22.11.2014 Views

KISHA KATOLIKE E SHIPKOVICES.pdf - Famulliabinqes.com

KISHA KATOLIKE E SHIPKOVICES.pdf - Famulliabinqes.com

KISHA KATOLIKE E SHIPKOVICES.pdf - Famulliabinqes.com

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KISHA KATOLIKE E SHIPKOVICËS

Shipkovica është një fshat i ngarkuar me një histori magjike që të bën kureshtar për të shkuarën

e saj. Duke e hulumtuar botën konfesionale të të parëve tanë, konstatojmë se shqiptarët e kishin

përqafuar krishtërimin që nga koha e Shën Palit. E shtrirë në pllajet e bukura të Sharrit që

ndërlidhen me Kosovën dhe Shqipërinë, e banuar me rreth pesëmijë banorë në rreth 500 shtëpi,

Shipkovica ka qenë përherë vatra e patriotizmit shqiptar, e konsideruar nga disa, madje, si

Shqipëri e Vogël. Duke patur rrënjë të shëndetshme historike, që nga periudha trako-ilire,

Shipkovica figuron përherë të parë në dokumentet osmane, në vitin 1453, kur banorët e saj ishin

të përkatësisë konfesionale kristiane. Gjurmët e këtij krishterimi (sipas disave, të ritit katolik,

sipas të tjerëve të atij ortodoks), kanë mbetur prezente edhe sot e kësaj dite përmes toponimeve

"Te kisha", "Përroi kishës", "Marko livadhet", "Rasa e Markit" (...). Toponime të këtilla që ta

përkujtojnë kishën, kemi edhe në fshatrat tjera shqiptare, si në Sellcë, Lisec, Gajre, Siniçan etj.

Thonë se guri (i përmendur edhe nga hebrenjtë), është fjala më e vjetër shqipe, prezent edhe në

disa toponime të kësaj zone: Gjuri Gjat, Gjuri me Dushk, Gjuri Alimalës, Gjuri Radences, etj.

Për Arën e Vakafit, pleqtë e këtij fshati thonin se ka qenë kishë katolike, ndërsa emrat e

disa arave në Shipkovicë, supozohet poashtu se kemi të bëjmë me banorët e dikurshëm të këtij

katundi, përkatësia konfesionale e të cilëve ka qenë besimi katolik. Disa nga pleqtë e fshatit,

shqiptarët katolikë i llogarisninin si “latinë”, duke shtuar se para 100 vitesh nuset paloheshin te

Rasha, pa përdorimin e peçes apo të "havales", dhe pa u fshehur nga burrat siç filluan të fshihen

pas përqafimit të fesë islame, fe e cila ka vlerat e saj, si çdo fe tjetër. Në fshatin Vejcë, përdoret

poashtu toponimi "Mbas kishe", por thonë se atje hoxha i fshatit ua paska ndaluar shqiptarëve

festimin e Ditës se Shëngjergjit. Edhe në Lisec të Tetovës përmendet toponimi "Te kisha", ndërsa

te kroi i fshatit në Shipkovicë, dikurë burrat dhe gratë kanë bërë së bashku shugurime. Asokohe,

rrëfejnë pleqtë e këtij katundi, morali ishte më i lartë, ngase nuk martoheshin mes veti në fshat,

dhe nuk e kishin shqiptarët e atëhershëm djallëzinë që kanë sot (!).

Thoma Kacori, Rexhep Zllatku e shkrimtarë tjerë shqiptarë shkruajnë mbi rrënjet e lashta

të shqiptarisë, duke shtuar se si Tahiri ka qenë i biri i i Sotirit, Demiri i biri i Dhimitrit, e kështu

me radhë. Shita i Hamitit nga Liseci tregonte se baba plak i tij (Bardhi), ka ruajtur derra në

"ograde". Ai fliste për dy shkolla fetare te kisha (Livadhi i Madh dhe Ara e Lilës). Disa emërtime

ta përkujtojnë ekzistencën e elementin sllav në këto troje: Stani i Kërstes në Lisec, Varri i Stojanit

në Gajre, Draga Voda në Shipkovicë, Popa Shapka në bjeshkë. Janë fjalë sllave me prejardhje

vllahe, përkatësisht emra vllehësh të sllavizuar, ngase Popa Shapka nuk ishte sllav por

pjesmarrës në Revolucionin rumun të vitit 1848, i cili i la eshtrat në bjeshkët shqiptare të Sharrit

kur ishte nisur rrugës për në Çamëri. Sot e kësaj dite jetojnë në Tetovë dhjetra familje “sllave”

me prejardhje arumune nga Krusheva, të parët e të cilëve para 200 vitesh nuk e dinin asnjë fjalë

sllavisht.

