WBDP experiences (Albanian version)

WBDP experiences (Albanian version) WBDP experiences (Albanian version)

swiss.cooperation.admin.ch
from swiss.cooperation.admin.ch More from this publisher

Përmbajtja

Projekti i zhvillimit të biznesit për femrat, Kosovë

Dokumentim i përvojës 2001 - 2008 ................................... 2

I. Historia dhe konteksti .......................................... 3

1.1. Situata e përgjithshme ekonomike .......................... 3

1.2. Papunësia dhe sektori privat në Kosovë ..................... 3

1.3. Femrat në Kosovë .......................................... 4

1.4. Zhvillimi i tregut të shërbimeve të biznesit në Kosovë ........ 6

II. Strategjia dhe qasja ............................................ 7

2.1. Qëllimi i përgjithshëm dhe strategjia ......................... 7

2.2. Partnerët e projektit ........................................ 8

III. Historia e projektit:

Tre hapa drejt fuqizimit ekonomik të femrave ................ 10

3.1. Hapi 1: Zhvillimi ekonomik i femrës

nga 2001 deri 2003 ........................................ 10

3.2. Hapi 2: Projekti i zhvillimit të biznesit të femrave,

faza I (2004 – 2005) ....................................... 10

3.3. Hapi 3: Projekti i zhvillimit të biznesit të femrave,

faza II (2006 – 2008) ....................................... 11

IV. Rezultatet .................................................... 13

4.1. Fuqizimi i ofruesve te shërbimeve vendore ................. 13

4.2. Shërbimet e ofruara për femrat ............................ 13

4.3. Vetëdijesimi ............................................... 17

V. Mësimet e nxjerra dhe Konkluzionet .......................... 18

VI. Storiet e femrave të sukseshme në biznes ................... 20

Shkurte Rrustemi filloj biznesin e saj me sukses

duke u nisur nga zeroja ........................................ 21

Dy gra e pjekin rrugën e tyre drejt suksesit ..................... 23

Gratë kryefamiljare në fshatrat e goditura

nga lufta gjetën shpresë në bizneset e reja ..................... 27

Vizioni im është që t’i shërbej vendit tim ........................ 29

2

Projekti i

zhvillimit të

biznesit për

femrat, Kosovë

Dokumentim i përvojës 2001 - 2008

Projekti i zhvillimit të biznesit për femrat, Kosovë

Dokumentim i përvojës 2001 - 2008

3

I. Historia dhe konteksti

1.1. Situata e përgjithshme ekonomike

Kosova kishte filluar tranzicionin e saj të pas luftës nga një pikë e vështire

fillestare. Gjatë viteve të nëntëdhjeta, ekonomia e saj kishte vuajtur shumë

nga politika e varfër ekonomike, institucionet joadekuate vendore, mungesa

e investimeve dhe nga konflikti etnik. Në fund të dekadës të hyrat kishin rënë,

gjysma e popullsisë ishte papunë dhe më shumë se gjysma ishin të varfër.

Kosova që nga atëherë ka përfunduar tranzicionin e rindërtimit të pas

luftës, e karakterizuar me ndërhyrjen e madhe ndërkombëtare në aspektin

financiar dhe njerëzor, drejt zhvillimit socialo-ekonomik gjithëpërfshirës

dhe rritjes së qëndrueshme ekonomike. Ngjashëm me shtetet e tjera të

Evropës juglindore, Kosova ende ballafaqohet me sfidat e tranzicionit nga

socializmi në ekonominë e bazuar në tregun e lirë. Procesi i tranzionit është

ende duke vazhduar.

Kosova mbetet me rritjen më të ngadalshme dhe ekonominë më të varfër

në Evropën juglindore. Me një eksport të kufizuar, Kosova varet shumë në

ndihmën e donacioneve, harxhimet nga të huajt dhe ndërkombëtarët e vendosur

në Kosovë dhe nga paratë e dërguara nga diaspora për të financuar

deficitin masiv tregtar.

Faktorët që pengojnë investimet dhe zhvillimin e përgjithshëm ekonomik

përfshijnë: sundimi i dobët i ligjit, konflikti etnik, , politikat e paqarta në lidhje

me ish ndërmarrjet në pronësi shtetërore, infrastruktura e varfër publike,

posaçërisht energjia elektrike dhe transporti. Pavarësia e Kosovës është

shpallur në shkurt të viti 2008, dhe pritet qe paratë e donatorëve të vërshojnë

në Republikën e re, por investimet e huaja në Kosovë në sektorin

prodhues mbeten faktori më i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe

krijimin e vendeve të reja të punës.

1.2. Papunësia dhe sektori privat në Kosovë

Fatkeqësisht, ringjallja ekonomike e Kosovës së pas luftës deri më sot ka

dështuar të rezultojë me krijimin domethënës të vendeve të reja të punës.

Tregu i punës në Kosovë karakterizohet me numrin e lartë të papunëve

(rreth 45%, por 70% femra dhe 76%të rinj). Nëntëdhjetë përqind e të papu-

4 I. Historia dhe konteksti

nësuarve kanë qenë papunë për më shumë se një vit dhe disa nga ta kanë

përvojë të mëparshme të punës (dy e treta e të gjithë punëkërkuesve janë

të pa aftësuar; 48% meshkuj dhe 68% femra). Të rinjtë dhe femrat janë me

se shumti të goditur. Tridhjetë mijë njerëz hyjnë në tregun e punës çdo vit,

duke e keqësuar problemin edhe më tej.

Në rajonin e Gjakovës, ku e ka selinë Projekti i Zhvillimit të Biznesit të Femrave,

përqindja e papunësisë është në veçanti e lartë.

Ngritja e sektorit privat në Kosovë ende mbështetet nga disa aktivitete të

ulta prodhuese të cilat për ndryshim janë shumë të varura nga ndihma e

donatorëve. Animi nga shitja me pakicë dhe tregtia e bën sektorin privat të

pa aftë të qëndroj në aktivitete të larta ekonomike dhe të gjeneroj ngritjen e

nevojshme për krijimin domethënës të vendeve të punës. Shumica dërmuese

(98%) e bizneseve dhe ndërmarrjeve të vogla punësojnë një deri në

dhjetë punëtorë, zakonisht të angazhuar në aktivitete me qasje të lehtë pa

pengesa, aktivitete me vlerë të ultë të shtuar siç janë shitja me shumicë ose

tregtia me pakicë ose aktivitetet shërbyese siç janë hotelet dhe restorantet

(më shumë se 56% e të gjitha firmave). Vetëm 10% e ndërmarrjeve janë të

angazhuara në prodhimtari dhe 7% në ndërtim.1

1.3. Femrat në Kosovë

Sipas ligjeve ekzistuese në Kosovë, femrat dhe meshkujt janë të barabartë

në të gjitha sferat e jetës. Deri tani të dhënat e padiskutueshme statistikore

na tregojnë për qasjen e përgjithshme të pa mjaftueshme në burimet vitale.

Për shembull kjo është e dukshme në arsim; vajzat janë më të prira për

largim nga shkolla në krahasim me djemtë, dhe kjo ndodh më saktësisht

gjatë kalimit nga shkolla fillore në atë të mesme. Shkalla e analfabetizmit

është më e lartë tek femrat (10%) dhe meshkujt (2%), kryesisht në zonat

rurale.

Mundësitë e barabarta në punësim janë ende shumë larg të realizohen.

Femrat mbesin në masë të madhe jashtë aktiviteteve në sektorët kyç, duke

mbajtur thjesht vetëm 30% të të gjitha posteve. Pavarësisht nga kontributi

i femrave në prodhimtarinë bujqësore, ato rrallë kanë pronësi të burimeve

1 Mirlinda Kusari, “Zhvillimi i Sektorit Privat në Ekonominë në Tranzicion: Kosova,” në Zhvillim dhe Tranzicion

Edicioni i 3-të, 2007.

I. Historia dhe konteksti

5

primare, me ç’rast pengohet

mundësia e tyre për të ofruar

kolateralin e nevojshëm për

të siguruar hua nga bankat.

Është jo befasues fakti se një

numër i ndërmarrjeve që janë

të udhëhequra nga femrat

ende mbeten shumë modeste.

