06.11.2014 Views

Ноември 2011 - Зелс

Ноември 2011 - Зелс

Ноември 2011 - Зелс

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

BNJVL

me të cilat ballafaqohen pushtetet

lokale lidhur me mungesën e

mjeteve financiare për zbatimin e

kompetencës së arsimit, veçanërisht

për shkak të mungesës të

kompensohen mjetet për transport

të gjeneratës së tretë të nxënësve

nga arsimi i mesëm obligativ.

Theksoi se mjetet e projektuara

buxhetore për arsim, për vitin 2012

nuk do t’i kënaqin nevojat, për

shkak të borxheve të mbetura dhe

gjenerata e re-e katërt e arsimit

të mesëm obligativ, por edhe për

shkak të rritjes së vazhdueshme të

çmimeve të rrymës, naftës, drurit

dhe ngrohjes qëndrore, me ç’rast

kërkoi rritje obligative të këtyre

mjeteve në Buxhet për vitin 2012.

Ai theksoi se tashmë komuna të

caktuara për shkak të një gjendjeje

të këtillë, planifikojnë kthim të

kësaj kompetence. Përfaqësuesit nga

ministria për financa theksuan se

në Trezor qëndrojnë mbi 1 miliard

denarë për arsim, mjete të mbetura

dhe të pashfrytëzuara nga ana e

komunave. Me rritjen e projektuar

në Buxhetin për vitin 2012 nga 7%

për arsim dhe suficiti i mjeteve të

pashfrytëzuara, sipas përfaqësuesve

nga MF janë të mjaftueshme për

kënaqjen e nevojave për kryerjen

e kësaj kompetence për vitin

2012. Por në diskutim rrodhën

paqartësi të caktuara se këto mjete

të pashfrytëzuara a kanë të bëjnë

për kryerjen e kompetencave tjera

midis të cilave për shërbimet kundër

zjarrit, çerdhet, socialen, me ç’rast

ministri për arsim Pançe Kralev,

propozoi formim të Trupit punues,

të përbërë nga përfaqësuesit e

tetë komunave, nga Ministria për

financa dhe nga MASH, me qëllim

të shpjegimit të kësaj gjendjeje dhe

dhënien e udhëzimeve të mëtejme

dhe informacione reale deri te

komunat. Ministri theksoi edhe

nevojën nga shpenzimi racional

i mjeteve sepse ka tregues të

dallimeve tejet të mëdha të mjeteve

të shpenzuara për transport

për një nxënës, nga komuna në

komunë, me ç’rast përmendi se

në kushte të zvogëlimit të numrit

të fëmijëve (nataliteti i zvogëluar)

numri i mësimdhënësve rritet në

kontinuitet. Kralev theksoi se MASH

bën përpjekje për shpërndarjen e

autobusëve të ri për transport të

nxënësve të cilët do të shpërndahen

në komuna. Kryetarët e komunave

potencuan edhe probleme tjera

me të cilat ballafaqohen komunat,

midis të cilave janë paqartësitë e

caktuara ligjore lidhur me mandatet

e drejtorëve në arsimin fillor, ndërsa

i poetencuan edhe nevojat nga

investimet kapitale për ndërtim të

shkollave të reja. Ministri informoi për

aktivitetet e filluara të inspektorëve

HARDUERI DHE SOFTUERI I NEVOJSHËM PËR

APLIKACION PËR DHËNIEN ELEKTRONIKE TË LEJES

PËR NDËRTIM NË BNJVL

Konform Strategjisë së BNJVL-së për sigurimin e shërbimeve

elektronike për të gjitha komunat, me qëllim racionalizimi të shpenzimeve

dhe sigurim të shërbimeve të unifikuara elektronike për të gjithë qytetarët,

në bashkëpunim me Ministrinë për transport dhe lidhje dhe Agjensinë

për komunikime elektronike do të aderojë ndaj hartimit të aplikacionit

softuerik për dhënien elektronike të lejes për ndërtim, me ç’rast janë

siguruar mjetet e nevojshme nga buxheti i Agjensisë. Me sistemin

elektronik për dhënien e lejes për ndërtim, çdo qytetar ose person juridikparashtrues

