22.11.2014 Views

Gjuha shqipe 7 - Albas

Gjuha shqipe 7 - Albas

Gjuha shqipe 7 - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Ma. Aida Fekollari

Hyrë Rexha

Kreuza Bardhi

Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 7”

1

Botime shkollore Albas

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Ky libër u hartua nën drejtimin e autorëve të tekstit “Gjuha amtare 7”.

Botues:

Latif AJRULLAI

Rita PETRO

Redaktore:

Natasha PEPIVANI

Grafika:

Emanuela LUMANI

Eva KUKALESHI

Shtypur në shtypshkronjën:

2

© Albas, Tiranë 2006

Ribotim, 2010

Shtëpia Botuese Albas

Në Tiranë: Rr. Budi, Pall. “Classic Construction”, zyra nr. 2

Tel/Fax: ++ 355 4 2379184

e-mail: albas_tr@yahoo.com

Në Tetovë: Rr.Ilindenit, nr.105

Tel: 044 344047

e-mail: albas_te@yahoo.com

Në Prishtinë: Rr.Eqrem Çabej, nr.47

Tel: 038 5457139

e-mail: albas_pr@yahoo.com

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

KRITERE TË PËRGJITHSHME TË HARTIMIT TË TEKSTIT

Teksti Gjuha shqipe 7 (me autorë Rita Petro, Idriz Metani, Adelina Çerpja, Shpresa

Vreto) është hartuar duke pasur si synim realizimin e standardeve të katër shtyllave

kryesore të programit të lëndës së Gjuhës shqipe për klasën e shatë të ciklit 9-vjeçar:

TË DËGJUARIT, TË LEXUARIT, TË FOLURIT, TË SHKRUARIT.

Në vazhdimësi me tekstin e klasës së gjashtë edhe struktura e këtij teksti është

konceptuar në dy pjesë:

Pjesa I – NJOHURI LETRARE

(Të lexuarit , Të shkruarit, Të folurit)

Pjesa II – NJOHURI GJUHËSORE

Pjesa I e tekstit përfshin pesë rubrika kryesore të ndara nga ana tematike:

1. BOTA IME

2. BOTA E NATYRËS DHE E VENDLINDJES

3. BOTA E HEROIKES

4. BOTA E FANTASTIKES

5. BOTA E MEDIAS DHE EKRANIT

3

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Pjesa II e tekstit përfshin njohuri nga:

MORFOLOGJIA,

SINTAKSA,

LEKSIKOLOGJIA,

KULTURA E GJUHËS,

DREJTSHKRIMI.

RUBRIKAT DIDAKTIKE

Studim teksti

Të shkruarit

Të folurit

Ushtrime gjuhësore

4

Programi i kësaj lënde parashikon që të zhvillohen 5 orë në javë, nga të cilat

3 orë do të jenë Njohuri letrare (Ku futet Leximi , Të shkruarit dhe Të folurit) dhe 2

orë Njohuri gjuhësore.

Njohuritë gjuhësore janë zbërthyer sipas programit. Çdo temë gjuhësore është parashikuar

të zhvillohet në 1 ose 2 orë mësimi ku trajtohen njohuritë teorike dhe ushtrimet. Ushtrimet e

tekstit shërbejnë për përforcimin e njohurive të pjesës teorike, veçanërisht dy tri ushtrimet e

para. Në Fletoren e punës ushtrimet janë parashikuar të tilla që nxënësi të punojë individualisht

si në klasë ashtu edhe në shtëpi. Këto ushtrime janë konceptuar sipas shkallës së vështirësisë

duke kaluar nga më e lehta te më e vështira, nëpërmjet kërkesave: dallo, nënvizo, plotëso,

argumento, krahaso, krijo.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Përzgjedhja e ushtrimeve do të bëhet nga vetë mësuesi duke vlerësuar nivelin e klasës

apo të nxënësve në veçanti.

Siç shihet dhe nga pasqyra përmbledhëse pjesët e Leximit do të zhvillohen

përgjithësisht në 1 ose në 2 orë mësimore.

Ora e parë

Në orën e parë të Leximit synohet te:

1. Leximi dhe kuptimi i përgjithshëm i pjesës nga ana e nxënësit.

Fillimisht prezantohet shkrimtari me disa njohuri të shkurtra rreth jetës së tij dhe veprës

nga është shkëputur pjesa. Kjo bëhet në bashkëbisedim të mësuesit me nxënësin duke

i bërë ata të rikujtojnë njohuritë e fituara më parë. Për ta nxitur nxënësin që të lexojë

pjesën mësuesi zgjedh një fragment të shkurtër, por kulmor, i cili të bartë emocionet e

gjithë pjesës. Kujdes i duhet kushtuar të lexuarit ekspresiv. Mënyrat e ndryshme të të

shprehurit ekspresiv varen nga mënyrat e ndryshme të shkrimit. P.sh. Nëse është Përrallë

do të lexohet ndryshe nga një tregim i zakonshëm apo nga një shkrim shkencor i

letrarizuar. Poezia me rimë do të lexohet ndryshe nga një poezi me varg të lirë apo nga

një poemë epike etj. Nxënësi lexon në heshtje pjesën, për të fituar kuptimin e

përgjithshëm të saj.

Pjesa nëse është e gjatë ndahet në pika plani ose në dy tre pjesë me nga një titull

secila. Këto shkruhen në dërrasë të zezë, që të jenë të dallueshme.

2. Puna me fjalorin. Në libër janë nxjerrë fjalët dhe shprehjet e vështira në të kuptuar.

Ato bëhen të dallueshme në dërrasë të zezë nga mësuesi, ndërsa nxënësi i nënvizon

në libër. Këto fjalë që të mos kthehen në qëllim në vetvete vendosen në kontekstin e

tekstit si dhe sillen kuptime të reja e krijohen fjali të ndryshme me to.

3. Realizohet Rubrika 1 e aparatit pedagogjik: Kuptojmë tekstin. Me anë të kësaj rubrike

nxënësi merr kuptimin e përgjithshëm të pjesës:

U përgjigjet pyetjeve për përmbajtjen

Gjen pikat kryesore të planit

Ndan fragmentin në disa pjesë dhe gjen për secilën një titull

Ritregon përmbajtjen me fjalët e tij

Shkruan shkurt përmbajtjen në detyrat e shtëpisë

(poezinë mund ta kthejë në prozë, ose

prozën e shkurtër poetike mund ta kthejë në poezi etj.)

Pasi nxënësi e përvetëson kuptimin kryesor të pjesës mësuesi e parapërgatit atë për

orën e dytë, ku punohet me shtresat e tjera kuptimore e gjuhësore të pjesës.

Ora e dytë

Pasi nxënësi përvetëson kuptimin e përgjithshëm të tekstit që ka lexuar, në orën e

dytë ai duhet të futet në shtresat e tjera kuptimore të pjesës si dhe në ato gjuhësore.

Këto realizohen nëpërmjet rubrikave të tjera të aparatit pedagogjik.

1. Vlerësojmë dhe interpretojmë tekstin. Nëpërmjet kësaj rubrike nxënësi arrin të

futet thellë në kuptimet e tjera të tekstit nëpërmjet:

ggjykimit të vet të pavarur

gzgjedhjes së alternativave

garsyetimit të këtyre zgjedhjeve

gdiskutimit të sinqertë për përvojën e tij

gkundërshtimit të mendimit të tjetrit

garsyetimit të këtij kundërshtimi

ganalizës së shkaqeve dhe pasojave të konflikteve

gmënyrës së marrjes së mesazhit etj.

5

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

2. Studiojmë gjuhën e tekstit. Kjo rubrikë lidhet me kuptimet e figurshme që merr

fjala duke u vendosur në tekste të llojeve të ndryshme. Nëpërmjet kësaj rubrike mësuesi ka

mundësi që të realizojë integrimin e njohurive që merr nxënësi në lëndën e gjuhës shqipe

me lëndën e leximit letrar.

Në drejtimin letrar analizohen njohuritë e ndryshme stilistike, të cilat mësuesi i pasuron

me shembuj të tjerë jashtë librit. Këto realizohen nëpërmjet:

gpërvetësimit teorik të elementeve letrare

ggjetjes së figurave letrare në tekst

gpërdorimit të tyre në shembujt e krijuar nga nxënësit

Përvetësimi i këtyre elementeve letrare e ndihmon nxënësin të përcaktojë tipare të

stilit të veprave apo të autorëve të ndryshëm. Psh.: Ndryshe shkruhet një përrallë nga

një tregim i thjeshtë narrativ apo një prozë poetike. Dhe figurat letrare të përdorura në

një poezi ndryshojnë prej prozës. Ndryshe fillon dhe mbaron përralla nga një tregim. Po

kështu mund të themi për konfliktin e tregimit që ndryshon nga ai dramës etj. Të gjitha

këto mësuesi ia bën të qartë nxënësit nëpërmjet pjesëve të zgjedhura për ilustrim apo

dhe shembujve të tjerë.

Në drejtim të gjuhës nxënësi pasuron fjalorin me :

kuptimet e ndryshme të një fjale

kuptimet e shprehjeve frazeologjike

kuptimet e antonimeve, sinonimeve, homonineve

Në drejtim të llojeve të ndryshme të stileve të gjuhës nxënësi arrin të dallojë stilin

shkencor nga ai letrar apo nga ai historik, stilin e kronikave të gazetave nga ai reportazheve

etj. Kjo realizohet nëpërmjet: gevidentimit të fjalëve kyçe që përbëjnë stilin

gkrahasimit të fjalës së figurshme me atë shkencore

sasisë dhe llojeve të njohurive që merr nxënësi në shkrime të ndryshme etj

Në Detyrat me shkrim nxënësi aftësohet për t’i shprehur qartë mendimet, gjykimet,

arsyetimet e tij si dhe i nxitet fantazia dhe imagjinata për një shkrim të figurshëm e letrar,

i cili shpesh mund të shoqërohet dhe me ilustrime. Dhe në këtë rubrikë nxënësi realizon

njohuritë që merr për mënyrat e ndryshme të llojeve të shkrimit.

Temat e Të folurit janë parashikuar të zhvillohen në 1 orë mësimore. Ndërsa temat e

Të shkruarit, ka raste kur mund të zhvillohen dhe në 2 orë, kur mësuesit i nevojitet 1 orë

edhe për korrigjim.

6

Temat e pjesës së parë rekomandohet të zhvillohen në mënyrë lineare sipas përmbajtjes

së lëndës. (3 orë çdo javë) Këto orë do të kombinohen me 2 orët e gramatikës, të cilat

gjithashtu do të ndiqen në mënyrë lineare sipas përmbajtjes së lëndës. Sugjerojmë që

pjesët 2 orë të leximit të mos ndahen nga njëra-tjetra me tema të gramatikës, pasi leximi

i pjesës dhe studimi i kuptimit të saj duhen bërë në vazhdimësi, që nxënësi të mos

krijojë shkëputje.

Brenda 75 orë të leximit mësuesi do të planifikojë edhe orët për lexime jashtëklase.

Në këtë libër do të gjeni një model, se si mësuesi në vend të orës së leximit (Meriylli)

e zhvillon atë si lexim jashtë klase.

Kjo skemë është sugjeruese për mësuesin. Ai mund ta ndryshojë atë në rastet kur e sheh

të nevojshme.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

7

8

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

9

10

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

11

12

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

13

14

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

15

16

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

17

18

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

19

20

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

21

22

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

23

24

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

25

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Rubrika: BOTA IME

Tema: Te shtëpia e babazotit (ora e parë)

Rubrika:

Të lexojmë

Vështirësia:

Niveli II

Koha:

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë tregojnë disa nga mbresat që u kanë mbetur nga pushimet verore.

gTë lexojnë me qëllim që:

a) të njihen me kuptimin e pjesës,

b) të shpjegojnë fjalët e panjohura,

c) t’u përgjigjen pyetjeve rreth përmbajtjes së saj.

gTë listojnë arsyet që e bëjnë djalin të shkojë me kënaqësi në shtëpinë e babazotit.

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFletore.

nAlbume me fotografi nga pushimeve verore.

Metoda dhe teknika mësimore

nBisedë.

nLexim në heshtje.

nDiskutim.

26

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Zhvillohet një bisedë e shkurtër me nxënësit rreth pushimeve verore.

- Ku i keni kaluar pushimet verore?

- Ç’mund të thoni për vendin ku i keni kaluar ato?

(Përshkruajeni atë shkurtimisht)

- Cilat ishin momentet më të bukura?

- Në ç’vend tjetër do të dëshironit t’i kalonit pushimet?

- Cili do të ishte personi që do të donit ta kishit pranë?

Mësuesi/ja tregon interes për të dëgjuar rrëfimet e nxënësve, por pa u zgjatur shumë në kohë.

Hapi II. Duke qenë se është ora e parë për këtë vit shkollor, njihen nxënësit shkurtimisht

me tekstin “Gjuha shqipe 7” dhe strukturën e ndërtimit të tij.

Pas kësaj kalohet tek tema e parë e mësimit.

Shkruhet në tabelë titulli i pjesës (Të shtëpia e babazotit), autori (I. Kadare) dhe libri

nga është shkëputur pjesa (Kronikë në gur)

Hapi III. Udhëzohen nxënësit të lexojnë me kujdes fragmentin e dhënë në faqet 12-13

me qëllim që t’u përgjigjen pyetjeve të mëposhtme, të cilat mësuesi/ja i shkruan në tabelë.

- Në ç’kohë dhe në ç’vend ndodhin ngjarjet e romanit nga është shkëputur fragmenti?

- Në ç’vetë rrëfehet ngjarja?

- Cili është babazoti?

- Si është lagjja dhe shtëpia ku jetonte djali?

- Po vendi ku jetonte babazoti?

- A ju ngjan i çuditshëm përshkrimi që u bën djali dy lagjeve? Pse?

- Në cilën pjesë duket kjo?

- Cilat ishin çastet më të bukura në lagjen e babazotit dhe pse?

- Kush e priste me gëzim djalin? Pse?

- Cilat janë disa nga arsyet që e bëjnë djalin të shkojë me gëzim në shtëpinë e

babazotit? Listojini.

Për rreth 15 minuta nxënësit lexojnë me kujdes tekstin, njihen me shpjegimin (kuptimin)

e fjalëve të nënvizuara dhe u përgjigjen pyetjeve të shtruara me shkrim.

Gjatë diskutimit të tyre mësuesi/ja përpiqet të përfshijë sa më shumë nxënës.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Tema:

Rubrika:

Vështirësia:

Koha:

Te shtëpia e babazotit (ora e dytë)

Të lexojmë

Niveli III

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë përshkruajnë lidhjen shpirtërore të djalit me lagjen, shtëpinë dhe fqinjët e gjyshit.

gTë shpjegojnë krahasimin midis dy lagjeve.

gTë përshkruajnë dy mjedise që japin ndjesi të kundërta.

gTë gjejnë fjalët kyçe që përshkruajnë lagjen e djalit dhe të babazotit dhe t’i ndajnë

ato sipas klasës së cilës i përkasin.

gTë japin kuptimin e parë për shprehjet e figurshme të veçuara.

Materiale dhe mjete mësimore:

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe.

nFletore.

nFletë formati A4.

Metoda dhe teknika mësimore:

nPunë e pavarur.,

nRrjeti i diskutimit.

nDiskutimi.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësimi nis me rubrikën Të vlerësojmë dhe interpretojmë tekstin.

Ushtrimi 6. Për të përshkruar lidhjet shpirtërore të djalit me: a) ndërtimin e lagjes, b)

shtëpinë e gjyshit, c) fqinjët e gjyshit, mësuesi/ja i udhëzon nxënësit të plotësojnë

tabelën e mëposhtme. Në njërën anë të saj ata do të shkruajnë fragmente nga teksti

ku përshkruhet lagjja, shtëpia dhe fqinjët e gjyshit dhe, në anën tjetër, përshkruajnë

lidhjen shpirtërore që ekziston midis djalit dhe këtyre mjediseve.

Lagjja e gjyshit

Lidhja e djalit me to

Shtëpia e gjyshit

Fqinjët e gjyshit

27

Ushtrimi 7. Nxënësit, për të argumentuar se si e kuptojnë krahasimin që bën djali

ndërmjet dy lagjeve, shohin përshkrimet e realizuara nga autori në tekst e pastaj japin

mendimin e tyre, i cili duhet të mbështetet në faktin se dy lagjet ndryshojnë nga njëratjetra.

Njëra është gjithmonë në lëvizje, ndërsa tjetra e ngulitur një herë e përgjithmonë,

si e derdhur në gur.

Pas kësaj diskutohen dy çështjet e tjera se në cilën lagje djali ndihet më i lirë e në

cilën i uritur, duke shpjeguar edhe përdorimin e fjalës i uritur. Mësuesi/ja kërkon prej

tyre të argumentojnë mendimin.

Ushtrimi 8 mund të zhvillohet në formën e rrjetit të diskutimit. Shtrohet pyetja binare:

Po A ndikon mjedisi në gjendjen tuaj shpirtërore? Jo

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

e cila mund të ketë një shtrirje të gjerë përgjigjesh nga një “Po” e fuqishme, te një “Jo” e

fuqishme. Secili nxënës mendon për pyetjen dhe shkruan përgjigjen e tij, mbështetur në dy

qëndrimet e skajshme të tyre. Mësuesi/ja i ndan nxënësit në dy grupe, sipas qëndrimeve të

tyre (Po/Jo). U kërkon atyre që të diskutojnë me anëtarët e tjerë të grupit rreth e qark tyre për

t’u siguruar se është mes njerëzve që kanë mendime të ngjashme. Më pas u kërkohet

nxënësve nga të dy grupet të paraqitin mendimet e tyre.

Në përfundim të rrjetit të diskutimit u kërkohet nxënësve që në fletë formati të përshkruajnë

një mjedis ku nuk ndihen mirë dhe një mjedis të ngrohtë që u sjell atyre kënaqësi.

Fletë e formatit me përshkrimet e nxënësve dyfishohen në muret e klasës dhe lexohen

nga të gjithë shokët e klasës.

Hapi II. Kalohet te rubrika: Të studiojmë gjuhë e tekstit.

Për ushtrimin 9 (po ndjekim të njëjtin numër të dhënë në tekst për të shmangur keqkuptimet),

nxënësit rikthehen në tekst dhe dallojnë fjalët kyçe që përshkruajnë lagjen e djalit dhe lagjen e

babazotit. Më pas ndajnë fletën e fletores në pjesë dhe i grupojnë fjalët sipas klasave. P.sh.:

Mbiemra Folje Ndajfolje

bojë hirie

e butë

e rrëshqitshme

ishte

dobësohej

zbukurohej

shëndoshej

Për ushtrimin 10 nxënësit rikthehen në tekst për të veçuar paragrafin ku kujtimet e

djalit gërshetohen e ngatërrohen me njëra-tjetrën.

Bëhet fjalë për paragrafin në fund të faqes 12. “Të gjitha këto....... deri te ..... e hapave të mi.”

Ndërsa për pikën e dytë të këtij ushtrimi, nxënësit shkruajnë përbri shprehjeve të

figurshme kuptimin e tyre të parë.

copëra kujtimesh – copëra letrash

gjysma frazash – gjysmë kile mollë

bishta ngjarjesh – bishti i dhelprës

kujtimet shtyheshin – vagonët shtyheshin

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 11, faqe 14.

njëherë e përgjithmonë

qetë-qetë

28

Tema:

Vështirësia:

Koha:

Klasat e fjalëve

Niveli II

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë kujtojnë klasat e fjalëve.

gTë klasifikojnë klasat e fjalëve në fjalë të ndryshueshme dhe të pandryshueshme.

gTë dallojnë fjalë të klasave të ndryshme dhe të përcaktojnë veçoritë e tyre.

gTë krijojnë një tekst të shkurtër mbështetur në figurën e dhënë, ku të përdorin fjalë të

klasave të ndryshueshme dhe të pandryshueshme.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Materiale dhe mjete mësimore:

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFletore.

nLaps.

nVizore.

Metoda dhe teknika mësimore:

nStuhi mendimesh.

nPema e mendimit.

nPunë në grupe.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësuesi/ja pyet nxënësit:

- Cilat janë klasat e fjalëve në gjuhën shqipe?

- Si i grupojmë ato, mbështetur në formën me të cilën ato dalin në fjali?

- Sa klasa fjalësh janë të ndryshueshme dhe sa të pandryshueshme?

Mësuesi/ja i dëgjon me kujdes përgjigjet e nxënësve, të cilat i shkruan në tabelë.

Hapi II. Duke vazhduar më tej udhëzohen nxënësit të plotësojnë skemën e dhënë në

tekst në faqen 176, duke e ndarë fillimisht me një vijë horizontale në dy pjesë. Në pjesën

e sipërme do të shkruhen klasat e fjalëve të ndryshueshme dhe në pjesën e poshtme

klasat e fjalëve të pandryshueshme.

Një pamje e skemës si e plotësuar do të ishte kjo:

Mbiemri

Numërori

Përemri

Emri

Ndajfolja

Klasa e

fjalëve

Folja

Pasthirrma

Parafjala

Lidhëza

Pjesëza

Hapi III. Ndërkohë që mësuesi/ja shkruan në tabelë fjalinë e mëposhtme, nxënësit

mbyllin librat dhe i vendosin në cep të bankës.

- Ua! Mos jeni dhe ju ata dy valltarët e vegjël që kërcyen aq këndshëm dhe bukur në

festivalin e fundit.

Ndahet klasa në 5 grupe. I jepet detyra secilit grup.

Grupi 1 – Dalloni emrat dhe ndajfoljet në fjalinë e dhënë dhe përcaktoni veçoritë e tyre.

Grupi 2 – Dalloni mbiemrat dhe parafjalët në fjalinë e dhënë dhe përcaktoni veçoritë e tyre.

Grupi 3 – Dalloni numërorët dhe lidhëzat në fjalinë e dhënë dhe përcaktoni veçoritë e tyre.

Grupi 4 – Dalloni përemrat dhe pjesëzat në fjalinë e dhënë dhe përcaktoni veçoritë e tyre.

Grupi 5 – Dalloni foljet dhe pasthirrmat në fjalinë e dhënë dhe përcaktoni veçoritë e tyre.

Nxënësit punojnë për rreth 5-7 minuta për të realizuar detyrën. Brenda grupit nxënësit

punojnë individualisht.

Hapi IV. Pas përfundimit të detyrës hapen librat dhe nxënësit krahasojnë përgjigjet e tyre me ato të

dhëna në tabelën e tekstit ë fund të faqes 176. Mësuesi/ja i nxit nxënësit të vlerësojnë punën e tyre.

29

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Tema:

Vështirësia:

Koha:

Gjinia e emrit

Niveli III

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

Të kujtojnë se në ç’gjini dalin emrat në gjuhën shqipe.

Të bëjnë dallimin midis gjinisë gramatikore dhe asaj natyrore.

Të njohin mjetet që shërbejnë për të dalluar gjininë e emrave.

Të dallojnë dhe të përdorin drejt emrat e gjinive të ndryshme.

30

Materiale dhe mjete mësimore

Teksti Gjuha shqipe 7.

Fletore.

Metoda dhe teknika mëismore

Stuhi mendimesh.

Insert.

Diskutimi.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësuesi, për të kujtuar informacionin që nxënësit e kanë marrë një vit më parë

rreth gjinisë së emrit u drejton atyre pyetjet e mëposhtme:

Në ç’gjini dalin emrat në gjuhën shqipe? Thuaj nga dy emra për secilin rast.

- Cili është dallimi midis gjinisë natyrore dhe asaj gramatikore?

- Cilat janë mbaresat që dallojnë emrat të gjinisë mashkullore, femrërore dhe

asnjanëse?

Hapi II Hapet teksti Gjuha amtare 7 në faqen 179. Udhëzohen nxënësit të lexojnë

pjesën Gjinia e emrit duke mbajtur shënime me anë të teknikës së INSERT-it. Do të

vendosim shenjat:

“√” – te ato pjesë që janë të njohura nga nxënësit.

“+” – te fjalitë që japin informacion të ri.

“-” – te fjalitë që japin një informacion ndryshe nga informacioni që dinin më parë.

“?” – te fjalitë që nuk janë të qarta për nxënësit ose nga të cilat lindin pyetje për diskutim.

Hapi III. Punohen ushtrimet 1-5 në tekst, faqe 177-178. Për të lehtësuar, sintetizuar dhe

unifikuar punën e nxënësve për ushtrimet 1, 2, 3 mund të përdoren tabelat e mëposhtme:

Për ushtrimin 1.

Fjalë të ndryshueshme Fjalë të pandryshueshme

gjashtë vonë etj.

Për ushtrimin 2.

Fjalë të ndryshueshme Klasa

re emër

e rrumbullakët mbiemër etj.

Për ushtrimin 3.

Fjalë të ndryshueshme Klasa

dhe lidhëz etj.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Ushtrimin 4 nxënësit e punojnë në libër duke lidhur me shigjetë fjalët e dhëna me

klasën ku bëjnë pjesë.

Ushtrimi 5 punohet nën drejtimin e mësuesit/es. Nxënësit lexojnë fjalitë dhe tregojnë

klasën së cilës i përket secila prej tyre.

Mësuesi/ja dëgjon mendimet e nxënësve dhe bën korrigjimet e plotësimet e nevojshme.

Së fundi nuk harron të bëjë një vlerësim për pjesëmarrjen e tyre në momente të ndryshme

të orës së mësimit, si dhe për saktësinë në dhënien e përgjigjeve.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 6, faqe 178.

Tema:

Rubrika:

Vështirësia:

Koha:

Biblioteka e Stardit

Të lexojmë

Niveli II

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë flasin rreth raporteve që ata kanë me librat.

gTë njihen me jetën e Edmond de Amiçis.

gTë lexojmë bukur tregimin me temë nga jeta e fëmijëve.

gTë pasurojnë fjalorin me fjalë e shprehje të reja duke i përdorur ato në fjali.

gT’u përgjigjen pyetjeve të shtruara për të zbërthyer kuptimin e përmbajtjes.

gTë vlerësojnë cilësitë e karakterit të njeriut.

gTë nxjerrin cilësitë e Stardit duke u mbështetur në shprehjet e veçuara.

Materiale e mjete mësimore:

nTeksti “Gjuha shqipe 7.

nSkeda 15 cm x 15 cm.

Metoda e teknika mësimore:

nBisedë e drejtuar.

nDiskutim.

nAnalizë konceptesh.

nPemë mendimi.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësimi nis me një bisedë mësues/e – nxënës rreth këtyre çështjeve:

- A ju pëlqen të lexoni libra jashtëshkollorë?

- Cilët libra ju pëlqejnë më shumë?

- Librat i blini vetë apo jua dhurojnë të tjerët?

- A keni bibliotekë në shtëpi?

- Si i keni renditur librat në të?

- A kujdeseni për mirëmbajtjen e tyre? Si?

- A i jepni librat e bibliotekës suaj kur një shoqe/shok jua kërkon?

- Si veproni nëse shoqja/shoku nuk e ka mirëmbajtur librin tuaj?

- Cili është libri i fundit që keni lexuar?

31

Mësuesi/ja dëgjon përgjigjet e nxënësve pa bërë komente rreth tyre e duke pranuar

edhe disa përgjigje për të njëjtën pyetje.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Hapi II. Bëhet e njohur nga mësuesi/ja tema e pjesës që do të trajtohet, libri prej të cilit

është shkëputur, si dhe autori i tij. Njihen nxënësit me jetën e krijimtarinë e autorit, duke

lexuar informacionin e dhënë te “Shkrimtarët në fokus”, faqe 168.

Hapi III. Bëhet leximi zinxhir i pjesës “Biblioteka e Stardit”, faqe 15. Gjatë leximit nxënësit

nënvizojnë fjalët, të cilave nuk u dinë kuptimin (në fund të leximit). Pasi kanë përfunduar

së lexuari pjesën kërkohet nga nxënësit të shpjegohen fjalët e panjohura, mësuesi/ja

bën saktësimet e nevojshme.

Hapi IV. Kalohet në rubrikën: Të kuptojmë përmbajtjen.

Ushtrimi 1. Mësuesi/ja kërkon nga nxënësit të tregojnë si kujdesej Stardi për

bibliotekën. Për këtë ata duhet të listojnë të gjitha veprimet që bën ai. P. sh.:

- I rendit librat bukur (kombinon ngjyrat).

- Ka bërë një katalog.

- I shpluhuron herë pas here.

- I sheh me kujdes si janë lidhur.

- I ruan si dritën e syrit etj.

Për ushtrimin 5-6 nxënësit, pasi gjejnë fjalitë e kërkuara në tekst, bëjnë komentet e tyre.

Hapi V. Në rubrikën Të vlerësojmë e interpretojmë tekstin kërkohet:

Ushtrimi 7. Nxënësit të tregojnë se si e kuptojnë shprehjen e veçuar. Shpjegimi të

bëhet duke treguar çfarë fshihet, nënkupton fjala diçka.

Ushtrimi 8. Pasi nxënësit zgjedhin cilësitë që duhet të ketë njeriu në karakter, mësuesi/

ja kërkon prej tyre t’i rendisin këto cilësi në një skedë, sipas rëndësisë që kanë ato për

ta. Lexohen disa skeda, me qëllim që të hartohet një skedë përfundimtare në të cilën

renditja e cilësive sipas rëndësisë është miratuar nga pjesa më e madhe e nxënësve.

Hapi VI. Punohet me rubrikën Të studiojmë gjuhën.

Ushtrimi 9. Nxënësit përcaktojnë vetën në të cilën është shkruar pjesa. Kujtojnë veçoritë e ditarit

të mësuar në klasën VI, e më pas japin disa arsye pse pjesa është shkruar në vetën e parë.

Ushtrimi 10. Nxënësit, mbështetur në shprehjet e dhëna, shkruajnë disa nga cilësitë e Stardit.

Në mënyrë që përshkrimi i tyre të jetë sa më i plotë, mund të plotësojnë pemën e mendimit:

32

Fytyrë vrenjtur

Me karakter

Jo i pasur

Këmbëngulës

STARDI

I kujdesshëm

I palodhur

I heshtur

I dhënë pas librit

Bëhet vlerësimi i orës.

Detyrë shtëpie: Vizatoni ose përshkruajeni Stardin sipas përfytyrimit

që ju ngjall pjesa.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Tema:

Rubrika:

Vështirësia:

Koha:

Biblioteka ime

Të shkruajmë

Niveli II

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë shkruajnë për t’u treguar të tjerëve raportet që ata kanë me librin.

gTë njohin disa nga rregullat për plotësimin e skedës së një libri.

gTë plotësojnë skeda për libra të ndryshëm.

gTë vlerësojnë rëndësinë e librit në formimin e njeriut.

Materiale e mjete mësimore:

nTeksti “Gjuha shqipe 7.

nSkeda 10 cm x 8 cm.

n4 libra artistikë.

n5 tabakë me ngjyra ose të bardhë.

Punë parapërgatitore: Porositen nxënësit një orë më parë të sjellin:

-4 libra artistikë nga biblioteka personale,

-4 skeda me përmasa 10 cm x 8 cm (karton, tabak i bardhë ose me ngjyrë),

-5 tabakë me ngjyra ose të bardhë.

Zhvillimi i mësimit:

Ora mësimore zhvillohet mbështetur në dy situatat e dhëna në tekst në faqen 18.

Hapi I. Për situatën A nxënësit u japin përgjigje me shkrim pesë pyetjeve të shtruara.

Nxënësit ndjekin me vëmendje përgjigjet e njëri-tjetrit, duke respektuar e vlerësuar

ato edhe kur janë të ndryshme me përgjigjen e tyre. Për pyetjen pesë mësuesi/ja vjel sa

më shumë mendime për të shkuar në mesazhet se:

- Libri është arma e të mençurit. (Aristoteli)

- Shtëpia që nuk ka libra i ngjan një trupi që nuk ka shpirt. (Ciceron)

- Qytetërimi ka filluar kur doli në treg libri. (Karl Pop)

- Libri të ndihmon të jetosh gjatë. (Umberto Eko)

- Ai që lexon vlen sa për dy njerëz. (Umberto Eko)

Këto vlerësime për librin mund të shkruhen bukur nga 5 nxënës në tabakë të bardhë

ose me ngjyra e të vendosen në muret e klasës.

Hapi II. Nxënësit vendosin mbi tavolina librat e skedat e sjella në klasë.

Nisur nga modeli i skedës së plotësuar të dhënë në faqen 18, nxënësit, për secilin

libër plotësojnë skedën përkatëse. Pas plotësimit të tyre nxënësit i këmbejnë në dyshe

duke vlerësuar punën e njëri-tjetrit. Si gjatë kohës që nxënësit plotësojnë skedat, dhe

kur ata vlerësojnë ato, mësuesi kalon nga njëri nxënës tek tjetri duke parë e vlerësuar

punën e tyre.

Në fund, mësuesi/ja i fton nxënësit të dhurojnë nga një libër bashkë me skedën e

plotësuar e nënshkrimin e tyre për bibliotekën e shkollës. Nëse shkolla nuk ka bibliotekë

nxënësit le të krijojnë një të tillë për klasën.

Mësuesi/ja falënderon nxënësit për veprimtarinë e zhvilluar.

33

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Tema: Kthimi në shtëpi (ora e parë)

Rubrika: Të lexojmë

Vështirësia: Niveli III

Koha: 45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë ndërtojnë një ngjarje mbështetur në fjalët kyçe.

gTë lexojnë tregimin me ndalesa për t’iu përgjigjur pyetjeve të shtruara.

gTë pasurojnë fjalorin me fjalë e shprehje të reja.

Materiale dhe mjete mësimore:

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFletore.

Metoda dhe teknika mësimore:

nParashikimi me terma paraprakë,

nVeprimtari e leximit të drejtuar (VLD).

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësuesi/ja u thotë nxënësve se tregimi që do të lexojnë, flet për një fëmijë dhe

dëshirën e tij për të dalë partizan. U jepen nxënësve fjalët e mëposhtme:

Cikoja, në çetë, u kthye, në shtëpi, e pritën, rrëfente.

dhe u kërkohet që të mendojnë rreth këtyre fjalëve për të ndërtuar një ngjarje që i

përmban të gjashtë, fjalët. Nxënësit mendojnë për 2 minuta për skenën, personazhet

dhe ngjarjet e një tregimi që i përmban këto gjashtë fjalë.

Pas dy-tri minutash mësuesi/ja kërkon nga nxënësit të krijojnë dyshe dhe të bashkojnë

idetë e tyre në një tregim. Një anëtar i dyshes duhet të bëhet gati ta rrëfejë tregimin.

Pas rreh 5 minutash, njëri prej dyshes bëhet rrëfimtari i historisë së krijuar prej tyre.

Nxënësit e tjerë dëgjojnë me kujdes dhe në fund vlerësojnë jo vetëm rrëfimin e shokut,

por edhe mënyrën e të rrëfyerit.

34

Hapi II. Mësimi vazhdon më tej me veprimtarinë e leximit të drejtuar. Mësuesi/ja drejton

leximin në heshtje të nxënësve me pyetje të nivelit kuptimor. Ata do të lexojnë me ndalesa,

duke e ndërprerë leximin pas disa paragrafësh për të diskutuar.

Për të qenë sa më të qartë në realizimin e kësaj metode po japim një model:

Mësuesi/ja: - Do të lexoni në heshtje me ndalesa. Unë do të bëj një pyetje

përpara secilës pjesë të tregimit, kurse ju do të lexoni në heshtje për të gjetur

përgjigjen e saktë, e ndërkohë unë do t’ju them se ku do të ndaloni.

- Ju lutem, lexoni tri paragrafët e parë të tregimit nga “Cikoja e Beni ..... deri te .....

s’kishte asnjë kuptim” për të gjetur: “Çfarë mendonte Cikoja, kur po kthehej në shtëpi?”

Pasi lexojnë pjesën, mësuesi përsërit pyetjen dhe u jep mundësi nxënësve

të përgjigjen:

Nxënësi 1: - Gjyshja do ta urdhëronte për punë.

Nxënësi 2: - Babai do t’i fliste që iku pa leje.

Nxënësi 3: - Mamaja do të qante në heshtje.

Nxënësi 4: - Donte të dinte ç’kishin bërë në shtëpi atë ditë që ai kishte ikur.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Në të njëjtën mënyrë veprohet edhe me pyetjet e mëposhtme. Po japim vetëm pyetjet

dhe fragmentet përkatëse për secilën pyetje që duhet të lexojnë nxënësit në heshtje me

qëllim që t’u përgjigjen pyetjeve.

Pyetja II: - Ç’ ndjeu Cikoja kur pa fshatin e tij?

Paragrafi IV: “Ja, ku u dukën.... deri te .... mollë për çdo gjë”.

Pyetja III: - Si e pritën njerëzit e shtëpisë Cikon?

Paragrafi : “Në shtëpi Cikon e pritën ..... deri te .... e të mallëngjyer”.

Pyetja IV: - Ç’ kishin ndier njerëzit e shtëpisë gjatë kohës që Cikoja ishte larguar?

Paragrafi: “Po ç’u bëre ..... deri te .... të vemi të shkulim qepët”.

Pyetja V: - Çfarë u tregoi Cikoja shokëve?

Paragrafi: “Mirë, - u përgjigj Cikoja” .... deri në fund.

Hapi III. Pasi përfundon së lexuari të gjithë tregimin, mësuesi/ja u drejton nxënësve

pyetjen: - Çfarë ju bën përshtypje në rrëfimin e Cikos?

Mësuesi/ja dëgjon me kujdes përgjigjet tyre, pa dhënë asnjë koment rreth tyre.

Tema: Kthimi në shtëpi (ora e dytë)

Rubrika: Të lexojmë

Vështirësia: Niveli III

Koha: 45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë mbajnë qëndrim ndaj veprimit të personazheve.

gTë sjellim përvojat e tyre të ngjashme me ato të personazheve të tregimit.

gTë gjejnë fjalët kyçe që shprehin mallin e personazhit për mjedisin e familjes.

gTë zbulojnë cilësitë e personazhit kryesor përmes të folurit të tij.

Materiale dhe mjete mësimore:

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFletë pune.

Metoda dhe teknika mësimore:

nPema e mendimit.

nRrjeti i diskutimit.

nBisedë.

nHarta e personazheve.

Punë parapërgatitore: Përgatiten dy fletë pune për secilin nxënës. Në

pamundësi të përgatitjes së tyre mësuesi mund t’i vizatojë skemat në tabelë, ndërkohë

që nxënësit punojnë secili në fletoren e tij.

Fletë pune 1.

35

Unë mendoj se:

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Fletë pune 2.

Interesat e kohës

Cilësi të karakterit

Mosha

- • Nuk Nuk pranohet partizan. partizani.

• i familjes.

- Shqetësimi i familjes.

• Gjuha - • Gjuha Dëshira përkëdhelëse.

t’u mburrur.

- Dëshira për t’u mburrur.

Cikoja

CIKOJA

Krahina ku jeton

Koha kur jeton

36

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësimi nis me rubrikën Të vlerësojmë dhe interpretojmë tekstin.

Ushtrimi 5 mund të zhvillohet me anë të rrjetit të diskutimit. Mësuesi/ja e shtron pyetjen

në një mënyrë të tillë që t’i bëjë nxënësit të kenë mendime të kundërta.

- Si ju duket veprimi i Cikos dhe i Benit që ikën pa leje nga shtëpia; i drejtë apo i

gabuar?

Nxënësit mendojnë për disa minuta rreth pyetjes dhe pastaj ndahen në dy grupe sipas

tezës që mbrojnë (i drejtë/ i gabuar). Secili grup përpiqet të japë argumente dhe

kundërargumente për të mbrojtur tezën e tij. Mësuesi mbikëqyr me kujdes veprimtarinë

që nxënësit të ruajnë etikën në diskutim.

Për ushtrimin 6 mësuesi/ja përdor Fletën e punës 1. I jepet fleta e punës secilit nxënës

dhe u kërkohet që brenda figurave në formë reje të japin arsyet (si e mendojnë ata) se

pse njerëzit e familjes nuk e qortuan Cikon, kur u kthye në shtëpi. Nxënësit punojnë për

5 minuta në mënyrë të pavarur për të listuar arsyet, duke i shoqëruar edhe me shpjegime

(të cilat i japin me gojë). Pasi plotësohet fleta e punës, mësuesi/ja aktivizon sa më

shumë nxënës për t’i lexuar. Disa prej përgjigjeve i shkruan në tabelë.

Në ushtrimin 7 nxënësit sjellin përvojat e tyre vetjake rreth çështjeve të shtruara në

formën e pyetjeve. Mësuesi/ja fton sa më shumë nxënës për të treguar (rrëfyer), por pa

u zgjatur shumë.

Ushtrimi 8. Nxënësit rikthehen në tekst për të dalluar e më pas për të lexuar fjalitë, ku

ngjarjet që Cikoja u tregon shokëve gjatë rrëfimit të tij, zbukurohen. Kemi kështu:

- Sa qejf kur qëllova me pushkë kau-kau! (faqe 20)

- Edhe luftë bëmë, po ç’e do se gjermanët nuk erdhën, ngaqë s’ua mbajti. (faqe 20)

- Do të vete, më ka thënë vetë komandanti. (faqe 20)

Pas kësaj nxënësit tregojnë nëse këto fjali i bëjnë për të qeshur, u pëlqejnë apo u

kanë ndodhur edhe atyre vetë.

Hapi II. Kalohet te rubrika Të studiojmë gjuhën e tekstit.

Në ushtrimin 9 nxënësit gjejnë fjalët kyçe që shprehin mallin e Cikos për mjedisin e familjes.

jazi, plepat e lartë, shtëpia e tij ..... etj.

Nxënësit mund ta vazhdojnë listën me sa më shumë fjalë kyçe që realizojnë idenë.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Ushtrimi 10. Për pjesën e parë të ushtrimit 10, nxënësit punojnë në libër për të dhënë përbri

shprehjeve të dhëna, shprehje të tjera që i përdorin gjyshet. Nëse nxënësit hasin vështirësi, le ta

plotësojnë në shtëpi duke u kërkuar ndihmë gjyshërve ose prindërve të tyre.

Për pjesën e dytë të ushtrimit 10, zbulimin e veçorive të personazheve mbështetur në

të folurin e tyre, pasi nxënësit lexojnë informacionin e dhënë brenda kuadratit, mësuesi/

ja përdor fletën e punës 2, hartën e personazhit. U shpërndahen fletët e punës nxënësve.

Udhëzohen se si duhet të punojnë. Ata do të shkruajnë brenda kuadrateve cilësitë e

Cikos që lidhen me elementet e shkruara brenda rrethorëve (mosha, krahina ku jeton,

koha, interesat e kohës), mbështetur në të folurin e personazheve. Nxënësit punojnë

individualisht. Për çdo paqartësi kërkojnë ndihmën e mësuesit.

Pasi i plotësojnë, lexohen nga disa nxënës. Të tjerët i dëgjojnë me kujdes, vlerësojnë

dhe plotësojnë përgjigjet e shokëve sa herë që e shohin të nevojshme.

Tema:

Vështirësia:

Koha:

Numri i emrit

Niveli III

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë ndërtojnë pyetje mbështetur në informacionin që kanë rreth numrit të emrit.

gTë formojnë shumësin e emrave të dhënë.

gTë kthejnë grupet emërore (emër+mbiemër) në numrin shumës duke veçuar

mbaresën e shumësit.

gTë përdorin në fjali emra në numrin shumës duke i shoqëruar me përemra ose mbiemra.

Materiale dhe mjete mësimore:

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFletore.

nFletë formati në formë fishash.

nBojëra uji.

nNgjitëse.

Metoda dhe teknika mësimore:

nPunë në grup.

nDiskutimi.

Punë parapërgatitore: Me fletë formatit mësuesi/ja përgatit 5 fisha, në të cilat

shkruan me bojëra uji raste të formimit të shumësit të emrave.

Më poshtë po japim modelet:

37

Fisha 1: Emrat dalin me temë të njëjtë si në njëjës dhe në shumës

Fisha 2: Emrat e formojnë shumësin nga tema e njëjësit me mbaresat: -a; -e; -ë.

Fisha 3: Emrat e formojnë shumësin nga tema e njëjësit me mbaresat: -nj; -enj;

-inj; -ra; -ër.

Fisha 4: Emrat e formojnë shumësin me ndërrime tingujsh dhe me mbaresë: k-

q; g-gj dhe mbaresa –e.

Fisha 5: Emrat e formojnë shumësin me ndërrime tingujsh: ll-j; r-j; a-e; e-a.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësuesi/ja i orienton nxënësit të mendohen për rreth 5 minuta dhe të ndërtojnë

jo më pak se tri pyetje rreth kategorisë gramatikore të numrit të emrit. Nxënësit mendojnë

për hartimin e pyetjeve dhe pastaj mësuesi/ja u kërkon që poshtë secilës pyetje të

shkruajnë shkurt përgjigjet e tyre.

Më tej këto pyetje nxënësit ua drejtojnë shokëve të klasës, dëgjojnë me kujdes përgjigjet

e tyre dhe japin vlerësimin për saktësinë ose jo të tyre. Kur kërkon pyetjet ose përgjigjet

e nxënësve, mësuesi aktivizon sa më shumë nxënës, madje fton edhe nxënësit më të

heshtur të lexojnë pyetjet që kanë hartuar ose t’u përgjigjen pyetjeve që kanë drejtuar

shokët e tyre. Nëse në pyetjet e hartuara nga nxënësit nuk përfshihet i gjithë informacioni

që kanë marrë në klasën e 6 për numrin e emrit, mësuesi/ja drejton pyetje ndihmëse.

Hapi II. Për këtë hap nxënësit ndahen në 5 grupe. Për të gjitha grupet kërkesa është e njëjtë:

- Shkruani formën e shumësit për emrat e dhënë.

Mësuesi/ja shkruan për secilin grup emrat në tabelë, ndërsa nxënësit punojnë në

tabakë të bardhë, duke përdorur bojëra uji për të shkruar.

Grupi 1.

(një) nxënës –

(një) mësues –

(një) shitës –

(një) shoqe –

(një) lule –

(një) blerës –

(një) shtëpi –

Grupi 2.

(një) bankë –

(një) album –

(një) aeroplan –

(një) fakultet –

(një) trëndafil –

(një) kampion –

(një) qëllim –

Grupi 3.

(një) flori –

(një) fshat –

(një) hero –

(një) prind –

(një) mi –

(një) shkop –

Grupi 4.

(një) bllok –

(një) hark –

(një) lëng –

(një) treg –

(një) breg –

(një) shteg –

(një) varg –

Grupi 5

(një) avull –

(një) grumbull –

(një) lepur –

(një) dash –

(një) rreth –

(një) notë –

38

Hapi III. Nxënësit punojnë në grup për të formuar shumësin e emrave të dhënë.

Ndërkohë që nxënësit punojnë, mësuesi/ja vendos në tabelë fishat e përgatitura me të

gjitha mënyrat e formimit të shumësit.

Pasi nxënësit kanë formuar shumësin e emrave të dhënë, u kërkohet të tregojnë

mënyrë e formimit. Nxënësit diskutojnë brenda grupit me njëri-tjetrin, përcaktojnë mënyrën

e formimit të shumësit dhe pastaj një përfaqësues i grupit merr nga tabela fishën, në të

cilën është shkruar rregulli i formimit të shumësit për emrat përkatës të grupit të tij dhe

e ngjit në krye të tabakut të bardhë ku kanë punuar. P.sh.:

Grupi 1 tërheq fishën: Emrat dalin me temë të njëjtë si në njëjës dhe në shumës.

Në të njëjtën mënyrë veprojnë të gjitha grupet. Secili grup afishon në muret e klasës

materialin e përgatitur dhe përfaqësuesi i grupit e prezanton atë.

Hapi IV. Së fundi mësuesi/ja bën një përmbledhje të të gjitha mënyrave të formimit të

shumësit. Tabakët qëndrojnë të afishuar në muret e klasës gjatë gjithë orës. Kjo do t’i

ndihmojë nxënësit në zhvillimin e ushtrimeve në pjesën tjetër të orës së mësimit.

Hapi V. Punohen ushtrimet 1-4, faqe 182. Diskutohen ato.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 5, faqe 182.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Tema:

Vështirësia:

Koha:

Trajta dhe lakimi i emrit

Niveli II

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë kujtojnë njohuritë e marra rreth trajtës dhe lakimit të emrit.

gTë njohin rastet e përdorimit të emrit në trajtën e shquar.

gTë dallojnë emrat në trajtën e pashquar e në trajtën e shquar.

gTë përdorin saktë në fjali emrat në formën e duhur.

Materiale dhe mjete mësimore:

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFletore.

Metoda dhe teknika mësimore:

nStuhi mendimesh.

nPunë e drejtuar.

nDiskutim.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësuesi/ja drejton një bllok pyetjesh rreth njohurive që nxënësit kanë marrë

rreth trajtës dhe lakimit të emrit:

- Sa trajta ka emri në gjuhën shqipe?

- Si dallohen ato nga njëra-tjetra?

- Ç’është lakimi i emrit?

- Cilat janë rasat e emrit në gjuhën shqipe?

- Me ç’pyetje gjenden?

- Në sa lakime ndahen emrat në gjuhën shqipe?

- Si veprojmë për të përcaktuar lakimin e emrit?

Mësuesi/ja këmbëngul që të përmenden nga nxënësit të gjitha hapat që ndihmojnë të

përcaktojnë lakimin e emrit. Nxënësit ndjekin më vëmendje përgjigjet e njëri-tjetrit. Ata

plotësojnë a saktësojnë, pasi shoku ka përfunduar përgjigjen.

Hapi II. Hapet libri e nxënësit lexojnë me kujdes fragmentin e dhënë në faqen 183.

Klasa punon e ndarë në tri skuadra. Secila skuadër do të gjejë emrat duke përcaktuar

trajtën, rasën dhe lakimin.

39

Skuadra 1. Do të dallojë e analizojë emrat në fjalinë:

Ra zilja ...... deri te – tha Mira.

Skuadra 2. Djali nuk iu përgjigj babait .... deri te - i foli babai.

Skuadra 3. Nëna hodhi supën nëpër pjata .... deri në fund.

Nxënësit punojnë në mënyrë individuale për 5-7 minuta. Bëhet diskutimi rreth

emrave të veçuar. Mësuesi/ja të kërkojë nga nxënësit pyetjen që ata kanë përdorur për

përcaktimin e rasës së emrit.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Hapi III. Nxënësit rikthehen në tekst për t’u njohur me informacionin rreth përdorimit të

emrit në trajtën e shquar. E lexojnë me kujdes atë, veçojnë rastet e përdorimit të emrit

në trajtë të shquar dhe shpjegojnë këto përdorime mbështetur në shembujt e dhënë.

Për rastin e tretë të përdorimit të emrave në trajtë të shquar sqarohet se situata e

sendi për të cilin bëhet fjalë, ndodhet para syve të atyre që bisedojnë. Ata mund ta

shohin a ta prekin, prandaj flasin për të si për një send të caktuar. Kështu fjala lumi në

shembullin e dhënë në tekst është përdorur në trajtë të shquar, sepse tregon një send

që ndodhet para syve të bashkëbiseduesve.

Hapi IV. Kalohet në punimin e ushtrimeve 1-2.

Ushtrimi 1. Nxënësit nënvizojnë lehtë me laps emrat e përdorur në fragmentin e dhënë

e më pas plotësojnë tabelën: P.sh.:

Trajta e pashquar

vend

E M R I

Trajta e shquar

armët

Ushtrimi 2. Nxënësit do të vendosin emrat e dhënë në formën e duhur në vend të

pikave.Të shpjegojnë ndryshimet që pëson emri (formës).

Bëhet vlerësimi mbështetur në:

- përgjigjet e sakta e të plota,

- nga dëshira për të punuar në grup,

- aftësinë për të korrigjuar e vlerësuar përgjigjet e shokëve.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 3, faqe 184.

Detyra të realizohet përmes tabelës së mëposhtme:

40

Kur emri është

përmendur

më parë.

Emri nuk është

përmendur, por ka

lidhje me një nga emrat

e përdorur më parë.

E M R A T

Kur sendi për të cilin

bëhet fjalë, ndodhet

para syve të

bashkëbiseduesve.

Emri i shoqëruar

me fjalë

përcaktuese.

Shënim: Emrat e përveçëm në gjuhën shqipe zakonisht përdoren në trajtë të shquar

(p.sh. Marku) si dhe emrat që janë të vetëm në llojin e tyre (p.sh. ylberi).

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Tema:

Rubrika:

Vështirësia:

Koha:

Vendosa të shkoj në mërgim

(ora e parë)

Të lexojmë

Niveli III

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

g Të lexojnë tregimin me qëllim që:

a) të bëjnë përmbledhjen e tij,

b) të shpjegojnë kuptimin e fjalëve të panjohura,

c) të hartojnë pyetje rreth përmbajtjes së tij,

d) të përcaktojnë fjalët kyçe të tij,

e) të shpjegojnë lidhjen midis temës së tregimit dhe realitetit të tyre.

Materiale dhe mjete mësimore:

nTeksti “Gjuha shqipe 7.

nFjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe.

nFletë formati A4.

nBojëra uji.

nSkeda.

Metoda dhe teknika mësimore:

nGrupe eksperte me role.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Ndahet klasa në grupe me nga 6 pjesëtarë secili. U thuhet nxënësve se secili

nga anëtarët e grupit do të ketë nga një rol (nxënësve mund t’u jepet mundësia të zgjedhin

vetë se çfarë rolesh të luajnë).

Më poshtë po japim rolet:

Lexuesi: - Bën leximin e tekstit. përcakton pjesët se ku duhet të ndalojë gjatë

leximit. Është mirë që të ndalohet në disa pika të caktuara të tekstit për ta

përpunuar atë.

Përmbledhësi: - Bën një përmbledhje të shkurtër të pjesës që lexohet dhe

kërkon nga të tjerët që të shtojnë ide dhe mendime të tjera.

Shpjeguesi: - Bën shpjegimin e fjalëve të panjohura. Ndihmohet nga fjalori

shpjegues i dhënë në tekst ose nga Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe.

Pyetësori: - Harton pyetje rreth tekstit të lexuar ose kërkon që të hartohen

pyetje nga pjesëtarët e tjerë të grupit. Nxënësit brenda grupit diskutojnë për

rëndësinë e secilës pyetje si dhe për përgjigjet e dhëna.

Lidhësi: - Pyet nxënësit se në ç’mënyrë lidhet ky tekst me jetën e tyre, me botën

në përgjithësi apo me temat që ata kanë diskutuar kohët e fundit në klasë.

Eksperti i fjalëve: - Përcakton fjalët kyçe të secilës pjesë (ose tekstit në

përgjithësi) duke kërkuar ndihmë edhe nga pjesëtarët e tjerë të grupit.

41

Hapi II. Njihen nxënësit me titullin e tregimit. U thuhet të lexojnë tekstin (mësuesi/ja në

bashkëpunim me lexuesin e kanë ndarë tregimin në dy pjesë: Pjesa I: - “Po, po. Kështu

...... deri te ..... buzë liqenit” dhe pjesa e II: - “Edhe fjala e nuseve” .... deri në fund.

Nxënësi në rolin e lexuesit është i lirë të bëjë edhe ndarje të tjera) dhe të diskutojnë

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

mbështetur në rolet e përcaktuara brenda grupit. Pavarësisht nga kjo u bëhet e qartë

nxënësve se nuk është e thënë që të kufizohen brenda roleve që u janë dhënë, p.sh.,

përmbledhësi mund të bëjë pyetje, shpjeguesi mund të përcaktojë fjalët kyçe etj.

Hapi III. Gjatë kohës që nxënësit punojnë brenda grupit, mësuesi/ja i ndjek me kujdes

duke kaluar grup më grup, dëgjon me kujdes pyetjet e hartuara, përgjigjet e dhëna,

lidhjen e çështjeve të trajtuara në tregim me aktualitetin etj. Nuk harron të japë vlerësime

për punën e bërë e të inkurajojë për të vazhduar më tej.

Hapi IV. Nxënësit (nëse kanë dëshirë) mund të krijojnë një produkt përfundimtar duke

mbajtur shënime (mund të caktohet një nxënës si mbajtësi i shënimeve), të cilat i

këmbejnë më pas në grupet e tjera.

Hapi V. Së fundi mësuesi/ja bën një përmbledhje me një grup ekspertësh të krijuar me

nga një përfaqësues (për secilin rol) të përzgjedhur nga çdo grup. Bëhet vlerësimi i punës

së nxënësve, duke veçuar sidomos dëshirën për të bashkëvepruar brenda grupit.

Tema:

Rubrika:

Vështirësia:

Koha:

Vendosa të shkoj në mërgim

(ora e dytë)

Të lexojmë

Niveli III

45 minuta

42

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë ilustrojnë me shembuj nga teksti ngjashmëritë midis lojërave të fëmijëve dhe

veprimeve të të rriturve.

gTë listojnë arsyet që i detyrojnë njerëzit të emigrojnë.

gTë sjellin përvoja vetjake rreth njerëzve të tyre në mërgim duke treguar edhe se

ç’ndiejnë për ta.

gTë dallojnë emërtimet e sendeve, orendive të ndryshme të jetës së përditshme që

lidhen me gjuhën e folur të krahinës nga është autori.

gTë rrëfejnë ngjarjen duke u vendosur në rolin e personazhit kryesor.

gTë bëjnë portretin e personazhit duke shfrytëzuar mjetet stilistike që përdor autori.

Materiale dhe mjete mësimore:

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFletore.

Metoda dhe teknika mësimore:

nPunë në dyshe.

nDiskutim.

nEmpatia.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësimi nis me rubrikën Të vlerësojmë dhe interpretojmë tekstin.

Në ushtrimin 4 nxënësit ilustrojnë me shembuj nga teksti ngjashmërinë midis lojërave

të fëmijëve dhe veprimeve të të rriturve për:

- organizimin e familjes - “Edhe fjala e nuseve ... deri te ... qilar ... “ (f. 22-23)

- mënyrën e jetesës - “Atje brenda ... deri te ... shtëpi kjo i do të gjitha” (f. 23-24)

- marrëdhëniet me të tjerët - “Po aty, në shtëpi” ... deri në fund (f. 24).

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Ushtrimi 5. Nxënësit, pasi gjejnë fjalitë ku shprehen dëshirat dhe hallet e të rriturve, i

lexojnë me zë duke bërë komentin e tyre. Për këtë nxënësit punojnë në dyshe, diskutojnë

midis tyre për të qenë të gatshëm t’i përballin mendimet e tyre me ato të dysheve të tjera.

Në ushtrimin 6 nxënësit jo vetëm zgjedhin nga alternativat e dhëna, por edhe

argumentojnë zgjedhjen e tyre. Është mirë të përjashtohen komentet pozitive apo negative

ndaj zgjedhjeve që ata bëjnë.

Në ushtrimin 7 nxënësit rrëfejnë mbështetur në përvojat e tyre vetjake. Në fillim

mësuesi/ja i udhëzon që të tregojnë bukur e pa u zgjatur shumë rreth të afërmve të tyre

në mërgim. Nxënësit mund të tregojnë për ta edhe fotografi të ndryshme, vendet ku ata

jetojnë, punën që bëjnë etj.

Hapi III. Kalohet te rubrika Të vlerësojmë gjuhën e tekstit.

Fillimisht njihen nxënësit me rrëfimin duke lexuar materialin e dhënë në tekst dhe më

pas gjejnë shprehje të tjera në tekst që përdoren në gjuhën e folur. P.sh.:

Se më pat dalë nga mendja t’ju them që në krye. (f. 22)

Mund t’i thoshin edhe ndryshe, po kjo s’është puna juaj. (f. 23) etj.

Në të dyja rastet e mësipërme autori rrëfen në një mënyrë të tillë sikur e ka përpara

bashkëbiseduesin. Nxënësit punojnë për të gjetur edhe shembuj të tjerë në tekst.

Në ushtrimin 9 nxënësit përzgjedhin nga fjalori mjaft i pasuri i tregimit ato fjalë që

lidhen me gjuhën e folur të krahinës nga është autori si dhe me emërtimin e sendeve e

të orendive të ndryshme të jetës së përditshme, duke plotësuar tabelën e mëposhtme.

Po japim një model:

Ndërtesa e shtëpisë Gatimet në shtëpi Urimet e vizitave

Në një shtëpi me shumë të

ndara, përbri rremës së

mullirit, ndërtuar me gurë

lumi të radhitura si hallkat e

zinxhirit të mushkës, kishte

ahur, qilar, vatër kaci,

dollapë, musëndër etj.

Kuleçë të grunjtë

petanikë

qumështorë

dredhanikë

lakrorë etj.

Mirë, ndajnatë

Mirë se ju gjejmë ...

Misardhe, misardhe...

Ju ardhçim të mirat...

Të fala pastë! Gëzuar që paski

marrë fjalën e mirë! Gëzofshin

shtëpinë e miqësinëTë lumtë goja!

T’u bëftë e argjendtë! Gaz paç!

Pas plotësimit lexohet nga disa nxënës.

Për ushtrimin 10 mësuesi/ja mund të përdorë metodën e empatisë (vënien e vetes

në vendin e tjetrit). Lihen nxënësit 10 minuta për të lexuar dhe për ta vendosur veten në

rolin e personazhit kryesor, Çilit, i cili rrëfen. Udhëzohen nxënësit që gjatë rrëfimit të

mbështeten në momentet që përcjellin më shumë situata humori.

Mësuesi/ja mund të aktivizojë tri rrëfimtarë dhe së fundi në formën e një minikonkursi

të shpallë fitues atë që rrëfen më bukur.

Ushtrimi 11. Përbri shprehjeve të dhëna, jepet shpjegimi i tyre me fjalë të tjera duke u

mbështetur në kontekstin nga janë shkëputur këto shprehje. P.sh.:

Për faqe të zezë = keq e më keq / shumë keq

Nuk bie poshtë = janë njëlloj / janë aty-aty

M’u mbush mendja = vendosa / u binda

Nxënësit mund të japin variante nga më të ndryshmet.

43

Detyrë shtëpie: Bëni portretin e personazheve duke shfrytëzuar

mjetet stilistike që përdor autori.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Tema:

Rubrika:

Vështirësia:

Koha:

Rëndësia e lojërave

Të flasim

Niveli III

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë flasin rreth lojërave dhe rregullave të tyre.

gTë tregojnë disa nga lojërat që kanë luajtur në etapa të ndryshme të fëmijërisë.

gTë vlerësojnë rëndësinë e lojërave në jetën e tyre fëmijërore.

44

Materiale dhe mjete mësimore:

nTeksti “Gjuha shqipe 7”.

n4 karrige.

Metoda dhe teknika mësimore:

nLojë.

nBisedë.

nDiskutim.

Zhvillimi i mësimit:

Etapa I:Hapi I. Zhvillohet në formë loje, si loja me karrige ose mësuesi/ja mund të

zgjedhë ndonjë lojë tjetër, që njihet dhe pëlqehet nga nxënësit.

Vendosen 4 karrige para klasës. Dalin 5 nxënës vullnetarë të cilët luajnë lojën. Pasi

shpallet fituesi i lojës, mësuesi/ja kërkon nga nxënësit e tjerë (ose edhe nga ata që

morën pjesë në lojë):

- Emrin e lojës.

- Rregullat e zhvillimit të saj.

- Nëse gjatë lojës pati ndonjë mosmarrëveshje, të kërkohen arsyet e saj.

- Cili është qëllimi i lojës.

- Ç’ndjenë nxënësit që humbën? Po ai që fitoi?

Për 5-7 minuta nxënësit iu përgjigjen pyetjeve duke u ndalur më shumë në rregullat e lojës,

qëllimin e saj, veprimet që ndërmorën në raste mosmarrëveshjesh. Mësuesi/ja përpiqet të

aktivizojë sa më shumë nxënës, sidomos ata që janë më të heshtur e më të ndrojtur.

Etapa II: Hapi II. Zhvillohet një bisedë mes mësuesit dhe nxënësve rreth pyetjeve të

dhëna në faqen 26. Nxënësit u përgjigjen këtyre pyetjeve duke pasur parasysh 3 etapat

e fëmijërisë së tyre:

kohën kur ishin 3-5 vjeç;

kohën kur ishin 6-10 vjeç;

kohën nga 10 vjeç deri tani.

Për pikën 6 nxënësit japin disa nga rregullat e përgjithshme që ata vendosin para se të

futen në një lojë (jo rregullat e një loje të veçantë). P.sh.:

Përcaktimi i vendit të lojës.

Koha kur do të luhet.

Numri i lojtarëve që do të marrin pjesë etj.

Lista ndërtohet nga vetë nxënësit.

Për pyetjet 8-9 mësuesi/ja duke u nisur nga lojërat e veçanta që luajnë djemtë/vajzat

trajton edhe problemin e barazisë gjinore, duke sjellë shembuj të ndryshëm.

Kështu, futbolli sot është një lojë që luhet jo vetëm nga djemtë, por edhe nga vajzat.

Detyrë shtëpie: Shkruani në fletore 4-5 fjali, ku të jepni mendimin

tuaj, se për ç’arsye lojërat janë të rëndësishme.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Tema:

Vështirësia:

Koha:

Ushtrime për emrin

Niveli III

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë kujtojnë veçoritë e emrit.

gTë përshtatin përcaktuesit me emrin që lidhen.

gTë kthejnë grupet emërore nga njëjësi në shumës duke shpjeguar mënyrën e formimit të tij.

gTë dallojnë emrat në fjalitë e dhëna dhe të përcaktojnë gjininë, numrin, trajtën dhe

rasën e tyre.

gTë ndërtojnë fjali duke përdorur emrat në trajtën e pashquar dhe të shquar.

Materiale dhe mjete mësimore:

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFletore.

nShkumësa me ngjyra.

Metoda dhe teknika mësimore:

nPema e mendimit.

nDiskutimi.

nPunë e pavarur.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësuesi vizaton në tabelë pemën e mendimit dhe u kërkon nxënësve ta

plotësojnë atë me veçoritë e emrit. Për të realizuar këtë detyrë nxënësit punojnë në

fletore në mënyrë individuale. Në përfundim të saj mësuesi fton disa nxënës për të

lexuar plotësimin e pemës së mendimit. Ndërkohë që nxënësit lexojnë, mësuesi/ja

plotëson pemën e vizatuar në tabelë, pamja e së cilës do të ishte.

Emërore

Gjinore

Dhanore

Kallëzore

Rrjedhore

I

i

Lakimi

II

u

Rasa

III

a/ja

IV

-t/të

Veçoritë

e emrit

Trajta

e pashquar

Gjinia

Numri

e shquar

mashkullore

femërore

asnjanëse

njëjës

shumës

45

Hapi II. Të kthejnë në shprehi njohuritë e fituara.

Punohen ushtrimet 1-5, faqe 185.

Për ushtrimin 4, përveç kthimit të grupeve emërore nga numri njëjës në shumës,

mësuesi/ja u kërkon nxënësve edhe mënyrën e formimit të shumësit të emrave. P.sh.:

fshat i madh

– fshatra të mëdha

fshatra - shumësi formohet me mbaresë (kjo mbaresë quhet edhe prapashtesë

trajtëformuese).

Ndërsa në ushtrimin 5 nxënësit, pasi kanë gjetur emrat në fjalitë e dhëna, përcaktojnë

gjininë, numrin, trajtën dhe rasën (e cila nuk është dhënë në libër, por le të kërkohet nga

mësuesi/ja) mund të përdorë tabelën e mëposhtme:

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Emri Gjinia Numri Trajta Rasa

dëshirë femërore njëjës e pashquar kallëzore etj.

Në përfundim të ushtrimeve të librit, nëse ka ende kohë, mësuesi/ja përzgjedh nga

fletorja e punës ato ushtrime që realizojnë objektivat e vënë në fillim të orës.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 6, faqe 185.

Tema:

Vështirësia:

Koha:

Formimi i emrit

Niveli III

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë ndërtojnë emra të prejardhur e të përbërë.

gTë shpjegojnë mënyrën e formimit të emrave të prejardhur e të përbërë.

gTë realizojnë një ese me temë: “Sa i pavarur jam?”, ku të kenë përdorur emra të

prejardhur e të përbërë.

Materiale dhe mjete mësimore:

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFletore.

nFletë pune.

nBojëra uji (me ngjyra).

Metoda dhe teknika mësimore:

nPunë e pavarur individuale.

nDiskutimi.

46

Punë parapërgatitore: Përgatiten fletë pune për secilin nxënës. (Modeli i

mëposhtëm është i plotësuar)

Fletë pune:

mos-, ndër-, sipër-,

pa-, jo-, për-,

kundër-, zh-, mbi-,

nën-.

mosmbarëvajtje

sipërvendosje

ndërkombëtar

paburrëri

kundërpeshë

përhap

nënkryetar

mbiemër

zhvendos

jopjellor

mbarëvajtje, vendosje,

kombëtar, burrëri, peshë, hap,

kryetar, emër, vendos, pjellor

Si janë formuar këto fjalë? Plotëso skemën.

Fjalë të prejardhura = parashtesë + temë

ditë, njerëz, bujar,

mëso, art, njoh,

arsye, (i) mirë, rregull,

radh (ë).

ditar

njerëzor

bujari

mësom

artist

njohje

arsyeshëm

mirësi

rregullore

radhazi

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

-ar, -or, -i, -im,

-ist, -si, -ore,

-azi, -shëm, -je.

Si janë formuar këto fjalë? Plotëso skemën.

fjalë të prejardhura = tema e fjalës + prapashtesë

n-, z-, për-, më-,

sh-, para-, për-.

gur, bukur, bind, këmbë,

fryt, fytyrë, jav(ë).

-os, -o, -ësh, -os,

-ëzo, -si, -shëm.

zbukuro

nguros

përbindësh

mëkëmbësi

përjavshëm

shfrytëzo

parafytyro

Si janë formuar këto fjalë? Plotëso skemën.

Fjalë të prejardhura = parashtesë + temë + prapashtesë

botë, vetë, bashkë,

letër, mish, lule,

keq, bukë

pronar, kuptim, kontroll,

këmbim, bërës, borë,

pjekës, ngrënës.

47

botëkuptim

vetëkontroll

bashkëpronar

letërkëmbim

mishngrënës

bukëpjekës

luleborë

keqbërës

emër+emër

P + E

ND + E

E + E

E + MB

E + MB

E + E

ND + MB

Si janë formuar këto fjalë? Plotëso skemën.

Kompozita = temë + temë

(fjalë të përbëra)

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. I jepet secilit nxënës fleta e punës, ku punojnë në mënyrë të pavarur për të

formuar fjalë të prejardhura (duke bashkuar temën e fjalës me parashtesën, prapashtesën

ose parashtesën e prapashtesën njëkohësisht) e të përbëra (duke bashkuar tema fjalësh).

Nxënësit punojnë rreth 10 minuta për të plotësuar fletën e punës. Gjatë kohës që nxënësit

punojnë, mësuesi/ja kalon bankë më bankë, ndjek punën e nxënësve dhe ndihmon aty

ku e sheh të nevojshme.

Hapi II. Pas përfundimit të detyrës, u kërkohet nxënësve të lexojnë e diskutojnë

plotësimin e fletës së punës. Pasi i dëgjon të gjithë nxënësit, mësuesi/ja bën një

përmbledhje të shkurtër rreth formimit të emrit.

Hapi III. Të kthejnë në shprehi njohuritë e fituara.

Punohen ushtrimet 1-5 në tekst, faqe 187.

Në ushtrimin 1 nxënësit gjejnë pjesët përbërëse të emrave të prejardhur. P.sh.:

dëgjues = dëgjue + s

mbifushë = mbi + fushë

Tek ushtrimi 5 nxënësit do të ndërtojnë fjalë të përbëra duke bashkuar temat e dhëna

dhe do të tregojnë klasën së cilës i përkasin. P.sh.:

gjashtë + vargësh = gjashtëvargësh

(numëror) + (emër) = një mënyrë e formimit të fjalëve të përbëra

bukë + pjekës = bukëpjekës

(emër) + (emër) = etj.

Së fundi, mësuesi/ja bën vlerësimin e punës së nxënësve mbështetur në:

a. realizimin e fletës së punës në mënyrë të pavarur,

b. përgjigjet e sakta dhe të plota,

c. pjesëmarrjen e tyre gjatë orës së mësimit.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 6, faqe 187.

48

Tema:

Rubrika:

Vështirësia:

Koha:

Letër babait (ora e parë)

Të lexojmë

Niveli III

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë lexojnë për të renditur si duhet pjesët e letrës së shkruar nga Lyllabaj.

gTë përshkruajnë peizazhin e detit dhe vajzën, mbështetur në letrën e vajzës dhe

përfytyrimin e tyre.

gTë përmbledhin në 4 fjali atë çka vajza i shkruan babait në letër.

gTë ritregojnë letrën e vajzës duke u mbështetur në 4 fjalitë përmbledhëse.

Materiale dhe mjete mësimore:

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFletore.

nLetra që kanë shkruar për të afërmit

e tyre ose që kanë marrë prej tyre.

Metoda dhe teknika mësimore:

nBisedë.

nLexim në heshtje.

nPunë në çift.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësimi nis me një bisedë mësues – nxënës:

- A shkruani letra? Kujt ua shkruani?

- Pse e shkruani një letër? (Nxënësit le të përmendin sa më shumë arsye.)

- Ç’keni ndier kur i keni shkruar letër dikujt që ndodhet larg?

Nxënësit flasin lirisht duke treguar raste të jetës së tyre.

Hapi II. Mësuesi/ja u tregon nxënësve shkurt e bukur historinë e vajzës, të quajtur

Lyllabaj. Vajza ndodhet buzë detit, në një gji fare të vogël, në një mol të rrënuar... Mësuesi/

ja vazhdon më tej rrëfimin deri në momentin kur vajza nis të shkruajë letrën.

Për t’u njohur me mënyrën se si është shkruar letra dhe çfarë shkruan vajza në letër,

mësuesi/ja i udhëzon nxënësit të hapin librat në faqen 27 dhe të lexojnë në heshtje,

duke e nisur leximin aty ku mësuesi/ja ndërpreu rrëfimin.

Hapi III. Pasi e kanë lexuar të gjithë tekstin (letrën), nxënësit renditin pjesët sipas rendit

të zakonshëm të një letre duke shënuar në krah të çdo paragrafi numrat nga 1-4. P.sh.:

Mirëdita i dashur ba ..... 1

Ti e di sa shumë gjëra dua ...... 2

Ndoshta bëj ndonjë marrëzi ..... 3

Babi, të puth ..... 4

Hapi IV. Mësuesi/ja zgjedh 4 nxënës për të lexuar secilën pjesë sipas rendit normal të

letrës duke përcjellë te nxënësit letrën e plotë të shkruar nga vajza.

Hapi V. Kalohet te rubrika Të kuptojmë përmbajtjen e tekstit.

Ushtrimi 1. Mbështetur në paragrafin e parë të letrës së shkruar prej Lyllabaj, nxënësit

përshkruajnë peizazhin e detit dhe vajzën në qendër të tij. Nxënësit nxiten të përdorin

edhe përfytyrimet e tyre për ta realizuar sa më bukur e më të plotë këtë peizazh.

Ushtrimi 2. Nxënësit punojnë në çift. Mbështetur në 4 pjesët e letrës, ata duhet të

ndërtojnë 4 fjali përmbledhëse në formën e pikave të planit për çdo pjesë.

Një variant i ngjashëm me përgjigjet e nxënësve do të ishte:

a) Letrën, Lyllabaj po e shkruan nga një plazh i vogël.

b) Vajza dëshiron shumë gjëra, sepse ndien mungesën e tyre.

c) Jeta në lice ngjan me një burg të vërtetë.

d) Dëshira e saj për ta parë sa më shpejt të atin.

Lexohen disa variante përgjigjesh dhe mësuesi zgjedh dhe shkruan në tabelë 4 fjalitë

më të përshtatshme mbi të cilat do të realizohet ushtrimi 3.

Gjatë ritregimit nxënësit përpiqen të nxjerrin në pah gjendjen shpirtërore të vajzës.

49

Detyrë shtëpie: Shkruani letrën në një fletë formati duke mbushur

hapësirat e lira anash saj me fjalitë dhe fjalët që përdori edhe Lyllabaj

për ta mbushur atë.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Tema: Letër babait (ora e dytë)

Rubrika: Të lexojmë

Vështirësia: Niveli II

Koha: 45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë japin gjykimin e tyre rreth arsyeve pse vajzës nuk i pëlqen të shkojë në

shkollë, duke ilustruar me pjesë nga teksti.

gTë flasin rreth mjediseve e njerëzve që i bëjnë të ndihen mirë, kur janë të vetmuar.

gTë diskutojnë rreth dëshirës që kanë të rriturit për të kontrolluar sjelljen, veprimet

e mendimet e tyre.

gTë përcaktojnë veçoritë e letrës duke u nisur nga ana e jashtme e përmbajtja e saj.

gTë gjejnë fjalët kyçe që përcaktojnë gjendjen shpirtërore të vajzës brenda

mureve të shkollës e jashtë saj.

50

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFletore.

Metoda dhe teknika mësimore

nBisedë.

nRrjeti i diskutimit.

nKrahasimi i elementeve të formës

e të përmbajtjes.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësimi nis me rubrikën Të vlerësojmë e kuptojmë tekstin.

Punohen ushtrimet 4-7.

Ushtrimi 4. Nxënësit përzgjedhin alternativat duke i ilustruar me shembuj nga teksti. P.sh.:

ndihet e vetmuar: - Më duket sikur jam në burg (f. 27).

– Jam fare vetëm, por nuk mërzitem (f. 28).

Lexohen: Paragrafi i tretë i tekstit: - “Uji i akullt ... nga fundi i faqes”.

Paragrafi i parë i letrës: - “Po të shkruaj ... ka marrë fund”.

Ushtrimi 6. Zhvillohet bisedë e lirë ku nxënësit rrëfejnë momente kur janë ndier

të vetmuar. Theksi gjatë rrëfimit vihet në përshkrimin e mjediseve e njerëzve që ata

duan e ndihen mirë pranë tyre në ato momente.

Ushtrimi 7.

a. Për pjesën e parë le të organizojnë një rrjet diskutimi duke shtruar para nxënësve

pyetjen binare:

Po

Jo

A është e drejtë që të rriturit të kontrollojnë

veprimet, mendimet e ndjenjat tuaja?

Është e drejtë

sepse: ________________________

Nuk është e drejtë

sepse: ___________________

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

PËRFUNDIMI:

(Mendimi i përbashkët i arritur, pasi janë dëgjuar argumentet e dy grupeve)

b. Për pjesën e dytë të këtij ushtrimi nxënësit zgjedhin alternativat që i mendojnë të

drejta dhe i mbrojnë ato me argumente.

Është mirë që asnjë zgjedhje të mos paragjykohet. Nxënësit mund të shtojnë edhe

ndonjë alternativë tjetër nëse dëshirojnë.

Hapi II. Kalohet në rubrikën: Të studiojmë gjuhën e tekstit.

Ushtrimi 8-9. Nxënësit listojnë veçoritë e poezisë e të prozës. Mbështetur në këto

veçori përcaktojnë se me cilën u ngjet letra e vajzës.

8/b. c. Nxënësit bëjnë krahasimin midis letrës së dhënë në tekst e asaj të rishkruar

prej tyre sipas formatit normal (shfrytëzohet detyra e shtëpisë) e më pas shprehen përmes

skemave.

LETRA

SI DUHET

Letra

Si duhet

HYRJA

MBYLLJA ZHVILLIMI

HYRJA

Nga vajza Mbyllja Zhvillimi Hyrja

Hyrja

ZHVILLIMI

Zhvillimi

FJALË

FJALË

Fjalë Fjalë

MBYLLJA

Mbyllja

Bëhet vlerësimi i orës së mësimit.

Detyrë shtëpie: Gjeni fjalët kyçe që pasqyrojnë botën shpirtërore të

vajzës brenda mureve të shkollës e jashtë saj, faqe 29.

Tema:

Rubrika:

Vështirësia:

Koha:

Letra personale dhe zyrtare

Të shkruajmë

Niveli III

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë krahasojnë elementet e formës së një letre personale me një letër zyrtare.

gTë dallojnë strukturat gjuhësore që duhen përdorur në letrat personale e ato zyrtare.

gTë shkruajnë një letër personale e një letër zyrtare mbështetur në situata të dhëna.

51

Materiale dhe mjete mësimore:

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFletore.

Metoda dhe teknika mësimore:

nDiagrami i Venit.

nDiskutim.

nLojë mësimore.

nShkrim i lirë.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Hapet libri. Nxënësit për rreth 5 minuta lexojnë me kujdes dy llojet e letrave të

dhëna në tekst në faqen 30. Bëjnë një vëzhgim krahasues midis dy letrave e më pas

plotësojnë tabelën:

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Letra personale Letra zyrtare

- Data. + +

- Kujt i drejtohet letra?

- Hyrja.

- Të dhëna referuese.

- Zhvillimi.

- Përfundimi.

- Kush e shkruan letrën?

- Përdoren shprehje intime?

- Përdoren shprehje zyrtare?

- Përdoret veta e dytë njëjës?

- Përdoret veta e dytë shumës?

- Adresa.

Shënim: Ndër veçoritë e letrës mësuesi/ja shënon edhe adresën si një element i

rëndësishëm i strukturës së letrës. Nëse e sheh të arsyeshme, ai/ajo u tregon edhe për

vendin e saj në letrën personale mbi zarf (kur shkruajnë me dorë) dhe në letrat e biznesit

në krahun e majtë në krye të letrës.

Gjatë diskutimit të tabelës së plotësuar u jepet përgjigje pyetjeve 1-5, faqe 31.

Hapi II. Ushtrimet 6-8 zhvillohen në formë loje. U kërkohet nxënësve të dëgjojnë me

vëmendje tekstet e lexuara nga mësuesi/ja për të dalluar fjalët e futura gabimisht në

secilin tekst. Nxënësit që përgjigjen më shpejt, më saktë, përcaktojnë e shpjegojnë të

gjitha fjalët dhe argumentojnë pse janë përdor gabim, shpallen fitues të lojës.

Hapi III. Veprimtari praktike: Udhëzohen nxënësit të lexojnë tri situatat e dhëna.

Të zgjedhin njërën prej tyre për të shkruar një letër.

Të përcaktojnë në fillim elementet përbërëse të letrës.

Të shkruajnë letrën duke përcaktuar llojin: personale-zyrtare.

Nxënësit punojnë në mënyrë individuale për rreth 15 minuta. Këmbejnë punimet në

dyshe duke bërë vlerësimin e tyre. Lexohen ato letra që përzgjidhen nga nxënësit vlerësues.

Bëhet vlerësim përgjithësues nga mësuesi/ja për orën e mësimit.

52

Tema:

Vështirësia:

Koha:

Mbiemri

Niveli III

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë kujtojnë njohuritë e marra rreth mbiemrit.

gTë ndërtojnë grupe emërore duke përshtatur saktë mbiemrin në gjini e numër me emrin.

gTë njihen me mënyrat e formimit të gjinisë femërore e të numrit shumës të mbiemrave.

gTë lakojnë mbiemra të nyjshëm e të panyjshëm.

Materiale dhe mjete mësimore:

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFletore.

nShkumësa me ngjyra.

Metoda dhe teknika mësimore:

nStuhi mendimesh.

nDiskutim.

nPunë në çift.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Kujtojmë së bashku njohuritë e marra.

Mësuesi/ja u drejton nxënësve pyetjet:

- Ç’ është mbiemri?

- Ç’ tregon ai?

- Cilat janë kategoritë gramatikore të mbiemrit?

- Cilat janë mënyrat e formimit të mbiemrit?

- Me cilat kategori gramatikore të emrit përshtatet mbiemri?

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Për 5-7 minuta, nxënësit diskutojnë me njëri-tjetrin dhe shkëmbejnë njohuritë e tyre.

Hapi II. Hapen librat dhe nxënësit lexojnë fragmentin e dhënë në krye të faqes 188.

Veçojnë mbiemrat me shkronja të pjerrëta, të cilat mësuesi/ja i shkruan në tabelë të

vendosura në grup emëror (veten të vetmuar, dyqane të vogla, ...) dhe u kërkon nxënësve

të përcaktojnë gjininë, numrin dhe rasën e mbiemrave duke i argumentuar ato. P.sh.:

një pyetje e trashë – gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore.

Sugjerim: Për mbiemrin të vetmuar dhe të vogla mësuesi/ja duhet të ketë parasysh:

a. veten të vetmuar – për mbiemrin të vetmuar nxënësit të përcaktojnë numrin,

rasën dhe jo gjininë, sepse përemri vetvetor veten del në formën e një emri të

gjinisë femërore në trajtën e shquar, por nuk ka forma të veçanta për të dalluar gjininë.

b. dyqane të vogla – mbiemri të vogla është në gjininë femërore, sepse përshtatet

me emrin dyqane, i cili bën pjesë në ata emra të gjinisë mashkullore që e

formojnë shumësin me mbaresën –e; -ra dhe që në numrin shumës kthehen

në emra të gjinisë femërore. Në këtë gjini vihen edhe fjalët që i përcaktojnë.

Hapi III. Nxënësit ndahen në çifte dhe lexojnë mësimin rreth:

a. formimit të gjinisë femërore të mbiemrave,

b. formimit të numrit shumës të mbiemrave,

c. lakimit të mbiemrave të nyjshëm e të panyjshëm.

Për secili moment atyre u lihet një kohë e mjaftueshme në dispozicion.

Hapi IV. Kur mësuesi vë re se nxënësit kanë përfunduar së lexuari të gjithë

informacionin, i udhëzon që brenda dysheve të ndërtojnë pyetje e të japin përgjigje rreth

atyre që lexuan. Në këtë mënyrë një nxënësi nga dyshja i takon të ndërtojë pyetjet dhe

tjetrit të japë përgjigjet (duke u konsultuar edhe me librin). P.sh.:

Nxënësi 1 – A e formon mbiemri gjininë femërore me mbaresën –e?