Thonë se disa nga banorët e lashtë të Shipkovicës kanë qenë Kola, Frani, Gjoka, Bardhi,

Dhimitri etj. Sipas disa pleqve, Shipkovica e lashtë ka qenë në Kuqurica (!), sipas tjerëve në

Mure. Halim Fanda, sipas tyre, ishte i biri i Nezir Fandës, që jetoi 114 vjet. Një plak theksonte se

maqedonasit bënë gërmime dhe gjetën hyrjen e kishës dhe varreza iliro/ shqiptare përeth përroit

të Hallës, të mbuluara me pllaka të gurit. Disa prej tyre i pat marrë vërshima, të tjerat u zhdukën

nga dora e njerëzve të pavetëdijshëm. Sipas Koha Ditore (24 nëntor 2007), emri shqiptar na del

për herë të parë i botuar në materialet e Kuvendit të Arbënit (1703), nën drejtimin e

kryepeshkopit të Tivarit, Visk Zmajeviç, të botuara më 1706 në Romë. Banorët e Shipkovicës

kishën shqiptare (me kumbonare nga Roma) e kanë patur përreth përroit të fshatit (Prroj Hallës

apo Prroj Kishës). Sipas Abdylazis Islamit, banorët e këtij fshati kanë qenë ortodoksë që flisnin

edhe shqip, edhe bullgarisht, njësoj siç flasin sot shqiptarët e Rekës. Vokallarët, Gjurajt dhe

1

Fandet, janë emra që ndërlidhen me fenë e të parëve tanë. Thonë se Matjanët (Macet) vijnë nga

Mati, Çadelet nga Opoja, ndërsa Mnjakët nga Kosova, përkatësisht Shqipëria. Prej atje vijnë edhe

Oruçet (nga Kruja), ndërsa Hadret vijnë nga Gjakova, por kjo nuk don të thotë se nuk ka edhe

banorë autoktonë. Një plak 96 vjeçar nga Veshalla, duke bërë fjalë për dy vëllezër shqiptarë në

Bozofcë, theksonte se njëri prej tyre mbante emër kristian, ndërsa tjetri emër mysliman. Thonë

se Sellca ka patur dy kisha, njëra katolike kurse tjetra ortodokse, kurse për sllavët që ishin në

Llavcë, thonë se kanë qenë vllehë të sllavizuar, të mbrojtur nga lufëtarët e lirisë (2001).

Vllehët, së bashku me shqiptarët, kanë ndërtuar kalanë e Tetovës. Ata kanë qenë

muratorë të mirë, të ardhur nga Krusheva, dhe mbas ndërtimit të kalasë kanë mbetur në Tetovë,

ku janë martuar me femra bullgare dhe ortodokse shqiptare, duke krijuar kështu popullatën e

sotme "sllavomaqedonase" të kësaj komune. Në kohën e Abdurahman Pashës, Shën Gjergji,

Shën Muri, Kërshëndjellat apo Kërstofi, të gjitha këto ishin festa kristiane të kësaj zone. Duke

shkruar për Shipkovicën na përkujtohet e shkuara jonë e pashkruar. Si i luteshin Zotit plakat e

Shipkovicës në atë kohë, me rastin e festave të shenjta të Pashkëve apo Krishtlindjeve! Ja se si:

Ati ynë që je në qiell, u shenjtëroftë emri Yt, ardhtë mbretëria jote, u bëftë dëshira

jote, si në qiell Ashtu edhe mbi dhe! Bukën tonë të përditshme, jepna neve sot, dhe

fali fajet tona, siç edhe ne ua falim fajtorëve tanë, dhe mos na shtjerr në ngasje, por

na shpëto nga i ligu! Në emrin e Atit, të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë. Amin!

Sipas historisë, dihet se në shekullin XVII-të është bërë presion i madh që shqiptarët ta

pranojnë fenë islame. Megjithatë, gjurmët e lashta të shqiptarisë, kisha katolike e Shipkovicës,

kishat e fshatrave të tjera, ajo e Shën Gjergjit në Rasadishtë, madje edhe kisha shqiptare e

Tetovës (Shumbria dikurë, Sveta Bogorodica sot), për të cilën Kërste Samarxhia thoshte se ka

qenë "Albanska crkva" (Kishë shqiptare), dëshmojnë se shqiptarët e përqafojnë fenë e Shën Palit

para dymijë vitesh, pra një mijë vjet para se të përqafojnë sllavët këtë fe.

Ish/objekti dhe një dorëshkrim i Lulzim Danit ku përmendet kisha katolike e Shipkovicës

Baki Ymeri

2

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!