22.11.2014 Views

Nentor 2009 - Gazeta "Korça"

Nentor 2009 - Gazeta "Korça"

Nentor 2009 - Gazeta "Korça"

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

3

-K o r ç a-

nëntor 2009

TRYEZË E RUMBULLAKËT:-

SHËRBIME PUNËSIMI PËR TË RINJTË

-Në sallën e konferencave

të Hotel

“Behar Koçibelli”-

Korçë- Agjencia

Rajonale e Zhvillimit -

(S.M.E) – Korçë, në

bashkëpunim me

partnerët:-Bashkia

Korçë-Universiteti

“Fan.S.Noli”-Zyra

Rajonale e Punësimit-

Shoqata Rinore

“Fusion” dhe Klubi

“Rotarian” organizuan

paraqitjen e Projektit:-

Shërbime Punësimi

për të rinjtë. -Merrnin

pjesë përfaqësues nga

Institucionet Lokale,

biznesi, shoqëria civile,

organizatat e të

rinjve, etj. -Drejtori i

ARZH-Korçë-Z.Aurel

Grabocka bëri prezantimin

e Projektit para

të pranishmëve, ku

theksoi, se objekt do

të jenë të rinjtë dhe të

rejat që kanë mbaruar

studimet e larta, për t’u

bërë ata pjesë e këtij

programi në mënyrë që

të shpalosin aftësitë e

tyre duke u punësuar.

Për të arritur këtu ku

jemi sot u krye një

studim ku u përfshinë

350 biznese. Objektivi

do të jetë rritja e aftësive

bazuar në kërkesat e

tregut të punës për 100-

120 të rinj që kanë

mbaruar studimet e larta

dhe janë të papunë.

Punësimi i këtyre të

rinjve pranë bizneseve të

rajonit.

TË RINJ!!!

TË GJITHË JU QË KENI MBARUAR

STUDIMET E LARTA BËHUNI PJESË E KËTIJ

PROGRAMI, SHPALOSNI AFTËSITË TUAJA

DUKE U PUNËSUAR

-Nevojat e biznesit në

të ardhmen për marrjen

në punë të stafit, preferencat

janë në sektorin

e shitjeve, marketingut,

menaxhimit,

kontrollit dhe mbështetjes

financiare.

Përsëri vihet re një

tendencë në zbritje e

marrjes në punë në

sektorët e prodhimit

apo të logjistikës.

-Projekti mbështetet

financiarisht nga:-

SOROS

-Më pas Z.Grabocka

informoi të pranishmit

mbi objektivat e projektit

dhe aktivitetet që

do të zhvillohen në

funksion të tij.

-Në tryezën e rrumbullakët

e morrën fjalën

edhe partnerët bashkëveprues

për realizimin

e projektit, duke theksuar

sipas përkatësisë

fushat dhe drejtimet

për zbatimin e

programit për punësimin

e të rinjve:-

-Niko Peleshi-Kryetar i

Bashkisë Korçë

-Gjergji Mero-Rektor i

Universitetit “Fan. S.

Noli” Korçë,

-Servet Feka-President

i “Rotari Klub”,

- si dhe të rinj e të reja

që kanë mbaruar arsimin

e lartë, nga Shoqëria

Civile, biznesi, etj.

Laura Furxhi

PËRSHKRIMI I PROJEKTIT Y.E.S

Projekti Y.E.S. (Youth Employment Services)-

Shërbime Punësimi për të Rinjtë-financohet nga

OSFA-Open Society Foundation for Albania,

SOROS Foundation dhe ka për qëllim koordinimin

dhe angazhimin e të gjitha strukturave lokale,

biznesit dhe shoqërisë civile për të ritur aftësitë e

të rinjve përballë kërkesave të tregut të punës,

për përmirësimin e shërbimeve për të rinjtë, për

punësimin e tyre në mënyrë që ata të bëhen pjesë

e pandarë dhe kontribues të zhvillimit të rajonit

të Korçës dhe më gjerë. Projekti po implementohet

nga Agjensia Rajonale e Zhvillimit, Korçë në

partneritet me Bashkinë e Korçës, Universiteti

“Fan.S.Noli” Korçë, Zyrën Rajonale të Punësimit,

Shoqatën Rinoren”Fusion”, Klubi Rotarian

Korçë. Kohëzgjatja e projektit është Qershor

2009-Maj 2010. Y.E.S. është një përpjekje e

koordinuar e partnerëve që synon punësimin e të

rinjve nëpërmjet: -Përgatitjes të të rinjve bazuar

në kërkesat cilësore dhe sasiorë të tregut të

punës në rajon dhe më gjerë; Ndërmjetësimit të

kërkesave të biznesit rajonal duke ofruar aftësitë

e të rinjve të papunë të rinovuara sipas kërkesave

të tregut të punës; Bashkërendimi ndërinstitucional

në përpjekje drejt punësimit të të rinjve;

-Politikave saciale të përshtatura për të stimuluar

hapjen e bizneseve nga të rinjtë-Fondi Social i

Bashkisë Korçë.

OBJEKTIVAT E PROJEKTIT

-Bashkërendimi ndërsektorial dhe angazhimi

i përbashkët Y.E.S. do të zgjerojë burimet në

dispozicion të të rinjve nëpërmjet

bashkërendimit të punës së institucioneve

lokale, biznesit, shoqërisë civile dhe

organizatave rinore.

-Rritja e aftësive bazuar në kërkesat e tregut

të punës për 100-120 të rinj që kanë mbaruar

studimet e larta dhe janë të papunë. Punësimi

i këtyre të rinjve pranë bizneseve të rajonit.

-Rritja e përfaqësimit dhe pjesëmarrja rinore

në hartimin e politikave dhe programeve lokale

për të rinjtë.

-Fuqizimi ekonomik i të rinjve nëpërmjet

Programit Social të Bashkisë Korçë.

Kontakto:

Agjensia Rajonale e Zhvillimit [S.M.E] Korçë

Rr.”Ismail Qemali” Nr. 3, Korçë, Shqipëri

Tel/Fax: ++355 822 42626

e-mail: rdakorca@yahoo.com

www.rda-korca.org

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!