Nxënësi 2 – Po.

Nxënësi 1 – Si është formuar gjinia femërore e mbiemrit e sjellshme?

Nxënësi 2 – Me ndryshimin e nyjës i në e dhe me mbaresë njëkohësisht.

53

Hapi V. Të kthejnë në shprehi njohuritë e marra. Punohen ushtrimet 1-3 në tekst, faqe 190.

Diskutohen ato.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 4, faqe 190.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Tema: Shkallët e mbiemrit

Vështirësia: Niveli III

Koha: 45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë njohin shkallët pohore, krahasore e sipërore të mbiemrit.

gTë shpjegojnë se si jepet cilësia në secilën prej tyre.

gTë njohin mjetet me të cilat ndërtohen shkallët krahasore e sipërore e mbiemrit.

gTë përdorin drejt në fjalë mbiemra në shkallën pohore, krahasore e sipërore.

Materiale dhe mjete mësimore:

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFletore.

nShkumësa me ngjyra.

Metoda dhe teknika mësimore:

nShpjegimi.

nDiskutimi

nTabela e konceptit.

54

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësuesi/ja shkruan në tabelë fjalitë e mëposhtme:

Natyra e ëmbël të fal prehje e ngrohtësi.

Teuta është aq e gjatë sa Mira.

Liria është më e gjatë se Teuta.

Zana është më pak e gjatë se Teuta.

Teuta është vajzë shumë e këndshme.

Ky pallat është jashtëzakonisht i lartë.

dhe u kërkon nxënësve të dallojnë mbiemrat e përdorura në këto fjali. Për secilën fjali mësuesi/

ja u kërkon nxënësve të tregojnë se si është dhënë cilësia e emërtuar nga mbiemri. P.sh.:

Në fjalinë e parë nxënësit kanë dalluar mbiemrin e ëmbël dhe shpjegojnë se ky mbiemër

tregon thjesht një cilësi (pas bërë asnjë lloj krahasimi).

Pas kësaj përgjigjeje ndërhyn mësuesi/ja duke sqaruar se të gjithë mbiemrat që japin

thjesht cilësi, pa bërë asnjë lloj krahasimi janë në shkallën pohore. Kërkohet nga nxënësit

të formojnë fjali duke përdorur mbiemra të ndryshëm në shkallën pohore.

Në të njëjtën mënyrë veprohet edhe me dy shkallët e tjera. Tërheqim vëmendjen në

mënyrë që mësuesi të tregojë kujdes në shkallën krahasore për të dhënë sa më qartë:

a. dy anët e krahasimit:

kur cilësitë që shprehin mbiemrat në të dyja anët janë të njëjta.

kur njëra cilësi është më e lartë se cilësia në anën tjetër.

kur njëra cilësi është më e ulët se ajo në anën tjetër.

b. mjetet që shërbejnë për të ndërtuar shkallën krahasore dhe sipërore. Kështu për

shkallën krahasore kemi (aq ... sa; më ... se; më pak ... se), ndërsa për shkallën sipërore:

shumë, jashtëzakonisht, mjaft, tepër etj.

Hapi II. Së fundi mësuesi/ja së bashku me nxënësit plotëson tabelën e konceptit për

shkallët e mbiemrit.

Shkallët

Pohore

Krahasore

Sipërore

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Hapi III. Punohen ushtrimet 1-3 në tekst, faqe 192. Për ushtrimin 2, 3 mësuesi/ja

mund të përdorë tabelat e mëposhtme: Për ushtrimin 1.

Shkalla pohore Shkalla krahasore Shkalla sipërore

qendror më i lartë shumë të dëshpëruara

Për ushtrimin 3.

Mbiemri në shkallën

krahasore

më të afërt

aq të sinqerta

më pak të shkathëta

MBIEMRI

Si jepet cilësia në Mjetet me të cilat

secilën shkallë.

ndërtohen shkallët.

Jepet thjesht një cilësi pa

bërë asnjë lloj krahasimi

Cilësia krahasohet me

vetveten ose me një cilësi të

aq ... sa

dikujt tjetër. Kështu kemi: a) më ... se

Cilësia në të dy anët e më pak … se

krahasimit është e njëjtë.

b) në njërën anë cilësia është

më e lartë se në tjetrën. c) në

njërën anë cilësia është më e

ulët se në tjetrën.

Jepet cilësia në një shkallë

shumë të lartë po e krahasuar.

Cilësia që shprehin

është e njëjtë

x

Më e lartë

Më e ulët

Në përfundim të çdo ushtrimi diskutohen përgjigjet e dhëna nga nxënësit të cilat

plotësohen, nëse është e nevojshme, e vlerësohen nga mësuesi.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 4, faqe 192.

shumë, jashtëzakonisht,

tepër,mjaft etj.

x

Shembuj

Vendi ynë ka një

natyrë të bukur.

Beni është aq i

aftë sa Petriti.

Beni është më i

aftë se Petriti.

Beni është më

pak i aftë se

Petriti.

x

Tema:

Rubrika:

Vështirësia:

Koha:

Tomi shpëton Bekin

(ora e parë)

Të lexojmë

Niveli II

45 minuta

55

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë flasin rreth personazhit të tyre të parapëlqyer Tom Sojeri.

gTë parashikojnë vazhdimin e ngjarjes mbështetur në një fragment të lexuar.

gTë kuptojnë përmbajtjen nëpërmjet pyetjeve të shtruara.

gTë njohin kuptimin e fjalëve të panjohura.

gTë japin vlerësimin e tyre rreth tregimit.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

56

Materiale dhe mjete mësimore:

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFletore.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësimi nis me një bisedë rreth pyetjeve:

- Ç’ju kujton emri Tom Sojer?

- Në ç’ botë ju fut ky personazh?

- Cilat aventura të tij ju kanë mbetur në mendje?

- Si titullohet libri prej nga janë shkëputur ato aventura? Nga kush janë shkruar?

(Biseda zgjat rreth 5 minuta. Nxënësit të kujtojnë momentet kryesore të aventurave të Tomit).

Hapi II. Mësuesi/ja shkruan në tabelë titullin e mësimit “Tomi shpëton Bekin”. U thotë

nxënësve se do të njihen me një tjetër aventurë të Tomit. U kërkohet atyre, nisur nga

titulli, të japin mendimin e tyre se për çfarë bëhet fjalë në këtë pjesë (nxënësit që mund

ta kenë lexuar vetëm dëgjojnë). Më tej mësuesi/ja lexon tekstin me ndalesa. Bëhen

katër ndalesa dhe për secilën u kërkohet nxënësve:

- para leximit të parashikojnë rrjedhën e ngjarjes,

- pas leximit të plotësojnë, krahasojnë atë me parashikimin e tyre.

Hapi III. Ndalesa I. Lexohet pjesa nga “E shkreta vajzë ... deri te ...rasti nuk vinte më.”

- Cili ishte zoti Dobins?

- Pse nxënësit ishin kureshtarë të dinin se çfarë lexonte mësuesi i tyre nën katedër?

- Çfarë pa Beki kur po kalonte bri katedrës?

- Ç’mendoni se do të bëjë Beki?

Ndalesa II. Lexohet teksti nga “Vështroi njëherë ... deri te ... për të marrë hakun.”

Pyeten nxënësit rreth përmbajtjes së fragmentit:

- Cili ishte titulli i librit që lexonte mësuesi?

- Çfarë po bënte Beki në momentin që hyri Tomi?

- A u përputh me parashikimin tuaj ky veprim?

- Pse u grindën Beki dhe Tomi?

- Ç’mendim kishte Tomi për vajzat?

- Si mendoni se do ta merrte hakun Tomi?

- Pse mendoni kështu?

Ndalesa III. Vazhdon leximi nga “Ai doli ... deri te ...ti e ke grisur këtë libër?”

Pyetjet që drejton mësuesi/ja:

- Sa iu afruat ngjarjes me parashikimin tuaj?

- Çfarë ndodhi kur mësuesi vuri re librin e grisur?

- Si ju duk sjellja e tij?

- Si mendoni se do të vazhdojë ngjarja pas kësaj pyetjeje të bërë nga mësuesi?

(rreth librit të grisur)

- Çdo të bënte Beki? Po Tomi?

- Pse mendoni kështu?

Ndalesa IV. Lexohet nga “Befas Tomit ... deri në fund”.

- A e prisnit një veprim të tillë prej Tomit?

- Si ju duket veprimi i tij?

- Çfarë pa Tomi në sytë e Bekit?

- Pse nuk i bëri përshtypje dënimi a i dha mësuesi?

- Në çfarë u kthyen planet hakmarrëse të Tomit?

Me fjalorin nxënësit të punojnë gjatë leximit të tekstit.

Mësimi përfundon me vlerësimin që japin nxënësit rreth

tregimit, duke veçuar momentin më të pëlqyer prej tyre.

Metoda dhe teknika mësimore:

nBisedë.

nDRTA.

nDiskutim.

Detyrë shtëpie:

Dramatizojeni

pjesën dhe luajeni

atë në role.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Tema:

Rubrika:

Vështirësia:

Koha:

Tomi shpëton Bekin

(ora e dytë)

Të lexojmë

Niveli III

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë interpretojnë pjesën me role.

gTë dallojnë tiparet e përbashkëta e të veçanta të zotit Dobins e mësuesit te tregimi

“Nuk është e lehtë të harrosh”.

gTë vlerësojnë cilësitë e mira që shfaq Tomi në këtë tregim.

gTë tregojnë se si do të vepronin ata po të ishin në vendin e Tomit (djemtë) e të Bekit (vajzat).

gTë japin gjykimin e tyre rreth veprimit të Tomit në mbrojtje të Bekit.

gTë shkruajnë kuptimin e drejtpërdrejtë të shprehjeve të veçuara nga teksti.

gTë gjejnë antonimet për fjalët e përbëra ku fjala bazë të jetë fjala zemër.

gTë ndërtojnë fjalë të përbëra me fjalë bazë emërtim nga bota e kafshëve.

Materiale dhe mjete mësimore:

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFletore.

Metoda dhe teknika mësimore:

nInterpretim me role.

nDiagrami i Venit.

nArgumentim idesh.

nDiskutim.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Nxënësit sipas roleve të ndara një orë më parë interpretojnë pjesën.

Personazhet: Tomi, Beki, mësuesi (zoti Dobins), 5 nxënës të tjerë.

Ndiqet me vëmendje interpretimi. Pjesa mund të luhet edhe nga dy grupe nxënësish.

Vetë nxënësit vlerësojnë interpretimet e realizuara.

Hapi II. Rubrika Të vlerësojmë e interpretojmë tekstin.

Ushtrimi 7. Për realizimin e këtij ushtrimi nxënësit të kujtojnë këto momente nga të

dyja tregimet.

a. “Tomi shpëton Bekin”

Gjetja e librit të grisur. (Si reagon mësuesi?)

Ndëshkimi i Tomit nga mësuesi (veprimi që kryen mësuesi).

b. “Nuk është e lehtë të harrosh”

Ora e parë e mësimit – përgjigjet e nxënësve. (Si reagon mësuesi?)

Zgjedhja e poezisë “Atdheu im” nga mësuesi. (Veprimet e mësuesit gjatë momentit

kur nxënësi reciton e pas daljes nga skena).

Ç’cilësi të mësuesit dalin në secili moment?

Nxënësit plotësojnë Diagramin e Venit.

57

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Ushtrimi 8. Nxënësit mbyllin sytë e imagjinojnë skenën kur mësuesi/ja pyet se kush e

ka grisur librin. Ndjenja që ata përjetojnë është (ose janë) alternativa e duhur.

Argumentohet prej tyre.

Ushtrimi 9. Tashmë nxënësit njohin shumë cilësi të Tomit. Ata listojnë vetëm cilësitë e

mira që shfaq ai në këtë tregim, duke ilustruar me momente nga teksti.

Më pas nxënësit vihen në rolin e:

Tomit (djemtë) – tregojnë se a do të guxonin të vepronin si ai (të marrin fajin përsipër

e të pranojnë ndëshkimin).

Bekit (vajzat) – tregojnë se çfarë do të mendonin për shokun që i mbron në një situatë

të vështirë.

Ushtrimi 10. Zhvillohet bisedë. Nxënësit sjellin argumente për të justifikuar veprimin e Tomit.

Ushtrimi 11. Nxënësit të sjellin argumente për çdo alternativë të zgjedhur dhe, nëse

ka raste, ta ilustrojnë me shembuj nga jeta e tyre shkollore.

Hapi III. Kalohet te rubrika Të studiojmë gjuhën e tekstit. Punohen ushtrimet 12-15.

Ushtrimi 12. Nxënësit rikthehen në tekst. Nënvizojnë shprehjet e fjalitë që i bëjnë për

të qeshur. I lexojnë bukur ato.

Ushtrimi 13. Për të dhënë kuptimin e drejtpërdrejtë të shprehjeve të veçuara, të shohin

përdorimin e tyre në tekst. P.sh.:

po i afrohej furtuna – do të ndodhte diçka e keqe, e papritur, e frikshme.

Ushtrimi 14. Para se nxënësit të japin antonimin e fjalës së përbërë të shpjegojnë

kuptimin e saj. p.sh.:

zemërpulë – i butë, frikacak, i ndjeshëm

zemërpulë – zemërluan

zemërluan – i fortë, trim, i pathyeshëm.

Ushtrimi 15. Nxënësit plotësojnë listën e fjalëve të përbëra me fjalë ku njëra të jetë

emërtim kafshe. Shpjegojnë kuptimin dhe lidhjen me cilësinë e veçantë të këtyre

kafshëve. P.sh.:

kokëmushkë – njeri kokëfortë, ngul këmbë, nuk ndryshon mendim; mushka ngul këmbë.

Mësuesi/ja gjatë diskutimit në çdo etapë të orës bën vlerësimin e nxënësve.

58

Tema:

Vështirësia:

Koha:

Ushtrime për mbiemrin

Niveli III

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë kujtojnë veçoritë e mbiemrit.

gTë dallojnë mbiemrat në fjalitë e dhëna duke përcaktuar shkallën në të cilën janë

përdorur.

gTë përcaktojnë saktë gjininë, numrin dhe rasën e mbiemrave.

gTë përshkruajnë një ditë ekskursioni duke përdorur mbiemra në shkallë të ndryshme.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Materiale dhe mjete mësimore:

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFletore.

Metoda dhe teknika mësimore:

nPema e mendimit.

nPunë e pavarur.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të plotësojnë pemën e mendimit, ku në qendër

është fjala MBIEMRI. Për plotësimin e tij nxënësit punojnë individualisht në fletoret e

tyre duke shfrytëzuar informacionin e marrë gjatë dy temave të fundit mësimore.

Gjinia

Ç’emërton?

Ç’emërton?

Mbiemri

MBIEMRI

Numri

Shkalla

Rasa

Rasa

Pas përfundimit të punës, nxënësit lexojnë plotësimin e pemës së mendimit.

Hapi II. Punohen ushtrimet 1-4 në tekst, faqe 193.

Në ushtrimin 1 nxënësit, pasi dallojnë mbiemrat në fjalitë e dhëna, plotësojnë tabelën

e mëposhtme për të përcaktuar shkallët e tyre.

Pohore Krahasore Sipërore

Për ushtrimin 2, pasi t’i kenë vendosur mbiemrat në kllapa në formën e duhur, mësuesi/

ja kërkon nga nxënësit të përcaktojnë me gojë: gjininë, numrin, rasën dhe shkallën.

Në të njëjtën mënyrë veprohet edhe me ushtrimin 3.

Në ushtrimin 4 nxënësit dallojnë mbiemrat dhe pastaj plotësojnë tabelën për të

përcaktuar gjininë, numrin dhe rasën e tyre.

Mbiemri Gjinia Numri Rasa

të kulluara femërore shumës kallëzore

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 5, faqe 193.

59

Tema:

Vështirësia:

Koha:

Përemri vetor

Niveli III

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë kujtojnë njohuritë e marra për përemrin vetor.

gTë tregojnë të përbashkëtat dhe dallimet e përemrave vetorë të vetave të ndryshme.

gTë përcaktojnë kategoritë gramatikore të përemrit vetor.

gTë përdorin drejt në fjali përemrat vetorë.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Materiale dhe mjete mësimore:

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFletore.

Metoda dhe teknika mësimore:

nStuhi mendimesh.

nINSERT.

nPunë individuale.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Për të kujtuar informacionin që nxënësit kanë marrë një vit më parë rreth

përemrit vetor mësuesi u drejton pyetjet:

- Cilat janë llojet e përemrit?

- Ç’ është përemri vetor?

- Ç’ tregon përemri vetor i secilës vetë?

Nxënësit mendohen për 2-3 minuta dhe përgjigjen në lidhje me pyetjet e shtruara më

lart duke i konkretizuar, kur është e nevojshme, edhe me shembuj.

Hapi II. Hapet teksti në faqen 194 dhe udhëzohen nxënësit të lexojnë mësimin duke

vendosur 4 shenjat tashmë të njohura për ta: √, +, -, ?. Nxënësit fillojnë leximin.

Pastaj informacionin në mënyrë të përmbledhur e hedhin në tabelën e mëposhtme:

Mësuesi i pyet nxënësit:

- Cili është informacioni i njohur prej tyre?

- Çfarë gjërash të reja mësuan?

- Çfarë informacioni ndryshe nga ai që dinin ndeshën në material?

- Cilat janë disa nga pyetjet që u lindin kur lexojnë tekstin?

Për rreth 10 minuta nxënësit do të diskutojnë rreth plotësimit të tabelës së INSERT-it,

disa nga përgjigjet e tyre mësuesi/ja i shkruan në tabelë.

Hapi III. Kalohet në punimin e ushtrimeve 1-5.

Për ushtrimin 5 nxënësit gjejnë përemrat vetorë dhe pastaj plotësojnë tabelën (e cila

rekomandohet nga mësuesi/ja) për të përcaktuar vetën, numrin, gjininë, rasën e tyre.

Përemri Veta Numri Gjinia Rasa

Unë I Njëjës - Emërore

Detyrë shtëpie: Të punohen ushtrimet në Fletoren e punës.

60

Tema: Për zbatimin e planit tre plus katër

(ora e parë)

Rubrika:

Të lexojmë

Vështirësia:

Niveli III

Koha:

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë flasin rreth librave fantastiko-shkencorë.

gTë nxiten nxënësit drejt një leximi të kuptueshëm e të vetëdijshëm për t’iu përgjigjur

pyetjeve rreth përmbajtjes.

gTë shkruajnë 4 fjali përmbledhëse për tregimin.

gTë ritregojnë përmbajtjen mbi bazën e fjalive përmbledhëse.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Materiale dhe mjete mësimore:

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFletore.

Metoda dhe teknika mësimore:

nMinikonkurs.

nLexim në heshtje.

nPunë e drejtuar.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësuesi/ja zhvillon një minikonkurs me nxënësit se cili do të thotë më shumë

tituj librash fantastiko-shkencorë. Në fillim lihen nxënësit disa minuta t’i shkruajnë e

pastaj i lexojnë. Në tabelë shkruhen disa prej titujve të ndarë në dy kolona: autorë shqiptarë

dhe të huaj.

Nga titujt e librave fantastiko-shkencorë të autorëve shqiptarë mësuesi/ja veçon

“Fantazma dhe plani tre plus katër” të autorit Petro Marko. Nëse ky titull nuk ka dalë nga

nxënësit, jepet nga mësuesi.

Hapi II. Pas kësaj mësuesi zbulon pjesën e tekstit me titull “Për zbatimin e planit tre

plus katër”, të shkëputur nga romani “Fantazma dhe plani tre plus katër”. Bëhet leximi

zinxhir i pjesës nga nxënës të ndryshëm. Gjatë leximit nxënësit nënvizojnë fjalët e

panjohura, të cilat shpjegohen më pas nga mësuesi/ja.

Hapi III. Nxënësit rikthehen në tekst për të lexuar edhe një herë pjesën, tashmë në

heshtje me qëllim që t’u përgjigjen pyetjeve të përgatitura më parë nga mësuesi. Pyetjet

e hartuara mësuesi/ja i shkruan në tabelë, ndërsa nxënësit në fletoret e tyre (shkruhen

pyetjet, pastaj vazhdon hapi tjetër).

Theksojmë se përgjigjet e pyetjeve jepen nga nxënësit, ndërkohë që ata lexojnë në

heshtje pjesën e shkëputur nga romani.

Qëllimi i pyetjeve është t’i nxisë nxënësit që të jenë më të vëmendshëm gjatë leximit të

pjesës.

Hapi IV. Diskutohen përgjigjet nga nxënësit. Roli i mësuesit/es në këtë moment është

ai i drejtuesit.

Hapi V. Në vazhdim të orës mësimore u kërkohet nxënësve ta ndajnë fragmentin në 4

pjesë, të nxjerrin 4 fjali përmbledhëse dhe mbi bazën e tyre të ritregojnë përmbajtjen e tij.

Vlerësohen nxënësit që ritreguan më bukur.

Pyetjet:

61

1. Ç’plan kishin bërë fëmijët? Pse ai duhej të realizohej patjetër?

2. Ç’porosi i dha gjyshi nipit?

3. A vepruan mirë fëmijët sipas planit që kishin bërë?

4. Cila ishte detyra që do të kryente secili prej fëmijëve?

5. Pse shokët e qortonin Gencin që të mos fliste?

6. Kush e pa fantazmën?

7. Pse operacioni i fëmijëve dështoi?

8. Si u ndje Genci?

9. A hoqën dorë fëmijët nga plani i tyre? Pse?

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Tema: Për zbatimin e planit tre plus katër

(ora e dytë)

Rubrika:

Të lexojmë

Vështirësia:

Niveli III

Koha:

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

g Të plotësojnë me fjalë rregullat e operacionit tre plus katër.

gTë gjejnë në tekst zbatimin dhe moszbatimin e secilit rregull.

g Të plotësojnë në libër skemën e planit të operacionit.

gTë hartojnë një plan për një veprimtari ose një lojë duke bashkëvepruar në grup.

Materiale dhe mjete mësimore:

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFletore.

Metoda dhe teknika mësimore:

nPunë në grup.

nDiskutimi.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësimi nis me rubrikën Të vlerësojmë dhe interpretojmë tekstin. Nxënësit

kanë mësuar nga një orë më parë se çdo lojë ka rregullat e veta. Edhe në fragmentin e

dhënë në tekst personazhet kishin hartuar një plan dhe disa rregulla për realizimin e atij

plani. Nga nxënësit kërkohet që në ushtrimin 8 të plotësojnë rregullat për zbatimin e

planit “Tre plus katër” dhe për secilin prej tyre të gjejnë në tekst zbatimin dhe moszbatimin

e tij. P.sh.: 1. Të jemi të vendosur për të zbuluar fantazmën.

Zbatimi - Ne do ta zbulojmë atë fantazmë dhe do t’i bindim fshatarët se....

Moszbatimi - Për Gencin ishte lojë.

2. Të jemi seriozë në zbatimin e planit “Tre plus katër”.

Zbatimi - Ky ishte plani më serioz që kishim hartuar etj.

Dëgjohen me kujdes përgjigjet e nxënësve. Vlerësohen ata që japin mendime të sakta

e të shprehura bukur.

Hapi II. Kalohet në rubrikën Të studiojmë gjuhën e tekstit.

Secili prej nxënësve bën në fletore skemën e planit të operacionit “Tre plus katër” dhe e plotëson

atë. Nxënësit punojnë individualisht për 5 minuta dhe pastaj lexojnë skemën e plotësuar.

Skema e plotësuar do të ishte:

62

SKEMA E PLANIT

Emri i planit:

Qëllimi i planit:

Ndarja e forcave:

Vendi ku do të veprojnë:

Veprimet që do të kryejnë:

Nxjerrja e përfundimeve:

Masa disiplinore:

Tre plus katër

Kapja e fantazmës

3 vajzat do të vijnë rrotull ballit të kullës.

4 djemtë do të qëndrojnë pas vajzave duke

ndjekur lëvizjet e tyre.

Pllaja para gërmadhave

Vajzat do të bëjnë sikur mbledhin sherbelë.

Djemtë nëse fantazma duket do të rrëshqasin

barkas e barkas, do të arrijnë te zgavra dhe

do të futen menjëherë brenda.

Plani dështoi për shkak të pakujdesisë së Gencit.

Genci duhet të largohet.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Hapi III. Ndahet klasa në tri grupe (skuadra). I kërkohet secilit grup të hartojë planin e

një veprimtarie ose të një loje. Nxënësit punojnë në grup për hartimin e planit pa harruar

edhe rregullat për realizimin e tij. Në fund një përfaqësues nga secili grup prezanton

skemën e planit të tij. Nxënësit e tjerë dëgjojnë me kujdes, drejtojnë pyetje nëse kanë

ndonjë gjë të paqartë dhe vlerësojnë punën e njëri-tjetrit.

Tema: Trajtat e shkurtra dhe trajtat

e shkurtra të bashkuara të përemrit vetor.

Vështirësia:

Niveli III

Koha:

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë lakojnë përemrat vetorë.

gTë përcaktojnë veçoritë e përemrit vetor.

gTë dallojnë trajtat e shkurtra të thjeshta nga trajtat e shkurtra të bashkuara.

gTë dallojnë përdorimin e fjalës të si trajtë të shkurtër dhe si pjesëz e lidhores.

gTë përdorin drejt trajtën e shkurtër u për vetën III, shumës dhe ju për vetën II shumës.

gTë përcaktojnë vendin që zë trajta e shkurtër në fjali.

Materiale dhe mjete mësimore:

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFletore.

nLapsa me ngjyra.

Metoda dhe teknika mësimore:

nStuhi mendimesh.

nMinikonkurs.

nPunë në grupe.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Kujtojmë së bashku njohuritë e marra.

Mësuesi/ja drejton pyetjen e mëposhtme:

- Në cilat rasa përemri vetor del me trajtë të shkurtër?

Pasi merr përgjigjen e pyetjes, i udhëzon nxënësit të lexojnë me kujdes fjalitë e dhëna te

rubrika: Kujtojmë së bashku, të veçojnë fjalët e shkruara me ngjyrë të kuqe, të tregojnë

se ç’janë dhe pastaj të përcaktojnë vetën, numrin, rasën dhe gjininë (kur ka) e tyre.

Kjo veprimtari mund të zhvillohet në formën e një minikonkursi. Për këtë ndahet klasa

në tri skuadra. Secilës skuadër i jepen nga 2 raste.

Skuadra I – Unë Ne

Skuadra II – Ti Ju

Skuadra III – Ai/Ajo Ata/Ato

(Nga këto mësuesi zgjedh një përemër të numrit njëjës dhe një të numrit shumës.

P.sh.: Ai/Ata) dhe u kërkon nxënësve:

a. Të lakojnë përemrat vetorë;

b. Të veçojnë trajtat e shkurtra duke përdorur lapsa me ngjyra;

c. Të përcaktojnë veçoritë e përemrave që lakuan;

d. Të ndërtojnë trajta të shkurtra të bashkuara duke përdorur përemrin që lakuan;

e. Të tregojnë vendin se ku qëndron trajta e shkurtër (e përemrit vetor që lakuan)

duke e përdorur atë në fjali.

63

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Brenda secilës skuadër nxënësit punojnë individualisht, por mësuesi/ja nuk i pengon të

shkëmbejnë mendime me njëri-tjetrin për ndonjë gjë të paqartë. Gjatë kohës që nxënësit punojnë

individualisht ose diskutojnë në grup, mësuesi/ja është i pranishëm dhe ndihmon për sqarimin e

çështjeve të ndryshme. Më poshtë po japim një model të përgjigjeve të skuadrës së parë:

a. Emërore Unë Ne

Gjinore - -

Dhanore mua më neve na

Kallëzore mua më ne na

Rrjedhore (prej) meje (prej) nesh

b. Dhanore mua më neve na

Kallëzore mua më ne na

c. -Tregon folësin (Unë) dhe grupin në të cilin bën pjesë edhe folësi (Ne).

- Nuk kanë gjini.

- Nuk lakohen në rasën gjinore.

d. më + e = ma

më + i = m’i

na + e = na e

na + i = na i

e. - para foljes: - Më sollën një dhuratë.

- në trup të foljes (në mes ose në fund të saj): - Sillmëni një libër. – Sillmë një kompjuter.

Hapi II. Nxënësit punojnë për rreth 15 minuta. Kur përfundojnë, mësuesi/ja dëgjon me

kujdes përgjigjet e secilës skuadër. Mësuesi/ja mund të vendosë edhe një rregull të tillë:

Në qoftë se nxënësit e skuadrës së parë nuk i janë përgjigjur saktë pyetjeve, anëtarët

e skuadrave të tjera kanë të drejtë t’i plotësojnë ose t’u përgjigjen plotësisht pyetjeve.

Në fund mësuesi/ja shpall skuadrën, fituese mbështetur në saktësinë dhe shpejtësinë e

realizimit të detyrës.

64

Hapi III. Duke vazhduar më tej mësuesi/ja tregon kujdes për të tërhequr vëmendjen e

nxënësve që të bëjnë dallimin e fjalës të si trajtë e shkurtër dhe si pjesëz e lidhores si dhe

të shmangin përdorimin e gabuar të trajtave të shkurtra u, ju në vend të njëra-tjetrës.

Shkruhen shembujt në tabelë:

1. Guximin ke humbur,

gjithçka ke humbur

të jesh i bindur

do të ishte më mirë të mos kishe lindur. të = pjesëz.

2. Të ftuan në ditëlindje, por ti nuk erdhe. të = trajtë e shkurtër.

3. Të vjen keq, të të jap një këshillë.

trajtë e shkurtër – pjesëz e lidhores – trajtë e shkurtër

4. Juve ju thashë. “Atyre u thashë.“

Juve u thashë. X Atyre ju thashë.X

Për secilin rast mësuesi/ja jep sqarime.

Hapi IV. Të kthejnë në shprehi njohuritë e marra.

Punohen ushtrimet 1- 4 në tekst, faqe 197.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 5, faqe 197.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Tema:

Vështirësia:

Koha:

Ushtrime për përemrin vetor

Niveli II

45 minuta

Objektivat: Në fund të mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë rikujtojnë njohuritë e marra rreth përemrit vetor.

gTë zëvendësojnë në fjali emrin me përemrin vetor përkatës.

gTë përdorin saktë në fjali përmerin vetor në rasën e duhur.

gTë përdorin saktë në fjali trajtën e shkurtër dhe trajtën e shkurtër të bashkuar.

gTë dallojnë përemrin vetor, trajtën e shkurtër dhe trajtën e shkurtër të bashkuar duke

përcaktuar vetën, numrin e rasën e tyre.

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nTabela, shkumësa me ngjyra.

nFletore.

nLapsa me ngjyra.

Metoda dhe teknika mësimore

nPema e mendimit.

nOrganizues grafik: Veçoritë e përemrit.

nDiskutim.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Kujtojmë së bashku njohuritë.Mësuesi/ja vizaton në tabelë pemën e mendimit.

Kërkon nga nxënësit ta vizatojnë atë në fletore e ta plotësojnë me informacionin që kërkon:

- Ç’ janë përemrat vetorë?

- Ç’ tregojnë ata?

- Cilat janë veçoritë e tyre?

Nxënësve u lihet një kohë e caktuar në dispozicion rreth 5-7 minuta për të përfunduar detyrën

e dhënë. (Mësuesi/ja udhëzon nxënësit të përdorin lapsa me ngjyra për secilin përemër).

Mësuesi/ja dëgjon me vëmendje punën e nxënësve dhe ndërkohë plotëson në tabelë

pemën e mendimit me shkumësa me ngjyra: - Tregon folësin,

- Lakohet,

- S’ka formë në rasën gjinore,

- Nuk zëvendëson emër, GE.

- Në rasën dhanore e kallëzore

del me trajtë të shkurtër,

65

Hapi II. Të kthejmë në shprehi njohuritë e fituara. Nxënësit punojnë ushtrimet 1-5.

Ushtrimi 1. Nxënësit duhet të zëvendësojnë emrat në kllapa me përemrin vetor

përkatës duke përcaktuar vetën, numrin, rasën, gjininë. (Pjesa e dytë e ushtrimit është

shtojcë, realizimi i së cilës varet nga vetë mësuesi/ja).

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Ushtrimi 2. Nxënësit zëvendësojnë përemrin vetor me emra të ndryshëm. U kërkohet

nxënësve të përcaktojnë rasën e emrit. (Pjesa e dytë është shtojcë, realizimi i së cilës

varet nga vetë mësuesi/ja).

Ushtrimi 5. Ky ushtrim të punohet në formën e një organizuesi grafik:

Veçoritë e përemrit vetor.

Përemri vetor Gjinia Numri Rasa

Unë - Njëjës Emërore

(Me) ty - Njëjës Kallëzore

Vlerësimi i orës së mësimit.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 6, faqe 198.

Tema:

Rubrika:

Vështirësia:

Koha:

Mirë për të gjithë (ora e parë)

Të lexojmë

Niveli III

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë parashikojnë ngjarjet e tregimit nisur nga titulli dhe fragmenti i lexuar.

gTë sjellin provat që të çojnë në parashikimin e ngjarjeve.

gTë krahasojnë parashikimin e ngjarjeve të bëra prej tyre me atë që ndodh në të vërtetë.

gTë tregojnë rastet e mosmarrëveshjeve ndërmjet fëmijëve dhe si vepruan ata për t’i zgjidhur ato.

66

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFletë pune.

nTabak i bardhë.

nBojëra uji.

Pas leximit

të titullit.

Metoda dhe teknika mësimore

nVeprimtari: lexim-mendim i drejtuar me

tabelë.

Punë parapërgatitore: Përgatiten fletë-pune për çdo nxënës.

Çfarë mendoni se

do të ndodhë?

Pse e mendoni

këtë?

Çfarë ndodhi

në të vërtetë?

Pas leximit të

pjesës së parë.

Pas leximit të

pjesës së dytë.

Pas leximit të

plotë të tekstit.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Njihen nxënësit me titullin dhe autorin e tregimit, të cilat shkruhen në tabelë.

I jepet secilit nxënës fleta e punës e përgatitur. Në pamundësi të përgatitjes së saj

mësuesi e vizaton në dërrasën e zezë tabelën (modeli i së cilës është dhënë te përgatitja).

U shpjegohet nxënësve se si do të veprojnë më tej.

Do të lexojnë tregimin të ndarë në dy pjesë pjesë - pjesë, sipas ndarjes që ka bërë mësuesi.

Pjesa e parë: - “Shtëpia e tyre .... deri te .... Askujt nuk i vinte mirë që rrinin ashtu kot”.

Pjesa e dytë: - “Papritur Majkëlli .... deri te .... sa të gjithëve filluan t’u merreshin mendtë”.

U kujtohet nxënësve që është shumë e rëndësishme të mos lexojnë përtej pikave të

ndalimit. Ata do të bëjnë parashikime dhe pastaj do të lexojnë, për të vërtetuar parashikimet

që kanë bërë.

Hapi II. U thuhet nxënësve të lexojnë titullin e tregimit dhe, mbështetur në të, të

parashikojnë se çfarë do të ndodhë në tregim. I shkruajnë parashikimet e tyre në kolonën

“Çfarë mendoni se do të ndodhë”? dhe arsyet se pse mendojnë ashtu i shkruajnë në

kolonën “Pse e mendoni kështu?”

Hapi III. U kërkohet nxënësve të lexojnë deri te ndalesa e parë dhe, kur të kenë arritur

deri aty, të kthehen e të shikojnë parashikimin që kishin bërë në fillim dhe të thonë se çfarë

ndodhi në të vërtetë. Mendimet e tyre i shkruajnë në kolonën “Çfarë ndodhi?”

Hapi IV. Mësuesi/ja i rishikon parashikimet dhe pyet se cilat janë vërtetuar deri tani. Ai/

ajo u kërkon nxënësve të lexojnë me zë pjesë nga teksti që vërtetojnë ose nuk vërtetojnë

parashikimet e tyre.

Hapi V. Nxënësit parashikojnë se çfarë do të ndodhë në pjesën tjetër të tekstit; sjellin provat

që i çojnë në këto parashikime dhe i vendosin parashikimet e tyre në vendin përkatës. Pastaj

vazhdojnë të lexojnë, krahasojnë parashikimet e tyre me atë që ndodhi në të vërtetë, lexojnë

me zë në tekst provat që mbështetin ato parashikime dhe lexojnë më tej pjesën e fundit.

Hapi VI. Në përfundim ata duhet të krahasojnë parashikimet e fundit që kanë bërë me atë që

ndodhi në të vërtetë në tregim. Rezultatet e krahasimit shënohen në vendin e duhur në tabelë.

Hapi VII. Kalohet te rubrika Të kuptojmë përmbajtjen.

Në ushtrimin 2 nxënësit tregojnë dy rastet kur fëmijët nuk u morën vesh me njëri-tjetrin.

Rasti I: - Xhudi propozon të shkojnë lart te bregu, te druri i madh.

- Davidi propozon të shkojnë poshtë te liqeni.

Rasti II: - Bardha propozon të shkojnë në pyll.

- Majkëlli propozon të shkojnë tek ujëvara.

67

Për ushtrimin 3 nxënësit mbështeten tek ushtrimi 2, duke veçuar vetëm vendet që u

propozuan për të shkuar.

Në ushtrimin 4 nxënësit, pasi tregojnë rolin ndihmës të babait për të arritur marrëveshjen midis

tyre, ilustrojnë me pjesë nga teksti si vepruan fëmijët për të zgjidhur mosmarrëveshjet në të dy rastet.

Në ushtrimin 5 mësuesi/ja u kërkon nxënësve që, duke iu përgjigjur pyetjes, të arrijnë

në përfundimin se mirëkuptimi dhe toleranca për të arritur diçka i bën të gjithë anëtarët

e grupit të ndihen mirë. Nxënësit mund të dalin me një mesazh, të cilin e shkruajnë në

një tabak të bardhë me bojëra uji dhe e afishojnë në muret e klasës.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Tema:

Rubrika:

Vështirësia:

Koha:

Mirë për të gjithë (ora e dytë)

Të lexojmë

Niveli III

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë përcaktojnë cilësitë e nevojshme që duhen për të arritur marrëveshje brenda grupit.

gTë tregojnë se si janë ndier kur nuk kanë zhvilluar një veprimtari për mungesë

marrëveshjeje.

gTë plotësojnë skemën e komunikimit me elementet e dhëna.

gTë listojnë veçoritë e dialogut midis fëmijëve duke argumentuar e ilustruar me pjesë nga teksti.

gTë zbulojnë mesazhin e pjesës.

gTë shkruajnë përmbajtjen e pjesës.

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFletore.

Metoda dhe teknika mësimore

nDiskutim.

nPunë e pavarur.

nBisedë.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësimi nis me rubrikën Të vlerësojmë e interpretojmë tekstin. Punohen ushtrimet 6-8.

Ushtrimi 6. Nxënësit përcaktojnë në bashkësinë e dhënë cilësitë që i mendojnë si të

nevojshme për të arritur marrëveshje në grup. Zgjedhjet janë individuale, ato të mos

gjykohen. Nxënësit të argumentojnë çdo cilësi të zgjedhur.

Ushtrimi 7. Nxënësit të shpjegojnë kuptimin e fjalëve të babait në dy fjalitë e veçuara.

Pas shpjegimeve të dhëna nga nxënësit le të arrihet tek mesazhi i këtyre fjalëve, p.sh.:

Pa marrëveshje nuk mund të shkosh përpara.

Ushtrimi 8. Nxënësit sjellin shembuj nga jeta e tyre në shkollë, lagje apo familje (me

vëllezër e motra), kur nuk kanë realizuar një veprimtari për mungesë të gjetjes së gjuhës

së përbashkët. Të tregojnë si janë ndier pas këtij momenti.

68

Hapi II. Rubrika Të studiojmë gjuhën e tekstit.

Mësuesi/ja kërkon nga nxënësit të tregojnë se ç’është mesazhi, dëgjohen mendimet e

nxënësve e më pas ata lexojnë informacionin e dhënë për mesazhin ( idenë) në faqen 42.

Ushtrimi 4. Nxënësit gjejnë në mënyrë individuale idenë e pjesës. E shkruajnë në fletore e më

pas e lexojnë. Pasi dëgjohen disa ide, më e sakta prej tyre shkruhet në tabelë nga mësuesi/ja.

Ushtrimi 10. Nxënësit kujtojnë skemën e komunikimit. E vizatojnë atë e më pas e plotësojnë.

Dhënësi

Shkrimtari

Referenti

Tema

Mesazhi

Ideja

Kodi

Gjuha artistike

Marrësi

Lexuesi

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Ushtrimi 11. Vëzhgohen me kujdes alternativat e dhëna dhe veçohen karakteristikat

e dialogut ndërmjet fëmijëve. Dialogu është:

- me pak fjalë, - i patensionuar,

- i gjuhës së përditshme. - me ndërhyrje për zgjidhje,

Secila veçori e listuar argumentohet duke u ilustruar me pjesë nga teksti. P.sh.:

- me pak fjalë: - Nga të nisemi? – pyeti babai.

Pas punimit të çdo ushtrimi vlerësohen përgjigjet e nxënësve.

Detyrë shtëpie: Shkruani përmbledhjen e pjesës.

Tema:

Rubrika:

Vështirësia:

Koha:

Marrëveshja në grup

Të flasim

Niveli IV

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë rrisin frymën e bashkëpunimit në grup.

gTë kuptojnë rëndësinë e marrëveshjes për të arritur diçka.

gTë sjellin argumente bindëse që të çojnë në arritjen e një marrëveshjeje.

gTë edukohet ndjenja e mirëkuptimit dhe e tolerancës.

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFletë formati.

nSkeda (në formën e fletës së votimit) për

të shënuar emrin e kandidatit për të cilin

do të votojë secili nxënës.

nKuti për të votuar.

Metoda dhe teknika mësimore

nPunë në grup.

nDiskutimi.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të kujtojnë përfundimin e arritur një orë më parë

për rëndësinë e mirëkuptimit dhe tolerancës ndërmjet anëtarëve të grupit për vendimet

që duhet të marrin për të arritur diçka. Zhvillimi i veprimtarisë së mëposhtme ka për

qëllim të testojë aftësitë e nxënësve për t’u marrë vesh me njëri-tjetrin dhe njëkohësisht

të edukojë tek ata ndjenjën e mirëkuptimit dhe të tolerancës.

Hapi II. Situata I. Anëtarë e një klubi sportiv duhet të zgjedhin kapitenin e skuadrës. Si

duhet të veprojnë?

Për këtë mësuesi/ja i udhëzon që të ndjekin hapat e mëposhtëm:

I. Të vendosin disa kritere për zgjedhjen e kapitenit. Kriteret mund të jenë:

a. Cilësitë fizike duhet të zotërojë kapiteni.

b. Cilësitë e karakterit.

c. Veprimtaria e tij në skuadër.

69

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

ç. Rezultatet e tij në këtë veprimtari etj.

II. Të vendosin për mënyrën e marrjes së vendimit për të zgjedhur kapitenin, me

votim të hapur apo me votim të fshehtë.

III. Fillimisht të zgjidhen dhe të miratohen kandidaturat që propozohen për kapiten skuadre.

IV. Propozohet dhe zgjidhet komisioni që do të shpallë fituesin dhe do të ndjekë

zhvillimin e votimit (3 nxënës).

V. Realizohet votimi (do të përdoren skedat ku nxënësit shkruajnë emrin e

kandidatit për të cilin votojnë dhe e hedhin në kutinë e votimit).

VI. Shpallet fituesi pas numërimit të votave.

Në fund mësuesi/ja mund të kërkojë nga nxënësit të japin disa nga arsyet se pse fitoi ai kandidat.

Hapi III. Situata II. Zgjedhja e vendit për ekskursion.

Ndahen nxënësit në tri grupe. Secili nga grupet zgjedh:

- një vend bregdetar,

- një vend malor,

- një vend turistik.

Pas zgjedhjes mësuesi/ja kërkon nga çdo grup të paraqitë argumente përse ka bërë

atë zgjedhje. Nxënësit punojnë në grup për të listuar argumentet e tyre. Në fund mësuesi/

ja kërkon prej tyre të gjejnë gjuhën e përbashkët për të zgjedhur vetëm njërin nga vendet

e ofruara se ku do të shkojnë.

Në fund të orës mësimore mësuesi/ja vlerëson punën e bërë nga nxënësit, për të

arritur në një mirëkuptim të përbashkët dhe forcën argumentuese që përdorin nxënësit

për të vlerësuar zgjedhjen e bërë.

Tema:

Vështirësia:

Koha:

Përemri pyetës

Niveli III

45 minuta

70

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë rikujtojnë njohuritë e marra rreth përemrit pyetës.

gTë diskutojnë duke argumentuar përdorimet e përemrit pyetës.

gTë përcaktojnë veçoritë gramatikore të përemrit pyetës.

gTë përdorin saktë në fjali përemrin pyetës.

gTë dallojnë gjininë, numrin e rasën e përemrit pyetës.

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nTabela.

nShkumësa me ngjyra.

nFletore.

nLapsa me ngjyra.

Metoda dhe teknika mësimore

nStuhi mendimesh.

nTabela e pyetjeve.

nRrjeti i diskutimit.

nOrganizuesi grafik: Veçoritë

gramatikore të përemrit pyetës.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Stuhi mendimesh. Kujtojmë së bashku njohuritë:

Kjo veprimtari mund të kryhet brenda 5-7 minuta. Mësuesi/ja paraqet temën: Përemri pyetës.

Kërkon prej tyre të kujtojnë njohuritë e marra rreth përemrit pyetës. Nxënësit lihen

5-7 minuta për të realizuar detyrën e dhënë.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Sugjerim. - Nuk duhet lejuar që nxënësit të kritikojnë idetë e të tjerëve.

- Nuk duhet përqendruar tek asnjë prej ideve të dhëna nga nxënësit.

- Idetë duhet të shkruhen siç i thonë nxënësit.

Për këtë hap mësuesi/ja mund t’i shkruajnë pyetjet që dalin nga diskutimet në klasë

në një pjesë të tabelës ose në një tabak letre.

Hapi II. Hapet libri. Mësuesi/ja orienton nxënësit të lexojnë qetësisht rreth 5-7 minuta

informacionin e dhënë me synim që të plotësojnë organizuesin grafik, të vizatuar nga

mësuesi/ja në tabelë, ndërsa nxënësit punojnë në fletore. Pamja e plotësuar është:

Përemri pyetës Pyetet për Gjini Numri Rasa Shoqërohet me emra

frymorë

Kush?

frymorë

Cili?

sende

përcaktori

Çfarë?

frymorë, sende

Kështu vazhdohet dhe me përemrat e tjerë.

Hapi III. Nxënësit diskutojnë rreth veçorive të përemrave pyetës, për pyetjet e shkruara japin

përgjigje vetë nxënësit, nëse s’arrihet përgjigjja e duhur, sqarimet bëhen nga vetë mësuesi/ja.

Hapi IV. Rreth shënimit kujdes, mësuesi/ja ngre një rrjet diskutimi të shkurtër për

grupin emëror: kush fletore?

Nxënësit sjellin argumente nëse është përdorur saktë apo gabim përemri pyetës kush?

PO

A është përdorur saktë përemri pyetës:

Kush? te grupi emëror: Kush fletore?

JO

Mësuesi/ja dëgjon me kujdes argumentet e dhëna nga nxënësit dhe i përgëzon ata.

Hapi V. Të kthejmë në shprehi njohuritë e marra.

Ushtrimi 1. Nxënësit, pasi të zëvendësojnë përemrin pyetës që duhet, shpjegojnë

përdorimin e përemrave pyetës: Kush? Cili? etj. në secilin rast.

Ushtrimi 2. Nxënësit dallojnë përemrat pyetës në fjalitë e dhëna.

71

Kujdes! Në fjalinë e parë nuk ka përemër pyetës, çfarë është në funksion të përemrit

lidhor: çfarë = atë që.

Ushtrimi 3 të realizohet me anë të tabelës së dhënë:

Përemri pyetës Gjini Numër Rasa

(me) cilin mashkullore njëjës kallëzore

Hapi VI. Vlerësimi i orës së mësimit:

Detyrë shtëpie: Punohen ushtrimet e fletores së punës për përemrin pyetës.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Tema:

Vështirësia:

Koha:

Ushtrime për përemrin pyetës

Niveli III

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë ndërtojnë pyetje rreth informacionit të marrë për përemrin vetor e pyetës duke

përdorur këta të fundit.

gTë dallojnë përemrat pyetës në fjalitë e dhëna duke përcaktuar kategoritë gramatikore të tyre.

gTë përdorin saktë në fjali përemrin pyetës: Kush?, Cili?, I sati? në të gjitha format që ata dalin.

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFletore.

nLapsa me ngjyra.

nTabela, Shkumësa me ngjyra.

Metoda dhe teknika mësimore

nHulumtim.

nDiskutim.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Kujtojmë së bashku njohuritë.

Kjo veprimtari zhvillohet në formën e një loje. Mësuesi/ja udhëzon nxënësit të ndërtojnë

pyetje për të gjithë informacionin e marrë rreth përemrave (përemri vetor, përemri pyetës).

Për ndërtimin e fjalive pyetëse, nxënësi të përdorë të gjitha llojet e përemrave pyetës, p.sh.:

- Cilët janë përemrat vetorë?

- Ç’tregon përemri vetor i secilës vetë?

- I sati është në radhë përemri vetor Ti?

- Në cilat rasa përemri vetor del me trajtë të plotë e trajtë jo të shkurtër?

- Sa pjesë ka trajta e shkurtër e bashkuar?

- Cilës rasë i përket secila pjesë?

- Me çfarë përdoret gjithnjë i shoqëruar përemri pyetës se?

- Ç’kategori gramatikore kanë përemrat pyetës: ç?, çfarë?

- Kush mendoni se u përgjigj më bukur dhe saktë?

72

Mësuesi/ja dëgjon me vëmendje pyetjet e ndërtuara nga nxënësit si dhe përgjigjet e

dhëna për to.

Hapi II. Të kthejmë në shprehi njohuritë e fituara.

Punohen ushtrimet 1-6. Mësuesi/ja dëgjon me vëmendje përgjigjet e nxënësve. I nxit

ata të diskutojnë, të korrigjojnë e të vlerësojnë punën e njëri-tjetrit.

Hapi III. Si do të vlerësohet mësimi:

- Nga ndërtimi i pyetjeve të sakta që sjellin informacion të rëndësishëm.

- Nga aftësia për t’i korrigjuar e vlerësuar punën e shokut.

- Nga pjesëmarrja e tyre në momente të ndryshme të orës së mësimit.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 7, faqe 202.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Tema: I ati i Simonit (ora e parë)

Rubrika:

Të lexojmë

Vështirësia:

Niveli II

Koha:

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë krijojnë një tekst të shkurtër mbështetur në fjalët kyçe.

gTë lexojnë për të kuptuar përmbajtjen e tregimit; për t’u dhënë përgjigje pyetjeve të

shtruara; për të pasuruar fjalorin me fjalë të panjohura prej tyre.

gTë vlerësojnë aftësitë krijuese të njëri-tjetrit.

gTë zbulojnë mesazhin e pjesës.

Materiale dhe mjete mësimore

nTekst Gjuha shqipe 7.

nFletore.

nFjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe.

Metoda dhe teknika mësimore

nParashikim me terma paraprakë.

nLexim zinxhir.

nDiskutim.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësuesi/ja shkruan në tabelë fjalët kyçe: në shkollë, Simoni, shokët, ngacmonin,

rrinte i vetmuar, rrezet e diellit, e ëma.

U kërkohet nxënësve që me 7-8 fjali të krijojnë një tekst të shkurtër dhe t’i vendosin një titull.

Nxënësit punojnë në mënyrë të pavarur për rreth 5-7 minuta.

Hapi II. Lexohen disa nga krijimet. Nxënësit vlerësojnë punimet e njëri-tjetrit mbështetur në:

- shtjellimin interesant të ngjarjes;

- në mënyrën e të shprehurit;

- në përfshirjen e të gjitha fjalëve kyçe.

Hapi III. Njihen nxënësit me temën, të cilën mësuesi/ja e shkruan në tabelë. Lexohet pjesa nga disa

nxënës (zinxhir). Në fillim udhëzohen nxënësit të ndjekin me vëmendje leximin për të mbajtur mend:

- emrat e personazheve;

- dialogët midis Simonit e shokëve;

- Simonit e Filipit;

- gjendjen shpirtërore të Simonit.

Gjatë leximit nxënësit nënvizojnë fjalët e panjohura. Për ato të pashpjeguara në tekst

nxënësit ndihmohen nga mësuesi/ja ose Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe.

Leximi i nxënësve ndërpritet në fjalinë: Filipi u përkul e i tha Simonit, faqe 46.

Hapi IV. U kërkohet nxënësve të parashikojnë se si mbyllet tregimi. Dëgjohen disa nxënës e më

pas lexohet mbyllja e dhënë nga autori. Bëhet krahasimi me alternativat e ofruara prej nxënësve.

Hapi V. Kalohet te rubrika: Të kuptojmë përmbajtjen. Punohen ushtrimet 1-5.

Ushtrimi 1. Nxënësit japin shkaqet që i bënin fëmijët të ishin kureshtarë për jetën e

Simonit, duke sjellë edhe përvoja personale kur ata shtyhen prej saj (kureshtjes).

Ushtrimi 2. Gjatë ritregimit të bisedës së Simonit me Filipin nxënësit le të japin edhe

gjykimin e tyre rreth gjendjes shpirtërore në të cilën ishte Simoni. Në ushtrimin 3.

Kërkohet mendimi i nxënësve se a duhet të flasin të rriturit për tema si ajo e trajtuar në

tregim në prani të fëmijëve? Sa ndikon fjala e tyre tek ata? Në ushtrimin 5. Cili ishte vendimi

i Filipit? A i solli qetësi Simonit? Nxënësit ilustrojnë me pjesë nga teksti.

Hapi VI. Vlerësimi i nxënësve.

Detyrë shtëpie: Shkruani disa mendime rreth temës: “Unë kam nevojë për mbrojtjen e prindit”.

73

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Tema: I ati i Simonit (ora e dytë)

Rubrika:

Të lexojmë

Vështirësia:

Niveli III

Koha:

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë tregojnë ndjenjën që përjetuan nga sjellja e fëmijëve ndaj Simonit dhe të

shpjegojnë arsyet e kësaj ndjenje.

gTë japin mendime rreth mënyrës se si gjykohet rreth karakterit të një njeriu.

gTë listojnë cilësitë fizike e ato morale të Filipit.

gTë japin gjykimin e tyre për mbylljen e tregimit.

gTë shpjegojnë kuptimin e figurshëm të shprehjeve të dhëna mbështetur në kuptimin

e parë të tyre.

gTë dallojnë figurat letrare, (epitet, krahasim), të përdorura nga autori në përshkrimin e liqenit.

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFletore.

nShkumësa me ngjyra.

Metoda dhe teknika mësimore:

nPunë e drejtuar.

nDiskutim.

nPunë në dyshe.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësimi nis me punimin e detyrës së shtëpisë. Dëgjohen me vëmendje

mendimet e nxënësve se pse ata kanë nevojë për kujdesin e prindërve. Listohen në

tabelë arsyet, duke i renditur sipas rëndësisë që mendojnë nxënësit se ato kanë.

Hapi II. Kalohet te rubrika: Vlerësojmë dhe interpretojmë tekstin.

Ushtrimi 6. Nxënësit për 5 minuta punojnë në mënyrë individuale. Përcaktojnë ndjenjat që

përjetojnë nga sjellja fyese e shokëve ndaj Simonit, duke shpjeguar arsyet e kësaj ndjenje.

Plotësohet tabela, sipas modelit. P.sh.:

74

Ndjenja

Arsyeja

zemërim sjellje e papranueshme ndaj një moshatari

Pas plotësimit të tabelës nxënësit diskutojnë në dyshe, duke dhënë edhe vlerësimin

për punën e njëri-tjetrit. Mësuesi/ja ndjek punën në dyshe.

Ushtrimi 7. Ky ushtrim ngre dy pyetje binare. Nxënësit diskutojnë rreth pyetjeve,

duke sjellë argumente për të mbrojtur alternativën e tyre. Në fund të diskutimit është

mirë të arrihet për çdo pyetje në përfundime të pranuara nga shumica e nxënësve.

Njeriu duhet të gjykohet:

a. Po Jo

Nga sjelljet e tij

argumente

argumente

apo fjalët e të tjerëve?

Përfundimi:

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

b. Po Nga veprimet e

Jo

argumenti përgjithshme,apo një rast argumenti

i keq që i ka ndodhur?

Përfundimi:

Ushtrimi 8. Nxënësit rikthehen në tekst në faqen 45 për të rikujtuar cilësitë fizike të

Filipit, ndërsa në faqen 46 cilësitë e tij shpirtërore.

Cilësitë fizike

FILIPI

Cilësitë shpirtërore

i pashëm i gjatë mjekër i dashur punëtor

të zezë

Ushtrimi 9. Plotësohet tabela e diskutohet.

Hapi III. Të studiojmë gjuhën e tekstit.

Ushtrimi 10. Duke u mbështetur në kuptimin e parë, nxënësit të shpjegojnë shprehjet

e figurshme. P.sh.: i helmuar nga hidhërimi – i mërzitur shumë

Ushtrimi 11. Nxënësit rikthehen në tekst në faqen 45, paragrafi 1. Lexohet dhe veçohen

figurat letrare (epitete, krahasime). Nxënësit japin gjykimin e tyre se si natyra ndikon në

gjendjen shpirtërore të njeriut.

Ushtrimi 12. Shkruhen antonimet e fjalëve të dhëna. P.sh.:

keqdashës (zemërkeq) – mirëdashës (zemërmirë)

Bëhet vlerësimi i orës.

Tema: Forma veprore e joveprore e foljes

Vështirësia:

Niveli III

Koha:

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë njohin mjetet që shërbejnë për të ndërtuar formën joveprore të foljes.

gTë klasifikojnë kohët e mënyrat që e formojnë formën joveprore me mbaresë, me

pjesëzën u dhe me foljen ndihmëse jam.

gTë shndërrojnë foljet nga forma veprore në joveprore dhe anasjelltas.

gTë dallojnë foljet duke i ndarë ato sipas formës veprore e joveprore.

75

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFletore.

Metoda dhe teknika mësimore:

nLexim dhe kodim teksti.

nDiskutim.

nPunë e drejtuar.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Përpara fillimit të kësaj veprimtarie mësuesi/ja u kërkon nxënësve të lexojnë

me kujdes pyetjet që janë shkruar në tabelë dhe të kërkojnë në libër informacionin që

jep përgjigjen e tyre, duke shënuar përkrah tij numrin që mban pyetja.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

1. Në të dyja fjalitë e dhëna si shembuj në tekst përdoret folja ngroh. Në cilën

kohë, vetë, numër e mënyrë janë?

2. Nga dallohet folja ngroh e fjalisë së parë me atë të fjalisë së dytë?

3. Sa dhe cilat janë mjetet për të ndërtuar formën joveprore të foljes?

4. Cilat kohë e mënyra e formojnë formën joveprore me mbaresë?

5. Po me pjesëzën u?

6. Po me foljen ndihmëse jam?

Hapi II. Vihen nxënësit të lexojnë mësimin dhe të vënë numrin e pyetjes për çdo të

dhënë a lloj informacioni që i përgjigjet asaj.

Hapi III. (Sipas dëshirës). Nëse mësuesi/ja dëshiron, u kërkon nxënësve që të gjithë

informacionin e përzgjedhur ta hedhin në një tabelë të tillë:

U thuhet nxënësve që numrat e përdorur gjatë leximit, t’i vendosin brenda kllapave

dhe në secilën kolonë të shkruhet informacioni që i përshtatet secilit numër.

Më poshtë po japim një shembull për pyetjen e parë dhe të dytë.

(1) (2) (3) (4) (5) (6)

Veta e tretë

numri njëjës,

koha e tashme,

mënyra dëftore.

Fjalia e parë:

Ngroh – veprore

Fjalia e dytë:

Ngrohet - joveprore

Hapi IV. Pas përfundimit të detyrës, nxënësit raportojnë për përgjigjet që kanë gjetur

për pyetjet e shtruara duke diskutuar të gjithë së bashku. Disa prej këtyre përgjigjeve,

ato më të rëndësishmet, mësuesi/ja i shkruan në tabelë.

76

Hapi V. Të kthejmë në shprehi njohuritë e fituara.

Punohen ushtrimet 1-5.

Ushtrimi 1. Udhëzohen nxënësit që të ndjekin këta hapa gjatë punimit të ushtrimit.

a. Të lidhin foljet e formës veprore me përkatësen në formën joveprore.

b. Të përcaktojnë mënyrën dhe kohën e çiftit foljor.

c. Të tregojnë mjetin me të cilin u ndërtua forma joveprore.P.sh.:

mësova – u mësova, folje në trajtën veprore dhe joveprore, forma

mënyra dëftore, koha e kryer e thjeshtë, forma veprore del me mbaresën –va,

joveprorja ka para pjesëzën -u.

Ushtrimi 2. Ky ushtrim kalon përmes këtyre hapave:

a. Nxënësit vendosin para çdo foljeje përemrin vetor përkatës.

b. Përcaktojnë mënyrën e foljes.

c. Bëjnë shndërrimin nga forma veprore në formën joveprore. P.sh.:

të kishit dëgjuar – Ju të kishit dëgjuar.

mënyra lidhore, koha më se e kryer

Ju të ishit dëgjuar – forma joveprore – jam.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Ushtrimi 4. Nxënësit veçojnë foljet duke i grupuar ato në dy bashkësi. P.sh.:

Folja në formën veprore

hedh

Folja në formën joveprore

të kthehesh

Ushtrimi 5. Foljet e formës joveprore të ushtrimit 4 vendosen në tabelë sipas mënyrës së formimit.

Mbaresa Pjesëza -u Foljen ndihmëse -jam

të kthehesh u ul ishte dëgjuar

- Bëhet vlerësimi i nxënësve pas punimit të çdo ushtrimi.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 6, faqe 205.

Tema: Forma joveprore në mënyrën dëftore

Vështirësia:

Niveli III

Koha:

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë kujtojnë njohuritë e marra rreth mënyrës dëftore.

gTë njohin mjetet që shërbejnë për të formuar formën joveprore të kohëve të mënyrës dëftore.

gTë zgjedhojnë folje në të gjitha kohët e mënyrës dëftore në formën joveprore.

gTë shndërrojnë foljet e mënyrës dëftore të formës veprore në formën joveprore.

gTë dallojnë foljet e mënyrës dëftore e të përcaktojnë kohën, vetën e numrin e tyre.

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFletore pune 7.

Metoda dhe teknika mësimore

nStuhi mendimi.

nDiskutim.

nPunë e udhëhequr.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Kujtohen njohuritë rreth mënyrës dëftore që kanë nxënësit. Mësuesi/ja drejton pyetjet:

- Si e shpreh mendimin folja në mënyrën dëftore?

- Sa kohë ka mënyra dëftore?

- Cilat janë kohët e thjeshta në formën veprore? Po kohët e përbëra?

- Po formën joveprore si e ndërtojnë kohët e mënyrës dëftore?

Mësuesi/ja shkruan në tabelë përgjigjet e nxënësve rreth mënyrës së ndërtimit të formës

joveprore. (Nxënësit kanë informacion të mjaftueshëm të marrë nga zhvillimi i temës:

Forma joveprore e foljes.)

77

Hapi II. Udhëzohen nxënësit të lexojnë në faqen 206 të librit tabelën e zgjedhimit, për

rreth 3 minuta. Mandej u kërkohet të mbyllin librin dhe të zgjedhojnë njëri pas tjetrit foljet

dëgjoj, mat në të gjitha kohët e mënyrës dëftore.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Hapi III. Të kthejnë në shprehi njohuritë e fituara.

Ushtrimi 1-2. Punohen në tekst. Nxënësit zgjedhojnë foljet e dhëna, me laps lehtë, në të

dyja tabelat. Pasi i zgjedhojnë, ata tregojnë mënyrën e formimit të formës joveprore për secilën kohë.

Ushtrimi 4. Nxënësit në fillim të përcaktojnë vetën duke vendosur para çdo folje

përemrin vetor përkatës e më pas të bëjnë shndërrimin nga forma veprore në joveprore.

Ushtrimi 5. Realizohet përmes tabelës së mëposhtme. P.sh.:

Foljet në formën Koha Veta Numri

joveprore

ishte bllokuar më se e kryer III njëjës

Pas punimit të çdo ushtrimi bëhet vlerësimi i nxënësve.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 6, faqe 207.

Tema:

Rubrika:

Vështirësia:

Koha:

Vdekja e lisnajës (ora e parë)

Të lexojmë

Niveli II

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë.

gTë flasin rreth pyjeve, dobisë që ato kanë në jetën njerëzore.

gTë lexojnë pjesë që trajtojnë temën e ruajtjes së mjedisit.

gTë dallojnë fjalët kyçe për të ndërtuar pyetje mbështetur në to.

gTë ritregojnë përmbajtjen mbështetur në pyetjet e dhëna.

gTë zbulojnë mesazhin e pjesës përmes lojës.

78

Mjete e materiale mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nSkeda.

nFletore.

Metoda dhe teknika mësimore

nBisedë.

nPyet sërish.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësimi nis me një bisedë hyrëse rreth:

a. rëndësisë që ka mjedisi i pastër, i gjelbëruar për jetën e shëndetin e njerëzve;

b. ndikimit të mjedisit në gjendjen shpirtërore të njeriut;

c. gjendjes së pyjeve sot.

Kërkohet mendimi i nxënësve për:

ç. ruajtjen e shtimin e pyjeve;

d. rrugët me të cilat mund të realizohen;

e. ndihmesën që mund të japin nxënësit në këtë proces.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Hapi II. Mësuesi/ja shkruan titullin e tregimit në tabelë. Kërkohet prej nxënësve të

shpjegohet kuptimi i fjalës lisnajë. Nisur nga titulli mësuesi/ja ngacmon fantazinë e

nxënësve për të dhënë mendimet e tyre rreth ngjarjes.

Hapi III. Nxënësit do të punojnë në dyshe për të lexuar tregimin. Bëhet ndarja e tij në paragrafë.

Njëri nxënës (nxënësi I) lexon paragrafin e parë (me zë të ulët për të mos shqetësuar

dyshet e tjera).

Paragrafi I-II: Atëherë ishte mbarimi i dimrit … deri … një fshesë e padukshme.

Të dy nxënësit bashkërisht gjejnë fjalët kyçe të paragrafëve, të cilat i shkruajnë në

tekst, në anë të paragrafit. Mbështetur në këto fjalë kyçe nxënësi i dytë ndërton pyetje

rreth përmbajtjes së paragrafëve.

Pyetjet shkruhen në skedë (ose fletore). Nxënësi i parë u përgjigjet pyetjeve. Nëse të

dy nxënësit pajtohen me përgjigjet, ato shkruhen në skedë duke plotësuar skedën për

paragrafin e parë. P.sh.: Pyetjet:

- Ç’kohë ishte?

- Çfarë nuk kishte në fund të dimrit?

- Kush kishte mbetur në shtëpi?

- Sa vjeç ishte Marku?

- Çfarë i dha Markut gruaja e kushëririt?

- Çfarë do të bënte me sëpatë në lisnajë Marku?

Përgjigjet për çdo pyetje: fundi i dimrit, Marku, gruaja e kushëririt, tetë a nëntë vjeç,

sëpatë, lisnajë. (fjalët kyçe).

Hapi IV. Lexohen paragrafi i tretë dhe i katërt nga “Marku kishte sosur në pyll… deri te … si

strehë nga shiu”.

Tashmë nxënësit këmbejnë rolet. Nxënësi i dytë lexon fragmentin. Të dy së bashku

përcaktojnë fjalët kyçe, i shkruajnë. Nxënësi i parë ndërton pyetjet, i dyti jep përgjigjen.

Nëse bien dakort për përgjigjet ato shkruhen në skedë pas pyetjeve. Krijohet skeda për

paragrafin e tretë dhe të katërt.

Kështu vazhdohet edhe me fragmentet e tjera. Ndarja e tekstit në fragmente mund të bëhet

sipas dëshirës nga nxënësit ose të ruajnë ndarjen e mëposhtme.

Fragmenti i tretë : “Marku mund të priste… deri te … e kishte rrokullisur në humnerë.”

Fragmenti i katërt: “Duke parë gjethet e rralla… deri te… dhe kishte vajtur te gjyshja.”

Fragmenti i pestë: Përfshin paragrafin në fillim dhe në fund të tregimit për t’u dhënë përgjigje

pyetjeve, të cilat mund të drejtohen nga mësuesi:

- Ku kishte shkuar shkrimtari?

- Me cilin vend lidheshin kujtimet e tij?

- Çfarë ndien ai, tashmë me flokët e bardha, kur kalon përmes lisnajës?

Kujdes, pas leximit të çdo paragrafi nxënësit njihen me kuptimin e fjalëve të panjohura.

Për fjalët që nuk janë në fjalorin e tekstit nxënësit ndihmohen nga mësuesi ose Fjalori i

Gjuhës së Sotme Shqipe.

79

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Hapi V. për të zbuluar mesazhin e pjesës dhe për t’i shlodhur nxënësit organizohet një

lojë mësimore.

Nxënësit duke plotësuar fjalët horizontalisht saktë, në kuadratet vertikale do të dalë

mesazhi: “Të mbrojmë pyjet”.

80

1- 5 - Quhet ai i Tomorit - shumësi i tij. (Malet)

6-10 - E shohim në gjumë. Ëndërr)

11-15 - Personazhi i tregimit “Vdekja e lisnajës: (Marku)

16-21 - Quhet vendi ku qëndrojnë bagëtitë gjatë verës. (Bjeshkë)

22-27 - Ai që pret dru. (Druvari)

28-30 - Pjesëz mohuese (Mos)

21-37 - Pyll i mbushur me lisa . (Lisnajë)

38-47 - Ai që e ka zemrën e vrarë. (Zemërvrarë)

48-53 - Djalë ose vajzë në moshë të vogël. (Fëmijë)

54-59 - Përrua i vogël që thahet në verë. (Përroskë)

60-64 - Emër i formuar nga folja hyj. (Hyrje)

65 -70 - Filizat i sapo dalë nga sythet. (Mugujt)

71- Lidhëz bashkërenditëse shtuese (e)

72-77- Përodret për të prerë dru. (Sëpatë)

Mesazhi i zbuluar nga nxënësit shkruhet nga mësuesi në tabelë.

Bëhet vlerësimi i orës.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Tema:

Vdekja e lisnajës (ora e dytë)

Rubrika: Të lexojmë

Vështirësia: Niveli III

Koha: 45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë shpjegojnë lidhjet e botës bimore me natyrën e gjallë.

gTë ilustrojnë me pjesë nga teksti, ndryshimet kur e shohin lisnajën si natyrë e gjallë

e si qenie njerëzore.

gTë përshkruajnë ndjenjat që u lindin kur lexojnë dy peizazhet e lisnajës.

gTë përcaktojnë kohën dhe vendin ku zhvillohet ngjarja duke treguar se cila ndryshon.

gTë gjejnë figurat stilistike me të cilat përshkruhet lisnaja në kohën e fëmijërisë e në të tashmen.

gTë gjejnë fjalët kyçe me të cilat përshkruhet pylli, besimet e pleqve, ndjesitë e djalit.

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFletore.

Metoda dhe teknika mësimore

nBisedë.

nDiskutim.

nPunë e drejtuar.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësimi nis me rubrikën Të vlerësojmë e interpretojmë tekstin.

Punohen ushtrimet 5-6.

Ushtrimi 5. Nxënësit për të shpjeguar pse bota bimore bën pjesë në natyrën e gjallë

mbështeten në njohuritë e marra në orët e biologjisë. Ky integrim ndërlëndor do të ishte

më i realizuar nëse për këto dy ushtrime do të ishte i pranishëm mësuesi/ja i biologjisë.

Për pjesën e dytë të ushtrimit, nxënësit shpjegojnë ndryshimin kur e shohin lisnajën si

natyrë e gjallë e si qenie njerëzore.

Ushtrimi 6. Dy nxënës përshkruajnë (me gojë) dy peizazhet e lisnajës. U kërkohet

nxënësve të dëgjojnë përshkrimet e më pas të tregojnë atë që ndiejnë në secilin rast.

(Mësuesi përzgjedh nxënës që mund të përshkruajnë bukur, në mënyrë që të përcillet

sa më i gjallë secili peizazh).

Hapi II. Rubrika Të studiojmë gjuhën e tekstit.

Ushtrimi 7. Ky ushtrim zhvillohet përmes këtyre hapave:

- Nxënësit rikthehen në tekst për:

a. Ndarjen e tregimit në pjesë dhe vendosjen e titullit për çdo pjesë. (Titujt na

sjellin dy peizazhe të lisnajës, pjesa e parë – Lisnaja në kujtimet e fëmijërisë ose

Lisnaja gjallon; dhe pjesa e dytë – Vdekja e lisnajës – fragmenti në faqen 50.)

81

b. Përcaktimin e kohës dhe të vendit, për të cilat bën fjalë tregimi. (Sillen dy

kohë, për të cilat nxënësit bëjnë paralelizëm me vetë autorin.)

c. Për të gjetur fjalët kyçe që tregojnë moshën e Markut në dy pjesët e tregimit,

(mbështetur në përshkrimin e tij – flokët të thinjur, të bardha (i moshuar) dhe

Marku 8-9 vjeç, çunaku (fëmijë).

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Ushtrimi 8. Nxënësit nënvizojnë në secilën pjesë (sipas ndarjes së bërë në ushtrimin 7/a)

figurat letrare, epitete, krahasime e shprehje të figurshme e më pas të plotësojnë tabelën e mëposhtme:

1. Lisnaja e kohës

së fëmijërisë

2. Lisnaja e kohës

së tashme

Epitete Krahasime Shprehje të figurshme

(lisa) mjekroshë si pleqtë e fshatit lisi do të klithte

(lisa) të moshuar

si kurorat e

përmotshme

lisnaja kishte

vdekur

Ushtrimi 9. Ndahen nxënësit në tri skuadra. Secila prej tyre do të gjejë fjalët kyçe me

të cilat përshkruhet:

Skuadra 1. – Pylli

Skuadra 2. – Besimet e pleqve

Skuadra 3. – Ndjesitë e djalit.

Ushtrimi 10. Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të dallojnë ndryshimin kuptimor ndërmjet

fjalëve dru-ja dhe dru-ri e shumësit të tyre. Nëse nuk e arrijnë vetë, kërkohet nga ata të përdorin

“Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe”, botimi i vitit 1980, faqe 379 ose jepet nga mësuesi/ja.

Dru ~ ja f.sh ~ të. Trung ose degë druri; pjesë e prerë nga trungu, nga degët ose

nga rrënjët e drurëve a të pemëve që përdoren për t’u djegur a për ndërtim, p.sh.:

dru e thatë; dru ahu; fusha e druve.

Dru ~ ri m.sh ~ rë ~ rit. Bimë shumëvjeçare me trung të trashë të fortë e me degë

shumë që dalin në një farë lartësie nga toka; pemë p.sh. dru i lartë....

Hapi III. Mësuesi veçon në vlerësim:

- nxënësit që përshkruan dy peizazhet e lisnajës;

- nxënësit që ishin aktiv gjatë orës;

- ata që japin mendime të argumentuara;

- ata që shprehen bukur me gjuhë të zgjedhur;

- inkurajon edhe nxënësit që përpiqen për të qenë pjesëmarrës në mësim.

Detyrë shtëpie: Sillni informacione, pamje, foto që lidhen me ruajtjen e

mjedisit (mjedise të ndotura; veprimtari për pastrim, të dhëna nga burime të ndryshme).

82

Tema: Posteri për mbajtjen e pyjeve

Rubrika:

Të shkruajmë

Vështirësia:

Niveli III

Koha: 45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë flasin rreth ruajtjes e mirëmbajtjes së mjedisit.

gTë njihen me elementet përbërëse të posterit.

gTë njohin qëllimin dhe rëndësinë e përdorimit të tij.

gTë përgatisim një poster për mbrojtjen e pyetjeve.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Materiale dhe mjete mësimore

nTabakë të bardhë.

nBojëra uji.

nGërshërë.

nNgjitëse

nAplikacione të ndryshme.

Metoda dhe teknika mësimore

nBisedë.

nDiskutim.

nPunë në grup.

nVeprimtari praktike.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësimi nis me një bisedë të shkurtër mësues-nxënës rreth ruajtjes e

mirëmbajtjes së mjedisit. Nxënësit shfrytëzojnë informacionet, të dhënat, fotot e sjella

nga vetë ata (detyra e shtëpisë). Kjo bisedë të zgjatë deri në 7 minuta.

Hapi II. Nxënësit vëzhgojnë me kujdes posterin e dhënë në faqen 52 të librit. Njohin

elementet përbërëse të tij dhe vendin që ato kanë në poster, si:

- Ç’lloj komunikimi është?

- Cili është qëllimi i përdorimit të tij?

- Sa i rëndësishëm është ai?

Çdo përgjigje ilustrohet me elementet e posterit të dhënë.

Hapi III. Pjesa e dytë e orës zhvillohet si veprimtari praktike.

Ndahen nxënësit në grupe (ndarja të jetë e lirë). Nëse në klasë ka nxënës të talentuar

për pikturë, mësuesi/ja i cakton nga një për secilin grup.

Çdo grup shfrytëzon materialet e sjella, për të cilat janë porositur një orë më parë

(tabakë, bojëra uji etj.). Nxënësit mund të bashkëpunojnë edhe jashtë grupit për mjetet.

Në fillim nxënësit përcaktojnë mesazhin që duan të përcjellin. Shprehin idetë njëri pas

tjetrit për mënyrën e përcjelljes së mesazhit (ndërtimit të posterit).

Punohet në tabak letre nga nxënësi “piktor”, ku secili anëtar i grupit jep ndihmesën e vet.

Kjo veprimtari zgjat për rreth 15-20 minuta.

Hapi IV. Pas përfundimit të punimit çdo grup zgjedh një nxënës për të prezantuar

punën në emër të grupit të tij.

Të gjithë posterat vendosen në tabelë. Nxënësit zgjedhin posterin më të mirë duke e

shpallur atë fitues.

Këto punime mund të afishohen edhe në mjediset e shkollës pasi të jenë parë nga

mësuesi/ja e vizatimit.

Hapi V. Mësuesi/ja përgëzon të gjithë nxënësit duke veçuar grupin fitues.

83

Tema: Vëllai i Anës (ora e parë)

Rubrika:

Të lexojmë

Vështirësia: Niveli III

Koha: 45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë lexojnë tregime që trajtojnë temën e mbështetjes së njerëzve me aftësi të kufizuara.

gTë kuptojnë përmbajtjen e tekstit nëpërmjet vënies së vetes në rolin e një personazhi

të tregimit.

gTë kuptojnë këndvështrimet e ndryshme të problemeve që trajtohen në tregim dhe

t’i aktrojnë ato.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFletore.

Metoda dhe teknika mësimore

nLexim në heshtje.

nKarrigia e nxehtë.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësimi fillon duke i njohur nxënësit me titullin dhe autorin e tregimit.

Pasi i njeh me përmbajtjen e tregimit, duke mos zbuluar fundin e saj, mësuesi/ja i udhëzon nxënësit

të lexojnë tregimin në heshtje e me kujdes për t’u njohur me personazhet dhe zhvillimin e ngjarjeve.

Hapi II. Në përfundim të leximit mësuesi/ja sqaron mënyrën e zhvillimit të mëtejshëm

të veprimtarisë mësimore.

Caktohet një nxënës (edhe në mënyrë vullnetare), i cili do të luajë rolin e personazhit

kryesor të tregimit, atë të Anës. Është mirë që nxënësi të jetë vajzë, por kjo nuk është e

domosdoshme. Nxënësi/ja i cili do ta vërë veten në vendin e një personi tjetër, duhet të

kuptojë këndvështrimet e tij të ndryshme dhe t’i aktrojë ato. Ai/ajo duhet të bëjë deduksione

për arsyet që e kanë shtyrë atë personazh të bëjë veprime të caktuara. Për këtë u referohen

provave që përmban teksti.

Vihet një karrige para klasës (karrigia e nxehtë) në të cilën ulet nxënësi/ja që do të jetë

në rolin e Anës dhe thotë “Unë jamë Ana, çfarë doni të dini prej meje?”

Nxënësit e tjerë duhet të bëjnë pyetje për qëllimin, shtysat, ndjenjat, shqetësimet, veprimet

etj., që kanë të bëjnë me këtë personazh të tregimit. P.sh.: Pyetjet mund të jenë të tilla:

- A keni vëlla ose motër?

- Është më i madh apo më i vogël se ju?

- E doni shumë vëllanë tuaj?

- Jeni ndier ndonjëherë e zhgënjyer prej tij? etj.

Sigurisht që nxënësi/ja që është në rolin e Anës duhet ta ketë lexuar me vëmendje

disa herë tregimin që të mund t’u përgjigjet pyetjeve. Këtë fakt mësuesi/ja e thekson që

në fillim të leximit të tregimit.

Hapi III. Në përfundim të kësaj veprimtarie mësuesi/ja vlerëson nxënësin/en që është

në rolin e Anës për përgjigjet që jep, si dhe nxënësit e tjerë për mënyrën e ndërtimit të

pyetjeve në dobi të zbërthimit të përmbajtjes së tregimit.

84

Detyrë shtëpie: Ndërtoni një fjalorth të vogël me fjalë ose shprehje që

shërbejnë për një komunikim të mirë dhe tolerant ndërmjet njëri-tjetrit.

Tema:

Vëllai i Anës (ora e dytë)

Rubrika: Të lexojmë

Vështirësia: Niveli III

Koha: 45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë ilustrojnë me fragmente nga teksti arsyet që justifikojnë mërzitjen e Anës.

gTë shpjegojnë kuptimin e shprehjeve të veçuara nga dialogu midis Leos dhe Anës.

gTë shprehin me një gjuhë të saktë e të pranueshme atë çfarë kanë ndier pasi kanë

dëgjuar rrëfimin e një brenge të njeriut të tyre të afërm.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

gTë interpretojnë 5 çastet e dialogut ndërmjet Anës dhe Leos.

gTë analizojnë dialogun e shoqeve dhe të paraqesin në mënyrë grafike ndryshimin e tij.

gTë përcaktojnë elementet e komunikimit në dialogun midis shoqeve.

gTë ndërtojnë një fjalorth me fjalë ose shprehje që shërbejnë për një komunikim të

mirë për probleme të njerëzve me aftësi të kufizuara.

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFletore.

Metoda dhe teknika mësimore

nBisedë.

nDitari dypjesësh.

nLojë me role.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësimi nis me rubrikën Të vlerësojmë dhe interpretojmë tekstin.

Në ushtrimin 6 nxënësit zgjedhin nga alternativat e dhëna ato që i japin të drejtë Anës

në mërzitjen e saj duke i ilustruar edhe me shembuj nga teksti. P.sh.:

Vëllai ishte me aftësi shumë të kufizuara. - Ajo vazhdoi të tregonte se si

kishte ndenjur me orë të tëra para tij, duke u përpjekur t’i mësonte fjalët, se sa

shumë kohë i ishte dashur për të kuptuar më në fund, se ai nuk do të ecte kurrë,

se nuk do ta ngrinte kurrë kokën vetë, se nuk do ta mbyllte kurrë gojën, se nuk do

të hante kurrë vetë, se nuk do të pinte kurrë vetë... (faqe 54)

Ana kishte jetuar me shpresën se ai të shërohej. - Ato vazhduan të ecin me

ngadalë përbri njëra-tjetrës dhe Ana mundi, më në fund, të shprehet dhe të thotë se si

fillimisht, ajo kishte shpresuar gjithmonë se një ditë Jakobi do të zgjohej dhe do të

thoshte: “Mirëdita, Ana!”

Disa njerëz e mëshironin pa të drejtë Jakobin. - Një ditë kisha qëndruar para

një dyqani bashkë me Jakobin, nëna kishte hyrë brenda për të blerë kopsa për

një xhaketë, kur kalon aty pari një grua, pastaj kthehet, më lëshoi mua ca para

në dorë, kurse Jakobit i përkëdheli kokën.

Si një qen e përkëdheli!

Në ushtrimin 7 nxënësit lexojnë për disa minuta fjalitë e veçuara, diskutojnë në çift

me njëri-tjetrin dhe pastaj i diskutojnë të gjithë së bashku. Mësuesi/ja u tërheq vëmendjen

të përqendrohen fillimisht te fjala mur në fjalinë e parë dhe shtiresh në të dytën.

Ushtrimi 8 zhvillohet në formën e bisedës. Nxënësit tregojnë fillimisht raste kur ata

janë ndier të brengosur, por, kur kanë folur me dikë dhe shqetësimi i tyre sikur është

larguar, janë ndier më të lehtësuar. Pas kësaj mësuesi/ja u kërkon nxënësve të gjejnë

në tekst fragmentin kur Ana ia zbraz brengën e saj Leos. Ç’ndodh me të pas këtij rrëfimi.

Nxënësit lexojnë dhe komentojnë. Mund të përdoret ditari dy pjesësh.

85

Fragmenti (faqe 54)

Ato vazhduan të ecin ...

deri te ... nuk do të pinte kurrë vetë.

Komenti

Pasi nxënësit plotësojnë tabelën në mënyrë individuale, diskutohen bashkërisht, me

të gjithë klasën, përgjigjet e dhëna.

