26.11.2014 Views

Korrik 2011 - Gazeta "Korça"

Korrik 2011 - Gazeta "Korça"

Korrik 2011 - Gazeta "Korça"

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

10

-K o r ç a-

korrik 2011

Letërsi.

STACIONI ‘I MULLIRIT TE JORKUT’

KRISTAQ TURTULLI

Tregim.

U gëlltit me vështirësi dhe

dëgjoi i përhumbur shungullimën

e gëlltitjes teksa

rrokullisej drejt stomakut.Me

plogështi dhe dhembje lëshoi

tufën e luleve në shtratin

bosh.Përshkundi kryet dhe

me hapa të plogështa eci

drejt derës.Atëherë kur besoi

se akujt e zemrës filluan të

shkrinin ajo iku.Asaj i pëlqenin

shumë lulet,sidomos

tulipanet.‘Erdhi përsëri qelbësira,’murmuriti

Roberti

fytyrë tendosur dhe nofulla

shtrënguar.Ai luajti kryet me

bezdi dhe rëndoi me nervozizëm

mbi telat e kitarës.Tingujt

e kitarës dolën të zhurmshëm,acaruarës,si

gurë mali

të gremisura me potere në

humnerë.Një kalimtare e

moshuar,trup vogël,fytyrë

rrudhur,mjekër majuc,kapele

të zezë me xhufkë në majë,

kërceu mënjanë,vështroi

rrëshqanthi dhe përveshi me

përçmim buzët e holla të

rrudhosura.Roberti donte ti

kërkonte të falur zonjës plakë,por

në vend të ndjesës ai

lëshoi mbytur sharjen:‘Në

djall të vesh edhe ti.’Plaka

nxitoi hapat pa kthyer kokën.

Ai vazhdonte ta vështronte

të paftuarën pjerrët,me syrin

e majtë të hapur plotësisht,

gati të çapëlyer,me shikim të

egër,si shkëlqim dimëror.

Ndërsa syrin e djathtë e

mbante gjysmë të mbyllur,si

të çarë shkëmbi,ku fshihej

një shteg i errët,i nëndheshëm

mali.‘Phu!!! Përse e

solli kokën, përse?’hungëriti

dhe kafshoi me dhembin e

qenit cepin e buzës së poshtme.Fjalët

i nxori të rrokëzuara,si

ti dërmonte me dhëmbë.Ai

mbajti frymën,fjalët i

u dukën petashuqe shtrembanike,si

kapaçka llamarine

të shtypura prej vrerit të

fshehur.‘Phu!!!’Ai më kot

shpresoi në mos shfaqjen e

saj.Ishte një shpresë e vakët,

sepse atij gjithnjë parandjenjat

i dilnin në të kundërt.

Sidoqoftë,kaloi një orë dhe

ajo nuk po dukej,ai filloi të

merrte frymë dhe gishtërinjtë

lëviznin çakërrqejf nëpër

tastiera.Disa monedha fluturuan

në ajër,duke bërë disa

lëvizje të mrekullueshme,më

pas binin butë,ëmbël duke u

përkëdhelur në kamoshin blu

të kutisë së hapur.Atë e magjepsin,e

përlotnin e ngashëronin

kërcimet dhe vallëzimet

e monedhave.Ajo ktheu bërrylin

si të ishte një vrundull

ere,njëlloj si e trenave të

vrullshëm dhe moskokëçarës,

të cilët të ftohnin,të bënin kallkanEci

me vështrim të mugët,

si një fantazmë e zbehtë,drejt

vendit ku atij i shkaktonte turbullim

dhe dhembje koke.Ai

ishte gati ti bërtiste:’Ndalu,

qëndro,mos shko aty!’Ajo

ishte si gjithnjë e pavëmendshme,indiferente,

tmerrësisht

moskokëçarëse,si një re e grisur

lënë pakujdesish në qiell.