Vetëm 6% e bizneseve të

regjistruara janë të udhëhequra

nga femrat, të shpërndara në

shërbimet financiare, arsim,

shëndetësi, shërbime sociale,

tregti dhe shitje.

Femrat janë poashtu të margjinalizuara

në proceset

vendim marrëse politike dhe

në mediat publike.

Femrat në Kosovë janë në

pozitë jo të favorshme në

krahasim me meshkujt, si në

aspektin shoqëror edhe atë

ekonomik. Pengesat juridike

dhe tradicionale në shoqëri

e ndalojnë fuqizimin ekonomik

dhe shoqëror të tyre.

Normat shoqërore e diktojnë

Znj. Nasibe Bukleta, pronare e kompanisë FISI, paraqet

prodhimet e saja në panairin e Pejës në vitin 2006.

Znj. Ardita Rizvanolli duke punuar me tekstil

në atelien e saj.

atë që gratë duhen të varen nga burrat e tyre dhe atë në veçanti në zonat

rurale. Femrat profesionale dhe të punësuara që jetojnë në zonat urbane

ende e zbatojnë rolin tradicional dhe rregullat në shtëpi.

Pas luftës, të vejat kanë qenë të vetmet fituese të të ardhurave të shumë

familjeve kosovare me ç’rast kanë qenë të detyruara të bëhen ekonomikisht

aktive. Megjithatë, detyrimi për t’u aftësuar dhe qasja në burime ende

e bën të vështirë për femrën të gjej punësim ose të themeloj biznesin e

saj. Në mënyrë që të përmirësojnë situatën e tyre ekonomike, femrat kanë

nevojë për inkurajim dhe përkrahje që të hyjnë në sektorët më dinamik dhe

6 I. Historia dhe konteksti

premtues që iu hap mundësitë më të mira ekonomike dhe atë larg nga diktatet

tradicionale kulturore në sektorët me rritje dhe profit të ultë.

Duke iu falënderuar programeve si Projekti i Zhvillimit të Biznesit të Femrave

(WBDP) në rajonin e Dukagjinit, disa femra janë shndërruar në ndërmarrëse

të vogla, të suksesshme në përmirësimin e situatës së tyre ekonomike

dhe kanë treguar potencialin e tyre inovativ dhe ekonomik.

1.4. Zhvillimi i tregut të shërbimeve të biznesit në Kosovë

Në Kosovë, si edhe në vendet tjera në tranzicion, është e shpërndarë

mungesa e menaxhimit bazë të biznesit dhe aftësive teknike prodhuese,

siç janë aftësitë për kryerjen e planifikimit strategjik të biznesit, menaxhimin

organizativ, operacional dhe analizimit financiar. Informatat dhe këshillat

për ndërmarrjet e reja potenciale mund të jenë kruciale për mbijetesën dhe

zhvillimin e tyre.

Me qëllim të ngritjes së konkurrencës, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme

(NVM) iu nevojitet qasja në financa dhe shërbimet e Zhvillimit të Bizneseve

(SZB). Atyre iu nevojitet poashtu ngritja e njohurive profesionale.

Ndonëse konkurrenca në kuadër të bankave dhe institucioneve tjera financiare

është rritur në Kosovë, duke rezultuar me përmirësime të ngadalësuara

të kushteve, mundësia e qasjes së NVM-ve në shërbimet për biznese

dhe trajnimet për aftësim teknik janë ende të kufizuara.

Tregu për shërbimet e zhvillimit të bizneseve ende nuk ekziston me të vërtetë

në Kosovë. NVM-të nuk janë në gjendje apo nuk kanë vullnet të blejnë shërbimet

në treg. Në të gjitha vendet në tranzicion ekziston ngurrimi përbrenda

NVM që të shfrytëzojnë shërbime të tilla përveç nëse ato janë të ofruara pa

pagesë ose të subvencionuara. Kështu që aktivitetet e SZB-së në Kosovë

kanë qenë të udhëhequra nga donatorët sepse ishte vërtetuar si e pamundur

të sigurohen të ardhura për të mbuluar shpenzimet nga shërbimet e ofruara.

Si rrjedhojë, shërbimet nuk korrespondojnë me kërkesat reale nga NVM-të

por më shumë si nevojë e perceptuar nga donatorët. Siç e kemi përshkruar

edhe më lartë, përfaqësimi i ultë i femrës në ekonominë formale do të thotë

se kërkesa e tyre për SZB nuk është konsideruar e as shprehur. Projekti

është fokusuar në këtë nevojë, ka stimuluar zhvillimin dhe ka ofruar SZB në

bazë nevojash për femrat e rajonit të Dukagjinit në Kosovë.

Projekti i zhvillimit të biznesit për femrat, Kosovë

Dokumentim i përvojës 2001 - 2008

7

II. Strategjia dhe qasja

2.1. Qëllimi i përgjithshëm dhe strategjia

Fuqizimi Ekonomik i

Femrave

Furnizimi Vetëdijesimi Kërkesa

Ngritja e kapaciteteve

për ofruesit

e shërbimeve dhe

zhvillimin e

shërbimeve të

bizneseve &

trajnimet për

ngritjen e aftësive

Promovimi, rrjetet,

dialogjet politike

dhe ndihmesa e

këmbimit në mes

të partnerëve

Sigurimi i informatave.

Stimulimi i

sektorëve të

orientuara drejt

rritjes & tregu i

punës

Grafikoni1: Strategjia e projektit Zhvillimit të Biznesit për Femrat

Brenga kryesore e PZhBF-së është fuqizimi ekonomik i femrës, që të ketë

qasje në mundësitë për të ardhura dhe punësim. Për të arritur këtë, projekti

ka për qëllim të fuqizojë tregun për zhvillim të shërbimeve të biznesit për

femrat, duke i identifikuar këto shërbime si kruciale për zhvillimin e mëtutjeshëm

të biznesit në Kosovë. Siç është paraqitur në grafikonin më lartë,

projekti mundohet të influencoj të dyja ofertën dhe kërkesën e tregut të

shërbimeve, duke involvuar aktorët e ndryshëm, të shtoj rrjetin dhe të krijoj

vetëdijesimin për potencialin e femrës dhe nevojat e tyre brenda publikut

më të gjerë.

Në anën e kërkesës, vetëdijesimi i femrës për trajnimet e mundshme dhe

nevojat e tregut të punës (rritja e fokusimit në sektorët e orientuar drejt

ngritjes) është arritur. Fuqizimi i ofruesve të shërbimeve ishte kruciale në anën

e ofertës. Projekti ka shërbyer si ndihmës (fasilitator) ndërmjet ofertës dhe

kërkesës, duke qenë aktive në furnizimin me informata dhe vetëdijesimit.

8 II. Strategjia dhe qasja

Fokusimi në ngritjen e kapaciteteve për ofruesit vendor të shërbimeve ishte

e rëndësishme me qëllim të avancimit të mëtutjeshëm të qëndrueshmërisë

së tyre organizicionale dhe financiare.

Fushatat promovuese dhe ngjarjet e mbuluara nga mediat shoqërojnë

këto aktivitete. Që të dyja femrat ndërmarrëse dhe femrat punë kërkuese

pranuan informata për shërbimet dhe trajnimet e ofruara, si dhe sektorët

potencial premtues.

2.2. Partnerët e projektit

Kategoritë vijuese të partnerëve në rajonin e Dukagjinit kanë bashkëpunuar

në këtë projekt.

• Pesëmbëdhjetë ofrues të shërbimeve për biznese (OJQ-të, kompanitë

private, konsulentët individual, shkollat e mesme dhe trajnerët profesional

individual);

• Zyrat për punësim, ndërmarrjet, institucionet financiare dhe departamentet

relevante komunale;

• Mediat vendore (gazetat, TV, radio); dhe

• Organizatat anëtare të bizneseve

PZhBF ishte e brengosur fillimisht në zhvillimin e kapaciteteve njerëzore

dhe institucionale të SZB-ve, identifikimin e ofruesve, zhvillimin dhe ofrimin

e shërbimeve me kualitet të arsyeshëm që adresojnë kërkesat e klientëve

në tregun e punës. Ofruesit ishin të ftuar të marrin pjesë në projektet kryesisht

nëpërmjet tenderëve ndërkaq bashkëpunimi ndërmjet projektit dhe

ofruesve ishte e bazuar në orientim në rezultate.

