Kurrikula për degën profesionale artistike - Instituti i Zhvillimit te Arsimit

Kurrikula për degën profesionale artistike - Instituti i Zhvillimit te Arsimit Kurrikula për degën profesionale artistike - Instituti i Zhvillimit te Arsimit

22.11.2014 Views

Big Fun. 1-2 pjesë. Letter. R. Reid – Warm Embrace. 1-2 pjesë. 3.UDHËZIME PËR ZBATIMIN E PROGRAMIT Për të bërë të mundur përvetësimin e programit mësimor dhe arritjen e niveleve sa më të larta në ekzekutimin muzikor, mësuesit dhe nxënësit duhet të kenë të qartë fazën e punës në të cilën kanë hyrë. Klasa e 10-të është shumë e rëndësishme për përcaktimin e bazave mbi të cilat do të mbështetet puna gjatë tre vjetëve të studimit. Programi i studimit fillon me fokusimin në katër fusha të rëndësishme: ritëm, tonalitet, timbër dhe stil. Nxënësit do të mësojnë të aplikojnë teoritë e mësuara për të ekzekutuar linjat e basit në stile të ndryshme. Praktikat javore do të zhvillohen mbi ushtrime me bazë shkallësh muzikore, dëgjime pjesësh të ndryshme, transkriptim dhe studim veprash të basistëve të njohur. Nxënësit do të mësojnë teknikat dhe stilet e ekzekutimit të mjeshtërve të basit, përfshirë këtu: Ray Brown-in, Alexis Sklarevski-n, Maurizio Bozzi-n, Stanley Clarke-un, Dave Holland-in. Klasa e 11-të është viti kur nxënësit eksplorojnë evoluimin e teknikave të lojës në kitarë bas, që nga periudha “jump blues” dhe përqëndrohet në mënyrën se si nxënësit mund të përvetësojnë këto teknika. Kursi fillon duke analizuar karakteristikat ritmike dhe harmonike të “rythm&blues” nëpërmjet studimit praktik të ushtrimeve ku përfshihen sinkopat, arpezhiot dhe modulimet. Nxënësit do të studiojnë tonalitetet e ndryshme, të cilat përcaktojnë tingëllimin e saktë të kësaj gjinie muzikore. Qëllimi i kursit është të pajisë nxënësit me aftësitë e nevojshme për të qënë të aftë të përdorin këtë teknikë në kontekstin profesional, në performancat në skenë ose në studiot e regjistrimit. Klasa e 12-të është viti kur nxënësit konsolidojnë njohuritë dhe shprehitë e fituara në dy vitet e mëparshme dhe përgatiten për diplomën. Kursi fillon duke eksploruar “money notes”- notat më të vlefshme që një basist duhet të njohë për të ndihmuar dhe influencuar në lojën në ansambël. Nxënësit do të luajnë linja funksionale të “walking bass lines”, si dhe linja në tonalitete të ndryshme. Nxënësit do të mësojnë të njohin dhe të luajnë në progresion në tonalitete të ndryshme, pjesë të xhazit standard. Nxënësit do të studiojnë në fund të kursit improvizimin. Do të mësojnë hap pas hapi se si të zhvillojnë konceptin e solove, duke filluar vetëm nga disa nota, nga 12 masëshi i blues-it tek rock-u dhe jazz-i. Nxënësit do të mësojnë të ballancojnë tingujt dhe pushimin, kontrastin dhe përsëritjen, si dhe karakteristika të tjera të një soloje të mirë. Në fund të studimeve nxënësit do të kenë zhvilluar dhe përvetësuar aftësitë që do të jenë të zbatueshme në karrierën e tyre profesionale. 4.VLERËSIMI Nxënës/i- ja arrin nivelin e ulët, kur: luan jo korrekt me ritëm, me tingull jo të qartë, me gabime në intonacion, me shkallë shpejtësie të pasaktë dhe me disa gabime. Nxënës/i -ja arrin nivelin mesatar, kur: luan mirë ritmikisht, me tingull të qartë dhe me intonacion, 94

me një lojë të pastër me pak gabime. Nxënës/i -ja arrin nivelin e lartë, kur: luan shumë mirë në të gjitha elementet e mësipërme. 95

me një lojë të pastër me pak gabime.<br />

Nxënës/i -ja arrin nivelin e lartë, kur:<br />

luan shumë mirë në të gjitha elemen<strong>te</strong>t e mësipërme.<br />

95

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!