Nentor 2009 - Gazeta "Korça"

Nentor 2009 - Gazeta "Korça" Nentor 2009 - Gazeta "Korça"

gazeta.korca.com
from gazeta.korca.com More from this publisher
22.11.2014 Views

2 -K o r ç a- nëntor 2009 -MARRËDHËNIET E BASHKËPUNIMIT MIDIS SHQIPËRISË DHE GREQISË, DO TË MARRIN NJË DIMENSION TË RI ZHVILLIMI, RJEDHIMISHT DHE NË RAJONIN E KORÇËS (Intervistë me Z.Theodoros Ikonomou-Kamarinos -Konsull i Përgjithshëm i Greqisw në Korçë) Pyetje 2: -Në Greqi ka shumë emigrantë nga zona e Korçës, por ka dhe shumë firma Greke që ushtrojnë aktivitetin e tyre prodhues e tregtar në Korçë, por ka edhe shumë biznesmenë nga Korça-Pogradeci-Devolli e Kolonja që kanë si prioritet tregëtinë me Greqinë. Cili do të jetë roli i Konsullatës Greke në këtë aspekt? * * * Përgjigje:- Kur erdha në Korçë konstatova se ka një bashkëpunim më të vërtetë të përparuar ekonomik dhe tregëtar me Greqinë. Pata rastin të provoj produktet e veçanta bujqësore të zonës si dhe verërat me cilësi të Pogradecit, Leskovikut dhe zonave të tjera. Mendoj se inisiativat personale nga të dyja palët duhet të përfshihen në një strategji ekonomike bashkëpunimi me pjesmarrjen edhe të organizmave kompetente (Dhoma e Tregëtisë së Greqisë Veriore si dhe Dhoma e Tregëtisë së Korçës). Po ashtu mendoj se Atasheu Tregetar i Ambasadës së Greqisë në Tiranë do të vizitojë zonën me qëllim që të lehtësojë këtë bashkëpunim. Megjithatë edhe unë do të bëj çdo përpjekje në këtë drejtim. Pyetje 1: -Z.Theodoros! -Lexuesit e Gazetës rajonale të Pavarur “Korça” dhe nëpërmjet saj komuniteti i rajonit të Korçës është i interesuar të dijë për jetën dhe karierën tuaj diplomatike? * * * Përgjigje:-Kam lindur më 1960. Që në moshë të vogël kam patur prirje për të mësuar. Mbarova shkollat e njohura, ciklin e ulët, gjimnazin dhe në vazhdim ndoqa studimet në Universitet, në degën Juridik dhe më pas studime pasuniversitare në të Drejtën Ndërkombëtare (e Drejta Detare). Pasi mbarova shërbimin ushtarak, ushtrova profesionin e avokatit për tre vjet rresht në Shoqatën e Avokatëve të Athinës. Në karierën diplomatike dhe Ministrinë e Jashtme hyra në vitin 1989. Që nga ajo kohë kam kryer detyra në Ambasadat e Greqisë në Kuvait, Rumani dhe Kenia, në Konsullatën e Përgjithshme të Greqisë në New Orleans (SH.B.A), në Misionin e Përhershëm të Greqisë në OKB, (New York-SH.B.A), në Konsullatën e Përgjithshme të Greqisë në Novorosisk, (Rusi) dhe sot kryej detyrën e Konsullit të Përgjithshëm të Greqisë në Korçë. Jam martuar në vitin 1997. Kam shumë hobe, ndërmjet tyre historinë dhe muzikën. Pyetje 3:-Greqia edhe në të kaluarën është shprehur për mbështetjen e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ç’farë do të bëhet me lëvizjen e lirë të njerëzve dhe veçanërisht të popullsisë së rajonit së Korcës, që është 25 km larg kufirit me Greqinë, për të cilën është folur edhe në të kaluarën. -Cili do të jetë kontribut juaj në këtë drejtim? * * * Përgjigje:- Ka rëndësi të veçantë për Greqinë përfundimi i proçedurave për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Në kuadrin e integrimit është e sigurtë se në një moment do të hiqen vizat dhe pikat doganore. Deri në atë moment Konsullata e Përgjithshme e Greqisë në Korçë do të bëjë çdo përpjekje me qëllim që lëvizja për në Greqi të mos jetë një pengesë e pakapërcyeshme për popullatën e zonës së Korçës. Mund t’ju informoj, se në këto momente lëvizja e shtetasve shqiptare për në Greqi është shtuar dhe unë personalisht kam hequr disa pengesa tipike burokratike pa arsye që ekzistonin në të kaluarën dhe që mundonin aplikantet për marrjen e vizës. Përpjekjet vazhdojnë. -Ju faleminderit! - Edhe unë ju falenderoj nga ana ime. Intervistoi: Vehbi Furxhi

