Aftësim Teknologjik - Erik Botime

Aftësim Teknologjik - Erik Botime Aftësim Teknologjik - Erik Botime

erikbotime.com
from erikbotime.com More from this publisher

Majlinda LIPO

Aftësim

Teknologjik

Libër Mësuesi

6

Tiranë, 2012

1

SHTEPIA BOTUESE ERIK

Botues:

Dëshira SHEHU

Autor:

Majlinda LIPO

Redaktore përgjegjëse:

Anila KONOMI

Edukata Shoqërore 7 Libër Mësuesi

Botimi i parë, viti 2012

© ERIK BOTIME

Arti grafik, studio grafike “ERIK” Botime:

Edlir PODA

Kopertina:

Blerina Balla DAUTI

Të gjitha të drejtat janë ekskluzivisht të rezervuara.

Ndalohet prodhimi, riprodhimi, shitja, rishitja, shpërndarja, kopjimi, fotokopjimi,

përkthimi, përhapja me çdo lloj forme apo mjeti, pa miratimin me shkrim nga Shtëpia

Botuese “ERIK”.

Botimet “ERIK”

Kont Urani, Nr. 25, Tiranë - Albania.

Tel.: 00355 4 2467762; 00355 4 2220645;

Cel.: 069 20 40 333; Cel.: 069 40 66 442

E-mail: erikbotime@mail.com, web: www.erikbotime.com

2

Përmbajtja

Kreu 1. Njeriu dhe shoqëria në teknologji

Mësimi 1.1 Lidhja e teknologjisë me shoqërinë njerëzore...............................................15

Mësimi 1.2 Teknologjia ekologjike.......................................................................................17

Kreu 2. Teknologjia e materialeve dhe e proceseve

Mësimi 2.1 Burimet e materialeve .......................................................................................19

Kreu 3. Materiale shtesë rreth burimeve të përjetshme

Mësimi 2.4 Letra .....................................................................................................................23

Mësimi 2.8 Lëkura...................................................................................................................24

Kreu 4. Strukturat, mekanizmat, forca dhe energjia

Mësimi 1.1 Makinat e thjeshta .............................................................................................26

Informacion shtesë për mësuesin ...........................................................................................28

Kreu 5. Teknologjia e informacionit dhe e komunikimit 29

Mësimi 4.1 Komunikimi .........................................................................................................29

Informacion shtesë për mësuesin ...........................................................................................31

3

Parathënie

Teksti “Aftësimi teknologjik 6” është shkruar në përputhje me programin

e lëndës së kurikulës së shkollës 9-vjeçare për klasën e gjashtë.

Futja e lëndës “Teknologjia” në shkollë bazohet në konceptimin bashkëkohor,

sipas të cilit arsimi teknologjik (kultura teknologjike) nuk

është vetëm arsim karriere profesionale, por edhe pjesë përbërëse e

arsimit të përgjithshëm të çdo niveli. Ky konceptim lidhet me faktin

se teknologjia është një nga fushat kryesore të dijes e të veprimtarisë

së njeriut dhe pjesë e rëndësishme e kulturës njerëzore, me ndikim

gjithnjë e më të fuqishëm në të gjitha aspektet e tjera të jetës dhe të

veprimtarisë së njerëzve. Marrja e arsimit teknologjik nga nxënësit

e shkollës 9-vjeçare, nëpërmjet lëndës “Aftësimi teknologjik 6”, ka

rëndësi si për përfshirjen e tyre në sfera të ndryshme të botës së

punës, ashtu edhe për jetën e përditshme dhe vazhdimin e shkollës

së mesme. Ai i aftëson nxënësit për të përballuar sfidat e botës së

sotme, ku teknologjia moderne po bëhet gjithnjë e më shumë një nga

elementet bazë të jetës e të veprimtarisë në të gjitha fushat, duke filluar

nga shtëpia, mjedisi që na rrethon e më gjerë. “Aftësimi teknologjik”

është konceptuar si një lëndë komplekse, që përfshin fushat kryesore

të veprimtarisë teknologjike të njeriut. Synimi është realizimi i

funksioneve të shumta njohëse, zhvilluese dhe edukuese, nëpërmjet

pajisjes së nxënësve me njohuri, shkathtësi e shprehi, qëndrime e vlera

të caktuara. Teksti, në përputhje me programin, përmban këta krerë:

1. Njeriu dhe shoqëria në teknologji

2. Teknologjia e materialeve dhe e proceseve

3. Strukturat, mekanizmat, forca dhe energjia

4. Teknologjia e informacionit dhe e komunikimit

Teknologjia është përdorimi krijues dhe i qëllimtë i njohurive

njerëzore, aftësive dhe burimeve fizike për zgjidhjen e problemeve

praktike. Teknologjia përshkon jetën tonë të përditshme në familje,

punë e kudo gjetkë. Ajo përfshin zhvillimin e objekteve, të sistemeve

ose të mjediseve.

Të gjithë nxënësit kanë nevojë të zhvillojnë aftësitë

teknologjike dhe kuptimet që i përkasin botës në të cilën ata jetojnë.

Edukimi teknologjik ndihmon të zhvillohen te ta kërkesa për t’u

përshtatur në një botë të ndryshimeve të shpejta.

Nxënësit do të zhvillojnë një kuptim të rrugëve në të cilat

teknologjia është formuar dhe vazhdon të formohet nga shoqëria.

Ata do të mësojnë se teknologjia ka ndikuar në mënyrën e jetesës së

5

njerëzve dhe se njerëzit kanë zhvilluar dhe kanë përdorur teknologjitë

për të plotësuar nevojat e tyre, duke pasuruar dhe duke thelluar njohuritë

e aftësitë që kanë marrë në ciklin fillor. Ata do të zhvillojnë

njohuri për ndikimet e teknologjisë në mjedis.

Nxënësit do të ndihmohen të marrin vendime të menduara

rreth përdorimit të teknologjisë në lidhje me shoqërinë, mjedisin

dhe ekonominë. Ata do të mësojnë të vlerësojnë kostot potenciale

dhe përfitimet prej llojeve të teknologjive të përdorura. Nxënësit,

gjithashtu, do të zhvillojnë njohuritë rreth llojeve të teknologjive të

realizuara, rrugët në të cilat ato operojnë dhe përdorimet që gjejnë.

Ata do të zhvillojnë kompetencën në një radhë teknologjish, si dhe

aftësinë e të përshtaturit ndaj përdorimit të teknologjive të reja.

Edukimi teknologjik zhvillon një numër të madh aftësish,

duke përfshirë ato të zgjidhjes së problemeve, projektimin, ndërtimin,

komunikimin, të menduarit kritik, analizën, sintezën dhe vlerësimin.

Kjo fushë e të mësuarit ka lidhje me të gjitha lëndët shkollore, si për

shembull, me shkencat e natyrës, matematikën, shkencat shoqërore,

vizatimin, artet etj.

Brenda kësaj fushe jepen mundësi të shumta për formimin e

nxënësve edhe në drejtim të realizimit të edukimit për karrierën.

Zhvillimi i aftësive për punët e dorës është objektiv fillestar

i teknologjisë në moshat e vogla. Në varësi të veprimtarive, duhet

punuar për të zhvilluar te nxënësit ndjenjën e arritjes së qëllimit, të

rritjes së saktësisë, të shpejtësisë dhe të integrimit në botën e punës

në nivel shkolle.

Hartimi i këtij programi është bërë në përputhje me ndryshimet

cilësore të kurikulës shkollore.

