22.11.2014 Views

Revista shen antoni Nr. 7.pdf - Famulliabinqes.com

Revista shen antoni Nr. 7.pdf - Famulliabinqes.com

Revista shen antoni Nr. 7.pdf - Famulliabinqes.com

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Shën Antoni i Padovës

Famullia e Binçës, Viti II, nr. 7, Korrik 2010

Festa e shën Elisë,

Binçë, 20 Korrik 2010

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 7, Korrik 2010

Në pushim me Zotin

Erdhi koha e pushimeve, dhe me të drejtë njerëzit përgatitën,

planifikojnë që kohën e pushimit ta shfrytëzojnë maksimalisht

për pushim të vërtetë.

Tempo i punës dhe i jetës, sot është aq i shpejtë, gjithnjë në

vrapim, kërkesa, ngutësi., stres... sa që duket se njeriu është në

ndonjë garë sportive, shpesh herë tepër i lodhur, i dërmuar,

fizikisht, por edhe psiqikisht dhe shpirtërisht.

Pushimi është i mirëseardhur për të gjithë dhe i domosdoshëm.

Pra, të gjithë kemi nevojë të pushojmë pak nga ajo që e quajmë

e përditshmja jonë, por assesi të ikim nga vetvetja, familja, e që

disa duan ta quajnë edhe ikje nga Zoti!

Pushimi duhet të jetë një kohë e volitshme dhe shumë e

rëndësishme për ne, që të çliruar nga detyrat e jetës së

përditshme, nga puna dhe oraret e përcaktuar, t'i kushtohemi

pak më tepër vetvetes, ta shqyrtojmë pak më ngadalë, më

thellë dhe më mirë jetën tonë, sidomos në marrëdhëniet tona

me njëri tjetrin dhe me Zotin.

Të dashur bashkatdhetarë, ju me ardhjen Tuaj në vendlindje na

keni gëzuar pa masë. Shfrytëzoni këtë kohë pushimi të çmalleni

me të afërmit tuaj. Është shumë e rëndësishme që fëmijët tuaj,

të njihen me të afërmit e vet që jetojnë këtu dhe vendet e

bukura që ka Kosova. Për këtë arsye ne po i organizojmë edhe

shëtitjet tona nëpër Kosovë dhe festën e mërgimtarëve.

Lexues të dashur, edhe në këtë numër të fletushkës sonë mund

të gjeni materiale interesante dhe shumë të pasura nga të rinjtë

tanë që me aq shumë zell shkruajnë dhe punojnë për të mirën

tonë të përbashkët.

Pushime të mira me Zotin dhe revistën tonë.

Don Aberti

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 7, Korrik 2010

ZOTI ËSHTË DASHURI

Na është thënë gjithmonë që në jetë

duhet të duam. Vetëm kush do, tregon se

e ka kuptuar Zotin. Zoti, në fakt, është

dashuri. Dashuria e Zotit është si dielli që

ndriçon, që nxeh tokën e zemrës së

njeriut. Është si një burim nga ku marrim

dashuri, për vete dhe për vëllezërit. Është

një mister që nuk di ta përkufizosh, por që

mund ta eksperimentosh në konkretësinë

e jetës.

Kush jeton, do. Kush do jeton me të

vërtetën, pastaj kush jeton dhe beson në

Zotin, përpiqet edhe të do ashtu si do

Zoti.

Për të dashur nuk është simpati, por

është për të dashur të mirën e të tjerëve,

është për të vuajtur për të tjerët, është

për të falur të tjerët...

Nuk ka dashuri pa vuajtje, por vetëm

dashuria zvogëlon dhimbjen, vetëm

dashuria fiton mbi frikën, vetëm dashuria

na rijep shpresën. Dhe ajo që ka rëndësi

në jetë është për të dashur, por ajo që

vlen ma shumë është për të dashur si do

Zoti.

Përgatiti: Motër Monika Kolbuçaj BDH

Te duash si do Zoti

Zoti është dashuri. Ai të ka krijuar për

dashuri, të ka bërë të lirë për dashuri, të

kërkon që të jetosh në dashuri, sepse të

do falas, sepse të ka dashur përpara,

sepse do edhe ata që nuk e duan...

Zoti është dashuri

Ai i do të vegjlit dhe të mëdhenjtë, të

varfrit dhe të pasurit, të shëndoshët e të

sëmurit.

Ai i do të gjithë njerëzit pa dallim gjuhe

race, kombësie, ngjyre.

Të duash është të njihemi nga kush të do,

dhe është të bëhesh i ngjashëm me atë që

të do, është të dhurosh jetën për atë që të

do.

3

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 7, Korrik 2010

LETRA E MOTRËS TEREZA DREJTUAR

PATËR FRANJO JAMBREKOVIÆ, 8 SHKURT 1937

At i dashur,

Iu falenderoj nga zemra për letrën tuaj -

tua them të vertetën nuk e prisja – dhe

më falni se nuk iu kam shkruar deri tash.

Sapo e kam marr letrën nga e

përndritura nëna gjenerale e cila më

lejon dhënien e kushteve të përjetshme.

Ceremonia do të mbahet me 24 maj

1937. Sa hir i madh! Në të vërtetë nuk

mund ta falënderoj sa duhet Hyjin për

gjithë çka ka bërë për mua. Jam e Tija në

përjetësi! Gëzohem me gjithë zemër që

kam bartur më gëzim kryqin tim, bashkë

me Jezusin. Ka pasur momente vuajtje, ka

pasur po ashtu momente kur sytë e mi

janë mbushur me lot, por e falënderoj

Hyjin për të gjitha. Deri sot unë dhe Jezusi

kemi qenë miq; lutem deri sa hiri i

duresës të më përfshij. Këtë muaj do të

filloj tre mujorin e vitit të tretë. Do të jetë

një kohë e mjaftueshme [për ta dhuruar]

për Jezusin dhe shpirtrat, o sa e lumtur që

jam! Kryqet më parë më frikësonin:

vetëm mendimi për të vuajtur më

rrëqethte lëkurën. Sot, në të vërtet, e

përqafoj vuajtjen para se ajo të arrijë,

kështu unë dhe Jezusi jetojmë në dashuri.

Mos mendo se krejt jeta ime

shpirtërore është e mbuluar me

trëndafila. Kjo është lulja që e gjejë rrallë

në rrugën e jetës sime. Përkundrazi,

shumë më shpesh është terri ai që më

shoqëron. E atëherë, kur nata bëhet aq e

gjatë sa më duket që do të përfundoj në

Ferr, thjeshtë ia ofroj vetën time Jezusit.

Nëse Ai dëshiron që unë të shkoj, jam

gati, por me kushtin që Ai përnjëmend të

jetë i lumtur. Kam nevojë për shumë hire,

për forcën që vjen prej Krishtit për të

qëndruar në fe dhe dashuri, që vjen nga

Jezusi i kryqëzuar. Por jam e lumtur, më e

lumtur se kurdo herë. Dhe nuk do të doja

që për asnjë çmim t`i refuzoja vuajtjet e

mija. Por, megjithatë mos mendo se unë

kam vetëm vuajtje. O, jo; buzëqeshi më

shumë se sa vuaj, edhe pse disa janë të

bashkuar në mendimin se unë gruaja e pa

denjë e Jezusit, e cila jeton me të në

Nazaret, larg nga Kalvari. [...] Lutu, lutu

shumë për mua: me të vërtetë kam

shumë nevojë për dashurinë e Tij.

Më fal se u zgjata shumë, as vet

nuk e di se si ndodhi. Me siguri Jezusi ka

dashur, që ju të luteni pak më shumë për

misionaren e Tij. [...]

Nëna po më shkruan rregullisht:

po më jep forcë, më të vërtetë, për ta

jetuar vuajtjen më gëzim. Dalja ime nga

shtëpia, ka qenë për të fillimi i një jete të

mbinatyrshme. Kur të shkoj te Jezusi, Ai

sigurisht do ta pres me gëzim të madh.

Vëllai dhe motra ime janë duke jetuar

akoma bashkë: po jetojnë, kështu, një

jetë shumë të mirë.

Pa dyshim se ju jeni shumë i zënë

4

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 7, Korrik 2010

për të shkruar letra. Por po ua kërkoj

vetëm një gjë: gjithmonë lutuni për mua.

Kështu që nuk do të keni nevojë për një

moment të caktuar, pasi puna jonë është

lutja jonë. [...]

Pak ditë më parë më janë kthyer

në mendje disa sekuenca nga Letnica dhe

kam qeshur me krejt zemër. Sa kam qenë

krenare atëherë... As tash nuk jam aq e

përvuajtur, por së paku tash dëshiroj të

jem. Përvujtëria është ëmbëlsira që më

pëlqen më së shumti. [...]

Tani më duhet të shkoj. Të nxehtit

e Indisë po djeg si ferri, por shpirtrat e saj

janë të mirë dhe të shtrenjtë sepse janë të

larë me gjakun e Krishtit.

Iu përshëndes përzemërsisht dhe

iu kërkoj të ma ndani bekimin tuaj dhe të

më kujtoni në lutjet tuaja.

E juaja në Jezusin

motra M. Tereza, IBVM

RRUGA JOTE

Nëse mendon se rrugët tua do të jenë pa kthesa – mashtrohesh.

Nëse mendon se do humbasësh rrugën, sepse ta kanë mbuluar atë – mashtrohesh

edhe më shumë.

Nëse mendon se ke udhëtuar mjaftë, dhe se duhet të ndalosh, të pushosh dhe

flesh – mashtrohesh.

Nëse mendon se ke hyrë në qorrsokak, dhe askush nuk të pret në fund të rrogës –

mashtrohesh.

Nëse mendon se Zoti duhet me t'i drejtua rrugët – mashtrohesh.

Nëse mendon se rruga e tjetrit duhet të jetë më e keqe se e jotja – mashtrohesh.

Shko, lëshohu në duar të Zotit, lë të udhëheq Ai ku të dojë.

Trimërisht shko rrugës sate, fishkëllo dhe këndo, në se dëshiron.

Mos u frikëso: Është Dikush që të pret

Arsene Garnier

5

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 7, Korrik 2010

FAMILJA E SHËNDOSHË – BURIM I LUMTURISË

lHasa në një të panjohur derisa po

kalonte: O, më falni, ju lutem! Ishte

përgjigja ime.

Ai më tha: Ju lutem, më falni ju mua, nuk

ju pash!

U përshëndetëm dhe, ai i huaj dhe unë,

shkuam secili në rrugën e vet.

Por në shtëpi ndodhi një histori tjetër:

Pra, po të njëjtën ditë, deri sa po

përgatisja darkën, djali im ngadalë mu

afrua, sa që kur u ktheva për pak u ndesha

me të. Largohu prej rrugës, i bërtita. Ai

shkoi dhe zemra e tij e vogël u thye. Nuk e

kam kuptua sa ashpër kam folur.

Derisa rrija e zgjuar në krevat, zëri i qet i

Zotit - ndërgjegjja më foli: Derisa sot në

mëngjes me njeriun e huaj u solle në

mënyrë të kulturuar, familjen tënde që e

do, e lëndove?! Shko në kuzhinë dhe do të

gjesh lule pranë derës. Këto lule t'i solli

biri yt. Ai vet i ka mbledhë lulet e të gjitha

ngjyrave. Ai erdhi ngadalë pas teje që me

buqetën e luleve të të befasojë, e ti nuk ia

ke pa sytë të mbushur me lot, pas

reagimit tënd të ashpër???!!!!

O Zot, sa keq e ndjeja veten kur i gjeta

lulet, fillova të qaj.

Shkova ngadalë te krevati i djalit: Zgjohu,

vogëlushi im, zgjohu. Vërtet ti i ke

mbledhë ato lule? I thash me butësi. Djali

duke buzëqeshur tha: I gjeta jashtë te

druri. I mblodha për ty, sepse janë të

bukura si ti dhe e dija se do të pëlqejnë.