i kërkesës ka mundësi për këqyrje në cilën fazë ndodhet lënda

konkrete, ndërsa kontrolli do të mund të kryhet përmes SMS për marrjen e

informacionit kthyes. Hardueri dhe softueri i nevojshëm për këtë dedikim

do të themelohen në BNJVL, ndërsa prej 1 qershori 2012, dhënia e lejes për

ndërtim do të jetë e mundur vetëm në mënyrë elektronike. Qeveria e RM

tashmë ka shqyrtuar informacionin ndërsa është përcaktuar edhe mënyra

për financim. Softueri do të ishte mbindërtim i sistemit ekzistues për

e-aukcion. BNJVL do të ndërmerr aktivitete për përgatitjen e komunave

për zbatimin e procesit. BD i BNJVL-së plotësisht e përkrahu aktivitetin

e këtillë dhe shërbimi profesional i BNJVL-së u obligua, në bashkëpunim

me Ministrinë për transport dhe lidhje dhe Agjensinë për komunikime

elektronike t’i ndërmerr të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme me

qëllim mundësimi të sistemit vetëm të cilin do t’a shfrytëzojnë komunat

në Republikë. Konform dinamikës tri institucionet do të formojnë grupe

punuese adekuate dhe Komision për furnizime publike në të cilin do të

emërohen anëtarë të Bordit drejtues të BNJVL-së.

arsimorë shtetërorë në shkollat

lidhur me realizimin e projektit

,,Kompjutër për çdo fëmijë” dhe

problemet me të cilat ballafaqohen

shkollat lidhur me pajisjen

kompjuteristike dhe instalacionet.

Kryetarët e komunave potencuan se

komunat ballafaqohen me problemet

për vendosjen e kontakteve me

personat e angazhuar nga ana e

Ministrisë për shoqëri informatike

dhe administratë për mirëmbajtjen

e rrjeteve kompjuteristike nëpër

shkolla. BNJVL u obligua të dërgojë

kërkesë deri te MSHIA të parashtrojë

listë të personave të angazhuar dhe

t’ua dorëzojë komunave.

Përfaqësuesit e SHA ELEM i

parashtruan gjendjet e tyre nga

procesi i lidhjes së kontratave për

servisim të borxheve të komunave

të cilat paraprakisht i kanë pasur

ndaj EVN Maqedonisë, me ç’rast

parashtruan ofertë, periudhë të

pagesës së obligimeve në varshmëri

të madhësisë së tyre të jetë deri në

60 këste mujore. Në të vërtetë si

rezultat i bisedimeve midis Qeverisë

së RM, EVN Maqedoni, SHA ELEM

dhe BNJVL të së cilës i parapriu

procesi i barazimit dhe rikalkulimit

të obligimeve të çdo komune

individuale ndaj EVN Maqedonisë,

SHA ELEM, Shkup, i ndërmorri

kërkesat e EVN Maqedonisë ndaj

komunave prej ku rrodhi edhe

nevoja për lidhjen e marrëveshjes

individuale të çdo komune e cila ka

borxhe ndaj kreditorit të ri - SHA

ELEM, Shkup. Pas diskutimit, Bordi

drejtues i BNJVL-së miratoi disa

konkluzione midis të cilave komunat

të cilat kanë borxhe ndaj EVN

Maqedonisë, ndërsa të cilat konform

procesit të negociatave i ndërmorri

SHA ELEM, Shkup të aderojë ndaj

firmosjes së marrëveshjeve të

parashtruara individuale. Gjithashtu

Bordi drejtues e përshëndeti

vendimin e SHA ELEM, Shkup të

përcaktojë periudhë të pagesës së

obligimeve në varësi të madhësisë

së tyre deri në 60 këste mujore.

Komunat të cilat konsiderojnë se

marrëveshja e propozuar përfshin

pagesa të cilat nuk kanë bazë,

respektivisht kërkesa e përgjithshme

e përcaktuar duhet të zvogëlohet

për shumë të caktuar, bëri thirrje

t’i parashtrojnë evidencat dhe

argumentet deri te SHA ELEM, me të

cilat do të vërtetojnë se ekziston bazë

për zvogëlimin e kërkesave me qëllim

që SHA ELEM të ndërmerr aktivitete

adekuate para EVN Maqedonisë për

revidimin e kërkesave të ndërmarra.

NËNTOR 2011 7

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!