22.11.2014 Views

Mars 2012 - Gazeta "Korça"

Mars 2012 - Gazeta "Korça"

Mars 2012 - Gazeta "Korça"

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

11

-K o r ç a-

mars 2012

pranë njëra-tjetrës, por ato i ndante një copë lëndine pak a

shumë e gjërë, ose ndonjë parcelë me drurë. Gjatë rrugës na

delnin përpara dhe shumë ferma blegtorale që dalloheshin nga

siloset e tyre të mëdha metalike, ku mbanin ushqimin e bagëtisë

dhe stallat rreth e rrotull këtyre siloseve. Gjatë kalimit për në

Norfolk, në të dy anët e rrugës kishte dhe shumë parcela të

mbjella me miser, jonxhë ose sojë. Tek – tuk të zinte syri dhe

ndonjë parcelë me patate. Por pjesa më e madhe e parcelave të

hapura nëpër pyjet e shumta, ishin kullota, ku dukeshin herë

pas here kafshë të veçuara ose grumbuj kafshësh (kryesisht

gjedhë) që kullosnin të qeta, pa e prishur terezinë e tyre. Kur

arritëm para shtëpisë na prisnin të vënë në një rresht Alketa

dhe fëmijët, Moni, Dona, Nuni dhe Niku. Ata na pritën me

duartrokitje. Zbritëm nga makina dhe u përshëndetëm me ta me

shumë mall.

Cena, është një djalë i lindur në Hot të Plavës, që gjendet në

Malin e Zi. Femijërinë dhe adoleshencën e kaloi në livadhet e

pyjet e Hotit dhe shkollën fillore dhe të mesme i kreu në

Prishtinë, ku banonte familja e tij. Pas mbarimit të shërbimit

ushtarak në Armatën Jugosllave, duke u gjendur pa punë dhe

pa asnjë perspektivë, detyrohet të emigrojë në Amerikë, ku arrin

pas shumë peripecish të udhëtimit të tij drejt këtij vendi të

mundësive të mëdha, në vitin 1988. Fillimisht kreu punë të rënda

krahu dhe më vonë punoi në një piceri në qëndër të New

Yorkut, në Manhattan. Më pas ai tërhoqi me shpenzimet e tij

dhe pjestarët e tjerë të familjes, vëllezrit, motrat dhe prindërit.

Sot të gjitha ata banojnë në Amerikë. Disa në Brooklyn, disa në

qytetet e tjera të Amerikës. Pas martesës me Alketën, ata për një

periudhë prej dy vjetësh banonin në Brooklyn, në Aveny

Ocean PkWy në Nr. 410, që ndodhet pothuajse në qëndër të

Brooklyn. Aparatamenti ku banonin ndodhej në katin e tretë të

një ndërtese pesëkatshe me tulla ngjyrë kafe. Por duke patur

vështirësi për punë dhe jetesë në vitin 1996 ata vendosen në

Rousees Point, një qytezë e vogël në verilindje të Shtetit të

New Yorkut, buzë liqenit Champlain, në kufi me Kanadanë.