Edukimi teknologjik përfshin njohuritë dhe shkathtësitë

teknologjike, proceset teknologjike, si dhe impaktin e teknologjisë ndaj

individit dhe shoqërisë, në të njëjtë kohë. Nëpërmjet këtij edukimi

synohet krijimi i shtratit të lidhjes së teknologjisë me shkencat.

Pra, në përgjithësi, ai synon:

1. Promovimin e kapacitetit të nxënësit për të vepruar me

frytshmërit në mjedisin teknologjik ku jeton;

2. Nxitja e motivimi i nxënësit për të dhënë ndihmesë në

përmirësimin e këtij mjedisi.

3. Përdorimin me frytshmëri të produkteve dhe sistemeve

teknologjike

4. Aftësinë për të vlerësuar produktet teknologjike nga pikëpamja

funksionale, ekonomike, mjedisore dhe estetike.

5. Aftësinë për të skicuar dhe për të prodhuar në mënyrë të

pavarur disa produkte të thjeshta, të cilat plotësojnë nevoja të caktuara

të parashtruara nga vetë nxënësi ose të tjerët.

6

Disa kërkesa ndaj orës së mësimit

Cilësia dhe efektiviteti i punës mësimore edukative varet nga

përsosmëria e orës së mësimit.

Ora e mësimit është një nga hallkat kryesore të punës mësimore

edukative. Në orën e mësimit, nxënësit marrin njohuri të qëndrueshme

dhe formojnë shkathtësitë dhe shprehitë e nevojshme. Disa nga cilësitë

e nevojshme që duhet të këtë ora e mësimit janë:

- Brendia dhe metodat e mësimit përbëjnë një unitet që duhet t’u

përgjigjet kërkesave të zhvillimit bashkëkohor shkencor.

- Detyrat mësimore dhe edukative të orës së mësimit të jenë të

shkrira në një dhe të ndikojnë ne formimin e përfytyrimeve hapësinore,

në aktivizimin e veprimtarisë njohëse, në realizimin efektiv të detyrave.

Sigurisht, lënda e Teknologjisë ka specifikën e vet, jo vetëm si fushë

e veçantë, por edhe për organizimin e orës së mësimit, të metodave

dhe të mjeteve për realizimin e objektivave të saj.

- Ora e mësimit të shoqërohet me demonstrim të mjeteve të ndryshme

(të detaleve, modeleve, vizatimeve, figurave, pllakateve). Gjatë

orës së mësimit të vizatimit duhet të aktivizohen të gjithë nxënësit

në zgjidhjen e detyrës së caktuar nga mësuesi, gjatë procesit të së cilës

ata dëgjojnë me vëmendje, mendojnë, vizatojnë, bëjnë skica, pyetje etj.

Në një orë të tillë mësimi del në pah puna e gjallë krijuese e nxënësve,

nën udhëheqjen e mësuesit.

Mësuesi të përcaktojë metodat më efektive të veprimtarisë

grafike të nxënësve gjatë orës së mësimit dhe të krijojë kushtet për

përvetësimin e tyre.

Ora e mësimit të zhvillohet në një nivel të lartë metodik, i cili

shprehet në zgjidhjen me zgjuarsi të materialit didaktik dhe në zbatimin

e tij me mjeshtri në ushtrime, në punët praktike dhe në forma

të tjera të punës në shkollë.

, mësuesi duhet të njohë mirë aftësitë individuale, interesat dhe

mundësitë e nxënësve.

Përgatitja e mësuesit për orën e mësimit

Dijet e nxënësve varen nga përgatitja e mësuesit dhe nga zhvillimi

i mësimit nga ai, si dhe nga planifikimi i drejtë i orës së mësimit.

Përmirësimi i cilësisë së dijeve është i lidhur ngushtë me rritjen e

nivelit të mësimdhënies dhe të efektivitetit të saj.

Gjatë përgatitjes për mësim, mësuesi ka parasysh:

- Të mësuarit e koncepteve bazë të aftësimit teknologjik duhet të

ketë karakter edukativ e të zhvillohet në nivel të lartë shkencor.

Që të realizohet kjo, mësuesi duhet të punojë me këmbëngulje dhe

7

sistematikisht, për rritjen e kualifikimit të tij profesional, pedagogjik

dhe metodik.

- Orët e mësimit duhet të kenë lidhje të ngushtë me njëra-tjetrën.

Që të realizohet një lidhje e tillë, mësuesi duhet të krahasojë dhe të

ndërlidhë orën aktuale me orën e mësimit të kaluar.

- Vëmendje e madhe në mësim i duhet kushtuar aktivizimit të

veprimtarisë mendore, zhvillimit të të menduarit dhe përfytyrimeve

hapësinore të nxënësve, aftësimit të tyre për zgjidhjen e detyrave

të ndryshme.

- Mësuesi duhet ta pasqyrojë mirë në ditar strukturën e përafërt

organizative të orës së mësimit, vëllimin dhe përmbajtjen e materialit

mësimor, qëllimin dhe detyrat.

Në mësim, sigurisht që lejohen shmangiet nga ditari, por pa u

larguar nga qëllimi kryesor i orës së mësimit.

Detyrat e përdorura në orën e mësimit të ndahen në kryesore

dhe në ato të dorës së dytë.

Përmbajtja dhe metodat e mësimit të mendohen mirë, në përputhje

me arritjet më të reja të shkencës, por duke pasur parasysh

veçoritë e moshës së nxënësve.

Gjatë orës së mësimit duhet shfrytëzuar materiali i tekstit të

vizatimit, por duhet shfrytëzuar edhe materiali i shumëllojshëm

plotësues e ndihmës. Mësuesi duhet ta zgjedhë literaturën metodikoshkencore

dhe nga kjo literaturë të përdorë gjithçka që shërben për

zgjerimin e horizontit të nxënësve.

Aftësitë njohëse të nxënësve duhet të shfrytëzohen plotësisht

gjatë mësimit.

Gjatë përgatitjes për orën e mësimit mësuesi duhet të mendojë

edhe për pyetjet e mundshme që mund të bëjë nxënësi gjatë orës së

mësimit. Ata mund të pyesin për gjithçka.

Përgjigjet e argumentuara të mësuesit për pyetjet e nxënësve

e ngrenë autoritetin e tij në sytë e tyre. Si rregull, nxënësit e këtij

mësuesi kanë përparim të mirë dëshirë për t’i zgjeruar njohuritë e

tyre.

Mësuesi ka për detyre t’u mësojë nxënësve si të mësojnë në

mënyrë të pavarur dhe krijuese. Prandaj, ai duhet të parashikojë edhe

punën që do të bëjë me nxënësit, për t’u edukuar etje dhe dije dhe

për t’i pajisur ata me metodat më racionale të studimit, në varësi të

materialit mësimor dhe të detyrave që u jepen për çdo mësim.

8

Plani mësimor

Aftësimi teknologjik 6

35 javë x 1 orë = 35 orë

NJOHURI TË REJA - 12 ORË

PUNË PRAKTIKE - 16 ORË

DISPOZICION - 7 ORË

35 ORË

Nr.

rendor

Orët Kreu Tema Objektivat

1 1 Kreu I. Njeriu dhe

shoqëria në

teknologji

1.1 Lidhja e teknologjisë

me shoqërinë njerëzore

Në përfundim të mësimit nxënësit do të jenë të aftë:

• të tregojnë rëndësinë e teknologjisë në shoqëri;

• të përshkruajnë lidhjen e teknologjisë me shoqërinë njerëzore;

• të tregojnë rrugët dhe mjetet me të cilat realizohet transporti;

• të bëjnë dallimin midis mjediseve fizike, sociale dhe fizikosociale.

2 1 1.2 Teknologjia ekologjike • të rendisin përbërësit e mjedisit që trajtohen nga ligjet për

3 1 Kreu II.

