Funksionimi i Sistemit: - Solidar

Funksionimi i Sistemit: - Solidar Funksionimi i Sistemit: - Solidar

15.07.2014 Views

Shqipëri Në Shqipëri, Kodi i Punës ka nevojë të rishikohet në mënyrë që të përafrohet me legjislacionin e BE dhe të përshtatet me kërkesat e propozuara nga sindikatat për të hequr kufizimet në lidhje me zbatimin në të ardhme të Kartës Sociale Evropiane, të ndryshohen nenet që lejojnë shkarkimin pa ndonjë arsye apo motiv duke respektuar një periudhë njoftimi, të hiqet tarifat gjyqësore për cështjet e të drejtave të puntorëve në mënyrë që të lehtësohet mbrojtja e të drejtave të punëtorve, të hiqet paqartësia në ligjin për grevën e përgjithshme dhe të riformulohen termat ligjore mbi lirinë e organizimit. Instrumentet ligjore ekzistuese në dispozicion të punëtorëve, në rast të shkeljes së të drejtave të tyre, janë të kufizuara meqënëse mund të zgjasë deri në tre vjet marrja e një vendimi për një rast shkelje, pasi gjykatat civile janë të mbingarkuara. Shumë pak ndërmarrje inspektohen dhe kontrollohen nga inspektorët, pavarësisht denoncimeve të shumta të sindikatave në organet përkatëse shtetërore si Inspektorati i Punës. Përveç kësaj, raportet nuk janë bërë publike, as në rastin e njohura të shkeljeve të ligjit për mbrojtje sociale, dhe as sanksionet shpesh nuk janë vendosur. Kjo është kryesisht për shkak të mungesës së kapacitetit të Inspektoratit të Punës dhe të legjislacionit të paqartë që rregullon funksionimin e këtij të fundit. Për shembull, struktura e Inspektoratit bazohet në 12 drejtori rajonale, por ato të gjitha kane mungesë të pajisjeve të nevojshme. Për më tepër, deri tani vetëm një nga 24 zyrat e planifikuara lokale është themeluar plotësisht. Sipas sindikatave numri i inspektorëve është shumë e ulët duke marrë parasysh madhësinë e zonës që mbulojnë dhe numrin e fabrikave që kanë nevojë për të mbikqyrur. Në vitin 2008 numri total i inspektorëve ishte 90, numër i cili është i pamjaftueshëm për të kryr detyrat e tyre në 5 40 fabrikat e fasoneve, madje edhe duke e krahasuar me vendet e tjera në rajon. Kjo tregon se ekziston një nevojë urgjente për të rritur burimet njerëzore, fizike dhe financiare të Inspektoratit Shtetëror të Punës. Një çështje tjetër që është ngritur nga sindikata është mungesa e transparencës në punën e Inspektoriatit Shtetëror të Punës. Pavarësisht kërkesave të shpeshta nga sindikatat që të jenë pjesë dhe të monitorojnë procesin e inspektimit, Inspektorati nuk ka qenë i gatshëm të përfshijë sindikatat në këtë aktivitet. Përveç kësaj, nenit 1240 të Ligjit për Inspektoratin e Punës ende i mungon një Vendimi i Këshillit të Ministrave (VKM), i nevojshëm për rregullimin e bashkëpunimit mes të gjitha grupeve të interest, i cili ka krijuar konfuzion se si sindikatat duhet të përfshihen në strukturen konsultuese 41 dhe nëse ajo do të vazhdojë të ekzistojë. 40 Ligji nr. 9634, "Për inspektimin e Punës dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës" 41 Struktura është një forumi ku inspektorati, ministritë dhe përfaqësuesit e sindikatave takohen. 16 Dialogu social në nivel ndërmarrjeje është më pak i zhvilluar meqënëse si organizatat e punëdhënësve ashtu edhe ato të punonjësve nuk janë të organizuara mirë akoma. Kjo është veçanërisht e vërtetë në industrinë e veshjeve dhe të këpucëve, ku ka 5 organizata punëdhënësish dhe është shumë e vështirë për të kordinuar të gjithë partnerët së bashku. Në nivel kombëtar dialogu social është i rregulluar nga Këshilli Kombëtar i Punës, por sindikatat kanë bërë shumë ankesa në lidhje me takimet e tij, cështjet e agendës dhe procesin e vendim-marrjen fiktive të tij. Kjo tregon një mospërfillje totale për sindikatat dhe ka çuar në një dialog social trepalësh shumë të kufizuar. Liria e organizimit dhe e drejta për marrëveshjet kolektive janë të përcaktuara në konventat e ILO-së 87 dhe 98 të ratifikuara nga Shqipëria dhe të stipuluara në Kodin e Punës. Pavarësisht nga kjo bazë ligjore, për shkak të kërcënimit për shkarkim nga puna dhe shkarkimit real, përpjekjet për të rritur anëtarësimin në sektorin e tekstileve dhe këpucëve kanë prodhuar pak rezultate. Për kundërshtuar këtë sindikatat janë përpjekur për bërë një "marrëveshje paraprake" me pronarët e fabrikave duke përdorur ndërmjetësit. Për fat të keq kjo rrugë dështoi meqënëse nga marrëdhëniet e varësisë të cilën u ngritën midis sindikatave dhe punëdhënësve vetem u përkeqësua perceptimi në publik për sindikatat si i korruptuara dhe rrjedhimisht u ul kredibiliteti i tyre.

