa dhe s’kuptoi asgja nga habija e Pjetrit. - E pamujtun!- vazhdoi Pjetri. - Pse, Pjetër?- vazhdoi edhe Besa.- Mjeku në Firence më tha se nuk kisha ndonji pengesë, se nuk duhet të bahesha merak, se nji ditë do të kem edhe unë nji bebe. - Besa,- u përpoq Pjetri me e mbledhë veten,- mos ndoshta je gabim. - Jo, nuk jam gabim,- nguli kambë ajo.- Po bahet moji që më janë vonue menstruacionet. Në fillim edhe unë mendova ashtu, se mos jam gabim. Prandej nuk të kam ba za. Dje më vizitoi mjeku i spitalit partizan, ai, si e quejnë, Iloja. Më tha se jam me barrë. Pjetrit iu rrotullue dhoma. Megjithë këtë e mbajti veten. Besës nuk i tha asgja. Vetëm doli si era prej dhome, tue mos dijtë as vetë se nga po e çojshin kambët. Ndjente nji dëshirë të madhe që të ishte sa ma larg prej saj. Që mos t’ia shihte as ai fytyrën asaj dhe as ajo fytyrën atij. Kishte frikë se mos e tradhtonte fytyra. Fytyrën e saj, që kishte marrë pamjen e nji engjulli të vërtetë (siç mendonte ai: për ta gënjye, për t’ia fshehë të vërtetën!), po ashtu nuk donte ma me e pa. Se si iu duk, se si iu zvordh nga zemra, nga shpirti, dhe e ndjeu veten bosh, krejt bosh, krejtkrejt të vetmuem, të tradhtuem e të mjerë, të përbuzun, të fyem e të poshtnuem. «Ah!- bani me vete.- Këte nuk e kam pritë prej teje, Besa!» Te dera e spitalit u ndal dhe pyeti veten: «Po unë, ku shkoj kështu?! Te Arbeni?!...Po ajo me të do të më ketë tradhtue!» Dhe iu kujtuen takimet e Arbenit me Besën që nga dita e parë. Buzqeshjet që i falshin njanitjetrit, fjalët që ndrojshin, bisedat e tyne ma shum në gjuhën franceze se shqip, lulet që herë ia falte Arbeni Besës e herë Besa Arbenit, pjesmarrja e Besës në luftimet me Arbenin, vrapimi i saj në ato pjesë të frontit ku ishte Arbeni, fjetja e saj nën qiellin e hapun e nëpër kasollet e barinjve pranë Arbenit, plagosja e saj para nji moji dhe kthimi i saj në bazë natën, mbas mesnate, vetëm për vetëm me Arbenin. «Po, po!- bani prap me vete.- Me Arbenin do ta ketë!» Dhe menjiherë u kthye mbrapa. Shpresa, motra e Arbenit, e pa nga dritarja e dhomës së saj dhe shpejt e shpejt zbriti në dhomën e spitalit, ku kishin veçue Arbenit. -Beni!- i pëshpëriti me shqetsim. - Diçka ka ndodhë me Pjetrin! Arbeni e ndëgjoi deri në fund, mandej i tha: - Nisu menjiherë te Pjetri! Shiko ç’mund të ketë ndodhë! Shpresa doli me vrap prej spitalit… ………………………………………………. Që kur i tha Besa se kishte mbetë me barrë, Pjetri s’u takue ma me të. Shkonte nga baza në bazë, nga katundi në katund e nga mbledhja në mbledhje. Përgjithsisht andej edhe flinte. Nji natë që i takoi me fjetë në shtab, qëndroi deri vonë në zyre, dhe, ndërsa Besa po e priste në shtrat, ai u fut në dhomën e Arbenit dhe fjeti aty. Nuk donte me e pa ma as me sy. Me vete mendonte ç’të bante me të. T’ia denonconte Partisë se ajo e kishte tradhtue? «Për këtë gja atë e pret plumbi!...Kush e di...ndoshta pse asht me barrë edhe mund ta falin. Po prej Partije do të fluturojë se s’ban!...Arbeni poashtu...Jo vetëm që do të fluturojë prej Partije, por edhe do ta pushkatojnë... megjithqë ai me siguri nuk do ta pranojë kurr se ka pasë marrdhanie intime me Besën...e poashtu edhe Besa...Po, po, edhe ajo kurr nuk do ta pranojë se ka mbetë me barrë me Arbenit...Do të na shtiret si Shën Mrija, se ka mbetë me barrë me frymën e shenjtë... Ose do të ngulë kambë se e ka me mue!...Prej nji grueje që të tradhton, çdo gja mund të presish, edhe poshtërsinat ma të mëdha, edhe ate që