Korrik 2011 - Gazeta "Korça"

Korrik 2011 - Gazeta "Korça" Korrik 2011 - Gazeta "Korça"

gazeta.korca.com
from gazeta.korca.com More from this publisher
26.11.2014 Views

2 -K o r ç a- korrik 2011 Kronika e Kohës:- Korçë 29 qershor 2011 Konstituimi i Këshillit Bashkiak Korçë LISTA E KËSHILLTARËVE TË KËSHILLIT TË BASHKISË KORÇË MANDATI 2011 – 2015 Nr. rendor Emri Mbiemri Subjekti politik që përfaqëson 1. Ilirian Pendavinji PS ( kryetar ) 2. Vasilika Petri PS 3. Ahmet Hoxhallari PS 4. Rajmonda Nase PS ( zv/kryetare ) 5. Olsi Ekonomi PS 6. Lorenc Glozheni PS 7. Agim Kaçani PS 8. Raqi Themeli PS 9. Irena Nikaj PS 10. Irena Kallço PS 11. Arto Adili PS 12. Nikollaq Pandeli PS 13. Erjon Nexhipi PS 14. Ana Verushi PS 15. Thanas Tona PS 16. Ilia Jatagani PDK 17. Petraq Premti PDS 18. Ermal Shirka PSD 19. Arben Ilia PDNJ * * * 20. Aleko Papakozma PD 21. Gjergji Mero PD 22. Jonela Spaho PD 23. Bledi Shkëmbi PD 24. Pëllumb Beqiri PD 25. Vlefta Bejko PD 26. Agron Azisllari PD 27. Arjana Pupa PD 28. Albert Nika PD 29. Thanas Kote PD 30. Vangjush Dishnica PR 31. Enjti Pazaj PR 32. Ilir Bajlos PBLD 33. Shkëlqim Kajmaku PBK 34. Jorida Remaçka LSI 35. Gurie Gollobërda LSI 12345678901234567890123456789012123456789012345 12345678901234567890123456789012123456789012345 Znj. JONELA SPAHO Kryetare e grupit të këshilltarëve të djathtë 12345678901234567890123456789012123456789012345 12345678901234567890123456789012123456789012345 12345678901234567890123456789012123456789012345 12345678901234567890123456789012123456789012345 12345678901234567890123456789012123456789012345 12345678901234567890123456789012123456789012345 12345678901234567890123456789012123456789012345 12345678901234567890123456789012123456789012345 12345678901234567890123456789012123456789012345 12345678901234567890123456789012123456789012345 12345678901234567890123456789012123456789012345 12345678901234567890123456789012123456789012345 12345678901234567890123456789012123456789012345 12345678901234567890123456789012123456789012345 Z. OLSI EKONOMI Kryetar i grupit të këshilltarëve të majtë 12345678901234567890123456789012123456789012345 12345678901234567890123456789012123456789012345 12345678901234567890123456789012123456789012345 12345678901234567890123456789012123456789012345 12345678901234567890123456789012123456789012345 12345678901234567890123456789012123456789012345 12345678901234567890123456789012123456789012345 12345678901234567890123456789012123456789012345 12345678901234567890123456789012123456789012345 12345678901234567890123456789012123456789012345 12345678901234567890123456789012123456789012345 12345678901234567890123456789012123456789012345 12345678901234567890123456789012123456789012345 12345678901234567890123456789012123456789012345 12345678901234567890123456789012123456789012345

