26.11.2014 Views

Korrik 2011 - Gazeta "Korça"

Korrik 2011 - Gazeta "Korça"

Korrik 2011 - Gazeta "Korça"

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

4

SEMINAR

-K o r ç a-

korrik 2011

Raportimi i Çështjeve të Trafikimit të Qënieve Njerëzore

-Në Sallën Kryesore të Konferencave të “Grand Hotel Palace” në

Korçë, u zhvillua Seminari trajnues me gazetarë të shtypit të shkruar

dhe atij radio-televiziv në Korçë, me temë “Raportimi i Çështjeve të

Trafikimit të Qënieve Njerëzore”. Seminari nëpërmjet referuesve

trajtoi këto tema:

123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212

123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212

123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212

123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212

123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212

123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212

123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212

123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212

123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212

123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212

123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212

123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212

123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212

123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212

123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212

-Zj. Alketa GAXHA

(Koordinatore e projektit të IOM-it Organizata

Ndërkombëtare e Migracionit).

Në Fjalën e saj Përshendetëse shtjelloi disa

parime të IOM-it lidhur me raportimin në media

të çështjeve të trafikimit të qënieve njerëzore.

Gama e gjerë e aktiviteteve të IOM zbatohet në

partnership me institucionet shtetërore,

organizatat jofitimprurëse dhe ato

ndërkombëtare. Ndër parimet e IOM-it mund të

përmendim : - Respekti për të drejtat e njeriut

dhe komunitetit të tij. Sigurimi i

qëndrueshmërisë institucionale nëpërmjet rritjes

së kapaciteteve të institucioneve shtetërore dhe

të shoqërisë civile. Fusha e veprimit të IOM-it:

analizon dhe përgatit raporte sasiore dhe

cilësore për fenomenin e trafikimit, për t’i patur

si referencë në punën e saj si dhe për t’i ndarë

me partnerët, parandalimi është më mirë se

kurimi dhe për këtë IOM-i bën fushata

informimi si në vendet e origjinës ashtu edhe në

ato të destinacionit për të informuar publikun e

gjerë mbi fenomenin e trafikimit; inkurajon

njerëzit për të raportuar rastet e dyshimta dhe

pajis personat vulnerabël me informacionin e

nevojshëm për të mbrojtur më mirë veten e tyre

nga trafikantet dhe taktikat e tyre të rekrutimit.

Aststenca teknike e IOM-it ngre kapacitetet e

institucioneve shtetërore dhe ato të shoqërisë

civile për të adresuar më mirë sfidat e fenomenit

të trafikimit; ofrohet asistencë direkte për

viktimat e trafikimit në bashkëpunim me

partnerët. Kjo përfshin: strehimin në vende të

sigurta, ndihmë mjekësore dhe psikologjike,

aftësim profesional, asistencë për riintegrim,

përfshi mundësinë e kthimit me dëshirë dhe të

sigurt në vendin e origjinës, ose risistemimin

në vende të treta në raste ekstreme.

-Zj. Ana JANKU (lektore, përfaqësuese e Ministrisë së Brendshme).

I cilësoi Mediat si Partner i Përgjegjshëm në Luftën Kundër Trafikimit të Qënieve

Njerëzore. Përpjekjet e Qeverisë shqiptare në luftë kundër trafikimit të qenieve

njerëzore kanë qënë të frytshme dhe të suksesshme. Trafikimi i Qënieve Njerëzore

është një Vepër e Rëndë Penale; është një Skllavëri Moderne. Media është një hallkë

lidhëse mes publikut dhe aktorëve të tjerë, si e tillë ajo luan një rol vendimtar në

krijimin e opinioneve , stereotipeve, pritshmërive, parashikimeve, etj. Media shërben

si zë i publikut dhe është zë i publikut. Në vitin 2005 u ngrit Zyra Koordinative, e cila

ka qenë mjaft aktive dhe efikase, me veprimtari gjithnjë në rritje. Nga një monitorim

arrihet në përfundimin se: Media është treguar e interesuar për të dhënë

kontributin e saj; vit pas viti përmirëson cilësinë dhe gamën e burimeve të

informacionit, si dhe përpiqet të balancojë burimet e saj; ka një Kod Etik për mediat

(viti 2006, përgatitur nga Instituti Shqiptar për Median), i cili përmban disa

rregulla,që orientojnë punën e gazetarit, aq më tepër kur lajmi për të cilin raportohet

është sensitiv dhe trysnia për nxjerrjen e lajmit është e lartë. Gazetarët drejtohen në

punën e tyre nga norma, vlera dhe parime, si objektiviteti, paanësia, saktësia dhe

vërtetësia. Në rastin e lajmeve që kanë lidhje me trafikimin në njerëz, ruajtja e këtyre

parimeve bëhet më e vështirë, por ama e domosdoshme...

