15.07.2014 Views

Funksionimi i Sistemit: - Solidar

Funksionimi i Sistemit: - Solidar

Funksionimi i Sistemit: - Solidar

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Konkluzionet

Dështimi në implementimin e legjislacioneve ekzistuese ndalon trajtimin adekuat

të të drejtave të punëtorëve dhe të kushteve normale të punës dhe bën pak për

të avancuar demokracinë dhe zhvillimin ekonomik. Për t'u marrë me vështirësitë

që rrjedhin nga shkeljet e normave dhe dispozitave të punës, ekziston nevoja që

qeveria të koordinojnë aktivitetet e tyre së bashku me punëdhënësit dhe punëtorët,

si partner trepalësh, që së bashku të formojnë politikat dhe programet për

promovimin e punës së denjë për të gjithë.

Përpjekje e mëtejshme janë të nevojshme për forcimin e bashkëpunimit midis

sindikatave dhe organizatave të punëdhënësve në mënyrë që të konsolidohet dialogu

dypalësh social. Përvarësisht faktit se disa organizata punëdhënësësish kanë

kapacitete më të mira, ata janë shpesh të fragmentuara dhe shpesh dështojnë në

bashkëpunimin me njëra-tjetrën si edhe me sindikatat. Megjithatë, bashkëpunimi i

frytshëm midis këtyre aktorëve do të përmirësonte situatën si për ndërmarrjet ashtu

edhe për punëtorët në sektor dhe potencialisht mund të çojë në zhvillimin e

marrëdhënieve industriale.

Në një rajon me papunësi të lartë, ku ekonomia informale është një çështje

dominuese, ku administrata e Shtetit kontrollon zhvillimin e dialogut ekonomik

dhe social dhe ku inspektoriatet e punës nuk janë në gjendje të monitorojnë

implementimin dhe të zbatojnë sanksionet, shoqëria civile dhe sindikatat duhet të

pozicionojë veten si aktorë qendrorë në çështjet që ndikojnë drejtpërdrejtë

ose tërthorazi tek punëtorët. Marrëdhëniet e pazhvilluara me mediat mund të

përmirësohen duke zhvilluar partneritete të përbashkëta midis organizatave

të shoqërisë civile - sindikatave si dhe strategji advokimi. Në fakt, vetëm një

bashkëpunim i mirëfilltë mes të gjithë aktorëve (institucioneve publike, sindikatave,

organizatave të punëdhënësve, OJF dhe mediave) mund të ndihmojnë në krijimin e

progesit socialo-ekonomik dhe në përmbushjen e interesave të punëtorëve dhe të

punëdhënësve.

Qëllimi afatgjatë është që ligjet e këtyre vendeve dhe sistemet ligjore nuk do

plotesohen vetëm me dispozitat e instrumenteve përkatëse ndërkombëtare, që

rregullojnë punën dhe të drejtat sociolo-ekonomike, por që aktorët përtej kufijvëve

do përdorin një qasje të duhur dhe të plotë që do të krijojë kushte më shumë të

favorshme që këto të drejta të respektohen. Së fundi, nëse nivelet e larta të

papunësisë dhe varfëria e përhapur nuk adresohet gjatë hartimit të politikave për

rajonin, as ligjet më të mira ose mekanizmat zbatuese nuk do të jenë në gjendje

për të promovuar punën e denjë dhe vendet me punë cilësore.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!