LETRAT E PANJOHURA TE PIKTORIT - Regione Basilicata

LETRAT E PANJOHURA TE PIKTORIT - Regione Basilicata LETRAT E PANJOHURA TE PIKTORIT - Regione Basilicata

regione.basilicata.it
from regione.basilicata.it More from this publisher
26.11.2014 Views

○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ allegato a Basilicata Mezzogiornoinserto di Basilicatanet.it Reg N°268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli RILINDASI HISTORI PUBLIKOHEN PER HERE TE PARE DHJETERA VIZATIME QE DESHMOJNE PUNEN MADHESHTORE Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com E-mail: rilindasi@gmail.com Na ndiqni edhe online www.shqiptarja.com Viti iti II - Nr:50 E diel, 30 dhjetor 2012 Kryeredaktore: Admirina PEÇI LETRAT E PANJOHURA TE PIKTORIT Fatmir Haxhiu: Arti i demokracisë, '97-a, shpresa për ndryshim Suzana Varvarica Kuka N uk mund ta njohësh një artist, nuk mund të shpre hesh me qartësinë e duhur rreth personalitetit artistik dhe jetësor, nëse nuk e shpalos krijimtarinë e tij, nëse nuk vëzhgon në hapësirat e çdo dokumenti tjetër, të shkruar apo objekt të lënë trashëgim nga artisti, për mjedisin e kohës së vet, por edhe për mjediset e së ardhmes. Kjo përgatitje është një tekst mediatik dhe informues dhe jo detajues mbi personalitetin e piktorit Fatmir Haxhiu, i cili jetoi dhe pikturoi në kohën e komunizmit dhe dhjetë vitet e fundit të jetës së tij i kaloi në një periudhë, e cila me të drejtë duhet thënë se ishte një periudhë e vështirë dhe e domosdoshme ndryshimesh të sistemeve politike, por dhe mjaft e vështirë emocionale për shumë individë dhe familje shqiptare, fëmijët e të cilave u larguan drejt një emigrimi pa kthim. Njohja me një pjesë tjetër të Fatmir Haxhiu, delacroix i pikturës shqiptare Lorenzo Zolfo isa ditë para Krishtlindjes, Dqendra e vogël e Vulture-s, Ginestra, u transformua në një qytezë arbëreshe. Një iniciativë që kishte qëllimin të mbajë gjallë Fatmir Haxhiu, është peneli i betejave dhe i ndeshjeve luftarake fitimtare të popullit shqiptar në histori, vepra e të cilit plotësoi kolonën e batalistit në Forumin e historisë së pikturës realiste klasike shqiptare... Në foto: Autoportret i piktori Fatmir Haxhiu dhe dy vizatime nga tabloja “Beteja e Burrelit” të vitin 1982 Në Ginestra... "Dita arbëreshe" si 500 vjet më parë historinë, kulturën dhe traditat arbëreshe të kësaj qendre të vogël prej pak më shumë se 700 banorësh. Në prezencë të autoriteteve mbërriti nga Maschito grupi historik "Rethnes", me veshje arbëreshe, që përfermoi nëpër rrugët kryesore të fshatit. Prekës ishte momenti kur kreu i këtij grupi njoftoi, në gjuhën mëmë, fillimin e kësaj feste arbëreshe: "Të nderuar ginestrinë, burra, gra dhe fëmijë, sot e shtunë në orën 18, bëjmë një festë... faqe 19 ○ jetës së Fatmir Haxhiut ndodhi gjatë leximit të kujdeshëm të disa letrave, të cilat piktori ia drejtoi me mall dhe kujdes atëror, djalit të tij, Artanit. Në radhët e shkruara zbulon një pjesë nga jeta e përditshme e piktorit dhe mënyrën e përshtatjes me ato çka sillte një kohë në kaos. Lexon letrat dhe kupton më mirë imazhet e pikturës figurative që ka lënë trashëgim. Kupton psenë e përzgjedhjes së temave, si ato që u cilësuan, aso kohe, "të mëdha", produkt i propagandës, si dhe psenë e temave, që pasqyrojnë njeriun e zakonshëm dhe familjar në jetën e përditshme. Imazhet e para kanë ngarkesë ideologjike, heroike, entuziaste dhe ngadhënjimtare, të cilat kritika e sotme i konsideron vepra shembull të realizuara në mbështetje të plotë të realizmit socialist dhe imazhet e dyta i konsideron vepra të realizuara në mbështetje të elementeve tradicionale të pikturës figurative realiste. vijon në faqen 14-15 Promemoria e '41, Greqia bllokoi 2 ml. franga ari të shqiptarëve Trashëgimía e bamirësve Shqiptarë në bankat greke, padrejtësisht të bllokuara nga Qeveria Greke dhe dëmet e shkaktuara pasurive private gjatë pushtimit të Korçës e Gjirokastrës 1912-1916 Gjergji Frashëri eneli i Fatmir Haxhiu Phyri në historinë e artit realist shqiptar në periudhën e tretë të saj, atë pas Luftës së Dytë Botërore. Por për nga konteksti tematik dhe mesazhi edukativ historik i veprës së tij, piktura e Haxhiut lidhet me detyrat embrionale të pikturës realiste shqiptare, që janë temat themeluese laike të artit të Rilindjes Kombëtare pas mesit të shek. 19 deri në Shpalljen e Pavarësisë më 1912. Piktura e tij përmban lidhjet e drejtpërdrejta me temën historiko-patriotike me frymë romantike të pikturës rilindëse, me përpjekjet dhe luftën për pavarësinë e Shqipërisë, të cilat bënë para së gjithash burim frymëzimi figurën e heroit kombëtar Skënderbeut, dimensioni i veprës historike të së cilit, iu desh edhe një herë Shqipërisë në finale, për t'u çliruar për jetë a vdekje nga Perandoria osmane dhe për të fituar Pavarësinë e vendit. Ashtu si në letërsi, edhe në artin rilindës, figura e Skënderbeut u paraqit si simbol i luftës për pavarësi, qoftë edhe me realizimet e para modeste të asaj kohe, si Portreti i Skënderbeut të piktorit korçar J. Panariti më 1883 dhe portretet e para në skulpturë mbi heroin kombëtar të realizuara nga Murat Toptani më 1899 dhe 1914. Në kushtet e ndalimit të... faqe 16-17 Jutta Treiber autore e romanit "E përdhunuar" Franka "e përdhunuar" vjen në shqip romani tronditës i Jutta Treiber Përkthyesi dhe botuesi Ferdinand Laholli, sjell në shqip ikonat e letërsisë moderne gjermanofone romani i Jutta Treiber tronditës dhe mrekullues njëherësh... faqe 20 jesa e përzgjedhur sot Pnga dokumentet e 'Promemories' që u hartua në 1941 nga Fejzi Alizoti, Mustafa Merlika-Kruja, Xhemil Dino, Dhimitër Berati e Tahir Shtylla mbi Shqipërinë etnike, lidhet me dëmshpërblimet dhe kthimin e fondeve të shqiptarëve që Greqia kishte bllokuar në bankat e saj. Materiali është shkëputur nga pjesa e II e 'Përshpagimeve shqiptare' ku janë përmbledhur: "Çështje lidhur me Greqinë" dhe "Çështje lidhur me Jugosllavinë". Këtë numër do të paraqesim dy nga pikat e çështjeve që lidhen me Greqinë, atë të: Trashëgimísë së bamirësve Shqiptarë në bankat greke në dobi të bashkësive të Shqipërisë Jugore, padrejtësisht të bllokuara nga Qeveria Greke dhe dëmet e shkaktuara pasurive private gjatë pushtimit grek të Korçës e Gjirokastrës 1912-1916. Sa i takon fondeve të bllokuara, sipas nënshkruesve të dokumentit Greqia ka bllokuar afro 2 milion franga ari. Kush ishin këta bamirës dhe pse paratë ishin depozituar në bankat greke? Këtë na e zbulon dokumenti i mëposhtëm. Shqiptarët ortodoksë të Shqipërisë Jugore të cilët, mund të pohohet, se kanë vuajtur më shumë se elementët e tjerë kombëtarë për shkak të regjimit otoman, gjatë shekullit XIX, kishin filluar të... faqe 18-19

allegato a Basilicata Mezzogiornoinserto di Basilicatanet.it Reg N°268/1999 Tribunale di Potenza.

Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli

RILINDASI

HISTORI

PUBLIKOHEN PER HERE TE PARE DHJETERA VIZATIME QE DESHMOJNE PUNEN MADHESHTORE

Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com

E-mail: rilindasi@gmail.com

Na ndiqni

edhe

online

www.shqiptarja.com

Viti iti II - Nr:50 E diel, 30 dhjetor 2012

Kryeredaktore: Admirina PEÇI

LETRAT E PANJOHURA TE PIKTORIT

Fatmir Haxhiu: Arti i demokracisë, '97-a, shpresa për ndryshim

Suzana Varvarica Kuka

N

uk mund ta njohësh një

artist, nuk mund të shpre

hesh me qartësinë e duhur

rreth personalitetit artistik dhe

jetësor, nëse nuk e shpalos krijimtarinë

e tij, nëse nuk vëzhgon në

hapësirat e çdo dokumenti tjetër, të

shkruar apo objekt të lënë

trashëgim nga artisti, për mjedisin

e kohës së vet, por edhe për mjediset

e së ardhmes. Kjo përgatitje është

një tekst mediatik dhe informues

dhe jo detajues mbi personalitetin e

piktorit Fatmir Haxhiu, i cili jetoi

dhe pikturoi në kohën e komunizmit

dhe dhjetë vitet e fundit të jetës së

tij i kaloi në një periudhë, e cila me

të drejtë duhet thënë se ishte një periudhë

e vështirë dhe e domosdoshme

ndryshimesh të sistemeve

politike, por dhe mjaft e vështirë

emocionale për shumë individë dhe

familje shqiptare, fëmijët e të cilave

u larguan drejt një emigrimi pa

kthim. Njohja me një pjesë tjetër të

Fatmir Haxhiu,

delacroix i

pikturës shqiptare

Lorenzo Zolfo

isa ditë para Krishtlindjes,

Dqendra e vogël e Vulture-s,

Ginestra, u transformua në një

qytezë arbëreshe. Një iniciativë

që kishte qëllimin të mbajë gjallë

Fatmir Haxhiu, është peneli i betejave dhe i

ndeshjeve luftarake fitimtare të popullit

shqiptar në histori, vepra e të cilit plotësoi

kolonën e batalistit në Forumin e historisë

së pikturës realiste klasike shqiptare...

Në foto: Autoportret i piktori Fatmir Haxhiu dhe dy

vizatime nga tabloja “Beteja e Burrelit” të vitin 1982

Në Ginestra... "Dita arbëreshe" si 500 vjet më parë

historinë, kulturën dhe traditat

arbëreshe të kësaj qendre të vogël

prej pak më shumë se 700 banorësh.