s’ta pret mendja». Pjetri ishte i ndërgjegjshëm se situata ishte tepër e koklavitun. Pa dyshim, kur t’u thotë shokve se Besa e kishte tradhtue, ata do ta besojnë, se këtë gja mund t’ua vërtetonte me ekspertizën mjeksore. Ai ishte i gatshëm me shkue edhe deri në Shkup, te mjeku, me këndo që t’ia caktonte Partija. Mirpo për Arbenin nuk mund të vërtetohej se kishte pasë marrdhanije me Besën, pa e pranue ai vetë këtë gja, ose pa e pranue Besa. E Pjetri ishte i bindun se Arbeni e Besa kurr nuk do ta pranojshin atë gja. Nga ana e tij ai ishte i sigurtë se Besa ja e kishte tradhtue me Arbenin, ja me askënd. «Sa e ultë u tregue!- tha me vete. -S’mjafon që më tradhtoi, por don që edhe kopilin e saj me ma lanë në dorë!...Nuk kanë thanë kot se atë, që ta ban grueja, s’ta ban as hasmi ma i egër!...Ajo së paku të më kishte thanë se nuk më don ma, do të ishim nda dhe mandej mund të bante ç’t’i donte qefi, edhe të martohej me te, të bante fëmijë e...e të mos e detyronte veten me u shtirë, me ba palaçollëqe, si ndonji femën rrugash...» Menjiherë mbas këtyne mendimeve atë e preokupoi edhe problemi i luftës, i udhëheqjes. Kush do ta zavendësonte Arbenin? Kishte person në batalion që do ta zinte vendin e tij, që do ta bante detyrën e tij, që do t’i udhëhiqte gjithë këta luftëtarë kështu si i ka udhëheqë deri tash Arbeni? «Edhe sikur të mos më besojnë se Besa më ka tradhtue me Arbenin, do t’ia kenë ma besimin kështu siç ia kanë sot? Nuk do të përhapen thashë e thana kundër Arbenit? Nuk do të krijohen dyshime?...Mbi të gjitha, a mund të qëndroj edhe unë ma gjatë në krye të Komitetit të Partisë së batalionit?...Patjetër që edhe unë, vullnetarisht, duhet të largohem nga posti që kam dhe nga batalioni...Duhet të kthehem në Shqipni...Largimi im dhe i Arbenit nga postet që kemi i shërben çashtjes së luftës, apo anmikut tonë?...E gjithë kjo që më ndodhi, në shërbim të kujt asht?...Ah, Besa, Besa!...Me tradhtinë tande, me poshtërsinë tande, ç’më bane mue dhe batalionit, gjithë lëvizjen nacional-çlirimtare! Si s’e mendove këtë gja, moj Besa ?! » Tue akuzue Besën që s’e kishte mendue damin e pallogaritshëm që do t’i bahet çashtjes së luftës me tradhtinë e saj, ai mendoi edhe për veten e tij se ç’dam të pallogaritshëm do t’i bante po asaj çashtjeje në qoftë se do ta nxirrte në shesh tradhtinë e saj. Mendimet e tija hidheshin nga dega në degë. Herë mershin karakter personal, herë pushtoheshin nga interesi i përgjithshëm, që ai e dinte shum mir se duhej ngritë mbi interesin personal.«Si t’ia baj?»- pyeti veten dhe mbasi u mendue për këtë problem gjat, disa dit, tue shkue bazë më bazë e katund më katund, mbledhje më mbledhje, vendosi me u ballafaque me Besën dhe me folë me karta të hapuna, shoqnisht e me mirkuptim, ashtu siç u ka hije intelektualve në përgjithsi dhe komunistave në veçanti. Kështu iu fut në dhomë kur ajo nuk e priste. Po edhe ai nuk kishte nga me ia mbajtë më tutje, se atë natë Arbeni doli prej spitalit dhe u rivendos në dhomën e tij. Pra, Pjetri nuk kishte ku me fjetë, pa ra në sy se ishte zanë me të shoqen. Besa, që gjatë këtyne netve nuk e mori gjumi nga meraku e sikleti që kishte, i hapi sytë dhe e shikoi e trembun. Si e mori veten, u ngrit prej shtratit në rrobet e gjumit, dhe i foli e para: - Pjetër, ç’ka ndodhë kështu me ty?! - Asgja, asgja!