Nentor 2009 - Gazeta "Korça"

Nentor 2009 - Gazeta "Korça" Nentor 2009 - Gazeta "Korça"

gazeta.korca.com
from gazeta.korca.com More from this publisher
22.11.2014 Views

10 -K o r ç a- nëntor 2009 Letërsi Tregim: AJO FJALË!... THANAS JORGJI – Sa e vështirë qënka të pëshpërisësh atë fjalë! Këmbët të priten, duart të dridhen e zëri të meket sikur gjuha s’është më e jotja. Ndoshta është e vetmja gjë ku trimëria të lë në baltë, – pëshpëriti shoku im, kurse mua m’u kujtua Irena në vitet e shkuara të gjimnazit. Zhurma e shurdhër e valëve të detit atje tej ngjan si fëshfërima e fletëve të një libri nga i cili duam të rilexojmë diçka të dhimbshme e të përmallshme, tashmë të mbetur tejlarg në të kaluarën. Dëgjoj shushurimën e tyre dhe filloj të shqiptoj me mendje bashkë me to atë fjalë të cilën nuk e thashë kurrë me zë të lartë: “Të dua, Irenë!” Zhurma e valëve përsëritet ritmikisht, sikur edhe ato të përsërisin me zë të ulët, të shurdhër e të mistershëm: “Të dua, Irenë, të dua, Irenë!”… Një përmallim i beftë më bën të psherëtij dhe vetvetiu më ngacmon një pyetje e cila s’më lë të qetë sa herë që e kujtoj atë vajzë: “Ç’ishte për mua Irena? Një realitet? Apo një ëndërr?” Kanë kaluar kaq vite e unë tani s’mund t’i përgjigjem saktë kësaj pyetjeje. Më lehtë e kam të pranoj se ajo ka qënë një ëndërr e bukur, tundonjëse e dridhëruese e rinisë sime të parë. Koha bën të sajën dhe me siguri Irena tashmë është martuar. Përpiqem ta përfytyroj të ndryshuar e të rritur, mbase me një bebe në krah, por s’mundem. Gjithmonë më del para syve ajo vajza truphollë e flokëgjatë, me përparëse të zezë e jakë të bardhë e viteve të gjimnazit. Për Irenën ai qe shtatori i parë, për mua i treti. U takuam ballë për ballë në korridor sa mend u përplasëm. Mbetëm të stepur të dy, si të verbuar nga një dritë e fortë. I hapëm udhë njëritjetrit dhe mua më mbeti në mend vështrimi i syve të saj. Hyra në klasë duke marrë me vete dritën e atij vështrimi. Gjatë mësimit sepse më pëlqente të kujtoja e rikujtoja sytë e asaj vajze që në shkëlqimin e tyre kishin diçka të ngrohtë e njëkohësisht lozonjar. Kalojnë ditë dhe unë e shoh shpesh atë. Ajo është nga një fshat i largët e piktoresk me nam për bukurinë e tij. Në pushimin midis orëve të mësimit si padashur, këmbët më shpien nga klasa e saj dhe unë habitem kur e kuptoj këtë. Sa herë e shoh, ndjej që turbullohem dhe skuqem në fytyrë. Kjo më zemëron dhe mundohem të sillem natyrshëm e shpenguar por këto përpjekje s’bëjnë gjë tjetër veçse e theksojnë edhe më shumë turbullimin tim. Kalojnë javë. E ndjej se diçka ka ndryshuar tek unë. Nuk kam dëshirë të rri shumë me shokët. Më pëlqen të mbetem vetëm. Të mbyllem brenda një guacke vetmie dhe të jem vetëm me mendimet e mia. Vë re gjithashtu se nuk jam i zoti të përqëndrohem dhe mendimet më fluturojnë larg: nëpër klasa e korridore dhe sillen rreth asaj vajze flokëgjatë dhe me sy të ndritshëm, vështrimi i të cilëve mua më shkakton tërmet. Shpesh, gjatë studimit, midis rreshtave dhe ekuacioneve më dalin përpara sytë e saj të zinj. rrropatem t’i largoj por nuk është e mundur. Vështrimi i tyre çapkën sikur më përqesh dhe tallet me mua, sikur më thotë: “S’na përzë dot, s’na përzë dot!”