Mars 2012 - Gazeta "Korça"

Mars 2012 - Gazeta "Korça" Mars 2012 - Gazeta "Korça"

gazeta.korca.com
from gazeta.korca.com More from this publisher
22.11.2014 Views

4 -K o r ç a- mars 2012 NJË TË DIELË NË MUZEUN E ARTIT NË WORCESTER, MA Nga Julia GJIKA (SHBA) Muzeu i Artit ne Worcester MA. bën herë pas here ekspozita me krijime të talenteve të reja nga shkollat e qytetit. Në datën 5 Shkurt të vitit që sa kemi hyrë, u hap ekspozita dhe u ndanë cmimet për fituesit e konkurimit, që kish filluar qysh në tetor 2011. Morën pjesë mijra nxënës nga 35 shkolla të Worcester-it dhe një nga Leominster MA. Kriteri i vlerësimit ishte: më të mirat artistikisht dhe me origjinalitet. Gjithsej u shpallën fitues 30 nxënës. Ishin nga klasat e IV, V dhe VI. Midis fituesve ishin dhe dy vajza shqptaro-amerikane: Nikola Duka dhe Myhrida Kamberi, të cilat u vlerësuan me cmimin e tretë, të dyja kishin punuar së bashku në grup për temën Essey & Art contest. Nikola kishte shkruar essenë, Myhrida pikturën. Te dyja janë bija prindërish shqiptarë, ardhur pas 1990, të dyja kanë lindur në Amerikë dhjetë vjet më parë, Nikola më 3 janar e Myhrida më 3 prill 2002. Pyetja që do të përgjigjeshin në Essey & Art Contest ishte: Mbasi keni lexuar reth Rev. Martin Luther King’s Jr, kundra dhunës, si të parandalojmë kontradiktat, si do të luftonit me fjalë dhe fizikisht në botë, në shkollë, me komshinjtë, apo në shtëpi? Përgjigjet e nxënësve fitues u ekspozuan të dielën me 5 Shkurt 2012, në ambjentet e Muzeut të Artit,. ku u bë edhe ceremonia e shpërndarjes së cmimeve, Ky aktivitet u përshëndet nga Drejtoresha e Departamentit të Artit dhe zëvendesja e saj, që shpërndau certifikatat me këtë motivacion, që po e japim të përkthyer shqip; MUZEU I ARTIT NË WORCESTER ÇERTEFIKATË PËR NIKOLA DUKA dhe MYHRIDA KAMBERI, që kanë krijuar një punim arti të cilësisë së lartë, origjinal dhe krijues, në konkursin e shkrimit dhe artit TA MBASH ËNDRRËN GJALLË, për nder të Rev. Dr Martin Luther King Jr u është dhënë çmimi: VENDI I TRETË Më 5 Shkurt 2012 Honee A. Hess Katrina A. Stacy Drejtoreshe e Edukimit Assistente e Edukimit Esseja që është dhënë në programin e gjithë shkollave të qytetit, kap një temë sa të rëndësishme aq aktuale për ditët tona sot, duke mbajtur gjallë ëndrrën e Martin Luther Kingut Jr., për të edukuar brezat, që vinë nga të katër anët e botës me kultura krejt të ndryshme, për të jetuar në harmoni dhe pa ngacmime midis tyre. Nikola dhe Muhrida janë nxënëse të shkollës FLAG STREET, prej së cilës fituan cmime 10 nxënës. Nikola dhe Myhrida janë nxënëse të klasës së katërt, me drejtoreshë shkolle, Sheila Graham dhe mesuesen e artit Deborah A Aspen. Pra ato ishin midis konkuruesve më të reja në moshë. Këto dy vajza unë nuk i shikoja për herë të parë në këtë ceremoni. Ato i kisha parë kur ishin fare të vogla, katër pesë vjet më parë, kur akoma s’kishin filluar shkollën, por që të dyja më kishin lënë mbresa me sjelljet dhe ambicjet e tyre. Myhriden e njoha në mbrëmjen festive të 8 marsit në Kishën Shqiptare Orthodokse Fjetja e Shën Mërisë në Worcester, ku kish ardhur me mamanë, gjyshen që ajo e do shumë dhe nusen e dajës. Më ra në sy përqëndrimi i saj në cdo gjë që ndodhte përreth. Syrit të saj vëzhgus, karakteristikë kjo për artistin nuk i shpëtoi një vonesë e dikujt për të sjellë lulet të cilat i përkisnin mamit të saj në këtë festë. Myhrida menjeherë pyeti: Pse? Duke parë nga mamaja e vet, si për të thënë: po ty pse nuk po të japin lule? Pastaj hodhi sytë tek z.