18.11.2014 Views

Jashari - Koha Ditore

Jashari - Koha Ditore

Jashari - Koha Ditore

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

CyanMagentaYellowBlack

20 • KOHA Ditore

mespërmes

e mërkurë • 10 prill 2013

Ramadan

Jashari

Kardiologu i njohur Ramadan Jashari, i

cili punon në Bruksel, përgjigjet në 40

pyetje.

Sot, nga kufiri me Kosovën e deri në

Tiranë nuk bën më shumë se një orë, një

orë e gjysmë. Pra, Shqipëria e ëndrrave

të mia nuk ekzistonte atëherë!

ENVER ROBELLI

1. Në cilin vend dëshironi të jetoni në

hapësirën e banuar me shqiptarë?

Me pëlqen shumë zona e Shën Naumit

dhe Llogaraja. E dua shumë natyrën. Në

anën tjetër, klima është fantastike atje.

Pastaj, deri në këtë moment janë zona të

ruajtura nga shkatërrimet urbane.

2. Cilin personalitet të historisë shqiptare

do të dëshironit ta takonit sikur të ishe e

mundshme?

Nënë Terezën. Personalitet shumë i

çmuar në botë dhe jo mjaft i vlerësuar në

botën shqiptare. Ia kushtoi jetën njeriut.

U vlerësua shumë lart nga Papa Gjon Pali

II. Është krenaria e kombit shqiptar.

6. Cilin libër po e lexoni aktualisht?

“Communication and Investigation of Serious

Adverse Events and Reactions associated

with Human Tissues and Cells”.

Është finalizimi i një projekti të Komisionit

Europian lidhur me raportimin e

dukurive dhe reaksioneve të

padëshirueshme pas transplantimit të indeve

dhe qelizave humane. Momentalisht

nuk kam kohë të lexoj literaturë të

kohës së lirë!

7. Cilin qytet të ish-Jugosllavisë keni

qyteteve, përveç se italianët ishin “më

tregtarë” se kroatët. Por, Trieste nuk

ishte qytet i pastër!

9. Kur keni qenë për herë të parë në Shqi -

përi?

Më 1990. Ishim tre persona nga QKU e

Prishtinës. Unë e imagjinoja Shqipërinë

si Zvicrën, të lulëzuar, të pastër, me të

gjitha të mirat. Pas disa ditësh që kalova

atje, u ktheva i sëmurë në shtëpi. I thashë

gruas sime se ëndrrat tona për

10. Çfarë do të ishte për ju fatkeqësia më

e madhe?

Përsëritja e Hiroshimës dhe Nagasakit!

Në situatën aktuale, proliferimi i armëve

nukleare mund të shkatërrojë njerëzimin,

posaçërisht nëse ato janë në duart e

disa njerëzve të rrezikshëm për njerëzimin.

11. Cilin shkrimtar të huaj e pëlqeni më

së shumti?

William Shakespeare është për mua

shkrimtari, poeti dhe dramaturgu më i

madh në botë. Edhe pse jetoi në

shekullin e 16/17, akoma është njëri

ndër autorët më të lexuar dhe më së shpeshti

të vënë në skenat botërore.

Edhe njëri nga shqiptarët më të mëdhenj,

Fan Stilian Noli, e kishte idhull

dhe ia ofroi lexuesit shqiptar veprën e

“Arma më e fortë e njeriut është

e drejta dhe ndershmëria”

3. Çka do ta pyetnit së pari?

Me çfarë ndjenje dhe emocionesh pranuat

lajmin se u nderuat me çmimin

“Nobel”? A keni biseduar ndonjëherë me

Papën për çështjen e kombit shqiptar në

Ballkan?

4. Cili është personaliteti më i rëndësishëm

historik për ju?

Albert Einstein ndërroi botën me hulumtimet

dhe arritjet e tij shkencore lidhur

me efektin fotoelektrik.

5. A ekziston Zoti?

Nuk jam i sigurt! Ka shumë interpretime

për zotin, por ka edhe shumë të panjohura.