. Mendimet më rrëmbejnë dhe një zhurmë më sjell në vete: libri më ka rënë nga dora përdhe. Kjo gati më tremb. Vij në vete dhe marr librin e rënë përmbys. E mbyll dhe pyes veten i turbulluar, madje i shqetësuar: “Ç’është kështu me mua? Ç’po ndodh?” Ndjej se më mungon diçka, se kërkoj diçka, por as vetë nuk e di se çfarë. Në zemër kam një pështjellim dhe pakuptuar më lind dëshira të ëndërroj, të këndoj, të bëj diçka të mirë, ndërsa një zë i brendshëm dhe i heshtur më thotë: “Ti e do atë!” Ky mendim më bën të skuqem sikur të kem bërë ndonjë turp dhe nxitoj ta zhbëj. T’ia mohoj vetes dhe ta bëj të paqënë duke e kundërshtuar veten sikur ai zë t’i përkiste dikujt tjetri. E dua?! Unë e dua atë? Ç’thua, more! Vjen dimri dhe dëbora e parë zbardh kudo me tërë bukuritë e saj. Ajo ka hedhur vellon e bardhë mbi çatitë, rrugët dhe pemët. Mbaron ora e fundit e mësimit dhe vajzat vrapojnë të largohen duke lëshuar klithma të hareshme. Një breshër topash i ndjek pas. Edhe unë kam bërë një top që e mbaj në dorë. Nuk e gjuaj, megjithëse gishtat më mpihen së ftohti. E ruaj për të. Papritur zemra më hov përpjetë sapo e shikoj të dalë nga porta e shkollës. Ja ku është! Ajo del dhe vrapon si shoqet. Drejtohet nga unë, pa më vënë re me kokën futur nën jakë. Unë ngre dorën lart t’i gjuaj dhe... Ajo më gjuan e para me vështrimin e syve të saj! Buzëqesh nën hundë e mua buzëqeshja e saj më çarmatos. Dora më mbetet pezull. Rri ashtu vetëm një çast. Për të pyetur veten edhe një herë. Për të fundmen herë: A duhet ta qëlloj? Apo të mos e qëlloj? Nuk di si ndodh. Prej kohësh nuk i kuptoj gjërat që ndodhin brenda meje. Shoh sesi topi i dëborës që mbaj në dorë pakuptueshëm fluturon drejt saj. Si një zog i bardhë. Si një pëllumb lumturie. Sa dashuri ka brenda ai top! Dëbora thërmohet nëpër flokët e saj të zinj dhe unë e dëgjoj të pëshpëritë: – I lig, i lig. S’të vjen keq fare! Por unë jam gati të vë dorën në zjarr se në zërin e saj s’ka asnjë notë zemërimi. Sytë e zinj ia përshkëndit nuk di çfarë drite që i bën ata të qeshin aq sa unë nuk mundem ta shoh në bebëza. Ajo buzëqesh, ndërsa unë nuk di ç’të bëj më tej: t’i gjuaj prapë, apo t’i them ndonjë fjalë. Aty-këtu, nëpër flokë i kanë ngecur copëza dëbore që mua më ngjajnë herë me petale luleshqerrash e herë me zëmbakë të bardhë uji. Dikur njihemi. Atë e quajnë Irenë. Që nga ajo ditë ajo gjithmonë më përshëndet, duke më parë drejt në sy me atë vështrim të ngrohtë, diçka më tepër se miqësor i cili më shkakton mijëra dridhërima të ëmbla. Vjen një kohë kur për mua dita ka kuptim vetëm kur e shoh atë. E shoh se kam rënë në lak. Në një lak prej të cilit megjithatë nuk kam dëshirë të shpëtoj. Në shtëpi nuk më rrihet më. As nuk më mësohet më. Më pëlqen të sillem tutje-tëhu rrugës nga kalon ajo. Me shpresën e vagët dhe të druajtur se do ta shoh atë. Se do përshëndetem me të. E ndjej se po bie në mësime. E shoh se po bëhem ndoshta qesharak. Dhe kjo më mundon së brendshmi. Betohem dhe stërbetohem me vete se ja, kjo është dita e fundit. Se do t’u shtrohem mësimeve. Se nuk do kaloj kurrë më rrugës nga kalon ajo. Ajme, më kot! Të nesërmen përsëri nuk më mban dot shtëpia dhe sërish sillem tutje-tëhu rrugës nga kalon ajo. Një ditë i them vetes: “E gjithë kjo, mos e ka emrin dashuri? Po qe kështu, atëhere duhet t’ia thuash vajzës atë që ndjen për të, më shtyn zëri i brendshëm. Nuk është krim të dashurosh një vajzë!” Ah, sikur të ishte aq e lehtë! A nuk e di ai zëri se unë bëhem lulekuq në fytyrë vetëm sa e sjell në mend emrin e saj? A nuk e di ai zëri se zemra ime i dyfishon rrahjet sa herë ndeshem përballë saj? A nuk e di më në fund ai zëri se mua më thahet gjuha dhe fjala më ngec në fyt sa herë duhet t’ia kthej përshëndetjen asaj? Ditët kalojnë, akujt shkrihen dhe ujrat gurgullojnë. Ngado dëgjohen zërat e natyrës që po zgjohet, të hareshëm si tringëllima e mijëra zilkave. Diku, rrëzë mezhdave përballë diellit