- bani Pjetri dhe mori karrigen, u ul ngadalë, me sy për tokë, se nuk dinte si e nga ta niste. - Mos thuej asgja, Pjetër, se kjo jo vetëm që nuk asht asgja, por asht nji gja e madhe, tepër e madhe. Që kur të thashë se kam mbetë me barrë, ti u largove, ike prej meje dhe ma nuk të kam pa me sy. U solle me mue sikur të isha ndonji femën rrugash. Tashti që mbeta me barrë me ty, don të largohesh prej meje?! Mos harro, Pjetër, se jam grueja jote! Mos harro, Pjetër, se nuk më ke gjetë në rrugë! Mos harro, Pjetër, se të kam ardhë virgjine dhe, veç teje, deri më sot nuk ka vu kush dorë në mue. - Leni ato fjalë, po më thuej me kend e ke atë fëmi?- i tha ai. - Me kend e kam kët fëmi?! Si ta nxjerr goja atë fjalë, Pjetër?! Je në vete kur flet ashtu?! - Shiko, Besa! Nuk due shum fjalë. Ta them troç se qysh nga momenti që më ke thanë se je me barrë, unë nuk e kam mbyllë synin për asnji çast. Jam i dërmuem fizikisht dhe psiqikisht. Nuk mundem ma gjat kështu. Duhet të sqarohemi për çdo gja. Të merremi vesh si njerëz dhe ndamjen ta bajmë pa zhurmë e shamatë, pa u ra njerëzve në sy për asgja, pa e marrë vesh askush as se jemi nda. Më thuej si qëndron puna. Me kend e ke atë fëmi? Të garantoj se do ta mbyll gojën dhe askujt nuk do t’i them asnji fjalë. Do të largohesh menjiherë për Shkodër. Shko te prindët e tu e thueju se për shkak të barrës ke marrë leje nga unë dhe komanda e batalionit që të qëndrojsh në shtëpi deri sa ta lindish fëmiun. Mbas lufte, po u ktheva gjall në Shkodër, merremi vesh që të bajmë edhe ndamjen zyrtare dhe ti shko në rrugën tande e unë në timen. - Pjetër! Ç’thue ashtu, Pjetër?! Ti e di se sa shum e kam dëshirue kët fëmi! Ti e di se sa shum jam përgjërue për kët fëmi! Mbas të gjitha këtyne, në vend që të gëzohesh me mue, ti po ma helmon shpirtin me dyshimet e tua. - Leni ato fjalë, Besa, se atë fëmi nuk e ke me mue! - Më thuej atëherë, Pjetër, me kend e paskam? Unë e di se e kam me ty. Të betohem, Pjetër, për çdo gja të shenjtë që kam, se veç teje nuk njoh mashkull tjetër. - Besa, kur shkuem te mjeku në Firence, ty të tha se mundesh me mbetë me barrë dhe ja ku e bane beli se mundesh. Po mue, Besa, mjeku më tha se kurr nuk do të baj fëmij! - E megjithë ate, ja ku e ke ba!- ia priti Besa tue i tregue barkun e vet.- Mandej, ti më the se edhe ty mjeku të ka thanë se do të kesh fëmijë! - Po, Besa, ashtu të kam thanë. Atëherë nuk mujta me ta thanë të vërtetën. - Mir, mir!- bani Besa.- Ajo gja nuk ka randësi. Randësi ka se unë jam me barrë dhe ti mendon se nuk e kam me ty?! - Po, Besa, atë fëmi ti nuk e ke me mue! - E pra, edhe me frymën e shenjtë nuk kam mbetë me barrë, Pjetër!- i tha ajo. - Edhe unë them se me frymën e shenjtë nuk ke mbetë me barrë. - Atëherë, Pjetër, të shkojsh edhe nji herë te mjeku dhe të bajsh analizat, se ky fëmi ja asht i yti, ja e kam ba me frymën e shenjtë. - Nuk asht nevoja me ba edhe nji herë analizat, se fjalët e mjekut të Firences i ka vërtetue koha. - Jo, jo! Do të bajsh edhe nji herë analizat,- nguli kambë Besa.- Dhe menjiherë! Nuk mundem me jetue, Pjetër, asnji minut me barrën e dyshimit tand. Hajt, ngreu të nisemi për Shkup ! - Besa! - Ngreu të nisemi për Shkup, Pjetër, dhe dije se po dole i aftë për me ba fëmijë, bushtër qofsha në qoftë se kam me të lanë me më prekë ma me dorë. Edhe qenve do u jepem, po ty jo! Ajo hoqi rrobet e gjumit dhe u vesh. Mandej i futi krahun Pjetrit dhe i tha: - Urdhno që të na bahen gadi kuajt! - Besa, si të dalim kështu, natën?! Unë nuk due që të merret vesh asgja. Të thashë, ti do të shkojsh për Shkodër, do të qëndrojsh atje, pranë prindve të tu. Mbas lufte e zgjidhim problemin. - Jo mbas lufte, por tash, në këtë moment!