22.11.2014 Views

Mars 2012 - Gazeta "Korça"

Mars 2012 - Gazeta "Korça"

Mars 2012 - Gazeta "Korça"

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

4

-K o r ç a-

mars 2012

NJË TË DIELË NË MUZEUN E ARTIT NË WORCESTER, MA

Nga Julia GJIKA (SHBA)

Muzeu i Artit ne Worcester MA. bën herë pas here ekspozita me

krijime të talenteve të reja nga shkollat e qytetit. Në datën 5 Shkurt

të vitit që sa kemi hyrë, u hap ekspozita dhe u ndanë cmimet për

fituesit e konkurimit, që kish filluar qysh në tetor 2011. Morën

pjesë mijra nxënës nga 35 shkolla të Worcester-it dhe një nga

Leominster MA. Kriteri i vlerësimit ishte: më të mirat artistikisht

dhe me origjinalitet. Gjithsej u shpallën fitues 30 nxënës. Ishin

nga klasat e IV, V dhe VI. Midis fituesve ishin dhe dy vajza

shqptaro-amerikane: Nikola Duka dhe Myhrida Kamberi, të

cilat u vlerësuan me cmimin e tretë, të dyja kishin punuar së bashku

në grup për temën Essey & Art contest. Nikola kishte shkruar

essenë, Myhrida pikturën. Te dyja janë bija prindërish shqiptarë,

ardhur pas 1990, të dyja kanë lindur në Amerikë dhjetë vjet më

parë, Nikola më 3 janar e Myhrida më 3 prill 2002. Pyetja që do të

përgjigjeshin në Essey & Art Contest ishte: Mbasi keni lexuar

reth Rev. Martin Luther King’s Jr, kundra dhunës, si të

parandalojmë kontradiktat, si do të luftonit me fjalë dhe fizikisht

në botë, në shkollë, me komshinjtë, apo në shtëpi? Përgjigjet e

nxënësve fitues u ekspozuan të dielën me 5 Shkurt 2012, në

ambjentet e Muzeut të Artit,. ku u bë edhe ceremonia e

shpërndarjes së cmimeve, Ky aktivitet u përshëndet nga

Drejtoresha e Departamentit të Artit dhe zëvendesja e saj, që

shpërndau certifikatat me këtë motivacion, që po e japim të

përkthyer shqip;

MUZEU I ARTIT NË WORCESTER ÇERTEFIKATË PËR

NIKOLA DUKA dhe MYHRIDA KAMBERI,

që kanë krijuar një punim arti të cilësisë së lartë, origjinal dhe

krijues, në konkursin e shkrimit dhe artit

TA MBASH ËNDRRËN GJALLË,

për nder të Rev. Dr Martin Luther King Jr u është dhënë çmimi:

VENDI I TRETË Më 5 Shkurt 2012

Honee A. Hess

Katrina A. Stacy

Drejtoreshe e Edukimit Assistente e Edukimit

Esseja që është dhënë në programin e gjithë shkollave të qytetit,

kap një temë sa të rëndësishme aq aktuale për ditët tona sot, duke

mbajtur gjallë ëndrrën e Martin Luther Kingut Jr., për të edukuar

brezat, që vinë nga të katër anët e botës me kultura krejt të

ndryshme, për të jetuar në harmoni dhe pa ngacmime midis tyre.

Nikola dhe Muhrida janë nxënëse të shkollës FLAG STREET, prej

së cilës fituan cmime 10 nxënës. Nikola dhe Myhrida janë nxënëse

të klasës së katërt, me drejtoreshë shkolle, Sheila Graham dhe

mesuesen e artit Deborah A Aspen. Pra ato ishin midis konkuruesve

më të reja në moshë. Këto dy vajza unë nuk i shikoja për herë të

parë në këtë ceremoni. Ato i kisha parë kur ishin fare të vogla,

katër pesë vjet më parë, kur akoma s’kishin filluar shkollën, por që

të dyja më kishin lënë mbresa me sjelljet dhe ambicjet e tyre.

Myhriden e njoha në mbrëmjen festive të 8 marsit në Kishën

Shqiptare Orthodokse Fjetja e Shën Mërisë në Worcester, ku

kish ardhur me mamanë, gjyshen që ajo e do shumë dhe nusen e

dajës. Më ra në sy përqëndrimi i saj në cdo gjë që ndodhte përreth.

Syrit të saj vëzhgus, karakteristikë kjo për artistin nuk i shpëtoi

një vonesë e dikujt për të sjellë lulet të cilat i përkisnin mamit të

saj në këtë festë. Myhrida menjeherë pyeti: Pse? Duke parë nga

mamaja e vet, si për të thënë: po ty pse nuk po të japin lule? Pastaj

hodhi sytë tek z.-nja Diana Progri që ndante lulet, sikur të kërkonte

prej saj përgjigjen. Lulet për mamin e saj mbritën me pak vonesë.