Unë i takoj gjeneratës, e cila është

rritur pa të. Ndoshta ky është shkaku që

nuk ndiej ndonjë nevojë për ekzistimin e

tij. Në anën tjetër, ndoshta për shkak të

profesionit, jam i detyruar të kërkoj

sqarime konkrete për shumë dukuri dhe

fenomene, gjë që nuk ndiej nevojë që zoti

të më “mbikëqyrë” në sqarimin e tyre.

Natyrisht, shumë njerëz kanë nevojë për

zotin, edhe pse nuk kanë idenë për të dhe

nuk mund ta përshkruajnë. Megjithatë,

kush i beson, duhet të ketë imazhin në

kokën e tij për të dhe për dukuritë që i

lidhë me të.

dëshirë ta vizitoni?

Sarajevën. Gjate studimeve kam pasur

shumë kolegë nga Bosnja për të cilët

kam pasur një përshtypje se janë shumë

tolerantë, mikpritës dhe të butë. Prandaj,

prej para shumë vitesh kam dashur ta

vizitoj një ditë. Në anën tjetër, përshkrimi

i bashkëjetesës mes tre kombeve në atë

qytet dhe toleranca ndëretnike më ka intriguar

gjithnjë, posaçërisht duke pasur

parasysh faktin se numri i serbëve në

këtë qytet ka qenë i madh, e aty ku ata

janë shumicë apo në numër të madh,

është shumë vështirë të ketë qetësi, ose

duhet që palët tjera t’u nënshtrohen

“rregullave të tyre”. Duke marrë

parasysh se lufta e fundit në këtë vend

shkatërroi këtë traditë, unë humba rastin

të përjetoj këtë lloj bashkëjetese.

Megjithatë, kam dëshirë (dhe plane) të

vizitoj këtë qytet në të ardhmen e afërt.

8. Kur keni udhëtuar për herë të parë

jashtë shtetit dhe në cilin vend keni qenë?

Më 1973 kur isha me studime në Rijekë

të Kroacisë shkova në Trieste të Italisë.

Ishte koha kur studentët e Rijekës furnizoheshin

me veshmbathje nga Italia,

sepse në atë kohë gjithçka ishte më lirë

atje se te ne dhe kualiteti ishte më i mirë.

Nuk kishte dallim të madh mes dy

Shqipërinë kishin qenë vetëm dëshirë,

por realiteti ishte shumë larg nga imagjinata

jonë. Ishte koha kur Shqipëria ishte

pa tela të korrentit, shtëpitë dhe shkollat

pa dritare, pemët ishin djegur dhe në çdo

kthesë të rrugës drejt Tiranës na dilnin

në rrugë fëmijë duke kërkuar nga ne

çamçakëz. Tirana nuk kishte asnjë

restorant në atë moment dhe një mik na

gjeti një familje e cila kishte improvizuar

shtëpinë në restorant dhe na përgatitën

një darkë modeste. Lana nuk ekzistonte

fare. Barakat e ngritura në Bulevardin

drejt Universitetit kishin shëmtuar tërësisht

qytetin. Dhjetë vjet më vonë isha

kureshtar të vizitoj prapë vendin e

shqiponjave. Megjithëse 1997-shi solli

shkatërrim të ri, gjatë vizitës sime të dytë

në vitin 1999, pata një përshtypje tërësisht

tjetër: njerëzit ishin më të gjallë,

lëviznin më shpejt, që nga ora 5 e mëngjesit

e deri në mbrëmje kishte lëvizje në

qytet, njerëzit nguteshin për punë,

dyqanet kishin artikuj më cilësorë. Me

një fjalë, populli dukej më i lumtur se më

1990. Të kthehem te 1990-shi. Një ditë

udhëtuam në Bajram Curr për një punë

shumë me rëndësi, e cila do të ishte një

lloj mbështetjeje për disa zhvillime të

mëvonshme në regjion. Bëmë gjashtë orë

me makinë nga Tirana, sepse rrugët në

atë kohë ishin në gjendje të mjerueshme.

tij në gjuhën shqipe.

12. Kultura e cilit vend perëndimor ju

pëlqen më së shumti?