Në prezencë të autoriteteve

mbërriti nga Maschito grupi historik

"Rethnes", me veshje arbëreshe,

që përfermoi nëpër rrugët

kryesore të fshatit. Prekës ishte

momenti kur kreu i këtij grupi

njoftoi, në gjuhën mëmë, fillimin

e kësaj feste arbëreshe: "Të

nderuar ginestrinë, burra, gra

dhe fëmijë, sot e shtunë në orën

18, bëjmë një festë... faqe 19

jetës së Fatmir Haxhiut ndodhi

gjatë leximit të kujdeshëm të disa

letrave, të cilat piktori ia drejtoi me

mall dhe kujdes atëror, djalit të tij,

Artanit. Në radhët e shkruara zbulon

një pjesë nga jeta e përditshme

e piktorit dhe mënyrën e përshtatjes

me ato çka sillte një kohë në kaos.

Lexon letrat dhe kupton më mirë

imazhet e pikturës figurative që ka

lënë trashëgim. Kupton psenë e

përzgjedhjes së temave, si ato që

u cilësuan, aso kohe, "të mëdha",

produkt i propagandës, si dhe

psenë e temave, që pasqyrojnë njeriun

e zakonshëm dhe familjar në

jetën e përditshme. Imazhet e

para kanë ngarkesë ideologjike,

heroike, entuziaste dhe ngadhënjimtare,

të cilat kritika e sotme i

konsideron vepra shembull të realizuara

në mbështetje të plotë të

realizmit socialist dhe imazhet e

dyta i konsideron vepra të realizuara

në mbështetje të elementeve

tradicionale të pikturës figurative

realiste.

vijon në faqen 14-15

Promemoria e '41,

Greqia bllokoi 2 ml.

franga ari të shqiptarëve

Trashëgimía e bamirësve Shqiptarë në

bankat greke, padrejtësisht të bllokuara

nga Qeveria Greke dhe dëmet e shkaktuara

pasurive private gjatë pushtimit të Korçës e

Gjirokastrës 1912-1916

Gjergji Frashëri

eneli i Fatmir Haxhiu

Phyri në historinë e artit

realist shqiptar në periudhën

e tretë të saj, atë

pas Luftës së Dytë

Botërore. Por për nga konteksti

tematik dhe mesazhi

edukativ historik i

veprës së tij, piktura e

Haxhiut lidhet me detyrat

embrionale të pikturës realiste

shqiptare, që janë

temat themeluese laike të

artit të Rilindjes Kombëtare

pas mesit të

shek. 19 deri në Shpalljen

e Pavarësisë më 1912.

Piktura e tij përmban

lidhjet e drejtpërdrejta me

temën historiko-patriotike

me frymë romantike

të pikturës rilindëse, me

përpjekjet dhe luftën për

pavarësinë e Shqipërisë,

të cilat bënë para së gjithash

burim frymëzimi figurën

e heroit kombëtar

Skënderbeut, dimensioni i

veprës historike të së cilit,

iu desh edhe një herë

Shqipërisë në finale, për

t'u çliruar për jetë a vdekje

nga Perandoria osmane

dhe për të fituar Pavarësinë

e vendit. Ashtu si

në letërsi, edhe në artin rilindës,

figura e Skënderbeut

u paraqit si simbol i

luftës për pavarësi, qoftë

edhe me realizimet e para

modeste të asaj kohe, si

Portreti i Skënderbeut të

piktorit korçar J. Panariti

më 1883 dhe portretet e

para në skulpturë mbi heroin

kombëtar të realizuara

nga Murat Toptani më

1899 dhe 1914. Në kushtet

e ndalimit të...

faqe 16-17

Jutta Treiber autore e romanit "E përdhunuar"

Franka "e përdhunuar"

vjen në shqip romani

tronditës i Jutta Treiber

Përkthyesi dhe botuesi Ferdinand

Laholli, sjell në shqip ikonat

e letërsisë moderne gjermanofone

romani i Jutta Treiber tronditës

dhe mrekullues njëherësh...

faqe 20

jesa e përzgjedhur sot

Pnga dokumentet e

'Promemories' që u hartua

në 1941 nga Fejzi Alizoti,

Mustafa Merlika-Kruja,

Xhemil Dino, Dhimitër

Berati e Tahir Shtylla mbi

Shqipërinë etnike, lidhet

me dëmshpërblimet dhe

kthimin e fondeve të shqiptarëve

që Greqia kishte

bllokuar në bankat e

saj. Materiali është shkëputur

nga pjesa e II e

'Përshpagimeve shqiptare'

ku janë përmbledhur:

"Çështje lidhur

me Greqinë" dhe "Çështje

lidhur me Jugosllavinë".

Këtë numër do të

paraqesim dy nga pikat e

çështjeve që lidhen me

Greqinë, atë të:

Trashëgimísë së bamirësve

Shqiptarë në

bankat greke në dobi të

bashkësive të Shqipërisë

Jugore, padrejtësisht të

bllokuara nga Qeveria

Greke dhe dëmet e shkaktuara

pasurive private

gjatë pushtimit grek të

Korçës e Gjirokastrës

1912-1916. Sa i takon

fondeve të bllokuara, sipas

nënshkruesve të dokumentit

Greqia ka bllokuar

afro 2 milion franga ari.

Kush ishin këta bamirës

dhe pse paratë ishin depozituar

në bankat greke?

Këtë na e zbulon dokumenti

i mëposhtëm.

Shqiptarët ortodoksë të

Shqipërisë Jugore të cilët,

mund të pohohet, se kanë

vuajtur më shumë se elementët

e tjerë kombëtarë

për shkak të regjimit otoman,

gjatë shekullit XIX,

kishin filluar të...

faqe 18-19

ARTISTI

14

SH.com

www.shqiptarja.com E diel, 30 dhjetor 2012

SUPLEMENT

RILINDASI

JAVOR I

85-

85-VJETORI

I LINDJES

Suzana Varvarica Kuka

vijon nga faqja 13

...Përmes atyre letrave zbulon ndryshimin

e kudondodhur thelbësor social dhe

politik. Gjithashtu letrat janë fakte të personalitetit

të formuar të Fatmir Haxhiut, i

cili kurrsesi nuk e pranon që ndryshimi të

cënojë mënyrat e tij të pasqyrimit piktorik,

si dhe të lënë të kuptosh se një transformim

i ndërgjegjshëm edhe mund të

ndodhte. "...Ne bëjmë një jetë

monotone. Unë në studio e

Leti në shtëpi. Asnjë variacion

nuk kemi. Shpresojmë që arti

i ardhshëm të ketë ndryshime

thelbësore për të mirë. Unë

vazhdoj të krijoj në rrugën

time, por në krahasim me të

tjerët unë tingëlloj anakronik.

Për të ndryshuar nuk mund ta

bëj, po ta bëja këtë do të dilja

jashtë vetes, dhe për të tjerët

do të isha një kamaleon e pakarakter.

Koha që më ka mbetur

nuk lejon që ndryshimin

ta bëj gradualisht (besoj se e

kupton ku e kam fjalën)...".

Shkëputja e këtij teksti nga

letra e 23 dhjetorit të vitit

1991 është një fakt, i cili na

thotë se Fatmir Haxhiu as

nuk mori armët e të kundërshtojë

e as nuk u tërhoq në limontinë

e jetës, por e lidhi

drejtpërdrejt pikturën e dhjetë

vjetëve të fundit me vazhdimësinë

e nisur, dhe ia kushtoi

rikthimit te subjektet historike,

që pasqyrojnë betejat

Fatmir Haxhiu

e Skënderbeut, betejat në fushë Kosovë,

betejave të demave, portretit dhe imazhit

të shqiptarit luftëtar, malësor verior dhe

jugor. Madje pikturoi peizazhin dhe

natyrën e qetë dhe shpresoi se vepra e tij

do të vlerësohej dhe në një vend tjetër. Kjo

tregon se shkoi drejt temës dhe subjekteve

që donte më shumë në jetën e tij. Kjo tregon,

gjithashtu, se temat e propagandës ishin

detyrimi shtetëror, që natyrisht i kreu

me përgjegjësi profesionale dhe partiake,

por temat e betejave, kalorësve mbi kuaj,

kompozimet shumëfigurëshe, ku triumfon

vizatimi ekspresiv, korrektesa piktorike akademiko-realiste

dhe pasqyrimi me frymë

heroike i historisë, paskëshin qenë pasioni

i vërtet i pikturës së tij.

Haxhiu ishte në dijeni të situatës dhe i

ndjente mjaft mirë rrethanat e reja jetësore

dhe nën petkun e një demokracie ende të

brishtë ai shkruan në letrën e 30 prillit 1997

se: "Me gjithë situatën e turbullt që ka përfshirë

të gjithë vendin, në përgjithësi ne jemi

mirë, bëjmë një jetë normale siç mund të

përfytyrohet në gjendje të jashtëzakonshme.

Jemi mbyllur në shtëpi dhe falë pikturës

punoj çdo ditë, Leti me punët e shtëpisë.

Gjithësesi me Qeverinë e Pajtimit

Kombëtar, gjendja dale e ngadalë po normalizohet,

dhe siç flitet me zgjedhjet që do

të bëhen në qershor, mbase do të zejmë

mend për të jetuar si gjithë popujt e tjerë të

Evropës".

E dimë se ishte dhe ende është koha e

dasive të përkatësive politike, që ende janë

afektuese ndaj kulturës, artit dhe personaliteteve

të tyre dhe kjo e ka një shkak.

Gjithashtu e dimë mjaft mirë se realizmi

socialist e ka një justifikim, që buron si një

art i diktaturës komuniste dhe i propagandës

së saj mbi kombin, dhe që është shkaku

FATMIR HAXHIU

Letrat që zbulojnë dilemat e piktorit

Publikohen për herë të parë dhjetëra vizatime që dëshmojnë punën madhështore.

"...Vazhdoj të krijoj në rrugën time, por në krahasim me të tjerët tingëlloj anakronik..."

Në foto: Faksimile e dy letrave

të panjohura të piktorit

kryesor i dasive të mësipërme. Por e dimë

që produktet e imazheve të tij nuk mund t'i

asgjësojmë në asnjë mënyrë, pasi ligjet

ndërkombëtare të trashëgimisë kulturore i

kanë përcaktuar qartë mënyrat e përpunimit

të llojeve të trashëgimisë. Dhe ajo na

mëson se po të inkriminojmë faktin historik

mbi faktin artistik, të një kohe të shkuar,

do të dëmtonin qartësisht vetë hapat e

formimit të kulturës shqiptare dhe personalitetin

shqiptar.

Absolutisht e dimë se toleranca dhe

vazhdimësia, koha e sotme, fjala e lirë,

përkufizimi historik dhe çështjet estetike

mbi artin shqiptar nuk kanë pse e ndalin

shprehjen e ideve të drejta ndaj anësive të

vlera apo të pavlera, të cilido artist shqiptar,

që ka kontribuar në hapat e zhvillimit të

kësaj kulture.