Rouses Point, shtrihet gjatë një milje të Bregut Adirondack në

pjesën verilindore të shtetit të New Yorkut, Konteja Klinton dhe

Qyteza e Champlain. Ai gjendet në bregun perëndimor të

Liqenit Champlain. Ky liqen vjen i pesti nga madhësia në

SHBA, pas liqeneve të mëdhenj dhe ka sipërfaqe prej 1130 km²,

me gjatësi 180 km dhe gjërësi 19 km. E gjithë kjo hapësirë nga

kryeqyteti i shtetit të New Yorkut, Albany dhe deri në kufirin me

Kanadanë, kanë qënë banuar nga fiset indiane Mohikas dhe

Mohwak dhe fise të tjera indiane më pak të njohura. Pas

nënështrimit të këtyre fiseve nga europianët, tokat e tyre u bënë

pasuri e europianëve kolonizatorë të cilët krijuan qëndra të

shumta banimi, ashtu siç janë dhe sot. Mohikanët përbënin një

Tribu indiane të Amerikës së Veriut që do të thotë “Populli i

Lumit të Madh” dhe ishin përqëndruar në luginën e lumit

Hudson, në veri të shtetit të sotëm të New Yorkut. Qyteza ka

porta natyrale për në Kanada, Vermont dhe Shtetin e New

Yorkut me një hyrje të volitëshme për në Kanada dhe një urë

impresionuese përmes Liqenit Champlain, nga ku kalohet për në

Shtetin e Vermontit. Cena punonte si kamerjer në një lokal buzë

liqenit. Lokali kishte dy salla të vogla restoranti që lidheshin

midis tyre dhe një verandë të madhe për në verë dhe një

pishinë. Aty ata qëndruan deri në vitin 1998. Pastaj u

transferuan në një qytezë tjetër, po në tokën e Mohikanëve,

Norfolk, rreth 150 km në perëndim të Rousses Point.

Norfolku është qytezë në pjesën veriore të Kontesë së Saint

Lawrence të shtetit të New Yorkut në veri të qytetit Potsdam.

Qyteti ka filluar të banohet rreth vitit 1809. Ai është formuar në

vitin 1823 nga një pjesë e qytezës së Louisville. Qyteza ka zyrën

postare, qëndër shëndetësore bashkëkohore, bankën, muzeun,

repartin e zjarrfiksave, nja dy kisha, një sallë lojrash dhe fushë

patinazhi, parqe lojrash për fëmijë dhe vende shlodhje për të

moshuarit dhe një seri njësi tregëtare të vogla. Qyteza ka dhe

një fabrikë letre që punon me lëndë të parë nga pyjet përrreth

Një darkë familjare në restorant.

qytezës. Shkolla ku përfshihen të gjitha nivelet, si fillorja,

tetëvejeçarja dhe shkolla e mesme, gjendet në pjesën

jugëlindore të qytezës dhe është sëbashku me qytezën tjetër të

afërt, Norwood.

Familja e Cenas u vendos në një shtëpi që gjendet në rrugën

kryesore të qytetit West Main Street, në pjesën perëndimore. Ai

ka blerë me kredi nga një pronar amerikan me origjinë

hungareze Restorantin “Sabad’s”. Godina ku ndodhet

restoranti dhe shtëpia janë prej druri, ashtu siç janë të gjitha

godinat në zonat rurale të Amerikës dhe rreth e rrotull saj ka

hapësirë të gjërë të blertë dhe shumë drurë dhe shkurre

dekorative.

Fillimisht puna në restorant ishte e pakët por me kalimin e

viteve ajo erdhi duke u rritur dhe tani është në gjëndje të mirë.

Në restorant përveç Cenas, që është në rolin e menaxherit,

punojnë dhe shumë amerikanë dhe amerikane, rreth 8 – 10 veta

sipas ngarkesës ditore të klientelës. Ndërtesa e restorantit

është tre katëshe, prej druri, buzë rrugës kryesore të qytetit të

Norfolkut. Restoranti kishte hyrjen nga rruga kryesore dhe dy

hyrje të tjera nga ana jugore për personelin. Në hollin e

restorantit qëndron i varur në mur flamuri shqiptar me

shqiponjën dykrenare në mes. Restoranti ka dy salla të mëdha

ngrënje me rreth 150 vënde, një sallë për party me 30 vënde dhe

Bar Bufenë me banakë dhe pije të ndryshme që konsumonin

klientët dhe një platformë druri ku qëndronin gotat prej qelqi të

formave dhe madhësive të ndryshme të vendosura me

kokëposhtë, ashtu siç i kemi parë në disa filma amerikanë me

kauboj. Në të dy anët e sallës së parë, ka ndarje të veçanta me

nga 4 vënde secila, prej druri dhe me ndenjëse kolltuku. Në

tavolinat e tyre kishte gjithmonë një shandan me qiri të ndezur,

vendosur mbi një tavolinë prej druri në ngjyrë kafe të errët.