Biri im më vjen shumë keq që u solla

ashtu keq me ty sot, nuk ka qenë dashtë

të bërtas ashtu në ty. Ai më tha: Nënë,

mos u brengos, s 'ka dert, unë edhe ashtu

të dua shumë.

Edhe unë të dua shumë, i thash duke e

puthur, dhe i dua lulet që m'i ke dhuruar.

Familja

A je i vetëdijshëm nëse vdes nesër,

fabrika për të cilën tërë jetën me aq

shumë dashuri dhe kujdes ke punuar,

shpejt do të zëvendësojë dhe harrojë??!!

Por familja që le pas vetit, do ta ndjejë

mungesën tënde tërë jetën.

Dhe ju lutem, paramendoje, sa shpesh

më shumë i kushton kujdes punës në

fabrikë.... se sa në familje, a mendon se

është i mençur një veprim i tillë?

Nëna jonë Terezë kur ishte në Binçë më

28.VI.1980 ndër të tjera pat thënë:

Dashuria fillon në familje. Familja që lutet

së bashku, mbetet e bashkuar. Ne duhet

shumë ta falënderojmë Zotin për të mirat

që ia jep familjeve tona. Ruani familjet

tuaja! Lutuni shumë për mua, siç lutem

edhe unë për ju! Zoti qoftë me ju!

Lexues i dashur, a e di çka do me thanë

fjala familje – FAMILY?

FAMILY= FATHER AND MOTHER I LOVE

YOU

Familja = Babë dhe Nënë unë ju dua!

Zoti i bekoftë dhe i ruajt familjet tona!

Don Alberti

6

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 7, Korrik 2010

INTERVISTË ME DON VIKTOR SOPIN

Alfred Pjetri: Don Viktor na tregoni diçka

rreth biografisë suaj e cila ka pasur shumë

përjetime, ju jeni lidhur me shumë vende të

ndryshme prej fëmijërisë e deri më sot!

Don Viktor Sopi: Jam lindur në Binçë më 25

tetor 1957. Si tërë fëmijët e Binçës shkollën

fillore e kam vijuar për dy vite në vendlindje,

pastaj në Viti, ku mbarova tetëvjeçaren.

Gjimnazin klasik e fillova dhe mbarova në

Suboticë. Studimet filozofike – teologjike i

kam filluar dhe përfunduar në Universitetin e

Zagrebit, në Kaptol, të cilat i kam përfunduar

në vitin 1983, ku u diplomova në qershor. Pas

diplomimit, me notën më të lartë, me 6 gusht

Imzot Nikë Prela më shuguroi për meshtar, ku

e celebrova meshën e parë në Binçë. Në tetor

të po atij viti, me pëlqimin e Imzot Nikë Prelës

dhe me sugjerimin e tij vazhdova studimet

post universitare në Zagreb dhe njëkohësisht

isha në përkujdesje për diasporën e madhe

në Zagreb. Imzot Nikë Prela në qershor të

vitit 1984 pësoi një aksident të rëndë trafiku,

ku pësoi lëndime të mëdha trupore dhe në

atë gjendje më ftoi që të përkujdesem dhe të

jem afër tij. Pas këtij aksidenti ishte për kurim

në spitalin e njohur ortopedik në Ohër.

Kështu që, për disa muaj, isha gjatë tërë

kohës afër tij, dite e natë, me ne ishte edhe

motër Adelina, rregulltare e Krishtit të Vogël

në Ferizaj.

më së shumti i keni mbajtur në kujtesë?

Don Viktor Sopi: Me përmirësimin e gjendjes

shëndetësore të Imzot Nikë Prelës, në tetor

të vitit 1985 Imzot Joakim Herbut, ipeshkëv

ordinar i ipeshkvisë Shkup – Prizren me

sugjeron që të marrë detyrën e re në

famullinë e Bishtazhinit, si ndihmës

meshtarë, edhe përkundër dëshirës së

madhe për t'i vazhduar studimet jashtë

vendit. Në këtë famulli të madhe ishte

famullitar Don Milorad Defar, tani i ndjerë, i

cili kishte bërë shumë punë të mëdha në

aspektin pastoral dhe ndërtimor. Famullia

ishte e madhe, me dhjetëra e dhjetëra

fshatra, me kilometra larg zyrës famullitare,

nuk kishte asnjë kapelë, ku të gjitha ritet dhe

sakramentet bëheshin në Kishën famullitare

në ndërtim, ne Bishtazhin por shpesh herë

Alfred Pjetri: Keni qenë famullitar për

shumë vite në Bishtazhin, njiheni si ndërtues

i madh i kishave dhe objekteve kishtare.

Cilat kanë qenë përvojat dhe përjetimet që

7

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 7, Korrik 2010

edhe nëpër shtëpi private. Në shumë fshatra,

për shkak të mungesës së infrastrukturës

rrugore, zhvillimi i jetës pastorale ishte me

sakrifica të mëdha. Ishte një ambient i ri,

mision i ri dhe përgjegjësi të reja dhe të

mëdha. Edhe tani kam një falënderim të

madh për këshillat dhe ndihmën e

famullitarit, me të cilin veprova një vit - Don

Milorad Defar, edhe pse i shtyrë në moshë,

tërë eksperiencën e vet e barti në mua me

shumë mirësi dhe modesti. Kështu për

Pashkët e Vitit 1987, Imzot Joakim Herbut më

emëroi famullitar në Bishtazhin. Posa mora

detyrën e re, angazhimi im u fokusua që ta

përfundoja Kishën e Zojës Rruzare, ndërtesë

grandioze! E fillova me rregullimin e

enterierit ne Kriptë, pastaj vazhdova me

artistin e madh italian, Italo Pereson nga

Milano, që bëri vitrazhin me motivet e

Rruzares shenjte. Pasi u kompletua Kisha në

Bishtazhin atëherë ndërtova kompanielin e

Kishës dhe shkallët të cilat e bëjnë Kishën më

madhështore në katin e II-të. Është ndërtuar

shtëpia e famullisë, që është një objekt i

veçantë dhe i bukur. Pastaj, e ndërtova edhe

qendrën rinore me kontribut të madh te dr

don Mikel Sopit, dhe objektet tjera

përcjellëse që e bëjnë këtë famulli të jetë e të

quhet bukuria e Kosovës, siç e quante Imzot

Nike Prela. Krahas këtyre punëve gjithnjë isha

i angazhuar që t'i stimulojë besimtarët për të

krijuar ndonjë hapësirë për fshatrat e largëta

për të ndërtuar kisha tjera, për t'iu

mundësuar atyre zhvillimin e riteve dhe

sakramenteve në zonat më të thella. Kështu

që në vitet e 90-ta fituam një parcelë falas ne

Pjetërshan ku e ndërtuam kishën e Shën

Jozefit Punëtor, në vitin 1993 -1994 fituam

përsëri një parcelë falas në fshatin Bardesan

ku e ndërtuam kishën e Ngritjes së Krishtit në

Qiell, të Shëlbuemit. Në këto dy qendra

vazhduam me katekezë dhe me meshën

shenjte ku besimtarët tani merrnin pjesë me

një numër gjithnjë e më shumë. Në

Pjetërshan pasi e blemë edhe një parcelë

ngjitas me Kishën, ndërtuam shtëpinë

famullitare, e pas përfundimit të saj u shpall

famulli me të drejta të plota, ndërsa filiala e

Berdasanës iu bashkëngjit famullisë së

Doblibarës.

Alfred Pjetri: Ju merreni vazhdimisht edhe

me shkrime të ndryshme ku keni shkruar për

figura të mëdha të kombit shqiptarë,

shkrime nëpër revista, analiza të ndryshme

e madje edhe për shkrimtarë të letërsisë

botërore?

Don Viktor Sopi: Përveç punës, e cila më

ishte imponuar, ndërtimi i objekteve sakrale,

jam munduar që ta shfrytëzoj kohën e të

merrem edhe me shkrime. Kam botuar këto

libra: Gjeçovi – tradita dhe qytetërimi

shqiptar, Antologjia – Gjergj Fishta, me vite

të tëra është botuar edhe revista Rrezja, ku

me shkrimet e tyre paraqiteshin intelektualë,

jo vetëm nga zona e Dukagjinit por edhe nga

trojet tjera shqiptare. Kam shumë shkrime,

nga aspekti teologjikë ku i kam trajtuar

shumë tema teologjike – morale, siç është

Imzot Vinçenc Prenushi, Anton Harapi, Lazër

Mjeda etj. Kam bërë një studim mbi

shkrimtarin me famë botërore Dostojevskin

- Vlera morale – universale ne veprat e tij.

Alfred Pjetri: Besimtarët në mbarë Kosovën

ju njohin si oratorë dhe predikatar të shquar.

Kush ju nxit më shumë dhe ku e gjeni

inspirimin kryesorë në predikimet tuaja?

8

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 7, Korrik 2010

Don Viktor Sopi: Përherë në epiqendrën e

veprimit tim jam munduar që të jetë njeriu,

që të participoj si meshtar në ecjen e tij në

realizimin e vullnesës së Zotit, si atëherë kur

njeriu ishte i lënduar në forma të ndryshme,

si atëherë kur ishte i gëzuar dhe fitimtar. Kam

pasur privilegjin, pothuajse në tërë Kishat e

Kosovës, që t'i drejtohem popullit në mesha

solemne, ku jam munduar të barti dashurinë

në zemrat e besimtarëve për ta zbuluar

figurën e Jezu Krishtit si mik të tyre, i cili i jep

kuptim çdo jete e cila është e hapur për të.

Për krejt këtë angazhim e sakrificë më

shtynte dashuria ndaj Kishës që e mora që në

djep nga prindërit dhe të parët e mi, ku u

rritën në kishë me urat dhe rruzare në dorë...!

Shpeshherë e kam përdorur si leit motiv

timin, që e keqja nuk shkon ku destinohet,

por aty ku lindë e kultivohet. Prandaj, me

apelet dhe fjalën time meshtarake përherë i

kam ftuar besimtarët që kurrë të mos

pajtohen me të keqen, sepse aty ku Zoti s'ka

vend, jeta fillon të vdesë, me u tkurrë. Si

porosi jam munduar që t'i promovojë vlerat

kristiane dhe virtytet tona karakteristike

shumë shekullore dashurinë për jetë..., sepse

Zoti përherë thërret që t'i përgjigjemi thirrjes

së Zotit. Falë Zotit deri tani i kam përcjellë

disa kandidatë për në seminar dhe në teologji

e dy nga ta sot janë meshtarë, të tjerët janë

në ecje drejt altarit dhe një numër i

konsiderueshëm i motrave të nderit.

Don Viktor Sopi: Me ardhjen e ipeshkvit të ri,

në fillim te vitit 2007, Imzot Dodë Gjergjit, i

cili sipas vizionit të tij që e shprehu, si një ndër

planet që ka janë edhe ndërrimet e tërë

meshtarëve dhe këtë ai e bëri në konsultime

të plota me ne dhe kështu u vendos që të

pranoj detyrën e re, si famullitar në Ferizaj

dhe drejtor i Caritas Kosovës. Vetë natyra ime

qe nga dita e parë, në këto detyra të reja, natë

e ditë vlonte në krijimin e ideve, gjithmonë

duke iu lutur Zotit, që të gjeja mundësi me

ndihmën e Tij për të çuar përpara punët si në

famulli ashtu edhe në Caritas. Sot, gati pas tre

viteve famullia ka krejtësisht një fotografi të

re, një pamje te re, ku është rregulluar

shtëpia e famullia, kuvendi i motrave, çerdhja

për fëmijë. Brenda kësaj shtëpie janë të

rregulluar 10 apartamente për mysafirët, e

që menaxhohet nga motrat Bijat e Dashurisë

Alfred Pjetri: Pas një veprimtarie të gjatë

dhe shumë frytdhënëse në Bishtazhin, tani

keni detyrë të re dhe me përgjegjësi. Na

thoni diçka për famullinë e Ferizajt ku tash

jeni famullitar dhe punën tuaj të

palodhshme si Drejtor i Caritas-it të

Kosovës.