Gjithashtu është vënë në dukje se partitë politike kanë pasur një ndikim shumë të fortë mbi sindikatat ku partitë kryesore politike kanë formuar një marrëdhënie varëse me ta. Si rezultat i polarizimit të situatës politike në Shqipëri, marrëdhëniet midis KSSH dhe BSPSH janë përkeqësuar dhe mosmarrëveshjet e tyre janë duke rrezikuar seriozisht sindikalizmin si një e tërë, duke copëzuar dhe dobësuar sindikatat dhe duke penguar partneritetin social dhe bashkëpunimin jo vetëm midis konfederadave por edhe midis organizatave sindikale të degës. Kjo për më tepër ka përkeqësuar dialogun social si në nivel ndërmarrje edhe në nivel kombëtar. Gjithashtu, vrojtimet e "sjelljes klanore" brenda sindikatave, ku janë të përfaqësuara interesat e ngushta të një pakice, ka nxitur një imazh të keq publik. Sondazhet konfirmojnë se publiku nuk e percepton sindikatat si aktorë të aftë për të gjeneruar përfitime sociale. Në fakt, ka një refuzim të plotë të rolit dhe misionit (madje ka edhe sjelle të dhunshme kunder sindikatave në disa sektorë privatë) në arenën politike dhe në marrëdhëniet industriale. Rekomandimet • Të rishikohet Kodi i Punës në atë mënyrë që pengojë pushimet e padrejta nga puna. Barra e provës nuk duhet të bjerë mbi viktimën, por duhet të jetë përgjegjësi e punëdhënësit. Për më tepër, duhet të futet një dispozitë e cila do të bëjë të detyrueshme rimarrjen në punë të një punntori në rastin e shkarkimit të padrejtë. Gjithashtu, nenet 141 dhe 143 duhet të përfshijnë një dispozitë shtesë e cila do ta detyronte punëdhënësin që jetë i detyruar të japë një shpjegim të arsyetuar për shkarkimin - madje edhe kur periudha e njoftimit për shkarkim respektohet. • Sindikatat duhet të kërkojnë zbatimin e dispozitës të veçantë për krijimin e Gjykatës së Punës e përcaktuar në Kodin e Punës nga viti 2003. Gjithashtu, duhet të sigurohet funksionimi efikas i tribunaleve të vecanta të arbitrazhit që kanë të bëjnë me shkeljet e të drejtave të sindikatave. • Inspektorati i Shtetit duhet të forcohet duke garantuar kushtet të kënaqshme pune, duke rritur bashkëpunim me institutionet e tjera, duke siguruar trajnime adekuate dhe duke krijuar menaxhim efektiv dhe struktura organizative. Për të luftuar rrjedhjen e vazhdueshme të informacionit, duhet të përcaktohet një metodë e re pune. Përveç kësaj, Këshilli i Ministrave duhet të nxjerrë sa më shpejt të jetë e mundur Vendimet e Këshillit të Ministrave që rregullojnë zbatimin e Ligjit për Inspektoratin Shtetëror dhe Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë. • Të krijohet urgjentisht një Këshill Ekonomik dhe Social, si një organi i pavarur konsultimi dhe një forum për të promovuar pjesëmarrjen e shoqërisë civile në jetën ekonomike dhe sociale dhe në dialogun civil. • Qeveria nuk duhet të kalojë asnjë ligj që prek të drejtat e punëtorëve pa u konsultuar më parë në Këshillin Kombëtar të Punës. Përveç kësaj, qeveria nuk duhet të amendojë ose të përgatisë ligje pa diskutuar me parë draftin me të gjithë grupet e interesit, veçanërisht me sindikatat si përfaqësuesit ligjorë të punëtorëve. • Të ndryshohet forma e votimit në Këshillin Kombëtar të Punës duke i dhënë fuqinë e vetos të dy konfederatave sindikale. Kjo do të parandalojë marrjen e vendimeve pa mundësinë e ndërhyrjes së sindikatave te cilat ndikojnë drejtpërdrejt në të drejtat e punëtorëve. • Qeveria duhet të zvogëlojë numrin minimal të punonjësve që kërkohen për të formuar një organizatë bazë sindikale brënda një kompanie, më poshtë se 20, duke amenduar Kodin e Punës. Kjo do të rrisë përfaqësimin e punëtorëve në kompanitë e vogla. • Mbledhja e kontributeve të sindikatave duhet të bëhet jo vetëm nga punëdhënësit por duhet në këtë proces të përfshihen edhe sindikatat. • Sindikatat duhet t’u mundësojë punëtorëve që të marrin pjesë në aktivitetet në të gjitha nivelet organizative të saj në mënyrë që të rritet niveli i brendshëm i demokratizimit të tyre. Aktivitete të veçanta të tilla si ofrimi i opinioneve ligjore për punëtorët duhet të kryhen në ndërmarrjet ku kontratat e punës janë mohuar. Është gjithashtu e rëndësishme për të forcuar të gjitha format e asociimit, duke synuar në veçanti të rinjtë dhe gratë nëpërmjet programeve të përshtatshme. • Fokusi i dialogut social dhe i marrëveshjeve kolektive nuk duhet të jetë vetëm në fushën e pagave, por edhe në reduktimin e orëve të punës, në përmirësimin e kushteve të punës dhe të çështjeve të rëndësishme publike (psh.të drejtat e grave) për të treguar vlerën e vërtetë të sindikatave. 17