Sallat janë të shtruara me tapet të gjelbër dhe në mure me tabllo

Grupi i çiftelive të familjes së Cenas.

(Cena, Moni dhe Nuni)

të ndryshme. Në tavane varen abazhure me ventilatorë. Sallat

janë me ajër të kondicionuar. Në bodrumet e lokalit mbahen të

vendosura në rafte, pijet e ndryshme si uiski, rume, tekila,

konjake dhe deri tek birrat, pijet freskuese etj. Restoranti

shërbente vetëm mbas dite nga ora 15ºº dhe deri vonë në

mesnate, kur ishte larguar dhe klienti i fundit. Në restorant

shërbejnë përveç Cenas, që është menaxheri i lokalit dhe

shpesh kryente dhe detyrën e guzhinierit dhe shumë punonjës

të tjerë si banakierë (Bufetierë), kamarjerë, pjatalarës, pastrues

tavolinash etj. Aty punonte me orar të reduktuar dhe Alketa, e

cila kishte për detyrë të priste klientët, t’i vendoste sipas

dëshirave dhe kërkesave të tyre nëpër tavolina dhe t’i përcillte

ata kur mbaronin darkën e tyre. Në banak shërbenin zakonisht

vajza amerikane, por shpesh shërbente dhe vetë Cena ose

Alketa. Në restorant punojnë dhe ameriaknë me origjinë

indiane, siç është rasti i Lorit, një grua simpatike, me flokë të

verdhë dhe shumë e sjellëshme, e cila është me origjinë të largët

indiane. Sigurisht që origjina e saj është nga Fisi i Mohikanëve

ose Mohawkëve. Kjo doli dhe nga një bisedë që u zhvillua në

vitin 2009, midis disa amerikanëve, klientë në restorant dhe

njerzve të Cenas, bisedë që po vërtitej rreth aftësive të njerzve

për të punuar dhe për të krijuar pasuri. Amerikanët të prekur në

sedër nga fakti që një i huaj si Cena, të vjen në mes të Amerikës,

hap biznes dhe punëson (Kupto : shfytëzon) amerikanë vëndas

dhe i komandon ata, filluan të mburren, se ata janë pronarë të

këtij vendi dhe duhet të komandojnë. Në muhabet e sipër

ndërhyn Lori, e cila shpalli se pronare e vetme këtu ishte ajo,

mbasi kishte origjinë indiane. Frekuentimi i restorantit bëhej në

bazë të porosive të klientëve qysh disa ditë, ose orë më parë,

por kishte dhe shumë klientë të rastësishëm. Kishte dhe shumë

porosi për festa shoqërore ose familjare (party) si për raste

ditëlindjesh dhe festa të ndryshme shoqërore ose familjare.

Shpesh vinin si klientë dhe Indianë që banonin në një Rezervat

Me fëmijët e Alketës në ditlindjen e Nunit.

të Indianëve, nja 20 km në verilindje të Norfolkut, të cilët

kishin qejf shumë pijet e forta dhe sidomos rakinë e manit që

e kishte Cena nga Shqipëria.

Festa e ditëlindjeve shoqëroheshin dhe nga një tortë që jepej

falas nga lokali dhe rreth tavolinës mblidheshin i gjithë

personeli i lokalit, duke çuar tortën dhe qirinjtë e ndezur mbi

të, duke i a uruar jubilarit ditëlindjen me vargjet e zakonshme :