3 -Korça- korrik 2011 -Liqenet nuk llogaritin kohën njësoj si njerëzit.Në kuotën 850 m mbi nivelin e detit,në rajonin që ne e quajmë Prespa,jeton përgjatë katër stinëve unike të vitit, ku asnjë stinë nuk i ngjan tjetrës tani dhe shekuj më parë.Ne nuk mund të gjejmë një vend tjetër identik në Shqipëri,bile edhe në të gjithë botën.Për momentin e parë që ju i hidhni sytë në liqenin e qetë,ju ndjeni thellë në shpirtin tuaj këtë të vërtetë të madhe.Zona e Prespës në Shqipëri i përket Rrethit të Korçës dhe të gjithë fshatrat në këtë pjesë i përkasin Komunës së Liqenasit (Pusteci). Komuna e Liqenasit (Pustec) ndodhet ne skajin verilindor të Qarkut të Korçës.Territori i saj përkon me pellgun ujëmbledhës të Liqenit të Prespës. Ai kufizohet nga kurrizet malore që ndajnë pellgun e Liqenit nga Fusha e Korçës,respektivisht në perëndim ai kufizohet nga pellgu i Ohrit nëpërmjet Malit të Thatë,në veri-perëndim dhe lindje kufizohet me Maqedoninë dhe në jug e juglindje me Greqinë.Qendra e Komunës ka një largësi nga qyteti i Korçës prej 25km.Popullsia e Komunës është 5.200 banorë dhe ajo paraqitet homogjene,minoritet maqedonas me një nivel integrimi të shkëlqyer në shoqërinë shqiptare.Territori i Komunës korespondon me Parkun Kombëtar të Prespës.Komuna Liqenas përmbledh 9 fshatra të vjetër dhe një fshat të ri në formim e sipër.Fshatrat janë: Liqenasi(Pustec),Djellasi (Shulin),Lajthiza (Leska),Zaroshka (Zrnosko),Cerje,Gorica e Vogël (Dolna Gorica),Gorica e Madhe (Gorna Gorica),Kallamas (Tuminec),Gollomboc (Globoceni) dhe fshati i ri me emrin Nova Gorica. Klima është mesdhetare malore, prania e liqenit e bën klimën më të butë në pjesën rreth liqenit. Temperaturat mesatare vjetore 10,6°,mesatarja e maksimaleve në verë shkon 25° kurse ajo e minimaleve 1-2° C. Shërbimi Shëndetësor Në zonën e Prespës shërbimi shëndetësor kryhet në dy qendrat shëndetësore Liqenas (Pustec) dhe Goricë e Vogël (Dolna Gorica) ku punojnë nga një doktor,ka 6 ambulanca dhe tre farmaci në Kallamas (Tuminec), Goricë e Vogël (Dolna Gorica) dhe Liqenas (Pustec).Në farmaci mund të gjeni ilaçe të nevojshme për probleme të lehta shëndetësore tipike për turistët.Gjithashtu gjenden edhe ilaçet e duhura për të moshuarit,por edhe për fëmijët.Nëse do t’ju duhen ilaçe tepër specifike,është e mira t’i merrni ato me vete që para udhëtimit. Gjithashtu në Liqenas ka edhe një dentist.Në Prespë mund të paguani me lek,denar,euro dhe dollar. PRESEPA NJË PERLË TURISTIKE Nga VASIL STERJOVSKI Festat Kryesore në Prespë Mrekullia “Prespa” ju fton të pushoni edhe të argëtoheni në të gjitha stinët e vitit.Bregu i Prespës në Shqipëri është bregu më piktoresk në Liqenin e Prespes.Në Prespë gjatë gjithë vitit organizohen aktivitete të ndryshme kulturore dhe tradicionale.Gjithashtu në të nëntë fshatrat që e përbëjnë Komunën Liqenas (Pustec) festohen ngjarje të veçanta shenjtorësh dhe në ditë të tilla miqtë janë të mirëpritur në çdo shtëpi.Krishtlindjet 7,8,9 janar, Shën Vasili Lajthizë (Leska) 14 janar, Hedhja e Kryqit 19 janar, Pashkët prill,Spartakjada e organizuar nga Komuna në Liqenas (Pustec) 5 maj,Shën Gjergji,Gollomboc (Globoceni) 6 maj,Shën Kiril dhe Metodij,Liqenas (Pustec) 24 maj, Shën Pjetri dhe Pavle,Zaroshkë (Zrnosko) 12 korrik,Shën Marena,Kallamas (Tuminec) 30 korrik,Dita e Ilindenit,Djellas (Shulin) 2 gusht,Verë kulturore,Komuna Liqenas (Pustec) 2-10 gusht,Fjetja e Shën Marisë,Çerje 28 gusht,8-shtator, Dita e Pavarsisë Liqenas (Pustec),Festivali Folklorik Maqedonas,Liqenas (Pustec) 11 tetor,Shën Dhimitri,Goricë e Madhe (Gorna Gorica) 8 nëntor, Shën Kryengji Mihail dhe Gavril,Liqenas (Pustec) 21 nëntor, Dita e Verës,Goricë e Vogël (Dolna Gorica) 7 dhjetor, Shën Nikolla, Djellas(Shulin) 19 dhjetor. Kuzhina e Prespës Është një kënaqësi me vete të shijosh prodhimet e Liqenasit (Pustecit) të Prespës:peshku Krap,Mrenë dhe cironkat e gatuara nga kuzhinierët e aftë që kanë recetat e tyre të veçanta.Peshku Krap:Tavë krapi dhe i skuqur.Tava gatuhet me pak lëng dhe copa peshku,ku për gatim ka receta të veçante. Peshku Mrenë: Është peshk i rrallë në Shqipëri,që rritet vetëm në Liqenin e Prespës dhe gatuhet zakonisht i skuqur. Cironka e Prespës:Gatuhet e skuqur e njomë,ose e thatë.Në kuzhinën e Prespës është karakteristike edhe byreku i zonës (me peshk,gjizë dhe vezë,ose me qepë). Pjekja e mishit