15.07.2014 Views

Funksionimi i Sistemit: - Solidar

Funksionimi i Sistemit: - Solidar

Funksionimi i Sistemit: - Solidar

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Hyrje

Adresimi kolektiv i të drejtave të punës dhe i të drejtave sociale-ekonomike në vendet

e Ballkanit Perëndimor është një parakusht i rëndësishëm për konsolidimin e

mëtejshëm social dhe për konvergjencën sociale në rrugën drejt integrimit në BE. Për

fat të keq, kriza aktuale financiare dhe ekonomike ka ndikuar negativisht në axhendën

sociale në Serbi, Maqedoni, Kosovë*, Shqipëri dhe Bosnje& Hercegovinë si dhe

ka përkequar luftën e tyre kundër:

Sipas rezolutës 1244

• Një sektor informal që përbën më shumë se 30% të ekonomisë

• Shkalla e papunësisë mbi 20 %

• Institucione shtetërore të politizuara.

• Mungesa e durimit politik për të forcuar zbatimin e reformave.

• Kapacitete të vogla për të zbatuar legjislacionin dhe mekanizmat kontrolluese.

Kjo ka çuar që pozicioni i punëtorëve të jetë shumë i pasigurt kundrejt

punëdhënësve në sektorëve të ndryshëm në të gjithë rajonin dhe si rezultat të ketë

një mbrojtje joefektive të punëtorëve, sepse shtetet nuk janë në gjendje të garantojë,

të mbrojnë dhe të përmbushin të drejtat socialo-ekonomike. Margjinalizimi i

qëllimshëm i rolit të sindikatave nga ana e shtetit dhe perceptimi i përbashkët

negativ i publikut i punës së tyre ka penguar sindikatat te jenë një aktor qëndror në

zbatimin e të drejtave të punëtorëve dhe në proceset vendim-marrëse në rrugën e

integrimit në BE.

Kjo situatë e kombinuar me nivelin e ulët të përfaqësimit të shoqatave të

punëdhënësve tregon që institucionet e partneritetit social, të tilla si Këshilli

Social-Ekonomik, luajnë një rol të dobët në bërjen e politikave në vendet e

Ballkanit Perëndimor. Organizatat e shoqërisë civile - partnerë në forcimin e

dialogut social dhe rritjen e ndërgjegjësimit - mungojnë shumë, ndërsa ato janë

lojtarë kyç në ndërtimin e një partneriteti të fortë socialo-ekonomik nga i cili

mund të përfitojnë të gjithë.

Kjo broshurë 1 vë përpara një sërë rekomandimesh për rajonin, të cilat janë

identifikuar nga anëtarët e Rrjetit të Punës së Denjë të Ballkanit si një bazë solide

për punën afat-gjatë të avokimit të përbashkët në rajon. Për më tepër, do të jipen

informacione në lidhje me mangësitë ekzistuese në lidhje me mbrojtjen e të

drejtave të punëtorëve dhe të drejtat socialo-ekonomike në çdo vend. Në këtë

kontekst, problemet më urgjente do të paraqiten dhe do të ndiqen nga

rekomandimet specifike për vendet si Serbia, Maqedonia, Kosova, Shqipëria dhe

Bosnjë e Hercegovina.

1

Kjo broshurë është hartuar bazuar në 5

rastestet studimore një për secilin prej vende

të para-përmendura vënë së bashku nga Rrjeti

Ballkanik i Punës së Denjë.Lista e plotë e

studimeve të rasteve studimore mund të

gjenden: www.solidar.org

02

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!