- nguli kambë ajo e nevrikosun dhe e bame si bishë ma e egër. Pjetri nuk pati nga me ia mbajtë. Ngriti prej gjumit Ilaz Bullaçain dhe i tha: - Urgjentisht më bani gadi kalin tim për rrugë dhe nji kalë të butë për Besën. - Ku do të shkoni, shoku komisar? - Në Shkup. - Pse? - Besa asht e sëmundë. Duhet ta çoj urgjentisht te mjeku. - Na kemi mjekun tonë. - Iloja nuk asht specijalist për gjinekologji. Besa ka nevojë për gjinekolog. - Po të shkojë dikush tjetër me Besën, jo ju, shoku komisar!- i foli Iljazi. - Duhet të shkoj personalisht unë. - Mir, po jo kështu! T’i ndroni së paku rrobet. - Keni të drejtë, Iljaz. Më jepni edhe nji palë rrobe katundari makedon. Mbas disa minutash, Pjetri përpara dhe Besa mbas tij, kaluen mbi kuaj Grykën e Kaçakut. Diku nga mesnata ata mbrrijtën në vendin ku para nji moji e sa ajo ishte plagosë. Si e pa atë vend, Besës iu kujtue Arbeni dhe të mbathunat e tija, që i kishte mbathë, me që të sajat, nga gjaku që i kishte rrjedhë prej plage, ishin ba të papëdorshme. Tue kujtue atë ngjarje, atë e theri diçka në zemër, po për çudi – nuk ndjeu dhimbje. Përkundrazi, iu duk sikur iu hap qielli dhe prej atje, fytyra e nji bebushi, e nji kolopuçi i qeshte, tue u alternue orë e çast me fytyrën e Arbenit. Ajo frenoi kalin menjiherë dhe i tha Pjetrit: - Ndal, Pjetër! Më duket se nuk qenka nevoja me shkue në Shkup. Dhe ajo i tregoi me sinqeritet se si, kur u plagos, kishte mbathëtlinat e Arbenit dhe ç’duhet të ketë ndodhë. - Ka mundësi që të kenë qenë me spermë! - Po më thue të vërtetën, apo po më ban ndonji dredhi?- e pyeti Pjetri. - Për dredhi nuk të kisha sjellë deri këtu. Do të ta kisha thanë këtë gja qysh atje, në shtab, në dhomën tonë të fjetjes, Pjetër! - Mir, kthehemi atëherë !- i tha Pjetri dhe ktheu kalin i pari. Besa e ktheu mbas tij dhe i grahu që ta arrinte e të ecte krah për krah me tw. Rrugën deri te vendi i plagosjes së saj e kishin kalue në heshtje, ma saktë tue folë secili me vete. Tash, tue u kthye, ata e thyen heshtjen e folën gjatë gjithë rrugës. Besa i tha: - Megjithqë paske pasë të drejtë me dyshue, sa të jetë jeta, Pjetër, nuk kam me ta falë dyshimin tand. Edhe e gjithë bota sikur të ishte ngritë me të thanë se e ke gruen kurvë, ti nuk asht dashtë me e besue! Mbas pak shtoi: - Këtë fëmi unë do ta lind, kurse ti, në daç më mbaj për grue, në mos daç - më ndaj. Unë nuk të kam tradhtue dhe, megjithqë nuk e dijsha se nuk mundesh me ba fëmij, isha betue që kurr të mos ndahem prej teje. Kurse tashti, jam e gatshme me u nda. Kur të duesh, Pjetër, e bajmë divorcin. Faktikisht ti e ke ba që atë natë që more vesh se jam me barrë. - Kemi kohë, Besa, me u mendue për çdo gja. Kur mbrrijtën para shtabit, po agonte. Pjetri zhdrypi prej kalit dhe e shikoi me habi Besën, që nuk po zhdrypte. - He, zhdryp!- i tha ai. - Jo, Pjetër!- ia priti ajo me zemrim, që i lexohej në sy.- Sonte po shkoj me fjetë te Shpresa. Dhe i grahu kalit drejt spitalit. Edhe atë natë Besa nuk e mbylli asnjenin sy. Në përqafimin e Shpresës, ajo u shkreh në të qame dhe nëpër lotë iu rrëfye, ia tha të gjitha. Vetëm mbas kësaj ndjeu nji lehtësim dhe u qetsue. Mbas pak e zuni edhe gjumi. Shpresa e puthi në ballë dhe i vuni çelsin derës, që të mos e shqetsonte askush. E kishte vendosë me fjetë pikrisht n’atë dhomë e n’atë shtrat, ku deri nji natë ma parë kishte fjetë Arbeni.