kanë nxjerrë gjethëzat manushaqet e lulekaçet. Kudo ndihet prarimi i pranverës. Një degëz kajsie ka çelur me druajtje lulet e para. Ajo lëkundet lehtë, sikur shtriqet. E zgjuar pas një gjumi të gjatë. E habitur nga magjia e pranverës. Puhiza e ngrohtë i fryn dhe dega me lule fërgëllon e rrëqethet, sikur të jetë më shpirt. Janë net maji. Jashtë fryn era e ngrohtë dhe e vrullshme, era e luleve. Unë rri në shtrat i pagjumë dhe dëgjoj zhurmat që jehojnë nëpër fushë. Përzihen tingujt e një kënge të largët me uturimën e një traktori. Ndoshta atë këngë e këndon një djalë dhe ndoshta një vajzë e pagjumë e dëgjon. Dy sy ndritin në terrin e natës së vakët dhe dy buzë pëshpërisin dhe buzëqeshin në heshtje. Zëri i përmallshëm i djaloshit vjen valë-valë. Një këngë dashurie e malli përzier bashkë: ...Sikur ta dish, moj vajza ime ç’zjarr i madh më djeg për ty... Kënga bashkohet me flladin e vakët dhe hyn në dhomë. Provoj një ndienjë të çuditshme, tunduese. Diçka si ajo që aq bukur e ka skalitur poeti në vargun e tij: bie, po s’dua të fle. Ndoshta ka kaluar mesnata. Nga dritarja duket qielli, ku shkëlqejnë miliona yj të bardhë dhe unë mundohem të shkruaj me yj emrin e saj: I-R-E-N-Ë! duke krijuar një yllësi të re me to. Jashtë fryn erë pranverore. Ardhjen e pranverës e ndjejnë edhe pemët e zhveshura krahëftohta. Fryma e saj e ngrohtë gjallëron edhe drurët dhe i bën të lulëzojnë e të zbukurohen me mijëra lule të bardha. Puthja e ngrohtë e pranverës më magjeps edhe mua. Një dëshirë e pamposhtur më grish, më fton të ngrihem dhe të dal jashtë. Të ec nëpër kopshte, të shkopsit këmishën, të pres në gjoks flladin dhe ky të më krehë flokët. Një zë i ulët më pëshpërit në vesh: Ngrehu, mos fli. Rend nëpër fusha, këndo edhe ti! Ndaj gjumi më është arratisur dhe s’më zë në këto net të bukura maji. Përpëlitem në shtrat i shqetësuar dhe njëkohësisht i mrekulluar nga ky shqetësim i ëmbël: “Ç’të jetë vallë? Pse s’mundem t’i largoj dot ata sy? Dhe pse më pëlqen t’i shoh gjithnjë? Oh, Irenë! Ç’ke me mua? Pse s’më lë të fle? Irenë!... Qëndroj shtrirë me sytë në tavan dhe duart nën zverk. Betohem me të gjitha betë e botës se të nesërmen do t’ia them të gjitha. Le të bëhet ç’të bëhet! I ngre pusi te rruga ku do kalojë dhe rri e pres. Le t’ia them të gjitha. Të bëhet ç’të bëhet! Ja, ajo duket në krye të kthesës me çantë në dorë. E bukur si një lulemollë. E brishtë si një flok dëborë. Është e gjatë, e hollë, me flokë të zinj, të ndritshëm e të shëndetshëm. Me lëkurë të bardhë e faqe të kuqe, sikur të jetë një copëz nga dëbora e bardhë dhe qershitë e kuqe të fshatit të saj. Në mjekër ka një shenjë të vogël, kujtim nga fëmijëria. Më duket se ajo është vajza më e bukur në botë. Mbase sepse e shoh me sytë e dashurisë. Sa më shumë afrohet, aq më të shpeshta bëhen rrahjet e zemrës sime. Ndërkaq guximi më ka lënë dhe më vjen t’ua mbath këmbëve, por është vonë. Mbledh të gjithë guximin dhe e detyroj Ç’ngurron o zemër në këto ditë të tilla Kur edhe ferrat çelin trëndafila Ludwig Uhland veten të qëndroj përballë saj. Të paktën të mos bëhem qesharak. Ajo më sheh me buzë në gas dhe më përshëndet, ndërsa sytë i vishen me dritë dhe i lahen nga një lumë ngrohtësie. Faqet i skuqen flakë dhe unë e kam të vështirë ta kuptoj: nga shëndeti apo nga diçka tjetër i bëhen ashtu. Matem t’ia them ato dy fjalë të shkreta, po gryka më thahet dhe fjalët më ngecin në fyt, thua se më mungon laringu. Mezi i përgjigjem përshëndetjes së saj dhe vazhdojmë rrugën të heshtur. Ia dëgjoj frymëmarrjen e nxituar. Irena dëgjon timen. Ajo e merr veten e para dhe buzëqesh. – Çudi, ne gjithmonë këtu takohemi. Ç’rastësi! Thotë kështu dhe hesht. Faqet i marrin ngjyrë trëndafili. Ecim dhe heshtim. Në panik vë re si humb çdo metër dhe pas pak do ndahemi duke u futur secili në klasën e vet. Më vjen të thërras, të bërtas, ta kap nga bërryli, ta kthej me vrazhdësi nga vetja dhe t’i them: Të dua, Irenë! A s’e kupton? Unë të dua!... Por asgjë. Ecim dhe heshtim. Duke humbur pamëshirshumërisht metrat e fundit. Unë e ndjej, ajo pret. Pret që unë t’i them “të dua!”