9

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 7, Korrik 2010

Hyjnore. Kisha në këtë hapësirë ka një dinjitet

dhe vlerë morale si pjesë e kësaj shoqërie,

çfarë ishte dje, sot dhe përgjithmonë!

Caritas Kosova sot është pranuar si anëtare e

rregullt e Caritas Evropian, me seli në Bruksel

dhe menaxhon punën dhe implementon

projekte në tërë territorin e Kosovës. Përpos

zyrave qendrore në Ferizaj, Caritas Kosova ka

edhe zyrat rajonale në Prizren, Mitrovicë,

Gjilan, Leposaviq, Gjakovë, Prishtinë, Klinë

(Zllakuqan) dhe Pejë. Ka një staf profesional

të përkushtuar, që të plasojë bamirësinë e

Kishës Katolike në tërë shoqërinë tonë. Sot

Caritas Kosova ka afër 80 punëtorë me orar të

plotë, që kryen me plot përgjegjësi detyrat që

i merr nga Caritasi Nacional i Kosovës.

Alfred Pjetri: Sot në botë ka shumë

probleme dhe asaj i mungon vlera

universale e Dashurisë ndaj Zotit, vëllait

njeri dhe Kishës. Si e shihni realitetin e sotëm

në Kosovë e posaçërisht në famullinë e

Binçës si bir i kësaj famullie me shumë

meshtarë dhe si pasardhës i Martirëve?

Don Viktor Sopi: E ndjej një kënaqësi në

misionin tim meshtarak prezencën e Kishës si

dëshmi të martirëve, të parëve tanë, prandaj

në mënyrë permanente ndihem pjesë e

Kishës, pasi që nuk mundet të flitet për

histori të Kishës ndër shqiptar në këtë trevë,

duke e harruar sakrificën apo dëshminë e të

parëve tanë... martirëve të Binçës dhe

Stubllës! Prandaj gjithnjë më gëzojnë

aktivitetet që zhvillohen në këtë famulli,

thirrjet shenjte dhe dashuria ndaj Kishës si

vepër e Zotit! Edhe dëshmia e Juaj për vlera

universale në këtë konglomerat anomalish,

në botën egoiste dhe hedoniste janë thesar i

kësaj shoqërie...duhet që institucionet e

shtetit të stimulojnë dhe të përkrahin

dëshminë e juaj në kultivimin e vlerave

universale, të cilat vlera i mungojnë sot botës

përparimtare...! Vendi ynë nuk ka vlerë më

të madhe se dëshminë e Kishës, fytyrat e

ndritura dhe misioni i tyre gjatë tërë

shekujve ...që të çmohet dinjiteti i njeriut në

këto hapësira...! Dashuria për njeriun për

jetë, për vlera të përgjithshme krijojnë

shpresë për një të ardhme të mirë, jo vetëm

të famullisë së Binçës, por edhe tërë popullit

tonë në përgjithësi. Si dëshmi të Martirëve të

kësaj ane, dhe nga famullia jonë ka pasur

shumë thirrje meshtarake, motra të nderit që

në misionin e tyre përfunduan kudo nëpër

botë dhe varret e tyre janë në Turqi, Francë e

gjetiu dhe si një dëshmi, se gjaku i martirëve

sjellë fryte, kemi edhe ipeshkvin e ndjerë

Imzot Mark Sopin, i cili për një dekadë

udhëhoqi Kishën, duke mos e harruar kurrë

dëshminë e madhe të martirëve për dashuri

ndaj Jezu Krishtit.

Alfred Pjetri: Cili është mesazhi juaj për

lexuesit e revistës Shën Antoni i Padovës dhe

për tërë besimtarët e famullisë së Binçës, që

ky popull dhe kjo rini të mos e merr në asnjë

mënyrë gjarprin për peshk?!

Don Viktor Sopi: Për fund dëshiroj të ju

drejtoj këtë mesazh: Çdo gjë që ndahet

bëhet më e vogël, por kur Dashuria ndahet

ajo bëhet gjithnjë e më e madhe. Pra, Jetoni

në Dashurinë ndaj Kishës, duani Kishën si

vazhdimësi të veprës së Jezu Krishtit, dhe

gëzimi Juaj çdo ditë do të jetë më i madh!

Intervistoi: Alfred PJETRI

10

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 7, Korrik 2010

KREMTIMI I SHNA NOUT NË ZVICËR

„Ejani të lutemi dhe të festojmë së bashku“

M e k ë t ë m o t o t ë b u k u r d h e

domethënëse, të zgjedhur nga Këshilli i

famullisë së Binçës, dega në Zvicër,

pikërisht siç ishim të paralajmëruar dhe

të ftuar nga Këshilli, me datën 05.06.2010

në sallën e Misionit Katolik Shqiptar në

Sirnach, në ora 19.00 u tubuan

besimtarët e diasporës së famullisë sonë

për të kremtuar meshën shenjte me

rastin e festës të pajtorit tonë Shna

Ndout. Me këtë rast nga Këshilli i

famullisë, dega në Zvicër, pranë gjithë

besimtarëve tanë të diasporës së Zvicrës,

Gjermanisë, Italisë…ishte i ftuar edhe

famullitari ynë nga vendlindja don Albert

Demaj që të kremtoj meshën dhe të jetë

me besimtarët tanë në Zvicër.

„Ejani të lutemi…“

Në 19.00 h kur u mbushë e tëra salla

përplot besimtarë, Don Alberti në

koncelebrim me meshtarin misionar në

Zvicër don Fran Kola, filloi meshën e

shenjt të kushtuar pikërisht besimtarëve

të pranishëm dhe në mërgatë, në nderë e

lavd të Shna Ndout që të jetë mbrojtësi

dhe pajtori ynë dhe familjeve tona kudo

edhe më tutje e gjatë tërë jetës sonë.

Gjatë pretkut famullitari ynë don Alberti

shprehu gëzimin e madhe të tij me ç'rast

tha:

Besimtarë të mi të dashur, sot ndihem

jashtëzakonisht i lumtur për dy arsye,

ndihem i lumtur për atë se Ju shoh

gjithëve kështu të lumtur, të bashkuar në

dashuri rreth sofrës së Atit, e ne të gjithë

duke u ndier si bijë dhe bija të Zotit. Së dyti

ndihem i lumtur që jam famullitari i parë

të cilit iu dha rasti dhe kënaqësia si

gjithmonë shpirtërisht po sot edhe

fizikisht të jam dhe kremtoj meshën e

shenjt në nderë e lavd të Shën Ndout,

pajtorit të famullisë sonë, festë kjo e cila

që nga viti i kaluar, me iniciativën e

Këshillit të famullisë së Binçës, dega në

Zvicër, pra Tuajën, ka filluar të festohet

tradicionalisht në prag të festës po si sot

/me 05.06/

Ai në përfundim të meshës edhe një herë

falënderoi besimtarët për pjesëmarrje,

për kontributin e çmuar që ka dhënë e po

jep kjo bashkësi në ruajtje dhe kultivim të

përkatësisë fetare dhe kombëtare, e në

veçanti u ndal te kontributi i bashkësisë

në krye me Këshillin e degës në Zvicër për

kontributin e madh që është duke dhënë

famullisë si nga ana shpirtërore po ashtu

edhe nga ajo materiale e në veçanti për

ndihmë të të varfërve. Dhe pikërisht fill

pas përfundimit dhe pas një pauze të

shkurtër /deri sa përfunduan përgatitjet

teknike/ filloi edhe programi i pasur

artistik i udhëhequr nga z Pal Azizi.

Rinia e famullisë sonë në diasporë

/Zvicër/ shembull për të tjerët

11

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 7, Korrik 2010

Ishte kënaqësi të shikosh gjithë atë rini e

ata fëmijë kureshtar me sy e zemra të

pasura, me fytyra engjëllore gjatë meshës

shenjte dhe gjatë programit të përgatitur

nga Këshilltarët e famullisë, dega në

Zvicër. Programin e hapën fëmijët,

anëtarët e Ansamblit „Arbëresha“

/Sirnach/ që funksionon në kuadër të

Misionit Katolik Shqiptar, me vallen

„Shota“.

Më pas, mori fjalën Marjan Sebaj-Sopi të

cilit i cili tha; ...

Unë erdha nga Gjermania, por më ndodhi

sikur i ndodhi shumë më herët Kristofor

Kolombos, i cili u pat nisur për në Azi e

mbërriti në Amerikë por që askurrë nuk e

pranoi këtë, pra edhe unë u nisa për në

Zvicër që të jem së bashku me ju këtë ditë

të madhe, por më duket se sikur paskam

ardhur në famullin e Binçës, sepse këtu

qenkeni një famulli në veti, mirëpo kjo nuk

mjafton nëse nuk jemi të lidhur mes veti

me dashuri e kështu të gjithë duke jetuar

në paqe e harmoni do ruajmë gjithnjë

përkatësinë tonë fetare dhe kombëtare.

Pra,të gjithëve iu dëshiroj në rend të parë

shëndet, paqe e dashuri si dhe mirëkuptim

mes veti juve dhe mes diasporës kudo

gjendet dhe famullisë.

Programi më pas vazhdoi edhe me disa

pika të vallëzimit dhe të cilën atmosferë e

ngriti edhe më tej një e re me paraqitjen

dhe interpretimin e saj Paulina /Pal/ Sopi.

Në fund të gjithë të lumtur pamasë

vazhduan bisedat duke përfunduar e

gjithë ky manifestim i mrekullueshëm diku

kah ora 23.00 me disa fotografi të

përbashkëta të bëra nga dora mjeshtërore

artistike e z. Vilson Gashi-t të cilat keni

mundësi t'i shikoni në galerinë e

diasporës. Të gjithë këtë program të

larmishëm artistik e bëri më të bukur dhe

madhështor me vallet dhe këngët të

përcjellura nga tashmë i mirënjohuri DJ

Mario - Marjan Simani.

Ps. Falënderojmë të gjithë gratë dhe vajzat

e familjeve të famullisë sonë, nënat tona

të vyera të cilat me këtë rast kishin bërë

përgatitje të mrekullueshme të gjërave

ushqimore

Përgatitën: Luigj /Sebë/ Sopi

dhe Marjan Sebaj – Sopi

12

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 7, Korrik 2010

NJË SHQIPTAR

NË MINISTRINË E EKONOMISË SË CYRIHUT TË ZVICRËS

F r a n k l i n

Munishi, me

prejardhje nga

komuna e Vitisë,

fshati Kabash,

në saje të një

angazhimi të

paparë arriti të

kryejë të gjitha

n i v e l e t e

shkollimit, deri

në nivel universitar dhe aktualisht të punojë në

krye të një ekipi profesional kontabiliteti në

Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës në qytetin e

Cyrihut në Zvicër.

I riu me prejardhje nga komuna e Vitisë, Franklin

Munishi (lindur më 17 Nëntor 1979 në Kabash-

Viti ), në saje të një angazhimi e vullneti të

paparë, arriti që hap pas hapi të kryejë të gjitha

shkallët e shkollimit, deri tek ai universitar dhe

krahas kësaj të ndihmojë edhe familjen me

udhëheqjen e punëve administrative, por edhe

që të fitojë aq sa për të përballuar edhe

shkollimin personal. Franklin Munishi hynë në

radhën e shqiptarëve të rinj, i cili nuk pati edhe

shumë kohë të lirë për lëvizje dhe argëtim,

ngase kohën më të madhe ia kushtoi shkollimit

dhe punëve brenda familjes së madhe Munishi,

e cila njihet si një familje shumë punëtore dhe e

cila edhe në kushtet tejet konkurrente në Zvicër,

ka arritur të themelojë një punëtori shumë të

suksesshme zdrukthëtarie për prodhimin e

kuzhinave moderne me nivel të standardit

zviceran.