Dimë se arti i së shkuarës, në fund të

fundit, kthehet në shprehje vizive për historinë

e një kombi, edhe kur ato na vijnë

nga kohë të tjera apo politikisht të kundërta

me kohën që jetojmë, sepse ato kthehen

në fakte. Fakti është fakt. Ai është pohuesi

dhe kjo më shtyn të mbroj idenë se artisti,

që bën emër në çdo rrethanë qoftë, madje

dhe në ato rrethana të diskutueshme dhe të

kritikueshme prej vrullit të mohimit ndaj

artit të zhvilluar në komunizëm, e kanë

mundësinë të merren në konsideratë nga

sistemi i ideve, të cilat organizohen dhe i jepen

publikut, që e dëshiron dijen mbi artin dhe

artistin, por edhe kulturës që e dëshiron të

jetë e formuar. Gjithashtu mendoj

se një nga elementet e konsolidimit

kulturor të një kombi është selektimi

i arritjeve dhe kontributit të

caktuar, të çdo artisti në fushën e

vet dhe bërja e ditur.

Një artist i tillë, do mbetet dhe

Fatmir Haxhiu (1927-2001), i cili

lindi 85 vite më parë dhe kontributi

i tij më i rëndësishëm është përcaktuar

tashmë në hapësirën e artit

shqiptar dhe lidhet me pikturën

që i përket skenave të gjëra

luftarake dhe ndodhive, ku hymnizohet

forca e personazhit lider,

si individi kryesor i luftërave.

Tablo të tilla janë figurative e realiste.

Shembuj të tillë gjejmë

dhe në historinë më të mirë

botërore. Këto skena janë të pikturuara

në tablo të përmasave të mëdha

shumë figurëshe. Subjektet e tyre janë

shkëputje çastesh nga ngjarje historike

të luftërave të shqiptarëve në harkun

kohor të disa qindra viteve, duke i

dhënë rëndësi betejave në kohët e Mesjetës

dhe Luftës së Dytë Botërore. Tablo

të tilla kthehen, në ditët tona, në pjesë

të trashëgimisë figurative kombëtare të

arteve pamore të shek. XX. Shpesh herë,

art i tillë bëhet pjesë e ekspozimeve të

konceptuara si krijimtari e zhvillimit të

pikturës historike në artin shqiptar, të

kohës së propagandës, ideologjia së cilës e

shfrytëzoi si një nga gjinitë më të publikuara

dhe më thelbësore. Kjo lloj pikture u duk në

Shqipërinë e viteve `20, me tablotë e Zengos

(1880-1940) dhe Kolombit (1907-1947), i pari

ia ka kushtuar betejës së udhëhequr nga

Skënderbeu kundra osmanëve (1933) dhe i

dyti, i Skënderbeut të ri në dyluftim kundra

persëve (1927). Më pas u zhvillua me sforco

nga pionierët realistë klasik, të formuar në

akademitë perëndimore dhe mori përparësi

në vitet '40-'90 nga artistët më në zë të sistemit,

ku Cangonji, Madhi, Kilica, Shijaku,

Haxhiu, Kamberi, i dhanë hapësirë pikturës

historike, e ku pas viteve '90 Haxhiu u duk se

mbeti i vetëm në vazhdimin e pikturimit të

pikturës historike bataliste. 'Historical painting'/piktura

historike u emërtua me këtë përcaktim

gjatë shekullit të XIX, por u përmend

si term, për herë të parë, nga Sir Joshua Reynolds

(1723-1792). Ai e saktësoi kuptimin e

tij në një nga diskutimet mbi artin, në auditoret

e Akademisë Mbretërore të Artit në Angli,

i cili ishte aso kohe piktor idealist drejt perfektes

dhe themelues i kësaj akademie. Në pikturën

historike përfshihet edhe military art ose

battle scenes/arti ushtarak apo skenat e luftës,

cilësuar dhe skenat bataliste, të cilat nuk kanë

nisur me Reynolds, por shembujt e shumtë dhe

të hershëm në kohë radhiten në historinë e

artit botëror, e cila qartëson teorikisht se të

gjitha betejat e rëndësishme dhe ndodhitë

kryesore, që lidhen me luftrat dhe revolucionet

janë të pasqyruara nga artistë të rëndësishëm

botëror dhe lokalë si: Poussin (1594-

1665), Rembrandt (1606-1669), Courtois (1621-

676), Ëatteau (1758-1823), Gerard (1770-

1837), Trumbull (1756-1843), Heim (1787-

1865), Meissonier (1815-1891), Leutze (1916-

1868), Sully (1783-1872), Broë n (1829-1890),

de Neëville (1835-1885), Cormon (1845-1924)

e deri te Picasso (1883-1973), që e trajtoi temën

e tmerreve të Luftës së Dytë Botërore, duke e

tejkaluar imazhin realist drejt një stili të abstraguar

e surrealist të simbolikave, në pikturën

Guernica (1937).

Dhe e gjitha kjo na bën të qëndrojmë me

Fatmir Haxhiun, i cili mendoj se e ka një meritë,

që duhet përmendur dhe respektuar për

trajtesën figurative që i ka dhënë disa çasteve

në historinë e kombit tonë dhe pavarësisht

drejtimit artistik.

Shkolla e parë e lartë akademike shqiptare

e nisi formimin e artistit shqiptar në

vitet `60 të shek. XX. Platforma e saj mbështetej

në dy piketa qendrore. E para, dhe e

barasvlefshme me të dytën, ishte disiplinimi

i studentit për të marrë njohuri bazë mbi

teoritë dhe elementet e realizmit dhe e zbatimit

të tyre rigoroz në çdo punim arti. Piketa

e dytë, ishte po aq kryesore sa e para, dhe

madje e rrezikshme për artistin, sepse duhej

të zbatonte i aktivizuar parimet bazë të

sistemit socialist përmes metodës krijuese

të realizmit socialist. Në këtë mjedis, në të

cilin Haxhiu u përshtat pa sforco, u zhvillua

arti batalist i piktorit të realizmit socialist.

Fatmir Haxhiu u lidh shumë fort me

subjektet historike, që vinin nga tema e

luftës dhe e ndeshjes së kundërshtarëve. E

kjo për dy arsye. Së pari ai ishte një piktor

i zoti, i aftë për të vizatuar në mënyrë realiste,

pasi kishte mjeshtërinë dhe përkushtim

emocional në pasqyrimin drejtpërdrejtë

të figurës njerëzore të vendosur në të gjitha

aktet e lëvizjes. Ai kishte dëshirë kompozicionale

dhe guxim ta vizatonte figurën në

çdo kënd vështrim. Ai nuk tentoi askurr ta

deformojë atë. Kjo e bënte guximtar dhe të

arritshëm në drejtimin realist që e vlerësonte,

edhe në ato raste kur fryma e me-

RILINDASI

SUPLEMENT JAVOR I

ARTISTI

E diel, 30 dhjetor 2012

SH.com

15

www.shqiptarja.com

Në foto: Vizatime nga tabloja “Beteja e Burrelit” të vitin 1982

Piktori i përkushtuar i 'historical painting'

...temat e betejave, kalorësve mbi kuaj, kompozimet

shumëfigurëshe, ku triumfon vizatimi ekspresiv,

korrektesa piktorike akademiko-realiste dhe

pasqyrimi me frymë heroike i historisë, paskëshin

qenë pasioni i vërtet i pikturës së Fatmir Haxhiut...

Në foto: Disa nga bocetet e marra

nga arkivi i piktorit Fatmir Haxhiu

todës së realizmit socialist kishte penetruar

në mendësinë dhe ndjesinë krijuese. E kjo

frymë është e angazhuar dhe shumë e dallueshme

në veprat e krijuara të asaj periudhe,

pasi koha ishte një e tillë që mbillte vetëm

të tillë frymëzim. Gjithësesi, para një tabloje

siç është muralja apo afresku i Skënderbeut

në Muzeun Historik Kombëtar, kupton

forcën figurative dhe frymën heroike me të

cilën ka pikturuar Fatmir Haxhiu. Ndjen

se ishte i gatshëm dhe sakrifikues, ishte i

bindur në fuqitë e veta realizuese të një

tabloje të madhe historike.

Kjo murale është si një prelud i gjithë

punës dhe krijimtarisë artistike të Haxhiut,

është si një përmbledhje, ku janë grumbulluar

të gjitha vetitë e pikturës të tij. Së dyti,

Fatmir Haxhiu ishte një piktor ushtarak, që

kishte studiuar fillimisht në Akademinë

Ushtarake të Beogradit dhe më pas pikturë

në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë.

Gjithashtu ai ka qenë pjesëmarrës direkt në

Luftën antifashiste që nga viti 1943. Këto

dy fakte të lidhura me ushtrinë, edhe pse

nuk mund të jenë vendimtare, përsëri mbeten

pika frymëzimi dhe njohjeje, që e lidhin shumë

fort, Haxhiun me temat dhe subjektet nga lufta

dhe betejat.

Përsëri piktura dhe produkti i imazheve që

ai ka lënë si trashëgim është fakti si në veprën

me "Shpatë në dorë", 1978, 450 x 550 cm,

një tablo gjigante jo vetëm nga përmasat, por

edhe nga trajtesat e brendshme të sipërfaqes

së saj piktorike, ku dominojnë figurat e

kalorësve dhe kuajve në njërën anë, dhe figurat

e shumta të osmanëve në anën tjetër, ku në

qendër lart grupohen katër kuaj dhe katër

kalorës, por që sundon me pamje deçizive figura

vertikale mbi kalë e Skënderbeut, si dhe qindra

vizatime detajesh të bëra enkas për

zgjidhjen kompozicionale të kësaj tabloje, na jep

idenë se ai jetoi si një artist neoklasik e barokian.

Puna e tij kreative niste me skicime pa fund

të kuajve, pozicioneve të tyre dhe të luftëtarëve,

skicime të portreteve, skicime të gjetjeve dhe

raporteve të volumeve figurative dhe harmonive

të ngjyrave pasqyruese, ku vetëm trajtesa e

dritës e bën artistin të jetë autor i shek. XX. Më

pas ai ishte i përgatitur dhe i mbushur plot

imazhe rreth shpërthimit të zhurmshëm, që do

t'i jepte imazhit përfundimtar kompozicional në

tablonë historike dhe produktet figurative që

kemi prej tij e dëshmojnë këtë. Ato janë si: "Beteja

e Albulenës", 1960, 300 x 150cm; "Vrana Konti

me trimat", 1983, 300 x 110; "Tokë e zhuritur",

1985, 200 x 300 cm; "Bashkimi i principatave

shqiptare", 1981, 800 x 300 cm; disa "Beteje të

Fushë Kosovës", 1999-2001, 600 x 250 cm dhe

përmasa të tjera. Ato janë tablo kompozicionale,

të cilat dëshmojnë për një mbijetesë tradicionale

të brendshme të forcës së barokut mbi

temat historike dhe pikturat e mëdha, te Fatmir

Haxhiu, e cila natyrisht vjen si një shfaqje

e mirë por e vonuar e artit në realizimin e këtyre

tabllove në kulturën shqiptare, pasi në

arenën ndërkombëtare trajtimi i pikturës historike,

kishte më shumë se 150 vite që nuk

dukej më në sheshin e ekspozimit. Por nuk

ishte aspak rastësi pse piktura historike lulëzoi

në Shqipëri. Duhet të vlerësojmë se një nga

direktivat e ideologjisë së asaj kohe, ishte porosi

e veçantë, trajtimi i temave të heroizmit

të popullit shqiptar. Ishte kërkesë direkte e

ideologjisë, që ky heroizëm të shpallej i drejtuar

nga udhëheqësit. Për artistin aktiv, që kishte

pranuar të shërbente në sistemin e asaj kohe,

pasqyrimin e këtyre temave e kishte detyrë,

po kjo varej se si do kryhej. Dhe impenjimi i

Fatmir Haxhiut, falë aftësive, e bëri që të krijojë

tablo të tilla, për të cilat do e ruaj mendimin

se janë vlerë e trajtimit të historical painting.

