Shkarko librin si PDF - Media Print

Shkarko librin si PDF - Media Print Shkarko librin si PDF - Media Print

mediaprint.al
from mediaprint.al More from this publisher

Lediana Bardhi, Anduela Lile

INFORMATIKA 9

Për klasën e nëntë të arsimit 9-vjeçar

S H T Ë P I A

B O T U E S E

Lediana Bardhi, Ma. Anduela Lile

S H T Ë P I A

B O T U E S E

2

Përmbajtja

Hyrje 4

Kapitulli 1. Word & Excel 2007 5

1. Risitë Offi ce 2007 6

2. Dokumentet model në Word 8

3. ClipArt dhe WordArt 11

4. Tabelat në Excel 14

5. Veprime me tabela 16

Test 18

Kapitulli 2. Programi Microsoft PowerPoint 2007 19

1. Prezantimi me PowerPoint 20

2. Faqja e punës në PowerPoint 22

3. Faqosja dhe zonat e operimit 24

4. Veprime me slide 26

5. Temat dhe aplikimi i tyre 28

6. Listat në PowerPoint 30

7. Objektet dhe formatimi i tyre 32

8. Diagramet SmartArt 34

9. Animacionet 36

10. Shikimi dhe printimi i slide-ve 38

Test 40

Punë praktike 65

1. Krijimi i një labirinti 66

2. Krijimi i një posteri 68

3. Krijimi i një buxheti të thjeshtë 69

4. Punoni me tekst në PowerPoint 72

5. Aplikoni tema dhe elementë të tjerë 74

6. Kërkimi në internet 76

7. Krijimi i një Blogu për shkollën 78

8. Përdorimi i Google Earth 80

9. Përdorimi i e-mailit 82

10.Shtypja (Typing) 84

Kapitulli 3. Internet, web & e-mail 41

1. Prezantimi me Internetin 42

2. Shërbimet dhe përdorimet e Internetit 45

3. Lidhja në internet 48

4. Internet Explorer 51

5. Web dhe website 54

6. Motorët e kërkimit 56

7. Posta elektronike 58

8. Microsoft Outlook 2007 60

9. Veprime me Outlook 62

Test 64

3

Hyrje

Libri i Informatikës këtë vit ju prezanton me programin PowerPoint 2007, si dhe me internetin

dhe shërbimet web dhe email.

PowerPoint është program i paketës Office, që ju ndihmon të krijoni materiale të cilat prezantohen

nëpërmjet një projektori. Ky proces quhet prezantim. Nëpërmjet këtij programi krijoni në ekran

ndërthurje tekstesh me ngjyra, fotografish, ilustrimesh, vizatimesh, tabelash, grafikësh që kalojnë

si sekuenca filmash. Ju mund ta plotësoni tekstin duke përdorur efekte të tjera, si vizuale ashtu

edhe zanore. PowerPoint ju mundëson printimin e prezantimit tuaj, si dhe konvertimin e tij në

video, të cilën mund ta shihni në kompjuter, por edhe ta ngarkoni në internet.

Për të përftuar shërbimet që ju ofron interneti, ju duhet të realizoni një lidhje me të. Kur lidheni në

internet, në fakt ju komunikoni me kompjuterë, pjesë të rrjeteve kompjuterikë lokalë, kombëtarë

apo ndërkombëtarë. Me anë të internetit, përdoruesit në të gjithë botën ndajnë informacione dhe

komunikojnë midis tyre. Lidhja e internetit sigurohet nëpërmjet kompanive që e mundësojnë

këtë shërbim kundrejt tarifave përkatëse.

Interneti lindi nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së si një mënyrë për të mbrojtur sistemet e

komunikimit të qeverisë. Ky rrjet u krijua si një komunikim ndërmjet kontraktuesve, personelit

ushtarak, sektorit të kërkimit nëpër universitete brenda një projekti të vetëm. Rrjeti vendosi

në përdorim një set protokollesh standarde për të krijuar një mënyrë sa më efektive për këta

njerëz për të komunikuar dhe ndarë të dhëna. Në 1980-n, rrjeti ishte përhapur aq shumë saqë

Fondacioni Kombëtar i Shkencës mori përsipër këtë rrjet duke zhvilluar lidhjen e mëtejshme mes

kompjuterëve dhe duke sjellë atë që tashmë të gjithë e njohim: internetin.

