Nentor 2009 - Gazeta "Korça"

Nentor 2009 - Gazeta "Korça" Nentor 2009 - Gazeta "Korça"

gazeta.korca.com
from gazeta.korca.com More from this publisher
22.11.2014 Views

„Kur merr PUSHTETIN, mos mblidh rreth vehtes njerëz të këqinj dhe të paaftë, se për tërë dështimet do të akuzojnë Ty.“ SOLONI Njoftim! Faqe INTERNETI Gazeta “Korça” + Suplement “Vëzhguesi” www.rda-korca.org 2 0 0 9 SHTYPI ËSHTË I LIRË, LIRIA E SHTYPIT MBROHET ME LIGJ. Gazetë e pavarur: Social patriotike, letrare, kulturore-artistike, satirike, humoristike, sportive. e përmuajshme Nr. 163 nëntor 2009 Çmimi 30 lekë 1 Euro e-mail gazetakorca@yahoo.co.uk Internet:www.gazetakorca.com -MARRËDHËNIET E BASHKËPUNIMIT MIDIS SHQIPËRISË DHE GREQISË, DO TË MARRIN NJË DIMENSION TË RI ZHVILLIMI, RJEDHIMISHT DHE NË RAJONIN E KORÇËS TRYEZË E RUMBULLAKËT:- SHËRBIME PUNËSIMI PËR TË RINJTË (Intervistë me Z.Theodoros Ikonomou-Kamarinos -Konsull i Përgjithshëm i Greqisw në Korçë) faqe 2 ARZH-Korçë ARZH-Korçë faqe 3 Java Kombëtare e Ujit 2-6 nëntor 2009 faqe 5 KENT-i ANGLISË, NJË SHEMBULL I SHKËLQYER I DEMOKRACISË DHE AUTONOMISË KOMUNARE DHE AUTONOMISË EFEKTIVE (Shënime udhëtimi- Tiranë-Kent-Angli) Nga: VLADIMIR JAÇELLI -Kryetar i Komunës Çëravë-Pogradec faqe 6-7 Qepa e Bozhigradit (Mirasit), një risi për Qarkun e Korçës 110 vjetori i lindjes së lirikut të madh shqiptar poetit LASGUSH PORADECI Fluturo dhe shtergu i fundit faqe 9 faqe 4 Vjeshtë letrareartistike Boboshticë 2009 faqe 11

„Kur merr PUSHTETIN, mos mblidh rreth vehtes njerëz të këqinj dhe të paaftë,

se për tërë dështimet do të akuzojnë Ty.“

SOLONI

Njoftim!

Faqe INTERNETI

Gazeta “Korça”

+ Suplement “Vëzhguesi”

www.rda-korca.org

2

0

0

9

SHTYPI ËSHTË I LIRË,

LIRIA E SHTYPIT

MBROHET ME LIGJ.

Gazetë e pavarur: Social patriotike, letrare, kulturore-artistike, satirike, humoristike, sportive.

e përmuajshme

Nr. 163 nëntor 2009 Çmimi 30 lekë 1 Euro

e-mail gazetakorca@yahoo.co.uk Internet:www.gazetakorca.com

-MARRËDHËNIET E BASHKËPUNIMIT MIDIS SHQIPËRISË DHE

GREQISË, DO TË MARRIN NJË DIMENSION TË RI ZHVILLIMI,

RJEDHIMISHT DHE NË RAJONIN E KORÇËS

TRYEZË E RUMBULLAKËT:-

SHËRBIME PUNËSIMI PËR TË RINJTË

(Intervistë

me

Z.Theodoros

Ikonomou-Kamarinos

-Konsull i Përgjithshëm i

Greqisw në Korçë)

faqe 2

ARZH-Korçë

ARZH-Korçë

faqe 3

Java

Kombëtare

e Ujit

2-6 nëntor 2009

faqe 5

KENT-i ANGLISË, NJË SHEMBULL I SHKËLQYER

I DEMOKRACISË DHE AUTONOMISË KOMUNARE

DHE AUTONOMISË EFEKTIVE

(Shënime udhëtimi-

Tiranë-Kent-Angli)

Nga:

VLADIMIR JAÇELLI

-Kryetar i Komunës

Çëravë-Pogradec

faqe 6-7

Qepa e Bozhigradit (Mirasit),

një risi për Qarkun e Korçës

110 vjetori i

lindjes së lirikut

të madh shqiptar

poetit

LASGUSH PORADECI

Fluturo dhe

shtergu i fundit

faqe 9 faqe 4

Vjeshtë

letrareartistike

Boboshticë

2009

faqe 11

2

-K o r ç a-

nëntor 2009

-MARRËDHËNIET E BASHKËPUNIMIT MIDIS SHQIPËRISË DHE GREQISË,

DO TË MARRIN NJË DIMENSION TË RI ZHVILLIMI,

RJEDHIMISHT DHE NË RAJONIN E KORÇËS

(Intervistë me Z.Theodoros Ikonomou-Kamarinos

-Konsull i Përgjithshëm i Greqisw në Korçë)

Pyetje 2: -Në Greqi ka shumë emigrantë nga zona e

Korçës, por ka dhe shumë firma Greke që ushtrojnë

aktivitetin e tyre prodhues e tregtar në Korçë, por ka edhe

shumë biznesmenë nga Korça-Pogradeci-Devolli e Kolonja

që kanë si prioritet tregëtinë me Greqinë.

Cili do të jetë roli i Konsullatës Greke në këtë aspekt?

Përgjigje:- Kur erdha në Korçë konstatova se ka një

bashkëpunim më të vërtetë të përparuar ekonomik dhe tregëtar

me Greqinë. Pata rastin të provoj produktet e veçanta bujqësore

të zonës si dhe verërat me cilësi të Pogradecit, Leskovikut dhe

zonave të tjera. Mendoj se inisiativat personale nga të dyja palët

duhet të përfshihen në një strategji ekonomike bashkëpunimi

me pjesmarrjen edhe të organizmave kompetente (Dhoma e

Tregëtisë së Greqisë Veriore si dhe Dhoma e Tregëtisë së

Korçës). Po ashtu mendoj se Atasheu Tregetar i Ambasadës së

Greqisë në Tiranë do të vizitojë zonën me qëllim që të lehtësojë

këtë bashkëpunim. Megjithatë edhe unë do të bëj çdo përpjekje

në këtë drejtim.

Pyetje 1: -Z.Theodoros!

-Lexuesit e Gazetës rajonale të Pavarur “Korça” dhe nëpërmjet

saj komuniteti i rajonit të Korçës është i interesuar të dijë për

jetën dhe karierën tuaj diplomatike?

Përgjigje:-Kam lindur më 1960. Që në moshë të vogël kam patur

prirje për të mësuar. Mbarova shkollat e njohura, ciklin e ulët,

gjimnazin dhe në vazhdim ndoqa studimet në Universitet, në degën

Juridik dhe më pas studime pasuniversitare në të Drejtën

Ndërkombëtare (e Drejta Detare). Pasi mbarova shërbimin ushtarak,

ushtrova profesionin e avokatit për tre vjet rresht në Shoqatën e

Avokatëve të Athinës. Në karierën diplomatike dhe Ministrinë e

Jashtme hyra në vitin 1989. Që nga ajo kohë kam kryer detyra në

Ambasadat e Greqisë në Kuvait, Rumani dhe Kenia, në Konsullatën

e Përgjithshme të Greqisë në New Orleans (SH.B.A), në Misionin e

Përhershëm të Greqisë në OKB, (New York-SH.B.A), në Konsullatën

e Përgjithshme të Greqisë në Novorosisk, (Rusi) dhe sot kryej detyrën

e Konsullit të Përgjithshëm të Greqisë në Korçë. Jam martuar në vitin

1997. Kam shumë hobe, ndërmjet tyre historinë dhe muzikën.

Pyetje 3:-Greqia edhe në të kaluarën është shprehur për

mbështetjen e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin

Europian. Ç’farë do të bëhet me lëvizjen e lirë të njerëzve

dhe veçanërisht të popullsisë së rajonit së Korcës, që është

25 km larg kufirit me Greqinë, për të cilën është folur edhe

në të kaluarën. -Cili do të jetë kontribut juaj në këtë drejtim?

Përgjigje:- Ka rëndësi të veçantë për Greqinë përfundimi i

proçedurave për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në kuadrin e integrimit është e sigurtë se në një moment do të

hiqen vizat dhe pikat doganore. Deri në atë moment Konsullata e

Përgjithshme e Greqisë në Korçë do të bëjë çdo përpjekje me

qëllim që lëvizja për në Greqi të mos jetë një pengesë e

pakapërcyeshme për popullatën e zonës së Korçës. Mund t’ju

informoj, se në këto momente lëvizja e shtetasve shqiptare për në

Greqi është shtuar dhe unë personalisht kam hequr disa pengesa

tipike burokratike pa arsye që ekzistonin në të kaluarën dhe që

mundonin aplikantet për marrjen e vizës. Përpjekjet vazhdojnë.

-Ju faleminderit!

- Edhe unë ju falenderoj nga ana ime.

Intervistoi:

Vehbi Furxhi

3

-K o r ç a-

nëntor 2009

TRYEZË E RUMBULLAKËT:-

SHËRBIME PUNËSIMI PËR TË RINJTË

-Në sallën e konferencave

të Hotel

“Behar Koçibelli”-

Korçë- Agjencia

Rajonale e Zhvillimit -

(S.M.E) – Korçë, në

bashkëpunim me

partnerët:-Bashkia

Korçë-Universiteti

“Fan.S.Noli”-Zyra

Rajonale e Punësimit-

Shoqata Rinore

“Fusion” dhe Klubi

“Rotarian” organizuan

paraqitjen e Projektit:-

Shërbime Punësimi

për të rinjtë. -Merrnin

pjesë përfaqësues nga

Institucionet Lokale,

biznesi, shoqëria civile,

organizatat e të

rinjve, etj. -Drejtori i

ARZH-Korçë-Z.Aurel

Grabocka bëri prezantimin

e Projektit para

të pranishmëve, ku

theksoi, se objekt do

të jenë të rinjtë dhe të

rejat që kanë mbaruar

studimet e larta, për t’u

bërë ata pjesë e këtij

programi në mënyrë që

të shpalosin aftësitë e

tyre duke u punësuar.

Për të arritur këtu ku

jemi sot u krye një

studim ku u përfshinë

350 biznese. Objektivi

do të jetë rritja e aftësive

bazuar në kërkesat e

tregut të punës për 100-

120 të rinj që kanë

mbaruar studimet e larta

dhe janë të papunë.