Teknologjia e

materialeve dhe e

proceseve

ruajtjen e cilësisë së jetës;

• të tregojnë veprimet individuale që ndihmojnë për të pasur

një mjedis ekologjik;

• të shpjegojnë rëndësinë që ka teknologjia ekologjike;

• të tregojnë drejtimet e zhvillimit të teknologjisë ekologjike.

2.1 Burimet e materialeve • të shpjegojnë ç’janë burimet e materialeve;

• të bëjnë dallimin midis llojeve të burimeve natyrore të

materialeve;

• të vlerësojnë rolin e burimeve të përjetshme në jetën e njeriut;

• të renditni materialet kryesore që përftohen nga burimet e

ripërtëritshme dhe të paripërtëritshme.

4 1 2.2 Druri • të tregojnë përdorimet e drurit;

• të renditin vetitë e drurit;

9

5 1 2.3 Punë praktike Vetitë e

drurit dhe punimi i tij

• të karakterizojnë prodhimet drusore.

• të përcaktojnë praktikisht disa nga cilësitë e drurit;

• të krijojnë vetë një objekt prej druri

6 1 2.4 Letra • të shpjegojnë ç’është letra dhe nga përftohet ajo;

• të tregojnë rëndësinë e përdorimit të letrës;

• të renditin vetitë dhe llojet e letrës;

7 1 2.5 Punë praktike: Letra dhe

vetitë e saj

• të shpjegojnë si prodhohet letra

• të përcaktojnë praktikisht disa nga vetitë e letrës;

• të dallojnë llojet e letrave.

8 1 2.6 Fibrat tekstile • të tregojnë rëndësinë e fi brave tekstile;

• të renditin vetitë e fi brave;

• të bëjnë klasifi kimin e tyre;

• të shpjegojnë si bëhet përpunimi i fi brave.

9 1 2.7 Punë praktike:Fibrat

tekstile dhe vetitë e tyre

të përcaktojnë praktikisht disa veti të disa fi brave tekstile;

• të eksperimentojnë vetë edhe për veti të tjera, ose për të tjera fi

bra.

10 1 2.8 Lëkura • të tregojnë cilat janë lëkurët më të përdorshme;

• të renditin vetitë e lëkurës;

• të tregojnë përdorimet e lëkurës;

• të shpjegojnë si përpunohet lëkura.

11 1 2.9 Metalet • të tregojnë rëndësinë e metaleve dhe të lidhjeve të tyre;

• të përshkruajnë vetitë fizike, kimike, mekanike dhe teknologjike

të metaleve;

12 1 2.10 Punë praktike: Metalet

dhe vetitë e tyre

• të tregojnë përdorimet e metaleve në fusha të ndryshme.

• të përcaktojnë praktikisht disa veti të metaleve;

• të dallojnë metalet nga të cilat përbëhen objektet e

përdorimit të përditshëm;

• të kujdesen për t’i ruajtur objektet prej metali në gjendje të mirë.

10

13 1 2.11 Qeramika dhe qelqi • të tregojnë rëndësinë e qeramikës dhe të qelqit;

• të rendisin vetitë e tyre;

• të përshkruajnë se si prodhohen ato.

14 1 2.12 Punë praktike: Vetitë e

qelqit dhe të qeramikës

• të njihen konkretisht me vetitë e qelqit dhe të qeramikës;

• të përgatisin vetë forma të ndryshme prej argjile.

15 1 2.13 Materialet plastike dhe

goma

16 1 2.14 Punë praktike: Njohja me

vetitë e plastikës dhe të gomës

• të tregojnë rëndësinë e përdorimit të materialeve

plastike dhe të gomës;

• të rendisin vetitë e tyre;

• të shpjegojnë mënyrat e përftimit të materialeve

plastike dhe të gomës në teknologji.

• të përcaktojnë praktikisht dhe të interpretoni vetitë e plastikës;

• të përcaktojnë praktikisht dhe të interpretoni vetitë e gomës.

17 1 Kreu III.

Strukturat,

mekanizmat,

forcat dhe energjia

3.1 Strukturat • të shpjegojnë se çfarë janë strukturat;

• të tregojnë se si lidhen elementet strukturore njëri me tjetrin;

• të japin shembuj materialesh që përdoren në struktura të

ndryshme.

18 1 3.1 Strukturat • të shpjegojnë se çfarë janë strukturat;

• të tregojnë se si lidhen elementet strukturore njëri me tjetrin;

• të japin shembuj materialesh që përdoren në struktura të

ndryshme.

11

19 1 3.2 Forcat që veprojnë 3.2 ojnë

mbi strukturat

• të klasifikojnë forcat që veprojnë në strukturat e ndryshme;

• të bëjnë dallimin midis forcave të llojeve të ndryshme;

• të japin shembuj të veprimit të tyre në struktura të ndryshme.

20 1 3.3 Punë praktike: Njohja me

strukturat dhe

elementet strukturore

• të dallojnë elementet strukturore të një ndërtese;

• të tregojnë se cilat janë forcat që veprojnë mbi strukturë;

• të krahasojnë struktura të ndryshme.

21 1 3.4 Makinat e thjeshta • të shpjegojnë se çfarë janë makinat e thjeshta;

• t’i dallojnë ato nga njëra-tjetra;

• të tregojnë shembuj të ndryshëm të përdorimit të tyre.

• të tregojnë me shembuj lëvizjet që kryejnë makinat e thjeshta;

22 1 3.5 Punë praktike: Njohja me

objektet dhe makinat e

thjeshta

• të tregojnë ç’janë mekanizmat.

• të shpjegoni përdorimet e makinave të thjeshta;

• t’i dalloni ato nga njëra-tjetra.

23 1 3.6 Burimet e energjisë • të bëni klasifikimojnë e burimeve të energjisë;

• të dallojnë qartë llojet e tyre;

• të sjellin shembuj të ndryshëm energjish dhe

përdorimesh të tyre.

24 1 3.7 Format e energjisë • të rendisni format e energjisë;

• të përshkruajnë llojet e ndryshme të energjisë;

12

25 1 3.8 Punë praktike: Njohja me

format e energjisë

• të jepni shembuj të përftimit dhe të përdorimit të llojeve

të ndryshme të energjisë.

• të eksperimentojnë shfaqjen e disa formave të energjisë;

• të dallojnë format e energjisë nga njëra-tjetra.

26 1 3.9 Punë praktike: Njohja me

format e lëvizjes dhe të

shndërrimit të energjisë

• të eksperimentojnë shfaqjen e disa formave të energjisë;

• të dallojnë format e energjisë nga njëra-tjetra.

27 1 3.10 Elektriciteti. 3.10 Qarku

elektrik

28 1 Kreu IV.

Teknologjia e

informacionit

dhe e komunikimit

29 1 4.2 Informacioni. 4.2 Mjetet

matëse.

30 1 Orë të lira

31 1 Orë të lira

32 1 Orë të lira

33 1 Orë të lira

34 1 Orë të lira

35 1 Orë të lira

36 1 Orë të lira

• të kuptojnë rëndësinë e elektricitetit;

• të dinë se si ndërtohet dhe si funksionon një qark i

thjeshtë elektrik.

4.1 Komunikimi të shpjegojnë ç’është • është komunikimi dhe cila është rëndësia e

tij;

• të tregojnë cilat janë mënyrat e komunikimit;

• të përdorin mënyra të ndryshme komunikimi.

• të shpjegojnë ç’është informacioni;

• të tregojnë si përpunohen të dhënat dhe si shndërrohen

në informacion;

• të flasin për rolin e kompjuterit, si mjet pune dhe argëtimi.