-Zj. Valbona LENJA (Konsulente projekti)

E trajtoi trafikimin e qënieve njerëzore si një nga format më ekstreme të krimit dhe

dhunimit të të drejtave të njeriut. Ndjeshmëria në raportimin e tij në media. -Të

drejtat e njeriut sipas Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut të OKB-së. -Të

drejtat e fëmijës sipas Konventës të OKB-së. -Të drejtat dhe liritë (Kushtetuta e

Republikës së Shqipërisë). -Trafikimi i qënieve njerëzore sipas Protokollit të

Palermos. -Llojet e shfrytëzimit. -Përmasat e fenomenit. -Të drejtat e dhunuara. -

Viktima e trafikimit – Viktimë e krimit. -Trafikimi konsiderohet krim në Shqipëri.-Roli i

medias në luftën kundër trafikimit të njerëzve etj.

-Përfaqësuesit e medias së shkruar dhe asaj radio-televizive diskutuan gjallërisht

dhe treguan eksperiencat e tyre në pasqyrimin në faqet e shtypit të shkruar dhe

emisionet radio-televizive të tematikave që kanë të bëjnë me luftën kundër

trafikimit të qënieve njerëzore. Gjithashtu nga të pranishmit u ngrit dhe

argumentua, se edhe ne Qarkun e Korçës është e nevojshme dhe e domosdoshme të

funksionojë një Qendër për Rehabilitimin e Viktimave të Trafikut, ide e cila është

shtruar për konkretizim disa vite më parë, por që nuk ka gjetur akoma zbatim. U

lavdërua nga diskutantët puna që ka bërë në këtë drejtim Institucioni i Prefektit

me institucionet përkatëse të specializuara, nga të cilat drejtohet Lufta Kundër

trafikimit të qënieve njerëzore.

Referuesit kishin përgatitje të lartë profesionale, kishin përgatitur materiale me

nivel e shqetësim qytetar dhe e njihnin mirë problemin e Trafikimit të Qënieve

Njerëzore në vendin tonë. Nga përfaqësuesit e të gjitha mediave ky trajnim është

vlerësuar i mirëpërgatitur dhe efektiv.

Zj. Klodiana KAPO (Gazetare)

Trajtoi nene të Kodit të Etikës dhe

raportimin e çështjeve të trafikimit të

qënieve njerëzore. Parimet dhe udhëzimet

përkatëse. Probleme të etikës së raportimit.

Ilustrimi i rasteve të trafikimit nga Mediat

shqiptare. Etika ekziston në brendësi të

gazetarit profesionist. Ja, 10 rregulla për

intervistën në një rast të Trafikimit të

Qënieve NJerëzor: Mos lëndo; njih mirë

subjektin dhe vlerëso rreziqet; mos bëj

premtime që s’mund t’i mbash; në një hap

me të tjerët; ruaj anonimitetin; merr pëlqimin

e të intervistuarit; dëgjo dhe respekto

historinë e viktimës; mos ritraumatizo me

pyetjet; përgatitu për situata emergjente;

përdore informacionin për qëllime të mira...

Z. Arjan ÇALA (Përfaqësues i KKSAT)

Shpalosi eksperiencën e Koalicionit Kombëtar

të Strehëzave Anti Trafik, që veprojnë prej disa

vitesh në vendin tonë. Nevojat e viktimave të

trafikut janë : Për siguri dhe mbrojtje; për

strehim; për asistencë mjekësore; vlerësim dhe

këshillim psikologjik; ndihmë ligjore; informim;

edukim dhe zhvillim; fuqizim (social dhe

ekonomik ).

Në vendin tonë veprojnë 4 Strehëza Anti

Trafik, të cilat deri tani paraqiten të suksesshme

dhe efektive, me gjithe vështirësitë dhe

pengesat e lloj-llojshme që kanë hasur në

praktikë ...

HYSEN KOBELLARI

HOMAZH për Mitat Lushnjarin

( postmortum )

2 shtator 1938 – 15 qershor 2011

U lind në fshatin Moçan të rrethit të Korçës.

Mbas shkollës 8-vjeçare dhe të mesme studioi në Tiranë dhe u titullua oficer, ku punoi

për 33 vjet rrjesht deri në vitin 1993, kur doli në pension. Kudo ku ka punuar dhe është

dalluar për përkushtim në punë, profesionalizëm dhe ndërshmëri, për të cilat është

dekoruar me medalje të ndryshme.

Ka qenë Kryetar i Shoqatës atdhetare GORA/Dega Korçë, Anëtar i Shoqatës së

Gazetarëve të Pavarur dhe Anëtar i Shoqatave të Shkrimtarëve në Korçë dhe i Shoqatës

së Krijuesve “Dega e Blertë”, në Selanik të Greqisë.

Ka botuar disa libra si “Pagurja me Rruaza”, “Shekullin ta Prekësh me Dorë” dhe ka

lënë për botim e tre libra të tjerë.

Vdekja e parakohshme, si rezultat i një sëmundjeje, e ndau Mitatin nga familja e tij, që e

deshte shumë, shokët e miqtë e tij dhe i ndërpreu krijimtarinë e tij letrare për të cilën

punonte me një pasion të veçantë.

I përcjellim familjes së tij, gruas, vajzave, djemve dhe të afërmëve të tij

NGUSHËLLIMET tona të sinqerta.

Shoqata e Gazetarëve të Pavarur Korçë Shoqata e Shkrimtarëve Korçë dhe Selanik.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!