Pjesën tjetër të historisë ju e dini apo ndoshta e keni dëgjuar. Interneti është përmirësuar falë

zhvillimit të shërbimeve Gopher dhe World Wide Web. Edhe pse interneti është mbizotërues

nëpërmjet një rrjeti të orientuar kërkimesh, ai nuk rresht së rrituri si një burim informacioni,

krijimi dhe tregtie çdo ditë dhe në të gjithë botën.

4

Kapitulli 1

Word & Excel 2007

Objektivat:

• të përvetësojnë dhe eksplorojnë risitë e paketës Office 2007: riboni, tabet dhe grupet e komandave;

• t’i japin një aspekt gjallërues tekstit duke përdorur Clipart dhe Wordart;

• të paraqesin të dhëna në tabelë dhe të klasifikohen ato;

• të krijojnë dokumenta model si vertetime, shkresa zyrtare, listpagesa.

Shpjegues termash

• XML - gjuhë që përcakton një sërë rregullash për kodifikimin e dokumentave që të jenë të

lëxueshëm si për njeriun ashtu dhe për makinën. Formati XML siguron thjeshtësi, siguri dhe

përdorim të skedarëve në Internet.

• Clipart - koleksion fotosh apo imazhesh të gatshme të vendosur të krijuara në mënyrë elektronike

apo në letër.

• Wordart - tekst me efekte speciale si hije, ngjyra, rrotullim, forma të ndryshme.

• Kutia search - kuti që shërben për të kërkuar informacion me anë të një apo disa fjalëve kyçe.

• Piketat e madhësisë - forma që shfaqen si rrathë apo katrorë të vegjël në kufijtë e objektit dhe

që shërbejnë për të ndryshuar madhësinë e tij.

5

KAPITULLI

1

Word & Excel 2007

1. Risitë Office 2007

Microsoft Office 2007 paraqet mënyra të reja efikase për të kryer veprime me skedarë. Ai ka sjellë

risi në paraqitjen grafike dhe thjeshtësi në përdorim.

1. Riboni

Microsoft Office 2007 siguron një akses të shpejtë tek komandat nëpërmjet ribon-it, i cili ka

zëvendësuar shiritin e menyve dhe atë të komandave (toolbar) në versionet paraardhëse. Qëllimi i

ribonit është t’i mbajë të dukshme komandat në plan të parë, ndërkohë që në versionet paraardhëse

ato ishin të fshehura pas menyve dhe një pjesë e tyre shfaqej në shiritin e komandave.

1

2

3 4

5

1. Tab-et e komandave shfaqen “by default” kur hapni një program Microsoft Office. Ju mund të

klikoni mbi një tab për të parë komandat e vlefshme që ndodhen në të.

2. Tab-et kontekst shfaqen kur keni një detyrë të caktuar për të realizuar. Këto tab-e ju ofrojnë

komanda specifike shtesë vetëm për këtë detyrë.

3. Grupet përmbajnë komanda për një funksion të caktuar, si formatim, kopjim etj.

4. Shigjetat e grupeve (dialog box launcher): kur klikoni mbi to, afishohet një kuti dialogu ose një

panel veprimesh. Kutia e dialogut përmbajnë komandat e grupeve përkatëse.

5. Galeritë ofrojnë një set imazhesh në miniaturë. Kur vendosni shënjuesin e mausit mbi to, Office

2007 ju ofron një demonstrim të drejtpërdrejtë të efektit të tyre mbi tekstin apo objektet.

2. Butoni Microsoft Office

Butoni Microsoft Office, i vendosur në qoshen e majtë, lart, të dritares së programit, ka zëvendësuar

menynë File, që ishte karakteristike për versionet e mëparshme të Microsoft Office. Menyja e

butonit Microsoft Office përmban komandat bazë të menaxhimit të skedarëve përfshirë: New (i

ri), Open (hap), Save (ruaj) dhe Close (mbyll). Gjithashtu kjo meny, në panelin e djathtë, në fund

përmban butonin Word/Excel/PowerPoint Options që hap dritaren ku përcaktohen parametrat

‘default’ të programeve.