13

Kreu

1

Njeriu dhe shoqëria në teknologji

Mësimi 1.1

Lidhja e teknologjisë me

shoqërinë njerëzore

Në përfundim të

mësimit nxënësit

do të jenë të aftë:

- të tregojnë rëndësinë e teknologjisë në shoqëri;

- të përshkruajnë lidhjen e teknologjisë me shoqërinë njerëzore;

- të tregojnë rrugët dhe mjetet me të cilat realizohet transporti;

- të bëjnë dallimin midis mjediseve fizike, sociale dhe fiziko-sociale.

Struktura e mësimit:

Fjalët kyçe: teknologji, shoqëri njerëzore, teknikë, teknologji

industriale, transport, rrugët e transportit

Metoda e përdorur: PNP

Mjetet mësimore: libri bazë, informacione nga burime të

ndryshme informacioni, foto të rrugëve të transportit dhe mjeteve

që lëvizin në to.

P Parashikimi me terma paraprakë 5 min

N Insert 30 min

P Marrëdhënie pyetje-përgjigje 10 min

Zhvillimi i mësimit:

Parashikimi me terma paraprakë

Kjo metodë nxit nxënësit të kenë kureshtje për të lexuar mësimin dhe për të zhvilluar

imagjinatën për një kuptim më të mirë të informacionit gjatë leximit. Nxënësi vihet në

rolin e një zbuluesi. Mësuesi shkruan në tabelë termat kryesore të mësimit si dhe foto

që paraqesin zhvillimin teknologjik dhe lidhjen e këtyre zhvillimeve me njeriun. Nxënësit

bëjnë lidhjen mes këtyre termave dhe fotove me informacionin që do të marrin në

mësimin e ri. Mësuesja dëgjon përgjigjet e nxënësve.

Ndërtimi i njohurive: Insert

Mësuesja shpjegon shkurtimisht se cila është prejardhja e fjalës teknologji dhe

më pas ndërton tabelën e Insertit.

Fjala teknologji vjen nga greqishtja dhe do të thotë dije (logos) për mjeshtëritë

(tekno). Teknologjia është një nga fushat kryesore dhe më komplekse të veprimtarisë

krijuese praktike të njerëzve. Me anë të teknologjisë njerëzit shndërrojnë mjedisin natyror

15

1

që i rrethon, për të përmbushur nevojat dhe dëshirat materiale, intelektuale e shpirtërore

të tyre. Mjetet, proceset dhe produktet teknologjike i shohim kudo ku hedhim sytë

rreth nesh: në shtëpi, në rrugë, në shkollë, në mjedise pune, në mjedise argëtimi etj. etj.

Në këtë mënyrë, njerëzit, nëpërmjet teknologjisë, kanë krijuar rreth vetes një mjedis të

veçantë, mjedisin teknologjik. Ai është bërë gjithnjë e më i pasur dhe i përparuar, duke

përmirësuar vazhdimisht jetesën e njerëzve dhe marrëdhëniet ndërmjet tyre.

Mësuesja ndërton tabelën me teknikën e Insertit.

Nxënësit e dinë informacionin

që po lexojnë.

Informacioni është i ri. Informacion që e

dinin ndryshe.

Informacioni

shtesë

Teknologjia është një nga

fushat kryesore të veprimtarisë

krijuese dhe praktike të njeriut

Teknologjia është e

vjetër sa vetë njerëzimi.

Teknologjia është e lidhur me

natyrën dhe me mjedisin.

Fjala teknologji

vjen nga

greqishtja dhe do

të thotë dije

(logos) për

mjeshtëritë

(tekno).

Një nxënës ngrihet në dërrasën e zezë dhe shkruan rrugët me anë të të cilave

realizohet transporti:

Rrugët

me anë të

të cilave

realizohet

transporti

Rrugët tokësore

Rrugët ujore

Rrugët ujore

autobusë, vetura, kamionë, motoçikleta,

biçikleta.

anije, tragete, motoskafë, nëndetëse,

varka

avionë, helikopterë, balona, zebelinë

Përforcimi: Marrëdhënie pyetje-përgjigje

Mësuesja drejton pyetjet e mëposhtme për të parë përvetësimin e njohurive të reja:

1. Ç’është teknologjia?

2. Pse themi që teknologjia është një nga fushat kryesore të veprimtarisë së njeriut?

3. Cili është qilimi i teknologjisë?

4. Ç’kuptojmë me transport?

5. Si lidhet mjedisi fizik me atë social?

Shpjegohen fjalët kyçe dhe punohet aparati pedagogjik. Zhvillohet puna në

grupe dhe në fund jepet detyra e shtëpisë.

Detyrë shtëpie

Bëni një skicë të thjeshtë dore, ku të tregoni rrugën që bëni çdo ditë për të ardhur

në shkollë nga shtëpia juaj, me mjete transporti, apo me këmbë.

16

Mësimi 1.2

Teknologjia ekologjike

Në përfundim të

mësimit nxënësit

do të jenë të aftë:

• të rendisin përbërësit e mjedisit që trajtohen nga ligjet për ruajtjen e

cilësisë së jetës;

• të tregojnë veprimet individuale që ndihmojnë për të pasur një mjedis

ekologjik;

• të shpjegojnë rëndësinë që ka teknologjia ekologjike;

• të tregojnë drejtimet e zhvillimit të teknologjisë ekologjike.

1

Struktura e mësimit

Fjalët kyçe: përbërës të mjedisit, ligj, teknologjia dhe ekologjia,

vrima e ozonit,

Metoda e përdorur: PNP

Mjetet mësimore: libri bazë, informacione nga burime të

ndryshme, foto që tregojnë efektin serrë etj.

P Stuhi mendimesh 10 min

N Punë me grupe 25 min

P Rrjet diskutimi 10 min

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Stuhi mendimesh

Mësuesja vendos në dërrasën e zezë foto të një natyre (që tregon praninë e

ajrit të pastër), foto të ujërave sipërfaqësore; foto të shtresës së sipërme të Tokës,

foto të florës dhe faunës, peizazhe natyrore, foto që tregojnë praninë e zhurmave

akustike në mjedis; foto që japin mesazh për një shëndet të sigurt etj. Ajo pyet

se ç’lidhje ekziston mes fotove dhe teknologjisë? Cila është detyra që na del ne si

qytetarë e më gjerë kur shohim këto foto:

Më pas ajo drejton pyetje:

- A keni dëgjuar ndonjëherë për teknologjinë ekologjike?

- Çfarë dini për ligjet? A mund të përkufizoni se çfarë është ligji?

- Çfarë do të bënit ju për të mbajtur pastër mjedisin në të cilin jetoni?

Mësuesja përmbledh idetë e nxënësve dhe shpjegon se cilët janë përbërësit e

mjedisit dhe si realizohet mbrojtja e tyre.

Ndërtimi i njohurive: Punë me grupe

Nxënësit ndahen në grupe. Mësuesja i kërkon secilit grup të lexojë njërën nga

këshillat për të mirëmbajtur trupin, shtëpinë, qytetin/fshatin, apo planetin tonë.

17

1

1. Grupi i parë lexon: Jetoni në Gjelbërim

2. Grupi i dytë lexon: Përdorni ushqime organike.

3. Grupi i tretë lexon: Mbani pastër mjedisin që ju rrethon;

4. Grupi i katërt: Bëni kujdes kur hidhni mbeturinat.

5. Grupet diskutojnë me njëri-tjetrin për këshillën që kanë lexuar dhe më

pas diskutojnë të gjithë së bashku. Ata shpjegojnë ashtu si e kanë kuptuar këshillën

dhe e analizojnë atë sipas mënyrës së tyre.