Aktualisht, Franklin Munishi është i punësuar

në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës në Cyrih,

në krye të një ekipi profesional kontabiliteti. Do

theksuar se administrata e kësaj ministrie në

kantonin e Cyrihut ka rreth 750 punonjës në 23

lokalitete vendore në nivel kantonal. Në kuadër

të kësaj administrate që merret me trajtimin e

zhvillimit ekonomik kantonal, të këtij qyteti

metropol me zhvillim më të hovshëm ekonomik

në botë, Franklini punon që nga një marsi i vitit

2008 dhe aktualisht është përgjegjës për

udhëheqjen dhe zhvillimin organizativ të

kontabilitetit dhe përgatitjen e pasqyrave

financiare në përputhje me kërkesat federale

dhe Kantonale. Ai po ashtu është i përfshirë

edhe në disa projekte për nevoja të qeverisë

federale. Përndryshe, Franklini që nga 2007-

2008 punoi në St Gallen në kuadër të fondit

Kantonal të papunësisë, ku edhe ishte Drejtori i

Personelit dhe Administratës, gjegjësisht

përgjegjës për ekipin e kontabilitetit. Ndërkohë

punoi edhe si përgjegjës për krijimin e llogaritë

mujore dhe vjetore dhe të statistikave e

buxheteve. Në tërë këtë rrugëtim jetësor, siç

mësojmë nga një bisedë me Franklin Munishi,

atij i ndihmoi edhe përvoja nga vitet 1997-1999

kur në Tiffany Bar Restorant në Frauenfeld, kur

udhëhoqi biznesin familjar, duke e menaxhuar

këtë restorant familjar me 9 punonjës. Me gjithë

angazhimin e tij në ngritjen profesionale dhe

ndihmesën në familje, Franklini punoi shumë

edhe në zgjerimin e kulturës personale, sa arriti

të zgjerojë njohuritë dhe aftësitë e tij edhe në

lëmin e njohurive gjuhësore, sa sot të njeh e të

komunikojë shumë mirë edhe me shkrim jo

vetëm në gjuhën gjermane e shqipe, por edhe

në atë angleze. Ndërsa që, përkundër këtyre

angazhimeve hobi ka edhe leximin, vrapimin,

dhe sportet e lehta e kreative, por edhe

futbollin. Krejt në fund, do theksuar se të rinjtë e

tillë se nuk i kontribuojnë vetëm imazhit

personal e familjar, por edhe atij kombëtar, në

një mjedis ku të rinjtë shqiptarë duhet të bëjnë

ende shumë për afirmimin e tyre personal e

kolektiv.

Përgatitur nga R. Rifati, dhe botuar në shumë

revista në Diasporë.

13

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 7, Korrik 2010

FESTA E ZEMRËS KRISHTIT NË VITI

Sot më 11 qershor, me shumë solemnitet

kremtuam festën e Zemrës së Krishtit.

Mesha solemne ishte në ora 10.

Besimtarët shumë më herët, me shumë

devotshmëri luteshin para truporës së

bukur të Zemrës së Krishtit. Në meshë

bashkë me ipeshkvin morën pjesë edhe

25 meshtarë dhe shumë rregulltare. Në

kishën përplot me besimtarë, shumë

kishin mbetur edhe përjashta, por zërimi i

bukur ndihmonte që të dëgjohej bukur

edhe përjashta. Ipeshkvi me meshtarët

dhe ministrantat hynë në procesion të

prirë nga kryqi dhe flamuri i Zemrës së

Krishtit.

Festa e sotme ka për qëllim që të lutemi

për shenjtërimin e klerit dhe që i gjithë

populli i Zotit, natyrisht edhe klerikët, të

fitojnë vetëdijen se meshtaria është e

pazëvendësueshme. Shëlbimi kalon

nëpër meshtarinë, për të arritur tek të

gjitha breznitë e të gjitha kohërave.

Qëllimi, pra, është të lutemi për klerin,

sepse meshtari, që është një Krisht tjetër

në gjirin e shoqërisë, do të duhej të kishte

tiparet e Krishtit, e prej këndej, shenjtëria

bëhet kërkesë jetike, pa të cilën meshtari

nuk mund të kuptohet.

Zemra e Krishtit është simboli i dashurisë

baritore për shpirtrat. Kur e shikojmë

Zemrën e Krishtit, na kujtohen fjalët:

“Ejani tek unë, ju të gjithë që jeni të

lodhur prej barrës së rëndë e unë do t'ju

çlodh”.

Pikërisht në këtë drejtim foli edhe

ipeshkvi, i cili ndër të tjera tha: Ju kujtohet

se si dikur shkonim në Shkup për të

kremtuar këtë festë të bukur që ne me aq

shumë dashuri e kremtojmë qysh moti në

familjet tona. Por qe faleminderit Zotit

dhe të gjithë njerëzve që kanë kontribuar

që ne sot me shumë kënaqësi në këtë

kishë të bukur të Zemrës së Krishtit të

nderojmë dhe falënderojmë Zemrën

Hyjnore të mbushur me mirësi dhe

dashuri për ne. Ju e dini se që nga festa e

Zemrës së Krishtit të vitit të kaluar e deri

më sot, ka qenë viti i meshtarisë nën

mbrojtjen e shën Gjon Maria Viannej. Sot

meshtaria nuk është profesion, por

dëshmi dashurie. Shembull konkret e

kemi Nënë tonë Tereze, na porositë

Papa, i cili na fton ne meshtarët të mos e

14

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 7, Korrik 2010

shndërrojmë shërbimin tonë meshtarak

në profesion, por ta jetojmë me gëzim

dashurinë për Zotin, në një shoqëri

gjithnjë e më të ndërlikuar. Është e

rëndësishme, që besimtarët ta shohin se

prifti i tyre është i dashuruar me Krishtin,

se ndjek Ungjillin me jetën e vet dhe

dhuron gjithçka, siç bënte Famullitari i

S h e n j t ë i A r s i t ,

Të dashur vëllezër meshtarë, ndoshta

askush prej nesh nuk do të ishte bërë

meshtar, po të mos kishim njohur

meshtarë të vërtetë bindës, të cilët

digjeshin në zjarrin e dashurisë për

Krishtin. Prandaj, ju ftojë me zemër që

të përpiqemi të jemi meshtarë bindës.

Të dashur besimtarë, ju falënderojë që

gjatë këtij viti kushtuar meshtarëve jeni

lutur për meshtarët, dhe ju ftoj të luteni

edhe në të ardhmen. Vet Krishti ka dashur

që meshtarët të vazhdojnë veprën e tij në

shëlbimin e botës... meshtarët janë ata

që vazhdojnë t'i përsërisin të njëjtat fjalë

të Krishtit, të kremtojnë sakramentet me

anë të cilave meshtarët iu mbajnë afër

Krishtit dhe në rrugë të Zotit. Lutuni që ne

meshtarët të jemi të shenjtë dhe t'iu

udhëheqim edhe juve gjatë shenjtërimit.

Vëllezër dhe motra, duani dhe nderoni

meshtarët tuaj, lutuni dhe përkraheni

ata. Zemra e Krishtit i plotësoftë të gjitha

dëshirat tuaja të mira e na mbajtë

përgjithmonë në Zemrën e vet Hyjnore.

Amen.

Solemnitetin e meshës e shtonte çdo

herë e më tepër kori famullisë nën

udhëheqjen e m Monikë.Kolbuçaj me një

këndim vërtet shumë të bukur.

Para përfundimit të meshës famullitari

tha: Jeta jonë duhet të jetë falënderim

Zotit për dhuratën e jetës dhe çdo gjë

tjetër që ka bërë për ne. E mbi të gjitha

faleminderit që na e ka dërguar Birin e

vet. Faleminderit Krishtit i cili nuk kurseu

asgjë për shëlbimin tonë, faleminderit

Krishtit që lejoi që Zemra e tij e mbushur

me mirësi dhe dashuri të shporohet me

heshtë. Faleminderit edhe ipeshkvit tonë,

për meshën dhe fjalët e bukura që na i

drejtoi. Faleminderit edhe meshtarëve

dhe motrave, të gjithë juve që keni ardhur

për t'u lutur para Zemrës së Krishtit.

Faleminderit këshilltarëve, të rinjve të

gjithë atyre që kanë kontribuar që

gjithçka sot të jetë kështu bukur. Një

falënderim i veçantë për korin tonë që

vërtet sot kanë kënduar bukur.

Falënderimi është më i madh kur dihet se

ata janë edhe në punë e shkollë, por kanë

gjetur kohë, vullnet e dashuri për të

ushtruar e kënduar kështu bukur. Zemra e

Krishtit i shpërbleftë. (pasoi një

duartrokitje e gjatë si shpërblim për

korin). Ne meshtarët dhe motrat –

rregulltaret, do të shkojmë në Letnicë për

t'u lutur tek Nëna jonë qiellore. Zemra e

Krishtit i ruajt në paqe e dashuri familjet

tona.

Zemra e Krishtit Zotit tonë – bëj që Ty të

duam përgjithmonë.

Përgatiti: Klodina Gashi ./

15

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 7, Korrik 2010

FESTA E NËNAVE

Më 9 maj, e diel, ditë e bukur dhe me

diell. Ishte dita ndërkombëtare e

nënave. Dhe ne në famullinë tonë në

meshën në ora 11 u lutëm për nënat

tona. Në meshë leximet i lexuan dhe

psalmin e kënduan disa nëna. Po ashtu

edhe paraqitjen e dhuratave me

simbole të ndryshme e benë nënat

tona. Gjithçka ishte shumë bukur.

Programi festiv ishte pas dite në

oborrin e kishës në Binçë, ku oborri

ishte përplot besimtarë, e vendin e

veçantë e kishin nënat tona të të gjitha

moshave.

Moderatore e programit ishte Emiljana

Marku. Filluam recitime të fëmijëve

kushtuar nënave, pastaj disa valle dhe

këngë nga të rinjtë. Me një skeç

humoristik u paraqitën me shumë

sukses dhe u mirë pritë shumë mirë nga

shikuesi nënat tona: Tereza (Kalota)

Marku, Kristina Simani, Margareta

Gashi, Rafaella Simani dhe Filloreta

Toma. Pastaj famullitari të gjitha

nënave iu dha nga një mirënjohje, ku

fëmijët kishin mundësi të shkruanin

emrin e nënës dhe emrin e vet, me një

tekst të bukur të përgatitur enkas për

këtë rast. Pas programit deri sa të

pranishmit shërbeheshin me ushqimet

e përgatitura nga nënat dhe pijet

freskuese të ofruara nga famullitari,

vazhduam me muzikë. Të gjithë u

ndamë të kënaqur me atë që pamë sot.

Nëna jonë qiellore i ruaj dhe iu

ndihmoftë nënave tona. Fotot mund t'i

shihni në ueb seit të famullisë.