Hapi II. Kalohet te rubrika Të studiojmë gjuhën e tekstit.

Ushtrimin 9 mësuesi/ja mund ta organizojë në këtë mënyrë:

Aktivizon 5 çifte nxënësish vullnetarë për të interpretuar 5 çastet e zhvillimit të dialogut

mes shoqeve, Anës dhe Leos.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

a. Çasti i parë i takimit.

Ana – Nga mbive ti këtu?

Leo – Sot dolëm më herët dhe mendova se ... se kisha dëshirë të të takoja,

budallaçkë e dreqit! Po ti sillesh si egërsirë.

Ana – Jo, çne.

Leo – Të kam marrë kaq herë në telefon. Edhe pse ti the....

b. Çasti kur Leoja futet drejt e në temë.

Leo – Ti bën sikur vetëm ti e do Jakobin. E nga ta dimë ne si është puna, kur ti nuk

na lejon të flasim për të? Përse, fjala vjen, të mos dal unë bashkë me ty dhe

Jakobin në shëtitje?

Ana – Sepse askujt nuk i pëlqen kjo.

Leo – E di mirë ti këtë?

Ana – Doemos.

Leo – E, pra nuk është aspak e vërtetë.

Ana – Ne nuk kemi nevojë për bamirësi. As për keqardhje jo.

c. Çasti kur shoqet fillojnë debatin me njëra-tjetrën.

Leo – Ti je vërtet budallaçkë... deri te ... Si është në të vërtetë puna e tij?

d. Çasti kur Ana e zbulon hapur brengën e saj.

Ana – Fillimisht kisha shumë shpresë se Jakobi do të zgjohej një ditë ... deri

te... Dhe kjo është normale.

e. Çasti i fundit kur shoqet bëjnë sikur s’ka ndodhur asgjë mes tyre.

Leo – A vjen pas dreke tek unë? ... deri te ...

Ana. - Mirupafshim.

Pas interpretimit nxënësit analizojnë dialogun ndërmjet shoqeve: kur ai është i ashpër

dhe kur bëhet miqësor dhe paraqesin në mënyrë grafike ndryshimin e tij.

86

Në ushtrimin 10 nxënësit përcaktojnë elementet e komunikimit në dialogun ndërmjet

shoqeve. Mund të shfrytëzohet skema e komunikimit e bërë disa orë më parë tek tema

“Mirë për të gjithë”.

Në ushtrimin 11 nxënësit gjejnë fjalët kyçe që tregojnë gjendjen e rënduar të Anës në

lidhje me vëllanë e saj me aftësi të kufizuara. Pasi plotësohen fjalët kyçe, lexohen e

diskutohen me të gjithë klasën.

Në ushtrimin 12, 13 nxënësit shpjegojnë nëse fjalët budallaçkë, egërsirë, debil janë

përdorur në kuptim të drejtpërdrejtë apo përkëdhelës.

Po këtu mësuesi/ja, mbështetur në detyrën e shtëpisë, dhënë një orë më parë, u kërkon

nxënësve që të shfrytëzojnë skedat individuale për të krijuar një fjalorth të quajtur “Fjalorthi

i mirësjelljes” që do të shërbejë për një komunikim të mirë dhe tolerant ndërmjet tyre.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Tema:

Ata janë si ne

Rubrika:

Të flasim

Vështirësia:

Niveli IV

Koha: 45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

g Të grumbullojnë informacione rreth njerëzve të mëdhenj në botë që japin mesazhe

humane ndaj njerëzve që kanë nevojë.

gTë njihen me momente të jetës së një njeriu me aftësi të kufizuara.

gTë zhvillojnë veprimtari praktike në mbështetje të personave me aftësi të kufizuara.

Materiale dhe mjete mësimore

nInformacione rreth veprave humane

të njerëzve të mëdhenj në botë.

nTabakë të bardhë.

nBojëra uji.

nFletë formati.

Metoda dhe teknika mësimore

nPunë në grupe.

nBisedë.

Punë para përgatitore:

1. U kërkohet nxënësve disa orë më parë të mbledhin informacione rreth njerëzve të

mëdhenj në botë, të cilët, ndonëse me aftësi të kufizuara, kanë shkëlqyer në fusha të

caktuara, si dhe për njerëz të mëdhenj që me veprën e tyre japin mesazhe humane ndaj

njerëzve që kanë nevojë për mbështetje dhe për ndihmë.

2. Të ftohet nga nxënësit dhe mësuesit një person me aftësi të kufizuara.

3. Të zhvillohet një fushatë në ndihmë të fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Ora mësimore mund të ndërtohet në këtë mënyrë:

Pjesa I. Nxënësit vendosin mbi bankë të gjitha informacionet e sjella (fotografi, të

dhëna, fakte, pamje filmike etj.) dhe diskutojnë për mbështetjen dhe ndihmën që këta

njerëz të mëdhenj u japin personave me aftësi të kufizuara.

Pjesa II. Në pjesën e dytë të orës së mësimit nxënësit dëgjojnë rrëfimin nga jeta e një

njeriu me aftësi të kufizuara.

Nxënësit mund të ndërtojnë pyetje rreth jetës, marrëdhënieve të tij me njerëzit e tjerë,

ndihma ose jo që i jep shteti apo organizatat e ndryshme joqeveritare.

Së fundi, nxënësit kërkojnë që vetë personi me aftësi të kufizuara të dalë me një

mesazh, thirrje që ai ia drejton shoqërisë.

Pjesa III. Në pjesën e tretë të orës së mësimit, klasa punon në grupe:

87

Grupi I – Të hartojë një plan pune në ndihmë të fëmijëve me aftësi të kufizuara me

temë: “Një pasdite argëtuese me ata që janë si ne”.

Grupi II – Të hartojë një fushatë për të mbledhur ndihma nga të gjithë nxënësit e

shkollës për të ndihmuar fëmijët me aftësi të kufizuara.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Grupi III – Të hartojë një letër proteste ndaj një organizate joqeveritare (që merret me

problemet e personave me aftësi të kufizuara) për t’a ndërgjegjësuar atë për ndihmën

që duhet t’u japë personave me aftësi të kufizuara.

Grupi IV – Të krijojë postera në mbështetje të fushatës për mbledhjen e ndihmave

dhe për të mos paragjykuar këtë kategori të shoqërisë njerëzore.

Në përfundim të detyrës secili grup zgjedh një përfaqësues që prezanton punën e tij.

Së fundi mësuesi/ja jep një vlerësim për punën e nxënësve duke i falënderuar për

angazhimin serioz në realizimin e të gjitha çështjeve mësimore.

Tema:

Rubrika:

Vështirësia:

Koha:

Plaku me violinë

Të lexojmë

Niveli III

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

g Të parashikojnë zhvillimin e ngjarjeve nisur nga titulli.

gTë listojnë ndjenjat që përjeton violinisti plak mbështetur në melodinë e tingujve të violinës.

gTë diskutojnë rreth ndikimit të muzikës në gjendjen shpirtërore të njeriut.

gTë gjejnë epitetet, krahasimet dhe shprehjet e figurshme të përdorura nga autori

duke shpjeguar përdorimin e tyre.

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFletore.

nMagnetofon.

nDisqe me muzikë (violine).

Mjete dhe teknika mësimore

nBisedë.

nParashikim.

nLexim zinxhir.

nRrjeti i diskutimit.

88

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësimi nis me vendosjen e muzikës në sfond (do të ishte mirë të kishte tinguj

violine). Lihen nxënësit për disa çaste të dëgjojnë tingujt e muzikës dhe më pas të

bashkëbisedojnë rreth këtyre çështjeve:

- A ju pëlqen të dëgjoni muzikë?

- Ç’lloj muzike ju pëlqen më tepër?

- Në cilat momente e ndieni nevojën të dëgjoni muzikë?

- Ç’ndjenja ju ngjall? Përpiquni t’i përshkruani ato.

Nxënësit nxiten të flasin lirisht, por pa u zgjatur shumë në kohë. E gjithë veprimtaria të

mos zgjasë më shumë se 10 minuta.

Hapi II. Shkruhet titulli i tregimit në tabelë. Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të mendohen për

2-3 minuta se për çfarë mund të bëjë fjalë ky tregim. Dëgjohen mendimet e disa nxënësve.

Hapi III. Hapet libri dhe bëhet leximi zinxhir i pjesës. Pas leximit shpjegohen fjalët e

panjohura të përdorura në këtë tregim.

Hapi IV. Kalohet te rubrika: Të kuptojmë përmbajtjen.

Për të përcaktuar mjedisin ku zhvillohen ngjarjet mësuesi/ja i rikthen nxënësit në tekst

në paragrafin e parë.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Mjedisi – Parku i blertë i qytezës.

Në ushtrimin 2 nxënësit listojnë ndjenjat që përjeton plaku mbështetur në melodinë e

tingujve të violinës. P.sh.: Gëzim, optimizëm, dhimbje, trishtim, dashuri etj.

Në ushtrimin 3 nxënësit veçojnë ato momente që pasqyrojnë gjendjen emocionale

që shkakton muzika te fëmijët. P.sh.:

I rrëmbente .............

I bënte për vete .................

I mbushte me fantazi ....................

I bënte me krahë ........................

Në ushtrimin 4 nxënësit japin arsyet e trishtimit të plakut dhe pse fëmijët ishin lehtësim

për të. Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të përqendrohen te paragrafi i fundit ku autori bën

një krahasim midis fëmijës së humbur dhe fëmijëve që sot janë pranë plakut dhe ndiejnë

meloditë e violinës së tij.

Hapi V. Kalohet te rubrika: Të vlerësojmë dhe interpretojmë tekstin.

Në ushtrimin 5 nxënësit lexojnë me kujdes thënien e plakut, diskutojnë me shokun e

bankës, krijojnë një ide më të qartë dhe pastaj e shtrijnë diskutimin në të gjithë klasën.

Ushtrimi 6 realizohet duke përdorur rrjetin e diskutimit. Shtrohet pyetja binare e cila

kërkon përgjigjet Po/Jo. Ndahen nxënësit në dy grupe dhe secili grup përpiqet të

argumentojë mendimet e tij.

Po

A mendoni ju se muzika apo ndonjë art tjetër

shërben për ngushëllim apo pastrim të shpirtit?

Hapi VI. Kalohet te rubrika: Të vlerësojmë gjuhën e tekstit.

Në ushtrimin 8 nxënësit plotësojnë tabelën duke përshkruar pamjen e jashtme të

plakut dhe veprimet që kryen ai. Nxënësit rikthehen në dy paragrafët e parë, në faqen 61.

Ushtrimi 9 mund të punohet në çifte ose individualisht. Nxënësit gjejnë në tekst fjalët

kyçe dhe shprehjet e figurshme që pasqyrojnë: imazhet, shkallëzimin e muzikës.

Në ushtrimin 10 nxënësit gjejnë: epitetet, krahasimet dhe shprehje të tjera të figurshme.

Për lehtësi, mësuesi/ja i udhëzon të përdorin tabelën e mëposhtme. Pas plotësimit të

tabelës ata shpjegojnë përdorimin e tyre.

Jo

Pamja e jashtme

Veprimet që kryente

- pamje tërheqëse - vinte në parkun e bukur

- ballë të gjerë - merrte me vete violinën

- fytyrë rrumbullake - bënte disa ecje poshtë e lart

- flokë të argjendtë të kthyera në një anë- ulej në bankën e drunjtë

- hundë të drejtë - nxirrte violinën me një buzëqeshje

- syze katrore, të pastra - ia niste melodisë së bukur.

89

Epitete Krahasime Shprehje të figurshme

flokë të argjendtë sy të pastër si qielli ne bëheshim sy e veshë

Pas leximit dhe shpjegimit të përdorimit të figurave letrare mësuesi/ja vlerëson nxënësit

për punën e bërë.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Tema:

Rubrika:

Vështirësia:

Koha:

Paqja dhe lufta

Të shkruajmë

Niveli III

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë diskutojnë rreth shkrimeve të dy bashkëmoshatarëve të tyre me temë nga lufta.

gTë listojnë të drejtat që u mohon lufta fëmijëve.

gTë bashkëpunojnë në grup për përgatitjen e stendave “Lufta” dhe “Paqja”.

gTë gjejnë fjalë kyçe që përdoren në trajtimin e temave “Lufta” dhe “Paqja”.

gTë vlerësojnë punimet e njëri-tjetrit.

Materiale dhe mjete mësimore

nTabakë me ngjyra.

nFletë formati.

nShkumësa me ngjyra.

Metoda dhe teknika mësimore

nBisedë.

nPunë në grup.

nShkrim i lirë.

nTuri i galerisë.

Punë përgatitore:

Nxënësit, të ndarë në dy grupe, duhet të hulumtojnë e sjellin informacione, fakte, dëshmi,

foto, pamje filmike:

Grupi I – që sjellin imazhin e luftës;

Grupi II – që i bëjnë jehonë paqes.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Hapet libri në faqen 63.

Lexohen për 3-4 minuta letrat e shkruara nga dy vajza, njëra shqiptare e tjetra boshnjake.

Diskutohet rreth tyre. Duke marrë shkas nga mosha e vajzave, tema që trajtojnë në

shkrimet e tyre, nxënësit listojnë të drejtat që u mohon lufta fëmijëve. P.sh.:

gëzimin e jetës shkollore - e drejta për të mësuar;

jetën pa lodra - e drejta për t’u argëtuar etj.

90

Hapi II. Nxënësit do të punojnë në dy grupe (sipas ndarjes së bërë në përgatitje) duke

shfrytëzuar materialet e sjella.

Grupi I – Do të përgatitë një stendë për luftën.

Grupi II – Do të përgatitë një stendë për paqen.

Para se nxënësit të fillojnë nga puna udhëzohen që:

- Të ndajnë detyrat midis tyre.

- Të gjejnë mirëkuptim për atë që do të bëjnë.

- Të sistemojnë e përzgjedhin informacionet që do të shfrytëzojnë për stendën.

- Të zgjedhin nxënësin që do të prezantojë punën e grupit.

Mësuesi/ja duhet të kontrollojë punën që bëjnë nxënësit duke i ndihmuar ata për ta

realizuar sa më mirë. Nxënësve u kërkohet që stenda të përgatitet në mënyrë estetike,

sepse do të vlerësohet edhe në këtë drejtim. Pas përfundimit stendat ngjiten në tabelë.

Nxënësi i zgjedhur bën prezantimin e punës.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Hapi III. Nxënësit e secilit grup hartojnë një fjalor me fjalët kyçe që do të përdorin në

shkrimin e tyre për Luftën – Paqen. Mësuesi/ja shkruan në tabelë në krah të secilës

stendë pas përzgjedhjes këto fjalë:

JO LUFTË PAQJA

Shuan

ëndrrat tona

etj.

Hapi IV. Shkrim i lirë. Nxënësit shkruajnë në fletë formati rreth njërës temë. Ata zgjedhin

temën për të cilën patën më shumë ngacmime nga stenda e fjalët kyçe.

Nxënësit punojnë për rreth 20 minuta. Punimet e përfunduara vendosen në Turin e galerisë.

Nxënësit lexojnë punimet e njëri-tjetrit. Punimet më të mira, të veçuara prej tyre, vlerësohen.

Hapi V. Mësuesi/ja falënderon nxënësit për:

- punën e tyre hulumtuese;

- bashkëpunimin në grup;

- shkrimet me ndjenjë.

Tema:

Rubrika:

Vështirësia:

Koha:

Pazari i këpucarit

Të lexojmë

Niveli II

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë njohin fakte nga jeta dhe krijimtaria e Visar Zhitit.

gTë lexojnë me kujdes poezinë për të ndërtuar pyetje rreth përmbajtjes dhe për t’u

dhënë përgjigje atyre.

gTë dallojnë kuptimin e parë e të figurshëm të vargjeve të veçuara.

gTë shpjegojnë kuptimin e krahasimit “këpuca e çarë si e qeshur e paedukatë...”

duke nxjerrë në pah cilësitë e djalit.

gTë gjejnë një titull tjetër për poezinë që përmban temën e saj.

gTa kthejnë poezinë në prozë, duke treguar kujdes në përdorimin e shenjave të pikësimit në dialog.

91

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti “Gjuha shqipe 7”.

nFletore pune.

nFjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe.

Metoda dhe teknika mësimore

nLexim dhe pyetje.

nDiskutimi.

nRrjeti semantik krahasimi.

nPunë në çift.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësuesi/ja shkruan në tabelë skedën e mëposhtme, me qenë se autori i poezisë

njihet pak nga nxënësit.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Titulli i poezisë:

Autori:

Jeta:

“Pazari i këpucarit”.

Visar Zhiti.

Lindi më 1952 në Durrës.

U dënua me burgim 10 vjet si “antirevolucionar”.

Krijimtaria: “Rapsodi e jetës së trandafilave” – 1972

“ Kujtesa e ajrit”

“Dyert e gjalla”

“Rrugët e ferrit”

“Si shkohet në Kosovë” etj.

Tipar i krijimtarisë:

Humanizmi

Hapi II. Hapet libri në faqen 65. Lexohet poezia nga mësuesi/ja për të përcjellë sa më

mirë te nxënësit emocionet dhe idetë që mbart ajo si dhe për të respektuar intonacionin

e duhur në vargjet e thyera.

Hapi III. Për realizmin e rubrikës: Të kuptojmë përmbajtjen, nxënësit punojnë në çift.

Secili çift lexon katër strofat e poezisë e më pas diskutojnë secilën strofë.

Nxënësi I lexon me kujdes me zë të lartë strofën e parë, ndërsa tjetri bën pyetje rreth saj.

Sugjerim: Orientohen nxënësit rreth çështjeve për të cilat do të pyesin:

- Tema që trajtohet.

- Objekti që vë në marrëdhënie djalin e këpucarin.

- Gjendja e objektit.

- Parashikimi se çfarë ndodh në strofën tjetër (vlerësohet vëmendja gjatë leximit

nga mësuesi/ja dhe shoku).

Nxënësi II përgjigjet. Të dy nxënësit duhet të përpiqen që çdo pyetje të marrë përgjigjen

më të përshtatshme. Bashkërisht të nxjerrin fjalinë përmbledhëse për strofën e parë e ta

shkruajnë atë në tekst tek ushtrimi 1, në faqen 66. Kështu vazhdohet edhe për strofën e

dytë, por duke shkëmbyer rolet në çift. Si për strofën e parë edhe për të dytën shkruhet

fjalia përmbledhëse. Në të njëjtën mënyrë veprohet edhe për strofat 3-4.

92

Hapi IV. Vlerësojmë e interpretojmë tekstin.

Ushtrimi 2. Para punimit të ushtrimit nxënësit kujtojnë se cili është kuptimi i parë e i

figurshëm i fjalës. Më pas nxënësit dallojnë shprehjet me kuptim të parë (K. I.) nga ato

me kuptim të figurshëm (K.F.) P.sh.:

këpuca – këpucën ma dha për ta ndrequr K. I.

këpuca – e lodhur nga të bredhurit K.F.

Ushtrimi 3. Nxënësit shpjegojnë zgjedhjen e bërë duke dhënë edhe vlerësimin e tyre

për të. Ilustrohet me vargje nga poezia.

Hapi V. Kalohet në rubrikën: Të studiojmë gjuhën e tekstit.

Ushtrimi 4. Nxënësit lidhin me shigjetë fjalët që kanë lidhje me epitetin moskokëçarës

duke argumentuar zgjedhjet e tyre. Zgjedhjet janë individuale ndaj të mos kundërshtohen

nga mësuesi/ja apo nxënësit e tjerë.

Ushtrimi 5 realizohet përmes rrjetit semantik të krahasimit.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Krahason këpucën e

çarë me të qeshurën.

Krahasim:

Vargu: Këpuca e çarë

si një e qeshur...

Qëllimi i këtij krahasimi:

Ç’cilësi të djalit paraqet?

- moskokëçarës

- çapkën etj.

Ushtrimi 6. Nxënësit ndihmohen nga Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe për shpjegimi e fjalëve

prapësi, bredhje, llomotitje, si dhe i përdorin këto fjalë në fjali duke sjellë përvojat vetjake.

Ushtrimi 8. Nxënësit punojnë në çift për gjetjen e një titulli tjetër për poezinë. Lexohen

titujt, ndërsa disa prej tyre shkruhen në tabelë nga mësuesi, vetë nxënësit zgjedhin

titullin alternativ të poezisë.

Vlerësimi të jetë motivues për nxënësit duke parë ndihmesën e secilit në çdo hap të orës.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 9, faqe 66.

Tema:

Vështirësia:

Koha:

Bashkëtingëlloret e zëshme në

fillim, në fund e në trup të fjalës

Niveli II

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë njohin bashkëtingëlloret e zëshme e të shurdhëta.

gTë përdorin drejt bashkëtingëlloret e zëshme në fillim, në trup e në fund të fjalës.

gTë mbajnë mend e të shkruajnë saktë ndajfoljet që bëjnë përjashtim nga rregulli të

tipit barkas / barkazi.

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti “gjuha shqipe 7”.

nFletore.

nDrejtshkrimi i Gjuhës Shqipe.

nLaps me ngjyrë.

Metoda dhe teknika mësimore

nPunë në dyshe.

nDiskutimi.

nPunë e pavarur.

93

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësuesi/ja i shkruan pyetjet e mëposhtme në tabelën e zezë:

- Cila është çështja kryesore e mësimit?

- Cili është rregulli që lidhet me këtë çështje?

- Mbi cilin fakt mbështetet ky rregull?

- Ç’shembuj jepen?

- Cilat raste të përdorimit të tyre ngatërrohen?

- Cili është përjashtimi nga rregulli?

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

dhe u sqaron kuptimin e tyre nxënësve.

Hapi II. Udhëzohen nxënësit që të lexojnë në dyshe dhe të shënojnë këto shenja në

anë të fletës së librit:

Ç

Rr

F

Sh

R

P

Cila është çështja kryesore e mësimit?

Cili është rregulli që lidhet me këtë çështje?

Mbi cilin fakt mbështetet ky rregull?

Ç’shembuj jepen?

Cilat raste të përdorimit të tyre ngatërrohen?

Cili është përjashtimi nga rregulli?

Hapi III. Pasi kanë lexuar mësimin, mësuesi/ja u kërkon nxënësve të thonë

informacionin që kanë shënuar.

Ç Drejtshkrimi i bashkëtingëlloreve të zëshme në fillim, në fund e në trup të fjalës.

Rr Bashkëtingëlloret e zëshme nuk ndryshojnë si kur ndodhen në fillim, ashtu edhe

në mes ose në fund të fjalës.

F Bashkëtingëlloret në gjuhën shqipe ndahen në:

Të zëshme: b, d, dh, g, gj, v, x, xh, z, zh.

Të shurdhëta: p, t, th, k, q, f, c, ç, s, sh.

Sh Në fillim: gjemb, gardh, zbraz, gaz.

Në trup: fundi, digje, shkunda, shtegu.

Në fund: tunxh, ndez, oriz, garazh.

R Shpesh, në fund të fjalës përdoren gabimisht bashkëtingëlloret e shurdhëta në

vend të bashkëtingëlloreve të zëshme.

P Shkruhen me -s ndajfoljet e formuara me prapashtesën -as:

baras, barkas, fshehtas, haptas, djathtas, rishtas, (por: barazi, barkazi,

fshehtazi, haptazi, rishtazi etj.).

Hapi IV. Të kthejnë në shprehi njohuritë e fituara. Punohen ushtrimet 1-5 në tekst,

faqe 213. Diskutohen ato.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 6, faqe 213.

94

Tema:

Rubrika:

Vështirësia:

Koha:

Bota fëmijërore

Të lexojmë

Niveli II

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë listojnë dëshirat që kanë.

gTë lexohet bukur poezia duke respektuar elementet e teknikës së recitimit.

gTë shpjegojnë pse bota fëmijërore është e çuditshme duke sjellë përvoja vetjake.

gTë zbulojnë mesazhin e poezisë.

gTë dallojnë zhvendosjen artistike duke ilustruar me vargjet e poezisë.

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti “Gjuha shqipe 7”.

nSkeda me ngjyra (10 cm x 8 cm).

nFletore pune.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Metoda dhe teknika mësimore

nPunë e pavarur.

nDitari dypjesësh.

nPema e mendimit.

nDiskutim.

Zhvillimi i mendimit:

Hapi I. Mësimi nis me veprimtarinë e mëposhtme:

Mësuesi/ja shpërndan skedën për çdo nxënës (mund të sillet e përgatitur nga nxënësit)

dhe u kërkon atyre të listojnë dëshirat që kanë. Është mirë që renditja të bëhet sipas

rëndësisë që nxënësi mendon se kanë ato. Lihen nxënësit të punojnë për rreth 5 minuta

dhe më pas skedat lexohen dhe ngjiten në tabelë ose në muret e klasës.

Hapi II. Prej këtej mësuesi/ja bën lidhjen me poezinë e re që do të punohet në këtë

orë. Lexohen vargjet nga dy nxënës të përzgjedhur nga mësuesi/ja. Nxënësit nënvizojnë

fjalët e panjohura dhe njihen me kuptimin e tyre.

Hapi III. Kalohet te rubrika: Të kuptojmë përmbajtjen.

Ushtrimi 1. Për t’iu dhënë përgjigje pyetjeve të këtij ushtrimi nxënësit shfrytëzojnë

ditarin dypjesësh.

Vargjet

1 - 4

Shpjegimi im

Ushtrimi 2. Nxënësit për këtë ushtrim shfrytëzojnë edhe mbresat, ndjesitë, njohutitë

e tyre e më pas listojnë befasitë e botës fëminore.

Hapi IV. Të vlerësojmë e interpretojmë tekstin:

Ushtrimi 4. Nxënësit plotësojnë pemën e mendimit se si e kuptojnë ata çelësin e të

rriturve për t’u futur në botën e fëmijëve. Në fund mund të plotësohet një pemë mendimi

e përbashkët, e cila shkruhet në tabelë nga mësuesi.

Ushtrimi 5. Nxënësit zbulojnë mesazhin që përcjell poezia. Më pas tregojnë lidhjet

midis tij (mesazhit) e çelësit.

fëmijëria – ruhet, nuk harrohet, mbetet e pashlyer

çelësi – mbyll, ruan, hap....

95

Hapi V. Në rubrikën: Të studiojmë gjuhën e tekstit nxënësit punojnë ushtrimet 6-8.

Ushtrimi 6 dhe 8. Për këto ushtrime mendimet e nxënësve mund të jenë të ndryshme.

Duhet të pranohet çdo arsyetim i mbështetur në argument.

Ushtrimi 7. Nxënësit kthehen në vargjet e poezisë, ku dallojnë zhvendosjet artistike

duke treguar pse autori e bën një gjë të tillë, si dhe duke dhënë rendin e zakonshëm.

Vlerësohet ora e mësimit.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 9, faqe 68.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Tema:

Lejleku

Rubrika:

Të lexojmë

Vështirësia:

Niveli IV

Koha: 45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë plotësojnë pemën e mendimit me fjalën lejleku.

gTë lexojnë me kujdes poezinë për të përcaktuar vendin, kohën, ndjesinë, temën

dhe mesazhin e saj.

gTë listojnë elementet që i kanë mbetur në mendje poetit nga fëmijëria.

gTë intervistojnë prindërit rreth fëmijërisë së tyre.

gTë njohin figurën letrare të paralelizmit figurativ e të dallojnë përdorimin e saj në poezi.

gTë përcaktojnë llojin e strofës dhe rimës në poezi.

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti “Gjuha shqipe 7”.

nMateriale të grumbulluara rreth cilësive të lejlekut.

nPamja me figurën e lejlekutj.

Metoda dhe teknika mësimore

nPema e mendimit.

nLexim në heshtje.

nIntervista.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësuesi/ja vizaton një elips horizontal në mes të një tabaku letre dhe shkruan fjalën lejlek

në qendër. Pastaj u thotë nxënësve të diskutojnë me njëri-tjetrin se çfarë dinë për lejlekun. Për rreth

tri minuta, mësuesi/ja mbledh, organizon dhe shënon idetë e nxënësve në pemën e mendimit.

Nxënësit shfrytëzojnë materialet e grumbulluara rreth këtij shpendi, për pamjen, cilësitë, vendet

ku jeton ushqimin që ha etj.

96

Hapi II. Meqenëse poezia është e thjeshtë, autori i njohur për nxënësit, mësuesi/ja i

udhëzon ata ta lexojnë poezinë “Lejleku” në heshtje për të përcaktuar vendin, kohën,

ndjesinë, temën e mesazhin, duke plotësuar kështu edhe pyetjen e parë të rubrikës Të

kuptojmë përmbajtjen.

Nxënësit mund t’i përcaktojnë elementet e mësipërme nëpërmjet vargjeve ose duke

përdorur fjalë të tjera. P.sh.:

vendi - Nën mol mbi lumin me lajthi.

koha - Askush folenë s’e mban mend.

Që kur në plep kish zënë vend.

Për ushtrimin 2 nxënësit lidhin me shigjeta vargjet me fjalët anash duke shpjeguar zgjedhjen e bërë.

Ku kishte çerdhen një lejlek

– malli

Po s’e harruan atë prag

– nostalgji

Si ne do lindin shumë e shumë – optimizmi

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Hapi III. Kalohet te rubrika: Të vlerësojmë dhe interpretojmë tekstin.

Në ushtrimin 3 nxënësit plotësojnë rrathët bosh me elementet që i kanë mbetur në

kujtesë poetit nga fëmijëria.

Pas plotësimit, skema lexohet nga disa nxënës. Të tjerët dëgjojnë me kujdes dhe

vlerësojnë punën e bërë nga shokët e tyre. Nëse kanë dëshirë të shtojnë apo nuk janë

dakord me diçka nga ato janë thënë më parë, lihen të lirë të shprehin mendimin e tyre.

Ushtrimi 4 është mirë që t’u jepet nxënësve një orë më parë me qëllim që ata të kenë

kohë të mjaftueshme për të përgatitur intervistat me prindërit e tyre. Gjatë punimit të

rubrikës Të vlerësojmë dhe interpretojmë tekstin, mësuesi/ja fton disa nga nxënësit

(që kanë dëshirë), t’i lexojnë.

Hapi IV. Kalohet te rubrika: Të studiojmë tekstin.

Fillimisht njihen nxënësit me paralelizmin figurativ si figurë letrare që përdoret dendur në poezi.

Punohen ushtrimi 5 dhe 6 ku nxënësit dallojnë paralelizmin figurativ të përdorur nga

poeti në vargjet e kësaj poezie. Tregohet kujdes te plotësimi i tabelës së ushtrimit 6, ku

nxënësit duhet të gjejnë fjalët kyçe që tregojnë veprim, objekte, ndjenjën e mallit,

trashëgiminë për të bërë paralelizmin midis poetit dhe lejlekut.

Poeti

Lejleku

Ikja nga shtëpia

Ikja nga foleja

Veprime

Shtëpia

Objekte

Ndjenja e mallit

Trashëgimia

Malli për shtëpinë, fshatin,

lumin, malin etj

Pleqëria

Nipat e stërnipat që do të

vijnë më pas.

Çerdhja

Kthimi në të njëjtën fole

Pleqëria

Nipat e stërnipat që do të

vijnë më pas.

Sigurisht ky është një model i plotësuar i tabelës, nxënësit mund të shprehen në mënyra

të tjetra, por e rëndësishme është që të jepet ideja e saktë.

Në ushtrimin 7 nxënësit përcaktojnë llojin e strofës (dyvargëshe) dhe të rimës që

përdoret (rimë e puthur).

97

Detyrë shtëpie:

a. Duke krahasuar poezinë “Lejleku” me poezinë “Fëmijëria” të E.

Hatibit, që keni komentuar vitin e kaluar, gjeni të përbashkëtat dhe të

veçantat ndërmjet tyre. Ndaluni te:

- tema dhe ideja, - fjalët kyçe, - lloji i vargut.

b. Mësoni përmendsh poezinë.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Rubrika: BOTA E NATYRËS DHE E VENDLINDJES

Tema:

Rubrika:

Vështirësia:

Koha:

Anës liqenit

Të lexojmë

Niveli III

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë hulumtojnë për të sjellë informacione mbi liqenet e vendit tonë.

gTë lexojnë për të shijuar bukurinë e prozës poetike.

gTë listojnë veçoritë e liqeneve, duke i krahasuar me liqenin e përshkruar nga autori.

gTë përcaktojnë vendin dhe kohën që zgjedh autori për të bërë përshkrimin e tij.

gTë tregojnë veprimet që ndodhin në natyrë, duke përcaktuar kohën e tyre.

gTë gjejnë fjalë kyçe që sjellin imazhe ngjyrash dhe çaste qetësie e tinguj.

Materiale dhe mjete mësimore

nTabakë të bardhë.

nPamje kartolina, fotografi të liqeneve të vendit tonë.

nTeksti Gjuhë shqipe 7.

nTabela, shkumësa me ngjyra .

nCD ose kasetë me muzikë të lehtë.

Metoda dhe teknika mësimore

nKërkim – hulumtim.

nOrganizues grafik: Veçoritë e liqeneve.

nPunë me grupe.

nDiagrami i Venit.

Punë përgatitore: Mësuesi/ja udhëzon nxënësit të hulumtojnë e të sjellin në

klasë informacione, fakte, pamje, kartolina për liqenet e vendit tonë. Nxënësit mund të

shfrytëzojnë burime të ndryshme informacioni. Mësuesi/ja i porosit nxënësit të sjellin 6

tabakë të bardhë, ku do të pasqyrojnë punën e tyre hulumtuese.

98

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. – Mësuesi/ja i njeh nxënësit me temën e re, të cilën e shkruan në tabelë. Më

pas ndan klasën në 6 grupe me 5-6 nxënës. Secili nxënës prezanton informacionin e

grumbulluar para grupit.

Grupi vëzhgon me kujdes informacionin e grumbulluar, përzgjedh atë informacion që

paraqet më interes e të gjithë së bashku plotësojnë organizuesin grafik: Veçoritë e liqeneve, të

cilin mësuesi/ja e shkruan në tabelë, gjatë kohës që nxënësit hulumtojnë materialin e grumbulluar

Organizuesi grafik: Veçoritë e liqeneve:

Pamja Liqeni Ku ndodhet Veçoritë Kuriozitete Vlerësimi ynë

për të

Hapi II. – Pas plotësimit, një pjesëtar nga secili grup prezanton para klasës punën e grupit,

ku më parë ai ngjit në tabelë tabakun e plotësuar me informacionin e kërkuar.

Kjo veprimtari të mos zgjatet më tepër se 10-15 minuta e të shoqërohet me tinguj muzikorë.

Hapi III. – Mësuesi/ja orienton nxënësit në tekst në faqen 72. Lexohet proza nga

mësuesja ose nga nxënës që lexojnë bukur, kjo për të përcjellë më shumë emocion tek

nxënësit e tjerë. (Nëse mësuesi/ja ka mundësi, leximi i prozës shoqërohet me muzikën

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

“Liqeni i mjellmave” të Çajkovskit ose nën tingujt e një melodie të qetë.) Ndërkohë nxënësit

ndjekin tekstin dhe nënvizojnë fjalët e panjohura për ta.

U kërkon nxënësve të thonë fjalët e panjohura, të nënvizuara gjatë leximit, të cilat

mësuesi/ja ua shpjegon:

e epët = e përkulur

Mësuesi/ja drejton pyetjet:

- Ç’lloj shkrimi është? Poezi a prozë?

- Ç’të përbashkët e të veçantë ka me poezinë?

- Si quhet kjo lloj proze?

Hapi IV. - Kalohet tek rubrika: Të kuptojmë përmbajtjen. Drejtohen pyetjet:

- Cili peizazh përshkruhet në këtë prozë poetike?

- Nga se ndryshon, sipas Konicës, liqeni i tij nga liqenet e përmendura në prozë.

(Përgjigja e pyetjes realizohet përmes Diagramit të Venit.)

i vogël

i bukur

me ujë

të ndyrë

Liqeni

i autorit

Liqeni i Ohrit,

Janinës,

Shkodrës

i lundrueshëm

Për të plotësuar më mirë Diagramin, nxënësit rikthehen në tekst.

- Pse autori thotë: liqen i ndyrë e i bukur, shpjegoni këtë kontrast të përdorur,

jepni argumente, ilustrojeni me fjali nga teksti.

Për realizimin e ushtrimeve 3, 4, nxënësit fillimisht i rikthehen tekstit për të ilustruar

përgjigjet e tyre.

Ushtrimi 3: - Cilën kohë përshkruan autori? Muzgun dhe natën. P.sh.:

- Nata po afrohet. Drita e ditës tretet.

Ushtrimi 4: - Ku ndodhet autori kur përshkruan?

- Anës liqenit, sepse përshkrimet janë të gjalla e të hollësishme.

Hapi V – Të studiojmë gjuhën e tekstit.

Ushtrimi 5: Nxënësit rikthehen në tekst, gjejnë foljet që tregojnë veprime dhe

përcaktojnë nëse veprimi është i përfunduar apo në zhvillim e sipër. P.sh.:

po afrohet – veprimi është në zhvillim e sipër,

nata erdhi – veprimi është i përfunduar.

Ushtrimi 6. Nxënësit gjejnë fjalët kyçe që sjellin imazhe:

- ngjyrash e shkëlqimesh - ................................................

- çaste qetësie e tinguj - ....................................................

e më pas i plotësojnë në tekst me laps.

Ushtrimi 7. Nxënësit rikthehen në tekst në dy fjalitë e fundit të prozës për të përcaktuar

momentin ku autori gërsheton prehjen me lëvizjen:

lëvizje - bretkosat këndojnë, peshqit tingëllojnë... etj.

prehje - liqeni fle... etj.

99

Hapi VI. - Tabelë për vlerësimin e pjesëmarrjes së nxënësve gjatë diskutimit:

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Kërkesat për vlerësimin e pjesëmarrjes së nxënësve në diskutim

Pak Mesatarisht Shumë

Sa i gatshëm është nxënësi

të marrë pjesë në diskutim?

A arrin nxënësi të japë

një përgjigje të mirë?

A mundet nxënësi ta mbështetë

përgjigjen me ilustrime nga teksti?

Sa i aftë është në prezantimin

e punës së grupit?

Mësuesi bën vlerësimin e punës së nxënësit mbështetur në tabelën e dhënë.

Detyrë shtëpie: Mësoni përmendsh njërin nga paragrafët e kësaj proze.

Tema:

Vështirësia:

Koha:

Bashkëtingëlloret nistore

sh-, zh-, ç-, s-, z-.

Niveli II

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë kujtojnë njohuritë e marra për prapashtesat.

gTë veçojnë parashtesat te fjalët me të pjerrëta në krye të mësimit.

gTë njohin rregullat e drejtshkrimit të nistoreve: sh-, zh-, ç-, s-, z-.

gTë përdorin drejt në fjalë të ndryshme nistoret: sh-, zh-, ç-, s-, z-.

100

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nLibri Drejtshkrimi i Gjuhës Shqipe.

nFletore.

nShkumësa me ngjyra.

Metoda dhe teknika mësimore

nStuhi mendimesh.

nShpjegimi.

nDiskutimi.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Të kujtojmë së bashku.

Për të kujtuar informacionin që nxënësit kanë marrë më parë për parashtesat mësuesi/

ja u drejton atyre pyetjet:

- Ç’janë parashtesat?

- Përse shërbejnë ato?

Udhëzohen nxënësit të lexojnë fragmentin në krye të tekstit dhe të veçojnë fjalët me

shkronja të pjerrëta, pastaj u përgjigjen pyetjeve:

- Ç’kanë të përbashkët këto fjalë?

- Po të veçantë?

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Pasi lihen nxënësit të mendohen për dy-tre minuta, u kërkohet të përgjigjen duke

argumentuar përgjigjet e tyre me shembuj konkretë.

Hapi II. Mësuesi/ja vazhdon më tej duke i udhëzuar nxënësit të veçojnë parashtesat

dhe të shikojnë me kujdes tingullin nistor të çdo fjale. Prej këtej mësuesi/ja del te rregullat

e drejtshkrimit të bashkëtingëlloreve nistore: sh-, zh-, ç-, s-, z. Mësuesi/ja mund t’i ketë

shkruar ato më parë në një tabak të bardhë dhe ua prezanton nxënësve ose i shkruan

në tabelë duke përdorur shkumësa me ngjyra.

1. Shkruhen me sh- fjalët, kur kjo ndiqet nga një bashkëtingëllore e shurdhët:

sh- + f, k, p, q, t, th.

2. Shkruhen me zh- fjalët kur kjo ndiqet nga një bashkëtingëllore e zëshme:

zh- + b, d, g, gj, v.

3. Shkruhen me ç- fjalët kjo ndiqet nga një bashkëtingëllore e tingullt ose zanore:

ç- + zanore ose ç + l, r, rr, m, n, nj, j.

4. Shkruhen me s- fjalët kur kjo ndiqet nga një bashkëtingëllore e shurdhët ose e tingullt:

s- + m, n, l, f, k, p, q.

5. Shkruhen me z- fjalët kur kjo ndiqet nga një bashkëtingëllore e zëshme:

z- + b, g, gj, v.

Këto rregulla (të shkruara në tabelë ose në tabakë të bardhë) qëndrojnë të pasqyruara

para nxënësve gjatë gjithë orës mësimore). Në këtë mënyrë ato do t’i ndihmojnë nxënësit

gjatë zhvillimit të ushtrimeve.

Hapi III. Të kthejnë në shprehi njohuritë e marra.

Punohen ushtrimet 1-5 në tekst, faqe 215. Diskutohen ato.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 6, faqe 215.

Shënim: Për temat e tjera të rubrikës së drejtshkrimit:

1. Shkrimi i bashkëtingëlloreve: j, h, rr.

2. Grupet e bashkëtingëlloreve: mb, ng, nd, ngj.

3. Takime të bashkëtingëlloreve d, t, s, z me h, g, n me j.

4. Takimi i dy shkronjave të njëjta.

Mësuesi/ja mund të ndjekë këta hapa në strukturimin e orës mësimore:

Hapi I. Lihen nxënësit për një kohë të shkurtër (rreth 10 minuta) të lexojmë me vëmendje

informacionin e dhënë në secilën prej temave.

Hapi II. Udhëzohen nxënësit të përpiqen t’i mbajnë mend rregullat drejtshkrimore që

mësuan. Mund të zhvillohen veprimtari të ndryshme (minikonkurse, lexim me kodim, pyetje

në dyshe etj.), që do t’i ndihmojnë ata të mbajnë mend rregullat dhe t’i zbatojnë si duhet.

Hapi III. Ndahen nxënësit në grupe. Secili grup shkruan me bojëra uji në tabakë të

bardhë nga një rregull, të cilat afishohen në muret e klasës gjatë gjithë orëve të

drejtshkrimit.

(Këto mjete ruhen në fondin e mjeteve dhe materialeve që do të përdoren për lëndën

e gjuhës shqipe).

Tregohet kujdes i veçantë për përjashtimet në disa prej rregullave drejtshkrimore.

Hapi IV. Punohen ushtrimet. Për secilin prej tyre nxënësit japin rregullën drejtshkrimore

që është ose duhet zbatuar.

101

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Tema:

Rubrika:

Vështirësia:

Koha:

Proza poetike

Të shkruajmë

Niveli III

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë krahasojnë prozën poetike me poezinë.

gTë gjejnë fjalët kyçe për çdo peizazh të dhënë në tekst.

gTë shkruajnë një prozë poetike mbështetur në një peizazh të zgjedhur.

gTë vlerësojnë shkrimet e njëri-tjetrit.

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuhë shqipe 7.

nTabela, shkumësa me ngjyra.

nFletore, lapsa me ngjyra.

Metoda dhe teknika mësimore

nDiagrami i Venit.

nShkrim i lirë.

nDiskutimi.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. – Të diskutojmë së bashku.

Mësuesi/ja i njeh nxënësit me temën e re: Proza poetike, të cilën e shkruan në tabelë

dhe drejton pyetjen:

- Ç’tipare të përbashkëta e të veçanta ka midis prozës poetike dhe poezisë?

Mësuesi/ja i orienton nxënësit të mbështeten në njohuritë që kanë mësuar në klasën

VI. Nxënësit mendohen 2-3 minuta, pastaj përgjigjen. Mësuesi/ja vizaton Diagramin e

Venit e më pas e plotëson atë me përgjigjet që merr nga nxënësit.

102

i ngjashëm me

prozën dhe poezinë

krijim i shkurtër

letrar

shkrimi në prozë

nuk tregon ngjarje

Proza

poetike

Poezia

- shprehja e ndjenjave dhe mendimeve

- ritmi

- figuracioni dhe zgjedhja e fjalëve

shkrim në vargje

shprehen ndjenja dhe mendime

autori komunikon drejtpërdrejt

me lexuesin

Hapi II. – Mësuesi/ja udhëzon nxënësit të vëzhgojnë me kujdes tri pamjet. I dëgjon me kujdes, i

përzgjedh përgjigjet dhe i shkruan në tabelë të ndara në tri grupe, sipas peizazheve të dhëna në tekst:

Peizazh dimëror Peizazh pranveror Peizazh vjeshte

Det Liqen Pyll

dëborë perëndim ngjyrë e artë

degë të thara etj. Pisha gjelbëroshe etj. gjethe të rëna etj.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Hapi III. – Lexohen rregullat në f. 74, që nxënësit duhet të kenë parasysh kur shkruajnë prozën poetike.

Nxënësit zgjedhin sipas dëshirës njërin prej peizazheve për të realizuar prozën poetike

Nxënësit vëzhgojnë me vëmendje peizazhin e zgjedhur, mbështeten në fjalët kyçe të

shkruara në tabelë dhe punojnë në mënyrë të pavarur.

Për të krijuar efekt emocional mësuesi mund të vërë në sfond muzikë, si “Katër stinët” e Vivaldit etj.

Nxënësve u lihet në dispozicion 10-20 minuta për të realizuar detyrën.

Hapi IV – Lexohen shkrimet e realizuara nga 3-4 nxënës dhe u kërkohet të tjerëve të

bëjnë vlerësimin e shkrimeve të lexuara, duke argumentuar pse u pëlqen.

Për vlerësimin e prozës poetike nxënësit duhet të mbështeten në:

- si janë realizuar veçoritë e prozës poetike të nxjerra në Diagramin e Venit,

- sa janë zbatuar rregullat e shkrimit të dhëna në tekst.

Punët më të mira ngjiten në tabelën e Krijuesit të ri.

Tema:

Rubrika:

Vështirësia:

Koha:

Ay mal

Të lexojmë

Niveli III

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë hulumtojë për të sjellë informacione rreth ngjarjeve të rëndësishme të vitit 1913.

gTë lexojë për të veçuar fakte gjeografike, historike dhe heroike të përmendura në tekst.

gTë shpjegojnë kuptimin e shprehjeve të veçuara nga dialogu babë-bir.

gTë gjejnë fjalët kyçe me të cilat shkrimtari shpreh dashurinë, krenarinë e dhimbjen e tij.

gTë gjejnë figurat letrare: epitete, krahasime e shprehje të figurshme.

gTë ndërtojnë hartën e Shqipërisë mbështetur në udhëtimin imagjinar të autorit.

gTë përcaktojnë elementet e komunikimit.

gTë zbulojnë mesazhin që përcjell tregimi.

gTë komentojnë karikaturën “Copëtimi i Shqipërisë”

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuhë shqipe 7.

nTabakë të bardhë.

nInformacionet e hulumtuara nga nxënësit.

nFletore, lapsa me ngjyra.

nTabela, shkumësa me ngjyra.

nHarta e Shqipërisë.

Metoda dhe teknika mësimore

nProcedura Kërkim – Hulumtim.

nPunë me grupe.

nDiskutim.

nOrganizuesi grafik: Figurat letrare.

103

Punë parapërgatitore: Për zhvillimin e kësaj veprimtarie mësimore mësuesi/ja

ndan klasën në dy grupe. Kërkon prej secilit grup të hulumtojë dhe të sjellë informacione

për:

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Grupi I - ngjarjet historike të vitit 1913, që ndryshuan kufijtë e Shqipërisë dhe fatin e

shqiptarëve. (Për këtë mësuesi/ja i orienton nxënësit të hulumtojnë në librin e Historisë

ose në burime të ndryshme informacioni: revista, internet, gazeta etj.)

Grupet e tjera të sjellin informacion për vendndodhjen e maleve, qyteteve, liqeneve,

para vendosjes së kufijve të 1913:

Grupi II - Mali i Tomorit dhe i Skënderbeut.

Grupi III - Mali i Dibrës, Matit, malet e Sulit.

Grupi IV - Mali i Gramozit, Pindit, Sharrit.

Grupi V - Liqeni i Shkodrës, Ohrit, Prespës.

Nxënësit le të kërkojnë ndihmën e mësuesit të gjeografisë ose prindërve për të mësuar

ku shtriheshin kufijtë e Shqipërisë para vitit 1913 dhe kujt i përkisnin këto male e liqene.

Nxënësit janë të lirë të punojnë me plastelinë ose me mjete të tjera, duke shfrytëzuar

imagjinatën e tyre për realizimin e detyrës. Kjo punë do të përdoret në momentin duhur.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I - Mësuesi përzgjedh 3-4 nxënës për të lexuar tekstin. Udhëzon nxënësit të

lexojnë ngadalë për të ruajtur në kujtesë sa më shumë vende, nëpër të cilat kalon udhëtimi

imagjinar i autorit. Gjatë kohës që lexojnë nxënësit, të tjerët të nënvizojnë me laps malet,

qytetet, liqenet, figurat historike.

Hapi II - Kalohet tek rubrika: Të kuptojmë përmbajtjen.

Për të zhvilluar ushtrimin 1 nxënësit ndihmohen nga puna e bërë gjatë leximit. Ata

përmendin vendet që ndodhen jashtë kufijve të sotëm të Shqipërisë si dhe veçojnë

lumenj, male, qytete, si dhe figurën e përmendur në tregim.

104

Shënim: Ushtrimi 2 kalon në rubrikën e interpretimit për një lidhje më organike, shkrirë

me ushtrimin 3. Fillimisht mësuesi/ja kërkon nga grupi I të lexojnë informacionin e

sjellë rreth ngjarjeve të vitit 1913. Pasi dëgjon informacionin, bën lidhjen e tyre me ngjarjet

e mëdha historike që kanë ndodhur vitet e fundit në Kosovë e Maqedoni, mbështetur në

fakte historike. Pas këtij momenti nxënësit e kanë më të lehtë për të interpretuar shprehjet

e veçuara nga dialogu djalë-baba. Nxënësit nënvizojnë në tekst dy momentet në të cilat

përmendet shprehja:

Kthehu nga jugu. A i sheh atje malet e Sulit....

Hapi III - Kalohet tek rubrika: Të studiojmë gjuhën e tekstit.

Ushtrimi 4. Për t’i dhënë përgjigje sa më të saktë këtij ushtrimi nxënësit rikthehen në

tekst për të gjetur fjalët kyçe në të cilat shkrimtari shpreh:

dashurinë: Shqipërinë tonë

krenarinë: gjak shqiptari

dhimbje: mos lëndo.

Ushtrimi 5. Mësuesi/ja vizaton në tabelë Organizuesin grafik: Figurat letrare.

U drejtohet nxënësve të gjejnë epitete, krahasime e shprehje të figurshme. U tërhiqet

vëmendja t’i gjejnë këto figura tek fragmenti ku autori shpirtëzon pasuritë natyrore të vendlindjes.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Organizuesi grafik: Figurat letrare që shpirtëzojnë pasuritë natyrore:

Epitete Krahasime Shprehje të figurshme

i qetë si një varg ruajtësish besnikë rrëzë tyre është shtrirë

i butë

Ushtrimi 6. Për zhvillimin e këtij ushtrimi mësuesi/ja shfrytëzon materialet e

grumbulluara si modele e makete të maleve, liqeneve e qyteteve kryesore. Nxënësit

ndërtojnë së bashku hartën e Shqipërisë përreth 5-7 minuta, e krahasojnë me hartën e

Shqipërisë të varur në tabelë. Nxënësit, të cilët përzgjidhen nga vetë grupet, vendosin

një tabak të bardhë mbi tryezën e mësuesit, përcaktojnë fillimisht pikat e horizontit dhe

vendosin në vendin e duhur modelet: male, liqene, qytete. Nxënësit e tjerë vlerësojnë

maketet e përgatitura.

Ushtrimi 7. Fillimisht nxënësit tregojnë se ç’përfaqësojnë të dy personazhet:

Dhënësi—————Babai————Trashëgimia

Marrësi—————Djali—————Mes brezave

Mesazhi ————Ta duam vendin e ta transmetojmë atë brez pas brezi.

Hapi IV – Vlerësimi i nxënësve gjatë diskutimit bëhet su\ipas kërkesës të tabelës.

(Shiko tabelën te tema Anës liqenit).

Detyrë shtëpie: Komentoni skicën “Copëtimi i Shqipërisë”.

Për komentimin e kësaj karikature mësuesi i orienton nxënësit të shikojnë

figurat, ku Gruaja simbolizon Shqipërinë, kurse ushtarët përfaqësojnë Serbinë

e Malin e Zi duke kujtuar dhe duke e lidhur karikaturën me faktet historike të sjella

në klasë. Mësuesi të shpjegojë pse është karikaturë.

Tema: Eseja për Atdheun (ora e parë)

Rubrika:

Të shkruajmë

Vështirësia:

Niveli III

Koha:

45 min.

105

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë njohin veçoritë e esesë.

gTë krahasojnë esenë me shkrimin artistik/letrar.

gTë veçojnë elementet përbërëse të esesë.

Materialet dhe mjetet mësimore

nTeksti Gjuhë shqipe 7.

nTabela, shkumësa me ngjyra.

nFletore, lapsa me ngjyra.

Metoda dhe teknika mësimore

nDiagrami i Venit.

nTabela M.

nVLD (Veprimtari e leximit të drejtuar)

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me temën e re të mësimit: Eseja për Atdheun, të

cilën e shkruan në tabelë.

Mësuesi/ja udhëzon nxënësit të hapin librin në f. 77 për të lexuar materialin. Mësuesi/

ja tregohet i kujdesshëm dhe kërkon që të gjithë nxënësit ta lexojnë materialin me

kujdes. Është mirë që nxënësit ta lexojnë materialin dy herë përpara se ta diskutojnë.

Hapi II. Gjatë kohës që nxënësit punojnë, mësuesi/ja përgatit 4-5 pyetjet për diskutim

(varen nga materiali) dhe i shkruan në tabelë. Pyetjet mund të jenë:

- Ç’është eseja?

- Ku ndryshon eseja me shkrimin artistik/letrar?

Ndryshimet paraqiten në Diagramin e Venit.

Eseja

Shkrimi letrar

ka trillim, fantazi,

shfaq ndjenja

jep informacione,

opinione, shpjegime,

sqarime

lloj shkrimi

- Cila është skema e esesë? Kujtoni: a ka po këtë skemë edhe tregimi artistik?

- Çfarë paraqitet në hyrje të esesë? Po në zhvillim e në mbyllje të saj?

- A mund ta paraqitni këtë skematikisht?

Një pamje skeme mund të jetë:

Eseja

Hyrja Zhvillimi Mbyllja

Hapi III. Nxënësit mendojnë për pyetjet dhe u përgjigjen atyre. Mësuesja nxit të përgjigjen

edhe nxënësit më të heshtur. Ai/ajo nxit debatin, duke vënë në dukje dallimet mes përgjigjeve

të tyre. U kërkohet nxënësve të ilustrojnë përgjigjet e tyre me pjesë nga teksti.

106

Hapi IV. Mësuesi/ja orienton nxënësit të lexojnë me vëmendje dy esetë e dhëna në tekst.

Më pas u kërkon të veçojnë elementet që janë dalluar nga autori. Ai/ajo nxit diskutimin:

Mësuesi: - Te Diagrami i Venit ju paraqitët ndryshimet midis esesë dhe shkrimit artistik/letrar.

- A mund t’i konkretizoni këto ndryshime duke krahasuar tregimin Ay mal me njërën

prej eseve të modeluara në tekst?

Nxënësi: - Midis këtyre dy llojeve shkrimi vura re këto dallime:

Ay mal Eseja

- fantazi..... - përvojë

- ndjenjë..... - informacion

- arsyetim i autorit

Hapi V. Mësuesi/ja përmbledh diskutimin duke u mbështetur në përgjigjet që dhanë nxënësit.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Hapi VI. Në këtë hap bëhet vlerësimi i nxënësve në një hulumtim dhe diskutim të përbashkët.

Mësuesi/ja mund të krijojë një tabelë për vlerësimin e pjesëmarrjes së nxënësve në

veprimtarinë mësimore. Tabelë për vlerësimin e pjesëmarrjes së nxënësve në diskutim

Pak Mesatarisht Shumë

Sa i gatshëm është nxënësi

të marrë pjesë në diskutim?

A arrin nxënësi te një

përgjigje e menduar mirë?

A mundet nxënësi ta

mbështetë përgjigjen me

prova nga teksti?

Tema: Eseja për Atdheun (ora e dytë)

Rubrika: Të shkruajmë

Vështirësia: Niveli IV

Koha: 45 min.

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë dallojnë elementet e shkrimit të esesë.

g Të shkruajnë një ese.

gTë vlerësojnë shkrimet e njëri-tjetrit.

Materiale dhe mjete mësimore

nFletë pune në të cilën është shkruar një ese.

(Mësuesi/ja mund të zgjedhë sipas

dëshirës një ese tjetër.)

nLapsa me ngjyra.

nFletore, tabakë të bardhë.

Metoda dhe teknika mësimore

nShkrim i lirë.

nOrganizimi grafik: Si të vlerësojmë një ese.

nPunë në çift.

nShkrim i koduar me ngjyra.

Punë parapërgatitore: Mësuesi përgatit fletë pune, ku është paraqitur eseja.

107

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I.Mësuesi/ja shpërndan fletët e punës në çdo bankë. Nxënësit do të punojnë në çift.

Udhëzon nxënësit ta lexojnë me vëmendje esenë për të dalluar elementet përbërëse të saj.

Për të vënë në dukje këto elemente, nxënësit i ngjyrosin me ngjyra të ndryshme. P.sh.:

me të verdhë — informacionin

me blu ———— opinionin

me të kuq ——— sugjerimin

me të zezë —— kundërshtimin

me portokalli— arsyetimin

me të gjelbër— përvojën.

Nxënësit mund të përdorin shirita letre me ngjyra, ku të hedhin elementet e shkrimit,

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

pra në shiritin e verdhë shkruajnë informacionin e kështu me radhë, duke respektuar

ngjyrat e dhëna më lart. Më pas nxënësit krijojnë paragrafët në dyshe.

Hapi II. Nxënësit lexojnë punimet. Mësuesi nxit debatin, duke vënë në dukje dallimet

mes përgjigjeve të tyre e më pas nëpërmjet tyre arrin te përgjigja e saktë.

Hapi III. Në këtë hap mësuesi/ja i orienton nxënësit drejt shkrimit të esesë. Nxënësit

mbështeten te tema ose fakti i dhënë në libër. U lihet nxënësve një kohë e mjaftueshme

për të realizuar shkrimin e esesë, rreth 20 min.

Hapi IV. Nxënësit lexojnë punimet. Vlerësojnë punën e njëri-tjetrit mbështetur në tabelën

e mëposhtme, të cilën mësuesja e paraqit në një tabak të bardhë ose në tabelë, duke e

shkruar në dërrasë gjatë kohës që nxënësit punojnë.

Tabelë për vlerësimin e një eseje

A ka gjatësinë e duhur eseja?

A është e organizuar mirë eseja?

A janë mendimet e shprehura

qartë dhe brenda temës?

A është përdorur fjalor i pasur?

A është shkruar saktë, qartë

dhe në përputhje me normën

drejtshkrimore?

Pak Mesatarisht Shumë

Hapi V. Mësuesi përgëzon nxënësit për vlerësimet e bëra. Punimet më të mira ngjiten

në muret e klasës.

Tema:

Rubrika:

Vështirësia:

Koha:

Mejtimi

Të lexojmë

Niveli III

45 minuta

108

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë plotësojnë hartën e mendimit për jetën dhe veprimtarinë letrare të N. Frashërit.

gTë formulojnë pyetje para leximit të poezisë rreth informacionit që duan të marrin prej saj.

gTë lexojnë poezinë për të përcaktuar idetë dhe mesazhin e saj.

gTë ritregojnë më fjalët e tyre poezinë.

gTë ilustrojnë me vargje nga poezia ndryshimet në natyrë dhe në jetën e njeriut.

gTë mësojnë përmendsh poezinë.

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFletore.

nVepra të N. Frashërit.

Metoda dhe teknika mësimore

nMetoda e 5 hapave.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Vështrimi i përgjithshëm. Mësuesi/ja i familjarizon nxënësit me temën e re,

shkruan në tabelë titullin e poezisë dhe emrin e autorit të saj dhe

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

u drejton nxënësve pyetjen: Ç’dini rreth jetës dhe krijimtarisë letrare të autorit N. Frashëri?

U kërkohet nxënësve të ndërtojnë një hartë mendimi për këtë autor:

N. Frashëri

Mbështetur në ilustrimin e faqes 78 dhe titullin e poezisë “Mejtimi” nxënësit tregojnë

se cili është qëllimi i shkrimit të kësaj poezie.

Hapi II. Pyetjet. Para leximit të poezisë mësuesi, për të nxitur motivimin e nxënësve,

u kërkon atyre të hartojnë disa pyetje rreth poezisë që ata ia drejtojnë vetes për

informacionin që kërkojnë. P.sh.:

- Çfarë është kjo? ... Poezi.

- Çfarë dua të di? ...

- Për çfarë mendon autori?

- Cili është këndvështrimi i tij filozofik rreth ndryshimit që ndodh në natyrë dhe

në jetën e njeriut.

- A gjejnë përgjigje pyetjet e mia në vargjet e kësaj poezie?

Hapi III. Leximi. Nxënësit lexojnë me kujdes poezinë për të nxjerrë idenë, nëse munden,

dhe për të nënvizuar detajet e saj kryesore. Pas leximit mësuesi/ja punon ushtrimin 2

të rubrikës Të kuptojmë përmbajtjen duke drejtuar pyetjen:

Çfarë ndieni kur lexoni poezinë?

Nxënësit përzgjedhin nga alternativat e dhëna në ushtrim duke argumentuar zgjedhjen e tyre.

Hapi IV. Ritregimi. Pasi është rilexuar edhe njëherë poezia, ritregohet nga nxënësit

me fjalët e tyre duke u ndalur në:

a) perëndimin e diellit,

b) përshkrimin e vendlindjes.

Vlerësohen nxënësit që ritregojnë më bukur e më saktë.

Hapi V. Rishqyrtimi. Në këtë hap bëhet analiza e ideve dhe nxirret mesazhi që mbart poezia.

Punohen ushtrimet 3, 4 të rubrikës Të vlerësojmë dhe interpretojmë tekstin.

Kërkohet prej nxënësve t’i japin përgjigje pyetjes së ushtrimit 3 duke zbuluar se për

çfarë mendon poeti kur vështron se si ndërrohet natyra dhe me cilën ngjason ajo.

Në zbërthimin e kësaj pyetjeje mësuesi/ja ndalet më gjatë në këndvështrimin filozofik

të N. Frashërit rreth ciklit të jetës (lindjes/nisjes dhe perëndimit/përfundimit të jetës)

duke vënë theksin në realizimin e saj përmes një paralelizmi figurativ që krijon autori

midis ndryshimit që ndodh në natyrë dhe atij që ndodh në jetën njerëzore.

Në ushtrimin 4 nxënësit ilustrojnë me vargje nga poezia ndryshimin e ngjyrave të

natyrës për shkak të perëndimit të diellit dhe kalimin e kohës për shkak të ndërrimit të

ditës dhe të natës.

Në ushtrimin 5 të rubrikës Studiojmë gjuhën e tekstit nxënësit lidhin me shigjetë

sendet e natyrës me cilësitë që përshkruhen dhe tregojnë se ç’përfytyrime iu ngjallin

ato. Kështu kemi:

retë marrin një tjetër fytyrë

brigjet me psherëtimë

lumi ikën me fishkëllimë

Në minutat e fundit të orës mësimore nxënësit nxjerrin mesazhin e poezisë.

109

Detyrë shtëpie: Mësojeni përmendsh poezinë.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Tema:

Rubrika:

Vështirësia:

Koha:

Vendit tem

Të lexojmë

Niveli III

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë lexojnë për të kuptuar mesazhin që përcjell pjesa.

gTë listojnë ndryshimet që autori kërkon të ndodhin me të pas vdekjes.

gTë argumentojnë qëndrimin e autorit ndaj vdekjes, duke e konkretizuar me vargje nga poezia.

gTë shpjegojnë lidhjet kuptimore të fjalëve të shkëputura nga poezia.

gTë përcaktojnë kohën e mënyrat e foljeve të përdorura në poezi, duke shpjeguar

lidhjet e tyre me kuptimin e poezisë.

gTë shpjegojnë efektet që krijon përsëritja e vargut “Kur vdes, le të bëhem ...”

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuhë shqipe 7.

nTabela, shkumësa me ngjyra.

Metoda dhe teknika mësimore

nMësim i përqendruar në argumente.

110

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësuesi/ja kërkon nga nxënësit të recitojnë bukur, plot ndjenjë dhe emocion

poezinë e mësuar përmendsh. Gjithashtu shton se gjatë recitimit, nxënësit duhet ta

vënë theksin mbi idenë më të rëndësishme që trajtohet në poezi. Dëgjohen 3-4 nxënës.

Hapi II. Në këtë hap mësuesi/ja kërkon prej 4 nxënësve të recitojnë momentet ku

autori jep ndryshimet që ndodhin në natyrë. Recitimi do të bëhet njëri pas tjetrit:

Nxënësi I – reciton – Rri mejtohen shumë herë.Tek po perëndon yll’ i zjarrtë

edhe hapet një derë...

Nxënësi II – vazhdon – Kur shoh se koha po ndërrohet dhe të mugëtit ka rënë...

Nxënësi III – vazhdon – Lind nata me errësirë, dheu dhe qielli ndryshohet...

Nxënësi IV – vazhdon – Moti rrotullohet...

Lumi me një psherëtimë ikën dhe vete në det...

Hapi III. Mësuesi/ja nxit diskutimin:

- Si paraqitet natyra në vargjet që sapo dëgjuat?

Përgjigja e mundshme e nxënësve mund të jetë: në ndryshim, në lëvizje.

- Po njeriu a ndryshon? Nëse po, ç’ndodh me të?

Dëgjohen përgjigjet e nxënësve, të cilat shkruhen në një pjesë të tabelës. (vendit tem)

Hapi IV. Mësuesi/ja bën lidhjen me temën e re mësimore, titullin e poezisë, autorin, si

dhe llojin e poezisë, të cilat i shkruan në tabelë.

Hapi V – Udhëzon nxënësit të lexojnë në heshtje poezinë, të nënvizojnë dëshirat e

autorit për t’u shndërruar. Më pas kërkon prej tyre t’i lexojnë ato me zë të lartë, kurse

mësuesi/ja i shënon në tabelë në mënyrë skematike:

Autori do të

shdërrohet në:

bar

farë

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Hapi VI. Kalohet tek rubrika Të kuptojmë përmbajtjen.

Ushtrimi 1. Mësuesi/ja sqaron: Në poezi ju vutë re dëshirën e autorit për të ndryshuar

pas vdekjes, për t’u kthyer në gjirin e natyrës së vendit të tij. Pastaj drejton pyetjet:

- Pse mendon kështu autori? Ku ndodhet ai?

Për të dhënë një përgjigje të saktë, mësuesi/ja orienton nxënësit të lexojnë për jetën e

Martin Camajt te rubrika Shkrimtarë në fokus, f. 171.

Nxënësit ilustrojnë përgjigjet me vargje nga poezia:

... në malet e mia

... në skajin e vendit tim

Ushtrimi 2. Nxënësit zgjedhin alternativën e dëshiruar, duke argumentuar zgjedhjen.

Nxënësit mund të mbështeten edhe te diskutimi i bërë në ushtrimin 1.

Ushtrimi 3. Për të argumentuar mungesën e dhimbjes dhe të frikës së autorit nga

fjala VDEKJE, nxënësit ilustrojnë me fjalë nga poezia: Nuk ka frikë, sepse ...

kërkon të bëhet bar, ujë, gur...

Mësuesi/ja duhet t’i ndihmojë nxënësit për të arsyetuar më thellë:

- Çfarë shndërrimi dëshiron autori të ndodhë tek ai? Ndryshimi nga:

lindja - vdekje - rilindje në një formë tjetër.

Këtë trinom mësuesja e shkruan në tabelë.

Ushtrimi 4. Nxënësit lidhin me shigjetë fjalët me kuptimin që u jep poeti, duke shpjeguar

këto lidhje kuptimore. Mësuesi/ja i pranon të gjitha alternativat e ofruara nga nxënësit,

mbështetur në argumentet që ata japin.

Hapi VII. Kalohet tek rubrika: Të studiojmë gjuhën e tekstit.

Ushtrimi 5. Nxënësit rikthehen në tekst, përcaktojnë kohën, mënyrën e foljeve të

përdorura në poezi, shpjegojnë nëse përdorimi i tyre është i qëllimshëm apo rastësor:

- nuk është përdorim rastësor, por i qëllimshëm, sepse vdekjen e sjell si të mundshme

e tashmja e lidhores, ndërsa ndryshimin, e ardhmja e dëftores.

- përsëritja e vargut tregon dëshirën e fortë të autorit për t’u njësuar me natyrën e atdheut të tij.

Hapi VIII. Mësuesi/ja gjatë orës së mësimit mund të vëzhgojë nxënësit kur marrin pjesë

në diskutim dhe të vlerësojë cilësinë e pjesëmarrjes së tyre me anë të tabelës së mëposhtme:

Tabela e vlerësimit të pjesëmarrjes së nxënësve në diskutim

Kërkesat për vlerësimin Pak Mesatarisht Shumë

Sa i gatshëm është nxënësi të marrë pjesë në diskutim?

111

A arrin nxënësi të japë një përgjigje të menduar mirë?

A mund ta mbështetë nxënësi përgjigjen me ilustrime

nga poezia?

Detyrë shtëpie: Mësoni vjershën përmendsh.

Mësuesi/ja mund të japë edhe një detyrë tjetër:

Shkruani një ese: “Unë dëshiroj të bëhem....”

Nxënësit duhet të mbështetin idenë e shkrimtarit për shndërrimin e

njeriut nga një formë jete në një tjetër.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Tema:

Rubrika:

Vështirësia:

Koha:

Dhe pranvera erdhi...

Të lexojmë

Niveli III

45 minuta.

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë përshkruajnë ardhjen e pranverës mbështetur në fjalë kyçe.

gTë lexojnë poezinë për të kuptuar përmbajtjen e saj.

gTë krahasojnë përshkrimin e tyre për ardhjen e pranverës me vargjet e poetit.

gTë argumentojnë idenë se ardhja e pranverës ndikon në shpirtin njerëzor.

gTë gjejnë fjalët kyçe që:

- lidhin njërën strofë me tjetrën,

- pasqyrojnë gëzimin e poetit,

- tregojnë lulëzimin e pranverës.

gTë dallojnë figurat letrare të përdorura në vargjet e veçuara nga poezia.

gTë përcaktojnë llojin e rimës në këtë poezi.

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFletore.

nFotografi, piktura me pamje

nga 4 stinët.

Metoda dhe teknika mësimore

nParashikim me terma paraprakë.

nDiskutim.

nPemë mendimi.

nPunë me shkrim.

112

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësuesi/ja shkruan në tabelë fjalët kyçe:

jetë e re, buzëqesh, dallëndyshe, puthet, vesa, rreze të arta, shpërthen, gëzim.

U kërkohet nxënësve të shkruajnë rreth temës “Pranvera erdhi”, mbështetur në fjalët

kyçe. Shkrimi të jetë i shkurtër rreth 5-6 fjali. (Nxënësit mund të punojnë në poezi ose

prozë) u lihet kohë e mjaftueshme për punë, rreth 10 min. Pasi nxënësit të përfundojnë

punimet, u thuhet se do të lexohen pasi të jenë njohur me vargjet e poezisë.

Hapi II. Hapet libri në f. 80. Lexohet poezia nga mësuesi/ja. Më pas nxënësit e lexojnë

atë në heshtje dhe nënvizojnë fjalët e panjohura. Njihen me kuptimin e këtyre fjalëve

mbështetur në fjalorin e tekstit.

Hapi III. Nxënësit krahasojnë shkrimet e tyre me të poezinë. Ata listojnë elementet e

pranverës që sjellin në punimet e tyre.

prozë

poezi

Shkrimi im

nis me gëzimin

që sjell

pranvera

Vargjet

e poetit

- Dëgjohen disa krahasime të realizuara nga nxënësit.

- Vlerësohen përshkrimet e nxënësve që kanë më shumë elemente të përbashkëta

me vargjet e Migjenit.

Hapi IV. Rubrika: Të kuptojmë përmbajtjen. Punohen ushtrimet 1-3.

Ushtrimi 1. Nxënësit kthehen në tekst për të lexuar vargjet ku shprehet:

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

- gëzimi për ardhjen e pranverës: nëpër fytyrat tona rrëshqiti një gëzim...

- entuziazmi rinor: si shpirti n’ekstazë, në hovin e shejt t’ri...

- bukuria e lulëzimi: tërheqëse si andrra e si vizatimi...

Ushtrimi 2. Nxënësit, pasi plotësojnë alternativat që ndikojnë në shpirtin njerëzor, ilustrojnë:

- Cilat janë notat me të cilat shkruan – poeti i mjerimit (në pjesët e njohura nga nxënësit)

- Çfarë ngjall pranvera në shpirtin e tij?

- Po tek ata vetë si ndikon pranvera, lulet, gjelbërimi, cicërimat e zogjve, dielli etj.?

Ushtrimi 3. Mësuesi kërkon nga nxënësit të japin veçoritë e stinëve, duke plotësuar

skemën e mëposhtme, pasi ata të kenë vëzhguar pamjet (kartolina, piktura për katër stinët).

Krahasohet secila stinë me stinën e pranverës.

- Cilat janë këto veçori?

- Ku është ndryshimi më i madh?

Prej këtej nxënësit arrijnë në përfundimin se ky ndryshim që sjell pranvera, bukuritë e

saj ndihen më tepër pas stinës së dimrit.

Hapi V. Kalohet te rubrika: Të studiojmë gjuhën e tekstit.

Ushtrimi 4. Nxënësit mundohen të shpjegojnë pse dallëndyshja e vesa janë figurat

më përfaqësuese të pranverës. P.sh.:

Dallëndyshja: zog shtegtar, kthehet me ardhjen e pranverës, lajmëtare e pranverës...

Ushtrimi 5. Nxënësit dallojnë fjalët kyçe në strofën e dytë që u përgjigjen fjalëve kyçe

të veçuara në strofën e parë:

fole – dallëndyshe/ lulëzim - ekstazë

Ushtrimi 6. Për të argumentuar mendimin se poeti gëzimin e ardhjes së pranverës e

ndien bashkë me lexuesin, nxënësit veçojnë vargjet ku në vend të përemrit pronor im

përdoret tona. P.sh.: ... fytyrat tona...

... zemrat tona...

Ushtrimi 7. Nxënësit nënvizojnë në tekst fjalët kyçe ku jepet entuziazmi i poetit dhe

lulëzimi i pranverës. Këto fjalë kyçe më pas i shkruajnë duke i grupuar në klasa (emra,

folje, mbiemra). Nxënësit këmbejnë fletoret duke vlerësuar njëri-tjetrin.

Ushtrimi 8. Nxënësit shpjegojnë kuptimin e vargjeve të veçuara e më pas dallojnë

figurat letrare që janë përdorur nga poeti, si:

vargu I – kuptimi: pranvera e mbush jetën me gjallëri, gëzim, ...

vargu II – figurat letrare: krahasim (tërheqëse si andrra, (e bukur) si vizatimi...

Ushtrimi 9. Për të përcaktuar rimën e përdorur në këtë poezi, nxënësit lexojnë me

kujdes fjalën e fundit të çdo vargu. Emërtojnë e pastaj përcaktojnë rimën:

Vargu I – gëzim A

Vargu II – fole B

Vargu III – re B ABBA

Vargu IV – lulëzim A

Mësuesi bën vlerësimin e nxënësve sipas tabelës së vlerësimit, që është dhënë edhe më lart.

113

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Tema: Piktura dhe fotografia

Rubrika:

Të flasim

Vështirësia:

Niveli II

Koha:

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë flasin rreth mjeteve që përdor poeti, piktori, kompozitori për të përcjellë imazhin e pranverës.

gTë njohin veçoritë e pikturës e fotografisë dhe t’i krahasojnë ato.

gTë komentojnë piktura e fotografi të së njëjtës pamje.

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFotografi.

nPiktura.

nCD me muzikë me temë pranverën.

Metoda dhe teknika mësimore

nDiskutim.

nPema e mendimit.

nPuna në grup.

Punë parapërgatitore: Nxënësit porositen të sjellin fotografi, piktura, këngë me

temë pranverën.

114

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësimi nis me një diskutim të shkurtër rreth pyetjeve:

- A ju pëlqejnë fotografitë?

- Në ç’mjedise doni të bëni fotografi?

- Cila është fotografia juaj që keni më për zemër?

- Ç’lloj pikture pëlqeni?

- Çfarë kanë të përbashkëta dhe ku ndryshojnë nga njëra-tjetra fotografia dhe piktura?

Hapi II. Hapet libri në f. 82. Nxënësit lexojnë informacionin e dhënë për pikturën dhe

fotografinë. Secili nxënës plotëson pemën e mendimit për mënyrën se si e paraqitin

pranverën poeti, piktori e kompozitori.

Gjatë orës së mësimit puna e nxënësve shoqërohet me tingujt e muzikës së zgjedhur prej tyre.

Pranvera

Poeti Piktori Kompozitori

- zgjedh fjalën:

- përdor shprehje

të figurshme

- epitete

- metafore

- zgjedhe

kombinon

ngjyra

- kombinon

notat

muzikore

Hapi III. Nxënësit diskutojnë rreth elementeve të përbashkëta e të veçanta që kanë

piktura e fotografia. Kjo mund të realizohet me Diagramin e Venit.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Piktura

Fotografia

- Piktori shpreh edhe

botën e tij.

- Asnjë kopje nuk është e

njëjtë me origjinalin

- Portrete

- Peizazhe

- Larmia e ngjyrave

- Më pranë realitetit.

Shumëfishohet dhe është e

njëjtë me origjinalin.

Hapi IV. - Nxënësit punojnë në grup. Ata përzgjedhin nga fotot dhe pikturat e sjella,

rreth të cilave do të diskutojnë.

Diskutimi drejtohet rreth pyetjeve:

- Çfarë mjedisi pasqyrojnë?

- Cilat janë ngjyrat e përdorura?

- Cilat janë detajet më të dallueshme te secila?

- Ç’veçori i bën ato të ndryshme?

Një përfaqësues nga çdo grup prezanton para shokëve diskutimin e bërë në grup.

Hapi V. - Mësimi përfundon me një këngë për pranverën, kënduar nga të gjithë nxënësit.

Mësuesi bën vlerësimin e mësimit.

Tema:

Vështirësia:

Koha:

Funksionet e fjalëve dhe të

grupit të fjalëve në fjali

Niveli III

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë kujtojnë njohuritë e marra rreth gjymtyrëve kryesore e të dyta të fjalisë.

gTë njohin funksionet e fjalëve e grupeve të fjalëve në fjali dhe të përcaktojnë klasën

së cilës i përkasin.

gTë paraqitin përmes skemës funksionet e fjalëve në fjali.

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFletore.

nShkumësa me ngjyra.

Metoda dhe teknika mësimore

nStuhi mendimesh.

nDiskutimi.

115

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Të kujtojmë së bashku.

U drejtohen nxënësve pyetjet:

- Cilat janë gjymtyrët kryesore të fjalisë?

- Po gjymtyrët e dyta?

Hapi II. Hapet libri. Udhëzohen nxënësit të lexojnë fragmentin në krye të faqes 224.

Shkëputet prej tij fjalia: Në mbrëmjen e së hënës kampi i tyre u gjallërua papritur, dhe

shkruhet në tabelë. U kërkohet nxënësve:

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

a) Ta ndajnë fjalinë në dy etiketa: te njëra të jetë grupi emëror i kryefjalës (GEK)

dhe te tjetra grupi foljor (GF).

b) Të dallojnë brenda secilit grup funksionet e fjalëve dhe klasën së cilës i përkasin.

c) Të përcaktojnë gjymtyrët kryesore dhe të dyta të fjalisë mbështetur në funksionet e tyre.

Hapi III. Pasi nxënësit të përfundojnë analizën e funksionit të fjalëve dhe të grupit të

fjalëve në fjali, mësuesi vizaton skemën, e funksioneve të fjalive në fjali.

në mbrëmjen e së hënës kampi i tyre u gjallërua papritur

rrethanor kryefjalë përcaktor kallëzues rrethanor

gjymtyrët kryesore

gjymtyrë të dyta

Hapi IV. Të kthejnë në shprehi njohuritë e marra.

Punohen ushtrimet 1-3 në tekst, f. 226

Në ushtrimin 1 nxënësit përcaktojnë funksionet e fjalëve dhe të grupeve të fjalëve në

fjalitë e dhëna dhe për dy fjalitë që dëshirojnë bëjnë skemën e gjymtyrëve. P.sh.:

Mbi muret e larta filluan të dilnin njëri pas tjetrit kështjellarët

rrethanor vendi kallëzues rrethanor mënyre kryefjalë

Gjymtyrë të dyta Gjymtyrë kryesore

116

Në ushtrimin 2, me qëllim që të mos krijohet mbingarkesë, mësuesi e ndan klasën në

grupe, ku secili grup punon me një ose dy fjali, në varësi me gjatësinë e fjalisë, për të

përcaktuar klasat e fjalëve ose mund t’u kërkojë nxënësve që të përcaktojnë klasat e

fjalëve vetëm për ato fjali që kanë bërë skemën. Kështu për fjalinë e parë të ushtrimit 1

klasat e fjalëve janë:

mbi – parafjalë, njëri pas tjetrit - shprehje ndajfoljore,

muret – emër, kështjellarët – emër,

e larta – mbiemër,

filluan – folje,

të dilnin – folje.

Nëse pas gjithë këtyre veprimtarive mësuesi vë re se ka kohë të mjaftueshme për të

realizuar edhe ushtrimin 3, ua jep nxënësve ta punojnë në klasë, në të kundërt e jep

atë detyrë shtëpie.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Tema:

Vështirësia:

Koha:

Grupi i kryefjalës

Niveli III

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë njohin funksionet e grupit të kryefjalës dhe ndërtimin e tij.

gTë ndërtojnë fjali sipas skemave të dhëna.

gTë ndërtojnë GE dhe GF dhe të ndërtojnë skemën e tyre.

gTë ndërtojnë fjali duke zëvendësuar GEK me një grup tjetër emëror të kryefjalës.

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFletore.

nFletë formati.

nSkeda me skema për ndërtimin e fjalive.

Metoda dhe teknika mësimore

nDiskutimi.

nPunë në grupe.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësuesi u kërkon nxënësve të rikthehen sërish te GEK dhe GF (zhvilluar një

orë më parë) për të treguar elementet përbërëse të secilit prej tyre.

Në mbrëmjen e së hënës kampi i tyre u gjallërua papritur.

Grupi i kryefjalës

Grupi foljor (GF)

grupi emëror (GE1)

u gjallërua + papritur

kampi i tyre

u gjallërua + në mbrëmjen e së hënës

emër + përemër

(F+GE2)

Prej këtej mësuesi kërkon nga nxënësit të tregojnë se me se është shprehur kryefjala në

shembullin e dhënë dhe klasat me të cilat mund të shprehet.

Hapi II. Duke vazhduar më tej ndahet klasa në 6 grupe (ose 6 kolona sipas vendosjes së

tyre në rreshta). Secilit grup i jepet skeda e përgatitur më parë nga mësuesi, e cila kërkon që

të formohen fjali ku kryefjala të jetë e shprehur me grup emëror. Skedat për secilin grup janë:

GEK GF

Grupi I përemër dëftor + emër tr.e pashquar + F + GE2

GEK GF

Grupi II përemër pyetës + emër tr.e pashquar + F + GE2

117

GEK GF

Grupi III përemër i pacaktuar + emër tr.e pashquar + F + GE2

GEK GF

Grupi IV përemër pronor + emër tr.e pashquar + F + GE2

GEK GF

Grupi V emër + emër + F + GE2

GEK + GF

Grupi VI emër + mbiemër F + GE2

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Skedat u jepen nxënësve të bankës së parë (në çdo kolonë) në të njëjtën kohë bashkë

me një fletë formati në të cilën ata shkruajnë fjalinë e formuar sipas skemës së dhënë. E

palosin atë në mënyrë që të mbulohet fjalia e të mos shihet nga të tjerët dhe i përcillet shokut

pas që kryen të njëjtën veprim deri në bankën e fundit. 6 nxënësit e fundit dorëzojnë fletën e

palosur në formë fizarmonike te mësuesi/ja e cila shpall grupin fitues mbështetur në saktësinë

e krijimit të fjalive, përshtatjen e tyre me skemën dhe shpejtësinë në realizimin e detyrës.

Hapi III. Të kthejnë në shprehi njohuritë e marra.

Punohen ushtrimet 4-7 në tekst, f. 226.

Në ushtrimin 4 nxënësit dallojnë grupet emërore dhe foljore. Për grupet emërore

tregojnë edhe funksionin që ato luajnë në fjali. Pastaj ndërtojnë skemat e tyre.

Është mirë që këto skema të vizatohen në tabelë nga vetë mësuesi ose nxënësit.