II. Strategjia dhe qasja

9

Leposaviq

Zubin Potok

Zveçan

Mitrovicë

Podujevë

Istog

Skenderaj

Vushtrri

Pejë

Deçan

Klinë

Malisheva

Gllogovc

Obiliq

Fushë Kosovë

Lipjan

Prishtinë

Novo Bërdë

Kamenicë

Gjakova

Rahovec

Shtime

Gjilan

Suhareka Ferizaj

Viti

Prizren

Kaçanik

Dragash

Grafikoni 2: Harta e Kosovës: Zonat operative të WBDP, Rajoni i Dukagjinit është i

mbushur me ngjyrë hiri

10

Projekti i zhvillimit të biznesit për femrat, Kosovë

Dokumentim i përvojës 2001 - 2008

III. Historia e projektit: Tre hapa drejt

fuqizimit ekonomik të femrave

3.1. Hapi 1: Zhvillimi ekonomik i femrës nga 2001 deri 2003

Intervenimet e para që kishin për qëllim fuqizimin ekonomik të femrës në

rajonin e Dukagjinit në Kosovë, të financuara nga Qeveria Zvicerane dhe

zbatuar nga Swisscontact-i, u lansuan në vitin 2001.

Duke marrë parasysh situatën specifike të femrave në situatën e pas luftës,

fokusi ishte orientuar në përkrahjen e OJQ-ve të femrave që ishin mbledhur

pas luftës me qëllim të ndihmës së të vejave në përpjekjet e tyre për gjenerimin

e të ardhurave. Projekti gjithashtu kishte kyçur mikro intervenimet

direkte për femrat ndërmarrëse nëpërmjet huazimeve fillestare, trajnimeve

dhe këshillimeve.

3.2. Hapi 2: Projekti i

zhvillimit të biznesit

të femrave,

faza I (2004 – 2005)

Femrat duke ndjekur kursin e rrobaqepësisë

në Gjakovë në vitin 2003

Që nga viti 2004 e më tej

Projekti i Zhvillimit të Biznesit

të Femrave ende ka për

qëllim fuqizimin ekonomik të

femrës por e koncentruar në

përkrahjen e konkurrencës

së bizneseve në pronësi të

femrave dhe promovimin

e ndërmarrjeve fillestare të

femrave.

Në vend të intervenimit direkt, PZhBF kishte filluar të bashkëpunoj me ofruesit

vendor të shërbimeve duke iu mundësuar të zhvillojnë dhe ofrojnë

trajnime specifike dhe shërbime të bazuara në kërkesat e femrave kliente.

Kombinimi i teknikave të trajnimeve si dhe shërbimet biznesore ishin ofruar

nga ofruesit e SZB-së nën stërvitjen e ekipit të PZhBF-se.

Përmbajtja e trajnimeve korrespondonte me situatën dhe kërkesat e femrave

kosovare afariste në atë kohë: trajnimet teknike ishin kryesisht në fush-

III. Historia e Projektit: Tre hapa drejt

fuqizimit ekonomik të femrave

11

at tradicionale (parukeri, rrobaqepësi) të kërkuara nga femrat por kishte

potencial të kufizuar të rritjes. Shërbimet e biznesit u zhvilluan nga arsimimi

bazik në kontabilitet dhe marketing deri tek trajnimet më specifike sikurse

teknikat e shitjes dhe negocimit.

Veç kësaj projekti ka luajtur rolin e fasilitatorit duke rekomanduar klientët

tek institucioni ndërkombëtar financiar FINCA dhe institucionet tjera financiare

dhe kështu duke iu mundësuar femrave afariste qasje në hua.

Përkrahja e ofruesve të SZB-së dhe stimulimit të kërkesave ishte i shoqëruar

me fushatë të vetëdijesimit të cilat paraqiteshin nga njerëzit afarist,

bankierët, politikanët dhe nga vetë femrat – potenciali i femrave për fillimin

dhe udhëheqjen e suksesshme të biznesit.

3.3. Hapi 3: Projekti i zhvillimit të biznesit të femrave,

faza II (2006 – 2008)

Nevoja për fuqizim të mëtutjeshëm të kapaciteteve të ofruesve të shërbimeve

me qëllim të ngritjes së qëndrueshmërisë së tyre financiare ishte arsyeja

kryesore për vazhdimin e projektit.

Më tej, projekti filloi të vë në shënjestër jo vetëm femrat ndërmarrëse ekzistuese

ose ato të ardhshme por gjithashtu edhe femrat e papunësuara të

cilat kërkonin punësim.

Ndoshta sa më specifik dhe

i orientuar në kërkesë të jetë

shërbimi, aq më shumë klientët

kanë mundësi për t’i paguar

ofruesit lokal të shërbimeve, se

sa ofruesit të varur nga ndihma

e donatorëve. Identifikimi i sektorëve

premtues luajti një rol të

rëndësishëm në zvogëlimin

e ndihmës së donatorëve.

Swisscontact-i zvogëloi subvencionet

e veta dhe përqindja

e mbulimit të shpenzimeve për

klient ishte rritur.

Një infermiere gjatë trajnimit në Qendrën e

Mjekësisë Familjare në Gjakovë në vitin 2008

12

III. Historia e projektit: Tre hapa drejt

fuqizimit ekonomik të femrave

Për të adresuar papunësinë e lartë të femrave, projekti u zgjerua dhe bashkëpunoj

me ofruesit e trajnimeve që të zhvilloj dhe ofroj shërbime të reja

që adresonin nevojat e tregut të punës për femrat e reja të larguara nga

shkolla dhe femrat e papunësuara. Përfituesit morën pjesë në modulet e

trajnimeve praktike që zgjatën deri në tre muaj dhe e kryenin praktikën në

kompanitë vendore.

Projekti i zhvillimit të biznesit për femrat, Kosovë

Dokumentim i përvojës 2001 - 2008

13

IV. Rezultatet

4.1. Fuqizimi i ofruesve te shërbimeve vendore

Swisscontact-i bashkëpunonte me rrjetin e pesëmbëdhjetë ofruesve vendor

të shërbimeve duke i mbështetur dhe orientuar në kërkesa dhe shërbime

inovative. Kapacitetet e stafit dhe menaxhmentit të këtyre ofruesve ishin

fuqizuar nëpërmjet stërvitjes së përhershme dhe kontributit të ekspertëve

ndërkombëtar, regjional dhe vendor në temat si planifikimi strategjik dhe

marketingu. Shtatë ofrues në kuadër të rrjetit kanë pranuar këshillime nga

një kompani e Prishtinës në zhvillimin dhe prezantimin e portfolios së shërbimeve

të tyre. Rreth njëzet shërbime (biznesi dhe aftësitë) janë zhvilluar

dhe marketuar për femrat brenda vetëm një viti.

Shërbimet e ofruara si dhe trajnimet për kapacitetet e menaxhimit ishin

fuqizuar dukshëm. Në të ardhmen, ofruesit me potencialin më të lartë do

të jenë në gjendje të ofrojnë shërbime klientëve tjerë (institucioneve qeveritare,

blerësve meshkuj, etj.) kështu që do të drejtojnë portfolion e klientëve

të tyre drejt një qëndrueshmërie më të madhe. Kjo është e nevojshme pasi

që përqindja e mbulimit nga klientët femra kishte arritur vetëm deri në 30%.

Arsyeja kryesore për këtë përqindje të ultë të mbulimit ishte situata kritike

politike dhe ekonomike gati gjatë tërë projektit.

Më tej, ishte ndihmuar edhe themelimi i rrjetit vendor të ofruesve të shërbimeve

në rajonin e Dukagjinit. U zhvilluan takimet e rregullta dhe shërbimet

janë ofruar atëherë kur ishte e mundshme. Kontakti me ofruesit e shërbimeve

në Prishtinë është mbajtur. Mbetet të shihet nëse bashkëpunimi dhe komunikimi

ndërmjet ofruesve do të vazhdoj edhe pa përkrahjen e jashtme.

