15.07.2014 Views

Funksionimi i Sistemit: - Solidar

Funksionimi i Sistemit: - Solidar

Funksionimi i Sistemit: - Solidar

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Për shembull, në Distriktin e Brckos, Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) tashmë ka theksuar problemin e mungesës

së sanksioneve për punëdhënësit në rastet e diskriminimit të bazuar në përkatësinë sindikale. Është e rëndësishme të

theksohet se nuk është mbajtur asnjë raport zyrtar i rasteve të shkeljeve të ligjit. Punëtorët, nëse ballafaqohen me probleme

gjatë organizimit sindikal, shpesh heqin dorë nën presionin e ushtruar nga ana e punëdhënësve dhe nga frika e humbjes

së vendit të punës. Inicimi i procedurës gjyqësore është i rrallë dhe është i vështirë për të gjetur të dhënat e këtyre rasteve.

Ka mungesë harmonizimi midis legjislacionit të punës me konventat ndërkombëtare të miratuara dhe me standardet e

BE-së kur është fjala për përfaqësimin e sindikatave dhe për pushimin e sindikatave të administratorëve të dyqaneve.

Çështja e përfaqësimit, e cila zakonisht lidhet direkt me regjistrimin apo krijimin e sindikatave, nuk është adresuar ende

duke ndikuar negativisht në zhvillimin e dialogut social në nivel kombëtar. Në mënyrë të veçantë, "mungesa e qartësisë”

lidhur me njohjen e sindikatave ka bllokuar përparimin e mëtejshëm në fillimin e marrëveshjeve kolektive" 44 në nivel

shtetëror. Problemi doli kur partnerët socialë (sindikatat dhe punëdhënësit) nga entitetet e ndryshme juridike filluan të

kundërshtojnë përfaqësimin e të tjerëve dhe jozyrtarisht të parandalojnë regjistrimin e Federatave dhe Konfederatave

Sindikale. Për shkak të këtyre problemeve, themelimi i Këshillit Social dhe Ekonomik ne nivel shtetëror është bllokuar

për disa vite. Këto rrethana kanë penguar përdorimin e dialogut trepalësh social në nivel kombëtar si dhe harmonizimin

e politikave sociale-ekonomike midis 4 entiteteve ne BiH. Kjo gjithashtu dobëson rolin e sindikatave dhe për rrjedhojë

punëtorët.

ILO, në kërkesën e saj për Bosnje&Herzegovinën lidhur me zbatimin e Konventës nr 78, vuri në dukje obligimin e BiH-së

dhe institucioneve të saj që të mbajnë një regjistër të organizatave sindikale. Deri tani vetëm Republika Srpska ka miratuar

një Rregullore për Regjistrimin e Sindikatave në regjistër. ILO ka kërkuar ndryshime në rregullore për të lejuar sindikatat

për të formuar federata dhe konfederata dhe për t'u bashkuar me organizatat ndërkombëtare. Edhe pse Republika Srpska

ka miratuar ndryshimet e kërkuara, në praktice asgjë nuk ka ndryshuar 45 . Në nivelin e Bosnje& Hercegovinës, Federata e

Bosnje&Hercegovinës dhe Distrikti i Brcko, nuk kanë mbajtur regjistra të veçanta për sindikatat, por të dhënat janë bërë

në përputhje me ligjet që aplikohen për shoqatat dhe fondacionet.

Është e rëndësishme të theksohet se ajo që u përmend më parë për organizinim e dobët sindikal është e lidhur ngushtë

me statusin dhe me kapacitetet e tyre. Duke mos pasur 'baza' në kompanitë dhe duke pasur një rol mjaft pasiv në bërjen

e politikave publike nuk është për t'u habitur që sindikatat nuk kanë sukses në mbrojtjen e interesave të anëtarëve të tyre

dhe të punëtorëve tjerë ." 46 Për më tepër, autoritetet kanë neglizhuar sindikatat për vite me rradhë, duke mos i përfshirë

ato në procesin e vendim-marrjes në përputhje me legjislacionin ekzistues, ndërsa nga ana tjetër, I kanë përdorur sindikatat

për qëllime politike, dhe për këtë qëllim I kanë organizuar sipas ndarjet etnike që ekzistojnë në BiH. Ka afërsisht 37 degë

sindikatash dhe sindikata, të cilat rrallë bashkëpunojnë së bashku. Si të tilla ato aktualisht nuk funksionojnë në favor të

punëtorëve. Prandaj nuk është çudi që punëtorët kanë pak besim tek sindikatat dhe rrallë bashkohen me to. Një studim

i fundit i besimit të qytetarëve në institucione të ndryshme tregon se besimi në sindikata është i ulët. 31.1% e njerëzve

të anketuar deklaruan se qytetarët në përgjithësi nuk kanë besim në sindikatat, ndërsa 20.2% nuk kanë aspak besim tek

sindikatat. Qytetarët kanë më shumë besim tek organizatat fetare, tek ushtria, tek policia, tek institucionet gjyqësore, tek

organizatat ndërkombëtare, tek mediat dhe tek OJF-të.

44

Friedrich Ebert Stiftung, 2009

45

Qendra për të drejtat e njeriut e

Universitetit të Sarajevës dhe Fondacioni

Heinrich Boll, 2010

46

Mbrojtja e të drejtave në Bosnje dhe

Hercegovinë: Dy studime ligjore për

të vlerësuar nivelin e përputhjes së

legjislacioneve të brendshme dhe

praktikave me standardet e aplikueshme

ndërkombëtare . (Obradovic, 2010)

19

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!