-nja Diana Progri që ndante lulet, sikur të kërkonte prej saj përgjigjen. Lulet për mamin e saj mbritën me pak vonesë. Atë mbrëmje mësova se Myhrida trashegonte emrin e gjyshes (nga i jati), të ndjerës Myhrida Kamberi. Nikolën e takuam në ditë Krishtlindjesh. Ishte 6 vjec dhe na cuditi kur më tha: Unë kam shkruar një libër teta Juli. Entela, mamaja e saj qeshi, Po c’libër, ja shkruan historira nëpër fletë, biseda me shoqet dhe pastaj i lidh, u ve vetë ndonjë kapak të bukur dhe i pagëzon me tituj. Ka dëshirë të shkruajë. Ne kërkuam të shihnim librin e saj dhe ajo na solli një dosje plot me fletë të mbushura me shkrimin e vet të bukur. Për herë të parë kur nuk ishte as pesë vjece, në pre-school, shkrojti tregimin e parë. Historia ishte për një krimb që shkoi të luante në shtëpia e shoqes së saj dhe tregonte c’farë lodra luajtën dhe si e kaluan ditën. Nikola nuk dinte akoma të shkruante as anglisht as shqip Ajo e thoshte tregimin dhe mesuesja që u mësonte shqip në shkolla shqipe pranë kishës Fjetja e Shën Marisë, e shkroi duke vënë emrin e Nikolës në krye të faqes si autorja e tregimit. Kur Nikola ishte në klasën e dytë mori nga shkolla cmimin Exellence in writing për një shkrim që kishte hartuar për constelacionin e saj. Po atë vit krijoi vjershën e parë Fall (Vjeshtë). Sivjet ajo ka krijuar vargjet për dy këngë, me idetë e projekteve që u jep mësuesja për extra credit. Nikolës i pëlqen natyra, të katër stinët e saj. Shkrimet e saj Pranvera, Një ditë në pyll, Marshimi, janë në ‘bordin’ e shkollës, këndi në korridorin e shkollës, ku vendosen krijimet më të mira. Myhrida ka qënë tre vjec kur filloi të vizatonte dhe të ngjyroste figura të ndryshme. Në moshën katër vjec, kur ishte në para-shkollë, vizatimi i saj u zgjodh më i miri ndërmjet gjithë moshatareve. Vizatimi ishte me temë Familja dhe ishte pjesërisht dhe problem matematikor. Vizatimin, pikturën e ka me shumë passion – thotë e ëma Ariana, të cilën sot e rethojnë dhe dy vajzat më të vogla. Ato kanë ardhur të gëzohen për motrën e madhe..Kudo që shkojmë, vazhdon bisedën Ariana, në udhetime të gjata, apo të shurtëra, ajo nuk harron të marë dosjen e vizatimeve, kërkon që kujtimet t’i hedhë në letër, për t’i patur të gjalla. Gjatë sezonit të verës 2011, Myhrida u aktivizua në Worcester Art Muzeum dhe një nga vizatimet e saj Lulja dhe Flutura qëndroi gati dy javë e ekspozuar në ambjentet e Muzeut. Luan shumë bukur në piano, aktivizohet në not, basketboll, i pëlqejnë librat, lexon ato me tema aventurash dhe fantazi të bazuara në realitet. Lënda e saj e preferuar është matematika. I pëlqen natyra dhe dëshiron të shpenzojë kohë në det dhe liqen, sidomos në verë. Në shkollë cdo vit është me rezultate të shkëlqyera, të gjitha A. Ka fatin të ritet me gjyshe, nga gjyshja mësoi mirë shqipen, prinderit drejtojne nje kanal televiziv ne shqip, Arben Kamberi eshte i ati, me profesion arkitekt, si duket “dardha ka rënë nën dardhë”. Shqipja këndon në shtëpinë e tyre, këndon në buzët e Myhrides. Gjyshja e ëmbël, afrohet gjithë gëzim dhe emocion, nxjer nga canta një dhuratë të vogël, një varse të vogël floriri dhe duke ia varrur në qafë thotë: Të më kujtojë, dhuratë për punën e saj , kështu na nderoftë gjithnje, bija e nënës, floriri i nënës; dhe e puth në ballë. Myhrides i qesh e gjith fytyra rrumbullake, i qeshin sytë e bukur dhe shtrengon tufën me karafila, që nuk ja ndron pozicionin, e ka vënë aty pranë zemrës, në krah të majtë, aty ku mban gjithë të dashurit e saj qe sot kanë ardhur për të. I kam mësuar shtizat - thotë gjyshe Sheqerja, vërtet asaj i pëlqen arti, i pëlqen matematika, por femra