Për ushtrimin 7 mësuesja mund ta organizojë klasën duke e ndarë në 3 grupe (skuadra)

për të ndërtuar GEK sipas modeleve të dhëna duke u nisur nga emrat bërthamë:

Grupi I libër

Grupi II shtëpi

Grupi III kompjuter

Pas ndërtimit të fjalive nxënësit diskutojnë rreth tyre.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 8, f. 226

Tema:

Rubrika:

Vështirësia:

Koha:

Poradeci (ora e parë)

Të lexojmë

Niveli III

45 minuta

118

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë hulumtojnë rreth jetës dhe veprimtarisë letrare të Lasgush Poradecit.

gTë njohin jetën dhe veprimtarinë letrare të Lasgush Poradecit, nëpërmjet vënies së vetes

në rolin e tij, duke iu referuar të dhënave që përmban teksti dhe burime të tjera informuese.

gTë lexojnë bukur poezinë, duke respektuar elementet e teknikës së recitimit.

gTë ritregojnë me fjalët e tyre sesi e imagjinojnë ata peizazhin që përshkruan poeti.

gTë shkruajnë nga një fjali për secilën strofë.

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuhë shqipe 7.

nSkeda 8X10 cm me shembuj pyetjesh.

nFjalori Enciklopedik Shqiptar.

nLetërsia moderne shqiptare.

nInterneti.

nCD, kasetë me muzikë të qetë instrumentale.

Metoda dhe teknika mësimore

nKërkimi i pyetjeve.

nFtesë për çaj.

nKërkim – Hulumtim.

Punë parapërgatitore: Një grup nxënësish të përzgjedhur nën drejtimin e

mësuesit/es, kërkojnë dhe hulumtojnë mbi jetën dhe veprën e poetit Lasgush Poradeci.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Burimet e informacionit mund të jenë ato të paraqitura në rubrikën Materiale dhe mjete

mësimore. Mësuesi/ja mund të shfrytëzojë edhe burime të tjera informacioni. Mbështetur në

informacionin e përzgjedhur, mësuesi/ja ndërton pyetje, të cilat i shkruan në skedat e përgatitura.

Iu caktohen nxënësve rolet e personazheve, (p.sh. Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli

etj.) Sipas rolit, nxënësi do të kërkojë dhe do të hulumtojë për personazhin. Drejtohet

nxënësi të hulumtojë për veprat, arritjet, ngjarjet më të rëndësishme të jetës së personazhit

dhe për çdo informacion tjetër të rëndësishëm rreth tij. Mësuesi i tërheq të zgjedhurit

vëmendjen veçanërisht që të përqendrohet te motivet e ndjenjat e personazhit. Shënimet

nxënësi i mban në një letër me ngjyrë. (Për të mos e rënduar një nxënës, mësuesi/ja

mund t’i ndajë rolet edhe me nxënës të tjerë ose vetë mësuesi/ja mund ta vendosë

veten në rolin e poetit).

Për rolin e dy kritikëve: Mitrush Kutelit dhe Ismail Kadaresë, nxënësit do të hulumtojnë

burime informacioni ku këta të dy kanë dhënë mendime për veprën e Lasgushit.

Shënim: Mësuesi/ja, nëse dëshiron, mund të përdorë modelin që do të zhvillohet më poshtë.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. – Mësuesi/ja njeh nxënësit me temën e re të mësimit, me poezinë “Poradeci” të

poetit të njohur Lasgush Poradeci. Ai/jo u bën të njohur nxënësve se ora e mësimit do të

zhvillohet në një formë interesante. Hapi i parë quhet “Ftesë për çaj”. Ai/ajo u paraqit nxënësve

shokët e tyre, të cilët do të luajnë rolet e personazheve: Lasgush Poradecit, Mitrush Kutelit,

Ismail Kadaresë. Gjithashtu kërkon mirëkuptimin e tyre për ndryshimin e mjedisit, i cili është

i nevojshëm për lojën e aktorëve dhe për të krijuar një mjedis të ngrohtë komunikimi.

Bankat do të vendosen në formë potkoi, ku në qendër do të jenë të ftuarit. Klasa do të

ketë këtë pamje:

x x

x

x

x x

x

x

x

x

x

x

x

x

x

x

x

x

x

x

x

x

x

x

x

x

x

x

Hapi II. – Nxënësve u jepen skedat (8x10 cm) ku janë shkruar pyetjet. (Nxënësit janë

të lirë të ndërtojnë pyetje të ndryshme, të cilat dalin nga informacioni që dëgjojnë).

Nxënësit drejtojnë pyetjet:

x

x

x

x

x

119

Nxënësi I. – Të gjithë ju njohim me emrin Lasgush Poradeci. A është ky emri juaj i vërtetë?

L. Poradeci. – Emri im është Llazar Gusho, Lasgush Poradeci është pseudonimi im.

Nxënësi II. – Zoti Lasgush, mund të na thoni diçka për jetën tuaj?

L. Poradeci. – Patjetër, bir/bijë. Kam lindur në Pogradec. Shkollimin fillor e

bëra në vendlindje, kurse shkollimin e mesëm në një shkollë rumune të Manastirit.

Më pas kreva liceun francez në Athinë.

Nga viti 1924-1934 studiova në Gral të Austrisë, ku u doktorova me temën mbi

poetin e madh rumun Eminesku. Në këtë vit u ktheva në shtëpi. Kam punuar në

gjimnazin e Korçës dhe mandej në Tiranë. Kam punuar edhe si përkthyes në shtëpinë

botuese “Naim Frashëri”.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

120

Nxënësi III. – Ku e keni kaluar pjesën më të madhe të jetës suaj?

L. Poradeci. – Në qytetin e lindjes. Pogradeci u bë mit dhe kult i krijimtarisë sime.

Nxënësi IV. – Diku keni thënë: “Më mirë të bëj një varg, sesa një studim”. Pse?

L. Poradeci. – Thjesht se dua të jem poet. Këtë e dëshmojnë edhe dy vëllimet

e mia poetike “Vallja e Yjeve” dhe “Ylli i zemrës”, të cilat u botuan në Rumani me

përkujdesjen e mikut tim Mitrush Kuteli.

Nxënësi V. – Sipas jush çfarë shpreh poezia?

L. Poradeci. – Ah, poezia çfarë shpreh? Poezia, mor bir/bijë, shpreh shpirtin e

njeriut, ajo është humanitare.

Nxënësi VI. – Cilat janë temat kryesore të poezisë suaj?

L. Poradeci. – Temat e poezisë sime janë universale: atdheu, dashuria,

miqësia, besnikëria...

Nxënësi VII. – Pse poezitë e tua lidhen me liqenin?

L. Poradeci. – E kam pak të vështirë t’jua shpjegoj, por do të përpiqem t’jua

them thjesht. Liqeni lidhet me vendin, me vetë qenien time. Ky njehsim është

bërë në nivel shpirtëror. Kur lexon poezitë e mia për liqenin e Pogradecit, si:

“Poradeci” që do të studioni sot, “Dremit liqeri”, në pamje të parë duket sikur jap

një peizazh, por në fakt unë pasqyroj njohjen dhe vetënjohjen poetike me shpirtin

e vendit; ato janë shfaqje të jashtme të trazimeve të brendshme shpirtërore. Tek

ai unë zbuloj përpëlitjet e thella të qenies: trishtimin, ngazëllimin, ekstazën,

ëndërrimin, dhembshurinë, revoltën e në mënyrë të veçantë kërkimin, frymëzimin.

Po ju citoj disa vargje:

Në këtë çast perëndimor

Ndaj po më dehen sytë e mi

Kuptoj si shpirtin vjershëtor

Ma frymëzon një mall i ri.

Nxënësi VIII. – Faleminderit, zoti Lasgush. Çdo gjë që na thatë sot, na qartësoi

për atë që ju keni shprehur në poezinë tuaj. Besoj se çdonjëri prej nesh do ta

shijojë më mirë poezinë tuaj tani.

L. Poradeci. – Faleminderit juve. Pranë jush pesha e viteve u zvogëlua dhe

shpirti im u mbush me gëzimin tuaj fëmijëror.

Nxënësi IX. – Tani e keni radhën ju të nderuar kritikë. Zoti Mitrush Kuteli, cili

është vlerësimi juaj për poezinë lasgushiane?

M. Kuteli. – Lasgushi është poeti shqiptar, i vetmi poet shqiptar që mendon,

flet dhe shkruan shqip.

Nxënësi X. – Po ju zoti Kadare?

I. Kadare. – Ç’e ndryshon nga të parët, është thellësia... Është vjershëtori më

i thellë që ka shkruar në shqip.

Hapi III – Mësuesi përgëzon nxënësit për përgatitjen serioze e më pas i orienton drejt

librit për të lexuar e kuptuar poezinë e Lasgushit në f. 83.

Mësuesi përzgjedh nxënësit dhe udhëzon të lexojnë me ndjenjë.

Është mirë që strofa e parë të lexohet nga mësuesi/ja e më pas të vazhdohet nga

nxënësit nën efektin e muzikës.

Hapi IV – Në këtë hap nxënësit njihen më kuptimin e fjalëve të panjohura dialektore.

Hapi V – Kalohet tek rubrika: Të kuptojmë përmbajtjen.

Ushtrimi 1, 3, janë realizuar me metodën e empatisë.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Punohet ushtrimi 2. Nxënësit rikthehen në tekst për të përcaktuar çastin e ditës si

dhe stinën që përshkruan autori.

Ushtrimi 4. Fillimisht mësuesi/ja orienton nxënësit të vëzhgojnë me kujdes pikturën Liqeni i

Pogradecit të piktorit Vangjush Mio. Kjo do të nxitë imagjinatën e tyre për ritregimin e peizazhit.

Ushtrimi 5. Nxënësit do të rilexojnë me kujdes çdo strofë të poezisë, do të vëzhgojnë

se cila fjali e strofës mban peshën më të madhe kuptimore e më pas do të shkruajnë

nga një fjali për secilën strofë në fletore.

Detyrë shtëpie: Bëni një skicë të hartës së Shqipërisë dhe shënoni me

blu rrugën që përshkon Drini nga burimi deri te derdhja.

Tema:

Rubrika:

Vështirësia:

Koha:

Poradeci (ora e dytë)

Të lexojmë

Niveli III

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë zbulojnë kuptime të tjera të poezisë, përveç përshkrimit të peizazhit.

gTë gjejnë fjalët kyçe që paraqesin gjendjen e paqtë të natyrës.

gTë krahasojnë poezinë “Poradeci”, me poezitë “Mejtimi” dhe “Vendit tem”, duke

nxjerrë në pah elementet e përbashkëta dhe ndryshimet që ato kanë.

gTë shpjegojnë përdorimin e figurave letrare, trepikëshit dhe vargut të gjatë në këtë poezi.

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFletore.

Metoda dhe teknika mësimore

nDiskutim.

nPunë në çift.

nDitari dypjesësh.

Zhvillimi i mësimit :

Hapi I. Mësimi nis me rubrikën Të vlerësojmë dhe interpretojmë tekstin.

Punohet ushtrimi 5. Nxënësit rikthehen në tekst për të zbuluar kuptimet e tjera të

poezisë, përveç përshkrimit të peizazhit. Nxënësit mund të punojnë në çift:

- për të veçuar vargjet ku poeti shpirtëzon vendet dhe sendet:

hesht një lopatë (send)

e kudo krahin’ e gjërë më s’po qit as pipëlim (vend)

- për të veçuar vargjet ku poeti jepet i shkrirë me natyrën:

Futet zemra djaloshare mu në fund të shpirtit tim.

- për të veçuar vargjet ku jepet paralelizmi midis natyrës që perëndon dhe jetës së njeriut:

tërë fisi, tërë jeta ra..., u dergj..., e zuri gjumi...

zotëroj më katër anë errësira...

Duke vazhduar më tej mësuesi u kërkon nxënësve të bëjnë një krahasim midis tri

poezive: “Mejtimi” e N. Frashërit, “Vendit tem” e Martin Camajt, “Poradeci” e L. Poradecit.

Për këtë mësuesi përdor tabelën e mëposhtme, e cila i ndihmon nxënësit për të parë

elementet ku ato ndryshojnë dhe ngjasojnë.

121

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Titulli i poezisë Tema Mesazhi Elementet e

përbashkëta

Elementet

e veçanta

Mejtimi

Vendit tem

Poradeci

Për 7-10 minuta nxënësit punojnë në çift. Më pas njëri nga anëtarët e dyshes lexon

mendimet e shkruara në fletore. Mësuesi/ja përpiqet të pyesë sa më shumë nxënës dhe

të nxjerrë në pah këndvështrimet dhe mënyrën sesi ata i kanë krahasuar këto tri poezi.

Nxënësit e tjerë dëgjojnë me vëmendje, respektojnë mendimet e shfaqura dhe bëjnë

plotësimet që u duken të nevojshme.

Hapi II. – Kalohet tek rubrika: Të studiojmë gjuhën e tekstit.

Në ushtrimin 6 nxënësit rikthehen me laps në tekst për të shënuar emrat e përgjithshëm

që tregojnë vend, të cilat autori L. Poradeci i shkruan me shkronjë të madhe duke

shpjeguar dhe arsyet e një përdorimi të tillë.

Nxënësit nënvizojnë fjalët: Liqer, Mal, Lëndina, Katund; duke theksuar se autori i shkruan

ato me shkronjë të madhe për të treguar se ato janë të veçanta, të shtrenjta për të, janë të

lidhura më vetë qenien e tij. Lasgushi e kaloi pjesën më të madhe të jetës në qytetin e

lindjes, në Pogradec, dhe çdo pjesë të këtij qyteti e bëri kult e mit të letërsisë së tij.

Në ushtrimin 7 nxënësit gjejnë fjalët kyçe që paraqesin gjendjen e paqtë të natyrës,

dhe i shkruajnë në fletore duke i klasifikuar sipas klasave që u përkasin: emra, mbiemra,

folje, ndajfolje. P.sh.: emra: pëlhurë, errësira, gjumi

folje:

përhapet, bëhet fir, u dergj, hesht

mbiemra: i vagëlluar, i gjërë, e arratisur

ndajfolje: dal-nga-dalë, kudo, mes-për-mes

Ushtrimi 8 mund të realizohet me anë të ditarit dypjesësh. Nxënësit shikojnë me kujdes

epitetet i vagëlluar dhe i përrallshëm dhe përpiqen të shpjegojnë arsyet e përdorimit të tyre.

Epitetet Komenti im për përdorimin e tyre

perëndim i vagëlluar

Drini plak e i përrallshëm

122

Nxënësit mendojnë dhe punojnë fillimisht në mënyrë individuale dhe më pas

shkëmbejnë mendimet në çift. Në fund shkruajnë një mendim të përbashkët. Lexohen

nga disa nxënës komentet e bëra. Mësuesi tregohet i kujdesshëm ndaj përgjigjeve të

nxënësve, vlerëson dhe bën korrigjime për çdo rast.

Për ushtrimin 9 dhe 10 nxënësit shpjegojnë arsyet e përdorimit të trepikëshit, vizës

dhe vargut të gjatë. Mësuesi dëgjon fillimisht mendimet e nxënësve dhe pastaj shton

shkurtimisht se arsyet e përdorimit lidhen me:

a) trepikëshi – meditim. Autori e lë lexuesin të udhëtojë me imagjinatën e

tij pas asaj që ai u ofron nëpërmjet vargjeve.

b) viza – tregon intensitetin e kryerjes së veprimit, veprim i ngadalshëm

që krijon një gjendje paqeje e qetësie si në ardhjen e natës, ashtu edhe

në udhëtimin e Drinit mes-për-mes Shqipërisë.

c) vargu i gjatë – ndikimin e vargut 16-rrokësh të Naimit, tek i cili Lasgushi

gjen rrënjët e identifikimit të vet poetik e shpirtëror shqiptar, duke shpalosur

të kaluarën, të përhershmen dhe aktualitetin shqiptar.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Në minutat e fundit mësuesi jep detyrën e shtëpisë. I ndan nxënësit në dy grupe dhe

secilit grup i jepet një temë:

Grupi I – Krahasoni poezinë “Poradeci” me poezinë “Mëngjesi” që keni komentuar

vitin e kaluar. Ku ndryshojnë e ku ngjasojnë ato?

Grupi II – Komentoni vargjet:

Po tashi,

duke nisur udhëtimin mes-për-mes në Shqipëri,

Drini plak e i përrallshëm po buron prej Shëndaumi.

Tema: Përcaktori, mënyrat e shprehjes

(ora e parë)

Vështirësia:

Niveli III

Koha:

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë kujtojnë njohuritë e marra rreth përcaktorit, gjymtyrë e dytë e fjalisë.

gTë dallojnë GE e të nënvizojnë përcaktorin.

gTë ndërtojnë fjali mbështetur në skemat e dhënë.

gTë kthejnë GE të numrit njëjës në numrin shumës duke përshtatur fjalën përcaktuese

me emrin bërthamë.

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuhë shqipe 7.

nTabela, shkumësa më ngjyra.

nTabakë letre.

nFisha që përmbajnë GE.

nShirita letre, ku do të shkruhen fjalitë.

Metoda dhe teknika mësimore

nStuhi mendimesh.

nPunë me grupe.

nDiskutimi.

nÇfarë? E çfarë? Po tani çfarë?

Punë parapërgatitore: Mësuesi/ja përgatit 10 fisha të GE ku nxënësit do të

ndërtojnë fjali për çdo skemë të dhënë. Skema për çdo grup nxënësish do të jetë:

Grupi I Emër + Përemër pronor

Grupi II Përemër i pacaktuar + Emër

Grupi III Përemër pyetës + Emër

Grupi IV Numëror + Emër

Grupi V Emër + Emër (rasa gjinore)

Grupi VI Emër + Emër (në rasën kallëzore me parafjalë)

Grupi VII Emër + Emër (rasa rrjedhore)

Grupi VIII Emër + Formë të pashtjelluar paskajore (Të zgjidhet grupi i nxënësve)

Grupi IX Emër + Mbiemër i nyjshëm

Grupi X Emër + Mbiemër të panyjshëm

123

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Të kujtojmë njohuritë e marra.

Mësuesja drejton pyetjet e mëposhtme, përgjigjet e të cilave pasqyrohen skematikisht

në tabelë, duke përdorur shkumësa me ngjyra.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Cilët janë përbërësit e GE? (Paraqitja skematike është kjo.)

E + E

E + MB

GE E + P (P + E)

N + E

E + PJESORE/ PASKAJORE

Sa lloje përcaktorësh njihni?

përshtatje

Përcaktori me drejtim

bashkim

Cili lloj përcaktori përdoret më shpesh? Me se shprehet? Bëni skemën.

Përcaktori me përshtatje

E + mb. E +Përemër dëftor E + Përemër i pacaktuar (ata që lakohen) numërori tre/tri +E

124

Mësuesi pasi bën përmbledhjen e njohurive të marra, përgëzon nxënësit për

qëndrueshmërinë e njohurive të fituara nga klasa VI.

Hapi II. Mësuesi udhëzon nxënësit të hapin librin në faqen 227.

Kërkon prej tyre: të lexojnë fragmentin e dhënë në tekst e të vëzhgojnë GE të dalluara

me të zeza duke përcaktuar mënyrën e ndërtimit të tyre.

Nxënësit duhet të përcaktojnë gjithashtu fjalën bërthamë dhe fjalën përcaktuese të

çdo grupi.

Mësuesi kërkon nga nxënësit të gjejnë përcaktorë të tjerë, për këtë ai/ajo i orienton në

fjalinë e tretë të tekstit të dhënë në fillim të mësimit.

Dëgjon me vëmendje dhe shkruan në tabelë GE të gjetura prej tyre. P.sh.:

hëna e plotë Mësuesi nënvizon me shkumës me ngjyrë

fjalën përcaktuese të dalluar nga nxënësi.

hëna e qetë Kërkon prej tyre: Pse shërben fjala përcaktuese?

Nxënësit argumentojnë përgjigjet e tyre mbështetur edhe në shembujt e dhënë në

faqen 228 ku ajo tregon cilësi, lëndë, pronarin, origjinën.

Hapi III. Mësuesi/ja shpjegon se klasa do të vendosë se çfarë veprimesh do të ndërmarrin,

mbi bazën e ideve që sapo kanë shqyrtuar. Mësuesi shkruan tabelën e mëposhtme në

dërrasën e zezë ose në tabakun e letrës, që mund të shihet nga të gjithë:

Çfarë? E çfarë? Po tani, çfarë?

Në kolonën: Çfarë? mësuesi/ja u kërkon nxënësve të përmbledhin idetë më të

rëndësishme që kanë diskutuar për temën.

Nxënësit: - Kemi diskutuar përbërësit e GE llojet e përcaktorëve, me se shprehen ata

dhe cili përdoret më shpesh.

Në kolonën: E çfarë? Mësuesi/ja i orienton nxënësit të marrin në shqyrtim se çfarë

është më e rëndësishme në idetë që sapo paraqitën.

Nxënësit: - Përcaktori gjendet në GE.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

- GE përbëhen nga emri bërthamë dhe fjala përcaktuese e cila saktëson, cilëson

emrin bërthamë.

- Emri si përcaktor i një emri tjetër mund të tregojë cilësi, lënde, pronarin, origjinën.

Në kolonën: Po tani, çfarë? Mësuesi/ja kërkon prej nxënësve të ndërtojnë fjali me GE

të dhëna, të nënvizojnë fjalën përcaktuese në çdo GE.

Klasa ndahet në 10 grupe me 3-4 nxënës. U shpërndan nxënësve fishat e përgatitura

dhe shirita letre. Nxënësit ndërtojnë fjali sipas skemës së dhënë në shirita letre, të cilat

i vendosin përreth fishës së dhënë nga mësuesi sipas këtij modeli.

Libri i saj ndodhet.....

Klasa jonë vizitoi....

Emër + Për.pronor

Çdo grup nxënësish lexon punën e tij.

Hapi IV. Të kthejmë në shprehi njohuritë e fituara.

Nxënësit punojnë ushtrimet 2, 3, 4.

Ushtrimi 1 realizohet gjatë dhënies së informacionit teorik.

Ushtrimi 3. Mësuesi/ja u kujton nxënësve mënyrën e formimit të shumësit të këtyre

emrave që të realizojnë saktë përshtatjen e mbiemrit me ta (kalimi nga gjinia mashkullore

në gjininë femërore) p.sh.:

metal i çmuar metale të çmuara

Ushtrimi 4. Nxënësit nënvizojnë përcaktorin, thonë klasën së cilës i përket, veçojnë

GE që shërben si përcaktor i një emri tjetër. P.sh.:

Dielli i atij mëngjesi

Hapi V. Si do të vlerësohet ora e mësimit

- Nga pjesëmarrja e nxënësve në momente të ndryshme të orës së mësimit.

- Nga kooperimi i vështirësive dhe arritja e sukseseve të vogla në të arsyetuar.

- Nga entuziazmi dhe dëshira për të punuar në grup.

- Nga plotësimi i objektivave të vëna në fillim të orës së mësimit.

- Nga saktësia e ndërtimit të fjalive dhe punimit të ushtrimeve.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 5. f. 230.

Ëndrra ime është....

Vëllai yt....

125

Tema: Përcaktori, mënyrat e shprehjes

(ora e dytë) (Ndajshtimi)

Vështirësia:

Niveli III

Koha:

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë kujtojnë njohuritë e marra rreth ndajshtimit si një lloj përcaktori.

gTë dallojnë veçoritë e ndajshtimit.

gTë ndërtojnë ndajshtime mbështetur në emrat bërthamë.

gTë bëjnë një përshkrim të shkurtër, ku të përdorin ndajshtime të llojeve të ndryshme.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuhë shqipe 7.

nTabela.

nShkumësa me ngjyra.

nFletore.

nLapsa me ngjyra.

Metoda dhe teknika mësimore

nStuhi mendimesh.

nPema e mendimit.

nDiskutim.

nPunë me grupe.

nTabela e pyetjeve.

126

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Të kujtojmë njohuritë e marra.

Mësuesi/ja paraqet temën e re dhe i nxit nxënësit me pyetjet e mëposhtme të kujtojnë

njohuritë që kanë marrë rreth ndajshtimit.

- Ç’është ndajshtimi?

- Me ç’kategori përshtatet me gjymtyrën që përcakton?

- Me se shprehet ndajshtimi?

- Ku qëndron ai në raport me fjalën bërthamë?

- Nga e dallojmë ndajshtimin nga llojet e tjera të përcaktorëve?

Pranon të gjitha përgjigjet që thonë nxënësit dhe u kujton atyre që nuk duhet të reagojnë

dhe të kritikojnë përgjigjet e të tjerëve. Nxiten nxënësit që të sjellin argumente për të

pranuar ose jo përgjigjet e njëri-tjetrit. Mos u përqendroni gjatë tek asnjë prej përgjigjeve

të dhëna.

Hapi II. Ndërtimi i njohurive.

Në këtë hap mësuesi/ja shfrytëzon tabelën e pyetjeve, e cila vendoset në një pjesë të

tabelës. Këtu nxënësit mund të shkruajnë pyetjet që dalin nga diskutimet në klasë. Kjo

teknikë mësimore është frytdhënëse gjatë etapës së ndërtimit të njohurive, sepse i tërheq

dhe i jep nxitje kureshtjes së nxënësve.

Mësuesi/ja shkruan fjalitë:

- Mësuese Valbona i do shumë nxënësit e saj.

- Iliri, vëllai im më i madh, luan bukur tenis.

- Agroni e kishte humbur mendjen pas tregimit të nënë Xhikos.

- Arkitekt Sazani po kthehej i lodhur në shtëpi.

- Djaloshi mori rrugën për në shtëpinë e doktor Besimit.

- Libri “Kronikë në gur” flet për qytetin e Gjirokastrës.

(Për të shfrytëzuar më mirë kohën e mësimit, është mirë që mësuesi/ja t’i shkruajë fjalitë në

një tabak letre e ta vendosë në tabelë në momentin e duhur).

Mësuesi/ja nënvizon vetë GE që përmbajnë ndajshtim. U kërkon nxënësve të nënvizojnë

fjalët përcaktuese, të përcaktojnë klasën dhe vendin ku qëndrojnë.

Mësuesi/ja kërkon nga nxënësit të argumentojnë se çfarë tregon emri ose GE që nënvizuan.

- Përpiquni të lakoni GE që nënvizuam. Cila pjesë e këtij grupi ndryshon gjatë lakimit?

Emri është në

trajtën e pashquar

Ndajshtimi

Emërton të njëjtin send/

dukuri për të dytën herë.

Nuk ndryshon

gjatë lakimit

Shprehet me emër, grup emëror

Ndajshtimi është

i veçuar, i paveçuar

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Përgjigjet e marra nga pyetjet e drejtuara japin veçoritë e ndajshtimit si një lloj përcaktori.

Këto veçori, të dhëna nga nxënësit, mësuesi/ja i përmbledh në pemën e mendimit, të

cilën e paraqet në tabelë (përdoren shkumësa me ngjyra).

Mbështetur në dy shembujt e parë, mësuesi/ja i njeh nxënësit me llojet e ndajshtimit:

i veçuar, i paveçuar të cilën e plotëson më pas në tabelë.

Shënim: Tek shembulli i dhënë në tekst:

Dhe po i shkruaj, or të mirë, jo me gjakun e zemrës sime plagë.

Ndajshtimi i nënvizuar - e zemrës plagë - është një nga rastet ku ai shprehet me emër të

përgjithshëm dhe tregon karakteristikë duke shënuar cilësi ose lloj të gjymtyrës së përcaktuar.

plagë - emër i përgjithshëm, tregon cilësi të fjalës bërthamë, nuk ndryshon gjatë lakimit.

Hapi III. Të kthejmë në shprehi njohuritë e fituara.

Ushtrimi 7 mund të punohet për të shfrytëzuar kohën në funksion të Ndajshtimit.

Ushtrimi 8. Klasa ndahet në tri skuadra. Secila skuadër ndërton me 4 emrat e dhënë

nga 2 fjali për secilin emër, duke i vënë një ndajshtim.

Të dëgjohen sa më shumë nxënës, ku në çdo fjali të veçohet ndajshtimi i përdorur.

Hapi IV. Vlerësohet ora e mësimit, sipas kërkesave të dhëna më parë.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 9 f. 230

Rubrika: BOTA E HEROIKES

Tema: Në det digjen anijet (ora e parë)

Rubrika:

Të lexuarit

Vështirësia:

Niveli III

Koha:

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë dramatizojnë tregimin “Në det digjen anijet”.

gTë interpretojnë dramën.

gTë zbërthejnë përmbajtjen e pjesës.

gTë njihen me fjalë që i përkasin kohës dhe vendit ku zhvillohet ngjarja.

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nVeshje, kolona, shpata, maska

që japin pamje të periudhës.

nLetër me pamjen e pergamenës, tulla

për të dhënë maketin e një amfiteatri.

Metoda dhe teknika mësimore

nDramatizim.

nDiskutim.

nLexim me role.

127

Punë parapërgatitore: Mësuesi/ja për të zhvilluar këtë orë mësimore duhet të

punojë disa ditë më parë. Fillimisht mësuesi/ja përzgjedh një grup nxënësish. Brenda

grupit do të caktohen rolet e aktorëve, skenaristit, regjisorit, kostumografit. Dramatizimi

i tregimit do të kalojë nëpër këto faza.

Faza I. Përzgjedhja e grupit të nxënësve.

Faza II. Nxënësit zhyten në tregim. Mësuesi/ja sigurohet që nxënësit e kanë kuptuar

përmbajtjen e tregimit.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Faza III. Zgjedhja e fragmenteve për dramatizim. Është mirë të dramatizohen disa skena nga

tregimi. Mësuesi/ja e lë në dorë të nxënësve zgjedhjen e skenave, të cilat miratohen nga të gjithë

nxënësit.

Faza IV. Dramatizohen skenat.

Tregohet kujdes për ndërtimin e skenës, e cila i ndihmon nxënësit të futen në rol. Në

këtë fazë marrin pjesë nxënësit që nuk kanë role, të cilët shprehin mendimet e tyre për

skenën dhe ndihmojnë në përgatitjen e saj.

Faza V. Bëni regjisorin.Nxënësi që është në rolin e regjisorit duhet të shfrytëzojë

mundësitë për të bërë sugjerime që i ndihmojnë aktorët (nxënës) të aktrojnë në mënyrë

shprehëse. Nxënësi bashkëpunon dhe me mësuesin/en.

128

Zhvillimi i mësimit:

Veprimtaria mësimore ndahet në dy pjesë. Në pjesën e parë bëhet dramatizimi.

Nxënësit krijojnë skenën dhe interpretojnë dramën para shokëve.

Udhëzohen nxënësit se vlerësimi i interpretuesve do të bëhet pas leximit të tregimit, i

cili dhe ky do të bëhet me role nga nxënës të tjerë. Nëpërmjet tij nxënësit do të gjykojnë

mbi momentet më të rëndësishme që kanë zgjedhur shokët, sa afër ishin ata me tregimin,

si dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të rubrikës: Të kuptojmë përmbajtjen.

Pjesa e dytë: Reflektimi.

Bëhet vlerësimi i interpretuesve. Nxënësit vlerësojnë punën e të gjithë grupit. I

përgëzojnë ata për detyrën e ngarkuar e të realizuar bukur.

Më pas mësuesi/ja drejton pyetjet:

- Në ç’kohë dhe vend zhvillohet ngjarja?

- Ku u mbështete për përcaktimin e tyre. Ilustro me pjesë nga teksti.

- Cilat ishin personazhet e dramës?

Mbështetur në dramatizimin që panë, mësuesi /ja kërkon të përcaktohen momentet

nëpër të cilat kaluan personazhet. P.sh.:

Luftëtarët marrin vesh se kush ka mbetur gjallë.

- Kush e shpëtoi Argeun?

- Kush është motra e Aurelit?

- A kishin nevojë luftëtarët për firmosjen e lirimit të 100 skllevërve. Nëse jo, pse?

- A ishte i plagosur mjeshtër Pini?

- Si u arrit fitorja?

Hapi III. Rishikimi i mësimit.

Mësuesi. - Në fillim të mësimit i kërkuam të mendonit nga dy këndvështrime: si shikues

dhe si nxënës që kanë marrë pjesë në diskutim.

- Si u ndjetë: – të interesuar, të përfshirë, të kontrolluar, të paangazhuar, të

rëndësishëm?

- Ç’lloj të menduari vutë në veprim? Gjetët ide kryesore, mësuat përmendsh, bëtë

interpretime dhe i mbështetët me arsyetimet tuaja, patë gjëra të rëndësishme në thellësi?

- Çfarë do t’ju mbetet nga ky mësim?

Nxënësit japin mendimet e tyre mbi momentet që ata do të donin t’i ruanin në kujtesë

apo t’i bënin objekt diskutimi në familje si dhe mbi momentet që ata do t’i linin në klasë

dhe që mendojnë se në të ardhmen do të realizohen më mirë.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Tema: Në det digjen anijet (ora e dytë)

Rubrika:

Të lexuarit

Vështirësia:

Niveli IV.

Koha:

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë shpjegojnë kuptimin e shprehjeve të shkëputura nga teksti.

gTë argumentojnë zgjedhjen e tyre, nëse një luftë është e vlefshme apo jo.

gTë gjejnë fjalët kyçe që shërben për të përshkruar mjedisin ku zhvillohet ngjarja.

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nTabela, shkumësa me ngjyra.

nLapsa.

nFletë formati.

Metoda dhe teknika mësimore

nDitari dy pjesësh.

nPunë në grupe.

nStuhi mendimi.

nOrganizues për reagim letrar.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Rubrika: Të interpretojmë dhe vlerësojmë tekstin.

Ushtrimi 4. Mësuesi/ja i rikthen nxënësit në tekst për të parë përdorimin e shprehjeve

e më pas të komentojnë. Ky ushtrim realizohet përmes ditarit dy pjesësh.

Mësuesi/ja shkruan në tabelë skemën e mëposhtme, kurse nxënësit në fletore.

Nxënësit mendohen për 2-3 minuta e më pas shkruajnë flasin si i kuptojnë ato.

Shprehja

Sot lirimin do ta bëjmë me heshtë.

Si e kuptojmë

Liria nuk dhurohet, por fitohet me

gjak e sakrifica.

Nxënësit janë të lirë në shprehjen e mendimit të tyre. Mësuesi/ja nxit diskutimin. -

- Në tregim personazhet kryesore luftojnë për një ideal, lirinë. Po për ju çdo të

thotë të jesh i lirë.

Jep mendimin tënd duke plotësuar çdo petale lule.

129

Çdo të thotë

të jesh i lirë

Sillni nga tri fjalë të urta për lirinë dhe jepni për to një mendim sintetizues.

1. Liria vjen kur nuk i druhesh vdekjes.

2. _________________________

3. _________________________

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

E vlefshme jo e vlefshme

Ushtrimi 5. Klasa ndahet në 4 grupe. Secilit grup i jepet një alternativë e shtruar. Nxënësit

diskutojnë brenda grupit për 3-4 minuta dhe sjellin argumente në mbrojtje të përgjigjes:

E vlefshme jo e vlefshme

Pasi nxënësit brenda grupit kanë arritur në një përfundim të përbashkët, i ilustrojnë gjatë

diskutimit me raste konkrete. Një përfaqësues i grupit mbron zgjedhjen në emër të grupit. P.sh.:

Lufta është e vlefshme kur të sulmon një ushtri pushtuese, sepse mbron trojet e

vendit tënd, mbron identitetin kombëtar etj.

Rast konkret: Shqipëria gjatë Luftës së dytë Botërore.

Ushtrimi 6.7. Ky ushtrim zhvillohet në formën e diskutimit.

Mësuesi/ja nuk ndërhyn gjatë argumentimit që nxënësi bën për alternativën e zgjedhur.

Nxënësit të mbështeten në fakte historike.

Hapi II. Të studiojmë gjuhën e tekstit.

Ushtrimi 8. Nxënësit gjejnë fjalët kyçe që përshkruajnë mjedisin.

Mësuesi/ja zgjon diskutimin me anë të pyetjeve:

- Tempull, port, bibliotekë, çfarë informacioni të jep listimi i këtyre mjediseve?

Nxënësit: - Na tregojnë zhvillimin ekonomik e kulturor të Ilirisë.

Nxënësit shkruajnë emrat e personazheve.

Mësuesi/ja. - A ju pëlqejnë emrat ilirë?

- Cilët prej tyre përdoren shpesh edhe sot?

- Cilin prej tyre do të pëlqenit ta zgjidhnit si emrin tuaj?

- Ç’mendoni për dëshirën e madhe që kanë njerëzit sot për t’u vënë fëmijëve

emra të huaj në vend të atyre shqiptarë? Tregoni raste nga përvoja juaj.

Pas kësaj nxënësit mund të sjellin në klasë shembuj e raste nga përvoja e tyre.

Detyrë shtëpie: Dramatizojeni pjesën sipas mënyrës që keni mësuar

vitin e kaluar. Pastaj përgatitni veshjet e duhura dhe bëni piktura për

skenën, ku të paraqitni në sfond shkallët e një amfiteatri, tempullin, detin në horizont.

130

Tema:

Rubrika:

Vështirësia:

Koha:

Zbulimet arkeologjike

Të flasim

Niveli II

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë hulumtojnë rreth vendeve ku janë bërë zbulime arkeologjike.

gTë flasin rreth vendeve ku janë bërë zbulime arkeologjike.

gTë bashkëbisedojnë me arkeologë rreth këtyre zbulimeve.

Materiale e mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

Metoda e teknika mësimore

nHulumtim.

nPunë në grup.

nBashkëbisedim.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Punë parapërgatitore: Disa orë më parë nxënësit janë porositur të hulumtojnë

për të grumbulluar informacione, fakte, pamje, kuriozitete etj, rreth vendeve ku janë

bërë zbulime arkeologjike.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Kjo temë mund të zhvillohet në vende ku janë bërë zbulime arkeologjike, ku

janë zbuluar rrënoja të lashta të qytetërimit ilir, si: Durrës, Apoloni, Bylis, Butrint etj.

Hapi II. Në pamundësi të një vizite në vende ku janë bërë zbulime arkeologjike, mësimi

zhvillohet në mjediset e klasës.

Nxënësit shfrytëzojnë për këtë temë informacionet, fotot, pamjet e ndryshme që kanë

sjellë. Mësuesi/ja grupon nxënësit mbështetur në informacionet e ngjashme. P.sh:.

Nxënësit që kanë sjellë informacion për zbulimet e bëra në Durrës formojnë një grup.

Lexohet gjithë informacioni brenda grupit. Përzgjidhet, sistemohet e më pas një

përfaqësues i tij ua bën të njohur grupeve të tjera informacionin të ilustruar me pamje.

Kështu vazhdohet edhe me grupet e tjera.

Hapi III. Në klasë mund të ftohet një arkeolog, i cili do të flasë e diskutojë bashkë me

nxënësit rreth zbulimeve arkeologjike.

Nxënësit mbështetur në informacionin e sjellë dhe atë që kanë dëgjuar në klasë mund

t’i drejtojnë pyetje arkeologut.

Hapi IV. Mësuesi në përfundim të orës falënderon të ftuarit si dhe nxënësit për

informacionet e dhëna.

Tema:

Vështirësia:

Koha:

Përcaktori kallëzuesor

(ora e parë)

Niveli II

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë kujtojnë njohuritë e marra rreth kallëzuesit emëror.

gTë dallojnë përcaktorin kallëzuesor dhe rolin që luan ai në fjali.

gTë dallojnë saktë përcaktorin kallëzuesor të kryefjalës e të kundrinorit të drejtë.

gTë njohin foljet me të cilat lidhet përcaktori kallëzuesor.

131

Materiale e mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFletore pune 7.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Të kujtojmë njohuritë e marra.

Mësuesi drejton pyetjet:

- Ç’tregon kallëzuesi emëror?

- Si ndërtohet kallëzuesi emëror?

- Me se shprehet gjymtyra emërore e kallëzuesit emëror?

Shkruan në tabelë fjalinë:

Metoda e teknika mësimore

nStuhi mendimi.

nAnalizë koncepti.

nDiagram i Venit.

nDiskutim.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

A. Ky simbol është i bukur.

Rreth mbiemrit i bukur mësuesi/ja kërkon përgjigje, arsyetim, për pyetjet:

- Cilësinë e cilës gjymtyrë tregon mbiemri i bukur?

- Me cilën gjymtyrë tjetër lidhet mbiemri i bukur?

- Ç’funksion kryen? Pse?

Mësuesi këmbëngul që arsyetimi i nxënësve t’i çojë ata drejt përfundimit se:

- mbiemri (i bukur) tregon cilësinë e kryefjalës (ky simbol),

- lidhet me foljen jam (është), ku folja jam është këpujë,

- është i bukur - kallëzues emëror.

Hapi II. B. Shqyrtohet fjalia: Ky simbol i bukur është shpendi ynë kombëtar. Kërkohet

arsyetimi i nxënësve rreth funksionit që kryen mbiemri i bukur në këtë fjali.

- Cilën fjalë të GE përcakton mbiemri i bukur?

- Si lidhet me të?

- Ç’funksion kryen në këtë rast?

Hapi III. C. Për fjalinë: Ky simbol mbetet i bukur, nxënësit arsyetojnë si në dy fjalitë e

para, por edhe duke bërë krahasimin midis fjalisë së parë dhe të tretës. Në fund plotësojnë

Diagramin e Venit.

Kallëzues

emëror

lidhet me foljen

këpujë jam

Tregon cilësi të kryefjalës

edhe të kund. të drejtë tregon

cilësi lidhje të dyfishtë

lidhet me folje,

si: ndodhem, mbetëm,

gjendem, emërohem

përcaktori

kallëzuesor

Hapi IV. Mësuesi i kthen nxënësit në tekst, në f. 232, për të plotësuar më tej

informacionin për përcaktorin kallëzuesor rreth:

a. Veçorive të përcaktorit kallëzuesor të kundrinorit të drejtë.

b. Me se shprehet përcaktori kallëzuesor.

c. Ç’gjymtyrë e fjalisë është përcaktori kallëzuesor.

d. Foljet me të cilat lidhet përcaktori kallëzuesor.

Në rast se nxënësit nuk arrijnë të shpjegojnë, argumentojnë përmes shembujve të

dhënë në tekst, ndërhyn mësuesi.

Hapi V. Bëhet vlerësimi i orës. Detyrë: Ushtrimi 1, f. 233.

132

Tema:

Vështirësia:

Koha:

Përcaktori kallëzuesor

(ora e dytë)

Niveli II

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë kujtojnë njohuritë e marra rreth përcaktorit kallëzuesor.

gTë dallojnë përcaktorin kallëzuesor të kryefjalës e të kundrinorit të drejtë.

gTë shpjegojnë me se janë shprehur përcaktorët kallëzuesorë të kryefjalës e të

kundrinorit të drejtë.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

gTë kthejnë në funksion të kallëzuesorit të kryefjalës gjymtyrën mbiemërore të

kallëzuesit emëror duke zëvendësuar foljen këpujë jam.

Materiale e mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFletore pune 7.

Metoda e teknika mësimore

nPema e mendimit.

nAnalizë ushtrimesh.

nPunë e drejtuar.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Bëhet një përmbledhje e njohurive të marra një orë më parë. Mësuesi/ja kërkon

nga nxënësit të plotësojnë pemën e mendimit mbështetur në pyetjet e mëposhtme:

- Ç’është përcaktori kallëzuesor?

- Nga varet ai?

- Ç’lidhja ka (vendos) përcaktori kallëzuesor?

- Si e plotëson kuptimin e foljes? Po të kryefjalës e të kundrinorit të drejtë.

- Me se shprehet përcaktori kallëzuesor?

- Me cilat folje lidhet ai?

Pema e mendimit do të kishte këtë pamje:

Lidhet me foljet:

bëhem, dukem,

emërohem, quhem etj.

Gjymtyrë e dytë

e fjalisë.

Shprehet me:

Emër në trajtë të pashquar

GE

Mbiemër

Plotëson kuptimin

e kryefjalës e kund. të

drejtë si përcaktor.

Përcaktori

kallëzuesor

Kuptimin e foljes e

plotëson si

rrethanor.

Varet nga gjymtyrë

të shprehura:

- me folje,

- me emër.

Ka lidhje të dyfishtë.

Mbështetur në përgjigjet e nxënësve mësuesi/ja bën plotësimin në tabelë të pemës së

mendimit.

Hapi II. Të kthejmë njohuritë në shprehi. Punohen ushtrimet 2-9, f. 233.

Ushtrimi 2. Në punimin e këtij ushtrimi nxënësit mbështeten në detyrën e shtëpisë.

Lexohen përcaktorët kallëzuesorë dhe për secilin prej tyre tregohet lloji.

Ushtrimi 3. Pasi nxënësit të kenë dalluar përcaktorët kallëzuesorë të kryefjalës dhe

me se janë shprehur, ata shpjegojnë ndryshimin e tij me kallëzuesin emëror.

Ushtrimi 4. Për përcaktorët kallëzuesorë të kundrinorit të drejtë nxënësit, nisur nga

vendi që zënë në raport me kundrinorin e drejtë, shpjegojnë lidhjet e tyre dyfishe.

Ushtrimi 6. Nxënësit, pasi bëjnë zëvendësimin e foljes jam me folje të tjera, përcaktojnë

funksionin e mbiemrit madhështor në të dyja rastet duke argumentuar pse.

Ushtrimi 8. Para se nxënësit të ndërtojnë fjali me shprehjet frazeologjike të dhëna në

funksionin e kallëzuesorit të kryefjalës, të kujtojnë foljet me të cilat ai lidhet.

Mësuesi shfrytëzon edhe ushtrimet nga Fletorja e punës.

Vlerësohen nxënësit pas punimit të çdo ushtrimi.

133

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Tema: Tryeza e rrumbullakët (ora e parë)

Rubrika:

Të lexuarit

Vështirësia:

Niveli III

Koha:

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë parashikojnë vazhdimin e ngjarjes nisur nga titulli dhe fragmentet që lexohen.

gTë njihen me kuptimin e fjalëve të reja.

gTë plotësojnë hartën e tregimit për të dalluar kuptimet e tekstit.

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFletë pune: Harta e tregimit.

Metoda dhe mjete mësimore

nVeprimtari me lexim – mendim të

drejtuar (VLMD).

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja parashikon 5 vende të përshtatshme për të ndaluar, që të bien në

çaste që e mbajnë nxënësin pezull.

U shpjegohet nxënësve që do ta lexojnë tregimin pjesë –pjesë dhe u tërhiqet vëmendja

se është shumë e rëndësishme të mos ndalojnë përtej pikave të ndalimit. Ata do të

bëjnë parashikime dhe pastaj do të lexojnë për të vërtetuar parashikimet që kanë bërë.

134

Hapi II. Mësuesi/ja shkruan titullin e tregimit në tabelë “Tryeza e rrumbullakët” dhe pyet:

- Me cilin personazh historik e lidhni titullin e këtij tregimi?

- Ç’ngjarje parashikoni se do të ndodhë në këtë tregim? Pse mendoni kështu?

Lexohet fragmenti I nga “Dera e sallës... deri te ... A mund t’i gjesh?”.

Mësuesi/ja pyet:

- Çfarë i dhuroi Leodegrano mbretit Artur dhe çfarë i propozoi?

- Çfarë cilësish duhet të kishin kalorësit që të uleshin në tryezë?

- Çfarë ishte Merlinoja?

- A do t’i gjente ai kalorësit? Si do t’i gjente ata?

- Ku e mbështetni gjykimin tuaj?

Nxënësit bëjnë parashikimet e tyre.

Lexohet fragmenti II. “Merlinoja mbeti pak i çuditur... deri te ...Dëgjoni edhe diçka që

kam për t’ju thënë.”

Ballafaqohet parashikimi me atë që ndodh në të vërtetë. Ky ballafaqim realizohet pas

leximit të çdo ndarjeje.

- Pse ishte e vështirë të gjendeshin 100 kalorësit e Tryezës së Rrumbullakët?

- Pse konsiderohej privilegj ulja në Tryezën e Rrumbullakët?

- A ju çudit kërkesa e bariut që djalit të tij t’i jepej mundësia të ulej rreth Tryezës

së Rrumbullakët?

- Si mendoni ju, çfarë arsye e shtyu bariun për të bërë këtë kërkesë?

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Lexohet fragmenti III. “Dakord ... deri te... Merlinoja u drodh.”

Ballafaqimi - Arsyet që menduat ju a u përputhën me ato që tha bariu.

- A mendoni se cilësitë që kishte djali e bënin të denjë për të qenë kalorës?

- Pse u drodh Merlinoja? Çfarë i kujtoi atij emri Tor?

Lexohet fragmenti IV. “Afrohu ... deri te ...por me kusht që të mos takojë nënën dhe

babanë e tij.”

Ballafaqimi: - U përputh parashikimi juaj me atë që lexuat në këtë fragment?

- Cila ishte origjina e vërtetë e djalit të madh të bariut?

- Si ju duket kërkesa e Merlinos dhe si mendoni se do të veprojë djali?

Lexohet fragmenti V. “Arturi vështroi ...” deri në fund.

- A përfundoi historia ashtu si e parashikuat ju?

- A u habitët?

- Pse mbreti Artur theu rregullat dhe e pranoi Torin në Tryezën e Rrumbullakët?

Shënim: Mësuesi/ja të punojë me fjalët e reja në çdo ndarje të tekstit.

Hapi III. Nxënësve u jepet një veprimtari kurorëzuese, që ata të ngulitin më mirë kuptimet

e tekstit dhe të mund t’i shqyrtojnë ato. Kjo veprimtari quhet Harta e tregimit. Nxënësit

punojnë në çift.

Mësuesi/ja brenda mundësive mund ta fotokopjojë e ta shpërndajë fletën e punës në çdo bankë.

Shënim. Modeli është në fund të librit.

Tema: Tryeza e Rrumbullakët (ora e dytë)

Rubrika:

Të lexuarit

Vështrirësia: Niveli III

Koha:

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë listojnë rregullat për t’u pranuar në Tryezën e Rrumbullakët.

gTë shkruajnë kushtet që i vendosën njëri-tjetrit magjistari Merlin dhe Tori.

gTë gjykojnë nëse ishte i drejtë përjashtimi që u bë për pranimin e Torit në Tryezën e Rrumbullakët.

gTë gjejnë nuancat kuptimore të fjalës fisnik dhe kalorës në shprehjet e dhëna.

gTë tregojnë se ku ndihen më tepër të barabartë në një Tryezë të Rrumbullakët apo

tryezë të drejtkëndëshe.

135

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nTabela, shkumësa me ngjyra.

nFjalori i Gjuhës së Sotme

nShqipe (Botim 1980)

Metoda dhe teknika mësimore

nPema e mendimit.

nDiskutimi.

nPunë në grupe.

nOrganizues grafik. Klasifikimi i

rregullave të Tryezës së Rrumbullakët.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësimi nis me rubrikën: Të interpretojmë dhe vlerësojmë tekstin.

Ushtrimi 6. Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të listojnë rregullat për t’u pranuar në Tryezën

e Rrumbullakët. Nxënësit të tregojnë kujdes në listimin e tyre sipas rëndësisë.

Mësuesi/ja vizaton skemën e tryezës në tabelë, dëgjon nxënësit dhe vetë ata plotësojnë

njëri pas tjetrit rregullat që përmenden në gojëdhënë.

Hapi II. Mësuesi/ja nxit diskutimin e nxënësve. Drejton pyetjen:

- Nëse ju krijoni një Tryezë të Rrumbullakët, ku do të merren vendime të rëndësishme

për veprimtaritë tuaja, çfarë rregullash do të vendosni për të qenë pjesëtar i kësaj Tryeze.

Nxënësit ndahen në grupe. Secili grup harton rregulla. Një përfaqësues i lexon. Mësuesi

plotëson organizuesin grafik: Klasifikimi i rregullave të Tryezës së Rrumbullakët.

Modeli i fletës së punës

Klasifikimi i rregullave të Tryezës së Rrumbullakët

Çfarë rregullash duhet të plotësojë?

I. Rregulli ________________________________

Prova ___________________________________

II. Rregulli _______________________________

Prova ___________________________________

III. Rregulli ______________________________

Prova ___________________________________

136

Mësuesi plotëson organizuesin grafik në tabelë me rregullat që miratohen nga të gjitha

grupet. Në klasë mund të krijohet në mënyrë simbolike një Tryezë e Rrumbullakët

ku vetë nxënësit do të zgjedhin shokët që i plotësojnë rregullat, duke e shoqëruar

zgjedhjen e tyre me prova bindëse e argumentuese.

x

x x

x

Nxënësit e zgjedhur falënderojnë

x

shokët për vlerësimin.

x

x

x

Ushtrimi 7. Nxënësit do të shkruajnë kushtin që Merlinoja (jo mbreti Artur) i vuri Torit.

Merlini -... të mos takojë nënën dhe babanë.

Tori - Asnjëherë. Në qoftë se do të duhet të heq dorë...

Nxënësit argumentojnë arsyen pse kushti i vendosur nga Tori fitoi.

Ushtrimi 8.9. Nxënësit argumentojnë me shkrim pse u bë përjashtimi nga rregulli për

Torin që pranuan në Tryezën e Rrumbullakët. Më pas, duke përzgjedhur nga alternativat

e dhëna në ushtrimin 9, argumentojnë zgjedhjen e tyre: Fitojnë vetitë njerëzore.

Hapi III. Të studiojmë gjuhën e tekstit.

Ushtrimi 10 punohet nën drejtimin e mësuesit.

Për të dalluar nuancat kuptimore të fjalës fisnik dhe kalorës në shprehjet e dhëna

nxënësit ndihmohen nga Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe.

Fisnik-u ai që ka veti të larta morale, që është i ndershëm e zemërgjerë, bujar

(FGJSSH 1980, faqe 475.)

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Kalorës-i Ai që ka hipur në kalë. Ai që ecën me kalë. Ai që di të ecë e të vrapojë me kalë.

(Kuptimet e tjera të kërkohen në FGJSSH 1980/ faqe 767.)

Ushtrimi 11. Mësuesi u kërkon nxënësve të vizatojnë dy skica tryeze: një tryezë të

rrumbullakët dhe një tryezë drejtkëndëshe. Të tregojnë pozicionin e njerëzve që ulen

për të marrë vendime e më pas të argumentojnë pse ndihen të barabartë kur ulen rreth

një tryeze të rrumbullakët. Nxënësit punojnë në çift.

Hapi IV. Vlerësimi i orës së mësimit.

- Si u ndjetë: i interesuar, i përfshirë, i kontrolluar apo i painteresuar?

- Ç’lloj të menduari bëtë: gjetët ide kryesore, patë gjërat e rëndësishme në

thellësi, bëtë interpretime dhe i mbështetët me arsyetimet tuaja?

- Çfarë do t’ju mbetet nga ky mësim.

informacioni, ide të rëndësishme apo shprehi të të menduarit kritik?

Tema:

Rubrika:

Vështirësia:

Koha:

Kështjella (ora e parë)

Të lexuarit

Niveli III

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë lexojnë tregime me temë nga lufta e popullit tonë kundër pushtimit osman.

gTë lexojnë me qëllim që të zbërthejnë kuptimin e përmbajtjes së tregimit.

gTë pasurojnë fjalorin me fjalë e shprehje të panjohura të një fushe të caktuar.

gTë ritregojnë bukur gjendjen shpirtërore të kështjellarëve.

gTë dallojnë të dhënat kryesore në hyrje, zhvillim dhe mbyllje të tregimit.

gTë ritregojnë me shkrim fragmentin “Kështjella”.

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nTabela.

nShkumësa me ngjyra.

Punë parapërgatitore:

Fletë pune. Harta semantike

Metoda dhe teknika mësimore

nHarta semantike.

nDiagrami i Venit shkak – pasojë.

nDiskutim.

nPunë në çift.

137

Ç’pamje ka?

Sinonimi i saj Kështjella Ç’funksion kryen?

Përmendni emra kështjellash.

Personazhe historike, emrin e të cilit mban kështjella.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me titullin e pjesës “Kështjella”, të cilën e shkruan në

tabelë. U bën të njohur nxënësve autorin si dhe romanin nga është shkëputur fragmenti

dhe temën e tij.

Më pas mësuesi vizaton në tabelë Hartën semantike të fjalës kështjellë. U kërkon

nxënësve ta plotësojnë në çift, në fletore. Nxënësit punojnë qetësisht rreth 5 minuta.

Mësuesi/ja plotëson Hartën semantike me përgjigjet e nxënësve.

Hapi II. Udhëzohen nxënësit të lexojnë fragmentin “Kështjella” në f. 94.

Nxënësit lexojnë në heshtje. Nënvizojnë fjalët e panjohura, mësojnë kuptimin e fjalëve

të nënvizuara te fjalori i tekstit. Për fjalët që nuk u dinë kuptimin dhe nuk shpjegohen në

fjalor, kërkojnë ndihmën e mësuesit.

Hapi III. Kalohet tek rubrika: Të kuptojmë përmbajtjen.

Ushtrimi 1. Për t’i dhënë përgjigje pyetjes, nxënësit rikthehen në tekst. Mësuesi/ja i

orienton nxënësit te tre paragrafët e parë.

Ushtrimi 2. Nxënësit punojnë në çift. Ata rikthehen në tekst nga paragrafi i fundit i

faqes 94 deri te paragrafi I, i faqes 96. Nxënësit nënvizojnë çdo veprim të kalit. Lexohen

nga 2-3 nxënës. Nxënësit e tjerë plotësojnë njëri-tjetrin.

Ushtrimi 3. Ky ushtrim realizohet përmes Diagramit të Venit shkak – pasojë, të cilin

mësuesi/ja e vizaton në tabelë. Komenti që ushtarët u bënin veprimeve të kalit del në

bashkëbisedimin f. 94.

Ushtarët vëzhgonin me kujdes veprimet e kalit. Ndiqnin plot kërshëri e shqetësim çdo lëvizje të tij.

Shpjegoni shkaqet dhe pasojat e çdo lëvizjeje. Ky Diagram plotësohet me përgjigjet e nxënësve.

Shkaku I

Ka etje, e kanë lënë pa ujë.

Shkaku II

I kanë dhënë elb me kripë

Ngjarja

zbulimi i ujësjellësit

Pasoja I

Godet tokën me patkonj.

Pasoja II

Nxjerr shkumë nga goja etj.

138

Ushtrimi 4. Fillimisht nxënësit përqendrohen në f. 96, fragmenti i fundit, në të cilin

pasqyrohet gjendja shpirtërore e kështjellarëve. Mësuesi/ja kërkon nga nxënësit të

ritregojnë bukur këtë fragment duke e kthyer nga veta I shumës, në vetën I njëjës.

Ai / Ajo i orienton nxënësit:

- Mendoni sikur ju jeni një nga kështjellarët që po ndiqni me vëmendje veprimet

e kalit. Paraqitni gjendjen tuaj shpirtërore gjatë vëzhgimit të ngjarjes. Për

ritregimin mbështetuni tek fragmenti III, f. 96, paragrafi... P.sh.:

Gjatë kohës që kali vërtitej, unë ndiqja me gjak të ngrirë…

Nxënësit mund të shtojnë dhe fjalë të tjera që tregojnë ankthin dhe emocionin e tij.

Dëgjohen 2-3 nxënës. Vetë nxënësit bëjnë vlerësimin e ritregimit më të mirë.

Ushtrimi 5. Fillimisht nxënësit në çift kujtojnë skemën që kanë mësuar një vit më

parë. Dëgjohen përgjigjet e nxënësve, ndërsa mësuesi/ja e vizaton në tabelë.

Ritregimi i një ngjarjeje të lexuara

Hyrje

Zhvillim

Mbyllje

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Udhëzon nxënësit të jenë të vëmendshëm ndaj paragrafëve, të fiksojnë të dhënat

kryesore dhe fjalët kyçe në dialogë. U kujton nxënësve elementet e subjektit:

Në hyrje paraqiten të dhëna që lidhen me kohën dhe mjedisin ku zhvillohet ngjarja si

dhe disa hollësi të tjera.

Në zhvillim paraqiten gjëra që kanë lidhje me temën.

Në mbyllje… nxënësit vazhdojnë ta plotësojnë se në të jepet përfundimi i ngjarjes.

Nxënësit do të shkruajnë për hyrjen të dhënat më të rëndësishme, prezantuese.

Diskutohen, mbahen shënime, korrigjohen, kështu vazhdohet për çdo element të

subjektit, hyrjen, zhvillimin e mbylljen.

Sugjerim: Nëse koha është e pamjaftueshme, nxënësit e vazhdojnë këtë detyrë në

shtëpi. Ata, pasi kanë vjelë informacionin e duhur, shkruajnë përmbledhjen e saj në fletore.

Hapi IV. Bëhet vlerësimi i pjesëmarrjes së nxënësve në diskutim, sipas tabelës.

Tema:

Rubrika:

Vështirësia:

Kështjella (ora e dytë)

Të lexojmë

Niveli III

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë shpjegojnë se ç’tregon përdorimi i dialogut ndërmjet:

a. personazheve konkrete.

b. personazheve të panjohura nga turma.

gTë ilustrojnë duke u mbështetur në tekst zhvendosjen e autorit nga kampi armik

në bedenat e kështjellës.

gTë gjejnë foljet kyçe që tregojnë veprimet që bën kali rreth kështjellës.

gTë dallojnë figurat letrare: krahasime e epitete e të shpjegojnë kuptimin e tyre.

gTë përcaktojnë kuptimin e tyre.

gTë përcaktojnë vetën në të cilën janë shkruar dy pjesët e tregimit.

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nShkumësa me ngjyra.

Metoda e teknika mësimore

nPunë në dyshe.

nPemë mendimi.

nDitar dypjesësh.

nDiskutim.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësimi nis me rubrikën: Të vlerësojmë e interpretojmë tekstin.

Ushtrimi 6. Nxënësit punojnë në dyshe për të listuar se çfarë do të thoshte gjetja e ujësjellësit për:

Ujësjellësi

Tursun Pashën Kështjellarët

139

- fitore e luftës - disfatë, dorëzim etj.

- pushtim kështjellës etj.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Njëri nga nxënësit lexon duke argumentuar çdo listim të bërë. Mësuesi/ja plotëson

në tabelë skemën.

Ushtrimi 7. Nxënësit rikthehen në tekst për të vëzhguar me kujdes momentet më të

rëndësishme ku çdo veprim i kalit shkakton emocion te kështjellarët e tek ushtarët

turq dhe ky e emocion përcillet tek unë si lexues.

Kjo gjendje emocionale mund të paraqitet përmes boshtit të ndjenjave:

Gëzim

Frikë

Ndalon

Kështjellarët

Tursun Pasha

Shpresë

Shpresë

n

n

Vrapon

n

Kali

Ankth

Ankth

Vrapon

Zhgërryen

Trishtim

Shpresë

Frikë

Ndalon

Lumturi

Ushtrimi 8. Nxënësit punojnë në ditarin dypjesësh për realizimin e këtij ushtrimi:

Fjalia

Gjergji është atje poshtë midis tyre…

Shpjegimi

U lihet kohë nxënësve, deri në 5 minuta, për të plotësuar tabelën. Lexohen disa prej

punimeve të tyre. Nxënësit plotësojnë përgjigjet e njëri-tjetrit.

Hapi II. Kalohet në rubrikën: Të studiojmë gjuhën e tekstit.

Ushtrimi 9. Nxënësit përcaktojnë vetën në të cilën është shkruar secila pjesë duke

argumentuar efektin që ka kjo te lexuesi.

Ushtrimi 10. 1. Nxënësit përqendrohen te pjesa e parë e ngjarjes që, nëpërmjet

dialogëve të tyre të dallojnë personazhet:

a. konkrete : Tursun Pasha b. ushtarët turq.

Skënderbeu kështjellarët

140

2. Kërkesa e dytë e ushtrimit tërheq vëmendjen e nxënësve për të shpjeguar

mungesën e dialogut në pjesën e dytë.

Ushtrimi 12. Për të ilustruar këndvështrimin e autorit nga dy pozicione të ndryshme

nxënësit rikthehen në tekst, nënvizojnë e më pas lexojnë. P.sh.:

a. Autori i vendosur brenda kampit të huaj.

Turma e drobitur nga dielli u gjallërua. Ndihen zëra, fjalë…

… Ndërkaq, mbi muret e larta midis bedenave, filluan të dilnin njëri pas tjetrit

kështjellarët…

b. Autori brenda në kështjellë:

… Më në fund ujin na e prenë.

Ushtrimi 13. Për realizimin e këtij ushtrimi nxënësit mbështeten në ushtrimin 2 të

punuar në rubrikën Të kuptojmë përmbajtjen, ku ata kanë nënvizuar veprimin që

kryen kali rreth kështjellës.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Ushtrimi 14. Nxënësit nënvizojnë në tekst, plotësojnë tabelën e më pas lexojnë

figurat letrare që ka përdorur shkrimtari në pjesën e dytë.

Epitet Krahasim

Nata e zezë

si një mallkim

Në shpjegimin e kuptimit të tyre le të përfshihen sa më shumë nxënës.

Ushtrimi 15. Nxënësit japin mendimet e veta rreth përdorimit të epitetit i bardhë

(kali), por në fund mësuesi le të arrijë bashkë me ta në një përfundim.

Ushtrimi 16. Përgjigja e dhënë në pikën a të ushtrimit 10.

Bëhet vlerësimi i nxënësve.

Detyrë shtëpie: Të mësohet përmendsh një pjesë që zgjidhet nga

vetë nxënësi.

Tema:

Rubrika:

Vështirësia:

Koha:

Udhëzuesi turistik

Të shkruajmë

Niveli IV

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë grumbullojnë informacione historike, gjeografike e kulturore mbi vendlindjen ose

vendin ku banojnë.

gTë sjellin informacione të shoqëruara me pamje mbi pikat turistike të vendlindjes.

gTë përgatitin një udhëzues turistik (guidë) për qytetin e tyre të lindjes ose atë ku banojnë.

gTë vlerësojnë udhëzuesin më të mirë turistik.

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nGuida turistike të qyteteve të ndryshme.

nFotografi, informacione historike,

gjeografike e kulturore të vendeve të

ndryshme turistike në mbarë Shqipërinë.

nGërshërë.

nNgjitëse.

nFletë formati.

nModel guide turistike e qytetit të Tiranës.

Metoda dhe teknika mësimore

nPunë me grupe.

nKonkursi.

141

Punë parapërgatitore: Ndahen nxënësit në grupe, jo më të mëdha se 6 nxënës.

Jepet detyra për secilin nxënës brenda grupit. Mësuesi të marrë parasysh kohën që u

duhet nxënësve për të përgatitur materialet që u kërkohen.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Nxënësi 1. Të grumbullojë informacion historik mbi vendlindjen, (rrethin) e tij ose të vendit ku banon.

Nxënësi 2. Të grumbullojë informacion mbi pozitën gjeografike, klimën, numrin e banorëve.

Nxënësi 3. Të grumbullojë informacione të shoqëruara me pamje mbi pikat turistike të vendlindjes.

Nxënësi 4. Pamje dhe informacione mbi objektet më të rëndësishme të vendlindjes.

Nxënësi 5. Turizmi kulturor.

Nxënësi 6. Programi.

Zhvillimi i mësimit:

E gjithë ora e mësimit do të zhvillohet në dy faza.

Faza I. Të gjitha grupet kanë grumbulluar materialet e nevojshme gjatë kohës që u

ishte lënë në dispozicion për të përgatitur një udhëzues turistik për vendlindjen e tyre.

Nxënësit vendosin mbi bankë gjithë materialin e mbledhur.

Secilit grup i jepet një model udhëzuesi turistik, mbi bazën e të cilit ata do të mbështeten

për të hartuar udhëzuesin e tyre.

Më poshtë po japim një model të një udhëzuesi turistik për qytetin e Tiranës.

Secili grup punon për të shkruar udhëzuesin e tij turistik.

Faza II. Grupet tashmë e kanë përfunduar punën e tyre. Udhëzuesit turistikë janë gati.

Mësuesi zhvillon një konkurs për të zgjedhur punimin e hartuar më bukur e në mënyrë

sa më interesante. Zgjidhen anëtarët e jurisë (nxënësit mund të merren nga klasat e tjera

paralele, për të qenë sa më objektivë në vlerësimin e tyre). Përfaqësues nga secili grup prezanton

udhëzuesin e tij, të cilën më pas e afishon në muret e klasës ose në tabelë.

Në fund juria shpall fitues grupin që ka punuar më mirë, duke mos harruar të falënderojë

të gjithë nxënësit për përkushtimin në realizimin dhe hartimin e udhëzuesit turistik për

qytetin/fshatin e tyre.

142

Tirana

Tirana është themeluar në 1614 nga Sulejman Pasha me origjinë nga Mulleti.

Është kryeqyteti i Shqipërisë që nga viti 1920. Në fillim të shekullit XVIII njohu

zhvillimin e tij si qytet. Sot nuk është vetëm qyteti më i populluar, por edhe një nga

qendrat më të rëndësishme ekonomike dhe politike në vend.

Tirana ndodhet 110 m mbi nivelin e detit. Temperaturat mesatare vjetore janë:

në korrik + 24°C dhe në janar + 7°C. Në vit bien rreth 1200 mm shi.

Sipërfaqja e qytetit të Tiranës është 31 km², ndërsa sipërfaqja e gjithë rrethit

është 12.88 km². Lartësia mesatare e fushës së Tiranës është 521 m, 2 majat më

të larta janë Mali i Dajtit me 1612 m dhe Mali me Gropa me 1828 m.

Ka një popullsi prej rreth 800.000 banorë.

Në qendër të sheshit “Skënderbe” ndodhet Kulla e Sahatit, 35 m e lartë, ndërtuar

më 1830. Pallati i Kulturës, Teatri i Operës dhe Baletit, Biblioteka Kombëtare

ndodhen afër sheshit kryesor. Në Tiranë ndodhen gjithashtu edhe shumë

institucione politike, ekonomike dhe kulturore të rëndësishme, si: Presidenca,

Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Ministritë e ndryshme, Muzeu Historik

Kombëtar, Muzeu i Shkencave Natyrore, Muzeu Arkeologjik, Galeria e Arteve

Figurative, Qendra Ndërkombëtare e Biznesit, Pallati i Kongreseve, Universiteti

Politeknik etj. Tirana është e famshme për gjelbërimin e saj dhe verën e gjatë.

Deti Adriatik dhe Mali i Dajtit janë afër qytetit.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Liqeni Artificial ndodhet në Jug të qytetit.

Pikat Turistike të qytetit të Tiranës janë: Mali i Dajtit, Kalaja e Petrelës, fshati Ibë, Liqeni Artificial.

Mali i Dajtit është një nga pikat më të bukura që të afron një pamje të

mrekullueshme të qytetit të Tiranës.

Kalaja e Petrelës ndodhet 12 km nga Tirana dhe daton në shekullin IV para

Krishtit. Formën e saj aktuale e mori në shek XIII nën sundimin e Topiajve dhe më

vonë kaloi pronë e familjes së Kastriotëve.

Programi i udhëtimit (Dy ditë nëpër Tiranë)

Dita e parë:

- Arritja në Tiranë, takimi me organizatorët e udhëtimit dhe rregullimi (akomodimi) në hotel.

- Shijoni darkën e mirëseardhjes në Kalanë e Petrelës. Kjo kala është e ndërtuar

mbi një kodër shkëmbore, nga e cila mund të shijoni një pamje të mrekullueshme.

- Fjetja në Tiranë.

Dita e dytë.

- Pas mëngjesit një udhëtim i shkurtër nëpër Tiranë. Vizitë në institucionet më

të rëndësishme dhe ndërtesat e ndryshme me vlera historike,

P.sh.: Dy koleksionet më të mëdha arkeologjike: në Muzeun Historik Kombëtar

dhe Muzeun Arkeologjik në Tiranë.

- Në mesditë: Udhëtimi për në Malin e Dajtit me teleferik për të shijuar një

pamje e qytetit të Tiranës nga lart.

- Dreka në një restorant, lokal të vendit (Dajtit).

- Darka dhe fjetja në Tiranë.

Tema:

Vështirësia:

Koha:

Kundrinori i drejtë

Niveli III

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë kujtojnë njohuritë e marra për kundrinorët.

gTë dallojnë kundrinorin e drejtë në fjali.

gTë dallojnë pjesën e ligjëratës nga e cila varet kundrinori i drejtë.

gTë shndërrojnë foljet nga veprore në joveprore dhe të dallojnë ndryshimet që pëson

kundrinori i drejtë në fjali.

gTë bëjnë krijime letrare ku të përdorin kundrinorë të drejtë të shprehur me emër, GE, përemër.

143

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nTabakë letre ku shkruhet informacioni

mbi kundrinorët.

nTabela, shkumësa me ngjyra.

nLapsa me ngjyra.

nFletore.

Metoda dhe teknika mësimore

nTabela e koncepteve.

nDiskutim.

nPema e mendimit.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Punë parapërgatitore: Mësuesi/ja shkruan në tabak letre fragmentin që përmban

kundrinorë të llojeve të ndryshme, të cilin e ngjit në tabelë në momentin e duhur.

... Kali u ndal në dy - tre vende e goditi tokën me potkonj duke ngritur një re të madhe.

Nuk kaluan shumë çaste kur ai iu sul gardhit fare vetëm. Ai e pa atë nga larg. Papritur

kali qëndroi, uli turirin në tokë, zhgërreu baltën me të.

144

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me temën e re të mësimit.

Vizaton në dërrasë Tabelën e koncepteve, e cila do t’i ndihmojë nxënësit të kujtojnë njohuritë e marra.

Ç’është

kundrinori?

Gjymtyrë e

dytë e fjalisë

Ç’tregon ai? Cilat janë

llojet e tij?

KD

KZHD

parafjalë

me

pa

Me se

shprehet?

Ku ndryshojnë

nga njëri-tjetri?

Me ç’pyetje

gjendet?

Kë? Cilën?

U lihet nxënësve në dispozicion rreth 3 - 4 minuta për t’u menduar.

Tabela e koncepteve plotësohet nga mësuesi/ja me përgjigjet e dhëna nga nxënësit.

Mësuesi/ja bën përmbledhjen e njohurive të marra, i përgëzon nxënësit për

qëndrueshmërinë e njohurive.

Hapi II. Ndërtimi i njohurive. Në këtë hap mësuesi/ja vendos në tabelë, tabakun e bardhë

ku ka shkruar fjali që përmbajnë kundrinorë të shprehur me emër, përemër, GE.

(Në pamundësi, mësuesi/ja kërkon prej nxënësve të ndërtojnë fjali me kundrinorë të

drejtë të shprehur me emër, përemër, GE, të cilat i shfrytëzon për ndërtimin e njohurive të reja.

Ai/Ajo dëgjon me vëmendje nxënësit, përzgjedh fjalitë dhe i shkruan ato në tabelë.

Vlerëson saktësinë dhe shumëllojshmërinë e shembujve të dhëna nga nxënësit.

Mësuesi/ja kërkon prej nxënësve të dallojnë kundrinorët, nënvizon me blu KD dhe të

kuq KZHD me dhe pa parafjalë.

Mësuesi përqendrohet te shembujt ku ka kundrinorë të drejtë. Ai/Ajo kërkon nga nxënësit: të

dallojnë kallëzuesin në fjalitë ku ka kundrinorë të drejtë e më pas nxit diskutimin me anë të pyetjeve:

- Me ç’pyetje e gjetët kundrinorin e drejtë? (Shkruhet pyetja mbi gjymtyrën që u drejtua).

- Cilës gjymtyrë ia drejtuat?

- Çfarë tregon kundrinori i drejtë?

- Me çfarë shprehet ai?

- Ç’gjymtyrë e fjalisë është kundrinori i drejtë? Është i domosdoshëm ai?

Përpiquni ta hiqni. Çfarë vutë re?

- Cili është rendi i kundrinorit të drejtë në fjali?

- Në cilën rasë është emri në funksionin e kundrinorit të drejtë? Po trajta e

shkurtër e përemrit vetor?

Hapi III. Mësuesi/ja dëgjon me vëmendje nxënësit dhe ndërkohë plotëson në tabelë

pemën e mendimit të kundrinorit të drejtë.

Gjymtyrë e dytë e fjalisë

është i domosdoshëm

Kundrinori

i drejtë

tregon se mbi kë bie veprimi i shprehur nga folja.

gjendet në pyetjet kë?, çfarë?, cilën? etj.

shprehet me emër, përemër, GE.

trajta e shkurtër e përemrit vetor në rasë kallëzore.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Mësuesi/ja vazhdon ta plotësojë pemën e mendimit me koncepte të reja që do të dalin më pas.

Hapi IV. Mësuesi/ja orienton nxënësit të kthejnë në formën joveprore foljen zhgërreu

të fjalisë: Kali zhgërreu baltën.

Çfarë ndryshimesh ndodhën në fjali? Po kundrinori i drejtë (baltën) ç’pësoi kur folja e

fjalisë u kthye nga veprore në joveprore?

Të gjithë shndërrimet paraqiten në tabelë.

Folja zhgërreu u zhgërrye (FJV)

KD – (baltën) Kryefjalë (balta)

Kr. – (kali) KZHDP (nga kali)

Në këtë hap mësuesi/ja udhëzon nxënësit të hapin librin në f. 237, te Ushtrimi 8, i cili

i ndihmon nxënësit të ushtrohen më shumë për njohuritë që sapo morën.

Hapi V. Të kthejmë në shprehi njohuritë e marra.

Nxënësit punojnë ushtrimet 1, 2, 3 (kërkesa e të cilave realizohet në tabelën e dhënë).

Mësuesi/ja u jep nxënësve kohë të mjaftueshme 8 – 10 minuta.

Dëgjon përgjigjet e nxënësve e më pas plotëson tabelën e mëposhtme.

KD

dhinë

lëvizjen

Me çfarë shprehet?

Emër

Emër

Është i domosdoshëm

Po

Gjymtyra që plotëson

Folja

Hapi VI. Vlerësimi i orës së mësimit. Në këtë etapë mësuesi/ja u kërkon nxënësve të thonë

mendimet e tyre rreth mësimit, sipas skemës së paraqitur te mësimi Tryeza e Rrumbullakët (ora II)

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 5, faqe 237.

Tema:

Vështirësia:

Koha:

Kundrinori i zhdrejtë

Niveli III

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë njohin kundrinorin e zhdrejtë me dhe pa parafjalë.

gTë dallojnë me se shprehet kundrinori i zhdrejtë me dhe pa parafjalë.

gTë dallojnë pjesët e ligjëratës nga të cilat varet kundrinori i zhdrejtë me dhe pa parafjalë.

gTë përdorin saktë në fjali kundrinorin e zhdrejtë.

145

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFletë pune që përmban fjali

me kundrinor të zhdrejtë.

nLapsa me ngjyra.

nTabela dhe shkumësa me ngjyra.

Metoda dhe teknika mësimore

nLexim dhe pyetje.

nPunë në çift.

nOrganizues grafik.

Punë parapërgatitore: Mësuesi/ja përgatit një fletë pune të ndarë në dy pjesë.

Në pjesën e parë shkruhen fjalitë që përmbajnë kundrinor të zhdrejtë pa parafjalë.

Në pjesën e dytë fjalitë me kundrinor të zhdrejtë me parafjalë.

Fleta e punës do të përmbajë pyetjet që do të ndihmojnë nxënësit për ndërtimin e njohurive.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Kjo fletë pune fotokopjohet dhe shpërndahet në çdo bankë, nxënësit punojnë në çift.

Në pamundësi fotokopjimi, mësuesi/ja e shkruan në një tabak të bardhë letre ose në

tabelë. Kjo punë përgatitore e ndihmon dhe e lehtëson mësuesin nga ngarkesa e informacionit

dhe i jep mundësi nxënësit të punojë një pjesë të mirë të ushtrimeve në tekst.

Modeli i fletët së punës:

I besoj mikut.

Këta libra nxënësit do t’ia dhurojnë mësuesit për 7 Marsin.

Pjesën më të madhe të hapësirës e zinte portokalli, të cilit i ngjiteshin degët mbi çati.

Disave nuk u kishte ardhur njoftimi.

Juria i dha çmimin e parë fituesit të festivalit “Kënga Magjike”.

1. Qarkoni me blu kallëzuesin.

2. Nënvizoni me vijë të lakuar të kuqe kundrinorin e zhdrejtë pa parafjalë.

3. Ç’pyetje i drejtuat kallëzuesit për të dalluar kundrinorin e zhdrejtë pa parafjalë?

Vendoseni atë në fund të çdo fjalie.

4. Me cilën lidhet drejtpërdrejt kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë? Në cilën formë është ajo?

5. Me çfarë është shprehur kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë?

6. Cili është rendi i kundrinorit të zhdrejtë pa parafjalë në fjali?

7. A është gjymtyrë e domosdoshme në fjali? Provoni ta hiqni, çfarë vini re?

8. Ç’veçori dalluese ka kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë?

9. Në cilën rasë është kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë i shprehur me emër, po

trajta e shkurtër?

Kur filloi nga puna, u ndje i lumtur.

Ariani u habit nga vizita e papritur e të vëllait.

Sapo u ngjit atje lart, zuri të lëkundej dheu me gjithë gurë e drurë.

Qeniet e gjalla nuk rrojnë pa ujë.

Ne udhëtonim me kalë.

Këto i kemi ndërtuar për veten tonë dhe për brezat e ardhshëm.

Ai luante gjithmonë me të.

146

1. Qarkoni me blu kallëzuesin.

2. Nënvizoni me vijë të lakuar të kuqe kundrinorin e zhdrejtë me parafjalë.

3. Ç’gjymtyrë e fjalisë është ai?

4. Ç’pyetje i drejtuat kallëzuesit për të dalluar kundrinorin e zhdrejtë me parafjalë.

Vendoseni atë në fund të çdo fjalie.

5. Me cilën gjymtyrë lidhet drejtpërdrejt?

6. Me çfarë është shprehur kundrinori i zhdrejtë me parafjalë?

7. Në cilën rasë janë emrat me parafjalë të nënvizuar nga ju.

8. Në cilën formë janë foljet e qarkuara.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Njihen nxënësit me temën e re, të cilën mësuesi e shkruan në tabelë.

Shpërndahen fletët e punës në çdo bankë. Nxënësit punojnë në çift.

Hapi II. Orienton nxënësit t’i shohin me kujdes fjalitë, fillimisht ato të shkruara në

pjesën e parë (ku janë dhënë shembujt me kundrinor të zhdrejtë pa parafjalë) e t’u

përgjigjen pyetjeve të dhëna nga mësuesi/ja. Kështu vazhdohet dhe me pjesën e dytë,

ku janë dhënë shembuj me kundrinorë të zhdrejtë me parafjalë.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Hapi III. Nxënësit punojnë qetësisht. U lihet nxënësve një kohë e mjaftueshme e

planifikuar për të dyja pjesët e dhëna në fletën e punës.

Hapi IV. Mësuesi/ja kërkon të marrë përgjigje për çdo pyetje të shtruar për diskutim

dhe me plotëson Organizuesin grafik: Kundrinori i zhdrejtë. Fillimisht plotëson organizuesin

grafik, kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë e më pas atë me parafjalë.

Kundrinori

i zhdrejtë

Kundrinori i

zhdrejtë pa

parafjalë

Kundrinori i

zhdrejtë me

parafjalë

Ç’gjymtyrë e

fjalisë është?

Gjymtyrë e dytë

Me cilën

gjymtyrë lidhet

drejtpërdrejt?

Me folje të

formës veprore

e jo veprore

Me ç’pyetje

gjendet?

Kujt?, Cilit?,

Cilës?, Cilëve?,

Cilave?

Me çfarë

shprehet?

emër, GE,

përemër

Tr. e shkurtër

Në cilin

grup bën

pjesë?

Grupi

foljor

Cili është

rendi i tij?

I lëvizshëm

Kjo tabelë i ndihmon nxënësit të përmbledhin njohuritë e marra për kundrinorin e zhdrejtë

e për t’u ushtruar më pas në ushtrimet e dhëna në tekst. Mësuesi/ja këshillon nxënësit të

jenë më të kujdesshëm për të bërë dallimin ndërmjet kundrinorit të zhdrejtë dhe rrethanorit,

me të cilin mund të ngatërrohet.

Hapi V. Të kthejmë në shprehi njohuritë e fituara.

Nxënësit punojnë ushtrimet 1, 3, 6, 7. Në ushtrimin 1 nxënësit fillimisht nënvizojnë

foljet e më pas drejtojnë pyetjet për të dalluar kundrinorin e zhdrejtë. Ushtrimi 3. Nxënësit

plotësojnë më tej tabelën me kundrinor të zhdrejtë me dhe pa parafjalë, e cila është

plotësuar në fletore një orë më parë vetëm me kundrinor të drejtë.

Ushtrimi 6. – Fillimisht nxënësit qarkojnë foljen,

- shkruajnë pyetjet,

- nënvizojnë kundrinorët me ngjyra të dallueshme, sipas llojit,

- vendosin në kuadrat parafjalën e kundrinorit të zhdrejtë, shkruajnë rasën e saj,

- qarkojnë trajtën e shkurtër të kundrinorit të zhdrejtë.

Mësuesi/ja tregohet i vëmendshëm gjatë punimit të ushtrimeve. Nxit nxënësit të

korrigjojnë njëri-tjetrin atje ku gabohet.

Hapi VI. Si do të vlerësohet ora e mësimit:

- Nga pjesëmarrja e nxënësve në punë në çift e të pavarur.

- Nga dhënia e përgjigjeve të sakta e të plota.

- Nga shkalla e përvetësimit të njohurisë së re.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 9, f. 237.