3 -K o r ç a- nëntor 2009 TRYEZË E RUMBULLAKËT:- SHËRBIME PUNËSIMI PËR TË RINJTË -Në sallën e konferencave të Hotel “Behar Koçibelli”- Korçë- Agjencia Rajonale e Zhvillimit - (S.M.E) – Korçë, në bashkëpunim me partnerët:-Bashkia Korçë-Universiteti “Fan.S.Noli”-Zyra Rajonale e Punësimit- Shoqata Rinore “Fusion” dhe Klubi “Rotarian” organizuan paraqitjen e Projektit:- Shërbime Punësimi për të rinjtë. -Merrnin pjesë përfaqësues nga Institucionet Lokale, biznesi, shoqëria civile, organizatat e të rinjve, etj. -Drejtori i ARZH-Korçë-Z.Aurel Grabocka bëri prezantimin e Projektit para të pranishmëve, ku theksoi, se objekt do të jenë të rinjtë dhe të rejat që kanë mbaruar studimet e larta, për t’u bërë ata pjesë e këtij programi në mënyrë që të shpalosin aftësitë e tyre duke u punësuar. Për të arritur këtu ku jemi sot u krye një studim ku u përfshinë 350 biznese. Objektivi do të jetë rritja e aftësive bazuar në kërkesat e tregut të punës për 100- 120 të rinj që kanë mbaruar studimet e larta dhe janë të papunë. Punësimi i këtyre të rinjve pranë bizneseve të rajonit. TË RINJ!!! TË GJITHË JU QË KENI MBARUAR STUDIMET E LARTA BËHUNI PJESË E KËTIJ PROGRAMI, SHPALOSNI AFTËSITË TUAJA DUKE U PUNËSUAR -Nevojat e biznesit në të ardhmen për marrjen në punë të stafit, preferencat janë në sektorin e shitjeve, marketingut, menaxhimit, kontrollit dhe mbështetjes financiare. Përsëri vihet re një tendencë në zbritje e marrjes në punë në sektorët e prodhimit apo të logjistikës. -Projekti mbështetet financiarisht nga:- SOROS -Më pas Z.Grabocka informoi të pranishmit mbi objektivat e projektit dhe aktivitetet që do të zhvillohen në funksion të tij. -Në tryezën e rrumbullakët e morrën fjalën edhe partnerët bashkëveprues për realizimin e projektit, duke theksuar sipas përkatësisë fushat dhe drejtimet për zbatimin e programit për punësimin e të rinjve:- -Niko Peleshi-Kryetar i Bashkisë Korçë -Gjergji Mero-Rektor i Universitetit “Fan. S. Noli” Korçë, -Servet Feka-President i “Rotari Klub”, - si dhe të rinj e të reja që kanë mbaruar arsimin e lartë, nga Shoqëria Civile, biznesi, etj. Laura Furxhi PËRSHKRIMI I PROJEKTIT Y.E.S Projekti Y.E.S. (Youth Employment Services)- Shërbime Punësimi për të Rinjtë-financohet nga OSFA-Open Society Foundation for Albania, SOROS Foundation dhe ka për qëllim koordinimin dhe angazhimin e të gjitha strukturave lokale, biznesit dhe shoqërisë civile për të ritur aftësitë e të rinjve përballë kërkesave të tregut të punës, për përmirësimin e shërbimeve për të rinjtë, për punësimin e tyre në mënyrë që ata të bëhen pjesë e pandarë dhe kontribues të zhvillimit të rajonit të Korçës dhe më gjerë. Projekti po implementohet nga Agjensia Rajonale e Zhvillimit, Korçë në partneritet me Bashkinë e Korçës, Universiteti “Fan.S.Noli” Korçë, Zyrën Rajonale të Punësimit, Shoqatën Rinoren”Fusion”, Klubi Rotarian Korçë. Kohëzgjatja e projektit është Qershor 2009-Maj 2010. Y.E.S. është një përpjekje e koordinuar e partnerëve që synon punësimin e të rinjve nëpërmjet: -Përgatitjes të të rinjve bazuar në kërkesat cilësore dhe sasiorë të tregut të punës në rajon dhe më gjerë; Ndërmjetësimit të kërkesave të biznesit rajonal duke ofruar aftësitë e të rinjve të papunë të rinovuara sipas kërkesave të tregut të punës; Bashkërendimi ndërinstitucional në përpjekje drejt punësimit të të rinjve; -Politikave saciale të përshtatura për të stimuluar hapjen e bizneseve nga të rinjtë-Fondi Social i Bashkisë Korçë. OBJEKTIVAT E PROJEKTIT -Bashkërendimi ndërsektorial dhe angazhimi i përbashkët Y.E.S. do të zgjerojë burimet në dispozicion të të rinjve nëpërmjet bashkërendimit të punës së institucioneve lokale, biznesit, shoqërisë civile dhe organizatave rinore. -Rritja e aftësive bazuar në kërkesat e tregut të punës për 100-120 të rinj që kanë mbaruar studimet e larta dhe janë të papunë. Punësimi i këtyre të rinjve pranë bizneseve të rajonit. -Rritja e përfaqësimit dhe pjesëmarrja rinore në hartimin e politikave dhe programeve lokale për të rinjtë. -Fuqizimi ekonomik i të rinjve nëpërmjet Programit Social të Bashkisë Korçë. Kontakto: Agjensia Rajonale e Zhvillimit [S.M.E] Korçë Rr.”Ismail Qemali” Nr. 3, Korçë, Shqipëri Tel/Fax: ++355 822 42626 e-mail: rdakorca@yahoo.com www.rda-korca.org