si thonë duhet të mbajë pranë edhe gjelpërën edhe shtizat, duhet t’i dije, jo cdo gjë blihet, pastaj dua ta afroj me traditën tonë, të kuptojë si i ritëm ne fëmijet me skamje, por me pe e gjelpërë dhe shtizat e mundnim skamjen. Jam e gëzuar se i shijon gatimet shqiptare, sidomos ato që i gatuaj unë. Kur jemi të lira si unë , si ajo, ulemi në një kend të dhomës dhe punojmë bashkë, ajo dhe mbesat e tjera më kanë bërë të kapërxej mallin që kam për vendin tonë. Sot jam rinuar, kur mendoj kaq e vogël, kaq e nderuar. Ta lumsha moj Amerike, c’gëzim u jep zemrave tona të vuajtura. Gjyshe Sheqerja sic ka emrin është e tëra, e ëmbël e dashur, e respektuar, mbi të gjitha e bekuar me shumë pasardhës. Sa ndryshim, tani, pas katëpesë vjetësh i shoh këto vogëlushe më të rritura, më të bukura dhe kaq të mencura, fituese për punët e tyre. Nuk cuditem. Punimet janë ekspozuar përgjatë një koridori gjithë dritë, më sjell në përfytyrimin tim inagurimin e rrugës së tyre të gjatë të sukseseve, që shkon drejt me njerëz që i duartrokasin dhe them me vehte : është rruga e hapur për këto dy vogëlushe që fati i solli në vendin e mundësive të mëdha e ato e kanë filluar mbarë, për të kapur ëndrrën amerikane. Të ardhura në jetë nga prindër intelektualë që kujdesen pa u imponuar vullnetin e tyre, por vetëm sa për kujdesje që ambicjet e tyre të ecin në shtrat të drejtë, pa ua deformuar fantazinë e tyre, fuqinë krijuese. Kështu ato erdhën deri këtu e do të shkojnë më përpara. Nikola për të refyer me shkrim emocione dhe mendime, Myhrida për t’u shprehur me ngjyra të gjalla, të gëzuara, optimiste…Të gjithë të ftuarit, të afërmit, miq, artdashës të qytetit zënë vend në sallën e madhe. Karriget nuk mjaftojnë dhe nuk ka më vend ku të vendosen. Në krye të sallës, drejtoresha i fton shumë nxenës të ulen në karpet e të dëgjojnë suksesin e shoqeve dhe shokëve të tyre, shumë të tjerë mbetën në këmbë...Organizatorja u therret emrat dhe i fton një nga një fituesit, shumica vajza, dhe u shpërndan certifikatat e vlerësimeve. Kur u erdhi radha Nikolës dhe Myhrides, ne u ngritëm në këmbë, nuk ngopeshim duke i parë ato pranë mikrofonit, me certifikata nv duar, salla qeshte e duartrokiste. Ato, si dy ëngjëj buzëqeshnin e na shikonin plot gëzim. Prindërit ishin të emocionuar dhe krenarë. Fotografi në grup, të gjithë fituesave, pastaj përsëri në koridor ku ishin vendosur punimet, fotografi pranë tyre, biseda të shkëputura: Në korridor Nikola është rethuar nga daja i të jatit dhe nusja e tij Irena. Ata kanë ardhur nga larg nga shteti Connecticatt, për të marë pjesë në këtë gëzim, e përqafojnë e urojnë, dalin së bashku në fotografi, ndjehen krenare për mbesën e tyre, po ashtu Nadja, shoqja që ka shtepinë afër me Nikolën e përqafon dhe uron komshien e dashur. Ato duar dhe ato mendje të vogla sot kënaqën gjithë atë publik artdashës. Sot ato nderuan jo vetëm vehten, shkollën, prindërit, mësuesit, miqtë, por edhe Shqiperinë, ku mezi po presin për të shkuar në verë. Aty do të tregojnë përvojën e tyre amerikane të afërmve. Nikola ka shumë per t’i treguar gjyshes (nga mamaja) që ka në Korce, (gjyshërit nga babi i ka ketu) dhe farë e fisin e dy prindërve. Myhridja është shumë e apasionuar të mësojë për Shqiperinë, rrënjët e familjeve, sidomos për Beratin e Tiranen, ku ka të afërm që e presin me mall e dashuri. Ne s’na mbetet gjë tjetër vec t’u urojmë shëndet e jetë këtyre dy nxënësve të shkëlqyera në shkollë dhe jashtë saj .Suksese të reja, në rrugën e gjatë, të vështirë, të bukur të artit, të cilin e kanë filluar me përkushtim.