është një tjetër specialitet karakteristik i ndryshëm nga të gjitha vendet jashtë Rajonit të Korçës.Mos harroni ta shijoni edhe rakinë dhe verën e famshme të Prespës. Parku Kombëtar Prespa Në shtator 2008 Prespa është zgjedhur nga revistat prestigjoze “Forbes” dhe “Lonley Planet” në 20 destinacionet më të bukura europiane. Përfaqësuesit e të dy revistave e kanë vendosur Prespën midis 20 vendeve më të zgjedhura turistike.Parku Kombëtar i Prespës ka një sipërfaqe prej rreth 27.750ha,u krijua me vendim të Këshillit të Ministrave nr.80 dt. 18.02.1999 si Park Kombëtar. Në 2 shkurt të vitit 2000 pas nënshkrimit të Dekleratës nga ana e Kryeministrave të Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë,Parku Kombëtar Prespa u bë pjesë e Parkut ndërkufitar Prespa së bashku me parkun Kombëtar Prespa në Greqi dhe Parkut Kombëtar Galicica ne Maqedoni.Flora dhe fauna në Park janë unike.Gjitarët përfaqësojnë 26 lloje 9 lakuriq nate, 2 insektivare, 8 rodent, 6 karnivare dhe 1 lagomorf. Përmendim ariun,ujkun,kaprollin, derrin e egër etj. Vlen të theksojmë praninë e një lloji të rrallë e të rrezikuar globalisht, Lutra lutra që rritet në bregliqen, si edhe të dy llojeve lakuriq nate,dy lloje minjsh, rreqebulli, dhia e egër, edhe këto lloje të rrezikuara. Gjithashtu në Liqenin e Prespës hasen shpendë të ndryshëm si kredharkët, karabulloket, cafkat, rosat, bajza, pulbardhat dhe veçanërisht Pelikani kacurrel. Në Liqenin e Prespës jetojnë rreth 11 lloje amfibesh dhe 14 lloje reptilësh dhe janë të regjistruara 21 lloje peshqish, 6 nga 12 lloje vendase janë endemike si mrena, cironka e vogël, skobusi, cironkë etj.Në Park rriten 56 lloje bimësh. Liqeni i Prespës Liqeni i Prespës së Madhe ka një sipërfaqe 253.6km2 prej së cilës 49km2 i përket pjesës shqiptare dhe me një thellësi maksimale 56m ka prejardhje tektonike, karstike, temperaturat në verë arrijnë deri 24°c dhe në dimër deri 0-4°c.Lartësia mbi nivelin e detit e pasqyrës së ujit është 850m.Temperatura mesatare vjetore e ujit është 11,8°c- 13,1°c.Brigjet e liqenit janë pjesërisht shkëmbore të lartë dhe të ulët me plazhe ranore dhe shkëmbore. Gjendet një lidhje nënujore midis Liqeneve të Prespës dhe Liqenit të Ohrit në vendin e quajtur “Zaver” ku ndodhet edhe një shpellë që është zbuluar vitet e fundit me dy liqene te vogla në të.Në liqenin e Prespës ndodhet Krapi, Ngjala, Mrena, Karasi, Cironkat etj.Në pjesën shqiptare të liqenit ndodhet dhe ishulli piktoresk i “Maligradi” ku ndodhet një kishë brenda në guvë nga shek 14. Kisha Shën Marija është e njohur për ansamblin e saj me piktura murale bizantine. Fauna është e pasur dhe përfshin zogj të rrallë si Pelikani i Bardhë. Plazhet Vizitorët të cilet kënaqen me prekjen e diellit afër ujit me siguri do të gjejne vendin më të mirë për relaksim në një nga plazhet e bukura (rënore dhe shkëmbore) në brigjet e Liqenit të Prespës. Këto shtrihen: Në fshatin Liqenas (plazh shkëmbor dhe rënor),Në fshatin Zaroshkë (shkëmbor dhe rënor),Në fshatin Gollomboc (shkëmbor dhe rënor),Në fshatin Goricë e Vogël (rënor),Në fshatin Kallamas (shkëmbor dhe rënor). Plazhet në Zaroshkë dhe Liqenas janë më të preferuara nga vizitorët. Prespa është joshëse dhe çlodhëse jo vetëm në verën e nxehtë,por edhe në dimrin e ftohtë,edhe vjeshtën e verdhë dhe të begatë edhe në pranverën e të dashuruarve.Ç’do stinë ka specifikën e vet mbreslënëse.E përbashkët për të gjitha stinët është ajri i pastër,ushqimi tradicional shumë i mirë,natyra e mrekullueshme,mikpritja e njerëzve. Vende per t’u vizituar -Prespa është një vend me vlera historike. Ajo ka qenë e banuar që në epokën e Neolitit (7000 vjet p.e.s). Këtu shtrihet një zonë e pasur historike-arkeologjike si vendbanimi Neolit (7000 vjet p.e.s) “Ostrovo” të Kallamasit (Tuminec),vendbanimi nënujor tek vendi “Staro Selo” të Kallamasit nga koha e bronzit, rruga romake (shek i II e.s) që lidh fshatin Goricë e Vogël me vendin ”Nabeli”,Murin e Aleksandrit i III të Maqedonisë në Qafën e Zvezdës,Kishat në guvë nga periudha Bizantine dhe Post-Bizantine të shekujve 12,13,14 e 15. Prespa ka nxjerrë korifejin e letërsisë shqiptare Sterjo Spasse, romanët e të cilit i kanë kaluar kufijtë e Shqipërisë dhe janë përkthyer në shumë gjuhë botërore. Kishat në Prespë Në zonën e Prespës gjenden shumë kisha dhe një manastir, nga periudha të ndryshme