Edukata shoqërore 4 - Albas
Edukata shoqërore 4 - Albas Edukata shoqërore 4 - Albas
Libër mësuesi Edukata shoqërore 4 Përgatitur nga: Ilda Alushaj
- Page 2 and 3: 134
- Page 4 and 5: Libër mësuesi për tekstin “Edu
- Page 6 and 7: ? Libër mësuesi për tekstin “E
- Page 8 and 9: Libër mësuesi për tekstin “Edu
- Page 10 and 11: Libër mësuesi për tekstin “Edu
- Page 12 and 13: Libër mësuesi për tekstin “Edu
- Page 14 and 15: Libër mësuesi për tekstin “Edu
- Page 16 and 17: Libër mësuesi për tekstin “Edu
- Page 18 and 19: Libër mësuesi për tekstin “Edu
- Page 20 and 21: Libër mësuesi për tekstin “Edu
- Page 22 and 23: Libër mësuesi për tekstin “Edu
- Page 24 and 25: Libër mësuesi për tekstin “Edu
- Page 26 and 27: Libër mësuesi për tekstin “Edu
- Page 28 and 29: Libër mësuesi për tekstin “Edu
- Page 30 and 31: Libër mësuesi për tekstin “Edu
- Page 32 and 33: Libër mësuesi për tekstin “Edu
- Page 34 and 35: Libër mësuesi për tekstin “Edu
- Page 36: Libër mësuesi për tekstin “Edu
Libër mësuesi

Edukata shoqërore 4

Përgatitur nga:

Ilda Alushaj
134
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 4”

135
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 4”

136
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 4”

137

Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 4”

Tema 1. Respektoj këdo dhe kudo

KAPITULLI I

KULTURA

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të tregojë raste të respektit ndaj të tjerëve.

• Të flasë për rëndësinë e respektit brenda grupit shoqëror.

• Të identifikojë raste të respektit në aspekte të ndryshme jetësore.

Fjalë kyç:

respekt, grup shoqëror, mirëkuptim, mendoj ndryshe.

Mjetet: teksti, pamje të mjedisit ku jetojmë, maska.

Aftësitë: të folurit, të diskutuarit.

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Pyetja e ditës

Ndërtimi i njohurive

Bashkëbisedojmë së bashku

Përforcimi

Punë në grupe

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Pyetja e ditës

Në një tabak të bardhë letre shkruhet pyetja:

- A duhet të flasim kur jemi duke ngrënë në tryezë?

Secili nxënës me lapostil shkruan mendimin e tij në tabakun e letrës. Lexohen me vëmendje mendimet dhe

grupohen ato.

- A menduat të gjithë njëlloj për këtë problem? Pse? (Në një grup bëhet e njëjta veprimtari, por mendimet

individuale janë të ndryshme.)

Ndërtimi i njohurive: Bashkëbisedojmë së bashku

Hapet teksti. Lexohet situata e dhënë në klasën e Altinit. Bashkëbisedohet me nxënësit për mendimet e

dhëna nga grupet e klasës së Altinit. Ata i krahasojnë mendimet e tyre me ato të tekstit. Dëgjohen me kujdes

nga mësuesi/ja, duke respektuar mendimet e çdo nxënësi.

Loja me maska:

Në klasë janë 34 nxënës. Secili vendos para fytyrës maskën e njëllojtë. Për t’u dalluar nga njëri-tjetri do të

përdoren numrat 1, 2, 3 ..... e kështu me radhë. Mësuesi/ja i thërret nxënësit me numrat përkatës.

Pyeten nxënësit:

- Si u ndjetë kur të gjithë kishit të njëjtën fytyrë?

- Si ndiheni kur ju thërrasin me numër dhe jo me emër?

- Po mendimet a janë të njëjta si maskat tuaja?

Përforcimi: Punë në grupe

Ndahet klasa në tri grupe. Secili grup krijon një poster për të dhënë mesazhin: “Të ndryshëm është më mirë,

i ndryshëm është bukur”.

P.sh.: Situata. Një fëmijë i liron vendin një të moshuari në autobus.

Jepni mendimin tuaj për situatën e çdo anëtari të grupit.

138

Ai ......... Situata

Ti............

Detyrë shtëpie. Sillni për orën tjetër foto të familjes në gëzime dhe festa të ndryshme.
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 4”

Tema 2. Kulturat janë të ndryshme

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të shfaqë mendimin e tij për kulturën.

• Të dallojë llojet e kulturave.

• Të shpjegojë në mënyrë të thjeshtë ndryshimet kulturore ndërmjet grupeve të

ndryshme shoqërore.

Fjalë kyç:

Mjetet:

kulturë, traditë, respekt, zakon.

teksti, foto të sjella nga nxënësit.

Parashikimi: Diskutim i ideve

Aftësitë: të treguarit, të dalluarit, të diskutuarit.

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Diskutim i ideve

Ndërtimi i njohurive

Përforcimi

Bashkëbisedim

Punë në dyshe

Zhvillimi i mësimit

Para klasës në një poster të madh ekspozohen fotot e sjella nga nxënësit. Nxënësit komentojnë fotot e

tyre, p.sh.: Familja ime e përdor këtë objekt apo veshje etj.

Çdo familje ka kulturën e vet në jetën familjare dhe shoqërore.

shpirtërore

miqësia

Kultura

muzikore

- folklorike

popullore

gjuhësore - të folurit

- të shkruarit

- të lexuarit

fetare - myslimane

- ortodokse

- katolike

Kulturë mënyra si mendon dhe si i thotë mendimet çdo njeri.

Ndërtimi i njohurive: Bashkëbisedim

Hapet teksti. Shihen me vëmendje figurat e tekstit.

- Cilat nga objektet e paraqitura përdor ti apo familja jote?

Lexohet pjesa në tekst dhe bashkëbisedohet me nxënësit:

- Ç’mendonin nxënësit rreth filmit: “Maçoku Zorba dhe pulëbardha që mësoi të fluturojë”?

- Po mendimi yt cili do të ishte? (Lihen nxënësit të lirshëm të shprehin mendimet e tyre.)

Lexohen tri situatat në tekst. Bashkëbisedohet rreth çdo situate, duke u mbështetur në pyetjet përkatëse.

Nëse krijohet mundësia nxënësit vishen me kostume popullore të krahinës së tyre.

Përforcimi: Punë në dyshe

Ndahen nxënësit në grupe dyshe. Secili nxënës shkruan se si kujdeset gjatë një dite për higjienën vetjake

(që nga çasti kur zgjohet deri në mbrëmje).

Më pas shënimet i këmbejnë me shokun. I krahason ato, duke marrë nga shoku atë që i mungon.

Nxënësit në këtë rast kanë shkëmbyer një kulturë shëndetësore.

Detyrë shtëpie. Shkruani për kulturën në familjen tuaj.

139
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 4”

Tema 3. Unë jam pjesë e botës së madhe

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të flasë për festat familjare, duke veçuar tradicionalen e festës.

• Të dallojë kulturën e krahinave të ndryshme.

• Të listojë traditat dhe zakonet e krahinave të ndryshme.

Parashikimi: Ekspozimi

Fjalë kyç:

Mjetet:

Aftësitë:

pasuri, jap kulturë, marr kulturë, pasurohem.

teksti, gatime të ndryshme, objekte tradicionale të familjes.

të folurit, të dalluarit, të listuarit.

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Ekspozimi

Ndërtimi i njohurive

Të nxënit bashkëpunues

Përforcimi

Tryeza e shijes

Zhvillimi

i mësimit

Secili nxënës ka sjellë objekte tradicionale të familjes apo sende me vlerë; gatim karakteristik nga krahina

prej së cilës ka prejardhjen familja e tij.

Ekspozohen ato në dy tryeza të klasës. Çdo nxënës tregon shkurt historinë e sendeve me vlerë dhe llojin e

ushqimit tradicional që e përdor familja e tij në festa të veçanta.