. Po a jam nga ata burra unë? Hyjmë në shkollë. Para se të ndahemi, ajo më kërkon stilografin. Ia huaj duke ia kuptuar hilen. Unë e di: ajo ka stilograf por do të ketë një shkak më shumë për të më takuar. Irena hyn në klasë, kurse unë mbetem në korridor, duke u brejtur me veten. Më vjen të pëlcas: edhe sot në vend numëro! Në pushimin e madh dalim në oborr. Vë re me bisht të syrit ku zë vend Irena me shoqet. Pastaj i ftoj shokët: – Shkojmë këtej. Është më ngrohtë. Shokët s’ma prishin, megjithëse nuk e kuptojnë pse pikërisht andej është më ngrohtë. E nga ta dinë ata se për mua andej ndrisin dy diej?! Ne kalojmë pranë vajzave dhe unë fshehtas hedh sytë tek ajo. Befas vështrimet tona takohen. Një nënqeshje e lehtë të cilën më shumë e ndjej se e shoh i endet në buzë dhe në sy. Ndoshta edhe ajo ka dëshirë të më vështrojë vjedhurazi. Ç’tinëzare që është kjo Irena! Koha kalon. Ndërkaq kam ndryshuar, sa as veten s’po e njoh. Jam bërë i ndjeshëm, më prek çdo gjë: një melodi e bukur, një mbrëmje e kthjellët me hënë, kur në fushë këndojnë bulkthet. Kam dëshirë të vë në ballë dritën e blertë të një xixëllonje por më dhimbset ajo. As vetë s’e di kush ma ka zbutur zemrën kështu mua, harrakatit të dikurshëm. Ditët kalojnë dhe unë s’mundem t’ia them ato që ndjej për të. Gjithnjë ngushëllohem dhe shpresoj tek e nesërmja. E di. Këtë ma thonë mijëra zëra të brendshëm: edhe ajo e pret me padurim ditën tjetër: a do t’i them gjë vallë të nesërmen? Ndërkaq ditët dhe javët vrapojnë. Vjen dita e fundit e vitit shkollor. Unë kap vështrimin e Irenës. Në të shkruhet një brengë e fshehtë që pyet dhe gati s’klith: Kur? Pse? Ndërsa unë vështroj si idiot dhe s’di ç’të them. Të nesërmen ajo me valixhe në dorë, futet në autobus kurse unë, gjoja rastësisht i kaloj pranë dhe e takoj nga dritarja. Sytë e saj pyesin me ngulm: Kur? Pse? E unë i them po me sy: Në shtator. Në shtator. Patjetër! Autobusi niset. E ndërsa ikën, degët plot gjethe të pemëve fërfëllijnë nga era, sikur e përshëndesin me tundje dore bashkë me mua dhe i thonë: Mos harro shtatorin. Dikush këtu të pret! Dora e saj valëvitet në erë. Unë e ndjej akoma ngrohtësinë e vështrimit të saj dhe ngashërimi më shtrëngon fytin. Lotët më djegin në sy dhe zemra më rreh me forcë, teksa autobusi largohet. Vetëm unë e di si kalojnë muajt e verës. Vjen një shtatori dhe oborri i shkollës merr jetë përsëri. Banorët e tij përjetësisht të rinj kthehen nga pushimet e verës plot gjallëri dhe plot përshtypje. Edhe unë jam në mes të shokëve. Bisedoj dhe qesh me ta, por sytë e mendjen i kam gjetkë. Çudi, Irena s’duket gjëkundi. Mos bën shaka me mua ajo? Të nesërmen gjithashtu. Ndërsa të pasnesërmen mësoj se familja e saj është transferuar në një qytet të largët, diku në Veri. ... Shoku im hesht i menduar. Hesht edhe unë. I jap të drejtë në heshtje dhe i vë veshin zhurmës së valëve. Shushurima e tyre duket sikur vazhdon të pëshpërisë me zë të ulët, të shurdhër e të mistershëm atë fjalë të cilën unë kurrë s’e thashë me zë të lartë: Të dua, Irenë! Bilisht 1983