historike. Mjaft të njohura si dhe për vlerat artistike që kanë,janë kishat në guvë e periudhës Bizantine dhe Post-Bizantine,që ndodhen në brigjet e Liqenit të Prespës. Kisha në guvë “Fjetja e Shën Marisë”, fshati Kallamas (Tuminec) Kjo kishë gjendet 50 min, në lindje të fshatit Kallamas (Tuminec). Tek banorët vendas kjo kishë njihet me emrin “Shën Marena” sepse kjo kishë gjendet 100 m ne lindje të manastirit “Shën Marena” i cili është rindërtuar në vitin 1880.Kjo kishë gjendet 50m mbi ujrat e Liqenit të Prespës dhe në të arrihet nëpërmjet shkallëve të improvizuara. Ajo është e përbërë prej dy thellësirave natyrore në shkëmb,nga të cilat e poshtmja është kishë e vogël, kurse e sipërmja vendbanim për murgun. Kisha në guvë “Fjetja e Shën Marisë” e kushtuar Shën Marisë në brendësi të saj përmban afreska piktoreske me skena të festave të mëdha.Kjo është ndërtuar në fund të shek 13 dhe fillimin e shek 14. Kisha në guvë “Ungjëllizimi”-fshati Gollomboc (Glloboceni) Në rreth 50 min me vark, kur do të niset nga fshati Gollomboc, në bregun perëndimor të Liqenit të Prespës, në vendin e quajtur “Crna Peshta”, në një shkëmb shumë të pjerrët dhe të lartë mbi ujrat e Liqenit të Prespës, në lartësi rreth 25m, gjendet kisha në guvë “Ungjëllizimi”.Nga të gjithë freskopikturat gjendet vetëm kompozicioni “Ungjëllizimi”.Kjo kishë është e ndërtuar në fund të shek 14. Kisha në Guvë “Shën e Premte”-fshati Liqenas (Pustec) Në rreth 2 km veri-lindje të fshatit Liqenas (Pustec) ndodhet kisha e vogël në guvë kushtuar “Shën e Premte” kulti i së cilës në dieqezën e arhiepiskopis së Ohrit është shumë i respektuar.Për kishën është e shfrytëzuar një guvë natyrore në shkëmb,i cili ngrihet vetëm në disa metra në bregun lindor të Liqenit të Prespës. Nga afresko-pikturat e lashta janë mbetur vetëm fragmente të vogla. Kisha në Guvë “Shën Nikolla”-fshati Liqenas (Pustec) Kjo kishë e vogël ndodhet në rreth 3.5 km në veri të fshatit Liqenas në vendin e quajtur ”Nakol”.Kjo kishë i është kushtuar “Shën Nikolla” rojtar dhe mbrojtës i ujrave. Në këtë vend mblidhen peshkatarët. Nga afresko-pikturat e lashta janë mbetur vetëm fragmente të fytyrës të patronit “Shën Nikolla” dhe është e pikturuar në shekullin e 19. Kisha në Guvë “Arhangel” -fshati Liqenas (Pustec) Kjo kishë është kishë në guvën e fundit që ndodhet ne bregun e Liqenit të Prespës në Shqipëri në drejtim të Greqisë. Atje mund të shkoni me varkë dhe është 5km larg fshatit Liqenas (Pustec) në bregun jugor të Liqenit të Prespës në vendin, e quajtur nga banorët vendas “Trstenik”.Kisha përbëhet nga dy pjesë, ku pjesa e poshtme ka qenë vendbanim i murgjeve dhe në pjesën e sipërme është e ndërtuar kisha me afresko-piktura. Deri tek kisha mund të shkoni nëpërmjet shkallëve prej hekuri të cilat janë të vendosura vitet e fundit. Afresko-pikturat datohen nga shek 12. Kisha në Guvë “Fjetja e Hyllindeses”- Ishulli i Maligradit Ishulli i Maligradit ndodhet 3km veri-lindje nga fshati Liqenas (Pustec) në pjesën juglindore të Liqenit të Prespës. Në këtë ishull gjendet kisha në guvë “Fjetja e Hyllindeses” e cila nga afresko-pikturat që ndodhen në të dallohet nga të gjitha kishat në guvë që ndodhen në brigjet e Liqeneve të Prespës dhe të Ohrit.Kjo kishë nëpër vite ka pësuar ndryshime. Këtë e dimë nga tre mbishkrimet që ndodhen në të. Në mbishkrimin e parë është shkruar se themelues i kishës është Bojko me gruan e tij Evdokia ne vitin 1345. Në mbishkrimin e dytë është shkruar se kisha është e rindërtuar në vitin 1369 nga Kesar Novak,gruaja e tij Kali, biri i tij Amiral dhe e bija e tij Maria. Mbishkrimi i tretë datohet nga 1607, kur është e pikturuar fasada e jashme perëndimore.Hapësira e brendshme është e tëra afreskopikturuar dhe është mjaft e njohur. Shëtitje me varka në Liqenin e Prespës Ju rekomandojmë ti shikoni bukuritë e Liqenit të Prespës duke u vozitur me varkë. Mund ta vizatoni ishullin e Maligradit me kishën në guvë nga shek e 14 dhe ti vizitoni edhe kishat eremite që ndodhen në bregun e Liqenit të Prespës. Restorante, Hotele, Shtëpi pushimi Në restorantet e zonës vizitorëve u ofrohet kuzhinë tradicionale. Këto janë restorante të vogla e të thjeshta, por ku gatuhet me shumë shije. Në këtë zonë po zhvillohet me shpejtësi turizmi familjar, i cili ofron kushte shumë të mira fjetje, gatim, plazh dhe mikpritje shembullore.