Ndërtimi i njohurive: Të nxënit bashkëpunues

Hapet teksti. Lexohen situatat në tekst dhe diskutohet rreth tyre duke iu përgjigjur pyetjeve në të djathtë të

tekstit.

Ndahen nxënësit në gjashtë grupe.

‣ Grupet I,II të mendojnë për mobilimin e shtëpisë së re të Agimit, duke e vizatuar atë.

‣ Grupet III, IV të përgatitin programin për veprimtarinë e festës.

‣ Grupet V, VI të përgatitin listën e gatimeve për festën e përurimit të shtëpisë.

Çdo grup reklamon punën e tij para klasës, duke u prezantuar nga anëtari i grupit.

Përforcimi: Tryeza e shijes

Të gjithë nxënësit vendosen rreth e qark tryezës me gatimet tradicionale.

Provohen shijet e gatimeve nga nxënësit.

Listoni gatimet në një fletë formati duke qarkuar atë që ju shijoi më tepër.

- Vlerësimi i nxënësve.

Detyrë shtëpie. Shkruani rreth gatimit tradicional të familjes suaj.

140
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 4”

Tema 4. Vendlindja ime e dashur

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të plotësojë përshkrimin për vendlindjen, duke u mbështetur në modelin e

dhënë në tekst.

• Të përshkruajë vendlindjen e tij.

• Të argumentojë rreth situatave problematike, duke iu përgjigjur pyetjeve për

çdo situatë.

Fjalë kyç:

Mjetet:

Aftësitë:

vendlindje, qytet, banor, fshat.

teksti, foto nga vendlindja.

të përshkruarit, të diskutuarit, të argumentuarit.

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Diskutim

Ndërtimi i njohurive

Përforcimi

Bashkëbisedim

Lexo-përgjigju-plotëso

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Diskutim

Diskutohet me nxënësit rreth pyetjeve të mëposhtme:

- Si quhet vendlindja jote?

- Ku ndodhet qyteti yt?

- Cilat janë veprimtaritë kryesore në qytetin tënd?

- A po rritet popullsia në qytetin tënd? Pse?

- Cilat janë traditat e qytetit tënd?

(Duke qenë se nxënësit janë nga qytete të ndryshme tregojnë traditat e qytetit të tyre ndihmuar dhe nga prindërit.)

Ndërtimi i njohurive: Bashkëbisedim

Shkruhet tema: “Vendlindja ime e dashur”.

Traditat

Vendlindja ime

Vendi ku kam lindur

Qendër tregtare e industriale

Atdheu ku jetoj

Lexohet përshkrimi i vendlindjes së Altinit. Duke u mbështetur në modelin e dhënë nxënësit përshkruajnë

vendlindjen e tyre.

Plotësohet përshkrimi i dhënë në formën e një testi nga nxënësit në tekst.

Përforcimi: Lexo-përgjigju-plotëso

Lexohen situatat problemore dhe përgjigjen rreth tyre duke u ndihmuar nga pyetjet përbri.

Plotësoni kartelën për të marrë pasaportën tuaj.

- Vlerësimi i nxënësve.

Detyrë shtëpie. Përshkruani vendlindjen tuaj.

141
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 4”

KAPITULLI II

NJERËZ, VENDE DHE MJEDISE

Tema 1. Lëvizja, shpejtësia

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të flasë për mjetet e komunikacionit dhe të listojë disa prej tyre.

• Të tregojë se cili është mjeti më i shpejtë që ka ndërtuar deri tani njeriu.

• Të flasë për mjetet e udhëtimit që përdorin njerëzit.

Fjalë kyç: komunikacion, makina, shpejtësi, zhvillim.

Mjetet: teksti, pamje nga mjete të ndryshme komunikacioni.

Aftësitë:

të folurit, të treguarit, të përshkruarit.

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Diskutim

Ndërtimi i njohurive

Përforcimi

Bashkëbisedim

Shkrim i lirë

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Diskutim

Diskutohet me nxënësit:

- Me çfarë të pëlqen të udhëtosh?

- Cilat janë mjetet e komunikacionit që përdor njeriu për të udhëtuar?

- Ç’sjell trafiku i shumtë i makinave?

Ndërtimi i njohurive: Bashkëbisedim

Mjetet e komunikacionit janë të shumëllojshme (paraqiten pamje të ndryshme).

Njerëzit lëvizin me mjete të shumta.

aeroplani

trageti

Mjetet e

komunikacionit

treni

makina

etj.

Komunikacioni ndihmon zhvillimin e një vendi.

Krahasohet e kaluara me të tashmen (në lidhje me komunikacionin). Pra, si udhëtonin njerëzit në të

kaluarën dhe si udhëtojnë sot.

Lexohen situatat problemore dhe për çdo situatë bashkëbisedohet duke iu përgjigjur pyetjeve.

142

Përforcimi: Shkrim i lirë

Përfytyro dhe përshkruaj me fjalë apo vizatim mjetin e shpejt që njeriu nuk e ka shpikur ende.

- Lexon ose ekspozohen vizatimet para klase.

- Vlerësimi i nxënësve.

Detyrë shtëpie. Paraqitni me vizatim mjetin e komunikacionit që ju pëlqen më shumë.
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 4”

Tema 2. Rruga

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të tregojë ç’janë rrugët duke përmendur disa emra rrugësh.

• Të flasë për rëndësinë që kanë rrugët.

• Të paraqesë me vizatim rrugën që bën çdo ditë për në shkollë.

Parashikimi: Stuhi mendimesh

Fjalë kyç:

Mjetet:

Aftësitë:

rrugë, llojet e rrugëve, udhëkryq.

teksti, pamje nga rrugë të ndryshme.

të treguarit, të diskutuarit, të vizatuarit.

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Stuhi mendimesh

Ndërtimi i njohurive

Përforcimi

Diskutim

Vizatim, turi i galerisë

Zhvillimi i mësimit

Thuaj emrin e rrugës ku banon. Lexohet pjesa në tekst dhe diskutohet rreth saj.

Mësuesi/ja shkruan në tabelë togfjalëshin llojet e rrugëve dhe bën plotësimet përkatëse:

ajrore

(kalojnë mjetet e fluturimit, si:

aeroplanët, helikopterët,

teleferikët etj.)

Llojet e rrugëve

detare

(kalojnë mjetet e

lundrimit, si: tragetet,

nëndetëset etj.

tokësore

(kalojnë mjetet rrugore, si:

makinat, biçikletat, autobusët etj.,

si dhe mjetet hekurudhore, si: treni etj.)

Ndërtimi i njohurive: Diskutim

Vështrohen pamjet e sjella në klasë dhe pamjet e tekstit.

Nxënësit duhet të dallojnë llojet e rrugëve dhe të dinë lehtësitë që sjell përdorimi i rrugëve të ndryshme.

P.sh.: Rrugët afrojnë njerëzit me njëri-tjetrin.

Mësuesi/ja u drejton nxënësve pyetjen:

- Si janë rrugët e qytetit/fshatit tonë?

- Po rrugët e lagjes ku banoni, si janë?

Lexohen situatat problemore dhe nxënësit u përgjigjen pyetjeve të tekstit.

Përforcimi: Vizatim, turi i galerisë

Nxënësit paraqesin me anë të vizatimit rrugën që bëjnë çdo ditë për në shkollë. Punimet më të mira

paraqiten në këndin e klasës.

- Vlerësimi i nxënësve.

Detyrë shtëpie. Shkruani në fletore emrin e rrugës ku banoni dhe emrat e rrugëve që njihni.

143
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 4”

Tema 3. Në rrugë duke ecur

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të thotë tri rregulla që sigurojnë jetën e njerëzve në rrugë.

• Të shpjegojë me fjalë disa rregulla të qarkullimit rrugor.

• Të shkruajë tabela për rregullat e qarkullimit në rrugë dhe shenja rrugore.