4.2. Shërbimet e ofruara për femrat

Shërbimet për femrat afariste dhe fillestare

• Nga viti 2004 deri më 2005, projekti rekomandonte klientët femra tek

FINCA si dhe institucionet mikro-huazuese dhe bankat për shpagimin e

huave. Duke përcjellë rekomandimet e PZhBF-së, më shumë se njëqind

femra kishin marrë hua për fillimin e bizneseve të tyre.

• Pothuajse 30 grante për marketing me shumë deri në 1,000 Euro për

femrat që kishin filluar bizneset ishin shpaguar për promovimin e ak-

14 IV. Rezultatet

tiviteteve të biznesit të tyre të ri. Këto grante të vogla ishin kruciale për

femrat që të fillojnë bizneset e tyre dhe të punësojnë të tjerë. Momentalisht

80% e këtyre bizneseve janë ende aktive në treg.

Më tej, projekti përkrahu ofruesit vendor të shërbimeve në zhvillimin dhe

marketingun e një game të gjerë të shërbimeve kryesisht për femrat ndërmarrëse:

• Brenda një viti, rreth 12 trajnime për menaxhimin e biznesit në temat si

kontabiliteti, marketingu dhe zhvillimi i biznes planeve iu janë ofruar më

shumë se 200 femrave.

• Brenda një viti, rreth 5 trajnime teknike në temat më shumë tradicionale

si rrobaqepësia, parukeria, përpunimi i ushqimit dhe bletaria iu janë

ofruar më shumë se 100 femrave. Trajnimet iu kanë ndihmuar femrave

të themelojnë një bazë solide për përmirësimin e procesit të prodhimtarisë

si dhe aftësitë e përgjithshme menaxhuese dhe në këtë mënyrë

kanë rritur shitjen dhe kanë përmirësuar të hyrat e tyre.

Kurset e aftësimit për femrat e papunësuara

Swisscontact-i përkrahu trajnimet relevante të tregut me qëllim të përmirësimit

të aftësive të femrave në sektorë, profesione ose profile të orientuara drejt

rritjes. Trajnimet kishin në shënjestër kryesisht femrat e reja të pa punësuara.

Në përgjithësi, përafërsisht 50% e femrave të trajnuara kishin gjetur

punë dhe 20% ishin promovuar me një ngritje të rrogave të tyre në vendet e

tyre të punës. Pjesëmarrëset në këto trajnime ishin kryesisht femra afariste

të reja, femra të cilat kishin lënë shkollimin ose femra të papunësuara. Më

shumë se 50% e këtyre femrave kishin të ardhurat neto më pak se 100 Euro

para pjesëmarrjes në këto trajnime. Më pastaj më shumë femra kishin të

ardhurat neto ndërmjet 100 deri 300 Euro. Disa femra të cilat kishin marrë

pjesë në trajnime kishin vërejtur që të hyrat e tyre ishin rritur më shumë

se 300 Euro. Më tej, si rezultat i trajnimeve burimi kryesor i të hyrave ishte

rroga në vend të përkrahjes së prindërve apo burrave, që do të thotë se

këto femra kishin gjetur punë. Pa asnjë dyshim, duke i pasur të hyrat e tyre

ngritet edhe vetëbesimi tek femrat dhe zvogëlohet varshmëria e tyre ndaj

anëtarëve të familjes.

IV. Rezultatet

15

Te ardhurat para trajnimeve

59.06%

5.55%

Më pak se 100 Eur

101 - 300 Eur

301 - 500 Eur

Më shumë se 500 Eur

19.06%

16.32%

Te ardhurat pas trajnimeve

8.54%

31.46%

Më pak se 100 Eur

101 - 300 Eur

301 - 500 Eur

Më shumë se 500 Eur

8.54%

38.55%

Grafikoni 3: Rezultatet e përmirësimit të të hyrave pas trajnimeve te 500 femrave të

përkrahura nga projekti

Grafikonet tregojnë që mesatarja e të hyrave neto ishte rritur në mënyrë të

konsiderueshme pas trajnimeve.

Perveq rritjes se pages, nje rezultat tjeter i projektit eshte edhe permirsimi

i aftesive të punës. 500 femra janë aftësuar në ngrtitjen e aftesive të tyre,

shih tabelen në vijim.

16 IV. Rezultatet

Para

trajnimit

Pas trajminit: të

papunësuarat të cilat

kanë gjetur punësim

Temat e Trajnimeve

Nr. i

Femrave

të trajnuara

Të vetë

punësuara

Të

papunësuara

Të

punësuara

Përqindja që

kanë gjetur

punë

Asistent Juridik 12 3 9 4 44%

Asistent në Doganë 12 0 12 4 33%

Kanë filluar biznesin e vet 11 0 11 4 36%

Kujdesi para dhe pas lindjes 20 8 12 6 50%

Mjekësia Familjare 23 9 14 8 57%

Agjent në Marketingun e Mediave 10 1 9 5 56%

Agjent në kompanitë e sigurimeve 11 5 6 3 50%

Asistent në kompanitë e sigurimeve 13 0 13 2 15%

Mbajtja e shpejtë e librave të Kontabilitetit 6 1 5 2 40%

Dizajn Grafik 15 0 15 7 47%

Gazetari 26 2 24 15 58%

Artet Audio Vizuele 15 3 12 6 50%

Marketingu i produkteve të bletëve 21 4 17 9 53%

Kontabilitet/Këshilltar tatimor 30 27 3 3 100%

Arkitekturë/ Archicad 20 18 2 2 100%

Administratë 24 6 18 5 28%

Oficer i kredive 35 4 31 12 39%

Teknikat e Shitjes 12 12 0 0

Manaxhimi dhe Planifikimi i Shitjes 30 30 0 0

Zhvillimi i Produkteve 7 0 - - pa rezultate ende

Mjekësia Familjare 22 0 - - pa rezultate ende

Prodhimtaria e bletëve dhe produkteve 45 45 pa rezultate ende

Rrobaqepësi për minoritetet 15 0 pa rezultate ende

Formalizimi i Biznesit tuaj 20 20 pa rezultate ende

Projekti dhe Biznes Plani 44 0 pa rezultate ende

Total: 499 198 212 97 46%

Tabela 1: Rezultatet e punesimit për 500 femra te cilat u perkrahen me trajnime nga projekti

IV. Rezultatet

17

4.3. Vetëdijesimi

Në Kosovë, ku normat dhe vlerat tradicionale mbizotërojnë, ishte dhe do të

jetë ende e rëndësishme që aktivitetet e lartpërmendura të shoqërohen me

kampanja të ndryshme promocionale, rrjete dhe dialogët politike. Përmes

ekspozimit më të fortë të femrës në media dhe Marrëdhënieve me Publikun,

nevojat e femrave si dhe të arriturat e tyre si dhe potenciali i tyre ishin

bërë publike në sektorin e biznesit dhe në shoqëri në përgjithësi.

Vetëdijesimi ishte element krucial në këtë projekt qysh nga fillimi, duke

inkurajuar femrën përmes shembujve pozitiv dhe duke informuar ato për

shërbimet si edhe mundësitë e punësimit.

Sidoqoftë, projekti pat një ndikim të konsiderueshëm përmes ngjarjeve siç

janë panairet, garat si “femra më e mirë në biznes” ose “gazetarja e vitit”,

debatet e ndryshme televizive. Derisa ritet vetëdijesimi për barrierat me të

cilat femrat ballafaqohen dhe potencialin e tyre, poashtu i fuqizon femrat

dhe ngrit vetëbesimin e tyre. Pas shumë viteve të ekspozimit të femrës në

media dhe duke treguar për sukseset e tëre në opinion, femra është shumë

më e fortë, më vetëbesuese dhe shumë më e pranueshme në sektorin e

biznesit dhe në shoqëri në përgjithësi.

18

Projekti i zhvillimit të biznesit për femrat, Kosovë

Dokumentim i përvojës 2001 - 2008

V. Mësimet e nxjerra dhe konkluzionet

Mësimet e nxjerra në vijim dhe konkluzionet janë si rezultat i shtatë viteve të

fundit të punës në rajonin e Dukagjinit:

Femrat duke përgatitur prodhimet për pjekje

në kompaninë shërbyese furnizuese EGENE

në Gjakovë në vitin 2003.