3 -Korça-

korrik 2011

-Liqenet nuk llogaritin kohën

njësoj si njerëzit.Në kuotën 850

m mbi nivelin e detit,në rajonin

që ne e quajmë Prespa,jeton përgjatë

katër stinëve unike të vitit,

ku asnjë stinë nuk i ngjan tjetrës

tani dhe shekuj më parë.Ne nuk

mund të gjejmë një vend tjetër

identik në Shqipëri,bile edhe në

të gjithë botën.Për momentin e

parë që ju i hidhni sytë në liqenin

e qetë,ju ndjeni thellë në shpirtin

tuaj këtë të vërtetë të madhe.Zona

e Prespës në Shqipëri i përket

Rrethit të Korçës dhe të gjithë

fshatrat në këtë pjesë i përkasin

Komunës së Liqenasit (Pusteci).

Komuna e Liqenasit (Pustec)

ndodhet ne skajin verilindor të

Qarkut të Korçës.Territori i saj

përkon me pellgun ujëmbledhës

të Liqenit të Prespës. Ai kufizohet

nga kurrizet malore që ndajnë

pellgun e Liqenit nga Fusha e

Korçës,respektivisht në perëndim

ai kufizohet nga pellgu i Ohrit

nëpërmjet Malit të Thatë,në

veri-perëndim dhe lindje kufizohet

me Maqedoninë dhe në jug e

juglindje me Greqinë.Qendra e

Komunës ka një largësi nga

qyteti i Korçës prej 25km.Popullsia

e Komunës është 5.200

banorë dhe ajo paraqitet homogjene,minoritet

maqedonas me

një nivel integrimi të shkëlqyer

në shoqërinë shqiptare.Territori

i Komunës korespondon me Parkun

Kombëtar të Prespës.Komuna

Liqenas përmbledh 9 fshatra

të vjetër dhe një fshat të ri në

formim e sipër.Fshatrat janë:

Liqenasi(Pustec),Djellasi (Shulin),Lajthiza

(Leska),Zaroshka

(Zrnosko),Cerje,Gorica e Vogël

(Dolna Gorica),Gorica e Madhe

(Gorna Gorica),Kallamas (Tuminec),Gollomboc

(Globoceni) dhe

fshati i ri me emrin Nova Gorica.

Klima është mesdhetare malore,

prania e liqenit e bën klimën më

të butë në pjesën rreth liqenit.

Temperaturat mesatare vjetore

10,6°,mesatarja e maksimaleve në

verë shkon 25° kurse ajo e minimaleve

1-2° C.

Shërbimi Shëndetësor

Në zonën e Prespës shërbimi

shëndetësor kryhet në dy qendrat

shëndetësore Liqenas (Pustec)

dhe Goricë e Vogël (Dolna

Gorica) ku punojnë nga një

doktor,ka 6 ambulanca dhe tre

farmaci në Kallamas (Tuminec),

Goricë e Vogël (Dolna Gorica)

dhe Liqenas (Pustec).Në farmaci

mund të gjeni ilaçe të nevojshme

për probleme të lehta shëndetësore

tipike për turistët.Gjithashtu

gjenden edhe ilaçet e duhura për

të moshuarit,por edhe për fëmijët.Nëse

do t’ju duhen ilaçe tepër

specifike,është e mira t’i merrni

ato me vete që para udhëtimit.

Gjithashtu në Liqenas ka edhe

një dentist.Në Prespë mund të

paguani me lek,denar,euro dhe

dollar.