Parashikimi: Diskutim i ideve

Fjalë kyç:

Mjetet:

Aftësitë:

këmbësor, rregulla, shenja rrugore.

teksti, sinjalistikë e qarkullimit rrugor.

të treguarit, të diskutuarit, të shkruarit.

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Diskutim i ideve

Ndërtimi i njohurive

Përforcimi

Vëzhgo-diskuto

Punë individuale

Zhvillimi i mësimit

Diskutohen pyetjet me nxënësit:

- Si janë rrugët e qytetit sot?

- Çfarë ndodh nëse nuk zbaton rregullat e ecjes në rrugë?

- Thoni disa rregulla të qarkullimit rrugor.

Ndërtimi i njohurive: Vëzhgo-diskuto

Lexohen në tekst disa tabelëza të shkruara me rregullat në rrugë.

Lexohen shpjegimet e disa shenjave për këmbësorët në rrugë.

Në rrugë:

Duhet të respektojmë rregullat e rrugës, sepse ato sigurojnë jetën tonë, të kalimtarëve dhe të automjeteve.

Përforcimi: Punë individuale

Shkruani në copëza letre rregulla të qarkullimit rrugor. Vizatoni disa shenja për këmbësorët.

- Vlerësimi i nxënësve.

Detyrë shtëpie. Përshkruani rrugën kur vini në shkollë, duke theksuar

sinjalet që ndeshni gjatë rrugës.

Tema 4. Jam i kujdesshëm me biçikletën time

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të flasë për biçikletën e tij, duke treguar kujdesin kur e përdor atë.

• Të shpjegojë domethënien e disa sinjaleve të ecjes me biçikletë.

• Të përshkruajë rrugën që bën me biçikletë.

Fjalë kyç: pedalim, rrugë çikliste.

Mjetet: teksti, sinjale të qarkullimit rrugor.

Aftësitë: të folurit, të shpjeguarit, të përshkruarit.

144
Parashikimi

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Bisedë

Bisedohet me nxënësit:

- Sa nxënës kanë biçikletat e tyre?

- Cilët dinë të pedalojnë?

- Pse themi se biçikleta është mjet shumë i mirë?

- Ç’sinjale të qarkullimit rrugor njihni?

- Ç’rregulla zbatoni kur ecni me biçikletë?

Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 4”

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Ndërtimi i njohurive

Përforcimi

Bisedë

Bashkëbisedim në grupe

Përgjigjju pyetjeve

Ndërtimi i njohurive: Bashkëbisedim në grupe

Ndahen nxënësit në grupe. Çdo grup thotë disa rregulla të ecjes me biçikletë.

Vizatoni disa shenja të ecjes me biçikletë. Përshkruaj rrugën që bën me biçikletë.

Dëgjohen mendimet e secilit grup.

Mësuesi/ja nxjerr para nxënësve disa shenja rrugore. Së bashku me nxënësit shpjegohen shenjat e

paraqitura, sipas grupeve përkatëse:

→ Kujdes! Fundi i pistës çiklistike.

→ Kujdes! Në zonë ka fëmijë që kalojnë.

→ Kujdes! Këtu nuk lejohet parkimi.

→ Kujdes! Ndalohet lëvizja me biçikleta.

→ Kjo është rruga ku kalojë biçikletat.

Përforcimi: Përgjigjju pyetjeve

- Me çfarë mjeti do të doje të vije në shkollë?

- A ka rrugë të përshtatshme për patinat?

- Çfarë do të bëje ti, nëse të kërkohej mendim për lëvizjen me biçikleta, patina etj.?

- Vlerësimi i nxënësve.

Detyrë shtëpie. Vizatoni disa sinjale të qarkullimit me biçikleta.

145
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 4”

Veprimtari zbatuese

Tema. Rruga për në shkollë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të gjejë vetë rrugën për në shkollë.

• Të thotë disa rregulla që kanë të bëjnë më vajtjen në shkollë dhe kthimin në shtëpi.

• Të diskutojë për 2 ose 3 shenja kryesore të tabelave të qarkullimit rrugor.

? Fjalë kyç: orientim në rrugë, shenja rrugore, labirint.

Mjetet:

tabela me shenja të qarkullimit rrugor, aparat fotografik, ngjyra, fletë të bardha.

Zhvillimi i mësimit

1. Veprimtari fillestare:

Fillohet ora me lojën labirint, secili nxënës ka përpara një fletë, ku gjen vetë rrugën që përshkojnë fëmijët për

të vajtur në shkollë.

Shpallen fitues nxënësit që kanë zgjidhur drejt dhe shpejt lojën.

2. Organizohet me nxënësit një ekskursion ku nxënësit do të vëzhgojnë:

- rrugën nga shkolla në shtëpi të një nxënësi,

- objektet gjatë rrugës,

- tabelat e qarkullimit rrugor,

- automjetet që shohin gjatë rrugës,

- ecjen e këmbësorëve,

- rreziqet e mundshme.

Bëhen foto të ecjes së nxënësve gjatë rrugës dhe të objekteve të ndryshme.

U drejtohen nxënësve pyetjet:

- Si orientoheni për të mos ngatërruar rrugën?

- Cilat janë disa nga rregullat e ecjes në rrugë?

- Cilat janë 2-3 shenja kryesore të qarkullimit rrugor?

3. Vizatoni dhe ngjyrosni në fletë të bardhë disa shenja të qarkullimit rrugor.

146
KAPITULLI III

ZHVILLIMI INDIVIDUAL DHE IDENTITETI

Tema 1. Autoportret

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të tregojë se është i/e veçantë nga të tjerët.

• Të flasë për aftësitë që ka.

• Të intervistojë veten nëpërmjet pyetësorit në tekst.

Fjalë kyç: unik, individualitet, aftësi.

Mjetet: teksti, pasqyrë, laps.

Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 4”

Aftësitë:

të treguarit, të folurit, të intervistuarit.

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Diskutim paraprak

Ndërtimi i njohurive

Punë në grupe

Përforcimi

Intervisto veten

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Diskutim paraprak

Gjithsecili për një moment sheh veten në pasqyrë veç dhe, më pas dyshe me shokun e bankës.

- Çfarë shihni në pasqyrë?

- A jeni të gjithë njëlloj?

- A ngjasoni të paktën me njërin nga shokët tuaj?

Ndërtimi i njohurive: Punë në grupe

Plotësohen kartelat e tekstit të faqes 20 me + ose - .

Lexohen kartelat nga disa nxënës: Ju ndryshoni shumë nga njëri-tjetri. Secili prej jush është i veçantë, i

pangjashëm në pamje, emër, sjellje dhe aftësi.

Përforcimi: Intervisto veten

Lexohet pyetësori i dhënë në tekst. Plotësohet me kujdes nga çdo nxënës.

Dëgjohen disa nxënës se si e kanë plotësuar.

- Vlerësimi i nxënësve.

Detyrë shtëpie. Formuloni një pyetësor për shokun tënd.

147
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 4”

Tema 2. Unë nuk jam siç isha vjet

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të dallojë ndryshimet te vetja, duke bërë krahasimet me vitet e kaluara.

• Të tregojë ndryshimet që kanë ndodhur në rritjen dhe zhvillimin trupor të tij/saj.

• Të hartojë listën e çudirave që kanë ndodhur në moshën e tij/saj.

Parashikimi: Diskutim

Fjalë kyç:

Mjetet:

Aftësitë:

rritje, ndryshim, zhvillim, dije.

teksti, format A 4,

laps, foto të moshave të ndryshme.

të krahasuarit, të dalluarit, të hartuarit.

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Diskutim

Ndërtimi i njohurive

Vëzhgo-krahaso

Përforcimi

Punë zbatuese

Zhvillimi

i mësimit

Nxënësit nxjerrin mbi bankë fotot e sjella.

- Krahaso veten se si ke qenë në mosha të ndryshme dhe si je tani.

- Trego lojërat që të kanë pëlqyer atëherë dhe tani; ç’ke ditur të bësh dhe çfarë di sot?

Ndërtimi i njohurive: Vëzhgo-krahaso

Njihen nxënësit me temën e mësimit.