Mendoj se kultura perëndimore është e

afërt me botën time. E çmoj shumë kulturën

japoneze. Kanë disa tradita interesante.

13. Cili emër ju pëlqen më së shumti?

Më pëlqejnë emrat e vjetër shqiptar:

Rrap, Rron, Preng, Gegë, Rrita, Prena.

14. A është mëkat të jesh homoseksual?

Seksualiteti i personit varet nga ndjenjat

e vetë personit. Secili sillet ashtu siç

ndien vetë dhe askush nuk ka të drejtë t’i

përzihet në këtë çështje. Bota e civilizuar

dhe demokratike e ka kuptuar dhe pranuar

këtë si pjesë të kulturës dhe bashkëjetesës

moderne. Nuk është e drejtë që

një homoseksual të konsiderohet si “i sëmurë”.

CyanMagentaYellowBlack

CyanMagentaYellowBlack

e mërkurë • 10 prill 2013

mespërmes

KOHA Ditore • 21

15. A do të ishit i gatshëm të luftonit në

rast se rrezikohet liria e vendit?

Vendi dhe kombi të japin identitetin kulturor

dhe etnik. Të luftosh për lirinë e

vendit tënd është nder dhe krenari. Por,

të luftosh dhe pas luftës të presësh që

vendi i yt të shkrihet për ty, sepse ti ke

bërë diçka për të, është e paarsyeshme.

Vendi të ushqen tërë jetën me dashuri,

ngrohtësi, të jep siguri, dhe në fund të

jep edhe një hapësirë të vogël për gjumin

e amshueshëm. Prandaj secili duhet të

jetë i gatshëm të mbrojë dhe të flijohet

për të! Për fat të keq, një numër i madh i

bashkëkombësve tanë (sikurse edhe unë

dhe familja ime) janë larguar nga vendi i

lindjes dhe janë bërë pjesë e një komuniteti

tjetër. Por, tani ndjenjat, obligimet

dhe të drejtat janë të dyfishta: në një anë

për vendlindjen, në anën tjetër për

vendin “mikpritës”. Ndjenjat janë të

përziera. Pavarësisht kësaj, shtimi i

dashurisë për vendin e ri nuk mund të

zvogëlojë dashurinë ndaj vendlindjes!

16. Cilin person s’do të kishit dëshiruar

ta takonit kurrë?

Nuk kam frikë të takohem me kundërshtarët

më të bindshëm, sepse nuk frikohem

nga hipokritët. E drejta është arma

më e fortë për njeriun. Arma më e fortë

e njeriut është e drejta dhe ndershmëria.

Me punë dhe sinqeritet arrihen shumë

gjëra.

17. A duhet të bashkohen Kosova dhe

Shqipëria?

Duke marrë parasysh zhvillimet historike

pas rënies se Perandorisë Osmane,

është “fiziologjike” dhe e

natyrshme që kombi shqiptar të jetojë në

një shtet. Mirëpo, pas luftërave ballkanike

dhe pas Luftës se Parë dhe të Dytë

Botërore, situata e kombit shqiptar është

komplikuar shumë: ai është i ndarë në 6

shtete ballkanike dhe në secilin nga këto

shtete kufizohet me vetveten (mendoj se

është rast unik në botë). Megjithatë,

klasa politike shqiptare si në Shqipëri,

ashtu edhe në Kosovë, Maqedoni, Serbi e

Mal të Zi nuk ka as kapacitete e as

dëshirë të futet në një aventurë të tillë.

Në anën tjetër, shqiptarët në Greqi dhe

Turqi nuk kanë mundur të organizohen

ndonjëherë politikisht për shkaqe të

ndryshme (në Greqi gjenocidi ndaj

shqiptarëve; në Turqi asimilimi me masa

administrative qysh para dhënies leje

për shpërnguljen e tyre nga Kosova, Serbia

dhe Maqedonia).