11 -Korça- mars 2011 Poemth Nga KRISTAQ TURTULLI LIDHJET E FORTA MIDIS GJYSHËRVE DHE NIPËRVE NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS NGA SHOQATA E AMERIKANE E PENSIONISTËVE (AARP) Mblodha, shita përpara ç’kisha Dhe ç’gjeta. Me çerekun e të hollave bleva bileta. U gërmoqa, mërmërita, shava rënkova, Vetveten, mëngjeset e akullta, Pështjellimin, të shkuarën dhe heshta. Rrugicat e qytetit qëndronin të ngrira, Shtëpitë fshinin sqetullat si koketa, Çatitë lëpiheshin nga mjegulla, Pallatet e vjetra ngjisheshin për ngritur kioska, Bulevardet roniteshin prej makinave të vjetra, Pazari përmbytej nga pluhuri dhe balta. Eca, lëviza, qëndrova, u ktheva. U rrotullova në vend prapë. Me shikim të ngulur tek shtëpia që shita. Kush rënkonte, hovte përpjetë, Toka, zemra, Apo qielli i paanë? Lëviza brinjazi të gjeja një fjalë, Qyteti qe mbledhur qe bërë hoshafkë, Fëmijëria këpucëgrisur ishte tkurrur brigjeve, Era shkulte barin trotuareve. Rinia e lodhur dhe ëndrra shumë, Kish mbetur e varur në gozhdën e një vjershë. Dhe në një libër të thjeshtë, Kish mbetur e pa tharë një puthje e fshehtë. Fryma e prindërve e tendosur qëndronte Si tel violine ndehur në memorie. Unë u luta të vinin pranë, Ata më kundronin në heshtje. Nostalgjia ish mbledhur qe bërë guaskë. Valixhet e mëdha gërvishtin gurët e dalë. Fëmijët çapiteshin si një poemë. Unë u gëlltita, ku mbeti një këngë? U rrotullova përsëri dhe vështrova Prapa, çfarë lashë... Prita me shpresë të vinte dita, Të shkrinte dëbora dhe dielli të ndriste, Të ikte errësira dhe të zbriste drita. Në vendin tim të vogël sa një kopsë. Përqafuam dëshira për tokën mëmë, Qëndruam në rreshtin e parë, Por asgjë... Tani shpresa më ftonte matanë. KËNGA E MËRGIMTARIT Zërat e thella të breznive më mbanin për këmbe, Zërat e reja më tërhiqnin për mënge, Më kumbonin në mëndje. Zemra e lodhur qëndronte ndehur midis dy skajeve. Të priste akoma, të besonte, të heshte, të qëndronte, Apo si të tjerët të ikte? Shkasin vitet pandierë si gurë tespihe, Matanë në rrugë e njëjta dajre bie. Plaku i kërrusur që pi kafe me listë, Kollitet, gërmuqet, teshtin, Plakën mban e shtrëngon, të mos bjerë, E gjora nënë e drobitur zgjatet, retë e zeza të fshijë me fshesë, Pastron dhe hënën e pluhurosur me pecetë. Të ketë dritë për vajzat dhe djemtë, Kur të ecin nëpër rrugë dhe pa rrugë, Eh, nëpër të madhen dhe të voglën botë! Me të vetmen divizë, Të shkojmë zbathur ose këmbë e duar në Evropë. Politika e madhe përdridhet dhe gumëzhin, në ethe është. Zien si kazan. Fjalë, premtime, përsëri fjalë, sa shumë fjalë imzot, sa shumë! Të gjitha thërrmohen treten bëhen hije. Për dreq njeriu ka shumë xhepa, Sepse askush nuk mund të ngjiret për badihava. Më falni, por politika nuk është bakllava. Ikën një lider shtatlartë me fjalë shumë, Vjen tjetri rrumbullak me shumë për lumë. Përsëri kthehet i pari kordhëtari. I dyti tërhiqet, ishte diplomati. Ikin dhe shkojnë, vijnë dhe qëndrojnë. Një godinë lënë, tek një tjetër shkojnë. U thjeshtëzua seksi, U bë si bukë me djathë, I ndershmi, i sinqerti, idealisti, Mbetën në të thatë. Xhepat bosh i kanë. Por shpresa i