Punësimi i këtyre të

rinjve pranë bizneseve të

rajonit.

TË RINJ!!!

TË GJITHË JU QË KENI MBARUAR

STUDIMET E LARTA BËHUNI PJESË E KËTIJ

PROGRAMI, SHPALOSNI AFTËSITË TUAJA

DUKE U PUNËSUAR

-Nevojat e biznesit në

të ardhmen për marrjen

në punë të stafit, preferencat

janë në sektorin

e shitjeve, marketingut,

menaxhimit,

kontrollit dhe mbështetjes

financiare.

Përsëri vihet re një

tendencë në zbritje e

marrjes në punë në

sektorët e prodhimit

apo të logjistikës.

-Projekti mbështetet

financiarisht nga:-

SOROS

-Më pas Z.Grabocka

informoi të pranishmit

mbi objektivat e projektit

dhe aktivitetet që

do të zhvillohen në

funksion të tij.

-Në tryezën e rrumbullakët

e morrën fjalën

edhe partnerët bashkëveprues

për realizimin

e projektit, duke theksuar

sipas përkatësisë

fushat dhe drejtimet

për zbatimin e

programit për punësimin

e të rinjve:-

-Niko Peleshi-Kryetar i

Bashkisë Korçë

-Gjergji Mero-Rektor i

Universitetit “Fan. S.

Noli” Korçë,

-Servet Feka-President

i “Rotari Klub”,

- si dhe të rinj e të reja

që kanë mbaruar arsimin

e lartë, nga Shoqëria

Civile, biznesi, etj.

Laura Furxhi

PËRSHKRIMI I PROJEKTIT Y.E.S

Projekti Y.E.S. (Youth Employment Services)-

Shërbime Punësimi për të Rinjtë-financohet nga

OSFA-Open Society Foundation for Albania,

SOROS Foundation dhe ka për qëllim koordinimin

dhe angazhimin e të gjitha strukturave lokale,

biznesit dhe shoqërisë civile për të ritur aftësitë e

të rinjve përballë kërkesave të tregut të punës,

për përmirësimin e shërbimeve për të rinjtë, për

punësimin e tyre në mënyrë që ata të bëhen pjesë

e pandarë dhe kontribues të zhvillimit të rajonit

të Korçës dhe më gjerë. Projekti po implementohet

nga Agjensia Rajonale e Zhvillimit, Korçë në

partneritet me Bashkinë e Korçës, Universiteti

“Fan.S.Noli” Korçë, Zyrën Rajonale të Punësimit,

Shoqatën Rinoren”Fusion”, Klubi Rotarian

Korçë. Kohëzgjatja e projektit është Qershor

2009-Maj 2010. Y.E.S. është një përpjekje e

koordinuar e partnerëve që synon punësimin e të

rinjve nëpërmjet: -Përgatitjes të të rinjve bazuar

në kërkesat cilësore dhe sasiorë të tregut të

punës në rajon dhe më gjerë; Ndërmjetësimit të

kërkesave të biznesit rajonal duke ofruar aftësitë

e të rinjve të papunë të rinovuara sipas kërkesave

të tregut të punës; Bashkërendimi ndërinstitucional

në përpjekje drejt punësimit të të rinjve;

-Politikave saciale të përshtatura për të stimuluar

hapjen e bizneseve nga të rinjtë-Fondi Social i

Bashkisë Korçë.

OBJEKTIVAT E PROJEKTIT

-Bashkërendimi ndërsektorial dhe angazhimi

i përbashkët Y.E.S. do të zgjerojë burimet në

dispozicion të të rinjve nëpërmjet

bashkërendimit të punës së institucioneve

lokale, biznesit, shoqërisë civile dhe

organizatave rinore.

-Rritja e aftësive bazuar në kërkesat e tregut

të punës për 100-120 të rinj që kanë mbaruar

studimet e larta dhe janë të papunë. Punësimi

i këtyre të rinjve pranë bizneseve të rajonit.

-Rritja e përfaqësimit dhe pjesëmarrja rinore

në hartimin e politikave dhe programeve lokale

për të rinjtë.

-Fuqizimi ekonomik i të rinjve nëpërmjet

Programit Social të Bashkisë Korçë.

Kontakto:

Agjensia Rajonale e Zhvillimit [S.M.E] Korçë

Rr.”Ismail Qemali” Nr. 3, Korçë, Shqipëri

Tel/Fax: ++355 822 42626

e-mail: rdakorca@yahoo.com

www.rda-korca.org

4 -Korça-

nëntor 2009

110 vjetori i lindjes së lirikut të madh shqiptar poetik LASGUSH PORADECI

Fluturoi dhe shtergu i fundit

AT LASGUSHIT

Lasgush Poradeci

skluptor Ilia Xhano

E mora shoqezën përkrah

E mora shoqezën përkrah,

E matmë rrugën ca-nga-ca,

Sikur na ndillte larg diçka.

Pa zuri dita perëndoj,

Pa zuri nata na mbuloj,

Pa zura shoqen ta pushtoj.

Përse buçet, liqer i qet!

Liqer, ti ç’thua ndaj buçet!

Ç’far,’ pe, liqer, mi zall të shkret?

E çastin kur e sjell nër mend,

Kur sjell nër mend, ah! Atë vend,

As rroj as vdes, po jam pa mend.

Lasgush Poradeci

DASHURI DARDHARE

(Këng’ e parë)

Kjo pamje plot me qetësi,

Kjo pamje plot me bukuri,

Kjo dehje plot me fshehtësi.

Dhe vasha ndjen, dhe vasha ri

Dhe trimi vjen, dhe trimi s’ri,

Dhe zemra zjen e bren në gji.

Si ndrin kështu, moj vashëri!

Si shkrin kështu, moj trimëri!

Si plas kështu, moj dashuri!

Kjo mbrëmj’e pamj’

e dehj’ e fshehtë,

Dhe vash’e trim e zemr’ e shskretë,

Si ndrin e shkrin e plas përjetë.

Lasgush Poradeci

DARDHA

-Album turistik-9 maj 1938

Maria-vajza e Lasgushit

-Bashkia Korçë-Bibloteka

“Thimi Mitko” -

Shtëpia Botuese “Argeta

LMG”-organizuan në një

nga sallat e biblotekës

aktivitetin letraro-artistik

me titull “Fluturoi

dhe shtergu i fundit”-me

rastin e 110 vjetorit të

lindjes së poetit të

madh shqiptar Lasgush

Poradeci. Merrnin pjesë

poetë e shkrimtarëartistë

e intelektualë të

fushave të tjera, dashamirës

të librit, etj.

-Aktiviteti u çel me

ekspozitën e artikujve

shkruar në shtypin

shqiptar për veprat e

Lasgush Poradecit, përgatitur

nga Mehmet

Gëzhilli.

“Lasgush Poradeci, i parë

nga një këndvështrim

i ri” si dhe

kujtime për

Lasgush

Poradecin

ishin temat

e diskutimeve

për të

cilat u fol në

aktivitet

nga:-

-Pandi

Bello-Muharem Xhaxho-

Marie Poradeci (vajza e

Lasgushit)-Mehmet

Gëzhilli-Ali Bregu-Benila

Tërova, etj.

-Aktorët e Teatrit “A. Z.

Çajupi” recituan bukur e

plot pasion poezitë e poetit

të madh lirik Lasgush

Poradeci, duke impresionuar

sallën si: Ligoraq

Riza-Zamira Kita-Natasha

Andoni-ndërsa këngëtaria

-në 110 vjetorin e lindjes-

110 vjet liqer me puhiza dhe erë,

E kush nuk piu prej tij e s’u deh

qoftë dhe pak!?

Unë e di, do të vijnë shekuj të tjerë,

Që do të mblidhen për të,

për t’i thënë:At!

Një jetë e tërë si në balada,

Gjysëm i vdekur, gjysëm i gjallë!

Me bastumin e tij trak-truk përmbi pllaka,

Sikur trokiste për të hyrë në mijëvjeçarë!

Dhe i hapi më në fund portat e qiellit,

U ngrit lart për të zënë një vend perëndie!

Nuk e dimë ç’i mungonte më tepër poetit,

Toka që e lindi, apo qielli që e priste!?

Ndoshta

Për ta kuptuar këtë,

Pranoi që të ikte!

Skënder Rusi

e talentuar Laxarela Deti

këndoj më një natyralitet,

bukur dhe emocionuese

këngën:-”E mora shoqezën

përkrah…” (me tekst

të L.Poradecit-kompozim

i Josif Mingës) e këngë të

tjera, po kështu dhe

kantautori Maksi Kulla.

-Mjaft interesant e mbresëlënës

ishte Filmi dokumentar

për Lasgushin.

Laura Furxhi

Bashkia e Parisit

NJË MËSIM NGA EUROPA

i ka dhënë një zgjidhje origjinale

qarkullimit të njerëzve në qytet

duke përdorur biçikletat.

Në shumë pika të Parisit, Bashkia

e Parisit i ka dhënë një zgjidhje

origjinale qarkullimit të njerëzve

në qytet duke përdorur biçikletat.

-Në shumë pika të Parisit,

Bashkia ka krijuar qëndra

vendosje biçikletash. Një model

qytetari e linte biçikletën në

qëndrën tjetër më të afërt të

biçikletave dhe duke e kyçur i

kthehej monedha 1 euro.

Pra përdorimi i biçikletave ishte

pa pagesë.

-Pamë me qindra vetë që

qarkullonin me biçikletat

publike dhe kjo mënyrë

qarkullimi përdorej edhe nga

-Bajroni, ky udhëtar i madh, që

e kaloi pjesën më të madhe të

jetës së tij në udhëtime jashtë

vendit të tij shkruante se “Bota

është si një libër i madh”. Ai që

ka parë vetëm vendin e tij ka

lexuar vetëm një faqe nga ky

libër.

-Për të lexuar një faqe tjetër nga

ky libër, duke përfituar nga një

ftesë e Bashkisë së qytetit

Dizhon, një grup anëtarësh të

Këshillit Bashkiak të qytetit u

nisën për një vizitë disa ditore

në Francë. Si pjesëtar në këtë

grup vendosa të shkruaj diçka

për përshtypjen që na la ky

udhëtim.

-Sigurisht, është lehtë të

sjellësh përshtypje mbresëlënëse,

nga një udhëtim 2000-

3000 km në një rrugë që kalon

në Alpet Europiane, liqenin e

Komos, akullnajën e Mont

Blanit, tunelin 17 km, mrekullitë

e Parisit, Kulla Eifel, muzeu i

Luvrit, bulevardi Shans Elize,

Katedralja Notre Damë, sipërfaqet

e pafundme të vreshtave

në Burgonjë me kantinat e

verave të famshme etj, por unë

po sjell në vëmendje të lexuesit

një mësim të madh moral që na u

dha në Francë.