Krijimi i shtetit kosovar ndërroi raportet

politike në regjion, edhe pse klasa politike

aktuale në Kosovë nuk arriti të bëhet

faktor i rëndësishëm dhe i respektueshëm

në arenën ndërkombëtare: nuk

ka guxim, as kurajë të angazhohet për

këtë çështje. Atyre edhe nuk u konvenon

një mundësi e tillë, sepse do të humbnin

postet e tyre (kryeministra, ministra etj).

Edhe ashtu, bashkimi eventual i Kosovës

me Shqipërinë në asnjë mënyrë nuk

varet nga faktori politik shqiptar, por ekskluzivisht

nga faktori ndërkombëtar. E

ardhmja do të tregojë se a mund të ekzistojnë

dy shtete shqiptare në regjion dhe

se a do të mund të bëhen faktor politik

për regjionin, apo Fuqitë e Mëdha do t’i

detyrojnë të bashkohen, pa i pyetur fare.

18. A është dëmtuar dialekti gegë me

standardin gjuhësor të vitit 1972 dhe a

duhet të ndryshohet ky standard?

Gjuhët përbëhen nga dialektet. Çdo

komb ka dialektet e regjioneve, qyteteve,

fshatrave etj. Dhe i tërë kombi bashkë

flet gjuhën letrare në shkollë, në spitale,

në institucione publike etj. Gjuha letrare

(e unifikuar) i bashkon dialektet, duke

marrë fjalët më të bukura nga secili dialekt.

Gjuha standarde duhet të kompozohet

nga fjalët më të bukura të të gjitha

dialekteve dhe ekspertët duhet të vendosin

për këtë. Nuk jemi ne shqiptarët të

parët që kemi dialekte dhe një gjuhë

standarde unike. Tendenca e disa personave

për t’u bërë të famshëm me sulmet

ndaj atyre që kanë bërë punë

mbinjerëzore për standardin e gjuhës,

është totalisht e paarsyeshme dhe irracionale.

Gjuha, sikurse edhe kombi, ka

evolucionin e vet. E ky evolucion duhet

të përcjellë zhvillimin intelektual e kulturor

të kombit. Pra, unë nuk mendoj se

dialekti toskë apo gegë është dëmtuar.

Ndoshta në atë moment ka pasur njerëz

më të shkolluar nga toskët dhe ky ka

qenë shkaku i lënies anash të disa fjalëve

nga dialekti gegë. Këto “gabime” mund

të revidohen në Kongresin e ardhshëm të

gjuhës shqipe. Le të vënë mbi tavolinë

argumentet e tyre albanologët gegë në

atë moment. Kjo është rruga e zgjidhjes

së divergjencave, e jo të thuhet se gjuha

standarde shqipe është e papranueshme.

Vetëm ekspertët e gjuhës duhet të vendosin

për këtë, jo me argumente “kafenesh”,

por me argumente shkencore!

19. Cilit komb dhe cilës kulturë do t’i

kishit takuar me qejf?

Unë jam shqiptar, por më shumë se gjysmën

e jetës sime e kam kaluar në vende

të tjera (Kroaci - 8 vjet, Belgjikë - 21

vjet). Megjithatë, jam i lumtur dhe krenar

që jem shqiptar dhe që kam kulturën

evropiane. Jam krenar që jam në gjendje

të këmbej mendimet me botën latine,

anglo-saksone dhe sllave. Kombi shqiptar

i takon familjes se kombeve evropiane

dhe duhet ta ruajë atë vend. Sepse,

në këtë moment ekzistojnë disa tendenca

(dhe ka pasur edhe më shumë në

të kaluarën) që kombi shqiptar të zhvendoset

drejt Afrikës, falë myslimanizmit

të tij të marrë në kohën e okupimit

turko-osman. Shqiptari i takon familjes

së kombeve europiane dhe duhet të

luftojë për vendin e vet aty.

20. Sikur të kishit pushtetin politik çfarë

do të ndryshonit së pari?

Do të kisha provuar të bëj realitet shtetin

juridik, luftën kundër mafiozllëkut dhe

korrupsionit. Pastaj do kisha zhvilluar

bujqësinë dhe blegtorinë në Kosovë,

sepse ka mjaft mundësi për këtë domen.