Pas punës në grupe, mësuesja shpjegon se çfarë është ekologjia dhe lidhjen e

saj me teknologjinë.

Përforcimi: Rrjet diskutimi

Po

Pyetja

A mendoni se shfrytëzimi i burimeve alternative të energjisë do

të sjellë vetëm pasoja pozitive për mjedisin?

Jo

Shpjegohen fjalët kyçe si dhe punohet aparati pedagogjik. Zhvillohet puna në

grupe dhe në fund jepet detyra e shtëpisë.

Detyrë shtëpie

Hidhini një vështrim mjedisit përreth shtëpisë suaj. Çfarë është mirë dhe çfarë

nuk është bërë mirë në të? Mendimet tuaja hidhini në fletore.

18

Kreu

2

Teknologjia e materialeve dhe e proceseve

Mësimi 2.1

Burimet e materialeve

Në përfundim të

mësimit nxënësit

do të jenë të aftë:

• të shpjegojnë ç’janë burimet e materialeve;

• të bëjnë dallimin midis llojeve të burimeve natyrore të materialeve;

• të vlerësojnë rolin e burimeve të përjetshme në jetën e njeriut;

• të renditni materialet kryesore që përftohen nga burimet e ripërtëritshme

dhe të paripërtëritshme.

Fjalët kyçe: botë materiale, burime natyrore,

Metoda e përdorur: PNP

Mjetet mësimore: libri bazë, informacione nga burime të ndryshme.

Struktura e mësimit

P Stuhi mendimi, kllaster, debat 10 min

N Shpjegim, debat 25 min

P Bashkëbisedim 10 min

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: (Stuhi mendimi, kllaster, debat).

Mësuesja u kërkon nxënësve të përmendin disa nga objektet që i rrethojnë. Ata i përmendin

dhe mësuesja shkruan disa prej tyre në dërrasën e zezë. Më pas ajo u shpjegon se të gjitha

objektet që na rrethojnë janë të përwbëra nga një ose disa materiale. Më pas mësuesja i pyet

përsëri nxënësit, nëse e dinë lëndën nga janë të përbërë objektet e përmendura.

Ndërkohë në dërrasë mësuesi/mësuesja shkruan termin burime natyrore.

19

2

mineralet

lëndët ushqimore

uji

fibrat natyrore

Burime natyrore

ajri

shkëmbinjtë

energjia

drurët

Ndërtimi i njohurive: (Shpjegim, debat)

Mësuesja shpjegon ndryshimin se burimet materiale nuk përdoren në mënyrë

të drejtpërdrejtë, në mënyrën si gjendjen në natyrë, por ato kalojnë në disa procese

teknologjike, për të ardhur në formën që ne i kemi.

Më pas mësuesja pyet nxënësin se si i klasifikojmë këto burimet. Ata shprehin

mendimet e tyre, ndërkohë që mësuesja plotëson skemat e mëposhtme në dërrasën

e zezë:

Burimet e përjetshme

Uji

Ajri

dru, pambuk

Materiale të

ripërtëritshme

industriale

ushqimore

20

bimore

shtazore

bimore

shtazore

liri, goma

lesh, mëndafsh

lëkurë

fara, frura. kafe, kakao, drithër

rrënjë e degë, yndyrna bimore

mish, peshk, qumësht, vezë

Uji

Burimet e përjetshme

Ajri

dru, pambuk

bimore

liri, goma

Materiale të

ripërtëritshme

industriale

shtazore

lesh, mëndafsh

lëkurë

2

bimore

fara, frura. kafe, kakao, drithëra,

ushqimore

rrënjë e degë, yndyrna bimore

shtazore

mish, peshk, qumësht, vezë

yndyrna shtazore

minerale hekuri, bakri, alumini, zinku

metalore

minerale kallaji, argjendi, ari

Materiale jo të

ripërtëritshme

jometalore

minerale kuarc, argjilë, rërë

gurë, mermer, fosfor

burime

energjetike

naftë, metan, qymyrguri, uranium

Debat:

- Çfarë janë burimet e përjetshme? A mund të ekzistonte jeta në Tokë pa to?

- Pse i quajmë të tilla?

- Si do të ishte jeta jonë nëse nuk do të ekzistonin këto burime?

- Nga dallojnë burimet e përtëritshme nga burimet e paripërtëritshme?

Përforcim (bashkëbisedim)

Gjatë këtyre minutave nëpërmjet pyetjeve përforcohen njohuritë e marra. Shfrytëzohen

rubrikat dhe përforcohen fjalët kyçe. Në fund jepet detyra e shtëpisë.

Detyrë shtëpie

Renditni disa burime të përtëritshme dhe disa të paripërtëritshme.

21

2

Materiale shtesë rreth burimeve të përjetshme

Uji në formën e tij të pastër, është lëng pa shije dhe pa erë. Ai është i domosdoshëm

për të gjitha format e jetës dhe njihet edhe si tretësi më i gjithanshëm. Pa të, jeta

siç e njohim ne, do të ishte e pamundur. Duket i pangjyrë në sasi të vogla për

syrin tonë, megjithëkëtë mund të shihet si i kaltër në sasi të mëdha ose me vegla

shkencore. Uji është një lëngu më i përhapur në tokë. Formula kimike e tij është

H2O. Gjendet më tepër në oqeane dhe kësulat e akullta polare, por edhe në re,

lumenj. Në planetin tonë, uji është në lëvizje të vazhdueshme qarkulluese duke

përfshirë avullimin, reshjet dhe derdhjen në det.

Uji i përshtatshëm për t´u pirë nga njeriu quhet ujë i pijshëm. Uji që nuk është

i përshtatshëm për t´u pirë, por që nuk është i rrezikshëm për njerëzit dhe quhet

ujë i sigurt.

Ky burim natyror po bëhet gjithnjë e me tepër më i pakët në disa vende, dhe

sigurimi i tij është shqetësim i madh shoqëror dhe ekonomik.

Uji ka formulën kimike H2O që domethënë se një molekulë uji përbëhet nga

2 atome hidrogjen dhe një oksigjen. Mund të përshkruhet jonikisht si HOH, me

jonin hidrogjen (H+) i lidhur me grupin hidroksid (OH−). Uji është në ekuilibër

dinamik midis gjendjes së gaztë dhe asaj të lëngët në temperaturë dhe trysni

standarde. Uji në vetvete është pa shije dhe pa ngjyrë por në kontakt të gjatë

me ajrin lidhet me dyoksidin e karbonit (CO2) dhe merr një shije të athët acidi

karbonik që nuk është i mirë për shëndetin.

Në shkenca uji quhet ndryshe edhe tretësi universal dhe është e vetmja substance

e pastër që gjendet në natyrë në të tria gjendjet e lëndës.

Ajri i thatë është një përzierje gazrash e atmosferës së tokës që mbahet nga

rëndesa e saj dhe përbëhet kryesisht nga dy gaze: azoti (78%) dhe oksigjeni (21%),

1% argoni, dhe dyoksidi i karbonit (0,03%) dhe përbërës të tjerë në sasi më të vogla.

Në gjendje natyrore ajri është i paerë dhe i pashijshëm.

Ajri i quajtur i lagësht mund të përmbajë deri 7% të avullit ujor, një përqindje

e tillë varet nga sasia e lagështisë së ajrit dhe temperaturës dhe kufizohet nga

trysnia e avullit ujor.

Përqindja e dyoksidit të karbonit del kohët e fundit shumë e ndryshueshme.