Lexohet pjesa: “Ç’ka ndodhur me Altinin?”.

Tërhiqet vëmendja e nxënësit:

- Unë jam një vit më i rritur.

- Unë jam një vit më i ditur.

Njihen nxënësit me fletoren e çudirave të Altinit:

- Loja e parapëlqyer e Altinit.

- Gjatësia e Altinit.

- Pesha e Altinit.

- Altini di të bëjë ...

Lexohen situatat në tekst dhe nxënësit u përgjigjen pyetjeve të situatave.

Përforcimi: Punë zbatuese

Hartoni fletoren e çudirave sipas Altinit. Plotësoji ato që mundesh në klasë, ndërsa të tjerat përfundoji në

shtëpi.

Komento vargjet e vjershës së Martës.

148

- Vlerësimi i nxënësve.

Detyrë shtëpie. Plotësoni fletoren e çudirave.
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 4”

Tema 3. Eja të zgjedhim së bashku

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të lexojë situatat e dhëna në tekst, duke kuptuar rreth tyre.

• Të listojë fjalët që duhen për të zgjedhur një shokë apo një shoqe.

• Të shpjegojë zgjedhjet e tij, duke argumentuar pse-në.

Parashikimi: Diskutim

Fjalë kyç:

zgjedhje, bashkëpunim, marrëdhënie, sinqeritet.

Mjetet: teksti, fletë A 4

Aftësitë:

të listuarit, të lexuarit, të shpjeguarit.

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Diskutim

Ndërtimi i njohurive

Bashkëbisedim

Përforcimi

Shkrim i drejtuar

Zhvillimi i mësimit

Diskutohet me nxënësit:

- Cili është shoku apo shoqja juaj?

- Kush ta ka bërë zgjedhjen?

- Çarë zgjedhjesh ke bërë ti?

Në drejtim

Në veshje

Në ushqim

Zgjedhje

Në profesion

Ndërtimi i njohurive: Bashkëbisedojmë

Lexohen situatat e dhëna në tekst. Bisedohet rreth çdo situate.

Të gjithë njerëzit bëjnë zgjedhje.

Në veshje, ushqim, por zgjedhja më e vështirë është kush drejton një institucion. Bashkëbisedohet me

nxënësit rreth pyetjeve të tekstit.

Përforcimi: Shkrim i drejtuar

Shkruaj në fletore pse bëre zgjedhjen e atij ushqimi në restorant.

Lexohen argumentet e nxënësve.

- Vlerësimi i nxënësve.

Detyrë shtëpie. Lexoni menynë e një restoranti dhe zgjidhni ushqimin që doni të hani.

Shkruani pse bëtë pikërisht këtë zgjedhje.

149
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 4”

Tema 4. Dikush ka më shumë nevojë se të tjerët

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të tregojë si i respekton të tjerët në raste të veçanta.

• Të flasë për situatat problemore të dhëna në tekst.

• Të përshkruajë një moment të caktuar kur ka pasur më shumë nevojë.

Parashikimi: Pyetja e ditës

Fjalë kyç:

Mjetet:

Aftësitë:

përparësi, nevojë, rëndësi.

teksti, foto të ndryshme.

të folurit, të diskutuarit, të përshkruarit.

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Pyetja e ditës

Ndërtimi i njohurive

Bashkëbisedim

Përforcimi

Përshkrim

Zhvillimi

i mësimit

Shkruaj në tabelë: Njerëzit janë të lumtur kur ndihmojnë ata që kanë nevojë.

- Si e kuptoni mesazhin që përcjell kjo fjali?

Ndërtimi i njohurive: Bashkëbisedim

Njihen nxënësit me temën e mësimit. Lexohen nga nxënësit situatat e dhëna në tekst. Bashkëbisedohet

rreth tyre duke dhënë argumente të ndryshme (lihen nxënësit të argumentojnë lirshëm).

- Njerëzit jetojnë në familje, shoqëri, në lagje, grupe të ndryshme.

- Njerëzit nuk kanë të gjithë të njëjtat nevoja.

- E rëndësishme është t’u japim ndihmë personave që kanë më shumë nevojë.

Përforcimi: Përshkrim

Përshkruaj raste nga jeta jote:

- Kur ti ke pasur më shumë nevojë në familje.

- Kur një pjesëtar i familjes sate ka pasur më shumë nevojë se ti.

- Vlerësimi i nxënësve.

Detyrë shtëpie. Shkruani një të drejtë për dikë që ka më shumë nevojë.

150
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 4”

Tema 5. Jam i përgjegjshëm

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të tregojë tri detyra që i takojnë atij.

• Të diskutojë rreth përgjegjësive për veprimet dhe punët që bën.

• Të diskutojë rreth situatave të dhëna në tekst, nisur nga figurat.

Parashikimi: Diskutim paraprak

Fjalë kyç:

Mjetet:

Aftësitë:

i përgjegjshëm, detyrë, përgjegjësi.

teksti, rregullorja e shkollës.

të treguarit, të diskutuarit.

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Diskutim paraprak

Ndërtimi i njohurive

Lexo-plotëso

Përforcimi

Bashkëbisedim

Zhvillimi i mësimit

Diskutohet me nxënësit:

- Cilat janë detyrat e tua si nxënës?

- Sa i përgjegjshëm je për t`i kryer detyrat e tua?

Zbatimi i detyrave të ngarkuara kërkon përgjegjësi.

Ndërtimi i njohurive: Lexo-plotëso

Hapet teksti në faqen 28. Lexohen situatat e dhëna në tekst.

Pas çdo situate, nxënësit plotësojnë me laps në tekst.

‣Situata 1.

‣Situata 2.

- Të bëj detyrat.

- Të jem i sjellshëm.

- Të vij në orarin e duhur në shkollë.

- Të pastroj dhomën time.

- Të kujdesen për higjienën vetjake.

- Të mos bëj zhurmë në klasë.

‣ Situata 3.

‣ Situata 4.

- Të mësoj dhe të bëj detyrat.

- Të laj dhëmbët në orarin e caktuar.

- Të kontrolloj dhëmbët te dentisti.

- Të mbaj pastër klasën.

- Të vij nga shkolla në orarin e caktuar.

- Të fle në orarin e caktuar.

Përforcimi: Bashkëbisedim

Bashkëbisedohet me nxënësit rreth situatave problemore të shoqëruara me figurat përkatëse dhe pyetjet e dhëna.

Ftohet në klasë drejtoresha e shkollës për të treguar për përgjegjësitë që ka ajo në shkollë.

- Vlerësimi i nxënësve.

Detyrë shtëpie. Shkruani disa detyra në shkollë dhe shtëpi.

151
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 4”

Tema 6. Gjithçka në ndryshim

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të dallojë ndryshimet në një intervistë të dhënë në tekst, duke e krahasuar atë

me veten.

• Të përmbledhë mendimet e veta për ndryshimet e shkollës së gjyshit me të

tijën/sajën, duke plotësuar tabelën në tekst me shkrim.

• Të argumentojë rreth situatave të dhëna në tekst.

Parashikimi: Diskutim paraprak

Fjalë kyç:

Mjetet:

Aftësitë:

ndryshim shoqëror, zhvillim.

teksti, foto nga vite të ndryshme të jetës.

të dalluarit, të krahasuarit, të argumentuarit.

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Diskutim paraprak

Ndërtimi i njohurive

Bashkëbisedim

Përforcimi

Krahaso

Zhvillimi

i mësimit

Krahasoni në foto veten tuaj, prindërit, gjyshërit.

- Çfarë ka ndodhur?

U tregohen nxënësve foto nga qyteti i Tiranës ose nga qyteti ku banoni.

- Si ka qenë? Si është? Si do të bëhet?

Gjithçka ndryshon me kalimin e kohës. Ndryshimi është në zhvillim.

Ndërtimi i njohurive: Bashkëbisedim

Hapet teksti në faqen 30. Krahasohen fotot e dhëna në tekst.