Dhe çdo familje, prej fëmijëve e deri te

pleqtë mund të fitonin në mënyrë të

ndershme bukën e vet. Kjo do te ndi -

konte që njerëzit të mësohen të respektojnë

vlerat e vërteta të jetës, punën e

ndershme, të bëhen të disiplinuar dhe të

ruajnë vlerat e veta dhe të luftojnë për to.

Gjithashtu do kisha insistuar në stimulimin

e firmave të vogla prodhuese. Në

Kosovë momentalisht nuk ka as bujqësi,

as blegtori e as prodhim. Çdo gjë importohet!

21. Cili është personi më i rëndësishëm

për ju?

Prindërit, sepse pa ta nuk do të isha as

unë. Ata më kanë dhënë edukatën me

sakrifica mbinjerëzore, më kanë mundësuar

edukimin shkollor. Me një bazë të

mirë nga prindërit, me vullnet dhe punë

konsistente, mund të arrihet shumë!

Puna është çelësi që hap shumë dyer në

jetën e njeriut. Gjithashtu, person i

rëndësishëm në jetën e njeriut është

partneri me të cilin lidhet për të krijuar

“çerdhen e vet” familjare. Pa përkrahjen

e partnerit, nuk ka jetë stabile, nuk ka

edukim të fëmijëve, nuk ka karrierë.

Vetëm ai që do dikë sinqerisht, është në

gjendje t’ia kushtojë gati tërë jetën e vet

profesionit, të cilin e ka edhe punë, edhe

sport, edhe hobi! Pa mbështetje të

gjithanshme të këtij personi, suksesi do

të ishte gjysmak. Unë kam pasur fat të

kem një person të tillë në jetën time,

gruan time, pa të cilën nuk do të isha

këtu ku jam sot!

22. Cilën apo cilat gazeta të përditshme i

lexoni?

Nga gazetat e përditshme lexoj rregullisht

“Het laatste nieuws”, dhe revistën javore

“Knack”. Ndërsa, në gjuhën shqipe

i lexoj të gjitha nga pak. Por, më pengon

ngjyrimi politik i disa prej tyre!

23. Cila ngjyrë ju pëlqen më së shumti?

Më pëlqen ngjyra e kaltër. Për dy arsye:

ndihem evropian dhe jam liberal. Të dyja

mbajnë ngjyrën e kaltër.

24. Cila lule ju pëlqen më së shumti?

Zambaku. Është simbol i pastërtisë, krenarisë,

madhështisë...

25. Cilin virtyt tuajin e çmoni më së

shumti?

Punën dhe këmbënguljen! Të dyja këto

e garantojnë suksesin.

26. Cilat virtyte i çmoni te një grua?

Dashurinë dhe respektin ndaj burrit dhe

fëmijëve, respektin dhe besimin në

vetvete.

27. Cilat virtyte i çmoni te një burrë?

Respektin dhe dashurinë për gruan,

përkushtimin e tij për familjen.

28. Cilin politikan të kohës së Jugosllavisë

e vlerësoni më shumë?

Savka Dapçeviq Kuçar.

29. Cilin politikan të Kosovës pas vitit

1989 e vlerësoni më shumë?

Mendoj se Fehmi Agani ka qenë ndër

demokratët dhe patriotët më të mëdhenj

shqiptarë të kësaj kohe.

30. Cilin politikan të Republikës së

Shqipërisë në këto 20 vjetët e fundit e

vlerësoni më shumë?

Nuk jam i sigurt nëse politikani im i

preferuar ekziston në këtë moment në

Shqipëri!

31. A ka Enver Hoxha ndonjë meritë për

Kosovën?

Nuk jam i sigurt. Mendoj se ai ka dështuar

si politikan me idenë internacionaliste,

duke e lënë çështjen shqiptare në

plan të dytë. Për komunistët ka qenë më

e rëndësishme ideja e internacionalizmit

proletar, se sa çështja kombëtare. Njësoj

sikurse sot çështja e integralistëve myslimanë,

për të cilët feja është ajo që ka

vlerë, e jo kombi.