11 -K o r ç a- nëntor 2009 DREJTORIA E SHËRBIMIT PYJOR - KORÇË KUNDRAVAJTJET ADMINISTRATIVE DHE PENALE PËR MUAJIN TETOR 2009 Nr. EMËR MBIEMËR FSHATI DT PROCEDIMIT VLERA E DËMIT 1 Romeo Stavri Skëndo Drenovë 07.10.2009 18000 2 Adriatik Adil Pinderi Qatrom 07.10.2009 30000 3 Artan Kiço Cico Drenovë 07.10.2009 72000 4 Gaqo Kristull Thanasi Drenovë 07.10.2009 12000 5 Pirro Shkëmbi Drenovë 07.10.2009 18000 6 Nestor Fidan Mili Kallamas 19.10.2009 9000 7 Jordan Mitre Andoni Kallamas 19.10.2009 9000 8 Cveta Gjergji Nesotri Liqenas 01.10.2009 6000 9 Kersta Llazi Stojani Liqenas 01.10.2009 6000 10 Sandra Gjergji Kiço Liqenas 01.10.2009 6000 11 Liliana Boriz Kristo Diellas 02.10.2009 9000 12 Kala Bogdan Kristo Diellas 02.10.2009 9000 13 Fatmir Gura Pojan 08.10.2009 60000 14 Miri Fejzulla Hoxha Lubonjë 11.10.2009 30000 15 Redi Bexhet Koleci Lubonjë 04.10.2009 16000 16 Alban Yrjan Stermolli Lubonjë 03.10.2009 24000 17 Altin Enver Hoxha Lubonjë 05.10.2009 24000 18 Niku Flamur Kaposhi Lubonjë 07.10.2009 24000 19 Artan Përparim Shaqe Lubonjë 29.10.2009 24000 20 Edjon Mustafa Hima Lubonjë 29.10.2009 24000 21 Sokol Nesti Kandili Vithkuq 18.10.2009 24800 22 Orgest Shkëlqim Murati Lubonjë 11.10.2009 30000 23 Gentian Nefi Muçollari Velçan 08.10.2009 45000 24 Adriatik Arif Dautllari Sovjan 08.10.2009 27000 PROCES-VERBALE PENALE TETOR 2009 25 Fatmir Sami Kovaçi Mborje 10.10.2009 34000 26 Renato Nevruz Hoti Mborje 10.10.2009 34000 27 Sali Ylli Nameti Mborje 10.10.2009 80000 28 Bledar Nevruz Sumba Mborje 10.10.2009 80000 39 Eduard Festim Muslli Mborje 10.10.2009 34000 30 Ramiz Kapllan Dervishi Dushar 06.10.2009 324000 31 Eldi Pirro Nole Drenovë 07.10.2009 34000 32 Adham Gago Drenovë 07.10.2009 40000 33 Enver Korollari Mborje 29.09.2009 72000 34 Ilirjan Hoti Mborje 29.09.2009 72000 35 Fatmir Kovaçi Mborje 29.09.2009 72000 Drejtori i Shërbimit Pyjor - Korçë GËZIM ADRI Shef i Policisë Pyjore Piro Pojani