Lexohet intervista e gjyshit dhe Altinit dhe vihet re ndryshimi. Në intervistë vendos dhe veten tënde.

Bëni një përmbledhje tabelave të ndryshimit të shkollës së gjyshit me shkollën tuaj.

Lexohen situatat e dhëna dhe argumentohet rreth tyre.

Përforcimi: Krahaso

o Krahaso njeriun që nga lindja.

o Krahaso librin që nga lindja në kohë të ndryshme.

o Krahaso biçikletën me makinën.

- Vlerësimi i nxënësve.

Detyrë shtëpie. Përshkruani ndryshimin që keni pësuar gjatë këtyre viteve,

shoqërojeni edhe me foto.

152
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 4”

KAPITULLI IV

INDIVIDËT, GRUPET, INSTITUCIONET

Tema 1. Të gjithë të barabartë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të flasë rreth situatave të dhëna në tekst.

• Të argumentojë rreth situatave problemore, duke iu përgjigjur pyetjeve të tekstit.

• T`i trajtojë njerëzit në mënyrë të barabartë, pra, të mos bëjë dallime.

Fjalë kyç:

Mjetet:

barazi.

teksti, Konventa e të Drejtave të Fëmijëve.

Aftësitë:

të argumentuarit, të reflektuarit.

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Diskutim

Ndërtimi i njohurive

Bashkëbisedim

Përforcimi

Argumento

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Diskutim

Nxirret një nxënës para klasës, prezantohet para të tjerëve:

• Si një vajzë/djalë i mbarë.

• Si një shok/shoqe e mirë.

• Si një talent në kërcim, pikturë etj.

• Si një qytetar në Republikën e Shqipërisë.

Çdo fëmijë gëzon këto cilësi, pasi është i barabartë me të tjerët.

Ndërtimi i njohurive: Bashkëbisedim

Lexohen situatat e dhëna në tekst. Komentohen figurat e tekstit.

Një fëmijë është edhe një bir, një shok klase apo skuadre, shtetas i shtetit që i përket.

Njihen nxënësit me disa të drejta nga Konventa e të Drejtave të Fëmijëve.

Përforcimi: Argumento

Lexohen situatat problemore dhe diskutohet rreth tyre, duke iu përgjigjur pyetjeve të tekstit.

- Vlerësimi i nxënësve.

Detyrë shtëpie. Gjeni materiale për sukseset e moshatarëve tuaj në botë.

153
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 4”

Tema 2. Mes vlerash ndihem i vlerësuar

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të tregojë se çfarë quajmë vlerë te njerëzit që na rrethojnë.

• Të flasë për vlerat e njerëzve të ndryshëm.

• Të argumentojë situatat e dhëna, duke iu përgjigjur pyetjeve përkatëse.

Fjalë kyç:

Mjetet:

vlerë, dobi, sjellje.

teksti.

Aftësitë:

të tregojë, të argumentojë, të dallojë.

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Pyetja e ditës

Ndërtimi i njohurive

Përforcimi

Bashkëbisedim

Argumento

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Pyetja e ditës

Mësuesi/ja shkruan në tabelë pyetjen:

- A janë falja dhe toleranca vlera njerëzore?

Nxënësit diskutojnë lirshëm rreth kësaj pyetjeje.

Ndërtimi i njohurive: Bashkëbisedim

Njihen nxënësit me temën e mësimit: “Mes vlerash ndihem i vlerësuar”.

Lexohen dhe komentohen figurat e tekstit.

- Gjithçka që është e dobishme për njerëzit quhet vlerë.

- Vlerat e pasurojnë njeriun.

Mësuesi/ja shkruan në tabelë fjalën vlerë dhe së bashku me nxënësit bën lidhjet përkatëse.

të mos gënjesh

Vlerë

i sjellshëm

i ndershëm

të jesh i

njerëzishëm

të ndihmosh njerëzit

në nevojë

Përforcimi: Argumento

Nxënësit lexojnë situatat problemore në tekst, si dhe argumentojnë rreth tyre, duke iu përgjigjur pyetjeve në

tekst.

154

- Vlerësimi i nxënësve.

Detyrë shtëpie. Shkruani disa vlera njerëzore në fletore, veçoni vlerat e tua.
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 4”

Tema 3. Të njohim kush na drejton

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të tregojë pse është krijuar shteti.

• Të flasë për institucionet qendrore dhe vendore, duke bërë dallimin midis tyre.

• Të përshkruajë organizimin e njerëzve sot, duke e krahasuar me kohët e lashta.

Fjalë kyç:

Mjetet:

Aftësitë:

shtet, bashki, komunë, shtetas, nëpunës, qytet, fshat.

teksti, pamje nga Bashkia e Tiranës ose pamje nga bashkia/komuna juaj.

të treguarit, të përshkruarit, të reflektuarit.

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Diskutim paraprak

Ndërtimi i njohurive

Bashkëbisedim

Përforcimi

Lojë e imagjinuar

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Diskutim paraprak

Nxënësve u paraqiten pamje nga Bashkia e Tiranës ose pamje nga bashkia/komuna ku banojnë.

Pyeten nxënësit:

- Si quhet kryetari i Bashkisë së Tiranës? Po i bashkisë/komunës suaj?

- Si zgjidhet ata?

- Cilët kanë të drejtën e votës?

- Çfarë do t`i kërkonit kryetarit të bashkisë/komunës suaj?

Ndërtimi i njohurive: Bashkëbisedim

Lexohen në tekst rubrika Çfarë do të mësoj? dhe pjesa e parë e mësimit.

Qytetarët e rritur zgjedhin me votim:

a. Kryetarin e Bashkisë

b. Anëtarët e Këshillit Bashkiak

Kryetari i Bashkisë/Komunës emëron nëpunësit e saj.

Lexohen situatat problemore dhe bashkëbisedohet rreth tyre.

Përforcimi: Lojë e imagjinuar

Njëri nga nxënësit zgjidhet në rolin e Kryetarit të Bashkisë. Të tjerët i kërkojnë ata që i mungojnë në lagje,

shkollë apo shërbime të tjera publike.

- Dëgjohen dhe mbahen shënim ankimet e nxënësve.

- Vlerësimi i nxënësve.

Detyrë shtëpie. Rubrika Aktiviteti yt, në faqen 37 të tekstit.

155
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 4”

Tema 4. Sa e vështirë është të jesh polic?!

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të flasë për policët që njeh.

• Të tregojë raste kur policët janë treguar miq të fëmijëve.

• Të përshkruajë një polic për punën që kryen.

Fjalë kyç:

Mjetet:

Aftësitë:

polic, ndihmë, përgjegjësi, shërbim.

teksti, pamje nga policë të ndryshëm.

të treguarit, të përshkruarit.

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Bisedë

Ndërtimi i njohurive

Përforcimi

Diskutim

Bashkëbisedim-vizatim i lirë

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Bisedë

Mësuesi/ja shkruan në tabelë fjalën policia dhe bën plotësimet përkatëse.

e qarkullimit rrugor

e krimeve të rënda

Policia

tatimore

doganore

Ndërtimi i njohurive: Diskutim

Lexohen situatat e dhëna në tekst dhe diskutohet me nxënësit.

Policia dhe policët:

- kujdeset për jetën e popullit;

- për zbatimin e rregullave;

- profesioni i policit është shumë fisnik dhe human (njerëzor);

- policët miq të fëmijëve.

Përforcimi: Bashkëbisedim-vizatim i lirë

Bashkëbisedohet me nxënësit rreth pyetjeve për çdo situatë të tekstit.

1. Tregoni raste kur policët kanë ndihmuar fëmijët apo njerëzit e tjerë.

2. Paraqit me vizatim një polic ose përshkruaje atë me fjalë.

- Vlerësimi i nxënësve.

156
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 4”

Tema 5. Kam të drejta dhe detyra

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të dallojë të drejtat nga detyrat që i takon secilit.