Situata demagogjike, për arsyet e saj të

vlerësimit të Hoxhës si një prijës i shqiptarëve,

i krahasoi bëmat e këtij të fundit, për bashkimin

e popullit, me ngjarjet e Skënderbeut. Demagogjia

e zhveshi Skënderbeun nga vlera botërore

mesjetare si "Kalorës i Krishtërimit" dhe i dha

atij petkun nacional lokal dhe e shpalli "Hero i

Kombëtar". Ky manipulim serioz iu vu përpara

dhe historianëve dhe artistëve, të cilët kishin

tashmë dy opsione temash të mëdha për të pikturuar

që vinin nga dy kohë të ndryshme. Opsioni

i parë lidhet me vlerësimin në maksimum

të figurës së Skënderbeut si "Hero Kombëtar"

dhe pikturimit të detajeve të heroizmave të tij.

Dhe kjo ndodhi dhe në këtë arsye u hapën disa

ekspozita gjithëpërfshirëse vetëm me temën e

nga historia e Skënderbeut. Opsioni i dytë ishte

trajtimi i temës tjetër të madhe ajo e Luftës

nacional çlirimtare e popullit shqiptar, ku sundonte

idea se, më shumë Hoxha, dhe pak më

pak Shehu, ishin liderët kryesorë komunistë të

betejave partizane në Luftën e Dytë Botërore.

Artistët duhej t`i pasqyronin heroizmin dhe t`i

himnizonin bëmat e tyre në veprat e artit figurativ.

Nga ky fakt i dytë lindën dhe shumë vepra

të Fatmir Haxhiut, që lidhen përsëri me

pikturën historike dhe fondi i sotëm i kësaj teme,

që trashëgohet prej tij është përsëri i pasur dhe

disa tituj të tyre janë si: "Kalimi i Divizionit të

parë në Veri", 1965, 300 x 200 cm; "Skroskë -

shkurt 1944", 1966, 330 x 206 cm; "Nënat

Labe", 1980, 150 x 120 cm: "Dy brezat", "Çajmë

rrethimet", 1978, "Shpallja e Republikës",

1976, "Beteja e Burrelit", 1982, 500 x 200 cm

e të tjera. Dhe askush nuk na detyron të

flasim sot mbi këto piktura historike me superlativa,

as me dyshime, as me mllefe, as

me nostalgji, por gjuha e historianit dhe e studiuesit

ka detyrë të shprehet qartë dhe me

mendje të ftohtë, për vendin që zënë ato në të

gjithë hapësirën e artit pamor shqiptar. E kjo

duhet të ndodhë, sepse në të kundërt fakti

historik nuk shkruhet kurrë e detyra sot është

që historia e artit shqiptar është në kohën

e vet më të mirë për tu kryer.

16

SH.com

www.shqiptarja.com E diel, 30 dhjetor 2012

SUPLEMENT

PIKTORI

RILINDASI

JAVOR I

85-

85-VJETORI

I LINDJES

P

Gjergji Frashëri

eneli i Fatmir Haxhiu hyri në his

torinë e artit realist shqiptar në

periudhën e tretë të saj, atë pas

Luftës së Dytë Botërore. Por për nga

konteksti tematik dhe mesazhi edukativ

historik i veprës së tij, piktura e Haxhiut

lidhet me detyrat embrionale të pikturës

realiste shqiptare, që janë temat

themeluese laike të artit të Rilindjes Kombëtare

pas mesit të shek. 19 deri në

Shpalljen e Pavarësisë më 1912. Piktura

e tij përmban lidhjet e drejtpërdrejta

me temën historiko-patriotike me frymë

romantike të pikturës rilindëse, me përpjekjet

dhe luftën për pavarësinë e Shqipërisë,

të cilat bënë para së gjithash

burim frymëzimi figurën e heroit kombëtar

Skënderbeut, dimensioni i veprës

historike të së cilit, iu desh edhe një

herë Shqipërisë në finale, për t'u çliruar

për jetë a vdekje nga Perandoria osmane

dhe për të fituar Pavarësinë e vendit.

Ashtu si në letërsi, edhe në artin rilindës,

figura e Skënderbeut u paraqit si simbol

i luftës për pavarësi, qoftë edhe me

realizimet e para modeste të asaj kohe,

si Portreti i Skënderbeut të piktorit korçar

J. Panariti më 1883 dhe portretet e

para në skulpturë mbi heroin kombëtar

të realizuara nga Murat Toptani më 1899

dhe 1914. Në kushtet e ndalimit të artit

realist nga administrata osmane, këto

vepra ishin politikisht shumë domethënëse,

por natyrisht shumë pak për artin

realist shqiptar. Fatmir Haxhiu lindi

më 1927, pra në periudhën e dytë të

zhvillimit të artit realist shqiptar në periudhën

formuese të shtetit të pavarur

(1920-1939), kur arti realist shqiptar u

angazhua në zbulimin, pasqyrimin dhe

forcimin e karakterit historik të kombit

tonë, në botën e brendshme të njeriut shqiptar

dhe karakterin social të tij,

nëpërmjet piktorëve si K.

Idromeno, S. Xega, N. Martini,

etj. dhe më pas, të S. Rrotës, V.

Mios, A. Kushit, Z. Kolombit,

etj. Veprat e tyre romantikoimpresioniste

u karakterizuan

nga dashuria për jetën, njeriun

dhe tokën amtare, nga

dhembshuria dhe shpesh herë

trishtimi për njerëzit e varfër

të popullit, por edhe nga qëndrimi

kritik ndaj realitetit të

kohës. Secili prej tyre e preku

në një mënyrë të drejtpërdrejtë

apo të tërthortë temën historike,

çka ishte një nevojë

shpirtërore dhe besimi për

forcimin e ndjenjës kombëtare

dhe të mbrojtjes së pavarësisë

së fituar, por piktura e kësaj periudhe

nuk pati energjinë e

duhur politike, sociale dhe ekonomike ta

ngrinte atë në përmasa klasike monumentale.

Vetëm në vitet 30' piktura shqiptare

hyri në një fazë të pjekur

kërkimesh realiste me futjen në rrugën

e krijimtarisë të piktorëve të shkolluar

në këtë dekadë, por që veprimtarinë e

tyre e zhvilluan Pasluftës. Ndër më të

rinjtë e kësaj plejade, që u rreshtuan

Pasluftës për të themeluar shkollën

klasike të artit realist shqiptar, ishte

edhe piktori i shquar dhe i pazëvendësueshëm

Fatmir Haxhiu, peneli i betejave

dhe i ndeshjeve luftarake fitimtare

Shkollimi

Formimi i Haxhiut si

piktor është një shembull

dokumentar për të

kuptuar përpjekjet e

artistëve në realitetin

Shqipërisë së Pasluftës,

i pasionit dhe

entuziazmit vetjak për t'i

shërbyer vendit me

patriotizëm dhe sakrifica,

ndaj mundësive të pakta

reale për arsimimin e

tyre në mungesë të

shkollave të larta të

profesioneve të atilla.

FATMIR

HAXHIU

Delacroix i

pikturës shqiptare

Fatmir Haxhiu, është peneli i betejave dhe i

ndeshjeve luftarake fitimtare të popullit

shqiptar në histori, vepra e të cilit plotësoi

kolonën e batalistit në Forumin e historisë së

pikturës realiste klasike shqiptare...

të popullit shqiptar në histori, vepra e

të cilit plotësoi kolonën e batalistit në Forumin

e historisë së pikturës realiste

klasike shqiptare.

Sot mbushen 85 vjet nga dita kur miku

im i madh Fatmir Haxhiu, të cilin arrita

t'ia fitoja zemrën, lindi më 28 Dhjetor

1927 në Gjirokastër nga një familje

qytetare e mesme nga qyteti i Përmetit.

Prej vitit 1930 familja e tij u shpërngul

në Tiranë. Kur ndiqte vitet e shkollës fillore

"e Kuqe" në Tiranë (e cila ishte edhe

shkolla ku mësova edhe unë shkrim e këndim

më se 20 vjet më vonë

mbas piktorit), mësuesi i tij

patrioti i njohur Milto Sotir

Gura i ka dhënë inkurajimet e

para atij, tek e shihte këtë fëmijë

që gjatë gjithë kohës vizatonte.

(Tek patrioti i mirënjohur

Milto Gurra kam patur fatin

të mësohem edhe unë prej

tij, gjithnjë në se 20 vjet pas

piktorit, atëherë kur Plaku rilindas

Gurra në pension, me

lutjen e tim Éti, m'ë tregonte

privatisht mbi përmbajtjen dhe

synimet e Revistës "Mituria"

në vitet e botimit të saj). Piktori

i ardhshëm doli shumë

herët partizan, sapo kapitulloi

Italia fashiste më 1943, partizan

në Batalionin "Dajti" dhe

pastaj në Brigadën e Parë. Tërë

jetën shfaqi ai kulturën qytetare në respekt

të disiplinës ushtarake dhe zellin e

rregullit shoqëror.

Formimi i Haxhiut si piktor është një

shembull dokumentar për të kuptuar

përpjekjet e artistëve në realitetin Shqipërisë

së Pasluftës, i pasionit dhe entuziazmit

vetjak për t'i shërbyer vendit

me patriotizëm dhe sakrifica, ndaj

mundësive të pakta reale për arsimimin

e tyre në mungesë të shkollave të larta

të profesioneve të atilla. Në nëntor 1945

shkon për studime ushtarake në Beograd

në Shollën "Vojna Ucishte" ku për 6 muaj

mori njohuri të përgjithshme ushtarake

dhe pas ndarjes së degëve, vazhdoi studimet

në Zagreb në shkollën e artilerisë

tokësore "Oficirska Skola i Vojno Uciliste

Zemaljske Artiljerije". Gjatë kohës së studimit

në Zagreb deri në fund të vitit 1947

njihet me një piktor kroat, i cili krijoi

mundësinë të mësonte dhe të ushtronte

pikturën në studion e tij. Me kthimin në

atdhe, prej vitit 1948 deri më 1959 punoi

me detyra të ndryshme në ushtri në specialitetin

e artilerisë dhe në vitet 1956-

59 si pedagog i taktikës së artilerisë në

Shkollën e Bashkuar të Oficerëve në Tiranë

( më vonë Akademia Ushtarake e

Trupave Tokësore -Skënderbej). Fatmir

Haxhiu u bë piktor në periudhën e

themelimit të shkollës shqiptare të pikturës

(1944-1960) dhe para se ai të diplomohej.