Gjithashtu është vënë në dukje se partitë politike kanë pasur një ndikim shumë të fortë mbi sindikatat ku partitë kryesore

politike kanë formuar një marrëdhënie varëse me ta. Si rezultat i polarizimit të situatës politike në Shqipëri, marrëdhëniet

midis KSSH dhe BSPSH janë përkeqësuar dhe mosmarrëveshjet e tyre janë duke rrezikuar seriozisht sindikalizmin si

një e tërë, duke copëzuar dhe dobësuar sindikatat dhe duke penguar partneritetin social dhe bashkëpunimin jo vetëm midis

konfederadave por edhe midis organizatave sindikale të degës. Kjo për më tepër ka përkeqësuar dialogun social si në nivel

ndërmarrje edhe në nivel kombëtar. Gjithashtu, vrojtimet e "sjelljes klanore" brenda sindikatave, ku janë të përfaqësuara

interesat e ngushta të një pakice, ka nxitur një imazh të keq publik. Sondazhet konfirmojnë se publiku nuk e percepton

sindikatat si aktorë të aftë për të gjeneruar përfitime sociale. Në fakt, ka një refuzim të plotë të rolit dhe misionit (madje

ka edhe sjelle të dhunshme kunder sindikatave në disa sektorë privatë) në arenën politike dhe në marrëdhëniet industriale.