Përgatiti: Emiljana Zef Marku

Nënës sime

Sot për ju nena, po mendojmë

Për ju vargje te bukura te krijojmë

Melodi te bukura për ju te këndojmë,

Dhe me zemra te gëzuara, me ju te festojmë

Qe lumturi dhe gëzim, juve t'ju dhurojmë

Nene ti je mësuese e jetës

Ti o nene je ngrohtësi e zemrës

Pa, ju nena nuk ka jete,

Për ne jeni gëzimi i vërtet

Si ylli i qiellit, qe natën xixëllon

Ashtu syri i nënës prej dashurisë ndriçon

Edhe hëna e arte me atë drite te zbehte,

Është pasqyra e gazit qe ka nena për fëmijët e

vet

Sikur dielli i verës qe rrezaton plot shkëndijë

Ashtu zemra e nënës është plot me dashuri

Njeriu gjate gjithë jetës, ne çdo raste, e

hidhërim,

Ne prehrin e nënës gjithmonë gjen qetësinë

Për këtë feste te 9 majit ç'të sjell moj nene

Trëndafila, lule te bukura çdo vit te kam

dhënë

Këtë vjershe o nene unë e mësova për ty

Për ty o nene zemra me thur melodi

Për nënën kur mendoj zemra me shkrihet

Prej gëzimit, qe ndiej e përjetoj,

Kënge te bukura, nisi te këndoj,

Për nënën time qe jetën ma dhuroj.

Me gëzim Zotin dua ta falënderoj

Nena qiellore, o virgjëra Mari

Mbushi nenat tona plot me dashuri,

jepu atyre, paqe dhe shëndet,

butësi, dhe mirësi, hire, dhe bekime

dhe behu ti o Mari mbrojtja e tyre.

Motra Monikë

16

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 7, Korrik 2010

NËNA - DASHURI DHE JETË

Në çdo kulturë, në çdo popull e në çdo

gjuhë fjala më e afërt, më përkëdhelëse,

më e butë dhe më e dashur është

pikërisht fjala dhe qenia NËNË. Shumë

arsyena të cilat i sjellim në vijim na bëjnë

që me nderim, respekt, kënaqësi e

dashuri të thërrasim; NËNË. Edhe

vendlindjen, gjirin tonë më të dashur e

identifikojmë me këtë fjalë, pra

mëmëdhe, pastaj gjënë më të çmuar e të

shenjt prapë e quajmë dhe identifikojmë

me fjalën; gjuha e nënës, pse? Sepse, që

nga bartja dhe lindja jonë d.m.th personi i

parë me të cilin komunikojmë është

pikërisht Nëna, edhe atëherë kur nuk

dimë të flasim prapë zemra nënë-fëmijë

komunikon pra, përqafimi i parë dhe

fjalët e para e lotët e parë të gëzimit që

derdhëm, pra që na solli në jetë, janë

pikërisht lotët e nënës - lotët e gëzimit.

Që nga dita e parë e ardhjes sonë në jetë,

nëna është ajo e para e cila kujdeset për

ushqimin tonë, ndanë nga goja e trupi i

saj për të na mbajt neve në jetë. Fjalët e

para që i mësojmë, i mësojmë nga goja e

ëmbël e nënës edhe atë me thirrjen; eja

te nëna që do të thotë; eja në përqafim e

përkëdhelje të mbrojtjes, mirëqenies, e

dashurisë! Hapat e parë drejt jetës i

marrim nga nëna, ajo na mbanë për dorë

deri mos të jemi të pavarur së ecuri, ajo

kujdeset ditë e natë për ne, na zgjon me

puthje, na përgatitë dhe bekon kur të

nisemi për në shkollë e lojë…Gjithmonë e

çdokund na përcjell në mendime e

lutje…është me ne në çdo çast dhe qenia

e vetme e cila nuk mund të ndahet

askurrë nga fëmija-pjesa e mishit dhe

trupit të saj- sepse, Nëna mbetet

gjithmonë nënë, pra DASHURI!

Nënat tona shqiptare

Nëna është bashkëpunëtorja më e

n g u s h t ë e Z o t i t . A j o ë s h t ë

bashkëkrijuese, sepse gjithnjë lind dhe

mbanë jetën njerëzore sipas planit dhe

përcaktimit Hyjnor duke u flijuar deri në

maksimum. Në historinë e popullit tonë,

nënat tona zënë vend të veçantë sepse

gjithnjë u treguan nëna trime, të

guximshme, të dashura, të pashoqe,

mësuese të mira të jetës. Gjithnjë e në

çdo rrethanë u flijuan për bijë dhe bija të

veta. Për këtë edhe kemi nëna të shenjta

sepse edukuan njerëz cilët u bënë të

rëndësishëm, shembull dhe të shenjt për

kombin dhe fenë, për njerëzimin, e cilët i

sollën njerëzimit paqe, mirësi e dashuri!

Shembull kemi bijën tonë cila mbanë

epitetin, emrin e shenjt që është NËNË,

pra, Nënë Terezën. E cila tërë jetën e saj e

17

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 7, Korrik 2010

shkriu si Nënë /sipas modelit të Nënës së

Bekuar/, në mbrojtje të pambrojturve, të

sëmurëve, të varfërve, të pastrehuarve,

të uriturve…

Zonja e Bekuar shembull dhe model i

Nënave!

Nëna është me ne edhe atëherë kur të

rritemi, kur të plakemi edhe atëherë kur

atë nuk e kemi fizikisht në mesin tonë,

edhe atëherë kur ka ndërruar jetë, ajo na

përcjell nga parajsa me lutjet e saja. Këtu

ne mendojmë këto ditë të ardhjes edhe

për gjithë ata fëmijë që kanë mbetur

bonjak, por mos të harrojmë se nuk ka

njeri në botë e që nuk ka nënë! Zonja e

bekuar është modeli i nënave, ajo lind me

dashuri, përcjell e mbron foshnjën me

dashuri, rritë dhe edukon të gjithë ne me

dashuri. Jezusi mendoji për gjithë ne dhe

pikërisht për atë sepse kemi nevojë

gjithnjë për nënë dhe kujdesin e saj, Ai na

la për mbrojtje e kujdes Nënën e tij dhe

Nënën tonë Zonjën e Bekuar me fjalët: Ja,

Nëna e jote! Kjo nënë e njerëzimit

kujdeset e na mbron me dashurinë amë

të gjithëve. Kështu që askush nuk është

pa përkujdesjen dhe dashurinë e nënës.

Të faleminderit Nënë

Për atë që më solle në jetë, unë të

falënderoj. Të falënderoj nënë për fjalët e

ëmbla tuat, për kujdesin, për dashurinë,

për mësimin e edukimin tënd që ma jep

që nga zgjimi e deri në shkuarje në gjumë.

Të falënderoj për pagjumësinë tënde

duke më shikuar mua se si marr frymë, të

falënderoj edhe atëherë kur jam mirë e

kur merakosësh për shëndetin tim.

Faleminderit për atë që ke pranuar të jesh

Nëna ime dhe të faleminderit që më je

Nënë sipas mësimit të Nënës së Bekuar.

Qofsh e bekuar edhe Ti oj Nënë e ime!

Patrik /Vilson/ Marku

18

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 7, Korrik 2010

FESTA E SHNA NOUT

Dita e sotme për famullinë tonë ishte

shumë e veçantë: Ne të lumtur

kremtuam festën e pajtorit tonë shna

Nout.

Festimi i fillojë në vigjilje, me

meshën që ishte në ora 18 e që u tha në

oborr të kishës në Binçë, në vendin e

përgatitur dhe zbukuruar enkas për këtë

festë. Meshën e udhëhoqi Don Albert

J a ka j , s e k reta r i i p e s h k v i t , n ë

bashkëmeshim me Don Aleksandrin dhe

famullitarin tonë. Kishin ardhur edhe

besimtarë nga Stublla e Letnica për të

nderuar dhe lutur shna Noun. Pas

meshës ishte procesioni tradicional me

truporën e shna Nout.

Ditën e shna Nout shumë

besimtarë nga Stublla e Letnica kishin

ardhur në këmbë. Oborri i kishës ishte

përplot besimtar që me devotshmëri

luteshin para truporës së shna Nout.

Meshën në ora 11 e udhëhoqi don Ndue

Ballabani, famullitar i Zymit. Ai gjatë

predkut foli për porosinë që bartë në vete

jeta e pajtorit tonë dhe

m ë s i m i n q ë d u h e t

marrim ne si besimtarë.

Këshilltarët e kishës me

një organizim të mirë

kujdeseshin që gjithçka të

jetë në rregull. Kori i

kishës nën udhëheqjen e

m Monika, si gjithnjë në

nivel shumë të lartë.

Kënduan jashtëzakonisht bukur. Zërimi –

mikrofonat ishin shumë funksional, duke

bërë që atë që zhvillohej në oborrin e

kishës të dëgjonin e gjithë famullia. Me

një fjalë gjithçka shkoi si është më së miri.

Në meshë morën pjesë edhe 10

meshtarë të tjerë. Në fund famullitari

falënderoi të gjithë për pjesëmarrje duke

theksuar: Shna Nou ka bërë shumë

mrekulli. Por mrekullia më e madhe për

ne është se para 11 viteve, e diel, 13.

qershor 1999, me ndërmjetësinë e shna

Nout ne u liruam nga okupatori i jashtëm,

dashtë Zoti me ndërmjetësinë e shna

Nout gjithmonë të jemi të lirë në shpirt.

Më pas iu urojë festën të pranishmëve e

sidomos don Nout dhe të tjerëve që

bartin emrin e këtij shenjti. Nga sofra

eukaristike u shpërndamë nëpër familjet

tona, që me miqtë tanë të kremtojmë

festën e shna Nout.

Përgatiti: Driton Simani

19

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 7, Korrik 2010

KREMTIMI I SHËN ELISË NË FAMULLINË TONË

Dje me shumë solemnitet kremtuam një

ndër festat më të vjetra të famullisë sonë

– shën Elinë. Në fakt këtë festë besimtarët

e Binçës filluan ta kremtojnë para se të

kishim kishë këtu. Kemi dy gojëdhëna të

kësaj feste: Njëra që daton nga koha e

martirëve tanë të cilët kërkuan mbrojtje

nga shën Elia për t'i përforcuar në

dëshminë e tyre për Fe dhe Atdhe. Dhe

tjetra, pasi që ishte një mot shumë i keq

që bëri shumë dëm në të gjithë zonën,

por të partë tanë duke e lutur shën Elinë

shpëtuan nga kjo situatë e keqe. Si do që

të jetë ne kemi shumë arsye edhe sot të

lusim këtë shenjtë – profet të madh të

Besëlidhjes së Vjetër.

Mesha e parë u kremtua në ora 9 nga

famullitari ynë. Ndërsa mesha kryesore

në ora 11në oborr të kishës. Meshën e

udhëhoqi don Frrok Zefi, biri i famullisë

sonë me shërbim në Kroaci, në

bashkëmeshim me shumë vëllezër

meshtarë. Koha ishte ideale, jo shumë

nxehtë. Kori këndoi shumë bukur,

pjesëmarrja e popullit shumë e mirë. Do

Frroku foli për rolin dhe jetën e shën Elisë,

i cili ka jetuar në shek e IX para Krishtit, në

kohën kur në Izrael kishin filluar të

adhuronin zota të rrejshëm – Baalin. Emri

Eli do të thotë Hyji është Zoti im! Elia me

guxim akuzoi edhe mbretin Akaz për një

deformim të besimit të vërtetë. Dhe për

të shpëtuar jetën ai u detyrua të ik. Elia

për vite të tëra jetoi në shkreti duke ikur

nga përndjekja e mbretit dhe të atyre që

donin ta vrisnin, derisa një ditë nuk i sfidoi

priftërinjtë e Baalit duke iu thënë që të

bjer zjarri nga qielli në flinë e tyre. Tërë

ditën ata e lutën Baalin, por kot, zjarri nuk

ra në flinë e tyre. Ndërsa elia posa ia

drejtoi lutjen Zotit, flija (qengji) e

përgatitur nga Elia, mori flakë. Kështu

populli e kuptoi se kush është Zoti i

vërtetë. Elia ishte aq shumë i nderuar sa

që edhe Krishtin e krahasojnë me të. Kur

Krishti shndërrohet në malin Tabor, atij i

duet Moisiu dhe Elia.