• Edhepse në një ambient të vështirë ekonomik siç është Kosova dhe me një fokusim relativisht

të ngushtë në grupet shumë të dobëta , përkrahja e pjesshme financiare është

më e shëndoshë se sa totali i subvencioneve nga donatorët sepse stimulon një ambient

dhe mentalitet normal të biznesit. Mund të vërehet qartë se përveç rezistencës nga

ofruesit lokal dhe klientëve të tyre, duke i ngarkuar me pagesa për shërbime siç janë

trajnimet dhe konsultimet është e mundshme nëse klienti realizon përfitim konkret si

për shembull krijimi i punës, promovimi apo përmirësimi i performancës së biznesit.

• Qasja e projektit e orientuar në biznes me pjesëmarrje me pagesë të klientëve vendor

ka përkrahur zhvillimin e mendimit në përgjithësi. Por, shumica e ofruesve pas

zhvillimit dhe testimit të shërbimeve të tregjeve për herën e parë nuk guxuan të

ofrojnë shërbimet sërish me pak ose aspak subvencione.

• Stagnimi ekonomik dhe shkalla e lartë e papunësisë në Kosovë e ka dëmtuar në

mënyrë të konsiderueshme pjesën e shërbimit të kërkesës dhe të furnizimit.

Mundësitë e vogla financiare dhe/ose gatishmëria e klientëve që të paguajnë për

shërbimet e ofruara si edhe orientimi i fuqishëm i donatorëve ishin pengesa në këtë

projekt. Përmes projektit, shërbimi i tregut është çrregulluar nga agjensionet e ndryshme

ndërkombëtare të cilat ofronin shërbime të plota subvencionale.

• Vazhdimisht, ndërmarrësit lokal ndjeheshin jo të interesuar ose edhe jo të përgjegjshëm

që të investonin në trajnimin e stafit të tyre. Megjithatë është shumë interesante të vëzh-

V. Mësimet e nxjerra dhe konkluzionet

19

gohen faktet që ndërmarrësit në

Kosovë konsiderojnë si barrierë

kryesore për zhvillimin e tyre

vetëm faktorët e jashtëm të ambientit

(si p.sh konkurrencë jo e

drejtë, korrupsionin, tatimet e

larta), përderisa faktorët që janë

të lidhura me ato të brendshme

(si kapacitetet njerëzore dhe

ato të ndërmarrjes) konsiderohen

më pak të rëndësishëm.

Zt. Edmond Tafarshiku duke trajnuar inxhinierët

dhe arkitektët në Archicad në vitin 2006.

• Krahasuar me ofruesit në qytetin e Prishtinës, ofruesit në qytetet më të vogla janë ne

përgjithësi shumë më të dobët financiarisht, duke ofruar shërbime të nivelit më të ultë

profesional (duke i ikur certifikimit dhe standardeve).

• Shumë ofrues përfituan nga donatorët ndërkombëtar të cilët projektet e tyre i konvertuan

prej zyrave ndërkombëtare në OJQ lokale. OJQ-të e tilla në të shumtën e rasteve

u ballafaquan me vështirësi në adaptimin me botën dinamike të biznesit.

• Kurset afatshkurta për ngritjen e aftësive (në kombinim me të trajnuarit në kompanitë

lokale) në fushat profesionale më inovative dhe të orientuara në tregun e punës

kanë treguar rezultate pozitive dhe suksese diku rreth 50%. Të hyrat e femrave në

përgjithësi janë rritur për 45%. Kurset afatshkurta të ngritjes së aftësive duhet të jenë

të lidhura dhe të orientuara me kërkesat konkrete të punëdhënësve. Për këtë arsye

koordinimi në mes të trajnerëve dhe punëtorëve në drejtim të zhvillimit të planprogrameve

dhe trajnimet e rekrutëve janë kruciale. Sidoqoftë, pronarët e kompanive

të vogla ose të mëdha ende marrin në punë anëtarët e familjes pa marr parasysh

kualifikimin profesional të tyre.

• Promovimet siç janë panairet shitëse, shpërblimet për femrën afariste më të suksesshme,

debatet publike, si edhe mbulimi i mediave janë kruciale në kontekstin e Kosovës

në mënyrë që të inkurajojmë femrën që të hyj në botën e biznesit që të pranohet në

përgjithësi në shoqëri dhe në familje në veçanti. Poashtu, mund të mbështeten zhvillimet

e kornizës më të favorshme regulative për femrën dhe rritjen e dukshme të vetëbesimit të

femrës. Mediat lokale (TV, radio) luajnë një rol të rëndësishëm të ngritjes së vetëdijes.

Gjëja të cilën femra ka ende

për ta mësuar është se askush nuk të jep fuqi.

Ju vetëm duhet ta merrni atë.

Roseanne Barr

20

Storiet e

femrave të

sukseshme

në biznes

Projekti i zhvillimit të biznesit për femrat, Kosovë

Dokumentim i përvojës 2001 - 2008

21

Shkurte Rrustemi filloj biznesin e saj

me sukses duke u nisur nga zeroja

Në mes të kushteve të vështira

të pas luftës të cilat kishin

kontribuar në papunësinë e

lartë, posaçërisht tek femrat,

Shkurte Rrustemi, 42 vjeçare

e filloj biznesin e saj para

disa viteve duke u nisur nga

zeroja. Së bashku me bashkëshortin

dhe gjashtë fëmijët

e saj, Shkurta zgjohej nga

gjumi në orën pesë në çdo

mëngjes për të punuar në

fushë. Ata kanë ngritur me

mijëra fidane të dredhëzave,

mjedrave dhe manaferrave

në fshatin Babaj i Bokës në

Ms.Shkurte Rrustemi, owner of Freakia Company

komunën e Gjakovës.

Sidoqoftë, ata filluan çdo gjë nga zeroja. Gjatë luftës prona e tyre si dhe

prona e shumicës së kosovarëve ishte shkatërruar plotësisht.

Bujqësia është njëra ndër mënyrat e mbijetesës dhe në njëfarë mënyre

rrugë për të gjeneruar të ardhura. Me ndihmën e Swisscontact-it dhe projekteve

tjera të financuara nga Zvicra të cilat mbështesin sektorin e hortikulturës

në Kosovë, Intercooperation, kjo familje ishte në gjendje që të largoj

vetveten nga varfëria.

Duke qëndruar nën hijen e kopshtit të tyre, Shkurta na tregon se si shtëpia

e saj dhe çdo gjë që kishte pasur familja ishte shkatërruar gjatë luftës.

Familja duhej të fillonte nga zeroja dhe të punonte me diçka me të cilën

kurrë më parë nuk kishin menduar. Pas luftës, Shkurtës iu dha mundësia,

kështu që ajo nuk kishte nevojë të kërkonte mëshirë nga askush. Në vitin

2002, një anglez nga projekti Intercooperation, shkoj në fshatin e tyre për të

mësuar se si toka e tyre mund të përdorej për prodhimtari bujqësore.

22 VI. Storiet e femrave të sukseshme në biznes

“Ai na tha se ne mund të mbjellim vetëm kumbulla në këtë tokë”, thotë

Shkurta. Sidoqoftë, ajo më pastaj mësoi se shumë fshatarë po kultivonin

dredhëza, mjedra dhe manaferra.

“Unë arrita që të bindi bashkëshortin tim që të mbjellim tokën tonë, e cila

ishte shpresa jonë e fundit”, na shpjegoj ajo. Ata vendosën që të mbjellin

për fillim 60 fidane të dredhëzave.

Kur Anglezi u kthye që të shoh se çfarë është duke bërë familja, ai u befasua

se si fidanet ishin rritur aq shumë. Ai vendosi që të ndihmoj familjen,

dhe ata u bënë përfituesit e projekteve të Intercooperation. “Ata sollën rreth

14,000 fidane të dredhëzave. Pas dy viteve ata na sollën mjedra dhe manaferra,

të cilat ne i kultivuam në 1.5 hektar”, tha Shkurta. Brenda një sezone

familja mblodhi afër 20,000 kilogram dredhëza, ndërmjet 5,000 dhe 6,000

kilogram mjedra dhe gati 2,000 kilogram manaferra.

Bashkëshorti i Shkurtes klasifikonte frutat dhe produktet tjera. Në fillim ata

kishin vështirësi në distribuimin e prodhimeve, tha Shkurta, por tani ata i shesin

prodhimet e tyre në Gjakovë, Prizren dhe Prishtinë. Ajo nuk ngurroj të thotë se

ajo i shet dredhëzat për 0.80 € , mjedrat për 1.20 € dhe manaferrat për 1.50 €.

