28.10.2014 Views

PDF - El-Hikmeh

PDF - El-Hikmeh

PDF - El-Hikmeh

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

kontakte normale. Të tjerët mendojnë se identiteti i popujve pa marrë parasyshë si definohet

nga të tjerët, në fakt janë të dhëna të lindura. 14 Në këtë kontekst, hipotezat kryesore të studimit

fokusohen në:

a. Karakteristikat e identitetit,

b. Identiteti personal dhe shoqëror në kontekstin e globalizimit kulturor,

rreziqet dhe mundësitë,

c. Gjermania është apo jo vend emigracioni.

Asnjëherë më parë njerëzimi nuk ka qenë në lëvizje sikur tani në kohën e globalizimit.

Pa marrë parasysh se nga cili vend vijnë apo në cilin vend jetojnë, migrimi është në rritje e

sipër. Shtresat sociale janë të dukshme në grupet e migrantëve, njëherit edhe diversiteti i tyre

kulturor është i pashëm. 15 Gjithë kjo ndikon që të ketë një shoqëri pluraliste, multikulturore

dhe multietnike. Tema „Identiteti i migrantit shqiptar dhe integrimi i tij në Gjermani, me

theks të veҫantë në qytetin e Leverkusenit“ ka një soditje të bazuar në dy premisa:

1. Nga njëra anë identiteti konstruktohet, ndërtohet mbi baza të proceseve diferencuese.

2. Nga ana tjetër identiteti ndërtohet mbi baza të ndërsjellta, reciproke. 16

Duke marrë parasysh faktin se boshti kryesor i kësaj teme është identiteti i migrantit

shqiptar në Gjermani, hipotezat kryesore janë:

1. Identifikimi i migrantit shqiptar me kulturën kombëtare,

2. Identifikimi i migrantit shqiptar me kulturën gjermane,

3. Identifikimi i migrantit shqiptar me kulturën fetare.

2. Mënyra e hulumtimit dhe metodologjia e studimit

Tema „Identiteti i migrantit shqiptar dhe integrimi i tij në Gjermani, me theks të

veҫantë në qytetin e Leverkusenit” ka për qëllim të hulumtoj shkaqet të cilat ndikojnë në

procesin e zhvillimit, formimit të identitetit si dhe shkaqet të cilat ҫojnë në shkrirjen apo

humbjen e identitetit gjatë proceseve të integrimit të migrantëve në Gjermani. Bazë

metodologjike e këtij hulumtimi është qasja që ndërlidhet me identitetin kombëtar dhe fetar të

migrantëve shqiptarë. Qasja në fjalë merr parasysh kontekstet e brendshme si dhe ato

ndërkombëtare, ndryshimet e gjata kohore dhe krahasimet historike. 17 Shoqëritë ndikohen nga

ndryshimet radikale që dominojnë në sferat shoqërore, ekonomike, politike, shkencore,

14

Krasniqi, Milazim, Shtresimet e Identitetit Kulturor Kombetar Shqiptar, Zëri ynë, Prishtinë, 2003, fq. 58.

15 Hartmut, Wagner, Bezugspunkte europäischer Identität, LIT Verlag, Münster, 2006, fq. 22.

16 Regine, Penitsch, Migration und Identität, Weißensee Verlag, Berlin, 2003, fq. 16.

17 Ukshini, Sylë, Kosova në politikën e jashtme të BE-së 1991-2007, Logos-A, Shkup, 2008, fq. 31.

10

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!