Në veçanti veprimtaria e njeriut (industria, ndotja, djegia e karbureve, shpyllëzimet

etj..) kanë shkaktuar një rritje të madhe të kësaj përqindjeje qindvjeçarin e fundit,

që kaloi nga 280 ppm në vitin 1900 në 315 ppm në vitin 1970 deri në 350ppm

(0,035%) vitet e fundit.

Ajri është po ashtu si uji i domosdoshëm për jetën dhe qeniet tokësore. Ajri,

përveç gazrave që përmendëm më sipër, përbëhet edhe prej grimcash, si hi vullkani,

pjalm lulesh, lagështirë etj. përbëhet edhe nga shume përbërës të tjerë.

22

Mësimi 2.4

Në përfundim të

mësimit nxënësit

do të jenë të aftë:

Letra

- të shpjegoni ç’është letra dhe nga përftohet ajo;

- të tregoni rëndësinë e përdorimit të letrës;

- të renditni vetitë dhe llojet e letrës;

- të shpjegoni si prodhohet letra

2

Struktura e mësimit:

Fjalët kyçe: letër, letër për shtyp, letër për shkrim, letër speciale, letër ambalazhi.

Metoda e përdorur: ERR

Mjetet mësimore: tekstin, lloje të ndryshme letre.

E Brainstorming 10 minuta

R Kllaser / Ditari dypjesësh 25 minuta

R Diagrama e Venit 10 minuta

ZHVILLIMI

Evokimi (Brainstorming)

Çfarë ju vjen në mendje kur dëgjoni fjalën: “Letër”? Zhvillohet me nxënësit

një brainstorming me këtë fjalë. Nxënësit do të shprehin të gjitha njohuritë e tyre

në lidhje me letrën.

Letër

Realizimi i kuptimit (Kllaster / Ditari dypjesësh)

Mësuesi e ndan klasën në dy grupe dhe u kërkon grupeve që të ndërtojnë një

kllaster ku të evidentojnë: grupi 1 “Si përftohet letra”, grupi 2 “Llojet e letrës”,

Grupi 3 “Si prodhohet letra”. Grupet i konsultojnë detyrat e tyre dhe dalin me një

kllaser të përbashkët. Detyrën e plotësuar e lexon një nga përfaqësuesit e grupit.

Me anë të ditarit dypjesësh nxënësit do të zgjidhin çështjet kryesore që lidhen

me letrën dhe përdorimet e saj. Në këtë mënyrë ata kanë marrë njohuritë bazë

për letrën dhe përdorimin e saj. Gjithashtu ata mësojnë edhe se si prodhohet letra.

Mësuesi duhet ta përqendrojë vëmendjen e nxënësve edhe te fakti që letra është

një material i riciklueshëm.

Reflektimi (Diagrami i Venit)

Në fund të orës mësuesi u kërkon nxënësve që të tregojnë llojet e ndryshme të

letrave që kanë marrë me vete.

23

2

Mësimi 2.8

Në përfundim të

mësimit nxënësit

do të jenë të aftë:

Lëkura

- të tregojnë cilat janë lëkurët më të përdorshme;

- të renditin vetitë e lëkurës;

- të tregojnë përdorimet e lëkurës;

- të shpjegojnë si përpunohet lëkura.

Struktura e mësimit:

Fjalët kyçe: lëkurë, veshje prej lëkure, materiale prej lëkure.

Metoda e përdorur: ERR

Mjetet mësimore: tekstin, materiale të ndryshme prej lëkure.

E Brainstorming 5 minuta

R Terma paraprake 25 minuta

R Rrjeti I diskutimit 15 minuta

ZHVILLIMI

Evokimi (Brainstorming)

Me anën e Brainstorning nxënësit do të listojnë: Ç”dini për lëkurën?

Lëkura

Realizimi i kuptimit (Terma paraprakë)

Jepen katër terma paraprakë: veshje dimërore, lëkurë, material elastik, përpunim.

Duke u nisur nga këto terma nxënësit do të formulojnë individualisht nga një

fjali për çdo term, por që të kenë lidhje mes tyre. Shkruhen disa variante të fjalive

në tabelë.

Para leximit të tekstit nxënësit njihen me objektivat që duhet të arrijnë gjatë

leximit të tij: Krahasimi i pjesës së nxënësit, me pjesën e librit. Kjo do të realizohet

me lexim individual nga ana e nxënësve.

Më pas ata diskutojnë rreth pyetjes së mësuesit:

Cilat janë përdorimet e lëkurës?

24

Ku përdoret ajo më së shumti?

Si bëhet përpunimi i lëkurës?

Reflektimi ( rrjeti i diskutimit)

Në këtë fazë përdoret teknika e rrjetit të diskutimit:

Po Lëkurët janë Jo

materiale elastike,

pak të qëndrueshme

ndaj vajit dhe

thithin lagështirë.

2

Nxënësit punojnë individualisht në fletoret e tyre për të dhënë argumente pro

ose kundër pyetjes së drejtuar. Më pas grupohen sipas argumenteve dhe u kërkohet

që të ballafaqojnë argumentet e përdorura në favor të idesë së tyre.

Në fund të mësimit realizohet detyra e klasës.

a- Demonstrimi i artikujve prej lëkure.

Përgatitni në klasë, së bashku me shokët, një stendë prej

kartoni dhe më pas vendosni në të:

• fotografi apo fletë revistash, ku të jenë paraqitur objekte lëkure;

• sende të vogla prej lëkure, si, p.sh., mbajtëse çelësash;

• dorezë të vjetër lëkure;

• rrip ore të përdorur dhe të konsumuar etj.

Ngjitini të gjitha këto në kartonin e madh të stendës dhe emërtojini sipas llojit.

b- Demonstrimi i veshjeve prej lëkure.

Organizoni në klasë një sfilatë mode, ku të spikatin veshjet

dhe aksesorët prej lëkure si:

• peliçe ose xhupa;

• këpucë ose çizme;

• çanta të ndryshme.

• rripa orësh ose pantallonash etj.

Në fund, zgjidhni veshjet më të mira dhe vlerësojini ato.

25

Kreu

13 Strukturat, mekanizmat, forca dhe energjia

Mësimi 1.1

Makinat e thjeshta

Në përfundim të

mësimit nxënësit

do të jenë të aftë:

- të shpjegojnë se çfarë janë makinat e thjeshta;

- t’i dallojnë ato nga njëra-tjetra;

- të tregojnë shembuj të ndryshëm të përdorimit të tyre.

- të tregojnë me shembuj lëvizjet që kryejnë makinat e thjeshta;

- të tregojnë ç’janë mekanizmat.

Struktura e mësimit

Fjalët kyçe: makina të thjeshta, levë, rrafsh i pjerrët, rrotull,

pykë, rrotë/bosht, vidhë.

Metoda e përdorur: ERR

Mjetet mësimore: tekstin, pamje nga makinat e thjeshta, dhe

disa prej tyre nëse është e mundur

E

R

R

Kllaster, Bashkëbisedim

Di, dua te di, mësoj

Bashkëbisedim, debat

Zhvillimi i mësimit

Evokim (kllaster, bashkëbisedim).

Mësuesja pyet nxënësit pasi shkruan në dërrasë fjalën makina të thjeshta.

Ndërkohë ka ngjitur në dërrasë disa prej llojeve të makinave të thjeshta.

makina të thjeshta

- Çfarë ju kujton kjo fjalë?

- Cilat janë disa nga makinat e thjeshta?

- A e njihni levën? Po rrafshin e pjerrët?

- Për çfarë na shërbejnë ato?

26

Përmes përgjigjeve mësuesja kupton se çfarë njihet nga nxënësit dhe çfarë jo.

Këto i shërbejnë asaj për zhvillimin e fazës së dytë.

