06.11.2014 Views

Ноември 2011 - Зелс

Ноември 2011 - Зелс

Ноември 2011 - Зелс

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

BNJVL

e-aukcion dhe e-regjistër për të

gjitha komunat) dhe organizon dy

procese të trajnimeve dhe realizim

të provimit për nëpunësit shtetërorë

për marrjen e autorizimit. Por,

interesi për ndërmarrjen e kësaj

kompetence nuk është në nivel të

pritur, sepse deri më tani të drejtën

për kryerjen e kësaj kompetence

kanë marrë vetëm 14 komuna.

Bordi drejtues i BNJVL-së u apeloi

të gjithë kryetarëve të komunave në

afat sa më të shkurtë t’i ndërmarrin

aktivitetet e nevojshme, me qëllim të

ndërmarrjes së kësaj kompetence të

decentralizuar. Para anëtarëve të BD

u prezantua Raporti për procesin e

zbatuar të ciklit të dytë të trajnimeve

dhe të provimeve përfundimtare,

në realizim të ciklit të tretë të

trajnimeve dhe provimeve, në fund të

nëntorit dhe fillim të dhjetorit. Deri

më tani 269 nëpunës shtetërorë nga

administrata komunale kanë marrë

liçencë për mbajtjen e procedurës,

ose 66 komuna, respektivisht

77,65% nga pushtetet lokale, kanë

plotësuar njërin ndër kushtet më

të rëndësishme për marrjen e kësaj

kompetenceje, sigurimin e numrit

adekuat të nëpunësve shtetërorë

të cilët kanë marrë autorizime të

menaxhojnë me tokën e pandërtuar

ndërtimore. Gjithashtu u vëre se

gjatë procedurës së shpalljes së

terminit për zbatimin e mbidhënies

për tjetërsim të tokës së pandërtuar

ndërtimore nga ana e Ministrisë,

është e nevojshme të përcaktohet

mekanizëm i popullarizimit më

të madh për shkak të rritjes së

interesimit.

Kryetari i BNJVL-së, Koce

Trajanovski i theksoi problemet

U SHQYRTUAN ÇËSHTJE TË RËNDËSISHME NGA LËMIA E

URBANIZMIT

Anëtarët e BD të BNJVL-së me ministrin për transport dhe lidhje, Mile

Janakieski diskutuan për

një varg çështjesh aktuale nga kompetencat e kësaj ministrie, lidhur

me aktivitetet e pushteteve lokale. Janakieski informoi për sigurimin e të

dhënave nga komunat për lokacionet e parashikuara për ndërtim të shtëpive

individuale ose objekteve industriale, për shkak të shqyrtimit të tyre nga ana

e Komitetit për ekspanzion ndërtimor, të formuar pranë Qeverisë së RM.

U theksua se është i nevojshëm azhuritet më i madh i komunave lidhur me

parashtrimin e të dhënave deri te MTL për më tepër lokacione të përcaktuara,

si dhe për të dhënat për lokacionet të cilat parashikohet të jenë të përfshira

me dokumentacionin planifikues urbanistik. U kërkua që BNJVL t’i vizitojë

16 komunat, të cilat konform nenit 26 nga Ligji për trajtimin e objekteve të

ndërtuara pa leje, deri më tani nuk kanë dorëzuar në MTL shembull nga

Regjistri për kërkesat e parashtruara për përcaktimin e statusit të objekteve

pa leje, këtë t’a bëjnë në afat sa më të shkurtë. Një numër më i madh i

komunave, deri në BNJVL parashtruan iniciativa dhe propozime për ndryshime

në këtë Ligj për shkak të inkonsekuencave të vërejtura gjatë implementimit

të tij. Të njejtat u parashtruan në MTL, ndërsa në seancë u dakordua që këto

propozime të shqyrtohen në këshillimin e përbashkët tematik, të cilin BNJVL

do t’a organizojë më 16 dhe 17 dhjetor, 2011. Përmes diskutimit të hapur do

të definohen të gjitha propozimet për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për

trajtimin e objekteve të ndërtuara pa leje. Kryetarët e komunave theksuan se

ekziston keqpëdorim nga ana e subjekteve të cilat i shfrytëzojnë zbrazëtirat e

shkaktuara me ndryshimet e dispozitave me të cilat përcaktohet kategorizimi

i objekteve dhe qëllimi i ndërtimeve, për ç’arsye komunat kanë humbje të

mëdha financiare nga komunalet, gjatë dhënies së lejeve për ndërtim. Nga MTL

u kërkua të precizojë ose revidojë dispozita të caktuara nga Rregullorja për

kategorizimin e objekteve. Gjithashtu, BD nga MTL kërkuan azhuritet më të

madh për shkak të paraqitjes së ndërtimeve pa leje në periudhë drejtpërdrejt

para skadimit të afatit për paraqitje për legalizim, me ç’rast Ministri Janakieski

informoi se MTL tashmë ndërmerr aktivitete adekuate. U tregua se ka raste

kur nga njëra anë e rrugës – në kompetencë të një komune ndërmerren masa

me inspektoratet dhe parandalohet ndërtimi i kundërligjshëm, ndërsa nga ana

tjetër e rrugës e njejta gjë tolerohet, prej ku rrjedh pakënaqësia e qytetarëve.

Konform masave për nxitjen e bujqësisë u vëre problemi i mungesës së qendrave

parablerëse-distributive të prodhimeve bujqësore dhe eksporti. Për këtë qëllim,

ministri Janakieski kërkoi nga komunat t’a paraqesin interesimin e tyre dhe të

parashtrojnë propozime për lokacionet për ndërtim të qendrave parablerësedistributive

për prodhimet bujqësore dhe në afat sa më të shkurtë. Komunat

e interesuara të drejtohen në Ministri me lokacion të propozuar për ndërtim.

NËNTOR 2011 5

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!