Robertit i u grumbullua në

çast shija e hidhët,si ti turreshin

prej barkut të gjitha lëngjet

e trupit të cilat zienin me

zhurmë si të ishin bërsi.Ai

ishte burrë ndaj nuk donte të

hapte gojën e të derdhte drejt

saj të gjitha llokoçitjet e bërsive

të stomakut.Por njëherësh

donte ti fshikullonte në

fytyrë,indiferencën e rreme,

vështrimin e avullt,të mjegullt

të kësaj femre.Ajo i hyri padrejtësisht

në pjesë,si erë e

ftohtë,pa e përshëndetur,pa e

pyetur,shenja këto të kundërta

prej elementeve delikate të

femrës muzikante.Hëm,të

urresh është gjë e pështirë,e

neveritshme,sepse është prurja

e madhe e vrerit.Pëf,të

urresh nuk është çudia e shekullit.Bota

është e mbarsur

me urrejtjet,e të gjitha ngjyrave

dhe llojeve.Urrejtja i ngjan

kancerit dhe metastazave të

tij.Nuk është çudi ndonjë ditë

vrerët do dalin në sipërfaqe,e

gjithçka do farmakoset prej

pështirosjes dhe neveritjes.

Hëm!Njerëzimi është shumë

naiv,i trembet ngrohjes së motit.Regjisorë

të lajthitur realizojnë

filma me përmbytje katastrofike.Ata

mbjellin akthin

e rremë për fundvitin 2012.

More të mjerë,të gjitha janë

pallavra,gjepura,përralla për

kalamajtë,për naivët,kaqolët.

Nuk zhduket bota prej imagjinatave

të shkrehura. Shkrimtarët

e varfër,skenaristët pehlivanë

dhe regjisorë të pasur,

mendjet e kthjellëta,duhet të

parandalojnë shpërthimin e

afërt të ujërave të zeza,të

fekaleve.Me pak fjalë vrerin

e madh.Kjo është gjëma më

e madhe e shoqërisë njerëzore.Ngrihet

pyetja,a duhet të

pastrohen barqet dhe shpirtrat,apo

të lihet shkatërrimi

përfundimtarKjo është çështja.Roberti

tundi kryet me

vrull.Kohët e fundit gjithnjë e

më tepër përfshihej nga mendime

të turbullta.Ndjeu shtrëngim

në gjoks.Kitara dhe ai

po çakordoheshin.E dhembshme

vëlla është çakordimi,të

lënë femrat rehat. Femra,

ushqyesja dhe shkatërruesja e

botës.Edhe kjo është pjesa e

rëndësishme e çështjes.Ai

shkrofëtiu me vete,përveshi

buzët,duke lëshuar si zgjatim

kafshe rënkimin e hidhur.Gjithë

qenia e tij sikur i fliste saj

femre,i thoshte:’Na moj ti,nuk

e sheh,dikush është këtu,muaj

dhe muaj me radhë,shtatë ditë

të javës.Mu qepe edhe dje

dhe sot si rrodhe,gremisu

tutje.Shiko kuçka,bën sikur

nuk vë re që unë po plas nën

lëkurë.Mendon se je femër

dhe je e lirë të bësh çfarë të

duash.’Robertin e acaronte

gjithashtu përpikmëria e veprimeve,tok

me zbehtësinë tradhtare

hënore.Përnjëmend i u

bë sikur në hapësirën e stacionit

ishin ndehur copëra qelqesh,trekëndore

të mprehta

me majë.Të gjitha lëviznin

kërcënueshëm drejt trupit të

tij,prerë,ngulur,gjakosur.Trupi

përnjëherësh i u bë si mëlçi

kau e bombarduar nga saçmat.Ai

tërhoqi kokën me nxitim

prapa dhe gati sa nuk e

përplasi mbas murit.Me shpinën

e dorës së djathë fshiu ballin,sytë

e skuqur,i u duk sikur

largoi me mundim rrëketë e

gjakut.U rrëqeth.Ajo po shtynte

me shpatulla dhe gjoks ajrin

e rrallë,lëvizte rrëshqanthi,si të

kishte jastëkë ajri nën sqetulla,

mbasi këmbët e saj nuk prenin

tokë.Atëherë kur besonte se

e paftuara në qofte se nuk

largohej tutje,në rruginën nëntokësore

të stacionit të trenit,

së paku të rrëzohej,të gremisej

diku,në shkallët e pjerrëta,

të thyente ndonjë këmbë,më

mirë do të ishte të thyhej krahu,të

mos i binte më violinës.