5 -K o r ç a- mars 2012 MËSONJËTORJA E PARË SHQIPE E KORÇËS, PIONIERE E ARSIMIT TONË KOMBËTAR Nga Prof.asc.dr. BASHKIM JAHOLLARI -Në çdo rast, që festojmë ditën e 7 marsit, ne i drejtohemi historisë, e cila na kujton se, para 125 vitesh më parë u çel në qytetin tonë Mësonjëtorja e Parë Shqipe, duke u kurorëzuar kështu me sukses një nga detyrat kryesore të lëvizjes sonë kombëtare, ajo e përhapjes së arsimit në gjuhën amtare. -Kjo detyrë doli veçanërisht në plan të parë në 20 vjetët e fundit të shek.XIX, sepse pas shtypjes së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në vendin tonë mori përhapje të gjerë arsimi në gjuhë të huaj, çka pengonte rritjen e ndërgjegjes kombëtare të shqiptarëve. Duke gjetur përkrahje të gjerë në popull, lëvizja për shkollën shqipe përfshiu të gjitha trevat e vendit tonë dhe u shëndrua në pjesë përbërëse të luftës së shqiptarëve për çlirimin e tyre kombëtar.Kjo lëvizje ndihej e fuqishme edhe në Korçë, e cila ishte një qendë e rëndësishme dhe konsiderohej “qyteti i dytë i Vilajetit të Manastirit”, nëpër të cilën kalonin rrugët tregtare që bashkonin Manastiri me viset perëndimore të Vilajetit. -Duke mos u pajtuar me gjendjen e krijuar, popullsia korçare mbështeti fuqishëm patriotët e vet, në përpjekjet e bëra për përhapjen e arsimit shqip. Arritje e rëndësishme ishte krijimi në Korçë, në vitin 1885 i “Komitetit të Fshehtë Kombëtar”, me detyrë kryesore krijimin e kushteve të nevojshme për çeljen e shkollës shqipe. Për këtë qëllim, krahas mbështetjes së masave arsimdashëse korçare, komiteti siguroi dhe lidhje të ngushta me patriotët brenda dhe jashtë vendit.Vetë patrio ti Thimi Marko, një nga veprimtarët më të dalluar të këtij komiteti, në një letër të tij, në fillim të vitit 1887 shkruante:“Unë nuk rri natë e ditë, duke u përpjekur për të shenjëtruarën punë, këmbej kartëra me shumë mëmëdhetarë të mirë e të urtë në Egjipt, Stamboll, Manastir e Gjirokastër, të cilët na lavdërojnë dhe përpiqen për t’u ngjallë gjuha shqipe”. Përpjekjet e patriotëve korçarë dhe atyre jashtë vendit, veçanërisht të patriotëve të Bukureshtit dhe Stambollit, midis të cilëve u dalluan vëllezërit Sami e Naim Frashëri, dhanë rezultatin e dëshiruar,kur në 7 Mars 1887 u çel “Mësonjëtorja shqipe” në Korçë. Një ditë pas kësaj ngjarjeje të shënuar,patriotët e Korçës iu shkruanin shokëve të tyre të Bukureshtit:“dëshira jonë u plotësua, shkolla shqipe u hap, druri që vumë në dhet, këtu e dy vjet, sot lulëzoj dhe dha pemët e ëmbla”. Çelja e Mësonjëtores shënonte një moment me rëndësi në përpjekjet e popullit tonë, për të krijuar shkollën e vet kombëtare. Në fillim shkolla kishte katër klasa,përveç klasës përgatitore. Numri i nxënësve të shkollës erdhi duke u rritur. Shumica e këtyre nxënësve braktisnin shkollat në gjuhë të huaja, që ndiqnin deri atëhere dhe regjistroheshin në shkollën shqip. Tre muaj pas çeljes së shkollës, numri i nxënësve në të arriti në 60 vetë, kurse vitin e dytë shkolla kishte 200 nxënës. -Mësonjtorja shqipe e Korçës nuk ishte thjesht një arritje arsimore, por edhe një akt me Mësonjëtorja e parë shqipe 7 mars 1887 vlera të mëdha politike. Në këtë kuadër shkolla kishte si detyrë që nëpërmjet përhapjes së gjuhës shqipe të ndihmonte në zgjimin e ndërgjegjes kombëtare, në rritjen e përpjekjeve të shqiptarëve për autonomi. Për këtë arsye rilindasit u përpoqën që qysh në fillim “Mësonjtorja”, të paraqitej me një fizionomi kombëtare dhe njëkohësisht të shndërrohej në një model për shkollat shqiptare që do të ngriheshin në vend. Nga struktura dhe përmbajtja e mësimit: “Mësonjtorja” ishte një shkollë e përparuar. Veprimtaria e saj përshkruhej nga fryma patriotike, nga dëshira për dije dhe edukata e punës. -Duke mësuar në të nxënës të të dy besimeve fetare dhe nga të gjitha shtresat e popullsisë, shkolla kultivonte tek ata ndjenjën e atdhedashurisë. Mjaft prej tyre që mbaruan këtë shkollë u bënë veprimtarë të lëvizjes kombëtare, duke punuar për të çuar përpara çëshjten e arsimit shqip dhe më pas luftuan me armë për pavarësinë e vendit. Në punën e vet mbi baza patriotike e laike shkolla udhëhiqej nga parimi i vënies së kombësisë mbi fenë,që para së gjithash nxënësit të përgatiteshin si shqiptarë e