• Të argumentojë rreth situatave të dhëna, duke iu përgjigjur pyetjeve të tekstit.

• Të shkruajë katër të drejta dhe detyra që i takojnë.

Fjalë kyç:

Mjetet:

e drejtë, barazi, detyrë, përgjegjësi.

teksti, të drejtat nga Konventa e të Drejtave të Fëmijëve.

Aftësitë:

të dalluarit, të argumentuarit, të shkruarit.

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Bisedë

Ndërtimi i njohurive

Bashkëbisedim

Përforcimi

Shkrim i lirë

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Bisedë

- A kanë të drejtat fëmijët? Thoni disa prej tyre. (e drejta për t’u argëtuar, për t’u shkolluar...)

- Po detyra (përgjegjësi), a kanë fëmijët? Përmendni disa prej tyre.

(Të mësojë, të dëgjojë me vëmendje ...)

Ndërtimi i njohurive: Bashkëbisedim

Njihen nxënësit me temën e mësimit. Lexohen pjesët në tekst dhe bashkëbisedohet rreth tyre.

• Fëmijët kanë të drejtë të argëtohen.

• Fëmijët kanë të drejtën të kenë motër apo vëlla.

Lexohet në tekst përmbledhja e të drejtave dhe detyrave të fëmijëve.

Lexohen situatat problemore të tekstit. Argumentohen nga nxënësit, duke iu përgjigjur pyetjeve në të

djathtë të çdo situate.

Përforcimi: Shkrim i lirë

Shkruani në fletore katër të drejta dhe detyra që të takojnë ty.

Lexohen nga nxënësit duke veçuar më të mirat.

- Vlerësimi i nxënësve.

157
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 4”

KAPITULLI V

PRODHIMI DHE SHPËRNDARJA

Tema 1. Pasioni im është ...

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të tregojë pasionin që ka.

• Të gjejë veten në pasionet e dhëna në figurat e tekstit.

• Të argumentojë rreth situatave problemore, duke shprehur mendimet e veta.

Fjalë kyç:

Mjetet:

pasion, dëshirë, ëndërr.

teksti, pamje të ndryshme.

Aftësitë:

të treguarit, të argumentuarit, të vëzhguarit.

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Bisedë

Ndërtimi i njohurive

Përforcimi

Bashkëbisedim

Shkrim i lirë

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Bisedë

Çdo njeri ka pasionin e tij. Mësuesi/ja shkruan në tabelë fjalën pasion:

të fal kënaqësi

ëndërr

Pasioni

dëshirë

Ndërtimi i njohurive: Bashkëbisedim

Lexohet në tekst “Pasoni te fëmijët”. Në figurat e tekstit është dhënë pasioni për të koleksionuar. Rretho

ku e gjen veten tënde. Vëzhgohen me vëmendje figurat. Lexohen situatat problemore bashkëbisedohet rreth

tyre, duke iu përgjigjur pyetjeve të tekstit.

të mira

Pasionet

të këqija

Përforcimi: Shkrim i lirë

Shkruaj pasionin tënd dhe ndonjë pasion të keq që e ke vetë apo dikush tjetër.

Dëgjohen me vëmendje nxënësit.

- Vlerësimi i nxënësve.

Detyrë shtëpie. Hyni në faqet e internetit dhe sillni shembuj të pasioneve të njerëzve.

158
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 4”

Tema 2. Nga prodhimi në treg

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të listojë prodhimet që shiten në treg.

• Të dallojë profesionet, duke u nisur nga prodhimet dhe nga vendi ku prodhohen.

• Të argumentojë rreth situatave të dhëna, duke iu përgjigjur pyetjeve të tekstit.

Fjalë kyç:

Mjetet:

prodhim, profesion, treg, cilësi.

teksti, fletë formati A 4

, laps.

Aftësitë:

të listuarit, të dalluarit, të argumentuarit.

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Identifiko

Ndërtimi i njohurive

Bashkëbisedim

Përforcimi

Diskutim

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Identifiko

Listoni në një fletë formati prodhimet që shihni në treg.

- perime

- fruta

- veshje

- lodra

• A është i njëjtë çmimi i këtyre prodhimeve? Pse?

• Si quhen njerëzit që shesin këto prodhime?

Ndërtimi i njohurive: Bashkëbisedim

Shihet me vëmendje fotoja e tekstit.

Plotësohet tabela e dhënë në tekst: bukëpjekës, pastiçeri, bujk, blegtor, baxhoxhi, peshkatar, punëtor,

këpucar, rrobaqepës, pastruese rrobash.

Për të përfituar një prodhim nuk mjafton një apo dy profesione, p.sh.: këpuca;

kasapi - punëtori - stilisti - këpucari.

Përforcimi: Diskutim

Lexohen situatat në tekst. Diskutohet rreth tyre. Nxënësit u përgjigjen pyetjeve për çdo situatë.

- Vlerësimi i nxënësve.

Detyrë shtëpie. Shkruani në fletore për shërbimet që u bën prodhimeve fshatari, shitësi.

159
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 4”

Tema 3. Edhe ne mund të prodhojmë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të prodhojë një vazo të thjeshtë me lule.

• Të modelojë sipas udhëzimeve të dhëna në tekst.

• Të përshkruajë vazon e përfunduar sipas modelit.

Fjalë kyç:

Mjetet:

punë, prodhim, kënaqësi.

lëvozhga veze, degë të holla, lule të thata, vazo e vogël, fjongo të holla, ngjitës.

Aftësitë:

të prodhuarit, të modeluarit, të përshkruarit.

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Bisedë

Ndërtimi i kuptimit

Përforcimi

Veprimtari praktike

Diskuto-krahaso

Parashikimi: Bisedë

Zhvillimi i mësimit

Mësuesi/ja u drejton pyetjet nxënësve dhe bisedojnë rreth tyre.

- A ju pëlqen të modeloni?

- Ç’mund të modeloni?

- Ç’ndieni kur prodhoni me duart tuaja?

Ndërtimi i kuptimit Veprimtari praktike

Me mjetet e sjella në klasë, nxënësit modelojnë vetë një vazo me lule. Lexohen pesë hapat e dhënë në

tekst dhe, sipas tyre vepron secili nxënës.

Vazoja me lule mund të punohet edhe në dyshe.

Përforcimi: Diskuto-krahaso

- Vlerësimi i nxënësve. Nxënësit diskutojnë rreth modelimit të vazos dhe krahasojnë punët e tyre.

Detyrë shtëpie. Sillni për orën tjetër foto nga qytetet e Shqipërisë dhe pamje nga

veprat e ndërtuara nga populli ynë.

Tema 4. Edhe ne mund të prodhojmë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të flasë për qytetet e Shqipërisë që ka vizituar.

• Të tregojë përshtypjet e tij/saj nga qyteti mbresëlënës.

• Të përshkruajë një udhëtim imagjinar në qytetet e Shqipërisë.

Fjalë kyç:

Mjetet:

Aftësitë:

punë, qytet, krahinë.

teksti, foto nga qytetet e Shqipërisë, foto nga veprat e ndërtuara nga dora e njeriut.

të folurit, të përshkruarit, të treguarit.

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Ndërtimi i njohurive

Përforcimi

Diskutim-ekspozim

Bashkëbisedim

Udhëtim imagjinar

160
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 4”

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Diskutim- ekspozim

Nxënësit kanë sjellë foto nga qytetet e Shqipërisë dhe pamje nga veprat e ndërtuara nga populli ynë.

Nxënësit flasin për qytetet që kanë vizituar dhe mbresat që u kanë lënë këto qytete. Plotësohet një poster

me pamje nga qytetet e Shqipërisë dhe një tjetër me veprat e ndërtuara nga populli ynë punëtor e heroik.

(Nxënësit i ngjisin pamjet para klasës.)

Ndërtimi i njohurive: Bashkëbisedim

Lexohet me kujdes udhëtimi i pikës së ujit në qytetet e Shqipërisë.

Përqendrohet vëmendja e nxënësit tek udhëtimi i Pikës së Ujit në këto qytete.