-Ky mësim ishte mënyra e

përdorimit të biçikletave nga

qytetarët parisianë.

-Historia tregon se, në vitin

1818 Karolo Frederik Dres,

baroni fon Saverbron (1785-

1851) paraqiti në Paris biçikletën

e parë, një mjet qarkullimi që më

vonë pati përhapje të

jashtëzakonshme në të gjithë

botën. -Kanë kaluar 200 vjet nga

ajo ditë dhe sot Bashkia e Parisit

i veçantë biçiklete me kosh mbi

rotën e parë, mund të merrej nga

kushdo për ta përdorur në

nevojat e tij në qarkullimin, duke

futur një monedhë 1 euro në

kyçin lidhës të biçikletës. -Mbasi

shkonte atje ku dëshironte,

Këslltarët e

Bashkisë

Korçë dalë

para qëndrës

KE-Strasburg

turistët që gëlonin në Paris.

Menjëherë mendja vrapoi në

Korçë. Kur kjo mënyrë qarkullimi

përdoret në Parisin “e

madh” shumëmilionësh, pse të

mos përdoret edhe në “Parisin

e vogël” 50-60.000 banorësh?

-Nuk ka asnjë vështirësi teknike

dhe financiare që pranë institucioneve

kryesore në qytet të

ngrihen pika biçikletash në fillim

në përdorim të punonjësve të

institucioneve dhe pastaj edhe

të qytetarëve. Mund të marësh

biçikletën në stacioni para

Bashkisë dhe ta lesh në stacionin

para stadiumit. Një tjetër

e merr aty dhe e lë tek stacioni

para teatrit A.Z.Çajupi, një tjetër

e merr në stacionin para spitalit

dhe e le tek stacioni para

Bashkisë, etj. Kryesorja është të

thyhet koncepti i veturomanisë

nga pushtetarët tanë, të cilët nuk

e kuptojnë veten pa makinë me

targa zyrtare dhe pa shofer që

luan rolin e bodigardit. Na bëri

të ndiheshim “keq” sjellja e

nënkryetares së Bashkisë në

Dizhon qytet me gati 300.000

banorë. Mbasi mmbaruam

takimin dhe u përshëndetëm me

të, ajo na la gojëhapur kur hodhi

çantën në qafë dhe u largua

hipur në një biçikletë të

zakonshme.

Na bëri të ndiheshim “keq” ne

anëtarët e një Këshilli Bashkiak

që para një muaji diskutonim për

sasinë e naftës të makinës së

nën Kryetarit të Bashkisë të

ishte 600 apo 700 litra.

Ky ishte mësimi i madh moral që

mora në këtë udhëtim dhe për të

cilin them: Sa kemi për të mësuar

nga Europa, para se të bëjmë

pjësë në të.

Ing.Vladimir Dino

Anëtar i Këshillit

Bashkiak Korçë

5

-K o r ç a-

nëntor 2009

Sensibilizim Reklmacion Sensibilizim

SH.A UJËSJELLËS KANALIZIME - KORÇË

Java Kombëtare e Ujit 2-6 nëntor 2009

UJI ËSHTË JETË, VLERËSOJENI ATË!

KORÇA

24 ORË UJË

Ju e shpërdoroni

UJË

PËR TË GJITHË

Për një të ardhme të sigurtë!

Ata e ëndërrojnë!!!

Mos e shpërdoroni ujin!

Të nderuar qytetarë!

-Çdo konsumator duhet të paguajë

regullisht faturën mujore të

konsumimit të ujit.

-Për DEBITORËT ka sanksione të

veçanta ligjore

-Ju falenderojmë paraprakisht

për mirkuptim!

Design:

Ediola Osmani

Laura Furxhi

UKK-Zyrat Qëndrore

Adresa:

Rajoni Nr.1, Blloku i ri Sportit, Korçë

E:mail: ediola_17@yahoo.com

Http: www.ukko-al.com

Zyrat e pagimit të faturave dhe ajo e

informacionit me publikun ndodhen

në qëndër të Korçës, 20 m në krah

të djathtë të Postës Shqiptare, Dega

Korçë, ngjitur me Farmacinë Nr.1

Për cdo shqetësim dhe informacion

Tel:++355242617

Jeni të mirëpritur!

10 këshilla për të kursyer ujin

1.Mos lini rubinetin të hapur gjatë kohës që lani

dhëmbët dhe ruheni.

2.Një vaskë e mirë të qetëson, por dushi bën mirë për

qarkullimin e gjakut. Kështu mund të kurseni 100 l ujë.

3.Gjatë larjes së enëve mos e lini gjithë kohën rubinetin

të hapur, përdorni ujin me presion vetëm gjatë shplarjes.

4.Përdorni lavatriçen kur ajo është e mbushur. Do të

kurseni 8.200 l ujë.

5.Vadisni kopshtin kur dielli është në perëndim në këtë

mënyrë uji do të avullojë më ngadalë.

6.Nëse kini një kopësht përdorni ibrikun për vaditjen e

tij, më e mira është të përdorni ujin e seleksionuar nga

shiu.

7.Riparoni rubinetin me defekt nga i cili pikon një pikë

në sekondë, arrin në një humbje prej 16 l ujë.

8.Për larjen e makinës duhet ujë i bollshëm për 30 min,

nëse përdorni vetëm 2 kova me ujë do të kurseni 130 l.

9.Kontrolloni në mënyrë të regullt tubacionet e ujit

brenda shtëpisë tuaj.

10.Mirëmbani rubinetat duke i lyer me lëndë

antindryshku për ti mbrojtur ato.

Drejtori:

Dipl.Ing.PETRIT TARE

6

-K o r ç a-

nëtor 2009

KENT-i ANGLISË, NJË SHEMBULL I SHKËLQYER I DEMOKRACISË

(Shënime udhëtimi-Tiranë-Kent-Angli)

Nga VLADIMIR JAÇELLI-Kryetar i Komunës Çëravë-Pogradec

Londra

Pallati i Westminister

-Në kuadrin e njohjes së

eksperiencës botërore që

aplikon shoqata e komunave

të Shqipërisë, një

grup kryetarë komune

dhe Bashkie prej 25 veta

nga e gjithë Shqipëria, të

kryesuar nga kryetari i

Shoqatës së komunave të

Shqipërisë Z.Sabri Sallaku

dhe Drejtori exexutiv

Z.Agron Haxhimihali,

bënë një vizitë dhe trajnim

në Këshillin e Qarkut të

Kenti-it në Angli.

-Nga Qarku i Korçës

merrnin pjesë: Vladimir

Jaçelli (Kryetar i Komunës

Çëravë-Pogradec),

Flamur Sala (Kryetar

i Komunës-Drenovë-

Korçë), Vaskë Çinoku

(Kryetar i Komunës

sajë të Ftesës të Këshillit

të Qarkut Kent-Agli.

-Shërbimet e agjencive

ajrore dhe në linjat

shqiptare të “Rinasit”

janë drejt perfeksionimit

modern bashkëkohor.

-Ne udhëtuam me aeroplanin

e agjencisë angleze

“Britsh-Air Ues”. Aeroplani

ishte 200 vendësh

dhe me një komoditet

bashkëkohor, gjë që të

sillte një kënaqësi të

veçantë dhe që gjatë

udhëtimit shërbimi ishte i

shkëlqyer nga stjuardesat,

po kështu dhe

informacionet e ndryshme

që merrje që nga ato

meterollogjikë-televizioni

-gazeta e revista, etj.

-U nisëm nga aeroporti i

“Rinasit”-Tiranë në orën

8 e 30 minuta të mbrëmjes

dhe arritëm në orën

11 e 30 të mbrëmjes në

Londër-Udhëtimi zgjati

vetëm 3 orë. Aeroporti i

Londrës është një nga më

të mëdhenjtë në botë. Në

veçanti të bënte përshtypje

si në aeroplan, po

ashtu dhe në aeroport një

shërbim perfekt dhe një

edukatë sjellje për t’u

admiruar. Londra llam-

Londra, kryeqyteti i Anglisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Historia e

Londrës fillon me themelimin nga Romaket, kur thirrëshe Londinium. Zemra

e Londrës, qyteti antik i Londrës, i quajtur “square mile”, mban kufijtë e tij

që prej kohës së mesjetës. Që nga shekulli i 19, emri “Londër” i referohet

gjithashtu metropolit më të zhvilluar rreth tij.

Ura

Ora e Londrës

Muzeu Britanik

Kulla

Londra është një qytet me rëndësi të madhe globale dhe një nga qëndrat

financiare më të mëdha në shkallë botërore. Qëndra e Londrës është korpusi

e zyrave qëndrore të më shumë se gjysmës së 100 kompanive më të mëdha

të renditura në Mbretërinë e Bashkuar dhe të 500 kompanive të Europës.

Influenca e Londrës në politikë, financë, edukim, zbavitje, media, modë, art

dhe kulturë kontirbuon në pozicionin e saj global. Është një destinacion i

rëndësishëm turizmi, si për turistë vendas ashtu dhe nga mbarë bota. Londra

ishte vendi organizator i lojrave olimpike të verës në vitin 1908 dhe 1948, si

dhe do të organizojë ato të vitit 2012.

Në Londër ndodhen katër vende të trashëgimnisë botërore: Kulla e

Londrës, Kopshtet Botanike Mbretërore dhe vendi ku përfshihet Pallati i

Ëestminster dhe kisha Shën Margaret.

Londra ka një gamë të gjerë njerëzish, kulturash, dhe besimesh, dhe më

shumë se 300 gjuhë fliten brenda kufijeve. Në 2007, kishte popullsi zyrtare

prej 7,556,900 duke e bërë kryeqytetin me përqëndrim popullsie më të madh

në Bashkimin Europian..

Rrjeti Nëntokësor i Londrës, i adminstruar nga Transporti i Londrës, është

rrjeti rrugor nëntokësor më i madhi në botë. Aeroporti Heathroë i Londrës

është aeroporti me shpeshtësi udhëtimesh të pasagjerëve ndërkombëtare

më të lartë në botë dhe hapësira ajrore është nga më të shfrytëzuarat nga

çdo qëndër urbane në botë.

Pojan-Korçë), Fredi

Xhemo (Kryetar i Komunës

Mollaj - Dovoran -

Korçë).

-Qëllimi i vizitës ishte

njohje me eksperincën e

Qeverisjes vendore të

KENTIT në Anglitrainim,

si dhe vizita në

qëndra muzeale e civilizimin

demokratik anglez.