Qysh me çlirimin e vendit, Fatmiri

17 vjeçar, gjithnjë i apasionuar pas

pikturës, pati fatin dhe mundësinë të krijonte

kontakte pikërisht me disa prej këtyre

artistëve të talentuar dhe të shkolluar

të asaj kohe të pikturës e skupturës

shqiptare, me Sadik Kacelin, Odise

Paskalin, Nexhmedin Zajmin, Andrea

Manon, Llazar Nikollën, Kel Kodhelin,

Foto Stamon, të cilët e ndihmuan atë në

përgatitjen e tij teorike. Për herë të parë

më 1949 merr pjesë në Ekspozitën Kombëtare

të Pikturës , ku vlerësohet me

çmimin e dytë. Nga mesi i viteve 50' krijoi

studion e parë ushtarake të artit në

Shqipëri dhe botoi pareshtur ilustrime

dhe pllakate në revistat e kohës dhe botimet

e Shtëpisë Botuese "Naim

Frashëri". Më 1958 merr pjesë në Ekspozitën

Kombëtare me kompozimin nga

Lufta Çlirimtare Zonja Çurre 1958 (vaj

në kanavacë 1,1 x 1,0 m, Galeria Kombëtare

Arteve Tiranë-GKAT) vepër

fituese e çmimit dytë në Konkursin Kombëtar

1987.

Në formimin e Haxhiut si piktor

ndikoi tërësisht shkolla shqiptare e artit,

e formuar në vitet 50' si një sintezë e

dy përvojave teorike dhe praktike, ajo e

shkollave perëndimore të Paraluftës me

atë të shkollave lindore të Pasluftës. Piktura

realiste shqiptare mori Pasluftës së

Dytë Botërore një kurs të ri, një përmbajtje

të re dhe njëkohësisht zhvillimin

më të madh. Karakteristikë e saj qe

shpërthimi tematik më i madh se më

parë, imponimi për një lidhje të ngushtë

të artit me jetën e thjeshtë të masës dërmuese

të popullsisë dhe me punën e tyre

për ndërtimin e vendit të prapambetur,

për kërkime në karakterin psikologjik të

jetës historike shqiptare dhe pasqyrimin

e saj në art me notë aktuale, për gjetjen

e gjuhës komunikuese të pikturës me të

gjitha nivelet kulturore të popullsisë dhe

përdorimi i saj propagandistik në

edukimin estetik të masave popullore me

këtë lloj kulture qytetare. Karakteristikë

ishte gjithashtu, vënia në veprim e të

gjitha gjinive të artit të pikturës. Rëndë-

RILINDASI

SUPLEMENT JAVOR I

PIKTORI

E diel, 30 dhjetor 2012

SH.com

17

www.shqiptarja.com

Në formimin e Haxhiut si piktor ndikoi tërësisht

shkolla shqiptare e artit, e formuar në vitet 50' si

një sintezë e dy përvojave teorike dhe praktike,

ajo e shkollave perëndimore të Paraluftës me atë

të shkollave lindore të Pasluftës..

si të veçantë mori lëvrimi i kompozimit

figural historik monumental, ku

u hap edhe dritarja për angazhimin artistik

të piktorit Fatmir Haxhiu.

Ndërkohë Pasluftës deri në vitet 60'

ushtronin krijimtarinë e tyre të spikatur

edhe të tjerë piktorë të talentuar

dhe të përkushtuar si B. Sejdini, K.

Kodheli, G. Madhi, etj., të cilët trajtuan

me ekspresivitet dramatik

heroizmin e popullit shqiptar për ekzistencë

kombëtare, me heroizëm epik

Luftën Çlirimtare kundër nazizmit

dhe me optimizëm punën për

mbrojtjen, rindërtimin dhe

qytetërimin e vendit. Ata u bënë

frymëzimi, mbi të cilin Haxhiu më i ri

u mbështet në vitet 50 në meditimin

për konceptin dhe gdhëndjen e artit

të tij. Me hapjen e Institutit të Lartë

të Arteve më 1959 kreu me rezultate

të shkëlqyera studimet e larta, të cilat i

përfundoi më 1965 me temë diplome,

tablonë Kalimi i Divizionit të Parë në

Veri 1965 (vaj 3 x 2 m, Shtëpia e Ushtrisë

Popullore), për të cilën, i ka rezistuar

kohës vlerësimi i kritikut të artit

Llambi Blido, se kjo tablo "është regjistruar

në historikun ende të pashkruar të

shkollës sonë të lartë të artit, si një ndër

arritjet më të shkëlqyera". Këtë vlerësim

të saktë të kritikut tonë, do t'a aktualizoja

me pyetjen, se "kur një diplomë tjetër

në shkollat tona të larta të artit, do të

shfaqë seriozitetin, përkushtimin dhe

përgatitjen profesionale si ky shembull?".

Formimi i Fatmir Haxhiut në rrugën e

piktorit profesionist përbën një shembull

të veçantë në historinë e formimit arsimor

të artistëve shqiptarë, sepse bashkohen

në një pikë, rruga e gjatë më se 20

vjeçare e prodhimtarisë së tij me punë si

piktor (1944-1965), paraqitjen prej tij të

një diplome profesionale dhe në të njëjtën

ditë, edhe afirmimi i tij si piktor profesionist

(1965).

Veprimtaria e Fatmir Haxhiut shtrihet

kryesisht në vitet 60'-80', kur piktura

shqiptare, ose më saktë shkolla e formuar

shqiptare e pikturës, i forcoi themelet

e saj realiste dhe funksionin e saj

kryesor për të qenë e komunikueshme më

shtresat dominuese të shoqërisë. Ai u

gjend midis individualiteteve të krijuese

të kohës, S. Shijaku, V. Kilica, F. Haxhiu.

K. Dilo, A. Zajmi., I lulani, Z. Shoshi,

etj., të cilët të gjithë bashkë erdhën duke

e thelluar në mënyrë të ndjeshme karakterin

kombëtar të artit, në vizatimin

realist e dinamik, në poetikën piktorike,

në koloritin e pasur plot dritë dhe kontrast

grafik, etj. Gjatë të gjithë kësaj periudhe,

krijimtaria e Haxhiut do të

përqendrohet në temën historike dhe

veçanërisht në atë Luftës së popullit shqiptar

për mbrojtjen e ekzistencës së tij

qysh nga koha e Skënderbeut. Ai u specializua

në pikturën monumentale, në

veçanti në pikturën e betejave historike,

dhe pikturoi një numër tablosh kompozicionale

me figura në madhësi të mëdha -

rreth 70 punime, të shpërndara nëpër

galeri, muzeume dhe institucione

të ndryshme të Shqipërisë. Haxhiu

u bë një nga përfaqësuesit e

pikturës historike bataliste shqiptare.

Krijimtaria e tij në gjininë

e pikturës monumentale përfshin

një numër të madh kompozimesh

figurale në përmasa të

mëdha. Tematika e tij përqendrohet

në tre momentet kyçe të historisë

së Shqipërisë; E para, në

epokën e luftërave shqiptaro-osmane

nën udhëheqjen e Skënderbeut

(shek. 15) me vepra të tilla,

si Me shpatë në dorë 1978 (vaj në

kanavacë 4,5 x 5,5 m, Galeria Kombëtare

e Arteve Tiranë-GKAT),

në artin e së cilës vëzhgues kritikë

kanë zbuluar Delacroix-në shqiptar.

Ashtu si në këtë tablo monumentale,

e gjithë vepra e tij krijuese,

bazohet në një gjuhë shumë të qartë

piktorike, ajo është dinamike, e thjeshtë

dhe e qartë, si tabloja tjetër Bashkimi i

Principatave Shqiptare 1982 (afresk 8 x 2,5

m, Muzeu Historik Kombëtar Tiranë), vepër

fituese e çmimit të parë në Konkursin

Kombëtar. Personazhet e Haxhiut janë tipa

të vërtetë jetësorë me karakteristika të

theksuara shqiptare, bindës për rolin që

kanë marrë të luajnë në fushën piktorike

të tablosë, psikologjikisht në harmoni me

rolin që krijojnë në funksion të idesë qendrore

të veprës. E dyta tematikë ku ai

përqendrohet përbëjnë përpjekjet popullore

për pavarësinë kombëtare nga Perandoria

Osmane, si për shembull kompozimi monumental

Tokë e zhuritur 1985 (vaj në pëlhurë

4 x 3 m, Muzeu Historik Tropojë); E

treta është veprimtaria e tij e gjërë me

temën e Çlirimit të vendit në Luftën e Dytë

Botërore nga fashizmi dhe nazizmi, të cilën

ai e përjetoi edhe vetë si pjesëmarrës i saj,

si e tregon ai në tablonë kompozicionale

Skroskë-1944 1966 (vaj në pëlhurë 2 x 3

m, GKAT), vepër fituese e çmimit të parë

në Ekspozitën Kombëtare të vitit 1966 dhe

PIktura monumentale

Ai u specializua në

pikturën monumentale,

në veçanti në pikturën e

betejave historike, dhe

pikturoi një numër

tablosh kompozicionale

me figura në madhësi të

mëdha - rreth 70 punime,

të shpërndara nëpër

galeri, muzeume dhe

institucione të ndryshme

të Shqipërisë. Haxhiu u

bë një nga përfaqësuesit

e pikturës historike

bataliste shqiptare...

e Çmimit I të Republikës; apo në veprën

me theks emocionues Tenda e Qypit 1969

(vaj në pëlhurë 5,0 x 2,8 m, Pallati i Pritjes

Durrës) vepër fituese e çmimit tretë në

Konkursin Kombëtar 1969. Në trajtimin e

temës së Luftës Çlirimtare ai është ndalur

në momentet kyçe të saj duke iu referuar

ngjarjeve thelbësore dhe personazheve që

kanë luajtur rol vendimtar për fatet e atdheut,

si vepra Çajmë rrethime 1978 (vaj

në pëlhurë 2,2 x 2,0 m, GAKT) vepër fituese

e çmimit të parë në Konkursin Kombëtar

1978. Fuqi të madhe komunikuese i jep

atyre vizatimi mjeshtëror realist i figurave

në lëvizje dinamike elokuente, ngarkesa

psikologjike e portreteve, materializimi i

formës nëpërmjet ngjeshjes së ngjyrës,

thellësia e atmosferës dhe gama e gjerë e

ngjyrave në marrëdhënie të qarta tonale,

si në tablonë Ditët e Mësymjes Pranverore

1968 (vaj 2,65 x 2,0 m, GKAT) vepër

fituese e çmimit dytë në Konkursin Kombëtar.

Krijimet Fatmir Haxhiut përshkohen

nga vërtetësia historike, nga balanca

kompozicionale e një numri të madh figurash

në tablo, secila pa përjashtim e angazhuar

në lëvizjen me karakter individual,

me potencë energjie në formimin e

dramaticitetit të ngjarjes. Shumë prej veprave

të tij, për vlerat e tyre historike dhe

artistike janë tashmë të njohura

edhe në brezat e rinj. Ato

kanë fituar popullaritet dhe

janë nderuar me çmime republike

dhe me çmime kombëtare,

janë bërë përveç të tjerave edhe

dokumente historike.