Atë mbrëmje mësova se Myhrida trashegonte emrin e gjyshes

(nga i jati), të ndjerës Myhrida Kamberi. Nikolën e takuam në ditë

Krishtlindjesh. Ishte 6 vjec dhe na cuditi kur më tha: Unë kam shkruar

një libër teta Juli. Entela, mamaja e saj qeshi, Po c’libër, ja shkruan

historira nëpër fletë, biseda me shoqet dhe pastaj i lidh, u ve vetë

ndonjë kapak të bukur dhe i pagëzon me tituj. Ka dëshirë të shkruajë.

Ne kërkuam të shihnim librin e saj dhe ajo na solli një dosje plot me

fletë të mbushura me shkrimin e vet të bukur. Për herë të parë kur

nuk ishte as pesë vjece, në pre-school, shkrojti tregimin e parë.

Historia ishte për një krimb që shkoi të luante në shtëpia e shoqes

së saj dhe tregonte c’farë lodra luajtën dhe si e kaluan ditën. Nikola

nuk dinte akoma të shkruante as anglisht as shqip Ajo e thoshte

tregimin dhe mesuesja që u mësonte shqip në shkolla shqipe pranë

kishës Fjetja e Shën Marisë, e shkroi duke vënë emrin e Nikolës në

krye të faqes si autorja e tregimit. Kur Nikola ishte në klasën e dytë

mori nga shkolla cmimin Exellence in writing për një shkrim që

kishte hartuar për constelacionin e saj. Po atë vit krijoi vjershën e

parë Fall (Vjeshtë). Sivjet ajo ka krijuar vargjet për dy këngë, me

idetë e projekteve që u jep mësuesja për extra credit. Nikolës i pëlqen

natyra, të katër stinët e saj. Shkrimet e saj Pranvera, Një ditë në

pyll, Marshimi, janë në ‘bordin’ e shkollës, këndi në korridorin e

shkollës, ku vendosen krijimet më të mira. Myhrida ka qënë tre vjec

kur filloi të vizatonte dhe të ngjyroste figura të ndryshme. Në moshën

katër vjec, kur ishte në para-shkollë, vizatimi i saj u zgjodh më i miri

ndërmjet gjithë moshatareve. Vizatimi ishte me temë Familja dhe

ishte pjesërisht dhe problem matematikor. Vizatimin, pikturën e ka

me shumë passion – thotë e ëma Ariana, të cilën sot e rethojnë dhe

dy vajzat më të vogla. Ato kanë ardhur të gëzohen për motrën e

madhe..Kudo që shkojmë, vazhdon bisedën Ariana, në udhetime të

gjata, apo të shurtëra, ajo nuk harron të marë dosjen e vizatimeve,

kërkon që kujtimet t’i hedhë në letër, për t’i patur të gjalla. Gjatë

sezonit të verës 2011, Myhrida u aktivizua në Worcester Art Muzeum

dhe një nga vizatimet e saj Lulja dhe Flutura qëndroi gati dy javë e

ekspozuar në ambjentet e Muzeut. Luan shumë bukur në piano,

aktivizohet në not, basketboll, i pëlqejnë librat, lexon ato me tema

aventurash dhe fantazi të bazuara në realitet. Lënda e saj e preferuar

është matematika. I pëlqen natyra dhe dëshiron të shpenzojë kohë

në det dhe liqen, sidomos në verë. Në shkollë cdo vit është me

rezultate të shkëlqyera, të gjitha A. Ka fatin të ritet me gjyshe, nga

gjyshja mësoi mirë shqipen, prinderit drejtojne nje kanal televiziv

ne shqip, Arben Kamberi eshte i ati, me profesion arkitekt, si duket

“dardha ka rënë nën dardhë”. Shqipja këndon në shtëpinë e tyre,

këndon në buzët e Myhrides. Gjyshja e ëmbël, afrohet gjithë gëzim

dhe emocion, nxjer nga canta një dhuratë të vogël, një varse të

vogël floriri dhe duke ia varrur në qafë thotë: Të më kujtojë, dhuratë

për punën e saj , kështu na nderoftë gjithnje, bija e nënës, floriri i

nënës; dhe e puth në ballë. Myhrides i qesh e gjith fytyra

rrumbullake, i qeshin sytë e bukur dhe shtrengon tufën me

karafila, që nuk ja ndron pozicionin, e ka vënë aty pranë zemrës,

në krah të majtë, aty ku mban gjithë të dashurit e saj qe sot

kanë ardhur për të. I kam mësuar shtizat - thotë gjyshe

Sheqerja, vërtet asaj i pëlqen arti, i pëlqen matematika, por

femra si thonë duhet të mbajë pranë edhe gjelpërën edhe