Tiranë: ministritë, universitetet, autostrada, uzina e fabrika.

Durrës: peshkatarë e detarë të zotë, anijet, tregtarët.

Fusha e Myzeqesë: ara të mbjella me pambuk e perime.

Vlorë, Sarandë: bregu shkëmbor, hotele, parqe të gjelbra.

Gjirokastra: kalldrëme të bukura, mjeshtër të gdhendjes së gurit dhe ndërtimit të shtëpive.

Tepelenë: hotele, fabrika e ujit të ftohtë.

Në veri të Shqipërisë malet e larta, liqenet, lumenjtë dhe hidrocentrale, lugina e kodrina të mbjella me

drithëra e perime.

Gjirokastër

Tiranë

Qytetet

Fier

Kukës

Durrës

Vlorë

toka të begata

autostrada

fabrika

institucione

Veprat

hotele

parqe

uzina

Sarandë Tepelenë etj.

etj.

hidrocentrale

Bashkëbisedohet me nxënësit rreth vizitës së “Pikës së Ujit” në qytetet e Shqipërisë.

Përforcimi: Udhëtim imagjinar

Nxënësit mendojnë një udhëtim imagjinar në qytetet e njohura të Shqipërisë (me mjetin që dëshirojnë).

“U nisa nga Tirana me makinën e babit. Makina ecte pa u ndierë gjatë autostradës. Në anët e

autostradës shihja fushat e mbjella me grurë e perime. Fabrikat, hotelet dhe vilat e ndërtuara nga

populli ynë punëtor. Më pas arritëm në Vorë. Ky qytet i vogël që ishte zgjeruar mjaft nga ndërtimet

e shumta të ndërtuara nga njerëzit. Makina ecte dhe nga dritaret e saj nuk rreshta së vështruari

fshatrat e gjelbëruara nga pemët e vreshtat e mbjella nga dora e njeriut. Arritëm në Durrës. U

mrekullova nga deti që dukej nga autostrada...

- Dëgjohen udhëtimet imagjinare të disa nxënësve.

- Veçohet më i miri.

Detyrë shtëpie. Krijoni një album me pamje nga Shqipëria.

161
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 4”

Tema 5. Sa shumë ka ndryshuar teknologjia!

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të thotë shpjegimin e fjalës teknologji.

• Të përshkruajë sipas kërkesës në grup, duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin.

• Të krahasojë mjetet e sotme me mjetet në të kaluarën, duke diskutuar rreth tyre.

Fjalë kyç:

Mjetet:

teknologji, zhvillim, përparësi.

teksti, pamje nga teknologjia.

Aftësitë:

të përshkruarit, të shpjeguarit, të krahasuarit.

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Harta e mendjes

Ndërtimi i njohurive

Përforcimi

Punë në grupe

Lexo dhe përgjigju

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Harta e mendjes

Mësuesi/ja pyet nxënësit se si e kuptojnë fjalën teknologji.

përpunim i lëndëve të para

përshkrimi i

punëve sipas

një radhe të caktuar

Teknologjia

metoda pune

tërësia e punëve

Thuaj disa mjete teknike që kanë ndryshuar jetën e njerëzve.

Ndërtimi i njohurive: Punë në grupe

‣ Grupi I do të përshkruajë një ditë në familje pa energji elektrike;

‣ Grupi II do të përshkruajë një ditë në qytet pa telefon;

‣ Grupi III do të përshkruajë një ditë në vendin tonë pa asnjë lloj gazete.

Dëgjohen me kujdes përgjigjet e çdo grupi. Lexohet konkluzioni në tekst.

Përforcimi: Lexo dhe përgjigju

Lexohen situatat problemore në tekst (në faqen 51) dhe diskutohet rreth tyre, duke iu përgjigjur pyetjeve në

të djathtë. Komentohen edhe ilustrimet për secilën situatë.

162

- Vlerësimi i nxënësve.

Detyrë shtëpie. Renditni disa nga arritjet e teknologjisë.
Tema 1. Ngjasojmë dhe ndryshojmë

KAPITULLI VI

IDEALET DHE PRAKTIKAT SHOQËRORE

Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 4”

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të tregojë ngjashmëritë dhe ndryshimet me të tjerët.

• Të flasë për të përbashkëtat dhe për të veçantat e shembujve të dhënë në libër.

• Të argëtohet duke zbuluar të veçantat dhe ngjashmëritë me një shok apo shoqe klase.

Mjetet: teksti, format A 4

Fjalë kyç:

komunitet, dallim, ngjashmëri, afërsi.

Aftësitë:

të dalluarit, të komentuarit, të argëtuarit.

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Diskutim

Ndërtimi i njohurive

Bashkëbisedim

Përforcimi

Diagrami i Venit

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Diskutim

Secili prej nxënësve tregon dëshirat e tij në fusha të ndryshme, si p.sh.: në sport, muzikë, vallëzim, pikturë

etj. Në bazë të këtyre nxënësit tregojnë ngjashmëritë dhe dallimet mes njëri-tjetrit.

Ndërtimi i njohurive: Bashkëbisedim

Hapet teksti në faqet 52-53.

Vëzhgohen tabelat e plotësuara në tekst.

- Si kanë vepruar mësuesja dhe Altini?

- Çfarë kanë zbuluar ata?

Njerëzit jetojnë në familje. Çdo familje bën pjesë në lagje. Një grup lagjesh në qytet formojnë bashkinë,

ndërsa në fshat komunën. Të përbashkëtat dhe të veçantat e familjeve janë të ndryshme.

Përforcimi: Diagrami i Venit

Krahaso veten tënde me shokun/shoqen, duke gjetur të përbashkëtat dhe të

veçantat me njëri-tjetrin.

- bëj pjesë në

grupin e kërkimit

- sytë i kam

bojëqielli

- etj.

- Vlerësimi i nxënësve.

Unë

Shoku/shoqja

të përbashkëtat

- jemi në të njëjtën shkollë

- jemi në të njëjtën lagje

- jemi të dy/dyja biondë/e

- etj.

- bën pjesë në grupin

e pikturës

- sytë i ka bojëkafe

- etj.

163
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 4”

Tema 2. Emri im është ...

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të flasë për emrin e tij.

• Të diskutojë rreth situatave të dhëna në tekst.

• Të flasë për vlerën e emrit të gjithsecilit.

Fjalë kyç:

Mjetet:

Aftësitë:

emër, identifikim, emër i mirë.

teksti, fletë A 4,

lapostila.

të diskutuarit, të reflektuarit.

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Diskutim paraprak

Ndërtimi i njohurive

Lexo dhe përgjigju pyetjeve

Përforcimi

Bisedë e lirë

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Diskutim paraprak

Secili nxënës shkruan emrin e tij në një fletë formati me lapostila dhe e prezanton para klasës.

Emri është i rëndësishëm për gjithsecilin nga ne, sepse tregon se kush jemi. Kur njeriu sillet mirë emri i

tij përmendet për mirë. (Emri mund të shkruhet mbi atë që e simbolizon), p.sh., Vjollca -mbi një lule vjollcë;

Petriti - mbi një shpend etj.)

Ndërtimi i njohurive: Lexo dhe përgjigju pyetjeve

Lexohen situatat problemore në tekst dhe bashkëbisedohet rreth tyre, duke iu përgjigjur pyetjeve të dhëna.

Nxënësit shprehin mendimet e tyre për çdo situatë dhe reflektojnë (mendimet duhet të jenë të lira).

(Mësuesi/ja duhet të aktivizojë me anë të këtyre situatave të gjithë nxënësit, në mënyrë që të nxënit të

realizohet për të gjithë klasën.)

Përforcimi: Bisedë e lirë

Nxënësit tregojnë historinë e emrit të tyre.

- Cili ta ka vendosur emrin?

- Çfarë simbolizon emri yt?

- A të pëlqen emri yt? Etj.

- Vlerësimi i nxënësve.