Realizim i kuptimit (Di, dua të di, mësoj)

Mësuesja pasi diskuton disa nga përgjigjet e nxënësve i fton ato të hapin tekstin

dhe të plotësojnë rubrikat sipas njohurive. Te rubrika di njohuritë që nxënësi

ka, te rubrika dua të di njohuritë që kërkon të marrë dhe të mësoj nxënësit do të

shkruajnë një përmbledhje të njohurive që mësojnë nga teksti.

3

Di Dua të di Mësoj

Leva është një makinë e

thjeshtë.

Përse përdoret ajo? Ajo përdoret për të ngritur

dhe për të zhvendosur

objekte të rënda.

Ndërkohë mësuesja shpjegon edhe qëllimin e ndërtimit të makinave të thjeshta

dhe tregon llojet e tyre, duke bërë edhe përshkrimin përkatës. Më pas ajo ndalet

edhe në llojin e lëvizjeve që kryejnë makinat e thjeshta. Natyrisht, lloji i lëvizjes

është i ndryshëm në bazë të makinës.

Reflektim: (Bashkëbisedim, debat)

Nxënësit diskutojnë përmes aparatit pedagogjik se cfarë janë makinat e thjeshta

dhe llojet e tyre. Në fund zhvillohet rubrika e fundit “Detyrë në klasë”.

Detyrë në klasë

Hidhini një vështrim mjedisit ku ndodheni (në klasë) dhe, me ndihmën e

mësuesit, gjeni përdorime të makinave të thjeshta, në objekte të ndryshme që

ju rrethojnë. Pa dyshim, që do të gjeni përdorim të vidhave, por edhe raste të

përdorimit të makinave të tjera të thjeshta. Komentojini ato dhe argumentoni

rëndësinë e përdorimit të tyre.

27

3

Informacion shtesë për mësuesin

Leva është trupi i ngurtë në formë shufre me anën e të cilit me forcë më

të vogël fitohet punë më e madhe. Te çdo levë dallojmë pikën e mbështetjes, pikën

zbatuese të forcës dhe pikën zbatuese të peshës. Largësia prej pikë së veprimit të

forcës deri te pika mbështetëse e levës quhet krahu i forcës, ndërsa pjesa prej pikës

mbështetëse te pika e veprimit te e peshës quhet krah i peshës.

Pavarësisht nga fakti se ç'pozitë ka pika e mbështetjes kundrejt pikës

zbatuese të forcës dhe të peshës leva mund të jetë dykrahëshe dhe njëkrahëshe.

Leva është dykrahëshe në qoftë se pika mbështetëse ndodhet ndërmjet pikës

zbatuese të forcës dhe peshës. Nëse krahu i forcës dhe krahu i peshës janë të barabarta,

atëherë llozi dykrahësh është barabrinjës. Leva është njëkrahësh kur pika

mbështetëse ndodhet në një anë të pikës zbatuese të forcës dhe peshës. Te ky lloz

krahu i forcës çdoherë është më i madh se krahu i peshës nga del se me anën e

llozit njëkrahësh mund të kursehet më shumë në forcë se me të njëjtën levë kur

ai të përdoret si levë dykrahësh.

Edhe te leva shkruhet marrëdhënia sikurse edhe te rrafshi i pjerrët i cili këtu

e ka formën: Fp=Qq ose F/Q=p/q ku, F- është forca, p- krahu i forcës, Q- pasha

dhe q- krahu i peshës.

Leva është në ekuilibër në qoftë se prodhimi i forcës dhe krahut të saj

është i barabartë me prodhimin e peshës dhe krahut të saj apo momenti statik i

forcës me momentin statik te peshës. Parimi i levës zbatohet në një numër të madh

rastesh si dhe në praktikën e përditshme, për shembull, tek gërshërët, pincetat,

thyesja e arrave, mjetet e ndryshme për prerje, hapje, mjete për ndrydhje etj. Llozi

i përmendur bën pjesë në makina të thjeshta. Makina të thjeshta quhen veglat e

punës ose edhe një trup me atë të të cilëve me forcë të vogël përvetësohet punë

më e madhe.

Për levën dhe për të gjitha makinat e thjeshta vlen ligji i ruajtjes së punës i cili thotë:

Puna e forcës është e barabartë me punën e peshës. Me ketë përkufizim i cili shpreh ligjin e

ruajtjes së punës është e lidhur rregulla e artë e mekanikës, e cila shprehet: Duke përdorur

llozin si makinë të thjeshtë nuk përfitohet në punë, por kursehet në rrugë, d.m.th. aq sa

kursehet në forcë humbet në rrugë.

28

Kreu

14 Teknologjia e informacionit dhe e komunikimit

Mësimi 4.1

Komunikimi

1

Në përfundim të

mësimit nxënësit

do të jenë të aftë:

- të shpjegoni ç’është është komunikimi dhe cila është rëndësia e tij;

- të tregoni cilat janë mënyrat e komunikimit;

- të përdorni mënyra të ndryshme komunikimi.

Struktura e mësimit:

Fjalët kyçe: komunikim, TIK, komunikim me shkrim, komunikim

me simbole, komunikim virtual

Metoda e përdorur: ERR

Mjetet mësimore: testi, foto nga interneti, foto të mjeteve të komunikimit.

E Stuhi mendimi, kllaster, debat 5 min

R Diskutim, shpjegim, punë në grupe 20 min

R Debat, bashkëbisedim 20 min

Zhvillimi i mësimit

Evokim: (stuhi mendimi, kllaster, debat)

Në dërrasë të zezë janë ngjitur disa foto të mjeteve të komunikimit të cilat

përdoren gjerësisht nga ne. Mësuesja, nisur nga njohuritë që kanë nxënësit drejton

pyetjet:

- Ç’kuptoni me komunikim?

- Si komunikojmë ne me njëri-tjetrin?

Komunikim

- Cili është elementi kryesor në komunikim?

Nxënësit komentojnë për disa minuta në lidhje me njohuritë që kanë në komunikim.

- Për se shërben komunikimi?

- Si realizohet ai?

29

4

Realizim i kuptimit (Diskutim, shpjegim)

Mësuesja shpjegon se çfarë kuptojmë me komunikim:

Komunikimi (lat. cum = me, munire = lidh, ndërtoj) është ecuria që lejon gjallesat

të shkëmbejnë informacion nëpërmjet disa mënyrave dhe niveleve. Komunikacioni

kërkon që të gjitha palët të kuptojnë një gjuhë të përbashkët që mund të shkëmbehet.

Komunikacioni paraqet procesin e kalimit të informatave nga burimi përmes rrugëve të

mesme deri te pranuesi, si dhe kalimin e reagimit të pranuesit përmes rrugëve të mesme

deri te burimi. Komunikimi si i tillë në procesin e vet përfshin dy ose më shumë persona.

Në ditët e sotme fjala komunikim shpesh përdoret edhe si sinonim i termit lajmërim (p.sh.

komunikoi - lajmëroi, komunikatë -lajmërim).

Sipas ligjit me komunikim nënkuptohet çdo shkëmbim ose bartje informacioni ndërmjet

numrave të caktuar të palëve me anë të mjeteve të shërbimeve publike elektronike në

dispozicion. Kjo nuk përfshin ndonjë informatë të bartur si pjesë e një shërbimi transmetues

për publikun nëpërmjet rrjetit të komunikimit elektronik, përveç nëse informacioni

ka të bëjë me palën, si klient, abonent, regjistrues të identifikueshëm ose shfrytëzuesin

(përdoruesin) që merr informacionin

Diskutim: Cilat janë mënyrat e komunikimit?