mban gjallë, Shpejt a vonë do sjellë lumi xhevarirë. Ndërkohë, Vitet shkasin pandierë si tespihe, Matanë në rrugë e njëjta dajre bie. Toronto - Kanada Janar 2011 Shoqata Amerikane e Pensionistëve (AARP) tregon se gjyshërit kanë një lidhje jashtëzakonisht të fortë me nipërit e tyre. Përveç një besimi në shumë zona se lidhjet familjare midis brezave janë lëkundur në dekadat e fundit, një anketë kombëtare e më shumë se 800 gjyshërve mbi moshën 50 vjeç, tregoi se shumica e tyre ndërveprojnë rregullisht me nipërit në shumë mënyra, dhe mendojnë se marrdhëniet e tyre me nipërit janë “shumë pozitive”. Për shembull, 82 % e të anketuarve thonë se janë takuar me nipin apo mbesën muajin që shkoi, dhe 85% thonë se kanë biseduar me një nip apo mbesë gjatë asaj periudhe. Më shumë se 7 nga 10 persona (72%) thonë se ata kanë ngrënë drekë apo darkë së bashku me një nip apo mbesë, dhe një numër i barabartë ka blerë një dhuratë gjatë asaj kohe. “Gjyshërit amerikanë e marrin seriozisht statusin e tyre si të tillë”, shpjegon Gretchen Straw, asistente drejtore kërkimesh e Grupit Kërkimor të AARP. “Lidhja që ata kanë me nipërit është një kënaqësi për ta”. “Ndoshta konstantimi më interesant në këtë studim është shkalla në të cilën brezat janë të lidhur me njëri tjetrin”, vëren studimi, pavarësisht nga “jeta shumë e zënë e (dhe) shoqërisë sonë të lëvizshme”. 31% e të rriturve në Shtetet e Bashkuara, rreth 60 milion amerikanë, janë gjyshër. AARP konstatoi se 11% gjyshërve mbi moshën 50 vjeçare kujdesenn herë pas here për nipërit; 8% kujdesen çdo ditë dhe, 3% rrisin një nip/mbesë. 43% e gjyshërve thonë se është “shumë e lehtë” të përgatisësh aktivitete me të cilat mund të kalojnë kohën nipi/mbesa, dhe 25% të tjerë thonë se është “disi e lehtë”. Zbavitja më e preferuar janë të ngrënët drekë ose darkë së bashku në shtëepi apo restorant, të shikuarit televizor, vizitat pët të fjetur tek njëri tjetri, blerja e rrobave dhe pjesëmarrja në ushtrime apo sport. 44% e gjyshërve të cilët nuk kujdesen për nipërit dhe nuk jetojnë në të njëjtën shtëpi me nipërit/ mbesat, takohen me njërin prej tyre çdo javë. Afërsisht 1/3 e të anketuarve thonë se shihen dhe flasin në telefon më një nip apo mbesë të paktën 1 herë në javë. Rolet që luajnë gjyshërit mund të jenë të ndryshëm kur ata ndërveprojnë me një nip/mbesë. Afërsisht gjysma (49%) ofrohen si shoqërues apo shokë dhe më shumë se 1/3 e të anketuarve thonë se ata shpesh ofrojnë këshilla, flasin për historitë e familjes, apo diskutojnë mbi aspekte të jetës së prindërve kur ata ishin ishin të vegjël. 29% thonë se ata shpesh flasin për “kohët e vjetra të mira”. Në përgjigje të një pyetjeje mbi vlera të rëndësishme apo etikën që duhet trashëguar tek nipërit, 40% e gjyshërve përmendën moralin e lartë dhe ndershmërinë. 21% të tjerë përmendën “suksesin apo ambicjen”. 20 % përcaktuan fenë 14% përmendën konsideratën për të tjerët, dhe 10% thanë se ata i mësonin nipërit të ishin të përgjegjshëm dhe të besueshëm. Gjyshi mesatar në Shtetet e Bashkuara ka 5 nipër/ mbesa e stërnipër/stërmbesa. Faktikisht 1/4 e gjyshërve kanë stër-nipër/ mbesa.