PRESEPA NJË PERLË TURISTIKE

Nga VASIL STERJOVSKI

Festat Kryesore në Prespë

Mrekullia “Prespa” ju fton të

pushoni edhe të argëtoheni në

të gjitha stinët e vitit.Bregu i

Prespës në Shqipëri është bregu

më piktoresk në Liqenin e

Prespes.Në Prespë gjatë gjithë

vitit organizohen aktivitete të

ndryshme kulturore dhe tradicionale.Gjithashtu

në të nëntë

fshatrat që e përbëjnë Komunën

Liqenas (Pustec) festohen

ngjarje të veçanta shenjtorësh

dhe në ditë të tilla miqtë

janë të mirëpritur në çdo shtëpi.Krishtlindjet

7,8,9 janar,

Shën Vasili Lajthizë (Leska) 14

janar, Hedhja e Kryqit 19 janar,

Pashkët prill,Spartakjada e organizuar

nga Komuna në Liqenas

(Pustec) 5 maj,Shën Gjergji,Gollomboc

(Globoceni) 6

maj,Shën Kiril dhe Metodij,Liqenas

(Pustec) 24 maj, Shën

Pjetri dhe Pavle,Zaroshkë

(Zrnosko) 12 korrik,Shën Marena,Kallamas

(Tuminec) 30

korrik,Dita e Ilindenit,Djellas

(Shulin) 2 gusht,Verë kulturore,Komuna

Liqenas (Pustec)

2-10 gusht,Fjetja e Shën Marisë,Çerje

28 gusht,8-shtator,

Dita e Pavarsisë Liqenas (Pustec),Festivali

Folklorik Maqedonas,Liqenas

(Pustec) 11 tetor,Shën

Dhimitri,Goricë e Madhe

(Gorna Gorica) 8 nëntor,

Shën Kryengji Mihail dhe Gavril,Liqenas

(Pustec) 21 nëntor,

Dita e Verës,Goricë e Vogël

(Dolna Gorica) 7 dhjetor, Shën

Nikolla, Djellas(Shulin) 19

dhjetor.

Kuzhina e Prespës

Është një kënaqësi me vete të

shijosh prodhimet e Liqenasit

(Pustecit) të Prespës:peshku

Krap,Mrenë dhe cironkat e

gatuara nga kuzhinierët e aftë

që kanë recetat e tyre të veçanta.Peshku

Krap:Tavë krapi

dhe i skuqur.Tava gatuhet me

pak lëng dhe copa peshku,ku

për gatim ka receta të veçante.

Peshku Mrenë: Është peshk i

rrallë në Shqipëri,që rritet vetëm

në Liqenin e Prespës dhe

gatuhet zakonisht i skuqur. Cironka

e Prespës:Gatuhet e

skuqur e njomë,ose e thatë.Në

kuzhinën e Prespës është

karakteristike edhe byreku i

zonës (me peshk,gjizë dhe

vezë,ose me qepë). Pjekja e

mishit është një tjetër specialitet

karakteristik i ndryshëm

nga të gjitha vendet jashtë Rajonit

të Korçës.Mos harroni ta

shijoni edhe rakinë dhe verën

e famshme të Prespës.

Parku Kombëtar Prespa

Në shtator 2008 Prespa është

zgjedhur nga revistat prestigjoze

“Forbes” dhe “Lonley

Planet” në 20 destinacionet

më të bukura europiane. Përfaqësuesit

e të dy revistave e

kanë vendosur Prespën midis

20 vendeve më të zgjedhura

turistike.Parku Kombëtar i

Prespës ka një sipërfaqe prej

rreth 27.750ha,u krijua me

vendim të Këshillit të Ministrave

nr.80 dt. 18.02.1999 si

Park Kombëtar. Në 2 shkurt

të vitit 2000 pas nënshkrimit

të Dekleratës nga ana e Kryeministrave

të Shqipërisë, Greqisë

dhe Maqedonisë,Parku Kombëtar

Prespa u bë pjesë e Parkut

ndërkufitar Prespa së bashku

me parkun Kombëtar Prespa në

Greqi dhe Parkut Kombëtar Galicica

ne Maqedoni.Flora dhe

fauna në Park janë unike.Gjitarët

përfaqësojnë 26 lloje 9 lakuriq

nate, 2 insektivare, 8 rodent, 6

karnivare dhe 1 lagomorf. Përmendim

ariun,ujkun,kaprollin, derrin

e egër etj. Vlen të theksojmë

praninë e një lloji të rrallë e të rrezikuar

globalisht, Lutra lutra që

rritet në bregliqen, si edhe të dy

llojeve lakuriq nate,dy lloje

minjsh, rreqebulli, dhia e egër,

edhe këto lloje të rrezikuara. Gjithashtu

në Liqenin e Prespës

hasen shpendë të ndryshëm si

kredharkët, karabulloket, cafkat,

rosat, bajza, pulbardhat dhe veçanërisht

Pelikani kacurrel. Në

Liqenin e Prespës jetojnë rreth 11

lloje amfibesh dhe 14 lloje reptilësh

dhe janë të regjistruara 21

lloje peshqish, 6 nga 12 lloje

vendase janë endemike si mrena,

cironka e vogël, skobusi, cironkë

etj.Në Park rriten 56 lloje bimësh.