-Vizita u mundësua në

buriste plot shkëlqim

dritash vezulluese të

zhytur në një tis të lehtë

gri mjegulle karakteristike

për këtë kryeqytet

të madh e të bukur.

Mbas 1 ore udhëtimi me

autobus u akomoduam

në hotelin e bukur të

qytetit të Ashfordit.

(Vijon në faqen 7)

7

-K o r ç a-

nëntor 2009

DHE AUTONOMISË KOMUNARE DHE AUTONOMISË EFEKTIVE

-Mëngjesi u gdhi i bukur Partneriteti me njësitë

dhe ne shijuam pamjet e vendore-si zëri komunitar

mrekullueshme me shtëpi vinte në Këshillin e

karakteristike-njësi Qarkut-Metodat dhe

tregtare plot mallra, e me mënyrat efikase të

një marketing per të pasur zgjidhjes së problemeve

zili, si dhe një infrastrukturë

shumë funksio-

-Eksperienca konkrete u

në teren, etj.

nale e në shërbim të qytetarëve,

me një sinja-

shoqërore, shëndetsore,

dhanë për shërbimet

listikë perfekte. arsimin-struktura

-Qarku i Kentit me parqe arsimore e veçantë

plot drurë e lule në një (sidomos ai parashkollor)-

sfond të gjelbër ka një punësimi me anë të

popullsi prej 1.4 meleon trajnimeve për të fituar

banorë.

specialitete të kërkuar

E veçanta e temave trajnuese

qëndronte se, ato mbështetja e moshës së

nga tregu i punës-

ishin përgatitur me një tretë, ata me aftësi të

nivel të lartë dhe metoda kufizuar-njerëzve të

e paraqitjes teorikopraktike,

gjë që s’linte për rrugore-investimet në

sëmurë-infrastruktura

ekuivokë, por për një shërbimet komunaleturizmi-partneriteti

e

eksperiencë bindëse e

përvetësuese.

bashkëpunimi me shoqatat

e pavarura-me

-Qarku i Kentit mbulonte

nën juridiksionin e tij strukturat vullnetare, e të

autonom 12 distrikte. tjera.

Këshilli i Qarkut përbëhej -Ashford-(Distrikt)

nga 84 antarë të zgjedhur 55.000 banorë

nga komuniteti i qarkut me Borough 112.000 banorë

votim të lirë.

-Me tren ekspres-Parisi

-Këshilli i qarkut ishte një mban 2 orë.

organizëm që funksiononte

në bazë të përfa-

Master Plani 2001-2031-

-Në Ashford na u paraqit

qësimit të njerëzve të për zmadhimin e qëndrës

zgjedhur, të cilët në radhë të distriktit ku do të

të parë merrnin pjesë në ndërtohen 31 mijë shtëpi

Vendimet demokratike të reja.

për zhvillimin socialekonomik

dhe të fushave tjetër që konsistonte në

-Në një Master Plan

të tjera për qarkun, por rigjenerimin e zonave

mbronin dhe ngrinin urbane do të ndërtoheshin

3 qytete të reja me

problemet e komuniteteve

nga të cilët ishin zgjedhur. nga 15.000 banorë seciladeri

në 2031-Për hartimin

-Në temat teoriko-praktike

të trajtuara me e këtij Master Plani

shumë interes dhe një përveç specialistëve

eksperiencë e vyer ishin morrën pjesë dhe 150

ato të funksionimit të përfaqësues nga komuniteti.

Këshillit të Qarkut-demokracia

dhe autonomia- -Ashfordi-ka qënë qytet i

vogël larg Londrës, tani mahnite me diversitetin e

Londra me trenat ekspres Stilëve arqitektonike

bëhet për 37 min. moderne, por dhe ato

-Biznesi ka pasur zhvillim tradicionale.

të madh në bazë të -Katër kullat tregtare-

rregullave të ekonomisë antikiteti-Parlamenti-

së tregut, duke plotësuar Lumi Tamiz (i lundrueshëm

me varka + anije),

interesat e konsumatorëve,

por dhe fitimet ta

“Ora e Lodrës”, “Big

vetzhvillojnë beznesin,

Ben”-Pallati i Mbretëreshës-si

dhe në qëndër

ashtu siç bën “bleta në

kosheren e saj”, duke

të Londrës në piedestal

bërë mjaltë e duke u

statujat e personaliteteve

shumuar”.

të shquar, duke filluar

-Tani po shihej mundësia

praktike e krijimit të një

nga Çurçilli e deri tek

qëndre komerciale në Maudela.

hapësirën afër stacionit të -Supermarketet-Parqet

trenit, e cila do ti jepte fantastikë me një larmi

qytetit një pamje tjetër dhe shumëllojshmëri

dhe një funskion sa më bimësh, drurësh e lulesh,

afër qytetarve. si dhe statujat, shatrivanet,

etj, të linin pa

-Ne punojmë thanë përfaqësuesit

e Këshillit të mend…

Qarkut për barazimin në -Mikpritja dhe kultura

të gjitha planet e zonave angleze ishte një tjetër

urbane qytetëse me ato dukuri që na u ngulit në

rurale.

kujtesë për të mos e

-Shtëpitë në qëndrat e harruar kurrë.

banuara nga fermerët -Nga dritaret e avionit i

ishin sipas parametrave

thamë: Mirupafshim! –

bashkëkohore, me infrastrukturën

e nevojshme

Londrës-Anglisë të

Bajronit të Madh, poetit

dhe me shkolla e shërbime

anglez, mik i Ali Pashës

social-shëndetsore në

dhe që thurri aqë bukur

favor të fermerëve, me

vargje për shqiptarët.-

stacione, autobuzë modernë

dhe autobuzë që të

dhe kur avioni fluturonte

midis reve të bardha në

mbështesin sytë nga

gri ne filluam të kujtonim

komoditeti.

si në ekranin e një filmi

-Fermerët në bujqësi

përdornin mekanikë

ndjesitë e bukura dhe

bujqësore, ndërsa ata që

përvojën e vyer të miqve

merreshin me blegtori

tanë të mirë anglezë, e

trajtonin rreth 200 lopë të cila do të na shërbejë për

racës “Holshtein” që punën tonë në të

prodhonin 50-60 litra ardhmen, sepse tek vendi

qumësht.

mik ne pamë një “botë të

Kujdes i kushtohej pasterizimit

dhe përpunimit të civilizuar, me tradita

re”, një popull të

qumshtit.

progresive dhe një

Londra: Qyteti gri - të demokraci të zhvilluar.

8

Libra të rinj:

Autori ka botuar këto libra:

Më prit mos fli, 1992, poezi

Engjëjt darkojnë me djajt,

2008, poezi

Vdekje e dembelosur,

2008, poezi

Rebelim poetik, antologji,

bashkëautor, 2008, poezi

-K o r ç a-

Mikeshës qiellore

Ktheu bjondinë tek kasollja jonë e vjetër,

t’ia nisim nga e para, me cigare, konjak,

do të më përbuzësh, si asnjë tjetër

e di se përçmimin, nga ty e kam hak.

Por tani dhe përherë do t’më kaplojë malli

pendimi po më gryen, ashtu pak nga pak,

zemra po ndizet, si nga një gur stralli,

shpirti po fillon të lëshojë flakë.

Kthehu bjondinë-kotele, vajzë e kulluar

kthehu se pas kohësh do na ikë rinia,

shpresën e pritjes, po e shtrëngoj me duar,

se më vonë kuptohet e rremben nostalgjia.

Unë e di, ti më sheh, lart nga ky qiell

prandaj të lutem zgjatma njërën dorë,

për mua ke qënë e mbetesh diell,

në ferr, parajsë qofsha, a purgator.

Kuqalashkës ”italiane”

Vërtet kuqalashkë e ndjej mungesën tënde

kurmin ta kërkoj, më shumë se kurrë,

unë mjerani shtegëtoj, në të shkreta vende,

ku shkel e shijoj, veç baltë e pluhur.

Vërtet kuqalashkë, jam kredhur në merak,

s’më lenë kujtimet, ai vit zemërmirë,

që të solli tek unë, sigurisht me hak,

pastaj të ktheu, në një shkretëtirë.

Vërtet kuqalashkë, ke zanat të pështirë,

unë desha të të ktheja, në dallëndyshe,

që fati të ta bënte, jetën më të mirë,

që jeta të ta bënte, fatin shumë më ndryshe..

Vërtet kuqalashkë, kujtohu njëherë për mua,

pas punës së lodhshme, kur të jesh e lirë,

ta them me shpirt, urrejtja m’u shua,

do të mbetesh përherë, kuqalashkë e mirë.

nëntor 2009

Shiu fajtor

U shkrimë më qejf

mbi kuvertën e natyrës.

Për dreq a për keq

rrodhi shiu tekanjoz e

cipëplasur.

Ky satrap ujor

s’pati mëshirë

për ndjenjat tona lakuriqe.

Unë le të mbërdhija

mjaftonte

që gjoksin tënd legjendar,

ta ngrohja me kraharorin tim,

me zemrën,

që atë çast ta hodha

mbi supet e lagur.

POETI DURRSAK AGIM BAJRAMI, MIK NË GAZETA “KORÇA”

-Poeti dhe publiçisti Agim Bajrami është autor gjashtë vëllimeve poetike. Ai është fitues i disa

çmimeve, në konkurse të ndryshme poetike. Gjithashtu është e njohur publiçistika e tij dhe

kritika letrare, të cilat së shpejti do shohin dritën e botimit. Në proçes botimi ka dhe një vëllim

me fabula. Në vëllimin e tij poetik, që doli në qarkullim para pak kohësh, me titullin “MBRËMJE

TË PUTHURA”, një vend dinjitos, zenë dhe poezitë për Korçën dhe për korçarët. Ai ka qënë i

ftuar, pothuajse në të gjitha edicionet e aktivitetit “Netët korçare të poezisë”. Po botojmë dy nga

poezitë e tij për Korçën.

STACIONI I KORÇËS, DITË QERSHORI

Stacioni i Korçës, ditë qershori

Një vajzë më sheh që atje tej.

Si dallgë me brofka kraharori,

Ndaj gjoksin mbaj të mos shpërthejë.

Në prush u ndez krejt qënia ime,

Siç ndez rrufeja një mullar.

Dy buzë me lëng prej trëndeline

Gatuar veç për ustallarë

Mos vallë po shihja ndonjë ëndërr,

A djalli vetë femër ish bërë,

Ajo më qeshte me gjithë zemër

Me bisht qerpikësh si gjilpërë.

