15.07.2014 Views

Funksionimi i Sistemit: - Solidar

Funksionimi i Sistemit: - Solidar

Funksionimi i Sistemit: - Solidar

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Parathënie

Procesi i zgjerimit Evropian kërkon harmonizimin e ligjeve të punës dhe të

cështjeve sociale në Ballkanin Perëndimor me Legjislacionin komunitar për

cështjet sociale të BE-së. Ky proces vështirësohet edhe më shumë në ditët e

sotme me krizën ekonomike e financiare e cila i ka bërë përkeqësuar edhe më

shumë kushtet e vështira sociale dhe ekonomike në shumë nga vendet

kandidate dhe para-kandidate. Ky publikim thekson nevojën urgjente për të

përdorur procesin e aderimit në Bashkimin Evropian si një katalizator për

promovimin e përfshirjes sociale, kohezionin social, punën e denjë dhe punën

cilesore ( quality job) në rajon.

Për të mbështetur zbatimin e reformave dhe zhvillimin social-ekonomik,

SOLIDAR dhe anëtarët e saj janë duke advokuar që struktura e BE-së për

Shoqërinë Civile (në kuadër të Instrumentit të Para-Aderimit - IPA) të modelohet

në mënyrë të tillë që të promovojë partneritete afatgjata ndërmjet OJF-ve, think

tank dhe partnerëve socialë për të monitoruar zbatimin e politikave dhe

procesin e integrimit në BE.

Në vitin 2011, SOLIDAR(Belgjikë), Olof Palme International Center (Suedi),

AGENDA Institute (Shqipëri), Center for Democracy Foundation (Serbi), CLARD

(Kosovë), The Progress Institute for Social Democracy (Maqedoni), STBIH

(Bosnje- Hercegovinë) dhe Progetto Sviluppo CGIL (Itali) kane lancuar me

mbështetjen e Këshillit Rajonal Pan-Evropian (PERC), të Konfederatës së

Sindikatave Ndërkombëtare të Tregtisë, Rrjetin Ballkanik të Punës së Denjë.

Qëllimi i këtij Rrjeti është të forcojë kapacitetet e përbashkëta afatgjata dhe të

ndërtojë një partneritet efektiv që shtrihet përtej kufijve kombëtare.

Gjetjet e këtij Rrjeti – që u mblodhën në këtë broshurë - konfirmojnë se vendet

janë ende larg nga të qenit në gjendje të garantojnë, mbrojnë dhe të përmbushin

të drejtat socialo-ekonomike në Ballkanin Perëndimor. Prandaj është tepër e

rëndësishme që në këtë valë të përkeqësimit ekonomik, BE-ja në mënyrë të

vendosur të këmbëngulë në zbatimin e plotë të ligjeve të miratuara për punësim

dhe për punën si dhe të sigurojë garantimin e mekanizmave ligjore që

kontrollojnë promovimin e të drejtave të punëtorëve dhe të punës.

Për më tepër, Strategjia e Zgjerimit në BE duhet të vazhdojë mbështetjen e

partneriteteve midis partnerëve socialë, organizatave të shoqërisë civile dhe të

gjitha autoriteteve për të monitoruar implementimin dhe zbatimin e

legjislacionit të miratuar dhe për të hartuar strategji dhe programe të

përbashkëta që synojnë mbështetjen e atyre personave që e gjejnë veten në

tregun e të punësuarve informal dhe në kushte të pasigurta të punës.

Conny Reuter

Sekretari i Përgjithshëm i SOLIDAR

01

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!