Duke parapëlqyer temat historike,

të cilat i trajtoi me intensitet

më shumë se tre dekada, piktori

Fatmir Haxhiu zgjodhi gjininë

më komplekse dhe më të

vështirë, tablonë kompozicionale

monumentale, me të cilën

shpalosi aftësinë e tij si artist dhe

guximin e tij si qytetar e patriot

i këtij vendi. Me ndërgjegje ndoqi

rrugën e realizmit tradicional

të pikturës shqiptare, duke

hapur me dije profesionale dhe

punë të mundimshme të çmuar

nga bashkëkohësit e tij, shtegun e veprës

bataliste të artit tonë. Punoi dhe ndoqi deri

në fund me tendencë formimin e stilit individual

të dallueshëm, duke e ruajtur dhe gdhendur

atë vepër pas vepre në përputhje me

temën që trajtoi, gjithnjë duke rritur kërkesat

drejt një arti bashkëkohor figurativ gjithnjë

me profilin e jashtëm të një ushtaraku

shembullor dhe karakterin shpirtëror të një

piktori fatalist patriot klasik.

Fatmir Haxhiu është një nga piktorët e

spikatur të shkollës shqiptare, që dha kontribut

të pazëvendësueshëm në formimin

e artit realist klasik shqiptar me veprën

e tij bataliste me temperament kombëtar.

Ai e ngjeshi veprën e tij monumentale të

ndërthurur me dinamikë në një kompozim

me ritëm mjeshtëror, me një vallëzim

figurash të pafund secila e veshur nën

vizatimin ekspresiv, me kontraste grafike

dhe pasuri impresioniste të paletës së

pasur koloristike, aq sa u shfaq me dashje

apo pa dashje një shëmbëllim me artin e

Delacrix-së, një urëzë lidhëse me artin

evropian.

28 Dhjetor 2012

18

SH.com

www.shqiptarja.com E diel, 30 dhjetor 2012

SUPLEMENT

DOKUMENTET

RILINDASI

JAVOR I

SHQIPËRIA

ETNIKE

P

jesa e përzgjedhur sot nga doku

mentet e 'Promemories' që u hartua

në 1941 nga Fejzi Alizoti, Mustafa

Merlika-Kruja, Xhemil Dino, Dhimitër

Berati e Tahir Shtylla mbi Shqipërinë

etnike, lidhet me dëmshpërblimet dhe

kthimin e fondeve të shqiptarëve që

Greqia kishte bllokuar në bankat e saj.

Materiali është shkëputur nga pjesa e

II e 'Përshpagimeve shqiptare' ku janë

përmbledhur: "Çështje lidhur me Greqinë"

dhe "Çështje lidhur me Jugosllavinë".

Këtë numër do të paraqesim

dy nga pikat e çështjeve që lidhen me

Greqinë, atë të: Trashëgimísë së bamirësve

Shqiptarë në bankat greke në

dobi të bashkësive të Shqipërisë

Jugore, padrejtësisht të bllokuara nga

Qeveria Greke dhe dëmet e shkaktuara

pasurive private gjatë pushtimit

grek të Korçës e Gjirokastrës 1912-

1916. Sa i takon fondeve të bllokuara,

sipas nënshkruesve të dokumentit

Greqia ka bllokuar afro 2 milion franga

ari. Kush ishin këta bamirës dhe

pse paratë ishin depozituar në bankat

greke? Këtë na e zbulon dokumenti i

mëposhtëm.

Në foto:

Trupat e

Republikës

Autonome

të Epirit

Veriut në

Korçë 1914

PROMEMORJA 1941

Greqia ka bllokuar 2 ml. franga ari

të shqiptarëve ne bankat e saj

Trashëgimía e bamirësve Shqiptarë në bankat greke, padrejtësisht të bllokuara nga Qeveria Greke

dhe dëmet e shkaktuara pasurive private gjatë pushtimit të Korçës e Gjirokastrës 1912-1916

Dokumenti

ÇËSHTJE LIDHUR ME GREQINË

TRASHËGIMÌ TË BAMIRËSVE SH-

QIPTARË, TË DEPOZITUARA NË BANKAT

GREKE, NË DOBI TË SHQIPËRISË JUG-

ORE, PADREJTËSISHT TË BLLOKUARA

NGA QEVERIA GREKE.

Shqiptarët ortodoksë të Shqipërisë Jugore

të cilët, mund të pohohet, se kanë vuajtur më

shumë se elementët e tjerë kombëtarë për shkak

të regjimit otoman, gjatë shekullit XIX,

kishin filluar të mërgonin jashtë në numur

mjaft të dukshëm. Gjëndjes politike që ndihmonte

rritjen e rrymës së mërgimit, i shtoheshin

shumë faktorë të tjerë, si kriza e zgjatur

e tregëtisë, shkujdesja administrative që

nuk inkurajonte n'asnjë mënyrë prodhimin e,

mbi të gjitha, mungesa e sigurisë që ngadalësonte

edhe më shumë qarkullimin e pasurive.

Kjo rrymë mërgimi mori, që në fillim, drejtime

të ndryshme si Egjypti, Rumania, Bullgaria

etj. Mërgimi drejt Shteteve të Bashkuara

t'Amerikës mori përmasa më të gjëra, por kjo

ndodhi shumë më vonë. Për të patur një ide të

rëndësisë lëndore që përfaqësonin për këtë krahinë

dërgesat e të mërguarvet, mjafton të kujtojmë

se para luftës së madhe hynin në Shqipëri

më shumë se dhjetë milion franga ari. Për

shumë kohë ky mërgim pati një karakter të

përkohshëm, në kuptimin se të mëguarit nuk

qëndronin jashtë përgjithmonë, edhe se qëndronin

gjatë. Familjet e tyre mbeteshin në vënd.

Të rinjtë ktheheshin për t'u martuar e pastaj

riniseshin. Shumë prej këtyre të mërguarve merreshin

me punë gjithënjë e më të rëndësishme.

Mjaft qenë ata që arritën mirëqënie e shumë pasurinë.

Disa, të shtyrë nga motive fisnike, menduan

të bënin përfitues jo vetëm familjarët, por

edhe bashkësinë e vendin e tyre. Njëri sjell ujin

e pijshëm në vendin e tij, një tjetër ndërton shkollën

në fshatin e tij, ose një ndërtesë publike

në qytetin e tij, të tjerë krijojnë shoqata bamirëse

e kulturore. Për të sqaruar atë që vazhdon,

vlen te përmëndet se nën regjimin otoman, - është

periudha me të cilën jemi duke u marrë - ortodoksit,

përsa i përket së drejtës vetiake (martesë,

trashëgimí etj) vareshin nga autoritetet fetare

e këta ishin ata grekë. Turqia nuk njihte e nuk

pranonte as kishë, as mësim shqip të pavarur

nga Patriakati. I vetmi autoritet konsullor, që

merrej me çështjet e bashkësisë ortodokse të

perandorise otomane, zyrtarisht, ishte gjithmonë

autoriteti kunsullor grek. Nga ana tjetër,

për institucionet shkollore shqiptarët ortodoksë

nuk kishin mundësinë e zgjedhjes: ose atë

greke ose hiç.Siç shihet, njerëzit që donin të

bënin bamirësi, nëpërmjet trashëgimesh arsimit,

apo të tjera institucioneve të bamirësisë

të vendit të tyre, shpesh gjëndeshin dashje pa

dashje të kapërthyer në dredhitë e agjentëve

të helenizmit që njëjtësoheshin me ata të Patriarkatit.

Kështu trashëgimí të rëndësishme

të shumë shqiptarëve, që s'kishin në zemër gjë

tjetër veçse të nxisnin arsimimin e bashkëfshatarëve

dhe themelimin e institucioneve të

bamirësisë, gjinden tani në bankat e Greqisë

ose në dorë trashëgimtarësh të vendosur atje,

të cilët nën trysninë e Qeverisë greke e për

Korca 1912

arsye të paqena, bllokojnë kapitalet e

t'ardhurat, duke u mohuar përfitime të mëdha

bashkësisë ortodokse, së cilës këta fonde u ishin

kushtuar. Është bërë deri tani ndonjë përçapje

për t'i shtyrë me të mirë depozitarët apo testamentarët

të zbatojnë vullnetin e autorëve të

testamenteve, por asnjë përfundim konkret

nuk është arritur. Përmbledhtas, çështja e

trashëgimive sot paraqitet si vijon :

1 - Bamirës shqiptarë të vdekur jashtë shtetit

n'Egjypt, në Rumani, në Greqi, etj kanë

lënë fonde për dhurata ose testamente, të caktuara

t'i shërbejnë veprave të bamirësisë ose

kulturore të Vendit të tyre.

2 - Pritësit ose titullarët e këtyre

trahëgimive janë bashkësitë ortodokse të Shqipërisë

jugore, ose trashëgimitë i janë regjistruar

njerëzve apo institucioneve banuese në

Greqi, psh. trashëgimia Gjon Banka ka si

trashëgimtar universal Bashkësinë ortodokse

të Korçës dhe mbarështimi i fondit i është besuar

një komiteti të kryesuar nga pjestarë të

familjes Dragunis.

3 - Fondet e këtyre trashëgimive gjinden

të depozituara, pjesërisht në Bankën Kombëtare

greke e, pjesërisht, të investuara në

pasuri të paluajtëshme etj. Dhuruesit e testamentshkruesit

kryesorë

janë Arsaqi, Zhapa,

Lakçe, Banka, Adhami,

Çiçka etj. Vendet pritëse

të këtyre trashëgimive

janë Korça, Labova,

Gjirokastra, Përmeti e,

në masë më të vogël,

edhe Elbasani, Vlora,

Berati e Himara.

4 -Sasia e trashëgimive

është mjaft e

madhe. Vetëm trashëgimia

Banka caktonte

për Gjimnazin e Korçës

24.000 fr. ari të ardhura

vjetore ; 3000 fr.ari për të

varfërit. Kjo trashëgimi

qëndronte në fillim në një

kapital prej 500.000 fr. ari.

Çiçka ka lënë 100.000

fr.ari për një spital në Korçë.

Të marra së bashku, këto trashëgimí arrinin

në 1937 në më shumë se dy milion fr.ari. Flasim

për vlera ari, sepse Parlamenti grek votoi një ligj

që detyron Bankën Kombëtare të kthejë në monedhën

në të cilën janë derdhur shumat e caktuara

për vepra bamirësie deri në 1915, përfshirë

interesat e, mbas kësaj date, pa interesa.

5 - Qeveria Greke i ka bllokuar këta

fonde me motivin e rremë se pritësit, pra Bashkësia

ortodokse "greke" dhe institucionet greke

nuk gjinden më në Shqipëri. Mëtimi është absurd,

mbasi pritësi është populli i qyteteve të

ndryshme shqiptare dhe qëllimi i dhuruesve ka

qënë ai i bamirësisë dhe i arsimimit të tyre.