Pas saj pa fund vështrimi nderi

Dhe këmbët shpejt iu bindën xhanit

Në vend të vija te Seferi,

Ia futa qorrthi drejt Pojanit.

Kaq vjet që hije i bëj tokës,

Por kurrë më ngushtë veten s’kam parë.

Na ruaj Zot nga mëntë e kokës,

Nga zjarri i joshjes gënjeshtare….

Ky zjarr që shemb kala, bedena,

Tinzar si gjarpër poshtë plevicë.

Unë di se Korça ka Helena.

Por ja që paska dhe Circë.

Stacioni i Korçës, ditë qershori

Në ju gënjej më martë ky mot

Një çupkë djall në shtrat më mori

Vazhdimin tjetër, s’ua them dot…

LETËR E NJË ISH TË DËNUARI

DËRGUAR HETUESIT TË TIJ

(Kushtuar YLBER MERDANIT, njeriut të mirë që u persekutua nga diktatura)

Po të dërgoj nga larg “të fala”

Dhe një mallkim ngjyer me lot.

Ndonëse në gojë po më ngec fjala,

e s’kam më forcë të shkruaj dot.

Dëgjoj çdo ditë dënglat e tua,

Tek flet për fjalë e moral,

Ti që shtatë pashë më fute mua

Në fund të dheut për një fjalë

S’ti bëj hallall plagët e mia,

Kaq vite jete që mi grabite.

Dhe pse s’kam lindur nga mëria,

Por nga një Nënë me emër Drite.

Në trupin tim nga tmerret tretur,

(Krijesë prej plagësh kat më kat)

Kamxhiku yt ende ka mbetur

Dhe hija jote si lugat.

Më vijnë ndër mend dy sytë e murmë,

Kur vije dorë tek unë, “armiku”

Nga gjaku im që rridhte lumë,

Rrezik rimbytet “Titaniku”.

Mi dogje mishte më zjarr masati

Në një qeli ngjyrë arkivoli,

Po shpirti im veç nga inati

U ngul mes kockash e nuk doli.

Plot njëzet vjet i mbyllur shkova

Në klithma prangash e rënkim.

Po kurrë nga ti mëshirë s’kërkova

Dhe se kërkoj sa të kem frymë.

T’ ende flet e s’di ç’është droja,

Unë qaj nga plagët natë për nat

Ndaj s’mund të fal dhe po të doja

Do ish mëkat, dhjetë herë mëkat.

Klito Fundo

Korçës

Të dua, o Korçë e kristaltë

Zambak, që çdo stinë e sfidon

Pranvera të jep gjelbërimin

Dhe dimri brilante dhuron.

Qyteti im i bardhë si ëndërr

Të thur ty gjithmonë melodi

Krejt botës përqark po t’i bie

Un’prapë do të kthehem te ti…

Yje mbi Selanik

Ç’është kjo natë e harlisur intime

Qyteti i madh nuk gjen qetësi,

Duket i ndezur me zjarre mistike,

Deti me valët sikur bën dashuri!

Në parqe çiftet, gjysëmlakuriqe,

Ngjajnë si statuja, ngjajnë si hyjni,

Vargu shahistik i taksive,

Si postier erotik pran’u rri.

Stërmbesa të Elenës, Afërditës,

ç’u ka hije ky nuri magjik,

Mos vallë u shkëputët nga qielli,

Dhe ratë sonte këtu në Selanik?!

Greket

Kthehen vajzat e kolme nga plazhi

Me kofshët e bëshme

Dhe gjinjtë si ftonj.

Hej, Khajam, po të ishe gjallë,

Do t’ua çirrje sytienat me thonj!

Sa ngacmues zambaku i gjoksit,

Moj greke, të ngopura me verë,

Të ngopura me dashuri,

Ndaj dhe Egjeu, sot po tërbohet,

Kërthizën ju spërkat me xhelozi.

Kjo mbrëmje

Kjo puthje që shumë vonoi,

Kjo puthje që larg ne na la.

Ja, sonte tek bredhi i blertë,

Si çmim dashurie u dha!

Dhe, tani, kjo mbrëmje e kristaltë,

E ngrohu të ftohtin dimëror,

Premtimi i buzëve tona,

Të ndezur mban afshin rinor!

Kjo mbrëmje me borën e bardhë,

Ja sonte të dy përshëndet,

Tani ky acar që na ndante,

Me zjarrin e buzëve u tret!

9

-K o r ç a-

nëntor 2009

Qepa e Bozhigradit (Mirasit), një risi për Qarkun e Korçës

Krahas risive të tjera që

ka Qarku i Korçës si:

Korani i Pogradecit-

Gështenja e Zdërvaskës

-Domatja e Sanjollasit-

(Kolonjë)-Molla e Dovoranit-Ara

e Vithkuqit-

Fasulja e Prespës, etj,

është dhe QEPA e

BOZHIGRADIT

(MIRASIT).

-Vitin e kaluar Gazeta e

pavarur rajonale“Korça”

ngriti problemin, se në

komunën e Mirasit,

evadimi dhe tregëtimi i

Qepës me gjithë prodhimin

e madh dhe me

çmim të ulët nuk gjeti

treg shitje dhe si rezultat

i saj fermerët e kësaj

komune patën një dëm

ekonomik të madh.

-Ne përsëri po i kthehemi

këtij problemi, për

të sensibilizuar organet e

pushtetit dhe Drejtorinë

Rajonale të Bujqësisë e

Ushqimit Korçë dhe

degën e saj në Bilisht,

për tu treguar më atraktivë,

më afër këtyre

fermerëve dhe për të

gjetur alternativat e

mundshme për zgjidhjen

e problemeve të tyre,

duke mbrojtur prodhimin

vendas, sipas ekseriencave

të vendeve fqinjë

për garantimin e prodhimit

me anë të kontratave

dhe politikave

fiskale favorizuese për

fermerët. Kjo politikë

prioritare duhet bërë

sepse bëhet fjalë për

prodhime “etalion”, siç

është prodhimi i Qepës

së Bozhigradit, e cila

dallohet për vlerat e saj

të pakrahasueshme, me

ato që futen nga importi.

-Në Miras takuam

Presidentin e Shoqatës

së prodhimit dhe manaxhimit

të Qepës

“Miras” Z.Ismet Kollçinaku

dhe Manaxheren e

kësaj shoqate Znj.

Veronika Kollçinaku.

-Ja ç’na treguan ata:-

-Shoqata është krijuar në

vitin 2002, si një nevojë e

domosdoshme dhe bashkëkohore.

-Në shoqatë morrën pjesë

7 familje që kultivonin

qepën, e që shprehën

dëshirën për formimin e

kësaj bashkësie në bazë të

një statusi.

-Në vitin 2003 Shoqata

aplikoi për grand, sepse

prodhimi i qepës është

njëra anë-thotë Veronika,

ana tjetër është magazinimi

dhe ruajtja e kurorëve

të qepës deri në

tregëtim. Grandi u kërkua

për magazinën. Nga 80

shoqata që aplikuan nga

gjithë Shqipëria fituan

vetëm 10 nga Qarku i

Korçës fitoi vetëm shoqata

jonë me një Grand (japonez)

prej 13 mijë 900

dollarë.

-Ja kjo është magazina që

u ndërtua dhe tregon me

dorë.

-Në fasadën e saj shkruhej:

“Shoqata e prodhimit dhe

menaxhimit të qepës

“Miras”

-Qëndra e grumbullimit

dhe marketingut për

prodhimin e qepës Miras.

-Financuar nga Projekti i

Shërbimeve Bujqësore

ASP, nën kujdesin e

qëndrës së Menaxhimit të

Shoqatave dhe bizneseve

ABMC.”

-Kështu me ndërtimin e

magazinës dhe me

“Maunën” që dispononim

tregëtonim prodhimin në

Vlorë-Elbasan-Tiranë e

Korçë. Prodhimi ishte 60-

65 kv/për dynym, shitja

nga 250-400 lek të vjetra,

secili nga të 7 familjet e

shoqatës mbillte 21-25

dynym.)

-Kjo vazhdoj deri vjet

(2008), ku ne na u prish

“Mauna” dhe prodhimi i

shoqatës mbeti pa treg të

kontraktuar, por dhe i

gjithë fermerëve të komunës

të Mirasit, dëmi

ekonomik ishte i madh, në

total për gjithë fermerët e

komunës deri në 1 miliard

lek të vjetra.

-Këtë vit thotë Veronika

me keqardhje prodhimi i

Veronika Kollçinaku

qepës është përgjysmuar

në tërë komunën, sepse

fermerët u frikësuan, se

prodhimi nuk do ju

shitej…

-Ne kemi shumë nevojë

për kontraktimin e prodhimit

dhe jo vetëm të

shoqatës, por dhe të

individëve fermerë, për

këtë duam ndihmë dhe

zgjidhje nga Drejtoria e

Bujqësisë dhe Ushqimit

nëpërmjet Ministrisë

përkatëse. Sa për sqarim:

-Entet shtetërorë siç janë

spitalet, konviktet, shkollat

dhe universitetet,

ushtria, etj që Ministritë

përkatëse shpallin tendera

dhe fitojnë tregtarët

spekulatorë, duke marë

qepët tona e duke ju

shitur këtyre entëve

shtetërore. Pra shteti ti

marë direkt nga ne (dorë

e parë) dhe me çmim të

ulët 250-300 lek të vjetra

dhe jo nga këta tregtarë

(dorë e dytë) deri në 1000

lek të vjetra.

-Hyrja e qepës së huaj nga

jashtë, kur ne kemi qepën

tonë bio, me vlera të

pallogaritshme, është një

problem i madh që ka

sjellë dhe sjell mos

tregëtimin e qepës vendase

dhe mos mbrojtje të

fermerëve devollinj, e më

gjerë, sepse ky fenomen

nuk është vetëm për

qepën, por dhe për prodhime

të tjera...

-Vitin e kaluar ne si

shoqatë humbën 50

milion.

-Në vitin 2003, kur ishin

francezët tek ne u dha

ideja për një Fabrikë për

tharjen e qepës. Fabrika

do të merej nga Izraeli.

65% paguante

Banka

Botërore,

35% të vlerës

duhej të

paguanim

ne, por ne

nuk kishim

para, se sa

ishte formuar

shoqata,

kërkuam

ndihmën

e degës

së bujqësisë

Bilisht dhe

të drejtorisë

rajonale në

Korçë,për

kredi të butë

por asnjëra,

as tjetra s’na

i vuri veshin.

-Kontrata për blerjen e

qepës së tharë që do të

dilte nga fabrika do ishte

edhe për vendin, por dhe

një ofertë dhe kontratë

me Bullgarinë për ta

blerë me çmim të leverdisshëm.