164
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 4”

Tema 3. Ndodh çdo ditë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të flasë rreth paragjykimit.

• Të tregojë raste kur vetë ose të tjerët kanë paragjykuar për arsye të ndryshme.

• Të argumentojë rreth situatave të dhëna në tekst.

Fjalë kyç:

Mjetet:

paragjykim, gabim, dallim.

teksti, pamje nga jeta.

Parashikimi: Diskutim

Aftësitë:

të treguarit, të argumentuarit.

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Diskutim

Ndërtimi i njohurive

Lexo, përgjigjju pyetjeve

Përforcimi

Bisedë

Zhvillimi

i mësimit

Diskutohet rreth fjalës së urtë: “Tjetrit mos i shiko gunën, por punën”.

Lexohen pjesët e shoqëruara me pamje nga nxënës të ndryshëm. Bashkëbisedohet rreth tyre duke arritur

në përfundimet:

- Kur dikë e përjashtojnë nga miqësia jonë për arsye të seksit, pamjes, racës apo mungesës së parave,

atëherë shfaqim një veti shumë negative të sjelljes sonë paragjykimin.

- Është gabim të paragjykosh të tjerët, sepse të gjithë jemi të barabartë.

Ndërtimi i njohurive: Lexo, përgjigjju pyetjeve

Lexohet situata problemore në tekst (në faqen 57) dhe argumentohet rreth fjalive të dhëna, duke iu

përgjigjur pyetjeve përkatëse.

Të diskutohet më gjatë rreth fjalisë: “Ti nuk e bën dot këtë se je vajzë”.

- A mendoni se punët janë të ndara sipas gjinisë? (Pra, a themi ne puna e vajzave dhe puna e

djemve? - Jo)

- A ka punë që mund t`i kryejnë vetëm vajzat?

- A ka punë që mund t`i kryejnë vetëm djemtë?

Tregoni për situata konkrete nga jeta juaj e përditshme.

Përforcimi: Bisedë

Punohet me rubrikën “Aktiviteti yt”, në faqen 57 të tekstit.

Trego fjalë të pahijshme që përdoren për të nënvlerësuar aftësitë e të tjerëve. Trego raste kur gruaja ka

çuar përpara shoqërinë me mendjen dhe fuqinë e saj.

- Vlerësimi i nxënësve.

165
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 4”

Tema 4. Simbolet tona

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të dallojë simbolet kombëtare.

• Të përshkruajë simbolet kombëtare.

• Të vizatojë simbolet tona kombëtare.

Fjalë kyç:

Mjetet:

flamur, himni kombëtar, gjuha shqipe, figura kombëtare.

teksti, flamuri kombëtar, stema e republikës.

Aftësitë:

të dalluarit, të përshkruarit, të vizatuarit.

Parashikimi: Stuhi mendimesh

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Stuhi mendimesh

Ndërtimi i njohurive

Bashkëbisedim

Përforcimi

Vizatim i lirë

Zhvillimi i mësimit

Mësuesi/ja u drejton nxënësve pyetje:

- Cilat janë simbolet kombëtare?

Në tabelën e zezë shkruhet fjala simbolet kombëtare dhe së bashku me nxënësit bëhen plotësimet e

duhura.

festat kombëtare

flamuri

monumentet

kombëtare

Simbolet

kombëtare

stema e Republikës

gjuha shqipe

Ndërtimi i njohurive: Bashkëbisedim

Lexohet pjesa nga nxënës të ndryshëm.

Komentohen figurat e tekstit: flamuri kombëtar, heroi ynë kombëtar Skënderbeu, gjuha shqipe, stema e

Republikës, monumentet kombëtare, festat kombëtare (28-29 Nëntori).

- Simbolet kombëtare janë të shenjta.

- Ato na bëjnë të ndihemi krenarë.

Përforcimi: Vizatim i lirë

Nxënësit vizatojnë sipas dëshirës një nga simbolet tona kombëtare.

- Vlerësimi i nxënësve.

166
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 4”

Tema 5. Është e drejtë të dëgjosh, të pyesësh, të flasësh

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të flasë lirshëm atë që mendon për shokët, mësuesen/in.

• Të komunikojë me të tjerët sipas disa rregullave komunikuese.

• Të diskutojë lirshëm rreth temave të ndryshme në grupe.

Fjalë kyç:

Mjetet:

diskutim, flasim, dëgjojmë.

teksti, pamje të ndryshme.

Aftësitë:

të komunikuarit, të diskutuarit.

? Ndërtimi i njohurive

Parashikimi me terma paraprakë

Përforcimi

Punë në grupe

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Bisedë paraprake

Bisedohet më nxënësit:

- Çfarë rregullash mbani parasysh kur diskutoni me njëri-tjetrit?

• Flasim me radhë;

• Dëgjojmë me vëmendje;

• I japim rëndësi mendimit të shokut;

• Themi mendimin tonë.

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Bisedë paraprake

Ndërtimi i njohurive: Parashikimi me terma paraprakë

Mësuesi/ja shkruan në tabelën e zezë fjalët kyç të mësimit të ditës dhe jep shpjegimet përkatëse për

secilën fjalë:

Diskutojmë

Flasim

Dëgjojmë

Shkëmbejmë mendime

Shprehim mendimet tona

Përqendrojmë

vëmendjen te folësi

- Lexohet pyetja në tekst dhe pastaj jepet mendimi rreth asaj.

- Lexohen disa rregulla gjatë diskutimit në shoqëri.

- Rregullat janë shoqëruar me foto përkatëse.

Përforcimi: Punë në grupe

Ndahet klasa në dy grupe.

‣ Grupi I sa të lirshëm jemi kur flasim për mësuesit tanë.

‣ Grupi II fëmijët i mbrojnë dhe i duan kafshët.

Gjatë diskutimit mbani parasysh rregullat e diskutimit.

- Vlerësimi i nxënësve.

Detyrë shtëpie. Përgjigjuni me shkrim pyetjeve të tekstit.

167
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 4”

Tema 6. Komuniteti dhe fëmijët

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të tregojë situata kur komuniteti ka ndihmuar fëmijë në nevojë.

• Të diskutojë rreth situatave të dhëna në tekst.

• Të flasë për organizata të ndryshme në mbrojtje të fëmijëve.

Fjalë kyç:

Mjetet:

mbrojtje, organizatë, pjesëmarrje.

teksti, foto të ndryshme.

Parashikimi: Stuhi mendimesh

Aftësitë: të diskutuarit, të reflektuarit.

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Stuhi mendimesh

Ndërtimi i njohurive

Marrëdhëniet pyetje-përgjigje

Përforcimi

Shpjegim-diskutim

Zhvillimi

i mësimit

të pafajshëm

duhem kuptuar

Fëmijët

duhem mbrojtur

duhen ndihmuar

Tregoni situata kur fëmijët kanë pasur nevojë.

- Si janë ndihmuar ata?

- Pse janë ndihmuar?

Ndërtimi i njohurive: Marrëdhëniet pyetje-përgjigje

Lexohet situata e dhënë në tekst dhe diskutohet rreth saj.

- Si do të vepronit ju?

- A mendoni se prindërit tuaj do t’ju përkrahin?

- Nëse ata do të lëkundeshin, çfarë argumentesh do të përdornit?

Përforcimi: Shpjegim-diskutim

Diskutohet rreth fotove që janë në tekst (në faqen 63) dhe fotove të mësueses/it, që ka sjellë për këtë orë

mësimore.

- Cila është detyra e komunitetit në secilin rast?

o Fotoja e parë të falë dashuri duke dhuruar lule për gëzime të ndryshme;

o Fotoja e dytë të ndihmojë fëmijët në nevojë me para;

o Fotoja e tretë të ndihmojë fëmijët në nevojë me ushqime.

- Vlerësimi i nxënësve.

Detyrë shtëpie. Gjeni materiale ku tregohet se cilat janë veprimtaritë e organizatave

të ndryshme për mbrojtjen e fëmijëve.

168