Ajo në kundërshtim me hamendësimet

e tij,u ul ngadalë,

butë,si të zbriste me katapultë,

duke ngjeshur ajrin dhe thatë

bërë trokë gjuhën e Robertit.

Fanatizmi çmendurak i saj,i

nguljes saktësisht në mesin e

rrethimit ndarës,me shenja të

rrumbullakëta,të verdha,e

bënte Robertin të klithte si qen

i lidhur me zinxhirë.Gishtërinjtë

i lëviznin vrullshëm mbi tela,

sytë i erreshin nga rëndesa e

trishtimit.Ndërkohë ajo butës

shtyu tutje presionin e ajrit,

lëvizi kryet me delikatesë, hodhi

mënjanë flokët ngjyrë

gështenjë të errët dhe shfaqi

përpara tij zbehtësinë dhe delikatesën

acaruese të qafës së

hollë.Roberti ndjeu dhembje

në cepat e syve,diçka si pickim.Femra

ishte përqendruar

në veprimet e saj.Mbështjellë

me pelerinën e sfungjertë të

indiferentizmit,vendosi ngadalë

në anën a majtë çantën e

kuqe të shpinës.Në krahun e

djathtë boksin e vogël.Ajo

përkuli pakës gjunjët,tendosi

trupin gjysmë të përkulur, përpara,një

këmbë larg saj, vendosi

kutinë bosh të violinës.

Kutia e hapur,veshur me kamosh

të kuq,e turbullonte Robertin.Ishte

gati të turrej ta

shkelmonte tutje me majën e

këpucës drejt e në shinat e trenit,të

bëhej copë dhe thërrime.‘Çfarë

dreq femre!’

Nuk e kupton ajo furtunën që

po i ndodh në shpirt njeriut të

gjorë që gjendet shumë pranë

saj!Është qorre.Phu!Femra

lëvizi me kujdes këmbët e

vogla sa majtas djathtas, vështroi

përdhe,rëndoi mbi majat e

këmbëve,pastaj në thembrat,si

të lëkundej nga era e lehtë,apo

të luante me nervat e tij.Ajo

më në fund drejtoi trupin,lëpiu

buzët dhe hodhi përsëri prapa

flokët ngjyrë gështenjë të çelur.Para

disa minutash flokët

e saj iu dukën të errëta,korb

të zeza.Me siguri lojë e harbuar

e dritës të lodhur të stacionit.Qafa

e hollë e bardhë i

ngjau si shtëllungë e hollë avulli,ngulur

rastësisht në trupin e

saj,të hollë,të brishtë.Roberti

me shikim të murrëtyer u

mundua të kapte shikimin e

femrës,nuk mundi,tretshin

shumë shpejt vezullimet e

dritave në zbrazëtirë.Skofi

ndjente dhembje koke.Ajo u

mbush me frymë disa herë

me radhë,vrullshëm,si të niste

një maratonë.Ai nënqeshi.

Gjoksi i saj ishte i ngushtë.

Ajo morri frymë përsëri, nxori

ajrin jashtë.Gishtërinjtë e

hollë të dorës të djathtë nisi

ti lëvizte me shpejtësi në

boshllëk.Ajo lëvizi shpatullën

së bashku me krahun lart e

poshtë,si të shtynte tutje plogështinë.Befasisht

vendosi

kasën e violinës në shpatull,

mbështeti mjekrën e vogël të

rrumbullakët.Ajo tendosi

krahun e djathtë,e ngriti lart,si

të fshikullonte ajrin,pastaj

përkuli harkun ngadalë,gjithë

ceremoni mbi tela.U dëgjuan

disa fërshëllima të lehta.Ai i

ra kitarës me vrull që ta

mbyste.Ajo picërroi sytë,

mollëzat e gishtërinjve të saj

shtrënguan fort telat e violinës.Muzika

e saj rrodhi e ishte

e lehtë,e ëmbël si fllad.