“Shoqata e ka truallin për

ngritjen e fabrikës, do të

drejtohemi Drejtorisë

rajonale të Bujqësisë dhe

Ministrisë, sepse punonjësit

e saj nuk zbresin

poshte në bazë ku

prodhohet, për të biseduar

e nxitur prodhimin,

por rinë nëpër zyra…

thonë që flasin edhe

nëpër televizorë lokale,

thonë që bëjnë e panaire,

e koncerte, por ne nuk i

shohim...”

-Megjithëse kemi ½ e

prodhimit sivjet, shoqata

po meret me magazinimin,

ruajtjen e menaxhimin

e qepës, për ta

shitur deri nga fundi i

nëntorit.

-Qepa e Mirasit duhet

çertifikuar. Kështu ajo

do të ketë më shumë

mundësi tregëtimi brend

e jashtë vendit.

-Çmimet e Plehrave

kimike janë rritur, ne

përdorim plehun organik.

Problem është ujitja, për

këtë qëllim duhen kanale

vaditëse, për vaditje me

rrjedhje të lirë, se për ujitje

në formë shiu nuk bëhet

fjalë, siç ndodh në vendet

Europiane.

-Dua të them dy fjalë për

kryetarin e komunës sonë

inxhinierin, birin e kësaj

zone, Z.Arben Muçka, djalë

flori, na qëndron afër për

zgjidhjen e halleve dhe

problemeve tona duke na i

zgjidh ato, është i shqetësuar

për tregëtimin e

prodhimit, i sjellshëm dhe

i respektueshëm me të

gjithë komunitetin.

-Po ndonjë të metë, pyesim

ne-“Pemës që ka kokra, i

bien me gurë”-thotë me

humor Veronika.

-Në kthim qëndruam pak

në Menkulas. Shtëpia

muze e shkrimtarit të madh

shqiptar Dritëro Agolli-

”Nderi i Kombit”, përsëri

godina e ndërtuar nuk ishte

bërë funksionale brenda,

për ta vizituar shqiptarë dhe

Godina muze

të huaj. Të vjen keq që

Pushtetarët tanë të nderuar

në Devoll - Korçë - në

Ministrinë e Kulturës nuk

venë dorë për të zgjidhur

këtë problem me anë të një

fondi të veçantë. Ky do të

ishte një nder për ta e për

gjithë shqipëtarët.

Le të shpresojmë! Pranë

shtëpisë muze ishte ndërtuar

një tylbe dhe në krah

të saj po ndërtohej një

shkollë e re e bukur

nëntëvjeçare. Së shpejti

do të fillojë dhe asfaltimi i

rugës së re....

-Lamë Menkulasin dhe

udhëtojmë drejt Bilishtit.

Në hyrje të saj një grumbull

i madh plehrash.

-Një piktor që kishim në

makinë duke parë reagimin

tonë na tha i

shqetësuar:-”Para disa

ditëve erdha në Miras e

në disa fshatra të tjerë me

ca turistë grekë, u detyrova

tu tregoja diçka nga

krahu tjetër për të mos

parë grumbullimin e

plehrave në hyrje të

qytetit.

-Devollinjtë janë njerëz

me sedër, punëtorë dhe

me kulturë, ata janë

optimistë, sidomos tani që

është vënë në rrugë dhe

problemi i lëvizjes e lirë

e njerëzve që do të

relizohet së shpejti.

-Në Devoll nuk duhet

ardhur vetëm kur ka

fushata zgjedhore, por të

zgjedhurit duhet të kuptojnë,

se vota e tyre i ka

bërë të zgjedhur, i ka

bërë me pushtet prandaj

duhet të vinë më shpesh

për të bashkëbiseduar e

zgjidhur problemet e tyre.

VEHBI FURXHI

10

-K o r ç a-

nëntor 2009

Letërsi

Tregim:

AJO FJALË!...

THANAS JORGJI

– Sa e vështirë qënka të

pëshpërisësh atë fjalë! Këmbët

të priten, duart të dridhen e zëri

të meket sikur gjuha s’është më

e jotja. Ndoshta është e vetmja

gjë ku trimëria të lë në baltë, –

pëshpëriti shoku im, kurse mua

m’u kujtua Irena në vitet e

shkuara të gjimnazit.

Zhurma e shurdhër e valëve të

detit atje tej ngjan si fëshfërima

e fletëve të një libri nga i cili

duam të rilexojmë diçka të

dhimbshme e të përmallshme,

tashmë të mbetur tejlarg në të

kaluarën. Dëgjoj shushurimën

e tyre dhe filloj të shqiptoj me

mendje bashkë me to atë fjalë

të cilën nuk e thashë kurrë me

zë të lartë: “Të dua, Irenë!”

Zhurma e valëve përsëritet

ritmikisht, sikur edhe ato të

përsërisin me zë të ulët, të

shurdhër e të mistershëm:

“Të dua, Irenë, të dua,

Irenë!”…

Një përmallim i beftë më bën të

psherëtij dhe vetvetiu më

ngacmon një pyetje e cila s’më

lë të qetë sa herë që e kujtoj atë

vajzë: “Ç’ishte për mua Irena?

Një realitet? Apo një ëndërr?”

Kanë kaluar kaq vite e unë tani

s’mund t’i përgjigjem saktë

kësaj pyetjeje. Më lehtë e kam

të pranoj se ajo ka qënë një

ëndërr e bukur, tundonjëse e

dridhëruese e rinisë sime të

parë.

Koha bën të sajën dhe me siguri

Irena tashmë është martuar.

Përpiqem ta përfytyroj të

ndryshuar e të rritur, mbase me

një bebe në krah, por

s’mundem. Gjithmonë më del

para syve ajo vajza truphollë e

flokëgjatë, me përparëse të zezë

e jakë të bardhë e viteve të

gjimnazit.

Për Irenën ai qe shtatori i parë,

për mua i treti. U takuam ballë

për ballë në korridor sa mend u

përplasëm. Mbetëm të stepur

të dy, si të verbuar nga një dritë

e fortë. I hapëm udhë njëritjetrit

dhe mua më mbeti në

mend vështrimi i syve të saj.

Hyra në klasë duke marrë me

vete dritën e atij vështrimi.

Gjatë mësimit sepse më

pëlqente të kujtoja e rikujtoja

sytë e asaj vajze që në

shkëlqimin e tyre kishin diçka

të ngrohtë e njëkohësisht

lozonjar.

Kalojnë ditë dhe unë e shoh

shpesh atë. Ajo është nga një

fshat i largët e piktoresk me

nam për bukurinë e tij. Në pushimin

midis orëve të mësimit

si padashur, këmbët më shpien

nga klasa e saj dhe unë

habitem kur e kuptoj këtë. Sa

herë e shoh, ndjej që turbullohem

dhe skuqem në fytyrë.

Kjo më zemëron dhe mundohem

të sillem natyrshëm e

shpenguar por këto përpjekje

s’bëjnë gjë tjetër veçse e

theksojnë edhe më shumë

turbullimin tim.

Kalojnë javë. E ndjej se diçka

ka ndryshuar tek unë. Nuk kam

dëshirë të rri shumë me shokët.

Më pëlqen të mbetem vetëm. Të

mbyllem brenda një guacke

vetmie dhe të jem vetëm me

mendimet e mia. Vë re gjithashtu

se nuk jam i zoti të përqëndrohem

dhe mendimet më fluturojnë

larg: nëpër klasa e korridore dhe

sillen rreth asaj vajze flokëgjatë

dhe me sy të ndritshëm, vështrimi

i të cilëve mua më shkakton

tërmet.

Shpesh, gjatë studimit, midis

rreshtave dhe ekuacioneve më

dalin përpara sytë e saj të zinj.

rrropatem t’i largoj por nuk është

e mundur. Vështrimi i tyre

çapkën sikur më përqesh dhe

tallet me mua, sikur më thotë:

“S’na përzë dot, s’na përzë

dot!”. Mendimet më rrëmbejnë

dhe një zhurmë më sjell në vete:

libri më ka rënë nga dora përdhe.

Kjo gati më tremb. Vij në vete

dhe marr librin e rënë përmbys.

E mbyll dhe pyes veten i

turbulluar, madje i shqetësuar:

“Ç’është kështu me mua? Ç’po

ndodh?” Ndjej se më mungon

diçka, se kërkoj diçka, por as

vetë nuk e di se çfarë. Në zemër

kam një pështjellim dhe

pakuptuar më lind dëshira të

ëndërroj, të këndoj, të bëj diçka

të mirë, ndërsa një zë i

brendshëm dhe i heshtur më

thotë: “Ti e do atë!”

Ky mendim më bën të skuqem

sikur të kem bërë ndonjë turp

dhe nxitoj ta zhbëj. T’ia mohoj

vetes dhe ta bëj të paqënë duke

e kundërshtuar veten sikur ai zë

t’i përkiste dikujt tjetri. E dua?!

Unë e dua atë? Ç’thua, more!

Vjen dimri dhe dëbora e parë

zbardh kudo me tërë bukuritë e

saj. Ajo ka hedhur vellon e

bardhë mbi çatitë, rrugët dhe

pemët. Mbaron ora e fundit e

mësimit dhe vajzat vrapojnë të

largohen duke lëshuar klithma

të hareshme. Një breshër topash

i ndjek pas. Edhe unë kam bërë

një top që e mbaj në dorë. Nuk e

gjuaj, megjithëse gishtat më

mpihen së ftohti.

E ruaj për të.

Papritur zemra më hov përpjetë

sapo e shikoj të dalë nga porta e

shkollës. Ja ku është! Ajo del

dhe vrapon si shoqet. Drejtohet

nga unë, pa më vënë re me kokën

futur nën jakë. Unë ngre dorën

lart t’i gjuaj dhe...

Ajo më gjuan e para me

vështrimin e syve të saj!

Buzëqesh nën hundë e mua

buzëqeshja e saj më çarmatos.

Dora më mbetet pezull. Rri ashtu

vetëm një çast. Për të pyetur

veten edhe një herë. Për të

fundmen herë:

A duhet ta qëlloj?

Apo të mos e qëlloj?

Nuk di si ndodh. Prej kohësh

nuk i kuptoj gjërat që ndodhin

brenda meje. Shoh sesi topi i

dëborës që mbaj në dorë

pakuptueshëm fluturon drejt saj.

Si një zog i bardhë. Si një

pëllumb lumturie.

Sa dashuri ka brenda ai top!

Dëbora thërmohet nëpër flokët

e saj të zinj dhe unë e dëgjoj të

pëshpëritë:

– I lig, i lig. S’të vjen keq fare!