147

Tema:

Rubrika:

Vështirësia:

Koha:

Mara (ora e parë)

Të lexojmë

Niveli II

45 minuta

Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë.

gTë lexojnë për të veçuar në tekst informacionin e kërkuar nga pyetjet.

gTë lexojnë me vëmendje për të përdorur informacionin e tekstit në ritregim.

gTë tregojnë ngjarjen mbështetur në skemën e ritregimit të një pjese.

gTë vlerësojnë aftësitë e tregimtarit më të mirë.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Materiale e mjete mësimore

nTeksti “Gjuha shqipe 7”.

nTabak i bardhë.

nShkumësa me ngjyra.

Metoda e teknika mësimore

nLexim iI drejtuar.

nRitregimi.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Njihen nxënësit me temën e re, e cila shkruhet në tabelë nga mësuesi. U bëhet

i njohur libri prej nga është shkëputur pjesa si dhe autori i tij.

Hapi II. Mësuesi/ja shkruan pyetjet në tabelë (ose i ka shkruar më parë në një tabak të

cilin e vendos në tabelë).

U kërkohet nxënësve të lexojnë me vëmendje pjesën për t’i dhënë përgjigje pyetjeve

të shtruara. Gjatë leximit çdo fjali ose fragment që është përgjigje e pyetjes ngjyroset

me ngjyrë të njëjtë me ngjyrën e numrit rendor të pyetjes. P.sh.:

Numri i pyetjes së parë – njëshi - shkruhet me të kuqe, me të njëjtën ngjyrë në tekst

ngjyroset edhe përgjigja e saj.

Pyetjet e shtruara për të kuptuar përmbajtjen e pjesës:

1. Për çfarë iu lut Mara në mëngjes zogëzës kryezezë?

2. Cila ishte gjendja shpirtërore e Marës gjatë udhëtimit midis osmanëve?

3. Nëpër cilat vende kaloi Mara?

4. Pse Ballaban Badheri ndaloi kalin?

5. Çfarë ndjeu ai kur dëgjoi krakëritjen e korbit?

6. Ç’bëri Mara kur dëgjoi klithmën e zogëzës kryezezë?

7. Çfarë i tha Nik Peta Ballabanit?

8. Çfarë u kërkoi Ballabani osmanëve?

9. Ç’bëri Mara që i tmerroi armiqtë?

Hapi III. Nxënësit kujtojnë skemën e ritregimit të përmbajtjes, të cilës mësuesi/ja e

vizaton në tabelë.

Ritregimi

148

Ku? Kur? Kush? Çfarë? Pse? Si?

Hapi IV. Ritregohet pjesa e lexuar me ndërprerje nga një nxënës tek tjetri. Nis ritregimin

nxënësi i parë mbështetur në skemën e ritregimit duke shfrytëzuar nënvizimet e bëra

gjatë leximit. Në një moment të caktuar mësuesi/ja ndërpret rrëfimin e tij duke i kërkuar

një nxënësi tjetër të vazhdojë. Kështu veprohet deri në përfundim të ritregimit të ngjarjes.

Është mirë që të mos bëhen më shumë se katër ndërprerje.

Në fund të ritregimit të pjesës mësuesi/ja drejton pyetjen e përbashkët për secilin

nxënës që ritregon përmbajtjen:

- Gjatë kohës që t’i ritregove ngjarjen, cilave pyetje u dhe përgjigje?

Mësuesi përpiqet që përmes pyetjeve të skemës të veçojë: vendin, kohën, personazhet,

ngjarjen që shtjellohet, pse ndodh kjo ngjarje dhe përfundimin.

Hapi V. Në mbylljen të orës vetë nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Tema:

Rubrika:

Vështirësia:

Koha:

Mara (ora e dytë)

Të lexojmë

Niveli III

45 minuta

Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë japin mendimin e tyre, rreth veprimit të babait të Marës duke e argumentuar atë.

gTë zbulojnë arsyet e ndryshimit të gjendjes shpirtërore të Marës gjatë zhvillimit të

ngjarjes. (në fillim, në mes, në fund).

gTë dallojnë cilësitë e Nik Petës e të Marës.

gTë gjejnë fjalët kyçe me të cilat jepet natyra e dhunshme e Ballabanit.

gTë shkruajnë me fjalë të tjera shprehjet e veçuara nga teksti.

gTë gjejnë shprehjet sinonimike e antonimike me shprehjet e veçuara nga teksti.

Materiale e mjetet mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

Metoda e teknika mësimore

nVija e vlerës.

nPunë në çift.

nPema e mendimit.

nDiskutim.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësimi nis me rubrikën: Të vlerësojmë e interpretojmë tekstin.

Ushtrimi 5. Shtrohet para nxënësve pyetja:

-A është veprim egoist ai i të atit të Marës?

Hapi II. Secili nxënës mendon për pyetjen dhe mund të shkruajë përgjigjen e vet.

Rendit argumentet për të mbrojtur mendimin e dhënë.

Hapi III. Dy nxënës që japin të parët përgjigje të kundërta “po”, “jo” vendosen njëri në

rreshtin majtas të klasës e tjetri djathtas. Nxënësit e tjerë zënë vend përgjatë një vije

imagjinare midis dy qëndrimeve të skajshme në varësi të faktit se me cilin qëndrim janë

më afër. Gjatë kohës që bëhet grupimi, nxënësit diskutojnë me njëri-tjetrin. U lihet një

kohë rreth 5 deri në 7 minuta e më pas mësuesi/ja i kërkon një nxënësi nga secili grup të

paraqitë mendimin e grupit të tij.

Nxënësit janë të lirë të ndërrojnë grup, pasi dëgjojnë mendimin e grupeve.

Ushtrimi 6. Nxënësit punojnë në çift. Ata listojnë arsyet e gjendjeve të ndryshme

shpirtërore të Marës në fillim, në mes e fund të tregimit. Njëri nga nxënësit lexon

arsyet që ata kanë vendosur bashkërisht. Në rastet kur ka mospajtim në çift, secili

nxënës jep mendimin e tij.

Ushtrimi 7. Plotësohet pema e mendimit me cilësitë e Marës e të Palit. Nxënësit

përcaktojnë shkallën në të cilën janë përdorur mbiemrat dhe qëllimi stilistik i këtij

përdorimi.

Ushtrimi 8. Mbështetur në krahasimet e veçuara nxënësit përcaktojnë cilësitë e Marës.

P.sh.: si zogëza kryezezë e vetmuar.

Ushtrimet 9 -11 plotësohen nga nxënësit sipas shembujve të dhënë në tekst. Më

149

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

pas mësuesi kërkon për ushtrimin 9 mënyrën e formimit të mbiemrave (harroj –

harruar – i, e harruar), për ushtrimin 10 pse ato fjalë kyçe lidhen me dhunën, për

ushtrimin 11 nxënësve u kërkohet të gjejnë çiftet sinonimike e antonimike me

shprehjet e dhëna:

sinonimi: e morën nëpër këmbë e përqeshën

antonimi: i iku gjaku

i erdhi zemra në vend

Mësuesi bën vlerësimin e orës.

Tema:

Rubrika:

Vështirësia:

Koha:

Kënga e fundit e Marko Boçarit

Të lexojmë

Niveli IV

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë renditin paragrafët e dhënë për të ndërtuar monologun e plotë nga “Kënga e

fundit e Marko Boçarit”.

gTë shpjegojnë kuptimin e fjalëve të nënvizuara, mbështetur në kontekstin ku janë përdorur.

gTë lexojnë për të krahasuar monologun e krijuar prej tyre nga bashkimi I paragrafëve

me atë të shkruar nga autori.

gTë shkruajnë nga një fjali përmbledhëse për 4 paragrafët e kësaj pjese

gTë gjejnë në tekst fjalitë që shprehin karakteristikat e luftëtarit shqiptar.

gTë shpjegojnë kuptimin e fjalëve që thotë Marko Boçari.

gTë njihen me monologun dhe efektet emocionale që përcjell ai te lexuesi.

150

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe.

nFletë pune.

Metoda dhe teknika mësimore

nPunë e pavarur.

nLexim në heshtje.

nDitari dypjesësh.

nBisedë.

nPunë në çift.

Punë parapërgatitore: Përgatitet fleta e punës për çdo nxënës me dy kërkesa.

I. Rendit paragrafët e mëposhtëm duke vendosur në kutitë bosh numrat në përputhje

me zhvillimin logjik të ngjarjes së pjesës.

- Karpenisi! Mbi kokën time djeg dielli i huaj i Heladës. I verdhë si limon ky qiell. Mbi

buzën time po rreshken kripërat e fundit. S’kam një bulë ujë dhe zemra po më çahet

nga malli. Nuk mundem të këndoj. Fytyrat e Krisës dhe e tim biri buzëqeshnin përtej

pyllit të gjelbër me ullinj. Ku jeni? Era gënjeshtare lot me mua dhe shpërndan mall e

këngë të vjetra lufte, si atëherë kur ndodheshim tek Pesë Puset, në Qafë, apo në

kështjellën e Shën Venerandës.

Armët i kam pranë, po s’luftoj dot. Kitarën e kam pranë, po s’këndoj dot. Po vdes...

Këmba ime nuk do të shkelë më kurrë mbi shkrepat e Sulit. Meteorët e përgjakur s’patën

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

vend për këtë lëng të sertë që më rrjedh nga plagët dhe që është jeta ime. Se gjaku i

kombit tim është shprishur e rrjedh nëpër Evropë, kudo që ngre krye liria. Ne jemi

gladiatorë që e shpërthyem arenën.

... Më dhemb diçka. Diçka s’e kreva...

Po mbërrijmë. Hapuni porta, paçka se qepallat e mia po mbyllen dhe shokët nuk i

shquaj dot! Më varrosni pranë fortifikatës “Gjergj Kastrioti”, që hija e tij të më qetësojë...

- Ku vemi? Ky vig që lëkundet më kujton djepin e nënës që më merrte gjithmonë në

shpinë. Me djepin tim e të Kostandinit, ime më u çonte barut luftëtarëve. Nga gjumi më

zgjoi një krismë dhe një krismë po më vë në gjumë. Më ngadalë, ju shokë që më mbartni!

S’më shpini dot në Seleidë. Eshtrat e mia do t’i presë një tokë tjetër. Po vij, Mesolongj.

Është mesditë. Stërkalat e dallgëve vrapojnë mbi krahët e baticës dhe rrethojnë tërë

brigjet e tua me shkumë të bardhë, që mërmërit se unë po vdes. Vërtet po vdes, po mos

mbani zi. Se unë nuk jam më trimi i kombit tim. Në atë arenë të vogël të huajt kanë

ngjallur përçarjen e llahtarshme: vëllavrasjen. Vetëm kjo na ka prishur. Unë jam një

gladiator që e gjeta rastësisht derën hapur. Dhe u përpoqa që të mbroj këtu lirinë që

gëzoja në malet e mia, në sajë të armëve që kam në trup. Gjaku im vritet akoma. Kush

e di për sa kohë? Kush e di se kur liria do të trokasë mbi atë dhe të zhuritur pëllëmbë e

gjak, siç po troket tani në Heladë. Shpejt. Shumë shpejt.

II. Shpjegoni kuptimin e fjalëve dhe shprehjeve të nënvizuara duke u mbështetur në kontekstin

në të cilat janë përdorur. Më pas, shpjegimin tuaj krahasojeni me atë të dhënë në libër.

Ndërsa për fjalët e panjohura që nuk janë nënvizuar, jepni shpjegimin tuaj dhe për

saktësinë e tij kërkoni ndihmën e mësuesit ose të Fjalorit të Gjuhës së Sotme Shqipe.

Fjala e nënvizuar

dhe e panjohur

Kuptimi i nxjerrë

nga konteksti

Shpjegimi

i fjalorit

Vlerësimi i saktë

ose i gabuar

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësimi nis me punë të pavarur. Mësuesi shpërndan fletët e punës dhe i udhëzon

nxënësit të shikojnë me kujdes dy kërkesat:

A. Nxënësit do të lexojnë me kujdes secilin paragraf e më pas do t’i renditin duke

vendosur në kutinë bosh numrin e duhur në përputhje me rrjedhën logjike të zhvillimit të

ngjarjes për të ndërtuar të plotë monologun e Marko Boçarit.

B. Nxënësit do të plotësojnë tabelën mbështetur në njohuritë që kanë, për të shpjeguar

kuptimin e fjalëve, nisur nga konteksti ku janë përdorur.

Theksojmë se fleta e punës plotësohet para se nxënësit të njihen me tekstin.

151

Hapi II. Pasi plotësohet fleta e punës, nxënësit lexojnë monologun e formuar nga

bashkimi i paragrafëve sipas renditjes së tyre si dhe shpjegimin e fjalëve të nënvizuara

dhe të panjohura për ta.

Mësuesi nuk jep asnjë vlerësim, por i fton nxënësit të lexojnë pjesën e dhënë në tekst (në

heshtje) dhe ta krahasojnë me variantin e tyre. Në të njëjtën mënyrë do të veprojnë edhe me

shpjegimin e fjalëve të nënvizuara dhe të panjohura duke plotësuar kolonën e fundit të tabelës.

Më tej nxënësit bëjnë vlerësimin e punës së tyre për realizimin e dy kërkesave:

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

I. A i kanë renditur paragrafët në përputhje me zhvillimin e ngjarjes së dhënë në tekst?

II. A i kanë shpjeguar drejt fjalët dhe shprehjet e nënvizuara e të panjohura në përputhje

me shpjegimet e dhëna në tekst e në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe.

Hapi III. Kalohet te rubrika: Të kuptojmë përmbajtjen.

U drejtohen nxënësve pyetjet:

- Në ç’kohë dhe në ç’vend ndodh ngjarja e kësaj pjese?

- Duke u nisur nga çasti i tanishëm, çfarë mendoni se ka ndodhur më parë?

Për pyetjen e dytë nxënësit mund të shfrytëzojnë edhe informacionet e marra nga

lënda e historisë ose burime të tjera që lidhen me figurën e M. Boçarit.

Për ushtrimin 3 nxënësit shfrytëzojnë 4 paragrafët e fletës së punës. I rilexojnë e më

pas punojnë në çift për të shkruar 4 fjalitë përmbledhëse.

Dëgjohen variantet e disa nxënësve. 4 fjalitë përmbledhëse, më të përshtatshme, të

përzgjedhura nga vetë nxënësit, mësuesi i shkruan në tabelë.

Hapi IV. Kalohet te rubrika Të vlerësojmë dhe interpretojmë tekstin.

Ushtrimi 4. Për çdo fjali sintetizuese, ku jepen cilësitë e luftëtarit shqiptar, nxënësve u

duhet të gjejnë në tekst fjalitë gjegjëse. P.sh.:

Ai është luftëtar dhe këngëtar: Armët i kam pranë, po s’luftoj dot. Kitarën e kam pranë

po s’këndoj dot. (f. 102).

Ushtrimi 5. Mësuesi mund ta realizojë me anë të teknikës së ditarit dypjesësh. Në

njërën anë të tabelës nxënësit shkruajnë fjalët që thotë M. Boçari dhe në anën tjetër

shpjegojnë kuptimin e tyre. Kështu kemi:

Fjalët e M. Boçarit

Në atë arenë të vogël të

huajt kanë mbjellë përçarjen e

llahtarshme, vëllavrasjen… etj.

Kuptimi i tyre

Ushtrimi 6 mund të zhvillohet në formën e bisedës. Nxënësit përpiqen të shpjegojnë

se pse në vitet e fundit të jetës, njeriu i rikthehet fëmijërisë. Mësuesi i dëgjon me kujdes

përgjigjet pa i ndërprerë dhe pa komentuar gjykimet e tyre. Pas kësaj nxënësit gjejnë në

tekst fragmentin në të cilën M. Boçari kujton vitet e tij të fëmijërisë.

152

Hapi V. Kalohet te rubrika: Të studiojmë gjuhën e tekstit.

Ushtrimin 17. Nxënësit gjejnë në tekst fjalët kyçe me të cilat paraqitet në pjesën e

dhënë jeta dhe vdekja duke plotësuar tabelën e dhënë.

Vdekja që afron

bulë uji, i verdhë, djeg

rreshken, vig, eshtrat,

qepallat mbyllen,

më varrosni

Jeta mbetet pas

pylli i gjelbër, ullinj,

djepi, deti, era gënjeshtare

Para se nxënësit të lexojnë informacionin e dhënë për monologun, mësuesi u drejton

nxënësve pyetjet e mëposhtme:

- Në ç’vetë është shkruar pjesa?

- Me cilin kuvendon Marko Boçari?

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Tema: Rrethanori i vendit dhe i kohës

(ora e parë)

Vështirësia:

Niveli III

Koha:

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë kujtojnë njohuritë e marra për rrethanorët.

gTë dallojnë rrethanorin e vendit e të kohës.

gTë përcaktojnë grupin ku bën pjesë rrethanori i vendit dhe i kohës.

gTë tregojnë pyetjet me të cilat gjendet rrethanori i vendit dhe i kohës.

gTë dallojnë me se shprehen ata.

gTë ndërtojnë fjali ku të përdorin rrethanor vendi dhe kohe.

Materiale dhe mjete mësimore

nTabakë letre me informacionin e shkruar.

nTabela, shkumësa me ngjyra.

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFletore dhe stilolapsa.

Metoda dhe teknika mësimore

nVeprimtari e leximit të drejtuar (VLD)

nLexim i imët me kodim teksti.

nPema e mendimit.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Të kujtojmë njohuritë e marra (VLD).

Mësuesi/ja udhëzon nxënësit të hapin librin në f. 238 për të lexuar në heshtje

fragmentin e dhënë. Mësuesi/ja drejton leximin e nxënësve me pyetje, të cilat i bën

përpara leximit të fragmentit të dhënë.

- Dalloni rrethanorët. Sa llojesh i kemi ata?

- Ç’tregojnë rrethanorët?

- Cilat pyetje ju ndihmuan për t’i gjetur rrethanorët?

- Më cilën gjymtyrë lidhen në fjali rrethanorët?

- Me se shprehen ata?

Mësuesi/ja dëgjon me vëmendje përgjigjet e nxënësve. I përgëzon për qëndrueshmërinë

e njohurive të marra. Përgjigjet e nxënësve mësuesi/ja i paraqet në mënyrë të

përmbledhur në pemën e mendimit.

Shprehet me:

nndajfolje,

nemër,

ngrup emëror

nformë të

pashtjelluar

Lidhet me foljen

Rrethanori

tregon rrethanën e kryerjes së veprimit:

Vend ku?

Kohë kur?

Shkak pse?

Qëllim përse?

Mënyrë si?

Sasi sa?

153

Hapi II. Ndërtimi i njohurive: (leximi i imët me kodim teksti).

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Përpara fillimit të kësaj veprimtarie mësimore mësuesi/ja vendos në tabelë një

tabak të bardhë letre, ku është shkruar informacioni që nxënësit duhet të gjejnë në

tekst (në pamundësi, mësuesi/ja e shkruan atë në tabelë).

- Ç’tregon rrethanori i vendit?

- Në cilin grup bën pjesë?

- Ç’gjymtyrë e fjalisë është ai?

- Me ç’pyetje gjendet?

- Me se shprehet rrethanori i vendit?

U shpjegoni nxënësve me kujdes informacionin . që duhet të gjejnë në tekst.

Pastaj u tregoni simbolet që duhet të shënojnë për secilën kërkesë. Këto simbole i

shkruani në fund të çdo informacioni të kërkuar.

P.sh.: për informacionin ç’tregon rrethanori i vendit të përdoret simboli .

- Në cilin grup bën pjesë?

- Ç’gjymtyrë e fjalisë është?

- Me ç’pyetje gjendet?

- Me se shprehet E. GE. ND. etj.

Hapi III. U thoni nxënësve të fillojnë të lexojnë tekstin (në këtë hap, nxënësit le të punojnë

në çift) dhe të venë shenjën e caktuar lehtë, me laps për secilin informacion të kërkuar.

Hapi IV. U kërkoni nxënësve të bëjnë një tabelë të tillë, ku simbolet që kanë

përdorur gjatë leximit t’i venë brenda kllapave. U kërkoni dysheve që të bëjnë listën e

secilit informacion që gjetën dhe ta vendosin në tabelën e simboleve

( ) ? ( ) ( E. GE. NDP )

Tregon vendin

ku kryhet

veprimi

Bën pjesë

në grupin

foljor

Hapi V. Mësuesi/ja dëgjon me vëmendje punën e bërë nga çiftet e nxënësve. Gjatë

kohës që diskutojnë, nxënësit mund të plotësojnë njëri-tjetrin dhe të konkretizojnë

informacionin e kërkuar me shembuj nga fletorja e punës klasa e 7-të.

154

Hapi VI. Për pjesën e dytë të mësimit Rrethanori i kohës mësuesi mund të përdorë

të njëjtën teknikë. Më poshtë po japim një alternativë tjetër mësimdhënieje, ku nxënësit do

të zbulojnë informacionin e kërkuar nëpërmjet shembujve të dhënë në fletoren e punës.

Nxënësve u kërkohet:

- Të dallojnë kallëzuesin.

- Të shkruajnë në fund të çdo fjalie pyetjen që do të përdorin për të gjetur

rrethanorin e kohës.

- Të nënvizojnë me laps me ngjyrë gjymtyrën që tregon kohën kur kryhet veprimi.

- Të tregojnë me se është shprehur ajo?

Nxënësit punojnë qetësisht rreth 7-19 minuta.

Mësuesi/ja dëgjon përgjigjet e nxënësve edhe në të njëjtën kohë plotëson pemën e

mendimit.

Shprehet me emër, grup emëror,

me dhe pa

parafjalë,ndajfolje.

Është gjymtyrë jo kryesore e fjalisë

Rrethanori

i kohës

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

tregon rrethanën e kohës së

kryerjes së veprimit

gjendet me pyetjet: Kur?, Që

kur?, Deri kur?

bën pjesë në GE

Hapi VII. Si do të vlerësohet mësimi.

- Nga pjesëmarrja e nxënësve në momente të ndryshme të mësimit.

- Nga përgjigjet e sakta dhe të plota.

- Nga dëshira për të punuar në grup.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 1.

Tema: Rrethanori i vendit dhe i kohës.

(ushtrime)

Vështirësia:

Niveli II

Koha:

45 minuta

Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë kujtojnë njohuritë e marra për rrethanorin e vendit e të kohës.

gTë dallojnë rrethanorët e vendit e të kohës, duke shpjegojnë ç’tregojnë ata dhe me se shprehen.

gTë tregojnë të veçantat e të përbashkëtat ndërmjet rrethanorit të vendit e të kohës

duke argumentuar me shembuj.

gTë realizojnë shkrime të shkurtra ku të përdorin rrethanorë vendi e kohe.

Materiale e mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFletore pune.

Metoda e teknika mësimore

nTabela e konceptit.

nDiagram i Venit.

nDiskutim.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Të kujtojmë njohuritë e marra.

Mësuesi/ja vizaton tabelën e konceptit në dërrasë të zezë, kurse nxënësit e vizatojnë në fletore:

155

Rrethanori Ç’tregon Ç’gjymtyrë

është?

Nga se

varet?

Në ç’marrëdhënie

vihet me foljen?

Ç’klasa i

përket pyetja?

Me çfarë

shprehet?

Nxënësit punojnë për rreth 7 minuta e më pas lexojnë tabelën e plotësuar prej tyre.

Hapi II. Të kthejnë në shprehi njohuritë e fituara.

Ushtrimi 2-3. Punimi i tyre realizohet përmes tabelave të mëposhtme:

Rrethanori i vendit Me se shprehet Rrethanori i kohës Me se shprehet

për në shkollëemër me parafjalë

çdo mbrëmje GE

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Ushtrimi 4. Mbështetur në tabelën e koncepteve realizuar në fillim të orës së nxënësit

plotësojnë Diagramin e Venit.

Rr i vendit

Rr. i kohës

Ushtrimi 5. Synimi i këtij ushtrimi është të tregoj se rrethanori është gjymtyrë e dytë e

fjalisë, që lëviz lirshëm dhe mund të hiqet pa prishur kuptimin e saj.

Shënim: Mësuesi le të përzgjedhë ushtrime nga fletorja e punës.

Bëhet vlerësimi i orës së mësimit.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 7, f. 240.

Tema:

Rubrika:

Vështirësia:

Koha:

Epoka para gjyqit (ora e parë)

Të lexojmë

Niveli III

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë hulumtojnë informacione rreth:

a. Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,

b. lëvizjeve të popullit shqiptar për t’u shkëputur nga Porta e Lartë,

c. ideologut Abdyl Frashëri,

d. luftëtarit Sulejman Vokshi.

gTë lexojnë dramën me role duke përshtatur intonacionin e zërit sipas roleve.

gT’u përgjigjen pyetjeve të fletës së punës për të zbërthyer kuptimin e përmbajtjes së dramës.

156

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nDrama “Epoka para gjyqit”.

nFletë pune.

nInformacione (të nxjerra nga teksti i

Historisë së Shqipërisë, interneti apo duke

shfrytëzuar burime të tjera) rreth Lidhjes

Shqiptare të Prizrenit, lëvizjeve të popullit

shqiptar për t’u shkëputur nga Porta e Lartë,

ideologut A. Frashëri dhe luftëtarit S. Vokshi.

Metoda dhe teknika mësimore

nPunë në grupe.

nLexim me role.

nPunë e pavarur.

nBisedë.

Punë parapërgatitore:

a. Përgatitet fleta e punës për çdo çift nxënësish.

Tabela e argumentimit/ të menduarit bindës

Gjej se çfarë po ndodh, cilat janë palët të

përfshira në konflikt?

Cila ishte akuza që i bëhej Abdyl Frashërit

dhe Sulejman Vokshit?

Ç’prova sjell pala akuzuese?

Ç’ kundërprova sjell pala e akuzuar?

Cilat ishin pikat më të dobëta dhe më të forta

në provat e sjella nga të dyja anët?

Mbështetur në pikat e dobëta dhe të forta që ti

rendit, jep mendimin tënd se cila palë ka të drejtë.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

b. Ndahet klasa në 4 grupe. Secilit grup mësuesi i kërkon të hulumtojë dhe të

grumbullojnë materiale rreth:

Grupi I.

Grupi II.

Grupi III.

Grupi IV.

Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Lëvizjeve të popullit shqiptar për t’u shkëputur nga Porta e Lartë

(Perandoria Osmane).

Jetës dhe veprimtarisë patriotike të Abdyl Frashërit.

Jetës dhe veprimtarisë patriotike të Sulejman Pashës.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësimi nis me prezantimin që çdo përfaqësues grupi u bën materialeve të

grumbulluara rreth çështjes së caktuar më parë nga mësuesi. Nxënësit e grupeve të

tjera dëgjojnë me kujdes dhe plotësojnë ose drejtojnë pyetje për t’u sqaruar.

Në fund mësuesi përgëzon të gjitha grupet për punën e bërë.

Hapi II. Pas kësaj hapet libri në faqen 105. Njihen nxënësit me titullin e dramës, autorin

e saj dhe me temën që ajo trajton.

Leximi i fragmentit bëhet me role. Përzgjidhen 5 nxënës në rolet e:

- Abdyl Frashërit, Sulejman Vokshit, Tursun Beut, Mexhid Beut, Idriz Sumos.

Nxënësi i cili do të lexojë fjalët e autorit, të lexojë vetëm pjesën e hyrjes pa ndërhyrë

gjatë zhvillimit të saj. Kjo bëhet për të mos prishur bukurinë e dialogut.

Në përfundim të leximit mësuesi dhe nxënësit e tjerë (dëgjues) vlerësojnë shokët e

tyre për mënyrën e të lexuarit, përshtatjen e volumit të zërit, shpejtësisë si dhe artikulimin

e saktë të fjalëve të personazhit të dhënë.

157

Hapi III. Ndahen nxënësit në çifte. I jepet çdo çifti fleta e punës e përgatitur më parë

nga mësuesi. Pasi janë njohur me përmbajtjen e fragmentit të shkëputur nga drama

“Epoka para gjyqit”, nxënësit tashmë mund t’u përgjigjen pyetjeve që përmban tabela e

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

të menduarit bindës. Në pamundësi të përgatitjes së fletës së punës, mësuesi mund ta

shkruajë tabelën në dërrasë dhe nxënësit e plotësojnë në fletoret e tyre.

Për rreth 10 minuta nxënësit i lexojnë me kujdes pyetjet e shtruara, i diskutojnë me

shokun e tyre dhe më pas plotësojnë tabelën.

Mësuesi nuk ngutet. Ai përpiqet t’u lërë kohë të mjaftueshme nxënësve për të përfunduar

detyrën. Gjatë kohës që nxënësit punojnë, mësuesi kalon nga njëra dyshe te tjetra duke

dëgjuar me kujdes diskutimet e tyre, duke sugjeruar e këshilluar në ato raste që ai e

sheh të nevojshme.

Në përfundim të detyrës mësuesi fton sa më shumë çifte të lexojnë përgjigjet e dhëna.

Nxënësit dëgjojnë e plotësojnë njëri-tjetrin.

Në fund mësuesi bën një vlerësim për punën e tyre duke nxjerrë në pah vlerat pozitive të secilit.

Tema:

Rubrika:

Vështirësia:

Koha:

Epoka para gjyqit (ora e dytë)

Të lexojmë

Niveli III

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë diskutojnë rreth rëndësisë që ka ligji për të vendosur drejtësi.

gTë dallojnë cilësitë e personazheve kryesore.

gTë rikujtojnë njohuritë e marra mbi dramën dhe veçoritë e saj.

gTë zbërthejnë kuptimin e titullit të dramës.

gTë interpretojnë dramën sipas roleve.

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFletore.

nVeshjet e duhura dhe mjetet e nevojshme

për improvizimin e një skene ku do të luhet

drama sipas roleve.

Metoda dhe teknika mësimore

nRrjeti i diskutimit.

nPema e mendimit.

nLojë me role.

158

Punë parapërgatitore: Përzgjidhen nxënësit që do të merren me “vënien” në

skenë të dramës dhe ndahen detyrat:

a) Nxënësit që do të përgatisin veshjet e duhura për personazhet.

b) Nxënësit që do të realizojnë skenën ku do të interpretohet.

c) Nxënësit që do të interpretojnë rolet e: Abdyl Frashërit

Sulejman Vokshit

Tursun Beut

Mexhi Beut

Idriz Sumos

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësimi nis me rubrikën Të vlerësojnë dhe interpretojnë tekstin.

Ushtrimi 2. Nxënësit tregojnë mënyrën se si Abdyl Frashëri dhe Sulejman Vokshi

arrijnë të kthehen nga të akuzuar në akuzues. Mendimet e tyre i ilustrojnë me shembuj

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

nga teksti. P.sh.: Abdyl Frashëri:

1. Është turp të më bëni provokime të këtilla me dëshmitarë të rremë. Nëse vazhdoni

kështu, nuk do t’i përgjigjem asnjërës prej pyetjeve tuaja.

2. Jeni munduar për vete, jo për ne. Këtë e kam ditur që nga fillimi, e dija se herët a

vonë do të kriste konflikti me ju. Vullneti i popullit nuk mund të ndalet. Ta them, Mexhid

bej, edhe këtë: pa zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare nuk do të ketë qetësi as Turqia,

as Evropa.

3. Nëse e keni (ligjin).

Në të tria rastet e mësipërme A. Frashëri kthehet nga i akuzuar në akuzues duke

treguar të vërtetën e konfliktit të Shqipërisë me Turqinë, të vërtetë të cilën Perandoria

Osmane nuk mund ta pranonte.

Në të njëjtën mënyrë veprohet edhe me personazhin e Sulejman Vokshit.

Nxënësit mbështeten në fjalët e fundit që ai i drejton anëtarëve të trupit gjykues.

Në ushtrimin 3 nxënësit rikthehen në tekst te dialogu midis Tursun beut dhe Abdylit

në drejtim të ligjit. Më pas nxënësit japin komentin e tyre si për fjalët e njërit, ashtu edhe

të tjetrit duke dalë në përfundim se drejtësia nuk mund të vendoset nëse ligji

shtrembërohet nga ata që e përdorin.

Këtë ide, që përbën edhe çështjen e dytë të ushtrimit 3, mësuesi mund ta shtrojë për

diskutim duke përdorur teknikën e rrjetit të diskutimit.

Po

Jo

A mund të vendosë ligji drejtësi nëse

shtrembërohet nga ata që e përdorin?

Dëgjohen argumentet që sjell secili nxënës dhe bëhen komente rreth tyre.

Në ushtrimin 4 për të dalluar cilësitë e A. Frashërit, Tursun beut dhe Sulejman Vokshit,

nxënësit mund të përdorin teknikën e pemës së mendimit. P.sh.:

autoritar

provokator

Abdyl

Frashëri

atdhetar

intelektual

një nga drejtuesit e

Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

trim

Sulejman

Vokshi

Tursun

beu

luftëtar i zoti

udhëheqës

oficer i shërbimit të

sigurimit

arrogant

mbrojtës i qëllimeve të

Perandorisë Osmane

159

Nxënësit mendojnë dhe punojnë në fillim në mënyrë individuale dhe më pas i

shkëmbejnë mendimet me njëri-tjetrin. Mbështetur në mendimet e përbashkëta mësuesi

plotëson pemët e mendimit për të tri personazhet në tabelë.

Hapi II. Kalohet te rubrika: Të studiojmë gjuhën e tekstit.

Udhëzohen nxënësit të lexojnë për disa minuta në heshtje informacionin e dhënë mbi

llojet e dramave në varësi të tematikës që trajtojnë.

Mësuesi kërkon nga nxënësit të ilustrojnë me shembuj (nga dramat që kanë lexuar

ose parë) llojet e dramave. P.sh.:

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

dramë historike

dramë shoqërore

drama erotike (tragjedi)

drama filozofike

Epoka para gjyqit”, “Vilhelm Teli”.

“Pjata prej druri”, “Shtëpi kukulle”.

“Romeo dhe Zhulieta”.

“Duke pritur Godonë” (Samuel Beket).

Ushtrimi 5. Mbështetur në informacionin që lexuan nxënësit japin disa nga veçoritë e

dramës “Epoka para gjyqit”:

1. Dramë në prozë.

2. Dramë historike që trajton konfliktin midis Shqipërisë dhe Perandorisë

Osmane për të mbrojtur territoret shqiptare.

Për pjesën e dytë të ushtrimit 5 nxënësit punojnë në çift për të rikujtuar disa nga

veçoritë e dramës që i kanë mësuar një vit më parë.

- Drama është një lloj letrar që shkruhet në formë dialogu.

- Drama ndërtohet sipas disa akteve.

- Akti përbëhet nga disa skena.

- Në qendër të dramës qëndron një konflikt i fortë.

- Drama përbëhet nga fjalët që thonë personazhet dhe nga të dhënat për skenën,

mënyrën si flasin dhe si sillen personazhet.

Pasi listojnë veçoritë e dramës, mësuesi kërkon që të ilustrohen me shembuj nga

teksti. Po këtu nxënësit zbërthejnë edhe kuptimin e titullit të dramës “Epoka para gjyqit”.

Hapi III. Në pjesën tjetër të orës mësimore, realizohet interpretimi i dramës sipas

roleve. (Për këtë nxënësit janë përgatitur që më parë).

Në fund bëhet vlerësimi i aktrimit nga mësuesi dhe shokët e tjerë.

Tema: Rrethanori i shkakut dhe i qëllimit

(ora e parë)

Vështirësia:

Niveli III

Koha:

45 minuta

160

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë kujtojnë njohuritë e marra për rrethanorin e shkakut e të qëllimit.

gTë dallojnë rrethanorët e shkakut dhe të qëllimit.

gTë përcaktojnë grupin ku bën pjesë rrethanori i shkakut dhe i qëllimit.

gTë tregojnë pyetjet me të cilat gjenden rrethanori i shkakut dhe i qëllimit.

gTë dallojnë me se shprehen ata.

gTë ndërtojnë tekste letrare ku të përdoren këta lloje rrethanorësh.

Materiale dhe mjete mësimore:

nNjë tabak i bardhë që përmban fjali

me rrethanor shkaku e qëllimi.

nTabela, shkumësa me ngjyra

nFletore pune klasa 7.

nTeksti Gjuhë shqipe 7.

Metoda dhe teknika mësimore

nVeprimtari me dëgjim – lexim të drejtuar

(VDLD).

nPema e mendimit.

nPunë në çift.

nOrganizues grafik: Rrethanori i shkakut.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Të kujtojmë njohuritë e marra. Stuhi mendimesh

Mësuesi/ja drejton pyetjet:

- Ç’tregon rrethanori i shkakut? Po rrethanori i qëllimit?

- Me ç’pyetje gjenden ata?

- Me ç’gjymtyrë të fjalisë lidhen ata?

-Jepni shembuj me rrethanor shkaku dhe qëllimi.

Mësuesi/ja dëgjon me vëmendje nxënësit. Shkruan në tabelë fjalitë e ndërtuara nga

nxënësit, ku ata argumentojnë pse gjymtyrët e dalluara prej tyre luajnë funksionin e

rrethanorit të shkakut dhe të qëllimit. Mësuesi/ja duhet të jetë i kujdesshëm në

përzgjedhjen e shembujve, të shkruhen jo më shumë se dy fjali për secilin rast.

Mësuesi/ja përgëzon nxënësit për qëndrueshmërinë e njohurive.

Hapi II. Ndërtimi i njohurive.

Hapet libri në faqen 241. Mësuesi/ja udhëzon nxënësit të lexojnë me vëmendje

fragmentin e dhënë në tekst. Kërkon prej tyre të dallojnë rrethanorin e shkakut dhe të

nënvizojnë me laps me ngjyrë blu atë pjesë që tregon pasojën.

- Nga cila gjymtyrë varet rrethanori i shkakut?

- Me se shprehet rrethanori i shkakut?

Nxënësit vëzhgojnë me kujdes fjalitë, japin përgjigjet e tyre e më pas plotësojnë

organizuesin grafik. Rrethanori i shkakut të cilën mësuesi e ka vizatuar në tabelë gjatë

kohës që nxënësit punojnë. Në këtë moment nxënësit punojnë në çift.

Rrethanori

i shkakut

Nga pesha

e rëndë e

dëborës

Ç’tregon?

Shkaku e

kryerjes së

veprimit

Ku bën

pjesë?

Bën pjesë

në GF

Ç’gjymtyrë e

fjalisë është?

Është

gjymtyrë jo

kryesore

Me ç’pyetje

gjendet?

Pse?

Me se

shprehet?

Me

GE

Hapi III. Për pjesën e dytë të orës së mësimit, mësuesi/ja mund të përdorë një alternativë

tjetër mësimdhënieje.

Ai/Ajo ngjit (vendos) në tabelë tabakun e bardhë ku janë shkruar fjalitë që përmbajnë

rrethanor qëllimi. (Në pamundësi le t’i shkruajë në tabelë).

- Lisat mbijnë pranë njëri-tjetrit për të mbajtur njëri-tjetrin.

- Përse do të shkosh në mal?

- Vajza u largua nga vendi për studime.

- Iliri shkoi në fshat për pushime.

Kërkon nga nxënësit të thonë:

-Ç’tregon rrethanori i qëllimit.

-Të qarkojnë kallëzuesin.

-Të vendosin në fund të fjalisë pyetjen që ndihmon për të gjetur rrethanorin e qëllimit.

-Të përcaktojë gjymtyrën nga e cila varet.

-Të thotë me se shprehet rrethanori i qëllimit.

161

Hapi IV. Nxënësve u lihet një kohë e mjaftueshme në dispozicion rreth 5-7 minuta.

Dëgjohen me vëmendje përgjigjet e nxënësve dhe po gjatë kësaj kohe mësuesi plotëson

në tabelë pemën e mendimit për rrethanorin e qëllimit.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Tregon qëllimin

e kryerjes së veprimit

Rrethanori

i qëllimit

Gjendet me pyetjen Përse?

Shprehet me ndajfolje

- emër me parafjalë

- GE

Bën pjesë - folje në paskajore

Në GF

Varet nga kallëzuesi (folja)

Hapi V. Si do të vlerësohet ora e mësimit:

- Nga pjesëmarrja e nxënësve në punë të pavarur e në çift.

- Nga kapërcimi i vështirësive dhe arritja e sukseseve të vogla.

- Nga plotësimi i qëllimeve mësimore të vëna që në fillim të mësimit.

- Nga përgjigjet e sakta e të plota.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 3, f. 242.

Tema: Rrethanori i shkakut dhe i qëllimit.

Ushtrime (ora e dytë)

Vështirësia: Niveli III

Koha: 45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë rikujtojnë me se shprehet rrethanori i shkakut dhe i qëllimit.

gTë dallojnë rrethanorin e shkakut e të qëllimit duke përcaktuar me se shprehen ata.

gTë ndërtojnë fjali me rrethanor shkaku e qëllimi.

162

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFletore pune 7.

nTabela, shkumësa me ngjyra.

nFletore, lapsa me ngjyra.

Metoda dhe teknika mësimore

nPema e mendimit.

nDiskutimi.

nShkrimi i lirë.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Të rikujtojmë njohuritë e marra.

Në këtë hap mësuesi/ja i orienton nxënësit në f. 242 të librit. Ai/Ajo u kërkon nxënësve

të plotësojnë lehtë me laps skemën e njohurive që kanë marrë për rrethanorin e qëllimit.

U lihet nxënësve rreth 5’ kohë në dispozicion. Mësuesi/ja këmbëngul edhe në formimin

e fjalive me rrethanor qëllimi me të gjitha rastet e shprehjes së tij. Dëgjon me vëmendje

nxënësit, përzgjedh fjali, i shkruan në tabelë, përgëzon nxënësit.

Po këtë skemë, po tashmë për rrethanorin e shkakut, nxënësit e plotësojnë në fletoren

e tyre, kurse mësuesi/ja në tabelë, pasi dëgjon përgjigjet e nxënësve. Shkruan fjalitë e

kërkuara për rrethanorin e shkakut.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Hapi II. Të kthejmë në shprehi njohuritë e marra.

Nxënësit punojnë ushtrimet 3 - 6 të tekstit si dhe ato në Fletoren e punës .

(Ushtrimi 1, 2 u shfrytëzuan për rikujtim të njohurve në hapin I.)

Ushtrimi 3. Nxënësit dallojnë rrethanorët. Për rrethanorin e shkakut e të qëllimit tregojnë

me se janë shprehur.

Ushtrimi 4. Mësuesi/ja kërkon nga nxënësit të thonë se cilët rrethanorë gjenden me

pyetjen Pse? dhe cilët me Përse?

Mësuesi/ja sqaron se rrethanori i shkakut tregon shkakun e kryerjes së veprimit, i cili

shoqërohet me pasojë, kurse rrethanori i qëllimit, qëllimin e kryerjes së veprimit.

Ushtrimi 5. Nxënësit punojnë me laps lehtë në libër, argumentojnë zgjedhjen e tyre

(Në ndarjen e parë duhet KZHD me parafjalë).

Ushtrime 6. Në këtë ushtrim nxënësit do të tregojnë rrethanën që shpreh secili rrethanor

në fjali. Nxënësit punojnë objektivat e vëna në fillim të orës së mësimit.

Hapi III. Vlerësimi i mësimit.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 7.

Tema:

Rubrika:

Vështirësia:

Koha:

Kënga për Rrapo Hekalin

Të lexuarit

Niveli II

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë njihen nëpërmjet poezisë me ngjarje e figura të rëndësishme të historisë së popullit tonë.

gTë lexojnë duke respektuar rimat dhe intonacionin popullor të poezisë.

gTë dallojnë në poezi cilësitë e Rrapo Hekalit.

gTë gjejnë hiperbolat dhe të tregojnë arsyet e përdorimit të saj.

gTë gjejnë fjalët kyçe që përshkruajnë heroizmin e Hodo Nivicës.

gTë shkruajnë një ese për figurën e Rrapo Hekalit.

163

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nSkeda të vogla (8x10 cm) të plotësuara

nga mësuesi me informacione.

nTabela.

nShkumësa me ngjyra.

Metoda dhe teknika mësimore

nPërmbledhje e strukturuar.

nHartë personazhesh.

nDiskutim.

Punë parapërgatitore: Mësuesi/ja përgatit 7 skeda (8 x 10 cm) në të cilat ka

shkruar informacionin që do t’ua bëjë të njohur nxënësve nëpërmjet 7 nxënësve të

zgjedhur nga ai/ajo si ndihmës – asistentë për realizimin e orës së mësimit duke shkrirë

të dhënat, faktet historike me ato të këngës popullore.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Skedat do të përmbajnë këto informacione:

Skeda I. Reformat e Tanzimatit dhe pasojat e tyre në jetën shoqërore, politike,

ekonomike të shqiptarëve. Jeta e veprimtaria e Rrapo Hekalit, Hodo Nivicës.

Reformat e Tanzimatit synonin: a. rimëkëmbjen e forcës ushtarake të Perandorisë

Osmane me anë të riorganizimit të ushtrisë mbi bazën e thirrjes së detyruar të

shtetasve nën armë pa shpërblim për një afat të caktuar (7 vjet).

Skeda II. Reformat e Tanzimatit synonin: b. rimëkëmbjen dhe forcimin e autoritetit

shtetëror me anë të centralizimit të pushtetit administrativ e financiar dhe sistemin

e parregullt të taksave.

Skeda III. Reformat e Tanzimatit synonin: c. rimëkëmbjen shoqërore që do t’u

siguronte shtetasve jetën, nderin dhe pasuritë e tyre.

Skeda IV. Këto reforma të zbatuara pjesërisht nuk e përmirësuan dot gjendjen

e Perandorisë. Nga pikëpamja ekonomike, shoqërore e politike nuk u jepnin asgjë

shqiptarëve. Ato nuk u njihnin shqiptarëve as kombësinë, as të drejtën e tyre për

arsim e shkollë amtare.

Sami Frashëri i quajti këto reforma pushtim të ri të Shqipërisë.

Skeda V. Në këto rrethana u ashpërsua shumë kontradikta shoqërore dhe politike

të popullit me pushtuesin, duke ndezur kudo luftën çlirimtare kundër zgjedhës së

rëndë osmane.

Skeda VI. Rrapo Hekali ishte udhëheqësi kryesor i kryengritjes fshatare

kundërosmane të vitit 1847. Lindi në një familje të varfër fshatare në Hekal të

Mallakastrës, u dallua që në rini kundër shtypjes kombëtare e shoqërore osmane.

Me shtypjen e kryengritjes nga një ekspeditë e madhe ushtarake osmane Rrapo

Hekali u kap në befasi. Para armikut mbajti qëndrim burrëror duke shpallur se

luftonte për fakir-fukaranë.

Veprimtaria e Rrapo Hekalit u përjetësua në shumë krijime të epikës historike të kohës.

Skeda VII. Hodo Nivica: Kapedani i fshatarësisë shqiptare. Mori pjesë gjallërisht

në lëvizjen e kryengritësve në Shqipërinë e Jugut. Ishte një nga udhëheqësit e

kryengritjes së madhe të vitit 1847. Trimëria e tij është pasqyruar në epikën popullore.

O Hodo, Hodo Nivica/ i lartë sa Këndrevica / Sa Këndrevica me borë/ shesh

përshesh me taborë/ ashtu si trimat luftojnë.

164

Informacioni i hulumtuar nga mësuesi/ja përdoret në fillim të orës së mësimit. Këto

skeda u shpërndahen nxënësve para se mësuesi t’i njohë ata me temën e re.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me temën e re, të cilën e shkruan në tabelë. Gjatë

kësaj kohe nxënësit në rolin e ndihmës – asistentit lexojnë informacionin e shkruar në

skedat e dhëna nga mësuesi, të cilët shfrytëzohen në momentin e duhur.

Mësuesi/ja bën një përmbledhje të strukturuar të mësimit mbi të dhënat kryesore që lidhen

me kohën kur është shkruar vjersha, autorësinë si dhe kujt i kushtohet (ngjarja), personazhet.

U bën të njohur nxënësve se kjo këngë është krijuar nga popullit më 1850, i kushtohet

dy nga udhëheqësve kryesorë të kryengritjes popullore në Shqipërinë e Jugut, kundër

Reformave të Tanzimatit, Rrapo Hekalit dhe Hodo Nivicës.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Mësuesi/ja kërkon prej nxënësve të shfrytëzojnë informacionin që kanë marrë në lëndën e

historisë për të kuptuar më mirë temën e re. Nëse njohuritë e kujtuara s’janë të plota, mësuesi

e pasuron informacionin e tyre duke shfrytëzuar punën kërkimore të pasqyruar në skeda.

Hapi II. Nxënësit lexojnë njëri pas tjetrit informacionin e shkruar në skeda.

(Informacioni të lexohet sipas renditjes).

Hapi III. Lexohet poezia nga 2-3 nxënës të cilët respektojnë rimat dhe intonacionin popullor.

Kalohet tek rubrika: Të kuptojmë përmbajtjen.

Ushtrimi 1 është realizuar në informacionin e dhënë në skeda.

Ushtrimi 2. Nxënësit do të lexojnë këngën e më pas do të dallojnë cilësitë e personazhit,

kjo paraqitet përmes hartës së personazhit të cilën mësuesi e plotëson në tabelë, pasi

dëgjon përgjigjen e nxënësve.

Rrapo Hekali

i fuqishëm i zgjuar i guximshëm atdhetar

Kur thërret sa

tundet mali

zure… një pasha

me shtatë tuje

as u trembe,

as u tute

po për gjithë

Shqipërinë

Ushtrimi 3. Përmes vargjeve nxënësit zbulojnë se lufta është e pabarabartë në armë

e në numër ushtrie.

- mjetet e luftimit si topa, plumba e tregon më mirë pabarazinë e luftës.

Hapi IV. Të studiojmë gjuhën e tekstit.

Nxënësit do të lexojnë vargjet ku poeti popullor

drejton thirrje si: Hajde, mor Rrapo Hekali.

përshkruan: Topi bam e ti po tutje… ngriti flamurin te kroi.

bashkëbisedon: Pse, lufton a derëzi?

As për mua, as për ti

Po për gjithë Shqipërinë.

Ushtrime 2. Hiperbolat e përdorura në poezi janë:

një pasha me 7 tuje

plumbat të binin mbi supe

thërret sa tundet mali

Nxënësit tregojnë se këto hiperbola janë përdorur për të dhënë ashpërsinë e luftës.

Ushtrimi 3. Nxënësit përqendrohet tek fragmenti i këngës që i kushtohet Hodo Nivicës

e më pas gjejnë fjalët kyçe.

Hodo Nivica

165

shkoi dërrmoi ngriti

Hapi V. Bëhet vlerësimi sipas Tabelës për vlerësimin e pjesëmarrjes së nxënësve në diskutim.

Detyrë shtëpie: Shkruani një ese për Rrapo Hekalin (jo më shumë se 10 fjali).

Nxënësit të mbështeten në informacionin historik dhe në vargjet e këngës.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Tema: Shkrimi komentues (ora e parë)

(Skema e shkrimit komentues kritik)

Rubrika:

Të shkruarit

Vështirësia:

Niveli III

Koha:

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë rikujtojnë njohuritë e marra për llojet e shkrimit.

gTë ndërtojnë pyetje rreth shkrimit komentues.

gTë njohin skemën dhe elementët përbërës të shkrimit komentues.

gTë komentojnë një poezi të shkurtër.

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nTabela.

nShkumësa me ngjyra.

Metoda dhe teknika mësimore

nPema e mendimit.

nTabela e pyetjeve.

nDiskutim.

166

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Të kujtojmë së bashku

Mësuesi/ja i njeh nxënësit me temën e re të mësimit, të cilën e shkruan në tabelë:

Shkrimi komentues. Skema e shkrimit komentues.

Ai/ajo nxit nxënësit të kujtojnë llojet e shkrimit. Për këtë drejton pyetjen: Ç’lloj shkrimesh keni mësuar?

Nxënësit mendohen rreth 1 minutë. Mësuesi/ja shkruan në tabelë shkrimin.

Dëgjon nxënësit me vëmendje dhe e plotëson pemën e mendimit me përgjigjet e nxënësve.

Shkrimi

shkrimi vetjak:

ditari

shkrimi krijues:

poezi, hartime.

shkrimi i

letrave

zyrtare e

miqësore

shkrimi ritregues

ese

shkrimi komentues

Mësuesi/ja përgëzon nxënësit për qëndrueshmërinë e njohurive.

Ai/ajo ndalet tek shkrimi komentues (kritik).

Mësuesi/ja cakton një pjesë të tabelës ku nxënësit mund të shkruajnë pyetje që u venë

ndërmend. Tabela e pyetjeve ka për qëllim të tërheqë dhe t’i japë nxitje kureshtjes së nxënësve.

Hapi II. Ndërtimi i njohurive.

Mësuesi/ja i njeh nxënësit me objektivat që do të arrijnë së bashku në fund të orës për

shkrimin komentues. Ai/Ajo i nxit nxënësit të mendojnë rreth 2-3 minuta e më pas të hartojnë

pyetje në çift për mësimin e ri. Nxënësit shkruajnë pyetjen në tabelë dhe ulen në vend.

Nxënësit mund të ndërtojnë pyetje të tilla:

- Ç’përmban shkrimi komentues?

- Cili është qëllimi i shkrimit komentues?

- Cilat janë pjesët përbërëse të shkrimit komentues?

- Ç’përmban secila pjesë?

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Nëse nxënësit kanë vështirësi të ndërtojnë pyetje, mësuesi/ja i ndihmon duke i ndërtuar

vetë pyetjet, të cilat i shkruan në tabelë.

Kjo mënyrë i nxit nxënësit të dëgjojnë me vëmendje shpjegimin e mësimit si dhe të

ndërtojnë tani vetë ata pyetje që mund t’u lindin gjatë veprimtarisë mësimore.

Hapi III. Mësuesi/ja i orienton nxënësit në libër, f.110 për t’u dhënë përgjigje pyetjeve të

shkruara në tabelë. Nënvizojnë atë/ato fjali ku sqarohet informacioni i kërkuar. Nëse

nxënësit kanë paqartësi, ky informacioni plotësohet, sqarohet nga mësuesi/ja.

Hapi IV. Në këtë hap mësuesi/ja bën përmbledhjen e informacionit për shkrimin

komentues. Ai/Ajo e paraqet grafikisht në tabelë.

Jep të dhëna kryesore që

lidhen me kohën kur është

shkruar vjersha, autorësinë,

kujt i kushtohet.

Shkrimi komentues

Hyrja Zhvillimi Mbyllja

Komentohen vargjet duke

zbuluar shkallë-shkallë

kuptimet e poezisë si dhe

vlerat stilistike.

Jepet mesazhi përfundimtar,

i cili arrihet nga këndvështrimi

i aktualitetit.

Hapi V. Të shkruajmë.

Pasi është studiuar skema si dhe elementet përbërëse të saj, nxënësit së bashku me

mësuesin/en zgjedhin një poezi. (Mirë është që nxënësit të zgjedhin një poezi nga teksti

“Gjuha shqipe 7”, e analizuar më parë, si p.sh., Lejleku i Dritëro Agollit).

Nxënësit punojnë individualisht rreth 10-15 minuta. Mësuesi shkon bankë më bankë i

sqaron dhe i ndihmon nxënësit.

Lexohen 2-3 shkrime komentuese. Nxënësit i vlerësojnë punimet e shokëve mbështetur

në informacionin e ri që mësuan.

Hapi VI. Mësuesi/ja vlerëson nxënësit në fund të orës mbështetur tek tabela për

vlerësimin e pjesëmarrjes së nxënësve në diskutim.

Tema: Shkrimi komentues. Vlerësimi në

shkrimin komentues (ora e dytë)

Rubrika:

Të shkruarit

Vështirësia:

Niveli III

Koha:

45 minuta

167

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë njihen me vlerësimin objektiv e subjektiv në shkrimin komentues (kritik).

gTë dallojnë vlerësimin objektiv e subjektiv në shkrimet e tyre komentuese (kritike).

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nTabela.

nShkumësa me ngjyra.

nFletore.

nLapsa me ngjyra.

Metoda dhe teknika mësimore

nDiskutim.

nPunë në çift.

nShkrimi komentues.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me temën e re të mësimit si dhe me objektivat që

do të arrijnë së bashku në fund të orës.

Mësuesi/ja shpjegon se te shkrimi komentues gjejnë vlerësimin objektiv dhe

subjektiv. (Mësuesi e paraqet grafikisht.)

Vlerësimi

i shkrimit komentues

Objektiv Subjektiv

Ç’kuptojmë me vlerësim objektiv? Ç’kuptojmë me vlerësim subjektiv?

Mësuesi/ja, pasi i ngre këto pyetje si çështje për diskutim, i drejton nxënësit te libri

në f. 111. U thotë të lexojnë me vëmendje dy llojet e vlerësimit, të nënvizojë përgjigjet

e pyetjeve të ngritura për diskutim.

Hapi II. Nxënësit plotësojnë grafikun e paraqitur në tabelë me informacionin e

zbuluar (përdorin shkumësa me ngjyra).

Objektiv

Vlerësimi

Subjektiv

168

paraqet fakte reale të vërteta, i cili

nuk niset nga interesat ndjenjat,

qëllimet vetjake

paraqet, sjell këndvështrimin që niset

nga dëshira vetjake dhe jo nga faktet

ose gjendja e vërtetë.

Pohimet e tyre nxënësit i ilustrojnë me shembuj nga teksti.

Hapi III. Nxënësit në këtë hap punojnë në çift.

Ata krahasojnë shkrimin komentues “Lejleku” me njëri-tjetrin, gjejnë elementet e përbashkëta

dhe veçoritë dalluese duke përcaktuar në këtë mënyrë vlerësimin objektiv dhe subjektiv.

Është mirë që nxënësit të ngjyrosin me laps blu vlerësimin objektiv (të përbashkëtat)

dhe me laps të kuq vlerësimin subjektiv (të veçantat).

Nxënësit prezantojnë para shokëve punën e tyre.

Hapi IV. Mësuesi/ja vlerëson punën e nxënësve. I përgëzon për gjithëpërfshirjen e

tyre në diskutim, në punë të pavarur si dhe bashkëpunimin me njëri-tjetrin.

Tema: Rrethanori i mënyrës dhe i sasisë

(ora e parë)

Vështirësia:

Niveli III

Koha:

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë kujtojnë njohuritë e marra për rrethanorin e mënyrës dhe të sasisë

gTë përcaktojnë tiparet e përbashkëta dhe të veçanta të rrethanorit të mënyrës e sasisë.

gTë përcaktojnë grupin ku bëjnë pjesë rrethanori i mënyrës dhe i sasisë.

gTë dallojnë me se shprehen ata.

gTë shkruajnë tekste letrare ku të përdorin këto lloje rrethanorësh

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Materiale dhe mjete mësimore

nFletë pune.Organizuesi grafik:

Të dëgjuarit kritik.

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFletore pune 7, lapsa me ngjyra.

nTabela, shkumësa me ngjyra.

Metoda dhe teknika mësimore

nDiagrami i Venit.

nLeksioni i përqendruar në “akuarium”.

nOrganizues grafik: Të dëgjuarit kritik.

nPunë me grupe.

Punë parapërgatitore: Mësuesi/ja përgatit për çdo grup nxënësish një fletë

pune e titulluar Organizuesi grafik: Të dëgjuarit kritik. Modeli i saj është si më poshtë.

Fletë pune

Organizuesi grafik. Të dëgjuarit kritik.

Çështja Pyetje për t’u bërë Çfarë tha folësi Shënime

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Të kujtojmë së bashku njohuritë e marra.

Mësuesi/ja paraqet në tabelë diagramin e Venit.

Kërkon prej tyre të shkruajnë në tabelë njohuritë që ata kanë për rrethanorin e mënyrës e të sasisë.

Nxënësit ngrihen dhe plotësojnë te çdo rreth njohuritë që ata kanë për këto dy lloje rrethanorësh.

Tregon mënyrën e

kryerjes së veprimit

Rrethanori i

MËNYRËS

Rrethanori i

SASISË

tregon sasi dhe masë

të kryerjes së veprimi

Është mirë të përdoren shkumësa me ngjyra për t’i bërë më të dallueshme tiparet që kanë ata.

Më pas, mësuesi/ja e nxit diskutimin e nxënësve duke kërkuar prej tyre të krahasojnë

këto dy lloje rrethanorësh.

Ai/Ajo pyet: - Ç’tipare të përbashkëta e të veçanta kanë rrethanorët e mënyrës e të

sasisë. Vëzhgoni me kujdes informacionin që është shkruar në tabelë.

Nxënësit i krahasojnë, kurse mësuesi/ja shkruan tiparet e përbashkëta te prerja e rrathëve.

- Janë gjymtyrë të dyta të fjalisë.

- Bëjnë pjesë në GF.

- Kanë rend të lëvizshëm etj.

Mësuesi përgëzon nxënësit për qëndrueshmërinë e njohurive.

169

Hapi II. Ndërtimi i njohurive.

Në këtë hap mësuesi/ja u shpjegon nxënësve që do të krijojnë një “akuarium” me 7-8

nxënës (të përzgjidhen nxënës të niveleve të ndryshme), ku një grup do të jetë aktiv dhe

të tjerët mblidhen përqark dhe vëzhgojnë se si e dëgjojnë shokët e tyre leksionin dhe

diskutimet që ata bëjnë.

U jepet nxënësve një listë e elementeve të një argumenti në formën e pyetjeve. Këtë

listë mësuesi mund ta shkruajë në tabelë.

Kërkesa: Dalloni rrethanorin e mënyrës dhe të sasisë në fragmentin e dhënë në tekst (f. 243).

- Në cilin grup bën pjesë rrethanori i mënyrës? Po i sasisë?

- Qarkoni gjymtyrën nga e cila varen.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

- Tregoni me se janë shprehur ata.

- Me ç’pyetje gjenden?

- A janë të domosdoshëm në fjali? Përpiquni t’i hiqni ose t’i zhvendosni. Çfarë

ndodh me fjalinë?

Hapi III. I kërkohet grupit në akuarium të mendojë për përgjigjet e pyetjeve të mësipërme

gjatë kohës që dëgjojnë leksionin e shkurtër nga mësuesi/ja. Ky leksion përmban shembuj

për çdo element.

U kërkohet pjesëmarrësve në “akuarium” të shkruajnë në një tabak letre ose në tabelë

përgjigjet e pyetjeve. Në këtë hap mësuesi/ja vëzhgon me kujdes se sa të vëmendshëm

kanë qenë nxënësit gjatë dëgjimit të leksionit; si i shfrytëzojnë ata njohuritë e marra më

parë për t’iu përgjigjur pyetjeve për fragmentin e dhënë dhe si i sjellin argumentet e

shkruara në formën e pyetjeve.

Hapi IV. U thuhet nxënësve që nuk bëjnë pjesë në akuarium se në këtë hap ata do të

mësojnë disa çështje të reja të të dëgjuarit kritik, të cilat duhet t’i identifikojnë në mësim.

U tregohen çështjet në organizuesin grafik. Ata mund të ngrenë pyetje dhe të shtrojnë

çështje për gjërat që dëgjuan.

I diskutoni këto çështje dhe pyetje dhe u kërkoni shembuj po qe e nevojshme. Në

kolonën e dytë mund të shkruajnë ato që tha folësi. Ata mund të mbajnë shënime në

kolonën e fundit për çdo çështje të të menduarit kritik.

Hapi V. U kërkohet nxënësve (gjithmonë jo të akuariumit) të krijojnë grupe katërshe. I jepet secilit

grup një kopje të organizuesit grafik, të cilën e plotësojnë në bashkëpunimin me njëri-tjetrin.

Hapi VI. Pas 5-7’ secili grup flet para gjithë klasës. Për arsye kohe mësuesi mund t’i

përzgjedhë grupet. U kërkohet nxënësve gjithashtu të thonë idetë e tyre për dobinë e të

dëgjuarit kritik të leksionit të përqendruar.

Mësuesi/ja u drejton pyetjet:

- Si u ndjetë: – i interesuar, i përfshirë, i rëndësishëm, i paangazhuar, i pa interesuar?

- Ç’lloj të menduari vutë në veprim: – mësuat përmendsh, zbuluat çështjet

kryesore, bëtë interpretime dhe i mbështetët me arsyetimet tuaja?

- Çfarë do t’ju mbetet nga ky mësim: informacioni, çështjet e rëndësishme apo

shprehitë e të dëgjuarit kritik?

Hapi VII. Vlerësohet ora e mësimit sipas kërkesave që janë dhënë në mësimet e mëparshme.

170

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 1, f. 244.

Tema:

Rubrika:

Vështirësia:

Koha:

Margaritë moj (ora e parë)

Të lexojmë

Niveli IV

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë njihen me jetën dhe veprimtarinë atdhetare të Margatita e Kristaq Tutulanit.

gTë lexojnë bukur poezinë për të përcaktuar kohën, vendin ku zhvillohet ngjarja,

personazhet, temën dhe mesazhin e saj.

gTë kthejnë poezinë në prozë.

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nInformacione mbi jetën dhe veprimtarinë

atdhetare të Margarita dhe Kristaq Tutulanit.

nVepra “Alarme të përgjakura” të autorit Fatos Arapi.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Metoda dhe teknika mësimore

nEmpatia.

nDiskutimi.

nPunë në çift.

Punë parapërgatore: Mësuesi përzgjedh 4 nxënës: 2 do të hulumtojnë mbi

jetën dhe veprimtarinë atdhetare të personazheve të poezisë, Margaritës dhe Kristaq

Tutulanit, rolin e të cilëve do ta interpretojnë gjatë orës mësimore, dhe dy nxënësit e

tjerë, të mbështetur në informacionin e grumbulluar, do të ndërtojnë pyetjet për

intervistimin.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësimi nis sipas metodës së empatisë. 4 nxënësit e përzgjedhur, (2 në rolin e

personazheve të Margaritës dhe Kristaqit dhe 2 të tjerë në rolin e intervistuesve) dalin

para klasës.

Mësuesi/ja tërheq vëmendjen e nxënësve të tjerë se, nëpërmjet metodës si empiatisë,

do të njihen me jetën dhe veprimtarinë atdhetare të dy heronjve, Margarita Tutulanit dhe

vëllait të saj Kristaqit, të cilët u pushkatuan për veprimtarinë e tyre patriotike nga pushtuesit

fashistë.

Nxënësi: - Heronjtë e bëjnë të pavdekshëm një komb. Ata janë nderi e krenaria

e tij, Ne duhet të krenohemi me ta, pra dhe takimi me ju ka qenë i shumëpritur.

Ju njohim pak ju, luftën dhe sakrificat që keni bërë për atdheun. Do të dëshironim

t’u njihnim më mirë. Kush jeni ju Margarita Tutulani?

Margarita: - Ju faleminderit. Kemi kujtuar se na keni harruar. Kur mësova se në

librat tuaj po flitet për ne, me thënë të drejtën, u qetësova, sepse ajo çka kemi bërë

për Shqipërinë, po përcillet brez pas brezi. Tani ne nuk jemi më një “relikt” për në

muze, por jemi pjesë e gjallë e historisë që do të kujtohemi brez pas brezi. Tani po

kthehem te pyetja juaj. Kush jam unë?

Jam një vajzë e thjeshtë nga Berati. Kam lindur në maj të vitit 1924 në lagjen Goricë

të Beratit. Në vendlindje mbarova shkollën fillore dhe qytetësen (ishte shkollë 2 vjeçare).

Në shkollë kam mësuar shumë. Lexoja shumë libra. Në vitin 1938 hyra në Institutin

Femëror në Tiranë, ku u njoha me shumë vajza nga Shqipëria.

Nxënësit: - 7 Prill 1939. Ç’ndikim pati tek ju kjo datë?

Margarita: - Kjo datë na kujton të gjithëve pushtimin e Shqipërisë nga Italia

fashiste. Ngjarjet që rrodhën pas kësaj date, ndikuan shumë tek unë. Unë u hodha

plotësisht në aktivitet revolucionar. Nisa të bëjë propagandë antifashiste, u mësoja

vajzave këngë patriotike, shpërndaja trakte nëpër Tiranë.

Nxënësi: - Mund të na tregoni ndonjë ngjarje nga aktiviteti juaj patriotik?

Margarita: - Në konvikt kishte rënë në sy se dikush shpërndante trakte. Atë ditë

ne na kontrolluan papritur. Traktet i kisha me vete, por nuk u tremba, ndenja shumë

e qetë dhe mbajta gjakftohtësinë më të madhe. Traktet nuk m’i gjetën. Një nga

shoqet më pyeti. “Ç’i bëre traktet?”

E unë iu përgjigja “ A e ke lexuar këtë poshtë se si thotë: Lexoje, shpërndaje, por

mos ia dorëzo armikut.”

Nxënësi: – Viti 1942. Ç’ndodhi me ju atë vit?

171

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Margarita: Ky vit më kujton demonstratën e madhe të Tiranës, ku unë dola

hapur duke mbajtur flamurin. Për aktivitetin tim të gjerë antifashist më dëbuan

nga konvikti. U ktheva në qytetin tim të lindjes ku e zgjerova më shumë

veprimtarinë time antifashiste.

Nxënësi: A je trembur ndonjëherë nga rreziqet?

Margarita: Kurrë. Isha e bindur plotësisht për atë që bëja dhe për atë që më

priste. Në një nga krijimet e mia kam shkruar… “Që të kesh një Atdhe, domethënë

të jesh i lirë.”

Ne nuk ishim të lirë, ne vuanim nën thundrën fashiste. Ndaj dhe ne ditëm t’i

hynim punës dhe t’ia dilnim asaj në krye, qoftë edhe duke u përleshur me vdekjen,

por kurrë duke iu nënshtruar.

II. Në çastin e breshërisë së plumbave Margarita, me duart e lidhura, duke mbledhur

të gjitha forcat, qëllon mareshal Martinin në kokë dhe e rrëzon përdhe. Pastaj, derdhet

mbi të vëllanë e pushkatuar pa mundur t’i përmbajë lotët. Martini ngrihet, sulet dhe

qëllon me shkelma mbi kurrizin e Margaritës që ngashërehet sipër të vëllait. E pas

kësaj, shkreh mbi të gjithë karikatorin e revolverit. Por ç’ndodhi?! Ajo çohet në këmbë,

fshin lotët dhe bërtet.

- Burracak! Të dridhet dora! Qëllo fashist i ndryrë. Dhe mos harro, se hakmarrja e

fuqishme e popullit do të bjerë mbi ty pa mëshirë!

Kapiteni urdhëron skuadrën të hapë zjarr, Margarita thërret dhe zëri i saj përzihet

me krismën e armëve. Rroftë Shqipëria e li… dhe nuk arrin ta çojë fjalën gjer në fund.

Hapi II. Pas kësaj veprimtarie nxënësit udhëzohen të lexojnë në heshtje fragmentin e

tekstit, të shkëputur nga pema “Alarme të përgjakura” të autorit F. Arapi.

Më tej mësuesi/ja përzgjedh dy nxënës që e lexojnë atë me zë të lartë para gjithë klasës.

Hapi III. Kalohet te rubrika: Të kuptojmë përmbajtjen.

Pasi kanë lexuar disa herë poezinë, nxënësit punojnë ushtrimin 1 për të përcaktuar

kohën, vendin, personazhet, temën dhe mesazhin e poezisë. Nxënësit punojnë

individualisht për rreth 5-7 minuta. Më pas i lexojnë e i diskutojnë përgjigjet e dhëna.

Mbështetur në ushtrimin 1 si dhe në vargjet e poezisë, mësuesi/ja u kërkon nxënësve

ta kthejnë poezinë në prozë. Për këtë nxënësit mund të punojnë në çifte. Në përfundim

të detyrës mësuesi/ja fton disa nxënës për të lexuar punimet e tyre.

Nëse koha për realizimin e këtij ushtrimi është e pamjaftueshme, mund të jepet detyrë shtëpie.

172

Tema:

Rubrika:

Vështirësia:

Koha:

Margaritë moj (ora e dytë)

Të lexojmë

Niveli III

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë dallojnë vargjet që shprehin lidhjen e poetit me dy heronjtë e poemës.

gTë listojnë ndjesitë e ndryshme që u shkaktohen nga leximi i fragmentit të poezisë.

gTë emërtojnë figurat letrare dhe të analizojnë secilën prej tyre nga

a) ndërtimi gjuhësor, b) kuptimi që mbart, c) emocioni që shkakton.

gTë komentojnë me shkrim vargjet e dhëna për të realizuar portretin e Margaritës.

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFletore.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Metoda dhe teknika mësimore

nDiskutim.

nPunë në çift.

nDitari dypjesësh.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësimi nis me rubrikën: Të vlerësojmë dhe interpretojmë tekstin.

Ushtrimi 2 u kërkon nxënësve të shprehin me vargje lidhjen e poetit me dy heronjtë e poemës.

P.sh.: Vlerësimi që ka për heronjtë: 1) Motra ime, moj.

Shoqja ime, moj.

2) Margarita trime.

3) Në mbledhjet e fshehta cicëroje ëmbël

e flisje për ëndrra.

Dhembjen për heronjtë:

Shoqedhembshura ime

buzëqesh me vdekjen

moj, Margaritë e zezë.

Optimizmi për veprën e tyre:

1) Ti që vetë ishe ëndërr

E flisje për shpresa

Ti që vet ishe shpresë

2) Se kjo tokë ka ftohtë

Mardhi

e ka ngrirë.

Dhe ne biem mbi të, porsi mbllaca zjarri

Futemi nën dhe

porsi rrënjë ëndrrash

Që të vijë pranvera, që të vijë behari

toka përmbi ne e balta të shkrijë

ëndrrat të shpërthejnë

siç shpërthen dhe bari.

Shënim: Një pjesë e vargjeve janë marrë nga varianti i plotë për të dhënë një ide më

të qartë të mesazhit që jep poeti.

Ushtrimi 3. Nxënësit rilexojnë në heshtje poezinë dhe përbri çdo strofë shkruajnë

ndjesitë që u shkaktohen. Kështu p.sh.:

Strofa I dashuri, respekt, vlerësim

Strofa II frikë, ankth, kurajë, simpati

Strofa III,IV dhembje

Strofa Vvlerësim etj.

Hapi II. Kalohet te rubrika: Të studiojmë gjuhën e tekstit.

Ushtrimi 4. Nxënësit plotësojnë tabelën duke emërtuar llojet e figurave letrare të

përdorura në poezi. Pas kësaj, mbështetur edhe në shembullin e dhënë, analizojnë

secilën prej tyre për nga ndërtimi gjuhësor, nga kuptimi që ajo bart dhe nga emocioni që

shkakton.

Për këtë ushtrim nxënësit punojnë në çift duke diskutuar fillimisht me shokun/shoqen

për të qartësuar idetë dhe pastaj ua bëjnë prezent ato edhe nxënësve të tjerë.

P.sh.: Porsi sytë e ujkut -krahasim. Autori i krahason llambat e makinës që po çojnë

drejt vdekjes vëlla e motër me sytë e ujkut, të një kafshe të egër, grabitqare e të pabesë,

i cili pret natën, errësirën, mjegullën për të kapur gjahun e tij. Po ashtu edhe makina që

drejtohet nga njerëz kriminelë e gjakësorë, por edhe frikacakë, pret natën për të qenë

më e sigurt në veprimet e padrejta që do të kryenin drejtuesit e saj. Emocioni që shkaktohet

173

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

është ai i frikës, ankthit para çastit të pushkatimit të heronjve, por njëkohësisht edhe i

admirimit për guximin dhe kurajën e tyre.

Për realizimin e ushtrimit 5 mësuesi përdor teknikën e ditarit dy pjesësh.

Çfarë shprehet

Komunikim me heronjtë

Vargjet

Strofa I

Strofa V

Strofa VI

Përshkruan ngjarjen

Shpreh mesazhin e tij

Strofa II

Strofa III

Strofa IV

Strofa VIII

Ushtrimi 6. Nxënësit përpiqen të shpjegojnë efektin emocional që u shkakton përsëritja e

fjalës moj si dhe e fjalëve të tjera me të cilat poeti i drejtohet Margaritës duke vënë në dukje se,

pavarësisht se ajo ka vdekur, autori e ndien pranë dhe komunikon drejtpërdrejt me të.

Detyrë shtëpie: Komentoni me shkrim këto vargje, duke bërë me

to portretin e Margaritës:

Ti që vet’ ishe ëndërr…

Ti që vet’ ishe shpresë…

Tema: Ndërgjegje me katrore të zeza

(ora e parë)

Rubrika:

Të lexojmë

Vështirësia:

Niveli III

Koha:

45 minuta

174

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë shkruajnë një letër të shkurtër drejtuar gazetës së shkollës lidhur me një problem që i shqetëson.

gTë redaktojnë letrën e shokut duke hequr (censuruar) pjesë të letrës të cilat, sipas

tyre, janë problematike.

gTë shprehin ndjenjat e tyre pas leximit të letrës së censuruar.

gTë lexojnë poezinë në heshtje për të kuptuar mesazhin që përcjell.

gTë imagjinojnë dhomën ku ndodhet poeti,

ngjyrat që bien në sy,

letrën mbi tryezë,

kohën jashtë dritares.

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFletë formati.

nLapsa me ngjyra.

nVepra “Atdheu është lakuriq” T. Xhagjika.

Metoda dhe teknika mësimore

nShkrim i lirë.

nLexim në heshtje.

nBisedë.

nPunë në çift.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësimi nis me veprimtarinë e mëposhtme:

U kërkohet nxënësve të shkruajnë një letër të shkurtër për diçka që nuk u pëlqen në shkollë

(mungesa e kabineteve, një vlerësim i pamerituar nga një mësues etj.). U thuhet nxënësve se

këto letra nuk do të lexohen nga ndonjë njeri jashtë klasës. (Për këtë të fundit nxënësit sigurohen

mirë). Nxënësit mund të imagjinojnë sikur këtë letër ia drejtojnë gazetës së shkollës.

Mbasi nxënësit kanë shkruar letrat e tyre (përdoren fletë formati), ndahet klasa në

çifte. U kërkohet çifteve të këmbejnë letrat e tyre. Më tej të imagjinojnë se të gjithë janë

redaktorë të gazetës së shkollës dhe kanë marrë një letër, për të cilën janë të shqetësuar

se do të mërzitet ose revoltohet mësuesi ose drejtori i shkollës. U kërkohet atyre të

fshijnë (censurojnë) pjesët e letrës, të cilat sipas tyre janë të rrezikshme. Ata lejohen ta

ndryshojnë letrën si të duan.

Pas këtij procesi u kthehen letrat atyre që i shkruan. I lexojnë me kujdes letrat e

ndryshuara dhe pastaj diskutojnë rreth pyetjeve të mëposhtme:

- Si u ndjetë kur letra juaj u censurua?

- Si dukej letra juaj pas censurimit?

- Si vendosët për atë që do të hiqnit nga letra e shokut tuaj?

- Sipas jush pse e zhvilluam këtë veprimtari?

Mësuesi përpiqet t’i çojë nxënësit drejt idesë se kjo veprimtari ndihmoi për të shqyrtuar

të drejtat dhe përgjegjësitë e individit e të shtetit për sa i përket lirisë së të shprehurit.

Hapi II. Hapet libri në faqen 114. Udhëzohen nxënësit të shikojnë me kujdes ilustrimin

në fund të faqes. U drejtohen pyetjet:

- Ç’ngjyra janë përdorur?

- Si paraqiten figurat në të?

- Ç’formë kanë ato?

- Ç’po ndodh me djalin? Pse qëndron ai në atë pozicion?

- Ç’mesazh ju përcjell ai nëpërmjet këtij pozicioni?

- Po sytë? Ç’mund të thoni për ta?

Nxënësit vëzhgojnë me kujdes për disa minuta ilustrimin dhe më pas diskutojnë rreth pyetjeve

të shtuara. Mësuesi mbështetet kryesisht në përdorimin e ngjyrave bardhë e zi për të shpjeguar

idenë e shpirtit të lirë përballë censurës së egër në kohën e diktaturës komuniste.

Njihen nxënësit me titullin e poezisë dhe jetën e autorit T. Xhagjika.

Hapi III. U kërkohet nxënësve të lexojnë në heshtje poezinë (dy herë).

Nxënësit mund të pyesin nëse kanë vështirësi në kuptimin e vargjeve dhe të mesazhit

që përcjell autori.

U thuhet atyre të imagjinojnë për disa çaste:

- dhomën ku ndodhet poeti,

- ngjyrat që bien në sy,

- letrën mbi tryezë,

- kohën jashtë dritares.

Komentin e tyre nxënësit e shoqërojnë edhe me vargje nga poezia.

Në minutat e fundit të orës së mësimit, u kërkohet nxënësve të shpjegojnë kuptimin e vargut të fundit.

Pena m’u thye në 1958.

Përgjigjet e nxënësve mësuesi i shkruan në tabelë.

175

Detyrë shtëpie: Bëni edhe ju një përshkrim me shkrim ose me pikturë

të kësaj teme. Vendosini një titull.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Tema: Ndërgjegje me katrore të zeza

(ora e dytë)

Rubrika:

Të lexojmë

Vështirësia:

Niveli III

Koha:

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë argumentojnë se pse dhembja e poetit është aq e madhe, duke i ilustruar

alternativat e zgjedhura edhe me vargje.

gTë listojnë arsyet që e bëjnë poetin hero i kohës së diktaturës.

gTë shpjegojnë kuptimin e figurshëm të titullit.

gTë njihen me figurën letrare të simbolit.

gTë shpjegojnë simbolikën e natës duke e ilustruar me vargje.

Materiale dhe mjete mësimore

Teksti Gjuha shqipe 7.

Fletore.

Metoda dhe teknika mësimore

Diskutim.

Punë në çift.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësimi nis me punimin e detyrave të shtëpisë. Lexohet përshkrimi me shkrim

nga disa nxënës, ndërsa pikturat afishohen në muret e klasës duke krijuar një

miniekspozitë. Nxënësit e tjerë dëgjojnë me kujdes përshkrimet me shkrim, shikojnë

pikturat dhe vlerësojnë nxënësit që kanë punuar më mirë.

176

Hapi II. Kalohet te rubrika: Të vlerësojmë dhe interpretojmë tekstin.

Në ushtrimin 3 nxënësit zgjedhin alternativat që ata i mendojnë se japin arsyet e

dhembjes së madhe që ndien poeti dhe argumentojnë zgjedhjet e tyre duke i ilustruar

me vargje nga poezia. P.sh.:

Është i vrarë shpirtërisht

Nuk mund të shkruaj më...

Pena m’u thye në 1958.

Ushtrimi 4. Nxënësit punojnë në çift për të listuar arsyet që ata mendojnë se i japin

forcë poetit për të ngritur zërin lart, deri në qiell, kundër censurës së egër. P.sh.:

1. Shpirti fisnik që përpiqet të sfidojë padrejtësitë e botës.

2. Dëshira për të jetuar në një botë të lirë.

3. Pakënaqësia, vuajtja, brenga e njerëzve që e rrethojnë.

4. Ligësia absurde që ka vënë poshtë atdheun dhe çdo gjë të bukur që ka jeta etj.

Ushtrimi 5. Mbështetur në arsyet e listuara më lart nxënësit tregojnë se pse poeti T.

Xhagjika është heroi i kohës së diktaturës.

- Guxoi të shprehë hapur mendimin e tij dhe pikëpamjen për lirinë e njeriut në

një shtet demokratik.

- Nuk u pajtua për asnjë moment me mjedisin komunist. Kjo solli edhe fundin e

tij të pashmangshëm.

- Poeti bën pjesë në kategorinë më fisnike, në atë të trimave që sfiduan në

fytyrë padrejtësitë e botës etj.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Hapi III. Kalohet te rubrika: Të shkruajmë gjuhën e tekstit.

U lihet nxënësve një kohë, rreth 3-4 minuta të diskutojnë në çift për të shpjeguar titullin

e poezisë “Ndërgjegje në katrore të zeza”.

Për këtë nxënësit mbështeten në dy momente të rëndësishme:

a) ndërgjegjja e poetit dhe njerëzve të tjerë është e bardhë,

b) katrorët e zinj simbolizojnë hekurat e burgut.

Mësuesi dëgjon dhe shënon në tabelë disa nga përgjigjet e nxënësve. Në fund ai

përmbledh mendimet e shfaqura dhe thekson se njerëzit lindin të lirë dhe duan të jetojnë

në liri, por sistemi diktatorial ua kufizon këtë liri.

Ushtrimi 7. Nxënësit ilustrojnë me vargje nga poezia çaste kur nata simbolizon

errësirën, terrin diktatorial, dhunën fizike, dhunën shpirtërore.

Mësuesi mund të përdorë rrjetin semantik të simbolit si më poshtë.

Simbolizon

errësirën

Nata

Nuk ka më të zezë

se errësira tënde.

Natë!

Qëllimi: Tregon kohën e errët të Shqipërisë

nën diktaturë dhe fatin e zi të intelektualit

shqiptar në këtë kohë.

Në të njëjtën mënyrë nxënësit vazhdojnë edhe me shpjegimet dhe ilustrimet e tjera të simbolit natë.

Për këtë nxënësit ndihmohen edhe nga informacioni i dhënë për figurën letrare të

simbolit në faqen 115.

Ushtrimi 8. Mbështetur në njohuritë e tyre nxënësit plotësojnë në tekst këtë ushtrim.

Flamuri është simbol i lirisë.

Pëllumbi është simbol i paqes.

Dhelpra është simbol i dinakërisë.

Luani është simbol i forcës.

E zeza është simbol i fatkeqësisë/vdekjes.

E bardha është simbol i pastërtisë.

Në minutat e fundit të orës së mësimit, mësuesi vlerëson nxënësit për pjesëmarrjen dhe përgatitjen

e tyre në veprimtaritë mësimore duke u kërkuar të thonë edhe mesazhin që përcjell kjo poezi.