Diçka si Shtraus,si Paganin,ose

si Mozart.‘Le ti bjerë

dreqit me brirë.’Roberti i binte

shumë mirë muzikës qytetare,por

tani mbante qëllimisht

akorde të zhurmshme.Ai

po mbështillej me zjarrin

e madh të çakërdisjes së

marazit.Burri po qullej dhe

hutohej,vendi i rezervuar, rrethuar

me shenja të verdha të

urbanistikës së autobusëve

dhe trenave ishte vetëm e

tij.Nuk e dinte kjo zdërre se

ishin tre muzikantë që kishin

bërë marrveshje me njeri tjetrin;Zezaku

i çalë Xho,vinte

paradite,Roberti mbas dite

dhe portugezi me një veshkë

Julio punonte natën,turn i tretë.Udhëtarët

e shumtë kalojnë

pranë tyre dhe kush dëshiron

u hedh nga një monedhë

të bukur,në kutitë e hapura

të veglave muzikore të

veshura me kamosh blu.Ata

nuk janë xhelozë me njeri tjetrin,zgjidhja

e turneve ishte

bërë në mënyrë paqësore.

Roberti kishte tetë muaj që i

binte kitarës në stacionin ‘E

Mullirit të Jorkut.’Kjo qe zgjidhja

më e mundshme.Vanesa

tekanjoze,gruaja e Robertit,e

braktisi atë pa ceremoni

një muaj mbasi ngeli pa

punë.Ajo i foli qetësisht teksa

po dilte nga banja dhe po

fshinte me peshqir gjoksin e

bëshëm:‘I dashur,unë nuk

mbaj përgjegjësi për ty kur

pushohesh nga puna,’u vesh

me nxitim,pa e përshëndetur

zbriti shkallët dhe iku.Ai

kujtoi se ajo bëri shaka.Rënkoi

në vetmi kur gjeti shtëpinë

bosh,e donte Vanesën

deri para katër muaj.Më

vonë e urreu.Ishte ditë e diele.Ai

i binte kitarës në qoshkun

e vet përhumbur në

mendimet e veta.Tek tuk

shtegu i mendimeve e çonte

tek gruaja e ikur.Ai shpresonte

të merrte ndonjë lajm

prej saj,ajo të ndryshonte

mëndje,të kthehej përsëri

pranë tij.Ai nuk do ta braktiste

kurrë Vanesën nëse ajo

do ngelej pa punë.Roberti i

përfshirë nga mendimet

ngriti ngadalë kokën, vështroi

nga eskalatori,iu duk sikur

dalloi kokën e bukur të Vanesës,më

pas shpatullat e hijshme,kostumin

e bardhë,derisa

u shfaq i gjithë kurmi i saj i

derdhur.Robertit i u mbajt

fryma,të ishte në ëndërr.

Vanasa!Oh Vanesa!Po të

afrohej ti fliste,përsëri do ta

falte.Oh!Nga çasti në çast,

priste që ajo të klithte e gëzuar

dhe të sulej krahë hapur

drejt tij.Ai i binte kitarës buzë

shtrënguar,shikim fiksuar.

Sytë i ndrisnin dhe zemra i

rrihte me vrull.Vanesa.Ai

donte ti tregonte gruas se fitonte

bukën e gojës dhe nuk

jetonte keq.Fare pranë Vanesës

qëndronte një mashkull

trup madh dhe shumë ezmer.Ajo

kapi shikimin e ngulët

të Robertit,u hutua një

hop, vendosi dorën përpara.

Sytë e saj të bukur morën

shkëlqim të keq,qeshi me

sarkazëm, lëvizi qafën, afroi

kokën shumë pranë kokës së

shoqëruesit të saj, i foli diçka

me zë të ulët dhe tregoi me

sy drejt Robertit.Mashkulli

trup madh dhe shumë ezmer

u rrotullua,u kthye vringthi

drejt tij dhe zbardhi dhembët

e mëdhenj.Ndehu gishtin e

trashë dhe ia pat zëtrashë:

‘Hë!Ky është ai merhumi,

hë!Ha,ha,ha!Dashnori i

gruas futi duart nëpër xhepat

e pantallonave të varura,

rrëmoi në to,më në fund nxori

një kartëmonedhë njëzet dollar.Zbardhi

dhembët përsëri,

në mes të kartëmonedhës

vendosi një monedhë dy dollarë.E

bëri shuk kartëmonedhën

rreth monedhës, përkuli

pak trupin dhe e flaku lëmshin

e mbështjellë çakërrqejf

që kishte emrin dollar drejt...

(vijon në fq 11)

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!