2

-K o r ç a-

nëntor 2009

-MARRËDHËNIET E BASHKËPUNIMIT MIDIS SHQIPËRISË DHE GREQISË,

DO TË MARRIN NJË DIMENSION TË RI ZHVILLIMI,

RJEDHIMISHT DHE NË RAJONIN E KORÇËS

(Intervistë me Z.Theodoros Ikonomou-Kamarinos

-Konsull i Përgjithshëm i Greqisw në Korçë)

Pyetje 2: -Në Greqi ka shumë emigrantë nga zona e

Korçës, por ka dhe shumë firma Greke që ushtrojnë

aktivitetin e tyre prodhues e tregtar në Korçë, por ka edhe

shumë biznesmenë nga Korça-Pogradeci-Devolli e Kolonja

që kanë si prioritet tregëtinë me Greqinë.

Cili do të jetë roli i Konsullatës Greke në këtë aspekt?

Përgjigje:- Kur erdha në Korçë konstatova se ka një

bashkëpunim më të vërtetë të përparuar ekonomik dhe tregëtar

me Greqinë. Pata rastin të provoj produktet e veçanta bujqësore

të zonës si dhe verërat me cilësi të Pogradecit, Leskovikut dhe

zonave të tjera. Mendoj se inisiativat personale nga të dyja palët

duhet të përfshihen në një strategji ekonomike bashkëpunimi

me pjesmarrjen edhe të organizmave kompetente (Dhoma e

Tregëtisë së Greqisë Veriore si dhe Dhoma e Tregëtisë së

Korçës). Po ashtu mendoj se Atasheu Tregetar i Ambasadës së

Greqisë në Tiranë do të vizitojë zonën me qëllim që të lehtësojë

këtë bashkëpunim. Megjithatë edhe unë do të bëj çdo përpjekje

në këtë drejtim.

Pyetje 1: -Z.Theodoros!

-Lexuesit e Gazetës rajonale të Pavarur “Korça” dhe nëpërmjet

saj komuniteti i rajonit të Korçës është i interesuar të dijë për

jetën dhe karierën tuaj diplomatike?

Përgjigje:-Kam lindur më 1960. Që në moshë të vogël kam patur

prirje për të mësuar. Mbarova shkollat e njohura, ciklin e ulët,

gjimnazin dhe në vazhdim ndoqa studimet në Universitet, në degën

Juridik dhe më pas studime pasuniversitare në të Drejtën

Ndërkombëtare (e Drejta Detare). Pasi mbarova shërbimin ushtarak,

ushtrova profesionin e avokatit për tre vjet rresht në Shoqatën e

Avokatëve të Athinës. Në karierën diplomatike dhe Ministrinë e

Jashtme hyra në vitin 1989. Që nga ajo kohë kam kryer detyra në

Ambasadat e Greqisë në Kuvait, Rumani dhe Kenia, në Konsullatën

e Përgjithshme të Greqisë në New Orleans (SH.B.A), në Misionin e

Përhershëm të Greqisë në OKB, (New York-SH.B.A), në Konsullatën

e Përgjithshme të Greqisë në Novorosisk, (Rusi) dhe sot kryej detyrën

e Konsullit të Përgjithshëm të Greqisë në Korçë. Jam martuar në vitin

1997. Kam shumë hobe, ndërmjet tyre historinë dhe muzikën.

Pyetje 3:-Greqia edhe në të kaluarën është shprehur për

mbështetjen e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin

Europian. Ç’farë do të bëhet me lëvizjen e lirë të njerëzve

dhe veçanërisht të popullsisë së rajonit së Korcës, që është

25 km larg kufirit me Greqinë, për të cilën është folur edhe

në të kaluarën. -Cili do të jetë kontribut juaj në këtë drejtim?

Përgjigje:- Ka rëndësi të veçantë për Greqinë përfundimi i

proçedurave për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në kuadrin e integrimit është e sigurtë se në një moment do të

hiqen vizat dhe pikat doganore. Deri në atë moment Konsullata e

Përgjithshme e Greqisë në Korçë do të bëjë çdo përpjekje me

qëllim që lëvizja për në Greqi të mos jetë një pengesë e

pakapërcyeshme për popullatën e zonës së Korçës. Mund t’ju

informoj, se në këto momente lëvizja e shtetasve shqiptare për në

Greqi është shtuar dhe unë personalisht kam hequr disa pengesa

tipike burokratike pa arsye që ekzistonin në të kaluarën dhe që

mundonin aplikantet për marrjen e vizës. Përpjekjet vazhdojnë.

-Ju faleminderit!

- Edhe unë ju falenderoj nga ana ime.

Intervistoi:

Vehbi Furxhi

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!