177

Tema:

Rubrika:

Vështirësia:

Koha:

Liria e fjalës

Të flasim

Niveli III

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë intervistojnë prindërit për të sjellë përvojat e tyre rreth shprehjes së mendimit

në kohën e diktaturës e demokracisë.

gTë tregojnë raste nga jeta e tyre kur janë ndier të lirë për ta shprehur hapur

mendimin e tyre.

gTë krahasojnë pikëpamjet për lirinë e fjalës në të dy sistemet.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nPyetësor.

nInformacion mbi jetën, aktivitetin

antikomunist të Kasëm Trebeshinës.

nKasetë CD me muzikë instrumentale.

Metoda dhe teknika mësimore

nEmpatia (Karrigia e nxehtë).

nBisedë.

nIntervista.

Punë parapërgatitore: Mësuesi/ja përzgjedh disa nxënës, prindër ose të

afërm të tyre si bashkëpunëtorë për realizimin e kësaj veprimtarie mësimore.

178

I. Mësuesi/ja në bashkëpunim me nxënësit e zgjedhur përgatisin një pyetësor, i cili

mund të përmbajë këto pyetje (mësuesi mund të shtojë, po të dëshirojë, pyetje të tjera):

- Çdo të thotë për ty liria e fjalës?

- A ekzistonte liria e fjalës në kohën e diktaturës? Pse?

- Çfarë ndodhte po të shprehje hapur mendimin tënd?

- Pse e bënte shteti një gjë të tillë?

- A mendoni se ishte e drejtë kjo?

- Po ju a e keni thënë hapur ndonjëherë mendimin tuaj? Nëse jo, pse? Nëse

po, çfarë ka ndodhur me ju? Tregoni ndonjë rast konkret.

- A i ndieni edhe sot pasojat e edukimit në një mjedis ku nuk ekzistonte liria e fjalës?

- Po sot a ndiheni i lirë të shprehni hapur mendimin tuaj?

II. Një nxënës i përzgjedhur nga mësuesi/ja do të vihet në rolin e shkrimtarit Kasëm

Trebeshina. Nxënësi do të hulumtojë rreth jetës dhe aktivitetit të shkrimtarit. Ai mund

të përdorë vetën e parë për t’u transmetuar sa më shumë emocion dëgjuesve për

ngjarjet, për mënyrën e të menduarit e kulturën në atë periudhë kohore. Kjo do të

thotë që nxënësi do t’i fillojë fjalitë me Unë. P.sh.: (Unë) linda… (Këto janë vetëm disa

ide, sa për t’u dhënë shtysën e parë.)

Unë:

Ngjarjet:

Familja

Shkaqet

Arsimimi

Pasojat

Politika:

Roli im

Puna:

Kultura/tradita:

Kasëm Trebeshina lindi në Berat më 5 gusht 1926. Studimet i filloi në shkollën

Normale të Elbasanit, por i ndërpreu më 1942, kur u aktivizua gjallërisht në Luftën

Antifashiste Nacionalçlirimtare, prej së cilës i kanë mbetur disa plagë. Trebeshina

ndërpreu edhe studimet e larta në Institutin e Teatrit “Ostrovski” të Leningradit (sot

Petërburg) dhe më pas iu kushtua tërësisht krijimtarisë letrare. Kasëm Trebeshina

u njoh si shkrimtar në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit 20. Ky fakt lidhet me

rebelimin e tij të hapur politik e më pas me disidencën letrare. Ai nuk u pajtua me

politikën moniste të partisë ku bënte pjesë: e kundërshtoi atë në mënyrë të

drejtpërdrejtë, veçanërisht për orientimin që po i jepte letërsisë dhe arteve. Për

këtë qëndrim u burgos dhe veprat mbetën në dorëshkrim. Letra e tij “Promemorje”

për Enver Hoxhën, shkruar më 5 tetor 1953, denoncon vendosjen e pushtetit

“njëdorësh” në Shqipërinë e Pasluftës së Dytë Botërore dhe instalimin e Metodës

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

së Realizimit socialist, të cilën vetë Kasëm Trebeshina e identifikon me një censurë

nga më të çuditshmet. Kasëm Trebeshina është nga intelektualët e parë që e

kundërshtoi hapur vënien e letërsisë në shërbim të ideologjisë së klasës në

pushtet. Për këtë mori si shpërblim persekutimin e tij fizik për vite me radhë si dhe

ndalimin e plotë të veprave të tij.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësuesi/ja fillimisht rregullon mjedisin fizik të klasës për të realizuar një

komunikim më të mirë midis nxënësve me njëri-tjetrin dhe të ftuarve, (mund të jenë

prindër, gjyshër, të afërm) të cilët do të sjellin përvojat e tyre në lidhje me atë kohë.

Mjedisi fizik i klasës mund të rregullohet sipas këtyre dy modeleve (kjo varet nga

numri i nxënësve).

Hapi II. Veprimtaria mësimore do të ndahet në dy pjesë.

Në pjesën e parë do të dëgjohet nxënësi i cili është në rolin e shkrimtarit Kasëm

Trebeshina, si dhe do të bëhen intervistat me të ftuarit.

Mësuesi/ja përpiqet ta orientojë bisedën për të realizuar një vështrim krahasues për

lirinë e fjalës në dy periudha të ndryshme kohore DIKTATURË – DEMOKRACI, kjo

është arsyeja pse pjesëmarrësit u përkasin dy brezave të ndryshëm:

prindër, gjyshër DIKTATURË

prindër, gjyshër, fëmijë (nxënës) DEMOKRACI.

Do të ishte mirë nëse merr pjesë ndonjë i ftuar ish i burgosur i ndërgjegjes, i cili

mund të sjellë dëshmi nga përvoja e tij vetjake.

Në pjesën e dytë biseda zhvendoset në periudhën e demokracisë për të parë

pikëpamjet për lirinë e fjalës në një shtet demokratik. Biseda zhvillohet mbi pyetjet e

mëposhtme që u drejtohen kryesisht nxënësve.

- Çdo të thotë për ty liria e fjalës?

- Tregoni ndonjë rast kur ju jeni trembur t’jua thoni hapur mësuesve

mendimet tuaja. Pse?

- Tregoni ndonjë rast kur ju jeni trembur t’jua thoni hapur prindërve mendimin tuaj. Pse?

- Pse ka rëndësi që njerëzit ta thonë hapur mendimin e tyre?

- A mund të përmirësohen gjërat, nëse ne i fshehim brenda vetes mendimet tona?

Për dy pyetjet e fundit t’u kërkohet mendimi dhe të ftuarve.

Mësuesi/ja përpiqet të krijojë një mjedis të përshtatshëm që nxënësit të shprehen lirisht.

179

Hapi III. Së fundi dilet te një mesazh i rëndësishëm. Disa nxënës lexojnë njëri-pas

tjetrit këshillat e dhëna në tekst.

Mësuesi/ja bën shkurtimisht përmbledhjen e mësimit. Falënderon të ftuarit,

përgëzon nxënësit në rolin e shkrimtarit Kasëm Trebeshina.

Në fund nxënësit lëshojnë tullumbace, ku janë shkruar mesazhe për lirinë e fjalës.

E gjithë veprimtaria mësimore zhvillohet nën tingujt e ëmbël të muzikës.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Tema: Fjalia e thjeshtë dhe fjalia e përbërë

Vështirësia:

Niveli II

Koha:

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë kujtojnë njohuritë e marra rreth fjalisë më të vogël, fjalisë së thjeshtë dhe fjalisë së përbërë.

gTë njohin veçoritë e fjalisë së thjeshtë e të përbërë e të bëjnë krahasimin midis tyre.

gTë dallojnë fjalitë e thjeshta nga fjalitë e përbëra.

gTë përcaktojnë gjymtyrët kryesore e gjymtyrët e dyta në fjalitë e thjeshta.

gTë shndërrojnë fjalitë më të vogla në fjali të thjeshta me shumë gjymtyrë.

gTë ndërtojnë fjali të përbëra duke zgjeruar fjalitë e thjeshta.

Materiale e mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFletore.

nShkumësa me ngjyra.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Kujtojmë njohuritë e marra.

Mësuesi drejton pyetjet:

- Ç’është fjalia e thjeshtë?

- Ç’ndryshim ka fjalia e thjeshtë nga fjalia më e vogël?

- Cilat janë skemat për to?

Mësuesi i vizaton ato në tabelë.

1. Skema e fjalisë së thjeshtë:

GE + F + GE 2

Metoda e teknika mësimore

nStuhi mendimesh.

nDiagrami e Venit.

nINSERT.

nPunë e pavarur.

nDiskutim.

180

2. Skemat e fjalisë më të vogël:

a. Kryefjalë + Kallëzues

b. Kryefjalë + Kallëzues + Kundrinor i drejtë

c. Kryefjalë + Folje + Pjesë e kallëzuesit emëror

- Po fjalinë e thjeshtë si e dallojmë nga fjalia e përbërë? Jepni shembuj. Argumentoni përgjigjen.

Hapi II. Hapet libri f. 245. Nxënësit do të lexojnë informacionin e dhënë rreth fjalisë së

thjeshtë. Gjatë leximit nxënësit vendosin shenjat që u përkasin rubrikave të tabelës

INSERT ( √, +, ?, -) Më pas informacion do të organizohet në tabelën e insertit.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Nxënësit lexojnë shënimet e mbajtura. Me interes janë të dëgjohen pyetjet që kanë

shkruar nxënësit dhe gjërat e reja që mësuan në këtë temë mësimi.

Hapi III. Në këtë hap nxënësit janë të aftë të krahasojnë veçoritë e fjalisë së thjeshtë

e asaj të përbërë. Këtë e realizojnë përmes Diagramit të Venit. Nxënësit punojnë

individualisht në fletoret e tyre e më pas e krahasojnë duke vlerësuar punën e tyre me

diagramin e plotësuar në tekst f. 246.

Hapi IV. Të kthejmë në shprehi njohuritë e fituara.

Punohen ushtrimi 1- 4.

Ushtrimi 1. Nxënësit gjejnë foljet. Dallojnë fjalinë e thjeshtë nga fjalia e përbërë. Argumentojnë.

Ushtrimi 2. Nënvizohen me një vijë gjymtyrët kryesore, me dy vija gjymtyrët e dyta.

Më pas nxënësit shkruajnë në fletore fjalinë më të vogël për çdo fjali të thjeshtë.

Ushtrimi 3. Nxënësit veçojnë fjalitë e thjeshta me shumë gjymtyrë.

Ushtrimi 4. Fjalitë e thjeshtë të ushtrimi 3 nxënësit i shndërrojnë në fjali të përbëra.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 5 f. 246

Rubrika: BOTA E FANTASTIKES

Tema:

Rubrika:

Vështirësia:

Koha:

Edukimi i Herakliut (ora e parë)

Të lexojmë

Niveli III

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë flasin rreth bëmave dhe heronjve të legjendave (mitologjisë) greke.

gTë lexojnë në heshtje legjendën me qëllim që:

- të njihen me përmbajtjen e saj,

- të shpjegojnë fjalët e panjohura,

- t’u përgjigjen pyetjeve për të zbërthyer përmbajtjen,

- të plotësojnë hartën e tregimit.

gTë ritregojnë pjesën me fjalët e tyre, mbështetur në fjalitë përmbledhëse.

181

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFletore.

nLibra me legjenda për heronjtë

e Greqisë së Lashtë.

Metoda dhe teknika mësimore

nBisedë.

nLexim në heshtje.

nPunë në çift.

nRitregim.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Dihet se sa shumë i pëlqejnë fëmijët përrallat, legjendat, ku e pamundura

bëhet e mundur, ku sendet kanë shpirt, sikurse njerëzit, ku edhe dëshirat më të çuditshme

realizohen. Për këtë arsye do të ishte me interes që 3-4 minuta e para të orës mësimore

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

të njiheshin nxënësit me rubrikën e re “Bota e fantastikes”. Mësuesi u tërheq vëmendjen,

duke u thënë se në të do të lexojnë përralla, legjenda për heronjtë e lashtë grekë, pjesë

nga romanet fantastiko-shkencore, fragmente nga tragjeditë e antike, ku elementet e

jashtëzakonshme zënë vendin kryesor.

Prej këtej mësuesi nxit nxënësit të mendojnë rreth heronjve më të dëgjuar të legjendave

greke, duke drejtuar pyetjet e mëposhtme:

- A mund të thoni emrat e disa prej heronjve më të dëgjuar të legjendave greke?

- Për çfarë dallohen ata?

- A mund të tregoni ndonjë nga heroizmat që ata kanë kryer gjatë jetës së tyre?

Përgjigjet e nxënësve shkruhen në tabelë. Nëse ndër emrat më të dëgjuar të legjendave

greke nuk është përmendur ai i Herakliut, mësuesi e shton vetë në listën e tyre, duke

treguar edhe diçka nga jeta e tij.

Hapi II. Hapet libri në f. 118. U thuhet nxënësve se pjesa “Edukimi i Herakliut” do t’i

njohë ata me njërën prej 12 heroizmave të tij.

Udhëzohen nxënësit të lexojnë në heshtje tregimin, u tërhiqet vëmendja të jenë sa më

të vëmendshëm gjatë leximit, për t’u njohur sa më mirë me përmbajtjen.

Gjatë leximit nxënësit njihen edhe me shpjegimin e fjalëve të nënvizuara. Nëse ka

fjalë të tjera që nuk njihen nga nxënësit, nënvizohen dhe në fund të mësimit kërkohet

ndihma e shokëve apo e mësuesit për të shpjeguar kuptimin e tyre.

Hapi III. Pasi nxënësit janë njohur me përmbajtjen e legjendës, kalohet tek rubrika Të

kuptojmë përmbajtjen. U drejtohen nxënësve pyetjet e përgatitura për këtë rubrikë:

- Si u edukua Herakliu? Cili kishte të drejtë, babai apo Herakliu?

- Ç’fitoi Herakliu nga qëndrimi mes barinjve?

- Çfarë i premtoi Vesjai dhe çfarë i premtoi Virtytja Herakliut?

- Kë zgjodhi ai? Pse?

182

Hapi IV. Në minutat në

vijim zhvillohet veprimtaria

e mëposhtme:

Mësuesi vizaton skemën

në tabelë dhe u kërkon

nxënësve të punojnë në

çift për ta plotësuar atë.

Kjo hartë e tregimit do t’i

ndihmojë nxënësit për të

pasur një skemë

përmbledhëse të

legjendës.

Pas plotësimit, mësuesi aktivizon çifte të ndryshme nxënësish për të lexuar plotësimin e hartës.

Hapi V. Për ushtrimin 5 nxënësit fillimisht shkruajnë në fletore 4 fjali, mbi të cilat do

të mbështesin shkrimin e tyre. Këto fjali mësuesi i shkruan në tabelë. Më pas aktivizohen

disa nxënës për të ritreguar legjendën. Mësuesi u tërheq vëmendjen për një ritregim të

bukur, duke pohuar se të dish të ritregosh bukur është meritë e veçantë.

Në fund vlerësohen nxënësit për ritregimin e bërë, duke i inkurajuar dhe vlerësuar më

shumë anët pozitive.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Tema: Edukimi i Herakliut (ora e dytë)

Rubrika:

Të lexojmë

Vështirësia:

Niveli III

Koha:

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë diskutojnë rreth zgjedhjes që bëri Herakliu.

gTë vlerësojnë dy forcat e kundërta (e mira dhe e keqja) që ndodhen brenda çdo njeriu.

gTë bëjnë portretin e Herakliut, duke u mbështetur në figurat letrare që përdor autori.

gTë gjejnë antonimet e fjalëve të dhëna.

gTë shpjegojnë kuptimin e shprehjeve që kanë të përbashkët mbiemrin i pastër, duke

dalluar kuptimin e parë dhe të figurshëm të tyre.

gTë shkruajnë një ese me temë: “Është lumturi e madhe t’i bësh mirë tjetrit”.

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe.

nFletore.

nFletë formati.

Metoda dhe teknika mësimore

nRrjeti i diskutimit.

nPunë në çift.

nMakinë semantike garash.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësimi nis me rubrikën Të vlerësojmë dhe interpretojmë tekstin. Për t’iu

përgjigjur pyetjes së ushtrimit 6, nxënësit rikthehen në tekst, lexojnë fragmentin që

përshkruan marrëdhëniet e Herakliut me barinjtë: “Çdo mbrëmje.... deri te ...i ndershëm”

dhe vlerësojnë sjelljen e tij me ta.

Për ushtrimin 7 mësuesi përdor teknikën e Rrjetit të diskutimit.

Po

Si mendoni ju, a bëri mirë Herakliu

Jo

që zgjodhi rrugën e Virtytes? Pse?

Mësuesi i dëgjon me kujdes argumentet e nxënësve pa paragjykuar asnjë prej tyre.

Ushtrimi 8. Nëpërmjet këtij ushtrimi nxiten nxënësit të sjellin në klasë shembuj e

raste se ç’kanë ndier kur me sjelljen e tyre i kanë bërë mirë dikujt apo nëse janë penduar

kur janë sjellë keq. U kërkohet që për secilin rast të tregojnë si kanë vepruar.

Mësuesi e drejton bashkëbisedimin për pyetjen e dytë drejt konceptit të pendesës duke pyetur:

- Çdo të thotë “të pendohesh”? Ç’vlerë ka pendimi? (Pendimi nuk lejon që sjellja e

padëshiruar të përsëritet në të ardhmen.)

Nxënësit sjellin raste nga përvojat e tyre personale, kur janë penduar dhe shkaqet e saj.

Ata mund të fillojnë me: Unë jam penduar ...

Mund të bëhen objekt i këtij diskutimi edhe sjellje konkrete të nxënësve në klasë, të

cilët nuk sillen mirë.

Ushtrimi 9. U kërkohet nxënësve të punojnë individualisht për 6-7 minuta. E ndajnë

faqen e fletores në dy pjesë dhe u kërkohet të listojnë cilësitë e mira dhe të këqija që ata

i njohin vetes. P.sh.:

183

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

E mirë

E keqe

shoqëror

individualist (që mendon vetëm për vete)

gjakftohtë

gjaknxehtë

i duruar

i paduruar

Pasi i listojnë, mësuesi i nxit disa nga nxënësit që t’i lexojnë. Nxënësit e tjerë dëgjojnë

me kujdes dhe japin vlerësimin për objektivitetin e treguar në dallimin e këtyre cilësive.

Hapi II. Kalohet tek rubrika Të studiojmë gjuhën e tekstit.

Ushtrimi 9. Kërkohet nga nxënësit të bëjnë portretin e Herakliut (portreti fizik, karakteri)

duke u mbështetur në figurat letrare që përdor autori. Mësuesi përdor tabelën, modeli i

së cilës jepet në fund të f. 120 të tekstit.

Një variant tjetër mund të jetë edhe ai i përdorimit të një organizuesi grafik të quajtur

Makinë semantike garash. Është një veprimtari e cila ka shumë sukses në rastet kur

studiohet/përshkruhet një person. Rrotat dhe pjesët e tjera të makinës bëhen elementet

apo cilësitë që do të analizojnë nxënësit. Vizatohet skema në tabelë nga mësuesi, ndërsa

nxënësit e vizatojnë në fletoret e tyre ose në fletë formati:

Rroftë

Rroftë

Serbatori

i benzinës

Motorri

Timoni

Rroftë

Rroftë

184

Vihen nxënësit të punojnë në dyshe për të dalluar disa nga karakteristikat e personazhit

të Herakliut. Ato shkruhen në vendin e shoferit, afër timonit. Nxënësit gjejnë 4 tipare që

kanë spikatur në jetën e këtij personazhi ose në ngjarjet ku ka luajtur rol ai. Këto të

katërta shkruhen tek vendi i rrotave.

Nxënësit vazhdojnë të gjejnë dy persona të rëndësishëm që lidhen me jetën e këtij

personazhi. Këto shkruhen te vendi i motorit.

U kërkohet nxënësve të mendojnë se çfarë e shtynte këtë njeri të ecte përpara. Çfarë

pasionesh kishte ky njeri? Ky informacion shënohet te serbatori i benzinës.

Një pamje e plotësuar e makinës semantike do të ishte:

Drejtësia

Ndershmëria

Ai ka një shpirt të madh

dhe gjithmonë lufton për të

mirën dhe të drejtën.

Mirësia

Babai

Virtytja

i fuqishëm

i mençur

Thjeshtësia

Ushtrimi 11. Udhëzohen nxënësit që për të shpjeguar arsyen e krijimit të emrave të

dy personazheve gra në këtë legjendë të mbështeten në cilësitë që i karakterizojnë ato.

Ushtrimi 12. Për të plotësuar këtë ushtrim nxënësit kthehen në tekst, lexojnë edhe njëherë fjalët

që dy personazhet gra, Virtytja dhe Vesja, i thonë Herakliut; veçojnë fjalët e vërteta nga lajkat e

mashtrimet dhe dallojnë foljet kyçe që lidhen me premtimet që i bëjnë ato Herakliut. P.sh.:

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Fjalë të vërteta: Unë nuk do të premtoj lumturi që arrihet lehtë. Do të lodhesh

shumë dhe do të rrezikosh duke ndjekur rrugën time. Do të luftosh për njerëzit

dhe kështu, do të fitosh mirënjohjen e tyre, nderin dhe lavdinë e përjetshme.

Lumturi të tillë të premtoj.

Lajka e mashtrime: Unë sjell lumturinë për të gjithë ata që mendojnë

vetëm për vete e nuk shqetësohen për të tjerët.

Ushtrimi 13. Nxënësit gjejnë antonimet e fjalëve të dhëna duke i shkruar ato bri tyre.

Mësuesi mund të organizojë një minikonkurs dhe të shpallet fitues nxënësi që përfundon

i pari plotësimin e antonimeve.

Ushtrimi 14. Nxënësit përpiqen të shpjegojnë kuptimin e shprehjeve që kanë të

përbashkët mbiemri i/e pastër. Për këtë nxënësit mund të konsultohen edhe me Fjalorin

e Gjuhës së Sotme Shqipe.

Fytyrë e pastër - që nuk ka pluhur, që nuk është e pisët, që i janë hequr, i janë

fshirë a i janë larë pluhurat etj.

Njeri i pastër - 1) që lahet mirë e rregullisht, që mban përherë veshje të lara,

që e mban mirë, të larë e të fshirë vendin ku jeton e punon, pastërtor.

2) – (fig) i ndershëm e i çiltër në jetë, i sjellshëm në punë e i

panjollë, që nuk e errëson asgjë e pandershme a e shtrembër.

Shpirt i pastër(fig) që nuk ka djallëzi a prapamendime dhe nuk ushqehet nga

interesa të ngushta e të rastit.

Duar të pastra (fig) - që nuk është i përzier me punë të pista.

(Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe 1980, f. 1379)

Pasi shpjegojnë kuptimet e shprehjeve të dhëna në ushtrimin 14, nxënësit tregojnë se

në cilin rast mbiemri i pastër është përdorur në kuptimin e tij të parë dhe në cilin në

kuptimin e tij të figurshëm.

Detyrë shtëpie: Shkruani një ese sipas modelit që mësuat në temë:

“Është lumturi e madhe t’i bësh mirë tjetrit”.

Tema:

Vështirësia:

Koha:

Mjetet gjuhësore që lidhin

pjesët e një fjalie të përbërë.

Niveli III

45 minuta

185

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë kujtojnë karakteristikat e fjalisë së përbërë.

gTë dallojnë mjetet gjuhësore që lidhin pjesët e fjalisë së përbërë.

gTë tregojnë funksionin e mjeteve lidhëse.

gTë dallojnë funksionin si gjymtyrë fjalie (kryefjalë, kundrinor, rrethanor) të fjalëve lidhëse.

gTë ndërtojnë një tekst ku të ketë fjali të përbëra që të lidhen me mjete të

ndryshme gjuhësore.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFletore.

nFragmente nga pjesët e leximit.

Metoda dhe teknika mësimore

nStudim mendimesh.

nPunë në grup.

nPunë në çift.

nDiskutimi.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Të kujtojmë sëbashku.

Mësuesi u drejton pyetjet nxënësve:

- Cilat janë karakteristikat e fjalisë së përbërë?

- Si lidhen pjesët e një fjalie të përbërë?

Dëgjohen me kujdes përgjigjet e tyre, disa prej të cilave mësuesi i shkruan në tabelë.

Hapi II. Nxënësit ndahen në 3 grupe të mëdha, (ose tri skuadra) dhe secilit prej tyre

i jepet një fragment i zgjedhur nga pjesët e leximit si dhe detyra që duhet të realizojnë.

Kështu kemi:

Skuadra I. Tregimi “Vdekja e lisnajës”, autori Anton Papleka.

- Zgjidhni fragmentin nga “Duke parë gjethet e rralla... deri te ... e përshëndesnin me

mirënjohjen”, f. 50.

- Gjeni fjalitë e përbëra që lidhen me lidhëza (bashkërenditëse ose nënrenditëse).

Nënvizoni kallëzuesit, ndani fjalitë në pjesë, qarkoni mjetet lidhëse dhe thoni

funksionin e tyre.

Shënim: Mësuesi tregon kujdes për të sqaruar nxënësit se, edhe nëse një prej

pjesëve, kur fjalia ka më shumë se dy pjesë, lidhet me përemër lidhor duhet të

zgjidhet prej tyre.

186

Skuadra II. Tregimi “Vdekja e lisnajës”, autori Anton Papleka.

Zgjidhni fragmentin nga “Marku kishite pasur ... deri te... copëza ylberi”, f. 48.

Gjeni fjalitë e përbëra që lidhen me fjalët lidhëse. Nënvizoni kallëzuesit, ndani fjalitë

në pjesë, qarkoni fjalët lidhëse dhe tregoni funksionin e tyre.

Skuadra III. Tregimi “Kështjella”, autori Ismail Kadare.

- Zgjidhni fragmentin nga “Papritur kali qëndroi ... deri te ... gjithmonë e më ngadalë”, f. 96.

- Gjeni fjalitë e përbëra që lidhen me anë të intonacionit, pa lidhëza e fjalë lidhëse,

nënvizoni kallëzuesit, ndani fjalitë në pjesë.

Hapi II. Brenda secilës skuadër nxënësit punojnë në çift. Pas përfundimit të detyrës

mësuesi fton disa dyshe nga secila skuadër për të prezantuar detyrën e bërë. Nga të

gjitha dyshet kërkohet:

1) Të lexojnë fjalitë e përbëra të zgjedhura.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

2) Të theksojnë mjetet lidhëse me të cilat janë lidhur dhe të tregojnë

funksionin që ato luajnë (mësuesi ndalet më shumë te skuadra e dytë për të

vënë më shumë në dukje funksionet e përemrit lidhor).

3) Të tregojnë se sa pjesë ka secila fjali.

Pasi dëgjon mendimet e nxënësve, mësuesi nënvizon edhe një herë tri mjetet

lidhëse që shërbejnë për të lidhur pjesët e fjalisë së përbërë si dhe funksionet e tyre.

Hapi III. Të kthejnë në shprehi njohuritë e marra.

Punohen ushtrimet 1-5 në tekst, f. 248.

Ushtrimet 2, 3 le të realizohen nën drejtimin e mësuesit. Është mirë të nxiten

nxënësit që të mbajnë mend sa më shumë lidhëza.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 6, f. 248.

Ndërtoni një tekst ku të përdorni sa më shumë fjali të përbëra, pjesët

e të cilave të lidhen me mjete të ndryshme gjuhësore.

Tema: Marrëdhëniet e barazisë dhe

të varësisë në fjalinë e përbërë

Vështirësia:

Niveli III

Koha:

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë kujtojnë marrëdhëniet që vendosen midis pjesëve të fjalive të përbëra me

bashkërenditje e nënrenditje.

gTë njohin llojin e fjalisë së përbërë me bashkërenditje ku folja e përbashkët për disa

kryefjalë nuk përsëritet.

gTë njohim llojin e fjalisë së përbërë ku ndërmjet pjesëve vendosen marrëdhënie

barazie (bashkërenditjeje) dhe marrëdhënie varësie (nënrenditjeje).

gTë dallojnë pjesët në fjalitë e përbëra duke shpjeguar marrëdhëniet që vendosen ndërmjet tyre.

gTë formojnë fjali të përbëra me bashkërenditje duke bashkuar dy fjali të thjeshta.

187

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFletore pune.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Të kujtojmë së bashku.

Pyeten nxënësit:

- Cilat janë llojet e fjalisë së përbërë?

Metoda dhe teknika mësimore

nStuhi mendimesh.

nINSERT.

nPunë e pavarur.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

- Ç’marrëdhënie vendosen midis pjesëve të fjalisë së përbërë me

bashkërenditje? Po në ato me nënrenditje?

Hapi II. Hapet libri dhe nxënësit lexojnë informacionin e dhënë në f. 249 – 250 duke

përdorur metodën e INSERT-it.

Gjatë leximit, nxënësit do të vendosin këto shenja:

“√” – te ato fjali apo pjesë që janë të njohura prej tyre,

“+” – te fjalitë që japin informacion të ri,

“-” te fjalitë që japin një informacion ndryshe nga informacioni që dinin më parë,

“?” – te fjalitë dhe fjalët që nuk janë të qarta për nxënësit ose nga të cilat lindin

pyetje për diskutim.

Më pas informacioni organizohet në tabelën e INSERT-it.

188

Hapi III. Nxënësit lexojnë shënimet e mbajtura. Eshtë interes të dëgjohen pyetjet që

kanë shkruar nxënësit dhe gjërat e reja që mësuan nga kjo temë mësimi. Mësuesi

ndalet veçanërisht në pyetjet që kanë bërë nxënësit. Së fundi mësuesi bën një

përmbledhje të marrëdhënieve të varësisë e të barazisë që vendosen në fjalitë e përbëra.

Hapi IV. Të kthejmë në shprehi njohuritë e marra.

Punohen ushtrimet 1-3 në tekst, f. 250.

Për punimin e ushtrimit 1 mësuesi i udhëzon nxënësit të ndjekin këta hapa:

a) Të lexojnë me kujdes fjalitë.

b) Të nënvizojnë kallëzuesit.

c) Të emërtojnë llojin e fjalisë (të thjeshtë apo të përbërë).

d) Të ndajnë me vijë pingule pjesët e fjalisë së përbërë.

e) Të qarkojnë mjetin lidhës.

Në ushtrimin 2 nxënësit, pasi kanë veçuar fjalitë e përbëra në ushtrimin 1, tregojnë

se ç’marrëdhënie vendosen midis pjesëve të këtyre fjalive. P.sh.:

Armët i kam pranë, por s’luftoj dot. (Marrëdhënie barazie).

Në ushtrimin 3 nxënësit bashkojnë dy fjalitë e thjeshta për të formuar një fjali të

përbërë me bashkërenditje. Në fund bëjnë skemën e tyre. P.sh.:

Iliri u shtri menjëherë në shtrat,/ por gjumi nuk po e zinte.

PB

PB

Dielli qe ngritur mbi zenit,/ andaj mbi gjolin e cekët e shëllirë të Maforës kishte rënë

pisku i vapës.

PB PB

Në përfundim të çdo ushtrimi, përgjigjet e tij diskutohen me të gjithë klasën. Mësuesi

përpiqet të aktivizojë sa më shumë nxënës në dhënien e përgjigjeve, pa harruar të japë

edhe vlerësime për punën e tyre.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 4, f. 250.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Tema: Vajza e bukur dhe biri i mbretit

(ora e parë)

Rubrika:

Të lexojmë

Vështirësia:

Niveli III

Koha:

45 min

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë parashikojnë ngjarje nisur nga elementet e dhëna.

gTë lexojnë me qëllim që:

- të kuptojnë përmbajtjen e përrallës,

- të pasurojnë fjalorin me fjalë e shprehje të reja.

gTë shkruajnë në fletore përmbajtjen e përrallës.

Materiale dhe mjetë mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFletore.

Metoda dhe teknika mësimore

nDRTA.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësuesi/ja shkruan në tabelë titullin “Vajza e bukur dhe biri i mbretit” dhe pyet nxënësit:

- Për çfarë mendoni se bën fjalë kjo përrallë nisur nga titulli?

- Cila do të jetë ngjarja sipas jush? Pse mendoni kështu?

Hapi II. Më tej mësuesi lexon tekstin me ndalesa, ndërsa nxënësit dëgjojnë. Bëhen 5

ndalesa dhe në secilën prej tyre u kërkohet nxënësve të plotësojnë dhe parashikojnë

vazhdimin e përrallës. Ndarjet e saj janë përgatitur që më parë nga mësuesi/ja

Ndalesa I - Lexohet teksti nga “Një herë e një kohë...” deri te “...prandaj do shihemi ndryshe.”

- Sa motra ishin? Si përshkruhet secila prej tyre?

- Pse motrat e kishin zili të voglën?

- Me cilën prej motrave ra në dashuri djali i mbretit?

- Cila ishte marrëveshja që bënë së bashku biri i mbretit dhe e bukura? Ku e

mbështetni mendimin tuaj?

Ndalesa II – Lexohet teksti nga “Sa herë që ti dëshiron...” deri te “ ... U morën vesh dhe ç’bënë?”

- A u përputh parashikimi juaj me atë që lexuat?

- Si mendoni ju ç’bënë motrat nga zilia?

Ndalesa III – Lexohet teksti nga “Çanë një qelq...” deri te ...”Vetëm unë e di si mund të shërohet ai”.

- Cila është hileja që bënë motrat?

- Çfarë mendoi princi? Po vajza si u ndje?

- Ç’lajmërim bëri mbreti për shërimin e të birit?

- Ku shkoi e bukura? Pse?

- Pse i pëlqeu e bukura shtrigës?

- Si mendoni ju se mund të shërohej i biri i mbretit?

Ndalesa IV – Lexohet teksti nga “Ty dua të ta tregoj...” deri te “...Të vrava”.

189

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

- Si e shëroi vajza djalin?

- Çfarë i kërkoi shëronjësi djalit?

- A mendoni se do ta vrasë djali i mbretit vajzën?

- Nëse jo, pse? Nëse po, pse?

Ndalesa V - Lexohet teksti nga “Po vajza e mbajti dorën e i tha...” deri në fund.

- Si përfundoi përralla? A ju pëlqeu?

- A përfundoi ajo ashtu siç e kishit menduar ju?

- Çfarë pëlqyet më tepër në këtë përrallë?

Me fjalorin mësuesi punon gjatë leximit të përrallës

Hapi III – Ushtrimi 5. për të realizuar përmbledhjen e përrallës sipas skemës së

mësuar një vit më parë, mësuesi kërkon nga nxënësit që të mendohen për pak minuta e

të sjellin në kujtesë elementet përbërëse.

Përgjigjet e nxënësve mësuesi/ja i shkruan në tabelë.

Hyrje

Ndahet përralla në tre paragrafë kryesorë: Zhvillim

Mbyllje

Hyrja: paraqet personazhet, kohën dhe vendin ku zhvillohet ngjarja.

Zhvillimi: jepen veprimet që kryejnë personazhet kryesore dhe ato që ndihmojnë e

pengojnë në realizimin e planit të tyre.

Mbyllja: jep përfundimin që merr rrjedha e ngjarjes.

Përcaktohen fjalët kyçe për çdo paragraf.

Mbështetur në elementet e mësipërme mësuesi/ja i ndihmon nxënësit të shkruajnë

përmbledhjen e përrallës, duke përdorur tabelën e mëposhtme:

(Ky model është përdorur edhe në klasë të gjashtë për shkrimin e përmbledhjes së një teksti)

190

Të dhënat

Hyrja

“Një herë ...” deri te... “Për bukurinë e saj”.

Fjalët kyçe: Tri bija, ...

Pyetjet:

- Sa bija ishin?

- Si jepen ato?

- Ç’marrëdhënie kishin me të voglën?

Zhvillimi

“Një ditë ...” deri te “... më të bukur se ç’ishe”.

Fjalët kyçe:

I biri mbretit, dy pendët, govatë, ...

Përmbledhja

Pyetjet:

- Me kë u takua vajza?

- Çfarë ndodhi ndërmjet tyre?

- Cila ishte marrëdhënia midis birit të

mbretit dhe së bukurës?

- Pse iku e bukura nga shtëpia?

- Si e shëroi ajo të birin e mbretit?

- Ç’plan kishte bërë vajza për t’u martuar me të?

Mbyllja:

“Ai e përqafoi ...deri te ...të dielën u martuan.”

Fjalët kyçe: puthi, përqafoi, martuan...

Pyetje:

Si mbyllet përralla?

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Nxënësit punojnë për 10-15 min për të shkruar përmbledhjen e përrallës mbështetur

në tabelën përmbledhëse.

Në fund mësuesi/ja përpiqet të aktivizojë sa më shumë nxënës për të lexuar

përmbledhjen që kanë shkruar. Vetë nxënësit vlerësojnë punimet më të mirë të shokëve

të tyre, të cilat mësuesi i afishon në muret e klasës.

Detyrë shtëpie: Mësoni ta ritregoni bukur këtë përrallë.

Tema: Vajza e bukur dhe biri i mbretit

(ora e dytë)

Rubrika:

Të lexuarit

Vështirësia:

Niveli III

Koha:

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë tregojnë bukur përrallën.

gTë gjejnë në përrallë fragmentet që u bëjnë përshtypje, i çudisin, entuziazmojnë apo

i zemërojnë dhe t’i komentojë ato.

gTë mbajnë qëndrim ndaj veprimit të motrave të vajzës së bukur.

gTë diskutojnë:

a) ç’është zilia,

b) pasojat që sjell ajo,

c) si të shpëtojnë prej kësaj ndjenje.

gTë gjejnë dhe të shpjegojnë kuptimin e epiteteve, krahasime të përdorura në

portretizimin e tri motrave.

gTë dallojnë elementet fantastike të kësaj përralle.

gTë plotësojnë pemën e mendimit me veçoritë e përrallës.

191

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nSkeda (8x10 cm).

nTabela.

nShkumësa me ngjyra.

Metoda dhe teknika mësimore

nRuaje fjalën e fundit për mua.

nDiskutimi.

nPema e mendimit.

nPunë në çift.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Ritregimi i përrallës.

Mësuesi/ja vendos një karrige në qendër të klasës, përzgjedh 3 nxënës në mënyrë të

rastësishme (nisur nga renditja e nxënësve në listën emërore të regjistrit) për të rrëfyer

përrallën njëri pas tjetrit. Mësuesi vetë vendos për ndalesat. Nxënësit e tjerë dëgjojnë

me vëmendje rrëfimin e tre shokëve e në fund zgjedhin rrëfimtarin më të mirë.

Hapi II. Në këtë hap mësuesi/ja u shpërndan nxënësve skedat e përgatitura dhe i

udhëzon të gjejnë në përrallë fragmentet që u bëjnë përshtypje, i çuditin, i entuziazmojnë

apo i zemërojnë. Citimet nxënësit i shkruajnë në njërën anë të skedës, kurse në anën

tjetër shkruajnë komentin për to: çfarë i çuditi, entuziazmoi, zemëroi etj.

Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të lexojnë citimet që kanë nxjerrë (por jo komentet). Ai

nxënës që lexon citimin, duhet të drejtojë atë pjesë të orës së mësimit, duke i ftuar

nxënësit e tjerë të bëjnë komentet e tyre për të. Edhe mësuesi/ja mund të bëjë komente,

por vetëm kur të kenë folur disa nxënës. Pasi nxënësve u është dhënë mundësia të

komentojnë, ai që kishte zgjedhur citimin, kthen fletën dhe lexon komentin. Asnjë nxënës

tjetër e as mësuesi/ja nuk ka të drejtë të komentojë. Nuk është e nevojshme që të gjithë

nxënësit të lexojnë citimet. Për këtë hap mund të aktivizohen rreth 3-4 nxënës.

192

Hapi III. Kalohet te rubrika: Vlerësojmë dhe interpretojmë tekstin.

Ushtrimi 6. Nxënësit fillimisht tregojnë nëse e dënojnë veprimin e motrave të vajzës

së bukur e më pas listojnë arsyet e qëndrimit të tyre.

Ushtrimi 7. Nxënësit zgjedhin disa nga alternativat e dhëna duke arsyetuar zgjedhjen e tyre.

Ushtrimi 8. Ky ushtrim zhvillohet në formë diskutimi.

Mësuesi/ja shpjegon nga Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe kuptimin e fjalës zili. Më

pas ai/ajo nxit diskutimin me pyetjet:

- Ç’është zilia?

- Ç’pasoja sjell ajo?

- Si mund të shpëtojmë prej kësaj ndjesie.

U kërkohet nxënësve të sjellin përvojat e tyre, ngjarje që u kanë ndodhur atyre, kur ata

janë ndier ziliqarë apo shoku/shoqja është ndier ziliqar për ta dhe si kanë shpëtuar prej tyre.

Hapi IV. Kalohet tek rubrika Të studiojmë gjuhën e tekstit.

Ushtrimi 9. Nxënësit rikthehen në tekst, te paragrafi I, gjejnë epitetet e krahasimet e

më pas shpjegojnë kuptimin e përdorimit të tyre.

E madhja ishte e zezë si nata, e ligë si murtaja.

E mesmja ishte e zeshkët si mbrëmja, e keqe si uria.

E vogla ishte e bukur si agimi, e mirë dhe e butë si qengji.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Për të dhënë ligësinë që kishte pushtuar shpirtin e motrës së madhe, autori përdor figurën e

krahasimit si nata, si murtaja. Nga nata merr ngjyrën e zezë, nga murtaja – sëmundje vdekjeprurëse

- merr rrezikun shfarosës, duke përcjellë te lexuesi ngarkesë emocionale negative.

Ushtrimi 10. Nxënësit veçojnë sendet magjike dhe veprimet magjike.

Ushtrimi 11. Nxënësit shkruajnë përbri shprehjeve të dhëna, shprehjet me kuptim të

kundërt.

Ushtrimi 12. Për të ndërtuar Pemën e mendimit me veçoritë e përrallës nxënësit

punojnë në çift. Nxënësit mendohen për 2 minuta duke treguar veçoritë jo vetëm të

kësaj përralle, por edhe të përrallave të tjera që kanë lexuar. Dëgjohen mendimet e nxënësve

dhe më pas mësuesi/ja plotëson Pemën e mendimit në tabelë.

Gjuha e përrallës është e gjallë,

gjithë ngjyra, e thjeshtë, e qartë

dhe e freskët.

Figura të fuqishme.

Veprimet e personazheve

treshe

Përralla

Kthesat e papritura

Trillimi i gjerë poetik, fantazia

e guximshme, e pasur.

Elementi aventuror.

Ekspozicioni i përrallave

është shumë i shkurtër.

Fillojnë me një formulë të

gatshme, si: ishte ç’na ishte

Tema: Fjalia e përbërë me bashkërenditje

Vështirësia:

Niveli III

Koha:

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë kujtojnë llojet e fjalisë së përbërë me bashkërenditje dhe lidhëzat që lidhin pjesët e tyre.

gTë ndërtojnë fjali të përbëra me bashkërenditje sipas skemave të dhëna.

gTë tregojnë se ç’kumtojnë pjesët e fjalisë së përbërë me bashkërenditje.

gTa njohin e ta përdorin saktë presjen në të gjitha llojet e fjalisë së përbërë me

bashkërenditje.

193

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFletore.

nSkeda për fjalinë e përbërë

me bashkërenditje.

Metoda dhe teknika mësimore

nPema e mendimit.

nDiskutimi.

nPunë e pavarur.

nPunë e drejtuar.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Të kujtojmë së bashku.

Për të rikujtuar informacionin që kanë rreth fjalisë së përbërë me bashkërenditje, nxënësit

plotësojnë pemën e mendimit në tekst, f. 256, si dhe ndërtojnë dy fjali sipas skemave të

dhëna. Mësuesi u tërheq vëmendjen që të kenë kujdes te skema e dytë, pasi kemi të bëjmë

me një fjali të përbërë me bashkërenditje palidhëzore.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Lexohet plotësimi i pemës së mendimit (nëse ka dëshirë mësuesi mund ta vizatojë atë

në tabelë) si dhe fjalitë e formuara sipas skemave të dhëna.

Hapi II. U kërkohet nxënësve të lexojnë me kujdes mësimin në faqet 256 – 257 për të

plotësuar skedën për secilin lloj të fjalisë së përbërë me bashkërenditje, modelin e së

cilës mësuesi/ja e shkruan në tabelë:

Lloji i fjalisë së përbërë me bashkërenditje: ...............................................

Lidhëzat me të cilat lidhen pjesët e saj: ......................................................

Ç’kumtojnë pjesët e fjalisë së përbërë me bashkërenditje.........................

Përdorimi i shenjave të pikësimit:.................................................................

Nxënësit i duhet të përgatitë gjithsej 4 skeda, nga një për secilin lloj të fjalisë së përbërë

me bashkërenditje.

Më poshtë po japim një model skede të plotësuar të fjalisë së përbërë me bashkërenditje

shtuese.

Lloji i fjalisë së përbërë me bashkërenditje:

Lidhëzat me të cilat lidhen pjesët e saj:

Ç’kumtojnë pjesët e fjalisë së përbërë

me bashkërenditje shtuese:

Përdorimi i shenjave të pikësimit:

Shtuese.

as; dhe; e; edhe; si edhe; hem...,

hem...; si... , ashtu edhe...; dhe..., dhe... ;

jo vetëm..., por edhe... etj.

Në këto fjali kumtohen veprime, ngjarje

që ndodhin në të njëjtën kohë ose që

ndjekin njëra-tjetrën.

Pjesët e fjalisë së përbërë me

bashkërenditje shtuese nuk

ndahen zakonisht me presje.

Para lidhëzave të përsëritura dhe para

pjesës së dytë të lidhëzave të

dyfishta vihet presje.

194

Pas përfundimit të detyrës skedat e plotësuara lexohen nga disa nxënës.

Hapi III. Duke vazhduar më tej me pjesën tjetër të mësimit, mësuesi shkëput nga

fragmenti i dhënë në faqen 258 fjalitë 3, 4.

E gjen të hapur derën e avllisë, s’dëgjon zë njeriu, çuditet, por nuk trembet.

Hyn brenda në oborr, i zbret gjokut dhe gjen dy çelësa çeliku në tokë.

Dhe kërkon nga nxënësit: 1) të gjejnë kallëzuesit,

2) të ndajnë pjesët e fjalisë të përbëra,

3) të qarkojnë mjetin lidhës.

Nxënësit vënë re te fjalia 3 se 3 pjesët e para lidhen me intonacion dhe e treta me të katërtën

me lidhëzën bashkërenditëse kundërshtuese por, ndërsa te fjalia 4 dy pjesët e para lidhen me

intonacion dhe e dyta me të tretën me lidhëzën bashkërenditëse shtuese dhe.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Hapi IV. Të kthejmë në shprehi njohuritë e marra.

Punohen ushtrimet 1-8 në tekst, f. 259.

Për ushtrimin 3 punohet njëkohësisht edhe kërkesa e ushtrimit 4, d.m.th. nxënësit

gjejnë foljet, dallojnë fjalitë e thjeshta dhe ndajnë me vijë të pjerrët pjesët e fjalive të

përbëra, qarkojnë mjetin lidhës dhe thonë llojin e fjalëve të përbëra, me bashkërenditje

apo me nënrenditje. Në përfundim të çdo ushtrimi diskutohet zgjidhja e tij.

Nisur nga shkalla e vështirësisë është mirë që ushtrimi 8 të punohet në klasë nën

drejtimin e mësuesit.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 7, f. 259.

Tema: Fjalia e përbërë me nënrenditje

Vështirësia:

Niveli III

Koha:

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë dallojnë pjesët e fjalisë së përbërë me nënrenditje dhe mjetin që lidh këto pjesë.

gTë tregojnë se ç’plotëson pjesa e nënrenditur.

gTë tregojnë mënyrën se si lidhen pjesët e nënrenditura me kryesoren dhe njëra-tjetrën.

gTë njohin vendin e pjesës së nënrenditur kur ajo plotëson pjesën kryesore në tërësi

ose një gjymtyrë të veçantë të pjesës kryesore.

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFletore.

nSkedë me lidhëzat nënrenditëse.

Metoda dhe teknika mësimore

nAnalizë rastesh.

nShpjegimi.

nPunë e pavarur.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Shkruhen në tabelë fjalitë:

Kur erdhe ti, unë i kisha mbaruar detyrat.

Artini shtyu derën, e cila ishte e hapur.

Të gjithë u bindën se prapa gardhit do të ndodhte diçka e rëndësishme, kur

panë oficerë të lartë që po vinin nga kampi.

Me të hyrë të vjeshtës, kur u kishin dhënë fund edhe të vjelave, filluan punimet

për çeljen e kanalit, që do t’i jepte fshatit dritë elektrike.

U kërkohet nxënësve:

a) Të gjejnë foljet.

b) Të ndajnë me një vijë vertikale pjesët e fjalisë.

c) Të qarkojnë mjetin lidhës.

d) Të shpjegojnë marrëdhëniet që vendosen midis pjesëve të fjalisë.

e) Të tregojnë se ç’plotëson pjesa e nënrenditur.

f) Të emërtojnë pjesët e fjalisë së përbërë me nënrenditje.

g) Të bëjnë skemën.

195

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Kështu, për fjalinë e parë do të kishim:

Kur erdhe ti/ unë i kisha mbaruar detyrat.

Midis pjesës së parë dhe të dytë të kësaj fjalie të përbërë vendosen marrëdhëniet

varësie. Pjesa e parë është e nënrenditur nga pjesa e dytë, që është kryesore. Pjesa e

nënrenditur, kur erdhe ti, plotëson pjesën kryesore në tërësi dhe është e nënrenditur kohore.

Skema do të ishte:

PK (2)

I

(1) kohore

Në të njëjtën mënyrë veprohet edhe me fjalitë e tjera. Tregohet kujdes me dy fjalitë e

fundit të cilat kanë më shumë se dy pjesë. Po këtu mësuesi sqaron edhe faktin se

nënrenditja mund të jetë e varguar ose paralele.

Hapi II. Mësuesi vazhdon më tej duke u kërkuar nxënësve që në dy fjalitë e para

pjesët e nënrenditura t’i vendosin në tri pozicione të mundshme dhe të shpjegojnë se në

ç’përfundim arrijnë.

1. Në fjalinë e përbërë me nënrenditje, ku pjesa e varur plotëson pjesën kryesore në

tërësi, pjesa e varur, zakonisht ka rend të lirë. Ajo mund të qëndrojë para, pas kryesores

ose të vihet në mes të saj.

2. Kur pjesa e nënrenditur plotëson një gjymtyrë të pjesës kryesore, ajo ka rend të

ngulitur dhe vendoset pas fjalës që plotëson.

Hapi III. Mbështetur në skedën e përgatitur që më parë për lidhëzat nënrenditëse u

kërkohet nxënësve të ndërtojnë dy fjali të përbëra pjesët e të cilave të lidhen.

a) me lidhëza, b) fjalë lidhëse.

Për secilën prej tyre bëjnë ndarjen në pjesë me vijë pingule dhe skemën.

Lexohen fjalitë e formuara. Mësuesi aktivizon sa më shumë nxënës në leximin e tyre.

Hapi IV. Punohet ushtrimi 1 në tekst, f. 255.

Nxënësit dallojnë llojet e fjalive të thjeshta apo të përbëra dhe për këto të fundit, duke u nisur

nga mjeti lidhës, përcaktojnë nëse janë fjali të përbëra me bashkërenditje apo me nënrenditje.

Dëgjohen me kujdes përgjigjet e tyre, mësuesi bën korrigjimet dhe plotësimet e

nevojshme, kur e sheh të domosdoshme.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 2, f. 255.

196

Tema: Fjali e përbërë me nënrenditje

(Ushtrime)

Vështirësia:

Niveli III

Koha:

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë paraqesin informacionin që zotërojnë për fjalinë e përbërë me nënrenditje në

Tabelën e konceptit.

gTë kthejnë fjalitë e përbëra në fjali të thjeshta duke zëvendësuar pjesën e nënrenditur

me një rrethanor dhe anasjelltas.

gTë tregojnë se ç’funksion luan pjesa e nënrenditur në fjalinë e përbërë.

gTë ndërtojnë fjali të përbërë sipas skemave të dhëna.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFletore pune 7.

nFletore.

Metoda dhe teknika mësimore

nTabela e konceptit.

nDiskutimi.

nPunë e pavarur.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësuesi shkruan në dërrasën e zezë Tabelën e koncepteve, ndërsa nxënësit

bëjnë plotësimin e saj në fletore.

Llojet e fjalisë së përbërë me nënrenditje

Mjetet e lidhjes

Ç’plotëson pjesa e nënrenditur

Rendi i pjesëve

Llojet e lidhjes së pjesës së nënrenditur

Me pjesën kryesore ose me njëra-tjetrën

Funksioni i pjesës së nënrenditur

Pas plotësimit të Tabelës së koncepteve, diskutohet me nxënësit. Nëse dëshiron,

mësuesi mund të bëjë plotësimin e saj në dërrasën e zezë.

Hapi II. Të kthejmë në shprehi njohuritë e marra.

Punohen ushtrimet 3-6 në tekst, f. 255.

Për ushtrimin 3 mësuesi u kujton nxënësve që, për të formuar fjali të përbëra duhen

dy pjesë, prandaj ata duhet të dallojnë në krahun e djathtë se cili është ai grup fjalësh që

nuk përbën pjesë fjalie (një kusht i tillë). Në krahun e djathtë ka më shumë alternativa se

fjalitë që duhen formuar. Nxënësit mund të lidhin dy pjesë, të cilat kanë lidhje logjike.

Ushtrimi 4, 5. Pasi nxënësit kanë kthyer fjalitë e përbëra në fjali të thjeshta duke

zëvendësuar pjesët e nënrenditura me një rrethanor dhe anasjelltas, mësuesi u kërkon

nxënësve të diskutojnë rreth asaj që vënë re.

Mbështetur në diskutimet e nxënësve, mësuesi së bashku me ta, arrijnë në përfundimin

se pjesa e nënrenditur kryen funksionin e një rrethanori në fjalinë e thjeshtë.

Ushtrimi 6. Nxënësit do të ndërtojnë fjali të përbëra sipas skemave të dhëna. Mësuesi

përpiqet të aktivizojë sa më shumë nxënës për leximin e fjalive sipas skemave të dhëna.

Disa prej tyre ajo i shkruan në tabelë.

197

Shënim. Nga fletorja e punës mësuesi përzgjedh ato modele ushtrimesh që janë të

ndryshme nga ushtrimet e tekstit.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 7, f. 255.

Mësuesi u kërkon nxënësve që përveç kërkesës së ushtrimit, të bëjnë

edhe skemën për secilën prej tyre.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Tema: Shporta magjike (ora e parë)

Rubrika:

Të lexojmë

Vështirësia:

Niveli IV

Koha:

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë krijojnë një përrallë mbështetur në fjalët kyçe.

gTë lexojnë:

- për t’u njohur me përmbajtjen e përrallës,

- për të krahasuar përrallën e krijuar prej tyre me atë të dhënë në tekst,

- për t’iu përgjigjur pyetjeve të tekstit,

- për të pasuruar fjalorin me fjalë e shprehje të figurshme.

gTë shkruajnë përmbajtjen e përrallës mbështetur në skemën e dhënë.

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuhë shqipe 7.

nTabela, shkumësa me ngjyra.

nFletore, stilolapsa.

Metoda dhe teknika mësimore

nParashikim me terma paraprakë.

nDiskutim.

nPunë në çift.

198

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja shkruan në tabelë fjalët kyçe: shpata magjike, romi, tri dëshira, breshka,

thur, plotëson, djali i sëmurë, ndihmon dhe u thotë nxënësve se ato do të dalin në përrallë.

Mësuesi/ja u kujton llojin e shkrimit që do të dëgjojnë: përrallën, dhe u jep kohën e

duhur për t’u menduar, rreth 2 minuta, për skenën, personazhet dhe ngjarjet e një përralle

që përmban këto 8 fjalë.

Pas 2-3 minuta mësuesi/ja kërkon nga nxënësit të punojnë në çift për të bashkuar

idetë e tyre në një përrallë. Një anëtar i dyshes duhet të bëhet gati të rrëfejë tregimin.

Kujtojuni nxënësve t’i vënë një titull përrallës.

Pas rreth 5 minutash njëri prej dyshes bëhet rrëfimtari i ngjarjes së krijuar prej tyre.

Nxënësit e tjerë e dëgjojnë me vëmendje dhe në fund e vlerësojnë jo vetëm për krijimin,

por edhe për mënyrën e të rrëfyerit.

Sugjerime: Mos harroni që kjo është një veprimtari parashikimi dhe ka plot gjëra të

tjera për t’u bërë në orën e mësimit, prandaj kjo duhet bërë shkurtimisht.

Hapi II. Mësimi vazhdon më tej me veprimtarinë e leximit zinxhir të pjesës, ku

aktivizohen 2-3 nxënës. Mësuesi/ja u tërheq vëmendjen nxënësve që të kenë kujdes në

intonacionin e zërit. Nxënësit gjatë leximit të nënvizojnë lehtë me laps fjalët e panjohura,

kuptimi i të cilave shpjegohet nga nxënës të tjerë, nëse i dinë, në pamundësi i ndihmon

mësuesi duke dhënë disa shembuj të tjerë të përdorimit të tyre në fjali.

Hapi III. Pasi e kanë lexuar përrallën, nxënësve u kërkohet të krahasojnë versionin e tyre

me atë të tregimit. Çfarë i bëri ata të kenë më shumë ose më pak sukses në parashikim?

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Hapi IV. Kalohet te rubrika: Të kuptojmë përmbajtjen.

Mësuesi/ja drejton një bllok pyetjesh:

- Për ku ishte nisur romi dhe çfarë kishte marrë me vete?

- Ç’zgjidhje mendoi ai për të shuar urinë?

- Cilat ishin tri dëshirat që shporta i plotësoi romit të varfër?

- Cila ishte dëshira që i mbeti romit pa iu plotësuar?

Ushtrimi 5. Duke shfrytëzuar kohën në dispozicion, mësuesi/ja së bashku me nxënësit

përgatitin skemën e përrallës mbështetur në modelin e dhënë një temë më parë te

“Vajza e bukur dhe biri i mbretit”.

Fillimisht nxënësit përcaktojnë tri elementet e subjektit: Hyrje, Zhvillim, Mbyllje, e më

pas fjalët kyçe dhe pyetjet ndihmëse për secilin element.

Hyrje:

Fjalët kyçe...

Pyetje

Zhvillimi:

Fjalët kyçe...

Pyetje

Mbyllje:

Fjalët kyçe...

Pyetje

Pasi përfundojnë skemën e ritregimit të përrallës, mësuesi/ja i udhëzon nxënësit të

shkruajnë në fletore përmbledhjen e përrallës. Këtë detyrë nxënësit e punojnë në shtëpi.

Hapi V. Mësuesi/ja vlerëson punën e nxënësve, mbështetur në pjesëmarrjen në

diskutim, çiftin krijimin më të mirë, si dhe rrëfimtarin më të mirë për historinë e krijuar.

Tema: Shporta magjike ora e dytë)

Rubrika:

Të lexojmë

Vështirësia:

Niveli IV

Koha:

45 minuta

199

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë japin vlerësimin e tyre ndaj tri dëshirave të romit.

gTë shprehin tri dëshira që ata do t’i kërkonin shportës magjike.

gTë nxiten për të shprehur eksperienca personale në rastet:

- kur shoku është indiferent ndaj dhimbjes tuaj,

- kur tregoheni indiferent ndaj dhimbjes së shokut,

- kur shoku ju bën një të mirë,

- kur ju i bëni një të mirë shokut.

gTë gjejnë elementet fantastike dhe reale të përrallës.

gTë ndërtojnë bisedën e personazheve mbështetur në mendimet, ndjenjat, cilsitë dhe veprimet.

gTë ilustrojnë me shembuj konkretë nga teksti veçoritë e përgjithshme të përrallës.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuhë shqipe 7.

nTabela, shkumësa me ngjyra.

nFletë formati të prera si skeda 8x10 cm.

nShportë e vogël.

nZarfe për secilin nxënës.

Metoda dhe teknika mësimore

nDitari dypjesësh.

nBioskeda e personazheve.

nRrjeti i diskutimit.

nBisedë.

nHarta semantike.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësimi nis me leximin e përmbajtjes së përrallës që nxënësit kanë përgatitur

në shtëpi, mbështetur në skemën e dhënë orën e parë. Dëgjohen me vëmendje 2-3

nxënës. Nxënësit vlerësojnë punën e njëri-tjetrit.

Hapi II. Kalohet tek rubrika: Vlerësojmë dhe interpretojmë tekstin.

Ushtrimi 6. Fillimisht nxënësit rilexojnë tri dëshirat që shporta i plotësoi romit të varfër e më

pas shprehin mendimet e tyre nëse u duken normale këto dëshira dhe i argumentojnë pse?

Ky ushtrim realizohet përmes ditarit dypjesësh të cilin mësuesi/ja e paraqet të vizatuar në tabelë.

Dëshira e romit

Komenti im

Mësuesi/ja plotëson tabelën Komenti im me argumentet e nxënësve, të cilat më parë

janë përzgjedhur nga mësuesi/ja.

Ushtrimi 7. Nxënësit e ndajnë fletën e formatit (skedën) në dy pjesë dhe në njërën

anë shkruajnë çfarë fitoi dhe në tjetrën çfarë humbroni:

Fitoi

ushqim

gruan

mirënjohje

Humbi

shtëpinë e ëndërruar

pasurinë

200

Pjesa e dytë e pyetjes në ushtrimin 7 zhvillohet me rrjet diskutimi:

PO JO

A do ta prishnit ju dëshirën tuaj

të fundit për t’i bërë mirë dikujt?

Mësuesi/ja kërkon argumente për qëndrimin që do të mbajnë nxënësit.

Ushtrimi 8. Mësuesi/ja vendos shportën në tavolinën e tij/saj. U kërkon nxënësve të

shkruajnë tri dëshira në një skedë, ta palosin e ta fusin në zarf dhe sipër tij të shkruajnë

emrin. Zarfin e hedhin brenda në shportë.

Zarfet me dëshirat e nxënësve hapen në fund të vitit shkollor për të parë se cilit nxënës

i është realizuar dëshira.

Ushtrimi 9. Ky ushtrimi zhvillohet në formën e bisedës. Mësuesi/ja e orienton bisedën

drejt çështjeve të dhëna në këtë ushtrim.

Dëgjohen jo më shumë se 7- 8 nxënës, të cilët tregojnë raste të veçanta nga jeta e tyre.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Hapi III. Kalohet te rubrika: Të studiojmë gjuhën e tekstit.

Nxënësit, me ndihmën e mësuesit, rikujtojnë veçoritë e përrallave. Ai/ajo vizaton Hartën

semantike mbi veçoritë e përrallave. Nxënësit mendohen për 2-3 minuta, rreth pyetjeve.

Mësuesi/ja plotëson skemën me përgjigjet e nxënësve dhe shton veçori të tjera, të cilat

nuk u kujtohen nxënësve.

Ç’veçori dalluese

- mbizotëron fryma e aventurës

- ka të papritura

- veprime e personazheve

e treshe

- gjuhë popullore

Veçoritë e

përrallave

Ushtrimi 10. Nxënësit, pasi rikujtuan veçoritë e përrallave, plotësojnë në tekst elementet

fantastike dhe reale të përrallës.

Nxënësit punojnë individualisht për 2-3 min. Lexohet ushtrimi i plotësuar. Nxënësit

plotësojnë njëri-tjetrin atje ku përgjigja nuk është e plotë.

Ushtrimi 11, 12. Realizohen përmes Bioskemës së personazheve. Nxënësit punojnë

në çift. Mësuesi/ja u shpërndan nxënësve skedat. Modelin e paraqet në tabelë. Po qe e

mundur, përpiquni të përdorni skeda me ngjyra të ndryshme. Skedat i prisni në forma të

ndryshme gjeometrike. Modeli i dhënë është i plotësuar.

Plani:

Kurbeti

Ç’personazhe veprojnë? pozitive

Personazhe

negative

Anët e forta:

- këmbëngulja

- e donte punën

- fisnikëria

Mendime:

- Të siguronte jetesën

- Të plotësonte 3 dëshirat

- Të jetonte në luks

Personaliteti:

- Kurajoz

- punëtor

- shpirtfisnik

Ç’janë përrallat?

tregime popullore ku

mbizotërojnë elemente të

jashtëzakonshme.

Cila është tema?

Tema kryesore është:

E mira kundër së keqes:

E bukura kundër së

shëmtuarës:

Virtyti kundër Vesit.

Ndjenja:

- uri

- mosbesim

- gëzim

- lumturi

Anët e dobëta:

Veprime:

- u nis për kurbet

- preu purtekat

- thuri shportën

- shfaqi 3 dëshira

Fjalë:

Mësuesi/ja i udhëzon nxënësit se si duhet ta plotësojnë skedën. P.sh.; te skeda Plani

mësuesi/ja sqaron se duhet të vendoset se ç’plan kishte personazhi (romi).

Te skeda Mendime: çfarë mendimesh i lindën kur vendosi të merrte rrugën për në kurbet etj.

Nxënësit punojnë rreth 10 min. Një pjesëtar i çiftit lexon skedat e plotësuara. Nxënësit

shtojnë, korrigjojnë atje ku duhet njëri-tjetrin. Skeda përfundimtare me përgjigjet e

nxënësve plotësohet, në tabelë nga mësuesi/ja.

Mësuesi/ja përgëzon nxënësit për gjithëpërfshirjen e tyre në çdo hap të mësimit.

201

Detyrë shtëpie: Mbështetur në veçoritë e përrallës të rikujtuara në rubrikën:

Studiojmë gjuhën e tekstit, nxënësit i ilustrojnë këto veçori me shembuj

konkretë nga një përrallë që kanë lexuar.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Tema: Hyrje e mbyllje përrallash

(ora e tretë)

Rubrika:

Të shkruajmë

Vështirësia:

Niveli IV.

Koha:

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë njihen me elementet përbërëse të hyrjes dhe mbylljes së përrallave.

gTë shkruajnë një hyrje dhe mbyllje përralle mbështetur në fjalët kyçe, zhvillim, ilustrime.

gTë vlerësojnë punimet e njëri-tjetrit.

202

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nTabela, shkumësa me ngjyra.

nFletore, stilolapsa.

Metoda dhe teknika mësimore

nStuhi mendimesh.

nShkrim i lirë.

nDiskutim.

nPunë me grupe.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësuesi i njeh nxënësit me temën e re të mësimit si dhe rubrikën së cilës i përket.

Kërkon nga nxënësit të rikthehet dhe njëherë te përralla Vajza e bukur dhe biri i mbretit

dhe më pas diskutojnë.

Lexoni dhe njëherë hyerjen dhe mbylljen e përrallës.

- Si fillon kjo përrallë? Po përrallat e tjera si fillojnë?

- Thoni disa formula të gatshme hyrjeja nga përrallat që keni lexuar.

- Hyrja është e gjatë apo e shkurtër?

- Çfarë të dhënash jepen në hyrje?

- Si mbyllen përrallat? Thoni disa formula të gatshme mbylljeje nga ato përralla që keni lexuar.

- Kush fiton në mbyllje të përrallës?

- Si mendoni, pse përrallat mbyllen me një fund të lumtur?

Kjo veprimtari të mos zgjatë me tepër se 10 – 12 minuta.

Hapi II. Ndërtimi i njohurive. Të shkruajmë hyrje dhe mbyllje përrallash.

Klasa ndahet në tri skuadra. Mësuesi/ja ndan punën për secilën skuadër.

Skuadra I. Shkruani një përrallë, mbështetur në ilustrimet e mëposhtme.

Skuadra II. Shkruani një hyrje dhe mbyllje, për zhvillimin e përrallës së mëposhtme:

Një ditë ia dhanë ushqimin në një tas balte. Gjyshi, teksa ishte duke ngrënë, u kollit

dhe nuk mundi ta mbante tasin mbi gjunjë. Tasi ra në dysheme dhe u thye. Nusja, kur

e pa, e qortoi ashpër, duke i thënë:

- Ti thyen gjithçka! Që sot do të të japim për të ngrënë në një tas prej druri.

Plaku psherëtiu i trishtuar, por nuk tha asgjë. Një ditë fshatari dhe gruaja e tij panë

se djali i tyre po luante në oborrin e shtëpisë me disa copa druri.

- Çfarë po bën? – e pyeti i ati.

- Nuk e sheh? – iu përgjigj djali. – Po bëj një tas prej druri. Një ditë, ti dhe mamaja do

të plakeni. Do të më duhet ky tas për t’iu hedhur ushqimin...

Fshatari dhe gruaja e tij panë njëri tjetrin të tronditur. Sytë e tyre u mbushën me lot.

Në atë moment atyre u erdhi turp për atë që i kishin bërë plakut.

Skuadra III. Shkruani një përrallë mbështetur në fjalët kyçe:

Dhelpra, lejleku, kishte gatuar, ftoi, pjata të cekëta shishe të gjata, supë, shtroi tavolinën.

Hapi III. Leximi i përrallave bëhet sipas grupeve.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Tema: Zana e fundit e bjeshkëve (ora e parë)

Rubrika:

Të lexojmë

Vështirësia:

Niveli III

Koha:

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë lexojnë tregimin me ndalesa për t’iu përgjigjur pyetjeve të shkruara.

gTë pasurojnë fjalorin me fjalë e shprehje të reja.

gTë plotësojnë Hartën e tregimit.

Materiale dhe mjetë mësimore

nTeksti Gjuhë shqipe .7

nTabela, shkumësa me ngjyra.

nLapsa.

Metoda dhe teknika mësimore

nLexim dhe pyetje.

nHarta e tregimit.

nDiskutim.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me temën e re të mësimit, autorin e përrallës, librin

nga është shkëputur përralla, si dhe objektivat që do të arrihen në këtë orë.

Titullin e përrallës mësuesi/ja e shkruan në tabelë me shkumës me ngjyrë.

Mësuesi/ja cakton njësitë e tekstit që duhet lexuar e diskutuar. Nxënësit lexojnë me

radhë pjesët e caktuara të mësimit

Hapi II. Paragrafi I: “Dhe një ditë ... dhia mund të fshihej lehtë.”

Mësuesi/ja gjatë kohës që nxënësit lexojnë fragmentin, shkruan pyetjen për paragrafit në tabelë:

- Pse Halili kërkonte me ngulm guvën e Zanës?

Përgjigjet e nxënësve mund të jenë:

- të gjurmonte dhinë briartë,

- ta ndiqte për të gjetur një vend të sigurt,

- të shmangte shqetësimin e kafshëve e zogjve të tjerë nga krismat.,

- të shmangte mundësinë që dhia të fshihej në rrëmujën që do të shkaktonin

krismat e pushkës.

Paragrafi II. – “Priti e priti pranë asaj guve ... që të mos trembte dhinë”.

Drejtohen pyetjet: - Çfarë e magjepsi Halilin?

- Si e përshkruan autori bukurinë e zanës?

Paragrafi III. – “E pa më në fund me përbuzje zanën... ai kishte vrarë një kohë të tërë”.

- Tregoni me hollësi si e vrau Halili dhinë?

- Çfarë ndjeu ai për të?

Paragrafi IV. – “Pastaj Halili u kthye me ngadalë... ndenjën një çast pa folur, pastaj Halili tha: ....”

- Ç’ndryshime i ndodhën Zanës pas vrasjes së dhisë?

Paragrafi V. – “Unë jam vëllai i vogël i... kishte mbetur mospërfillja dhe ligësia”.

- Çfarë i kishte ndodhur babait dhe vëllezërve të tij (të Halilit)?

- Pse e vrau dhinë briartë Halili?

Paragrafi VI. – “Ajo e dëgjoi në heshtje ... unë jam tani si të gjithë ju, një vajzë e

zakonshme malësie”.

203

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

- Si reagoi Zana pasi Halili i tregoi arsyen e vrasjes së dhisë briartë?

Paragrafi VII. – “Halili u prek thellë...” deri në fund.

- Çfarë vendimi mori Halili?

Hapi III. – Mësuesi/ja kërkon nga nxënësit të ndërtojnë hartën e tregimit. (Modeli i

kësaj harte është dhënë në temat e mëparshme).

Udhëzon nxënësit që në fillim të vendosin personazhet. Mund të shtoni shënime

“protagonist” ose “antagonist” afër emrave.

Halili – dhia briartë

- Shënoni kohën dhe vendin. Diskutoni pse mund ta ketë zgjedhur atë mjedis.

- Shkruani konfliktin kryesor.

- Vendosni ngjarjet e rëndësishme që çuan deri në ngjarjen kulmore.

- Përmblidhni me pak fjalë ngjarjen kulmore/zgjidhjen.

Nxënësit do të ritregojnë me fjalët e tyre dialogun ndërmjet Zanës dhe Halilit.

Fillimisht nxënësit të caktojnë pikat kryesore ku do të mbështetin ritregimin e tyre:

- arsyen e vrasjes,

- reagimin e Zanës,

- vendimin e Halilit

- Diskutoni mesazhin/synimin që mund të ketë pasur ndërmend autori.

Pasi grafiku të jetë mbushur e diskutuar, mësuesi/ja bën vlerësimin e punës së nxënësve.

Tema: Zana e fundit e bjeshkëve (ora e dytë)

Rubrika:

Të lexojmë

Vështirësia:

Niveli III

Koha:

45 minuta

204

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë shpjegojnë arsyen e veprimit që kreu Halili.

gTë dallojnë cilësitë e Zanës se qenie përrallore dhe qenie njerëzore

gTë gjykojnë veprimet e Halilit mbështetur në rastet e dhëna në tekst.

gTë shpjegojnë kuptimin e shprehjes së figurshme “Një mbretëri e tërë pyjore”.

gTë gjejnë dhe lexojnë me zë pjesën ku personifikohet dhimbja e kafshëve të pyllit

dhe e vetë pyllit për vrasjen e dhisë briartë.

gTë dallojnë epitetet me të cilat përshkruhet portreti fizik e moral i Zanës pas çmagjepsjes.

gTë bëjnë një përshkrim të shkurtër të pyllit sipas përfytyrimit që kanë krijuar.

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuhë shqipe 7.

nTabela, shkumësa me ngjyra.

nSkeda të vogla.

Metoda dhe teknika mësimore

nDitar dypjesësh.

nDiskutim.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësuesi/ja u bën të njohur nxënësve se në orën e dytë të kësaj teme do të

studiojnë dhe diskutojnë dy rubrika: Të vlerësojmë dhe interpretojnë tekstin dhe

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Të studiojmë gjuhën e tekstit.

Ushtrimi 5. Fillimisht nxënësit zgjedhin alternativën e saktë:

- të marrë hak

e më pas gjejnë në tekst fragmentin se ku duket kjo.

Ushtrimi 6. Kërkon nga nxënësit lidhjen që ekzistonte midis Zanës dhe dhisë briartë

e më pas se ku qëndron magjia e Zanës (Nxënësit rikthehen në tekst në f. 130 paragrafi

II, III). Magjia e Zanës qëndron te dhia briartë, aty qëndron edhe forca e saj.

Ushtrimi 7. Nxënësit plotësojnë në tekst cilësitë e Zanës si qenie përrallore dhe si

qenie njerëzore. Nxënësit argumentojnë çdo cilësi me fjali nga teksti.

Ushtrimi 8. Nxënësit zgjedhin alternativën e duhur:

- kohën e shkruar të përrallës.

Më pas listojnë argumentet e tyre:

- mori fund lidhja magjike midis Zanës e dhisë briartë.

Ushtrimi 9. Ky ushtrim zhvillohet me ditar dypjesësh. Nxënësit punojnë në skeda, të

cilat i ndajnë në dy pjesë, rreth 10 min.

Veprimet

Gjykimi

- kur vrau dhinë për hakmarrje Veproi mirë, sepse dënoi aftësinë

- ... e saj për t’u bërë keq njerëzve.

Hapi II. – Të studiojmë gjuhën e tekstit.

Ushtrimi 10. Nxënësit rikthehen në tekst në paragrafin I, f. 129. Lexojnë në heshtje

përshkrimin e mrekullueshëm dhe më pas tregojnë për:

- bukurinë: lulet, zërat e zogjve, ...

- pasurinë: ishte një mbretëri e tërë pyjore, ...

- ndjesinë: njeriu merrte frymë lirisht, ...

Ushtrimi 11. Nxënësit orientohen në fragmentin I, f. 130 për të shpjeguar kuptimin e

krahasimit të zgjeruar.

Nxënësit: dhimbja ishte tepër e madhe për humbjen e kësaj bukurie magjiplotë.

Më pas nxënësit do të lidhin fjalën nusja e pyllit me alternativat e duhura. Nxënësit të

argumentojnë çdo lidhje. P.sh.:

205

Nusja e pyllit

bukuria e pyllit (zbukuron pyllin)

shpirti (gjallëria dhe gëzimi që ajo i falte pyllit)

kënaqësia...

Ushtrimi 12. Nxënësit do të nënvizojnë në tekst epitetet që janë përdorur për të dhënë

- portretin fizik të Zanës (vështrim i thellë, i dëshpëruar, njerëzor, e hajthshme,

zëëmbël, vajtues etj.)

- portretin moral (me dhembshuri në shpirt, me frikë, e ndjeshme, penduese etj)

Ushtrimi 13. Nxënësit rikthehen në tekst në paragrafin e fundit dhe zbulojnë pse

autori Halilin e quan i gjalli dhe Zanën e rilindura.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Halili

i gjalli

Zana

e rilindura – sepse ishte qenie njerëzore, u

magjeps dhe u kthye në qenie fantastike, u rikthye

përsëri si qenie njerëzore.

Mbështetur në fragmentin e fundit nxënësit argumentojnë përdorimin e epitetit këngë

të gjalla – për të treguar jetëgjatësinë e tyre.

Hapi IV. Mësuesi/ja vlerëson gjithëpërfshirjen e nxënësve gjatë diskutimit të dy rubrikave

mbështetur në tabelën e vlerësimit.

Detyrë shtëpie: Bëni në përshkrim të shkurtër të pyllit sipas përfytyrimit

që keni krijuar gjatë leximit. Imagjinatën tuaj mund ta realizoni dhe me pikturë.

Nxënësit përzgjedhin sipas dëshirës alternativën ku mund të japin më shumë.

Tema:

Rubrika:

Vështirësia:

Koha:

Uji i jetës (ora e parë)

Të lexojmë

Niveli II

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë shpjegojnë kuptimin e titullit të legjendës.

gTë lexojnë legjendën me qëllim që:

- të njihen me përmbajtjen e saj,

- të dallojnë fjalët kyçe,

- t’u përgjigjen pyetjeve të ndërtuara mbi bazën e fjalëve kyçe.

206

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuhë shqipe 7.

nFletore.

nSkeda.

Metoda dhe teknika mësimore

nBisedë.

nPyet sërish.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësuesi /ja zhvillon një bisedë rreth pyetjeve të mëposhtme:

- A ju pëlqen të lexoni legjenda? Pse?

- Thoni një titull legjende, ngjarja e së cilës u ka lënë shumë mbresa.

- Ç’mund të thoni për personazhet e legjendare?

- Ju pëlqejnë më shumë legjendat shqiptare apo të huaja?

Hapi II. Mësuesi/ja u bën të njohur nxënësve se atë orë do të njihen me një legjendë

indoneziane, titullin e së cilës e shkruan në tabelë. Më pas pyet nxënësit:

- Çfarë ka dashur të thotë autori me këtë titull “Uji i jetës”?

Për disa minuta mësuesi/ja dëgjon me vëmendje mendimet e nxënësve për titullin e

legjendës, duke ngacmuar fantazinë e tyre për ngjarjen që mund të tregojë legjenda.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Hapi III. Hapet libri në f. 133. Udhëzohen nxënësit të punojnë në dyshe për të lexuar

legjendën. Leximi do të bëhet me paragrafë. Njëri nxënës (nxënësi I) lexon paragrafin

parë (me zë jo të lartë, për të mos shqetësuar të tjerët).

Paragrafi I. – “Thuhet se kur ... deri te ... ujin e jetës”.

Të dy nxënësit bashkërisht gjejnë fjalët kyçe të paragrafit, të cilat shkruhen në anë të

faqes së tekstit, përbri paragrafit.

Mbështetur në fjalët kyçe, nxënësi i dytë ndërton pyetje rreth përmbajtjes së paragrafit të parë.

Pyetjet shkruhen në skedë ose në fletore. Nxënësi i parë u jep përgjigje pyetjeve.

Nëse të dy nxënësit pajtohen me përgjigjen, ajo shkruhet në skedë pas pyetjes, duke

plotësuar skedën për paragrafin e parë. P.sh.:

- fjalët kyçe për paragrafin e parë: mbreti Sulejman, zoti i shpirtrave të këqij,

poçi magjik, uji i jetës, tre njerëzit e parë, këshilla.

Pyetjet: - Kush kishte shkuar të mbreti Sulejman dhe çfarë i kishte thënë?

- Pse mbreti kishte nevojë për këshillat e të tjerëve?

- Si i zgjodhi mbreti njerëzit që do ta këshillonin?

- Ç’përgjigje mendoni se i dha luftëtari?

Hapi IV. Lexohet paragrafi II. nga “Luftëtari iu përgjigj... deri te ... ujin e jetës”.

Tashmë nxënësit këmbejnë rolet. Nxënësi i dytë lexon fragmentin. Të dy së bashku

përcaktojnë fjalët kyçe. Nxënësi i parë ndërton pyetjet, ndërsa i dyti jep përgjigjet. Nëse

bien dakord për përgjigjet, ato shkruhen në skedë pas pyetjeve. Krijohet kështu skeda

për paragrafin e dytë.

Kështu vazhdohet edhe me paragrafët e tjerë. Ndarja në paragrafë e tekstit mund të

bëhet sipas dëshirës nga nxënësit ose mund të përdoret ndarja e mëposhtme:

Paragrafi III. – “Tregtari e priti...deri te ...luftëtari dhe tregtari”.

Paragrafi IV. – “O mbret ...deri te ... do të arrish pavdekësinë”.

Paragrafi V. – “Kurrsesi!” ... deri në fund.

Me shpjegimin e fjalëve të nënvizuara nxënësit njihen gjatë leximit. Nëse kanë vështirësi

për ndonjërën prej tyre, kërkojnë ndihmën e mësuesit.

207

Hapi V. Në fund të kësaj veprimtarie mësuesi/ja merr rreth 5 skeda (nga një për secilin

paragraf) nga 5 çifte të ndryshme. Zgjedh disa nga pyetjet e hartuara nga vetë nxënësit

për t’ua drejtuar atyre. Në këtë mënyrë ai/ajo bën një vlerësim të punës së tyre të pavarur.

Nxënësit kanë të drejtë të plotësojnë njëri-tjetrin për të dhënë përgjigje të plota e të

sakta rreth përmbajtjes së legjendës.

Detyrë shtëpie: Secili prej jush të sjellë në klasë një legjendë shqiptare

dhe të mësojë ta ritregojë bukur atë.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Tema:

Rubrika:

Vështirësia:

Koha:

Uji i jetës (ora e dytë)

Të lexojmë

Niveli III

45 min

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë shpjegojnë kuptimin e shprehjes së thënë nga fshatari

gTë tregojnë se si do të vepronin ata po të ishin në vend të mbretit.

gTë ritregojnë legjenda të tjera shqiptare.

gTë gjejnë elementet fantastike në legjendë

gTë dallojnë cilësitë më të mira të mbretit që janë transmetuar brez pas brezi.

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuhë shqipe 7.

nFletore.

nLegjenda shqiptare.

Metoda dhe teknika mësimore

nDitari dypjesësh.

nRrjeti i diskutimit.

nRitregim.

nPunë në çift.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësimi nis me rubrikën Të vlerësojmë dhe interpretojmë tekstin.

Ushtrimi 6. Mësuesi/ja e realizon duke përdorur teknikën e ditarit dypjesësh. Në njërën

anë të tabelës nxënësit shkruajnë shprehjen e fshatarit dhe në pjesën tjetër komentin e

tyre për kuptimin e saj.

Shprehja

O mbret, luftëtari dhe tregtari thanë

vetëm gjysmën e së vërtetës...

Komenti

208

Nxënësit punojnë për 3-5 minuta në heshtje dhe pastaj secili prej tyre, (jo të gjithë)

paraqet komentin etj. Mësuesi/ja, idetë e përpunuara i shkruan në tabelë.

Në ushtrimin 7 nxënësit fillimisht lidhin me shigjetë kuptimin e fjalës lumturi për tri

personazhet: luftëtarin, tregtarin, fshatarin. Më pas i ilustrojnë zgjedhjet e tyre me shembuj

nga teksti.

Kështu do të kishim:

dashuri,

Për fshatarin familje,

miqësi.

Fragmenti që e ilustron këtë ide do të ishte nga: “Por do të vijë dita...” deri te “... dhe do

të arrish pavdekësinë”.

fuqi,

pushtet,

Për luftëtarin

lavdi.

pavdekësi

Fragmenti: “Po do të jesh ...deri te ...popuj të nënshtruar”.

Për tregtarin pasuri,

pavdekësi.

Fragmenti: “Po të jesh ...” deri te “.. se si shtohet pasuria jote.”

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Ushtrimin 8, mësuesi/ja e realizon me anë të rrjetit të diskutimit. Shtrohet pyetja binare.

Nxënësit grupohen sipas përgjigjeve të tyre në dy kampe. Në njërën anë qëndrojnë ata

që do ta pinin ujin e jetës dhe në anën tjetër ata që do ta derdhnin atë.

Në klasë zhvillohet një debat ndërmjet dy grupeve, të cilët sjellin argumentet e tyre për

qëndrimin që mbajnë. Ata dëgjojnë me vëmendje argumentet e secilit grup dhe pastaj

pozicionohen. Ata do të japin arsyet e zgjedhjes së tyre.