Por unë jam gati të vë dorën në

zjarr se në zërin e saj s’ka asnjë

notë zemërimi. Sytë e zinj ia

përshkëndit nuk di çfarë drite që

i bën ata të qeshin aq sa unë nuk

mundem ta shoh në bebëza. Ajo

buzëqesh, ndërsa unë nuk di ç’të

bëj më tej: t’i gjuaj prapë, apo t’i

them ndonjë fjalë. Aty-këtu,

nëpër flokë i kanë ngecur copëza

dëbore që mua më ngjajnë herë

me petale luleshqerrash e herë

me zëmbakë të bardhë uji.

Dikur njihemi. Atë e quajnë Irenë.

Që nga ajo ditë ajo gjithmonë më

përshëndet, duke më parë drejt

në sy me atë vështrim të ngrohtë,

diçka më tepër se miqësor i cili

më shkakton mijëra dridhërima të

ëmbla.

Vjen një kohë kur për mua dita

ka kuptim vetëm kur e shoh atë.

E shoh se kam rënë në lak. Në

një lak prej të cilit megjithatë nuk

kam dëshirë të shpëtoj. Në

shtëpi nuk më rrihet më. As nuk

më mësohet më. Më pëlqen të

sillem tutje-tëhu rrugës nga kalon

ajo. Me shpresën e vagët dhe të

druajtur se do ta shoh atë. Se do

përshëndetem me të. E ndjej se

po bie në mësime. E shoh se po

bëhem ndoshta qesharak. Dhe

kjo më mundon së brendshmi.

Betohem dhe stërbetohem me

vete se ja, kjo është dita e fundit.

Se do t’u shtrohem mësimeve. Se

nuk do kaloj kurrë më rrugës nga

kalon ajo.

Ajme, më kot!

Të nesërmen përsëri nuk më

mban dot shtëpia dhe sërish

sillem tutje-tëhu rrugës nga kalon

ajo.

Një ditë i them vetes: “E gjithë

kjo, mos e ka emrin dashuri? Po

qe kështu, atëhere duhet t’ia

thuash vajzës atë që ndjen për

të, më shtyn zëri i brendshëm.

Nuk është krim të dashurosh një

vajzë!”

Ah, sikur të ishte aq e lehtë!

A nuk e di ai zëri se unë bëhem

lulekuq në fytyrë vetëm sa e sjell

në mend emrin e saj?

A nuk e di ai zëri se zemra ime i

dyfishon rrahjet sa herë

ndeshem përballë saj?

A nuk e di më në fund ai zëri se

mua më thahet gjuha dhe fjala

më ngec në fyt sa herë duhet t’ia

kthej përshëndetjen asaj?

Ditët kalojnë, akujt shkrihen dhe

ujrat gurgullojnë. Ngado dëgjohen

zërat e natyrës që po

zgjohet, të hareshëm si tringëllima

e mijëra zilkave. Diku,

rrëzë mezhdave përballë diellit

kanë nxjerrë gjethëzat manushaqet

e lulekaçet. Kudo ndihet

prarimi i pranverës. Një degëz

kajsie ka çelur me druajtje lulet e

para. Ajo lëkundet lehtë, sikur

shtriqet. E zgjuar pas një gjumi

të gjatë. E habitur nga magjia e

pranverës. Puhiza e ngrohtë i

fryn dhe dega me lule fërgëllon e

rrëqethet, sikur të jetë më shpirt.

Janë net maji. Jashtë fryn era e

ngrohtë dhe e vrullshme, era e

luleve. Unë rri në shtrat i pagjumë

dhe dëgjoj zhurmat që jehojnë

nëpër fushë. Përzihen tingujt e

një kënge të largët me uturimën

e një traktori. Ndoshta atë këngë

e këndon një djalë dhe ndoshta

një vajzë e pagjumë e dëgjon.

Dy sy ndritin në terrin e natës

së vakët dhe dy buzë pëshpërisin

dhe buzëqeshin në

heshtje. Zëri i përmallshëm i

djaloshit vjen valë-valë. Një

këngë dashurie e malli përzier

bashkë:

...Sikur ta dish, moj vajza ime

ç’zjarr i madh më djeg për ty...

Kënga bashkohet me flladin e

vakët dhe hyn në dhomë.

Provoj një ndienjë të çuditshme,

tunduese. Diçka si ajo që aq

bukur e ka skalitur poeti në

vargun e tij: bie, po s’dua të fle.

Ndoshta ka kaluar mesnata. Nga

dritarja duket qielli, ku shkëlqejnë

miliona yj të bardhë dhe

unë mundohem të shkruaj me yj

emrin e saj: I-R-E-N-Ë! duke

krijuar një yllësi të re me to.

Jashtë fryn erë pranverore.

Ardhjen e pranverës e ndjejnë

edhe pemët e zhveshura krahëftohta.

Fryma e saj e ngrohtë

gjallëron edhe drurët dhe i bën

të lulëzojnë e të zbukurohen me

mijëra lule të bardha. Puthja e

ngrohtë e pranverës më magjeps

edhe mua. Një dëshirë e

pamposhtur më grish, më fton

të ngrihem dhe të dal jashtë. Të

ec nëpër kopshte, të shkopsit

këmishën, të pres në gjoks

flladin dhe ky të më krehë flokët.

Një zë i ulët më pëshpërit në

vesh:

Ngrehu, mos fli. Rend nëpër

fusha, këndo edhe ti!

Ndaj gjumi më është arratisur

dhe s’më zë në këto net të

bukura maji. Përpëlitem në

shtrat i shqetësuar dhe njëkohësisht

i mrekulluar nga ky

shqetësim i ëmbël: “Ç’të jetë

vallë? Pse s’mundem t’i largoj

dot ata sy? Dhe pse më pëlqen

t’i shoh gjithnjë? Oh, Irenë!

Ç’ke me mua? Pse s’më lë të fle?

Irenë!...

Qëndroj shtrirë me sytë në

tavan dhe duart nën zverk.

Betohem me të gjitha betë e

botës se të nesërmen do t’ia

them të gjitha. Le të bëhet ç’të

bëhet!

I ngre pusi te rruga ku do kalojë

dhe rri e pres. Le t’ia them të

gjitha. Të bëhet ç’të bëhet! Ja,

ajo duket në krye të kthesës me

çantë në dorë. E bukur si një

lulemollë. E brishtë si një flok

dëborë. Është e gjatë, e hollë,

me flokë të zinj, të ndritshëm e

të shëndetshëm. Me lëkurë të

bardhë e faqe të kuqe, sikur të

jetë një copëz nga dëbora e

bardhë dhe qershitë e kuqe të

fshatit të saj. Në mjekër ka një

shenjë të vogël, kujtim nga

fëmijëria.

Më duket se ajo është vajza më

e bukur në botë. Mbase sepse e

shoh me sytë e dashurisë.

Sa më shumë afrohet, aq më të

shpeshta bëhen rrahjet e zemrës

sime. Ndërkaq guximi më ka lënë

dhe më vjen t’ua mbath këmbëve,

por është vonë. Mbledh

të gjithë guximin dhe e detyroj

Ç’ngurron o zemër në këto ditë të tilla

Kur edhe ferrat çelin trëndafila

Ludwig Uhland

veten të qëndroj përballë saj. Të

paktën të mos bëhem qesharak.

Ajo më sheh me buzë në gas dhe

më përshëndet, ndërsa sytë i

vishen me dritë dhe i lahen nga

një lumë ngrohtësie. Faqet i

skuqen flakë dhe unë e kam të

vështirë ta kuptoj: nga shëndeti

apo nga diçka tjetër i bëhen

ashtu.

Matem t’ia them ato dy fjalë të

shkreta, po gryka më thahet dhe

fjalët më ngecin në fyt, thua se

më mungon laringu. Mezi i

përgjigjem përshëndetjes së saj

dhe vazhdojmë rrugën të heshtur.

Ia dëgjoj frymëmarrjen e

nxituar. Irena dëgjon timen. Ajo

e merr veten e para dhe buzëqesh.

– Çudi, ne gjithmonë këtu

takohemi. Ç’rastësi!

Thotë kështu dhe hesht. Faqet i

marrin ngjyrë trëndafili. Ecim dhe

heshtim. Në panik vë re si humb

çdo metër dhe pas pak do

ndahemi duke u futur secili në

klasën e vet. Më vjen të thërras,

të bërtas, ta kap nga bërryli, ta

kthej me vrazhdësi nga vetja dhe

t’i them:

Të dua, Irenë! A s’e kupton?

Unë të dua!...

Por asgjë. Ecim dhe heshtim.

Duke humbur pamëshirshumërisht

metrat e fundit. Unë

e ndjej, ajo pret. Pret që unë t’i

them “të dua!”. Po a jam nga ata

burra unë?

Hyjmë në shkollë. Para se të

ndahemi, ajo më kërkon

stilografin. Ia huaj duke ia

kuptuar hilen. Unë e di: ajo ka

stilograf por do të ketë një shkak

më shumë për të më takuar. Irena

hyn në klasë, kurse unë mbetem

në korridor, duke u brejtur me

veten. Më vjen të pëlcas: edhe

sot në vend numëro!

Në pushimin e madh dalim në

oborr. Vë re me bisht të syrit ku

zë vend Irena me shoqet. Pastaj

i ftoj shokët:

– Shkojmë këtej. Është më

ngrohtë.

Shokët s’ma prishin, megjithëse

nuk e kuptojnë pse pikërisht

andej është më ngrohtë. E nga

ta dinë ata se për mua andej

ndrisin dy diej?! Ne kalojmë

pranë vajzave dhe unë fshehtas

hedh sytë tek ajo. Befas vështrimet

tona takohen. Një

nënqeshje e lehtë të cilën më

shumë e ndjej se e shoh i endet

në buzë dhe në sy. Ndoshta

edhe ajo ka dëshirë të më

vështrojë vjedhurazi.

Ç’tinëzare që është kjo Irena!

Koha kalon. Ndërkaq kam

ndryshuar, sa as veten s’po e

njoh. Jam bërë i ndjeshëm, më

prek çdo gjë: një melodi e bukur,

një mbrëmje e kthjellët me hënë,

kur në fushë këndojnë bulkthet.

Kam dëshirë të vë në ballë dritën

e blertë të një xixëllonje por më

dhimbset ajo. As vetë s’e di

kush ma ka zbutur zemrën kështu

mua, harrakatit të dikurshëm.

Ditët kalojnë dhe unë s’mundem

t’ia them ato që ndjej për të.

Gjithnjë ngushëllohem dhe

shpresoj tek e nesërmja. E di.

