22.11.2014 Views

Mars 2012 - Gazeta "Korça"

Mars 2012 - Gazeta "Korça"

Mars 2012 - Gazeta "Korça"

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

2 -Korça- mars 2012

Himni i FLAMURIT u “CELEBRUA” zyrtarisht

Asdreni

-Bie borë, bie borë…

-Është një ditë fund shkurti.

-Bardhësia e akullt si një pelerinë gjigande ka mbuluar gjithçka në këtë dimër të ashpër, të acartë, që

nuk ishte parë, prej shumë e shumë vitesh. Makina me zinxhirët e rrotave dërmon nën peshën e saj dhe

të hekurit në mënyrë të pamëshirshme shtresën e trashë të akullit të kristaltë. Nga xhamat e makinës

shoh nën qiellin gri një tufë pëllumbash, që çajnë me krahët e tyre në mënyrë stoike ajrin që i pret si me

thikë me të ftohtin e tij të hidhur. Disa trumcakë hidhen pupthi sa nga një pemë në tjetrën të uritur, duke

cicëruar me zë të mekur, zbresin poshtë, sa shohin ndonjë vuratë tokë të pambuluar nga dëbora, për të

gjetur ushqimin e tyre në këtë acar të pamëshirshëm.

-Ja dhe Drenova, me tradita, histori, këngë dashurie dhe manat të cilat duken si umbrella të mëdhaja, të

bardha, ngarkuar me dëborën e rëndë, të ftohtë… Në krah të majtë shkolla 9-vjeçare, më tutje mes

dëborës, në qendër të fshatit, në krah të djathtë ngrihej si një “orakull” busti i poetit të “Hymnit të

Flamurit”, Alek Stavre Drenova (Asdreni) dhe mua më ushtuan në veshë si kushtrim vargjet dhe

marshi muzikor…-Shoferi Ladi, sikur të më kish kuptuar ndaloi makinën dhe unë dola e qëndrova para

“Asdrenit” në respekt të tij si i ngurosur, sa në subkoshiencë mbaroi himni, që kish hipnotizuar të gjithë

qënien time, duke përpëlitur buzët…

-Hyra në lokalin më të afërt dhe u ula në një tavolinë afër

oxhakut që flakëronte nga kërcunjtë e dushkut, që digjeshin

me furi, në këtë ditë dimri të acartë fund shkurti.

-Porosita një gotë raki mani, që kamarieri e solli në çast dhe

ma vuri përpara. Lëngu brenda gotës kishte ngjyrë të gjelbër

të hapur, e cila vinte nga gjethja e manit, që mjeshtërit e

nxjerrjes së rakisë ja hidhnin mbas distilimit, duke e bërë

rakinë e manit një nga rakitë e veçanta, më cilësore dhe më të

dëshiruarën në Ballkan, por jo vetëm në të. Sipër lëngut jeshil

në gotë kish një shirit sumbullash që tregonte se rakia ishte

mbi 21 gradë. Ngrita gotën, e kapërdiva një gllënjkë, e cila u

rrukullis vrullshëm në gurmaz dhe më nxehu si me magji trupin

e ftohtë, pastaj hapa çantën, nxorra bllokun e fillova të

shkruaj i përhumbur, duke ngacmuar kujtesën, nga ato dijeni

që kisha akumuluar në vite, për jetën, veprimtarinë patriotike

dhe poezitë e bukura të mjeshtrit të madh të vargut.

Aleks Stavre Drenova, këtij biri të këtij fshati, që nuk e

harroi kurrë vendlindjen, që malli e meraku për Atdheun ja

përvëlonte shpirtin e tij e bëri të shtegëtojë kur ishte në

Rumani, siç bëjnë dallëndyshet, disa herë, e të marrë rrugën e

gjatë për të ardhur në Shqipëri – Korçë – Drenovë…

-Aleks Stavre Drenova, i njohur me pseudonimin Asdreni,

lindi në Drenovë më 11 prill 1872. I jati Stavri Thimiu

ishte nga fshati Stratobërdë, i cili u martua me një çupë nga

Drenova, që quhej Prashqevi. Nga kjo martesë lindën tre

djem, Aleksi ishte më i vogli. Gjendja e vështirë

ekonomike i detyroi të dy djemtë e mëdhenj të Stavrit

të emigronin në Rumani dhe të vendoseshin në

kryeqytetin e tij, në Bukuresht. I jati, Stavri, e

regjistroi të birin në shkollën fillore të Drenovës, pastaj

Aleksi vazhdoi gjimnazin e Korçës. Djali njomëzak, që në

moshë të njomë ndjen hidhërimin e madh, që kur ishte

në shkollën fillore të fshatit të tij, i vdes e ëma

Prashqevia, duke përjetuar tronditjen e tij të parë

shpirtërore, ndërsa goditjen e dytë “shkatërruese” e

mori kur ishte në gjimnazin e Korçës, mbasi i vdes i

jati, Stavri, duke mbetur kështu jetim.