Hapi II. Kalohet tek rubrika: Të studiojmë gjuhën e tekstit.

Para punimit të ushtrimit 9 mësuesi kërkon nga nxënësit të ritregojnë legjendat

shqiptare (u ishte dhënë detyrë një orë më parë) që kanë përgatitur. Mësuesi/ja fton disa

nxënës për të ritreguar legjendat e zgjedhura. Shokët e tjerë i dëgjojnë me kujdes dhe në fund

vlerësojnë rrëfimtarin më të mirë. Kjo veprimtari të mos zgjatë më tepër se 15 minuta.

Pas kësaj mësuesi punon ushtrimin 9. Nxënësit gjejnë elementet fantastike duke i

grupuar në sende magjike dhe veprime fantastike dhe plotësojnë ushtrimin 9 në libër.

Sende magjike: poçi magjik, uji i jetës,

Veprime fantastike: ardhja e zotit të shpirtrave të këqij, pirja e ujit të jetës dhe arritja

e pavdekësisë.

Në ushtrimin 10 nxënësit tregojnë se kujt i kushtohet kjo legjendë (mbretit Sulejman)

e më pas punojnë në çift për të listuar disa nga cilësitë më të mira të mbretit që janë

transmetuar brez pa brezi.

Mendimet e nxënësve mësuesi i shkruan në tabelë, duke plotësuar pemën e mendimit

për cilësitë e mbretit

Në minutat e fundit të orës së mësimit mësuesi/ja duhet të bëjë një përmbledhje të

punës së nxënësve dhe një vlerësim pozitiv për të gjithë nxënësit duke nxjerrë në pah

vlerat dhe anët më të mira të tyre.

209

Tema:

Vështirësia:

Koha:

Fjala dhe përbërësit e saj

Niveli II

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë njohin pjesët përbërëse të fjalës.

gTë shpjegojnë tërësinë e kuptimeve leksikore e gramatikore të fjalëve.

gTë bëjnë analizën fjalëformuese të fjalëve.

gTë dallojnë morfemat fjalëformuese nga ato trajtë formuese

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFletore pune.

nTabak i bardhë në të cilin është bërë

skema e formës dhe përmbajtjes së fjalës.

Metoda dhe teknika mësimore

nStuhi mendimesh.

nDiskutimi.

nAnalizë konceptesh.

nPunë e pavarur.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Shkruhet në tabelë fjalia e mëposhtme, e shkëputur nga fragmenti i dhënë në f. 260.

Zogjtë fluturonin larg.

Pyeten nxënësit:

- Nga se është e përbërë kjo fjali?

Ndajeni fjalinë në njësi të mëvetësishme, pra fjalë, prej të cilave është formuar ajo.

Zogjtë/ fluturojnë/larg.

Hapi II. Mësuesi u paraqet nxënësve skemën e përmbajtjes dhe formës së fjalës (të

cilën e ka përgatitur më parë në një tabak të bardhë). U kërkon atyre të shohin me

kujdes skemën dhe t’u përgjigjen pyetjeve:

- Çfarë ka çdo fjalë?

- Nga se përbëhet përmbajtja?

- Ç’kuptoni me përmbajtjen leksikore/gramatikore?

- Nga se përbëhet forma e fjalës?

- Cilat janë pjesët përbërëse të fjalës?

Nisur nga përgjigjet e nxënësve mësuesi sqaron edhe një herë në mënyrë të

përmbledhur se ç’është fjala, përmbajtja dhe forma e saj, ç’kuptojmë me përmbajtje

leksikore e gramatikore, ç’kuptojmë me formë fonetike e gramatikore. Për të konkretizuar

çdo element të skemës mësuesi shkëput nga fjalia fjalën zogjtë.

Zogjtë

Përmbajtja

Forma

210

leksikore

1) Kafshë e vogël

kërbishtore me trup të

mbuluar me pupla, me

sqep të brishtë, me dy

këmbë dhe krahë për

fluturim

2) i vogli i një shpendi etj.

gramatikore

1) Veçoritë gramatikore:

zogjtë - emër, n. shumës,

gji. mashkullore, rasa

emërore, lakimi II, tre

shquar, i përgjithshëm,

konkret, frymor.

2) Funksioni në fjali

zogjtë - kryefjalë.

fonetike

z-o-gj-t-ë

zogjtë

gramatikore

mbaresa: - të

Ndërtimi i fjalës

temë + mbaresë

zogj + të

Hapi III. Pas kësaj udhëzohen nxënësit që të punojnë në të njëjtën mënyrë me fjalën

fluturonin, duke shpjeguar përmbajtjen dhe formën e saj.

Nxënësit punojnë individualisht (në mënyrë të pavarur), për rreth 5 minuta për të

realizuar detyrën. Në përfundim të saj diskutojnë së bashku.

Hapi IV. Mbështetur në analizën e fjalës fluturonin, mësuesi thekson se secila pjesë

bartëse e kuptimeve leksikore e gramatikore quhet morfemë. Realizohet skema e

mëposhtme të cilën mësuesi e vizaton në tabelë:

Flutur + o + nin

rrënjë + prapashtesë + mbaresë

morfema

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

U kërkohet nxënësve të shpjegojnë se përse shërbejnë: mbaresa i prapashtesa edhe

parashtesa. Nëpërmjet përgjigjeve të nxënësve ai/ajo u bën të njohur nxënësve se

mbaresa, meqenëse shërben për të formuar trajta të ndryshme të fjalës, quhet morfemë

trajtëformuese, ndërsa prapashtesa e parashtesa që shërbejnë për të formuar fjalë të

reja quhen morfema fjalëformuese.

Hapi V. Të kthejmë në shprehi njohuritë e marra.

Punohen ushtrimet 2-6 në tekst, f. 262.

Nisur nga shkalla e vështirësive, punohen fillimisht ushtrimet 4, 5 dhe pastaj 2, 3, 6.

Për ushtrimin 2 nxënësit, pasi gjejnë rrënjën dhe temën e fjalëve të nënvizuara në

fjalitë e dhëna, argumentojnë kur tema përputhet me rrënjën dhe kur ndryshon prej saj. P.sh.:

mëngjeset = mëngjes + et (tema përputhet me rrënjën)

bukurinë = bukuri + në

bukur + i tema nuk përputhet me rrënjën etj.

Për ushtrimin 3 nxënësit përcaktojnë nëse morfemat janë fjalëformuese apo

trajtëformuese. P.sh.:

hapa = hap + a (a - mbaresë, morfemë trajtëformuese)

dalje = dal + je (je - prapashtesë, morfemë fjalëformuese)

Çdo ushtrim diskutohet në përfundim të tij.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 7, f. 262

Tema:

Vështirësia:

Koha:

Fjalët e prejardhura, të

përbëra, të përngjitura.

Niveli II

45 minuta

211

Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë njohin mënyrat e formimit të fjalëve

gTë përcaktojnë klasën së cilës i përkasin fjalët e prejardhura, të përbëra, të përngjitura.

gTë tregojnë kuptimin që merr fjala e prejardhur e formuar me parashtesa e prapashtesa.

gTë shpjegojnë marrëdhëniet që vendosen midis temave në fjalët e përbëra.

gTë dallojnë temën fjalëformuese të një fjale nga tema e saj.

Materiale e mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFletë pune.

nFletore pune.

Metodat e teknika mësimore

nPunë në grup.

nDiskutim.

nPema e mendimit.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Punë parapërgatore: Mësuesi përgatit fletën e punës për secilin grup sipas

modelit të mëposhtëm.

GRUPI I

FJALA Pa- Sh- Zh- Ç- Kuptimi që merr fjala Klasa

barazi

besim

palos

organizoj

vesh

GRUPI II

FJALA Për- Ri- Kuptimi që merr fjala Klasa

forcoj

hap

mbledh

përputh

ul

GRUPI III

FJALA -ar -tar -or -tor Kuptimi që merr fjala Klasa

bregdet

gazetë

drejt

këngë

punë

GRUPI IV

FJALA -ash -ac -acak -alaq Kuptimi që merr fjala klasa

gjumë

dorë

rrjep

ngordh

tullë

212

GRUPI V

FJALA -o -as -so -isht -ro Klasa

besë

vlerë

bark

flakë

vazhdim

GRUPI VI

FJALA Plotëso Si u formua fjala Klasa

shtyp për - - si

jetë për - - shëm

javë për - - je

gjithë për - - o

fund për - - so

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

GRUPI VII

TEMA FJALËFORMUESE fjala e formuar KLASA marrëdhëniet

mes temave

libër

ngur

dritë

nlidhës

zemër

nhije

krahë

nqesh

buzë

nhapur

GRUPI VIII

FJALËT Klasa si janë formuar? Zbërthe

gjëegjëza

farefis

gjithmonë

njëmbëdhjetë

përmbi

derisa

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësuesi/ja ndan klasën në 8 grupe e secilit grup i jep fletën e punës. Nxënësit

diskutojnë me njëri-tjetrin e më pas plotësojnë fletën e punës. Kjo veprimtari të mos

zgjasë më shumë se 10-15 minuta.

Hapi II. Një përfaqësues nga secili grup lexon fletën e punës të plotësuar duke shpjeguar

mënyrën e formimit të fjalës së re, kuptimin që ajo merr (fjalët e prejardhura), klasën së

cilës i përket fjala e formuar, marrëdhëniet që vendosen midis temave (te fjalët e përbëra). Çdo

pjesëtar i grupit mund të plotësojë, saktësojë, por pasi përfaqësuesi jep përgjigjet.

Hapi III. Mësuesi/ja, mbështetur në gjithë veprimtarinë që zhvilluan nxënësit, plotëson

bashkë me ta pemën e mendimit.

me parashtesa

E parme

me prapashtesa

Fjala

E prejardhur

me parashtesa e prapashtesa njëherazi

E përbërë

nga bashkimi i dy a më shumë temave

E përngjitur

nga ngjitja (bashkimi) i dy

a më shumë fjalëve të veçanta

Hapi IV. Të kthejmë në shprehi njohuritë.

Punohet ushtrimi 1: Nxënësit dallojnë fjalët e parme nga fjalët jo të parme. I shkruajnë

në dy bashkësi duke shpjeguar ndryshimin midis tyre. P.sh. :

E parme

Jo e parme

zjarret - et (mbaresa) luftëtarët - ët (mbaresa)

luftëtar - tema

luftë

- tema fjalëformuese

-tar

- prapashtesa

213

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Gjatë diskutimit nxënësit të theksojnë dallimin midis fjalëve të parme të fjalëve jo të

parme (të prejardhura, përbëra, përngjitura) duke bërë analizën fjalëformuese.

Vlerësohen përgjigjet e nxënësve.

Detyrë: Ushtrimi 2, f. 266.

Shënim: Duke parë ngarkesën e informacionit teorik rreth temës “Fjalët e prejardhura,

të përbëra e të përngjitura” mendojmë që të shfrytëzohet një orë dispozicioni për punimin

e ushtrimeve 3-11, f. 266-267.

Tema: Pasqyra e dëshirave (ora e parë)

Rubrika:

Të lexojmë

Vështirësia:

Niveli III

Koha:

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë plotësojnë hartën semantike të fjalës pasqyrë.

gTë krijojnë një ngjarje të shkurtër mbështetur në fjalët kyçe.

gTë lexojnë në mënyrë logjike e shprehëse pjesë nga krijimtaria fantastiko-shkencore.

gT’u përgjigjen pyetjeve për të zbërthyer përmbajtjen

gTë shkruajnë 4 fjali përmbledhëse për pjesën.

214

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuhë shqipe 7.

nFletore.

nVepra “Harri Poter”.

Metoda dhe teknika mësimore

nHarta semantike.

nParashikim me terma paraprakë.

nLexim zinxhir.

nPunë në çift.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësuesi/ja u thotë nxënësve që do të lexojnë një pjesë të shkëputur nga

vëllimi “Harri Poter dhe guri filozofik”. Pjesa flet për një pasqyrë, e cila nuk ishte si gjithë

pasqyrat e tjera. Ajo quhej pasqyra e dëshirave. Më tej mësuesi/ja vizaton një elips

horizontal në mes të tabelës dhe shkruan fjalën pasqyrë në qendër. Pastaj mësuesi/ja u

thotë nxënësve të diskutojnë me njëri-tjetrin se çfarë dinë për termin pasqyrë.

Për rreth tri minuta mësuesi mbledh, organizon dhe shënon përgjigjet e nxënësve në

hartën semantike:

vezake të rrumbullakët

drejtkëndësh

të rrafshët

Ç’formë ka?

të lugët

Pasqyra

kryesisht

femrat

Kush mban

pasqyrë

Borëbardha

E bukura dhe bisha

Në cilat legjenda

e përralla ndeshin

pasqyrën

ç’është

Nga se

përbëhet?

Përse

shërben?

Fletë xhami e lyer nga

njëra anë me një shtresë

të hollë përzierjeje

argjendi, kallaji, zhive etj.

Ka vetinë të kthejë rrezet

e dritës dhe të japë të

plotë.

Shëmbëllimin e çdo gjëje

që ndodhet përpara saj.

Hapi II. Mësuesi/ja shkruan në tabelë fjalët e mëposhtme:

pasqyrë, gjeti, dëshirë, gjërat që dua, i lumtur

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Për 5 min kërkon nga nxënësit të krijojnë një ngjarja, ku t’i përdorin të gjitha fjalët e

dhëna. Dëgjohen krijimet e 5-6 nxënësve.

Hapi III. Hapet libri në f. 135. njihen nxënësit me titullin e pjesës. Mësuesi/ja kërkon nga

nxënësit të cilët nuk e kanë lexuar veprën e plotë “Harri Poter dhe guri filozofik” të bëjnë

imagjinojnë se për çfarë mund të bëjë fjalë pjesa, nisur nga titulli “Pasqyra e dëshirave”.

Bëhet leximi zinxhir i pjesës nga 2-3 nxënës, të cilët përzgjidhen nga mësuesi. Gjatë

leximit nxënësit nënvizojnë fjalët e panjohura, kuptimi i të cilave sqarohet pas leximit

nga mësuesi/ja.

Pasi nxënësit njihen me përmbajtjen e pjesës, u drejtohen një pyetjesh nga rubrika Të

kuptojmë përmbajtjen:

- Çfarë nuk i shqitej Harrit nga mendja?

- Ku shkoi natën e tretë dhe për ç’qëllim?

- Çfarë shikonin shumica e njerëzve në atë pasqyrë?

- Pse Harri u çudit me përgjigjen e Urtimorit?

Për ushtrimin 6 nxënësit duhet të punojnë në çift. Rikthehen në tekst, e ndajnë atë në

4 paragrafë dhe për secilin paragraf shkruajnë nga një fjali përmbledhëse. Në këtë

mënyrë hartojnë 4 fjalitë përmbledhëse për pjesën.

Mësuesi dëgjon përgjigjet e disa nxënësve dhe shënon në tabelë vetëm ato që pranohen

dhe vlerësohen nga të gjithë nxënësit si 4 fjalitë më të mira përmbledhëse.

Tema: Pasqyra e dëshirave (ora e dytë)

Rubrika:

Të lexojmë

Vështirësia:

Niveli III

Koha:

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë flasin rreth filmave e librave që shfrytëzojnë elementet fantastike të përrallave e legjendave.

gTë japin gjykimin e tyre në lidhje me pasqyrën e dëshirave si pasqyrim i realitetit e të fantazisë.

gTë dallojnë elementet e dialogut të përdorur në tekst që e bëjnë të ndryshëm nga

dialogu i zakonshëm.

gTë listojnë elementet fantastike të përdorura në këtë pjesë.

gTë argumentojnë ndikimin e krijimtarisë popullore në veprat e autorëve të ndryshëm.

215

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuhë shqipe 7.

nTabela, shkumësa me ngjyra.

nLapsa me ngjyra.

Metoda dhe teknika mësimore

nBisedë.

nRrjeti i diskutimit.

nDiskutim.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësimi nis me një bisedë rreth detyrave të shtëpisë. Nxënësit flasin shkurtimisht

rreth elementeve fantastike që kanë hasur në librat që kanë lexuar dhe filmat që kanë parë.

(Mësuesi/ja i udhëzon nxënësit të përqendrohen vetëm tek elementet fantastike, pa u

zgjeruar në zhvillimin e ngjarjes, për t’u dhënë mundësi përfshirjeje në bisedë sa më

shumë nxënësve. Veprimtaria hyrëse të mos i kalojë 10 minutat.

216

Hapi II. Pas bisedës mësuesi/ja u bën të njohur nxënësve se në orën e dytë do të studiojnë

e diskutojnë dy rubrika: Të vlerësojmë e interpretojmë tekstin, Të studiojmë gjuhën e tekstit.

Fillimisht mësuesi/ja i orienton nxënësit tek rubrika: Interpretimi.

Ushtrimi 7. Ky ushtrim zhvillohet në formë bisede ku nxënësit, brenda kohës së vënë

në dispozicion (rreth 5 minuta) japin mendimet e tyre sesi i kuptojnë ata fjalët e Harrit në

lidhje me pasqyrën e dëshirave: “Ne shohim atë që dëshirojmë”. Mësuesi/ja i dëgjon me

vëmendje dhe nxit nxënësit të flasin lirshëm.

Ushtrimi 8. Për të shpjeguar fjalët e Urtimorit mësuesi/ja i orienton nxënësit të bëjnë

një paralelizëm me përgjigjet e dhëna në ushtrimin 7, pra, njeriu sheh në pasqyrë atë

që dëshiron, i mungon, ëndërron. Njeriu i lumtur ka gjithçka, nuk i mungon asgjë dhe në

pasqyrë sheh vetveten.

Ushtrimi 9. Nxënësit zgjedhin momente nga teksti për të ilustruar dy idetë e hedhura

në ushtrimet 7 dhe 8 e që vazhdojnë edhe në ushtrimin 9.

P.sh. Pasqyra e dëshirave tregon atë që dëshironin të shihnin personazhet:

Harri: Dhe ja, përsëri i ati me të ëmën tërë gaz.

Urtimori: Unë shoh vetëm një palë çorape të trasha leshi në dorë.

Ronald Uezli e sheh veten si më të zotin e të gjithëve.

Ushtrimi 10. – Fillimisht nxënësit përcaktojnë në tekst atë fjali që tregon se pasqyra të

largon nga realiteti.

Fjalia: Por kjo as nuk na pajis me njohuri dhe as na thotë të vërtetën.

Mos harro: nuk ka kuptim që njeriu të zhytet mes ëndrrave dhe të harrojë

të jetojë.

Më pas për pjesën e dytë të këtij ushtrimi mësuesi/ja ngre rrjetin e diskutimit:

Po

Jo

Eshtë e vërtetë që pasqyra të

largon nga realiteti

Nxënësit të mos zgjaten në diskutime duke përsëritur të njëjtat argumente. Kjo

veprimtari të mos kalojë 5-6 minuta.

Hapi II. Kalohet tek rubrika: Të studiojmë gjuhën e tekstit.

Ushtrimi 11. Nxënësit rikthehen në tekst. Përqendrohen tek dialogu i Harrit me Urtimorin

dhe me lapsa me ngjyra dallojnë:

me ngjyrë të kuqe – pyetjet dhe përgjigjet,

me ngjyrë blu – arsyetimet,

me ngjyrë jeshile – gjykimet personale,

me ngjyrë të verdhë – porositë.

Pasi i dallojnë çështjet, nxënësit e kanë më të lehtë për të argumentuar mendimin e

tyre se ky dialog mbart ngarkesë mendimi dhe ndryshon nga dialogu i jetës së përditshme

për ngarkesat emocionale që merr fjala.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Ushtrimi 12. Nxënësit mbështeten tek dëshira që Urtimori ka në çdo Krishtlindje,

dëshirë e ëndërruar që në fëmijëri, çorapja e dhuratave, që çdo fëmijë e merrte në prag

krishtlindjesh, por e paplotësuar asnjëherë për të.

Ushtrimi 13. Nxënësit kthehen në tekst, gjejnë elementet fantastike e më pas i shkruajnë ato.

I lexojnë dhe japin mendimin e tyre rreth ndikimit që ka krijimtaria popullore në vepra të ndryshme:

pasqyra – element i përrallave e legjendave (për këtë nxënësit mund të përmendin

përrallën “Borëbardha dhe 7 xhuxhët” etj.) i cili futet te Harri Poteri i Xhoana Roulingut.

Hapi IV. Mësuesi vlerëson nxënësit mbështetur në tabelën e vlerësimit:

Sa i gatshëm është nxënësi të Pak Mesatarisht Shumë

marrë pjesë në diskutim?

A arrin nxënësi të japë një përgjigje

të menduar mirë?

A mundet nxënësi ta mbështetë

përgjigjen me fjali nga teksti?

A janë mendimet e shprehura

qartë brenda temës?

(5-6) (7-8) (9-10)

Tema:

Rubrika:

Vështirësia:

Koha:

Çfarë shohim në pasqyrë?

Të flasim

Niveli II

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë flasin rreth dëshirave të tyre që shohin të pasqyruara në pasqyrë kur ndodhen

para e në brendësi të saj.

gTë flasin rreth ndikimit të asaj që shohin në pasqyrë në sjelljen e veprimet e tyre.

gTë shkruajnë një ese më temë “Para pasqyrës së dëshirave”.

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuhë shqipe 7.

Metoda dhe teknika mësimore

nBashkëbisedim.

nDemonstrim.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Kjo orë mësimi zhvillohet në formë bashkëbisedimi, i cili përqendrohet në dy

momente kryesore për t’u dhënë përgjigje pyetjeve të shtruara. Çdo nxënës e mendon veten:

- Para pasqyrës.

- Në brendësi të pasqyrës.

Hapi II. Për momentin e parë Para pasqyrës nxënësit lexojnë pyetjet në f. 138. Për

secilin rast ata e mendojnë veten para pasqyrës. U lihet kohë në dispozicion për çdo

pyetje (rreth 1 min) e më pas japin përgjigje. Të tregohet kujdes që nxënësit të mos

përsërisin njëri-tjetrin, në mënyrë që të përfshihen sa më shumë në bashkëbisedim.

Për pikën 3, nëse nxënësit dëshirojnë të bëjnë demonstrim para klasës, le të

mbështeten nga mësuesi e kjo do të krijojë një atmosferë të gjallë që pëlqehet prej tyre.

217

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Hapi III. Kalohet në momentin e dytë Në brendësi të pasqyrës. Lexohen pyetjet nga

nxënësit, udhëzohen nga mësuesi që të mbyllin sytë rreth 2 min. për t’u zhytur në brendësi

të pasqyrës së dëshirave e më pas zhvillohet bashkëbisedimi.

Nxënësit mund të mos u japin përgjigje të gjitha pyetjeve, por vetëm atyre, realizimin e

së cilës e shohin në pasqyrën e dëshirave.

Shënim: Mësuesi/ja në fillim të orës së mësimit kërkon mirëkuptimin e nxënësve që gjatë

zhvillimit të bashkëbisedimit të mos paragjykojnë, e komentojnë mendimet e njëri-tjetrit.

Tema:

Vështirësia:

Koha:

Fusha leksikore

Niveli II

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë kujtojnë se ç’është fusha leksikore e fjalëve

gTë ndërtojnë fushën leksikore të fjalëve të ndryshme

gTë klasifikojnë fjalët që i përkasin një fushe leksikore sipas klasave, kuptimit dhe formimit

gTë gjejnë fjalët e veçanta që u përgjigjen fjalëve të përgjithshme dhe anasjelltas në

një fushë leksikore

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

Metoda dhe teknike mësimore

nPema e mendimit.

nPunë në grupe.

nDiagrami i Venit.

218

Punë parapërgatitore:

Para se të zhvillohet kjo temë mësimore, mësuesi e ndan klasën në dy grupe të mëdha.

Prej secilit grup kërkon të grumbullojë informacione duke shfrytëzuar burime të ndryshme

rreth veçorive të detit dhe liqenit.

Grupi I - Informacione për veçoritë e detit.

Grupi II - Informacione për veçoritë e liqenit.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Të kujtojmë së bashku.

Një vit më parë nxënësit kanë marrë njohuri rreth fushës leksikore të fjalëve në gjuhën

shqipe. Për t’i rikujtuar ato, u kërkohet të plotësojnë pemën e mendimit në krye të faqes 268.

Lexohet pema e mendimit e plotësuar.

Jepet përkufizimi i fushës leksikore

Bashkësia e fjalëve që lidhen ndërmjet tyre nëpërmjet kuptimit të

veçantë që ato shprehin, përbën një fushë leksikore.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Hapi II Ndahen nxënësit në dy grupe. Secilit grup i jepet një nga fjalët e nënvizuara në

tekst dhe i kërkohet të formojnë fushën leksikoret të tyre.

Grupi I - Formo fushën leksikore të fjalës pemë.

Grupi II - Formo fushën leksikore të fjalës shtëpi.

Lexohen fushat leksikore që formuan nxënësit.

Hapi III. U kërkohet nxënësve të vendosin mbi bankë të gjitha materialet që ata kanë

grumbulluar gjatë kohës që kishin në dispozicion për veçoritë e detit dhe të liqenit. Dy

grupet shkëmbejnë informacionet në mënyrë të tillë që secili grup të zotërojë materiale

edhe për veçoritë e detit, edhe për ato të liqenit. Mbështetur në to ata realizojnë diagramin

e Venit për detin dhe liqenin.

Deti

Liqeni

Pas plotësimit të tij, mësuesi/ja fton disa nxënës për t’i lexuar duke nxjerrë në pah të

përbashkëtat dhe ndryshimet ndërmjet detit dhe liqenit.

Hapi IV. Për pjesën e fundit të mësimit “Marrëdhëniet ndërmjet fjalëve të një fushe

leksikore” mësuesi/ja u kërkon nxënësve të lexojnë informacionin e dhënë në tekst.

Nxënësit pyesin mësuesin/en, nëse kanë ndonjë gjë të paqartë.

Hapi V. Të kthejmë në shprehi njohuritë e marra.

Punohet ushtrimi 1-7 në tekst, f. 270.

Diskutohen e vlerësohen.

Detyrë shtëpie: ushtrimi 8, f. 270.

Tema: Në qytetin e liliputëve (ora e parë)

Rubrika:

Të lexojmë

Vështirësia:

Niveli III

Koha:

45 minuta

219

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë lexojnë me qëllim që:

- të ndërtojnë pyetje rreth përmbajtjes së fragmenteve e t’u përgjigjen atyre.

- të pasurojnë fjalorin me fjalë e shprehje.

- të shkruajnë nga një fjali përmbledhëse për çdo fragment.

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFletore.

Metoda dhe teknika mësimore:

nBisedë.

nHulumtim i përbashkët.

nHarta e tregimit.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me titullin e pjesës, librin nga i cili është shkëputur,

dhe autorin e tij. Drejton pyetjet:

- Cili e ka lexuar librin “Udhëtimet e Guliverit”?

- Ç’lloj romani është? Pse?

- Cili është momenti më i bukur, interesant që ju kujtoni?

Hapi II. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me mënyrën se si do të punohet për realizimin e rubrikës:

Të kuptojmë përmbajtjen e tekstit. Pjesa ndahet në katër fragmente si më poshtë:

Fragmenti I: “Nuk e di se ç‘bënë shokët...deri te ...u larguan të llahtarisura.” (f. 139)

Fragmenti II: “Kur pushuan britmat... deri te ... që nuk e kuptova fare.” (f. 139)

Fragmenti III: “Iu përgjigja me pak fjalë...deri te ...dhe do të mbanin shumë mirë.”

Fragmenti IV: “Pas pak dëgjova ...” deri në fund.

Hapi III. - Udhëzohen nxënësit të lexojnë me vëmendje fragmentet.

Pas leximit të secilit fragment nxënësit njihen me kuptimin e fjalëve të panjohura.

Nxënësit duke bashkëpunuar në dyshe për secilin fragment hartojnë pyetje rreth

përmbajtjes së tij.

Njëri nxënës i dyshes ia drejton pyetjet një dysheje të zgjedhur prej tyre. Nëse përgjigja

nuk është e saktë apo e plotë, dyshja që bën pyetje, e saktëson atë.

Në mënyrë që nxënësit të përqendrohen në momentet kryesore, mësuesi/ja mund t’i

ndihmojë duke u dhënë pyetjet e fragmentit të parë:

- Ç’kishte ndodhur me barkën e shokët e Guliverit?

- Ku e nxori era Guliverin?

- Në ç’gjendje e pa veten ai kur u përmend?

- Çfarë ndjeu t’i kalonte mbi trup?

Pas diskutimit të secilit fragment, mësuesi/ja drejton pyetjen:

- Cila është gjëja më e rëndësishme për të cilën flitet në këtë fragment?

220

Hapi IV. Përgjigjja e kësaj pyetje do të jetë edhe fjalia përmbledhëse për fragmentin e

cila do të shkruhet në tekst, ushtrimi 4, faqe 141.

Lexohen fjalitë përmbledhëse të shkruara nga disa nxënës.

Mësuesi/ja mund të vlerësojë disa nxënës mbështetur në:

- saktësinë e ndërtimit të pyetjeve.

- përgjigjet e shprehura bukur e saktë.

- bashkëpunimin e mirë në dyshe.

- Ndjekjen me vëmendje të përgjigjeve duke i plotësuar ato.

Detyrë shtëpie: Plotësoni hartën e tregimit.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Tema: Në qytetin e liliputëve (ora e dytë)

Rubrika:

Të lexuarit

Vështirësia:

Niveli III

Koha:

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë diskutojnë elementet përbërëse të Hartës së tregimit.

gTë dallojnë cilësitë e liliputëve që vihen në dukje në këtë tregim.

gTë tregojnë si do të kishin vepruar nëse do të ishin në vend të Guliverit.

gTë listojnë çuditë që i ngjasin Guliverit.

gTë dallojnë elementet fantastike nga ato reale.

gTë shpjegojnë kuptimin e shprehjeve të veçuara.

gTë gjejnë epitetet e përdorura për fjalën bar, gjumë; duke shpjeguar kuptimin e tyre.

Materiale dhe mjete mësimore:

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nTabela, shkumësa me ngjyra.

nFletore.

nLapsa me ngjyra.

Metoda dhe teknika mësimore:

nKëndvështrimi i specialistit.

nEmpatia (karrigia e nxehtë).

nDitar dypjesësh.

nDiskutim.

nPunë në çift.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësuesi/ja u bën të njohur nxënësve se orën e dytë do të studiojnë dhe

diskutojnë dy rubrika: Të vlerësojmë dhe interpretojmë tekstin dhe Të studiojmë

gjuhën e tekstit.

Kalohet tek rubrika: Interpretimi

Ushtrimi 5. - Nxënësit përcaktojnë alternativën e saktë: e kuptuan se ai s’donte t’u bënte keq.

Më pas e ilustrojnë me fjali nga teksti.

Një fjali e përzgjedhur nga nxënësit mund të jetë: Kur e panë ata kacomicë se po rrija

urtë, i prenë të shtënat.

Ushtrimi 6. - Nxënësit punojnë në çifte. Fillimisht lexojnë me vëmendje cilësitë e listuara

në tekst, plotësojnë me (+) ose (–) ato cilësi që i karakterizojnë liliputët e më pas vizatojnë

në fletore skemën e paraqitur në tabelën nga mësuesi: Këndvështrimi i specialistit.

Çdo cilësi e dalluar shoqërohet me fjali nga teksti.

221

të zgjuar:

trima:

kureshtarë:

Mikpritës:

U ngjitën në shkallë

afro 100 veta që pastaj

m’u drejtuan nga goja të

ngarkuar me kofinë plot

me mish

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Dëgjohen më vëmendje nxënësit, përgëzohen për saktësinë e përzgjedhjes së cilësive

si dhe për bashkëpunimin me njëri-tjetrin.

Ushtrimi 7. Ky ushtrim do të zhvillohet me teknikën e empatisë e cila do të quhet:

karrigia e nxehtë.

Kjo do të thotë që nxënësit do të fillojnë fjalitë me Unë.

Mësuesi/ja vendos një karrige para klasës. I udhëzon nxënësit të mendohen rreth 2-3

minuta se si do të kishin vepruar ata po të ishin në vend të Guliverit.

Nxënësit do të përqendrohen në këto pika:

- Personi - Guliveri.

- Shtysat - Çfarë të shtyu të ....? Pse?

- Ndjenjat - Si u ndjeve kur... ?

- Të dhëna të rëndësishme - Çfarë keni bërë?

Mësuesi/ja dëgjon 2-3 nxënës dhe vlerëson së bashku me nxënësit e tjerë atë nxënës

që ka hyrë më bukur në rolin e Guliverit.

Hapi III. Kalohet tek rubrika: Gjuha.

Ushtrimi 8. Ky ushtrim punohet individualisht.

Nxënësit rikthehen në tekst, nënvizojnë çuditë që i ngjasin Guliverit e më pas i

përmbledhin në 5 fjali, të cilat i shkruajnë në tekst.

Ushtrimi 9. Në këtë ushtrim nxënësit do të dallojnë cilat gjëra ndodhin në të vërtetë në

jetë dhe cilat janë fryt i fantazisë së autorit. Nxënësit e ndajnë fletën e fletores në dy pjesë:

Ndodhin në realitet

Fantazi e autorit

- - pamje e liliputëve (shtatin sa 6 gishtërinj)

- më kujtojnë xhuxhat,

Këtë skemë mësuesi/ja e vizaton në tabelë dhe plotëson së bashku me nxënësit. Çdo

mendim e ilustrojnë me fjali nga teksti.

Ushtrimi 10. Ky ushtrim zhvillohet me ditar dypjesësh. Nxënësit punojnë në çift.

shprehje komentim

notova në tym notova pa e ditur se ku vija

222

Ushtrimi 11. Nxënësit rikthehen në tekst në paragrafin 139. Epitetet e përdorura dhe

shpjegojnë kuptimin e tyre, p.sh.:

bar i njomë, i butë...

gjumë i rëndë, i gjatë... (fjeta pothuaj nëntë orë – gjatë)

Hapi IV. Mësuesi/ja bën vlerësimin e veprimtarisë mësimore hap pas hapi. Ai/ajo pyet:

Si u ndjetë: i interesuar, i përfshirë, i rëndësishëm, i paangazhuar, i kontrolluar?

Ç’lloj të menduari vutë në veprim: gjetët ide kryesore, bëtë interpretime dhe i

mbështetët arsyet tuaja?

Çfarë do ju mbetet nga ky mësim: informacioni, ide të rëndësishme apo shprehitë

e të menduarit?

Detyrë shtëpie: Ushtrimi, pika II, fq. 141. Gjeni dhe shkruani në

fletore shprehje të tjera nga teksti.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Tema:

Vështirësia:

Koha:

Familja e fjalëve

Niveli III

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë formojnë familjen e fjalës besë.

gTë dallojnë temën fjalëformuese dhe elementet fjalëformuese të fjalëve të prejardhura.

gTë dallojnë temën, temën fjalëformuese dhe rrënjën e fjalëve të prejardhura.

gTë dallojnë familjen e fjalëve të një fjale nga fusha leksikore e saj.

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFletore.

nFjalori i gjuhës shqipe.

Metoda dhe teknika mësimore

nRrjeti i diskutimit.

nPunë e pavarur.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Të kujtojmë sëbashku.

Udhëzohen nxënësit të plotësojnë familjen e fjalës besë duke shtuar edhe fjalë të tjera që

i përkasin kësaj familjeje. Nëse nxënësit kanë vështirësi, punojnë sëbashku me mësuesin/en.

besuar

i besuar

i pabesuar

beso

besim

mosbesim

Besë

besimtar

jobesimtar

besëlidhje

i pabesë

besnik

besnikëri

Pas plotësimit të skemës nxënësit dallojnë temat fjalëformuese, nga mjetet

fjalëformuese (parashtesat, prapashtesat) P.sh.:

beso = besë + o

tema fjalëformuese

prapashtesa

besim = beso + im

tema fjalëformuese

prapashtesa

mosbesim = mos + besim

parashtesa

tema fjalëformuese etj.

223

Hapi II. Nxënësit vëzhgojnë me kujdes në tekst, dy familjet e fjalëve (dorë, punë) të

dhëna në faqen 271 për t’u dhënë përgjigje pyetjeve të shtuara në tekst, përgjigjet e të

cilave i shkruajnë në fletore.

Shënim. Duke menduar se nxënësit mund të kenë vështirësi për shpjegimin e

ndryshimeve kuptimore që u sjellin mjetet e fjalëformimit fjalëve dorac/doracak po japim

kuptimin e tyre leksikor.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

dorac - njeri që ka mbetur me një dorë ose që nuk e përdor dot më njërën dorë,

ngaqë e ka të dëmtuar. (Përdoret si emër e si mbiemër).

doracak - (mbiemër) që mund të përdoret lehtë, i volitshëm a i lehtë në përdorim,

që mbahet nëpër duar e hyn në punë vazhdimisht, p.sh. libër doracak.

Pasi plotësohen përgjigjet, diskutohen me të gjithë nxënësit.

Çështjen e katërt: A ke ndonjë vërejtje për skemat e dhëna? mësuesi/ja e realizon

përmes rrjetit të diskutimit:

Po

A janë të sakta dy skemat e dhëna?

Jo

Hapi III. Të kthejmë në shprehi njohuritë e marra.

Punohen ushtrimet 1-6 në tekst, f 272

Për ushtrimin 2 u kërkohet nxënësve të ndërtojnë fushën leksikore si dhe familjen e

fjalës piktor si dhe t’u përgjigjen pyetjeve:

- Ç’gjë të përbashkët kanë fjalët që i përkasin një fushe leksikore?

- Po të një familjeje fjalësh?

Kështu, nxënësve do t’u duhet të argumentojnë se fjalët që i përkasin një fushe leksikore

lidhen ndërmjet tyre nëpërmjet kuptimit të veçantë që ato shprehin (përmbajtja leksikore),

ndërsa fjalët që i përkasin një familjeje fjalësh kanë një rrënjë të përbashkët (forma gramatikore).

Për ushtrimin 6 nxënësit duhet të gjejnë temën, temën fjalëformuese dhe rrënjën e

fjalëve të nënvizuara. P.sh.:

pandërprerë

= ndërprerë tema fjalëformuese

= prerë (pres) rrënja

Tregohet kujdes me fjalën menjëherë e cila është e përngjitur, kështu që përjashtohet

nga kjo analizë.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 7, f. 272

224

Tema:

Vështirësia:

Koha:

Homonimet

Niveli III

45 minuta

Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë njohin homonimet si fjalë me përbërje tingullore të njëjtë dhe kuptime të ndryshme

gTë dallojnë e të përdorin drejt në fjali homonimet.

gTë dallojnë homonimet nga fjalët me shumë kuptime.

gTë pasurojnë leksikun duke përdorur sa më shumë homonime.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFletore.

Metoda dhe teknika mësimore

nPunë e pavarur.

nDiskutimi.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësuesi shkruan në tabelë fjalët:

(pije) (emër)

vera (stinë) bredh (folje)

(emër njeriu)

(emër shpendi) (emër)

pata (folje) bar (ilaç)

(lokal i vogël)

dhe u kërkohet nxënësve të formojnë fjali me to duke i përdorur në të gjitha kuptimet

e shënuara në kllapa.

Hapi II. Nxënësit punojnë për 10 minuta për të ndërtuar fjalitë. Më pas lexohen nga

disa nxënës. Mësuesi/ja përpiqet të aktivizojë sa më shumë nxënës, të cilët do të

shpjegojnë edhe kuptimin e përdorimit të secilës fjalë në fjali.

Hapi III. Për të nxjerrë prej vetë nxënësve përkufizimin e homonimeve si fjalë me

përbërje të njëjtë tingullore, por me kuptime të ndryshme, mësuesi/ja u drejton atyre dy

pyetje ndihmëse:

- Ç’mund të thoni për formën fonetike të secilës fjalë në të gjithë përdorimet e saj?

- Po për përmbajtjen leksikore?

Variantet e përgjigjeve të nxënësve do të ishin të ngjashme me:

1. Atij i pëlqente të pinte gjithmonë verë. Vera ishte pija e tij e preferuar.

2. Nga të gjitha stinët, vera i pëlqente më shumë.

3. Motra ime quhet Vera.

Kështu kemi të përdorura në të tria fjalitë forma të njëjta fonetike (të fjalës vera) v-e-ra,

por kuptimi është i ndryshëm.

Në fjalinë e parë bëhet fjalë për pije, në të dytën për një nga stinët e vitit dhe në fjalinë

e tretë për një emër të përveçëm njeriu.

Hapi IV. Po këtu mësuesi u tërheq vëmendje nxënësve për të shmangur ngatërrimet

midis homonimeve dhe fjalëve shumëkuptimëshe. Te fjalët shumëkuptimëshe kemi të

njëjtën fjalë po të përdorur me kuptime të ndryshme. Por te i cili të gjitha kuptimet e një

fjale shumëkuptimëshe gjejmë një përbërës të përbashkët, i lidh këto kuptime, që mund

të jetë forma, ngjyra e njëjtë, lënda së përbashkët etj. Kështu në shembujt: gryka e

njeriut, gryka e pusit, gryka e pushkës të gjitha kuptimet e fjalës grykë i lidh ideja e forma

e përbashkët. Ndryshe ndodh me homonimet. Kështu, në shembujt bar i hidhur, bar i

njomë kemi dy fjalë krejt të ndryshme, a) bar - bimë e vogël pa kërcell, b) bar - ilaç.

Hapi V. Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të dëgjojnë me kujdes fragmentin që ajo do të lexojë:

- Besoj se do të ftohen në darkën që shtron krushku.

- E po, ruhu more burrë, ty të zë menjëherë rrufa...

- S’e kam te sëmundja, moj e uruar, do të ftohem them, duhet të më ftojnë!

225

(Shkëputur nga “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” D. Agolli.)

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

U drejtohen nxënësve pyetjet:

- Cilat janë homonimet që janë përdorur?

- A krijojnë keqkuptime? Cili është ai? Shpjegojeni atë.

- Mendoni se ka krijuar një situatë humori përdorimi i sinonimeve në këtë

fragment? Pse?

Nxënësit arrijnë në përfundim se përdorimi i homonimeve krijon lodra fjalësh, thënie

me dy kuptime, të cilat përdoren nga shkrimtarët humoristë për të krijuar situata plot

humor në veprat e tyre.

Hapi VI. Të kthejmë në shprehi njohuritë e marra.

Punohen ushtrimet 1-5 në tekst, f. 274.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 6, f. 274

Tema:

Rubrika:

Vështirësia:

Koha:

Ishuj në qiell

Të lexojmë

Niveli IV

45 minuta

Shënim: Kjo temë mësimore do të zhvillohet në dy orë. Ndarja lihet në dëshirën e mësuesit/es.

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë sjellin informacione mbi universin, yjet, planetët e teoritë e formimit të botës.

gTë lexojnë në mënyrë logjike dhe shprehëse krijimtarinë fantastike-shkencore.

gTë diskutojnë rreth tekstit nisur nga këndvështrimet e ndryshme që u japin rolet e

specializuara.

gTë dallojnë personazhet e veprimet reale e fantastike.

gTë shkruajnë një shkrim të shkurtër gazetaresk për ndonjë zbulim shkencor që

lidhet me kozmosin duke e ilustruar me foto.

226

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nMaketi i sistemit diellor.

nEnciklopedia për fëmijë.

nGjeografia 6.

nPamje të ndryshme të universit.

nTabela, shkumësa me ngjyra.

Metoda dhe teknika mësimore

nHulumtim i përbashkët.

nRole të specializuara në diskutime.

Punë parapërgatitore: Mësuesi/ja udhëzon nxënësit të hulumtojnë mbi

universin, yjet, planetët, teoritë e formimit të botës etj. Për këtë ai/ajo e ndan klasën në

6 grupe. Secili grup do të hulumtojë rreth temës së caktuar nga mësuesi/ja. Burimet e

informacionit mund të jenë të ndryshme: Gjeografi 6, revista shkencore, internet,

enciklopedia për fëmijë etj.

Vizatoni në skedën tuaj një zarf ku të shkruani: Adresa ime në hapësirë.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Grupi I. - Të sjellë kuriozitete, pamje të ndryshme të universit dhe informacione rreth

këtyre çështjeve:

- Ç’kuptim ka për ju universi?

- A njihen përmasat që zë universi?

- Po numri i yjeve që lëvizin pa pushim në këtë hapësirë të pafund a njihet?

Grupi II. - Të sjellë kuriozitete, pamje të planetëve dhe informacione rreth:

- Ç’janë yjet dhe planetët?

- Sa lëvizje kryejnë planetët në hapësirë?

Grupi III. -Të sjellë kuriozitete, pamje të ndryshme dhe informacione rreth:

- Teorie e ndryshme të formimit të botës (fetare e shkencore).

- Në ç’mënyrë është krijuar bota sipas teorisë Big Bang?

Grupi IV. - Të sjellë pamje të ndryshme që tregojnë mungesën e forcës së rëndesës

dhe informacione rreth:

- Ç’është forca e rëndesës?

- Çfarë do të ndodhte nëse do të mungonte forca e rëndesës?

Grupi V. Bën maketin e sistemit tonë diellor, ku përcakton vendndodhjen e secilit planet rreth

Diellit (shfrytëzoni, mjete të ndryshme rrethore si gogla, fruta (portokall), tela të butë

për të dhënë idenë e unazave.)

Grupi VI. Nxënësit e këtij grupi do të plotësojnë tabelën e mëposhtme. Kjo tabelë të

vizatohet e të plotësohet me një tabak të madh letre me bojëra uji.

Emri i Planetit Veçoritë i tij Diametri

(kilometra)

Largësia

prej diellit

(kilometra)

Koha që duhet

për t’u rrotulluar

rreth diellit

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Veprimtaria mësimore do të ndahet në dy pjesë:

Pjesa e parë do të quhet: Dëshiroj dhe unë të udhëtoj në hapësirë.

Në këtë pjesë, nxënësit të ndarë në grupe do të paraqitin para shokëve gjithë

informacionin e hulumtuar.

Mësuesi/ja i dëgjon më vëmendje grupet njëri pas tjetrit. I përgëzon për dëshirën (për

të bashkëpunuar në grup), mënyrën e prezantimit të punës së tyre para shokëve.

Hapi II. Mësuesi/ja shton: - A ju ka ngacmuar ndonjëherë ideja e udhëtimit në hapësirë?

Nëse po, me çfarë do të dëshironit të udhëtoni? (Nxënësit janë të lirë në zgjedhjen e

udhëtimit sipas fantazisë së tyre.) Më pas ai/ajo kërkon nga nxënësit:Vizatoni në skedën

tuaj një zarf ku të shkruani: Adresa ime në hapësirë.

Modeli i skedës do të jetë:

Emri Mbiemri ...............................................

Rruga dhe Nr i shtëpisë.................................

Qyteti / fshati................................................

Shteti.............................................................

Planeti...........................................................

Sistemi..........................................................

Galaktika......................................................

227

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Hapi III. - Ky hap nis me pjesën e dytë të veprimtarisë mësimore.

Mësuesi/ja u bën të njohur nxënësve titullin e tregimit, autorin, romanin nga është

shkëputur si dhe llojin e romanit.

Mësuesi/ja përzgjedh tre nxënës për të lexuar tregimin. Udhëzon nxënësit e tjerë të

jenë të vëmendshëm gjatë leximit.

Hapi VI. - Më pas mësuesi/ja u bën të njohur nxënësve se për të kuptuar më mirë

tregimin, i cili përmban informacione nga fusha të ndryshme, si: fizika, astrologjia,

antropologjia do të zhvillojnë një veprimtari interesante, ku secili prej tyre do të ketë një

rol të specializuar.

Mësuesi/ja e ndan klasën në grupe. Secili grup do të ketë 4 nxënës (1, 2, 3, 4) aq sa role janë.

U cakton numrat nxënësve dhe u thotë të mbajnë mend rolin që do të kenë.

Nxënësit që kanë numrin 1 janë në rolin e fizikanit. Detyra e këtyre nxënësve është: të

hulumtojnë në tregim informacione për fizikën (Forca e rëndesës).

Nxënësit me numrin 2 janë në rolin e astronomit.

Detyra e këtyre nxënësve është: të hulumtojnë në tregim informacione që flasin për

astroniminë (yjet, planetët).

Nxënësit me numrin 3 janë në rolin e antropologut. Detyra e këtyre nxënësve është: të

vëzhgojnë me kujdes mënyrën, sjelljet, veçoritë, zakonet, kulturën e personazheve

(marsianëve).

Nxënësit me numrin 4 janë në rolin e gjurmuesit. Detyra e këtyre nxënësve është: të

shënojnë a të shkruajnë vendet ku shkojnë personazhet e këtij tregimi.

Nxënësit, pasi marrin detyrën, rikthehen në tekst për të zbuluar informacionin e kërkuar

nga mësuesi/ja. Nxënësit punojnë qetësisht mund të komunikojnë edhe me shokët e

tjerë të të njëjtit rol.

Kujdes mos lejoni të krijohet zhurmë.

Hapi V. - Mësuesi/ja dhe nxënësit dëgjojnë me vëmendje informacionin e hulumtuar

në tregim nga secili rol. Më sipas mësuesi/ja shkruan në tabelë fjalët kyçe që tregojnë

praninë e fushave të ndryshme të shkencës në tregim.

P.sh.: Nga informacioni që kanë përzgjedhur nxënësit në rolin e fizikanit shkëput këto

fjalë kyçe: pesha e rëndesës së Tokës, pesha rritej, lëvizje të ngadalta etj.

228

Hapi VI. - Kalohet tek rubrika: Të studiojmë gjuhën e tekstit.

Ushtrimi 6. - Nxënësit do të rikthehen në tekst për të dalluar veçantinë e shkrimit në

personazhet realë e personazhet fantastike (fjalë e shprehje të fjalorit shkencor, veprimet

fantastike, veprimet reale janë dhënë në grupet me role të specializuara).

Hapi VII. - Mësuesi/ja përgëzon nxënësit për gjithëpërfshirjen e tyre në role të

specializuara dhe në diskutime.

Detyrë shtëpie: Shkruani një shkrim të shkurtër gazetaresk për

ndonjë zbulim shkencor që lidhet me kozmosin. Ilustrojeni me foto.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Tema:

Rubrika:

Vështirësia:

Koha:

Udhëtimi fantastik

Të shkruajmë

Niveli III

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë shkruajnë titujt e përrallave, legjendave nisur nga mjediset në të cilat zhvillohen ngjarjet.

gTë listojnë elementet që lidhen me mjetet, kohën, veshjet, mjediset ku veprojnë

personazhet e kësaj rubrike.

gTë shkruajnë për një udhëtim fantastik duke u mbështetur në imagjinatën e tyre.

gTë përdorin një fjalor të pasur, i cili lidhet me temën e udhëtimit fantastik.

gTë vlerësojnë punimet e njëri-tjetrit.

Metariale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFletore.

nTabakë të bardhë.

nBojëra uji.

nGërshërë.

nNgjitëse.

Metoda dhe teknika mësimore

nPunë me grup.

nDiskutim.

nPunë individuale.

nTuri i Galerisë.

Zhvillimi i mësimit:

E gjithë kjo orë mësimore do të organizohet në dy faza:

Faza I. Do të jetë faza përgatitore për t’i ndihmuar nxënësit të imagjinojnë një udhëtim

fantastik.

Faza II. Do të jetë punë e pavarur, ku nxënësit do të zgjedhin vendin që dëshirojnë të

udhëtojnë, kohën, veshjet dhe mjetet që do të përdorin për udhëtimin e tyre fantastik si

dhe do ta shkruajnë atë në fletore.

Le t’i shohim më konkretisht mënyrën e realizimit të secilës fazë.

Faza parë. Nxënësit punojnë individualisht për të shkruar brenda kllapave titujt e

përrallave, legjendave dhe fragmenteve të shkëputura nga romanet fantastiko-shkencore

të përmbledhura në këtë rubrikë. P.sh.:

Mjedisi ku vepronin heronjtë mitologjikë grekë (Edukimi i Herakliut)

Mjedisi rreth pallatit mbretëror

( Vajza e bukur dhe biri i mbretit)

Mjedisi në pyll

(Zana e fundit e bjeshkëve)

Mjedisi në pallatin e mbretit

(Uji i jetës)

Mjedisi në qytetin e liliputëve

(Në qytetin e liliputëve)

Mjedisi në kozmos

(Ishujt në qiell)

Ndahet klasa në 6 grupe. Secilit grup i jepet një nga mjediset e temave të zhvilluara

për ta përshkruar, duke veçuar elementet fantastike që ata mbajnë mend si dhe vendin,

kohën, veshjet dhe mjetet e udhëtimit që mund të jenë përdorur.

Për këtë nxënësit diskutojnë e më pas shkruajnë në tabakë të bardhë me bojëra uji.

Nëse nxënësit kanë vështirësi për të rikujtuar temat e zhvilluara, le të rikthehen në tekst

e t’i rikujtojnë ato.

229

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Përfaqësuesi i secilit grup afishon në tabelë punën e bërë dhe ua prezanton atë grupeve

të tjera.

Faza e dytë. Nxënësit siç janë të ndarë në grupe realizojnë një udhëtim imagjinar në

mjedisin që përshkruan në fazën e parë.

Nëse nxënësit kanë dëshirë të bëjnë një udhëtim imagjinar në një vend tjetër, lihen të

lirë të zgjedhin mjedisin që dëshirojnë.

Në përfundim të detyrës organizohet Turi i Galerisë. Punimet e tyre nxënësit i afishojnë

në muret e klasës. Secili nxënës mund të lëvizë nëpër klasë dhe të lexojë punimet e

shokëve. Në fund vlerësohet punimi më i mirë (nga një për secilin mjedis).

Tema:

Vështirësia:

Koha:

Sinonimet dhe antonimet

Niveli II

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë formojnë çifte sinonimike dhe antonimike.

gTë njohin llojet e antonimeve të plota dhe të pjesshme.

gT’i dallojnë e t’i përdorin drejt sinonimet dhe antonimet.

gTë kuptojë vlerën e përdorimit të sinonimeve dhe antonimeve në gjuhën shqipe.

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nFletore.

n3 fletushka në të cilat janë

shkruar numrat 1,2,3.

Metoda dhe teknika mësimore

nPunë në grup.

nLojë mësimore.

nPunë e pavarur.

nDiskutimi.

230

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Në klasën e gjashtë nxënësit kanë marrë mjaft njohuri për sinonimet dhe

antonimet. Për këtë arsye mësuesi kërkon nga nxënësit të mendohen për 5 minuta dhe

të kujtojnë gjithë informacionin që dinë rreth këtyre temave. Nxënësit diskutojnë,

shkëmbejnë mendimet me njëri-tjetrin rreth këtyre çështjeve:

- Ç’janë sinonimet e antonimet?

- Pse krijohen sinonimet e antonimet?

- Ç’janë antonimet e plota? Po të pjesshme?

- Si quhen antonimet që përdoren në letërsi?

Hapi II. Pas këtij hapi mësuesi zhvillon me nxënësit veprimtarinë e mëposhtme. I

ndan nxënësit në 6 grupe. I vendoset nga një numër secilit grup. Kërkohet që 3 grupe të

formojnë çifte sinonimike (sa më shumë të jetë e mundur) dhe 3 grupet e tjera që të

formojnë çifte antonimike. Kështu grupet 1,2,3 mund të krijojnë çifte sinonimike dhe

grupe 4,5,6 çifte antonimike. Secili grup punon më vete.

Lihen nxënësit për 10 minuta të punojnë. Kur ata kanë mbaruar, mësuesi sqaron

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

rregullat për vazhdimësinë e lojës mësimore. Njëri përfaqësues prej grupeve që ka

krijuar çiftet sinonimike do të thotë vetëm njërën fjalë nga çifti sinonimik dhe njëri prej

grupeve që kanë krijuar çiftet antonimike duhet të gjejë fjalën tjetër, sinonime me të.

P.sh. grupi sinonimik thotë fqinj,

grupi antonimik përgjigjet komshi.

Në të njëjtën mënyrë do të veprojnë të gjitha grupet, fillimisht për të gjetur sinonimet

dhe më pas me të njëjtën mënyrë veprimi për të gjetur antonimet.

Për të vendosur përballë grupin sinonimik me atë antonimik mësuesja hedh shortin.

Në tri fletushka ka shënuar numrat 1, 2, 3 dhe kërkon nga një përfaqësues për secilin

grup të antonimeve për të tërhequr fletushkën. Numri shënon grupin sinonimik me të

cilin do të “ndeshen”. Zhvillohet loja dhe në fund mësuesi mund të shpallë edhe grupe

fituese.

Hapi III. Të kthejmë në shprehi njohuritë e fituara

Punohen ushtrimet 1 - 6 në tekst, f. 277. Diskutohen ato.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 7, f. 277.

Tema:

Vështirësia:

Koha:

Fjalorët

Niveli III

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë argumentojnë pse Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe është fjalor shpjegues

gTë përkufizojnë fjalë të ndryshme duke i krahasuar përkufizimet e tyre me ato të

dhëna në fjalor.

gTë gjejnë shpjegimin e fjalëve titull duke u ndihmuar nga fjalët drejtuese.

Materiale dhe mjete mësimore

nFjalor i Gjuhës së Sotme Shqipe 2002.

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nSkeda.

nFletore.

nLapsa me ngjyra.

nShkumësa me ngjyra.

Metodat dhe teknika mësimore

nPema e mendimit.

nOrganizues grafik.

nTë përkufizojmë fjalët.

nDiskutim.

231

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Të kujtojmë njohuritë e marra.

Mësuesi/ja u drejton nxënësve pyetje:

- Ç’janë fjalorët?

- Si renditen fjalët në fjalor?

- Përse përdoren?

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

- Si quhen fjalët që na ndihmojnë për të gjetur një fjalë në fjalor?

- Sa lloj fjalorësh njihni?

- Ku qëndrojnë ata?

- Po fjalët që shpjegohen, si quhen?

Hapi II. Mësuesi/ja dëgjon me vëmendje përgjigjet e nxënësve. Përgëzon ata nxënës

që kanë njohuri të qëndrueshme gjatë vitit shkollor. U kërkon më pas të plotësojnë

mendimet në krye të faqes 278. Nxënësit punojnë lehtë me laps në libër. Lexohen punimet

nga 2-3 nxënës. Nxënësit plotësojnë njëri-tjetrin.

Hapi III. Udhëzohen nxënësit të lexojnë në heshtje informacionin e dhënë rreth fjalorëve

dhe llojeve të tyre. U lihet një kohë e mjaftueshme rreth 10 minuta. Gjatë kohës së

leximit nxënësit mund të mbajnë shënime për ndonjë gjë të paqartë e më pas drejtojnë

pyetje për t’u sqaruar.

Hapi IV. Të kthejmë në shprehi njohuritë e fituara.

Punohen ushtrimet 1-8 në faqen 279.

Ushtrimi 4 Ky ushtrim realizohet përmes organizuesit grafik i cili do të ketë këtë model.

Përkufizimi im Përkufizimi i dhënë në fjalor Sa i afërt ishte përkufizimi im

me atë të dhënë në fjalor

Tema:

Rubrika:

Vështirësia:

Koha:

Prometeu i lidhur (ora e parë)

Të lexojmë

Niveli IV

45 minuta

232

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë interpretojnë bukur lojën me role.

gTë vlerësojnë interpretimin e shokëve.

gTë lexojnë bukur me role prologun duke përshtatur intonacionin e zërit me

tensionin dhe konfliktin ndërmjet personazheve.

gT’u përgjigjen pyetjeve për të zbërthyer përmbajtjen e fragmentit.

gTë komentojnë vargjet e veçuara.

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nKartona.

nBojëra uji.

nNgjitëse.

nGërshërë.

nPëlhurë e bardhë.

nZinxhirë.

nMateriale rreth malit të Olimpit

dhe perëndive që jetonin në të.

Materiale dhe teknika mësimore

nLojë me role.

nDiskutim.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Punë parapërgatore: I. Krijimi i skenës ku do të interpretohet. Me anë të

kartonëve nxënësit realizojnë malin e Kaukazit ku do të gozhdohet Prometeu.

Përzgjidhen 6 nxënës që interpretojnë më bukur dhe u jepen përkatësisht rolet e Hefestit,

Pushtetit, Dhunës, Prometeut dhe 2 nxënësit që mbeten, në rolin e Korit të nimfave.

Secili nxënës e mëson përmendsh (nga teksti) pjesën që do të interpretojë.

Përgatiten veshjet e personazheve me pëlhurë të bardhë.

Për të krijuar imazhin e antikitet,i skema mund të rrethohet me kolona. (Mund të përdoren

edhe kolonat e përgatitura një vit më parë gjatë zhvillimit të temës “Priami i lutet Akilit”).

II. Mjedisi fizik i klasës. Për të siguruar pjesëmarrjen dhe bashkëveprimin e të gjithë

nxënësve, mësuesi i vendos ata në formë U-je.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësimi nis me lojën me role. Shfaqen në skenë 3 nxënës në rolin e Hefestit,

Pushtetit dhe Dhunës, të cilët e kanë sjellë Prometeun të lidhur në pranga. Për ta

mbërthyer te një shkëmb i thepisur (mali i Kaukazit) është ngarkuar Hefesti, perëndia e

zjarrit dhe farkëtarisë. Zhvillohet dialogu midis personazheve duke respektuar radhën e

dhënë në libër. (Pushteti, Hefesti, Pushteti, Prometeu, Kori i nimfave).

Pas interpretimit nxënësit bëjnë vlerësimin e interpretuesve. Mësuesi duhet të

këmbëngulë më shumë në anët pozitive të interpretimit, se në kritika.

Hapi II. Bëhet leximi në heshtje i prologut, me qëllim që nxënësit të njihen më mirë

me personazhet dhe veprimet që ata bëjnë.

Punohet me fjalorin. Njihen nxënësit me fjalët e shprehjet e reja duke i përdorur ato

edhe në fjali.

Hapi III. Zhvillohet një diskutim me nxënësit mbështetur në pyetjet e mëposhtme:

- Cilat janë personazhet që veprojnë në këtë prolog?

- Si i përfytyroni ata nga fjalët që thonë?

- Si janë veshur dhe çfarë veprimesh kryejnë?

- Me fjalët e kujt hapet pjesa dhe çfarë rrëfen ai?

- Ç’mision kishte Prometeu?

- Ç’simbolizon zjarri?

- Kush urdhëroi për zvarritjen e Prometeut drejt malit të Kaukazit?

- Si del në këtë skenë figura e Zeusit, megjithëse ai nuk është personazh i

dukshëm i prologut?

- Kujt ia drejton thirrjen e tij Prometeu?

- Pse lutet ai:

a) për ta falur,

b) për ta kuptuar,

c) për t’i qenë mirënjohës,

d) për ta mbrojtur?

- Cilat janë dobitë që u erdhën njerëzve prej zjarrit që u dha Prometeu?

Përgjigjet e nxënësve ilustrohen me shembuj nga teksti.

233

Detyrë shtëpie: Bëni me shkrim komentin e këtyre vargjeve:

Vështromëni, pra mua një zot

në pranga të mbërthyer, fatkeq,

por veç krenar…

… dhe vetëm sepse njerëzit i desha tej masës…

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Tema: Prometeu i lidhur (ora e dytë)

Rubrika:

Të lexojmë

Vështirësia:

Niveli III

Koha:

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë bëjnë analizën e personazhit të Zeusit dhe Prometeut.

gTë zbërthejnë simbolikën dhe qëllimin e misionit të këtyre personazheve.

gTë dallojnë disa nga elementet e kësaj tragjedie.

gTë dallojnë fjalët kyçe që mbartin një forcë të madhe emocionale, qoftë ajo

negative apo pozitive.

gTë dallojnë figurat letrare: epitetin, krahasimin etj.

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuha shpiqe 7.

nFletore.

nSkeda me ngjyra.

Metoda dhe teknika mësimore

nBioskeda e personazhit.

nRrjeti semantik.

nPunë në grup.

nPunë në çift.

nPema e mendimit.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësimi nis me leximin e detyrave të shtëpisë.

Mësuesi/ja u kërkon disa nxënësve të lexojnë komentin me shkrim të vargjeve të veçuara.

Udhëzohen nxënësit e tjerë të dëgjojnë me vëmendje përgjigjet e shokëve, pasi kjo gjë do t’i

ndihmojë në plotësimin e bioskedës për personazhin e Zeusit dhe të Prometeut.

234

Hapi II. U thuhet nxënësve se tashmë do të analizojnë dy personazhet kryesore:

Prometeun dhe Zeusin pavarësisht se ai nuk shfaqet drejtpërdrejt si personazh, por

vetëm nëpërmjet fjalëve të personazheve të tjera.

Por më parë pyeten nxënësit se pse është e dobishme të analizohet figura e një personazhi.

Ndër përgjigjet që mund të merren do të jenë:

- që t’i ngjaj më shumë atij personazhi.

- për të kuptuar më mirë qëllimin e misionit të tij.

- për të reflektuar se si mund t’i jepet kuptim jetës nëpërmjet veprimeve,

mendimeve dhe fjalëve etj.

Duke vazhduar më tej, mësuesi/ja vizaton në tabelë bioskedat për të dy personazhet

të cilat do të plotësohen në fletore nga nxënësit.

Plan Mendime Ndjenja Personalitet

Anët e forta Veprime Fjalë

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Do të ishte shumë mirë që të përdoren skeda me ngjyra të ndryshme. Madje, për t’i

dalluar ato mund të priten edhe në forma të ndryshme gjeometrike.

Në skedat nxënësit shënojnë edhe provat e argumentet e tyre që mbështetin

pohimet e bëra për personazhin. P.sh nëse një anë e mirë e personazhit është guximi,

shënohet në skedë edhe arsyeja se pse mendohet kështu. Nxënësit nëse dëshirojnë

mund të shtojnë edhe kategori të reja për skedat .

Një model i plotësimit të skedave pa provat mbështetëse do të ishte si më poshtë:

Prometeu

Plani:

T’u vjedhë zjarrin

hyjnive për t’ua

dhuruar atë njerëzve.

Mendimi :

T’u sjellë dritën e

qytetarisë njerëzve.

Ndjenja:

Dashuria për

njerëzit.

Personaliteti:

Kryelartë,

i paepur, guximtar,

luftëtar, fisnik,

vetësakrifikues

Veprimet:

U vodhi zjarrin

perëndive dhe ua

dhuroi atë njerëzve

Anët e forta:

Shpirti liridashës,

Kryengritës që duroi me

krenari titanike torturat

më të tmerrshme të

urdhëruara nga Zeusi

Fjalët:

Pa shihni, shihni ju një

perëndi se ç’po pëson

nga perënditë e tjera.

Dhe vetëm sepse njerëzit

i desha tej masës.

Zeusi

Plani:

T’i linte njerëzit në

errësirë,të paditur, që

të zhdukeshin e të

krijonte një racë të re.

Mendime:

Hakmarrja ndaj

Prometeut

235

Ndjenja

Frikë

Tërbim

Personaliteti:

Tiran,

Antinjerëzor.

Anët e forta:

Kryeperëndi,

i plotfuqishëm.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Veprimet:

Urdhëron Hefestin,

Pushtetin e Dhunës të

mbërthejnë me pranga në

shkëmb Prometeun

Dobësi

Urrejtje ndaj njerëzve dhe

Prometeut që i ndihmoi ata.

Pas plotësimit të skedave u kërkohet nxënësve të bashkohen në çifte dhe të

krahasojnë skedat. Në këtë kohë ata mund të shkëmbejnë me njëri-tjetrin përgjigjet

dhe të diskutojnë ndonjë ide që nuk përputhet.

Ftohen disa nxënës të lexojnë skedat e tyre të plotësuara.

Përgjigjet e tyre mësuesi/ja mund t’i shënojë në një tabelë përmbledhëse në

dërrasën e zezë. Do të jetë interesante të shihet se çfarë mendimesh janë dhënë dhe

me çfarë provash mbështeten.

Hapi III. Mësimi vazhdon më tej me plotësimin e rrjetit semantik të figurës së

Prometeut dhe Zeusit lidhur me simbolikën dhe qëllimin e misionit të tyre. Vizatohet

rrjeti semantik si më poshtë dhe plotësohet nga nxënësit. Ata punojnë individualisht për

10 minuta për realizimin e kësaj detyre. (Modelet më poshtë po i japim të plotësuara).

Simbolizon

Mishërues i përparimit njerëzor.

Njeridashjen.

Vargjet nga vepra

I heq këto mundime

Se vodha zjarrin: fshehur në kallam,

Dhe njerëzve ua dhashë si dhuratë.

të çmuar, q’u bë për ta mësues i arteve,

i çdo mjeshtërie e mjet për të jetuar.

Prometeu

236

Simbolizon

Tirani,

Prapambetje.

Qëllimi: Të përhapi dritën dhe

qytetërimin në mbarë botën, të

kërcënuar nga errësira.

Vargje nga vepra

... të mësojë si tiranisë së Zeusit

t’i përulet

dhe dashurinë për njeriun ta

harrojë.

Zeusi

Qëllimi: Të mbajë botën nën

diktat dhe errësirë, sepse e

kishte më të lehtë ta sundonte.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Lexohet e diskutohet nga disa nxënës.

Hapi IV. Kalohet te rubrika: Të shkruajmë gjuhën e tekstit.

Ndalohet klasa në 4 grupe. Brenda secilit grup nxënësit punojnë në çift.

Grupi I. Plotëson pemën e mendimit me elementet e tragjedisë.

Grupi II. Dallon se si shkallëzohet tensioni dhe konflikti ndërmjet personazheve.

Për të dhënë shkallët e ndryshme të këtij intensiteti mund të përdoret paraqitja

grafike.

Vendoset fillimisht për momentet kryesore të konflikteve midis personazheve mbi

bazën e të cilave do të ndërtohet grafiku. Mund të shfrytëzohen këto çaste:

1) Pushteti vazhdon akuzat e Zeusit ndaj Prometeut me ton ironik.

2) Mëdyshja e Hefestit për të zbatuar urdhrin e Zeusit.

3) Pushteti e nxit Hefestin të përmbushë urdhrin e Zeusit.

4) Thirrja e Prometeut drejtuar gjithë elementeve të natyrës që shikon rreth vetes

për dënimin e pamerituar.

5) Prometeu e mbledh veten dhe i nënshtrohet vullnetit të fatit që ai vetë e ka pranuar.

6. Krenaria për veprën e kryer dhe revolta ndaj qëndrimit pajtues e servil të

perëndive të tjera.

4

6

1

2

3

5

Grupi III. Dallon fjalët kyçe që mbajnë një forcë të madhe emocionale, qoftë, ajo

negative apo pozitive.

Grupi IV. Dallon figurat letrare, epitetin, krahasimin etj.

Në përfundim të detyrës mësuesi aktivizon disa çifte nga të katër grupet për të

prezantuar punën e tyre. Nxënësit e tjerë dëgjojnë me kujdes dhe mund të

plotësojnë sa herë e shohin të nevojshme.

Në minutat e fundit të orës mësimore mësuesi bën një vlerësim pozitiv për detyrat e

kryera dhe pjesëmarrjen e nxënësve gjatë orës mësimore.

237

Tema:

Rubrika:

Vështirësia:

Koha:

Ymer Aga (ora e parë)

Të lexojmë

Niveli III

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë parashikojnë zhvillimin e mëtejshëm të baladës mbështetur te hyrja.

gTë lexojnë në heshtje baladën për të krahasuar variantin e krijuar prej tyre me atë

të autorit popull.

gT’u përgjigjen pyetjeve për të zbërthyer përmbajtjen e baladës.

gTë mësojnë përmendsh pjesën që u pëlqen më shumë nga kjo baladë.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti “Gjuha shqipe 7”.

nFletore.

Metoda dhe teknika mësimore

nPunë e pavarur.

nLexim në heshtje.

nPunë në çift.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësimi fillon me një rrëfim të shpejtë të subjektit të baladës së Ymer Agës nga

mësuesi/ja vetëm pjesën e hyrjes, aq sa mjafton për t’i bërë nxënësit të fillojnë të

mendojnë për vazhdimin e ngjarjes dhe t’u ngjallë atyre kureshtjen për të lexuar variantin

e plotë të krijuar nga autori popull.

Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të jenë të vëmendshëm gjatë dëgjimit të saj në mënyrë

që të jenë të aftë të parashikojnë vazhdimin e mëtejshëm të ngjarjes duke u mbështetur

vetëm në ato elemente të subjektit që u ofron rrëfimi i tij.

Mësuesi/ja: Balada e Ymer Agës është një nga baladat më të bukura që futet në

grupin e baladave të rinjohjes. Ymer Aga duhet të shkonte në luftë të nesërmen e dasmës.

Ai i kërkoi nuses që ta priste 7 vjet e, nëse ai nuk vinte, do të thoshte se ai kishte vdekur

e ajo mund të martohej. Por në luftim e sipër atë e zunë rob dhe e futën në burg, ku

qëndroi për vite të tëra. Ditën që do të mbushte shtatë vjet....

Këtu mësuesi/ja e ndërpret rrëfimin e tij dhe u kërkon nxënësve të shkruajnë vazhdimin e saj.

Nxënësit punojnë individualisht për 10 minuta. Në përfundim të detyrës mësuesi/ja

ngre 5-6 nxënës për të lexuar variantin e tyre të vazhdimit të baladës.

Hapi II. Hapet libri në faqen 149. Udhëzohen nxënësit të lexojnë në heshtje baladën

në vargje, të njihen me shpjegimin e fjalëve të nënvizuara e pastaj të bëjnë krahasimin

midis variantit të krijuar prej tyre dhe atij të autorit popull.

Për ta bërë sa më interesant krahasimin mësuesi/ja mund të përdorë skemën e mëposhtme

të quajtur rruga e krahasimit, të cilën e vizaton në tabelë, ndërsa nxënësit në fletoret e tyre.

Balada e Ymer Agës

238

Udhëzohen nxënësit që brenda elipsit të shkruajnë titullin e baladës, në tabelat jashtë

rrugës elementet që ndryshojnë në variantin e krijuar prej tyre me atë të tekstit, ndërsa

në tabelat brenda rrugës elementet e përbashkët midis krijimit të tyre dhe atij të tekstit.

Pas një pune prej 5 -7 minutash nxënësit u tregojnë shokëve për pikat e përbashkëta

dhe ndryshimet midis baladës së krijuar prej tyre dhe asaj të krijuar prej popullit, duke

treguar se çfarë i bën ata të kenë më shumë ose më pak sukses në parashikim.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Hapi III. - Kalohet te rubrika Të kuptojmë përmbajtjen.

Ushtrimi 1. Për punimin e këtij ushtrimi mësuesi/ja i ndan nxënësit në çifte. Nxënësit

diskutojnë me shokun/shoqen për të krijuar një mendim të përbashkët se çfarë mund të

ketë ndodhur deri në çastin që Ymer Aga ndodhet në burg dhe pastaj ua prezantojnë

idetë e tyre edhe shokëve të tjerë. Për këtë, nxënësit mbështeten në rrëfimin që bëri

mësuesi/ja në fillim të orës mësimore si dhe në imagjinatën e tyre.

Mësuesi/ja i dëgjon me kujdes përgjigjet e nxënësve duke vlerësuar imagjinatën e tyre.

Mësimi vazhdon me një bllok pyetjesh rreth subjektit të baladës që mësuesi/ja u drejton

nxënësve:

- Cili ishte shkaku i largimit të Ymer Agës të nesërmen e dasmës?

- Sa kohë ndenji Ymer Aga larg familjes?

- Pse ishte i shqetësuar Ymer Aga?

- Ç’ marrëveshje bënë Mark Kroli e Ymer Aga?

- Kë takoi Ymer Aga në rrugë e çfarë u tha atyre?

- Si arriti ta dallonte nusja të shoqin?

Diskutimi i këtyre pyetjeve mund të zgjasë 10 minuta. Mësuesi/ja përpiqet të përfshijë

sa më shumë nxënës në dhënien e përgjigjeve.

Detyrë shtëpie: Mësoni përmendsh pjesën që ju pëlqen më shumë

nga kjo baladë.

Tema: Ymer Aga (ora e dytë)

Rubrika:

Të lexojmë

Vështirësia: Niveli III

Koha:

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë flasin për besën si një nga virtytet më të çmuara të shqiptarit.

gTë krahasojnë tri krijimet popullore “Besa e Konstandinit”, “E bija e hënës dhe e

diellit”, “Ymer Aga”.

gTë përshkruajnë portretin e Ymer Agës mbështetur në përfytyrimin e tyre.

gTë dallojnë elementet e veçanta të përmbajtjes së baladës.

gTë dallojnë në tekst elementet e veçanta të thurjes së vargjeve popullore.

239

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti “Gjuha shqipe 7”

nFletore.

nFjalë të urta për besën.

nLegjenda, përralla shqiptare e

balada që flasin për besën.

Metoda dhe teknika mësimore

nBisedë.

nDiagrami i Venit.

nDiskutim.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësimi nis me një bisedë. U kërkohet nxënësve të mendohen për disa minuta

dhe të tregojnë se çfarë dinë ata për besën e shqiptarit. Në këto minuta bashkëbisedimi

nxënësit mund të sjellin fjalët të urta për besën, përralla, legjenda apo krijime të tjera

popullore, të cilat flasin për këtë visar të çmuar të shqiptarit.

Interesante do të ishte nëse mësuesi/ja do t’i nxiste nxënësit të tregonin ngjarje nga

jeta e tyre për mbajtjen ose jo të fjalës së dhënë. Këto rrëfime mund të lidhen me ngjarje

kur ata kanë dhënë fjalën për diçka ose kur të tjerët u kanë premtuar diçka.

Pasi nxënësit kanë rrëfyer ngjarje të ndryshme nga jeta e tyre lidhur me besën apo fjalën e

dhënë, mësues/ja kalon në një krahasim midis tri krijimeve popullore që trajtojnë temën e

besës. Me dy prej tyre nxënësit janë njohur në klasë të gjashtë: “E bija e hënës dhe e diellit”,

“Kënga e Dhoqinës”, ndërsa pjesa e tretë është balada që ata po studiojnë “Ymer Aga”.

Ymer Aga

Kënga e

Dhoqinës

E bija e hënës

dhe e diellit

Për këtë detyrë nxënësit mund të punojnë në çifte. Procedura është e njëjtë. Elementet

e përbashkëta shkruhen në mes të diagramit, atje ku priten tri diagramet dhe elementet

e veçanta vendosen në diagramin përkatës. Është shumë e rëndësishme që nxënësit të

jenë në gjendje të mbrojnë zgjedhjet e bëra.

Për rreth 10 minuta nxënësit punojnë së bashku e më pas përgjigjet e tyre shkruhen

në tabelë, duke plotësuar edhe diagramin që ka vizatuar mësuesi/ja në tabelë.

Ushtrimi 7. Në këtë ushtrim nxënësve u kërkohet të tregojnë ndjesitë që u shkaktohen

nga tri momentet e dhëna:

240

a. Brenga e Ymer Agës në burg.

b. Leja që i dha atij mbreti.

c. Takimi i Ymer Agës me nusen.

duke shpjeguar edhe ndjesitë. P.sh.:

a. Brenga e Ymer Agës në burg trishtim, mërzitje.

Arsyeja - Fillimi me psherëtimën e hiperbolizuar e fut edhe më mirë dëgjuesin

në mjedisin e baladës, ku siç dihet atmosfera e zymtë dhe tragjike është e zakonshme.

b. Leja që i dha atij mbreti - habi, krenari.

Arsyeja - Çuditem me besimin që është krijuar për besën e shqiptarit. Ymer

Aga nuk lë gjë tjetër peng, veç besës së burrit që do të kthehet pas tri ditësh.

Ky fakt njëkohësisht më bën të ndjehem edhe krenar.

Takimi i Ymer Agës me nusen - keqardhje, admirim.

Arsyeja - Në fjalët e nuses të bie në sy përdorimi i epitetit “e mjera” që tregon se,

megjithëse ajo po martohet, ndihet fatkeqe. Mes zhurmave të gëzuara

të krushqve ajo është e trishtuar, por, kur rinjeh burrin e parë, gjendja ndryshon.

Ajo i lutet me përgjërim që ta hedhë në vithe të kalit e ta kthejë në shtëpi.

Dashuria dhe besnikëria bashkëshortore fiton.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Ushtrimi 8. Kërkon nga nxënësit të përshkruajnë portretin e Ymer Agës duke u

mbështetur në përfytyrimin e tyre. Mësuesi/ja mund t’i ndihmojë nxënësit duke u thënë

se për të bërë një përshkrim sa më të plotë të Ymer Agës është mirë të mbështeten në

disa elemente që dalin në pah gjatë zhvillimit të ngjarjes treguar nga balada:

Qëndresa e tij në burg.

Besimi dhe vlerësimi që kishte Marko Kroli ndaj tij.

Besnikëria që tregoi e shoqja për 7 vjet.

Në përfundim të detyrës mësuesi/ja përpiqet të përfshijë sa më shumë nxënës në

leximin e përshkrimit të Ymer Agës realizuar prej tyre. Përfshirja e sa më shumë nxënësve

ndihmon për të krijuar një portret sa më të plotë të këtij personazhi. Si gjithmonë, në

fund vlerësohen punimet më të mira nga vetë nxënësit.

Hapi II. Kalohet te rubrika: Të studiojmë gjuhën e tekstit.

Fillimisht nxënësit lexojnë në heshtje informacionin e dhënë për baladën duke u njohur

me disa nga elementet e saj.Po këtu mësuesi/ja mund t’i njohë nxënësit edhe me variantet

e tjera të kësaj balade. Duke vazhduar më tej nxënësit punojnë ushtrimin 9. Ata dallojnë

elementet e veçanta të baladës së Ymer Agës dhënë në tekstin e tyre:

- Vitet e pritjes - 7 vjet (këtu mësuesi/ja sqaron numrat 7, 9, 12 si elemente

karakteristike të folklorit).

- Shenja e rinjohjes - nishani (në balada të tjera të rinjohjes kemi medaljonin

ose shenja të tilla të veçanta si 6 gishta në një dorë e 6 gishta në një këmbë).

- Virtytet e shqiptarëve - besa, besnikëria bashkëshortore.

Ushtrimi 10. Nxënësit dallohen ë elementet e veçanta të thurjes së vargjeve popullore, si:

- vargun e shkurtër, rimën, numrin e rrokjeve.

- mendimin e përmbledhur me pak fjalë.

- dialogun e prerë.

- zgjidhjen e papritur.

Për këtë ushtrim nxënësit mund të punojnë në çift. Diskutohen përgjigjet e tyre.

Detyrë shtëpie: Mësoni përmendsh pjesën që ju pëlqen më shumë

nga kjo baladë.

Tema: Përshtatim vargjet në prozë

Rubrika: Të shkruajmë

Vështirësia: Niveli III

Koha:

45 minuta

241

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë gjejnë emrat e personazheve që marrin pjesë në baladë dhe të japin një

informacion të hollësishëm rreth tyre.

gTë listojnë veprimet e kryera në përputhje me rrjedhën e ngjarjes.

gTë veçojnë fjalët e vjetra, të cilët sjellin atmosferën e kohës si dhe elementet e

veçanta që e dallojnë një këngë popullore.

gTë dallojnë figuracionin popullor të baladës.

gTë përshtatin vargjet në prozë.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nTabakë të bardhë.

nBojëra uji.

nNgjitës.

nGërshërë.

nFletore.

Metoda dhe teknika mësimore

nPunë në grup.

nDiskutim.

nPunë e pavarur.

nTuri i Galerisë.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Fillimisht mësuesi/ja u bën të njohur nxënësve qëllimin e asaj ore mësimi. Me

fjalë të tjera ai/ajo u tregon nxënësve se shumë vepra me karakter tregimtar, të shkruara

në vargje, i gjejmë të përshtatura në prozë. Kjo ndihmon shpeshherë për ta kuptuar më

mirë ngjarjen e një poeme nëpërmjet prozës. Për këtë arsye është mirë që edhe ata të

përpiqen të përshtatin vargjet e baladës së Ymer Agës në prozë.

Për t’i ndihmuar nxënësit në realizimin e kësaj detyre mësuesi/ja organizon një

veprimtari ndihmëse.

Ndahen nxënësit në 4 grupe. I jepet detyra secilit grup.

Grupi I ( hulumtuesi) Gjej emrat e personazheve të baladës dhe jepni një

informacion të hollësishëm rreth tyre.

Grupi II (Gjurmuesi) Listo veprimet e kryera nga personazheve të kësaj

balade në përputhje me rrjedhën e ngjarjeve.

Grupi III (Gjetësi i fjalëve) Veço fjalët e vjetra që sjellin atmosferën e kohës

dhe elementet e veçanta që e dallojnë një këngë popullore.

Grupi IV (Gjetësi i figurave letrare) Dallo figuracionin popullor të baladës.

242

Udhëzohen nxënësit të punojnë në tabakë të bardhë dhe të shkruajnë me bojëra uji.

Brenda grupit nxënësit diskutojnë, shkëmbejnë mendime me njëri-tjetrin, ndërsa mësuesi/

ja kalon sa nga një grup te tjetri duke ndjekur punën e tyre si dhe duke sugjeruar e

ndihmuar sa herë që e sheh të nevojshme.

Përfaqësuesi i secilit grup afishon tabakun në tabelë ose në faqet e murit të klasës

dhe prezanton punën e bërë. Grupet e tjera dëgjojnë me vëmendje dhe mund të

plotësojnë, nëse diçka mungon. Vazhdohet në të njëjtën mënyrë me të gjitha grupet.

(Hulumtuesit, Gjurmuesit, Gjetësit e fjalëve, Gjetësit e figurave letrare).

Kjo veprimtari, e cila nuk duhet të zgjasë më shumë se 15 minuta, i ndihmon nxënësit

që tashmë t’i përshtatin në prozë vargjet e baladës.