pastaj si qytetarë. -Tekstet e përdorura në shkollë si abetarja e gramatika e Sami Frashërit, aritmetika e Jani Vretos,historia e Naim Frashërit etj, si vepra të rilindasve tanë të shquar, dalloheshin për frymën e tyre të shëndoshë dhe përmbajten patriotike. Nuk ishte e lehtë për patriotët e mërgimit, që në kushte të rënda të shtypnin libra e t’i dërgonin ato në Shqipëri. “përkujdesuni të na dërgoni sa më shpejt 200 abetare dhe këndonjëtore,për të cilat kemi nevojë të madhe…” iu shkruanin patriotët koçarë shokëve të tyre të Bukureshtit. Pa marrë parasysh vështirësitë, duke siguruar kontigjentin e nevojshëm të librave, patriotët ndihmuan që shkolla shqipe të mbahej hapur dhe të përparonte. -Si rrjedhojë e punës të palodhur të mësuesve, mbështetjes së popullsisë korçare dhe angazhimit serioz të patriotëve jashtë vendit shkolla filloi të ecte ashtu si e kërkonin interesat kombëtare. Prandaj në letrën e Sami e Naim Frashërit dërguar në maj 1887, shqiptarëve të Bukureshtit thuhej:“kartat që muarrmë këtë javë nga Korça na mësojnë se shkolla atje vete shumë mbarë” -Por qysh në lindjen e saj shkolla hasi në vështirësi dhe kundërshtarët e luftuan atë në çdo hap. Por sa të shumta ishin këto vështirësi, aq këmbëngulës u treguan mësuesit e saj, për ta mbajtur atë të hapur. Duke vënë mbi gjithçka atdhedashurinë, me shpirt të lartë sakrifice, këta mësues e shndërruan shkollën në vatër të shqiptarizmit, ku mësohej gjuha amëtare, zgjohej vetëdija e edukohej krenaria kombëtare,që i shërbente vllazërimit dhe bashkimit të shqiptarëve në luftën e tyre kundër pushtuesve të huaj. -Duke qënë një fitore e rëndësishme arsimore e politike e krejt lëvizjes sonë kombëtare, shkolla shqipe e Korçës” u bë pishtar dhe shembull i rrugës së ndjekur nga rilindasit shqiparë”. Si e tillë ajo pati ndikimin e vet jo vetëm në krahinat përreth Korçës, por në krejt vendin. Prandaj gazeta “ Drita” e patriotëve të mërgimit shkruante: “e para dritë e cila e zbukuron Korçën, gëzon edhe tërë Shqipërinë, iu jep shpresë tërë mëmëdhetarëve zemër –djegur..” -Nën shëmbullim e “Mësonjëtores së Korçës” u rrit veprimtaria e popullsisë dhe patriotëve për të mësuar e përhapur gjuhën shqipe, në forma nga më të ndryshmet. Kështu vetëm 7 ditë pas saj u çel shkolla shqipe në qytetin e Pogradecit e cila në filim kishte 11 nxënës. -Shkolla shqipe u çelën në Ersekë e Ohër, si dhe u shtuan përpjekjet për çeljen e tyre në krahinat e tjera. Në 23 tetor 1891 në Korçë u çel shkolla e vashave,e cila krijonte mundësi për të marrë arsim në gjuhën amëtare dhe femra shqiptare, kusht i domosdoshëm ky që edhe kjo forcë e madhe shoqërore të hynte në rrugën e përparimit. Më 1 shator 1892 u çelën 6 shkolla shqipe në fshatrat e Vakëfëve dhe një në Leskovik. Rol të rëndësishëm për përhapjen e arsimit shqip në rrethin e Kolonjës, luajti Petro Nini Luarasi, i cili krahas punës si mësues, shpërndante falas edhe librat shqip të dërguar nga shoqëria shqiptare e Bukureshtit. Kjo bëri të mundur që për pak kohë një numur i konsiderushëm i banorëve të Kolonjës dhe fshatrave të Vakëfeve të mësonin shkrim e këndim shqip. -Përhapja që mori në vendin tonë, mësimi i gjuhës amtare pas çeljes së Mësonjtores shqipe të Kor çës, tregonte dëshirën e madhe të shqiptarëve dhe njëkohësisht se,ishin hedhur hapat e para në realizimin e njërës prej detyrave thelbësore të lëvizjes sonë kombëtare.Por që kjo detyrë të thellonte përmasat në të ardhmen, Korça luajti rol të rëndësishëm duke ndihmuar “qytetet e krahinat e tjera jo vetëm me shembullin e vet,por konkretisht edhe me librat shkollore e me udhëzimet e nevojshme” -”Mësonjëtorja shqipe” e Korçës, punoi pa ndërprerje për 15 vjet, duke u mbyllur në qershor 1902. Ndonëse në kushte të vështira,të krijuara nga kundërshtarët e saj,me mjete të pakta financiare e me një numër të kufizuar mësuesish, ajo mundi të mbijetojë për këtë periudhë kohore.Kjo ndodhi,sepse atë e mbështeti fuqimisht popullsia arsimdashëse korçare dhe e ndihmuan në mënyrë të gjithanshme patriotët brenda dhe jashtë vendit. Në këtë mënyrë “Mësonjëtora e parë” hyri në histori si pionierja e arsimit tonë, që dha ndihmesën e saj për përhapjen e mësimit shqip dhe rritjen e ndërgjegjes kombëtare.