11 -Korça- mars <strong>2011</strong><br />

Poemth<br />

Nga KRISTAQ TURTULLI<br />

LIDHJET E FORTA<br />

MIDIS GJYSHËRVE DHE NIPËRVE NË<br />

SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS<br />

NGA SHOQATA E AMERIKANE E<br />

PENSIONISTËVE (AARP)<br />

Mblodha, shita përpara ç’kisha<br />

Dhe ç’gjeta.<br />

Me çerekun e të hollave bleva bileta.<br />

U gërmoqa, mërmërita, shava rënkova,<br />

Vetveten, mëngjeset e akullta,<br />

Pështjellimin, të shkuarën dhe heshta.<br />

Rrugicat e qytetit qëndronin të ngrira,<br />

Shtëpitë fshinin sqetullat si koketa,<br />

Çatitë lëpiheshin nga mjegulla,<br />

Pallatet e vjetra ngjisheshin për ngritur<br />

kioska,<br />

Bulevardet roniteshin prej makinave të<br />

vjetra,<br />

Pazari përmbytej nga pluhuri dhe balta.<br />

Eca, lëviza, qëndrova, u ktheva.<br />

U rrotullova në vend prapë.<br />

Me shikim të ngulur tek shtëpia që shita.<br />

Kush rënkonte, hovte përpjetë,<br />

Toka, zemra,<br />

Apo qielli i paanë?<br />

Lëviza brinjazi të gjeja një fjalë,<br />

Qyteti qe mbledhur qe bërë hoshafkë,<br />

Fëmijëria këpucëgrisur ishte tkurrur<br />

brigjeve,<br />

Era shkulte barin trotuareve.<br />

Rinia e lodhur dhe ëndrra shumë,<br />

Kish mbetur e varur në gozhdën e një<br />

vjershë.<br />

Dhe në një libër të thjeshtë,<br />

Kish mbetur e pa tharë një puthje e fshehtë.<br />

Fryma e prindërve e tendosur qëndronte<br />

Si tel violine ndehur në memorie.<br />

Unë u luta të vinin pranë,<br />

Ata më kundronin në heshtje.<br />

Nostalgjia ish mbledhur qe bërë guaskë.<br />

Valixhet e mëdha gërvishtin gurët e dalë.<br />

Fëmijët çapiteshin si një poemë.<br />

Unë u gëlltita, ku mbeti një këngë?<br />

U rrotullova përsëri dhe vështrova<br />

Prapa, çfarë lashë...<br />

Prita me shpresë të vinte dita,<br />

Të shkrinte dëbora dhe dielli të ndriste,<br />

Të ikte errësira dhe të zbriste drita.<br />

Në vendin tim të vogël sa një kopsë.<br />

Përqafuam dëshira për tokën mëmë,<br />

Qëndruam në rreshtin e parë,<br />

Por asgjë...<br />

Tani shpresa më ftonte matanë.<br />

KËNGA E MËRGIMTARIT<br />

Zërat e thella të breznive më mbanin për këmbe,<br />

Zërat e reja më tërhiqnin për mënge,<br />

Më kumbonin në mëndje.<br />

Zemra e lodhur qëndronte ndehur midis dy skajeve.<br />

Të priste akoma, të besonte, të heshte, të qëndronte,<br />

Apo si të tjerët të ikte?<br />

Shkasin vitet pandierë si gurë tespihe,<br />

Matanë në rrugë e njëjta dajre bie.<br />

Plaku i kërrusur që pi kafe me listë,<br />

Kollitet, gërmuqet, teshtin,<br />

Plakën mban e shtrëngon,<br />

të mos bjerë,<br />

E gjora nënë e drobitur zgjatet, retë e zeza të fshijë<br />

me fshesë,<br />

Pastron dhe hënën e pluhurosur me pecetë.<br />

Të ketë dritë për vajzat dhe djemtë,<br />

Kur të ecin nëpër rrugë dhe pa rrugë,<br />

Eh, nëpër të madhen<br />

dhe të voglën botë!<br />

Me të vetmen divizë,<br />

Të shkojmë zbathur ose këmbë e duar në Evropë.<br />

Politika e madhe përdridhet dhe gumëzhin,<br />

në ethe është.<br />

Zien si kazan.<br />

Fjalë, premtime, përsëri fjalë,<br />

sa shumë fjalë imzot, sa shumë!<br />

Të gjitha thërrmohen treten bëhen hije.<br />

Për dreq njeriu ka shumë xhepa,<br />

Sepse askush nuk mund të ngjiret për badihava.<br />

Më falni, por politika nuk është bakllava.<br />

Ikën një lider shtatlartë me fjalë shumë,<br />

Vjen tjetri rrumbullak me shumë për lumë.<br />

Përsëri kthehet i pari kordhëtari.<br />

I dyti tërhiqet, ishte diplomati.<br />

Ikin dhe shkojnë, vijnë dhe qëndrojnë.<br />

Një godinë lënë, tek një tjetër shkojnë.<br />

U thjeshtëzua seksi,<br />

U bë si bukë me djathë,<br />

I ndershmi, i sinqerti, idealisti,<br />

Mbetën në të thatë.<br />

Xhepat bosh i kanë.<br />

Por shpresa i mban gjallë,<br />

Shpejt a vonë do sjellë lumi xhevarirë.<br />

Ndërkohë,<br />

Vitet shkasin pandierë si tespihe,<br />