Happy birthday to you!.Në fund të muajit shtator, në lokal

organizohet dhe dita e mbylljes së aktivitetit të Golfit. Klubi i

Golfit i qytetit ka mbi 100 antarë, mes të cilëve Cena dhe djali i

tij Moni. Me rastin e mbylljes së veprimtarisë vjetore të golfit

dhe shpalljes së rezultateve, organizohet një party në

restorantin e Cenas ku marrin pjesë të gjithë antarët e klubit,

rreth 100 veta dhe kalonin një mbasdite të gëzuar me pije, të

ngrëna, muhabet dhe muzikë. Menyja e restorantit ishte

standarte dhe ndryshonte herë pas here duke futur receta të

reja gatimi. Në përgjithësi mbizotëronte guzhina italiane dhe

hungareze, siç thoshte Cena, por në përgjithësi ato ishin

gatime standarte, që gatuheshin në shumicën e restoranteve

të zonës dhe më gjërë. Me punën e Cenas, restoranti është

bërë i njohur në të gjithë zonën dhe ka filluar të frekuentohet

sa vjen dhe më tepër. Kështu dhe në Guidën vjetore të

Kontesë së Saint Lawrence ai paraqitet me logon e vet ashtu

si dhe nja 25 qëndra të tjera prodhuese dhe të shërbimit të

kësaj Konteje. Por megjithë se i larguar për një kohë të gjatë

nga vendlindja e tij, Cena nuk e harroi për asnjë çast

dashurinë për atdheun e skllavëruar nga regjimi sërb. Ai ka

kontribuar vazhdimisht me fonde financiare për fondacionin

“Vendlindja thërret” duke derdhur rregullisht

trepërqindëshin e caktuar.. Kur filluan veprimet luftarake të

UÇK-së, në vitin 1998, ai tentoi disa herë t’u bashkohej

këtyre formacioneve, por nuk mundi për arsye të largësisë

dhe kushteve të tjera. Në mars të vitit 1999 kur sapo kishin

filluar bombardimet e NATO-s mbi Sërbi, shqiptarët e

Amerikës u mblodhën në New York dhe formuan Batalionin

e “Atlantikut” me mbi 120 luftëtarë, ndërmjet të cilëve

kishte dhe vajza. Në këtë batalion u reshtua menjëherë dhe

Cena. Pas mbrritjes në Shqipëri, batalioni hyri në luftime

në zonën e Pashtrikut, mbi Gjakovë, ku luftoi deri në

përfundim të luftës më 12 qershor 1999. Për të gjithë

veprimtarinë e tij gjatë kësaj periudhe dhe sakrificave që ai

bëri, duke lënë larg familjen me 3 fëmijë të vegjël, i është

akorduar një fletë Mirënjohje nga Qeveria e Kosovës, e

firmosur nga Ministri i Mbrojtjes së Kosovës atëhere Azem

Syla dhe një Pllakë Mirënjohje nga Fondacioni Plavë-Guci

në Amerikë.Një veprim domethënës është dhe fakti që dhe

vetë banorët amerikanë të qytetit të Norfolkut gjatë kohës që

Cena ishte në luftë në Kosovë, organizuan një meshë në

kishën e qytetit, ku luteshin për Cenan dhe luftën e tij. Ata

kanë firmosur të gjithë në këtë meshë. Kjo në shënjë

mirënjohje për një luftëtar që lufton për vendin e tij, por dhe

në shënjë mirënjohje, se me biznesin e tij, Cena kontribuon

në zhvillimin ekonomik dhe kulturor të këtij qyteti

amerikan.Cena dhe Alketa kanë 4 fëmijë, Moni, Edona,

Zenuni dhe Fisniku, për të cilët kujdesen që të rriten të

shëndetshëm dhe të mësojnë mirë në shkollë, duke i edukuar

njëkohësisht me dashurinë për vendlindjen e prindërve,

Shqipërinë e dashur dhe me zakonet e traditat më të mira të

popullit tonë. Cena s’e ndan çiftelinë nga dora, dhe tani këtë

punë bën dhe djali i madh, Moni, 17 vjeçar dhe djali i dytë

Nuni, 13 vjeçar, të cilët luajnë shumë mirë në çifteli, shumë

melodi popullore shqiptare. Për t’a mbajtur gjallë këtë frymë

patriotizmi dhe atdhedashurie ata vijnë shpesh në Shqipëri,

Kosovë e Plavë sepse kanë mall për Atdheun e tyre dhe për

njerzit e afërm, duke shprehur me zjarr patriotizmin e tyre

edhe me veshjet e tyre shqiptare.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!