Rekomandimet

• Të rishikohet Kodi i Punës në atë mënyrë që pengojë pushimet e padrejta nga puna. Barra e provës nuk duhet të bjerë

mbi viktimën, por duhet të jetë përgjegjësi e punëdhënësit. Për më tepër, duhet të futet një dispozitë e cila do të bëjë

të detyrueshme rimarrjen në punë të një punntori në rastin e shkarkimit të padrejtë. Gjithashtu, nenet 141 dhe 143 duhet

të përfshijnë një dispozitë shtesë e cila do ta detyronte punëdhënësin që jetë i detyruar të japë një shpjegim të arsyetuar

për shkarkimin - madje edhe kur periudha e njoftimit për shkarkim respektohet.

• Sindikatat duhet të kërkojnë zbatimin e dispozitës të veçantë për krijimin e Gjykatës së Punës e përcaktuar në Kodin e

Punës nga viti 2003. Gjithashtu, duhet të sigurohet funksionimi efikas i tribunaleve të vecanta të arbitrazhit që kanë të

bëjnë me shkeljet e të drejtave të sindikatave.

• Inspektorati i Shtetit duhet të forcohet duke garantuar kushtet të kënaqshme pune, duke rritur bashkëpunim me

institutionet e tjera, duke siguruar trajnime adekuate dhe duke krijuar menaxhim efektiv dhe struktura organizative. Për

të luftuar rrjedhjen e vazhdueshme të informacionit, duhet të përcaktohet një metodë e re pune. Përveç kësaj, Këshilli

i Ministrave duhet të nxjerrë sa më shpejt të jetë e mundur Vendimet e Këshillit të Ministrave që rregullojnë zbatimin e

Ligjit për Inspektoratin Shtetëror dhe Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

• Të krijohet urgjentisht një Këshill Ekonomik dhe Social, si një organi i pavarur konsultimi dhe një forum për të

promovuar pjesëmarrjen e shoqërisë civile në jetën ekonomike dhe sociale dhe në dialogun civil.

• Qeveria nuk duhet të kalojë asnjë ligj që prek të drejtat e punëtorëve pa u konsultuar më parë në Këshillin Kombëtar

të Punës. Përveç kësaj, qeveria nuk duhet të amendojë ose të përgatisë ligje pa diskutuar me parë draftin me të gjithë

grupet e interesit, veçanërisht me sindikatat si përfaqësuesit ligjorë të punëtorëve.

• Të ndryshohet forma e votimit në Këshillin Kombëtar të Punës duke i dhënë fuqinë e vetos të dy konfederatave sindikale.

Kjo do të parandalojë marrjen e vendimeve pa mundësinë e ndërhyrjes së sindikatave te cilat ndikojnë drejtpërdrejt në

të drejtat e punëtorëve.

• Qeveria duhet të zvogëlojë numrin minimal të punonjësve që kërkohen për të formuar një organizatë bazë sindikale

brënda një kompanie, më poshtë se 20, duke amenduar Kodin e Punës. Kjo do të rrisë përfaqësimin e punëtorëve në

kompanitë e vogla.

• Mbledhja e kontributeve të sindikatave duhet të bëhet jo vetëm nga punëdhënësit por duhet në këtë proces të përfshihen

edhe sindikatat.

• Sindikatat duhet t’u mundësojë punëtorëve që të marrin pjesë në aktivitetet në të gjitha nivelet organizative të saj në

mënyrë që të rritet niveli i brendshëm i demokratizimit të tyre. Aktivitete të veçanta të tilla si ofrimi i opinioneve ligjore

për punëtorët duhet të kryhen në ndërmarrjet ku kontratat e punës janë mohuar. Është gjithashtu e rëndësishme për

të forcuar të gjitha format e asociimit, duke synuar në veçanti të rinjtë dhe gratë nëpërmjet programeve të përshtatshme.

• Fokusi i dialogut social dhe i marrëveshjeve kolektive nuk duhet të jetë vetëm në fushën e pagave, por edhe në reduktimin

e orëve të punës, në përmirësimin e kushteve të punës dhe të çështjeve të rëndësishme publike (psh.të drejtat e grave)

për të treguar vlerën e vërtetë të sindikatave.

17

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!