Komunikimi me shkrim

Komunikimi me simbole

- Pse ka rëndësi komunikimi me shkrim?

- Po ai me simbole?

Klasa ndahet në dy grupe.

Grupi i parë: Komunikimi me simbole;

Grupi i dytë: Komunikimi me gjeste.

Me anë të kësaj veprimtarie praktike, nxënësit duke u mbështetur në njohuritë

e marra, argëtohen dhe i përvetësojnë ato akoma edhe më mirë.

Mësuesja gjithashtu u tregon nxënësve se ka edhe forma të tjera të paraqitjes së

të dhënave. Ato janë diagrama karteziane, histograma, diagramat me shirita dhe

aerogramat me sektorë rrethorë.

Reflektim (Debat, bashkëbisedim)

Debat: Jepni mendimin tuaj rreth pohimit: “Komunikimi ka lindur së bashku

me njeriun, si një domosdoshmëri jetike”.

Nxënësit japin mendimet e tyre rreth këtij pohimi.

Në fund të mësimit zhvillohet detyra në klasë.

Detyrë në klasë

Merrni një hartë në klasë dhe flisni për simbolet që shihni në të.

30

Informacion shtesë për mësuesin

4

Ç’është teknologjia e shërbimeve të komunikimit?

“Shërbimet” janë output-e të veprimtarive të njeriut, të cilat, ashtu sikurse edhe

prodhimet, “tregtohen” për të plotësuar nevoja të caktuara të shoqërisë. Një nga

këto veprimtari është dhe shërbimi i komunikimit.

Me termin “komunikim” nënkuptohet kalimi i informacionit nga dërguesi, te

marrësi. Komunikimi gojor është forma më tipike e komunikimit. Nëpërmjet të

folurit, një person (dërguesi) i transmeton informacion një personi tjetër (marrësit).

Shërbimet e komunikimit veprojnë atëherë kur dërguesi dhe marrësi nuk

janë në kontakt të drejtpërdrejtë me njëri-tjetrin (p.sh., kur bisedohet në telefon).

Shërbimet e komunikimit realizohen nëpërmjet sistemeve teknologjike të komunikimit.

Teknologjia e shërbimeve të komunikimit përbëhet nga tërësia e mjeteve dhe

e proceseve që mundësojnë funksionimin e sistemeve të komunikimit. Meqenëse

komunikimi dhe informacioni janë të lidhur ngushtësisht, në shumë raste përdoret

emërtimi “teknologji e informimit dhe e komunikimit”. Kështu, për të mundësuar

komunikimin në largësi (distancë), ofrohet shërbimi i internetit, i cili mbështetet

nga teknologjia e kompjuterave dhe e internetit.

Veçoritë e teknologjisë së shërbimeve të komunikimit

Gjatë shekujve, njerëzit kanë komunikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë, por edhe

në largësi. Shkëmbimi i informacionit me anë të shenjave dhe me anë të tymit

të zjarreve, është përdorur qysh në lashtësi. Ekuipazhet e anijeve prej shekujsh

kanë shkëmbyer mesazhe me anë të dritave ose të fishekzjarrëve. Teknologjia e

vërtetë e komunikimit ka filluar me shpikjen e telegrafit (1837), i cili u pasua nga

telefoni (1876), radioja (1901), televizioni (1928) dhe, së fundmi, interneti (1969).

Zhvillimet në shkencat dhe në teknologjitë e elektroteknikës, të elektronikës dhe

të informatikës kanë shërbyer si bazë edhe për teknologjinë e komunikimit (që

shpesh quhet komunikim elektronik).

Të gjitha teknologjitë e informacionit përdorin procese teknologjike, të tilla si:

marrja e informacionit (kthimi në formë elektronike i informacionit pamor/zanor),

regjistrimi, përpunimi, ruajtja, transmetimi dhe dhënia (rikthimi i informacionit

në formë pamore/zanore).

Nisur nga mënyra se si shkëmbehet informacioni, janë tri lloje kryesore të

teknologjisë së shërbimeve të komunikimit:

31

4

a) Teknologjia e shërbimeve të komunikimit masiv (masmedia), me transmetim

të njëanshëm të informacionit, nga dërguesi, te marrësit. Këtu futen radioja dhe televizioni,

që japin informacion dëgjimor dhe pamor për publikun e gjerë.

b) Teknologjia e shërbimeve të komunikimit me transmetim të dyanshëm të

informacionit, kur dërguesi dhe marrësi shkëmbejnë informacion. Të tilla janë telefonia

(shkëmbimi i mesazheve zanore) dhe telegrafia (shkëmbimi i mesazheve të

shkruara).

c) Teknologjia e shërbimeve të komunikimit me transmetim të shumanshëm të

informacionit, kur shumë dërgues dhe shumë marrës japin, dërgojnë dhe marrin informacione

njëkohësisht. I tillë është interneti.

Në një shërbim të sistemeve të teknologjisë së komunikimit veprojnë një tërësi

pajisjesh të ndërlikuara elektronike, nga të cilat kompjuterat mbajnë peshën kryesore.

Këto pajisje krijojnë atë që quhet hardware (pjesa fizike) e sistemit. Funksionimi i tyre

komandohet (mundësohet) nga një tërësi programesh elektronike, që quhet software i

sistemit. Proceset bazë të sistemeve të komunikimit kryhen në këto pajisje kryesore:

Marrja e informacionit zanor/pamor dhe kthimi në informacion elektronik bëhet

me mikrofona, në kamera optike, në lexues optikë etj.

Ruajtja e informacionit elektronik bëhet në shirita magnetikë, në kujtesa elektronike

(harddisc), në disketa, në CD (compact disc) etj.

Përpunimi i informacionit bëhet me anë të procesorëve elektronikë.

Transmetimi i informacionit bëhet me tela, me kabllo optike dhe me valë elektromagnetike

(nëpërmjet antenave dhënëse dhe marrëse).

Dhënia e informacionit (kthimi nga informacion elektronik në informacion zanon/

pamor) bëhet në altoparlantë, në kufje dhe në ekrane (monitorë).

Një numër shumë i madh pajisjesh të tjera elektronike janë në shërbim të sistemeve

të komunikimit. Serverët e fuqishëm dhe satelitët për qëllime komunikimi e kanë

bërë internetin burimin më të fuqishëm të informacionit. Teknikat e reja të prodhimit

të çipeve elektronike me gjysmëpërçues, përdorimi i kabllove optike dhe i satelitëve

kanë bërë që në një sekondë dhe vetëm duke shtypur disa komanda në një kompjuter,

një sasi shumë e madhe informacioni të shpërndahet në të gjithë globin. Telefonat e

lëvizshëm (mobilë) dhe laptop-at e lidhur me internetin pa tel (wireless) janë tashmë

mjete të zakonshme për shkëmbim informacioni kudo që të ndodhemi.

Sistemi i shërbimeve të komunikimit përfshin edhe lloje të tilla tradicionale, si

shërbimi postar, kinemaja etj., teknologjia e të cilave është gjithashtu në zhvillim të

vazhdueshëm.

Teknologjia, por edhe shoqëria e sotme as që mund të përfytyrohen pa teknologjinë

e komunikimit dhe të informacionit (prandaj dhe quhet shoqëria e informacionit). Të

gjitha këto kanë ndodhur vetëm në disa dhjetëvjeçarë të fundit. Kërkimet e thelluara

që po kryhen në drejtim të përsosjes së software-ve dhe të hardware-ve do të bëjnë

që teknologjia e komunikimit të ofrojë informacion më të shumtë, më të shpejtë,

me cilësi më të lartë dhe me kosto më të ulët, për t’u përdorur nga sa më shumë

të interesuar.

32

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!