Hapi II. Mësuesi/ja kërkon nga secili nxënës të lexojë me kujdes këshillat e dhëna në

faqen 151 dhe pastaj të fillojnë punën për kthimin e vargjeve në prozë.

Nxënësit punojnë individualisht për rreth 20-25 minuta. Këshillohet që të punojnë me

kujdes, pa u nxituar. Kur të kenë mbaruar, të mos harrojnë t’i rikthehen edhe një herë

krijimit për të parë formulimin e mendimeve, përdorimin e shenjave të pikësimit etj., në

mënyrë që varianti përfundimtar të jetë sa më i saktë.

Hapi III. Pas përfundimit të detyrës, 5 minutat e fundit të orës mësimore, organizohet

Turi i galerisë. Disa nga nxënësit që kanë dëshirë lexojnë me zë të lartë punimin e tyre,

ndërsa të tjerët e ngjitin në muret e klasës. Secili nxënës mund të lëvizë nëpër klasë dhe

të lexojë punimet e të tjerëve. Në fletët e paraqitura mund të bëhen edhe komente.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Tema: Dialektet e shqipes

Vështirësia: Niveli II

Koha: 45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë njohin dialektet e shqipes dhe shtrirjen e tyre gjeografike.

gTë shkruajnë në shqipen standarde fjalët e dhëna nga dialekti i gegërishtes.

gTë njohin vlerën e përdorimit të fjalëve dialektore.

Materiale dhe mjete mësimore

nHarta e Shqipërisë.

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nTabela, shkumësa me ngjyra.

nFletore.

nLapsa me ngjyra.

Metoda dhe teknika mësimore

nStuhi mendimesh.

nOrganizues grafik. Dialektet dhe

ndryshimet e tyre

në fonetikë dhe leksik.

nDiskutim.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Të kujtojmë së bashku.

Mësuesja vendos hartën e Shqipërisë në tabelë dhe u kërkon nxënësve t’u përgjigjen pyetjeve:

- Cilat janë dialektet e shqipes?

- Ku shtrihen ato? Cili është kufiri natyror që ndan dy dialektet e shqipes?

- Në cilat fusha vihen re ndryshimet më të mëdha midis dialekteve?

Dëgjohen me vëmendje përgjigjet e nxënësve. Nxënësit lejohen të shkëmbejnë

mendimet me njëri-tjetrin. Nxiten të sjellin argumente për të mbrojtur idetë e tyre. Mos u

përqendroni gjatë tek asnjë prej ideve.

Hapi II. Ndërtimi i njohurive

Nisur nga pyetja e fundit mësuesja udhëzon nxënësit të hapin librat e të lexojnë dy

tekstet në f. 280 (Njëri i N. Frashërit, tjetri i M. Krasniqit) dhe të venë re ndryshimet

fonetike dhe leksikore P.sh.:

gegërisht

toskërisht

kanë shkue (ue/ua) kam mbuluar

kanë lanë (a/ë) lënë

Në shembujt e lartpërmendur kemi ndryshime fonetike, ndërsa në dy shembujt e

mëposhtëm vëmë re ndryshime leksikore:

rigon - bie shi i imët, i lehtë

përkule - dhuratë që i jepet dikujt ––––––––––

Mbështetur në përgjigjet e dhëna nga nxënësit, mësuesi/ja plotëson në tabelë

organizuesin grafik të ndryshimeve fonetike e leksikore të të dy dialekteve.

243

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Organizuesi grafik: Ndryshimet fonetike.

Gegërisht

Toskërisht

ue

ua

â

ë

n

r

nuk ruan grupet e

Ruan grupet e

bashkëtingëlloreve

bashkëtingëlloreve

mb, nd, ng, ngj

mb, nd, ng, ngj

Organizuesi grafik: Ndryshimet leksikore.

Gegërisht Toskërisht

t’lyn

gjalp

korit turpëron

komshi

gjiton

hajn vjedhës

Mësuesi/ja orienton nxënësit që ky organizues grafik i ndryshimeve leksikore të plotësohet

më tej me shembuj/fjalë të tjera duke kërkuar ndihmën e prindërve a të të afërmve.

Hapi III. Të kthejmë në shprehi njohuritë e marra.

Nxënësit punojnë ushtrimet 2-7. f. 282

Ushtrimin 6, mësuesi/ja organizojnë në formë loje, ku nxënësit, të ndarë në tri skuadra,

sjellin sa më shumë emra që kanë dëgjuar të përdoren për sendet dhe kafshët. Fillimisht

mësuesi/aj përzgjedh për çdo skuadër dy-tre nxënës nga krahina të ndryshme (nëse

ka). Ajo skuadër që sjell më shumë shembuj, shpallet fituese.

Si do të vlerësohet ora e mësimit

- Duke ndjekur përfshirjen e nxënësve në mësim në momente të caktuara.

- Nga pjesëmarrja në diskutim, duke vlerësuar diskutimin, vërejtjet dhe vlerësimet që bëjnë nxënësit.

- Nga realizimi i objektivave.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 9 f. 282. Mësuesja u kërkon nxënësve të venë re

ndryshimet që ndodhin në poezi. Cilin variant u pëlqen më shumë? Pse? Argumento.

244

Tema:

Vështirësia:

Koha:

Gjuha standarde

Niveli III

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë mësojnë se ç’është gjuha standarde

gTë njohin historinë e formimit të gjuhës standarde

gTë japin ndryshimet dhe të përbashkëtat që ka gjuha standarde shqipe me ato dialektore

gTë kthejnë në gjuhë standarde një tekst dialektor

gTë zëvendësojnë fjalët e huaja me gjegjësen shqipe.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nTabela, shkumësa me ngjyra.

nFletore, lapsa me ngjyra.

nTabak i bardhë i plotësuar

me informacionin e duhur.

Metoda dhe teknika mësimore

nDiagrami i Venit.

nLeximi i imët me kodim teksti.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Përpara fillimit të kësaj veprimtarie, mësuesi/ja vendos në tabelë abakun e

bardhë ku janë shkruar pyetjet e mëposhtme:

1. Ç’është gjuha standarde?

2. Ku përdoret ajo?

3. Me cilat nis rruga e formimit të shqipes standarde?

4. Cilët i vunë themelet e shqipes standarde?

5. Kur u mbajt Kongresi i Drejtshkrimit?

6. Çfarë u mbajt në Prishtinë më 22-23 prill 1968? Ç’propozim u miratua? Ç’parim

e shoqëronte atë?

7. Ç’marrëdhënie ekzistojnë midis gjuhës standarde dhe asaj dialektore?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve nxënësi do t’i gjejë në tekst. Krijoni një simbol të thjeshtë

për secilën pyetje.

Hapi II. Nxënësit lexojnë tekstin dhe venë shenjën e caktuar (lehtë, me laps) për

përgjigjen që i jepet pyetjes përkatëse, ku të vendosin në vend të numrave brenda kllapave

simbolet që kanë përdorur gjatë leximit.

Hapi III. U kërkoni nxënësve të bëjnë një tabelë të tillë

(1) (2) (3) (4) (5) (6) (7) Shënime

U kërkoni dysheve që të shkruajnë informacionin që gjetën për secilin simbol.

P.sh.: tek kolona me simbolin numrin 1 të vendosin/ të shkruajnë përgjigjen e pyetjes

1 e kështu me radhë. Në kolonën shënime nxënësi mund të shkruajë pyetje, paqartësi

ose ndonjë informacion shtesë që ai kërkon për këtë temë mësimore.

Hapi IV. Nxënësit lexojnë informacionin e kërkuar nga pyetjet. Ata mund të plotësojnë njëri-tjetrin.

Mësuesi/ja ndërhyn vetëm në ato raste kur është i/e nevojshëm shpjegimi i tij për çdo

paqartësi a informacion shtesë.

Hapi V. Të kthejmë në shprehi njohuritë e marra.

Nxënësit punojnë ushtrimet 2-5 faqe 284.

Ushtrimi 2 realizohet përmes Diagramit të Venit, përgjigjet janë:

245

Shkalla më e lartë e

gjuhës së folur dhe të shkruar

për të gjithë shqiptarët

Gjuha

standarde

Gjuha

dialektore

të folurit që u përkasin

trevave të caktuara

Variant i së njëjtës gjuhë.

Marrëdhënie të ndërsjellta

(marrin dhe japin nga njëri tjetri)

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Hapi VI. Si do të vlerësohet ora e mësimit

- Nga pjesëmarrja e nxënësve në punë të pavarur.

- Nga pjesëmarrja e tyre në punë në çift.

- Nga plotësimi i qëllimive mësimore të vëna që në fillim të mësimit.

- Nga dëshira e nxënësve për të kryer ushtrimet e dhëna në tekst.

Tema: Zana e vizitorit (ora e parë)

Rubrika: Të lexojmë

Vështirësia: Niveli III

Koha:

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë zbulojnë emrat e autorëve mbështetur në disa të dhëna rreth jetës e krijimtarisë letrare.

gTë lexojnë duke respektuar variantin dialektor.

gTë përshkruajnë mjedisin e vërtetë dhe qeniet fantastike që veprojnë në këtë mjedis.

gTë parashikojnë ngjarje që kanë ndodhur në të shkuarën, nisur nga ngjarjet që

ndodhin në çastin kur rrëfen poeti.

gTë gjejnë elementet e përbashkëta të mjedisit që përshkruan autori dhe të atij me

të cilin u ngjason.

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nTabela, shkumësa me ngjyra

nSkeda (8x10 cm) të plotësuara me

informacion nga jeta e veprimtaria

letrare e autorëve.

Metoda dhe teknika mësimore

nKonkurs “Zbuloni emrin e autorit”.

nDiskutim.

nPema e mendimit.

nPunë në çift.

246

Punë parapërgatitore: Mësuesi/ja përgatit tri skeda me informacion

përmbledhës rreth jetës e veprimtarisë letrare të tre autorëve: Mitrush Kuteli, Gjergj

Fishta, Dritëro Agolli.

Skeda I. përmban këto informacione

- Lindi në Pogradec më 1907.

- Emri i tij i vërtetë është Dhimitër Pasko.

- Një nga tregimtarët më të shquar të traditës.

- Krijoi një tip të veçantë të tregimit shqiptar që i afrohet rrëfimit popullor.

- Botoi veprën “Tregime të moçme shqiptare.

Skeda II.

- Lindi në Devoll të Korçës.

- Njihet si poet popullor, romancier, sot edhe si politikan.

- Është i thjeshtë, i komunikueshëm, i kuptueshëm për të gjitha kategoritë e lexuesve.

- Botoi romanet: “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, “Njeriu me top”. Ky i

fundit është realizuar film po me të njëjtin titull.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Skeda III.

- Lindur në Shkodër.

- Prift .

- Cilësuar si Homeri shqiptar.

- I ka kënduar gjuhës shqipe me këto vargje: Porsi kënga e zogut t’verës...

- Kryevepra e tij është “Lahuta e Malcisë”.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësuesi/ja u bën të njohur nxënësve se në minutat e para të orës së mësimit

do të zhvillohet minikonkursi “Zbuloni emrin e autorit”.

Klasa ndahet në tri skuadra. Secila skuadër zgjedh një përfaqësues për të tërhequr

një nga tri skedat të vendosura mbi tryezën e mësuesit/ses. Nxënësi tërheq skedën dhe

ia jep mësuesit/ses, i cili ia lexon pyetjet një nga një skuadrës. Nxënësit mendohen rreth

2 minuta për të zbuluar emrin e saktë të autorit. Nëse nxënësit nuk arrijnë të gjejnë

emrin e saktë të autorit, ua ofron mundësinë skuadrave të tjera. Shpallet fituese ajo

skuadër që e gjen emrin e autorit më shpejt, duke përdorur sa më pak të dhëna.

Tri emrat e autorëve të gjetur shkruhen në tabelë, qarkohet me shkumës me ngjyrë

Gjergj Fishta.

Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të plotësojnë pemën e mendimit duke shfrytëzuar

informacionin e dhënë nga mësuesi/ja. Pema e mendimit vizatohet në tabelë.

Lindi në Shkodër

Kryevepra e tij “Lahuta e Malcisë”

e cila mbështetet në tri tipe

këngësh

Historike Kreshnike Autoriale

(I) (II) (III)

Gjergj Fishta

Homeri

shqiptar

Poet kombëtar

Kryetar i Komisionit të Alfabetit

shqip në Kongresin e Manastirit.

Themelues i Liceut Françeskan

në Shkodër.

Përfaqësues i Shqipërisë në Konferencën e

Parisit (1919) dhe në Konferencat

Ndërballkanike (1930 e 1931).

Hapi II. Mbështetur tek informacioni i fundit, mësuesi/ja bën lidhjen me temën e re të

mësimit. Ai/Ajo thotë: Pikërisht sot do të studiojmë një fragment nga i cikli i këngëve për

Tringën, shkëputur nga “Lahuta e Malësisë”.

Mësuesi/ja jep informacion plotësues mbi këtë personazh, i njeh shkurtimisht me

zhvillimin e mëparshëm të ngjarjeve, në këtë mënyrë nxënësit do ta kenë më të lehtë

për të kuptuar fragmentin “Zana e vizitorit”.

247

Tringës i vdes i vëllai i sëmurë dhe ajo del për të luftuar në vend të tij, mbron

nderin, pragun, bukurinë e vet. Trimëria e atdhetaria deri në flijim janë bashkuar

dhe lidhen me një orkestrim të habitshëm e të magjishëm të natyrës. Tringa në

botën poetike të Fishtës i dorëzohet jo vdekjes, po pavdeksisë. Ajo që ngjet më

tutje me Tringën është endje në botën e mitologjisë shqiptare të zgjedhjes

fishtjane: ajo është në duart e simotrave të veta, zanave.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Hapi III. Mësuesi/ja udhëzon nxënësit të hapin librin në faqen 152 e të lexojnë në

heshtje për disa minuta fragmentin, duke njohur dhe me fjalët dialektore. Më pas mësuesi/

ja bën leximin e dytë të fragmentit.

Fragmenti lexohet ngadalë, respektohet varianti dialektor, intonacioni në fjalitë pyetëse, thirrmore.

Hapi IV. Mësuesi/ja përqëndrohet tek fjalët dialektore, të cilat janë bërë të njohura për

nxënësit gjatë leximit në heshtje, shkruhen në tabelë dhe kërkon nga nxënësi shpjegimin

e tyre. Ai/ Ajo mund t’u drejtojë pyetjen:

- Cili prej tyre do të shpjegojë kuptimin e fjalës rudinë, po vërri? etj.

Hapi V. Në këtë hap mësuesi/ja kalon në rubrikën: Të kuptojmë përmbajtjen.

Nxënësit punojnë në çift. Për t’iu përgjigjur pyetjes së parë:

- Cili është mjedisi i vërtetë për të cilin flitet në këto vargje?

nxënësit rikthehen në tekst, ngjyrosin ose nënvizojnë pjesët ku jepet ky mjedis. U

kërkon nxënësve të gjejnë fjalët kyçe të këtij mjedisi si bigë, rudinë e njomë, një gurrë prej ak’llit.

Ushtrimi 2. Nxënësit dallojnë qeniet fantastike që veprojnë në këtë fragment (zanat).

Më pas mësuesi/ja pyet:

- Në cilin tregim tjetër të kësaj rubrike e keni ndeshur personazhin e Zanës.

Sipas jush kë përfaqësojnë zanat?

Ushtrimi 3. Nxënësit japin mendimin se me cilën ngjason natyra e dhënë në fragment.

Mësuesi/ja kërkon nga nxënësit të argumentojnë me pjesë nga teksti mendimin e tyre.

Ushtrimi 5. Mbështetur në informacionin shtesë të dhënë nga mësuesi/ja, nxënësit parashikojnë

ngjarjet që kanë ndodhur në të shkuarën. Nxënësit lihen të lirë në fantazinë e tyre.

Ushtrimi 6. Nxënësit veçojnë ngjarjet që ndodhin në çastin ku rrëfen poeti? Për këtë

ata rikthehen në tekst.

Ushtrimi 7. Nxënësit japin mendimin e tyre pse autori nuk ka përmendur fjalën vdekje.

Tringa në botën poetike të Fishtës i dorëzohet jo vdekjes, po pavdeksisë.

Hapi VI.Mësuesi/ja bën vlerësimin e nxënësve mbështetur në tabelën e gjithëpërfshirjes

së nxënësve në diskutim.

Detyrë shtëpie: Vizatoni mjedisin që përshkruan autori në fragmentin

“Zana e vizitorit”.

248

Tema:

Rubrika:

Vështirësia:

Koha

Zana e vizitorit (ora e dytë)

Të lexuarit

Niveli III

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë vlerësojnë punimet më të mira.

gTë gjejnë në përrallë fragmentet që u bëjnë përshtypje, i çuditin, entuziazmojnë apo

zemërojnë.

gTë përcaktojnë vargjet ku është i pranishëm termi bukuria.

gTë dallojnë vargjet ku rrëfen autori dhe kur flet personazhi, duke përcaktuar veten.

gTë gjejnë fjalët kyçe të përshkrimit të natyrës dhe të ndjenjave.

gTë shpjegojnë kuptimin e vargjeve të shkëputura nga poezia.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Matereriale dhe mejet mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nSkeda (8x10 cm).

nTabela.

nShkumësa me ngjyra.

nFletore.

nLapsa me ngjyra.

Metoda dhe teknika mësimore

nTuri i galerisë.

nRuaje fjalën e fundit për mua.

nDitar dypjesësh.

nHartë semantike.

nPunë në çift.

nDikutim.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësimi nis me krijimin e miniekspozitës “Logu i Zanave”.

Nxënësit ngjitin në tabelë vizatimet më të mira të cilat janë përzgjedhur nga vetë ata

edhe vlerësohen me çmim të parë, të dytë, të tretë tri vizatimet më të bukura. Një nga

nxënësit fitues komenton pikturën e vet.

Kjo veprimtari nuk duhet të zgjatet më tepër se 10 minuta.

Hapi II. Mësuesi/ja vazhdon me rubrikën: “Interpretim”.

U shpërndan nxënësve skedat e përgatitura më parë e u thotë të gjejnë në tekst

vargjet që u bëjnë përshtypje, i çuditin.

- Nxënësit i shkruajnë këto vargje në njërën anë të copës së skedës.

Në anën tjetër duhet të shkruajnë komentin e tyre, domethënë çfarë i çuditi, entuziazmoi.

Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të lexojnë citimet që kanë nxjerrë, por jo komentet.

Ai nxënës që lexon citimin duhet të drejtojë atë pjesë të orës së mësimit, duke i ftuar

nxënësit e tjerë të bëjnë komentet e tyre për të.

Edhe mësuesi/ja mund të bëjë komente, por vetëm mbasi të kenë folur disa nxënës.

Pasi nxënësve u është dhënë mundësia të komentojnë, ai që kishte zgjedhur citimin,

ktehen fletën nga ana tjetër dhe lexon komentin. Kjo është fjala e fundit. Asnjë nxënës

tjetër e as mësuesi/ja nuk kanë të drejtë të kometojnë pas tij.

Mësuesi/ja thërret nxënësit e tjerë të lexojnë citimet e tyre dhe të drejtojnë diskutimin

në klasë. Nuk është e nevojshme që të gjithë nxënësit të lexojnë citimet e tyre.

Në këtë hap mjaftojnë 2-3 nxënës. Kjo veprimtari të mos i kalojë 10 minutat.

Hapi III. Vazhdohet me punimin e ushtrimit 8. Ky ushtrim do të realizohet me hartë

semantike, të cilën mësuesi/ja e vizaton në tabelë. Nxënësit përcaktojnë fillimisht vargjet

ku është e pranishme bukuria.

249

Bukuria

Heroina kryesore Qeniet fantastike Peizazhe Kujtimet

- Çili sytë, moj

drita e syvet

- Se as kur më dilshe n’

Bjeshkë të Mëdha. Mana,

tejet kurr s’jem nda:

Nxënësi/ja lexon vargjet ku është e pranishme bukuria e më pas i shkruan ato në

kutinë e duhur.

Ushtrimi 9. Fillimisht nxënësit rikthehen në tekst, lexojnë vargjet e fundit e më pas

shprehin se në cilën prej tyre dhimbja është më e madhe. Nxënësit duhet të argumentojnë

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

zgjedhjen e tyre. Një nga përgjigjet e mundshme të nxënësve mund të jetë: te vajtimi i

shtojzovalleve. Mësuesi/ja me anë të pyetjes - Pse? i nxit nxënësit të japin sa më shumë

argumente.

Hapi IV. Kalohet tek rubrika: Të studiojmë gjuhën e tekstit

Ushtrimi 10: Nxënësit do të dallojnë në poezi vargjet ku:

Nën atë bigë e te një breshkë

Po kisht’ pasë një rudinë...

rrëfen autori flet personazhi:

- Çili sytë, moj drita e syvet!...

- Ç’ka t’ka ra kjo hije e randë?

Më pas ata përcaktojnë se në cilat veta janë ato.

Ushtrimi 11. Nxënësit punojnë në çift.

Nxënësit nënvizojnë me laps me ngjyra fjalët kyçe të përshkrimit të natyrës, i lexojnë

ato, kurse mësuesi i shkruan disa prej tyre në tabelë.

Fjalët kyçe të përshkrimit të natyrës: rudinë, blerim, lule të njoma etj.

Fjalët kyçe që shprehin ndjenja: hije e rëndë, drita e syvet...

Ushtrimi 12. Ky ushtrim do të zhvillohet me ditar dypjesësh.

Vargjet

Si ajo hana përngjat yllit,

Kur ban dielli me perëndue

Kuptimi

Vajtimi i zanave është shumë prekës ato do

ta ndiejnë mungesën e Tringës. Lidhja e

ngushtë hënë-yll nuk do të jetë më.

Sugjerim: Po në ditarin dypjesësh të ushtrimit 12 të shtohet kërkesa: Gjeni në tekst

epitetet dhe shprehjet e figurshme dhe shpjegoni kuptimin e tyre.

Mësuesi/ja dëgjon me vëmendje shpjegimin e krahasimit të zgjeruar, epiteteve dhe

shprehjeve të figurshme, fton nxënësit e tjerë për të plotësuar më tej këtë shpjegim.

Mësuesi/ja ndërhyn kur është e nevojshme.

Hapi V. Në këtë hap mësuesi bën vlerësimin e pjesëmarrjes së nxënësve në diskutim

mbështetur në tabelën e mëposhtme:

250

Sa i gatshëm është nxënësi të marrë pjesë? Pak Mesatarisht Shumë

A arrin nxënësi tek një përgjigje e menduar mirë?

A mundet nxënësi ta mbështesë përgjigjen

me vargje nga poezia?

A janë mendimet të shprehura qartë dhe

brenda temës?

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Tema:

Rubrika:

Vështirësia:

Koha:

Druvari dhe Mërkuri

Të lexojmë

Niveli III

45 minuta

Shënim: Kjo temë mësimore do të zhvillohet gjatë dy orëve. Ndarja lihet në dëshirën e mësuesit.

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë njihen me jetën dhe veprimtarinë letrare të La Fontenit.

gTë listojnë veçoritë e fabulës.

gTë lexojnë bukur fabulën duke ia përshtatur intonacionin personazheve të saj.

gTë diskutojnë rreth fabulës nisur nga këndvështrime të ndryshme që u japin rolet e

specializuara.

gT’i interpretojnë me role fabulat e përzgjedhura.

g Të kthejnë fabulën nga vjersha në prozë.

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti “Gjuha shqipe 7”

nTabak i bardhë ku është shkruar

fabula e përzgjedhur nga mësuesi/ja.

nKukulla, maska.

nMaket i një fabule.

nTabela, shkumësa me ngjyra.

Metoda dhe teknika mësimore

nLojë me role.

nRole të specializuara në diskutime.

nStuhi mendimesh.

nHartë personazhi.

Punë parapërgatitore: Mësuesi/ja përzgjedh tri fabula nga La Fonten si dhe

një grup nxënësish të talentuar për t’i interpretuar ato.

Fabulat të jenë të shkurtra. Nxënësit e përzgjedhur do të ndahen ne tri grupe. Detyra

e secilit grup është:

Grupi I. Të interpretojë me role fabulën e përzgjedhur nga mësuesi/ja. Nxënësit gjatë

lojës mund të përdorin kukulla dhe maska me pamje të personazheve.

Grupi II. Në përzgjedhjen e nxënësve të këtij grupi le të kërkohet ndihma e mësuesit/

es të vizatimit.

Nxënësit e këtij grupi do të paraqesin gjithë zhvillimin e ngjarjes së fabulës me vizatim.

Grupi III. Ky grup do të ketë një detyrë interesante e argëtuese: të interpretojë një

fabul të shoqëruar me pantonimë, pra një nxënës rrëfen fabulën, tjetri e interpreton me

anë të lëvizjeve dhe mimikës së fytyrës. Fabula e këtij grupi të jetë e shkurtër dhe me

pak personazhe.

251

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësimi nis me stuhi mendimesh.

Mësuesi/ja drejton pyetjet:

- Ç’është fabula dhe cilat janë veçoritë e saj?

- A ju pëlqejnë fabulat? Pse?

- Cila është fabula (fabulat) më e bukur që keni lexuar?

- Cili fabulist i ka shkruar ato?

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Dëgjohen me vëmendje përgjigjet e nxënësve. Mësuesi/ja shkruan në tabelë emrat e

fabulistëve të përmendur nga nxënësit. Ai/ajo qarkon me shkumës me ngjyrë La Fontenin.

Hapi II. - Nxënësve u bëhet e njohur tema e mësimit, autori, koha në të cilën ka jetuar,

të cilat në tabelë i shkruan.

fshikullon moralin e ulët

të njerëzve me vese.

Krijimet e tij arrijnë

deri 12 vëllime

La Fonteni

Hapi III. - Lexohet fabula “Druvari dhe Mërkuri” fillimisht nga mësuesi/ja e më pas nga dy nxënës.

Hapi IV. - Më tej mësuesi/ja u bën të njohur nxënësve se për të kuptuar më mirë

fabulën do të zhvillojnë një veprimtari interesante, ku secili prej tyre do të ketë një rol të

specializuar. Mësuesi/ja e ndan klasën në grupe. Secili grup do të ketë 5 nxënës (1, 2, 3,

4, 5), aq sa role janë. I cakton numrin çdo nxënësi dhe u thotë atyre të mbajnë mend

rolin që do të kenë, si më poshtë:

Lidhësit - (nxënësit me numrin 1). - Detyra e këtyre nxënësve është të gjejnë

lidhjet midis fabulës dhe jetës së tyre të përditshme.

Bërësit e pyetjeve - (nxënësit me numrin 2) - Detyra e këtyre nxënësve është që të

ndërtojnë pyetje rreth fabulës. Ky grup mund të shfrytëzojë pyetjet e tekstit si dhe pyetje të tjera

të ndërtuara nga ata vetë.

Gjetësit e fjalëve - (nxënësi me numrin 3). - Detyra e këtyre nxënësve është të gjejnë

fjalë të reja, të rëndësishme për t’ia vënë në dukje klasës e për t’i diskutuar.

Interpretuesit të personazheve - (nxënësit me numrin 4). - Detyra e këtyre nxënësve

është që të mendojnë me kujdes për personazhet, të dallojnë cilësitë e tyre e më pas të

plotësojnë në hartën e personazheve çdo cilësi të tyre të shoqëruar me vargje nga fabula.

Druvari

poet e fabulist francez

fabulist i shekullit XVII.

I varfër i ndershëm i sinqertë

252

rronte duke

prerë dru

Gjurmuesit - (nxënësit me numrin 5). - Detyra e këtyre nxënësve është të

shënojnë vendet ku shkojnë personazhet.

Sugjerim: Rolet duhet tu zbërthehen nxënësve një nga një. Fillimisht paraqitet nga

mësuesi një prej roleve, për shembull lidhësi duke vënë në dukje lidhje midis asaj që

tregohet në tekst dhe asaj që duhet në jetën e përditshme. P.sh:

Teksti: - Druvari ishte i varfër jetonte me djersën e tij, ishte njeri i ndershëm

lidhja me jetën tonë: - duhet të jemi të sinqertë e të ndershëm, s’duhet të jemi

lakmitarë për rezultatet që arrijnë shokët tanë, duhet që çdo gjë ta arrijmë me djersë e

punë të pastër.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Kini kujdes që roleve të mos u kushtoni më shumë rëndësi se sa diskutimit të pasur të

fabulës. Interpretimi i roleve nga nxënësit është mjeti për të arritur qëllimin që nxënësit

të nxiten që tëdiskutojnë mendimet e tyre për fabulën. Pasi diskutimi të ketë marrë

rrugë, mund t’i ndaloni lojën në role dhe ta lini bisedën të rrjedhë lirshëm.

Për t’i ndihmuar nxënësit, mësuesi/ja t’i shkruajë rolet në një tabak të bardhë e t’i

vendosë në tabelë.

Hapi V. - Në këtë hap nxënësit njihen me fabula të tjera të La Fontenit. Njohja do të

jetë sa interesante, aq dhe argëtuese. Ata do të shohin interpretimin e shokëve dhe do

të japin vlerësimin e tyre për punën e çdo grupi.

Fillimisht para shokëve do të interpretojnë nxënësit e grupit I e më pas grupet e tjera.

Për veprimtarinë e grupit II mësuesi/ja, pasi ngjit në tabelë vizatimet, kërkon nga

nxënësit ta vëzhgojnë me kujdes fabulën e vizatuar (jo më shumë se 2 minuta).

U thotë: - Cili prej jush do të ndërtojë një fabul mbështetur në vizatimet e paraqitura

në tabelë?

Ngrihet një nxënës vullnetarisht, dëgjohet fabula e krijuar prej tij e më pas u kërkon

nxënësve që kanë vizatuar se sa iu afrua shoku i tyre fabulës të La Fontenit.

Hapi VI. - Bëhet vlerësimi i orës mbështetur në aftësinë e dëshirën që kanë nxënësit

për të bashkëpunuar në grup, si dhe në ndihmesën që kanë dhënë në çdo hap të mësimit.

Detyrë shtëpie: Kthejeni fabulën nga vjershë në prozë.

Tema:

Vështirësia:

Koha:

Drejtshkrimi i fjalëve të huaja

Niveli II

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë njohin prejardhjen e fjalëve të huaja dhe rrugët e hyrjes së tyre në gjuhën shqipe.

gTë njohin disa nga rregullat e drejtshkrimit të fjalëve të huaja në gjuhën shqipe.

gTë dallojnë trajtën e saktë të fjalëve të huaja.

gTë nxjerrin rregullat për drejtshkrimin e fjalëve të huaja nisur nga fjalët e dhëna.

253

Materiale dhe mjete mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nTabela, shkumësa me ngjyra.

nFletore.

nLapsa me ngjyra.

Metoda dhe teknika mësimore

nPema e mendimit.

nPunë në grupe.

nLopë mësimore.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me temën e re mësimore. Më pas vizaton në tabelë

pemën e mendimit me temën: fjalët e huaja dhe u kërkon nxënësve ta plotësojnë

individualisht në fletore.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Latinishtja

Origjina

Fjalët e huaja

Rruga e hyrjes

së tyre në leksik

fqinjësia

Nxënësve u lihet një kohë e mjaftueshme në dispozicion, rreth 5 minuta, për të kujtuar

informacionin e marrë një vit më parë rreth fjalëve të huaja.

Hapi II. Disa nxënës lexojnë pemën e mendimit të plotësuar. Mbështetur në përgjigjet

e tyre mësuesi/ja plotëson pemën e mendimit të vizatuar në tabelë.

Pasi bën përmbledhjen e punës së bërë nga nxënësit, ai/ajo arrin në përfundim se:

Gjuha shqipe ka shumë fjalë me prejardhje të huaj, të cilat janë përshtatur e përdoren

gjerësisht në gjuhën shqipe.

Hapi III. Në këtë hap mësuesi/ja i njeh nxënësit me disa rregulla të drejtshkrimit të tyre.

Ai/Ajo i udhëzon nxënësit të hapin librin në f. 285:

të lexojnë me kujdes 5 rregullat për drejtshkrimin e fjalëve me prejardhje të huaj,

të përpiqen të mbajnë mend rregullat duke ndjekur shembujt e dhënë

254

Hapi IV. Për t’i çlodhur pak nxënësit mësuesi zhvillon një lojë mësimore. Klasa ndahet

në dy grupe dhe mësuesi/ja sqaron nxënësit për rregullat e lojës.

Njëri grup jep rregullën drejtshkrimore dhe kërkon nga grupi tjetër të japë shembuj

fjalësh që i përgjigjen kësaj rregulle ose anasjelltas.

P.sh.: Shkruhen me c dhe jo me ç ose s fjalët me burim nga latinishtja ose greqishtja

që në shqip kanë c të ndjekur nga zanorja e ose i.

Jep shembujt për këtë rregull:

Shembujt që ilustrojnë këtë rregull janë:

central elektricist

agjenci publicist etj.

Në të njëjtën mënyrë vazhdohet duke përmendur të gjitha rregullat.

Hapi V. Të kthejmë në shprehi njohuritë e marra.

Nxënësit punojnë ushtrimet 1-4.

Ushtrimi 3 mund të zhvillohet në formën e një konkursi: Më i shkathëti, më i shpejti,

më i vëmendshmi. (Klasa ndahet në tri skuadra).

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Mësuesja përzgjedh nga një nxënës për çdo skuadër.

Nxënësi i skuadrës së parë kërkon prej nxënësit të skuadrës së dytë trajtën e saktë të fjalëve

inçizoj - incizoj

variant variant

Nxënësit që përgjigjet saktë, shpejt fiton konkursin.

Hapi VI. Vlerësimi i orës së mësimit.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 5, f. 286

Tema:

Vështirësia:

Koha:

Përdorimi i dy pikave, i

thonjëzave dhe i kllapave

Niveli III

45 minuta

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:

gTë njohin rregullat e përdorimit të dy pikave, të thonjëzave dhe të kllapave.

gTë vendosin ku duhet pikat, thonjëzat dhe kllapat.

gTë argumentojnë përdorimin e dy pikave dhe thonjëzave në fjali.

Materiali dhe mjetet mësimore

nTeksti Gjuha shqipe 7.

nGazeta.

nRevista.

Metoda dhe teknika mësimore

nPunë në grupe.

nDiskutimi.

Punë parapërgatitore: Mësuesi/ja ka përzgjedhur shkrime të ndryshme nga

gazeta e revista ku janë përdorur dy pikat, thonjëzat, kllapat. Ndahet klasa në tri skuadra.

Secilës skuadër i kërkohet të zgjedhë nga gazetat e revistat fjalë ku janë përdorur:

Skuadra I

Dy pikat

Skuadra II

Thonjëzat

Skuadra III

Kllapat

255

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Ndërtimi i njohurive:

Mësuesi/ja shpërndan materialin e përgatitur nëpër skuadra. Çdo skuadër klasifikon

materialin e grumbulluar sipas rasteve të përdorimit të dy pikave (për skuadrën I), të

thonjëzave (për skuadrën II), të kllapave (për skuadrën III). Për secilin rast të përdorimit

të tyre krijohet një grup më vete brenda skuadrës.

P.sh.: Për skuadrën e parë krijohen tri grupe:

Grupi I Përdorimi i dy pikave në ligjëratën e drejtë.

Grupi II Përdorimi i dy pikave ku numërohen fjalë, grupe fjalësh a pjesë fjalie.

Grupi III Përdorimi i dy pikave ku u jepet ndonjë shpjegim

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Për skuadrën e dytë krijohen po tri grupe:

Grupi I Përdorimi i thonjëzave në ligjëratë të drejtë.

Grupi II Përdorimi i thonjëzave te fjalë që i përdorim kur duam të shprehemi me ironi

Grupi III Përdorimi i thonjëzave në shkrimin e titujve merave të gazetave, librave,

revistave etj.

Për skuadrën e tretë mund të krijohen dy grupe:

Grupi I Përdorimi i kllapave të rrumbullakëta.

Grupi II Përdorimi i kllapave katrore.

Në ndarjen e grupeve jep ndihmën e tij dhe mësuesi/ja.

Hapi II. Nxënësit diskutojnë brenda grupeve dhe dalin në një përfundim për përdorimin

e dy pikave, thonjëzave e kllapave. Secila skuadër e pasqyron punën e saj në një tabak

të bardhë letre, ku të gjitha rastet e përdorimit të thonjëzave, dy pikave, kllapave shkruhen

me lapsa me ngjyra.

Një përfaqësues për çdo skuadër lexon shembujt e nxjerrë prej pjesëtarëve të grupit

të tij, duke sqaruar edhe rregullën e përdorimit për secilin rast. P.sh.:

Përdorimi

i dy pikave

Kur jepet ndonjë shpjegim.

Kur numërohen gjymtyrët, të cilat mund

të jenë fjalë, grupe fjalësh ose pjesë fjalësh.

Lexon shembujt e gjetur në gazeta a revista

Kur ndahen fjalët e autorit nga ato të

bashkëbiseduesit në ligjëratën e drejtë.

Këto tabela qëndrojnë të vendosura në dërrasë deri në fund të orës së mësimit.

Hapi III. Të kthejmë në shprehi njohuritë e marra.

Punohen ushtrimet 1-4. Nxënësit për secilin rast të përdorimit të dy pikave, thonjëzave,

kllapave ndihmhen dhe nga tabelat e vendosura në dërrasë.

256

Hapi IV. Si do të vlerësohet ora e mësimit:

- Nga formulimi i saktë i rregullave mbi përdorimin e dy pikave, thonjëzave,

kllapave.

- Nga pjesëmarrja e nxënësve në punë të pavarur.

- Nga dëshira e nxënësve për të kryer ushtrimet e dhëna në tekst.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 5 f. 289.

TEMA:

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Model për lexim jashtë klase

TEMA: Diskutojmë Diskotojmë për romanin “Meriyll”

të autorit Viktor V

Canosinaj

I. Të kuptojmë përmbajtjen

257

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

II Elementet e subjektit

I. Përcakto shkurtimisht elementet e subjektit në romanin “Meriyll”

Hyrja:_________________________________________________________

Pika e lidhjes: _______________________________________________________

Zhvillimi:____________________________________________________________

Pika kulmore: _____________________________________________________

Zgjidhja: ___________________________________________________________

II. Ku (në cilat mjedise) zhvillohen ngjarjet e romanit? Zgjidh dhe përshkruaj njërin

prej tyre. Natyrisht që përshkrimi mund të shoqërohet me vizatime ose me makete.

(P.S: Duke u ndihmuar edhe nga mësuesja, nxënësit mund të hapin një ekspozitë ku të

vendosin të gjitha punimet e bëra prej tyre. Kujdes! Mos harroni t’i vini një titull.)

III. Kur (në ç’kohë) zhvillohen ngjarjet e romanit? Cilat ishin dukuritë e reja që u

shfaqën në shoqërinë shqiptare në këtë periudhë kohore? Shpjego duke u mbështetur

në ngjarjet dhe personazhet e romanit.

1. Papunësia (Prindërit e Meriyllit)

2. Shfrytëzimi i të miturve (Sandri dhe grupi “Zero”)

3. ________________________________________________________________

4. ________________________________________________________________

5. ________________________________________________________________

6. ________________________________________________________________

258

IV. Cila gjendje ose ngjarje vë në lëvizje zhvillimin e veprimit në këtë roman:

1- Momenti ________________________________________________________

2- Qëllimi ________________________________________________________

3- Aktorët _______________________________________________________

4- Bashkëpunëtorët__________________________________________________

5- Viktimat _____________________________________________________

6- Rezultati final ____________________________________________________

III. Analiza e personazheve dhe e mjedisit

I. Cilat janë personazhet që veprojnë në këtë roman? Shëno më poshtë

karakteristikat fizike dhe sociale të tyre.

Meriyll

etj.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

II. Vërni në dukje aspekte të kundërta të personazheve.

Personazhet Cilësi të kundërta Veprime të kundërta

III. Në pjesën më të madhe të romanit veprojnë personazhe femra. Shkruaj emrin e

personazhit përbri mbiemrave duke u mbështetur në cilësinë e karakterit dhe të veprimeve

që kryejnë.

e bukur _____________

shpirtmirë _____________

ekstravagante _____________

e kujdesshme _____________

e dashur _____________

e pangopur _____________

egoiste _____________

arrogante _____________

(Për t’ju ndihmuar po japim emrat e personazheve femra: gjyshja, Klara, Meriyll,

Bardha, Elona, mësuesja kujdestare, halla, mësuesja e anglishtes.)

IV. Gjyko mbi veprimet e personazheve të mëposhtëm duke dhënë komentin tënd.

Personazhet Veprimi Komenti

Babai i Merit

Elona

Mësuesja e gjeografisë

Klara

Andi

V. Shkruaj disa veprime që bën babai i Meriyll që të shtyjnë ty të mendosh se ai nuk

e përmbush detyrën e tij si prind.

259

VI. A ndryshojnë personazhet në roman? Si dhe pse?

VII. Duke u mbështetur në ndryshimet e mësipërme ç’përfundime nxirrni?

a)__________________________________________________________________

b)__________________________________________________________________

c)__________________________________________________________________

d)__________________________________________________________________

e)__________________________________________________________________

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

VI. Mjedisi familjar dhe shoqëror luan një rol të rëndësishëm në edukimin dhe formimin

e personalitetit të individit. Një shembull i kësaj ideje është edhe personazhi i romanit

“Meriyll”. Si do ta vlerësoje ti ndikim që ka familja dhe shoqëria mbi individin duke u

mbështetur edhe në përvojën tënde?

Vëzhgimi im

Duke lexuar romanin “Meriyll” vura re se në të trajtohen këto probleme:

1) Droga një problem shqetësues për të rinjtë.

2) Ndikimi negativ i alkoolit në familje e shoqëri.

3) ___________________________________________________

4) ___________________________________________________

5) ___________________________________________________

6) ___________________________________________________

260

Lojë në çift

I. Ndërto disa pyetje tërësore mbi cilësitë, veprimet dhe mjedisin ku veprojnë

personazhet. ( Por kujdes, ju do të kërkoni nga shoku që përgjigjja e tij të mos jetë po

ose jo, por me fjalë të tjera që shprehin pohim ose mohim.) P.sh.

A zhvillohen ngjarjet e romanit

në vitet 90-të?

Është e vërtetë, zhvillohen

Kujdes! Nëse shoku juaj përgjigjet po ose jo, ai digjet.

Dilema shoqërore

Drejtuesja e organizatës “X” që ndihmon në luftën

kundër alkoolit dhe drogës është shumë e

shqetësuar për rritjen e numrit të përdoruesve të

këtyre substancave, veçanërisht nga adoleshentët

dhe të rinjtë. Ajo ka njoftuar për organizimin e një

konkursi ku të rinjtë mund të ofrojnë zgjidhje të

ndryshme ndaj këtyre problemeve. Edhe ti do të

marrësh pjesë në konkurim. Cilat nga këto zgjidhje

do të propozoje?

Zgjidhjet

1. Ndërgjegjësimin e të rinjve për rreziqet e alkoolit

dhe të drogave të tjera.

2. Shmangia e kontakteve me njerëz të panjohur që

dyshohet se mund të jenë trafikantë.

3. Prania e policisë në mjediset shkollore.

4. Të gjejmë brenda vetes forcën dhe vullnetin e

duhur për të përballuar dhe kapërcyer të gjitha

vështirësitë, pa menduar se rrugëzgjidhja e vetme

është droga apo alkooli.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Unë do të propozoja______

Sepse__________________

Shtysë për të diskutuar, reflektuar e krijuar

I. Duke u mbështetur në ngjarjet e romanit dhe në përvojën e deritanishme shpreh

mendimin tënd rreth konceptit “Miqësi”.

Sinqeritet

Miqësi

Besnikëri

II. Cilat gjëra do të vlerësoje më shumë te shoku? Shëno me x cilësitë që ti çmon më shumë.

- bukurinë

- forcën fizike

- sinqeritetin

- egoizmin

- pasurinë

- veshjen

- besnikërinë

- zgjuarsinë

- pastërtinë

- dinakërinë

- trimërinë

- ndihmën

261

III. Çfarë cilësish duhet dhe nuk duhet të ketë një shok? (vazhdo të listosh të tjera cilësi)

Një shok duhet jetë:

Një shok nuk duhet jetë:

i durueshëm

i dhunshëm

gjakftohtë

të fyejë e të flasë me ton të ashpër

i komunikueshëm

të mendojë vetëm për vete

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

IV. Miqësia kërkon edhe sakrifica. Listo disa prej tyre.

gTë dish të dëgjosh

gTë jesh besnik

g

g

g

Thënie mbi miqësinë

Sytë e miqësisë rrallë gabojnë. (Volter)

Njeriu pa miqësi, si trupi pa shpirt.

Mos kërkoni një mik të përkryer, por kërkoni një mik.

Një miku asgjë nuk i jepet hua, gjithçka i dhurohet.

V. Një vend të rëndësishëm në romanin “Meriyll” zë figura e prindërve, marrëdhëniet

që ata krijojnë me fëmijët e tyre. Po ju ç’marrëdhënie keni ndërtuar me prindërit tuaj? A

ndikojnë ata në ëndrrat, dëshirat, interesat tuaja? Tregohuni sa më të sinqertë.

VI. Sidriti mbetet miku më i mirë i Meriyllit gjatë gjithë romanit. Ç’mendoni ju për këtë

ndjenjë të thellë miqësie të sinqertë? A mendoni se ekziston me të vërtetë një ndjenjë e

tillë midis bashkëmoshatarëve të tu?

VII. Me cilin prej personazheve të romanit mund ta identifikosh veten dhe pse ?

VIII. Personazhi që pëlqej dhe të cilit dua t’i ngjaj.

IX. (Punë në çift) Krijoni një intervistë imagjinare duke e vendosur njërin nga shokët e

klasës në rolin e njërit prej personazheve të romanit dhe veten në atë të gazetarit.

262

Këshilla prindërve

(Bëj një listë me këshilla që do të doje tju jepje prindërve të tu. Ne po të ndihmojmë

me disa. Bëjua të ditur edhe prindërve këto këshilla dhe merr mendimin e tyre.)

1) Mos përdorni forcën me mua. Kjo më mëson se vetëm forca ka rëndësi.

2) Mos bëni premtime, që ndoshta nuk do të keni mundësi t’i mbani ato.

Kjo do të më humbasë besimin te ju.

3) Mos bëni për mua gjëra që mund t’i bëj vetë. Kjo më bën të ndihem bebe.

4) Trajtomëni siç trajtoni shokun tuaj. Unë mësoj më shumë nga një model sesa

nga një kritik.

5)

6)

7)

8)

9) Fëmija juaj

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Në fushën e leksikut :

I. Gjatë leximit të romanit mund të jesh ndeshur me fjalë e shprehje

të panjohura më parë. Mjaft prej tyre mund t’i kesh

kuptuar duke u mbështetur në kontekstin në të cilin janë

përdorur. Sidoqoftë, burimi më i saktë mbetet Fjalori i Gjuhës së

Sotme Shqipe. Provoje veten duke plotësuar tabelën e mëposhtme:

Fjala e panjohur

Kuptimi i nxjerrë

nga konteksi

Shpjegimi i

fjalorit

Vlerësimi (i saktë

ose i gabuar)

Thuaj mendimin tënd

Sipas meje libri është:

gi mrekullueshëm

gi vështirë për t’u kuptuar

gi pëlqyeshëm

gi pakëndshëm

gi bukur

gshumë i gjatë

gzbavitës

gshumë i shkurtër

ginteresant

gi mërzitshëm

Cila pjesë e librit të ka tërhequr më shumë? Po më pak?

Cilat personazhe kanë rrëmbyer më shumë simpatinë tënde? Po më pak?

Cili episod të ka prekur më shumë?

Çfarë mendimesh dhe emocionesh kanë përcjellë tek ty ngjarjet e këtij romani?

Çfarë do të ndryshoje në këtë roman?

A të kanë lindur gjatë leximit të romanit pyetje për të cilat do të doje të merrje përgjigje?

Shkruaj disa prej tyre.

Të vlerësosh veten.

Besoj se tani në fund të leximit jashtëklase ti mund të jesh i aftë të vlerësosh veten

rreth përgatitjes për këtë roman. Për të bërë këtë të ndihmon edhe tabela.

263

Sa i kënaqur mbetët nga përgatitja juaj?

Shumë i kënaqur I kënaqur Jo i kënaqur, sepse....

SKEDA

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

AUTORI __________________

TITULLI____________________

BOTIMI__________________

NR.I FAQEVE ____________

LLOJI I ROMANIT (shoqëror, aventuror, historik, fantastiko-shkencor etj.)

SUBJEKTI

MJEDISI DHE KOHA

TEMA

MESAZHI __________________________________________________________

PERSONAZHET KRYESORE __________________________________________

PERSONAZHET DYTËSORE __________________________________________

SHËNIMET E MIA ___________________________________________________

264

TEST NR. 1 Lënda Gjuha shqipe klasa VII

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Emri __________________ Mbiemri __________________

Shkolla __________________ Klasa __________________

Data __________________

Pjesa I

Pasdite shkova te Stardi, që e ka shtëpinë përballë shkollës. Të them të vërtetën, më erdhi zili

nga biblioteka e tij. Nuk është i pasur e s’ka si blen shumë libra, por i ruan me shumë kujdes si ato

të shkollës, dhe ato që i falin prindërit. Të gjitha të hollat që i japin, ai i vë mënjanë dhe i harxhon

në librari. Në këtë mënyrë ka krijuar një bibliotekë të vogël. Kur i ati e kuptoi se ishte i dalldisur

pas librave, i bleu një raft të bukur prej arre, me një perde të gjelbër dhe ia ka lidhur pothuajse të

gjitha librat me ngjyra që i pëlqenë atij.

1. Gjej klasën ku bën pjesë secila nga fjalët në fjalinë e mëposhtme. Trego nëse fjalët janë të ndryshueshme

apo të pandryshueshme, duke vendosur shenjën X në vendin e duhur në tabelë. (10 pikë)

Pasdite shkova te Stardi, që e ka shtëpinë përballë shkollës.

Fjala Klasa E ndryshueshme E pa ndryshueshme

pasdite

shkova

te

Stardi

që

e

ka

shtëpinë

përballë

shkollës

2. Përcakto gjininë e emrave të nënvizuar në fjalitë e mëposhtme (2 pikë)

- Më erdhi zili nga biblioteka e tij _______________________

- Të gjitha të hollat ai i harxhon në librari _______________________

3. Shkruaj shumësin e emrave të mëposhtëm. Trego si është formuar shumësi i tyre (4 pikë)

(një) shtëpi (disa)_____________________ ______________________

(një) raft (disa) _____________________ ______________________

4. Në fjalinë e dhënë gjej emrat, përcakto gjininë, numrin, trajtën dhe rasën e tyre. (3 pikë)

I bleu një raft të bukur prej arre, me një perde të gjelbër.

Emri Gjinia Numri Trajta Rasa

265

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

5. Shkruaj dy emra: një të prejardhur dhe një të përbërë të formuar nga tema bukur. (2 pikë)

e prejardhur ___________________ e përbërë ___________________

6. Në fjalinë e mëposhtme zgjero kryefjalën me një mbiemër. (1 pikë)

Biblioteka e krijuar prej Stardit është shumë e këndshme.

7. Plotëso (3 pikë)

a) Mbiemri i pasur në shkallën krahasore ___________________________

(cilësia që shpreh të jetë e njëjtë)

b) Përemri vetor unë në rasën dhanore ___________________________

c) Përemri vetor ai në rasën gjinore ___________________________

8. Plotëso me trajtë të shkurtër të bashkuar vendin bosh. Zbërtheje atë. (3 pikë)

Babai - ka lidhur të gjitha librat me ngjyrat që i pëlqejnë atij.

Kujt? Kë?

9. Formo një fjali me përemrin pyetës cili në rasën rrjedhore. (1 pikë)

10. Foljet e mëposhtme ktheji nga forma veprore në joveprore duke ruajtur vetën, numrin,

kohën dhe mënyrën. (4 pikë)

ka krijuar ___________________ pëlqejnë ___________________

kuptova ___________________ të ruaj ___________________

11. Formo një fjali ku folja të jetë përdorur në mënyrën dëshirore, forma joveprore (1 pikë)

266

Pjesa II

1. Shkruaj titullin e tregimit dhe autorin nga është shkëputur fragmenti në krye të testit. (2 pikë)

Titulli ___________________ Autori ___________________

2. Nënvizo personazhet e tregimit “Vendosa të shkoj në mërgim”? (3 pikë)

Stardi Çuli Beki Cikoja Marina Çili

3. Rretho alternativën e saktë. Romani “ Fantazma dhe plani 3+4” i autorit Petro Marko është roman:

a) artistik b) fantastiko – shkencor c) historik (1 pikë)

4. Tema e mbrojtjes së mjedisit trajtohet në tregimin: (1 pikë)

a) Te shtëpia e babazotit b) Mirë për të gjithë c) Vdekja e lisnajës

5. Ngjarjet në tregimin “Te shtëpia e babazotit” ndodhin: (1 pikë)

a) në të tashmen b) në kohën e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. c) në të ardhmen

6. Krahasoni duke plotësuar Diagramin e Venit dy personazhet Tomin dhe Sidin. Nxirrni tiparet

e veçanta dhe të përbashkëta . (5 pikë)

Tomi Sidi

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

7. Përcakto figurat letrare te grup fjalët e mëposhtme. (5 pikë)

a) lisa mjekroshë ___________________ b) si pleqtë e fshatit ___________________

c) lisi do të klithte ___________________ d) shkëmbinj të kristaltë _________________

e) sy të pastër si qielli ___________________

8. Shkruaj mesazhin e pjesëve të mëposhtme: (4 pikë)

Vëllai i Anës

Biblioteka e Stardit ______________________________________________

9. Kthejeni poezinë “Pazari i këpucarit” në prozë. Kujdes shenjat e pikësimit. (10 pikë)

Tabela e vlerësimit:

Nota 4 5 6 7 8 9 10

Pikët 0-19 20-29 30-39 40-49 50-58 59-67 68-75

Skema e qortimit

Pjesa I

Pyetja 1.

0,5 pikë nëse përcakton saktë klasën e fjalëve.

0,5 pikë nëse përcakton saktë fjalët e

ndryshueshme dhe të pandryshueshme.

Pyetja 2.

1 pikë nëse përcakton saktë gjininë e emrave

të nënvizuara.

Pyetja 3.

1 pikë për çdo emër të shkruar në nr. shumës

1 pikë për përcaktimin e saktë të mënyrës së

formimit të shumësit.

Pyetja 4.

1 pikë për gjetjen e çdo emri

1 pikë për përcaktimin e gjinisë së çdo emri

1 pikë për përcaktimin e numrit të çdo emri

1 pikë për përcaktimin e trajtës së çdo emri

1 pikë për përcaktimin e rasës së çdo emri

Pyetja 5.

1 pikë për formimin e emrit të prejardhur

1 pikë për formimin e emrit të përbërë

Pyetja 6.

1 pikë për zgjerimin e kryefjalës nëse

mbiemri është përshtatur me emrin.

Përgjigjet e sakta

Pjesa I

1. pasdite – ndajfolje – e pandryshueshme

shkova – folje – e ndryshueshme

te – parafjalë – e pandryshueshme

Stardi – emër – e ndryshueshme

që – përemër lidhor – e pandryshueshme

e – përemër (tr. e shkurtër) e ndryshueshme

ka – folje – e ndryshueshme

shtëpitë – emër – e ndryshueshme

përballë – parafjalë – e pandryshueshme

shkollës – emër – e ndryshueshme

2. zili – gj. femërore

të hollat – gj. femërore

3. (disa) shtëpi – njësoj si njëjësi

(disa) rafte – me mbaresë.

4.

Emri Gjinia Numri Trajta Rasa

Raft mashkullore njëjës e pashquar kallëzore

Arrë femërore njëjës e pashquar rrjedhore

Perde femërore njëjës e pashquar kallëzore

5. bukuria – e prejardhur

bukurshkrimi – e përbërë

6. Biblioteka e vogël e krijuar prej Stardit

është shumë e këndshme.

267

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

268

Pyetja 7.

a)1 pikë për vendosjen e mbiemrit i pasur në

shkallën krahasore (cilësia që shprehin të jetë e njëjtë.

b)1 pikë për vendosjen e përemrit unë në

rasën dhanore.

c) 1 pikë për vendosjen e përemrit ai në rasën gjinore.

Pyetja 8.

1 pikë për vendosjen e saktë të trajtës së

shkurtër të bashkuar.

1 pikë për trajtën e shkurtër të dhanores.

1 pikë për trajtën e shkurtër të kallëzores.

Pyetja 9.

1 pikë nëse në fjali përemri pyetës cili është

vendosur në rasën rrjedhore.

Pyetja 10.

1 pikë për çdo folje të kthyer saktë nga forma

veprore në joveprore pa ndryshuar veten,

numrin, kohën dhe mënyrën.

Pyetja 11.

1 pikë për vendosjen e foljes në mënyrën

dëshirore, forma joveprore.

Pjesa II

Pyetja 1.

1 pikë nëse shkruan saktë titullin e tregimit.

1 pikë nëse shkruan saktë autorin e tregimit.

Pyetja 2.

1 pikë për çdo personazh të përcaktuar saktë.

Pyetja 3.

1 pikë për përzgjedhjen e saktë të alternativës.

Pyetja 4.

1 pikë për përzgjedhjen e saktë të alternativës.

Pyetja 5.

1 pikë për përzgjedhjen e saktë të alternativës.

Pyetja 6.

1 pikë për çdo veçori të vënë në dukje. Nuk

vlerësohet më shumë se 5 pikë edhe nëse ka

dhënë më shumë përgjigje.

Pyetja 7.

1 pikë për çdo përcaktim të saktë të figurës

letrare.

Pyetja 8.

1 pikë për idenë e mesazhit.

1 pikë për formulimin e secilit mesazh.

Pyetja 9.

Në vlerësimin me pikë do të merret parasysh

ideja, formulimi i fjalive, si dhe respektimi i

shenjave të pikësimit.

Do të ulen pikë edhe për gabimet drejtshkrimore

në shkrimin e fjalëve.

7. a) po aq i pasur sa

b) mua më

c) i, e atij

8. Ia ka lidhur të gjitha librat me ngjyrat që i

pëlqejnë atij.

Ia

Kujt?

Kë?

Atij i

ato i

9. Fjalitë mund të jenë të ndryshme.

Prej cilit libër i ke shkëputur këta rreshta?

10. ka krijuar – është krijuar

pëlqejnë – pëlqehen

kuptova – u kuptova

të ruaj – të ruhen

11. Fjalitë mund të jenë të ndryshme.

Nëna i uroi: “U gëzofshi e u trashëgofshi!”

Pjesa II

1. Titulli – biblioteka e Stardit

Autori – Edmond de Amiçis

2. Cikoja, Marina, Çili

3. E saktë alternativa b-

4. E saktë alternativa c-

5. E saktë alternativa b

6. shpirti i aventurës

shpirt fisnik

Tomi Sidi prindërit

i guximshëm kujdeseshin për të

Sakrifikues

7. a) epitet b) krahasim

c) metaforë d) epitet

e) krahasim

8. Mesazhi mund të ketë alternativa të

ndryshme.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

TEST NR. 2 Lënda Gjuha shqipe klasa VII

Emri ___________________ Mbiemri___________________

Shkolla ___________________ Klasa ___________________

Data ___________________

Pjesa I

Kali vraponte i xhindosur përpara murit kryesor. Dy – tri herë qëndroi në vend, rrëmoi tokën

me tërbim dhe prapë iku më tutje. Tani përreth ishte bërë një heshtje kaq e madhe saqë dëgjoheshin

qartë jo vetëm zhurmat e patkonjve, por edhe shkrofëtimat dhe gulçimet e tij. Kur po kalonte

poshtë kullës së tretë një nga kështjellarët ngriti harkun dhe i shënoi atij. Fluturimi i shigjetës u

shoqërua nga një murmuritje e shurdhët dhe, kur kali bëri një kërcim të dëshpëruar, për të shkulur

shigjetën që iu ngul në shpatullën e majtë.

I. Nënvizo me të kuqe GE dhe me blu GF në fjalinë e mëposhtme:

Fluturimi i shigjetës u shoqërua nga një murmuritje e shurdhët. (3 pikë)

II. Nënvizo përcaktorët në grupet e fjalëve të mëposhtme dhe shkruaj me se janë shprehur. (4 pikë)

Zhurmat e patkonjve __________________

kullës së tretë

gulçimet e tij

murmuritje e shurdhët __________________

III. Përdori në fjali si përcaktorë kallëzuesor emrat kali, toka (4 pikë)

a) _____________________________________

b) _____________________________________

IV. Gjej kundrinorët në tekstin e mësipërm. Ndaji sipas llojit. (5 pikë)

Kundrinori i drejtë

harkun, tokën, një heshtje,

zhurmat, shkrofëtimat

Kundrinori i zhdrejtë

pa parafjalë

i atij

Kundrinori i zhdrejtë

me parafjalë

nga një murmurimë

V. Shndërro foljen në formën veprore dhe shkruaj fjalinë e mëposhtme. (3 pikë)

Kali u godit me shigjetë nga ushtarët.

VI. Trego funksionet e gjymtyrëve të nënvizuara. (6 pikë)

vraponte përpara murit kryesor

dy-tri herë qëndroi në vend

rrënoi tokën me tërbim

tani përreth ishte bërë një heshtje e madhe

kali bëri një kërkim të dëshpëruar, për të shkulur shigjetën __________________

269

Pjesa II

I. Shkruaj titullin e tregimit dhe autorin nga është shkëputur fragmenti në krye të testit. (2 pikë)

Titulli __________________ Autori __________________

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

II. Cilët janë poetët e poezive të mëposhtme? Lidh me shigjetë poezinë me emrin e poetit. (4 pikë)

Bota fëmijërore

Migjeni

Lejleku

Naim Frashëri

Mejtimi

Dritëro Agolli

Dhe pranvera erdhi

Adem Gajtani

III. Gjej alternativën e saktë. Vepra “Epoka para gjyqit” i autorit Ekrem Kryeziu është: (1 pikë)

a. dramë b. prozë poetike c. tregim fantastiko – shkencor

IV. Tema e heroizmit të popullit shqiptar kundër Reformës së Tanzimatit trajtohet te: (1 pikë)

a. Vendit tem b. Këngë për Rrapo Hekalin c. Kështjella

V. Krahasoni poezinë “Poradeci” me poezinë “Mëngjesi” të poetit Lasgush Porageci

Ku ngjasojnë dhe ku ndryshojnë ato? (4 pikë)

Poradeci

Mëngjesi

VI. Përcakto figurat letrare (5 pikë)

a) me një milion befasira ____________________

b) i kaltër si një rrobë mëndafshi ____________________

c) plaku të bekuar ____________________

d) me qiellin rroket, me diellin puthet ____________________

e) turinjtë e makinës ____________________

270

Tabela e vlerësimit:

Skema e qortimit

Pjesa IPyetja 1.

1 pikë nëse përcakton saktë GE (I)

1 pikë nëse përcakton saktë GF

1 pikë nëse përcakton saktë GE (II)

Pyetja 2.

0,5 pikë nëse nënvizon saktë përcaktorët

0,5 pikë nëse përcakton saktë se me se

shprehen përcaktorët

Pyetja 3.

1 pikë nëse e përdor saktë emrin kalin si

përcaktor kallëzuesor i kundrinorit të drejtë

1 pikë për ndërtimin e fjalisë

1 pikë nëse e përdor saktë emrin toka si

përcaktor i kallëzuesorit të KR.

1 pikë për ndërtimin e fjalisë

Pyetja 4.

0,5 pikë nëse gjen saktë kundrinorin

0,5 pikë nëse përcakton saktë llojin e tij.

Pyetja 5.

1 pikë për çdo veprim të kryer saktë gjatë

shndërrimit të fjalisë nga FJV – FV.

Nota 4 5 6 7 8 9 10

Pikët 0-12 13-18 19-23 24-30 31-36 37-39 40- 42

Përgjigjet e sakta

Pjesa I

1. GE (I) – Fluturimi i shigjetës

GF – u shoqërua nga një murmuritje e shurdhët

GE (II) – nga një murmuritje e shurdhët

2. e potkonjve – përcaktor i shprehur me emër

së tretë – përcaktor i shprehur me numëror

i tij – përcaktor i shprehur me përemër pronor

e shurdhët përcaktor i shprehuir me mbiemër.

3. P.sh.: Kalin e gjeta të uritur Kjo është toka ime.

4. tokën – KD

harkun - KD

një heshtje shurdhuese, zhurmat...,

shkrepëtimat

nga një murmuritje e shurdhët – KZHDP

shigjetën – KD, i atij - KZH

5. Ushtarët goditën me shigjetë kalin.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Pyetja 6.

1 pikë nëse përcakton saktë funksionin e

fjalëve të nënvizuara.

Pjesa II

Pyetja 1.

1 pikë nëse përcakton saktë titullin e tregimit

1 pikë nëse përcakton saktë autorin e tij

Pyetja 2.

1 pikë për çdo lidhje të saktë të poezisë me

autorin e saj

Pyetja 3.

1 pikë për zgjedhjen e alternativës së saktë

Pyetja 4.

1 pikë për zgjedhjen alternativës së saktë

Pyetja 5.

1 pikë për çdo veçori të vënë në dukje. Nuk

vlerësohet më shumë se 4 pikë edhe nëse ka

dhënë më shumë përgjigje

1 pikë për çdo përcaktim të saktë të figurës letrare

6. Përpara murit kryesor – rrethanor vendi

dy – tri herë – rrethanor sasie

me tërbim - rrethanor mënyre

tani – rrethanor kohe

për të shkulur – rrethanor qëllimi

nga dhimbja – rrethanor shkaku.

Pjesa II

1. Kështjella

Ismail Kadare

2. Bota fëmijërore - Adem Gajtani

Lejleku

- Dritëro Agolli

Mejtimi

- Naim Frashëri

Dhe pranvera erdhi - Migjeni

3. Epoka para gjyqit - dramë

4. Këngë për Rrapo Hekalin

5. a) hiperbolë

b) krahasim

c) epitet

d) metaforë

e) shprehje e figurshme

TEST NR. 3 Lënda Gjuha shqipe Klasa VII

Emri _________________________

Shkolla _______________________

Data __________________________

Mbiemri ______________________

Klasa _________________________

Pjesa I

Herakliu ishte princ mbretëror dhe nip i heroit Perse. I ati i tij mori për të shumë mësues të

ditur, të cilët veç gramatikës, i mësuan gjithë dijet dhe artet e kohës. Ata e përgatitën për rrugën

e lavdishme që e priste... Ende djalë, Herakliu, dallohej për shtatin e madh dhe forcën e rrallë.

Shumë herë ai nuk e përmbante dot veten kur inatosej. Në një shpërthim të tillë zemërimi, goditi

mësuesin e poezisë, Enonë. Heroi kishte shkruar disa vargje, por ishte treguar ca i guximshëm

në mendime. Kur ia tregoi mësuesit, ai i quajti të pahijshme dhe qeshi me tallje. Herakliu nuk u

përmbajt dhe u soll keq. Pastaj qau, u pendua, por ishte vonë.

271

1. Cila është e thjeshtë nga fjalitë e mëposhtme. (1 pikë)

a. Herakliu dallohej për shtatin e madh dhe forcën e rrallë.

b. Herakliu nuk u përmbajt dhe u soll keq me të.

c. Pastaj qau, u pendua, por ishte vonë.

2. Formo fjali të përbërë duke zgjeruar fjalinë e thjeshtë. (1 pikë)

Në një shpërthim të tillë inati goditi mësuesin e poezisë, Enonë.

3. Nënvizo grupein e lidhëzave që shërben për të lidhur pjesët e fjalive bashkërenditëse.

(1 pikë)

a. që, meqenëse, meqë. b. sepse, ngaqë, për shkak të. c. dhe, e, as, por.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

4. Lidh llojin e lidhëzave me lidhëzat. (4 pikë)

lidhëza vendore

sa, saqë, që, kështu që

lidhëza kushtore

se, që, në, nëse

lidhëza ftilluese

deri ku, ku, gjer ku, kudo, ngado, tek

lidhëza rrjedhimore

nëse, sikur, në qoftë se, po qe se, në rast se

5. Funksioni i përemrit lidhor në fjalinë e mëposhtme është: (1 pikë)

a. kryefjalë,

b. kundrinor,

c. kundrinor i zhdrejtë pa parafjalë.

Ata e përgatitën për rrugën e lavdishme që e priste .....

6. Lidh me shigjetë fjalitë bashkërenditëse me llojet e tyre. (3 pikë)

a. U pendua, por ishte vonë. shtuese

b. I harroi sjelljet prej aristokrati dhe tani sillej si fshatar. përmbyllëse

c. Ai u soll keq, andaj i ati e dënoi. kundërshtore

7. Ndaje në pjesë fjalinë e përbërë. Dallo pjesën kryesore nga pjesa e nënrenditur. Rretho

mjetin lidhës. Emërto llojet e pjesëve të nënrenditura dhe bëj skemën. (9 pikë)

Kur ia tregoi mësuesit, ai i quajti të pahijshme dhe qeshi me tallje.

8. Ndërto një fjali të përbërë sipas skemës së mëposhtme. (3 pikë)

PK

I ___________________________________

II ___________________________________

9. Ndaje fjalën e mëposhtme në morfemat përbërëse. (3 pikë)

inatosej

272

10. Rretho përgjigjen e saktë: (5 pikë)

a. mbretëror është fjalë e përngjitur. PO JO

b. mendimi është fjalë e përbërë. PO JO

c. të pahijshme është fjalë e përbërë. PO JO

d. i guximshëm është fjalë e prejardhur. PO JO

e. asnjëherë është fjalë e përngjitur. PO JO

11. Ndërto familje fjalësh me fjalën mend duke plotësuar skemën e dhënë. (5 pikë)

mend

12. Shkruaj sinonimin dhe antonimin e foljes shkoj. (2 pikë)

sinonimi ______________

antonimi ______________

13. Në fjalinë e mëposhtme gjej fjalën e huaj dhe zëvendësoje me fjalën shqipe. (1 pikë)

Atë poezi ai ia dedikonte mikut të tij më të ngushtë.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Pjesa II

1. Shkruaj autorin e tregimit nga është shkëputur fragmenti në krye të tekstit. (1 pikë)

Autori ____________________

2. Shkruaj titujt e përrallave nisur nga mjedisi ku zhvillohen ngjarjet dhe veprojnë personazhet. (3 pikë)

a. Mjedisi në bjeshkë. ____________________

b. Mjedisi në pallatin e mbretit. ____________________

c. Mjedisi në pyll. ____________________

3. Vepra “Prometeu i lidhur është: (1 pikë)

a. dramë

b. tragjedi

c. komedi

4. Te tregimi “Në qytetin e liliputëve” dallo gjërat që ndodhin vërtet në jetë dhe ato që janë

fantazi e autorit. (5 pikë)

Ndodhin në jetë

Fantazi e autorit

5. Përgjigjju shkurt pyetjeve të mëposhtme: (6 pikë)

a) Çfarë përfaqëson Prometeu? ______________________

b) Nga e njohu nusja Ymer Agën? ______________________

c) Cili i tregoi mbretit të vërtetën mbi Ujin e jetës? ______________________

d) Pse e vrau Halili dhinë briartë? ______________________

e) Çfarë simbolizon nata te poezia “Ndërgjegje me katrore të zeza”? ________________

f) Në ç’mënyrë e thërriste vajza e bukur birin e mbretit? ______________________

6. Nga gjithë rubrika “Bota e fantastikes” zgjidh një personazh që të ka lënë mbresa dhe krijo

një 5 – vargësh me të. (5 pikë)

Emri i personazhit

2 mbiemra _____________ ________________

3 folje ________________ ________________

1 fjali sintetizuese ___________________________________________

Sinonimi

7. Shkruaj mesazhin e pjesëve të mëposhtme: (4 pikë)

Shporta magjike __________________________________________

Druvari dhe Mërkuri __________________________________________

Vlerësimi

Nota 4 5 6 7 8 9 10

Pikët 0-17 18-25 26-33 34-42 43-50 51-57 58-64

Pikët e fituara

Nota

273

Skema e qortimit

Pjesa I

Pyetja 1.

1 pikë për alternativën e saktë.

Pyetja 2.

1 pikë nëse nxënësit formojnë një fjali të

përbërë duke zgjeruar fjalinë e thjeshtë.

Përgjigjet e sakta

Pjesa I

1. E saktë alternativa a.

2. Përgjigjet mund të jenë të ndryshme.

P.sh. Në një shpërthim të tillë inati goditi

mësuesin e poezisë, Enonë i cili qeshi me tallje

me poezinë e tij.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Pyetja 3.

1 pikë për alternativën e saktë.

Pyetja 4.

1 pikë për çdo lidhje të saktë të llojit të

lidhëzave me lidhëzat.

Pyetja 5.

1 pikë për alternativën e saktë.

Pyetja 6.

1 pikë për çdo lidhje të saktë të fjalive

bashkërenditëse me llojet e tyre.

Pyetja 7.

1 pikë për çdo pjesë të ndarë saktë në fjalinë

e përbërë. (gjithsej 3 pikë)

1 pikë për çdo emërtim të pjesëve të ndara të

fjalisë së përbërë (gjithsej 3 pikë)

1 pikë për çdo pjesë të vendosur saktë në

skemë (gjithsej 3 pikë)

Pyetja 8.

1 pikë për çdo pjesë fjalie të ndërtuar saktë

sipas skemës së dhënë.

Pyetja 9.

1 pikë për çdo morfemë të përcaktuar saktë.

Pyetja 10.

1 pikë për çdo përgjigje të saktë.

3. E saktë alternativa c.

4. lidhëza vendore – deri ku, ku, gjer ku, kudo

lidhëza kushtore – nëse, sikur, në qoftë se,

po qe se; lidhëza rrjedhimore – sa, saqë, që, kështu që.

5. E saktë alternativa a.

6. a. Kundërshtore

b. shtuese

c. përmbyllëse

7. Kur ia tregoi mësuesit 1) ai i quajti të

pahijshme 2) dhe qeshi me tallje

3).Qeshi me tallje – pjesa e bashkërenditur

me kryesoren (shtuese)

Kur ia tregoi mësuesit – Pjesa e nënrenditur

kohore.

PK PB

I

8. Përgjigjet mund të jenë nga më të ndryshmet.

P.sh.: Nga malet përqark vërshonin shumë

përrenj, të cilët zbardhnin nga shkuma, kur binin

poshtë.

9. inatosej

inat os ej

tema prapashtesa mbarësa

10. a) Jo b) Po

c) Jo d) Po

e) Jo

274

Pyetja 11.

1 pikë për çdo fjali të vendosur saktë në

skemën e dhënë.

Pyetja 12.

1 pikë për sinonimin e fjalës shkoj.

1 pikë për antonimin e fjalës shkoj.

Pyetja 13.

1 pikë për gjetjen e fjalës së huaj dhe

zëvendësimin e saj me fjalën shqipe.

Pjesa II.

Pyetja 1.

1 pikë nëse shkruan saktë autorin e legjendës.

Pyetja 2.

1 pikë për çdo titull të saktë të përrallave ose

legjendave.

Pyetja 3.

1 pikë për alternativën e saktë.

11. mend

mendoj i menduar

mendim i pamenduar

mendimtar

12. sinonimi – iki

antonimi – vij

13. Atë poezi ai ia kushtonte mikut të tij më

të ngushtë.

Pjesa II

1. Staikos. (shkrimtar grek)

2. a) Zana e fundit e bjeshkëve

b) Uji i jetës

c) Shporta magjike

3. E saktë alternativa b-

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Pyetja 4.

1 pikë për çdo veprim real apo pjellë e

fantazisë së autorit të ndodhur.

Nuk vlerësohet me më shumë pikë edhe nëse

ka dhënë më shumë përgjigje.

Pyetja 5.

1 pikë për çdo përgjigje të saktë të pyetjeve të bëra.

Pyetja 6.

1 pikë për çdo varg të 5-vargëshit.

Pyetja 7

1 pikë për idenë e mesazhit.

1 pikë për formulimin e secilit mesazh.

4. Ndodhin në jetë

- këmbët e krahët i kisha të lidhur nga të dy anët.

- gllabëroja njëherësh tri bukë të mëdha.

Fantazi e autorit

- Ai popull e ndante qimen në katërsh në

matematikë.

- Pesëqind inxhinierë e zdrukthëtarë u

ngarkuan të ndërtojnë një makinë që të më

mbarte mua.

- 1500 kuaj më tërhoqën deri në kryeqytet.

5. a) Simbol i humanizmit

b) nga nishani që kish në llërë

c) fshatari i varfër

d) për t’u hakmarrë për dy vëllezërit

e vrarë dhe nënën e vdekur nga hidhërimi

e) simbolizon kohën e errët në

diktaturë, dhunën fizike e shpirtërore

f) Digjte dy pendë pule, pastaj i

shuante në një govatë plot me ujë të ftohtë.

6. Përgjigjet janë alternative.

7. Mesazhi mund të ketë alternativa të ndryshme.

275

276

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

277

278

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

P Ë R M B A J T J E

Te shtëpia e babazotit (ora e parë) ..................................................................

Te shtëpia e babazotit (ora e dytë) .....................................................................

Klasat e fjalëve .................................................................................................

Gjinia e emrit ....................................................................................................

Biblioteka e Stardit............................................................................................

Biblioteka ime ...................................................................................................

Kthimi në shtëpi (ora e parë ............................................................................

Kthimi në shtëpi (ora e dytë) ...........................................................................

Numri i emrit .....................................................................................................

Trajta dhe lakimi i emrit ....................................................................................

Vendosa të shkoj në mërgim (ora e parë) ......................................................

Vendosa të shkoj në mërgim (ora e dytë)........................................................

Rëndësia e lojërave..........................................................................................

Ushtrime për emrin ...........................................................................................

Formimi i emrit ..................................................................................................

Letër babait (ora e parë) ..................................................................................

Letër babait (ora e dytë) ..................................................................................

Letra personale dhe zyrtare .............................................................................

Mbiemri ............................................................................................................

Shkallët e mbiemrit ..........................................................................................

Tomi shpëton Bekin (ora e parë) .....................................................................

Tomi shpëton Bekin (ora e dytë) .....................................................................

Ushtrime për mbiemrin .....................................................................................

Përemri vetor ....................................................................................................

Për zbatimin e planit tre plus katër (ora e parë) ..............................................

Për zbatimin e planit tre plus katër (ora e dytë) ..............................................

Trajtat e shkurtra dhe trajtat e shkurtra të bashkuara të përemrit vetor............

Ushtrime për përemrin vetor ............................................................................

Mirë për të gjithë (ora e parë) ..........................................................................

Mirë për të gjithë (ora e dytë) ..........................................................................

Marrëveshja në grup ........................................................................................

Përemri pyetës .................................................................................................

Ushtrime për përemrin pyetës ..........................................................................

I ati i Simonit (ora e parë) ...............................................................................

I ati i Simonit (ora e dytë) ................................................................................

Forma veprore e joveprore e foljes ..................................................................

Forma joveprore në mënyrën dëftore ...............................................................

Vdekja e lisnajës (ora e parë) ..............................................................................

Vdekja e lisnajës (ora e dytë) ................................................................................

Posteri për mbajtjen e pyjeve ...........................................................................

Vëllai i Anës (ora e parë) .................................................................................

Vëllai i Anës (ora e dytë) .................................................................................

Ata janë si ne ...................................................................................................

Plaku me violinë ...............................................................................................

Paqja dhe lufta .................................................................................................

26

27

28

30

31

33

34

35

37

39

41

42

44

45

46

48

50

51

52

54

55

57

58

59

60

62

63

65

66

68

69

70

72

73

74

75

77

78

81

82

83

84

87

88

90

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Pazari i këpucarit ...............................................................................................

Bashkëtingëlloret e zëshme në fillim, në fund e në trup të fjalës.........................

Bota fëmijërore ....................................................................................................

Lejleku ................................................................................................................

Anës liqenit .........................................................................................................

Bashkëtingëlloret nistore sh-, zh-, ç-, s-, z-Proza poetike ...................................

Proza poetike ......................................................................................................

Ay mal .................................................................................................................

Eseja për Atdheun (ora e parë) ..........................................................................

Eseja për Atdheun (ora e dytë) ..........................................................................

Mejtimi ................................................................................................................

Vendit tem ...........................................................................................................

Dhe pranvera erdhi..............................................................................................

Piktura dhe fotografia..........................................................................................

Funksionet e fjalëve dhe të grupit të fjalëve në fjali ...........................................

Grupi i kryefjalës .................................................................................................

Poradeci (ora e parë)..........................................................................................

Poradeci (ora e dytë)............................................................................................

Përcaktori, mënyrat e shprehjes (ora e parë) .......................................................

Përcaktori, mënyrat e shprehjes (ora e dytë) (Ndajshtimi) ..................................

Në det digjen anijet (ora e parë) ........................................................................

Në det digjen anijet (ora e dytë) ........................................................................

Zbulimet arkeologjike .........................................................................................

Përcaktori kallëzuesor (ora e parë) ...................................................................

Përcaktori kallëzuesor (ora e dytë) ...................................................................

Tryeza e rrumbullakët (ora e parë).....................................................................

Tryeza e Rrumbullakët (ora e dytë) ...................................................................

Kështjella (ora e parë) .......................................................................................

Kështjella (ora e dytë) .......................................................................................

Udhëzuesi turistik ...............................................................................................

Kundrinori i drejtë ...............................................................................................

Kundrinori i zhdrejtë............................................................................................

Mara (ora e parë) ...............................................................................................

Mara (ora e dytë) ...............................................................................................

Kënga e fundit e Marko Boçarit ..........................................................................

Rrethanori i vendit dhe i kohës (ora e parë)......................................................

Rrethanori i vendit dhe i kohës. (ora e dytë) ushtrime ......................................

Epoka para gjyqit (ora e parë) ...........................................................................

Epoka para gjyqit (ora e dytë)............................................................................

Rrethanori i shkakut dhe i qëllimit (ora e parë) ..................................................

Rrethanori i shkakut dhe i qëllimit ushtrime (ora e dytë) .....................................

Kënga për Rrapo Hekalin ...................................................................................

Shkrimi komentues (ora e parë) .......................................................................

Shkrimi komentues (ora e dytë) .........................................................................

Rrethanori i mënyrës dhe i sasisë (ora e parë) .................................................

Margaritë moj (ora e parë) .................................................................................

Margaritë moj (ora e dytë) .................................................................................

91

93

94

96

98

100

102

103

105

107

108

110

112

114

115

117

118

121

123

125

127

129

130

131

132

134

135

137

139

141

143

145

147

149

150

153

155

156

158

160

162

163

166

167

168

170

172

279

280

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”

Ndërgjegje me katrore të zeza (ora e parë) .................................................

Ndërgjegje me katrorë të zeza (ora e dytë)..................................................

Liria e fjalës ..................................................................................................

Fjalia e thjeshtë dhe fjalia e përbërë ............................................................

Edukimi i Herakliut (ora e parë) ...................................................................

Edukimi i Herakliut (ora e dytë) ..................................................................

Mjetet gjuhësore që lidhin pjesët e një fjalie të përbërë ...............................

Marrëdhëniet e barazisë dhe të varësisë në fjalinë e përbërë .....................

Vajza e bukur dhe biri i mbretit (ora e parë) ...............................................

Vajza e bukur dhe biri i mbretit (ora e dytë) ................................................

Fjalia e përbërë me bashkërenditje ..............................................................

Fjalia e përbërë me nënrenditje ......................................................................

Fjali e përbërë me nënrenditje (Ushtrime) ...................................................

Shporta magjike (ora e parë) .......................................................................

Shporta magjike (ora e dytë) .......................................................................

Hyrje mbyllje përrallash (ora e tretë) ...........................................................

Zana e fundit e bjeshkëve (ora e parë) ........................................................

Zana e fundit e bjeshkëve (ora e dytë) ........................................................

Uji i jetës (ora e parë) .....................................................................................

Uji i jetës (ora e dytë) .....................................................................................

Fjala dhe përbërësit e saj .............................................................................

Fjalët e prejardhura, të përbëra, të përngjitura..............................................

Pasqyra e dëshirave (ora e parë) ................................................................

Pasqyra e dëshirave (ora e dytë) .................................................................

Çfarë shohim në pasqyrë? ...........................................................................

Fusha leksikore ............................................................................................

Në qytetin e liliputëve (ora e parë) ...............................................................

Në qytetin e liliputëve (ora e dytë) ...............................................................

Familja e fjalëve ............................................................................................

Homonimet ...................................................................................................

Ishuj në qiell ..................................................................................................

Udhëtimi fantastik .........................................................................................

Sinonimet dhe antonimet ..............................................................................

Fjalorët ..........................................................................................................

Prometeu i lidhur (ora e parë) ......................................................................

Prometeu i lidhur (ora e dytë) .....................................................................

Ymer Aga (ora e parë) .................................................................................

Ymer Aga (ora e dytë) ......................................................................................

Përshtatim vargjet në prozë ..........................................................................

Dialektet e shqipes .......................................................................................

Gjuha standarde ...........................................................................................

Zana e vizitorit (ora e parë) ..........................................................................

Zana e vizitorit (ora e dytë) ..........................................................................

Druvari dhe Mërkuri ......................................................................................

Drejtshkrimi i fjalëve të huaja .......................................................................

Përdorimi i dy pikave, i thonjëzave dhe i kllapave .......................................

Model për lexim jasht klase .........................................................................

Teste ............................................................................................................

174

176

177

180

181

183

185

187

189

191

193

195

196

198

199

202

203

204

206

208

209

211

214

215

217

218

219

221

223

224

226

229

230

231

232

234

237

239

241

243

244

246

248

251

253

255

257

265

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!