N'atë kohë Bashkësitë fetare vareshin nga Patriarkati

i Kostandinopolit dhe mësimi shkollor,

i besuar atyre, bëhej në greqisht, mbasi autoritetet

otomane nuk lejonin mësimin në shqip.

Kjo gjëndje u ndryshua me vullnetin e vetë

popullit. Me njohjen që Patriarkana e Stambollit

i bëri vetë shpalljes së Kishës Ortodokse Shqiptare,

ato Bashkësi, edhe në dritën e

marredhënieve juridike me Patriarkanën, fituan

një qënie përsosmërisht të ligjëruar. Në çdo

rasë, çështja duhet të studiohet me hollësi, nga

pikpamja juridike për çdo rast të veçantë.

II. DËME TË SHKAKTUARA PASURIVE PRIVATE

GJATË PUSHTIMIT TË KORÇËS E

GJIROKASTRËS 1912 - 1916

Që kur Greqia filloi politikën e saj të hapjes

së tepruar ballkanike, Shqipëria Jugore u vu

në shënjestër energjikisht nga propaganda progreke,

me të gjitha mjetet që ajo zotëronte.

Cilat ishin këta mjete e si u përdorën do të

shihet më gjërë në një tjetër kapitull. Qëllimi i

këtij veprimi të pabesë ishte shkombëtarizimi

i pjesës ortodokse të popullsisë shqiptare.

Duke u shtirur se ky qëllim ishte arritur,

Grekët me kohë kishin marrë zakonin t'i quanin

shqiptarët ortodoksë si grekë të greqizuar

ose të greqizueshëm edhe për një tjetër arsye

të rreme, pra përkatësisë së tyre Kishës greko

- lindore dhe Patriarkanës së Kostandinopojës.

Të njëjtin mendim Grekët kishin patur

edhe për Bullgarët e Maqedonisë para ndarjes

së kishës bullgare nga Patriarkana. Por ngjarjet

e fundit u përpoqën t'i zhgënjejnë.

Mbas luftës ballkanike të 1912-ës, Greqia, e

pangopur me bashkëngjitjen e pjesës më të

madhe të vilajetit të Janinës, deshi të kishte

me çdo kusht edhe qarqet prefekturore të Korçës

e Gjirokastrës. Arsyeja kryesore që nxirrte

Qeveria Greke ishte ajo që lidhej me gjëndjen

etnike të këtyre dy qarqeve. "Në 200.000 banorë

janë 120.000 grekë" shpallte ajo duke mohuar

paturpësisht qënien e Shqiptarëve

ortodoksë. Për pjesën tjetër të numurit të shqiptarëve

myslimanë, rreth 80.000, Qeveria e

Athinës e hiqte bezdinë duke pohuar thjesht se

bëhej fjalë për Turq që flisnin gjuhën shqipe.

Sa foshnjarake këto thënie!. Megjithatë u

RILINDASI

SUPLEMENT JAVOR I

SPECIALE

E diel, 30 dhjetor 2012

SH.com

19

www.shqiptarja.com

TRADITË

VLERA

gjendën shumë, edhe ndërmjet diplomatëve, që

i morën seriozisht. Sa i përket elementit

ortodoks të dy qarqeve, Greqia ndoshta mund

të konceptonte idenë e tërheqjes së simpative

të këtyre elementëve pak nga pak duke arritur

me kohë në përnjisimin e tyre, në sajë të

çekanit të vazhdueshëm të propagandës fetare

e shkollore. Por një shpresë e tillë, në drejtim

të popullsisë myslimane, do të kishte qënë tepër

absurde. Një tjetër vështirësi ishte përfaqësuar

nga fakti që, në krahinat e Korçës dhe Gjirokastrës,

shumë fshatra kanë popullsi të përziera,

ndërsa ato të banuara krejtësisht nga të krishterë

e nga myslimanë ndërsjellohen njëri me

tjetrin. Me qëllim që t'a ndryshonte këtë gjëndje

etnike mjaft të ngatërruar, Greqia zgjodhi, pa

shumë dredha, mjetin më çnjerëzor por që, simbas

pikëpamjes së saj, ishte më i efektshëm e

më i shpejtë : përzënien ose shkatërrimin e elementit

shqiptar kundërshtar.

Sendërtimi i këtij projekti filloi sapo u paraqit

rasti. Kështu, në dhjetor 1912, gjatë pushtimit

të parë të krahinës së Korçës nga ana e

trupave greke nën komandën e gjeneralit

Damianos, përveç grabitjeve e masakrave me

të cilat nuk do të merremi në këtë parashtrim,

janë djegur e shkatërruar me paramendim

katërmbëdhjetë fshatra myslimanësh shqiptarë.

Në muajin maj 1914, Qeveria Greke

organizoi një ushtri bashibozukësh, të përbërë

nga ushtarë grekë të maskuar e bandash

kreteze. Kjo ushtri vepruese nën komandën e

kolonelit Jorgo Contas - Vargas, në bashkëpunim

me mjaft oficerë të tjerë të ushtrisë

greke, emrat e të cilëve janë të njohur, kanë

djegur gati të gjitha fshatrat myslimane të

qarkut të Korçës. Po sjellim ndonjë shembull :

1 - Nëntogeri Stratos, me bandën e tij, ka

vrarë 450 vetë, burra, gra e fëmijë në fshatin

Panarit. Më 10 korrik 1914 banda e tij u ka vënë

zjarrin 27 fshatrave. E njëjta bandë, gjatë muajit

shtator 1914, ka shkatërruar lokalitetin e

Çorovodës e afërsitë e tij dhe gjithë rrethinat e

Tomorricës të përbëra nga 45 fshatra.

2 - Bandat e Pandacopulosit, kryetar bandash

kretez, Viktoratos e Drelles, të dy nëntogerë

të ushtrisë së rregulltë greke, më 20

gusht 1914 kanë djegur e grabitur 15 fshatra

të rrethit të Oparit.

3 - Koloneli Vardas, pasi mblodhi të gjitha

bandat më 20 shtator 1944, ka djegur dhe shkatërruar

45 fshatra të krahinës së Gorës.

4 - Kapiteni Taipuras me bandat e tij, në

muajin prill 1914, i ka vënë zjarrin 32 fshatrave

të krahinës së Kolonjës.

Kjo listë e trishtuar mund të zgjatet ende

shumë. Të gjitha hollësitë e këtyre shkatërrimeve

janë të njohura. Kjo vepër e turpëshme

mund të përmblidhet në pikat e mëposhtëme :

a) Pothuaj se 300 fshatra të shkatërruara

e të grabitura. Ndërmjet tyre, më shumë se

200, u dogjën krejtësisht ose pjesërisht. 151

fshatra të shkatërruara numurohen vetëm në

krahinën e Korçës. Dëmi i përgjithshëm u

vlerësua në 200 milion fr.ar.

b) U vodh pothuaj gjithë bagëtia që përbënte

pasurinë e këtyre krahinave. Vetëm në fshatrat

e Pojanit e të Zvezdës, banda kreteze Papadhakis

ka vjedhur 2500 krerë bagëti.

c) Magazina e banesa u plaçkitën në shumë

lokalitete. Koloneli Vardas, në bashkëpunim

me të tjerë oficerë, plaçkitën në Korçë 35 magazina

e 1000 banesa. Pjesa e plaçkës së tij u

vlerësua në 500.000 fr. ar.

d) Qytete e lokalitete të rëndësishme u dënuan

me gjoba. Kështu, më 1914, qyteti i Korçës

u detyrua të paguajë një gjobë prej 250.000 fr.

ari. Qeveria Greke, më 1916, ka marrë prej të

mërguarve, si garanci për shërbimin ushtarak,

më shumë se 200.000 fr.ari.

Nëse kësaj liste do t'i shtojmë të gjitha shkatërrimet

e kryera në të tjera treva të Shqipërisë

Jugore, dëmet e shkaktuara pasurive

private arrijnë në më shumë se treqind

milionë fr.ari.

NE GINESTRA...

"Dita arbëreshe" si 500 vjet më parë

Rievokimi i Retnes, një udhëtim në kujtesë për të përforcuar lidhjet e vjetra me historinë dhe

identitetin, një kthim në Pesëqindtën mes ngjyrave, muzikës, kostumeve, armëve dhe kavalierëve...

Lorenzo Zolfo

isa ditë para Krishtlindjes, qendra e

Dvogël e Vulture-s, Ginestra, u transformua

në një qytezë arbëreshe. Një iniciativë

që kishte qëllimin të mbajë gjallë historinë,

kulturën dhe traditat arbëreshe të kësaj qendre

të vogël prej pak më shumë se 700 banorësh.

Në prezencë të autoriteteve mbërriti

nga Maschito grupi historik "Rethnes", me

veshje arbëreshe, që përfermoi nëpër rrugët

kryesore të fshatit. Prekës ishte momenti

kur kreu i këtij grupi njoftoi, në gjuhën

mëmë, fillimin e kësaj feste arbëreshe: "Të

nderuar ginestrinë, burra, gra dhe fëmijë,

sot e shtunë në orën 18, bëjmë një festë arbëreshe

në sheshin Ciriello. Ejani të gjithë,

ju presim". "Retnes" është një rievokim i

origjinës së Maschito-s, themeluar nga mercenarët

e udhëhequr nga kapiteni Lazzaro

Mathes. Retnes, mes manifestimeve maskitane

(që zhvillohet çdo 6 gusht) është me

siguri më antikja dhe interesantja, i përket

me siguri viteve të para të lindjes së qytezës

(pranverë 1517) dhe përkujtonte themelimin

e saj me një lojë me stradiotë. Kujdes i

veçantë i është dedikuar organizimit të figurantëve

në grupe që përfaqësojnë dy etnitë

kryesore që themeluan Maschito-n: grekokoronët

(që u vendosën në zonën veriore të

fshatit) dhe shqiptaro-shkodranët (që zunë

zonën jugore), të parët "Majsor", të dytët

"Cndrgnan", gjithmonë rivalë për shumë motive

deri në vitet '70. Rievokimi i Retnes

dëshiron të jetë një udhëtim në kujtesë për

të përforcuar lidhjet e vjetra me historinë

dhe identitetin, një kthim në Pesëqindtën

mes ngjyrave, muzikës, kostumeve, armëve

dhe kavalierëve, për të jetuar emocionin e

transportimit nga e kaluara. Dita arbëreshe

u mbyll në fshatin e shijeve arbëreshe të realizuar

nga Bashkia e Ginestra-s disa vjet

më parë që në fakt është një muzeum brenda

qendrës historike, i ndërtuar nga një rrjet

lokalesh që mirëpresin fazat e ndryshme

të gastronomisë lokale dhe të transformimit

agroalimentar.

Në Zhurë "dita arbëreshe"

itët par Natallvet katundthi i Vull

Dturit, Zhura, u bë nj'katund arbëresh.