Ky profet i Zotit na thërret edhe neve të

luftojmë kundër zotave të rrejshëm të

përditshmërisë sonë. Binça, shtoi don

Frroku, është vend i bekuar, sepse nga kjo

famulli kanë dal 15 meshtarë e 32

murgesha, që shërbejnë në Kosovë dhe

botë. Famullia jonë është e bekuar sepse

toka jonë është e larë me gjakun e

martirëve tanë.

Leximet i lexuan: Kristë Gega, psalmin e

këndoi shumë shumë bukur Vilson Zef

Marku, dhe leximin e dytë Alfred Isamili.

Lutjet e besimtarëve i lexoi Bernadeta

Sopi.

Në përfundim famullitari e falënderoi

don Frrokun duke thënë se ai është

meshtarë në Kroaci, punon në popullin

20

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 7, Korrik 2010

kroat, por me zemër e mendje ka bërë

dhe po bën një punë shumë të madhe

për popullin dhe kishën tonë. Ai ka

shkruar disa libra për personalitet e

ndryshme të historisë së popullit dhe

kishës sonë, dhe tash së fundi e ka

përgatitur edhe një monografi të

famullisë sonë. Shpresojmë së shpejti të

botohet. Po ashtu famullitari, don

Alberti, falënderoi edhe meshtarët dhe

të gjithë të pranishmit.

Në mbrëmje ishte një kviz për fëmijët e

shkollës fillore. Në finale ishin

pjesëmarrës 4 ekipe. Sponsor i këtij kvizi

ishte Mediteran shopin center. Ata

shpërblyen te katër grupet. Vendin e parë

e zuri Liridon Ismaili dhe Patrik e Valentin

Marku. Juri ishte Atë Shtjefen Dodes dhe

m Monika. Publiku ishte shumë aktivë me

duartrokitje dhe komente. Ndërsa

nxënësit shumë të përgatitur. Edhe sikur

të kishte fituar ndonjë ekip tjetër nuk do

të ishte gabim, sepse të gjithë e meritonin

vendin e parë.

Pra, urime për përgatitjen e tyre dhe

rezultatin e treguar.

Ishte kjo një ditë e bukur për të gjithë.

Falënderojmë Zotin.

Shën Elia – lutu për ne!

Luz Sopi

21

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 7, Korrik 2010

A EKZISTON E KEQJA?

Një dite, një profesor universiteti vendosi

t'i sfidonte studentet e tij. I pyeti:A ka

krijuar Zoti gjithçka qe ekziston? Një

student iu përgjigj: ''PO,Zoti i ka krijuar''

Çdo gjë? - Pyeti profesori. PO, çdo gjë - ia

ktheu studenti.

Atëherë, Zoti paska krijuar edhe te keqen,

apo jo? Sepse e keqja ekziston - foli

mësuesi...

Para kësaj studenti mbeti pa fjale.

Profesori iu gëzua rastit te mire, për tu

provuar studenteve, edhe një here se feja

ishte vetëm një mit. Befas, një student

tjetër ngriti dorën dhe foli: ''A mund te te

beje një pyetje, profesor?'' ''Patjetër''-

qe përgjigjja e profesorit.

A ekziston te ftohtët? Sigurisht qe

ekziston,-i tha profesori. Asnjëherë nuk

ke pasur te ftohte? Në fakt, zotëri, te

ftohtit nuk ekziston. Sipas studimeve

fizike ftohtësia është mungesa e plote e

nxehtësisë. Një objekt merret ne studim

për te pare nëse ka apo transmeton

energji dhe është pikërisht nxehtësia e tij,

a j o q e t r a n s m e t o n e n e r g j i n ë .

''Pa nxehtësi gjerat bëhen te plogëta, pa

aftësi për te kundërvepruar. Po te ftohtit

nuk ekziston.

Ne kemi formuar fjalën ''te ftohte'' për te

shpjeguar mungesën e nxehtësisë''

''Po errësira?''- Ngulmoi studenti.

''Ekziston''- iu përgjigj profesori. ''Prape, e

ke gabim zotëri, errësira është mungesa e

plote e dritës.'' Mund te studiohet drita

dhe ndriçimi, por jo errësira. Prizmi i

Nikolsit tregon shumëllojshmërinë e

ngjyrave, ne te cilat mund te shndërrohet

drita, ne varësi te gjatësisë se valëve.

''Errësirë'' është fjala qe ne përdorim për

te treguar mungesën totale te dritës. Me

ne fund, studenti pyeti - ''Po e keqja,

zotëri, a ekziston e keqja?'' ''Zoti nuk e ka

krijuar te keqen. E keqja është mungesa e

Zotit ne zemrat e njerëzve, është

mungesa e dashurisë, njerëzisë dhe

besimit. Dashuria dhe besimi i përngjajnë

nxehtësisë dhe dritës. Mungesa e tyre

sjell te keqen.'' Kësaj here, pa fjale, mbeti

profesori.

Studenti quhej: ALBERT EINSHTEINI

Përgatiti: Liridona Kristë Gashi

ALBERT EINSHTEINI

22

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 7, Korrik 2010

In memoriam FRANË KOLIQI

Koha shëron plagët, thotë një fjalë e urtë.

Por kjo për ne nuk vlen. Sepse koha kalon

dhe atë shpejt, por malli dhe dashuria për

djalin tonë, më të mirën sa vjen e rritet.

Shikuar në aspektin kohorë, ikja e djalit

tonë nga kjo botë e shkurtër ka ndodhur

moti, por për ne si prind, e familje, sikur

të kishte ndodhur dje.

E pra, me 25 korrik te këtij viti u benë 26

vjet nga kalimi ne amshim i studentit te

teologjisë Frane Koliqit. Ai u lind me 1 maj

1963 ne Kabash, i biri i Nue dhe Tereza

Koliqit. Shkollën fillore e kreu ne

vendlindje. Si fëmijë ishte shume i qete,

lutej çdo dite dhe mund te themi se ishte

prijës i uratës ne familje, po ashtu ishte

edhe shume aktive ne dramat dhe

aktivitetet e tjera rreth kishës. Ai si fëmijë

përgatitej që një ditë të përgjigjej thirrjes

së Zotit. Frana ynë i dashur, e bëri këtë me

gatishmëri, zemërgjerësi dhe falënderim

posa e përfundoi shkollën fillore. Kështu

shkollën e mesme, gjimnazin klasik e kreu

ne Subotic si seminarist, duke treguar

suksese shumë të mira në të gjitha

fushat. Pas pushimeve verore vazhdoi

teologjinë ne fakultetin teologjik ne

Zagreb. Ishte anëtar i shoqërisë

rregulltare te palotinve.

Disa dite para se te nisej për Gjermani qe

te hyje ne noviciat, ne përgatitje me te

afërt për jetën rregulltare, ai erdhi ne

Kosove qe t'i vizitoj familjen dhe te

afërmit dhe qëndroi 2 jave Pastaj dëshiroi

t'i vizitojë edhe vëllezërit e tij ne Kotorr

(Mal të Zi), por atje papritmas vdiq.

Pra, si duket Zoti e ka dërguar të

përshëndet me ne dhe me vëllezërit e

vet, sepse Zoti e deshi për veti. Frana

edhe pse i ri, ishte i pjekur për amshim.

Ne pritnim që të kryente studimet e të

bëhej meshtarë, por Zoti e thirri që

dëshirën e vet për meshtarë ta jeton afër

Krishtit. Varrimi i djalit tonë të dashur

Franës u bë me 27 korrik meshën e

udhëhoqi Don Gasper Gjini, famullitari i

Shkupit me disa meshtar dhe shumë miq

e dashamir, që kishin ardhur me nda

pikëllimin me ne.

Me këtë rast i falënderojmë të gjithë

njerëzit që na qëndruan pran me këtë

sprovë dhe kryq të rëndë që na e dërgoi

Zoti. Ai i shpërbleftë me të mira të gjithë,

e djali ynë Frana pushoftë në paqen e

Krishtit.

Florina David Koliqi

23

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 7, Korrik 2010

SHËTITJA ME FËMIJË DHE TË RINJ

Sot, 28.VII.2010 ishte një ditë e veçantë për

fëmijët dhe të rinjtë nga kurbeti. Ne sot

kishim shëtitjen tonë tradicionale të

përgatitur enkas për bashkatdhetarët tanë.

Ishin mbi 100 fëmijë dhe të rinj që kishin

mbushur oborrin e kishës në Binçë herët në

mëngjes dhe me padurim pritnin

autobusët për t'u nisur. Kësaj radhe

famullitari kishte zgjedhur që të vizitojmë

Klinën dhe Zllakuqanin, dy famulli që për

shumicën ishte hera e parë që vizitonim.

Bashkë me neve ishte don ylberti dhe m

Monikë. Ishim të ndarë në dy autobusë,

njëri me fëmijë e tjetri me të rinj.

Atmosfera në autobus shumë e bukur. Të

gjithë ishim të lumtur. Të gjitha ato vende të

bukura, peizazhe të mira, na befasonin

pozitivisht duke zbuluar bukurinë natyrore

të Kosovës. Po ashtu na bëri përshtypje

edhe rruga Pejë Prishtinë që ishte duke u

punuar. Do me thanë Kosova po ec përpara,

ngadalë por sigurt. Kënaqësia jonë ishte

shumë e madhe kur e pamë kishën e bukur

të Zojës së Këshilit të Mirë në Klinë, me një

oborr të rregulluar me aq shumë shije.

Gjithçka ishte në vendin e vet dhe shumë

bukur. Famullitari, don Lorenc Sopi, biri

famullisë sonë, na pranojë me shumë

bujari. Pas disa shpjegimeve që na bëri për

kishën, të cilën me shumë mund e sakrifica,

e kishte punuar don Franë Sopi, ndërsa

realizimn final e kishte bërë don Lorenci.

Pas fotografisë së përbashkët në oborr të

kishës vazhduam për Zllakuqan, në

pishinën e mirënjohur në Kosovë Euro

park. Ishte vërtet një vend shumë i bukur

që afronte kënaqësi të veçantë me të gjitha

objektet përcjellëse për argëtim, me

restorant të bukur dhe shërbime cilësore.

Pra, këtu e kaluam tërë pas ditën duke

notuar, luajtur lojëra të ndryshme, dhe

gjithsesi në biseda të përzemërta

miqësore.

Ishte kënaqësi, në njërën anë të shikoje të

rinjtë dhe fëmijët tanë duke folur në të

gjitha gjuhët kryesore evropiane: anglisht,

kishte të rinj tanë nga SHBA – ja,

gjermanisht, sepse ishin nga Gjermania

dhe Zvicra, italisht dhe kroatisht. Por në

tjetrën anë pak sa e dhimbshme, sepse disa

gjuhën tonë të bukur e flisnin me

vështirësi. Diku pas orës 4 vizituam edhe

kishën e shën Gjon Pagëzuesit në

Zllakuqan, ku u lutëm pak dhe u kthemë

për shtëpi.

Kaluam një ditë të bukur dhe të pasuruar

me të gjitha ato që përjetuam, me shpresë

se do të vazhdojmë me shëtitje të tilla.

Fotot do t'i shihni në ueb seit të famullisë.

Kisha në Klinë

Irena Nikollë Koliqi

24

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 7, Korrik 2010

AKTIVITETET E FAMULLISË

Pashkët 2010 Edhe sivjet për festën më të

madhe të besimit tonë Pashkët kaluam

shumë bukur me shumë aktivitete

shpirtërore dhe kulturore. Filluam me

rrëfimet që i kishim të martën në javën e

madhe dhe ku pjesëmarrja e popullit ishte

shumë e madhe. Të Enjten e Madhe

meshën e kishim në ora 19. Pas meshës

ishte një koktej për apostujt. Prej orës 22 –

23 ishte adhurimi i përbashkët. Kisha ishte

përplot besimtarë që luteshin në heshtje

dhe me tekste të bukura të përgatitura nga

famullitari, ndërsa kori me m Monika

këndonin këngë të bukura meditatative.