Liqeni i Prespës

Liqeni i Prespës së Madhe

ka një sipërfaqe 253.6km2 prej

së cilës 49km2 i përket pjesës

shqiptare dhe me një thellësi

maksimale 56m ka prejardhje

tektonike, karstike, temperaturat

në verë arrijnë deri 24°c dhe në

dimër deri 0-4°c.Lartësia mbi

nivelin e detit e pasqyrës së ujit

është 850m.Temperatura mesatare

vjetore e ujit është 11,8°c-

13,1°c.Brigjet e liqenit janë pjesërisht

shkëmbore të lartë dhe të ulët

me plazhe ranore dhe shkëmbore.

Gjendet një lidhje nënujore midis

Liqeneve të Prespës dhe Liqenit

të Ohrit në vendin e quajtur “Zaver”

ku ndodhet edhe një shpellë

që është zbuluar vitet e fundit me

dy liqene te vogla në të.Në liqenin

e Prespës ndodhet Krapi, Ngjala,

Mrena, Karasi, Cironkat etj.Në

pjesën shqiptare të liqenit ndodhet

dhe ishulli piktoresk i

“Maligradi” ku ndodhet një

kishë brenda në guvë nga shek

14. Kisha Shën Marija është e

njohur për ansamblin e saj me

piktura murale bizantine. Fauna

është e pasur dhe përfshin zogj

të rrallë si Pelikani i Bardhë.

Plazhet

Vizitorët të cilet kënaqen me

prekjen e diellit afër ujit me siguri

do të gjejne vendin më të mirë

për relaksim në një nga plazhet e

bukura (rënore dhe shkëmbore)

në brigjet e Liqenit të Prespës.

Këto shtrihen: Në fshatin Liqenas

(plazh shkëmbor dhe rënor),Në

fshatin Zaroshkë (shkëmbor dhe

rënor),Në fshatin Gollomboc

(shkëmbor dhe rënor),Në fshatin

Goricë e Vogël (rënor),Në fshatin

Kallamas (shkëmbor dhe rënor).

Plazhet në Zaroshkë dhe Liqenas

janë më të preferuara nga vizitorët.

Prespa është joshëse dhe çlodhëse

jo vetëm në verën e nxehtë,por

edhe në dimrin e ftohtë,edhe

vjeshtën e verdhë dhe të begatë

edhe në pranverën e të dashuruarve.Ç’do

stinë ka specifikën

e vet mbreslënëse.E përbashkët

për të gjitha stinët është ajri i

pastër,ushqimi tradicional shumë

i mirë,natyra e mrekullueshme,mikpritja

e njerëzve.

Vende per t’u vizituar

-Prespa është një vend me vlera

historike. Ajo ka qenë e banuar

që në epokën e Neolitit (7000 vjet

p.e.s). Këtu shtrihet një zonë e

pasur historike-arkeologjike si

vendbanimi Neolit (7000 vjet

p.e.s) “Ostrovo” të Kallamasit

(Tuminec),vendbanimi nënujor

tek vendi “Staro Selo” të Kallamasit

nga koha e bronzit, rruga

romake (shek i II e.s) që lidh fshatin

Goricë e Vogël me vendin

”Nabeli”,Murin e Aleksandrit i

III të Maqedonisë në Qafën e

Zvezdës,Kishat në guvë nga periudha

Bizantine dhe Post-Bizantine

të shekujve 12,13,14 e 15.

Prespa ka nxjerrë korifejin e

letërsisë shqiptare Sterjo Spasse,

romanët e të cilit i kanë kaluar

kufijtë e Shqipërisë dhe janë përkthyer

në shumë gjuhë botërore.

Kishat në Prespë

Në zonën e Prespës gjenden shumë

kisha dhe një manastir, nga

periudha të ndryshme historike.

Mjaft të njohura si dhe për vlerat

artistike që kanë,janë kishat në

guvë e periudhës Bizantine dhe

Post-Bizantine,që ndodhen në

brigjet e Liqenit të Prespës.

Kisha në guvë “Fjetja e

Shën Marisë”, fshati

Kallamas (Tuminec)

Kjo kishë gjendet 50 min, në lindje

të fshatit Kallamas (Tuminec).

Tek banorët vendas kjo kishë njihet

me emrin “Shën Marena” sepse

kjo kishë gjendet 100 m ne lindje

të manastirit “Shën Marena”

i cili është rindërtuar në

vitin 1880.Kjo kishë gjendet

50m mbi ujrat e Liqenit të

Prespës dhe në të arrihet nëpërmjet

shkallëve të improvizuara.

Ajo është e përbërë prej

dy thellësirave natyrore në

shkëmb,nga të cilat e poshtmja

është kishë e vogël, kurse e

sipërmja vendbanim për murgun.

Kisha në guvë “Fjetja e

Shën Marisë” e kushtuar Shën

Marisë në brendësi të saj përmban

afreska piktoreske me

skena të festave të mëdha.Kjo

është ndërtuar në fund të shek

13 dhe fillimin e shek 14.