“Ne nuk kishim ndonjë problem me dredhëzat”, thotë Shkurta. “Bashkëshorti

im shiti klasën e parë dhe të dytë të dredhëzave si prodhime të

freskëta, ndërkaq unë mbarova marmelatë nga dredhëzat e klasit të tretë”.

Ajo shpjegon se ka kërkesa të mëdha për marmelatë dhe se ajo prodhon

më shumë se 3,000 kilogramë. Ata e shesin marmelatën vetë, pa e kontraktuar

askënd. “Experti i Swisscontact- it më ndihmoj shumë. Ai më tregoj se

si ti përpunoj frutat e klasit të tretë në marmelatë, lëng dhe sirup e cila më

lehtësoj punën shumë”, thotë Shkurta.

Me ndihmën e dy projekteve të qeverisë zvicerane, atë të Intercooperation dhe

Swisscontact-it, familja filloj në mënyrë të suksesshme biznesin dhe dukshëm

e përmirësoj standardin e jetesës. Ata depërtuan në treg dhe krijuan një kompani

të qëndrueshme e cila mund të vazhdohet dhe zhvillohet nga fëmijët e

tyre. Ky është shembulli më i mirë se si përfitohet nga ndihma që iu është

dhënë nga ana e Swissscontact-it dhe Intercooperation, e cila i mundësoj një

familje kosovare që të bëhet e njohur në tërë Kosovën për biznesin e tyre.

Autore:

Arbana Xharra,

Gazetare

Projekti i zhvillimit të biznesit për femrat, Kosovë

Dokumentim i përvojës 2001 - 2008

23

Dy gra e pjekin rrugën e tyre drejt suksesit

“Ëmbëlsira e gëzueshme” është një firmë që identifikohet me dy “duar të

arta” dhe dy zonjat intelegjente, Leonida Delhysa dhe Fitore Futko. Ato jetojnë

në Prizren, qytet i bukur ku mendimet tradicionale ende mbizotrojnë

dhe ku emancipimi dhe fuqizimi i grave mbeten ende të pamjaftueshme..

Kur unë shkova të shkruaj

këtë tregim, i gjeta ato duke

punuar me “në vlugun më

të madh”. Fitorja dhe Leonida

pasqyrojnë modelin e

femrës së fortë kosovare të

cilat transformojnë gjërat e

vogla në ato të mëdha. Unë

mezi prisja të shihja se si

këto dy kosovare kishin arritur

sukses me një punë të

rendë dhe sakrificë. Të karakterizuara

me mikpritje të

ngrohtë, dashuri njerëzore dhe kujdes, ato më inspiruan dhe më tërhoqën

në botën e tyre te punës. Vetëmohimi i tyre i kishte sjell ato deri te suksesi.

Ato kishin krijuar një emër të mirë dhe konkurrues në treg me llojllojshmërinë

e pa numër të ëmbëlsirave të tyre dhe që unë e kisha kënaqësinë

t’i shijoja.

“Ne kishim filluar me tri apo katër produkte, por që nga atëherë e kemi

ngritur biznesin tonë mjaft. Ne kërkuam dhe eksperimentuam deri atëherë

kur ne mundëm të prodhonim të gjitha ëmbëlsirat që kërkoheshin nga

tregu dhe nga blerësit. Ne kishim kaluar shumë net pa gjumë me qëllim

që të prodhonim ëmbëlsira sipas “dëshirave” të klientëve thotë Fitorja e

veshur në një uniformë të pastër dhe të kuqe.

Leonida dhe Fitorja i atribuojnë sukseset e tyre OJQ-së zvicerane Swisscontact,

e posaçërisht Znj. Elvira Ukmata dhe Z. Afrim Kamishi, si dhe

anëtarëve tjerë të stafit nga ana e të cilëve ata ishin trajnuar.

“Ne kishim dëgjuar rastësisht për trajnimet e organizuara nga Swisscontact-i

dhe atë nga zonjat tjera. Ne u interesuam dhe u takuam me Znj. El-

24 VI. Storiet e femrave të sukseshme në biznes

vira Ukmata dhe Z Afrim

Kamishi. Ne u thamë atyre

se ishim në hapat e parë

për të themeluar një biznes

të vogël, privat. Ata na

mirëpritën me një respekt

dhe admirim. Bashkëpunimi

ynë i parë ishte trajnimi një

javor për gratë i quajtur “Fillo

biznesin tënd”. Gjatë këtij

trajnimi ne i treguam disa fotografi

të ëmbëlsirave tona, pjesëmarrëseve tjera të trajnimit dhe na inkurajuan

që të vazhdojmë me prodhimet tona. Me plot bindje ne mund të themi

se grumbulluam përvojë nga trajnimi i parë i organizuar nga Swisscontact-i,

pa e përmendur materialin e nevojshëm dhe mbështetjen morale qe ne e

kemi marrë nga organizata, për të cilën ne jemi skajshmërisht falënderuese

“thotë Leonida duke ecur përreth kuzhinës.

Me referencë nga Swisscontact-i,

zonjat ishin në gjendje

të siguronin kredi biznesi

nga Procredit banka. Më

pastaj ato pranuan një grant

prej 1,000 Euro nga Swisscontact.

Kjo ndihmesë “e

shtyri” biznesin e tyre më

tutje.

Me këmbëngulje dhe vetëmohim,

Leonida dhe Fitoja

tregojnë se si puna e tyre nuk ishte gjithmonë e lehtë. “Ne u ballafaquam

me shumë pengesa dhe vështirësi në punën tonë, por asnjëherë nuk u

gjunjëzuan. Me entuziazëm, ne vazhduam punën. Sot bashkëpunojmë me

disa kafeteri dhe banka në tërë Kosovën. Gjithashtu kemi klientë të rregullt

të cilët ne i furnizojmë me produktet tona. Do ti këshillonim të gjitha gratë të

cilat dëshirojnë të hyjnë në botën e biznesit që të mos hezitojnë dhe të mos

heqin dorë nëse ato hasin në barriera të ndryshme sepse fillimi gjithmonë

është i vështirë. ”Gratë duhet që të rrezikojnë dhe punojnë shumë sepse

VI. Storiet e femrave të sukseshme në biznes

25

vetëm puna të drejton kah

suksesi”. Tani, firma “Ëmbëlsirat

e Gëzueshme“ kanë

klient të rregullt në tërë Kosovën.

Ato gjithashtu prodhojnë

ëmbëlsira gjigante

për Festivalin Prestigjioz të

filmit “DOKUFEST”. Pronarët

furnizohen me tërë materialin

e nevojshëm në Kosovë

dhe janë femrat e vetme që

blejnë me shumicë, pasi që

komuniteti afarist në Prizren ende mbetet e dominuar nga meshkujt. Ato

përkujtojnë me qeshje “Ishte hera e parë që në shkuam te furnizuesi me

shumicë që të furnizoheshim me lëndë të parë. Në atë moment telefonoj

motra e Fitores e cila e pyeti

atë se ndodhet ajo. Fitorja u

përgjigj “Jam në depo duke

blerë mall me shumicë”. Pas

bisedës ne të dyja filluam të

buzëqeshnim me mendimin

se ne në fakt dukeshim si

afariste të vërteta”. Për ne,

të gjitha këto dukeshin si një

ëndërr, thotë Leonida duke

buzëqeshur.

Pas një pushimi të shkurtër,

ne gllabëruam nga një filxhan

kafe dhe të dyja dukeshin të

relaksuara. Ato më treguan

për trajnimet që ato i kanë

kryer duke iu falënderuar

Swisscontact-it, me seli në

Zvicër, një vend i njohur për

ndihmesë dhe mbështetje

që i bënë vendeve që kanë

nevojë dhe gjatë procesit të

26 VI. Storiet e femrave të sukseshme në biznes

zhvillimit. “Kemi marrë pjesë edhe në shumë trajnime të tjera të organizuara

nga ana e Swisscontacti-t, të cilat kanë bërë që ne të ngritemi në aspektin

profesional”. “Ne mësuam se si menaxhohet një biznes, se si krijohen

kontakte të reja dhe si të fitojmë përvojën”. Ato morën pjesë në trajnimet

e Swisscontact-it siç janë “Bazat e Kontabilitetit”, “Fillo biznesin tënd”, “

Planifikimi Strategjik”, “Teknikat e Shitjes”, Tatimi dhe tatimpaguesit” dhe

së fundmi edhe “Menaxhimi dhe Planifikimi i Shitjes” të organizuara nga

Swisscontact dhe të zbatuara nga trajnuesja e pavarur Znj. Elvira Ukmata.