shtizat, duhet t’i dije, jo cdo gjë blihet, pastaj dua ta afroj me

traditën tonë, të kuptojë si i ritëm ne fëmijet me skamje, por me

pe e gjelpërë dhe shtizat e mundnim skamjen. Jam e gëzuar se

i shijon gatimet shqiptare, sidomos ato që i gatuaj unë. Kur

jemi të lira si unë , si ajo, ulemi në një kend të dhomës dhe

punojmë bashkë, ajo dhe mbesat e tjera më kanë bërë të

kapërxej mallin që kam për vendin tonë. Sot jam rinuar, kur

mendoj kaq e vogël, kaq e nderuar. Ta lumsha moj Amerike,

c’gëzim u jep zemrave tona të vuajtura. Gjyshe Sheqerja sic ka

emrin është e tëra, e ëmbël e dashur, e respektuar, mbi të gjitha

e bekuar me shumë pasardhës. Sa ndryshim, tani, pas katëpesë

vjetësh i shoh këto vogëlushe më të rritura, më të bukura

dhe kaq të mencura, fituese për punët e tyre. Nuk cuditem.

Punimet janë ekspozuar përgjatë një koridori gjithë dritë, më

sjell në përfytyrimin tim inagurimin e rrugës së tyre të gjatë të

sukseseve, që shkon drejt me njerëz që i duartrokasin dhe

them me vehte : është rruga e hapur për këto dy vogëlushe që

fati i solli në vendin e mundësive të mëdha e ato e kanë filluar

mbarë, për të kapur ëndrrën amerikane. Të ardhura në jetë nga

prindër intelektualë që kujdesen pa u imponuar vullnetin e

tyre, por vetëm sa për kujdesje që ambicjet e tyre të ecin në

shtrat të drejtë, pa ua deformuar fantazinë e tyre, fuqinë

krijuese. Kështu ato erdhën deri këtu e do të shkojnë më

përpara. Nikola për të refyer me shkrim emocione dhe mendime,

Myhrida për t’u shprehur me ngjyra të gjalla, të gëzuara,

optimiste…Të gjithë të ftuarit, të afërmit, miq, artdashës të

qytetit zënë vend në sallën e madhe. Karriget nuk mjaftojnë

dhe nuk ka më vend ku të vendosen. Në krye të sallës,

drejtoresha i fton shumë nxenës të ulen në karpet e të dëgjojnë

suksesin e shoqeve dhe shokëve të tyre, shumë të tjerë mbetën

në këmbë...Organizatorja u therret emrat dhe i fton një nga një

fituesit, shumica vajza, dhe u shpërndan certifikatat e

vlerësimeve. Kur u erdhi radha Nikolës dhe Myhrides, ne u

ngritëm në këmbë, nuk ngopeshim duke i parë ato pranë

mikrofonit, me certifikata nv duar, salla qeshte e duartrokiste.

Ato, si dy ëngjëj buzëqeshnin e na shikonin plot gëzim.

Prindërit ishin të emocionuar dhe krenarë. Fotografi në grup,

të gjithë fituesave, pastaj përsëri në koridor ku ishin vendosur

punimet, fotografi pranë tyre, biseda të shkëputura: Në korridor

Nikola është rethuar nga daja i të jatit dhe nusja e tij Irena. Ata

kanë ardhur nga larg nga shteti Connecticatt, për të marë

pjesë në këtë gëzim, e përqafojnë e urojnë, dalin së bashku në

fotografi, ndjehen krenare për mbesën e tyre, po ashtu Nadja,

shoqja që ka shtepinë afër me Nikolën e përqafon dhe uron

komshien e dashur. Ato duar dhe ato mendje të vogla sot

kënaqën gjithë atë publik artdashës. Sot ato nderuan jo vetëm

vehten, shkollën, prindërit, mësuesit, miqtë, por edhe

Shqiperinë, ku mezi po presin për të shkuar në verë. Aty do të

tregojnë përvojën e tyre amerikane të afërmve. Nikola ka shumë

per t’i treguar gjyshes (nga mamaja) që ka në Korce, (gjyshërit

nga babi i ka ketu) dhe farë e fisin e dy prindërve. Myhridja

është shumë e apasionuar të mësojë për Shqiperinë, rrënjët e

familjeve, sidomos për Beratin e Tiranen, ku ka të afërm që e

presin me mall e dashuri. Ne s’na mbetet gjë tjetër vec t’u

urojmë shëndet e jetë këtyre dy nxënësve të shkëlqyera në

shkollë dhe jashtë saj .Suksese të reja, në rrugën e gjatë, të

vështirë, të bukur të artit, të cilin e kanë filluar me përkushtim.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!