5

-K o r ç a-

mars 2012

MËSONJËTORJA E PARË SHQIPE

E KORÇËS, PIONIERE E ARSIMIT TONË KOMBËTAR

Nga Prof.asc.dr.

BASHKIM JAHOLLARI

-Në çdo rast, që

festojmë ditën e 7 marsit,

ne i drejtohemi historisë, e

cila na kujton se, para 125

vitesh më parë u çel në

qytetin tonë Mësonjëtorja

e Parë Shqipe, duke u kurorëzuar

kështu me sukses

një nga detyrat kryesore të

lëvizjes sonë kombëtare,

ajo e përhapjes së arsimit

në gjuhën amtare.

-Kjo detyrë doli

veçanërisht në plan të parë

në 20 vjetët e fundit të

shek.XIX, sepse pas shtypjes

së Lidhjes Shqiptare

të Prizrenit, në vendin tonë

mori përhapje të gjerë arsimi

në gjuhë të huaj, çka

pengonte rritjen e ndërgjegjes

kombëtare të shqiptarëve.

Duke gjetur përkrahje

të gjerë në popull, lëvizja

për shkollën shqipe përfshiu

të gjitha trevat e vendit

tonë dhe u shëndrua në

pjesë përbërëse të luftës

së shqiptarëve për çlirimin

e tyre kombëtar.Kjo lëvizje

ndihej e fuqishme edhe në

Korçë, e cila ishte një qendë

e rëndësishme dhe konsiderohej

“qyteti i dytë i

Vilajetit të Manastirit”,

nëpër të cilën kalonin rrugët

tregtare që bashkonin Manastiri

me viset perëndimore

të Vilajetit.

-Duke mos u pajtuar

me gjendjen e krijuar,

popullsia korçare mbështeti

fuqishëm patriotët e vet,

në përpjekjet e bëra për

përhapjen e arsimit shqip.

Arritje e rëndësishme ishte

krijimi në Korçë, në vitin

1885 i “Komitetit të

Fshehtë Kombëtar”, me

detyrë kryesore krijimin e

kushteve të nevojshme për

çeljen e shkollës shqipe.

Për këtë qëllim, krahas

mbështetjes së masave arsimdashëse

korçare, komiteti

siguroi dhe lidhje të

ngushta me patriotët brenda

dhe jashtë vendit.Vetë patrio

ti Thimi Marko, një nga

veprimtarët më të dalluar të

këtij komiteti, në një letër të

tij, në fillim të vitit 1887

shkruante:“Unë nuk rri

natë e ditë, duke u përpjekur

për të shenjëtruarën

punë, këmbej kartëra me

shumë mëmëdhetarë të

mirë e të urtë në Egjipt,

Stamboll, Manastir e Gjirokastër,

të cilët na lavdërojnë

dhe përpiqen për t’u

ngjallë gjuha shqipe”.