32. A ka Josip Broz Tito ndonjë meritë

për zhvillimin politik, arsimor, ekonomik

dhe kulturor të Kosovës?

Titoja u mori shqiptarëve të drejtën të

jenë komb i barabartë me të tjerët, edhe

pse, me numër banorësh ishte i treti në

Jugosllavi (para maqedonasve, mala -

zezëve, boshnjakëve, sllovenëve). Në

këtë mënyrë ua hoqi iluzionet që ata i

kishin pas AVNOJ-it. Sepse, duke mos u

përfshirë në themelimin e Jugosllavisë,

ata shpresonin se do t’i ktheheshin

shtetit amë, Shqipërisë. Mirëpo, zhvillimet

pas vitit 1945, treguan se një gjë e

tillë ishte e paimagjinueshme për shqiptarët.

Më vonë, gjatë periudhës së

Rankoviqit, ndaj shqiptarëve u ushtrua

gjenocid, derisa Titoja ishte president.

Dhe kjo gjendje e shqiptarëve nuk e pengoi

Titon. Vetëm, kur Rankoviqi e

rrezikoi atë drejtpërdrejt, ai e eliminoi

nga pushteti. Por, jo për gjenocidin që

bëri ndaj shqiptarëve.

Në fillim të viteve të 70-ta, Tito lejoi

ndryshimet kushtetuese dhe (më vonë)

hapjen e Universitetit në Prishtinë. Mendoj

se kjo u bë nën presionin e forcave

perëndimore. Megjithatë, ishte ngjarje

fondamentale për zhvillimin kulturor,

politik dhe intelektual të popullit shqiptar

gjithandej Jugosllavisë. Nuk jam i

sigurt nëse ajo ishte dëshirë e tij;

ndoshta ishte një lloj kërkimfaljeje për

ato që përjetuan shqiptarët para, gjatë

dhe pas Luftës së Dytë Botërore.

33. Cili është për ju personaliteti më i urryer

historik?

Nuk kam dëshirë ta urrej njeriun! Por,

atë që kryen gjenocid ndaj kombit tënd,

nuk mund të mos e urresh. Në kohën e

re është Milosheviqi. Fatkeqësisht, në

botën serbe ai kishte shumë bashkëmendimtarë.

Mirëpo, Çubriloviqi,

Rankoviqi etj., nuk kanë qenë shumë më

të mirë se ai.

34. Sikur të kishit jetuar në Luftën e Dytë

Botërore a do t’iu kishit bashkuar lëvizjes

partizane në luftë kundër pushtimit

nazist?

Si shqiptar që jam, do t’i bashkohesha

atij që ma solli lirinë! Për fat të keq,

kosovarëve lirinë ua solli Gjermania

okupatore duke ua larguar okupatorin

serb! Mirëpo, në asnjë moment të jetës

sime nuk kam pasur mirëkuptim për

krimet që gjermanët nazistë kanë bërë

ndaj hebrenjve, romëve dhe disa

kombeve tjera. Bota është e të gjitha

kombeve dhe secili duhet ta gëzojë të

drejtën për të jetuar!

35. Cili është intelektuali më i madh i

Kosovës?

Nuk jam i sigurt, por ndoshta nga gjenerata

e re ka koka të intelektualëve të

vërtetë. Për fat të keq, nuk kam pasur

mundësinë që gjatë 20 vjetëve të fundit,

t’i përcjell të rinjtë.

36. Cili është shkrimtari më i madh shqi -

ptar?

Ismail Kadare është pa dyshim shkrimtari

më i madh dhe më i dëshmuar shqiptar.

I përkthyer në gati të gjitha gjuhët e

botës dhe i lexuar në tërë rruzullin tokësor,

i ftuar të ligjërojë në universitetet më

të njohura të botës, fitues i çmimit “Man

booker prize”, kandidat serioz për

çmimin “Nobel” për letërsi, disa vite me

radhë. Në asnjë lëmi tjetër nuk ka shqiptar

me kaq merita. Veprën e Kadaresë e

kisha lexuar gjithnjë dhe vazhdimisht.