Ritet e të Premtes Madhe ishin në 19. Po

ashtu prej orës 22 - 23 kisha ishte përplot

besimtarë që luteshin para varrit të

Krishtit. Po ashtu ishte dhe mundësia për

rrëfim, gjë të cilën e shfrytëzuan shumë

besimtarë. Të Shtunën e madhe mesha

ishte në ora 22. Të Dielën e Pashkëve

meshët si zakonisht në 9 dhe në 11. Pas

meshëve ishte kokteji për të gjithë

besimtarët, si dhe shpërndarja e vezëve

për fëmijë.

Të hënën e Pashkëve mesha për pleq e të

sëmurë para dite në 10 e pastaj kokteji për

ta. Ndërsa në mbrëmje ishte darka për

këshillin e kishës dhe korin e të rriturve.

Gjatë darkës u ndanë dhuratat dhe

treguam se kush për kënd ka lutur gjatë

kreshmëve.

E marte, 6.VI.2010. Ishte programi festiv i

Pashkëve. E veçanta e këtij programi ishin

dy mysafir humorist dhe këngëtar nga

Shqipëria: Pastaj morën pjesë edhe të

rinjtë tanë me këngë dhe valle. Programi

zgjati 2 orë, oborri i kishës përplot shikues.

Ishte vërtet bukur.

E diel, 2.V:2010. Ishte bekimi i

automobilave. Pra, me lutje përkatëse

famullitari e luti Zotin që t'i ruan ngasësit e

makinave dhe udhëtarët e tyre.

E diel, 9.V.2010. Dita e Nënave. Me një

program të mirë u kremtua dita e nënave.

Programin shumë bukur e kishte

përgatitur motra me disa nëna që kishin

përgatitur një skeç humoristik mes

vjehrrave dhe rejave: Tereza (Kalota)

Marku, Rafaella Simani, Margareta Gashi,

Filloreta Toma. Përveç programit,

argëtues, famullitari iu ndau nga një

mirënjohje të gjitha nënave të pranishme

në këtë program, e që vërtet ishin shumë.

Pas recitimeve, këngëve, vallëzimeve

enkas të përgatitura për këtë ditë,

vazhduam me pije, ushqime të përgatitura

nga nënat tona dhe muzikë. Ishte një ditë e

bukur për të gjithë. Zoti i ruajt nënat tona.

E shtunë, 15.V.2010. Ishte turniri

tradicional dioqezan në futboll. E që sivjet

u mbajt në Gjakovë, ku morën pjesë edhe

të rinjtë tanë.

E martë, 18.V.2010. ishte shtegtimi ynë

tradicional në Gjakovë. Përve Gjakovës ne

vizituam edhe Doblibarën. Kaluam një ditë

të bukur me nënat tona dhe me të rinjtë që

ishin në autobus.

E diel, 23.V.2010. Nga kisha e Zemrës

Krishtit në Viti u nisëm këmbë për Letnicë.

25

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 7, Korrik 2010

Ishim rreth 200 persona të të gjitha

moshave. U lutëm së bashku, kënduam

dhe kaluam vërtet bukur. Në Letnicë i tham

litanitë e Zojës dhe kënduam disa këngë.

Zoja e Letnicës – lutu për ne.

E diel, 30.V.2010. Sot ishte gëzim i

dyfishtë. Kungimi i parë në famullinë tonë

dhe bankat e reja në kishën tonë në Binçë.

32 fëmijë e morën Krishtin për herë të parë

në zemrat e tyre. Urime për ta dhe

prindërit e tyre. Bankat shumë bukur i

punoi Zef Frrok Marku nga Binça.

Kontributin për to e dhanë gati të gjithë

besimtarët tanë. Shna Nou i shpërbleftë

me të mira.

E enjte, 3.VI.2010. festa e Korpit dhe

Gjakut të Krishtit. Si zakonisht pas meshës

26

Gurë të çmueshëm

së mbrëmjes në Kabash, ishte procesioni

me të Shenjtërueshmin Sakrament deri

në Binçë. Ishte vërtet bukur dhe kishte

shumë besimtarë.

E premte, 11.VI.2010. Zemra e Krishtit.

Mesha ishte në Viti në ora 10. E udhëhoqi

ipeshkvi ynë me shumë meshtarë. Më

tepër mund të lexoni në artikullin mbi

këtë festë.

E diel, 13.VI.2010. Shna Nou, festa e

famullisë sonë. Mund të lexoni më tepër

tek festa mbi shna Noun.

E diel, 20.VI.2010. Me korin shkuam në

Vali ranch, një restorant shumë i bukur në

Prelepnicë të Gjilanit. Kaluam një pas dite

shumë të bukur. Të gjithë u ndamë të

kënaqur

Përgatiti: Klodina Gashi

Para disa kohe, një njëri udhëtonte në breg të detit ku e shëndriste edhe hëna e plotë...

Mendoj që sikur të ishte i pasur, do të kishte qënë i lumtur. Nëse do ta kishte pasur një

shtëpi të bukur, do të kishte qënë i lumtur. Nëse do ta kishte pasur një vend pune të mirë,

do të kishte qënë i lumtur. Nëse do ta kishte pasur një grua të mirë, do të kishte qënë i

lumtur. Dhe në atë moment mori në thua dhe ra në një strajcë përplotë me gur. Filloj të

luaj me gur duke i gjuajtur në det, dhe sa herë që ka menduar për deshirat e veta e gjuante

një guri: po të kisha...do të isha i lumtur... Deri sa i mbeti vetem një guri në dorën e tij. Kur

arriti në shtëpi e verejti që ai guri ishte guri i çmueshëm. Dhe mënjëherë mendoj sa gurë të

çmueshëm i ka hedhur nga pakujdesia, duke luajtur në det.

Shpesh herë kështu bëjmë edhe ne! Ëndërrojmë atë që nuk kemi duke mos e vërejtur dhe

duke mos e jetuar atë që e kemi. E po të ishim me të kujdesshëm, do të vërenim sa me fat

jemi, sepse lumturia është shumë më afër se sa mendojmë.

Çdo guri ishte dashur të vërehet më me kujdes... Çdo guri mund të jetë një gur i

çmueshem, një diamant! Çdo ditë e jona do të mund të ishte një diamant i çmuar i jetës

sonë. Secili prej nesh mund të vendos që një gur ta vlërsoj apo ta hedh në det!

E ti, a je duke luajtur me gur? Miqët, familja, shoqëria, shkolla, puna sa i vlerëson? Vdekja

nuk është humbja më e madhe e jetës. Humbja më e madhe e jetës është të jesh i vdekur

ndërsa jeton... Jetoje plotësisht jetën çdo ditë duke vlerësuar atë që ke ...

Nikollë Ferizi .

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 7, Korrik 2010

NËPËR BURIMET HISTORIKE

Në letrën për kardinal Gonzadion, relacion të shtatorit të vitit 1621, Imzot Pjetër Budi,

thekson:…që t`u vihet sadopak në ndihmë për t`u çliruar dhe jo vetëm të krishterët, por edhe

vetë të parët e tyre myslimanë e fe lëshuesit nga mos durimi i tiranisë otomane, e prandaj

secili ka dëshirë të çlirohet njëherë e mirë nga një mjerim i tillë ose të vdesë me armë ne

dorë…

Sipas S. Ballas në “Istoria…” për praninë e shqiptarëve në viset e Maqedonisë shkruan:… Në

anët perëndimore të Krushevos ishte formuar një zonë e tërë vendbanimesh me familje

shqiptare të ardhur nga Vithkuqi e Opari të cilët zbritën në këto territore të drejtuar prej

priftërinjve Efstathio dhe Janaq. Këtu emigrantët merreshin kryesisht me tregti. Kushtet në

të cilat ata ndodheshin dhe kontaktet e vazhdueshme vetëm me banorët e fshatrave

joshqiptare, bëri që ata të humbasin gjuhën e tyre. shqipe.

Shumë autorë vënë në dukje mjeshtërinë e shqiptarëve në ndërtim. Kështu, Pukëvil,

konsulli francez në Janinë i vlerëson shqiptarët si mjeshtra ujësjellësish, ai njofton se këtë

mjeshtri e trashëgojnë brez pas brezi. Ndërsa Dh. Kantemiri shprehet: Njeriut i mjafton të

shikojë vetëm ujësjellësit e Stambollit për t`u bindur mbi aftësinë e mjeshtërve shqiptarë.

Ndërsa Evlija Celebi për një pus të Ohrit shprehet Mrekullia e këtij pusi është vepra e

çuditshme që ka bërë mjeshtri duke shpuar llagëm tokën krejt rrasë… vetëm shqiptarët e

ushtrojnë këtë mjeshtri të çuditshme që arrihet me vështirësi nga aftësitë e njeriut.

Me marrëveshjen e Traktatit të Shën Stefanit dhe me 13.VI.1878 kur filloi punimet Kongresi i

Berlinit, ku sipas këtij Traktati jo vetëm që e linte Shqipërinë nën sundimin Osman, por e

cunguan tepër territorin e saj në favor, para së gjithash të Bullgarisë dhe pastaj të Malit të Zi

dhe Serbisë. Nën Bullgari do të gjendën disa krahina me popullsi shqiptare, si ajo e Tetovës,

Kërçovës, Gostivarit, Dibrës, Strugës, Pogradecit, Korçës etj. Me këtë rastë, populli i këtyre

viseve dërgon protesta te Fuqitë e Mëdfha. Ti theksojmë dy raste të këtyre protestave si psh.

të 13 qershorit 1878: Dibra është një vend krejt shqiptar dhe ka përmbi 220 mijë myslimanë

dhe 10 mijë të krishterë, të gjithë janë prej një gjaku. Më mirë të shuhemi deri në burrin e

fundit, sesa të hyjmë nën sundimin e Bullgarisë. (Protesta e popullit të Dibrës drejtuar

ambasadës së Anglisë në Stamboll kundër vendimit të pasrejtë të Traktatit të shën Stefanit).

Boton: Sh.R. “Imzot Mark Sopi”

Binçë, Viti, Kosovë.

Tel. 044 211 081; 0280 380 645

E-mail: shr.imzotmarksopi@hotmail.com

Ad usum internum

Vizitoni web faqen e famullisë

Përgjegjës: Don Albert Demaj, famullitar

Lektor: Gjon Toma

Redaksia: Nue Beka, Alfred Pjetri, Vilson

Marku, Emiliana Marku, Nue Marku,

Valentin Dodaj, Klodina Gashi.

www.famulliabinqes.com

Përgatit: Engjell Azizi

27

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 7, Korrik 2010

NJË MONOGRAFI ME VLERA TË SHUMËFISHTA

Libri monografik, ”Migrimi - Plagë

shumëshekullore”, i shkruar me një

p ë r k u s h t i m p r e j h u l u m t u e s i ,

dokumentuesi, analitiku, nga penda e

mirënjohur dhe kreative e Marjan Sebajt-

Sopit, është një vepër e një rëndësi,

gjithsesi të veçantë, së pari për

komunitetin që paraqet, së dyti për

literaturën shqiptare, së treti për historinë

dhe krijimin e një tradite të shkrimit të

dokumentuar, traditë kjo, e cila zaten i ka

munguar dhe vazhdon t'i mungoi kulturës

shqiptare, famullive tona dhe komunitetit

tonë. Si rezultat i kësaj mungese, ne sot

kemi shumë pak të dhëna për të kaluarën,

për famullitë tona, për kishat tona, për

mënyrën se si jetuan paraardhësit tanë. Në

këtë formë, kjo monografi, përveç se

plotëson një boshllëk jo të vogël, është një

lloj grishje për të filluar dokumentimin

kohës, në forma dhe variante të ndryshme.