Me ndihmën e dhënë nga Swisscontact ato kanë marrë pjesë në disa panaire,

ku ato i kanë ekspozuar prodhimet e tyre dhe kanë përfituar financiarisht.

Edhe pse Leonida është katolike dhe Fitorja muslimane, gjë që nuk ka

penguar në suksesin e tyre. Me bashkëpunim dhe me respekt të dyanshëm

ato janë sjellë si dy motra. Ato festojnë të arriturat e tyre dhe janë të

gatshme për sfidat tjera, Leonida dhe Fitorja e përcjellin këtë mesazh për

gratë: “Trokitni dhe dera do t’ju hapet, dhe hulumtoni sepse do të gjeni atë

të cilën e keni kërkuar”.

E ngazëllyer me punën e palodhshme dhe me suksesin e tyre, unë u premtova

se do t’i kontaktoj ato që të më gatuajnë tortën e martesës. Jam e

sigurt se me “duart e tyre të arta” ato do të bëjnë më të mirën.

Autore:

Ariana Krelani

Ariana Krelani ka marrë pjesë në shumë trajnime të mbajtura nga ana e Qendrës

Mediale Dukagjini dhe të financuara nga ana Swisscontact-i.

Projekti i zhvillimit të biznesit për femrat, Kosovë

Dokumentim i përvojës 2001 - 2008

27

Gratë kryefamiljare në fshatrat e goditura nga

lufta gjetën shpresë në bizneset e reja

Komuna e Gjakovës ishte një ndër vendet më të prekura dhe më të dëmtuara

nga lufta në Kosovë. Shumë gra humbën anëtarët e familjeve të tyre, ishin

bërë të veja, vuajtën shumë nga kushtet e vështira të jetesës dhe vazhdojnë

të përjetojnë traumat shumë vjet më vonë. Përafërsisht 70 nga këto gra

pranuan ndihmë nga Swisscontact-i, i cili kishte vënë në shënjestër fshatrat

më të dëmtuara, të goditura rëndë nga ekonomia e varfër e pas luftës.

Shumica e femrave ishin të varura financiarisht nga të tjerët, në kohën kur

ato filluan të trajnoheshin dhe të mbështeteshin nga Swisscontact. Këto

projekte i ndihmuan ato të jetojnë të pavarura.

Ardiana Haxhibeqiri, 36 vjeçare, është projekt menaxhere e Medica Kosova,

një organizatë që ndihmon femrat. Ajo udhëtoj në zona rurale në mënyrë

që të identifikojë nevojat e femrave dhe pastaj përgatiti një projekt që u

mbështet pa ngurrim nga Swisscontact-i. Ardiana organizoj dy trajnime për

marketing, përkatësisht për bletari. Pjesëmarrëset e përfshira në trajnim

ishin gra nga pesë fshatra të njohura për rrënim dhe vuajtje gjatë vitit 1999;

Irzniq, Shishman, Mulliq,

Krushë e Madhe dhe Krushë

e Vogël.

“Unë shkova në fshatra

vetëm, organizova dhe

mbajta trajnimet. Unë isha

e përfshirë në dy projekte.

I pari filloj në mars të vitit

2007 dhe kishte të bënte me

marketingun dhe zhvillimin

e aftësive menaxhuese.

Tridhjeteshtatë gra morën

pjesë, tha ajo.

Shumë femra punuan në

bujqësi, bletari ose në ferma.

Ardiana udhëhoqi sesionet

duke i informuar femrat

Trajnime në bletari

28 VI. Storiet e femrave të sukseshme në biznes

për rëndësinë e marketingut, shitjen e produkteve të tyre, shpërndarjen e

produkteve në treg, dhe gjërat tjera thelbësore për të bërë biznesin. Ishte

një fillim i ndritshëm për femrat të cilat nuk kishin mjete përmes të cilave ato

do të mund të siguronin jetesën. Swisscontact-i vazhdoj të mbështes femrat

dhe ato thonë që janë shumë falënderuese Swisscontat-it që i ndihmon të

fillojnë biznesin e tyre.

Në mars të vitit 2008, Ardiana e nis projektin e saj të dytë të cilin e mbështet

Swisscontact-i. Ajo kërkoj nga ata që të sjellin një trajner të huaj cili do të

edukonte femrat në lëmin e bletarisë dhe për produktet e saj. Trajnimi ishte

i përqëndruar në produktet e mjaltit si propolisi dhe qirinjtë nga dylli.

Sfida më e madhe e Ardianës ishte që të ndikoj në mentalitetin e femrave;

shumë nga ato kurrë nuk ishin larguar nga fshatrat e tyre. Në fillim ishte

shumë vështirë që të thyeje izolimin e tyre. ”Ato ishin shumë të ndrojtura”

thotë ajo. Femrat si kryefamiljare prej moshës 37 deri 55 vjeçare ishin të

izoluara, nuk ndiheshin të lira të udhëtonin në panaire dhe fshiheshin nga

kamerat. Megjithatë me një vullnet dhe me një përkushtim të madh ajo

arriti të thyejë izolimin e tyre. “Pas trajnimit të dytë ato ishin tërësisht të

transformuara” thotë ajo. Ato ishin shumë më të sigurta dhe vizitonin tregjet,

shkonin në panaire dhe bënin marketing për produktet e tyre. ”Ato filluan

që të promovojnë dhe të shesin prodhimet e tyre më lehtë, duke fituar para

që i ndihmon atyre t’i tejkalojnë vështirësitë financiare të pasluftës” thotë

Ardiana.

Femrat kanë përfituar shumë nga trajnimet, por Ardiana thotë se suksesi

i saj është ndërtuar shumë nga vullneti dhe dëshira e saj që t’i ndihmoj

femrave që kishin vuajtur nga lufta. Femrat nga Gjakova thonë se ky projekt

ju ka ndihmuar dhe u ka mundësuar të sigurojnë jo vetëm bukën e gojës,

por edhe të përmirësojnë jetën e tyre.

Autore:

Arbana Xharra,

Gazetare

Projekti i zhvillimit të biznesit për femrat, Kosovë

Dokumentim i përvojës 2001 - 2008

29

Vizioni im është që t’i shërbej vendit tim

Në një kënd të Qytetit të

Vjetër të Gjakovës, Shoqata

për Paqe dhe Pajtim (SHPP)

zhvillon aktivitetet e saja. Në

rrugët e vjetra të shtruara me

kalldrëm, në këtë pjesë të

qytetit janë dyqanet e drurit

të “artizanateve” të vjetra

të Gjakovës, që njëherit

janë inspirim për bizneset

e këtushme. Udhëheqës

i kësaj shoqate është një

femër, e cila përveç se është e suksesshme në punë është po ashtu një

nënë e cila e koordinon edhe jetën në shtëpi. Zyra e saj është dinamike

dhe e mbushur me certifikatat e arritjeve dhe diplomave nëpër muret e

ngjyrosura, letrat në tavolinën e saj dhe telefoni i cili kurrë nuk pushon së

cingëruari. Zana Haxhiavdyli dhe kolegët e saj më ofruan një mirëpritje

të ngrohtë kur unë erdha këtu që të bëjë këtë tregim. Duke biseduar me

Zanën për të arriturat e kësaj shoqate, në sytë e saj lexova vullnetin për

punë. Pasi që ajo kishte humbur anëtarët e familjes gjatë luftës, prapë se

prapë ajo pati kurajën të ecën më tutje dhe të ballafaqohet me vështirësitë

e jetës.