-Në moshën 13-vjeçare në vitin 1885, largohet nga

Korça, nëpërmjet shumë peripecive emigron në

Himni i FLAMURIT

Varianti i 1908-ës

Rreth flamurit të përbashkuar

Me një dëshir’ e një qëllim,

Të gjith’ atij duk’ iu betuar

Të lidhim besën për shpëtim.

Prej lufte veç ay largohet

Që është lindur

tradhëtor,

Kush është burrë nuk

frikohet,

Po vdes, po vdes si një

dëshmor!

Në dorë armët do t’i

mbajmë

Të mbrojm atdhenë më

çdo kënd,

Të drejtat tona ne s’i

ndajmë;

Këtu armiqtë s’kanë

vënd.

Se Zoti vetë e tha me gojë

Që kombe shuhen përmbi

dhe,

Po Shqipëria do të rrojë;

Për të, për të luftojmë ne!

O flamur, flamur, shenj’ e shenjtë,

Te ty betohemi këtu,

Për Shqipërin’ atdhen’ e shtrenjtë,

Për nder’ edhe lavdimn’ e tu.

Trim, burrë quhet dhe nderohet

Atdheut kush iu bë theror;

Për jet’ ay do të kujtohet

Mi dhet, mi dhet si një shënjtor!

Rumani e vendoset në Bukuresht, ku ishin e dy

vëllezërit e tij më të mëdhenj dhe fillon punë si çirak në

një ëmbëltore.

-Malli për Atdheun bëri që të shtegëtojë nëpërmjet një

rruge të gjatë e të mundimshme në qershor 1889, duke

ndjekur internarin Bukuresht - Kostancë - Stamboll, e

mbërrin në korrik në Korçë, ku më 7 mars 1887 ish

çelur shkolla e parë shqipe, që aq bukur i këndoi

Naimi. Kthehet përsëri nga kish ardhur, e mbërrin në

Kostancë e pastaj në Bukuresht.

-Më 1901 fillon veprimtarinë krijuese, duke

bashkëpunuar me revistën “Albania”, e cila botohej

shqip - fërngjisht fillimisht në Bruksel e pastaj në

Londër, duke lidhur miqësi me drejtorin e kësaj

reviste Faik Konica e duke shkëmbyer

letra me të…

-Poeti vihet në shërbim të Atdheut.

-Kështu ai vjen për herë të dytë në Atdhe.

-Asdreni krijon një miqësi me poetin Lasgush

Poradeci (pseudonim) Llazar Gusho.

-Në vitin 1922 emërohet sekretar i parë në

konsullatën e nderit në Rumani, ku disa herë

pushohet dhe emërohet përsëri?!...

-Më 21 nëntor 1937, niset nga Bukureshti me internarin:

-Varshavë, hyn në kufirin jugosllav e pastaj në Tiranë,

takon Lasgush Poradecin, i cili në vitin 1933 kish

botuar librin me poezi “Vallja e yjeve”. Në albumin

turistik: “Dardha” botuar në Kostancë të Rumanisë

më 1938, në tipografinë “Albania” nën kujdesin e

Mitrush Kutelit gjejmë të botuar dy poezi për

Dardhën, njëra e Asdrenit, e tjetra e Lasgushit.

-Asdreni ka qenë kundër ndërimit të emrit nga

Dardhë në Thanëz.

-Vitet e fundit të jetës së tij i kaloi në mjerim…

-Vdiq në 11 dhjetor 1947, në një spital të

Bukureshtit nga mushkëritë. Vdiq poeti (të njohurit

e tij lexojnë lajmin mbi vdekjen e Asdrenit,

nëpërmjet gazetës rumune “Universal”) duke lënë

testament poezitë e tij, atdhetarizmin, modestinë,

flijimin për të mirën e përgjithshme. Vdiq poeti i

dashurisë, martir i moralit idealist…

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!