Kisha në guvë

“Ungjëllizimi”-fshati

Gollomboc (Glloboceni)

Në rreth 50 min me vark, kur

do të niset nga fshati Gollomboc,

në bregun perëndimor të

Liqenit të Prespës, në vendin

e quajtur “Crna Peshta”, në një

shkëmb shumë të pjerrët dhe

të lartë mbi ujrat e Liqenit të

Prespës, në lartësi rreth 25m,

gjendet kisha në guvë “Ungjëllizimi”.Nga

të gjithë freskopikturat

gjendet vetëm kompozicioni

“Ungjëllizimi”.Kjo

kishë është e ndërtuar në fund

të shek 14.

Kisha në Guvë “Shën e

Premte”-fshati Liqenas

(Pustec)

Në rreth 2 km veri-lindje të

fshatit Liqenas (Pustec) ndodhet

kisha e vogël në guvë

kushtuar “Shën e Premte” kulti

i së cilës në dieqezën e arhiepiskopis

së Ohrit është shumë

i respektuar.Për kishën është

e shfrytëzuar një guvë natyrore

në shkëmb,i cili ngrihet vetëm

në disa metra në bregun

lindor të Liqenit të Prespës.

Nga afresko-pikturat e lashta

janë mbetur vetëm fragmente

të vogla.

Kisha në Guvë “Shën

Nikolla”-fshati Liqenas

(Pustec)

Kjo kishë e vogël ndodhet në

rreth 3.5 km në veri të fshatit

Liqenas në vendin e quajtur

”Nakol”.Kjo kishë i është

kushtuar “Shën Nikolla” rojtar

dhe mbrojtës i ujrave. Në këtë

vend mblidhen peshkatarët.

Nga afresko-pikturat e lashta

janë mbetur vetëm fragmente

të fytyrës të patronit “Shën

Nikolla” dhe është e pikturuar

në shekullin e 19.

Kisha në Guvë

“Arhangel” -fshati

Liqenas (Pustec)

Kjo kishë është kishë në

guvën e fundit që ndodhet ne

bregun e Liqenit të Prespës në

Shqipëri në drejtim të Greqisë.

Atje mund të shkoni me varkë

dhe është 5km larg fshatit

Liqenas (Pustec) në bregun

jugor të Liqenit të Prespës në

vendin, e quajtur nga banorët

vendas “Trstenik”.Kisha përbëhet

nga dy pjesë, ku pjesa e

poshtme ka qenë vendbanim i

murgjeve dhe në pjesën e

sipërme është e ndërtuar kisha

me afresko-piktura. Deri tek

kisha mund të shkoni nëpërmjet

shkallëve prej hekuri të cilat janë

të vendosura vitet e fundit.

Afresko-pikturat datohen nga

shek 12.

Kisha në Guvë “Fjetja e

Hyllindeses”- Ishulli i

Maligradit

Ishulli i Maligradit ndodhet

3km veri-lindje nga fshati

Liqenas (Pustec) në pjesën

juglindore të Liqenit të Prespës.

Në këtë ishull gjendet kisha në

guvë “Fjetja e Hyllindeses” e

cila nga afresko-pikturat që

ndodhen në të dallohet nga të

gjitha kishat në guvë që ndodhen

në brigjet e Liqeneve të

Prespës dhe të Ohrit.Kjo kishë

nëpër vite ka pësuar ndryshime.

Këtë e dimë nga tre mbishkrimet

që ndodhen në të. Në mbishkrimin

e parë është shkruar se

themelues i kishës është Bojko

me gruan e tij Evdokia ne vitin

1345. Në mbishkrimin e dytë

është shkruar se kisha është e

rindërtuar në vitin 1369 nga

Kesar Novak,gruaja e tij Kali,

biri i tij Amiral dhe e bija e tij

Maria. Mbishkrimi i tretë

datohet nga 1607, kur është e

pikturuar fasada e jashme

perëndimore.Hapësira e brendshme

është e tëra afreskopikturuar

dhe është mjaft e

njohur.

Shëtitje me varka në

Liqenin e Prespës

Ju rekomandojmë ti

shikoni bukuritë e Liqenit

të Prespës duke u vozitur

me varkë. Mund ta

vizatoni ishullin e

Maligradit me kishën në

guvë nga shek e 14 dhe ti

vizitoni edhe kishat

eremite që ndodhen në

bregun e Liqenit të

Prespës.

Restorante, Hotele,

Shtëpi pushimi

Në restorantet e zonës

vizitorëve u ofrohet

kuzhinë tradicionale.

Këto janë restorante të

vogla e të thjeshta, por

ku gatuhet me shumë

shije.

Në këtë zonë po

zhvillohet me shpejtësi

turizmi familjar, i cili

ofron kushte shumë të

mira fjetje, gatim, plazh

dhe mikpritje

shembullore.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!