11

-K o r ç a-

nëntor 2009

DREJTORIA E SHËRBIMIT PYJOR - KORÇË

KUNDRAVAJTJET ADMINISTRATIVE DHE PENALE PËR MUAJIN TETOR 2009

Nr. EMËR MBIEMËR FSHATI DT PROCEDIMIT VLERA E

DËMIT

1 Romeo Stavri Skëndo Drenovë 07.10.2009 18000

2 Adriatik Adil Pinderi Qatrom 07.10.2009 30000

3 Artan Kiço Cico Drenovë 07.10.2009 72000

4 Gaqo Kristull Thanasi Drenovë 07.10.2009 12000

5 Pirro Shkëmbi Drenovë 07.10.2009 18000

6 Nestor Fidan Mili Kallamas 19.10.2009 9000

7 Jordan Mitre Andoni Kallamas 19.10.2009 9000

8 Cveta Gjergji Nesotri Liqenas 01.10.2009 6000

9 Kersta Llazi Stojani Liqenas 01.10.2009 6000

10 Sandra Gjergji Kiço Liqenas 01.10.2009 6000

11 Liliana Boriz Kristo Diellas 02.10.2009 9000

12 Kala Bogdan Kristo Diellas 02.10.2009 9000

13 Fatmir Gura Pojan 08.10.2009 60000

14 Miri Fejzulla Hoxha Lubonjë 11.10.2009 30000

15 Redi Bexhet Koleci Lubonjë 04.10.2009 16000

16 Alban Yrjan Stermolli Lubonjë 03.10.2009 24000

17 Altin Enver Hoxha Lubonjë 05.10.2009 24000

18 Niku Flamur Kaposhi Lubonjë 07.10.2009 24000

19 Artan Përparim Shaqe Lubonjë 29.10.2009 24000

20 Edjon Mustafa Hima Lubonjë 29.10.2009 24000

21 Sokol Nesti Kandili Vithkuq 18.10.2009 24800

22 Orgest Shkëlqim Murati Lubonjë 11.10.2009 30000

23 Gentian Nefi Muçollari Velçan 08.10.2009 45000

24 Adriatik Arif Dautllari Sovjan 08.10.2009 27000

PROCES-VERBALE PENALE TETOR 2009

25 Fatmir Sami Kovaçi Mborje 10.10.2009 34000

26 Renato Nevruz Hoti Mborje 10.10.2009 34000

27 Sali Ylli Nameti Mborje 10.10.2009 80000

28 Bledar Nevruz Sumba Mborje 10.10.2009 80000

39 Eduard Festim Muslli Mborje 10.10.2009 34000

30 Ramiz Kapllan Dervishi Dushar 06.10.2009 324000

31 Eldi Pirro Nole Drenovë 07.10.2009 34000

32 Adham Gago Drenovë 07.10.2009 40000

33 Enver Korollari Mborje 29.09.2009 72000

34 Ilirjan Hoti Mborje 29.09.2009 72000

35 Fatmir Kovaçi Mborje 29.09.2009 72000

Drejtori i Shërbimit Pyjor - Korçë

GËZIM ADRI

Shef i Policisë Pyjore

Piro Pojani

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!