Përpjekjet e patriotëve korçarë

dhe atyre jashtë vendit,

veçanërisht të patriotëve të

Bukureshtit dhe Stambollit,

midis të cilëve u dalluan vëllezërit

Sami e Naim Frashëri,

dhanë rezultatin e dëshiruar,kur

në 7 Mars 1887

u çel “Mësonjëtorja shqipe”

në Korçë. Një ditë pas

kësaj ngjarjeje të shënuar,patriotët

e Korçës iu shkruanin

shokëve të tyre të Bukureshtit:“dëshira

jonë u plotësua,

shkolla shqipe u hap, druri

që vumë në dhet, këtu e

dy vjet, sot lulëzoj dhe dha

pemët e ëmbla”.

Çelja e Mësonjëtores

shënonte një moment me

rëndësi në përpjekjet e popullit

tonë, për të krijuar

shkollën e vet kombëtare. Në

fillim shkolla kishte katër

klasa,përveç klasës përgatitore.

Numri i nxënësve të

shkollës erdhi duke u rritur.

Shumica e këtyre nxënësve

braktisnin shkollat në gjuhë të

huaja, që ndiqnin deri atëhere

dhe regjistroheshin në

shkollën shqip. Tre muaj pas

çeljes së shkollës, numri i

nxënësve në të arriti në 60

vetë, kurse vitin e dytë shkolla

kishte 200 nxënës.

-Mësonjtorja shqipe

e Korçës nuk ishte

thjesht një arritje arsimore,

por edhe një akt me

Mësonjëtorja e parë shqipe

7 mars 1887

vlera të mëdha politike. Në

këtë kuadër shkolla kishte si

detyrë që nëpërmjet përhapjes

së gjuhës shqipe të ndihmonte

në zgjimin e ndërgjegjes

kombëtare, në rritjen e përpjekjeve

të shqiptarëve për

autonomi. Për këtë arsye rilindasit

u përpoqën që qysh

në fillim “Mësonjtorja”, të paraqitej

me një fizionomi kombëtare

dhe njëkohësisht të

shndërrohej në një model për

shkollat shqiptare që do të

ngriheshin në vend. Nga struktura

dhe përmbajtja e mësimit:

“Mësonjtorja” ishte një

shkollë e përparuar. Veprimtaria

e saj përshkruhej

nga fryma patriotike, nga

dëshira për dije dhe edukata

e punës.

-Duke mësuar në të

nxënës të të dy besimeve fetare

dhe nga të gjitha shtresat

e popullsisë, shkolla kultivonte

tek ata ndjenjën e

atdhedashurisë. Mjaft prej

tyre që mbaruan këtë shkollë

u bënë veprimtarë të lëvizjes

kombëtare, duke punuar për

të çuar përpara çëshjten e arsimit

shqip dhe më pas luftuan

me armë për pavarësinë e

vendit. Në punën e vet mbi

baza patriotike e laike shkolla

udhëhiqej nga parimi i vënies

së kombësisë mbi fenë,që para

së gjithash nxënësit të përgatiteshin

si shqiptarë e pastaj

si qytetarë.

-Tekstet e përdorura

në shkollë si abetarja e

gramatika e Sami Frashërit,

aritmetika e Jani Vretos,historia

e Naim Frashërit

etj, si vepra të rilindasve

tanë të shquar, dalloheshin

për frymën e tyre të

shëndoshë dhe përmbajten

patriotike. Nuk ishte e lehtë

për patriotët e mërgimit, që

në kushte të rënda të shtypnin

libra e t’i dërgonin ato në

Shqipëri.

“përkujdesuni të na dërgoni

sa më shpejt 200

abetare dhe këndonjëtore,për

të cilat kemi nevojë

të madhe…” iu shkruanin

patriotët koçarë shokëve të

tyre të Bukureshtit. Pa marrë

parasysh vështirësitë, duke

siguruar kontigjentin e nevojshëm

të librave, patriotët

ndihmuan që shkolla shqipe

të mbahej hapur dhe të përparonte.

-Si rrjedhojë e punës

të palodhur të mësuesve,

mbështetjes së popullsisë

korçare dhe angazhimit serioz

të patriotëve jashtë vendit

shkolla filloi të ecte ashtu

si e kërkonin interesat kombëtare.