3. Shiriti i komandave të shpejta

Shiriti i komandave të shpejta siguron akses të shpejtë te komandat që përdoren më shpesh. “By

default” shfaqen butonat Save, Undo, Redo/Repeat, por ju mund të shtoni dhe të hiqni komanda

sipas kërkesave tuaja. Për shembull ju mund të shtoni butonin Quick Print.

Word & Excel 2007

Risitë Offi ce 2007

6

Mësimi

1

1

4. Shiriti i shkurtër

Shiriti i shkurtër (mini toolbar) shfaqet automatikisht kur selektoni një tekst dhe përmban komandat

bazë të formatimit të tekstit. Nëse nuk doni që shiriti i shkurtër të shfaqet gjatë selektimit, ndiqni

hapat e mëposhtëm:

1. Klikoni butonin Office dhe më pas

klikoni butonin Word Options,

i cili ndodhet

në fund të menysë.

2. Në dritaren e dialogut që hapet, në

panelin djathtë, hiqni selektimin

e kutizës në të majtë të opsionit

‘Show Mini Toolbar on selection’

dhe më pas të shtypni OK në fund

të dritares.

5. Temat

Një temë është një set elementesh të unifikuar dizajni që ju mund të aplikoni në një dokument për

t’i dhënë ngjyrë dhe stil. Temat përmirësojnë paraqitjen e dokumentit, duke përdorur ngjyra, fonte

dhe efekte. Për të aplikuar një temë klikoni në tab-in Page Layout në ribon, grupi Themes, butoni

Themes.

6. Live Preview

Ky opsion ju mundëson të shikoni ndryshimin në formatim përpara se ta aplikoni. Mjafton që ju të

poziciononi kursorin në një nga opsionet e formatimit (fonti, stili, madhësia etj.) dhe dokumenti do

t’ju shfaqet me ndryshimet që dëshironi të bëni.

Word & Excel 2007

Risitë Offi ce 2007

7. Përshtatshmëria XML

Microsoft Office 2007 prezanton një format të ri skedarësh (.docx, .pptx, .xlsx etj.) që bazohen në

gjuhën e programimit XML. Disa nga avantazhet e kësaj gjuhe janë:

• dokumente të sigurta: dokumentet që përmbajnë kode të padëshirueshme, viruse etj identifikohen

lehtë dhe mund të bllokohen;

• skedarë të ngjeshur (compact files);

• rikuperim më i mirë i skedarëve të dëmtuar: një skedar mund të hapet, edhe pse është pjesërisht

i dëmtuar.

Diskutoni

1. Cilat janë veçoritë e reja të ndërfaqes së Office 2007?

2. Ku ndodhet dhe çfarë hap butoni Word Options?

3. Listoni të rejat që sjell Office 2007 në formatin e skedarit.

7

KAPITULLI

1

Word & Excel 2007

2. Dokumentet model në Word

Një model (template) është një dokument që shërben si bazë për hartimin e dokumentave të tjerë.

Modelet krijohen për dokumente që përdoren shpesh dhe kanë të njëjtin stil paraqitjeje. Shembull

i një modeli është edhe faqja bosh e punës në Word, ku janë të përcaktuara fonti dhe madhësia e

tij, pozicionimi i tekstit, orientimi i fletës etj. Ju mund të krijoni modele për vërtetime, formularë,

shkresa zyrtare etj.

Elementet e një shkrese zyrtare

Shkresat zyrtare janë dokumente të strukturuara. Figura më poshtë paraqet një shkresë zyrtare së

bashku me elementet kryesore të saj.

1

Rruga:«DervishHekali»,NjwsiaBashkiakenr.8,Tiranw,Tel:+3554XXXXXX,

email:shkollakuqe@yahoo.com

2

Nr. _________ prot. Tiranë,më 06/ 03/ 2012

2

3

Lënda : Kërkesë për praktikë në lëndën e Informatikës

4

KOMPANIA PËR SHËRBIME DHE PROGRAMIME

TIRANË

5

I nderuar Zotëri,

Arsyeja e shkrimit të kësaj kërkese është mundësia e një stazhi formimi të nxënësve të

klasave të nënta pranë kompanisë tuaj.