Dhe, mënyra më e mirë, absolutisht më e

mirë, për të bërë këtë, është përmes librit,

si përjetshmëria e ngjarjeve dhe

fenomeneve të gjithfarshme. Me punën e

tij, aspak të lehtë, por të dobishme në këtë

monografi, Marjan Sebaj-Sopi ka çelur

rrugë edhe për shumë famulli, fshatëra e

vendbanime tjera, që të ndjekin

shembullin e tij të vyer dhe domethënës.

Në të vërtetë, ky libër monografik, me të

dhëna të shumta që ofron, me fakte

interesante dhe tejet të dobishme, tejkalon

përmasat e zakonshme të një monografie

dhe bëhet, një libër inspirues që i shërben

lexuesit të interesuar, për të kaluarën, për

proceset historike, për religjionin, për

mënyrën se si jetuan të parët, për

kontekstet politike, për motivacionet që

detyruan migrimin masiv të besimtarëve

dhe shqiptarëve në përgjithësi, për

mënyrën se si jetojnë ata në kushte dhe

rrethana të reja në vende të huaja, etj.

Marjan Sebaj-Sopi në këtë monografi, ka

trajtuar shumë çështje, duke ja filluar prej

dimensioneve historike, që lidhen me

famullinë Binçë, rrënjët e së cilës, sipas

shumë të dhënave, historike, toponimike

dhe arkeologjike, autori i kërkon dhe i

gjen në lashtësi, pikërisht në kohën ilire.

Në këtë aspekt, autori i bënë trajtim të

mirë etimologjisë së emërtimit të fshatit,

tipareve të vjetra që lidhen me traditat

gojore, fetare dhe toponimet e caktuara,

që sugjerojnë një konkuldim për autorin

se: Binça është një fshatë me lashtësi të

lavdishme ilirike.

Një aspekt karakteristikë i kësaj vepre

është paraqitja e një informacioni mjaft

domethënës për fillimet e krishterimit

ndër shqiptar, përkatësisht lashtësinë e tij

të dokumentuar biblike dhe historike, që

është një vlerë e jashtëzakonshme, e

admirueshme për çdo komb. Pikërisht në

këtë frymë, ka jetuar nëpër kohë edhe

komuniteti katolik në këto hapësira për

të cilët shkruhet kjo monografi.

Nga këndej, autori një vëmendje i

kushton procesit të islamizimit të

shqiptarëve, duke ofruar mjaft të dhëna

informuese për çështjen në fjalë, për

mënyrën se si shqiptarët konvertuan, për

rrethanat e reja të krijuara nga

konvertimi. Duke mbetur në çështje të

28

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 7, Korrik 2010

religjionit, autori Marjan Sebaj-Sopi

paraqet edhe të dhëna për religjionin në

kohët bashkëkohore, duke paraqitur

faktet të nevojshme për gjendjen e

religjionit ndër shqiptarë, për tolerancën

dhe bashkëjetesën e mire që kanë

shqiptarët.

Duke specifikuar tiparet karakterizuese të

kësaj famullie, Marjan Sebaj-Sopi sjell të

dhëna për Martirët e Karadakut (1846-

1848), disa prej të cilëve ishin nga

famullia e Binçës. Më tej, një vëmendje të

posaçme i kushton edhe rrethanave në të

cilat ka jetuar ky komunitet gjatë luftës së

dytë botërore, duke e zgjeruar interesimin

sidomos për rrethanat që u krijuan në

Kosovë nga vitet e 80-ta, vite këto që

ndërruan kahen e historisë në Kosovë dhe

Binçë, sepse këtu filloj emigrimi më

masiv.

Duke folur për famullinë në fjalë, autori

përshkruan mjaft mirë objektet

karakterizuese të saj, sidomos Kishën e

Shna Ndout në Bincë, e cila njihet kudo në

Kosovë për pikturat morale në Kishë, të

cilat zënë gjithë hapësirat e saj dhe që

kanë motive të fuqishme kombëtare e

fetare. Ato u bënë një inspirim i fuqishëm

për lëvizjen politike të viteve 90-ta në

Kosovë. Mbase, ato janë pikturat më

karakterizuese në ndonjë objekt fetar në

Kosovë. Në të vërtetë, ato piktura janë

simbioza më e mirë e historisë shqiptare,

një simbiozë që formulën e fuqishme e

pati nga binomi Atme e Fe. Po në këtë

binom, priftërinjtë e shumtë, për gjatë

gjithë historisë dhanë kontribute të

shumëfishta dhe gjithashtu, ata të cilët

shërbyen në Binçë, të cilët autori i

përmend me pietet. Në këtë kontekst, ai

flet edhe për rolin që pati ordinanca e

motrave pranë Kishës gjatë kohës së

vështirë të helmimeve në Kosovë, pranë

të cilës ordinancë dhe me një përkujdese

të shkëlqyer gjetën trajtim të mirë gjithë

njerëzit në nevojë.

Autori bënë një përshkrim për aktivitet që

bënë sot famullia e Binçë, për jetën

religjioze e kulturore, në krye me

famullitarin e zellshëm Don Albert

Demaj.

Librin monografik ” Migrimi - Plagë

shumëshekullore” të autorit Marjan

Sebaj-Sopi e karakterizon edhe një

dimension interesant, përshkrimi mjaft

me interes i proceseve detyruese të

emigrimit të shqiptarëve, me një theks të

përqendruar te Binça, Kabashi dhe Vitia,

hapësira këto të cilat gravitojnë rreth

famullisë së Binçës. Në këtë kontekst,

autori bënë një analize gjithëpërfshirëse,

duke përmendur motivet që detyruan këtë

fshatarë të marrin rrugën e migrimit, për

faktorët politikë që ndikuan gjatë gjithë

historisë, që shqiptarët gjithmonë të

kërkojnë shpëtimin jashtë, nëpër gjithë

botën, por kryesisht, në atë perëndimore.

Në këtë aspekt, monografia në fjalë,

shoqërohet me të dhëna mjaft interesante

dhe të dobishme për politikën represalës

serbe kundër shqiptarëve, por edhe për

pushtimin e mëhershme barbare, si ai

aziatik turk, pastaj për komunizmin, që

detyroi të largohen mijëra shqiptarë për

gjatë gjithë historisë. Në këtë kontekst,

vlera e kësaj monografie shtohet sepse

krijon lidhje fizike e shpirtërore me gjithë

besimtarët e kësaj famullie të shpërndarë

29

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 7, Korrik 2010

nëpër gjithë botën, që nga Amerika deri në

Skandinavi, pastaj Gjermania, Zvicra,

Italia, Franca, Austria, Kroaci, Sllovenia.

Autori me shumë mund e angazhim ka

ofruar edhe të dhëna të dobishme për qdo

qytetar për shtet përkatëse, për

rregullimin e tyre shoqëror-politikë, për

tiparet dalluese në ekonomi, kulturë,

religjion, etj. Në këtë kontekst, autori flet

për procesin e integrimit të shqiptarëve në

vende përkatëse, për historinë e

emigracionit, për gjendjen e besimtarëve

katolik shqiptar në vende përkatëse. Dhe

çdo shtet përkatës, autori nxjerr të dhëna

për numrin e banorëve që jetojnë. Në këtë

formë, ky ndihmon jashtëzakonisht

shumë që ky komunitet në të ardhmen të

gjejë forma për të ruajt identitetin,

kulturën, gjuhën, besimin. Për këtë

qëllim, ndihmon shumë kjo punë e vyer e

Marjan Sebajt-Sopit.

Libri në fund ka një paraqitje mjaft

sintetizuese për figurat dhe personalitet

me rëndësi universale kombëtare që i ka

dhënë botës shqiptare ky vend, si për

Ipeshkvin e ndjerë Imzot Mark Sopin, për

profesorin e nderuar, të ndjerin Dr. Engjëll

Sedajn, aktivistin e palodhshëm të

çështjes kombëtare e fetare, të ndjerin

Gjon Llukën.

Librin monografik ”Migrimi - Plagë

shumëshekullore” të Marjan Sebajt-Sopit

fund e krye e karakterizon një ligjërim i

çiltër, i një të foluri dashamirës, të

drejtpërdrejtë, përmes të cilit autori

shpeshherë merr rrolin e bariut, duke

sugjeruar kurdoherë bashkëfshatarët,

bashkëkombësit, që atdhe është atdhe dhe

se ai nuk guxon asnjëherë të harrohet.

Autori Marjan Sebaj-Sopi me ngulm

kërkon nga mërgimtarët shqiptar, të kudo

ndodhur, të ruajnë traditat, të kultivojnë

gjuhën, identitetin e tyre, të ndërtojnë

lidhje të fuqishme me mëmëdheun, me

tokën e të parëve. Ai kërkon edhe

integrimin në vendet përkatëse, për

gjithnjë duke ruajtur traditën, duke

kërkuar me ngulim përtëritjen e saj.

Prandaj, ai integrimin nuk e pranon si

shkëputje, por si mundësi për të ndërtuar

një perspektivë të re, në dritën e trendëve

të reja globale.

Në këtë synim, kjo monografi jep një

kontribut të çmbushëm, për të cilin duhet

përgëzuar.

Ndue Ukaj /Suedi/

Falënderojmë sponsorin tonë

MEDITERAN SHOPPING CENTER

Viti

30

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 7, Korrik 2010

Janë pagëzuar:

KRONIKA E FAMULLISË

1. Emanuella, Ali dhe Marie Marku, lindur në Gjilan më 9.II.2010 dhe e pagëzuar në

Kabash më 8.IV.2010.

2. Samuel, Anton dhe Elizabeta Azizi, lindur më 29.IV.2010 në Gjilan dhe pagëzuar në

Kabash më 17.VI.2010.

3. Henrik, Gjergj dhe Marie Marku, lindur në Viti më 8.II.2010 dhe pagëzuar në Kabash

më 22.VII.2010.

Fëmijëve iu urojmë fëmijëri të lumtur dhe jetë të gjatë me prindër.

Janë kurorëzuar:

1. Në Binçë më 16.II. 2010 Afrim Isak Azizi, Kabash me Hermina David Filipi, Binçë.

2. Në Binçë më 6.IV.2010. Sebë Mikë Zefi, Kabash me Rajmonda Zef Duhani, Radulloc,

famullia e Zllakuqanit.

3. Në Kabash më 5.VII.2010 Marjan David Marku, Kabash me Jozefina Gjon Ramaj,

Stubëll.

4. Në Binçë më 26.VII.2010 Labinot Nikollë Ahmeti dhe Vlora Marjan Marku, Kabash.

Urime dhe jetë të lumtur bashkëshortore!

Kanë kaluar në amshim:

1. Bozhë Ton Simani, i lindur në Terzija më 28.XII.1938 vdiq në Kabash më 19.IV.2010.

2. Seferin Dokë Marku, i lindur në Terzija më 2.VI.1939, vdiq në Prishtinë më

20.IV.2010.

3. Zef Tomë Toma, lindur në Terzija më 25.III.1930, vdiq në Kabash më 2.VI.2010.

4. Gjon Tush Kola, lindur në Stubëll më 23.IX.1929, vdiq në Binçë më 8.VI.2010.

5. Qun (Nikollë) Jakë Doda, lindur në Binçë më 1.IV.1924, vdiq në Binçë më 28.VI.2010.

Jepu, o Zot, pushimin e pasosur. E i shndritë drita e pambaruar! Pushofshin në paqe!

Amen. Ngushëllime familjeve të tyre.

Kungimin e parë e kanë marrë sivjet 31 fëmijë. Krezmim sivjet nuk kemi pasur sepse do ta

marrin vitin tjetër si klasë e IX.

31

Shëtitja me fëmijët dhe të rinjtë

Klinë, 27 Korrik 2010

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!