Prandaj në letrën e

Sami e Naim Frashërit

dërguar në maj 1887,

shqiptarëve të Bukureshtit

thuhej:“kartat që muarrmë

këtë javë nga Korça

na mësojnë se shkolla

atje vete shumë mbarë”

-Por qysh në lindjen

e saj shkolla hasi në vështirësi

dhe kundërshtarët e luftuan

atë në çdo hap. Por sa të

shumta ishin këto vështirësi,

aq këmbëngulës u treguan

mësuesit e saj, për ta mbajtur

atë të hapur. Duke vënë mbi

gjithçka atdhedashurinë, me

shpirt të lartë sakrifice, këta

mësues e shndërruan shkollën

në vatër të shqiptarizmit, ku

mësohej gjuha amëtare, zgjohej

vetëdija e edukohej krenaria

kombëtare,që i shërbente

vllazërimit dhe bashkimit

të shqiptarëve në luftën e

tyre kundër pushtuesve të

huaj.

-Duke qënë një fitore

e rëndësishme arsimore e

politike e krejt lëvizjes sonë

kombëtare, shkolla shqipe

e Korçës” u bë pishtar dhe

shembull i rrugës së ndjekur

nga rilindasit shqiparë”.

Si e tillë ajo pati ndikimin e

vet jo vetëm në krahinat

përreth Korçës, por në

krejt vendin. Prandaj gazeta

“ Drita” e patriotëve të

mërgimit shkruante: “e

para dritë e cila e zbukuron

Korçën, gëzon edhe

tërë Shqipërinë, iu jep

shpresë tërë mëmëdhetarëve

zemër –djegur..”

-Nën shëmbullim e

“Mësonjëtores së Korçës” u

rrit veprimtaria e popullsisë

dhe patriotëve për të mësuar

e përhapur gjuhën shqipe, në

forma nga më të ndryshmet.

Kështu vetëm 7 ditë pas saj

u çel shkolla shqipe në

qytetin e Pogradecit e cila

në filim kishte 11 nxënës.

-Shkolla shqipe u çelën

në Ersekë e Ohër, si dhe

u shtuan përpjekjet për çeljen

e tyre në krahinat e tjera. Në

23 tetor 1891 në Korçë u

çel shkolla e vashave,e cila

krijonte mundësi për të

marrë arsim në gjuhën

amëtare dhe femra shqiptare,

kusht i domosdoshëm

ky që edhe kjo forcë e madhe

shoqërore të hynte në

rrugën e përparimit. Më 1

shator 1892 u çelën 6

shkolla shqipe në fshatrat

e Vakëfëve dhe një në

Leskovik. Rol të rëndësishëm

për përhapjen e arsimit

shqip në rrethin e Kolonjës,

luajti Petro Nini Luarasi,

i cili krahas punës si mësues,

shpërndante falas edhe

librat shqip të dërguar nga

shoqëria shqiptare e Bukureshtit.

Kjo bëri të mundur

që për pak kohë një numur

i konsiderushëm i banorëve

të Kolonjës dhe fshatrave

të Vakëfeve të mësonin

shkrim e këndim shqip.

-Përhapja që mori

në vendin tonë, mësimi i

gjuhës amtare pas çeljes së

Mësonjtores shqipe të Kor

çës, tregonte dëshirën e

madhe të shqiptarëve dhe

njëkohësisht se,ishin hedhur

hapat e para në realizimin

e njërës prej detyrave

thelbësore të lëvizjes

sonë kombëtare.Por që

kjo detyrë të thellonte përmasat

në të ardhmen, Korça

luajti rol të rëndësishëm

duke ndihmuar

“qytetet e krahinat e tjera

jo vetëm me shembullin

e vet,por konkretisht

edhe me librat shkollore

e me udhëzimet e

nevojshme”

-”Mësonjëtorja

shqipe” e Korçës, punoi

pa ndërprerje për 15

vjet, duke u mbyllur në

qershor 1902. Ndonëse

në kushte të vështira,të krijuara

nga kundërshtarët e

saj,me mjete të pakta financiare

e me një numër të

kufizuar mësuesish, ajo

mundi të mbijetojë për këtë

periudhë kohore.Kjo ndodhi,sepse

atë e mbështeti

fuqimisht popullsia

arsimdashëse korçare

dhe e ndihmuan në mënyrë

të gjithanshme patriotët

brenda dhe jashtë

vendit. Në këtë mënyrë

“Mësonjëtora e parë”

hyri në histori si pionierja

e arsimit tonë, që dha

ndihmesën e saj për përhapjen

e mësimit shqip

dhe rritjen e ndërgjegjes

kombëtare.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!