Siç mund të jeni në dijeni këta nxënës prej tre vitesh zhvillojnë lëndën e Informatikës.

Meqënëse kompania juaj është e specializuar në analizë problemesh dhe programime, do të

ishte me interes për nxënësit e këtyre klasave të zhvillonin orët e lira të lëndës së

informatikës, pranë kompanisë tuaj.

Gjithashtu do të ishte me interes për këta nxënës njohja e teknologjisë së fundit në

fushën e informatikës, teknologji të cilën ju e përdorni dhe azhornoni vazhdimisht.

Mbetemi në pritje të përgjigjes tuaj.

DREJTORI I SHKOLLES

IGLI STEFANI

6

1. koka e shkresës që përmban të dhënat e institucionit që e harton;

2. numri i protokollit dhe data e hartimit të shkresës; sipas traditës protokollare shqiptare, numri

i protokollit shkruhet në anën e majtë, ndërsa data shkruhet në anën e djathtë;

3. lënda e shkresës tregon arsyen e hartimit të saj;

4. emri i personit/institucionit të cilit i drejtohet shkresa zyrtare, që zakonisht shkruhet me

shkronja të mëdha dhe në qendër; adresa e marrësit shkruhet poshtë emrit dhe mund të jetë e

theksuar me germa italike;

5. trupi i shkresës;

6. nënshkruesi është zakonisht titullari i institucionit; emri i tij shkruhet me shkronja të mëdha

në anën e djathtë.

Word & Excel 2007

Dokumentet model në Word

8

Mësimi

2

1

Krijimi i një modeli në Word

Bazuar në elementet e shkresës ju mund të krijoni një model për një shkresë zyrtare duke përcaktuar

fontet, madhësinë e shkrimit, elementet e formatimit të tekstit dhe paragrafit etj.

Aktivitet 1: Krijimi i një modeli

1. Klikoni në butonin Microsoft Office dhe zgjidhni opsionin New.

2. Në panelin e afishuar, ana e djathtë, klikoni dy herë Blank Dokument.

3. Krijoni modelin tuaj duke bërë modifikimet e duhura, si: shtimi i tekstit, ndryshimi i

formatimit, vendosja e ndonjë imazhi apo objekti etj.

4. Klikoni në butonin Microsoft

Office dhe vendoseni mausin mbi

opsionin Save As. Në anën e djathtë

të menysë afishohen formatet në të

cilat mund ta ruani modelin tuaj.

5. Klikoni Word Template. Hapet

dritarja e dialogut Save As. Vini re

llojin e dokumentit të afi shuar në fushën

Save As Type.

6. Zgjidhni folder–in. Në anën e

majtë të dritares, në fillim, afishohet

folder–i Microsoft Word me nënfolder–in Template. Ky është vendi ku Word ruan modelet.

Zgjidhni këtë folder për të ruajtur modelin tuaj.

7. Vendosni emrin e modelit të ri, “Shkresa zyrtare”, dhe klikoni Save.

Word & Excel 2007

Dokumentet model në Word

Aktivitet 2: Hapja e modelit dhe krijimi i dokumentit

1. Hapni modelin e krijuar.

• Klikoni butonin Office dhe zgjidhni

New.

• Në panelin e afishuar, në anën e majtë

klikoni My templates.

• Shfaqet dritarja e dialogut New. Në

anën e majtë afishohet modeli Blank

document dhe modelet e krijuara nga

ju.

• Klikoni modelin “Shkresa zyrtare”.

• Në anën e djathtë të dritares, në zonën

‘Create new’, klikoni opsionin Document.

• Klikoni butonin OK.

2. Shkruani tekstin e paraqitur në fig. 1.

3. Ruani dokumentin duke zgjedhur emrin dhe folder-in.

9

Lediana Bardhi, Anduela Lile

ISBN: 978-9928-08-060-8

9 789928 080608

S H T Ë P I A

B O T U E S E

Çmimi 145 lekë

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!