Këtë ma thonë mijëra zëra të

brendshëm: edhe ajo e pret me

padurim ditën tjetër: a do t’i

them gjë vallë të nesërmen?

Ndërkaq ditët dhe javët

vrapojnë. Vjen dita e fundit e

vitit shkollor. Unë kap

vështrimin e Irenës. Në të

shkruhet një brengë e fshehtë

që pyet dhe gati s’klith:

Kur? Pse?

Ndërsa unë vështroj si idiot dhe

s’di ç’të them.

Të nesërmen ajo me valixhe në

dorë, futet në autobus kurse

unë, gjoja rastësisht i kaloj

pranë dhe e takoj nga dritarja.

Sytë e saj pyesin me ngulm:

Kur? Pse?

E unë i them po me sy:

Në shtator. Në shtator. Patjetër!

Autobusi niset. E ndërsa ikën,

degët plot gjethe të pemëve

fërfëllijnë nga era, sikur e

përshëndesin me tundje dore

bashkë me mua dhe i thonë:

Mos harro shtatorin. Dikush

këtu të pret!

Dora e saj valëvitet në erë. Unë

e ndjej akoma ngrohtësinë e

vështrimit të saj dhe ngashërimi

më shtrëngon fytin. Lotët më

djegin në sy dhe zemra më rreh

me forcë, teksa autobusi

largohet.

Vetëm unë e di si kalojnë muajt

e verës. Vjen një shtatori dhe

oborri i shkollës merr jetë

përsëri. Banorët e tij

përjetësisht të rinj kthehen nga

pushimet e verës plot gjallëri

dhe plot përshtypje. Edhe unë

jam në mes të shokëve. Bisedoj

dhe qesh me ta, por sytë e

mendjen i kam gjetkë. Çudi,

Irena s’duket gjëkundi. Mos

bën shaka me mua ajo? Të

nesërmen gjithashtu. Ndërsa të

pasnesërmen mësoj se familja

e saj është transferuar në një

qytet të largët, diku në Veri.

... Shoku im hesht i menduar.

Hesht edhe unë. I jap të drejtë

në heshtje dhe i vë veshin

zhurmës së valëve. Shushurima

e tyre duket sikur vazhdon të

pëshpërisë me zë të ulët, të

shurdhër e të mistershëm atë

fjalë të cilën unë kurrë s’e

thashë me zë të lartë:

Të dua, Irenë!

Bilisht 1983

11

-K o r ç a-

nëntor 2009

DREJTORIA E SHËRBIMIT PYJOR - KORÇË

KUNDRAVAJTJET ADMINISTRATIVE DHE PENALE PËR MUAJIN TETOR 2009

Nr. EMËR MBIEMËR FSHATI DT PROCEDIMIT VLERA E

DËMIT

1 Romeo Stavri Skëndo Drenovë 07.10.2009 18000

2 Adriatik Adil Pinderi Qatrom 07.10.2009 30000

3 Artan Kiço Cico Drenovë 07.10.2009 72000

4 Gaqo Kristull Thanasi Drenovë 07.10.2009 12000

5 Pirro Shkëmbi Drenovë 07.10.2009 18000

6 Nestor Fidan Mili Kallamas 19.10.2009 9000

7 Jordan Mitre Andoni Kallamas 19.10.2009 9000

8 Cveta Gjergji Nesotri Liqenas 01.10.2009 6000

9 Kersta Llazi Stojani Liqenas 01.10.2009 6000

10 Sandra Gjergji Kiço Liqenas 01.10.2009 6000

11 Liliana Boriz Kristo Diellas 02.10.2009 9000

12 Kala Bogdan Kristo Diellas 02.10.2009 9000

13 Fatmir Gura Pojan 08.10.2009 60000

14 Miri Fejzulla Hoxha Lubonjë 11.10.2009 30000

15 Redi Bexhet Koleci Lubonjë 04.10.2009 16000

16 Alban Yrjan Stermolli Lubonjë 03.10.2009 24000

17 Altin Enver Hoxha Lubonjë 05.10.2009 24000

18 Niku Flamur Kaposhi Lubonjë 07.10.2009 24000

19 Artan Përparim Shaqe Lubonjë 29.10.2009 24000

20 Edjon Mustafa Hima Lubonjë 29.10.2009 24000

21 Sokol Nesti Kandili Vithkuq 18.10.2009 24800

22 Orgest Shkëlqim Murati Lubonjë 11.10.2009 30000

23 Gentian Nefi Muçollari Velçan 08.10.2009 45000

24 Adriatik Arif Dautllari Sovjan 08.10.2009 27000

PROCES-VERBALE PENALE TETOR 2009

25 Fatmir Sami Kovaçi Mborje 10.10.2009 34000

26 Renato Nevruz Hoti Mborje 10.10.2009 34000

27 Sali Ylli Nameti Mborje 10.10.2009 80000

28 Bledar Nevruz Sumba Mborje 10.10.2009 80000

39 Eduard Festim Muslli Mborje 10.10.2009 34000

30 Ramiz Kapllan Dervishi Dushar 06.10.2009 324000

31 Eldi Pirro Nole Drenovë 07.10.2009 34000

32 Adham Gago Drenovë 07.10.2009 40000

33 Enver Korollari Mborje 29.09.2009 72000

34 Ilirjan Hoti Mborje 29.09.2009 72000

35 Fatmir Kovaçi Mborje 29.09.2009 72000

Drejtori i Shërbimit Pyjor - Korçë

GËZIM ADRI

Shef i Policisë Pyjore

Piro Pojani

12

-K o r ç a-

nëntor 2009

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456

“ VJESHTË LETRARO-ARTISTIKE, BOBOSHTICË 2009 “

-Për të katërtin vit

meditative, më poetike,

gjithashtu: deputetja e

letrare-kulturore e qyte-

Artist i Merituar; me

krijimtari më të bega-

zhvillohet kjo vepri-

frymëzimi i poetëve,

Kuvendit të Shqipërisë

tare, sepse vetëm kështu

çmimin “Tefta Tashko

tshme në të ardhmen, ku

mtari e LSHA-së

shkrimtarëve dhe arti-

Ledina Aliholli,

mund të jemi plotësisht

Koço” u nderua Kostaq

protagonistë ishin vetë

Korçë, në përmbyllje të

stëve është shtuar …

Prefekti i Qarkut Koço

të denjë për t’u bërë

Vrame, pianisti dhe

pjesmarrësit.

veprimtarive të muajit

-Në këtë kuadër, në për-

Bello, pedagogia e

pjesë e Europës.

mësuesi i Liceut Artistik

-Gjithashtu të pranishmit

të letërsisë dhe arteve;

-Ndahen çmime për

kontribute në fusha të

ndryshme të letërsisë,

muzikës, piktures, regjisë

skenike …

-Premtime për zhvillimin

më të shpeshtë të

këtyre veprimtarive …

-Në këto ditë vjeshte,

me një peisazh natyror

të mbrekullueshëm, ku

mbizo-tëron gërshetimi

i të gjelbërës, të verdhës

mbyllje të veprimtarive

të zhvilluara gjatë tetoritmuaj

i letërsisë dhe

arteve, Lidhja e Shkrimtarëve

dhe Artistëve,

Korçë, me mbështetjen e

Këshillit të Qarkut dhe të

disa bizneseve dashamirëse

vendase, organizoi

takimin “Vjeshtë

letraro-artistike,

Boboshticë 2009”.

Ishin të pranishëm poetë

e shkrimtarë, piktorë e

letërsisë në Universitetin

“F.S.Noli” Jonela

Spaho, etj. -Takimi u çel

me fjalën e rastit, mbajtur

nga kryetari i LSHAsë

Korçë Vladimir

Toroveci, i cili theksoi

arritjet e vitit të shkuar

në të gjitha gjinitë e

letërsisë dhe arteve në

Qarkun tonë, duke e

vënë theksin se ky vend

krahas infrastruktures

materiale, rrugore, ka

-Në aktivitet përshëndetën

deputetja Ledina

Aliholli-Prefekti i Korçës

Koço Bello, pedagogia

Jonela Spaho,

Kryetari i Klubit “Bota e

Re” Ylber Merdani dhe

ai i Klubit “Miqtë e

Dritëroit” Bashkim

Gjoza, si dhe piktori

Anastas Kostandini, etj.

Pastaj u ndanë çmimet

tradicionale në gjini të

ndryshme të letërsisë dhe

të Korçës, i cili mban

emrin e kësaj këngëtareje

të shquar. Në letërsi:

vizituan ekspozitën me

35 grafike të piktorit të

talentuar pogradecar

Çmimin “Sterjo Spasse”

Anastas Kostandini ku

e fitoi shkrimtari Hysen

pasqyrohej vepra e

Kobellari, për romanin

Mitrush Kutelit:-”E

“Kurbatka e bukur”;

madhe është gjema e

ndërsa Theodhoraq

mëkatit”.

Ciko, si tregimtar i

-Kantautori i talentuar

spikatur u nderua me

Maksi Kulla këndoi

çmimin “Sotir Andoni”.

këngë të kompozuara

Në pikturë, me çmimin

nga ai vetë me tekst të

“Vangjush Mio” u nderua

Gentian Proko.

poetëve korçarë.

dhe portokallisë, kur

gjethet bien dhe rrugët e

parqet e qytetit tonë janë

bërë më të heshtura, më

muzikantë, dashamirës të

letërsisë dhe arteve nga

Korça, Pogradeci e

Devolli. Morën pjesë

nevojë edhe për një

“infrastrukturë” shpirtërore

solide e cilësore,

për të rritur kapacitetet

arteve. Çmimin “Sokrat

Mio” e meritoi regjisori

dhe aktori i mirënjohur

Dhimitër Orgocka -

-Veprimtaria ishte një

spektakël i bukur, me

këngë e recitime, me

përshëndetje e urime për

HYSEN KOBELLARI

Sekretar i LSHA-së

Qarku-Korçë.

REDAKSIA

Botuesi:

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456

ADRESA:

Drejtore: Laura Furxhi

Rr. „Misto Mame“ Shtypshkronja

Art Design:

Aurel Grabocka-Drejtor i ARZH-së Korçë

Bardhi Sejdarasi-Tiranë-Ylber Merdani-poet,

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456

Msc.Ilir Shyta-pedagog-Skënder Demolli-(Athinë),

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456

L.Furxhi

Tel: 082242382

Arben Caka-Kolonjë, Mihal Kuteli – Pogradec,

Nr. 13, Korçë

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456

Tel:

082242985

Cel:

0682459546

„Kotti“

Adresa:

Rr. „Jovan Kosturi“

Nr.1

Korçë

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!