06.11.2014 Views

Ноември 2011 - Зелс

Ноември 2011 - Зелс

Ноември 2011 - Зелс

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

ЗЕЛС

milion do të shkojnë për rroga, ndërsa për transport,

janë të nevojshme së paku 63 milion. Mbeten vetëm

8 milion denarë, me të cilët duhet të funksionohen të

gjitha shkollat e mesme në komunë gjatë furnizimit të

naftës, rrymës dhe të gjitha nevojat tjera reale. Nga ana

e komunave u potencua se MASH me bllok dotacione ka

transferuar mjete për transport, vetëm për gjeneratën e

parë, ndërsa shuma e njejtë bartet çdo vit të ardhshëm,

me ç’rast, si të jetë harruar se tashmë paraqitet gjenerata

e katërt e arsimit të mesëm obligativ. U konstatua se

çdo gjeneratë e re e nxënësve të shkollës së mesme, deri

më tani, pothuaj se aspak nuk është mbuluar me mjete

plotësuese për transport nga ana e MASH. Përfaqësuesi

i Qytetit të Shkupit, gjithashtu parashtroi shembull

se prej një miliard denarë, shpenzime të marra për 21

shkolla të mesme, rreth 200 milion janë të nevojshme

për transportin e nxënësve të shkollës së mesme. U

potencua se dispozitat ligjore lidhur me kompensimin e

mjeteve për transport të nxënësve të shkollës së mesme

janë të mbuluara vetëm me një dispozitë dhe se duhet që

MASH të miratojë Rregullore, ose çfarë do akti ndërligjor

me të cilin pushtetet lokale do të marrin drejtime më

precize rreth pagesës së transportit: kujt dhe sa duhet t’i

shpërndahen mjete të këtilla, a nuk do të kompensohet

transporti nëse nxënësi në mjedisin e tij ka lloj të tillë të

drejtimit arsimor etj.

Sipas informacioneve të cilat arrijnë në BNJVL,

pothuaj se asnjë komunë nuk është e kënaqur nga lartësia

e bllok dotacioneve të marra për arsim. Ndryshimi i

formulës për shpërndarje të mjeteve për arsim, është

përcaktuar në metodologjinë për shpërndarje të bllok

dotacioneve tash për tash do të shkaktojë vetëm marrjen

e mjeteve nga disa komuna për llogari të komunave

tjera, ndërsa problemi kryesor është mungesa e masës

së përgjithshme të parave për këtë dedikim. Përfaqësuesi

i MASH tregoi se kanë përcaktuar se nga viti 2005

komunat nuk kanë kryer përcaktim të veprimtarisë,

konform planit arsimor nga Enti për arsim, prandaj kanë

njohuri në mjedise të caktuara mësimdhënësit me 4 orë

të paguhen si për mësim prej 16 orësh. Kësaj vërejtjeje

i’u shpjegua se këto janë raste të ralla, por rrjedhin nga

vështirësitë me të cilat ballafaqohen pushtetet lokale

gjatë dhënies së pajtueshmërive për punësim të ri,

sepse mund të ndodhë që në vitin e ardhshëm të ketë

më shumë klasa, respektivisht mësimdhënësi të ketë më

shumë orë. Nga ana e MASH, theksuan se sipas analizës

së tyre, çmimi i transportit për një nxënës ndryshon dhe

varion prej 800 denarë në mjedise të caktuara, e deri

më 6000 denarë në mjedise tjera dhe komunat duhet të

bëjnë përpjekje për të kursyer.

Pastaj u zbatuan të dhënat nga llogaritë e trezorit që

i parashtruan përfaqësuesit e pranishëm nga komunat

me të dhëna me të cilat disponuan përfaqësuesit nga

Ministria për financa dhe u përcaktua se rezultatet

ishin pothuaj se identike. Përfaqësuesit e Ministrisë për

financa theksuan se salldo nuk janë vetëm mjetet për

arsim, pro edhe për mbrojtje kundër zjarrit, çerdhet,

për kulturë, por saktë është përcaktuar cilat mjete për

cilin dedikim kanë të bëjnë. Komunat u arsyetuan se

në raste të caktuara furnizimet publike përsëriten disa

herë, me ç’rast krijohet anulim i pagesës, por gjithashtu

theksuan se pagesat i kryejnë në mënyrë sukcesive. Pastaj

parashtruan vërejtje se Trezori lëshon mjetet shumë

vonë në fund të muajit dhjetor dhe komuna ose shkollat

nuk kanë kohë të kryejnë pagesën për shkak se të njejtat

transferohen vitin e ardhshëm, si të pashfrytëzuara. Nga

ana e pushteteve lokale të caktuara u parashtrua vërejtje

se nuk mund të bëhet një planifikim i vërtetë në shkollat

sepse në shkolla janë abroguar punonjësit profesionalë

financiarë.

Pas diskutimit që zgajti më tepër se dy orë, u sollën

konkluzione nga ana e përfaqësuesve të pushteteteve

lokale, të cilat do të parashtrohen për shqyrtim në

seancën e Bordit drejtues të BNJVL-së:

Konkluzioni 1:

-Ekziston mungesë e mjeteve për arsim dhe është

e nevojshme rritja e mjeteve në bllok dotacionet nga

Buxheti i RM, me qëllim të kënaqjes së nevojave reale

në këtë lëmi. Çdo ndryshim i formulës, në një gjendje

të këtillë të mungesës evidente, tani do të shkaktonte

vetëm derdhje të mjeteve nga disa komuna për llogari të

komunave tjera.

Konkluzioni 2:

Komunat në të cilat janë koncentruar shkollat e

mesme të marrin përqindje plotësuese në bllok dotacionet.

E saktë është se mjetet transferohen sipas numrit të

nxënësve, por nuk merret parasysh sa prej atij numri ka

të bëjë për nxënësit të cilët vijnë nga komunat tjera dhe

për sa kilometrazh duhet t’u kompensohet transporti.

Nxënësit vijnë nga largësi të mëdha, pjesa më e madhe

e tyre marrin mjete edhe për transport të kombinuarndërqytetor

dhe pastaj transporti në qytet, ekziston një

numër i madh i nxënësve të cilët vijnë nga mjediset

ku nuk ka transport të organizuar publik, ndërsa nuk

është përcaktuar edhe ajo se a duhet të paguhen edhe

fëmijët të cilët vijnë nga mjedis tjetër, edhe pse në

komunën e tyre e kanë drejtimin e njejtë arsimor. Për

tërë këtë MASH duhet të hartojë Rregullore, sipas së

cilës komunat do të udhëhiqen gjatë pagesës së mjeteve,

por edhe deri diku do të përcaktohet edhe shuma e

nevojshme e mjeteve për mbulimin e shpenzimeve reale

për transport të nxënësve.

Konkluzioni 3:

-Për deri sa MASH nuk mund të sigurojë mbulim

adekuat të nevojave financiare për arsim, atëherë

komunat do t’i kthejnë kompetencat në pjesën e sigurimit

të transportit të nxënësve në arsimin e mesëm obligativ,

respektivisht këtë ingerencë t’a marrë MASH.

12

НОЕМВРИ 2011

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!