Kur kosovarët jetonin në

situatë shumë të vështira për

shkak të masave represive të

armatës serbe, edukimi dhe

shkollimi ishte sikur një ëndërr

dhe atë veçanërisht për

femrat. Mirëpo Zana vendosi

në fillim të viteve të 90-ta

studioj Fakultetin e Gjuhës

angleze në Universitetin

Prishtinës. Zana u ballafaqua

me shumë vështirësi pas

universitetit dhe ajo filloj që

30 VI. Storiet e femrave të sukseshme në biznes

të jap mësime të gjuhës angleze në Komunën e Gjakovës. Këto sfida dhe

situatat të vështira e bënë Zanën më të fortë dhe siç thotë ajo më të sigurt

që të ecë më tutje më vonë në periudhën e pas luftës. Në fillim ajo punoj

për Kryqin e Kuq Anglez për rindërtimin dhe ri-aktivizimin e shkollave të

shkatërruara. Më pastaj Zana punoj për katër vite me radhë në organizatën

holandeze “Cordaid” në programet për ndihmë njerëzve në nevojë dhe në

rindërtim të shtëpive të djegura dhe të shkatërruara në rajonin e Dukagjinit.

Pas përfundimit të punës në këtë mision, ajo dëshironte që edhe më tutje të

kontribuonte shoqërisë së saj sepse vendi ende po vuante pasojat e luftës.

Në tetor të vitit 2003, Zana së bashku me disa kolegë të saj vendosën që të

themelojnë ShPP, një OJQ ku ajo vazhdoj të punoj si drejtoreshë ekzekutive.

Misioni i OJQ-së PRO është që të mbështes grupet më të ndjeshme të

shoqërisë; promovoj dhe ndërtojë paqen ndërmjet grupeve të ndryshme

etnike; mbështesë të arriturat e shoqërisë civile; dhe të ndikojnë në politikat

sociale përmes avokimit, të promovojë të drejtat e njeriut, edukimin dhe

informimin.

Shoqata ka zbatuar shumë projekte të cilat kanë pasur në shënjestër gratë

kryefamiljare, fëmijët dhe grupet e komuniteteve minoritare si Romët,

Ashkalitë dhe Egjiptianët. Së fundmi shoqata ka mbështetur projektet e

gjenerimit të të ardhurave dhe zhvillimit ekonomik posaçërisht për gratë

të cilat janë të kyçura në prodhimtari. Zana ka marrë pjesë në shumë

trajnime duke përfshirë këtu: Menaxhimin e Projekteve dhe Programin

e Administrimit në Holandë me organizatën MDF, Menaxhimin e Stresit

dhe Traumës me CSME, Edukimin për të drejtat e njeriut me QSHDNJ,

Zgjidhjen e Konflikteve dhe Procesin e Vendimmarrjes me FDI/ATRC,

Parimet e Punës Sociale me LWF/ACT dhe Modulin trajnues për Zhvillim

me Swisscontact-in. Zana gjithashtu ishte pjesë e procesit të planifikimit

strategjik për CORDAID, Forumit të OJQ-ve të Gjakovës dhe SHPP-së. E

gjithë kjo përvojë i ka ndihmuar Zanës t’i zhvilloj kapacitetet profesionale

dhe punën e suksesshme të saj.

OJQ-ja SHPP, e cila punëson dy gra me orar të plotë të punës, nuk do të

kishte mundur të mbijetonte pa mbështetjen e Departamentit të Cordaid-it,

organizatës zvicerane Swiscontact, Fondacionit për Iniciativë Demokratike

(FDI) dhe Maatwerk.

Pas bashkëpunimit të SHPP dhe Artezës, një OJQ që përkrahë bizneset

e vogla, kuptuan se kishin shumë ide të përbashkët. Ata kontaktuan

VI. Storiet e femrave të sukseshme në biznes

31

përfaqësuesit e Swiscontactit të cilët ishin të gatshëm që të bashkëpunojnë.

Përveç sugjerimeve për projekt, Swisscontact-i ofroj edhe trajnime për

ngritjen e kapaciteteve të stafit të SHPP-së dhe Artezës. Në veprimet e

përbashkëta me Artezën, Zana dhe koleget e saja aplikuan në Swiscontact

për projektin i cili do ti trajnonte gratë që të fillojnë bizneset e tyre. Ky

projekt është aprovuar dhe zbatuar në mënyrë të suksesshme. SHPP- ja dhe

Arteza vazhduan bashkëpunimin e tyre me Swiscontactin duke organizuar

trajnimin e dytë në “Zhvillimin e Produkteve” gjithashtu zbatuar në mënyrë

të suksesshme. Kandidatet të cilat e mbaruan trajnimin me SHPP dhe Arteza

grumbulluan njohuri për të filluar suksesshëm një biznes dhe fuqizimin e

pozitës së tyre në treg. Me një përkrahje të fortë nga Swisscontact-i, SHPP

dhe Arteza po ashtu punuan edhe me organizatat partnere të Swiscontactit

për të krijuar një rrjet i cili mund të zbatonte projekte të përbashkëta.

Papunësia mbetet një problem serioz në Kosovë. Shkalla e papunësisë në

Kosovë është shumë e lartë, thotë Zana. Faktorët kryesor të cilët do të ulnin

papunësinë janë mbështetjet e vazhdueshme që adresojnë paragjykimet

në komunitetin tonë, projektet për gjenerimin e të ardhurave, eliminimin

e nepotizmit dhe korrupsionit, si dhe avokimi për kushtet më të mira të

kredimarrjes.

Për sa i përket pozitës së gruas në shoqëri Zana thotë “ Mendoj se ka

shumë përparim në këtë drejtim, por ka ende shumë punë për tu bërë dhe

atë posaçërisht në paragjykimet në shoqëri. Gratë janë duke shtyrë përpara

përpjekjet e tyre, në atë mënyrë që ato i kryejnë obligimet e tyre çdo ditë,

siç janë ato familjare, obligimet e punës si dhe aktivitetet e tjera. Përkrahja

nga ana e shoqërisë është më se e nevojshme në mënyrë që të kemi arritje

të larta njerëzore dhe prosperitet. Për gratë të cilat dëshirojnë të fillojnë një

biznes ka shumë pengesa dhe barriera, thotë Zana. Përveç përkrahjes nga

ana e familjes dhe shoqërisë, ajo duhet të ballafaqohet edhe me politikat

e disfavorshme siç janë pengesat e ndryshme ligjore si ajo e shkallës së

lartë të interesit gjatë kredimarrjes. Po ashtu edhe rryma elektrike është një

pengesë shumë e madhe, po ashtu, qeveria nuk subvencionon prodhimet

vendore dhe bizneset e tilla paguajnë taksa të larta.

Zana me modesti i përgjigjet pyetjeve tona se a konsideron veten të

suksesshme apo jo: “Termi e suksesshme është një term shumë i gjerë”.

Është njerëzore të mos jesh i kënaqur me veten tënde. Prandaj është shumë

e vështirë të gjykosh vetveten se a je e suksesshme apo jo. Por unë mund

32 VI. Storiet e femrave të sukseshme në biznes

të them që jam e kënaqur me të arriturat e mia dhe atë në aspektin personal

dhe profesional sepse pikë së pari jam një nënë e mirë dhe në mënyrë të

vazhdueshme punoj në përkrahje të familjes. Po ashtu unë kam mundësinë

që të punoj në drejtim të progresit në shoqëri dhe të mbështes grupet më

të ndjeshme të shoqërisë me një kontribut të “vogël”. “Kjo është një shtytje

për mua që në vazhdimësi të përparoj me intezitet”.

Për gratë të cilat dëshirojnë të shkojnë shtigjeve të Zanës e të behën

trajnerë, Zana i këshillon që të hulumtojnë trajnimet të cilat i nevojiten. Po

ashtu përgatitjet paraprake janë më se të nevojshme në mënyrë që ato t’i

kryejnë trajnimet.

Të jesh grua në biznes është një mrekulli. Në biznes gratë mund të kenë

mundësi të tregojnë urtësinë e tyre. Gratë çdo ditë e më shumë mund të

demonstrojnë kapacitetin e tyre për udhëheqje dhe për t’i arritur qëllimet

e tyre.

Autore:

Erblina Vehapi

Erblina Vehapi ka marr pjesë në shumë trajnime të mbajtura nga ana Qendrës

Mediale Dukagjini, të financuara nga ana e Swisscontact-it.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!