Matanë në rrugë e njëjta dajre bie.<br />

Toronto - Kanada<br />

Janar <strong>2011</strong><br />

Shoqata Amerikane e<br />

Pensionistëve (AARP)<br />

tregon se gjyshërit kanë<br />

një lidhje jashtëzakonisht<br />

të fortë me nipërit e tyre.<br />

Përveç një besimi në<br />

shumë zona se lidhjet<br />

familjare midis brezave<br />

janë lëkundur në dekadat<br />

e fundit, një anketë kombëtare<br />

e më shumë se 800<br />

gjyshërve mbi moshën 50<br />

vjeç, tregoi se shumica e<br />

tyre ndërveprojnë rregullisht<br />

me nipërit në shumë<br />

mënyra, dhe mendojnë se<br />

marrdhëniet e tyre me<br />

nipërit janë “shumë<br />

pozitive”.<br />

Për shembull, 82 % e të<br />

anketuarve thonë se janë<br />

takuar me nipin apo<br />

mbesën muajin që shkoi,<br />

dhe 85% thonë se kanë<br />

biseduar me një nip apo<br />

mbesë gjatë asaj periudhe.<br />

Më shumë se 7 nga<br />

10 persona (72%) thonë<br />

se ata kanë ngrënë drekë<br />

apo darkë së bashku me<br />

një nip apo mbesë, dhe një<br />

numër i barabartë ka<br />

blerë një dhuratë gjatë<br />

asaj kohe.<br />

“Gjyshërit amerikanë e<br />

marrin seriozisht statusin<br />

e tyre si të tillë”, shpjegon<br />

Gretchen Straw, asistente<br />

drejtore kërkimesh e<br />

Grupit Kërkimor të<br />

AARP. “Lidhja që ata<br />

kanë me nipërit është një<br />

kënaqësi për ta”.<br />

“Ndoshta konstantimi më<br />

interesant në këtë studim<br />

është shkalla në të cilën<br />

brezat janë të lidhur me<br />

njëri tjetrin”, vëren studimi,<br />

pavarësisht nga<br />

“jeta shumë e zënë e (dhe)<br />

shoqërisë sonë të<br />

lëvizshme”.<br />

31% e të rriturve në<br />

Shtetet e Bashkuara,<br />

rreth 60 milion amerikanë,<br />

janë gjyshër. AARP konstatoi<br />

se 11% gjyshërve<br />

mbi moshën 50 vjeçare<br />

kujdesenn herë pas here<br />

për nipërit; 8% kujdesen<br />

çdo ditë dhe, 3% rrisin një<br />

nip/mbesë.<br />

43% e gjyshërve thonë se<br />

është “shumë e lehtë” të<br />

përgatisësh aktivitete me<br />

të cilat mund të kalojnë<br />

kohën nipi/mbesa, dhe<br />

25% të tjerë thonë se<br />

është “disi e lehtë”.<br />

Zbavitja më e preferuar<br />

janë të ngrënët drekë ose<br />

darkë së bashku në<br />

shtëepi apo restorant, të<br />

shikuarit televizor, vizitat<br />

pët të fjetur tek njëri tjetri,<br />

blerja e rrobave dhe<br />

pjesëmarrja në ushtrime<br />

apo sport.<br />

44% e gjyshërve të cilët<br />

nuk kujdesen për nipërit<br />

dhe nuk jetojnë në të<br />

njëjtën shtëpi me nipërit/<br />

mbesat, takohen me njërin<br />

prej tyre çdo javë.<br />

Afërsisht 1/3 e të anketuarve<br />

thonë se shihen<br />

dhe flasin në telefon më<br />

një nip apo mbesë të<br />

paktën 1 herë në javë.<br />

Rolet që luajnë gjyshërit<br />

mund të jenë të ndryshëm<br />

kur ata ndërveprojnë me<br />

një nip/mbesë. Afërsisht<br />

gjysma (49%) ofrohen si<br />

shoqërues apo shokë dhe<br />

më shumë se 1/3 e të<br />

anketuarve thonë se ata<br />

shpesh ofrojnë këshilla,<br />

flasin për historitë e<br />

familjes, apo diskutojnë<br />

mbi aspekte të jetës së<br />

prindërve kur ata ishin<br />

ishin të vegjël. 29% thonë<br />

se ata shpesh flasin për<br />

“kohët e vjetra të mira”.<br />

Në përgjigje të një<br />

pyetjeje mbi vlera të<br />

rëndësishme apo etikën<br />

që duhet trashëguar tek<br />

nipërit, 40% e gjyshërve<br />

përmendën moralin e lartë<br />

dhe ndershmërinë. 21% të<br />

tjerë përmendën “suksesin<br />

apo ambicjen”. 20 %<br />

përcaktuan fenë 14%<br />

përmendën konsideratën<br />

për të tjerët, dhe 10%<br />

thanë se ata i mësonin<br />

nipërit të ishin të përgjegjshëm<br />

dhe të<br />

besueshëm.<br />

Gjyshi mesatar në Shtetet<br />

e Bashkuara ka 5 nipër/<br />

mbesa e stërnipër/stërmbesa.<br />

Faktikisht 1/4 e<br />

gjyshërve kanë stër-nipër/<br />

mbesa.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!