Ë ki nj'shurbes çi u bë për

t'mandinohet storja, kulltura dhe tradicjonat

arbëreshe e ktij katundi ka rrin më

se 700 vet. Pirpara autoritatavet erdh

ka Mashqiti grupi "Retnes", me kostumin

arbëresh, çi u esibir ndëper

udhëvet e katundit. Mumendi më i ndiejtur

klje kur bandituri i grupit, në gljuhen

mëm, tha se kjo fest arbëreshe ish e

zëni fill: "Onorevolli i Zhurës, burra, gra

dhe djalra, sod e shtun në heren 18 bëmi

nj'fest arbëreshe në qacen C?irjello. Ngiti

gjith, ju presmi". Kjo manifestacjon do

t'kujtonj rrënjt e Mashqitit, çi u le me

merçenaret e Kapitanit Llaxaro Mathes.

Njëmest ktire manifestacjonavet çi

bëhen Mashqit kjo ësht ajo më e vjeter

dhe më interesante (ç'bëhet nga vjet në

6 të gushtit), çi kujton t'parit vitra çi u

le katundi (në veren e 1517) dhe kujton

kur Stradhjotrat vun t'parin gur e ktij

katund. Shum t'vler pat shurbesi kur u

bën di grupe çi buthtojnë nganjë etnitë

ka vjen Mashqiti: Greket dhe ata

t'Korones (çi rrijn te katundi alartaz) e

Shqiptaret dhe ata t'Shkodres (çi rrijn

te katundi ahjmaz), t'parit ishin "Majsor"

t'tjeret "Cëndërnjan", çi kljen armiq

njera në vitrat '70. T'kujtuarit e ksaj

Retnes do t'jet nj'vjaxh në memorjen, për

të lidhen raporte me storjen dhe identitaten,

t'prirmi prap 500 vjet njëmest kullurevet,

muzikavet, kostumevet, për

t'pirvosh nj'emocjon sikur t'prirshim

mbar prap. Dita arbëreshe u rrit në 'borgo

dei sapori arbëreshë' çi Bashkia e

Zhurës bëri ca vitra prap, ësht nj'muzé

çi gjëndet mbrënda anes storike

t'katundit, e bër ka dicà llokalle ku buthtohen

fazet e gastronomisë llokalle dhe

trasformacjona e t'ngrënit.

Përktheu: Maddalena Scutari

20

SH.com

www.shqiptarja.com E diel, 30 dhjetor 2012

SUPLEMENT

BIBLIOTEKE

RILINDASI

JAVOR I

LIBRI

I RI

F

Erlinda Qirjako

ranka është një vajzë 17

vjeçare. Ajo është shumë

krenare e nuk lejon kollaj

që të tjerët t'ia vënë në dukje gabimet,

duke jetuar kësisoj jetën e

vet, plot energji. Shoqet, një shok,

kërcimi, të bërit babysitter, shkolla

… gjithçka është fare normale,

derisa Franka një ditë, gjatë

rrugës për në shtëpi sulmohet në

terrin e natës nga një i panjohur

dhe përdhunohet.

Autorja Jutta Treiber duket se

harxhon shumë energji për të

treguar se sa e vetëdijshme është

Franka. E parë nga kjo perspektivë,

duket paksa e çuditshme, por

bëhet me qëllimin që të tregohet

më pas se sa shpejt dhe me ç'ekstremitet

ndikon akti i përdhunimit,

për transformimin e personazhit

të saj primar, Frankës.

Nga një vajzë e gjallë dhe krenare,

nuk mbetet shumë. Franka rrudhet

gjithnjë e më shumë përballë

asaj çka asaj i përsëritet para

syve pandalim.

Në fillim një psikolog e më vonë

një kohë që kalon në Lanzarote

(njëri nga 7 ishujt e arkipelagut

Kanarie në Spanjë), ndikojnë që

Frankës t'i rikthehet një copëz

normaliteti. Me këmbëngulje dhe

jashtëzakonisht me shumë ndjenjë,

Jutta Treiber paraqet pasojat

e përdhunimit të një vajze adoleshente.

Ajo përqëndrohet ekskluzivisht

në jetën shpirtërore të

viktimës dhe tregon njëkohësisht

fare qartë se sa e fortë është lufta

për t'iu rikthyer "normalitetit".

Një roman që të trondit e

mrekullon njëherësh.

Këto ishin disa sentenca të shkëputura

nga mendimi kritik dhe

vlerësimet që lexuesi e media austriake

kanë rezervuar për njërën

nga veprat më të goditura të autores

austriake, Jutta Treiber, fatkeqësisht,

pak ose aspak e njohur

në Shqipëri. Vetë përkthyesi i saj,

në prezantimin që i bën, e cilëson

këtë vepër diku si një "perlë" të

dalë nga duart e saj. Tashmë është

bërë e mundur ardhja e këtij

romani, edhe në shqip, falë punës

tejet profesionale, por edhe pasionit

të poetit e përkthyesit, Ferdinand

Laholli. Iniciativa e këtij

të fundit, bëhet edhe më kuptimplotë,

ndërsa kuptojmë se prej

pak kohësh, ai tashmë operon me

logon e shtëpisë botuese me të

njejtin emër, të cilën e ka ngritur

me qëllimin për të afruar më

shumë letërsinë gjermanike e ekskluzivisht

atë austriake, tek lexuesi

shqiptar.

Sa i takon përkthimit të romanit

të Jutta Treiber duket se

përkthyesi me siguri ka dhënë

diçka edhe nga jeta e vet në këtë

vepër, duke parë si në pasqyrë të

shkuarën e vet të dhimbshme në

baltën e Gradishtës: fëmijërinë,

adoleshencën e një pjesë të rinisë

Jutta Treiber autore e romanit "E përdhunuar"

FRANKA

Kush është Jutta Treiber?

Jutta Treiber, ka lindur në

vitin 1949 në

Oberpullendorf të

Burgenlandit (Austri). Ka

studiuar gjermanistikë dhe

anglistikë dhe ka punuar si

mësuese e gjuhës

gjermane dheasaj angleze.

Prej vitit 1988 është autore

në profesion të lirë. Ajo

shkruan për njerëzit e çdo

moshe. Vepra e artistike e

Jutta Treiber përmbledh

libra të ilustruar për fëmijët

e grupmoshave të

ndryshme, romane për të

rinj dhe të rritur, poezi, pjesë

muzikore të inskenuara për

fëmijë, radiodrama, rrëfenja

nëpër antologji të ndryshme

dhe filma me metrazh të

shkurtër. Librat e saj janë

përkthyer në 23 gjuhë. Ajo

ka marrë çmime dhe

vlerësime të shumta, ndër të

tjera "Çmimin e librit për

fëmijë dhe të rinj të qytetit të

Vjenës" si dhe "Çmimin

kombëtar të librit për të rinj".

Treiber është e martuar dhe

ka dy fëmijë.

"E PERDHUNUAR"

Vjen në shqip romani

tronditës i Jutta Treiber

Përkthyesi dhe botuesi Ferdinand Laholli, sjell në

shqip ikonat e letërsisë moderne gjermanofone...

që i është vjedhur e dhunuar, para

se të ndërmerrte një udhëtim

drejt Gjermanisë, më shumë se dy

dekada më parë, e cila do të bëhej

edhe streha e tij e mëvonshme

artistike.

Megjithëse me pak tendenca

stilistikore individuale, që devijojnë

paksa nga shqipja jonë standarde,

tashmë "i strukur" prej

vitesh nën çatinë e vet krijuese,

duket se Laholli ia ka dalë të

përcjellë me ndjenjë e përpikmëri

artistike Frankën "e përdhunuar"

dhe dramën e saj, që përkon me

tronditjet e krizat shumëplanëshe,

me të cilat përballen

çdo ditë edhe segmente të rinisë

e shoqërisë së sotme shqiptare, si

pjesë e një bote e realiteti global.

Për shkrimtaren Jutta Treiber,

e cila shkruan për çdo moshë (një

autore moderne austriake, veprat

e saj tashmë janë botuar në 23

gjuhë dhe ajo ka marrë disa

Të dhënat e librit

"E përdhunuar"

Autorja: Jutta Treiber

Gjinia letrare: roman

Shqipëroi: Ferdinand

Laholli

Redaktore: Edina

Paleviq

Faqe: 144

Çmimi: 400 lekë

çmime) nuk bëhet fjalë që të

harxhojë kohë e të merret me përshkrimet

dedikuar kërkimeve që

ndërmerren për të gjetur

përdhunuesin. Kjo pak rëndësi ka

për të. Ky i fundit, sigurisht, përmendet,

por nuk luan ndonjë rol

të rëndësishëm. Ajo përqëndrohet

përkundrazi, plotësisht dhe

vetëm tek Franka dhe fazat e

ndryshme, të cilat ndjekin periudhën

pas përdhunimit. Prindërit

përpiqen ta ndihmojnë aq sa

munden, por hasin shpejt në

kufinj të pakalueshëm. Është një

rrugë vërtetë e mundimshme, derisa

Franka mëson të jetojë me

fasho në shpirtin e saj.

A paraqet Franka një shembull

realist për një viktimë përdhunimi,

kjo ndoshta nuk mund të

gjykohet apriori. Historia e

Frankës të prek vetvetiu dhe fundi

i historisë së saj, deri diku çuditërisht

pozitiv, na e lë shtegun

Kush është

Ferdinand

Laholli?

erdinand Laholli u lind

Fmë 16 qershor 1960 në

Gradishtën moçalore, ku

familja me prejardhje nga Vidohova

e Korçës qe dërguar

të përjetonte ferrin e regjimit

enverhoxhian, si pasojë e

emigrimit të atit të tij në

Amerikë. Më pas familja

Laholli dërgohet në kampin

e internimit Savër, ku për

tridhjetë vite vuajti mohimin

total të sistemit monist. Si i

internuar iu mohua ndër të

tjera edhe studimi i lartë. Në

moshën 15-të vjeçare dërgon

për botim dorëshkrimin e librit

të tij të parë, porse botimin

e librit të parë në Shqipëri

e përjetoi vetëm pas

rënies së diktaturës. Më

1990 emigron në Gjermani e

sot është autor i një sërë librash.

Poezitë e tij janë përkthyer

e botuar në gjuhën

gjermane, italiane, angleze,

suedeze, turke, hollandeze,

kerntisht, rumanisht dhe

frëngjisht. Është bashkautor

i më shumë se 20-të antologjive

në gjuhë të ndryshme,

autor i 11-të librave

për fëmijë e të rritur. Nga viti

2011 drejtues i "Shtëpisë

Botuese Laholli". Pas diplomimit

në Institutin Gëte

merret kryesisht me përkthime

letrare nga letërsia

gjermanofone. Gjer më sot ka

shqipëruar mbi 20-të libra.

të hapur për interpretim e sjell

pakëz frymëmarrje. Gjithsesi, libri

nuk duhet konceptuar si një

manual ndihmës për ata që preken

nga ky fenomen. Për këtë ka

shumë dyshim, porse ai me siguri

mbetet padyshim një përsiatje

artistike e padiskutueshme me

mesazhe të thella. Dikush nga

lexuesit austriakë, do të shprehej

dikur për të: mbresëlënës dhe

tronditës, e njëkohësisht edhe me

një fund plot shpresë. Libri i Jutta

Treiber është kësisoj një leksion

i detyrueshëm që nuk lidhet

me një moshë të caktuar. Një libër

që të bën të ndjehesh i përfshirë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!