Është njohës i thellë i historisë dhe kulturës

ilire e helene dhe kritik diskret dhe

permanent i regjimit enverist. Nga miqtë

e mi të Shqipërisë , kritikohem për këtë

lloj qëndrimi. Megjithatë, mendoj se

sikur të mos bënte koncesione me

pushtetin, ai do të ishte likuiduar herët!

37. Cili është aktori/aktorja më e madhe

shqiptare?

Bekim Fehmiu, pa konkurrencë!

38. A keni marrë pjesë në ndonjë demonstratë?

Kam qenë mjek i ri ne QKU në vitin 1981

kur ndodhën demonstratat e marsit. Nuk

kam marrë pjesë direkt në demonstrata,

por me një grup personash të guximshëm,

jemi futur në të gjitha rrugicat e

Prishtinës për t’u ndihmuar të plagosurve.

Gjatë këtyre demonstratave, 10

ditë nuk kam shkuar fare në banesë, ku

më priste gruaja ime, shtatzënë me vajzën

e madhe. Nuk kishim mundësi të

kontaktonim dhe ajo nuk dinte asgjë se

ku isha. Një ditë u gjeta bashkë me një

bashkëpunëtor timin, laborant në QKU, i

rrethuar nga policia speciale. Deshën të

na burgosnin. Nuk e kam idenë se çfarë

gënjeshtre thamë për të shpëtuar. Kemi

operuar dhjetëra demonstrues të cilët

kishin humbur gishtërinjtë, duart, këmbët,

nga bombat e hedhura nga policia.

Fatkeqësisht, nuk kemi arritur të shpëtojmë

një numër të madh të rinjsh, të

cilët ishin qëlluar me plumba në kokë,

zemër, abdomen, etj. Ishte periudhë e

paharruar. Disa nga ne shënjuan gjatë

asaj periudhe si “nacionalistë” dhe vazhduam

të jemi shënjestër gjatë viteve që

pasuan, deri në fundosjen definitive të

QKU-së, në vitin 1990. Pas kësaj periudhe

situata u polarizua shumë dhe deri

në largimin definitiv nga puna (gusht

1990) unë isha i urryer nga nacionalistët

serbë, sepse ndihmova “separatistët”.

39. A është toleranca fetare mes shqiptarëve

mit apo realitet?

Ka qenë realitet gjatë dekadave. Kam

përshtypjen se islamikët radikalë momentalisht

janë duke luajtur një rol

shumë negativ në këtë drejtim. Për mua,

feja duhet të jetë një gjë personale, e jo

t’u imponohet të tjerëve. Megjithatë,

ekzistimi i “laramanëve”, kriptokatolikëve,

familjeve të përziera (katolikemyslimane)

flet mjaft për tolerancën

fetare ndër shqiptarë. Edhe një herë, feja

është vetëm një bindje, e përkatësia

kombëtare është shumë më e thellë dhe

fondamentale. Nuk mund të krahasohen

këto dy fenomene njëra me tjetrën.

Shqiptarët myslimanë, katolikë, orto -

doksë, budistë etj., janë me kombësi

shqiptare, janë bashkëkombës. Në aspektin

fetar, ata mund të kenë shume

dallime. Por, nëse janë fetarë të sinqertë,

ata do ta shohin besimin e vet, fenë e vet,

në kuadër të kombit të vet, pa bezdisur

tjetrin, i cili praktikon një fe tjetër.

40. Cila është ëndrra juaj më e madhe?

Ndoshta është e parealizueshme, por

kam dëshirë të bëj një udhëtim rreth

botës: të nisem nga Europa, të shkoj në

Afrikë, Azi, Australi dhe Zelandën e Re,

në Amerikën e Jugut dhe atë të Veriut

dhe të kthehem për të përfunduar jetën

buzë Adriatikut ose Jonit, ku dielli është

më i ëmbël se mjalti. Do ta kisha shfrytëzuar

më tepër anijen, por edhe mjetet

tjera të transportit. Ka vite që e kam këtë

dëshirë, por obligimet aktuale nuk më

lejojnë ta realizoj!

CyanMagentaYellowBlack

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!